poezi - shqipe · autorja shqipe palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i...

113
- 1 - Shqipe PALLOSHI FLUTURIME POETIKE ASOCIACIONI PËR AFIRMIMIN E GRUAS

Upload: others

Post on 10-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 1 -

Shqipe PALLOSHI

FLUTURIME POETIKE

ASOCIACIONI PËR AFIRMIMIN E GRUAS

Page 2: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 2 -

Botimin e këtij libri e sponsorizoi KOMUNA ÇAIR

Page 3: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 3 -

Autor: Shqipe PALLOSHI

Recensent:

Puntorie ZIBA

Redaktor: Arsim JONUZI

Përgatitja kompjuterike:

Jusuf SALIU

Botues:

ASOCIACIONI PËR AFIRMIMIN E GRUAS

Shtypi: Furkan Print – Shkup

Brigada II Maqedonase lok. 22, 1000 Shkup Tel./Fax: (02) 26 22 360

e-mail:[email protected]

Page 4: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 4 -

Page 5: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 5 -

Parathënie

Hoje lirike të një muze rinore

Në përmbledhjen me poezi “Fluturime Poetike”,

autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës

shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura

tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re, ecën me hapa

gjigande drejt lirikës së pastër për t’u futur në fushën e

letërsisë shqipe.

Poetja sqimatare në këtë libër përdor fjalë të

zgjedhura dhe motivin e dhembjes si dhe dashurisë ndaj

jetës dhe të bëmave të saj. Në këtë përmbledhje

vjershash poetja i përkushtohet edhe të Gjithëfuqishmit,

Zotit të cilit duhet t’i përulemi për shenjtërinë dhe jetën

që na ka dhuruar. Në vargje nënkuptohet fati tragjik i

njerëzimit kudo që jetojnë në tërë rruzullin. Në libër

hasim lirikat sublime dhe një kolorit motivesh përmes

të cilave përjetojmë bindshëm realitetin i cili percepto-

het lehtë nga vargu në varg, të radhitura me freskinë

mëngjesore dhe me bukurinë hyjnore. Në qendër të

ndjeshmërisë së shpirtit të poetes është njeriu, është zëri

i së kaluarës së hidhur dhe zëri shpresëdhënës i

ardhmërisë.

Page 6: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 6 -

Poezitë e kësaj autoreje janë plot shpirt. Nivelet e

larta të mendimit dëshmojnë se bëhet fjalë për një poete

që premton. Në poezinë me titullin ”Në çka u

shndërruam”, poetja na përcjell mesazhin e respektit

dhe mungesën e dashurisë njerëzore. Ajo na përkujton

virtytin njerëzor kur mungon. Ajo thotë:

“ Përse për njëri - tjetrin në bisha jemi shndërruar

ku e lamë dashurinë me të cilën jemi krijuar !?

Si u bë që njeriu - njeriun të dojë ta lëndojë

dhe kundër vetes të mendojë…

Ne erdhëm të gjithë së bashku

në një shtëpi më të bukur bashkë për t'u kthyer…

Përse s’ia lëshuam dorën njëri - tjetrit

jemi një, përse s'e ruajmë këtë…”

Poetja Shqipe Palloshi, kultivon vargun lirik

mbushur me plot ndjenja njerëzore. Ajo derdh lot për

njeriun, për kombin e saj që e ka zvetënuar uragani i

shekujve të fundit, jeton me dhembjen e madhe në

shpirt për të fisnikëruar njeriun. Shpirti i saj kozmo-

polit, nuk njeh kufi letrar, ajo këtë e dëshmon në

poezinë “Lutu për ne, Siri”:

Page 7: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 7 -

“Me lotët që t’vërshojnë fytyrës

në t’freskëtat plagët që t’djegin

bëhu e fortë Siri, qëndro,

………………………………..

vdekja t’ngjitet sysh si rriqër,

lutu Siri,

për të gjithë të vdekurit që jetojnë në këtë botë!

për zemrat tona lutu që na janë përzier me gurë

për gjuhët që urat shembin e ndërtojnë mur!"

Ky dorëshkrim i veçantë është një vlerë letrare ku

mund të hasim reflekse filozofike të cilat me siguri do të

joshin artdashësin për ta lexuar e për t’i mësuar përmen-

dësh këto lirika të pastra me mesazhe moralizuese dhe

fisnikëruese.

Puntorie Ziba

Shkup, 2013

Page 8: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 8 -

PROLOG

“Arti nuk është studimi i një realiteti pozitiv, është kërkimi i së vërtetës ideale.” - Xhon Raskin

Page 9: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 9 -

O JETË

O jetë,

Ç’mister më je!

Ç’e bukur për t’u jetuar,

Sa e vështirë për t’u kuptuar!

O jetë!

Gojë po të kishe pasur,

Sa grumbuj misteresh do të kishe plasur!

Zemër po të kishe pasur, për të ndier çfarë shkakton ti,

Do të mërziteshe a do të gëzoheshe

Për të lumin njeri?!

2011

Page 10: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 10 -

ENDACAKE

Endem rrugëve pa skaj të kësaj bote që e kemi

shndërruar në vaj

Një lule me të gjitha gjethet për ta gjetur

Një zemër njeriu nga smira të paprekur

Endem, një shteg kërkoj drejt paqes të më çojë

...

Një fëmijë më buzëqesh,

një lypës ma zgjat dorën, i fal një varg të gjatë ...

Të gjithë flasin për ditë,

E këtu është akoma natë!

Endem dhe e gjitha që dua është një copë buzëqeshje,

Nga kushdo! Sido!

S’di ku ta gjej. Nga kush ta kërkoj!?

Shpresoj aq shumë kur është aq vështirë të shpresoj.

Kur dielli nuk ngroh, ‘diell me dhëmbë’ nëna ime i thotë,

Duhet ta pyes s’i ta quajmë këtë botë që me dashuri

është krijuar e nuk dashuron!

2012

Page 11: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 11 -

PËR TY

Në mijëra male do të ngjitesha,

Do t’i lundroja oqeanet,

Të gjithë...

Çdo shkretëtirë do ta kapërceja

Për të arritur tek Ti.

Për dritën Tënde..

Për Ty!

Ty për të Të parë!

Do të harroja çdo bukuri që më kanë parë sytë në këtë tokë,

Gjithçka do të lija prapa,

Çdo dashuri, çdo dëshirë që zemra e ka pritur me

përmallim,

Do ta fshija çdo ëndërr të vizatuar, do të shkulja nga

kujtesa çdo vegim!

Veç me dashurinë për Ty do të frymoja përjetë,

Se dashuria Jote është jeta ime vetë!

2013

Page 12: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 12 -

DASHURI E AMSHUAR

“Një ditë e luta unin tim që sëbashku të shkojmë te Krijuesi. Nuk më dëgjoi, prandaj u nisa pa të.” –

Ebu Jezid Bistami

Page 13: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 13 -

MË FAL!

Më fal!

Unë aq shumë gaboj,

As të kërkoj falje nuk e meritoj.

Por, përveç Teje,

Te kush tjetër të shkoj!

Më fal!

Unë shumë herë rrëshqas,

Shumë herë gaboj,

Më fal!

Zemrën time nga Ti s’mund ta largoj.

Pas çdo hapi të gabuar,

Unë kthehem te Ti,

Në çdo pikëllim,

Ti je qetësimi im.

Të dua.

E, që t’më thuash se Mëshirën Tënde e meritoj,

Unë çdo gjë mund të flijoj!

2011

Page 14: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 14 -

PËRPJETË

Një gjë ma siguro:

Kënaqësinë Tënde!

Pastaj çdo sprovë mbi mua lësho.

Veç me një shpresë në zemër,

Se do të më buzëqeshësh me atë buzëqeshje që e pres si

asgjë tjetër

Dhe pranë asgjëje s’do të ndaloj.

Do të harroj gjithçka që më ngjitet këmbësh mbi dhe,

Se dua të shkëputem nga këtu,

Nga çdo nyjë, qoftë litar a pe.

Dua të shkëputem nga çdo nyjë e këtij dheu,

Të ngjitem përpjetë

Drejt Teje!

2013

Page 15: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 15 -

SI TË DUA

Të dua ashtu siç as unë nuk di ta shpjegoj.

