platformË qeverisËse 2017-2021 filethemeli i idesë së kësaj platformeje, është-qytetari i...

14
http://kk.rks-gov.net/ferizaj __________________________________________________________________________ PLATFORMË QEVERISËSE 2017-2021 AGIM ALIU Kryetar i Komunës së Ferizajt REPUBLIKA E KOSOVËSREPUBLIKA KOSOVAREPUBLIC OF KOSOVO KOMUNA E FERIZAJTOPŠTINA UROŠEVACMUNICIPALITY OF FERIZAJ

Upload: buithuy

Post on 29-Aug-2019

214 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

http://kk.rks-gov.net/ferizaj

__________________________________________________________________________

PLATFORMË QEVERISËSE 2017-2021

AGIM ALIU Kryetar i Komunës së Ferizajt

REPUBLIKA E KOSOVËS●REPUBLIKA KOSOVA●REPUBLIC OF KOSOVO

KOMUNA E FERIZAJT●OPŠTINA UROŠEVAC●MUNICIPALITY OF FERIZAJ

Platformë qeverisëse 2017-2021

2

HYRJE

Kjo platformë qeverisëse, buron nga orientimet programore të shpërfaqura si ofertë

qeverisëse për qytetarët e Ferizajt, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit

2017.

Platformën qeverisëse të Komunës, në mandatin katër vjeçar 2017-2021, e bazoj në

zotimin tim drejtuar qytetarëve të Ferizajt, për të realizuar pritjet e tyre për një

qeverisje më të mire, që do të rrisë kulitetin e jetës së tyre.

Kjo platformë, garanton ruajtjen dhe emancipimin e mëtutjeshëm të një embienti

konstruktiv të raporteve pushtet-opozitë, pushtet-shoqëri civile dhe mbi të gjitha,

pushtet-qytetar.

Përmbushja e detyrimit për regullimin e plotë të infrastrukturës bazike, do të jetë një

ndër preokupimet e qeverisjes komunale në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Po ashtu, synojmë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta rrisim nivelin strategjik të

planifikimit të investimeve, në mënyrë që të forcojmë parakushtet për zhvillim

ekonomik të Komunës dhe rritjen kualitative të komunikimit të saj ndërkomunal dhe

ndër’rajonal.

Do të rrisim komunikimin efektiv me bizneset e Komunës dhe do të ftojmë investitorët

e mundshëm të jashtëm e të brendshëm për investime, nëpërmjet hartimit të politikave,

të cilat lehtesojnë procedurat e veprimit afarist-ekonomik.

Respektimi dhe zbatimi I ligjit dhe akteve normative, do të rritet e forcohet, për të

qenë garanci e rikthimit, përkatësisht rritjen e besimit të qytetarëve në institucionin e

Komunës

Ky program, ka synimin kryesor, që Komunën e Ferizajt, ta bëjë, apo së paku, ta

formësojë si një Komunë elitare për Kosovën.

Kjo platformë qeverisëse katër vjeçare, bazohet në këto shtylla kryesore:

-Ngritjen e efikasitetit të Administrates Komunale;

-Ngritjen e cilësisë së shërbimeve publike;

-Ngritjen e cilësisë së infrastrukturës teknike, programore e profesionale në arsim;

-Ngritjen e cilësisë së infrastruktures teknike e programore në shëndetësi;

-Respektimin e standardeve urbane të ndërtimit;

-Ngritjen e kulturës për kultivimin dhe rritjen e hapësirave të gjelbëruara;

Platformë qeverisëse 2017-2021

3

-Ngritjen e një infrastrukture fizike cilësore, e cila synon të sigurojë cilësi më të mirë

të jetës dhe zhvillim ekonomik të Komunës;

-Hartimin dhe realizimin e programeve të veçanta për promovimin e aktiviteteve dhe

politikave rinore,

-Avancimin e politikave të barazisë gjinore;

-Promovimin e kapaciteteve kulturore e sportive të Komunës;

-Aprovimin dhe realizimin e programeve për mbështetje të kategorive të dala nga lufta

dhe kategorive në nevojë;

Kjo platformë qeverisëse katërvjeçare, ndërtohet mbi bazën e zotimit për rritjen e

partneritetit me qeverinë, në kontekst të absorbimit të fondeve shtesë për investime

kapitale; rritjen cilësore të bashkëpunimit me donatorët e jashtëm e të brendshëm;

rritjen e partneritetit me bashkëkombësit tanë nga diaspora, me qëllim të thithjes së

kapitalit, përvojës dhe resurseve tjera të tyre.

