pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në shba, berisha ... · asnjë person që nuk ka paguar...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Martë 19 Shkurt 2019 Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha përzë Bashën dhe merr kontrollin e PD, ekstremizon qëndrimin me djegie mandatesh Ç m i m i 2 0 l e k ë Një ndër gjërat që nxori në pah procesi i vetin- gut ishte zhytja në afera e krerëve të drejtësisë. Deri tani me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë përballur 19 kryetarë gjykatash dhe proku- rorish, por vetëm gjashtë prej tyre... Problemet me aktivitetin artistik i përball- in me vështirësi krijuesit në art. Edhe piktorët shprehen se deri tani nga Ministria e Kulturës ka munguar ajo vëmendje që duhet për artin. Piktori Arben Shira tregon se mbështetja... Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane dhe kompani të tjera, nuk do ketë mundësi që të marrë një kredi bankare. Bankat në Shqipëri janë... CIA ka dhënë të tjera detaje sa i takon situatës në vend gjatë regjimit komunist. Në një dokument të vitit 1951, tregohet se si Liri Belishova kishte shkuar në Fier për të zhvilluar një takim mbi sistemin gjyqësor, por shumica e... Bankat ashpërsojnë masat, nuk merr kredi kush nuk paguan dritat, ujin dhe telefonin CIA: Qytetarët e Fierit braktisën më 1951 mbledhjen e Liri Belishovës për gjyqësorin, ja si regjimi komunist bënte rekrutimet në ushtri ARBEN SHIRA: GKA, edhe pas 30 vitesh ka mbetur si në kohën e realizmit socialist Shumica e krerëve të drejtësisë të zhytur në afera, 12 emra ngelin në veting, edhe Dritan Peka rezulton me probleme Faqe 11 Faqe 12 Faqe 10 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Rama nuk u rrëzua, por u konsolidua...! Nga Pandeli BARDHI Nga Besi BEKTESHI Pamundësia për t’u bërë shpresë e shqiptarëve! Nga Pirro PRIFTI Përçahet LSI, ish ministrat kundërshtojnë djegien e mandateve, Kryemadhi merr përsipër të ndjekë personalisht procedurat PD në unison pro djegies së mandateve, Basha: Qeveri tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira, Rama në pushtet me vota të vjedhura Trondit Sali Berisha, kërkon eliminimin fizik të Edi Ramës: Meriton plumbin ballit, populli do ta vrasë dhe do e hedhë në Lanë Rama i prerë: PD-LSI kanë hallin e reformës në drejtësi, luajnë blofin me djegien e mandateve, t’i harrojnë zgjedhjet e parakohshme Fatos Klosi: Berishën nuk e merr njeri seriozisht, pasi dështoi me sulmin ndaj Kryeministrisë kërkon të motivojë qytetarët me plumba Detajet për SPAK, gjykata dhe prokuroria e posaçme ngrihen në të njëjtën ditë, gjyqtarët do t’i nënshtrohen më vonë vetingut Faqe 18 Idajet Beqiri: Berishës po i shkon thika në palcë nga SPAK prandaj kërcënon me plumb ballit, opozita po u shërben interesave serbe Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Kryemadhi-Meta-Berisha të alarmuar nga SPAK, përmes djegies së mandateve synojnë të pengojnë reformën në drejtësi dhe negociatat me BE Faqe 9 Faqe 2,3 11 vjet Shtet i Kosovës dhe mundësia për Shqipërinë e Madhe Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e opozitës, pavarësisht kërcënimeve me djegie mandatesh. Shefi i qeverisë ka folur ditën e djeshme në mbledhjen e grupit të Partisë... Ish-kryeministri Sali Berisha ka tronditur sërish me kërcënimet dhe bëmat e tij. Pasi dështoi të shtunën të merrte Kryeministrinë siç bëri në 1998, tani ka arritur deri aty sa kërkojë eliminimin fizik të kryeministrit Edi Rama. Duket qartë që liderët e opozitës javët e fundit janë në trishtim dhe panik të thellë dhe po tentojnë të bëjnë ç’është e mundur për të shkaktuar kaos në vend... Faqe 5 Faqe 6,7 Deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk gëzojnë mbështetje në popull. Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u tregua shumë i ashpër kur deklaroi... Faqe 7

Upload: others

Post on 10-Oct-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Martë 19 Shkurt 2019

Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha përzë Bashën dhe

merr kontrollin e PD, ekstremizon qëndrimin me djegie mandatesh

Çmimi 20 lekë

Një ndër gjërat që nxori në pah procesi i vetin-gut ishte zhytja në afera e krerëve të drejtësisë. Deri tani me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë përballur 19 kryetarë gjykatash dhe proku-rorish, por vetëm gjashtë prej tyre...

Problemet me aktivitetin artistik i përball-in me vështirësi krijuesit në art. Edhe piktorët shprehen se deri tani nga Ministria e Kulturës ka munguar ajo vëmendje që duhet për artin. Piktori Arben Shira tregon se mbështetja...

Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane dhe kompani të tjera, nuk do ketë mundësi që të marrë një kredi bankare. Bankat në Shqipëri janë...

CIA ka dhënë të tjera detaje sa i takon situatës në vend gjatë regjimit komunist. Në një dokument të vitit 1951, tregohet se si Liri Belishova kishte shkuar në Fier për të zhvilluar një takim mbi sistemin gjyqësor, por shumica e...

Bankat ashpërsojnë masat, nuk merr kredi

kush nuk paguan dritat, ujin dhe telefonin

CIA: Qytetarët e Fierit braktisën më 1951 mbledhjen e Liri Belishovës për gjyqësorin,

ja si regjimi komunist bënte rekrutimet në ushtri

ARBEN SHIRA: GKA, edhe pas 30 vitesh ka mbetur si në kohën

e realizmit socialist

Shumica e krerëve të drejtësisë të zhytur në

afera, 12 emra ngelin në veting, edhe Dritan Peka

rezulton me probleme

Faqe 11

Faqe 12

Faqe 10

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Rama nuk u rrëzua, por u konsolidua...!

Nga Pandeli BARDHI

Nga Besi BEKTESHI

Pamundësia për t’u bërë shpresë e shqiptarëve!

Nga Pirro PRIFTI

Përçahet LSI, ish ministrat kundërshtojnë djegien e mandateve, Kryemadhi merr përsipër të ndjekë personalisht procedurat

PD në unison pro djegies së mandateve, Basha: Qeveri tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira, Rama në pushtet me vota të vjedhura

Trondit Sali Berisha, kërkon eliminimin fizik të Edi Ramës: Meriton plumbin ballit, populli

do ta vrasë dhe do e hedhë në Lanë

Rama i prerë: PD-LSI kanë hallin e reformës në drejtësi, luajnë

blofin me djegien e mandateve, t’i harrojnë zgjedhjet e parakohshme

Fatos Klosi: Berishën nuk e merr njeri seriozisht, pasi dështoi me

sulmin ndaj Kryeministrisë kërkon të motivojë qytetarët me plumba

Detajet për SPAK, gjykata dhe prokuroria e posaçme ngrihen në të njëjtën ditë, gjyqtarët do t’i nënshtrohen më vonë vetingut

Faqe 18

Idajet Beqiri: Berishës po i shkon thika në palcë nga SPAK prandaj kërcënon me plumb ballit, opozita po u shërben interesave serbe

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Kryemadhi-Meta-Berisha të alarmuar nga SPAK, përmes djegies së mandateve synojnë të pengojnë

reformën në drejtësi dhe negociatat me BE

Faqe 9

Faqe 2,3

11 vjet Shtet i Kosovës dhe mundësia për

Shqipërinë e Madhe

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e opozitës, pavarësisht kërcënimeve me djegie mandatesh. Shefi i qeverisë ka folur ditën e djeshme në mbledhjen e grupit të Partisë...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka tronditur sërish me kërcënimet dhe bëmat e tij. Pasi dështoi të shtunën të merrte Kryeministrinë

siç bëri në 1998, tani ka arritur deri aty sa kërkojë eliminimin fizik të kryeministrit Edi Rama. Duket qartë që liderët e opozitës javët

e fundit janë në trishtim dhe panik të thellë dhe po tentojnë të bëjnë ç’është e mundur për të shkaktuar kaos në vend...

Faqe 5

Faqe 6,7

Deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk gëzojnë mbështetje në popull. Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u tregua shumë i ashpër kur deklaroi... Faqe 7

Page 2: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT2 E Martë 19 Shkurt 2019

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

BE rreshtohet kundër opozitës, Fleckenstein e Koçijançiç: Puna e opozitës është në Parlament, po rrezikohen negociatat

Bashkimi Europian ka dalë dje hapur kundër vendimit të opozitës për të shkuar të djegia e mandateve. Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, ka reaguar për mediat, duke thënë se një veprim i tillë është i pa-pranueshëm. Ai ka deklaruar se puna e opozitës është të ofrojë alternativa për qytetarët dhe të punojë për të mirën e vendit. “Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament. Për men-dimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është puna e opozitës

në Parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit, të ofrojnë një alternativë ndaj politikës aktuale. Në fund të ditës, është në dorë të çdo anëtari të parlamentit të vendosë nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli”, tha eurodeputeti. Ai u ndal dhe te çështja e negociatave, duke dhënë për herë të parë sinjale se me këtë klimë kaq të tensionuar, mund të ketë një përgjigje negative në qershor. Një vit më parë vende si Gjermania, Holanda apo Franca ishin shumë skeptike për vendin tonë. Por me vendimin e fundit të opozitës,

ata do vijojnë të ruajë të njëjtin qëndrim. “Sigur-isht që do të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit 2019. Për një vend pa funksionimin e parlamentit dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e Shteteve Anëtare”, përfundoi Fleckenstein. Në të njëjtën linjë me të ishte dhe Maja Koçijançiç. Zëdhënësja e KE ka dalë kundër bojkotit parlamentar. “E drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në demonstrate është një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur, dhe duhet të garanto-

het. Sidoqoftë, përdorimi i dhunës dhe dëmtimi i pronës publike, ashtu siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie europi-ane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të çohen përpara, e jo të bojkotohen. Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar Parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për të zbatuar reformat e kërkuara nga BE-ja”, tha ajo.

Kryemadhi-Meta-Berisha të alarmuar nga SPAK, përmes djegies së mandateve synojnë të pengojnë

reformën në drejtësi dhe negociatat me BE

Ja prapaskenat e vendimit ekstrem të opozitës

Kliti TOPALLI

Partitë opozitare kanë vendosur dje djegien e mandateve. Lulzim Basha ka marrë dakordësinë e aleatëve, për të çuar vendin drejt

një krize të thellë politike. Pasi dështuan në protestën e të shtunës, demokratët kanë vendosur që të marrin një prej vendimeve më të ashpra në historinë e demokracisë në vend. Por pas këtij vendimi të opozitës ngrihen disa pyet-je: Pse u mor tani ky vendim? Çfarë e shqetëson opozitën që do me kaq ngulm zgjedhje të parakohshme? A është ky një kërcënim, apo vërtet do dorëzohen mandatet? Sinjalet janë se ajo që i tremb më shumë anëtarët e opozitës është padyshim reforma në drejtësi. Edhe pse çdokush mund të mendojë se deputetët tani fshihen pas imunitetit dhe heqja e mandatit i bën ata më të lehtë përballë hetimeve, gazeta ka mësuar se PD dhe LSI kanë tjetër plan. Arsyeja që po nxitojnë kaq shumë është se shpresat e tyre janë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe PS të dalë në opozitë. Po ashtu synohet që PD e LSI ta marrin bashkë shumë vota, pse jo dhe 84. Nëse ndodh kjo, do të ndryshohen ligjet e reformës në drejtësi. PD e ka synuar prej kohësh diçka të tillë. Ka kërkuar ndryshimin e anëtarëve të KLP, KLGJ edhe të komisioneve të vetingut. Pra qëllimi i vërtet është që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe duke marr pushtetin PD-LSI frenojnë reformën në drejtësi. Shpresat e tyre janë që në këtë mënyrë të shpëtojnë nga SPAK e BKH. Një tjetër pengesë është se PD-LSI bllokojnë ndryshimin e ligjeve që ka rrëzuar Kushtetuesja. Nëse ato ligje nuk ndryshojnë, KLGJ e KLP nuk marrin dot vendime, funksionimi i SPAK vihet në dilemë, ndërsa po ashtu nuk ngrihet dot Inspektorati i Drejtësisë. Pra duket qartë se meraku i Berishës, Metës, Kryemadhit është te reforma në drejtësi dhe askund tjetër.

Përplasja me ndërkombëtarët Nëse opozita vërtet shkon të dje-

gia e mandateve, padyshim do kemi një luftë me ndërkombëtarët. Në 2017 Basha zgjedhjet tentoi të bojkotojë dhe mori urdhër të prerë nga Hot Brian Yee, i cili i dha 24 orë ultimatum të negocionte me Ramën, ndryshe SHBA do i ven-doste vizën e kuqe. Dje ka reaguar dhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, i cili ka deklaruar se kjo

Ambasadorët e BE dhe SHBA në zyrën e Ramës

Pas vendimit të partive opozitare për të shkuar te djegia e mandateve, janë vënë në lëvizje ndërkombëtarët. Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones po zhvillojnë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama. Referuar aktual-itetit politik tema e diskutimit mes Ramës dhe ambasadorëve mendohet se është protesta e opozitës dhe djegia e mandateve nga Partia Demokratike. SHBA dhe BE-ja po tentojnë që të gjejnë një zgjidhje mes palëve për të shmangur krizën institucionale. Pas protestës ditën e shtunë, ndërkom-bëtarët dënuan dhunën e shtruar, ndërsa dje, PD-ja njoftoi vendimin për djegien e mandatave duke kërkuar zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie transitore që të përgatisë procesin zgjedhor. Por, kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat italiane tha se nuk e çon ndërmend të dorëhiqet dhe se e vetmja pasojë që solli protesta ishte shkatërrimi i një vepre arti, kërpudhës në Kryeministri.

Braçe: Opozita ka hallin e reformës në drejtësiPas vendimit të deputetëve të

Partisë Demokratike për djegien e mandateve ka ardhur reagimi i parë nga qeveria. Zv. kryeministri Braçe ka deklaruar se mandatet digjen tani pasi nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi. Ai shtoi se nisja e funksionimit të me-kanizmit kushtetues do nisë shumë shpejt. “Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë reformës në dre-jtësi; As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Larte, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekaniz-mi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi. Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma për-para”, përfundoi Braçe. Pas deklaratës së tij ka ardhur dhe reagimi i deputetit demokrat, Agron Shehaj. Lidhur me reformën në drejtësi Shehaj tha se tashmë deputetët demokrat tashmë janë pa imunitet. “Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet”, deklaroi Shehaj.

