pogradeci : vlersimi i potencialit turistik

32
Vlersimi I Potencialeve turistike te bashkise :

Upload: fatjon-cane

Post on 22-Jan-2017

227 views

Category:

Education


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Vlersimi I Potencialeve turistike te bashkise :

Page 2: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Objektivat

Njerria ne pah e faktoreve gjeografike, te cilet percaktojne qe nje hapsire e caktuar gjeografike te cilesohet edhe si hapsire turistike.

Percaktimi I raporteve midis faktoreve natyrore dhe atyre Historik-Kulturore.

Anzliza ne vecanti e faktoreve e faktoreve gjeografiko- natyrore dhe gjeogragiko-kulturore qe ndikojne ne zhvillimin turistik te hapsirave gjeografike.

Page 3: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Një përshkrim i shkurtërPogradeci në Shqipëri është një nga vend turistik i shkëlqyer, një qytet kufitar, një pikë

takimi mes Lindjes dhe Perëndimit, i cili ndodhet në brigjet e liqenit të mrekullueshëm të Ohrit; hotelet e Pogradecit janë në gjendje të ofrojnë shërbime me standarde ndërkombëtare, aty mund të gjeni edhe hotele të vogla të administruara nga familje.Nëse doni t’i shpëtoni vapës që iu zë frymën në qytetet e zhurmëshme, nëse jeni në kërkim të freskisë dhe të qetësisë, nëse doni të shijoni freskinë që vjen nga kontinenti, nëse doni të jetoni në një atmosferë liqenore pranë mërmëritjes së butë të dallgëve të liqenit më të thellë në Ballkan dhe nëse doni të ushqeheni me produkte që kanë mbetur ende krejt natyrale, atëherë zgjidhja ka vetëm një emër: Pogradeci dhe liqeni i tij. Pozita Gjeografike

Rrethi i Pogradecit shtrihet në juglindje të Shqipërisë, në anë të bregut jugperëndimor të liqenit të Ohrit apo të Pogradecit (695 metra mbi nivelin e detit), që është jo vetëm më i thelli, por edhe nga më të frekuentuarit në gjithe Ballkanin. Ai kufizohet në veri me rrethin e Librazhdit (60.8 km), në lindje me FYROM (Maqedoninë), në jug me rrethin e Korçës (50.7 km), dhe në perëndim me rrethin e Gramshit (98.5 km).

Page 4: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Relievi

Page 5: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• Qyteti I Pogradecit shtrihet ne gropen me te njejtin emer. Relievi I Saj dallohet per larmine morfologjike e morfogjenetike: tipi I relievit strukturor, liqenor, lumor, erozivo-denudues etj. Relievi Liqenor lidhet me veprimtarine e liqenit te Ohrit pasi siperfaqia e tij ka qene disa here me e madhe se sot duke krijuar fusha ne forme tarracash ne kohet e qetesise si fusha e Bucimasit, fusha e Linit, fusha e Struges. Pogradeci ne lartesine qe ka afersisht 700 m mbi nivelin e detit dhe me kodrat qe e rrethojne me lartesi 1000 m. Pogradeci me relievin e tij eshte I vetmi qytet ne shqiperi qe mund te behet turizem per sporte dimerore ne Malin e Thate, ka relievin kodrinor I cili mundeson turizmin per qellime klimaterike dhe kuronjese, Ndersa ne pjesen fushore ushtrohet turizmi balnear etj.

Page 6: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Klima

Page 7: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• Klima e kesaj Grope dallohet per veren e fresket dhe dimerin me te bute nga I fushgropes se Korces. Nder faktoret lokale qe kushtezojne vecorite e klimes se kesaj grope jane ndikimi I liqenit dhe vecorite e relievit.

• Temperatura e ujrave te liqenit te Ohrit eshte rreth 1°C me e larte se ajo e ajrit. Temperatura mesatare vjetore eshte 11.6°C e gushtit 20.8 dhe ajo e janarit 2.2. Maksimumi apsolut I temperatures eshte mjaft I madh 39.6°C kurse minimumi -12.8C. Takohen mesatarisht 10 dite me ngrica ne vit.

• Reshjet jane te pakta mesatarja vjetore 760.1mm. Stina me e lagesh eshte dimri 251.6mm ndersa vera 3 here me pak se dimri. Kjo klime ben te mundur qe Pogradeci te ket dy sezone turistike ate dimeror dhe sezonin primar kur dhe eshte dhe numri me I madh I vizitorve sezonin veror.