Në katër vjetët e ardhshme të mandatit: synohet fuqizimi i pjesëmarrjes së qytetarëve

në vendimarrje, rritja e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe me faktorin

ndërkombëtar civil-ushtarak të akredituar në Komunën tonë.

Në sferën e rregullimit të territorit, synohet vendosja e diciplinës urbane, nëprmjet

respektimit të procedurave ligjore dhe krijimit të hartës gjithëpërfshirëse zonale, e cila

do të determinonte, përveç rregullit ndërtimor, edhe kahjet e shtrirjes e zhvillimit të

Ferizajt në periudhë më të gjatë kohore.

Në kuadër të specializimit të resurseve humane, do të realizohen forma efektive dhe

praktike të trajnimeve në të gjitha sferat relevante të jetës komunale.

Realizimi i kësaj platforme qeverisëse, do të bëjë të mundur forcimin e tipareve

identitare të Ferizajt si komunë e qytet, duke e tranformuar atë në një qendër të

fuqishme administrative, ekonomike e kulturore, në nivel kombëtar e më gjerë.

Themeli i idesë së kësaj platformeje, është-qytetari i Ferizajt: të drejtat, obligimet,

liritë,pritjet, kërkesat dhe synimet e tij.

Në mënyrë të veçantë dhe misionare, këtë program ia dedikojmë rinisë sonë, e cila

është e gatshme dhe e motivuar që ta ndërtojë të ardhmen e saj këtu. Ne vetëm se do ta

vlerësojmë dhe respektojmë deri në përulje idealin e saj të natyrshëm për një jetë të

dinjitetshme në atdhe. Jemi të gatshëm që virtytin e qytetarisë sonë të vjetër ferizajase,

ta njohim edhe më mire në ambiciet e frymëzimin cilësor të brezit të ri…

Platformë qeverisëse 2017-2021

4

Me respekt, Agim Aliu

Kryetar i Komunës së Ferizajt

ADMINISTRATA

Objektivat: 2017-2021

-Rritje e përkushtimit dhe diciplinës në respektim të procedurave dhe ligjit;

-Përgjegjshmëri;

-Llogaridhënie;

-Përkushtim;

-Profesionizëm;

-Efikasitet dhe efektivitet;

-Transparencë në vendimarrje dhe procedura ekzekutive;

-Luftë kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative;

-Shërbime publike-administrative cilësore dhe të shpejta për qytetarin;

-Bashkëpunim në diversitet mendimesh;

-Digjitalizim i avancuar i shërbimeve administrative;

-Lehtësim i mëtutjeshëm i procedurave administrative;

-Ndërtim dhe rregullim-riparim i zyreve të gjendjes civile nëpër fshatra;

-Logjistikë efikase në funksion të ofrimit të shërbimeve cilësore e të shpejta;

-Rritje e kapaciteteve profesionale të shërbyesve civilë, në funksion te ngritjes së

performances së tyre;

-Funksionalizim i Arkivit të Administrates Komunale;

-Rishikim dhe përmirësim i organogramit të Komunës, me qëllim të avaancimit cilësor

të performancëns në punë;

FINANCAT

Objektivat: 2017-2021

-Ngritje e efikasitetit në procesin menaxhues buxhetor;

-Rritje buxhetore;

-Rritje e efikasitetit të inkasimit të të hyrave vetanake;

-Rritje e të hyrave nga niveli qendror si financime shtesë, përveç granteve qeveritare;

-Rritje të hyrave nga donatorë të ndryshëm, nëpërmjet aplikimit me projekte të

ndryshme;

Platformë qeverisëse 2017-2021

5

-Zvogëlim të deficitit buxhetor, në kufijtë e përcaktuar me Ligjin për Buxhetin;

-Eliminim i suficitit buxhetor në çdo vit fiskal;

-Rritje e transparencës buxhetore sidomos në aspektin e shpenzimeve;

-Realizimi i projektit mbi transparencën buxhetore,inkasimit dhe shpërndarjes së

mjeteve monetare të Komunës;

-Zvogëlim i bazës tatimore për Tatimin në Pronë në të gjitha kategoritë tatimore, për

kuotën 10% nga viti 2019;