Të dua aq sa as unë s’arrij ta kuptoj!

Të dua me çdo pjesë të qenies sime

Dhe kjo s’mjafton!

Të dua me çdo pjesë të shpirtit tim

Dhe kjo s’është asgjë nga çfarë Ti meriton!

Por unë të dua

Dhe kjo më mjafton!

2013

Page 16: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 16 -

KUSH TJETËR?

Kush tjetër pos Teje

Do t’i dëgjonte

Hallet e mia

Pesë herë në ditë!?

Pos Teje, kush tjetër

Do t’i mblidhte lotët e mi kur si breshër vërshojnë

Dhe çdo pikë loti në buzëqeshje ta shndërrojë!

Askush! Askush pos Teje s’ka fuqi ta bëjë zemrën Time

të qeshë

Edhe kur thikat e kësaj bote gjer në palcë i shkojnë!

Askush pos Teje, s’më bën të harroj gjithçka që më

sillet mbi kokë

Dhe të largohem aq larg nga kjo botë

Në zemrën time, te Ti.

2013

Page 17: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 17 -

SUBHANALLAH!

Pa Ty,

Në më të thellat humnera do të kisha rënë.

Po të mos e dëgjoja thirrjen Tënde,

Një fjalë të hajrit s'do ta kisha thënë.

Fjalët e mia asnjëherë s'mund të jenë të denja për Ty.

Asnjë poezi

S'thotë dot çfarë meriton kjo dashuri.

Për Ty, dashuria ime rritet nga dita në ditë më shumë,

Se Ti më shfaq çdo mrekulli,

Se je Dritë mbi dritë

...

Dhe sa shumë të dua.

2013

Page 18: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 18 -

PA TITULL “Unë jam ashtu siç më parafytyron robi Im. Jam me të kur më përkujton... dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi."

I

Sa herë që të kujtoj,

Ngjethem dhe lotët s’mund t’i ndaloj.

Sa herë mendoj për Ty,

Më mbushet zemra plot dashuri.

Shqiptoj Tëndin emër,

Sa qetësi ndiej në zemër,

I mbyll sytë dhe shoh dritë,

E ndiej madhështinë Tënde thellë në shpirt.

II

E çdo lot, si shi pranvere bie mbi zemrën time të

përmalluar,

Çdo shkëndijë e dashurisë Sate shtrihet si melhem në

zemrën time nga bota tunduar,

Veç të menduarit për Ty, më shëron,

Takimi me Ty, zemrën, shpirtin, mendjen, çdo qelizë e

atom në mua e emocionon.

2010

Page 19: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 19 -

TI MË MJAFTON

Kur ashpërsia e kësaj bote më bën të lotoj,

Veç dashurinë Tënde e kujtoj.

Kur ndiej se nuk kam më fuqi,

Gjithçka që më duhet je Ti.

Dhe veç një Fjalë Jotja e trimëron zemrën time në pakufi

Dhe e di,

Asnjë furtunë e kësaj bote s’më ndal dot,

Kur pranë meje je Ti.

Kur pranë meje je Ti,

Unë prapoj male frikërash dhe guximshëm ec drejt cakut,

Shterr oqeane të tërë errësirash për t’ia dhënë hakun hakut,

Kur Ti je afër, gjithësia e tërë është nën këmbët e mia,

Në zemër s’ka vend për frikë, se Ti je këtu,

E Ti je Dritë.

2011

Page 20: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 20 -

MOS MË LËR!

Pa Dashurinë Tënde,

Pa Dritën Tënde mbi mua!

Mos më lër,

Unë vetëm Ty të dua.

Edhe një mijë jetë po t’i jetoja,

Ti do më mjaftoje, në çdo vend, në çdo kohë, në çdo

dimension,

Ti dhe vetëm Ti më mjafton!

E, edhe sikur t’i mblidhja fjalët e të gjitha gjuhëve,

Një formë dashurisë sime për t’ia dhënë, s’do të bëhej!

Por, Ti atë më mirë se unë e kupton, më mirë se kjo

zemër që as vetë se di sa shumë dashuron!

2010

Page 21: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 21 -

NË TAKIMIN ME TY

Marr frymë thellë, valë-valë më lëviz diçka në shpirt,

Vë dorën mbi zemër, ritmi i saj është Yti emër!

Ti lëshon mbi mua dritë,

Çdo rreze e saj më bie drejt mbi shpirt.

Të përkulem më bën Jotja madhështi, lot të kthjellët

pikojnë.

...

Çfarë mund të jetë më e bukur, unë flas me Ty!

Mrekulli!

E, tërë këtë bukuri s’kam fuqi ta përballoj,

Në këmbë s’mund të qëndroj,

Nga lumturia dridhem, ballin mbi tokë lëshoj.

...

Një ditë, jeta ime kështu të përfundojë.

2010

Page 22: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 22 -

DASHURI E AMSHUAR “Unë Ty nuk munda të të lavdëroj ashtu siç e meriton Ti. Ti si e lavdëron veten, tamam ashtu Je.” – Profeti

Muhammed (paqa qoftë me të)

Bukuri, Dashuri e amshueshme,

Dritë, Mëshirë, Ndjenjë paqeje e pashueshme,

Qetësi e shpirtit tim të trazuar,

Dashuri e amshuar!

Çdo fjalë e imja për Ty,

Është një përpjekje e dështuar,

Një grimcë e pavlerë,

Nga pamundësia për të të lavdëruar Ty, e turpëruar!

2010

Page 23: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 23 -

DREJT TEJE

Çdo hap, çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo shikim, çdo

ëndërr, çdo lot

Vetëm për Ty!

Është tërë kjo dashuri.

Drejt Teje është drejtuar çdo shikim i syve të mi,

Se dashuria për Ty ka mbushur çdo cep të zemrës sime.

Se fillimi i çdo dashurie është te Ti

Dhe çdo ëndërr imja fundin e ka te Ti.

2010

Page 24: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 24 -

BUZËQESHJEN TËNDE

Kur në kënaqësinë Tënde shpresoj,

Gjej fuqi çdo gjë të përballoj,

Çdo thumbim,

Çdo të pakëndshëm shikim,

Asgjë s’depërton në mua

Buzëqeshjen,

Kënaqësinë Tënde dua!

Se me dashurinë Tënde në zemër asgjë nuk dhemb,

Se ëndrra për Ty çdo kullë dhimbjeje e shemb.

Mëshira Jote është mburoja më e mirë që mund ta vesh

Për të më mbrojtur nga shtrëngatat e këtij deti të trazuar.

E, buzëqeshja Jote

Është ëndrra ime e amshuar!

2011

Page 25: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 25 -

TY DHE VETËM TY

Çdo dëshirë, çdo shpresë, çdo ëndërr, syhapur e symbyllur,

Me Ty është e lidhur!

Me Ty është lidhur shpirti im, andaj vendi vend këtu

s’i zihet,

Do të ngritet te Ti, andaj prej çdo gjëje këtu lukthi më

përzihet.

Se gjithçka që jam, jam për shkak Teje

Për Ty, me Ty, prej Teje,

Ty dhe vetëm Ty

Ëndërrojnë të të shohin këta sy!

2010

Page 26: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 26 -

ME SYTË E ZEMRËS

“Gjërat më të bukura në botë nuk mund të shihen, as të preken, ato i ndien veç zemra.” – Hellen Keller

Page 27: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 27 -

ME SYTË E ZEMRËS TË SHOH

Edhe unë hënën e vështroj, çdo natë,

Por kur ul sytë, fytyrën tënde nuk e shoh,

E, kam aq shumë mall!

Shpesh i mahnitem lindjes së diellit në agim,

Por edhe kjo s’është gjë, unë dua të të shoh ty!

Ilaç tjetër s’ka për këtë dashuri!

Dritë e syve të mi!

Kjo botë s’do të më lejojë të të takoj,

Dhe s’dua takimi ynë të jetë në këtë botë, që afati moti

ka filluar t’i skadojë.

E, sa do të vonohem nuk e di, por një ditë, do të vij te ti!

E këtu,

sidoqoftë, sytë e zemrës sime çdo çast i kam në ty.

2013

Page 28: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 28 -

EJA

I

Eja,

Të lutem, eja!