Page 8: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 9: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Biodiversiteti dhe burimetnatyrore

• Liqeni i Ohrit përfaqëson një vend mbrojtës për një numër të madh organizmash të ujërave të freskëta të formave endemike dhe relike, të datuara në periudhën e Terciarit. Kushërinjtë e tyre të afërt mund të gjenden vetëm në mbeturinat e fosilizuara. Për shkak të moshës së madhe të liqenit dhe ekzistencës së tij të gjatë, të karakterizuar nga izolimi gjeografik dhe stabiliteti i kushteve të jetesës, procesi i diversifikimit në lloje vazhdon ende.

Page 10: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Fauna dhe flora e liqenit• Sipas autorëve të ndryshëm, bota e gjallë e Liqenit të Ohrit karakterizohet

nga endemizmi, për shembull, për Infusoret: 88% e të gjitha llojeve janë endemike, Rhabdacolea dhe Tricladida (krimba të sheshtë turbelarianë): 44% dhe 71 % janë endemikë; Gastropoda (molusk): 90% endemik; Ostracoda (crustacean): 66% endemik; dhe peshku: 60% endemik. Fauna e peshkut përfaqësohet nga 17 lloje autoktone në katër familje: Salmonidae (2 lloje), Cyprinidae (12 lloje), Cobitidae (2 lloje) dhe Anguilidae (1 lloj). Përsa i takon peshkimit, 10 lloje kanë vlera tregëtare.

• Për arsye të larmisë së madhe të kushteve të jetesës, zona shkëmbore e liqenit karakterizohet nga një komunitet i pasur llojesh bimore e shtazore. Vegjetacioni makrofitik, si për shembull kallamishtet (Phragmites communis) janë të shpërndara kryesisht përgjatë brigjeve, që janë pak të ekspozuara ndaj erës dhe lëvizjes së valëve.

• Dukepatur parasysh këto vlera natyrore të këtij rajoni, me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 80, datë 18.2.1999, është shpallur zona e Prespës “Park Kombëtar” dhe zona e Liqenit të Pogradecit “Peisazh i mbrojtur tokësor/ujor”.

Page 11: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 12: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Potencialet Historiko-Kulturor

• Çfarë mund të vizitoni• Kalaja e qytetit. Në kodër, sipër qytetit, ndodhet vendi i

quajtur Kalaja e Pogradecit. Kalaja ka qenë e banuar që në shekullin e V para Krishtit. Kalaja u banua deri në shekullin X, kohë pas së cilës banorët zbritën më afër liqenit të Ohrit, të cilin romakët e quajtën Lyhnidos, që do të thotë Liqeni i Dritës. Në kala sot nuk kanë mbetur shumë gjëra për t’u parë. Porse për amatorët e shëtitjeve në natyrë, kalaja është një rast më tepër për ta parë gjithë sipërfaqen e liqenit nga lart.

Page 13: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 14: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• Manastiri i Shën Naumit: Nëse shkoni në Pogradec, pasi kaloni kufirin e fshatit turistik Tushemisht, ia vlen të vizitoni Manastirin e Shën Naumit. Brenda në manastir ndodhet një kishë e vogël, ku ndodhet varri i Shën Naumit, një dishepull i shekullit X i Shën Klementit të Ohrit dhe njëri prej etërve themelues të krishtërimit ortodoks. Naumi themeloi manastirin e Shën Mihalit dhe u varros më 910. Afresket që ndodhen në kishë janë kopje të origjinaleve të shekullit të XIX. Ikonostasi me gdhendje të pasur i përket vitit 1711, ndërsa ikonat janë të shekullit të XVIII të pikturuara me mjeshtëri nga Kostandini.

Page 15: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 16: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• Vende arkeologjike: Dy qendrat më të rëndësishme arkeologjike janë Varret Monumentale të Selcës së Poshtme dhe Mozaikët e Linit. Varret Monumentale të Selcës janë unikalë në të gjithë botën në pikëpamje të arkitektonikës dhe mënyrës së ndërtimit. Datojnë 400 vjet para Krishtit. Ndodhen 40 km larg qytetit të Pogradecit. Mozaikët e Linit, ndodhen në gadishullin e Linit, datojnë në shekullin VI pas Krishtit. Ata ndodhen 22 km larg qytetit të Pogradecit. Lini, mozaiku bizantin i shekullit të VI-VII është mozaiku më i madh në Ballkan me një sipërfaqe prej 220 metra katrorë.