ZHVILLIMI EKONOMIK, TURIZMI

Objektivat: 2017-2021

-Subvencionimi i bizneseve me mjete monetare, me qëllim të rritjes së kapaciteteve

prodhuese të tyre dhe hapjes së vendeve të reja të punës, (fondi i punësimit);

-Subvencionimi i kamatave kreditore për biznese,(fondi i punësimit);

-Themelimi i Parkut Regjional përTeknologji dhe Inovacion, i mbështetur në shtatë

shtylla bazë:

1.Sektori për inkubacionin biznesor;

2.Sektori për teknologji informacioni-komunikim dhe inovacion;

3.Sektorii teknologjive ushqimore;

4.Sektori per hulumtim dhe zhvillim të teknologjisë së drurit;

5.Sektori për energji të ripërtëritshme (solare, me erë) ;

6.Sektori për planifikime ;

7.Sektori për hulumtime dhe trajnime në bazë të rezultateve kerkimore vjetore;

-Hartimi i projekteve detale investimore, për absorbim të investimeve të jashtme e të

brendshme;

-Hapja e Zyrës për zhvillim ekonomik, me qëllim të ndihmës palëve biznesore të

interesuara për investime në komunën e Ferizajt;

-Funksionalizimi i zonave ekonomike, krijimi i zonave të reja ekonomike, krijimi i

zonës së lirë ekonomike;

-Zhvillimi i industrisë së përpunimit të drurit, asaj metalike dhe asaj ushqimore;

-Promovimi i ndërmarrjeve vendore;

-Mbështetja dhe zhvillimi i ndërmarrjeve përpunuese;

-Krijimi i mardhënieve investimore nëpërmjet PPP;

Platformë qeverisëse 2017-2021

6

-Zhvillimi i turizmit kulturor dhe rural;

TURIZMI

Objektivat, 2017-2021

-Mbrojtja, kultivimi dhe avancimi e zonave turistike;

-Identifikimi dhe mbrojtja e zonave arkeologjike;

-Hapja e zonave të reja arkeologjike;

-Ruajtja e trashëgëmisë kulturore dhe përdorimi i saj i qëndrueshëm;

-Investimet në zonën turistike në Jezercit;

-Lobimi për ndërtim të ujëmbledhësit të madh në lumin e neredimes;Koordinimi

ndërinstitucional në hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore , mbështetur në

shfrytëzimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore;

-Promovimi i potencialit turistik që ka komuna jonë, si kompleksi turistik në malet e

Jezercit, Bifurkacioni i lumit Neredime etj.;

-Përcaktimi dhe mbrojtja e zonave turistike;

-Mbrojtja e zonave arkeologjike, dhe hapja e zonave të reja arkeologjike;

-Rivitalizimi i objekteve të trashëgimisë kulturore;

-Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së popullsisë rreth aktiviteteve kulturore-turistike;

INFRASTRUKTURA

Objektivat: 2017-2021

-Investime strategjike për një funksionalitet të shtuar dhe një identitet qytetar me

tipare të avancuarae të reja;

-Rritje e cilësisë së komunikimit rrugor brenda komunës dhe me komunat fqinje;

-Asfaltimi i rrugëve sekondare e terciare, me prioritet për rrugët që përmirësojnë

lidhjen ndërmjet vendbanimeve dhe zonave të zhvillimit ekonomik;

Krijimi i rrugëve të reja, ndërtim i unazave rrugore që lehtësojnë qarkullimin;

-Ndërtim i trotuareve të reja, rregullim i trotuareve të degraduara dhe ndërtim e

përshtatje e shtigjeve për biciklistë gjithkund ku ka mundësi;

Platformë qeverisëse 2017-2021

7

-Ndërtimi i parkingjeve nëntokësore për të lehtësuar qarkullimin rrugor dhe për të

lehtësuar qytetarët vendas e vizitorë në kryerjen e shërbimeve të përditshme;

-Ndërtim i linjave nëntokësore rrugore, që mundësojnë integrimin funksional të

qytetit, në veçantë përgjatë hekurudhës;

Ndërtim I veprave publike mbi e nëntokësore, me theks të veçantë në rritjen e nivelit

të sigurisë për qytetarët;

-Angazhim maksimal për zgjidhjen e çështjes së hekurudhës;

