plani i angazhimit të palëve të interesit në shqipëri...• të përcaktojë rolet,...

43
Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Upload: others

Post on 04-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Page 2: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 2 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Tabela e përmbajtjes

Lista e akronimeve dhe e shkurtesave 4

1 Hyrje 5

1.1 Qëllimi dhe Objektivat e PAPI-t 5

1.2 Premtimet e Angazhimit të TAP-it 5

2 Palët e Interesit të Projektit 7

2.1 Identifikimi i Palëve të Interesit 7

2.2 Analizimi, hartëzimi dhe renditja sipas përparësisë e palëve të interesit 8

3 Angazhimi i Palëve të Interesit i kryer deri tani 11

3.1 Hyrje 11

3.2 Angazhimi bazuar në VNMS dhe SHBT 11

3.2.1 Angazhimi gjatë VNMS 11

3.2.2 Angazhimi gjatë SHBT 12

3.2.3 Angazhimi pas VNMS-së mbi ndikimet e Projektit 14

3.3 Angazhimi lidhur me Investimin Social e Mjedisor 14

3.4 Angazhimi lidhur me kapacitetet vendore 15

3.5 Angazhimi për sensibilizim 15

4 Programi i Angazhimit të Palëve të interesit 16

4.1 Organizimi dhe përgjegjësitë 16

4.2 Vështrim i përgjithshëm i Procesit të Angazhimit të Palëve të Interesit të TAP-it 18

4.3 Angazhimi i Palët e Interesit në lidhje me Fazën e Ndërtimit 21

4.3.1 Angazhimi gjatë Fazës së Përgatitjes së Ndërtimit 21

4.3.1.1 Shqyrtimi fillestar i Komunitetit 21 4.3.1.2 Takimet individuale për Aksesin në Tokë 22

4.3.2 Angazhimi gjatë Fazës së Para-Ndërtimit 23

4.3.2.1 Njoftimi i Komunitetit Para-Ndërtimit dhe Takimet e Ndërgjegjësimit për Punimet e Para-Ndërtimit 23 4.3.2.2 Takimet Individuale PPP 24 4.3.2.3 Ndjekja e mëtejshme e brendshme dhe Takimet e Fazës së Para-Ndërtimit 25

4.3.3 Angazhimi gjatë Fazës së Kryerjes së Punimeve të Ndërtimit 26

4.3.4 Angazhimi që ka të bëjë me Planin e Ndikimit Social të Rrugëkalimit 27

4.3.5 Angazhimi gjatë fazës së largimit nga toka/komuniteti 27

4.3.5.1 Mbledhjet me komunitetin para largimit 28

Page 3: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 3 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

4.3.5.2 Takimet Individuale për Largimin nga Toka 28

4.3.6 Angazhimi në fazën e pas-ndërtimit 29

4.4 Angazhimi i Vazhdueshëm i Palëve të Interesit 30

4.4.1 Angazhimi në lidhje me rikthimin e mënyrave të jetesës 30

4.4.2 Angazhimi lidhur me investimin social dhe mjedisor 31

4.4.3 Angazhimi për sensibilizim 32

4.4.4 Angazhimi lidhur me Çështjet Qeveritare 32

5 Mekanizmi i Ankesave 34

5.1 Hyrje 34

5.2 Procesi i Menaxhimit të Ankesave 34

6 Koordinimi dhe Monitorimi i Angazhimit të Palëve të Interesit 37

6.1 Përafrimi i Funksioneve Sociale dhe të Menaxhimit të Palëve të Interesit 37

6.2 Koordinimi i Brendshëm dhe Monitorimi 37

6.3 Treguesit Kryesorë të Performancës (TKP-të) 39

7 Menaxhimi i Ndryshimit 41

7.1 Rishikimi vjetor i PAPI-t 41

7.2 Gatishmëria e Operacioneve 41

8 Burimet e Informacionit 42

8.1 Faqja e internetit e TAP-it 42

8.2 Buletinet informative/Fletëpalosjet/Afishet 42

8.3 Fushatat në media 43

8.4 Zyrat lokale të TAP-it 43

Page 4: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 4 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Lista e akronimeve dhe e shkurtesave

PKK Plani i Kontrollit të Kontraktorit

KNK Koordinatori i TAP-it për Ndërlidhjen me Komunitetin

PNK Punonjësi Ndërlidhës i Kontraktorit me Komunitetin IPN

ZV Zyra Vendore

PSK Përgjegjësia Sociale e Korporatës

BERZH Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

BEI Banka Evropiane për Investim

IPN Kontraktori Inxhinierik, i Prokurimit dhe Ndërtimit

MeS Mjedisore e Sociale

VNMS Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social

BE Bashkimi Evropian

ÇQ Çështjet qeveritare

SIGJ Sistemi i Informacionit Gjeografik

USHBKT Udhëzues për Shfrytëzimin, Blerjen dhe Kompensimin e Tokës

MQP Marrëveshja e Qeverisë Pritëse

IFC Korporata Financiare Ndërkombëtare

EMIP Ekipi për Menaxhimin e Integruar të Projektit

ZRPP Zyrat për Regjistrimin e Pronave të Patundshme

PK Pikë Kilometrike e Tubacionit

TKP Treguesi Kryesor i Performancës

SHBT Shfrytëzimi dhe Blerja e Tokës

MT Menaxhimi i Tokës

NJPV Njësia e Pushtetit Vendor ose Administrative

KRJ Kuadri për Restaurimin e Jetesës

PRJ Plani për Rikthimin e mënyrave të Jetesës

PT Procesverbali i Takimit

SM Sistemi i Menaxhimit

OJQ Organizatë Joqeveritare

OBEZH Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim

PPP-të Personat e Prekur nga Projekti

KP Kërkesa e Performancës

RRG Rrugëkalimi i Gazsjellësit

PNSRR Plani për Ndikimin Social të Rrugëkalimit

PVAPI Plani i Veprimit për Angazhimin e Palëve të Interesit

ISM Investimi Social dhe Mjedisor

PAPI Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit

MST Monitorimi Social në Terren i TAP

MMPIA Mjeti i Menaxhimit të Palëve të Interesit dhe Ankesave

PMNS Plani i Menaxhimit të Ndikimit Social

AST Aksesi i Sigurt në Tokë

TAP Gazsjellësi Trans - Adriatik

PAN Plani i Angazhimit të Nivelit 1

Page 5: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 5 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

1 Hyrje

1.1 Qëllimi dhe Objektivat e PAPI-t

Ky Plan i Angazhimit të Palëve të Interesit (PAPI) siguron kuadrin për angazhimin e Palëve të jashtme të Interesit në

sektorin shqiptar të projektit të Gazsjellësit Trans - Adriatik (TAP) dhe është përafruar me Strategjinë e Angazhimit të Palëve

të Interesit të tij.

Ky është një dokument në zhvillim dhe do të përditësohet sipas nevojës. Ky botim i PAPI-t përqendrohet kryesisht në

angazhimin e planifikuar gjatë fazës së ndërtimit.

Objektivat specifike të PAPI-t janë:

• Të japë një përshkrim të angazhimit të planifikuar të palëve të interesit gjatë fazës së ndërtimit të projektit, në

pajtim me standardet e projektit, dhe të tregojë si do të përditësohet plani në përgatitje për Operacionet.

• Të sigurojë konsultim të rregullt, të arritshëm dhe transparent me palët e interesit.

• Të ndërtojë marrëdhënie konstruktive e afatgjata, bazuar në një dialog dhe komunikim dyanësh, që synon arritjen

e mbështetjes së gjerë të komunitetit në komunitetet e prekura.

• Të sigurojë kuadrin për identifikimin, analizimin, hartëzimin dhe prioritarizimin e vazhdueshëm të palëve të

interesit; konsultimin dhe angazhimin; identifikimin e rrezikut dhe të problemeve; shpërndarjen e informacionit dhe

dokumentimin e angazhimit e të veprimeve që kërkohen për ndjekjen e mëtejshme.

• Të mbështetet në përpjekjet e mëparshme të angazhimit gjatë fazave të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor e Social

(VNMS) dhe Shfrytëzimit e Blerjes së Tokës, duke futur mekanizma të përshtatshëm për shpërndarjen e

informacionit dhe marrjen e komenteve të mëpasme, duke njohur çështjet kryesore të ngritura nga palët e

interesit, duke ndihmuar TAP-in të kuptojë pritshmëritë e palëve të interesit dhe duke lehtësuar informacionin e

palëve të interesit në lidhje me projektin.

• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat për të

monitoruar dhe ndjekur komentet dhe ankesat e palëve të interesit.

1.2 Premtimet e Angazhimit të TAP-it

Në Shqipëri, TAP-it ka marrë përsipër të kryejë veprimet specifike të mëposhtme:

• Të nxitë angazhim kuptimplotë në Shqipëri;

• Të sigurojë që përmbajtja dhe veprimet e përfshira në PAPI të kuptohen nga të gjitha Funksionet e Angazhimit të

Palëve të Interesit, duke përfshirë personelin në terren;

• Të sigurojë palët e interesit kryesore kombëtare, rajonale e vendore të prekura nga gazsjellësi, si dhe palë të tjera

të interesit, që kanë një interes në TAP, se ndikimet, përfitimet dhe mundësitë e tij janë identifikuar;

• Të angazhohet në një dialog me këto palë të interesit për çështjet sociale, mjedisore, të sigurisë,

parrezikshmërisë dhe çështje të tjera përkatëse nëpërmjet konsultimeve të rregullta, të lira, paraprake dhe të

informuara;

• T'a shpërndajë informacionin përkatës të projektit te palët e interesit ;

• Të nxitë ndërgjegjësimin dhe kuptimin e procesit të angazhimit të palëve të interesit të TAP-it; duke siguruar një

rrjedhë informacioni të hapur e të ndërsjellë; transparencë; dhe përgjegjshmëri;

• Të sigurojë pajtueshmëri me Strategjinë e Angazhimit të Palëve të Interesit dhe dokumentet e tjera të Sistemit të

Menaxhimit të TAP-it, që kanë të bëjnë me angazhimin e palëve të interesit;

• Të sigurojë pajtueshmëri me standardet e projektit;

Page 6: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 6 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

• T’u sigurojë trajnimin e duhur palëve të brendshme mbi temat që kanë të bëjnë me angazhimin e palëve të

interesit.

Page 7: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 7 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

2 Palët e Interesit të Projektit

2.1 Identifikimi i Palëve të Interesit

Identifikimi i Palëve të Interesit është bërë dhe do të vazhdojë të bëhet me objektivin e përcaktimit se cilët individë dhe

organizata mund të preken drejtpërdrejt dhe tërthorazi (pozitivisht dhe/ose negativisht), nga aktivitetet e TAP-it ose mund të

kenë një interes a ndikim mbi projektin.

Si pjesë e procesit të identifikimit të palëve të interesit të TAP-it, janë marrë parasysh çështjet e mëposhtme:

• Ndikimet e mundshme të TAP-it gjatë ndërtimit dhe punimeve;

• Çfarë lloj angazhimi të palëve të interesit mandatohet nga ligji dhe standardet e projektit;

• Kush ka gjasa të preket (drejtpërdrejt ose tërthorazi) nga ndikimet e mundshme në zonën e ndikimit të projektit;

• Kush janë grupet e e cënueshme që kërkojnë përpjekje të veçanta angazhimi;

• Kush i mbështet dhe kush i kundërshton ndryshimet që do të sjellin aktivitetet/projektet e TAP-it dhe përse.

Palët e interesit të TAP-it të identifikuara në përputhje me sa më sipër, futen në një nga grupet e mëposhtme:

• Popullata që preket drejtpërsëdrejti: duke përfshirë të gjithë pronarët e përdoruesit e tokës dhe gjithë burimet e

tjera që ndikohen nga zbatimi i Projektit në terren.

• Komunitetet që preken nga projekti: duke përfshirë banorët e komuniteteve në zonën e ndikimit të projektit1:

• Grupet e cënueshme: palët e interesit që dëmtohen nga zbatimi i projektit në terren drejtpërsëdrejti ose

tërthorazi, që, për shkak të identitetit të gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, statusit indigjen, statusit të

refugjatit/migrantit, moshës, invaliditetit, disavantazhit ekonomik ose statusit social, mund të dëmtohen më shumë

se të tjerët nga zbatimi i projektit dhe të cilat mund të jenë të kufizuara në aftësinë e tyre për të kërkuar ose marrë

përfitimet e projektit. Kjo mund të përfshijë gratë, minoritetet etnike, fëmijët, të rinjtë, të moshuarit/pensionistët,

familjet me një kryefamiljar, familjet me të ardhura të ulëta, invalidët, familjet që nuk kanë të drejtë ligjore mbi

tokën, ose familjet që janë të varura nga toka e kufizuar me prodhimtari të ulët.

• Qeveria Kombëtare -ministritë e qeverisë, agjencitë shtetërore, komisionet parlamentare, rregullatorët.

• Qeveria rajonale dhe e bashkive: duke përfshirë qeveritë rajonale dhe - vendore të qarqeve të Beratit, Fierit

dhe Korçës.

• Autoritetet publike: arsimi, shëndetësia, spitalet, mbrojtja civile, portet.

• Bizneset dhe operatorët vendorë, institucionet/shoqatat bujqësore

• OJQ-të, shoqëria civile: OJQ-të dhe shoqatat kombëtare dhe ndërkombëtare.

• Media: TAP-i ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme të mediave kombëtare, rajonale e vendore dhe

komunikon rregullisht me gazetarët.

Në fillim të projektit, TAP-i zhvilloi një bazë të dhënash për palët e interesit dhe konsultimet si një mjet për të ruajtur listën e

palëve individuale të interesit të identifikuara në secilin grup të lartpërmendur dhe për të ndihmuar në menaxhimin e

marrëdhënieve me ta. Kjo bazë të dhënash dokumentoi interesat e veçanta të palëve të interesit në projekt, si dhe

problemet, shqetësimet dhe pyetjet përkatëse të ngritura gjatë konsultimit të bërë. Sistemi regjistroi Procesverbalet e Takimit

(PT), informacionin për programet e takimit, pjesëmarrësit, pyetjet dhe përgjigjet, vendimet dhe dhënien e informacionit, si

dhe menaxhimin e veprimeve e të angazhimeve.

1 Komunitetet brenda zonës së ndikimit (të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë) të projektit, përfshirë dhe strukturat mbështetëse që operohen nga kontraktorët IPN

Page 8: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 8 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Në fillim të vitit 2016, TAP-i vendosi ta rishikonte sistemin e menaxhimit të palëve të interesit dhe angazhoi një konsulent

specialist për zhvillim bazesh të dhënave për të përpiluar një bazë të dhënash të përmirësuar të palëve të interesit. Ky

sistem i rishikuar është integruar me procesin e Menaxhimit të Ankesave të TAP-it dhe njihet si Mjeti i Menaxhimit të Palëve

të Interesit dhe të Ankesave (MMPIA). Funksionimi i tij bazohet në informacionet e dhëna nga palët e interesit brenda vendit,

që përballen me funksionet, dhe menaxhohen nga një Analist i posaçëm i Bazës së të Dhënave të Palëve të Interesit, që

ndodhet në Baar, Zvicër, së bashku me Këshilltarin e Ankesave në Shqipëri, që menaxhon komponentin e ankesave të

sistemit.