Page 17: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 18: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• Me barkë mbi liqen: Një tjetër argëtim për ju është lundrimi. Në Pogradec përgjatë bregut të Liqenit, në plazhet kryesore ju mund të merrni me qira varka të ndryshme për të lundruar. Ju mund të zgjidhni një varkë me drejtues apo të lundroni vetë. Gjithashtu në portin e qytetit ndodhet edhe një anije që ju shëtit përreth liqenit të Ohrit. Nëse doni një shëtitje me varkë ndryshe, atëherë bëhuni gati që të zgjoheni që pa gdhirë. Kjo është koha kur peshkatarët hedhin rrjetat e tyre në liqen. Peizazhi i liqenit nën rrezet e para të diellit dhe ritmi i thjeshtë i punës së peshkatarëve vendas, si edhe mënyra e vjetër që ata përdorin për të kapur koranin e famshëm, do të bëjnë që të provoni një nga përvojat tuaja më të rralla. Mbi krye do t’u shoqërojnë nositët, një lloj pulëbardhe e liqenit që nuk iu ndahet peshkatarëve dhe rrjetave të tyre.

Page 19: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• Fshati i sotëm Lin është një fshat piktoresk buzë liqenit të Ohrit. Nëse arrini aty do të shihni vetë Ballkanin në miniaturë, por kësaj here vetëm paqësor. Në Shqipëri Lini është i njohur jo vetëm për bukurinë, por edhe për historinë e tij. Veçanërisht interesante është pjesa jugore e gadishullit që ka mbetur ende e pabanuar. Këtu mund të bëni banjo dielli në një plazh fare të virgjër rëre, në të cilin shkohet pasi të keni kaluar disa kopshtije të këndshme.

• Ura e Golikut:Kur kthehesh në të majtë të rrugës Qafa e Thanës-Tiranë dhe ndjek rrugën e fshatit, ju mund të shijoni luginën piktoreske të lumit Shkumbin. Në afërsi të fshatit Golik do të gjeni një urë të lashtë që daton shekullin XVII, e njohur si Ura e Golikut, e cila ka tre harqe karakteristike. Pranë saj kalon Rruga Egnatia, një nga arteriet më të njohura në krejt Perandorinë Romake, e cila përfundonte më pas afër Selanikut, duke vazhduar me një segment tjetër drejt Kostandinopojës. Rruga e lashtë dallohet prej gurëve të mëdhenj, që i gjejmë ende në grykën e Llëngës, pranë luginës së lumit Shkumbin.

• Kisha dhe Manastiri i Shën Marenës ndodhen në veri të fshatit Llëngë. Kisha është një ndërtesë e vogël, afërsisht 8-12 metra e gjatë. Ajo i takon fillimit të shekullit të XVIII. Altari është i ndarë nga pjesa qendrore e kishës me një ikonostas druri 6 metra të gjerë dhe 4 metra të lartë. Ikonostasi është i gdhendur me motive luleje. Gjithë pjesa e brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit të këtyre zonave, Kostandin Shpatarakut, një nga piktorët më në zë në Shqipëri. Shën Marena është vend pelegrinazhi për shumë pogradecarë

Page 20: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• •  Selca e Poshtme• Ne fund te Qafes se Thanes kur jeni duke shkuar per

ne Tirane, do te ishte mire te ktheheshit ne te majte dhe perseri ne te majte ne Selcen e Poshtme per te vizituar pese varret monumentale. Kalaja, e cila ndodhet ne nje pozicion te dukshem te lugines se Shkumbinit, ka luajtur nje rol te dores se pare ne luftrat iliro-romake dhe iliro-maqedonase. Ne afersi te kesaj kalaje kalon rruga Egnatia. Ajo qe e ben te njohur kete vend jane pese varret monumentale gdhendur ne shkembin masiv te Gradishtes. Kerkimet arkeologjike kane treguar se kemi te bejme me nje qender te zhvilluar ekonomike-kulturore te nje rendesie te madhe te shekullit 4-3 -te para Krishtit

Page 21: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Potencialet Natyrore

Page 22: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• Driloni: Pika turistike e Drilonit, emri i vjetër Volorekë, ndodhet 4 kilometra nga qyteti i Pogradecit, në skajin jugor të qytetit, ku derdhet në liqen një lumë i vogël. Burimet e pastra dhe peizazhi do t’ju mahnisin nëse e vizitoni. Rreth e rrotull ka shelgje vajtues dhe pemë gjetherënëse. Përveç shëtitjeve në këmbë, ju mund të bëni shëtitje akoma më të këndshme me varka të vogla për të lundruar në liqen. Varkat do t’ju çojnë deri thellë, pikërisht atje ku lind burimi i Volorekës.