-Përfundimi i projekteve për vendosjen e ujësjellësit në fshatra dhe rajonet e mbetura,

meremetim i rrjetit të vjetëruar të ujësjellësit në territorin e komunës;

-Ndërtim i kapaciteteve të rejatë përpunimit të ujërave të zeza (së paku edhe dy

impiante), me qëllim të përpunimit të më shumë se 90% të ujërave të zeza të

Komunës;

-Rregullimi i hapësirave të reja, përkatësisht rritja e hapësirës së gjelbëruar dhe

hapësirës rekreative në qytet dhe përreth tij;

-Lobim për ndërtim të ujëmbledhësit të madh në regjionin Neredime-Jezerc;

SHËNDETËSIA

Objektivat: 2017-2021

-Rritje e cilësisë së shërbimeve shëndetësore e sociale

-Rritje e cilësisë së shëndetit dhe e mirëqenies së qytetarëve;

-Ndërtimi i objektit te ri modern të Spitalit Rajonal ne Ferizaj, në bashkëfinancim me

Qeverinë e Kosovës;

-Ndërtimi qendrave të reja shëndetësore, sipas nevojës, përfshirë qedhe një qendër

moderne diagnostifikimi;

-Blerja e pajisjeve sipasspecifikave të shërbimeve shëndetësore;

-Rritja e cilësisë së shërbimeve mjekësore të Mjekësisë Familjare.;

-Konsolidimi i Shërbimit të Emergjencës dhe avancimi i tij, në Qendër të -Shërbimit të

Emergjencës;

-Zhvillimi i infrastrukturës shëndetësore dhe pajisjeve;

Trajnimi i mëtutjeshëm i stafit profesonist mjekësor, me qëllim të rritjessë cilësisë së

shërbimeve shëndetësore;

Shtimi i efikasitetit të vizitave mjekësore shtëpiake;

Platformë qeverisëse 2017-2021

8

-Trajtimi më cilësor shëndetësor i pacientëve me nevoja të veçanta;

-Pajisja me aparate specifike për trajtimin dhe diagnostifikimin e sëmundjve më të

rënda;

-Zhvillimi i resurseve humane, arritja e standarteve sipas strategjisë 2015-2025-një

specialist i mjeksisë familjare në 2000 banorë;

Trajnimi i infermierëve në mjeksi familjare;

MIRËQENIA SOCIALE

Objektivat: 2017-2021

-Rritja e shkallës së mbështetjes me furnizime për familjet në nevojë;

Ndërtimi i objektit-shtëpi për të moshuar;

-Realizimi i programit katër vjeçar për ndërtimin e shtëpive e banesave për familjet e

kategoritë në nevojë;

-Lobimi në institucione vendore e të jashtme, për ndërtimin e qendrave për strehim e

trajtim të viktimave të dhunës në familje, pleqve që kanë nevojë për përkujdesje dhe

personave me nevoja specifike;

-Prograe mbështetjeje për pjesëtarët e organizatave të dala nga lufta dhe të të

persekutuarve politikë;

-Rritja e mbështetjes së organizatave të personave me nevoja të veçanta;

-Rritja e cilësisë së kujdesit shëndetësor ndaj familjeve e personave me nevoja të

veçanta;

-Bashkëpunim i Komunës me OJQ-të e profesionalizuara;Bashkëpunim me organet e

sigurisë;

-Organizimi i fushatave për të përmirësuar nivelin e sigurisë dhe shëndetit të të rinjve

të Ferizaj, i kërcënuar si pasojë e drogave, bixhozit dhe alkoolit;

-Organizimi i ligjëratave nëpër shkolla për vetëdijesimin e nxënësve mbi pasojat që

sjellin drogat, bixhozi dhe alkooli me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive

-;Organizimi i seminareve dhe konferencave për vetëdijesimin e zyrtarëve të

institucioneve kompetente për parandalimin dhe luftimin e këtyre dukurive;

Platformë qeverisëse 2017-2021

9

ARSIMI

Objektivat: 2017-2021

-Ndërtim i shkollave të reja, fillore e të mesme, sipas nevojës

-Fuqizim I arsimit profesional, si garanci e përgatitjes së kuadrove cilësore për tregun

e punës;

-Ndërtimi kopështeve të reja për fëmijë, së paku dy;

-Pajisje e shkollave te mesme me kabinete e laboratore,

-Pajisje e bibliotekave me libra;