MMPIA:

• Tregon me hollësi palët e ndryshme të interesit dhe grupet e palëve të interesit;

• Tregon me hollësi çdo konsultim ose takim zyrtar të mbajtur dhe informacionin e dhënë;

• Përfshin një regjistrim të ankesave specifike të bëra dhe statusin e zgjidhjes së tyre; dhe

• Përfshin një funksion të automatizuar të hartëzimit të palëve të interesit.

MMPIA gjithashtu i rendit sipas përparësisë palët e interesit dhe i ndjek çështjet deri në mbyllje. MMPIA përdoret për të

dokumentuar në mënyrë sistematike informacionin e detajuar mbi palët e interesit dhe për të regjistruar seancat/takimet e

angazhimit e rezultatet, bazuar mbi futjet e informacionit në bazën e të dhënave. Kur të dhënat futen nga kontraktorët,

ekspertët socialë brenda vendit do t’i rishikojnë këto hyrje.

2.2 Analizimi, hartëzimi dhe renditja sipas përparësisë e palëve të interesit

Për të përcaktuar marrëdhëniet e palëve të interesit, cenueshmërinë e palëve të interesit, rëndësinë e tyre për TAP-in dhe

ndikimin e palëve të interesit mbi aktivitetet e TAP-it, palët e interesit vlerësohen e hartëzohen sipas ndikimit, interesit dhe

shkallës së impaktit të mundshëm. Ekipi vendas në Shqipëri ka përpunuar harta rajonale të palëve të interesit dhe regjistra

përkatës të palëve të interesit. Objektivi i kryerjes së këtij hartëzimi ka qenë të përmirësojë rendimentin dhe efektshmërinë e

angazhimit paraveprues e reagues dhe për të identifikuar çdo rrezik e problem të mundshëm me të cilin mund të përballet

TAP-i. Kjo qasje e ndihmon TAP-in gjithashtu të kuptojë ndërveprimin e palëve të interesit, problemet e palëve të interesit, të

caktojë përparësitë dhe të vendosë për teknikat e posaçme për arritjen e pjesëmarrjes së efektshme të palëve të interesit.

Matrica e paraqitur më poshtë përdoret gjatë hartëzimit të palëve të interesit për të përcaktuar rëndësinë e disa palëve

interesi të ndryshme. Matrica ka ndihmuar për klasifikimin e palëve të interesit dhe përcaktimin e shkallës në të cilën

dëmtohen/ndikohen palët e interesit ose mund të ndikohet projekti. Radhitja në boshtin vertikal tregon aftësinë e palëve të

interesit për të ndikuar mbi projektin ose mbi palët e tjera të interesit.

Ndikimi ose interesi, përgjatë boshtit horizontal, i referohet masës deri në të cilën palët e interesit janë të interesuara për

projektin (shkalla e përfshirjes).

Page 9: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 9 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Figura 2.1: Matrica e renditjes sipas përparësisë të Palëve të Interesit

Hartëzimi i Palëve të Interesit drejton shkallën e përpjekjeve që kërkohen gjatë punës me palët e interesit në mënyrë të

vijueshme. Pas renditjes sipas përparësisë të palëve të interesit, informacioni përdoret për të përcaktuar shkallën në të cilën

TAP-i ndërvepron me secilën palë interesi.

TAP-i pranon se ekziston një nevojë e vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe përditësimin e listës së palëve individuale të

interesit dhe renditjen e tyre për të informuar ndërveprimet e TAP-it me këto palë interesi ndërkohë që projekti ecën nëpër

faza të ndryshme të zbatimit. Duke e bërë këtë, TAP-i është angazhuar të respektojë privatësinë e njerëzve dhe

konfidencialitetin e të dhënave personale. Mbulimi i rregullt i të gjitha palëve të interesit planifikohet që të identifikojë palët e

interesit shtesë, të identifikojë çdo zbrazëti të mundshme në mbulim dhe të përditësojë listën.

Hartëzimi i përshkruar më lart është transferuar në një MMPIA, që do të përdoret nga TAP-i për të automatizuar përditësimet

e hartëzimit të palëve të interesit, duke u bazuar në aktivitetin e vazhdueshëm të palëve të interesit, ndërveprimin e tyre me

projektin dhe veprimtaritë e angazhimit të palëve të interesit siç regjistrohen nga informacionet e futura në mjet nga ekipi për

angazhimin e palëve të interesit, MMPIA.

Informacioni i palëve të interesit në bazën e të dhënave të mjetit lejon krijimin e hartave të palëve të interesit që, duke

përdorur kritere dhe filtra specifikë (si p.sh. llojin e palëve të interesit, informacionin gjeografik, etj.) mund të përshtaten për

të adresuar analizat e veçanta dhe nevojat e angazhimit.

Ky funksion do të përmirësojë shumë aftësinë e krijimit të hartave të palëve individuale të interesit dhe komuniteteve sipas

nevojës. Hartat e mëparshme “të krijuara manualisht”, kishin kufizime, për shkak të numrit të lartë të palëve të interesit.

Një shembull i hartës së krijuar nga MMPIA për palët e interesit është dhënë në Figurën 2.2 në faqen tjetër.

Harta e palëve të interesit rishikohet dhe përditësohet çdo tremujor. Si pjesë e këtij procesi, harta e prodhuar në mënyrë

automatike nga MMPIA kontrollohet dhe verifikohet (“e vërteta në vend”) nga përballja e TAP-it me palët e interesit për të

siguruar që të pasqyrojë dinamikën e marrëdhënieve dhe sferat e ndikimit të përditësuara.

Page 10: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 10 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Figura 2.2: Harta e palëve të interesit e krijuar nga MMPIA (vetëm për qëllime ilustrimi)

Legjenda

Pozitiv

Asnjëanës

Negativ

Nuk dihet

Madhësia e rrethit

Përfaqëson rëndësinë e palëve të interesit siç është vendosur nga operatori i MMPIAë (Anëtari i Ekipit të Integruar të Angazhimit të Palëve të Interesit)

Page 11: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 11 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

3 Angazhimi i Palëve të Interesit i kryer deri tani

3.1 Hyrje

TAP-i i ka angazhuar palët e interesit që në vitin 2008 nëpërmjet një dialogu të strukturuar e të vazhdueshëm, si në mënyrë

proaktive dhe siç kërkohet nga ligji e standardet e projektit. Koordinatorët e TAP-it për Ndërlidhjen me Komunitetin (KNK)

janë angazhuar rregullisht me drejtuesit dhe zyrtarët rajonalë, të bashkive dhe të komunitetit, -duke i përditësuar rreth

projektit, duke grumbulluar informacion në terren dhe duke iu përgjigjur gjithë shqetësimeve të kërkesave.

TAP-i ka përdorur një shumëllojshmëri metodash për të komunikuar me palët e interesit. Në faza të ndryshime të projektit

këto kanë përfshirë:

• Zyrat e projektit (d.m.th.. pikat e informacionit për projektin, Zyrat e Ndërlidhjes me Komunitetin).

• Pikat e informimit dhe proceset e paraqitjeve publike.

• Takime individuale dhe në grupe të vogla, në veçanti me zyrtarët qeveritarë.

• Takime me komunitetin/publike.

• Broshura dhe afishe.

• Faqja në internet e TAP-it.

• Reklama në gazeta.

• Media sociale (p.sh. mesazhe sms, blogje),

• Media elektronike (radio dhe TV).

3.2 Angazhimi bazuar në VNMS dhe SHBT

3.2.1 Angazhimi gjatë VNMS

Angazhimi i palëve të interesit gjatë procesit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor e Social (VNMS) u krye në pesë faza për të

siguruar që ishte ndërmarrë një qasje konsekuente, gjithëpërfshirëse, e bashkërenduar dhe e përshtatshme nga ana

kulturore për konsultim dhe paraqitjen e projektit. Këto faza përfshinë sa më poshtë:

• Shqyrtimi paraprak

• Përmirësimi i rrugëkalimit

• Shqyrtimi

• Faza kryesore e VNMS

• Përfundimi dhe paraqitja e VNMS

Për angazhimin e palëve të interesit gjatë fazës kryesore të VNMS, u bënë konsultime me rreth 1500 pjesëmarrës gjatë 140

takimeve këshillimore. Këto ishin si më poshtë:

• Shtatë takime në nivel kombëtar me autoritetet qeveritare dhe OJQ-të.

• 71 takime në nivel vendor në 32 komuna dhe 76 vendbanime (Devoll, Korçë, Skrapar, Berat, Fier).

• 38 grupe fokusi (grupe të veçanta diskutimi) (Devoll, Korçë, Skrapar, Berat, Fier).

• 24 intervista me informantë thelbësorë (Devoll, Korçë, Skrapar, Berat, Fier).

Një numër njoftimesh për median u vendosën në shtypin kombëtar dhe vendor. Pasi u konfirmuan data, ora dhe vendi i

secilit takim konsultimi, u lëshua një komunikatë për shtyp në gazetat kombëtare shqiptare dhe u bë një njoftim në stacionet

Page 12: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 12 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

televizive vendore përpara secilit takim. Po ashtu, afishe konsultimi u shpërndanë në të gjitha vendbanimet përpara

takimeve që u bënë në mëngjes dhe në mbrëmje, për të rritur pjesëmarrjen.

Në të gjitha rastet, u mbajtën procesverbalet e takimit (PT) dhe u plotësuan formularët e vlerësimit.

Procesi i angazhimit të palëve të interesit gjatë VNMS përfshiu gjithashtu grupe të veçanta diskutimi me gratë dhe një grup i

veçantë u organizua për popullatën rome në Mbrostar.

Përpara dorëzimit përfundimtar të VNMS, TAP-i u paraqiti një dokument të plotë të VNMS banorëve të mbi 80 komunave në

rajonin e Korçës, Skraparit, Beratit e Fierit, si dhe disa OJQ-ve dhe institucioneve qendrore. Në total, u bënë më shumë se

20 konsultime publike me palët vendore të interesit përgjatë rrugës së gazsjellësit TAP. Po ashtu, qeveria vendore mori

pjesë në procesin e konsultimit. Ekipi i projektit të TAP-it e diskutoi raportin me këshillat e më shumë se 35 komunave që

ndodhen përgjatë udhës. Të gjitha morën vendime zyrtare në mbështetje të Projektit. Gjatë kësaj periudhe të konsultimit me

publikun për VNMS, TAP-i ka marrë reagime nga komunitetet vendore dhe i është përgjigjur një numri pyetjesh.

Si rezultat i angazhimit të palëve të interesit që -ndodhi gjatë VNMS, u ngritën një numër shqetësimesh dhe problemesh.

Sipas rendit të mbizotërimit, këto përfshinë:

• Humbja e mjeteve të jetesës dhe kompensimi i tokës.

• Përfitimet e mundshme.

• Vështrim i përgjithshëm i projektit të TAP-it.

• Shëndeti dhe siguria.

• Blerja e gazit.

• Ndikimet e projektit dhe menaxhimi i tyre.

• Angazhimi i palëve të interesit dhe shpërndarja e informacionit.

• Roli i qeverisë në zbatimin e projektit.

Një përshkrim i plotë i çështjeve të ngritura dhe një analizë sipas rajonit mund të gjendet në Pjesën 7 të VNMS. Masat

lehtësuese të ndërmarra për të adresuar ndikimet e projektit (duke përfshirë çështjet e ngritura gjatë konsultimeve) janë

përfshirë në pjesën 8 të VNMS dhe informacioni mbi alternativat e rrugëkalimit ndodhet në Shtojcën 1. Miratimi zyrtar i

VNMS të paraqitur tek TAP-i për pjesën e gazsjellësit në Shqipëri është miratuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe

Administrimit të Ujërave në prill 2013.

3.2.2 Angazhimi gjatë SHBT

TAP-i beson fuqishëm në dialogun dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata me të gjitha komunitetet përgjatë rrugëkalimit të

gazsjellësit. Për këtë -qëllim, TAP-i organizoi konsultime me personat e prekur nga projekti (PPP) në disa raste, -:

• U -zhvilluan konsultime të gjera në nivele kombëtare, rajonale, vendore dhe të komunitetit gjatë zhvillimit të

Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) dhe paraqitjes së tij.

• U bënë konsultime në lidhje me vlerat e kompensimit nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë gjatë 2012 dhe

2013 me më shumë se 20 autoritete kombëtare dhe vendore.

• Një raund shtesë takimesh u organizuan për shpalljen e vlerave të kompensimit. Konsultimi pjesëmarrës u bë

gjatë një periudhe kohore prej dy muajsh në vitin 2014 në të gjitha zonat e projektit.

• Përpara fillimit të procesit të Censusit dhe Inventarit të Aseteve (CIA), u bënë takime në nivel komuniteti dhe

individual. Takimet me publikun e gjerë shpjeguan procesin e përgjithshëm të SHBT dhe aktivitetin specifik të CIA.

Për të gjitha takimet u bënë njoftime e lajmërime në median vendore. U organizuan konsultime të gjera dhe të

detajuara individuale me të gjithë PPP.

Page 13: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 13 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

• Përditësimi dhe përmirësimi i të dhënave ekzistuese të kadastrës ishte një parakusht si për të përfunduar në

mënyrë miqësore e të vullnetshme marrëveshjet me PPP-të, ashtu dhe për një angazhim të TAP-it me qeverinë

shqiptare. U angazhuan disa ekipe SHBT për të punuar me PPP-të individualisht për të sqaruar, përditësuar dhe

përmirësuar dokumentet e tyre të pronësisë, në mënyrë që ata të mund të përfundonin marrëveshje miqësore e të

vullnetshme me TAP-in.

• U organizuan edhe takime kompensimi me individë dhe komunitetin. Pasi TAP-i përgatiti ofertat zyrtare të

kompensimit për PPP-të individualë, u mbajtën takime të përgjithshme me komunitetin sërish për t’i informuar

PPP-të mbi procesin dhe për t’u dhënë mundësinë që të bënin pyetje dhe të kërkonin sqarime. Pas takimit të

përgjithshëm me komunitetin, të paktën dy takime individuale (shpesh edhe më shumë) u mbajtën ndërmjet TAP-

it dhe individëve PPP.

Ka gjashtë Zyra të Regjistrimit të Pronave të Patundshme (ZRPP) që ndodhen në Devoll, Skrapar, Fier, Korçë, Berat dhe

Lushnje. TAP-i u dha këtyre zyrave personel profesionist shtesë për t’i ndihmuar PPP-të të hartonin dhe të verifikonin

dokumentacionin e pronave dhe regjistrimin e tokës, si dhe për shpalljen publike të informacionit kadastral dhe hartave të

rrugëkalimit të projektit. Si pjesë e përditësimit të të dhënave kadastrale, u organizuan rreth 50 procese për bërjen publike

gjatë vitit 2014 dhe 2015 në 10 zyra të bërjes publike pranë zonave të aksesit në rrugë dhe 31 ZRPP përgjatë rrugëkalimit

së gazsjellësit.