është e papranueshme. Një tjetër detaj që fshihet pas lëvizjes së PD është se bllokohen negociatat me BE. Në qershor priten që të hapen negociata me BE, por Fleckenstein e ka bërë dje të qartë se me këtë krizë, është e vështirë të binden shtetet skeptike.

Dilemat e opozitës Edhe pse u deklarua publikisht,

demokratët ende janë të lëkundur për këtë vendim ekstrem. PD në Parla-ment ka 44 deputetë dhe sipas ligjit në

momentin që ata dorëzojnë mandatin, ai u kalon deputetëve pasardhës. Nga një verifikim që bëri gazeta, rezulton se janë 150 kandidatë në radhë që mund të marrin mandatet që do lihen nga deputetët. Edhe dje në mbledhje është ngritur shqetësimi se sa garanci ka që disa nga kandidatët do pranojnë ta refuzojnë futjen në Parlament. Nëse marrim Tiranën, PD ka 11 deputetë, ndërsa si kandidatë ka dorëzuar plot 50 emra dhe mes tyre ka figura që

kanë filluar të dalin kundër PD. Po ashtu dhe në qytete të tjera. Në Berat në listë është Lefter Maliqi, i cili është bashkuar me PS. Pra, nëse PD do kishte qëllim të parin dorëzimin e mandatit, atëherë të gjithë deputetët mjaftojnë të dorëzojnë një deklaratë në KQZ dhe mbyllet historia. Fakti që ngrihet një grup pune, tregon frikën e PD se mund të krijohet një tjetër opozitë me deputetë po demokratë, por që nuk janë nën urdhrat e Bashës.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar dje një takim me aleatët tradicionalë, Dashamir Shehi, Agron Duka, Fatmir Mediu e Vangjel Dule. Ata kanë rënë dakord që të shkohet te djegia e mandateve. “Kemi një detyrim moral ndaj qytetarëve që ka kanë votuar. Besoj që do të jetë një votim unanim i të gjithë deputetëve të koalicionit opozitar. Duhet të ndërtojmë një qeverisje në shërbim te qytetarëve shqiptarë”, përfundoi Mediu. Kryetari i

PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se djegia e mandateve i jep fund qeverisjes së Ramës dhe deklaroi se misioni i opozitës nuk mbaron këtu por vazhdon me mbështetjen e qytetarëve. “Opozita është në kushtet e realizimit të misionit të saj. Ky nuk mbaron me djegien e mandat-eve që i jep fund qeverisjes së Ramës, por vazhdon me mbështetjen e popullit. Zëri i qytetarit do jetë detyrim i ligjvënësit dhe qytetarit", deklaroi Dule.

BASHA MERR MBËSHTETJEN E ALEATËVE

Pas takimit me Bashën, kryetari i Partisë Demokris-tiane, Nard Ndoka tha se edhe kryeministri Rama duhet ta rishikojë mandatin e tij jo vetëm si deputet por edhe si kryeministër. “Patëm një mbështetje maksimale për aksionin opozitar. Kryeministri duhet të dëgjojë qartë protestën e qytetarëve. Është momenti i reflektimit të zotit Rama për mandatin jo vetëm si deputet por edhe si kryeministër”,

tha ai. Edhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se ky është një vendim i drejtë dhe deklaroi se partitë opozitare do jenë bashkë për sa kohë Rama të jetë në pushtet. “Sa të jetë Rama aty do na shihni bashkë. Ne gjykojmë se ky është një vendim i drejtë”, tha Shehi. Edhe kryetari i PAA-së, Agron Duka u shpreh pro vendimit të partive të tjera opozitare. “Ne do i djegim mandatet, nuk do i mbajmë më”, deklaroi Duka.

NDOKA E SHEHI: RAMA TË REFLEKTOJË

Page 3: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Unë e siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga mbarë Shqipëria për të mbrojtur parlamentin e tyre. Në Parlament me banditë të cilët vënë prita deputetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit

ti organizohet pritë në Parlament. Këto vendime i merr grupi. Unë po bëj deklaratën time që në këto kushte opozita vetëm sa i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj dhe bëhet një horizont e i pakapshëm kur asaj i dhunohen në këtë mënyrë të drejtat më elementare të saj”, deklaronte Berisha në dhjetor 2017.

Ja thirrja e Berishës më 18 dhjetor 2017

Djegia e mandateve, reagojnë socialistët: Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, Parlamenti funksion edhe pa të

Deputetët e Partisë Socialiste kanë komentu-ar ditën e djeshme vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për djegien e mandat-eve të deputetëve të opozitës. Duke folur dje për mediat, deputetët socialistë kanë qenë të unifikuar me njëri-tjetrin në deklaratat e tyre, duke u shpre-hur se kjo lëvizje nuk përbën ndonjë problem për mazhorancën. I pari që ka folur ka qenë, deputeti Pjerin Ndreu, i cili deklaroi se ky është një vendim që i takon opozitës dhe se Parlamenti është funk-sional edhe pa të, përsa kohë që sipas tij, ka votat për të miratuar ligje. “Parlamenti funksionon kur

ka shumicën, 50+1. Nëse është numri i votave për të miratuar ligjet Parlamenti funksionon, çfarë ka”, deklaroi ai. Po ashtu, edhe deputetja socialiste Edlira Bode ka qenë në të njëjtën linjë me kolegun e saj Ndreu. “Opozita të veprojë si të dojë. Për ne rëndësi ka që Parlamenti të funksionojë në mënyrën e duhur, pa atë përbaltje dhe bojatisje që po shikojmë çdo të enjte”, deklaroi Bode. Ndërsa deputeti socialist, Anduel Xhindi është shprehur se vendimi i takon opozitës. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini deklaroi se mandatet janë të popullit dhe se

verdikti i qytetarëve duhet të respektohet. “Edhe partia ime ka provuar forma jashtë Parlamentit dhe asnjëherë nuk ka funksionuar. Mundësitë maksimale janë brenda Parlamentit”, u shpreh Ulqini, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ndërsa deputeti socialist, Arben Kamami theksoi se edhe nëse digjen mandate e opozitës, nuk krijohet asnjë problem. “Mandatet do t'i pranojnë ata që vijnë pas tyre në listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit 2017”, u shpreh Kamami për mediat. Nga ana tjetër, vendimin e opozitës e komentoi

edhe zv/kryeministri Erjon Braçe. Përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, Braçe u shpreh i bindur se mandatet digjen tani, pasi sipas tij, nuk i bëjnë dot gjë reformës në drejtësi. Madje, ai theksoi se nisja e funksionimit të mekanizmit kushtetues do nisë shumë shpejt. “Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë reformës në drejtësi; As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi. Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma përpara”, deklaroi Braçe.

Kliti TOPALLI

Refuzimi i ambasadës amerikane për të udhëtu-ar drejt Uashingtonit ka alarmuar jashtë mase

ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai dhe familja e tij duket se nuk pëlqehen më nga amerikanët dhe kjo po detyron ish-kryeministrin të marrë dhe masa ekstreme për të destabilizuar vendin. Të shtunën Berisha tentoi të merrte Kryeminis-trinë, por pasi dështoi ka vendosur që të shkohet te një tjetër vendim ekstrem: Ai i djegies së mandat-eve. Edhe pse doli Basha ai që e propozoi, duket qartë se tani frenat në PD i ka marrë Berisha. Gazeta e tha pak ditë më parë se Berisha ja kishte bërë të qartë Bashës se nëse Rama nuk rrëzohej më 16 shkurt, atëherë ai nuk mund të qëndronte në krye të PD. Dy ditët e fundit është treguar qartë se de fakto par-tia më e madhe opozitare drejtohet nga Berisha. Dje grupi parlamen-tar vendosi djegie mandatesh, por arkitekti i këtij plani është Beri-sha. Që këtu e dy vite më parë ai këmbëngulte te djegia e mandateve, por Basha nuk i bindej. Megjithatë 16 shkurti tregoi se Berisha po fak-torizohet. Ishte ai që nxiste turmën të sulmonte Kryeministrinë, ndërsa tani ka detyruar Bashën të shkojë te vendimi më ekstrem që është marrë ndonjëherë në vendin tonë, ai i djegies së mandateve. Por pse Berisha është kaq i traumatizuar sa do të fusë në kaos vendin? Gjithçka lidhet me vendimin e amerikanëve për ta shpallur të padëshiruar. Gazeta tregoi se si ai u refuzua për të marrë vizë për “Mëngjesin e Lutjeve”, ndërsa kryeministri Rama pak ditë më parë dha sinjale se të padëshiruar janë shpallur dhe djali, vajza, dhëndri dhe nusja e djalit të Berishës. Kjo gjë e ka alarmuar ish-kryeministrin, pasi dihet se, kush është i padëshiruar në SHBA, përballet me pasoja. Shembulli më i qartë është ai i Adriatik Llallës. Pasi DASH e shpalli atë person të padëshiruar, nisën menjëherë hetimet. Vetë ambasada po kujdeset që ai të ndëshkohet, pasi akuzo-het se është i përfshirë në afera korrupsioni. Edhe Berisha trembet nga fakti se mund të përballet

Balla: Basha të distancohet nga kriminelët

“Është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precedentë penalë në dhunën e ditës së shtunë kundër institucionit të Këshillit të Ministrave”. Kështu deklaroi dje kryetari i grupit parla-mentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas lajmit më media se është arrestuar në Tiranë “miku” i Lulzim Bashës, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis. “Arben Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tenta-tivë. Siç u pa dhe u konfirmua edhe nga arrestimet e Policisë së Shtetit, në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si kri-mi për të cilin është dënuar Arben Xibri”, tha Balla. Reagimi i kreut par-lamentar të PS erdhi në një kohë kur opozita ka marrë vendimin ekstrem për të shkuar te djegia e mandateve.

Avokati i Popullit nis hetimet për protestën e së shtunës

Avokati i Popullit heton mbi përdorimin e shpërpjesëtuar të gazit lotsjellës si dhe për ushtrim dhune gjatë arrestimit të pjesëmarrësve në tubimin e 16 shkurtit. Në një deklaratë, Institucioni i Avokatit të Popullit thotë se protesta e 16 shkurtit është zhvilluar përgjithësisht brenda standardeve normale të një tubimi paqësor. “Qytetarët kanë qenë të pranishëm të shumtë në numër dhe – përveç një numri të vogël e të veçuar individësh - në një shumicë dërrmuese qytetarët janë shfaqur të qetë dhe të paangazhuar në akte kërcënuese për rendin, qetësinë dhe sigurinë publike. Avokati i Popullit çmon se sado i parëndësishëm qoftë numri i qytetarëve që e injorojnë ligjin dhe përfshihen në veprime të dhunshme, cenimi i pronës publike si dhe veprimet në kundërshtim të sig-urisë dhe rendit publik janë te papa-jtueshme me të drejtën kushtetuese të protestës dhe dëmtojnë jo thjesht pasurinë publike por edhe të drejtën e qytetarëve të tjerë për të protestuar paqësisht”, sqaron Avokati i Popullit.

çdo dalje publike ai nuk u tërhoq aspak nga kjo ide, duke deklaruar se nuk mund të ketë Parlament legjitim me këtë mazhorancë. Por edhe dje në mbledhje grupi, ai ishte zëri më i fortë për të shkuar te djegia e mandateve. “Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij ven-dimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi

marrë një vendim historik të dre-jtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballe-mi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”, ka deklaruar Berisha në mbledhjen e grupit të PD dje. Duket qartë se tani frenat e PD i ka Berisha dhe priten surpriza.

me pasoja. Reforma në drejtësi po afron dhe asnjë pushtetar nuk e ka të sigurt fatin e tij. Po ashtu dhe Berisha nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe tani skenari i vetëm që i ka mbetur në dorë është destabi-lizimi i vendit.

Ja lëvizjet e BerishësPas idesë së djegies së man-

dateve fshihet padyshim Sali Berisha. Që në dhjetor të vitit 2017, kur PD dhe LSI tentuan të bllokojnë emërimin e Arta Markut si kryeprokurore, Berisha doli para Parlamentit duke deklaruar se ka ardhur koha që opozita të djegë mandatet. “Në Parlament me banditë të cilët vënë prita depu-tetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandat-eve dhe kjo sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në Parlament”, tha Berisha më 18 dhjetor 2017. Më pas në

Sali Berisha është i vetmi që ka lëshuar sulme të ashpra ndaj ambasadorëve amerikane. 3 ambasadorët e fundit janë përballur me sulme të forta të tij. Nuk shpëtoi edhe Donald Lu. “Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Është e vërtetë, kjo është ballkanike (reforma në drejtësi). Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk

qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi Venecia. Janë mbështetës së fuqishëm. Absolutisht janë palë me Edi Ramën. Sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA”, u shpreh Berisha.

JA SULMET E BERISHËS NDAJ AMBASADORIT AMERIKAN

Berisha i alarmuar nga amerikanët, detyron Bashën të shkojë te djegia e mandateve

Pasi ambasada i ndaloi familjarisht udhëtimin në SHBA, Berisha përzë Bashën dhe merr kontrollin e PD, ekstremizon qëndrimin me djegie mandatesh

Dy ditët e fundit është treguar qartë se de fakto partia më e madhe opozi-tare drejtohet nga Berisha. Dje grupi parlamentar ven-dosi djegie man-

datesh, por arkitekti i këtij plani është Berisha. Që këtu e dy vite më parë ai

këmbëngulte...

Page 4: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT4 E Martë 19 Shkurt 2019

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kristaq Kume: Ja si procedohet ligjërisht për djegien e mandateve, vendimi i opozitës nuk pengon ParlamentinIsh-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedh-

jeve, Kristaq Kume ka shpjeguar dje se çfarë pritet të ndodhë nëse opozita djeg mandatet. Ai tha se nuk ka asnjë ngërç ligjor që e pengon heqjen dorë nga mandati dhe nëse ndodh, Ku-vendi i Shqipërisë njofton KQZ për plotësimin e vakancave. Duke qenë se mënyra si plotësohen vakancat në këtë rast nuk është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, mund të përdoret si përcaktim rasti kur një deputet i pavarur dorëhiqet, çka do të thotë se mandatet i shkojnë Partisë Socialiste.

“Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me atë të dorëheqjes nga një mandat i caktuar. Pra, është një veprim që nuk ka asnjë ngërç ligjor para se të realizohet. Në qoftë se realizo-het një ngërç i tillë do të thotë që në Kuvendin e Shqipërisë krijohen vakancat dhe për pasojë Kuvendi i Shqipërisë duhet të njoftojë Komi-sionin Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar vakancat. Mënyra se si plotësohen vakancat në këtë rast nuk është e shprehur direkt në Kodin Zgjedhor por për analogji mund të përdoret rasti

kur parashikohet në ligj vakanca e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur. Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky institucion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”, tha Kume. Ish kreu i KQZ u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë mund të funksionojë me këtë përbërje që ai ka, pasi mazhoranca i ka numrat për të hapur punimet në Kuvend seancën, për të marrë vendime. Sipas

tij, gjithçka që mund të bëhet në raste të tilla nuk është ajo që kërkohet të bëhet në një shoqëri normale. “Gjë që do të thotë që një vendim i tillë i PD duhet të bëjë që mazhoranca të reflektojë dhe të kërkojë të gjejë zgjidhje për ta zhbërë këtë situatë ngërçi të pritshme që mund të krijohet. Në parlament mund të hyjnë nga vakanca nga lista e atyre subjekteve që kanë qenë në garë në procesin zgjedhor të kaluar dhe që sipas llogarive që bëhen ka herësin më të madh të mbetur”, deklaroi Kume.

PD vendos unanimisht djegien e mandateve, Basha: Qeveri tranzitore për të garantuar zgjedhje

të lira, Rama në pushtet me vota të vjedhura

Salianji: Djegia e mandateve nuk do të jetë e menjëhershme

Elisjeda KIKO

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur dje unanimisht djegien e mandateve. Pas propozim-

it të hedhur ditën e diel nga Lulzim Basha, dje kjo çështje është disku-tuar në grup, ku nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet. Mes grupit të demokrateve pati edhe skeptikë. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dalë kundër duke kërkuar që të mendohen dhe të mos nxitohen me djegien e mandateve. “Djegia e mandateve nuk do të jetë e men-jëhershme, sepse duhet më shumë kohë dhe duhet menduar si proces dhe gjithashtu duhen parë edhe hapësirat ligjore”, u shpreh Salianji. Po ashtu kundër propozimit të kreut demokrat kanë dalë dhe deputeti i Vlorës, Agron Shehaj si dhe deputeti Myslim Murrizi. Sipas, këtij të fundit opozita ka provuar të djegë mandatet dhe më parë por nuk ka arritur asgjë. Por krahas mendimeve ndryshe vota ishte unanime. Demokratët autor-izuan kreun demokrat të thërrasë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar ndërsa një grup pune me juristë u ngrit për përcaktimin e teknikaliteteve të lënies së mandatit. Pjesë e këtij gru-pi do të jenë individë brenda PD që njohin ligjin dhe procesin zgjedhor. Emrat e propozuar janë: Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ivi Kaso. Mbas përfundimit të mbledhjes së grupit, Basha ka pritur pranë selisë së PD-së kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, ku diskutuan lidhur me propozimin e kreut demokrat për dj-egien e mandateve. Më pas Basha ka zhvilluar edhe një takim me aleatët, ku kanë rënë dakord për djegien e mandateve.

Basha kërkon qeveri transitoreMbas vendimit unanim të Partisë

Demokratike për djegien e man-dateve, Basha ka kërkuar qeveri transitore. Përmes një deklarate për mediat nga selia e PD ai u shpreh se do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke shtuar se mazhoranca ka ardhur në pushtet përmes votave të vjedhura. “Grupi parlamentar i PD vendosi unani-misht djegien e mandateve parlam-

Balliu: Kryeministri të japë dorëheqjen

Deputeti i Partisë Demokra-tike, Klevis Balliu tha se vendimi i opozitës për djegien e mandateve erdhi si rrjedhojë e qëndrimit të mazhorancës. Balliu i bëri thirrje kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen pasi ajo që ka parë me 16 shkurt do t’i duket lule në krahasim me atë që do të shohë ditën e enjte. “Nuk kemi nevojë për imunitet dhe mandate, mandatet i kemi në shesh me qytetarët. Askush nuk e pyet më Edi Ramën, sot vendosin qytetarët. Sot jam më krenar se kurrë më Partinë Demokratike sepse sot ne jemi njësh me qytetarët, jemi të gjithë njësoj. Është koha që qytetarët të marrin parlamentin që ka vjedhur Edi Rama, dhe këtë do ta bëjmë të enjten, sepse është koha të ketë aty njerëz të lidhur me artin, librat dhe traditat e shoqërisë tonë dhe jo nga tradhtarët e kombit. Nëse ky zotëria nuk jep dorëheqjen deri të enjten ju takon juve të vendosni për fatin e qeverisë”, u shpreh Balliu.

Gjosha: Shqiptarëtmeritojnë demokracinë

e munguarDeputetja e Lëvizjes Socialiste

për Integrim Klajda Gjosha ka folur pas propozimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për djegien e man-dateve. Ajo deklaroi përmes një statusi në rrjetin social Facebook se konsensusi i vetëm i opozitës është djegia e qeverisë e cila si-pas saj, ka dalë nga zgjedhjet e inkriminuara. Gjosha u shpreh se shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar, por nuk u shpreh mbi qëndrimin e saj pro apo kundër djegies së mandateve. “Kon-sensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët mer-itojnë rikthimin e demokracisë së munguar”, u shpreh deputetja e LSI Klajda Gjosha. Por dje Lëviz-ja Socialiste për Integrim doli në krah të Partisë Demokratike, duke siguruar djegien e mandateve të deputetëve të saj, për të kaluar në qeveri transitore.

entare të PD në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017. Me vendimin e djegies së mandateve, grupi parlamentar mbështet zgjidh-jen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një qeverie transitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garanto-

“Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë e pluralizmit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t'iu bindur urdhrit të qytetarëve që u derdhën në protestën e 16 shkurtit. Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Është kapur nga prokuroria shqiptare dhe është demaskuar nga “Zëri i Amerikës” si hajduti i zg-jedhjeve të 2017-s. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky

është shkaku i pasojave që mblodhi qytetarët në shtet. Është kolapsi total i sistemit arsimor, është papunësia, varfëria ulur këmbëkryq. Është gjendja e shëndetësisë shqiptare, është ekonomia dhe emigracionit që po zbraz Shqipërinë. Janë këto probleme që kërkojnë zgjidhje. Edi Rama nuk mund t'i japë këto zgjidhje për arsye se qeveria e tij është produkt i krimit dhe oligarkëve”, tha Basha.

SPAHO SULMON AMBASADËN FRANCEZE

jnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha. Kreu demokrat ka akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur sistemin e drejtësisë dhe shtetin, duke shtuar se po dhunohen edhe të drejtat themelore të njeriut. Basha tha se vendi ndodhet në një emergjencë kombëtare. “Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi: Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytet-arëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe

dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare; Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale; Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë; Të eliminimit të Gjykatës Kushtetuese; Të kapjes to-tale të sistemit të drejtësisë; Të paral-izës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të drejtave themelore të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës”, u shpreh Basha.

Kreu demokrat propozoi dy ditë më parë djegien e mandateve të depu-tetëve të opozitës. Basha ka kërkuar qeveri transitore, pasi sipas tij qeveria nuk ka ardhur në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Pjesëmarrja më e madhe që ka parë ndonjëherë vendi. Protesta mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen e ofruar nga opozita. E kam lexuar vullnetin

tuaj, kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve me te larta politike djegien e mandateve te deputeteve tanë. Dhuna kundër qyte-tarëve protestues provon degradimin e këtij shteti të kalbur, inkriminimin e policisë. Ju kërkoni një qeveri legjitime. Mesazhi juaj është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, thika ka shkuar në palcë”, tha ai.

KREU DEMOKRAT: TË DJEGIM MANDATET

BASHA: OPOZITA I BINDET URDHRIT TË QYTETARËVE

Grupi parlamentar i Partisë Demokra-tike ka vendosur dje unanimisht djegien e mandateve. Pas propozimit të hedhur ditën e diel nga Lulzim Basha, dje kjo çësht-je është diskutuar në grup, ku nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet. Mes grupit të demokrateve pati edhe skeptike...

Page 5: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama nuk beson se kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha do të arrijë të bindë të gjithë aleatët për djegien e mandateve. Në përgjigje të vendimit të Par-tisë Demokratike, mësohet se Rama u ka kërkuar ditën e djeshme deputetëve socialistë që të përgatiten për fushatën e zgjedhjeve vendore, për të bërë të mundur të fitojnë më shumë bashki se katër vite më parë. Madje, sipas informa-cioneve i pari i qeverisë ka qenë i prerë në porosinë e tij, kur deklaroi se me apo pa opozitën, duhen fituar zgjedhjet vendor të 30 qershorit. “Hyjnë nuk hyjnë ata në zgjedhje, që unë them që do të hyjnë, pasi të bëjnë sikur nuk hyjnë deri në minutën e fundit, ne duhet të fitojmë jo thjesht votat e shu-micës, por zemrat e besimin edhe të më shumë qytetarëve se sa herën e shkuar”, është shprehur Rama.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e djeshme vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa hoqi një paralele mes vendimit të opozitës dhe futbollit ital-ian, Rama deklaroi se sikundër bën minoranca në Shqipëri, duhet të bëjnë edhe klubet në Itali, duke hequr dorë nga kampionati, kjo pasi sipas tij, Juven-tusi është shumë afër titullit kampion. “Ky Juventus s’durohet më! Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para! Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

RAMA: ME APO PA OPOZITËN, DUHEN FITUAR ZGJEDHJET VENDORE

DJEGIA E MANDATEVE, KRYEMINISTRI “THUMBON” OPOZITËN

PS merr masa për të disiplinuar deputetët rebelë, ndryshime në rregullore për sulmet dhe fyerjet në sallën e Parlamentit

Deputetët rebelë do të ndëshkohen rëndë për çdo akt të dhunshëm që marrin në Parla-ment. Gjatë seancës parlamentare të javës së kaluar nënkryetari demokrat i Parlamentit, Edi Paloka sulmoi me shiringë me bojë kryeminis-trin Edi Rama. Për këtë akt, ai u përjashtua për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit. Por kjo nuk është hera e parë që në sallën e Parlamentit ndodhin kësi ngjarjesh. Për t’i dhënë fund kësaj situate dhe për të disiplinuar deputetët që kryejnë akte të tilla, Partia Socialiste ka vendosur ditën e djeshme në mbledhje grupi që të ashpërsohet rregullorja e Kuvendit. Sipas

burimeve të gazetës, për të bërë ndryshimet e nevojshme në rregullore është ngritur një grup i posaçëm nga PS, përmes të cilit pritet të propozohen sanksione të forta për deputetët që përdorin dhunë të çdo forme apo fjalë të rënda në Parlament. Grupi që do të merret me përcaktimet e ndëshkimeve në rregullore për këto raste do të drejtohet nga ministrja e Dre-jtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Burimet i thanë gazetës se një ndër masat që pritet të merret është zgjatja e ditëve të përjashtimit nga punimet e Kuvendit. Nëse tani për një akt të turpshëm a

të dhunshëm një deputet përjashtohet për 10 ditë, me ndryshimet e reja pritet që ai të mos marrë pjesë në punime për 15 ditë ose edhe më shumë. Kujtojmë që Komisioni i Ligjeve deri tani ka zhvilluar dy mbledhje për rregullor-en e re të Kuvendit, por diskutimet nuk janë mbyllur akoma. Në këtë mënyrë mazhoranca ka përfituar nga rasti për të ashpërsuar masat dhe penalitetet për deputetët rebelë. Pritet që brenda pak kohësh grupi i posaçëm të hartojë një draft me ndryshime dhe t’i paraqesë ato për diskutime dhe miratim në Komisionin e Ligjeve. Përtej ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit,

në mbledhjen e grupit socialist dje është dis-kutuar edhe për protestën e organizuar nga protesta ditën e shtunë. Burimet i thanë gazetës se kryeministri Edi Rama u ka thënë deputetëve se në ditën e protestës ka patur kontakte të shumta me ambasadorët e vendeve të huaja në Tiranë. Ata kanë përgëzuar shefin e ekzekutivit për qëndrimin e qeverisë dhe mënyrën sesi ishte organizuar dhe veproi Policia e Shtetit dhe Gar-da e Republikës. Ndërkohë, lavde për punën e uniformave blu dhe punonjësve të Gardës thuri dje para vartësve të tij në mbledhje grupi edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e opozitës, pavarë-sisht kërcënimeve me djegie

mandatesh. Shefi i qeverisë ka folur ditën e djeshme në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste duke thënë se Basha, Berisha dhe Kryemadhi e kanë hallin tek reforma në drejtësi dhe jo tek qytetarët. Në këtë kontekst, mësohet se Rama ka deklaruar se mazhoranca që ai drejton do ta çojë deri në fund reformën në drejtësi. Sipas tij, kjo reformë ka si qëllim ngritjen e një sistemi të ri të drejtësisë, me persona me dinjitet, të cilët me ngritjen e SPAK dhe BKH do të nxjerrin para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në afera korruptive, sidomos pushtetarët dhe ish-pushtetarët. Madje, mësohet se i pari i qeverisë ka vënë në dukje faktin para ligjvënësve të partisë së tij se të gjitha aktrimet e fundit të opozitës, duke filluar nga protesta e dhunshme deri tek kërkesa për zgjedhje të par-akohshme, bëhen pasi PD dhe LSI janë në panik nga ngritja e organeve të reja të drejtësisë. “E dinë fare mirë arsyen ata vulëhumburit të opozitës, se përse bëjnë kështu në këtë kohë. Kanë frikë nga reforma në drejtësi, sidomos ngritja e Strukturës së Posaçme An-tikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të hetojnë me themel korrupsionin dhe krimin e organi-zuar, madje dhe nga vendosmëria e mazhorancës qeverisëse që do të bëjë shtet”, mësohet të këtë thënë Rama. Po ashtu, shefi i qeverisë ka analizuar me detaje edhe idenë e opozitës për djegie mandatesh.