Sa kam nevojë për ty,

Të më shpëtosh nga terri i kësaj bote,

Eja se dua ta shoh diellin si lind.

Eja, se po të vish ti, kësaj bote do t’i ndalen gjakrat,

Do t’i qetësohet mllefi, do t’i shuhen flakët.

Zemrat do të qetësohen, shpirtrat do t’zgjohen nga gjumi,

Veç me të parët tënd, çdo brengë timen do ta marrë lumi!

II

O Zot! Po të vije ti, unë s’e di ç’do të bëja,

Nga hutia do të shtangesha, nga lumturia do të fluturoja!

Ashtu e si e shastisur do të ndalesha para teje, e tëra e

qullur në lot,

Dhe përsëri s’do të dija ç’të bëj,

Veç sytë e mi nga ti s’do të mundesha t’i shqep dot.

2013

Page 29: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 29 -

PA TY

Kjo botë është tërbuar, ashtu me sy të zgurdulluar, s’di

çfarë bën,

i dhemb çdo cep i saj, çdo qelizë e trupit i lëngon,

malli për ty aq fort e ka shtrënguar dhe ajo s’e kupton!

Kjo botë, me miliarda sytë e saj, loton

loton gjer në gjak, ndien dhimbje gjer në vdekje,

nga ky mall që nuk mbaron, por që gërryen zemra, se

në zemra jeton.

2013

Page 30: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 30 -

NË DITËLINDJEN TËNDE

Aq e freskët është pamja plot borë,

Por më i freskët tingëllon emri yt,

Zëri që përshëndetje të dërgon.

Për ty, një botë e tërë ëndërron,

Edhe në mes të acarit, këndon për ty,

Se e jotja është një dashuri që akullin e çdo zemre e shkrin,

Dhe po e mori brenda, ajo zemër më kurrë s’mërdhin.

E sot është ditëlindja jote, dita kur iu hapën sytë kësaj bote!

E unë, veç emrin tënd kur e kujtoj, ashtu e buzëqeshur

shtangem.

Ti patjetër duhet ta dish sa shumë të dua! Deri tani

patjetër ta kishe kuptuar!

E në ditëlindjen tënde, për ç’gjë tjetër mund të mendoj!

Një herë të më vish në ëndërr dhe në tejjetë pranë teje

të qëndroj!

2012

Page 31: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 31 -

ES-SIRAXH EL-MUNIR

Si të marr pak nga shpirti yt,

E të vë brenda çdo njeriu?!

Se ndonjëherë thjesht s'mund të duroj,

Dhe s'më dilet nga librat.

Si ta lë gjithë atë bukuri që e gjej në ty,

E të hyj në mes të kësaj bote!

Si të marr pak nga buzëqeshja jote,

Veç për një çast ta kem para syve të mi;

Pak nga drita e fytyrës sate që ndjell aq shumë mall e

dashuri.

Dritë e syve të mi.

Ardhsha te ti!

2012

Page 32: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 32 -

NË ZEMRËN TËNDE

Sa dua të largohem nga kjo botë e vrazhdë,

Në zemrën tënde të strehohem.

Aty ku dashuria gëlon.

Të pushoj në freskinë e mirësisë sate,

Të gjej paqe në besimin tënd të pastër.

2010

Page 33: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 33 -

MALL

Çdo ditë e më tepër më mungon!

Kjo ndjenjë malli në çdo cep të zemrës më shtrëngon,

Dhe s’mbaron. Pa të parë, asnjë grimë e tij s’shteron!

Çdo ditë e më shumë më mungon! Mungesa jote më

mundon,

Mungesa jote e lë të verbër një botë të tërë!

Ti më mungon kur qaj,

Se po të ishte ti këtu, çdo vaj do t’më shndërrohej në

buzëqeshje pastaj.

Dhe çdo buzëqeshje e imja është e gjymtë, pa

buzëqeshjen tënden përkrah saj.

Po të ishe ti këtu, buzëqeshjet e mia s’do të kishin skaj.

2011

Page 34: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 34 -

SHEKUJ MË PARË

Sikur të kisha jetuar shekuj më parë,

Të kisha shkelur mbi gjurmët e tua të freskëta,

Ta kisha thithur të njëjtin ajër që thithën mushkëritë e tua..

Një frymëmarrje do t’më mjaftonte për një jetë!

2011

Page 35: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 35 -

ËNDËRR JETE

Ti je pranë meje,

Unë nga lumturia nuk shoh gjë tjetër.

Këtë çast e kam pritur një jetë të tërë!

Ti më buzëqesh,

O Zot! Buzëqeshja jote shndrit si diell!

E hap burimin,

Unë etjen për ta shuar,

E unë s’dua të shoh gjë tjetër, veç fytyrën tënde të bekuar.

Ti më buzëqesh, unë nga gëzimi lotoj

Tani e tutje s’do të ndahem nga ti...

... ëndërroj!

2010

Page 36: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 36 -

DHIMBJE

“Problemet e botës nuk mund të zgjidhen nga njerëz skeptikë apo cinikë, horizontet e të cilëve janë të

kufizuar nga realiteti i dukshëm. Neve na duhen njerëz që mund të ëndërrojnë për gjëra që s’kanë qenë më

parë.” – Xhon F. Kenedi

Page 37: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 37 -

SHTEGTARË

Jemi shtegtarë me një mision,

Që në çdo gjeth e gur përreth tingëllon.

Kemi një cak ku duhet të mblidhet shikimi ynë,

Një tokë, që veç djersët tona e gjallërojnë.

Por ne derdhim mbi të lumenj lotësh,

Që çdo damar ia helmojnë!

Dheu është plot gjurmë udhën për t’na e rrëfyer,

Por ne hedhim orteqe pluhuri mbi to

Dhe vazhdojmë veten duke e gënjyer!

Kemi humbur shpirtin në këtë vorbull dritash, zërash e

asfaltesh pa skaj.

Na kanë vdekur zemrat, na janë zënë veshët, prandaj

s’e dëgjojmë tërë këtë vaj!

Veç kalimtarë jemi në këtë botë që sillet,

E sa shumë lot i derdhim mbi kokë

Çfarë fjalësh do t’gjejmë kur ta lëmë këtë botë!

2013

Page 38: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 38 -

KU GABUAM?

Ec e mendohem

Ç’po ndodh në këtë botë?

Ku gabuam, vallë, që e mbushëm me lot?

Ku e humbëm fillin, që gjithçka na u përzie?

Përse edhe në kremte vishemi me petka zie?

Ku rrëshqitëm?

Ku u ndamë nga e vërteta?

Ku gabuam, vallë,

Që kaq e vështirë na është bërë jeta?

2010

Page 39: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 39 -

FJALË

Fjalë.

Sa shumë fjalë flasim, sa zemra vrasim!

Fjalë.

Sa fjalë mund të themi, dhimbjeve fund t’u vemi!

2010

Page 40: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 40 -

NË ÇKA U SHNDËRRUAM

“Lansimi i fuqisë atomike ka ndryshuar gjithçka, përveç mënyrës sonë të të menduarit. Zgjidhja e këtij problemi gjendet në zemrën e njerëzimit. Sikur ta kisha ditur, do të isha bërë orëndreqës.” –

Albert Ajnshtajn

Pse për njëri-tjetrin,

Në bisha jemi shndërruar

Ku e lamë dashurinë me të cilën jemi krijuar?

Si u bë që njeriu-njeriun të dojë ta lëndojë?

Si u bë që njeriu kundër vetes të mendojë!?

Ne erdhëm të gjithë së bashku,

Në një shtëpi më të bukur bashkë për t'u kthyer.

Pse ia lëshuam dorën njëri-tjetrit?

Jemi një.

Pse s'e ruajmë këtë?!

2012

Page 41: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 41 -

VËSHTIRË

Është vështirë të buzëqeshësh, vështirë të mbetesh i mirë,

Në një botë me shpirtra të humbur ku secili për veten

me dhëmbë lufton.

Kope ujqërish!

Çdokush veç veten e mendon.

Është vështirë të durosh,

Në një botë me shpirtra të humbur, është vështirë

veten të mos e lëshosh.

Është vështirë kur njeriu për njeriun nuk mendon.

Vështirë kur njeriu njeriun e lëndon.

2011

Page 42: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 42 -

NË DUART TONA

Në dorë e kemi,

Të keqes lamtumirë t’i themi.