Një shumëllojshmëri broshurash, afishesh dhe fletëpalosjesh, përfshi Udhëzimin për Blerjen dhe Kompensimin e Tokës

(USHBKT), janë përpunuar e shpërndarë te secili PPP dhe palët e tjera kryesore të interesit. Të gjitha materialet e shtypura

gjenden në shqip dhe anglisht në zyrat e TAP-it dhe përfshin:

• Udhëzuesin për Blerjen dhe Kompensimin e Tokës: 8000 kopje -janë shpërndarë dhe një kopje është botuar në

faqen e internetit të TAP-it;

• Postera informues për fillimin e Censusit dhe Inventarit të Aseteve (CIA) dhe data e afatit të fundit;

• -Postera informues për verifikimin e pronës;

• -Postera informues për publikimin e vlerave të kompensimit (variantet paraprake dhe përfundimtare);

• -Postera informuese për fillimin e punimeve të ndërtimit të rrugëve të aksesit;

• Fletëpalosje për ankesat të shpërndara te secili PPP.

Angazhimin me njerëzit e prekur nga ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve të aksesit përfshinte takime me anëtarët e prekur të

komunitetit dhe autoritetet vendore në secilën nga 21 Njësitë e prekura të Qeverisë Vendore (NJQV).

Në vitin 2014 TAP-i bëri tre takime të nivelit të lartë me 30 përfaqësues nga autoritetet kombëtare (Ministria e Energjisë dhe

Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Mjedisit) për të paraqitur dhe marrë

komente mbi vlerat e kompensimit. Këto u pasuan nga 21 takime me autoritetet vendore (Autoritetet Rajonale dhe

Autoritetet e Prefekturave të Korçës, Beratit dhe Fierit) dhe PPP-të, duke përfshirë afërsisht 400 pjesëmarrës.

Gjatë seancave të angazhimit SHBT, palët e interesit ngritën një numër shqetësimesh dhe problemesh. Këto u përmblodhën

në Plani për Rikthimin e mënyrave të Jetesës (PRJ) dhe u diferencuan sipas grupit të palës së interesit, kryesisht

zyrtarët e qeverisë së decentralizuar, zyrtarët e qeverisë së qarkut rajonal dhe PPP-të. Pyetjet e ngritura nga PPP-të

përfshinë: tokën pa pronarë, tokën e marrë me qira, përcaktimin e çmimeve të qiradhënies, të drejtat e kompensimit,

përfitimet nga projekti, aksesi vendor te gazi natyror dhe marrja e përhershme e tokës për stacionet e kompresorit (SK) dhe

valvulit të bllokimit (VB). Përgjigjet e këtyre pyetjeve u përfshinë në seanca angazhimit ballë për ballë dhe në materialet e

komunikimit të shpërndara përgjatë gjurmës së projektit.

Page 14: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 14 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

3.2.3 Angazhimi pas VNMS-së mbi ndikimet e Projektit

Që kur është miratuar VNMS në prill 2013, janë bërë takime publike të hapura me komunitetet vendore dhe autoritetet

vendore përgjatë korridorit të gazsjellësit mbi çështjet që kanë lidhje me VNMS-në e SHBT-në dhe publikimin e tyre.

Aktivitete të tjera të angazhimit të kohëve të fundit në periudhën 2013 deri 2015 përfshinë:

• Takime me komunitetin mbi programin e trajnimit të SHSM përgjatë rrugëkalimit të gazsjellësit (2015–2016).

• Seanca trajnimi mbi SHSM me shkollat e mesme dhe të larta përgjatë rrugëkalimit të gazsjellësit (2015-2017).

• Më shumë se 50 takime me autoritetet vendore (kryetarët e bashkive, drejtuesit e njësive administrative,

kryepleqtë), rreth procesit të transportit të tubave (2016).

• Takime me përfaqësues të komunitetit, të biznesit, të shkollave përgjatë rrugës së transportimit, rreth fillimit të

procesit të transportimit të tubave (2016).

• Fushatë informimi (në shtyp dhe mediat elektronike) për të informuar komunitetet përgjatë rrugës së transportit

për fillimin e procesit të vazhdueshëm të transportimit të tubave.

• Takime me autoritetet vendore mbi zhvillimin e projektit në zonat përkatëse.

• Anketimi i TAP-it mbi ndërgjegjësimin për të testuar opinionin e publikut mbi efektshmërinë e ndërveprimit me

grupe të ndryshme të palëve të interesit dhe ndryshimet e mundshme në kuptimin dhe pritshmërinë ndaj

projekteve të TAP-it

• Takime me autoritetet vendore, në të gjitha nivelet, në kuadr të identifikimit të projekteve ISM, së basku me

ekipin ISM.

• Takime të përditshme me PPP-të, në mbështetje të projektit, pas ankesave të tyre të lidhura me tokën dhe

problemet e ndërtimit.

Qëllimi i këtyre nismave të angazhimit ka qenë të angazhohen palët e interesit për ndikimet e projektit, me theks të veçantë

mbi ato që mund të paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e komunitetit.

3.3 Angazhimi lidhur me Investimin Social e Mjedisor

Synimi i programit të TAP-it për Investimin Social e Mjedisor (ISM) është që të kontribuojë në një mënyrë të qëndrueshme

dhe gjithëpërfshirëse në përmirësimin e mjeteve të jetesës dhe të cilësisë së jetës brenda komuniteteve vendore në afërsi të

projektit.

Strategjia ISM e TAP-it kërkon në mënyrë të qartë të përafrojë ISM me komunitetet, shoqërinë civile dhe qeverinë për të

krijuar vlera të përbashkëta dhe për të ndërtuar marrëdhënie në mbështetje të ndërtimit të gazsjellësit. ISM e TAP-it

zbatohet duke përdorur një numër parimesh përfshi atë të pjesëmarrjes, të përcaktuar si garantim i përfshirjes në nivel

komuniteti në hartimin dhe zhvillimin e projekteve ISM të TAP-it dhe në proceset e vendimmarrjes që kanë lidhje me këto

projekte.

Strategjia ISM konsiderohet një instrument i rëndësishëm i TAP-it që mund të përforcojë dëshirën e mirë për projektin TAP

në Shqipëri. Po ashtu mbështet lehtësimin e disa prej rreziqeve joteknike pasi jep mundësi për komunikim pozitiv dhe

aktivitete angazhimi me palët e interesit në nivel vendor dhe rajonal.

Programi ISM i TAP-it në Shqipëri përfshin zonat e përcaktuara të ndërhyrjes (të tilla si kapaciteti i shkollave vendore dhe

mjetet bujqësore të jetesës) dhe një model pragmatik për zbatim. Ai është përpunuar nëpërmjet një vargu angazhimesh,

duke përfshirë:

• Kuptimin e përparësive të ISM të përftuara gjatë konsultimit për VNMS.

• Konsultimin me më shumë se 10 OJQ, -me potencial për t’u bërë partnerë zbatimi, për të kuptuar përparësitë e

tyre dhe kapacitetin për të punuar me TAP-in.

Page 15: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 15 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

• Anketa me mbi 350 përfaqësues PPP, 500 anëtarë të komunitetit, 60 drejtues të opinionit, zyrtarë qeveritarë dhe

përfaqësues të institucioneve publike.

• Më shumë se 10 grupe fokusi, një për bashki, për të vlerësuar nevojën dhe përparësitë e zhvillimit të rajonit dhe

grupe të veçanta fokusi për njerëzit e cenueshëm në secilin rajon të prekur.

• Diskutimin e programit të ISM me kryebashkiakët vendorë dhe qeverinë qendrore.

Rezultatet e monitorimit dhe të vlerësimit të ISM, që përfshin komentet nga komuniteti, do të përfshihen në projektimin dhe

zbatimin e programit ISM.

3.4 Angazhimi lidhur me kapacitetet vendore

Për të informuar kompanitë vendore mbi proceset dhe prokurimet e TAP-it, TAP-i organizoi tre takime pune në prill 2016,

janar 2015 dhe tetor 2014, për kompanitë e parakualifikuara dhe me nënkontraktorët e mundshëm për të eksploruar

mundësitë e interesit të ndërsjellë. Përveç kësaj, TAP-i ndërmori hapa për të nxitur përdorimin e bazës së të dhënave të

nënkontraktorëve të tij, për të rritur ndërgjegjësimin e nënkontraktorëve të mundshëm ndërmjet kontraktorëve IPN.

Angazhimi i kapaciteteve vendore me IPN-të, bizneset vendore dhe palët e tjera kryesore të interesit bëhet vazhdimisht,

duke u përqendruar në maksimalizimin e mundësive për bizneset vendore dhe forcën punëtore në zonën e prekur nga

gazsjellësi dhe brenda kuadrit të legjislacionit (rregullave të prokurimit publik të Bashkimit Europian) dhe praktikës më të

mirë të prokurimit.

3.5 Angazhimi për sensibilizim

Si pjesë e programit të tij sensibilizues, TAP ndërvepron me palët e interesit përgjatë gjurmës së projektit për të mundësuar

një dialog të hapur dhe transparent.

Angazhimi për sensibilizim i TAP-it, i cili nuk lidhet me asnjë aktivitet specifik të projektit, është një -proces i vijueshëm i

hartuar që të sigurojë mundësi për palët e interesit individuale ose të komunitetit që të shprehin shqetësimet, të shpjegojnë

interesat e tyre dhe përndryshe të fillojnë e të mbajnë një dialog konstruktiv me TAP-in. Nëpërmjet angazhimit për

sensibilizim, TAP-i bëri fushata tematike dhe procese konsultimi, duke përfshirë anketa perceptimi dhe takime njohëse, për

të krijuar kuptim të përbashkët te palët e interesit për tema specifike. Kjo do të informojnë strategjitë më afatgjata të TAP-it

për angazhimin e palëve të interesit.

Ekipi i Komunikimit të TAP-it është përqendruar në mbajtjen, ruajtjen dhe rritjen e reputacionit të projektit te palët

ndërkombëtare, kombëtare dhe vendore të interesuara në Shqipëri nëpërmjet angazhimit me median kombëtare,

pjesëmarrjes në konferencat kyçe, veprimtarive kryesore, tryezave të rrumbullakëta dhe ndërmarrjes së fushatave të

reklamimit dhe medias. Zyra Vendore në Shqipëri është përqendruar te media që kishte më shumë gjasa të ishte e

efektshme dhe me ndikim në mbulimin e historive të TAP-it dhe promovimin e imazhit të tij.

Page 16: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 16 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

4 Programi i Angazhimit të Palëve të interesit

4.1 Organizimi dhe përgjegjësitë

Angazhimi i palëve të interesit të TAP-it bëhet nga një Ekip i Integruar i Angazhimit të Palëve të Interesit, me personel nga

Menaxhimi i Palëve të Interesit, Menaxhimi i Tokës (MT), funksionet e Mjedisit dhe Sociale (MeS), ISM dhe Çështjeve

Qeveritare, si dhe nga personeli i caktuar i kontraktorit IPN.

Përgjegjësitë e angazhimit të palëve të interesit të personelit të angazhimit të palëve në Shqipëri janë përmbledhur në

Tabelën 4.1 në faqen tjetër.

Anëtarët e Ekipit të Integruar të Angazhimit të Palëve të Interesit në vend, mbështeten në nivel korporate nga TAP-i, nga

drejtuesit e mëposhtëm të korporatës të cilët japin udhëzime dhe sigurojnë konsekuencë të praktikës në të gjitha shtetet

pritëse:

• Menaxheri i Korporatës për Palët e Interesit

• Menaxheri i ISM

• Menaxheri për Çështjet Qeveritare

• Menaxheri për MT i Korporatës

• Këshilltari për Ankesat

• Këshilltari i Lartë për Performancën Sociale.

Page 17: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 17 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Tabela 4.1: Përgjegjësitë e Angazhimit të Palëve të Interesit

Palët e Interesit

Funksioni i Menaxhimit të Palëve të Interesit Funksioni i Menaxhimit të Tokës Funksioni i Menaxhimit të MeS IPN

Me

na

xh

eri i P

alë

ve të I

nte

resit

Ko

ord

ina

tori i N

rlid

hje

s m

e K

om

unitetin

sh

illta

ri i L

art

ë p

ër

Çështjet Q

eve

rita

re

Me

na

xh

eri i K

om

un

ikim

eve

Me

na

xh

eri i I

SM

-së

Me

na

xh

eri i M

T-s

ë

sh

illta

ri S

ocia

l i M

T-s

ë

sh

illta

rët e

MT

-së

Mo

nitoru

esit e

Tokës n

ë T

err

en

Pe

rso

ne

li K

on

trakto

r T

ekn

ik d

he

Lig

jor

r

MT

ë

Me

na

xh

eri i Ç

ësh

tje

ve

Mje

dis

ore

dhe

So

cia

le

Eksp

ert

i p

ër

Çështjet S

ocia

le i M

enaxh

imit

të Ç

ësh

tje

ve

Mje

dis

ore

dhe

Socia

le

Mo

nitoru

esit e

Çështjeve S

ocia

le n

ë T

err

en

Ko

ord

ina

tori i A

nkesave

Pe

rso

ne

li S

ocia

l i IP

N

Pronarët/përdoruesit e tokës* - - - - - A E E E E - - - - -

Anëtarët e komunitetit vendor* A E - - - - - - - - E E E E E

Bashkitë vendore A E - - - - - - - - E E E - E

Qeveria kombëtare - - A - - - - - - - - - - - -

Pushteti vendor/autoritetet, institucionet publike A E - - - - - - - - - - - - E

Bizneset vendore (shoqatat dhe operatorët) - - - - - - - - - - A E E E E

Shoqëria civile/OJQ-të - E A - E - - - - - E E E E -

Media - - - A - - - - - - - - - - -

*Përfshi palët e interesit të cenueshme

A PËRGJEGJËS për menaxhimin e marrëdhënieve me palët e interesit. Të informohet për rezultatin e

angazhimit të bërë nga anëtarët e tjerë të ekipit. E

ANGAZHOHET me palët e interesit dhe informon çdo javë ekipin funksional përgjegjës të TAP-it për

angazhimin e kryer e të planifikuar.

Page 18: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 18 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

4.2 Vështrim i përgjithshëm i Procesit të Angazhimit të Palëve të Interesit të TAP-it

TAP-i po zbaton një qasje të strukturuar për angazhimin e palëve të interesit siç ilustrohet në Figurën 4.1 në faqen tjetër, që

tregon përgjegjësitë e angazhimit të secilit funksiontë Ekipit të Integruar të Angazhimit të Palëve e Interesit të TAP-it.