Opozita luan blofinShefi i qeverisë ka analizuar

gjithashtu me detaje edhe idenë e opozitës për djegie mandatesh. Mëso-het se Rama është shprehur i bindur para deputetëve të vetë se Lulzim Basha po luan blofin me propozimin për lënien e mandateve. Madje, në mbledhjen e grupit parlamentar sipas informacioneve i pari i qeverisë është shprehur se kreu i Partisë Demokra-tike nuk do të arrijë të gjejë konsen-susin e partive të tjera të opozitës për këtë vendim. Dhe për të argumentuar mendimin e tij, mësohet se Rama iu ka kujtuar socialistëve rastin e ng-

Kryeministri: Do apo nuk do opozita, ne do të bëjmë shtet

Edi Rama i prerë: PD-LSI kanë hallin e reformës në drejtësi, luajnë blofin me djegien e mandateve, nuk ka dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme

këtë por luan blofin. Sidoqoftë ne do të ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo ditë qever-isjen, e duke u organizuar më mirë se asnjëherë për zgjedhjet vendore”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Jo zgjedhje të parakohshmeNë të njëjtën linjë si në mbledhjen

e grupit, Rama ka qenë edhe gjatë një interviste për mediat italiane. Duke folur për “Corriere Della Sera”, kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as ta çojë vendin drejt zgjedhjeve

të parakohshme, sikundër e kërkon opozita. Madje, i pari qeverisë theksoi se kontratën e ka me shqiptarët që e kanë votuar dhe me asnjë tjetër. “As që e mendoj të dorëhiqem. Unë kam një mandat të qartë nga populli, kemi një shumicë të qartë në Parlament dhe në fund unë kam një detyrim ndaj bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e pakicës parlamentare. Detyrimi i vetëm është kontrata me popullin shqiptar, që na votoi për të qeverisur”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Intervista për “Corriere della Sera”, Vasili akuza Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pe-trit Vasili ka reaguar ditën e djeshme sa i takon intervistës së kryeminis-trit Edi Rama për median italiane, “Corriere della Sera”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të LSI-së deklaroi se gazeta italiane diskrediton kryem-inistrin Ed Rama, mëshirimin e vetëm në Evropë, sipas tij, të shtetit të drogës. “Corriere Della Sera posh-tëron kryeministrin Edi Rama për narkoshtetin! Corriere Della Sera diskrediton Edi Ramën mishërimin e vetëm në Europë të shtetit të drogës. Edi Rama s’ka ç’bën më në Shqipëri. I ka bërë më të keqen duke venë drogën këmbëkryq në qeveri dhe duke damkosur një shtet të tërë. Kus-hdo që merr kurajën dhe bën alibinë e narkoshtetit le ta lexojnë Corriere Della Serën dhe të mendojnë para së të shkruajnë”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Manjani sfidon Ramën: Nëse fiton, bëj zgjedhjeIsh-Ministri i Drejtësisë, Ylli Man-

jani ka reaguar ditën e djeshme, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se opozita dëmtoi imazhin e vendit me protestën e së shtunës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani sfidoi Ramën, duke i thënë se nëse është i sigurt se fiton zgjedhjet le të shpërndajë parlamentin dhe të bëjë zgjedhje. “Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij (vendit). Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nga qeveria e dëmton shumë më rëndë vendin dhe imazhin e tij, sesa shkulja e kauçukut të vendosur në mënyrë të paligjshme. Vjedhja e zgjedhjeve dhe e mandat-eve, bën që kryeministër të jetë dikush me vetëm 48% të votës popullore. Pra kryeministër i pakicës që ka shumicë të vjedhur. Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurt se i fiton zgjedh-jet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje atë që thotë”, deklaroi Manjani.

jashëm në vitin 2009, ku vetë Partia Socialiste kërkoi të mos i merrte mandatet e fituara, por që sipas tij, nuk e arriti ta realizonte për shkak të mos unifikimit të të gjithë ekspo-nentëve. “Opozita dështoi me sukses të plotë në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në formë bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di

Page 6: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

6 GAZETA SOTE Martë 19 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish kryeministri tha dy ditë më parë se kreu i qeverisë Edi Rama duhet të firmosë dorëheqjen para 20 shkurtit. Ai ka kërcënuar se nëse Rama nuk ikën, shqiptarët do e tërheqin zvarrë. “Kujto 20 Shkurtin dhe ik përpara. Edi Rama nuk ka më absolutisht asnjë hapësirë, asnjë shpresë. Policia i shurdhoi qytetarët dhe prandaj morën ato veprime për të çliruar veshët e tyre. Policia

i provokoi qytetarët, e shikoi gjithë bota. Policia e çau vetë kordonin. Edi Rama të firmosë dorëheqjen, më mirë të mos ia lejë ditëve të tjera që do të jenë të neveritshme për të. Protestuesit i thanë Ramës se nuk ke të ardhme, dhe i bindur të jetë se ditët do t’i ketë të numëruara. Ik më mirë, se shqiptarët kanë edhe një ditë zvarritje në histori. E kanë edhe ditën e zvarritjes”, tha Berisha.

JA KËRCËNIMET E ISH-KRYEMINISTRIT

Ish-kryeministri Sali Berisha tha pak kohë më parë se një ditë para protestës së 21 janarit 2011, kishte urd-hëruar 5 snajperë që të qëllonin për vdekje Edi Ramën, duke shtuar se kjo bëri që ai të mos ishte në protestë. Berisha ka rrëfyer se i ka dërguar mesazh Ramës përmes një zyrtari të SHBA. “Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një

zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon: “A ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Më tha: “S’bëhet nami se nuk je”. I thashë: “A të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”, tha Berisha pak kohë më parë.

Berisha: 5 snajperë për të vrarë Ramën në 21 janar Endrit Braimllari: Parlamenti, streha e krimit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Parlamentin në strehë të krimit të organizuar. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar protestës së opozitës në 16 shkurt, Braimllari u shpreh se deputetëve të Parlamentit u dhimbset më tepër kërpudha e kryeministrit sesa jeta e qytetarëve. Në statusin e tij deputeti i LSI nuk ka mbajtur një qëndrim për djegien e man-dateve apo jo. “Edi Rama e kthehu Parlamentin në strehë të krimit të organizuar. Ky Parlament është i krimit të organizuar dhe jo i qytet-areve. Këtij Parlamenti i dhimbset më shumë kallçuku dhe kërpudha e Edi Ramës sesa jeta e qytetarëve”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari. Ajo që bie në sy është se pas kryetares së LSI janë deputetët e rinj, ndërsa ish-ministrat kanë dalë kundër saj.

Erisa Xhixho: Duhet qeveri legjitime

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhix-ho, u shpreh se opozita duhet të jetë një zë me vullnetin e qytetarëve. Ajo ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook përsa i për-ket djegies së mandateve nga ana e opozitës duke shprehur mbështetje të plotë vendimit të grupit parlam-entar. Xhixho thekson se opozita duhet të jetë një zë me vullnetin e qytetarëve. Ajo u shpreh se duhet të ketë një qeveri legjitime, që të dalë nga votat e popullit me zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke shtuar se ekziston një shtet që ka kapur dre-jtësinë dhe nuk iu shërben qytetarëve por oligarkëve. “Mbështetje të plotë vendimmarrjes së grupit parlamentar të LSI për djegien e mandateve dhe hapjen rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme që të kemi qeveri legjitime të dalë nga vullneti i popullit, një dre-jtësi të pa kapur, një shtet në shërbim të qytetarëve dhe jo të oligarkëve. Sot të gjithë duhet të jemi një zë me vullnetin e qytetarëve. Opozita ka de-tyrë vetëm ta zbatojë, kaq”, u shpreh nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho.

Elisjeda KIKO

Ish-kryeministri Sali Berisha ka tronditur sërish me kërcënimet dhe bëmat e tij. Pasi dështoi të shtunën të merrte Kryeminis-

trinë siç bëri në 1998, tani ka arritur deri aty sa kërkojë eliminimin fizik të kryeministrit Edi Rama. Duket qartë që liderët e opozitës javët e fundit janë në trishtim dhe panik të thellë dhe po tentojnë të bëjnë ç’është e mundur për të shkaktuar kaos në vend. Gjatë diskutimeve dje në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka qenë më i ashpri, duke thënë se Rama largohet vetëm duke u eliminuar. “Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore. Rama meriton një plumb në ballë, po nuk na e le-jon interesi i vendit. Të ndërmarrim çdo akt që t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë. Po nuk arritëm votën e lirë, mbetemi. Në interes të vendit është, rrëzimi i Ramës. Djegia e mandateve do ishte sukses shumë i madh, nëse ai rrëzohet. Duhet rrëzimi i Ramës me çdo kusht dhe çmim. Pa çmim nuk arrihet. Aludi-mi ishte dhunë”, u shpreh Berisha. Ish kryeministri gjatë mbledhjes së grupit tha se me aksionin qytetar politik do t'i kthehet vota e lirë shqiptarëve, në të kundërt opozi-ta do të mbetet vetëm një fasadë. Berisha tha se ka ardhur koha që PD të përballet me këtë “regjim” dhe bëri thirrje për ndërmarrjen e çdo akti që do t'i çojë në rrëzimin e kryeministrit Rama.

Berisha kërcënon RamënIsh kryeministri Berisha ka

vijuar edhe më tej me kërcënimet në drejtim të kryeministrit Rama. Gjatë një interviste për median italiane “Il Messagero” ai tha se Rama ose duhet të largohet dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme ose populli do ta hedhë në Lanë. Berisha deklaroi se do të vijohet me protesta deri në plotësimin e kërkesave të vendosura nga opozi-ta, duke shtuar se është një situatë kritike pasi nuk janë më studentët që protestojnë por qytetarët. “Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me man-datin e përgatitjes së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqen sociale në Shqipëri. Dy vjet më parë në

Denar Biba: Djegia e mandateve nuk bëhet me deklarata politike, u hapet rruga partive të tjera të hyjnë në Parlament

Vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve ka qenë në qendër të diskutimeve. Mbas PD, pro djegieve të mandateve ka dalë edhe LSI dhe partitë e tjera aleate. Konstitucionalisti, eksperti i së drejtës kushtetuese dhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha se ky qëndrim prodhon në pikëpamjen politike një vendim me pasoja, siç është ai i reformës zgjedhore. Ai tha se djegia e mandateve do të thotë dorëzim i tyre, që kërkon një vendim individual të secilit deputet. “Nuk mund të bëhet përmes deklaratash politike, por bëhet individualisht, shkohet në Kuvend çdo de-putet, duke qenë se mandati është individual, jo

kolektiv”, tha Denar Biba. Sipas nënkryetarit të KQZ-së, nëse PD-ja vendos të mos futet në zgjedh-je, sistemi demokratik garanton vijimësinë përmes forcave të reja politike. “Më e rëndësishme se cilido nga ne, cilado parti, është vijimësia institucionale dhe demokracia në vend. Mund të ndodhë që për çfarëdolloj arsyesh, një parti edhe të zhduket. Ka ndodhur në vende si Greqia, që parti historike të shkojnë nga mbi 100 deputetë, në 6 deputetë, por demokracia ka vijuar. Forca të reja një ditë do të dalin”, tha Denar Biba. Më tej ai u shpreh se nëse demokratët nuk janë në Parlament, nuk mund të jenë pjesë e kësaj reforme të rëndësishme, për

sa kohë që ata kanë kushtëzuar praninë e tyre tanimë me Ramën si kryeministër. “Po ne e kemi një Kod Zgjedhor. Ndërkohë, fjalia e parë (apo e dytë) e çdo raporti të OSBE-ODIHR-it në lidhje me çfarëdolloj zgjedhjesh, të paktën nga viti 2013 e këtej, është: Shqipëria ka një legjislacion, i cili mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra, nga aspekti teknik, Kodi aktual mundëson, edhe pse nuk është perfekt dhe le hapësira për cenime, zgjedhjet e lira dhe të ndershme edhe kështu sikundër është”, tha ai. Biba u shpreh se PD është opozita e vendit dhe si e tillë duhet të jetë në pushtet, duke shtuar se PD është partia

e parë e pluralizmit pas viteve 1990. Ai deklaroi se djegia e mandateve cenon procesin, por ai do të vijojë formalisht. “Partia Demokratike nuk është një forcë çfarëdo, por është opozita e vendit dhe opozita është pushtet. Por, për të mos e lënë pakicën pa një pushtet të vetin, i jepet pushteti i opozitës parlamentare, e cila ushtrohet në Parlament dhe përmes tij i bëhen kritika të vazhdueshme shumicës, duke marrë edhe kohë televizive etj., e sigurisht duke mundësuar ligjet shumë të rëndësishme me 3/5-tat. Pra i ka dhënë një moment kontrolli, që shumicat të mos kenë eksese të pushtetit”, tha Biba.

Berisha: Protestat do të vazhdojnë deri sa të plotësohen kërkesat e opozitës

Trondit Sali Berisha, kërkon eliminimin fizik të Ramës: Meriton plumbin ballit, populli

do ta vrasë dhe do e hedhë në Lanë

Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Bete-ja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që

Rama të kuptoj, përndryshe do të

ketë ditë të vështi-ra, njerëzit do ta vrasin e do ta he-

dhin në lumë...

ushtron prej 5 vitesh qeveria e Edi Ramës. Sa i përket reagimit të ko-munitetit ndërkombëtar që ka dën-uar dhunën e treguar në protestën e së shtunës, ish-kreu i ekzekutivit ka nënvizuar se ndërkombëtarët e kanë dënuar dhunën, por dhuna e vërtetë është të dhunosh të dre-jtën e votës. Berisha ka sqaruar

gjithashtu se protestat e opozitës do të vijojnë deri sa të pranohet kërkesa për qeveri transitore. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama po në një intervistë për një media italiane, si prestigjiozja “Corriere della Sera” tha se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se zgjedhje të par-akohshme nuk do të ketë.

19 maj ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të shkuar në zg-jedhje por ai nuk e respektoj atë. Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Beteja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përn-dryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë. Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar dhunën. Por dhuna e vërtetë është të dhunosh të drejtën e votës. Protestat do të vazhdojnë derisa të pranohen kërkesat tona. Kthim pas nuk ka, Nuk janë më studentët që protestojnë por janë qytetarët, situata është kritike”, u shpreh Berisha. Në intervistën e realizuar pas protestës së opozitës, Berisha ka mbrojtur edhe qytet-arët që dolën të shtunën në shesh, duke justifikuar veprimet e tyre të dhunshme me “terrorin” që sipas tij

Page 7: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Idajet Beqiri: Berishës po i shkon thika në palcë nga SPAK prandaj kërcënon me plumb ballit, opozita po u shërben interesave serbe Opozita është e pashpresë. Ajo ka mbi supe

krimet më të rënda që u janë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 28 vjet sistem pluralist në vend. Opozita e sotme nuk mundi të bëhej dot opozitë. Në radhë të parë nuk e lejon e kaluara kriminale, me Berishën dhe me Bashën si dy prototipat e krimeve më të rënda që kanë kryer dhe që reforma në sistemin gjyqësor, krijimi i SPAK po ua bënë ditët e numëruara për të dhënë llogari para drejtësisë. Në radhë të dytë nuk i lejon roli i misionarit, domethënë roli i të qenit zëdhënës të përkushtuar deri në vetëflijim të qarqeve antishqiptare serbo-greke, kundër interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Së paku qysh nga korriku 1990 e në vazhdim,

qarqet antishqiptare, serbe kryesisht, i kanë vërsulur dhe i vërsulin këta të ashtuquajtur herë “opozitarë”, herë “opozitarë”, kundër interesave kombëtare shqiptare. “Lufta e ftohtë” është futur brenda Shqipërisë dhe bëhet e hapur “shqiptarët” kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, për interesat e armiqve të betuar të Shqipërisë. Tashmë duhet domosdo të prishet imazhi i vendit, duhet t’u jepet “material” dhe “arsye” atyre që nuk e duan integrimin europian të Shqipërisë dhe Berisha e Basha, me gjithë sahanlëpirësit e tyre, po e bëjnë këtë gjë. Në datën 16 shkurt ju vërsulën me zjarr e vandalizma barbare të dhunshme Kryeministrisë, këtij institucioni nga më të rëndësishmit e shtetit, për të përligjur tezën ser-

be se “shqiptarët janë barbarë dhe antishtet”! Dje duheshin “djegur” mandatet e deputetëve të opozitës, dhe po për interesat e Serbisë, me qëllim që të mos marrim datën e negociatave për anëtarësim në BE në qershor të këtij viti, Berisha-Basha e bënë edhe këtë gjë, paçka se kjo është një vetëvrasje për ta. Nga ana tjetër, me këto akte kaq të rënda shkatërruese, vlerësojnë se po largojnë disi “shpatën” e drejtësisë që e kanë mbi kokë nga goditja fatale që pritet prej SPAK dhe BKH për krimet e shumta makabre me dëme të pallogaritshme që i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. I gënjen mëndja! Drejtësinë, ligjin, ndëshkimin e krimit dhe të këtyre kriminelëve që po mbajnë peng për 28 vjet Shqipërinë dhe

shqiptarët, nuk ka “bir bushtre” t’i pengojë. Haka shqiptare do të vej te i zoti! Kryeministri aktual Edi Rama e ka lënë “zbuluar” bandën kriminale shumë vjeçare me në krye Sali Berishën. Ai shtroi dhe po shtron me mençuri, guxim dhe sakrifica rrugën e sigurt të goditjes pa mëshirë të krimeve që ka bërë dhe vazhdon të bëj kundër popullit dhe vendit Berisha dhe banda e tij. Kjo është arsyeja që Berisha, me thikën që po i vete në palcë, shpreh mllefosjen e tij që i del nga dhimbja e rëndë e shpirtit të vrerosur se “Edi Rama do plumbin ballit”! “Bishës” fashistoide i ka ardhur ngordhja. “Ngordhja” e tij është interes i lart kombëtar shqiptar. Populli e dëshiron me gjithë forcën e shpirtit këtë gjë.