T’i hapim zemrat,

Më shumë të ndiejmë,

Më thellë të mendojmë.

Në dorë e kemi,

Njëri-tjetrin të mos e lëndojmë,

Rritën urrejtjes t’ia ndalojmë.

E kemi në dorë,

Ta duam për tjetrin

Atë që e duam për vete.

Pse ia shëmtojmë vetes

Bukuritë e kësaj jete!

2012

Page 43: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 43 -

QIRI DIOGJENI

Sa të drejtë ka pasur Diogjeni

Të njëjtën më vjen ta bëj edhe unë,

Por kam frikë kërkimin ta filloj.

Kam frikë kërkimi si do të përfundojë.

Frikë kam!

Mos mbetem udhëve të kësaj bote

Pa gjetur një buzëqeshje që nën të nuk fsheh lot,

Lot për të fshirë, një dorë të shtrirë, pa gjetur.

Kam frikë mos më digjet qiriu, kërkimit fund pa i dhënë,

E t’më mbeten pastaj veç shpresat dritë për t’më bërë!

Frikë kam!

Mos më shkrihen edhe shpresat si qiri,

e të mbetem këtu ku jam!

2011

Page 44: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 44 -

NJË

Jemi një,

Por këtë njësh aq shumë e kemi copëtuar.

Erdhëm për të dashur,

Por dashurinë e kemi harruar.

Një shpirt na bashkon të gjithëve,

Por ne kemi vënë mijëra mure në mes.

Të gjithë do të kthehemi në shtëpi së bashku,

Këtë e kemi hedhur në harresë.

2012

Page 45: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 45 -

Ç’NA KUSHTON?

Ç’na kushton një buzëqeshje e sinqertë,

Një zgjatje dore për pajtim,

Një fshirje loti,

Ç’na kushton një përqafim?

Por, sa vështirë na lëvizin duart një lot për ta fshirë.

Kur duhet të themi ‘më fal’, duket se buzët na janë ngrirë!

Lotët na shteren kur duhet për sy të tjerë të lotojmë!

Njerëz jemi, këtë sa shpesh e harrojmë!

2010

Page 46: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 46 -

KU I DHEMB ATDHEUT?

Atje, te drita e syrit, se s’ka kush e ndriçon!

Veshi i buçet nga fjalët e shumta!

Mu te zemra, ther dhimbje e vjetër

Se veprat e mëdha kanë mbetur në letër,

Se emrat e pavdekshëm nuk rilindin më.

E vrasin gojët tona,

Duart që kryq rrinë!

Gjumi ynë ngadalë e përpin!

2010

Page 47: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 47 -

TURP

Fjala turp është shumë e lehtë

Për mosveprat tona,

Për atë se si rrimë anash,

E bëjmë sehir.

Ndonjëherë lëshojmë ndonjë fjalë,

Si me pahir.

Por zemrat akoma nuk na janë zgjuar,

S’na rrahin akoma me një ritëm të bashkuar.

...

Presim të na zbresë ndryshimi nga qielli,

E ndryshimin e kemi në duar!

2012

Page 48: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 48 -

LUTU PËR NE SIRI

Me lotët që të vërshojnë fytyrës,

në të freskëtat plagë që t’djegin,

bëhu e fortë Siri,

qëndro!

të lutesh për ne mos harro!

përderisa kacafytesh me tmerr,

gjak, e lotë,

vdekja t’ngjitet sysh si rriqër

lutu Siri

për të gjithë të vdekurit që jetojnë në këtë botë!

për zemrat tona lutu

që na janë përzier me gurë

për gjuhët që urat shembin

e ndërtojnë mur!

E mblidhi lotët që ke derdhur, fytyrës na i hidh, na zgjo!

Ne të kemi harruar, por ti e harruar s’je!

Ne kemi harruar, ti na përkujto!

2013

Page 49: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 49 -

ÇIFTELIA E HARRUAR

E ngurtësuar si një ish-gjallesë në muze natyrorë-

shkencor,

Një çifteli rri varur në murin e plakur,

Asnjë sy shikimi s’ia takon,

Asnjë vesh s’ia dëgjon zërin në brendi si lëngon!

Se zhurma nga poshtë saj gjithçka përreth mbulon!

Një klithmë akull e ftohtë çdo atom ajri rreth e përqark

e kaplon,

E, përpiqet çiftelia tinguj të lëshojë, ngrohtësi të krijojë,

Të ftohtët që ngrihet si mjegull mbi fytyra në zemra të

mos depërtojë!

Askush s’e dëgjon! Askush ballin e djersitur s’ia lëmon!

2013

Page 50: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 50 -

MIDIS NJË GRUMBULLI

Një mori njerëzish,

Ç’nuk mban kjo botë mbi shpinë!

Garë e çmendur,

Ç’nuk duam, ç’nuk bëjmë,

Se gjithçka duam.

Sa njerëz mban kjo botë!

Ne të gjithë,

Nga një brum gatuar,

Në mijëra furra pjekur

Dhe pastaj në vëllain nga brumi ngremë duar,

Ne të gjithë, e ne veç vetë,

Si s’mësuam t’i gjejmë bukuritë,

Në këtë jetë.

2012

Page 51: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 51 -

UDHËVE TË JETËS “Të jetuarit është një nga gjërat më të rralla në botë. Shumica e njerëzve vetëm ekzistojnë.” - Oskër Uajlld

Page 52: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 52 -

NJERI

Qesh njeriu, qesh.

Edhe pas dhimbjes që shpirtin ia dërrmon,

Që ia tund e shkund zemrën,

Çdo bukuri tokësore ia gjymton.

Harron i shkreti njeri.

Harron edhe shtrëngatat më të llahtarshme,

Edhe lotët e valë që biejnë prush mbi zemër.

I than koha.

Ecën jeta tutje.

Gëzime tjera, trishtime të tjera.

2012

Page 53: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 53 -

I DOBËT

Dhe pa pikë turpi,

Pa një kokërr mend,

Të thonë se je i dobët,

Se ti e mbyll gojën,

Edhe kur nervat të çohen thik përpjetë,

Se e gëlltit fëlliqësirën që atyre aq lehtë nga goja u fluturon,

Se edhe pse flet me maskarenj, maskara të bëhesh nuk lejon.

2011

Page 54: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 54 -

ABETARE

Sa dua të besoj se është mirësi!

Jo, si rrufe më vjen e vërteta.

Smira djeg çdo gjë,

Edhe ato fjalë lajkatare,

Ende mashtrohem,

Dhe shoh,

Me mësimet e jetës

Jam akoma në abetare!

2011

Page 55: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 55 -

NJËSOJ

Kur mësohesh, një jetë të tërë ta ushqesh botën me

meritat e tua,

Dalëngadalë,

Të bëhet njësoj,

Ta përmendin emrin apo jo,

Sidoqoftë, ka dikush që kurrë s’gabon në kalkulime.

2012

Page 56: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 56 -

TË RRISËSH FËMIJË

Të rrisësh fëmijë, ç’përgjegjësi!

Vallë, ka dikush që e bën si duhet?

Të kundërtën e dëshmon kjo shoqëri.

T’ia ruash gojën të mos i fëlliqet, ta mësosh ç’është

bardhë e ç’është zi,

Ta mësosh jetën ta dojë, pa u harruar në të,

Ta mësosh të luftojë për veten, pa hedhur pluhur mbi

të vërtetën.

Ta bësh ta shohë jetën si përjetim që të mashtron, pa

hequr dorë nga ajo,

Se përjetësinë ta dhuron.

Ç’përgjegjësi!

Të rrisësh fëmijë.

Bukuri që të djersit,

Detyrë që me sukses kurrë s’mund t’i vësh fund,

Nëse ata që të kanë rritur se kanë bërë të njëjtin mund.

2012

Page 57: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 57 -

NYJE

Sa vështirë

E kemi ta pranojmë

Se ca njerëz thjesht duhet larguar nga jeta jonë.

Dhimbja na i mbyll sytë,

Zemra kapet fuqishëm në pezhishkën e kujtimeve të

bukura,

Qëllimisht e pa menduar,

Lidh veten me t’pakëputshmit penj të saj.

Dhe shpjegoja ti gjërat sa të duash pastaj.