Procesi i angazhimit të palëve e interesit të TAP-it përfshin aktivitete të bëra në faza specifike përpara, gjatë dhe pas

ndërtimit (të përfaqësuara si aktivitete ndër-funksionale në diagram), si dhe angazhim të vazhdueshëm që nuk ka lidhje me

një fazë të veçantë të ndërtimit. Procesi do të përditësohet përpara pperacioneve, duke marrë parasysh ndryshimet në

kërkesat e angazhimit.

Proceset e angazhimit të palëve të interesit dhe të koordinimit të brendshëm përshkruhen më hollësisht në paragrafët e

mëposhtëm.

Page 19: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 19 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Figura 4.1: Pamja e Përgjithshme e Angazhimit të Palëve të Interesit të TAP-it

Page 20: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 20 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në Bazën e të Dhënave të Projektit të TAP.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Fazë Afat kohor

Zyra e

Vendit/Funksioni i

Menaxhimit të

Palëve të Interesit

Funksioni i

Menaxhimit të

MeS

Funksioni i

Menaxhimit të

Tokës

EPC

Funksioni i

Menaxhimit të

Tokës

Funksioni i

Investimit Social

dhe Mjedisor

Funksioni i

Çështjeve

Qeveritare

3-4 javë përpara

hyrjes

2 javë përpara

hyrjes

përpara se të

fillojë ndërtimi

Ndërtimi sipas nevojës

2 javë para daljes

përpara

çmobilizimit

Pas-ndërtimi/rikthimi në

gjendjen e mëparshmesipas nevojës

*Pjesëmarrja në takime në varësi nga nivelet e komunitetit

Legjenda:

Dalja nga Toka/Zona e

Komunitetit

Takim/Angazhim me Palë të Jashtme InteresiAngazhimi lidhur me Fazën e Ndërtimit Angazhim i Vazhdueshëm

Përgatitja2 muaj përpara

hyrjes

Para-hyrjes

Takime Individuale për Daljen nga Toka (PPP individuale)

Takim për Ndërgjegjësimin Para-Hyrjes për Ndërtimin (PPP dhe Anëtarët e Komunitetit)*

Angazhimi i komunitetit/takimet (individë, drejtues të komunitetit, kryepleq të

fshatrave, shkollat etj.), ndërgjegjësimi për MeS (shkolla, biznese etj.)

Takim me Komunitetin Para-Daljes (PPP dhe anëtarët e Komunitetit)*

Fushatat e Komunikimit (TV

lokale, afishe, fletëpalosje etj.)

Ndjekja e mëtejshme me

Takime individuale me PPP-të (trajtimi i shqetësimeve të PPP,

vendosja e piketave)

Takimet për Hyrjen në Tokën Individuale (PPP individualë)

Taki

me

për P

rogr

amin

ISM

((G

rupe

Fok

usi +

Për

faqë

sues

të K

omun

itet

it)

Taki

me

me

Qev

erin

ë(n

ë ni

vel k

ombë

tar d

he ra

jona

l/ve

ndor

)

Shpa

llja

dhe

Impl

emen

tim

i i P

rogr

amit

NJP

T

Prania e vazhdueshme në vend për të

trajtuar shqetësimet, kërkesat dhe ankesat e PPP

Ndjekja e mëtejshme me

PPP

Prania e vazhdueshme në vend dhe angazhimi

Prania e vazhdueshme në vend, mbikëqyrja

e IPN dhe angazhimi

Përgati tja e PVAPI

Njoftimi i Komunitetit

Ndjekja e mëtejshme e brendshme për Takimet e Para-Hyrjes

Proceset e brendshme Proceset e Jashtme të Angazhimit të Palëve të Interesit

Rishikimi/Miratimi i PVAPI

Mbledhje pune për Shqyrtimin Fillestar të Komunitetit

Page 21: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 21 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

4.3 Angazhimi i Palët e Interesit në lidhje me Fazën e Ndërtimit

TAP-i synon të angazhohet në mënyrë proaktive me palët e interesit të tij gjatë gjithë fazave të ndërtimit brenda secilit

komunitet të prekur.

Ky proces angazhimi i palëve të interesit është kryer nga TAP-i në bashkëpunim të ngushtë me kontraktorët IPN siç

ilustrohet në figurën 4.1 dhe detajohet më tej në pjesët e mëposhtme të këtij PAPI.

4.3.1 Angazhimi gjatë Fazës së Përgatitjes së Ndërtimit

4.3.1.1 Shqyrtimi fillestar i Komunitetit

Përvijimi i Procesit

Sikurse ilustrohet në Figurën 4.1 më lart, për të përshtatur dhe strukturuar siç duhet angazhimin e palëve të interesit gjatë

fazave të ndërtimit në secilin nga komunitetet e prekura, TAP-i kryen një shqyrtim fillestar të palëve të interesit/komunitetit

për pjesë të veçanta të rrugëkalimit, rreth dy muaj përpara hyrjes në tokë dhe fillimit të punimeve të ndërtimit. Ky shqyrtim

fillestar përdor bazën e të dhënave të integruara të palëve të interesit e konsultimeve (MMPIA) dhe bazohet në informacionin

nga angazhimi i palëve të interesit i kryer në fazat e mëparshme të projektit, mekanizimin e ankesave, procesin e

shfrytëzimit dhe blerjes së tokës, Regjistrat e PK (Pika Kilometrike e Gazsjellësit) për Kufizimet Sociale e Mjedisore dhe të

Lehtësimit, si dhe në Treguesin e Jetesës së Komunitetit2 dhe hartat përkatëse të përgatitura në mbështetje të programit

NJPT. Cenueshmëria e palëve të interesit dhe rreziqet e shanset e mundshme të projektit, rishikohen gjithashtu si pjesë e

shqyrtimit fillestar. Kjo përfshin marrjen parasysh të çdo rreziku të identifikuar si rezultat i monitorimit të përhershëm të

medias dhe medias sociale të bërë nga personeli i komunikimit të TAP-it që shpërndahet brenda kompanisë çdo ditë.

Platforma e Sistemit të Informacionit Gjeografik (SIGJ) përdoret për të mbështetur procesin e shqyrtimit fillestar të

Komunitetit duke pasqyruar vizualisht ndjeshmërinë sociale të zonave përgjatë rrugëkalimit të TAP-it dhe duke vënë në pah

komunitetet kur kërkohet kujdes e vëmendje e veçantë si pjesë e procesit të angazhimit. Hartat rezultuese të bazuara në

SIGJ marrin parasysh disa aspekte që përfshijnë numrin e ankesave të marra në të kaluarën, rezultatet e angazhimit të

mëparshëm, praninë e grupeve të cenueshme ose të grupeve me nevoja për konsultime të veçanta, ndjeshmëritë që kanë

të bëjnë me tokën (p.sh., , numri PPP-ve me probleme dokumentacioni në lidhje me tokën) dhe Treguesin e Jetesës së

Komunitetit dhe hartat shoqëruese.

Kjo lejon identifikimin dhe hartëzimin e palëve të interesit në zona që mund të ndikohen së tepërmi ose që e kundërshtojnë

projektin. Si rezultat i procesit të shqyrtimit fillestar, komunitetet e prekura nga projekti klasifikohen nga këndvështrimi i

ndjeshmërisë bazuar në një kategorizim me tre nivele (Niveli 1 - tejet i ndjeshëm, Niveli 2 - i ndjeshëm, Niveli 3 - jo i

ndjeshëm).

Kategorizimet përdoren për të optimizuar angazhimin e palëve të interesit në secilin komunitet të prekur nga projekti.

Angazhimi i palëve të interesit në komunitetet e Nivelit 1 do të bëhet bazuar në Planet e Angazhimit të Nivelit 1 (PAN) që

janë hartuar për të adresuar ndjeshmëritë vendore në komunitetet përkatëse të Nivelit 1. PAN do të përvijojnë angazhimin

2Treguesi i Jetesës së Komunitetit dhe hartëzimi përkatës përpunohen për të ndihmuar TAP-in që të kuptojë më mirë komunitetet

përgjatë RRG dhe për të identifikuar zonat e prioritetit për programin NJPT. Treguesi i Jetesës së Komunitetit kategorizon

mirëqenien ekonomike të komuniteteve dhe zonave rurale përgjatë rrugës së gazsjellësit bazuar mbi të dhëna cilësore (vlerësimet

nga njerëzit që punojnë drejtpërdrejt me PPP në pikat e informacionit të TAP-it, zyrat kadastrale dhe procesin për aksesin e sigurt

në tokë) dhe të dhëna sasiore të mbledhura si pjesë e censusit dhe anketës bazë social-ekonomike të bërë si pjesë e procesit të

Shfrytëzimit dhe Blerjes së Tokës.

Page 22: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 22 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

shtesë dhe mbështetjen përkatëse që mund të kërkohet përveç hapave të përvijuar në këtë PAPI. Angazhimi i palëve të

interesit në komunitetet e Nivelit 2 do të bëhet me pjesëmarrjen e të gjithë funksioneve të ekipit të palëve të interesit,

ndërkohë që angazhimi me komunitetin e Nivelit 3 do të ndërmerren me përfshirjen e atyre funksioneve të ekipit të palëve të

interesit sipas nevojës në secilën fazë specifike të implementimit të projektit dhe duke pasur parasysh kontekstin vendor.

Palët e Interesit të Synuara

Shqyrtimi fillestar i palëve të interesit bëhet brenda kuadrit të një mbledhjeje pune të brendshme. Në këtë fazë nuk

ndërrmeret asnjë angazhim i palëve të interesit.

Afatet Kohore

Shqyrtimi i palëve të interesit bëhet në fazat fillestare të zhvillimit të një seksioni PK të gazsjellësit dhe rishikohet çdo tre

muaj për të lejuar përshtatjet bazuar në zhvillimet më të fundit dhe rezultatet e angazhimit të palëve të interesit të ndërrmara

në komunitet.

Përgjegjësitë për zbatim

Shqyrtimi i palëve të interesit kryhet në kuadrin e një mbledhjeje pune të organizuar nga funksioni i Zyrës Vendore të

Menaxhimit të Palëve të Interesit me pjesëmarrjen e të gjitha ekipeve funksionale të angazhimit të palëve të interesit.

Grupet e Punës të Nivelit 1 krijohen për implementimin e Planeve të Angazhimit të Nivelit 1 me anëtarë të thirrur nga

funksione të ndryshme të Ekipit të Integruar të Angazhimit të Palëve të Interesit dhe departamentet e projektit sipas nevojës,

rast pas rasti.

4.3.1.2 Takimet individuale për Aksesin në Tokë

Përvijimi i Procesit

Aksesi tek toka për rrugëkalimin e gazsjellësit (RRG) kërkon angazhimin e duhur me pronarët dhe përdoruesit e tokës të

prekur nga projekti për të adresuar në mënyrë proaktive shqetësimet e tyre, për të lehtësuar ndikimet dhe për të minimizuar

mospranimet e mundshme të aksesit në tokë. Angazhimi bëhet nga funksioni i ekipit për MT-në dhe me personelin e

angazhimit të IPN-së të palëve të interesit.

Ky proces kërkon përgatitje të kujdesshme në mënyrë që çdo pyetje dhe shqetësim i ngritur nga PPP-të si për shembull

kompensimi, toka pa pronarë, rivendosja, kufizimet për përdorimin e tokës etj., të mund të shqyrtohen dhe të marrin përgjigje.

Për këtë qëllim, një paketë individuale informacioni (e ashtuquajtur “Pasaportë e Parcelës”) përgatitet që më parë për

secilën parcelë toke dhe vihet në dispozicion të ekipit të angazhuar me pronarët dhe përdoruesit e prekur nga projekti.

Rreth dy muaj përpara aksesit në tokë për ndërtim, ekipi për MT dhe personeli i IPN për angazhimin e palëve të interesit

takohet me secilin PPP individual personalisht me qëllim që:

• T’i informojë ata se hyrja në parcelën e tokës do të bëhet për të vendosur piketat përpara se të fillojë ndërtimi;

• Të zgjidhen/regjistrohen të gjitha problemet, kërkesat ose ankesat e diskutueshme;

• Të nënshkruhen Protokollet e Njoftimit për Tokën duke i informuar PPP-të për datën e saktë kur do të fillojë

ndërtimi në parcelën e tyre të tokës;

• Të nënshkruhen Protokollet për Aksesin në Tokë (duke dokumentuar gjithashtu të gjitha strukturat, ndërtimet dhe

objektet e veçanta që duhen rivendosur në mënyrë të ngjashme ose në kushte më të mira në përfundim të

ndërtimit, sistemet e kullimit/kanalizimit ose objektet e tjera që duhet të mirëmbahen gjatë ndërtimit si dhe

sigurimin e askesit nga njëra anë e parcelës në tjetrën).

Page 23: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 23 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Palët e Interesit të Synuara

Palët e interesit të synuara për takimet individuale të aksesit në tokë janë pronarët dhe përdoruesit e tokës të prekur nga

projekti.

Afatet Kohore

Siç është treguar më lartë, takimet individuale të aksesit në tokë me secilin PPP bëhen rreth dy muaj përpara aksesit në

tokë për ndërtim.

Përgjegjësitë për zbatim

Takimet individuale për aksesin në tokë bëhen nga ekipi për MT-në në bashkëpunim me personelin e kontraktorit IPN.

4.3.2 Angazhimi gjatë Fazës së Para-Ndërtimit

4.3.2.1 Njoftimi i Komunitetit Para-Ndërtimit dhe Takimet e Ndërgjegjësimit për Punimet e Para-

Ndërtimit

Përvijimi i Procesit

Si pjesë e procesit të angazhimit të palëve të interesit, bëhet njoftimi në kohë i komuniteteve vendore për aktivitetet e

ndërtimit për të mundësuar menaxhimin e duhur të ndërprerjeve që lidhen me ndërtimin dhe pritshmëritë e problemet që

lidhen me rehabilitimin.

Veprimet e kërkuara për të arritur këtë realizohen nga TAP-i në bashkëpunim të ngushtë me IPN-në.

Në përputhje me kërkesat e Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri dhe Planit të Kontrollit të Kontraktorit për

Përgjegjësinë Sociale të Korporatës, përpara fillimit të ndërtimit të një pjese specifike të gazsjellësit ose në një kantier të

projektit, IPN i duhet të përgatitë Planin e Veprimit për Angazhimin e Palëve të Interesit (PVAPI) që përshkruan angazhimin

e palëve të interesit që duhet bërë nga IPN-ja në lidhje me aktivitetet përkatëse të ndërtimit. PVAPI-të i nënshtrohen

rishikimit e miratimit nga TAP-i përpara se të fillojnë punimet dhe sigurojnë informacion për planifikimin e angazhimit të

palëve të interesit të TAP-it dhe koordinimin e tij në bashkëpunim me IPN-në.

Procesi i përgjithshëm i angazhimit planifikohet duke u bazuar në grafikun e punimeve të ndërtimit, duke marrë parasysh

dispozitat e PVAPI-t përkatës të përgatitur nga IPN-ja.