Klosi: Berishën nuk e merr njeri seriozisht, pasi dështoi me sulmin ndaj Kryeministrisë

kërkon të motivojë qytetarët me plumba

Ish-kreu i SHISH: Opozita do të dalë blof me djegien e mandateve si me protestën e të shtunës

Mimoza IBRA

Deklaratat e ish-kryemi-nistrit Sali Berisha nuk gëzojnë mbështetje në popull. Ditën e djeshme

në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u tregua shumë i ashpër kur deklaroi se kryeministri Edi Rama meriton të goditet me plumb në ballë. Por për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi këto deklarata nuk i merr njeri seriozisht. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se Berisha e bën një thirrje të tillë për të bërë për vete popullin me akte të dhunshme. Sipas tij, ai dështoi me kërcënimet e tij për rrethim të Kryeministrisë derisa të dorëhiqet Rama dhe tani po provon kërcënimet me plumba. Klosi shtoi se opozita po kërkon të motivojë popullin dhe të tregojë që nuk është tërhequr nga ak-sioni për rrëzimin e qeverisë, edhe pse të shtunën dështuan. “Kjo deklaratë është një nga budallallëqet e radhës të Berishës, nuk duhen marrë seri-ozisht. Duan të motivojnë njerëzit e tyre sepse e panë që me deklaratat dhe kërcënimet se do të rrethojmë Kryeministrinë dolën blof. Kishin dy javë që thoshin që nuk do të ikim nga Kryeministria pa u larguar Rama, por nuk ia arritën. Tani kanë gjetur si term plumbin sepse plumbi duket pak më i rrezikshëm sesa rrethimi i Kryeminis-trisë. Ata duan të tregojnë që janë të egër dhe duan të motivojnë njerëzit e tyre me plumb”, u shpreh Fatos Klosi.

Djegia e mandateveIsh-kreu i SHISH komentoi dje

edhe planin e opozitës për të djegur mandatet. Për Klosin, një lëvizje e tillë është absurde sepse opozitarët po zgjedhin rrugën më të shkurtër. Klosi shtoi se opozita duhet të jetë në Parlament. “Është absurde për mua, praktikisht është një lëvizje që t’i shmangesh përgjegjësisë për të bërë opozitë. Kur nuk mund të bësh opozitë, djeg mandatet. Është rruga më e shkurtër, në vend që të deklarohesh, të hysh, të dalësh nga Parlamenti, të shkosh nëpër komi-sione hera-herës, i djeg për ta mbyllur fare atë rrugë. Natyrisht shpresa dhe

Tritan Shehu: Djegia emandateve, e domosdoshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi dje se në kushtet ku ndodhet Shqipëria është e do-mosdoshme për opozitarët që të djegin mandatet. Në një intervistë televizive, Shehu u shpreh se kjo është një përg-jigje politike e qartë për kryeministrin Edi Rama. “Dua të them se sot i gjithë grupi parlamentar i PD, mbështeti propozimin e kryetarit, Z.Basha për të shpallur djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky propozim gjeti përkrahjen edhe të aleatëve tanë. Një vendim i tillë nuk është i lehtë dhe i gëzueshëm, por i domosdoshëm konform situatës alarmante që kalon vendi. Konform një vendi që po merret në dorë nga kri-mi dhe ku kërkohet të ndryshohet linja e ecjes së tij drejt Perëndimit, drejt një linje tjetër që askush nuk e ka dëshiru-ar kurrë. Unë nuk e konsideroj këtë një vetë-sakrificë që bënë deputetët e PD-së. Tregon një përgjigje politike të qartë dhe të prerë ndaj problemeve të situatës tragjike”, tha Tritan Shehu.

Demokrati: Mandatet e PD janë zhytur

në llum, nuk digjenIsh-kryetari i PD në Kukës, Ibsen

Elezi ironizoi dje lëvizjen e opozitës për të djegur mandatet. Në rrjetet sociale, ai e quajti deklaratën e Bashës si mash-trim të radhës, duke cilësuar si mash-trim edhe deklaratat që në protestën e të shtunës do të largohej me forcë kryeministri Edi Rama.“D.m.th sot do djegin mandatet. Mirë demokratët e thjeshtë që e besojnë se s’kanë ç’bëjnë, po çuditem me këta që i thonë vetes të ditur, të ndritur, analist, poliglotë, të djathtë, antikomunistë e ku di çfarë. Po mirë mor derdimena, s’kanë kaluar as dy ditë nga mashtrimi i radhës kur këta u përbetuan, përlotën se me 15 Rama të marrë arratinë ose me 16 do e nxjerrin zvarrë, prapë besoni?! Ju të ditur, të ndritur, poliglotë, analistë, “të djathtë”, “antikomunistë” e ku di çfarë, ju nuk besoni por shtireni. Mandatet nuk dig-jen sot, mandatet e këtyre janë zhytur në llum dhe nuk marrin flakë”, tha ai.

qëllimi i tyre është të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Meqenëse se sipas tyre, Parlamenti nuk mund të funksionojë pa opozitën. Sigurisht Parlamenti nuk është mirë të mos ketë opozitë, por kur opozita e zgjedh vetë këtë rrugë, opozita e bën vetë që të mos jetë në Parlament, atëherë nuk ka zgjidhje”, tha ai. Fatos Klosi deklaroi se synimi i opozitës përmes djegies së mandateve është arritja e zgjedhjeve të parakohshme sepse nuk i pëlqen të qëndrojë në opozitë. Sipas Klosit, edhe këtë herë PD-LSI do të dalin blof sepse do të ndërhy-jnë ndërkombëtarët. “Kjo do të ishte

1.Ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi deklaroi dje se thirrjet e Sali Berishës për dhunë ndaj Edi Ramës nuk i merr njeri seriozisht.

2.Sipas tij, pas dështimit me rrethimin e Kryemi-nistrisë, Berisha po tenton të bëjë për vete qytetarët me

deklarata me plumba.3.Ai theksoi se djegia e mandateve është një lëvizje

absurde e opozitës.4.Për Klosin, opozita kërkon zgjedhje të para-

kohshme.

ARGUMENTET E ISH-KREUT TË SHISH4

Ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi deklaroi dje se mazhoran-ca nuk duhet të pranojë kërk-esën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. “Unë nuk do të pranoja nëse do të isha në pozitë që të zhvilloja zgjedhje të parakohshme. Është zgjedhje e opozitës, nuk është e detyruar. Ata mund të thonë ç’të duan që jo jemi të detyruar, jo janë vjed-hur votat, etj., por unë di këtë që gjersa mbaruan zgjedhjet me ata ministra që kishin dhe me atmosferën e krijuar nuk thanë asgjë për vjedhje votash. Zgjedhjet nuk merren vesh se u vodhën atëherë kur del rezulta-ti, ato shikohen që dy javë para zgjedhje që ka filluar lëvizja për zgjedhje. Por deklarata u bë vetëm në çastin që doli rezultati. Kështu që është një maskaradë”, tha Fatos Klosi.

Klosi: Mazhoranca të mos pranojë zgjedhje

të parakohshme

rruga më e lehtë kur një opozitë nuk e bën dot punën e saj, ajo kërkon zgjedhje të parakohshme dhe djeg mandatet. Është absurde, do të jetë një precedent absurd. Nuk ia del dot se nuk ke votat se je në opozitë se nuk të kanë zgjedhur dhe gjejnë termin “djegim mandatet”. Ata duan të larg-ohen nga Parlamenti me shpresën se do të bëhen zgjedhje të parakohshme se më keq seç kemi dalë nuk do të

dalim. Më duket absurde. Edhe pse ky vendim po merret në një moment që hapen negociatat, nuk dua ta besoj se bëhet për ta penguar këtë proces. Nuk dua ta besoj meqenëse është një ngjarje që të gjithë shqiptarët po e presin. Kështu që jam i sigurt që e gjithë bota do të prononcohet për të këtë zgjidhje që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë. Kështu që do të dalin blof”, deklaroi Fatos Klosi.

Kjo deklaratë është një nga budallallëqet e radhës të Berishës, nuk duhen marrë serio-zisht. Duan të motivojnë njerëzit e tyre sepse e panë që me deklaratat dhe kërcënimet se do të rrethojmë Kryeministrinë dolën blof...

Page 8: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT8 E Martë 19 Shkurt 2019

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryemadhi u hakërrehet ndërkombëtarëve: Koçijançiç dhe Mogherini nuk duhet të flasin për Shqipërinë, janë në konflikt interesi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u është rikthyer ditën e djeshme akuzave të saj në adresë të ndërkom-bëtarëve, duke u hakërruar ndaj këtyre të fundit. Kryemadhi ishte e ftuar dje në një studio tel-evizive, ndërsa u pyet në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së KE, Maja Koçijançiç, e cila theksoi se vendimi i mandateve nga ana e opozitës, është kundër integrimit në BE. Por për kryetaren e LSI, këto kësisoj deklaratash janë të papranueshme, pasi sipas saj, zonja Koçijançiç, madje edhe shefja e saj, Federica Mogherini janë në konflikti intere-si. Sipas saj, ato nuk duhet të flasin për Shqipërinë

për disa arsye. “Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç nuk duhet të flasë. Ajo dhe të gjithë janë në konflikt interesi. Edhe shefja e Poli-tikës së Jashtme, Federica Mogherini nuk duhet të na tregojnë ne se çfarë duhet të bëjmë. Aq më tepër kur po ju mbaron edhe mandati që kanë, pasi në maj ka zgjedhje në Bashkimin Europian. Ku kanë qenë këto zonja kur në Shqipëri vidheshin votat”, deklaroi ajo. Duke u ndalur tek vendimi i djeshëm i opozitës, Kryemadhi u shpreh e bindur se djegia e mandateve është e vetmja rrugë demokratike që i ka mbetur minorancës në Shqipëri. “Vendimi erdhi si rezultat i gjithë agjendës opozitare ku për

hir të së vërtetës, opozita e bashkuar konsumoi të gjitha mjetet apo lëvizjet e saj me mazhorancën ku për hir të së vërtetës, arroganca apo euforia apo kapja e institucioneve, arriti kulmin. Kam renditur disa problematika që na janë bërë si mirëmëng-jes dhe mirëmbrëma. Ajo që sot mund të duket radikale, nuk është e tillë. Është i vetmi element demokratik që i ka mbetur opozitës”, u shpreh ajo. Po ashtu, Kryemadhi u ndal edhe tek protesta e opozitës, duke u shpreh e bindur se qëllimin tubimi e arriti dhe se po të donin ta merrnim për Kryeministrinë, mund ta bënin sipas saj, për 10 minuta. “Nuk ishte sinjal. Ishte agjendë shumë e

qartë e opozitës. Mos të harrojmë që pjesëmarrja e protestuesve ishte e jashtëzakonshme. Mbi 20 herë janë hedhur lëndë helmuese ushtarake. Kjo gjë ndodhi në mënyrë permanente. Qëllimin protesta e arriti. E para, tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, jo se janë me Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhit. Janë kundër Edi Ramës, kundër çmimeve të energjisë elektrike. Shqiptarët kanë të njëjtën rrogë sot por paguajnë më shtrenjtë. Opozita po të donte, brenda 10 minutave e merrte godinën e Kryeministrisë dhe ia hidhte surratit Edi Ramës”, nënvizoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Përçahet LSI, ish ministrat kundërshtojnë djegien e mandateve, Kryemadhi merr

përsipër të ndjekë personalisht procedurat

Debate të ashpra te LSI për djegien e mandateve

Rigels SELIMAN

Ish-ministrat e Lëvizjes Social-iste për Integrim janë tepër skeptikë për djegien e man-dateve. Fillimisht, ishte Partia

Demokratike, e cila në mbledhjen e grupit parlamentar të saj vendosi që të marrë vendimin për të hequr dorë nga mandatet e deputetëve. Ndërkohë që pas saj, edhe LSI mblodhi ditën e djeshme grupin parlamentar të saj, ku u vendos që të digjen mandatet. Por sipas buri-meve të gazetës mbledhja e grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është shoqëruar me debate, teksa disa deputetë të kësaj partie, të cilët më parë kanë qenë edhe ministra si në qeverinë “Berisha” ashtu edhe në qeverinë “Rama”, kanë kundërshtuar këtë ide të PD, duke ia bërë të qartë Kryemadhit se kjo nuk është zgjidh-je. Mësohet se gjatë diskutimeve ata janë shprehur se mandatet iu kanë dhënë qetarët dhe se me qeverinë duhet të përballen në një tjetër mënyrë, jo duke shkuar në djegie mandatesh. Sipas informacioneve, zërat kundër djegies së mandateve edhe pse jo zyrtarisht kanë qenë deputetë Lefter Koka, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto, Viktor Tusha, Nasip Naço e Shezai Rroka. Madje, të njëjtën konsideratë këta të fun-dit ndanë edhe gjatë paradites së djeshme, ku si në media si në rrjetet sociale nuk e mbështetën hapur dj-egien e mandateve. Por pavarësisht qëndresës së tyre, shumica tjetër e deputetëve kanë qenë pro, duke bërë që Kryemadhi të deklarojë se grupi vendosi të mbështesë PD. Megjithatë, asgjë nuk mund të quhet përfundimtare, pasi rruga që të çon deri në djegien e man-dateve ka mekanizma ligjore dhe kushtetuese, siç është deklarata për heqjen dorë nga të qenit deputet. Në ligj thuhet se deklarata është indi-viduale dhe jo kolegjiale, kështu që nuk është çudi që ish-ministrat të vijojnë të jenë në parlament, edhe pse Kryemadhi deklaron se grupi vendosi djegie mandatesh.