2012

Page 58: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 58 -

UDHËVE TË JETËS

Me një trastë në krah, për buzëqeshje dal në gjah!

Vetë. Thurr ëndrra për çdo gurë e gjeth mbi dhe,

Dhimbjet i vargëzoj si gjerdan perlash mbi qafë,

Kimenë secilës ia di, pa to, s’do isha çfarë jam tani!

Me një thes brengash, nis miliona kërkime në xhunglat

e botës sime,

Një guralec bukurie për ta gjetur, një grimë rërë

mirësie që zemrën ma mban të etur!

Rrugëve të jetës. Vizëbardhat nuk shihen çdoherë

qartë mbi dheun e turbullt,

As semaforët nuk shndrisin saherë që rrugën e humbim,

Thasët e stërmbushur po s’i flakëm mënjanë, hapat s’na

lehtësohen kurrë,

Veç zemrës sonë do t’i vemi mur, po vazhduam të

bëhemi urë.

Urë dhimbjesh që kalojnë nga vitet e pluhurosura në

ditët e kthjellëta që vijnë,

Urë frikërash që ngriten nga varret e shpresat e

posalindura na i përpijnë!

2013

Page 59: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 59 -

ËNDËRR

“Beso se mundesh dhe veçmë ke bërë gjysmën e rrugës.” – Thiodor Rusvelt

Page 60: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 60 -

DËSHIRA

Të mund të paktën të zgjohem,

Në një botë pa urrejtje, ku vuajtja nuk më ndjek,

T’i hap sytë, e dielli t’më buzëqeshë pa drojë,

Krejt e lirë, lirshëm të fluturoj,

Qiellin, diellin, çdo gjë që më kap syri pa frikë ta synoj.

Të mund të zgjohem në një botë të lirë, në një botë të

mirë,

Me plot sy të kthjellët, me shpirta nga ligësia të panxirë,

Të dua, të ëndërroj, lirshëm të endem gjithandej,

Pa frikë nga vdekja që varret tytave, pa trishtimin që

gjaqet më bëjnë të ndiej.

Të mund të zgjohem në një botë të dashurisë,

Që jeton në emër të së mirës, në emër të miqësisë,

Në një botë ku nuk do të ketë zemra të thyera, ku s’do

të ketë zemra të përlyera.

Sikur të zgjohesha në një botë me erë trëndafili,

Po, kaq fëmijërore dhe e pastër të jetë,

E çdo psherëtimë e saj të mos ndjellë vaj, por çdo lot ta

thajë,

Që një ditë të mund të zgjohemi në një botë pa lot,

Të jetojmë si njerëz, jo si jetojmë sot!

2011

Page 61: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 61 -

DËSHIRË E PËRMOTSHME

Dëshirë e djeshme...

Unë kam dashur të lind,

Në një botë pak më të drejtë se kjo.

Unë kam dashur që njerëzit

Të buzëqeshin pakëz më shumë.

S’e kam imagjinuar dot,

Që ka më shumë gjemba se lule,

Se çdo trëndafil i bukur trupin gjemb e ka.

Dëshirë e sotme...

Unë ëndërroj të jetoj

Në një botë pak më të drejtë se kjo.

Unë dua që njerëzit

Të buzëqeshin pakëz më shumë.

Unë dua dhe ndryshimi është në duart e mia!

Unë dua dhe me përkushtim po të punoj,

Të gjithë gjembat

Në trëndafilë do t’i shndërroj!

2011

Page 62: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 62 -

KUR

O Zot,

Kur do të vijë dita,

Të çlirohem nga vargonjtë e dhimbjes së kësaj bote,

Të buzëqesh në pafundësi,

Të më ndriçojë Drita Jote.

Kur do të vijë dita,

T’i thaj të gjithë lotët që më kanë rrjedhë në këtë botë,

Ta shkund gjithë pluhurin që është ngjitur mbi lotë!

Të harroj çdo nxëthua në shkëmbinjtë e kësaj jete,

Veç zemrën ta marr me vete!

Para Teje të qëndroj

Me një zemër dashuri,

Nga Ti një fjalë ta dëgjoj,

Se e meritoj

Ta shoh Tënden Bukuri!

2013

Page 63: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 63 -

PASQYRË

“Qëllimi i jetës nuk është ta gjesh veten, por ta ndërtosh veten.” – Xhorxh Bernard Sho

Page 64: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 64 -

UJQËR TË PANGOPSHËM

Sa vlejnë dy pëllëmbë fytyrë?

Sa gjëra na mban zemra

Të sakrifikojmë

Dy pëllëmbë fytyrë për të mos i nxirë?

Sa herë mund t’i themi vetes jo,

Vetes fytyrën për t’ia zbardhur.

Sa mund shpinën t’ia kthejmë një mundësie,

Që këmbësh na ka ardhë?

Për dy pëllëmbë fytyrë.

Të mos shndërrohesh në ujk që s’ka të ngopur

Nga kotësitë e kësaj dynjaje.

A mund vetes t’i thuash ndal,

Apo mund të kapërdish gjithçka?

Me rëndësi është

Të jesh

Në majë!

2012

Page 65: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 65 -

DËGJO ZËRIN E ZEMRËS!

Dëgjoje zërin e zemrës,

Gjithçka do të kuptosh.

Ndiqe rrugën që ajo ta tregon,

Legjendën tënde ta krijosh!

Qëndro aty ku ajo ndihet e lumtur!

Qëndroi besnik zemrës

Dhe s’do kesh gjë për t’u tutur!

2010

Page 66: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 66 -

KUR TË GËNJESH

Kur të gënjesh,

Ashtu duhet ta ndreqësh rrenën,

Sa që edhe vetë ta besosh,

Se vetë po s’e besove,

Të tjerët s’mund t’i mashtrosh!

2012

Page 67: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 67 -

KUR DO T’IA KTHESH VETEN VETES? “Mos ec andej nga të çon rruga. Ec andej nga nuk ka rrugë dhe lëri gjurmët e tua.” – Ralf Ualdo Emerson

Kur do të ndalosh së qeni ai që nuk je?

T’i japësh fund dëshirës së sëmurë për famë e mirënjohje!

Kur do t’i përvishesh punës me djersë e me mund?

Imitimit të verbër kur do t’i japësh fund?!

Mbylli sytë, veten nga brenda shihe!

Hiq dorë nga çmenduritë që bën bota! Shpirtin tënd njihe!

Flake çdo kufizim që gojët përreth mbi shpinë ta kanë vënë

Dhe me krahë do të bëhesh!

Bëhu vetja! Veç ashtu s’do të lëndohesh!

Kjo botë flet shumë, por dorën s’ta mban asnjëherë,

Ndaj bëj paqe me veten dhe çdo fletë e kalendarit do të

të bëhet verë!

Hapi sytë, dhe shihe botën me guxim!

Bëhu vetja! Veç ashtu s’do të shohësh zhgënjim!

2011

Page 68: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 68 -

PO DESHE

Po i deshe mrekullitë,

Në to duhet të besosh!

Po e deshe paqen,

Të falësh duhet të mësosh!

Po deshe të ngrihesh çdo herë kur rrëzohesh,

Nga të rrëzuarit nuk duhet të frikësohesh!

2011

Page 69: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 69 -

LABIRINTH

Kur të mundon

Një gjë e paqenë,

Të vërtetës më të kthjellët

Kur i thua rrenë!

Më tutje si mendon të vazhdosh?

Së pari duhet të ndalesh,

Veten ta rinjoftosh!

2011

Page 70: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 70 -

PSE JAM?

Ç'është jeta për mua?

Çfarë dua?

Këtu pse jam?

Cila është detyra që unë kam?

Cila është rruga që duhet ta ndjek?

Ku është thesari që më pret?!

Cilave shenja t’u besoj?

Cili është qëllimi që unë jetoj?

Pyet veten pa ndalur, të vërtetën për ta gjetur,

Të jetosh syhapur, jo me zemër të fjetur!

2010

Page 71: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 71 -

NJIHE VETEN!

Që ta njohësh botën si duhet,

Nga vetja fillo!

Njihe veten!

Pastaj më tutje vazhdo.

Se po s’e njohe veten,

S’e gjen dot të vërtetën.