Përpara se ndërtimi të arrijë në një zonë të veçantë të komunitetit, në përputhje me PVAPI-n përkatës, IPN do të njoftojë

autoritetet vendore që të bien dakord për datën dhe vendin e një "Mbledhjeje” Ndërgjegjësimi të Para-Ndërtimit në

komunitetin përkatës. Kontraktori IPN dërgon letra njoftimi, që pasohen nga takimet me përfaqësues të autoriteteve vendore,

për të konfirmuar aktivitetet kyçe që duhet të ndërmerren, për të diskutuar fushat e ndjeshme për sigurinë e trafikut gjatë

ndërtimit (të tilla si shkollat, spitalet, tregjet), për të parashtruar mundësitë e punësimit, për të diskutuar çështjet shqetësuese

për autoritetet vendore dhe për të konfirmuar hollësitë e kontaktit. Në këto takime marrin pjesë anëtarë të Ekipit të

Angazhimit të Palëve të Interesit të TAP-it (kryesisht MT dhe/ose KNK-të dhe/ose SFM/CLO e kontraktorit). Përndryshe

IPN-ja njofton TAP-in për rezultatin e këtyre takimeve duke siguruar PT-të përkatëse. Pastaj ky informacion do të përdoret

për të përshtatur rendin e ditës të Takimit për Ndërgjegjësimin Para-Hyrjes për Ndërtimin. Data dhe vendi i takimit shpallen

Page 24: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 24 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

në vend nga IPN-ja në bashkëpunim me autoritetet vendore nëpërmjet afisheve ose me mjete të tjera që janë në dispozicion

në rajonin vendor.

Pjesëmarrësit e synuar për takimpërfshijnë anëtarët e interesuar të komunitetit, përfaqësues të shoqatave bujqësore

vendore/bizneseve vendore, pronarët dhe përdoruesit e tokave dhe individë të tjerë të interesuar.

Qëllimi i takimit është:

• Të shpjegojë aktivitetet e ardhshme të ndërtimit në zonën e komunitetit dhe të paraqesë grafikun e punimeve;

• Të prezantojë pikat kyçe të kontaktit të TAP-it dhe kontraktorit;

• Të diskutojë aspektet dhe masat për shëndetin dhe sigurinë në komunitet;

• Të njoftojë të pranishmit lidhur me mundësitë e disponueshme të punësimit dhe procesin e punësimit;

• T’u rikujtojë procesin e ankesave dhe ndërveprimeve të mekanizmit të ankesave;

• Të marrë komente të palëve të interesit për problemet e shqetësimet.

Palët e Interesit të Synuara

Palët e interesit të synuara të takimeve të ndërgjegjësimit para ndërtimit përfshijnë anëtarët individualë të komunitetit, PPP-

të, drejtuesit e komunitetit, autoritetet vendore, bizneset vendore dheshkollat.

Afatet Kohore

Autoritetet vendore njoftohen përafërsisht tre deri katër javë para fillimit të aktiviteteve ndërtimore në zonën e komunitetit

përkatës.

Mbledhjet e ndërgjegjësimit para ndërtimit zhvillohen përafërsisht dy javë para fillimit të ndërtimit.

Përgjegjësitë për zbatim

Përfaqësuesit e IPN-së janë përgjegjës për të njoftuar autoritetet vendore për takimin, për t’u dakordësuar për orën dhe

vendin e takimit, si dhe për reklamimin dhe organizimin e takimit.

Mbledhja e Ndërgjegjësimit para Ndërtimit mbahet nga personeli i IPN-së në bashkëpunim me përfaqësuesit e funksioneve

të Ekipit të Integruar të Angazhimit të Palëve të Interesit (SFM-të, KNK-të, SHBT).

Takimet dhe angazhimi me komunitetet e Nivelit 1 bëhen siç përcaktohet në Planet e Angazhimit të Nivelit 1 për komunitetin

përkatës. Takimet në komunitetet e Nivelit 2 ndiqen nga anëtarët e ekipit nga të gjitha funksionet e Ekipit të Integruar të

Angazhimit të Palëve të Interesit. Takimet e komunitetit të nivelit 3 do të ndiqen nga së paku një përfaqësues i TAP-it

(zakonisht nga një MST dhe/ose një KNK), përveç personelit të angazhimit të palëve të interesit të IPN-së.

4.3.2.2 Takimet Individuale PPP

Përvijimi i Procesit

Përpara fillimit të ndërtimit, PPP-të njoftohen që më parë individualisht dhe takohen personalisht nga ekipi në terren për të

vendosur piketat e ndërtimit në tokë dhe për të identifikuar e për të informuar saktësisht për tokën që aktualisht preket nga

punimet e ardhshme të ndërtimit. Rezultati i këtij angazhimi dokumentohet në PT-të e para-hyrjes në tokë, që ndiqen nga

ekipi për MT-në.

Page 25: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 25 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Palët e Interesit të Synuara

Palët e Interesit të synuara të Takimeve Individuale të PPP-ve janë pronarët dhe përdoruesit e tokës që preken nga projekti.

Afatet Kohore

Para fillimit të aktiviteteve ndërtimore, duhet të bëhet njoftimi individual paraprak dhe takimi personal me çdo PPP për

vendosjen e piketave të ndërtimit.

Përgjegjësitë për zbatim

Takimet individuale me PPP-të kryhen nga ekipi për MT-në në bashkëpunim me personelin e kontraktorit IPN.

4.3.2.3 Ndjekja e mëtejshme e brendshme dhe Takimet e Fazës së Para-Ndërtimit

Përvijimi i Procesit

Rezultatet e Mbledhjes së Ndërgjegjësimit Para Ndërtimit dhe reagimet e marra, siç janë dokumentuar në Procesverbalet e

Takimit (PT), ndiqen brenda për brenda dhe përdoren për të konfirmuar ose përshtatur klasifikimin e Niveleve 1 - 3 të

komunitetit, si dhe për të përcaktuar angazhimin e mëvonshëm brenda atij komuniteti gjatë ndërtimit.

Bazuar në rezultatet e takimeve dhe në reagimet e marra, TAP-i përgatit një "Kalendar të Sensibilizimit", vjetor (të nivelit të

lartë) dhe tremujor. Ky parashikon planifikimin për angazhim me palët e interesit përgjatë korridorit të gazsjellësit i duke iu

përgjigjur interesave dhe nevojave të palëve të interesit, kryesisht në lidhje me ecurinë e ndërtimit, menaxhimin e ndikimeve

të mundshme mjedisore, sociale dhe të trashëgimisë kulturore.

Ndërsa programi i angazhimit për sensibilizim hartohet kryesisht për të përmbushur këto nevoja, ai përfshin gjithashtu

angazhimin në tema të tjera të rëndësishme, si investimet sociale dhe mjedisore, kapacitetet vendore dhe restaurimin e

mënyrave të jetesës.

Kalendari i Sensibilizimit përshtatet sipas rezultateve dhe reagimeve të marra nga takimet e sensibilizimit para ndërtimit dhe

takimet individuale me PPP-të. Kjo siguron që angazhimi gjatë ndërtimit t'i përgjigjet nevojave specifike të komunitetit

përkatës.

Palët e Interesit të Synuara

Rezultatet e Takimeve të Fazës së Para-Ndërtimit ndiqen brenda për brenda nga secili prej funksioneve të Ekipit të

Integruar të Angazhimit të Palëve të Interesit. Në këtë fazë nuk bëhet asnjë angazhim i palëve të interesit.

Afatet Kohore

Ndjekja e mëtejshme për angazhimin e fazës së para-ndërtimit bëhet përpara fillimit të ndërtimit.

Përgjegjësitë për zbatim

Të gjitha ekipet funksionale të angazhimit të palëve të interesit janë përgjegjës për të ndjekur rezultatet e takimeve të fazës

së para-ndërtimit dhe për planifikimin e angazhimit të kërkuar në fazat e mëvonshme.

Page 26: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 26 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

4.3.3 Angazhimi gjatë Fazës së Kryerjes së Punimeve të Ndërtimit

Përvijimi i Procesit

Një prani e përhershme në vend sigurohet nga të gjitha ekipet funksionale të angazhimit të palëve të interesit për gjatë

punimeve të ndërtimit për të siguruar që shqetësimet dhe kërkesat e palëve të interesit të mund të adresohen.

Bazuar në kontekstin vendor dhe në klasifikimin e niveleve të komunitetit, angazhimi i Ekipit të Integruar të Angazhimit të

Palëve të Interesit gjatë ndërtimit të projektit në një zonë të caktuar të komunitetit mund të përfshijë:

• Angazhimet/takimet me palët e interesit (me individë, palë interesi të cenueshme, drejtues komuniteti, kryepleq

fshati, shkolla, biznese vendore.).

• Trajnim ndërgjegjësimi për shëndetin dhe sigurinë (shkollat, bizneset vendore etj.).

• Fushatat e komunikimit (TV vendore, afishe, fletëpalosje etj.) për aktivitetet e ardhshme të ndërtimit, restaurimin e

mjeteve të jetesës, mundësitë e punësimit etj..

• Angazhime të tjera në përgjigje të interesit dhe nevojave të palëve të interesit.

Aktivitetet që kanë të bëjnë me palët e interesit nga kontraktorët IPN gjatë ndërtimit përfshijnë dhënien e informacionit dhe

angazhimin në lidhje me ndikimet e projektit. Ky aktivitet adreson aspektet që kanë të bëjnë me çështjet e mjedisit, shëndetit

e sigurisë së komunitetit dhe parrezikshmërisë, ndërprerjes së infrastrukturës dhe shërbimeve komunale; hyrjen/daljen nga

toka, marrjen e tokës shtesë, kapacitetet vendore (prokurimin dhe punësimin), si dhe menaxhimin e ankesës. Angazhimet

në këtë drejtim janë përfshirë në Planet e Kontrollit të Kontraktorit (PKK-të) dhe në PZMS-të përkatëse nga implementimi i

IPN dhe monitorohet nga TAP-i në mënyrë të vijueshme.

Aktivitetet e angazhimit të palëve të interesit të kryera nga kontraktorit IPN përcaktohen në Planin e Veprimit për Angazhimin

e Palëve të Interesit (PVAPI-të) të përgatitur përpara fillimit të ndërtimit të një pjese të PK-së ose komponentit të projektit

dhe i nënshtrohen shqyrtimit e miratimit nga TAP-i.

Prandaj, TAP-i i vendos një theks të veçantë në monitorimin e praktikave të kontraktorëve IPN për angazhimin e palëve të

interesit. Për këtë qëllim, bëhet trajnim i posaçëm nga TAP-i për SFM-të e kontraktorit dhe sigurohet bashkëpunim i ngushtë

i vazhdueshëm ndërmjet personelit të TAP-it brenda vendit për menaxhimin e çështjeve Mjedisore dhe Sociale dhe

personelit të kontraktorit që përgjigjet për angazhimin e palëve të interesit.

Palët e Interesit të Synuara

Palët e interesit të synuara për angazhimin në komunitet gjatë fazës së ndërtimit përfshijnë anëtarë individualë të komunitetit,

PPP-të, drejtuesit e komunitetit, autoritetet vendore, bizneset vendore, shkollat -.

Afatet Kohore

Angazhimi i palëve të interesit bëhet sipas nevojës ndërsa aktivitetet e ndërtimit janë duke u zhvilluar në zonën përkatëse të

komunitetit.

Përgjegjësitë për zbatim

Funksioni i Zyrës Vendore/ Menaxhimit të Palëve të Interesit është përgjegjës për ofrimin e angazhimit të sensibilizimit në

komunitete, duke përfshirë takimet me palët e interesit dhe fushatat e komunikimit. Gjithashtu ofron edhe trajnim për

ndërgjegjësimin lidhur me shëndetin dhe sigurinë në shkolla dhe në bizneset vendore, përveç angazhimit të ngjashëm nga

IPN-ja.

Page 27: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 27 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Funksioni i Menaxhimit MeS shqyrton dhe miraton PVAPI-të e kontraktorit IPN dhe mbikëqyr zbatimin e tyre nga IPN

nëpërmjet pranisë së përhershme në vend të MST-ve gjatë ndërtimit. Mbikëqyrja e vazhdueshme e kontraktorëve IPN

siguron që çështjet ekzistuese dhe ato në zhvillim të mund të identifikohen e të adresohen në kohë dhe në mënyrë

transparente. Si pjesë e këtij procesi, MST-të gjithashtu angazhohen drejtpërdrejt me anëtarët e komunitetit vendor (përveç

angazhimit nga SFM-të e IPN-së) për të adresuar çdo çështje që mund të lindë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në

zonën përkatëse të komunitetit.

Funksioni për MT-në siguron praninë e vazhdueshme të këshilltarëve dhe të monitoruesve në terren gjatë fazës së kryerjes

të punimeve të ndërtimit për të adresuar çdo shqetësim ose kërkesë të PPP-ve dhe për t’u angazhuar me ta sipas nevojës.

4.3.4 Angazhimi që ka të bëjë me Planin e Ndikimit Social të Rrugëkalimit

Plani i Ndikimit Social të Rrugëkalimit (PNSRR) zgjeron SMMS-në dhe planet shoqëruese të menaxhimit për të siguruar

përgjigje të efektshme ndaj ndikimeve të mundshme sociale të mbetura. PNSRR identifikon të gjitha asetet dhe bizneset në

afërsi të Rrugëkalimit të Gazsjellësit dhe infrastrukturës tjetër të projektit që mund të preket nga aktivitetet ndërtimore;

vlerëson rreziqet që lidhen me ato vende; dhe identifikon rastet për vlerësim, angazhim dhe lehtësim të mëtejshëm në

mënyrën e duhur. Brenda kësaj, Projekti fokusohet veçanërisht në:

• Rajonet e njohura që kundërshtojnë projektin.

• Zonat me probleme lidhur me tokën.

• Zonat me tokë me prodhimtari të lartë ose kultura me vlerë të lartë.

• Kullotat/Bletaria.

• Bizneset (veçanërisht ato të ndjeshme ndaj ndryshimeve mjedisore/ndikimeve të ndërtimit).

• Zonat e njohura për turizmin dhe me operatorët në zonë.

• Sistemet e ujitjes dhe llojet e tjera të infrastrukturës/shërbimeve.

• Vendkalimet e rrugëve shumë të përdorura.

• Rajonet tejet të populluara në afërsi të rrugëkalimit të gazsjellësit.

• Aksesi dytësor në tokë (p.sh. për qëllime bujqësore ose aksesi në banesa).

• Objektet arsimore (shkollat fillore, të mesme dhe të larta) dhe objektet mjekësore.

• Vendet e argëtimit e çlodhjes.

• Varrezat, kishat dhe objektet e tjera fetare (p.sh. manastiret) ku aksesi/ceremonitë mund të ndërpriten gjatë

ndërtimit.

• Komunitetet me përqendrim të lartë të grupeve të cënueshme.