Kryemadhi merr përsipër procedurat

Lajmin se dhe Lëvizja Social-iste për Integrim mbështet djegien

Panariti kundër PS: S’ka Parlament pa opozitënDeputeti i Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Edmond Panariti ka komentuar ditën e djeshme zërat e qeverisë që thonë se Parlamenti është i fuqishëm edhe pa opozitën. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Panariti ironizoi këtë deklaratë, duke e krahasuar këtë formë qeverisjeje me kohën kur në botë qeverisnin Stalini, Enveri dhe Hitleri. “Parlamenti është i ligjshëm edhe pa opozitën, thotë mazhoranca. Patjetër, sigurisht ashtu si thoni ju është! Sepse sipas këtij ar-syetimi, të ligjshme ishin edhe Stalini, Enveri dhe Hitleri. Shtypën, vranë e prenë me ligj dhe në emër të tij. Madje, ky i fundit e dogji fare Parlamentin. Jeni të “ligjshëm” sepse akoma se keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjte dhe qën-dron mbi të gjitha”, deklaroi ditën e djeshme deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panarit, ndër të tjera në statusin e tij.

Nishani: Djegia e mandateve të opozitës, akt historik

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar dje vendimin e opozitës lid-hur me djegien e mandateve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Nishani e ka vlerësuar qëndrimin e opozitës duke e cilësuar si një vendim të rëndë-sishëm dhe një akt historik që çdo opozitar duhet të bëjë, t’i bashkohet qëndrimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha. “Dorëzimi i mandateve par-lamentare nga opozita është një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normaliteti, për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe. Ky akt i demonstrimit të përgjegjshmërisë më sipërore civile shënon marrjen në dorë dhe udhëheqjen prej opozitës të një Lëvizje madhore qytetare të rëndë-sisë dhe përmasave të Lëvizjes së vitit 1990, por sot me mjete dhe akte më të ndryshme. Kjo sakrificë politike e opozitës dhe Lulëzim Bashës sot është shërbimi më i përunjur ndaj nevojës madhore të shqiptarëve për shpëtim”, deklaroi ish-presidenti Bujar Nishani.

e mandateve e ka bërë dje me dije vetë kryetarja e kësaj partie, Mon-ika Kryemadhi, pas mbledhjes së grupit të LSI. Gjatë një prononcimi për mediat, Kryemadhi deklaroi se grupi ka mandatuar atë që të merret me proceduarat për heqjen dorë në mandati i deputetëve, ndërsa theksoi se ky vendim është rruga e vetme që i mbetet opozitës nisur nga situata ku ndodhet vendi. “Me shqetësimin e kapjes së drejtësisë

nga shumica dhe lënien e vendit pa Kushtetuese dhe me vërtetimin botërisht dhe dosjet gjyqësore të kësaj qeverie për shkak të vjedh-jes së votës, ku doli kjo shumicë. Me bindjen e paligjshmërisë nga doli kjo shumicë, keqqeverisjen e vendit të vërtetuar nga skandalet e përditshme. Duke vlerësuar të qëllimshme sjelljen e shumicës para detyrimit për një proces zgjedhor të lirë dhe duke vlerësuar me shumë

shqetësim gjendjen ekonomike. Shumica nuk ka vullnet për dialog politik dhe funksionimin e Kuven-dit, injorimin, bullizmin, duke u mbështetur në zgjidhjen e ofruar nga opozita për një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme të parakohshme, LSI vlerëson se djegia e mandatave është rruga e vetme”, deklaroi kryetarja e Lëviz-jes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Deputetët e LSI duke se nuk e kanë mbajtur fjalën as me veten e tyre. Paraditen e djeshme disa deputete të kësaj partie, si Klajda Gjosha, Silva Caka, etj u shprehën kategorikisht kundër idesë së PD për djegie mandatesh. Madje, deputetja Silva Caka qëndrim e saj kundër e ndau edhe me qytetarët në rrjetet sociale. Sipas saj, mandati i fituar duhet për të djegur qeverinë e kryeministrit Rama. “Kam lindur në qytetin që u çlirua

i pari nga pushtimi nazist dhe nuk pranoi zgjedhën e armikut. Sot përfaqësoj më shumë se kurrë ata qyte-tarë të Skraparit, të cilëve u mohohet e drejta për të jetuar si qytetarë të Europës. Mandati i tyre është për të djegur Edi Ramën”, deklaroi Caka. Ndërkohë që pas mbledhjes së grupit deputetët “rebelë” u bashkuan me grupin, i cili vendosi që të djegë mandatet. Pra, kemi një ndryshim kursi 360 gradë.

JA SI DREDHUAN DEPUTETËT E LSI

Nuk janë vetëm deputetët e LSI, të cilët kanë mba-jtur qëndrime kontradiktore sa i takon idesë së PD për djegie të mandateve. Pre e dredhive të kësaj natyre ka rënë edhe vetë kryetarja Monika Kryemadhi. Pak kohë më parë kjo e fundit gjatë një interviste televizive doli kundër idesë së ish-kryeministrit Sali Berisha për djegien e mandateve. Asokohe, Kryemadhi u shpreh se mandatet e deputetëve janë fituar me gjak. “Populli

janë të mirët, Parlamenti i Edi Ramës me kriminelët duhen larguar. Ne nuk do të ndalemi. Rama burgon njerëz që skano bukë të hanë dhe mbron trafikantët. Këtu nuk është problemi të djegim mandatet, por është momenti të djegin mandatet trafikantët. Ne do t’i dre-jtohemi qytetarëve”, deklaroi ajo. Por çuditërisht dje Kryemadhi ka ndryshuar qëndrim, duke mbështetur idenë për djegien e mandateve.

JA SI NDRYSHOI QËNDRIM KRYEMADHI

Page 9: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ky hapi i parë që Këshilli do ndërmarri për të filluar konstituimin e gjykatës së re. Atë që legjislatori ka specifikuar në nenin 162 është që, për të filluar krijimin e një gjykate të re, duhet marrë pëlqimi paraprak dhe thelbi i kësaj vendimmarrjeje është inicimi i marrjes së pëlqimit paraprak. Në mo-mentin që ne do të na administrohen të gjithë formularët me vlerësimin, do jetë një pjesë e diskutimit të një mbledhjeje tjetër në rendin e ditës, që do e për-caktojmë së bashku, për situatën që është krijuar. Më pas, sa persona kanë

pranuar që të jenë pjesë, sa persona nuk kanë pranuar. Besoj që edhe këtë gjë, gjatë gjithë kësaj periudhe ne do jemi në kontakt edhe me KLP-në, për të koordinuar edhe vendimmarrjen e tyre për përzgjedhjen e prokurorëve të SPAK-ut. Shqetësimi që adresohet është shumë i drejtë sepse ne e dimë shumë mirë që në një situatë që krijohet një gjykatë, kemi problemin e lëndës që do gjykojë kjo gjykatë dhe mund të krijojë probleme tek gjykata tjetër”, ka thënë në mbledhje anëtarja e KLGJ, Naureda Llagami.

Llagami: Ja problemet që mund të ketë SPAK

“Këtu tek rendi i ditës është përcaktuar nisja e pro-cedurës. Pyetja është më tepër: -cilat janë hapat që do ndërmarrim ne? Pra nga sot do vijohet me dërgimin e atij akti që ato do marrin përsipër? Apo cilat do të jenë hapat? Se ka një procedurë që nga dispozitat ligjore ka një përplasje po themi, në thonjëza, midis këtyre dispozitave. Pse? Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, neni 162 thotë që gjyqtarët e krimeve të rënda, brenda dy javëve nga konstituimi i Këshillit duhet të nënshkruajnë një deklaratë. Ndërsa Kushte-

tuta e Republikës, në nenin 179, pra tek dispozitat kalimtare, pika 8, thuhet që gjykata e shkallës së parë dhe e krimeve të rënda do të emërojnë, funksionojnë dhe ushtrojnë kompetencat e gjykatës së shkallës së parë brenda 2 muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Duke referuar pra tek ligji “Për statusin...”, nëse do bëjmë një analogji me krijimin e SPAK-ut dhe prokurorisë antikorrupsion, themi se kemi një farë... pra duhet të bëjmë kujdes me këto hapat", kë thënë Dritan Hallunaj në mbledhjen e KLGJ.

ANËTARËT E KLGJ TË PAQARTË PËR SPAK

Prishen pazaret mes Veliajt dhe Idrizit, kryebashkiaku shkarkon dy funksionarët e PDIU pas pjesëmarrjes në protestë

Pazaret mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi duket se janë prishur. Gazeta e kishte deklaruar disa herë se Veliaj e Idrizi ishin bashkë kundër Ramës, pasi këshilltarët e PDIU votojnë vendimet e PS, ndërsa funksionarët e kreut të çamëve ishin ende në baski. Por çudia ka ndodhur më 16 shkurt, pasi dy drejtorë të bashkisë ishin në protestën e opozitës. Bëhet fjalë për nënk-ryetaren e bashkisë, Kozeta Mesiti dhe drejtorin e tregjeve Sokol Hysa. Dje dolën në media foto të

tyre në protestë dhe Valiaj ka reaguar menjëherë duke i shkarkuar. Por më pas erdhi dhe një reagim i ashpër i Shpëtim Idrizit. “Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. E drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon që nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng… Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot. Bashkia është e qytetarëve dhe jo

e partisë. Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri”, ka deklaruar Idrizi. Kjo përplasje është një sinjale se marrëdhëniet mes tyre nuk janë fort të mira. Por sigurisht kjo nuk do të thotë se bashkëpunimi Veliaj-Idrizi ka marrë fund, këto manovra janë shumë të njohura nga Veliaj. Kur diskutohej disa muaj më parë për rikandidimin e tij, ai sulmoi hapur Ilir Metën për çështjen e teatrit. Ndërkohë më pas shfaqeshin të dy bash-kë duke dhuruar gjak. Pra dukej se ishte shou i

Veliajt, vetëm për t’i thënë Ramës se ai nuk ka lidhje me metën. Por dhe përplasja e djeshme ka dy tregues. E para, ose Veliaj po bën sërish shou për t’i thënë Ramës se ai nuk ka aspak lidhje me Idrizin, i cili është në opozitë. Ose e dyta Veliaj është i përfshirë në protestën e opozitës, pasi vartësit e tij ishin në protestë. Mbetet të shihet e si do veprojnë këshilltarët e PDIU në mbledhjen e këshillit, pasi nëse ende bashkojnë votat me PS, duket qartë se Veliaj e Idrizi janë bashkë.

Kliti TOPALLI

Zbardhen detajet mbi mënyrën se si do të ngrihen Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar

dhe Korrupsionit. Më 21 shkurt mbyllet gara për prokurorë, ndërsa gazeta ka mësuar se puna po rakordohet mes KLGJ dhe KLP që si gjykata ashtu e prokuroria të zyrtarizohen në të njëjtën kohë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur procesverbalin e një prej mbledhjeve, ku u vendos ngritja e SPAK. Për prokurorët, KLP hapi 15 vende vakante, por nuk ndodhi kështu me gjyqtarët. Sipas vendimit të marrë nga KLGJ, të gjithë anëtarët e Krimeve të Rënda zhvendosen aty automatikisht në momentin që marrin pëlqimin e familjarëve. Pra nuk ka kandidime nga jashtë. “Atëherë, ajo që propozohet tek kjo pikë e rendit të ditës është për të filluar procedura, pra është fillimi. Dhe të respektojmë të gjitha dispozitat ligjore, të gjitha hapat që po diskuton edhe kolegu dhe kam përshtypjen, për këtë pjesë neve duhet të jemi në komu-nikim edhe formal edhe informal me Këshillin tjetër për pjesën e SPAK-ut, që ato, logjikisht dhe ligjërisht duhet të krijohen në të njëjtën kohë, funksionin. Se ajo që ngre kolegu si diskutim, pat-jetër që është shumë e rëndësishme, që ato duhet të funksionojnë në një kohë sepse do jetë edhe problemi i kalimit/të transferimit të çështjeve konkrete që do kenë nëpër duar gjyqtarët e krimeve të rënda që janë sot. Kështu që, kam përshtypjen që ne thjesht sot po nisim procedurën dhe pastaj e gjithë procedu-ra do t’i përfshijë të gjitha diskutimet”, ka thënë Brunilda Kadi, në mbledhjen e KLGJ. Në të njëjtën linjë me të ka qenë dhe anëtarja Brikena Ukperaj. Edhe ajo ka thënë se puna do rakordohet me KLP. “Duke u bashkuar mendimit të dy kolegëve, e rëndësishme është që edhe për shkak të hierarkisë së akteve, ne do respektojmë parimin kushtetues që, brenda 2 muajve nga momenti i krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të bëhet kalimi nga Gjykata e Kri-meve të Rënda tek gjykata e posaçme për gjykimin e veprave të tilla. Kështu që, sot fillojmë procedurën, me qëllim që gjyqtarët të plotësojnë formularët, edhe familjarët e tyre, sepse është kusht paraprak për caktimin e përkohshëm. Kështu që, duke iu dhënë atyre edhe kohën e mjaftueshme. Pastaj, jam dakord me pjesën që edhe gjykata

Ja diskutimet në KLGJ për ngritjen e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion

Zbardhen detajet për SPAK, prokuroria dhe gjykata e posaçme ngrihen në të njëjtën ditë,

gjyqtarët pritet t’i nënshtrohen më vonë vetingut

Për ta kërkohet që të kenë kaluar vetingun. Por gazeta ka mësuar se nëse ka vonesa, KLP pritet të marrë vendim që dhe ata të vijojnë normal-isht punën derisa të merret vendimi përfundimtar për ta nga KPK. Prece-

denti që do ndiqet do jetë ai i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Aty disa anëtarë nuk e kanë kaluar vetingun, por Komisioni i Posaçëm i Moni-torimit të Reformës në Drejtësi ka kërkuar që ata të votojnë normalisht.