2010

Page 72: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 72 -

PËR TË QENË

Për të qenë

Ai që duhet të jesh,

Qëllimin e jetës sate duhet ta gjesh.

Për të qenë

Ai që ëndërron,

Duhet të kesh vullnet që nuk shteron!

2011

Page 73: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 73 -

BËHU NJERI!

Jeto jetën tënde,

Puno për njerëzinë.

Kënaqu në qetësi,

Ji i gatshëm për stuhinë.

Duaje jetën, të bukurën, të drejtën,

Mbi të gjitha, çmoje dhe mbroje të vërtetën.

Bëhu njeri!

Ditë e natë puno,

Pak kërko, shumë dhuro,

Ndërto ardhmërinë, puno për njerëzinë,

Të vërtetën mos e harro!

Bëhu njeri!

Shtrije dorën, buzëqeshje fal, fshij lot,

Këngën mos e ndal…

Dhe buzëqeshje fal!

2010

Page 74: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 74 -

QETËSI

Ndonjëherë qetësinë e kërkon

Më shumë se çdo gjë,

Ndonjëherë ajo të vret si asgjë

Tjetër.

Por,

Veç tjetër nuk mund të jesh,

Tjetër mund të bëhesh,

Por qetësinë kurrë nuk do ta gjesh.

2012

Page 75: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 75 -

MËNYRA IME

“Ka dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të jetosh sikur asgjë në botë nuk është mrekulli, tjetra është të

jetosh sikur gjithçka është mrekulli.”- Albert Ajnshtajn

Page 76: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 76 -

PËR NJË ËNDËRR

Mijëra kilometra do të kaloja, këmbadoras! Shpresat

rrugës kurrë s’do t’i lëshoja!

Përtej detesh e oqeanesh, në anije letre do lundroja!

Gjer në skaj të botës me hapa foshnjeje do t’shkoja!

Për një ëndërr!

Do të ngjitesha maleve, Himalajeve, një ëndërr për ta

kapur!

Do të qëndroja vetëm në ishull të shkretë, nën qiell të

hapur!

Mbi akull të ftohtë do t’bëja gjumë,

Midis Saharasë, do të laja duart në lumë!

Një ëndërr duke ndjekur!

Vdekjen do ta dëboja nga çdo buzëqeshje,

Lotët do t’i thaja në diell,

Kripën e tyre detit për t’ia hedhur...

Me anijen e letrës, drejt ëndrrës sime!

2010

Page 77: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 77 -

MËNYRA IME

Mënyra ime është

Buzëqeshja!

E këtë pakkush e kupton!

Mënyra ime

Është buzëqeshja!

Zemra e verbër atë s’e do!

Mënyra ime nuk lëndon. Buzëqeshja buzëqeshjen shëron.

2011

Page 78: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 78 -

KUR SHKRUAJ

Dua ta them

Vetëm atë që nga shpirti më del,

T’i këndoj asaj që nga zemra më rrjedh.

T’i fal poezisë

Fjalë që nga zemra burojnë,

Se vetëm ato flasin zëshëm,

Fuqishëm jehojnë.

2010

Page 79: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 79 -

TË FAL

Si mund të të them jo!

Kur Zoti fal,

Ç’më mbetet mua!

Ah, jetë njerëzore,

Çdo ditë e më shumë më befason!

Ç’nuk kishe fshehur në brendi!

A ka njeri që s’është mashtruar nga ti?!

Ah, njeri i gjallë,

Ç’nuk të pret në këtë jetë!

Po gjete dashurinë,

Faljen,

Besimin,

Ke gjetur shtegun e vërtetë.

2010

Page 80: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 80 -

GJEJ FUQI NË ËNDRRËN PËR TY

Kur ndihem se jam përplasur me fytyrë

Në fundin e fundit,

Se gjithçka mbi mua qëndron,

Kur ndihem se çdo hap që e bëj, dështoj,

Pa dritën Tënde s’do të mundja të qëndroj.

Pa dritën Tënde do të ndieja se s’kam vend në këtë botë,

Pa premtimin Tënd

Çdo përpjekje do të ishte e kotë!

Ëndrra që për Ty kam më bën të vazhdoj

Dhe të premtoj se s’do të ndaloj

Derisa nën Hijen Tënde të përfundoj!

2011

Page 81: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 81 -

IA VLEN

Që një ditë

E qetë nën hijen Tënde t’më rreh zemra për t’mos u

ndalur kurrë,

Ta lag këtë etje që matet me vite e shekuj,

Që një ditë e buzëqeshur pranë Teje të qëndroj,

Ia vlen!

Edhe nëse gjithçka nga këtu flijoj!

Edhe nëse gjurmët e çdo hapi mbi këtë tokë,

I laj me lotë!

Për të të parë,

Fytyrbardhë!

Për t’u shtangur pranë buzëqeshjes së më të lavdëruarit

në këtë botë

Ia vlen.

Çdo mund, çdo lot!

2013

Page 82: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 82 -

MË MJAFTON

Një laps,

Një copë letër,

S’më duhet tjetër!

Një diell që më ngroh, dy sy që i njoh, një fjalë që më

udhëzon, një mësues që më këshillon,

Dhe një Dritë që jetën ma ndriçon.

Më mjafton.

2010

Page 83: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 83 -

FUNDI I DHIMBJES SIME

Në fund të çdo dite

Çdo gjë tjetër harroj.

Çdo brengë, çdo hidhërim,

Të gjitha i lëshoj!

Gjej paqe në dashurinë Tënde,

Gjej fundin e dhimbjes sime.

2011

Page 84: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 84 -

FRYMËZIM

“Ta shohësh një botë të tërë në një grimcë rëre, dhe një parajsë në një lule të egër, ta mbash pafundësinë në

shuplakë dore, dhe përjetësinë brenda një ore.” – Uilliam Blejk

Page 85: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 85 -

Ç’ËSHTË HËNA?

I

Blerta çuditet ç’është hëna

Dhe do ta kapë me dorë, ta fusë brenda në dhomë.

Mbase edhe unë ndonjëherë kështu kam menduar,

Ç’nuk kam ëndërruar unë!

Me sy fëmije kur e kam shikuar

Faqet e saj për t’i shkelur kam ëndërruar

Dhe çdo ëndërr timen,

Asaj ia kam besuar

Se burim ëndrrash e kam menduar.

Blerta çuditet ç’është hëna

Edhe unë!

2012

II

Ç’bukuri ke ti!

E bukura e kësaj bote

Ashtu lart rri, se si ti,

Bukuri, s’kanë parë sytë e mi.

Si fëmijë, burim ëndrrash të kam menduar

Dhe te ti kam dashur të ik

Çdoherë kur zemra më është trishtuar.

Bukuri!

Zanë qielli je,

Orë!

Page 86: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 86 -

Njëherë si s’tu dhimbsa!

Sa herë kam dashur të të prek me dorë.

Ç’krijesë je ti. Bukuri.

I lavdëruar! Më i Bukuri! I bukuri!

Është Krijuesi yt.

2013

Page 87: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 87 -

SHPIRT I DOBËT

Shpirt i dobët!

Pse s’mund të ngrihesh mbi ferrat e kësaj bote?!

Të lësh gjithçka pas, rrugës për te Dashuria jote!

Shpirt i dobët!

Pse lëshon pe!

Kur e di ku është lumturia jote!

Zemër!

Pse mbyll veshët

Para më të Dashurit për ty?

Lejon botën t’i fusë hundët mes jush,

Dhe e quan më i Dashuri!

Turp të të vijë!

Turp të të vijë,

Kur druan të mos i thyesh zemrat e botës

E, e harron fjalën e Tij.

2012

Page 88: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 88 -

FRYMËZIM

Kur fryn në brendi,

Veç atëherë më zgjohet shpirti

Dhe mbledh nga përreth çdo atom, sheh çdo qelizë,

Preket nga çdo puhizë! Dhe struket në vete, galaksi

larg nga zërat e kësaj bote...

Lëshon lotët krua, lehtë-lehtë, mbi çdo pikë të gjallë në

mua,

Lan çdo njollë të vënë nga bredhjet mbi baltën e kësaj

toke,

Mbledh pastaj çdo pikë uji mbi zemër,

E rrjedhin vargjet lumë,

Rimat njëra pas tjetrës rreshtohen,

Më lind drita e syrit,

Lumturohem!