PNSRR-ja mundëson që TAP-i të menaxhojë në mënyrë proaktive ndikimet e identifikuara dhe të monitorojë implementimin

e masave lehtësuese të ndikimit për të siguruar mirëmbajtjen dhe/ose rikthimin e mënyrave dhe standardeve të jetesës.

Si pjesë e procesit të PNSRR, TAP-i përcakton nivelet e ndjeshmërisë së komunitetit vendor dhe identifikon nevojën për të

zhvilluar një PAN. PAN-et krijohen aty ku ka ndjeshmëri të veçantë sociale ose ndjeshmëri të palëve të interesit në një vend

të ndikuar nga projekti ose grupe familjesh a biznese që përjetojnë ndikime të ngjashme të rëndësishme. Shkalla dhe

kompleksiteti i çështjeve të palëve të interesuara në komunitetet e Nivelit 1 zakonisht kërkon zbatim të niveleve të

angazhimit, burime dhe mbështetje që tejkalojnë ato që përdoren përgjithësisht në PAPI-të brenda vendit.

4.3.5 Angazhimi gjatë fazës së largimit nga toka/komuniteti

Page 28: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 28 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

4.3.5.1 Mbledhjet me komunitetin para largimit

Përvijimi i Procesit

Para përfundimit të punimeve të ndërtimit në zonën e një komuniteti të caktuar, TAP-i do të njoftojë autoritetet vendore dhe

do të bjerë dakord për detajet e një “Takimi” me Komunitetin Para-largimit", duke synuar një pjesëmarrje të ngjashme me

Mbledhjen e Ndërgjegjësimit Para-Ndërtimit.

Qëllimi kryesor i Mbledhjes së Komunitetit Para-largimit është:

• Të informojë komunitetin mbi aspektet që lidhen me rivendosjen, kthimin e tokës dhe çdo kufizim të përdorimit të

tokës pas përfundimit të punimeve.

• Të rikujtojë të pranishmit për procesin e ankesave dhe kontaktet.

• Të marrë reagimet e palëve të interesit për çdo çështje dhe shqetësim ende të pazgjidhur dhe të bjerë dakord se

si do të adresohen dhe mbyllen ato.

Palët e Interesit të Synuara

Palët e Interesit të synuara për këto takime përfshijnë anëtarë individualë të komunitetit, njerëz të prekur nga projekti,

drejtues të komunitetit, autoritetet vendore, bizneset vendore dhe shkollat.

Afatet Kohore

Përfundimi i punimeve të ndërtimit do të njoftohet rreth dy deri tre javë më parë dhe Takimet e Komunitetit Para-largimit

mbahen rreth një apo dy javë përpara se pajisjet e ndërtimit të largohen nga zona e komunitetit përkatës.

Përgjegjësitë për zbatim

Takimi me Komunitetin Para-largimit mbahet në bashkëpunim me kontraktorët IPN dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të

ekipit funksionale të angazhimit të palëve të interesit të TAP-it. Takimet dhe angazhimi në komunitetet e Nivelit 1 bëhen siç

përcaktohen PAN për komunitetin përkatës. Takimet në komunitetet e Nivelit 2 zakonisht ndiqen nga anëtarë ekipi nga të

gjitha funksionet e Ekipit të Integruar të Angazhimit të Palëve të Interesit. Takimet e komunitetit të nivelit 3 do të ndiqen të

paktën nga një përfaqësues i TAP-it (kryesisht nga një anëtar i MT-së dhe/ose një MST/KNK), përveç personelit përkatës të

angazhimit të palëve të interesit të IPN-së.

4.3.5.2 Takimet Individuale për Largimin nga Toka

Përvijimi i Procesit

Pas përfundimit të ndërtimit dhe rivendosjes së tokës së zënë përkohësisht (korridori i ndërtimit të gazsjellësit dhe objektet e

përkohshme), ekipi i MT-së dhe kontraktorët IPN kryejnë inspektimet e largimit me të gjithë pronarët/përdoruesit e të gjithë

tokës së përdorur gjatë fazës së kryerjes së punimeve ndërtimore. Nëse inspektimi arrin në përfundimin se rivendosja është

e kënaqshme, e drejta e shfrytëzimit të parcelës së tokës së prekur do t'i dorëzohet pronarit të tokës ose përdoruesit për

aktivitetet bujqësore. Çdo pretendim që ngrihet nga rikthimi ndoshta i pakënaqshëm do të menaxhohet nëpërmjet

mekanizmit të menaxhimit të ankesave. Gjatë inspektimit të daljes, ekipi i MT-së gjithashtu i jep pronarit/përdoruesit, -

verbalisht dhe me shkrim, të gjitha informatat e kërkuara rreth aktiviteteve të lejueshme dhe të kufizuara në parcelën e tokës,

si dhe detajet e kontaktit të ekipit përgjegjës për monitorimin e projektit gjatë operacioneve. Përmbajtja e Marrëveshjes për

Shfrytëzimin e nënshkruar pas hyrjes në tokë i shpjegohet sërish pronarit të tokës.

Page 29: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 29 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Palët e Interesit të Synuara

Palët e interesit të synuara të Takimeve për Largimin nga Toka janë pronarët dhe përdoruesit e tokës të prekur nga projekti.

Afatet Kohore

Inspektimi i secilës parcelë toke të prekur bëhet me pronarin/përdoruesin e tokës pas përfundimit të ndërtimit dhe

rivendosjes.

Përgjegjësitë për zbatim

Takimet për Largimin nga Toka bëhen nga funksioni i SHBT-së në bashkëpunim me personelin.

4.3.6 Angazhimi në fazën e pas-ndërtimit

Përvijimi i Procesit

Pas përfundimit të punimeve të ndërtimit dhe rivendosjes brenda një zone të veçantë komuniteti, TAP-i takohet në mënyrë

periodike me autoritetet vendore dhe drejtuesit e komunitetit për të ndjekur më tej çdo çështje të hapur që ka lidhje me

projektin dhe do të angazhohet me grupet përkatëse dhe palët e interesit për t’i adresuar ato sipas nevojës. Ky angazhim ka

për qëllim mbylljen e çdo çështjeje shoqërore që lidhet me ndërtimin, duke ndjekur shqetësimet ose ankesat e mbetura dhe

duke siguruar që çështjet e mundshme të lidhura me menaxhimin/restaurimin e tokës të trajtohen dhe të mbyllen.

Angazhimi i mëtejshëm me pronarët dhe përdoruesit e tokave të prekur nga projekti, duke përfshirë palët e cenueshme,

kryhet si pjesë e monitorimit të Planit të Rikthimit të mënyrave të Jetesës (PRJ) dhe zbatimit të programit NJPT. Ky

angazhim ka për qëllim vlerësimin e shkallës së rikthimit të mjeteve të jetesës familjeve të prekura, verifikimin se masat për

të rivendosur ose përmirësuar cilësinë e jetesës dhe mjetet e jetesës së njerëzve të prekur nga Projekti janë duke u

implementuar dhe vlerësimin e efektshmërisë së tyre.

Palët e Interesit të Synuara

Angazhimi në fazën e pas-ndërtimit është parashikuar si ndjekje e mëtejshme e çdo çështjeje dhe adresim i nevojave të të

gjitha palëve të interesit brenda një zone të caktuar ku punimet e ndërtimit kanë përfunduar.

Afatet Kohore

Angazhimi në Fazën e Pas-Ndërtimit bëhet sipas nevojës pas përfundimit të punimeve të ndërtimit dhe të rivendosjes.

Megjithatë, meqë ky variant i PAPI-t përqendrohet në fazën e ndërtimit të projektit, plani do të rishikohet para fillimit të

funksionimit për të përcaktuar angazhimin që do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme.

Përgjegjësitë për zbatim

Angazhimi i mëtejshëm pas ndërtimit me drejtuesit e komunitetit vendor dhe autoritetet vendore kryhet nga Zyra e

Vendit/Menaxhimi i Palëve të interesit dhe funksionet e Menaxhimit të Çështjeve MeS ndërkohë që funksioni i MT është

përgjegjës për angazhimin e mëtejshëm me pronarët dhe përdoruesit e tokës.

Page 30: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 30 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

4.4 Angazhimi i Vazhdueshëm i Palëve të Interesit

Përveç angazhimit të palëve të interesuara në fazën e ndërtimit, TAP gjithashtu angazhohet me palët e interesuara të tij në

mënyrë të vazhdueshme në kuadrin e vënies në jetë të programeve NJPT dhe ISM, të menaxhimit të ankesave, si dhe

përmes veprimeve të rregullta të angazhimit për sensibilizim, duke përfshirë ndërveprime me autoritetet qeveritare në të

gjitha nivelet. Këto procese të angazhimit të palëve të interesit nuk lidhen me një fazë të caktuar të ndërtimit dhe

përshkruhen shkurtimisht në pjesët vijuese të këtij dokumenti.

4.4.1 Angazhimi në lidhje me rikthimin e mënyrave të jetesës

Përvijimi i Procesit

Gjatë gjithë fazës së ndërtimit, TAP-i do të vazhdojë të angazhohet me individë dhe komunitete të prekura nga shfrytëzimi

dhe blerja e tokës si pjesë e zbatimit të Planit të Rikthimit të mënyrave të Jetesës (PRJ). Kjo përfshin monitorimin e

kontraktorit IPN në zbatimin e protokolleve të hyrjes dhe të daljes në tokë; mbikëqyrjen -e çdo toke shtesë të nevojshme që

merret nga kontraktorët; dhe monitorimin e mëtejshëm me PPP për të dokumentuar efektshmërinë e restaurimit të mjeteve

të jetesës.

TAP-i gjithashtu ndërmerr aktivitete angazhimi me palët e interesit nëpërmjet programi të tij të Ndihmës për Jetesën dhe të

Mbështetjes së Tranzicionit (NJMT). Qëllimi i tij është të sigurojë që ata njerëz, toka e të cilëve është marrë përkohësisht

ose përgjithmonë, janë në gjendje të rikthejnë mënyrat e tyre të jetesës në nivelet e para-projektit ose ti përmirësojnë ato kur

është e mundur.

Janë krijuar disa mjete nga TAP-i për të mbështetur implementimin e NJMT-së. Këto përfshijnë një Tregues të Jetesës së

Komunitetit, një Listë të Familjeve të Cenueshme nën Vëzhgim dhe një Mjet Vlerësimi të Cenueshmërisë.

Treguesi i Jetesës së Komunitetit u krijua për të ndihmuar TAP-in të kuptojë më mirë komunitetet përgjatë RRG dhe për të

identifikuar zonat e përparësisë për programin NJMT.

Lista e Familjeve të Cenueshme nën Vëzhgim identifikon dhe ndihmon TAP-in në monitorimin e atyre PPP-ve që

konsiderohen se janë ‘të cenueshme'. Masat e veçanta të marra nga TAP-i për këtë kategori të palëve të interesit përfshijnë

vizitat në shtëpi për të shqyrtuar kontratat dhe marrëveshjet, mbështetja me transport te noterët/bankat dhe takime me

anëtarët e zgjeruar të familjes për të siguruar që ka një kuptim të plotë të procesit të aksesit në tokë. Edhe këshilltarët

Socialë të MT-së e përdorin këtë listë për t'i informuar IPN-të për PPP-të e cenueshme, të cilët mund të kërkojnë mbështetje

shtesë gjatë procesit të hyrjes dhe daljes nga toka.

Gjithashtu, është krijuar edhe një Mjet për Vlerësimin e Cenueshmërisë për ta ndihmuar TAP-in të identifikojë ato PPP që

janë në një rrezik më të lartë për të përjetuar ndikimet negative të projektit (si për shembull, familjet shumë të varfra me

pasuri të kufizuara, të cilat janë shumë të varur për jetesën e tyre nga parcela e prekur e tokës.; të vetë/vejushat e moshuara

me probleme shëndetësore dhe përkrahje sociale të kufizuar, që mbështeten në të ardhurat nga pemët shumëvjeçare) dhe

të cilat mund të kërkojnë mbështetje të përkohshme dhe/ose ndihmë shtesë dhe të specializuar.

Komponentët e hollësishëm të NJMT-së dhe afatet e zbatimit jepen në dokumentin NJMT të TAP-it në Shqipëri.

Procesi i restaurimit të mjeteve të jetesës dhe implementimi i NJMT monitorohen vazhdimisht. Çdo tre muaj hartohen

raporte për ecurinë e tyre të përgjithshme të restaurimit të mjeteve të jetesës dhe zbatimin të e NJMT-së për qëllime të

brendshme dhe përmbledhjet e informacioneve kryesore që lidhen me to bëhen publike në faqen e internetit të TAP-it çdo vit.

Page 31: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 31 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Palët e Interesit të Synuara

Palët e interesit të synuara për angazhim lidhur me rikthimin e mënyrave të Jetesës janë pronarët dhe përdoruesit e tokave

të prekura nga projekti dhe çdo palë tjetër me humbje të dëshmuar të burimit të të ardhurave ose humbje të mjeteve të

jetesës si një rezultat i kufizimeve të projektit për përdorimin e tokës.

Afatet Kohore

Angazhimi në lidhje me rikthimin e mënyrave të jetesës kryhet në mënyrë të vazhdueshme gjatë zbatimit të projektit.

Përgjegjësitë për zbatim

Vënia në jetë e angazhimit që lidhet me Restaurimin e mënyrave të Jetesës është përgjegjësia e ekipit të MT-së, në

bashkëpunim me ekipin e ISM-në. Ato identifikojnë sinergjitë me programin ISM dhe për të koordinuar implementimin me

ekipin e Menaxhimit të Palëve të Interesit.

4.4.2 Angazhimi lidhur me investimin social dhe mjedisor

Përvijimi i Procesit

Synimi i programit ISM të TAP-it është që të kontribuojë në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në përmirësimin e

jetesës dhe të cilësisë së jetës brenda komuniteteve vendore në afërsi të projektit.

Objektivat e programit ISM të TAP-it janë:

• Të fuqizojë jetesën brenda komuniteteve vendore3.

• Të mbështetë cilësisë së jetës së përmirësuar të komunitetit përgjatë rrugëkalimit së gazsjellësit.

• Të mundësojë aftësi dhe zotësi të përmirësuara përmes mbështetjes për nismat e edukimit e të trajnimit.

• Të përmirësojë menaxhimin e mjedisit duke përfshirë mbështetjen për biodiversitetin.

Struktura e financimit të programit përfshin grante, nisma të komunitetit vendor dhe partneritete rajonale të zhvillimit.

Zbatimi kërkon angazhimin e palëve të interesit, duke përfshirë grumbullimin e të dhënave cilësore dhe sasiore nga

komunitetet, qeveritë vendore, kombëtare e rajonale dhe aktorët kryesorë të zhvillimit e OJQ-të. Ky angazhim do të sigurojë

që të ketë një kuptim të qartë dhe të përditësuar të nevojave të komunitetit dhe që komunitetet të kenë mundësinë të

kontribuojnë në përparësitë për ndërhyrjet e zhvillimit. Shpresohet që komunitetet do të kontribuojnë vetë në shumicën e

ndërhyrjeve të ISM-së, financiarisht ose në natyrë.