-Instalim i kamerave në të gjitha shkollat e qytetit si dhe ato të fshatrave;

-Digjitalizim i mësimit, gjithëpërfshirje në të gjitha nivelet shkollore;

-Digjitalizim i bibliotekave shkollore;

-Ngritje e vazhdueshme profesionale e mësimdhënësve;

-Udhëheqje, menaxhim,transparencë dhe administrim funksional i -sistemit arsimor;

-Ngritje e cilësisë në mësim;

-Bashkëpunim në formë binjakëzimi me shkolla jashtë vendit, për këmbim përvojash e

metodologjish, si strategji për rritjen e cilësisë s edukimit;

-Fuqizim i shkollave profesionale;

-Fuqizim i kontrollave mjekësore nëpër shkolla;

-Aplikim i përdorimit të uniformës shkollore në të gjitha nivelet;

-Rritje e buxhetit në kategorinë e subvencioneve, për rritje të numrit të bursave për

studentë;

-Rritje e buxhetit të shkollave për mirëmbajtje dhe higjienë të tyre;

URBANIZMI

Objektivat: 2017-2021

-Avancim të shërbimeve për qytetarët-efikasitet më i shtuar (shërbimet përmes

Qendrës për Shërbim për Qytetarë), publikimi në faqe elektronike i çështjeve me

rëndësi, aplikimi digjital i kërkesave nga qytetarët;

-Plani Zhvillimor Komunal- rishikimi.

-Aprovimi i Hartës Zonale të Komunës,

Platformë qeverisëse 2017-2021

10

-Plane rregulluese të hollësishme, për zonat ku do të jetë e nevojshme:

-Plan rregullues i hollësishem për zonen e Bifurkacionit dhe mënyren e shfrytëzimit të

territorit përreth, ashtu që të inkorporojë edhe interesat e pronarëve të tokave në afërsi,

duke ruajtur kete fenomen natyror.

-Zona qendrore e qendrës së qytetit, që do të përfshijë pjesën prej bibliotekës së

qytetit, deri te qendra e qytetit ( e cila ka qene e perfshirë në planin rregullues te zones

1 të qendrës;

-Plan rregullues i hollësishëm për zona ekonomike (me pëlqimin paraprak nga

insitucionet e nivelit qendror, me qëllim të zhvillimit ekonomik në kuadër të këtyre

zonave)

-Plane rregulluese për vendbanimet jo formale të përcaktuara me dokumentet e

planifikimit dhe të gjitha planet tjera rregulluese te hollësishme të cilat do të

përcaktohen me hartën zonale të komunës.

-Formim dhe funksionalizim i një zyre shërbyese vetëm për nevojat e urbanizmit;

Formim i një trupe profesionale prej pesë deri në shtatë anëtarë, në përbërje

multiprofesionale, që do të ketë mandatin e këshillimit profesional në propozimet dhe

shqyrtimet e nevojshme për zhvillimet urbane;

Përpjekje për përmirësimin dhe ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e

planifikimit;

Trajtimi i objekteve të ndërtuara pa leje (pas aprovimit të Ligjit në Kuvendin e

Kosovës);

BUJQËSI-ZHVILLIM RURAL

Objektivat: 2017-2021:

-Rritje e prodhimit, punësimit dhe të ardhurave familjare;

-Krijimi i plantacioneve të reja me pemë e perime;

-Vendosja e sistemit të ujitjes (hapja e kanaleve ujitëse);

-Promovimi dhe subvencionimi i blegtorisë, bletarisë dhe agrokulturës;

-Rritja e buxhetit për subvencionimin e projekteve në lëminë e Bujqësisë dhe të

zhvillimit Rural;

-Bashkërendimi me faktorët relevantë në pengimin-parandalimin e degradimit të

pyjeve;

Platformë qeverisëse 2017-2021

11

-Investime në infrastrukturën agrokulturore, me qëllim të rritjes së kapaciteteve

prodhuese;

-Furnizimi I bujqve e fermerëve me teknologji e pajisje për shtim të efikasitetit të

prodhimit e përpunimit;

-Trajtim efikas i kafshëve të rrezikshme;

-Trajtim efikas i kafshëve shtëpiake;

-Hartim dhe realizimi iprojekteve të përbashkëta me ministrinë e linjës dhe me

donatorët, përfitues të të cilave do të jenë fermerët;

-Rritje e fondeve për investime kapitale dhe subvencione në agrokulturë;