2012

Page 89: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 89 -

ZI E MË ZI

Kur nuk di çfarë do,

A kur nuk do çfarë di

Cila është më zi?!

Kur rendit fjalë,

A kur thua diçka që nga zemra ka dalë

Cila është poezi?

2012

Page 90: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 90 -

MË SHUMË SE SHQETËSIM

Valë ndjenjash

Të çuara peshë!

Vetëdije në protestë!

Zemra thërret fuqishëm

Qetësinë kërkon,

Kërkon petkun e lirisë.

Pa të rreh, por nuk jeton!

Breshër sytë lotojnë,

Logjikshëm çdo fjalë arsyetojnë,

Por mohimi akoma vazhdon të djegë prush.

Dhembja mblidhet si myk në zemër,

Lotët vargëzohen rrush!

Mbytem në pafundësi...

Brenda këtij qarku pa shteg

Mungesa e saj,

Lumturinë gjer në hi ma djeg.

2010

Page 91: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 91 -

MBRETËRESHË E FJALËS

Po të mos ishe ti,

Shpirti im do ngushtohej e s’do gjente qetësi.

Brenda teje fshihet

Një botë e univers i tërë.

Ti i di të gjitha

Ç’kam e ç’duhet bërë.

Je mike besnike në çdo rrugëtim,

Ti, o mbretëreshë e fjalës

Për mua je bekim!

2012

Page 92: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 92 -

AJO

Hijeshisë së saj as një fjalë s’ia jep dot hakun,

Ajo ndrit si hëna në qiell plot yje,

E saj çdo gjë është e dashur për mua, çdo pjesëz, çdo nyje!

2009

Page 93: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 93 -

FRYMËZIM MESNATE

Asgjë s’është terri i natës, kur në zemër nuk ke dritë.

S’të vlen fare trofeu,

Që s’e merr me meritë.

Asnjë ditë s’do të jetosh,

Po s’dite të duash.

Asgjë nga jeta s’do mësosh, po s’munde të vuash.

2012

Page 94: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 94 -

FRYMËZIM AGIMI

Ditën kur qielli e toka përqafohen me përmallim,

Më bëj nga ata që s'do të kenë trishtim.

Gjithçka që dua është të qetësohem nën hijen e fronit

Tënd.

Madhështi.

Dhe dashuria për Ty

Të bëhet më e gjallë se kurrë,

Të shkrihem në Mëshirën Tënde,

Të shndërrohem në dashuri

Duke parë Tëndin Nur.

2012

Page 95: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 95 -

ZEMËRIMI I POEZISË

Nuk vjen poezia kur bën mëkat,

Se ajo është e çiltër, zbret nga lart,

Dhe kur shpirti lëshohet

Në llucën e mëkatit,

Ajo s’e arrin dot

Dhe ashtu e lë ta vuajë të merituarin ndëshkim.

Një pjesë e strukur diku thellë lutet që Ai ta falë.

Dhe mban shpresë

Se një ditë një nefs do të arrijë

Të ngrihet mbi hendeqet që hap bota.

2012

Page 96: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 96 -

Ç’TË DUHET

Ç’të duhet një bukuri që s’ekziston?

Një mik që nuk i beson?

Ç’të duhet një ëndërr që s’guxon ta ëndërrosh?

Ç’i bën realitetit kur ke frikë ta jetosh?

Ç’të duhet buzëqeshja që nga zemra s’del?

Sa i beson një të vërtete të veshur me mister?

Kur gënjen, vetes sa i beson?

Ç’i thua një poeti që vetëm rimon?

2011

Page 97: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 97 -

HESHTJE

Sa të gjata janë disa rrugëtime!

Zgjasin përgjithmonë, a të duken si ëndërr.

Një mori njerëzish

Që s’e ndiejnë buzëqeshjen tënde.

Një grumbull sebepesh që buzëqeshjet t’i ngrijnë.

Ti nis në udhë miliona fjalë, asnjëra nuk arrin.

Dhe të vjen era Kosovë,

Midis Adriatikut.

E asnjë guacë s’ta hap dot

Fshehtësinë e detit.

2012

Page 98: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 98 -

FLUTURIME POETIKE

Lehtas lapsin preka, filloi të pëshpërisë,

Më këndonte këngën e jetës dhe atë të dashurisë.

E puthita me letrën, u shkrinë, u bënë një.

M’u zhdukën nga sytë, më rrëmbyen dhe mua me ta.

Dhe ndër brigje detesh papritmas u zgjova,

E më fali deti pak kaltërsi, dhe dielli një grimë drite

Dhe lehtësinë erës ia kërkova,

E në petalet e trëndafilit të gjitha i bashkova.

Dhe zemrës i kërkova rrugën të ma tregojë

Se vetëm ajo di t’më çojë atje ku dua të shkoj!

E u ngjita reve, vargjet t’i kërkoja

Me ngjyrat e ylberit ato t’i bashkoja

Dhe rimën e thirra, bashkë me strofën më erdhi

Një yll frymëzimin mbi mua derdhi.

Dhe në më të lartin kat arrita

Të mbretërisë së krijimtarisë

...

Ndriste plot madhështi froni i mbretëreshës,

Froni i poezisë.

2010

Page 99: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 99 -

SHSHSH!

Mos e thuaj fare,

Nuk dua ta dëgjoj,

Se kur nuk del nga zemra, në sy e lexoj.

Hesht një mijë herë,

As zë, as psherëtimë!

Më mirë një heshtje e sinqertë,

Se një gënjeshtër që shpirtin nxin.

2011

Page 100: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 100 -

GJITHÇKA QË KËRKOJ

Dritën e shpëtimit, shpëtimin e njerëzimit, njerëzinë e

njeriut

Kërkoj!

Të shpirtit fisnikërimin, të mendjes ndriçimin, të

njeriut lartësimin

Kërkoj!

Kërkoj pa ndalur, shoh gjithandej...

Të gjitha që kërkoj,

Në dije i gjej!

Në dijen që frymon brenda një zemre plot mirësi

Se jashtë kësaj kështjelle, edhe ajo sjell zi!

2010

Page 101: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 101 -

NATA E FUQISË

Është nata e fuqisë

Më jep forcë

T’i buzëqesh kësaj bote.

Edhe atëherë kur përpiqet,

Të më ndajë nga buzëqeshja Jote.

Është nata e ndarjes,

Së gënjeshtrës nga e vërteta

Ma trego udhën,

Të mos bie në lajkat që bën jeta.

Është nata e faljes

Më fal

Më fal

Ja Gafur,

Në çastin kur hapen dyert e qiellit,

Zemra ime ka veç një lutje.

Dua ta shoh Tëndin Nur.

2012

Page 102: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 102 -

DREJTËZ

Çdo gjë në këtë botë rrotullohet,

Edhe bota vetë.

Por, ndonjëherë ti ngec në vend.

Në mes të një grumbulli pa fije,

Dhe të duket sikur edhe zemra të është ndalur.

Por, zemrat s’u ndalkan nga zia!

Nga dhimbja veç buzëqeshjet ngrihen.

Zihen dritat e syve që të mund të merr frymë mërzia.

Dhe pikat sado që të mbijnë si kërpudha pas shiut,

Fundin s’e sjellin dot,

Veç vazhdojnë të rrotullohen,

Se gjithçka rrotullohet në këtë botë.

2013

Page 103: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 103 -

MOS

I

Mos i fol

Një poeti kur shkruan

Po s’deshe të mëkatosh!

II

Mos e sforco veten,

Nëse poeti brenda teje s’ndihet i gjallë

Mos shkruaj,

Ja, edhe unë po e lë..

2012

Page 104: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 104 -

PRITJE

Borë.

Natë.

Më qetë ndihem nëse nuk shkruaj,

Por diçka nga brenda më shtrëngon.

Vështroj lulet e qilimit,

Hallin tim asnjëra s’e kupton.

Është terr.

Dritën s’guxoj ta ndez se prish gjumë.

Akoma pres.

Ndonjëherë më duket se pres aq shumë.

2012

Page 105: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 105 -

EPILOG

“Ja një test për të parë nëse misioni yt në tokë ka përfunduar: Nëse je i gjallë, s’ka përfunduar akoma. “ -

Riçard Bah

Page 106: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 106 -

MË FAL

Më fal.