Palët e Interesit të Synuara

Palët e interesit të synuara të angazhimit që lidhet me ISM-në e TAP-it përfshinë komunitetet vendore, bizneset, institucionet

dhe shoqëria civile.

3 Shënim: Programi ISM përqendrohet në jetesën si një nga nevojat prioritare të zhvillimit të identifikuar përmes analizës bazë dhe konsultimit me palët e interesit. Programi shkon mbi dhe përtej zbutjes së ndikimit si në aspektin e përfituesve të synuar dhe në rezultatet e synuara. Programi NJPT ka një fokus më të kufizuar dhe specifik, d.m.th. restaurimin e jetesës të paktën në kushtet para projektit për ata që janë ndikuar nga projekti.

Page 32: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 32 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Afatet Kohore

Angazhimi lidhur me ISM-në e TAP-it bëhet në vazhdimësi gjatë gjithë zbatimit të projektit.

Përgjegjësitë për zbatim

Angazhimi për ISM-në e TAP-it është përgjegjësia e ekipit të ISM-së, që bashkëpunon me ekipin e MT-së për të identifikuar

sinergjitë me programin e Restaurimit të Jetesës dhe për të bashkërenduar zbatimin.

4.4.3 Angazhimi për sensibilizim

Përvijimi i Procesit

Synimi i programit të Angazhimit për sensibilizim të TAP-it është të ruajë kanale të hapura komunikimi me një sërë palësh të

interesit për të dëgjuar pikëpamjet, çështjet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me aktivitetet e projekti dhe bazuar në këtë

angazhim, të ndërmarrë veprime korrigjuese atje ku është e përshtatshme. Arritja e këtij qëllimi kërkon prani të rregullt në

komunitete dhe angazhim me një gamë të gjerë palësh të interesit si pjesë e një kalendari angazhimi ose si rezultat i

kërkesave ad hoc të informacionit. Ndërveprime të tjera mund të jenë të paplanifikuara, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe

çështjeve të ngritura gjatë udhëtimeve në terren ose vizitave në zyrat e TAP-it.

Palët e Interesit të Synuara

Aktivitetet e angazhimit për sensibilizim synojnë një gamë të gjerë palësh të interesit, duke përfshirë komunitetet dhe palët e

tjera të identifikuara të pranishme në nivel vendor. Këto mund të përfshijnë qeverinë vendore, OJQ-të/shoqërinë civile,

autoritetet publike, bizneset vendore dhe operatorët e institucionet bujqësore.

Afatet Kohore

Angazhimi për sensibilizim i TAP-it kryhet në vazhdimësi gjatë zbatimit të projektit dhe në operacione.

Përgjegjësitë për zbatim

Funksioni i Menaxhimit të Palëve të Interesit është përgjegjës për angazhimin për sensibilizim. Ato mbështeten nga

funksione të tjera që përballen me palët e interesit për të siguruar komunikim konsekuent të mesazheve kyçe.

4.4.4 Angazhimi lidhur me Çështjet Qeveritare

Përvijimi i Procesit

Angazhimi i TAP-it lidhur me Çështjet Qeveritare kërkon të zbutë rrezikun dhe të monitorojë e të menaxhojë çështjet që dalin,

të cilat mund të ndikojnë në reputacionin e projektit dhe të pengojnë aftësinë e tij për të siguruar leje kyçe për ndërtim.

Angazhimi i TAP-it për Çështjet Qeveritare synon të mbrojë dhe të ruajë reputacionin e projektit duke promovuar mesazhe

që lidhen posaçërisht me projektin dhe përfitimet që sjell ai, nëpërmjet përdorimit të aktiviteteve të komunikimit dhe

fushatave me objektiv të përcaktuar.

Përveç kësaj, angazhimi i TAP-it lidhur me Çështjet Qeveritare përfshin informime të rregullta që u bëhen misioneve

diplomatike përkatëse në Tiranë për çështjet që kanë të bëjnë me projektin.

Page 33: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 33 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Palët e Interesit të Synuara

Palët e Interesit të synuara për angazhimin e TAP-it lidhur me Çështjet Qeveritare janë agjencitë qeveritare kombëtare e

vendore dhe organizatat e shoqërisë civile.

Afatet Kohore

Angazhimi i TAP-it lidhur me Çështjet Qeveritare kryhet vazhdimisht gjatë gjithë zbatimit të projektit.

Përgjegjësitë për zbatim

Vënia në jetë e angazhimit të TAP-it lidhur me Çështjet Qeveritare është përgjegjësi e ekipit të Çështjeve Qeveritare.

Page 34: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 34 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

5 Mekanizmi i Ankesave

5.1 Hyrje

Kjo pjesë jep një përmbledhje të mekanizmit të ankesave të TAP-it për Palën e Tretë. Detajet e plota paraqiten në Kornizën

e Menaxhimit të Ankesave të TAP-it (KMA), Procedurën e Ankesave të TAP-it në Shqipëri për Palët e Treta dhe Procedurat

e Ankesave të Palëve të Treta të Kontraktuesve IPN.

KMA-ja e korporatës përshkruan parimet e menaxhimit të ankesave dhe përcakton strukturën organizative dhe proceset e

nevojshme për të implementuar një mekanizëm funksional, të efektshëm dhe përshtatshëm nga ana kulturore të ankesave,

që u përgjigjet nevojave të palëve të interesit. Ajo mbështetet nga Procedura e Ankesave të Palës së Tretë në Shqipëri, që

synon të adresojë, menaxhojë dhe zgjidhë ankesat e palëve të interesit, shqetësimet, ankesat dhe kërkesat për MT-në lidhur

me aktivitetet e ndërtimit të TAP-it dhe të sigurojë që TAP-i të jetë në dijeni dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të palëve të

interesit. Si KMA-ja ashtu dhe Procedura e Ankesave në Shqipëri përditësohen vazhdimisht për të siguruar që procesi i

menaxhimit të ankesave të mbetet i përshtatshëm, i arritshëm dhe i efektshëm.

TAP-i ua komunikoi mekanizmin e tij të ankesave të para-ndërtimit palëve të interesit gjatë fazës së konsultimit të VNMS-së

dhe gjatë aktiviteteve të lidhura me MT-në. Më pas Mekanizmi i Ankesave të TAP-it u rishikua për fazën e ndërtimit dhe u bë

i disponueshëm përmes të gjitha kanaleve të identifikuara, që janë të arritshme nga palët e interesit vendore. Mekanizmi i

ankesave komunikohet në një format dhe gjuhë të kuptueshme për popullatën vendore. Për të siguruar që të gjitha palët e

interesit të dinë si të paraqesin ankesat, TAP-i ka krijuar edhe materiale të tjera komunikimi për ankesat, të tilla si afishe dhe

pamflete, etj., si dhe një plan angazhimi për Linjën e drejtpërdrejtë të Ankesave dhe Informacionit. Këto materiale

shpërndahen në zyrat rajonale të TAP-it dhe në kampet e punëtorëve.

5.2 Procesi i Menaxhimit të Ankesave

Procesi i Menaxhimit të Ankesave i TAP-it ilustrohet në Figurën 5.1 në faqen tjetër.

Page 35: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 35 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Figura 5.1: Procesi i Menaxhimit të Ankesave të TAP-it

Page 36: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 36 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Afatet kohore të mëposhtme zbatohen në procesin administrativ të implementuar të ankesave.

Tabela 5.1: Afatet kohore të zbatueshme në Procesin Administrativ të Ankesave

Veprimi Afati kohor

Regjistrimi i ankesës në bazën e të dhënave Brenda 7 ditësh pune

Pranimi i ankesës Brenda 7 ditësh pune

Dërgimi i letrës së refuzimit të ankesës (nëse

kërkohet) Brenda 30 ditësh

Dërgimi i informacionit shtesë për ankesën që

shpjegon kohën e kërkuar për zgjidhjen dhe

procesin në vijim (nëse nuk është zgjidhur ende)

Pas 30 ditësh

Dërgimi i informacionit shtesë (kur është vendosur

lehtësimi) 30/60/90 ditë (shih rastet dhe shkallën e problemit)

Dërgimi i pagesave të kompensimit 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes

Procesi i menaxhimit të ankesës përshkruhet hollësisht në Procedurën e Ankesave të TAP-it në Shqipëri, në faqen e

internetit të TAP-it. Formularët e ankesave janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të, nga personeli vendor i

TAP-it dhe nga kontraktorët e tij, si dhe nga zyrat e TAP-it. Ankesat gjithashtu mund të parashtrohen drejtpërdrejt nëpërmjet

faqes së internetit të TAP-it. GM-të e kontraktorit IPN janë në dispozicion nëpërmjet kontraktorëve drejtpërdrejt. Çdo ankesë

e paraqitur në këto GM regjistrohet në MMPIA-në e TAP-it.

Të gjitha ankesat që vijnë, regjistrohen, ndiqen dhe menaxhohen në MMPIA nga Koordinatori i Ankesave në vend. Kjo lejon

një rrjedhë të vazhdueshme informacioni, duke bërë të mundur që projekti të kuptojë dhe të monitorojë ndikimin e saj gjatë

implementimit të projektit. Çdo kërkesë për informacion, që përfshihet në procesin e ankesave por nuk ka të bëjë me

ankesat, do t'i dërgohet zyrës që merret me to brenda TAP-it ose kontraktorit përkatës të ndërtimit, që të adresohen.

Ekipi i TAP-it për Ankesat shqyrton periodikisht procesin e menaxhimit të ankesave për të eliminuar problemet sistematike

dhe për të siguruar që procesi i zgjidhjes të funksionojë në mënyrë efikase dhe –të japë rezultate të efektshme. Personeli

dhe kontraktorët e TAP-it marrin trajnim të vazhdueshëm për ankesat, duke përfshirë trajnimin për përdorimin e mjetit SGMT.

Koordinatori i ankesave në vend monitoron pajtueshmërinë me angazhimet përkatëse duke përdorur formularët e

monitorimit dhe verifikimit të ankesave.

Page 37: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 37 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

6 Koordinimi dhe Monitorimi i Angazhimit të Palëve të

Interesit

6.1 Përafrimi i Funksioneve Sociale dhe të Menaxhimit të Palëve të Interesit

Plani i Menaxhimit të Ndikimit Social (PMNS) përshkruan përafrimin e funksioneve sociale brenda TAP-it. Përgjegjësia e

përgjithshme për ndikimet sociale të TAP-it dhe menaxhimin e palëve të interesit i përket Drejtorit për Çështjet Tregtare dhe

të Jashtme, që drejton Ekipin e Sigurisë të Korporatës të TAP-it. Ekipi i Sigurisë garanton integrimin e organizatës së

menaxhimit të çështjeve mjedisore e sociale të projektit në nivel korporate dhe, nëpërmjet Zyrave të ndryshme Vendore,

integrimin në nivel vendi të marrëdhënieve me palët e interesit, çështjet qeveritare dhe funksionet e investimeve sociale.

Funksionet e angazhimit të palëve të interesit përfaqësohen në Ekipin e Sigurisë të korporatës nga personeli i korporatës

përgjegjës për koordinimin për menaxhimin e palëve të interesit, investimet sociale, çështjet qeveritare dhe komunikimet, në

të gjithë projektin TAP. Zyrat e Vendit në përgjithësi janë përgjegjëse për angazhimin e palëve të interesit në vend, ndonëse

ekipet mjedisore dhe sociale (MeS) janë përgjegjëse për angazhimin në nivel komuniteti në lidhje me ndërtimin dhe Ekipet e

Menaxhimit të Tokës angazhohen për aksesin në tokë dhe çështjet e kompensimit. Kur angazhimi kryhet nga kontraktorët e

ndërtimit IPN, kërkesat e projektit përcaktohen në Planet e Kontrollit të Kontraktorit (PKK-të) dhe implementimi monitorohet

vazhdimisht. Të gjitha proceset e menaxhuara nga kontraktori janë në përputhje me standardet e vendosura nga TAP-i për

angazhimin e palëve të interesit dhe menaxhimin e ankesave.

Ekipi i Sigurisë së Korporatës kryen takime ndër-funksionale të përmuajshme për të shqyrtuar performancën sociale të

projektit dhe për të rënë dakord për përgjigjet strategjike ndaj çështjeve sociale të ngritura, fushat e identifikuara të

mosperformancës ose ndryshimet në mjediset sociale të projektit ose të palëve të interesit. Takimet mujore ndër-funksionale

sigurojnë një integrim të efektshëm midis Menaxherit të MeS dhe funksioneve të tjera sociale si Angazhimi i Palëve të

Interesit, ISM-ja, Menaxherët e Sigurisë, Komunikimit dhe Tokës. Ekziston një organizim i ngjashëm në nivel vendi për të

siguruar koordinim midis Ekipit për Menaxhimin e Integruar të Projektit (EMIP) dhe Menaxherit të Palëve të Interesit të Zyrës

së Vendit, KNK-ve dhe funksioneve të Menaxherit të ISM-së. Takimet mujore ndër-funksionale bazohen në raportet e nivelit

kombëtar të koordinuara nga ekipet MeS me kontribut nga Menaxhimi i Tokave, Zyrat e Vendit, IPN dhe të tjerët.

6.2 Koordinimi i Brendshëm dhe Monitorimi

TAP-i ka ngritur një proces që ka për qëllim sigurimin e koordinimit të vazhdueshëm dhe monitorimin e efektshmërisë të

proceseve të angazhimit të palëve të interesit dhe atyre të kontraktorëve IPN të tij.

Anëtarët e Ekipit të Angazhimit të Integruar të Palëve të Interesit dhe kontraktorët IPN marrin pjesë në takimet e rregullta

koordinuese siç ilustrohet në figurën 6.1 më poshtë.

Page 38: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 38 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Figura 6.1: Angazhimi i Palëve të Interesit - Takimet e Koordinimit

Takimet javore të koordinimit e monitorimit zhvillohen në terren, në objektet e kontraktorit IPN. Këto takime javore të

koordinimit marrin pjesë personeli social i IPN-së dhe anëtarët e ekipit të angazhimit të palëve të interesit të TAP-it nga

Menaxhimi i MeS (Eksperti Social, MST-ja, Koordinatori i Ankesave, Menaxheri i MeS), MT-ja (Menaxheri dhe ekspertët e

MT-së) dhe Menaxhimi i Palëve të Interesit në Zyrën e Vendit (Menaxheri i Palëve të Interesit, KNK-të) funksionet dhe IPN-

ja (CFO-të). Nëse duhet të trajtohen situata ose çështje specifike me informacione shtesë, gjithashtu marrin pjesë

përfaqësuesit e njësive të ekipit për Çështjet Qeveritare dhe IPN sipas nevojës, personalisht ose në largësi nëpërmjet

telekonferencës.