Fatos Klosi: Bashkitë do të ndëshkohen për

krimet mjedisore Ministri i Mjedisit dhe Turizmit,

Blendi Klosi paralajmëroi dje nga Shkodra kryetarët e Bashkive se do të ndëshkohen me gjoba nëse lejo-jnë krimet mjedisore. Në Shkodër Klosi ishte në kuadër të projektit për rehabilitimin e vendepoziti-meve të mbetjeve urbane të cilat do të kthehen në parqe, ndërsa nuk kurseu as paralajmërimin për kryetarët e bashkive, teksa deklaroi se do të ndëshkohen me gjoba personale nëse situata nuk ndryshon. “Në rast se bashkitë nuk do të ndërmarrin procesin ligjor të dhënies së këtyre vend de-pozitimeve në menaxhim ne do të kërkojmë vendosjen e masave dhe po ashtu penalizimi të kryetarëve të bashkive”, deklaroi ai. Klosi në Shkodër mori pjesë edhe në mb-jelljen e 120 fidanëve tek “Varrezat e Dëshmorëve” të mundësuara nga agjencia rajonale e mjedisit, ndërsa tha se do të mbillen edhe 1000 të tjerë në Shkodër. “Rehabilitimi nuk mjafton. Në Shkodër do të rehabil-itojmë 5 vend depozitime ilegale të mbetjeve urban”, nënvizoi Klosi.

Spiropali: Ja çfarë bisedova me ambasadorin e OSBE

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt me të cilin diskutoi rreth një sërë reformash mjaft të rëndësishme për integrimin Europian të Shqipërisë. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, zyra e shtypi e ministres deklaroi se gjatë takimit mes tyre, biseda është përqendruar te rëndësia e dialogut mes partive politike, reformën zg-jedhore si dhe zgjedhjet lokale të qershorit. “Bisedë konstruktive me Ambasadorin e OSBE, Bernd Bor-chardt, në këtë kohë ultimatumesh me “djegie” mandatesh diskutuam mbi rëndësinë e dialogut, reformën zgjedhore dhe zgjedhjet lokale si hapa të mëtejshëm në rrugën tonë evropiane”, thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

edhe prokuroria duhet të ngrihen në të njëjtën kohë sepse do kenë probleme të kompetencave dhe të veprave që do gjykojnë”, thuhet aty.

Vetingu Duke qenë se Krimet e Rënda

shkrihen, gjyqtarët e SPAK duket se do vijojnë punë edhe pse nuk i janë nënshtruar vetingut. Të gjithë që kanë kaluar te Gjykata Speciale do vijojnë normalisht punën në mënyrë që të mos ketë asnjë vonesë. Prob-lemi që shihet paraprakisht është se anëtarët e SPAK duhet të kalojnë vetingun. Por ky proces zgjat disa muaj dhe nëse shkrihen Krimet e Rënda, atëherë bllokohen çështjet. Pra në këtë mënyrë gjyqtarët do vi-jojnë punën derisa KPK të vendosë shkarkim për ndonjë prej tyre. Nëse ata konfirmohen, atëherë do kenë mandat të plotë te SPAK. Sa i takon prokurorëve puna komplikohet.

Page 10: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT10 E Martë 19 Shkurt 2019

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

KPA e palëkundur, shkarkon përfundimisht nga detyra Adriatik Camën, prokurori i “21 Janarit” ngelet 15 vite jashtë drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vijon goditjet në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar që janë ankuar ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Me “dorë të hekurt” trupa gjykuese e KPA shkarkoi dje përfundimisht prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama. Cama ishte shkarkuar edhe nga KPK, por për të kërkuar prishjen e vendimit, u drejtua në KPA me shpresën se do të rikthehej në detyrë. Mirëpo organi kolegjial vendosi paraditen e djeshme lënien në fuqi të verdiktit të KPK. “Trupi gjykues i Kolegjit

të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, sot, më datë 18.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.18/2018, datë 02.10.2018 që i për-ket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama kundër vendimit nr. 35, datë 12.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Re-publikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit

të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 35, datë 12.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.02.2019”, njoftoi Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Kujtojmë që Adriatik Cama, i cili ndryshe njihet edhe si prokurori i “21 Janarit”, gjatë përballjes me KPK kishte probleme të shumta me pasurinë. “Prokurori ka apartament me sipërfaqe 77 m2. Apartamentin e ka blerë në 2011. Blerë me të

ardhura ndër vite. Në vitin 2003 e ka blere për herë të parë këtë pasuri. Në deklaratë thotë se e ka blerë 3.4 milionë lekë. Ndërsa sipas kontratës është blerë me 29 e 700 dollarë. Prokurori ka kryer deklarim të pasaktë mes deklaratave 2003 e 2017. Po ashtu disa herë për këtë pasuri ka bërë deklarime të rreme që kanë cenuar rëndë figurën e prokurorit. Çmimi i apartamentit është likuiduar që në 2003, prokurori dhe gruaja e tij kanë të ardhura vetëm nga paga, por nga analiza financiare rezulton se nuk justifikojnë 1 milion e 865 e 30 lekë”, tha KPK pak kohë më parë.

Shumica e krerëve të drejtësisë të zhytur në afera, 12 emra ngelin në veting,

edhe Dritan Peka rezulton me probleme

Dritan Peka përfitoi kredi të butë dhe e përdori për të blerë banesë jashtë Tirane

Mimoza IBRA

Një ndër gjërat që nxori në pah procesi i vetingut ishte zhytja në afera e krerëve të drejtësisë. Deri tani me

Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë përballur 19 kryetarë gjykatash dhe prokurorish, por vetëm gjashtë prej tyre janë rikonfirmuar në detyrë. Duke mos numëruar drejtuesen e Prokurorisë së Apelit të Korçës, Irma Balli, për të cilën nuk është dhënë akoma vendimi, 12 emra të tjerë kanë ngelur në “rrjetën” e vetingut. Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit e nisi valën e shkarkimeve në radhët e kryetarëve të gjykatave me Entela Priftin. Shkarkimi i kryetares së Gjykatës së Apelit Civil Korçë u pasua nga shkarkimi i kryetares së Gjykatës së Apelit Civil Vlorë, Alma Liçaj, ndërsa më pas u vijua edhe me largimin e kryetarit të Gjykatës së Korçës, Admir Belishta dhe të Gjykatës së Beratit, Agron Vavla. Për të katër këta emra, problemi krye-sor që iu “hodhi në erë” karrierën ishte pasuria. Edhe kryegjyqtari i Pukës, Izet Kadana u largua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë sepse u konsiderua i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Midis krerëve të gjykatave të shkarkuar në vend bën pjesë edhe emri i Bashkim Dedjes apo edhe ai i kryegjyqtarit të Sarandës, Alltun Çela. Listës së të shkarkuarve u janë bashkuar edhe kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi dhe kreu i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni. Në listë bëjnë pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demir-aj, i shkarkuar vetëm pak ditë më parë, si edhe drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami. Duhet theksuar fakti se deri tani është vetëm një drejtues prokurorie i shkarkuar. Bëhet fjalë për Dritan Rreshkën, i cili deri para se të merrte vendimin KPK, drejtonte Prokurorinë e Tiranës.

Problemet e Dritan PekësNumri i krerëve të drejtësisë të

shkarkuar nga vetingu rrezikon të shko-jë në 13. Para trupës gjykuese të KPK dje dha llogari kryetari i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka. Gjatë seancës dëgjimore u listuan problemet e Pekës me pasuritë. Sipas KPK, ai zotëron një apartament në Tiranë dhe një në Vlorë. Në lidhje me apartamentin në kryeqytet, gjatë hetimit të thelluar komisionerët kanë konstatuar se ka mospërputhje mes mandateve të pagesave dhe datës

Antoneta Sevdari del sot sërish para KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të mblidhet sërish sot për çështjen e prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari. E konfirmuar në detyrë nga KPK, Sevdari përfundoi në KPA pas ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik. Gjatë seancës së sotme pritet të bëhet e ditur se çfarë ka dalë nga hetimi i një denoncimi të ri ndaj Sevdarit të de-pozituar pranë KPA. Në seancën e kaluar, Komisioneri Publik parash-troi shkaqet e ankimit mbi kriterin e pasurisë dhe atë profesional dhe kërkoi çeljen e hetimit mbi burim-in e ligjshëm të të ardhurave për krijimin e pasurive të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të. Ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi prapësimet e tij ndaj shkaqeve të ankimit të paraqitura nga Komisioneri Publik për kriter-in e pasurisë dhe atë profesional dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, lënien në fuqi të ven-dimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Admir Belishta kërkon në KPA rikthimin në detyrë

I shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ish-kryetari i Gjykatës së Korçës, Admir Belishta është drejtuar tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ashtu si shumica e emrave të tjerë të shkarkuar, edhe Belishta kërkon rikthimin në detyrë, duke kundërshtuar kështu vendimin e KPK. “Në KPA është regjistruar çështja (JR) nr.8/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Belishta kundër vendimit nr. 93, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësim-it Admir Belishta. Sot, në datën 18.02.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz”, njoftoi KPA.

së marrjes kredisë prej 28 mijë, të cilën prokurori e ka deklaruar si burim për blerjen e apartamentit. “Nuk rezulton që subjekti të ketë pasur burim tjetër finan-ciar për të paguar dy këstet. Ka mospër-puthje deklarimesh midis subjektit dhe shoqërisë, për datat e pagesave”, tha relatorja e çështjes. Ndërkohë, subjekti ka marrë edhe një kredi të butë prej 5 milionë lekësh”, u bë e ditur gjatë seancës së Pekës. Ndërkohë gjatë seancës u referua se bashkëshortja e subjektit i ka bërë kërkesë kryeministrit për trajtimin me kredi të butë, për pajisjen me shtëpi të funksionareve të gjyqësorit. Në kohën e paraqitjes së kërkesës dhe marrjes së kredisë, subjekti dhe bashkëshortja kishin në pronësi dy pasuri. Sipas KPK, kjo kredi është marrë pa përmbushur kriteret e kërkuara dhe më pas nuk është përdorur për qëllimet e deklaruara por për të blerë një banesë jashtë Tiranës dhe për të arreduar një apartament. Në këtë pikë, trupës gjykuese i lindën dyshime

Trupa gjykuese deklaroi dje në seancë dëgjimore se Prokuroria e Përgjithshme kishte konstatuar disa probleme në lidhje me profesionalizmin e kreut të Prokurorisë së Apelit, Dritan Peka. Sipas Prokuror-isë së Përgjithshme, ndaj Pekës është paraqitur një ankesë nga 3 shtetas për faktin se prokurori nuk ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë për një çështje. Nga ana e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme që ka marrë ankesën, është bërë një memo drejtuar

kryeprokurorit ku konstatonte se prokurori nuk ka vepruar në përputhje me ligjin. KPK nga ana tjetër ka kryer një hetim të thelluar për disa denoncime të mbërritura në qytetarët për Pekën. Një ndër to kishte të bënte me ankesën e një zonje e cila akuzonte Pekën se nuk ka ushtruar rekurs për një çështje. Në lidhje me këtë denoncim, KPK konkludoi se në aktivitetin e tij si drejtues janë gjetur shkelje. Subjekti nuk ka ushtruar rekurse për disa çështje.

PEKA PROBLEME EDHE ME AFTËSITË PROFESIONALE

për fiktivitet kontraktor. Në pronësinë e prokurorit është dhe një automjet i blerë për 980 mijë lekë. KPK kishte konstatuar se makina ishte blerë në Gjermani për 14 mijë euro nga shtetasi S. M., por më pas është shitur tek Dritan

Peka. Sipas subjektit, kjo diferencë kishte të bënte me problemet e mak-inës. “Mungon dokumenti provues për pagimin e shumës për këtë makinë. Ka dyshime për fiktivitet për shit blerjen e kësaj veture”, tha trupa gjykuese.

1.Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese2.Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë3.Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë4.Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Pukës5.Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë6.Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat7.Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Sarandës8.Dritan Rreshka, kryetar i Prokurorisë së Tiranës9.Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Kurbinit10.Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Shkodrës11.Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë12.Artan Bajrami, kryetar i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda

KRERËT E GJYKATAVE DHE PROKURORIVE TË SHKARKUAR12

Numri i krerëve të dre-jtësisë të shkarkuar nga vetingu rrezikon të shkojë në 13. Para trupës gjykuese të KPK dje dha llogari kryetari i Prokuror-isë së Apelit Tiranë, Dritan Peka. Gjatë seancës dëgjimore u listuan problemet e Pekës me pasuritë...

Page 11: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Byroja e kredisë, në ndryshim nga regjistri i kredive që administron aktualisht Banka e Shqipërisë, para-shikohet të mbledhë informacion jo vetëm mbi ek-spozimin e kredimarrësve në sistemin bankar e fi-

nanciar, por dhe mbi ekspozimet e tyre kundrejt institucioneve jofinanciare, të tilla si: Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë...

Bankat krijojnë zyrën që do mbledhë të dhënat për klientët

Bankat ashpërsojnë masat, nuk merr kredi kush nuk paguan dritat, ujin dhe telefoninAsnjë person që nuk ka

paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara

nëpër dyqane dhe kompani të tjera, nuk do ketë mundësi që të marrë një kredi bankare. Bankat në Shqipëri janë organizuar për krijimin e një zyre që do të mbledhë këto të dhëna, si një masë për të ulur numrin e kredive që nuk shlyhen. Kështu, bizneset apo individët që nuk janë korrektë me shlyerjen e faturave të energjisë, ujit apo dhe pagesën e telefonit do ta kenë më të vështirë për të marrë një kredi në bankë. “Nëse ju nuk paguani energjinë elektrike, nuk paguani faturën e ujit apo telefonit sigurisht që kjo përbën një risk financiar dhe që banka të japë një kredi duhet të shohë se çfarë detyrimi keni ju përreth. Sot, ky infor-macion nuk merret”, u shpreh Spiro Brumbulli, nga Shoqata e Bankave. Shqipëria ka aktualisht një regjistër kredie, i cili përmban të dhënat vetëm për detyrimet që individët apo bizn-esi kanë në banka. Byroja e kredisë, në ndryshim nga regjistri i kredive që administron aktualisht Banka e Shqipërisë, parashikohet të mbledhë informacion jo vetëm mbi ekspozimin e kredimarrësve në sistemin bankar e financiar, por dhe mbi ekspozimet e tyre kundrejt institucioneve jofinanci-are (të tilla si: Operatorit të Shpërndar-jes së Energjisë elektrike; Ujësjellës Kanalizime; Telekomunikacion; etj. Kështu, qytetarët që kanë borxhe të pashlyera jo vetëm në banka, por edhe institucione të tjera publike dhe private

Knfindustria apel politikës: Zgjidhni krizën, po rëndoni ekonominë

Eksportet bien në janar me 7.3%, në rënie dhe tregtia me Kosovën

Konfindustria i kërkon vendimmarrjes politike të gjithë krahëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të gjejnë rrugë zgjidhje të krizës poli-tike, për të mos rënduar më tej gjendjen e vështirë ekonomike të tashme, që po kalon vendi. Në një deklaratë për medi-at, administratori i Përgjith-shëm,Gjergj Buxhuku thotë se Konfindustria vlerëson se tregues i qartë i gjendjes së vështirë ekonomike është fak-ti i pranuar zyrtarisht, se vlera e detyrimit në monedhën euro të TVSH/tatimit mbi vlerën e

shtuar të qeverisë ndaj biz-nesit në vitin fiskal 2018 ka tejkaluar të njëjtin detyrim të vitit 2013. "Përllogaritja kra-hasimore e detyrimeve sipas të dhënave zyrtare tregon, që në vitin 2018 shteti nuk u ka kthyer TVSH operatorëve të biznesit pothuaj 93 milion euro kundrejt afër 92 milionë euro në dhjetor të vitit 2013", u shpreh ai, duke shtuar se te-jkalimi i masës së borxhit ndaj bizneseve në 2018 kundrejt 6 viteve më parë, tregon për performancë të dobët të poli-tikave qeveritare të ndjekura.