Po s’më fale Ti, unë nuk mund frymë të marr.

Zoti im.

Më fal.

Më fal pse rrëzohem në të njëjtën gropë me mijëra herë.

Më fal.

Po s’më fale Ti, unë nga kjo errësirë nuk mund të dal.

Më fal, se më digjet zemra në paskaj,

Kur mendoj se je i hidhëruar me mua,

Dua të tretem në vaj.

Më fal.

Se kur larg Teje jam, çdo sekondë është një mallkim sa

një shekull,

Çdo frymëmarrje është trishtim.

Larg Teje.. mos qofsha kurrë!

Mos më lër, të lutem! Mes nesh të ndërtoj mur.

Unë aq shpesh humbem në labirinthet e kësaj bote!

Mos më lër, të lutem,

Të largohem nga Drita Jote!

Larg Teje,

Gjithçka është e akullt, e zhytur në mjerim,

Terr është çdo e hapur e syve,

Zhgënjim është çdo synim.

Larg Teje kur jam,

Ngrin gjithçka në mua

Nuk e di kush jam, nuk e di çfarë dua

Page 107: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 107 -

Pa dritën Tënde përreth

Sytë shtangen në errësirën e kësaj bote.

Larg Teje,

Çdo hap që bëj është plot frikë e drithërimë

Larg Teje, çdo fjalë e imja është veç psherëtimë!

Gjithçka në mua qan...

Larg Teje çdo gjë është e flliqur,

Se Ti je i Pastri!

Larg Teje veten s’e dua,

Asgjë në mua!

Larg Teje unë zhytem në më të thellat moçale,

Humbem në shtigje pa dalje!

Unë e di se do t’më falësh,

Se mëshira Jote s’ka kufi

Por ç’të bëj se kam veç një fytyrë

E si do të t’dal me të karshi!

2013

Page 108: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 108 -

TE TI

Dua të vij te Ti,

Të flas me Ty,

Se gjuhën e kësaj bote s’e di. S’dua ta di!

Te Ti dua të vij,

Të flas me Ty,

Se kjo botë s’më kupton. Ti e di.

Allahu im, sa dua të vij te Ti. Tani. Tani. Tani.

Para Teje dua të qëndroj, me turp për gjithçka që kam

bërë

Dhe me një mal dashuri, një oqean, një univers të tërë.

Sidoqoftë! Veç të jem pranë Teje!

Te Ti dua të vij!

E po t’ua vija kodrave këtë dëshirë, ashtu e stërmadhe

sa është, pluhur do t’ishin bërë!

Mbi supet e maleve po ta lija, do të shndërroheshin në

rërë!

E kjo dëshirë është çfarë më mban në këmbë kur më

duket se toka poshtë meje do të më lëshojë..

Se ndihem e humbur, sa herë që larg Teje qëndroj,

Ndaj te Ti dua të vij, sytë e mi nga Ti kurrë t’mos i largoj,

Ashtu e mahnitur, plot dashuri, pranë Teje të qëndroj.

2013

Page 109: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 109 -

Artisti asnjëherë nuk e përfundon veprën e tij, thjesht e braktisë atë. - Paul Valeri

Page 110: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 110 -

Përmbajtja:

PARATHËNIE ......................................................................... 5 PROLOG .................................................................................... 8

O JETË ................................................................................... 9 ENDACAKE .......................................................................... 10 PËR TY................................................................................. 11

DASHURI E AMSHUAR ........................................................... 12 MË FAL! .............................................................................. 13 PËRPJETË ............................................................................ 14 SI TË DUA ............................................................................ 15 KUSH TJETËR? ..................................................................... 16 SUBHANALLAH! .................................................................. 17 PA TITULL ........................................................................... 18 TI MË MJAFTON ................................................................. 19 MOS MË LËR! ..................................................................... 20 NË TAKIMIN ME TY ............................................................. 21 DASHURI E AMSHUAR ........................................................ 22 DREJT TEJE .......................................................................... 23 BUZËQESHJEN TËNDE ........................................................ 24 TY DHE VETËM TY ............................................................... 25

ME SYTË E ZEMRËS ................................................................ 26 ME SYTË E ZEMRËS TË SHOH.............................................. 27 EJA ...................................................................................... 28 PA TY .................................................................................. 29 NË DITËLINDJEN TËNDE ..................................................... 30 ES-SIRAXH EL-MUNIR ......................................................... 31 NË ZEMRËN TËNDE ............................................................ 32 MALL .................................................................................. 33 SHEKUJ MË PARË ................................................................ 34 ËNDËRR JETE ...................................................................... 35

DHIMBJE ................................................................................. 36 SHTEGTARË ........................................................................ 37 KU GABUAM? ..................................................................... 38

Page 111: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 111 -

FJALË .................................................................................. 39 NË ÇKA U SHNDËRRUAM ................................................... 40 VËSHTIRË ............................................................................ 41 NË DUART TONA ................................................................ 42 QIRI DIOGJENI .................................................................... 43 NJË ...................................................................................... 44 Ç’NA KUSHTON? ................................................................. 45 KU I DHEMB ATDHEUT? ..................................................... 46 TURP ................................................................................... 47 LUTU PËR NE SIRI ............................................................... 48 ÇIFTELIA E HARRUAR .......................................................... 49 MIDIS NJË GRUMBULLI ...................................................... 50

UDHËVE TË JETËS ................................................................... 51 NJERI................................................................................... 52 I DOBËT .............................................................................. 53 ABETARE ............................................................................. 54 NJËSOJ ................................................................................ 55 TË RRISËSH FËMIJË ............................................................. 56 NYJE .................................................................................... 57 UDHËVE TË JETËS ............................................................... 58

ËNDËRR .................................................................................. 59 DËSHIRA ............................................................................. 60 DËSHIRË E PËRMOTSHME .................................................. 61 KUR ..................................................................................... 62

PASQYRË ................................................................................ 63 UJQËR TË PANGOPSHËM ................................................... 64 DËGJO ZËRIN E ZEMRËS! .................................................... 65 KUR TË GËNJESH ................................................................ 66 KUR DO T’IA KTHESH VETEN VETES? .................................. 67 PO DESHE ........................................................................... 68 LABIRINTH .......................................................................... 69 PSE JAM? ............................................................................ 70 NJIHE VETEN! ..................................................................... 71 PËR TË QENË ...................................................................... 72

Page 112: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 112 -

BËHU NJERI! ....................................................................... 73 QETËSI ................................................................................ 74

MËNYRA IME .......................................................................... 75 PËR NJË ËNDËRR ................................................................ 76 MËNYRA IME ...................................................................... 77 KUR SHKRUAJ ..................................................................... 78 TË FAL ................................................................................. 79 GJEJ FUQI NË ËNDRRËN PËR TY ......................................... 80 IA VLEN ............................................................................... 81 MË MJAFTON ..................................................................... 82 FUNDI I DHIMBJES SIME ..................................................... 83

FRYMËZIM .............................................................................. 84 Ç’ËSHTË HËNA? .................................................................. 85 SHPIRT I DOBËT .................................................................. 87 FRYMËZIM .......................................................................... 88 ZI E MË ZI ............................................................................ 89 MË SHUMË SE SHQETËSIM ................................................ 90 MBRETËRESHË E FJALËS ..................................................... 91 AJO ..................................................................................... 92 FRYMËZIM MESNATE ......................................................... 93 FRYMËZIM AGIMI ............................................................... 94 ZEMËRIMI I POEZISË ........................................................... 95 Ç’TË DUHET ........................................................................ 96 HESHTJE .............................................................................. 97 FLUTURIME POETIKE .......................................................... 98 SHSHSH! ............................................................................. 99 GJITHÇKA QË KËRKOJ ....................................................... 100 NATA E FUQISË ................................................................. 101 DREJTËZ ............................................................................ 102 MOS .................................................................................. 103 PRITJE ............................................................................... 104

EPILOG .................................................................................. 105 MË FAL ............................................................................. 106 TE TI .................................................................................. 108

Page 113: POEZI - SHQIPE · autorja Shqipe Palloshi gatuan me mjeshtri lirikat e jetës shoqërore, duke i kurorëzuar me metafora dhe figura tjera të cilat dëshmojnë se kjo poete e re,

- 113 -