• Tushemisht: Nga Driloni në Tushemisht shkohet fare mirë në këmbë. Ai nuk është veçse disa qindra metra larg burimit të famshëm. Tushemishti është i njohur në krejt zonën për numrin e madh të burimeve që vërshojnë poshtë shtëpive të fshatit, duke ardhur nga kodrat drejt liqenit. Fshati është duke përjetuar një lidhje shumë të fortë me turizmin. Në anë të liqenit do të gjeni hotele dhe lokale të pajisura më së miri, porse shumë shtëpi fshatare që janë fare afër liqenit janë shndërruar në pensione familjare shumë komode, shumë intime dhe me çmime shumë të leverdishme. Në to mund të përjetoni edhe më mirë atmosferën tipike të një fshati në anë të liqenit.

Page 23: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 24: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• Qafa e Thanës është një shteg malor, i asfaltuar kohët e fundit fare mirë, që lidh ultësirën e Pogradecit me pjesën tjetër të vendit. Në majë të Qafës së Thanës mund të merrni majtas duke udhëtuar drejt pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë (FYROM). Qyteti më i afërt është Struga, një qytet me shumicë shqiptare ku mund të shihni burimin e Drinit të Zi, apo të shijoni disa plazhe të vogla fort të këndshme. Më tutje rruga shkon djathtas drejt Ohrit, ndërsa majtas drejt zonave shqiptare të Dibrës. Nëse vazhdoni poshtë qafës do të shihni menjëherë pas disa kthesave shumë të këndshme liqenin dhe fshatin e parë që duket, Linin. Poshtë qafës, drejt Pogradecit rruga zgjat edhe një gjysmë ore.

Page 25: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Guri i Kamjes është gurë i cili ngrihet menjëherë mbi territoret përreth Kamjes duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një “Det të blertë”.Guri i KamjesKa përmasa: i gjatë 100m, i gjerë 80m, i lartë 70m dhe ndodhet 1461m mbi nivelin e detit. Forma e tij vjen nga skalitja dhe modelimi i vazhdueshëm nga errozioni.

Page 26: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

• DISA MONUMENTE NATYRE

• Burimi i Drilonit• Guri i Kamjes• Mullarët e Gurtë – Trebinjë• Fragment i shkëputjes tektonike të grabenit

të Ohrit (Pogradec)• Shpella e Mëmlishtit

• Shpella e Radokalit• Shpella e Baribardhës• Shpella e Shën Marenë• Mani i Shën Marenës• Kanioni i Llëngës• Selvitë e kishës Pogradec• Rrepet e Tushemishtit• Gurët "nusja dhe dhëndëri" Senisht• Shpella e Najazmës (Tushemisht)

Page 27: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 28: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 29: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 30: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Rekomandimet:

Dia rekomandime per tu zbatuar si nga shoqeria civile dhe instucionet do ishin mbajtia sa me e paster e ambientit mos demtimi I monumteve te kultures dhe te natyres. Bashkia duet te kete nje plan urbanistik dhe Mjedisor per territorin qe administron ndertimi I disa kolektorve te tjere dhe te behet I mundur qe perfundimisht qe ne liqen mos shkarkohen ujjrat e zeza,

Ndertimi I nje infrastrukture sa me te mire turistike vendosja e tabelave informuse ne disa gjuhe te ndryshme hapja e pikave turistike ku turistet mund te pyesin per informacionet qe ju nevoiten.

Stimulimi I bizneseve te investojne ne sektore te ndryshem te turizmit

Hartimi I guidave te caktuara turistike

Page 31: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Page 32: Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik

Perfundimet

• Bashkia Pogradec eshte nje nder bashkite e veteme ne shqiperi qe Sektorin kryesor te ekonomise bazohet te Turizmi pasi larmia e veprimtarive turistik qe zhvillohet ne kete qytet eshte e madhe duke filluar nga: Turizmi Kulturore dhe Historike, Turizmi i bazuar në aktivitete ,Turizmi I bazuar ne Bukuritë natyrore, Turizmi Qytetar, Turizmi rural, Turizmi Urban, Turizmi Dimeror etj.