Aspektet e trajtuara gjatë këtyre takimeve përfshijnë temat e vazhdueshme të angazhimit të palëve të interesuara, mbylljen

e veprimeve/çështjeve nga java e mëparshme, çështjet operacionale, aspektet që lidhen me ndërtimin, duke përfshirë

shëndetin dhe sigurinë e komunitetit, planifikimin e angazhimit për javën e ardhshme dhe më tej, duke u bazuar në grafikun

e ndërtimit parashikues, ankesat e marra dhe aspekte të menaxhimit të ankesave. Funksioni i Menaxhimit të MeS është

përgjegjës për organizimin e takimeve koordinuese javore.

Në çdo muaj drejtuesit funksionalë në vend për angazhimin e palëve të interesit (Menaxheri i Angazhimit të Palëve të

Interesit të Zyrës së Vendit, Eksperti Social i Menaxhimit të MeS, Këshilltari i Ankesave, Menaxheri i MT-së, Këshilltari i ISM-

së, Këshilltar i Çështjeve Qeveritare, Këshilltari për Komunikimin) marrin pjesë në një Takim Rishikimi të Angazhimit të

Palëve të Interesit, të koordinuar dhe të mundësuar nga Menaxheri i Palëve të Interesit të Korporatës. Këto mbledhje mujore

mbahen me telekonferencë dhe kanë për qëllim shqyrtimin e angazhimit mujor të deritanishëm, sigurimin e koordinimit dhe

Takime Javore të

Koordinimit

Rishikime tremujore

Rishikimi/Takimet

Mujore të SE

Mbledhjet mujore të Ekipit të Udhëheqjes

• Pjesëmarrja e plotë e

Forumit të Angazhimit

të Palëve të Interesit

(vendi dhe korporata)

• Përmirësim i vazhdueshëm

• Takime Javore të Koordinimit

• Planifikimi i Angazhimit të Vazhdueshëm me

Palët e Interesit

• Përdorimi i planifikimit të ndërtimit/parashikimet

Pjesëmarrja në Takimet Javore të Koordinimit

• Këshilltar i lartë i palëve të interesit të vendit/ KNK-të

• Ekspertët Socialë/MST për Menaxhimin e Çështjeve

MeS në Vend

• Këshilltari për Ankesat në Vend• Menaxheri i MT-së për vendin/Ekspertët

• Personeli Social i IPN

• Këshilltari i Lartë për Çështjet Qeveritare

• Këshilltari ISM

• Pjesëmarrja e vendit me lehtësimin e Korporatës

• Përditësim dhe koordinim për angazhimin dhe

çështjet e palëve të interesit

• Të informojë mbledhjet mujore të Ekipit të

Udhëheqjes

Pjesëmarrja në Mbledhjet Mujore të

Koordinimit:

• Menaxheri i Korporatës për Palët e Interesit

• Funksioni i Ekipit të Integruar të Angazhimit me

Palët e Interesit udhëheq:• Ekspertët Socialë të Menaxhimit të

Çështjeve MeS

• Këshilltari për Ankesat

• Menaxheri i MT

• Menaxheri i ISM• Menaxheri për Çështjet Qeveritare

• Menaxheri i Komunikimeve

Page 39: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 39 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

monitorimit të procesit të angazhimit ndërmjet ekipeve në vend dhe në nivel korporate, dhe parashikimin për fazën tjetër

mujore të angazhimit të palëve të interesit.

Këto mbledhje mujore rishikimi zhvillohen përpara takimeve mujore të Ekipit Udhëheqës së TAP-it, gjë e cila mundëson

përditësime të grupit menaxhues të TAP-it për aspektet kryesore të angazhimit me palët e interesit.

TAP-i kryen rishikime tremujore të performancës dhe të rreziqeve që lidhen me angazhimin e palëve të interesit. Këto

rishikime tremujore janë pjesë e procesit të përmirësimit të vazhdueshëm të TAP-it dhe zhvillohen me pjesëmarrje të

ngjashme si në takimet mujore të rishikimit.

Menaxheri i Palëve të Interesit për Korporatën mbikëqyr organizimin e Mbledhjeve Mujore për Rishikimin e Angazhimit të

Palëve të Interesit dhe Rishikimet Tremujore të Rrezikut/Performancës.

Kontraktorët raportojnë te TAP-i për angazhimin e palëve të interesit çdo muaj.

6.3 Treguesit Kryesorë të Performancës (TKP-të)

Shembuj të treguesve kryesorë të performancës (TKP-ve) të përdorura nga TAP-i për vlerësimin e efektshmërisë së

aktiviteteve të angazhimit të palëve të interesit dhe të analizës së tendencave jepen në Tabelën 6.1 në anën tjetër.

Page 40: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 40 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

Tabela 6.1: TKP-të

Shpërndarja e informacionit Aktuale Planifikuar %

Numri i seancave/takimeve të bëra për shpërndarjen e informacionit.

Seancat e bëra për trajnimit e komunitetit SHSM.

% e komuniteteve të informuara përgjatë korridorit të gazsjellësit.

% e pjesëmarrjes në mbledhjen e ndërgjegjësimit për ndërtimin para hyrjes/para

daljes.

Numri i planifikuar i pjesëmarrësve në seancat e informimit.

Vizitat Aktuale Planifikuar %

Numri i vizitave dhe vizitorëve në zyrat e TAP-it.

Gjinia e vizitorëve në zyrat e TAP-së.

Numri i kërkesave për informacion të cilat kanë marrë përgjigje brenda 3 ditësh pune.

Numri i PT-vë që kanë hyrë në MMPIA.

Çështjet/Angazhimet Aktuale Planifikuar %

Numri i takimeve jozyrtare.

Numri i problemeve të ngritura (gjatë vizitave në zyrë dhe seancave të informimit),

kundrejt problemeve të trajtuara dhe problemeve të pazgjidhura ende.

Numri i angazhimeve të marra dhe të kryera brenda afatit kohor (kjo për angazhimet e

bëra gjatë takimeve të angazhimit me palët e interesit).

Menaxhimi MeS Aktuale Planifikuar %

Numri i përgjithshëm i incidenteve sociale.

Incidentet sociale (kategoria 3/4/5) *

Incidentet sociale (kategoria 1/2) *

Numri i incidenteve sociale sipas llojit (që kanë të bëjnë me tokën, që nuk kanë të

bëjnë me tokën, demonstrata).

Numri i takimeve me palët e interesit/seancat e ndërgjegjësimit të komunitetit.

Të punësuarit nga komunitetet vendore të prekura nga projekti.

Të punësuarit nga vendet pritëse.

Euro të shpenzuara për mallra dhe shërbime në shtetin pritës.

Ankesa Aktuale Planifikuar %

Rendimenti: numri i përgjithshëm i ankesave të marra dhe të zgjidhura, numri i

ankesave të zgjidhura sipas afateve kohore të përshkruara, ditët mesatare deri në

mbyllje.

Efektshmëria: numri i përgjithshëm i ankesave të marra sipas rajonit, numri i ankesave

sipas llojit të punës, numri i ankesave sipas kategorisë, numri i ankesave të

ripërsëritura.

Ndërgjegjësimi: numri i trajnimeve mbi ankesat të bëra nga TAP-i dhe kontraktorët për

ankesat; zonat ku është ofruar komunikim për ankesat; numri i regjistruar i ankesave

duke përdorur mekanizmat e adresimit dhe numri i temave të nxehta që janë

shkallëzuar nga vlerësimi i përgjithshëm i ankesës dhe informacioni i palëve të

interesit.

*Ref TAP-HSE-PR0011

Page 41: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 41 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

7 Menaxhimi i Ndryshimit

7.1 Rishikimi vjetor i PAPI-t

Në pajtim me Regjistrin e Angazhimit të TAP-it (GAL00-PMT-601-Y-TLX-0001), Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit do

të rishikohet çdo vit dhe do të përditësohet për të marrë parasysh rezultatet e rishikimit. Menaxheri i Palëve të Interesit të

Korporatës do të jetë përgjegjës për të mundësuar këtë rishikim në bashkëpunim me palët e interesit në vend që

ballafaqohen me funksionet dhe duke përfshirë të gjitha ndryshimet për të cilat është rënë dakord.

7.2 Gatishmëria e Operacioneve

Para se TAP-i të hyjë në fazën e tij të operimit, Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit do të përditësohet për të marrë

parasysh sa vijon:

• Burimet e kërkuara nga funksione të ndryshme që ballafaqohen me palët e interesit gjatë operacioneve.

• Shqyrtimi i hartëzimit të palëve të interesit të përshtaturame fazën e operacioneve dhe kërkesat e angazhimit.

• Planet e operacioneve për funksione të tjera që ballafaqohen me palët e interesit (Menaxhimi i Palëve të Interesit,

ISM, Restaurimi i Mjeteve të Jetesës, Menaxhimi i Ankesave Mjedisore dhe Sociale).

• Ankesat e mbetura të mbartura nga faza e ndërtimit dhe që kërkojnë monitorim të vazhdueshëm.

Regjistri i Angazhimeve të TAP-it (GAL00-PMT-601-Y-TLX-0001), specifikon se Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit për

Operacionet do të finalizohet gjashtë muaj përpara fillimit të operacioneve dhe do t’u bëhet i njohur palëve kryesore të

interesit (GR3040).

Page 42: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 42 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

8 Burimet e Informacionit

8.1 Faqja e internetit e TAP-it

Një gamë e gjerë informacionesh në lidhje me projektin është në dispozicion në faqen e internetit të TAP-it. Për sa i përket

angazhimit me palët e interesit, pjesët e mëposhtme kanë interes të veçantë:

Pjesa e faqes së internetit Lidhja

VNMS - Shqipëria https://www.tap-ag.com/our-commitment/to-the-environment/esia-

albania

Përgjegjësia Sociale e Korporatës –

Shqipëria

https://www.tap-ag.al/rreth-nesh/pergjegjesia-sociale-e-korporates

Përmbledhja e Aksesit në Tokë -

Shqipëri

https://www.tap-ag.al/aksesi-ne-toke

Udhëzues për Shfrytëzimin dhe

Blerjen e Tokës - Shqipëria

https://www.tap-

ag.al/assets/03.land_access/albanian/GLAC_FINAL_PRINT.pdf

Plani për Rikuperimin e Jetesës -

Shqipëria

https://www.tap-

ag.al/assets/03.land_access/english/Livelihood%20Restoration%20Pla

n%20Albania.pdf

https://www.tap-ag.al/assets/LRF_alb_final1.pdf

Asistenca për Jetesën dhe

Mbështetja Tranzitore - Shqipëria

https://www.tap-ag.al/arshive-burimore/dokumentet-referuese/aksesi-

ne-toke

https://pimsdcc.tap-ag.com/documents-details?DocID=AAL00-PMT-

660-X-TTA-0002

Politika për Shëndetin dhe Sigurinë https://www.tap-

ag.com/assets/07.reference_documents/english/hse/150811_HSE%20

Policy.pdf

8.2 Buletinet informative/Fletëpalosjet/Afishet

Në komunitetet përgjatë rrugës së transportit të tubacioneve dhe korridorit të gazsjellësit në Shqipëri janë publikuar në shqip

dhe shpërndarë fletëpalosjet, afishet dhe broshurat e mëposhtme:

• Broshura e korporatës së TAP-it – (rreth 300 kopje).

• Fushata e Transportimit të TAP-it - fletëpalosje (rreth 2000), afishe (rreth 200).

• Ankesat - afishe (rreth 200 kopje), fletëpalosje (rreth 2000 kopje), karta të ankesave (rreth 200 karta).

• Fletëpalosje rajonale të SHSM (rreth 2000).

• Të drejtat dhe aksesi në tokën e PPP-ve - paketë me 3 fletushka të ndryshme, paketimi dhe dhënia (7000 komplete).

• Programi NJPT - fletëpalosje (2000 kopje), broshura (rreth 500 kopje).

Page 43: Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri...• Të përcaktojë rolet, përgjegjësitë dhe burimet e nevojshme për të zbatuar PAPI-n, duke përfshië procedurat

Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ky dokument nuk mund të kopjohet, t’i tregohet ose t’i vendoset në dispozicion palëve të treta Faqja 43 nga 43

pa pëlqimin e mëparshëm të TAP AG. Versioni më i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave të projektit të TAP-it.

Titulli i dokumentit Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit në Shqipëri

Nr. i dokumentit TAP-CEA-PL-0002 Rish 2

Klasifikimi I JASHTËM

• SHBT: Trajnim mbi Fuqizimin e Menaxhimit Financiar - fletëpalosje (200 kopje)

Informacioni në lidhje me projektin është i disponueshëm në zyrat lokale të TAP-it. Një kopje e printuar e VNMS i është

shpërndarë të gjithë zyrave të qeverive vendore (bashki dhe komuna) të cilat ndikohen nga projekti dhe një kopje e

përmbledhjes jo-teknike mbahet në secilën zyrë të TAP-it.

8.3 Fushatat në media

Janë organizuar fushata në media, duke mbuluar zonat përgjatë rrugëkalimit të gazsjellësit, komunitetet përgjatë rrugës së

transportit të tubacioneve dhe publikun e gjerë, me TV dhe spote të radios, për temat e mëposhtme:

• Fushata në radio për Sigurinë Rrugore (transmetuar në të gjitha stacionet radiofonike lokale përgjatë rrugës së TAP-it dhe 3 radio kombëtare gjatë gjithë verës).

• Siguria e Kantiereve të Ndërtimit - TVC (transmetuar në të gjitha kanalet televizive lokale përgjatë rrugës së gazsjellësit).

• Fushata e fazave të ndërtimit të TAP-it - TV (transmetuar në të gjitha kanalet televizive lokale në rrugën e TAP-it).

• Ankesat - TV (transmetuar në të gjitha kanalet televizive lokale përgjatë rrugës së gazsjellësit).

• Fushata e transportit të TAP-it - TV (përdorur në të gjitha kanalet televizive lokale në rrugën e TAP-it), radio spot (përdorur në të gjitha stacionet radiofonike lokale në rrugën e TAP-it dhe në dy stacione kombëtare-radiofonike).

8.4 Zyrat lokale të TAP-it

Trans Adriatic Pipeline AG Albania, Godina e Degës

Nr.12 (ABA Business Centre), Kati i 9-të,

Zyra Nr.906

Rruga Papa Gjon Pali II

1010 Tiranë, Shqipëri

Telefon: +355(4)4 306 937

Faks: +355(4)2 265 685

[email protected]

Zyra rajonale në Korçë

Blv. Fan Noli, Godina nr. 1,

Kati i parë, 7000, Korçë, Shqipëri

Telefon: +355 (4)4 813 051

[email protected]

Zyra rajonale në Fier

Blv. Jakov Xoxa, Hotel Fieri,

Kati i tretë, 9300, Fier, Shqipëri

Telefon: +355 (4)4 813 052

[email protected]

Zyra rajonale në Çorovodë

Lagjja Çlirimi, Çorovodë, 5300, Skrapar, Shqipëri

Telefon: +355 (4)4 813 053

[email protected]

Zyra rajonale në Berat

Rruga 10 Korriku, Nr. 21, Shqipëri

Telefon: +355 (4)4813 060

[email protected]