KULTURA, RINIA, SPORTI

Objektivat: 2017-2021

-Do të bëhet projekti për një qendër multidimensionale të kulturës, që do të përfshijë

edhe sallën e koncerteve, dhe do të punohet për sigurim të mjeteve finanaciare për

realizim të këtij projekti madhor të Komunës sonë;

-Do të ndërtohet stadiumi ndihmës i qytetit si dhe stadium kryesor me 20000 ulëse,

nëpërmjet Partneritetit Publiko Privat;

-Do të ndërtohet objekti i Teatrit të ri me kapacitete të larta, që do të plotësojë nevojat

e qytetarëve dhe krijuesve;

-Do të ndërtohet një skenë verore, ku do të organizoheshin koncerte e shfaqje tjera;

-Do të ndërtohet qendra kulturore për fëmijë;

-Do të ndërtohen terrene tjera sportive në lagje të qytetit, si dhe në të gjitha fshatrat e

Komunës sonë;

-Do të ngriten qendra te reja rinore në fshatra;

-Do të vazhdohet e rritet përkrahja financiare e aktiviteteve sportive, kulturore e

rinore;

-Do të përpunohen idetë ekzistuese të realizimit të manifestimeve kulturore të tipit

identitar për komunën tonë;

-Do të riorganizohet organogrami i drejtorisë, në funksion të rritjes së efikasitetit;

-Investim në infrastrukturën teknike të teatriZbatimi i dispozitave të Ligjit për teatro sa

i përket organogramit dhe funksionimit të institucionit;

Renovimi i sallës së Galerisë së Arteve

Krijimi i Ateliese/Arkivit të veprave të artit pamor – aneks i Galerisë;

Platformë qeverisëse 2017-2021

12

-Zhvendosja e Muzeut të qytetit në objekt më të përshtatshëm komunal;

Krijimi i biletave për hyrje në muzeun e qytetit – biletat elektronike;

-Ndarja në kategori/pavijonë e muzeut;

Themelimi i Sektorit të Muzikës në kuadër të Qendrës së Kulturës, përkatësisht

DKRS-së e cila do të menaxhonte me AKV “Kastriotët”, grupet muzikore, shkollën e

muzikës si dhe ansamblet muzikore në kuadër të Komunës.

Investime në hapjen dhe kultivimin e zonave të trashëgimisë kulturore, material e

shpirtërore.

-Përshtatje e zonave të trashëgimisë kulturore, për turizëm zhvillimor dhe edukativ

-Hapja e sallës së re të leximit e Bibliotekës “Sadik Tafarshiku” – në njërin nga

objektet komunale (propozim: Sallat në Qendrën e Kulturës);

-Digjitalizimi i shërbimeve bibliotekare;

-Hartimi i Rregullores për Sportin në Ferizaj e cila do të përfshijë kushtet financiare të

funksionimit të klubeve, krijimin e fondit për sportin, pagesat e pagave të sportistëve

dhe institucionalizimit si klube zyrtare apo të sponsoruara nga bizneset lokale;

-Krijimi i Fondit për Sportin – bazuar në donacionet dhe sponsorimet e bizneseve /

mbështetur në ligjin për Sponsorizime dhe Donacione;

-Themelimi i Komisionit të përhershëm komunal për recenzimin e botimeve të

mbështetura/financuara nga Komuna – bashkëveprim me klubin letrar “De Rada”;

-Ndërtimi i Muzeut të Kujtesës – në bashkëpunim me shoqatën e veteranëve dhe

familjeve të dëshmorëve – financimi nga komuna, punësimi nga rradhët e shoqatës –

ekspozimi i relikteve nga lufta e UÇK-së dhe kujtesa kolektive e qytetarëve të Ferizajt

– pjesë e kujtesës fotografike dhe materiale;

-Ngritja e kinotekës (arkivit të filmit) në kuadër të Kinemasë Komunale;

-Ndërtimi i Qendrës Inovatore për të Rinjtë (angazhimi i të rinjve në teknologji

informative; aktivitetet sensibilizuese përmes këtij profesioni si dhe shërbimet

komunale në prizmin digjital).

-Formimi i ligës së futbollit dhe të volejbollit në shkolla fillore dhe te mesme.

Platformë qeverisëse 2017-2021

13

SHËRBIMET PUBLIKE-EMERGJENCA

Objektivat: 2017-2021

-Rritje e cilësisë së shërbimeve publike;

-Hapje e Zyrës për Mbrojtje të Konsumatorit, për adresim të problemeve dhe

mbrojtjen e qytetarit nga mospërmbushja e obligimeve kontraktuale nga

operatoretpubliko-privat të shërbimeve;

-Rritje e cilësisë së furnizimit me ujë;

-Trajtim më efikas i ujërave të zeza;

-Ndriçim i të gjitha rrugëve në qytet dhe vazhdimi-përfundimi i ndriçimit të rrugëve në

fshatra;

-Rritje e hapësirave të gjelbëruara dhe atyre rekreative;

-Rritja e investimeve në sistemin e ndriçimit publik nëprmjet rrezeve diellore;

-Shenjëzim horizontal e vertikal në të gjitha rrugët e territorit të Komunës;

-Ngritje e nivelit të pastërtisë;

-Realizimin e projektit për mbledhjen e mbeturinave nëpërmjet kontenierëve

nëntokësorë, në të gjitha komplekset banesore;

-Mirëmbajtje e shtuar e rrugëve të degraduara;

-Mirëmbajtje më cilësore e rrugëve në kushte të jashtëzakonshme atmosferike;

-Rritje e kapaciteteve për parandalinim dhe përballimin e pasojave të fatkeqësive

elementare;

-Riorganizimi i ndërmarrjeve publike;

-Ofrimi i shërbimeve të sigurisë,

1. Qendra e alrmimit;

2. Funksionalizimi i njësisë së dytë të zjarrfikjes në rrugën Enver Topalli;

3. Vendosja e hidrantëve në të gjithë komunën, përfshirë edhe të gjitha fshatrat;

4. Freskimi me kuadro të reja për zjarrëfikës;

5. Implementimi i masave të sigurisë nëpër të gjitha objektet sidomos ato publike;

Platformë qeverisëse 2017-2021

14

FEMRA-fisnikërim i identitetit dhe energji emancipuese

Ndër objektivat kryesorë dhe më të rëndësishëm në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar do

të jenë:

-Fuqizimi i hapësirës për manifestimin e potencialeve kreative dhe intelektuale të

femrës në fushën e vendimarrjes dhe politikat qeverisëse;

-Do të mbështetet, përkrahet dhe afirmohet në vazhdimsi roli i femrës në shoqëri dhe

te mundësitë e saja të barabarta për pjesëmarrje në jetën politike, institucionale,

shoqërore, konomike, kulturore, arsimore etj.;

-Do të hulumtohen donatorë që do të mbështesin edhe më shumë projekte ndërmarrëse

në fushën e biznesit të femrave;

-Do të mbështeten politikat e përparësisë së femrave në punësim;

-Do të shtohet mbështetja dhe bashkëpunimi me shoqatat e femrave, në fusha të

ndryshme të promovimit të afiniteteve të tyre;

-Do të përkrahet dhe do të mbështet shtimi i rolit kreativ të femrës, sidomos në fushën

e arsimit dhe adukimit;

-Do të shtohet kujdesi social, sidomos ndaj nënave vetëushqyese;

-Do të kultivohet kultura e respektit të përgjithshëm ndaj femrës etj.;

MËRGATA

Në periudhën e ardhshme qeverisëse, 2017-2021,do të rrisim efikasitetin e partneritetit

me mërgatën tonë. Në periudhën e mëhershme të qeverisjes së komunës nga PDK-ja,

ishte themeluar një Zyrë Komunale për Diasporën.

Kjo bazë institucionalëe do të avancohet më tutje, në drejtim të avancimit të strategjisë

së partneritetit me mërgimtarët tanë, në fushën ekonomike dhe kulturore. Do të

realizohen programe të veçanta të pritjes së bashkëqytetarëve tanë të diasporës,

përfshirë manifestime edukative e informuese, me qëllim të përurimit të vlerave të

Komunës në vend dhe jashtë tij. Në faqe elektronike, do të botohen materiale në disa

gjuhë, me qëllim të njoftimit të mërgatës me çështje të rëndësishme, nga ato

administrative e deri te ato ekonomike e kulturore.

Në kuadër të zyrës për zhvillim ekonomik, që do të krijohet, një sektor i veçantë do të

trajtojë iniciativat dhe projektet e veçanta të mërgimtarëve tanë bashkëkombës.