Eksportet e nisën vitin duke shënuar rënie në janar në krahasim me një viti më parë, ndryshe nga viti i kaluar kur ato u rritën me ritme dyshifrore. Sipas të dhënave të INSTAT, Në Janar 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 7,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritur me 0,9 %, në krahasim me Dhjetor 2018, të udhëhequra nga rënia e fortë e eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Importet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me 6,3 %, në

krahasim me një vit më parë dhe me 30,0 %, në krahasim me Dhjetor 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20 mld lekë, duke u ulur me 5,2 %, krahasuar me Janar 2018 dhe me 47,5 %, në krahasim me Dhjetor 2018. Në rënie kanë qenë eksportet e pothuajse të gjitha grupeve. Ulja vjetore e eksporteve prej 7,3 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,1 pikë përqindje“.

Sejko prezanton para FMN dhe BB zhvillimet ekonomike në vend

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në Mbledhjen e Kon-stituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, e cila u zhvil-lua Maltë. Gjatë takimit, Sejko prezantoi zhvillimet më të fun-dit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në zhvillimin ekonomik të vendit. Politika monetare stimuluese e ndjekur nga banka qen-drore ka dhënë një kontribut pozitiv në këtë drejtim. Duke u ndalur në sektorin bankar,

Guvernatori Sejko nënvizoi se ai karakterizohet nga nivele të mira likuiditeti, kapitali dhe përfitueshmërie. Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë mirëpret rishikimet periodike të shpërndarjes së kuotave dhe rritjen e kapitalit, të cilat synojnë përmbushjen e objektivave institucionale të Fondit. Guvernatori u ndal dhe në prioritetet e FMNc dhe BB, si dhe në rolin e rëndësishëm të dy institucioneve në pro-movimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë të vendeve në zhvillim.

do të jenë të identifikuar zyrtarisht. Me ndihmën e BERZH, Shoqata e bankave ka nisur punën për të ndër-

tuar byronë kombëtare të kredisë. “Përveç bankave sigurisht që mund të jenë ujësjellësit, mund të jetë shoqëria

e energjisë mund të jenë shoqëritë e telekomunikacionit, mund të jenë telekomunikacionet, supermarketet

etj., pra çdo shoqëri që shet me kredi”, bëri me dije Brumbulli. Të dhënat në byronë e kredisë janë konfidenciale. Por nëse një qytetar kërkon kredi, atëherë ai duhet të autorizojë byronë që t’ja përcjellë informacionin bankës. Madje byroja do të verë edhe nota.

Projekti për ngritjen e byrosë Ngritja e byrosë kombëtare të

kredive është listuar si një nga masat kryesore të qeverisë për uljen e kredive të këqija, pasi ajo u jep informacion të plotë bankave mbi gjendjen financiare të një biznesi apo individi. Banka e Shqipërisë ka hartuar një projektligj, i cili i hap rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Kredive. Ndryshe nga regjistri aktual i kredive, byroja do të ketë informacion shumë më të hol-lësishëm mbi historikun financiar të çdo individi që ka një borxh. Byroja mësohet se do të funksionojë me sis-tem pikëzimi, të ngjashëm me atë të patentës. Për individët të cilët nuk janë korrektë në shlyerjen e borxheve apo faturave do të ketë zbritje të pikëve. Ky sistem pikëzimi i mundëson bankave, por edhe institucioneve të tjera financi-are që të kenë një profil të saktë rreziku për çdo qytetarë apo biznes. Bazat për krijimin e byrosë kombëtare të kredisë janë hedhur nga një marrëveshje mes Bankës Europiane për Rindërtim e Zh-villim dhe qeverisë shqiptare. Qëllimi i ngritjes së këtij institucioni është ulja e kredive të këqija dhe parandalimi i krijimit të kredive të reja problematike, pasi bankat do ta kenë më të lehtë të ev-identojnë qytetarët dhe bizneset që nuk janë korrektë në shlyerjen e borxheve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se çdo ditë publikohet në faqen e saj zyrtare lista e përditësuar e subjekteve pasive, si dhe e fermerëve aktivë. Lista e subjekteve pasive publikohet me qëllim që palët e treta, të vihen në dijeni për të mos kryer transaksione shitje/ blerje me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në ndryshimet e fundit të Paketës fiskale 2019, kon-siderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer me subjekte me statusin pasiv. Ligji citon se, “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në

regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje adminis-trative dhe dënohet si më poshtë:për shitësin, i cili është në regjistrin pasiv, për blerësin, vlerësim tatimor për mosnjohjen e TVSH-së së zbritshme dhe të shpenzimit. Lista e subjekteve pasive gjendet duke klikuar linkun: https://bit.ly/2ziZyI6. Tatimpaguesit mund të konsultojnë edhe listën e fermerëve aktivë për të verifikuar statusin e tyre, për çdo transaksion që mund të kryhet me këto subjekte. Lista publikohet me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë grumbulluesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, pasi nuk lejohet që të lëshohen fatura tatimore për

fermerët që nuk janë aktivë. Lista e fermerëve aktivë gjendet duke klikuar linkun: https://bit.ly/2L3No7C. Për çdo informacion apo paqartësi, të gjithë tatimpaguesit mund të komunikojnë edhe përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00, si dhe nëpërmjet shërbimit Live Chat në faqen zyrtare ëëë.tatime.gov.al. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar në informimin e plotë dhe të saktë të tatimpa-guesve, me qëllim përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Tatimet apel bizneseve: Mos kryeni transaksione me bizneset pasive, lista është publike

Page 12: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

12 GAZETA SOTE Martë 19 Shkurt 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Të gjithë shqiptarët që mbushin 20 vjeç thirren për shërbimin ushtarak, pa dallim edhe në rast kur lënë familjen pa një mashkull për t’u kujdesur. Kur ata thir-ren nga zyra lokale e rekrutimit qëndrojnë atje për tre

ditë dhe më pas dërgohen në njësi të tjera, sipas planit të mobi-lizimit të ministrisë së mbrojtjes. Rekrutët qëndrojnë rreth pesë ditë në njësi të përkohshme dhe gjatë kësaj kohe nuk kujdeset...

Amerikanët tregojnë detaje mbi forcimin e ushtrisë nga Hoxha

CIA ka dhënë të tjera detaje sa i takon situatës në vend gjatë regjimit komunist. Në një dokument të vitit 1951,

tregohet se si Liri Belishova kishte shkuar në Fier për të zhvilluar një takim mbi sistemin gjyqësor, por shumica e pjesëmarrësve nuk ishin paraqitur. Po ashtu tregohen detaje dhe mbi mënyrën se si regjimi forcoi ushtrinë.

LëvizjetNë 1951 Liri Belishova shkoi në Fier për të mbajtur një fjalim në lidhje me gjykatat e popullit. Kur drejtuesit kup-tuan se askush nuk do të shkonte në mbledhje, ata informuan punonjësit se do pushoheshin nëse nuk shkonin në takim. Fëmijët e shkollave gjithash-tu u detyruan të merrnin pjesë. Në lidhje me takimin një punëtor i tha kolegut: “Nuk ke turp që i çon fëmijët në shkollë me këpucë druri?” Tjetri iu përgjigj: “E ke gabim, për të ar-ritur socializmin, sipas urdhrave të partisë dhe Stalinit, unë duhet t’i heq këpucët, edhe kur janë prej druri”. Ibrahim Rushani, ish-rreshter artil-erie në Durrës jep informacionin e mëposhtëm në lidhje me rekrutimin dhe trajtimin e ushtarëve. Të gjithë shqiptarët që mbushin 20 vjeç thirren për shërbimin ushtarak, pa dallim edhe në rast kur lënë familjen pa një mashkull për t’u kujdesur. Kur ata thirren nga zyra lokale e rekrutimit qëndrojnë atje për tre ditë dhe më pas dërgohen në njësi të tjera, sipas planit të mobilizimit të ministrisë së mbro-jtjes. Rekrutët qëndrojnë rreth pesë ditë në njësi të përkohshme dhe gjatë kësaj kohe nuk kujdeset askush për akomodimin, por u japin vetëm nga një copë bukë. Elementët me biografi të mirë mbetet në qendrat e instrukti-mit. Ata që kanë qenë bij familjesh të pasura ose anti-komunistë, dërgohen qëllimisht në zona sa më të largëta ku të mos mund të takohen me të afërmit. Para nisjes për në njësitë e tyre ush-tarët marrin uniformat. Elementët besnikë marrin uniforma të reja kurse ish-të pasurit i marrin të përdorura. Organizatat e partisë mbajnë shënim elementët e dyshimtë për t’i mbajtur në mbikëqyrje. Në çdo njësi rreth 35 për qind e ushtarëve i përkasin kësaj kategorie. Në gusht 1950 komanda e artilerisë bregdetare të Durrësit dërgoi 22 njerëz në batalionin e punës. Ibrahim Rushani deklaron se i shoqëroi këta ushtarë dhe gjatë rrugës kishte mundësi të fliste me ta. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre, veçanërisht me Pandi Xhoxhin nga Korça të cilin e njihte dhe folën hapur. Ai tha se Sigurimi i kishte kërkuar që të bashkëpunonte për të spiunuar për shokët e tij, por ai kishte refuzuar dhe tani duhet të vuajë pasojat. Brigada bregdetare dërgonte 7-8 njerëz në batalionin e punës çdo muaj. Në korrik 1950 një ushtar nga Fieri, për arsye të pakënaqësisë ndaj regjimit i vuri zjarrin pyllit në ishullin e Sazanit me shpresën që të shpërthenin depot e municionit në ishull. Por zjarri u shua dhe ushtari përgjegjës u bur-

gos. Në nëntor 1949 në Sazan, një grup i vogël ushtarësh formuan një rreth dhe nisën të shkruanin slogane kundër Enver Hoxhës dhe partisë. Këta elementë po organizoheshin me qëllim të eliminonin rojet dhe të arratiseshin drejt Italisë, por u zbulu-an dhe u arrestuan. Iniciatori i kësaj ishte rreshter Prenk Ndue Gjergji nga Shkodra i cili mori burgim të përjet-shëm, ndërsa të tjerët u dënuan nga 7 deri në 22 vjet burgim.

UshtriaNë ushtri, trajtimi nuk është i

njëjtë për të gjithë, veçanërisht dok-torët komunistë nuk e vrasin mendjen për ushtarët që nuk janë anëtarë të partisë. Për shembull një rreshter u sëmur rëndë, por doktor Bilbili nuk u interesua fare për të dhe ushtari vdiq. Doktori shkon në familjet e oficerëve për të bërë vizita private dhe ka be-simin e partisë, prandaj nuk e vret mendjen për detyrën. Duke qenë ko-munist, ai nuk ka fare ndjenja njerë-zore. Ushtarët që nuk kanë njerëz që mund t’i ndihmojnë e kanë shumë të vështirë. Për shembull ushtari Rexhep Haruni nga një fshat i Fierit, i cili po shërbente në brigadën bregdetare në Durrës, la në shtëpi 6 anëtarë të famil-jes në gjendje të vështirë. E shoqja i shkroi se ishin detyruar të shisnin 2 qetë që kishin për të plotësuar taksat e shtetit dhe për të ushqyer fëmijët. Raste si këto ka me qindra e mijëra në Shqipëri. Përveç vuajtjeve morale

e fizike, ushtarët kur lirohen u merren rrobat dhe duhet të shkojnë në shtëpi thuajse zhveshur e zbathur. Në dimrin e vitit 1950 disa ushtarë nga Elbasani u liruan nga shërbimi në Leskovik. Duke ecur për në shtëpi, në malin e Qarrës pranë Kolonjës, dy prej tyre vdiqën të shqyer nga ujqërit, dhe një tjetër vdiq nga moti i keq. Ushtarët gjithashtu duhet të marrin pjesë në kurse të përditshme politike që mba-hen në çdo njësi, në të cilat ofendohen politikat anglo-amerikane dhe aktivi-tete e tjera të huaja.

Tetor 1953Grupi prej pesë agjentësh Fig

arriti në Athinë në 23 tetor pasi ishin detyruar të largoheshin nga Shqipëria në 19 dhe 21 tetor. Ata erdhën me moral të lartë por në gjendje të dobët fizike. Aktualisht po mbahen në zonën lokale deri në vlerësimin e operacionit të tyre. Agjenti Airborne ka pësuar një plagë plumbi në krah poshtë bërrylit, pa thyerje. Pritet të rikuperohet shpejt. Airuise ka pësuar një prerje në dorën e djathtë kur u detyrua të hidhen gjatë grackës. Ai ka gjithashtu probleme serioze me këmbën e djathtë e cila është carë dhe infektuar gjatë largimit. Edhe ai ka marrë pjekim dhe është drejt rikuperimit. Agjentët e tjerë kanë vetëm probleme me stomakun prej ushqimit të papërshtatshëm dhej po marrin mjekime. Agjenti Airbred nuk tregon shenja problemesh nga misio-

la agjentin Airbrake në shtëpinë e Bektash Demir Zhbogi, pasi ishte së-murë dhe nuk mund të qëndronte me grupin. Më 21 shtator grupi kontaktoi me Elmas Sokalarin dhe i kërkoi që të shkonte në Korçë për të mbledhur informacion e të merrte leje për shkuar në Tiranë. Ai e bëri këtë dhe autoritetet i thanë se për të qëndruar një kohë të shkurtër nuk kishte nevojë për leje, or vetëm nëse do të vendosej aty për të punuar. Më 22 shtator Fig kontaktoi me Dilaver Ali Zvarishti, i cili furnizoi grupin me ushqim dhe informacion. Zvarishti informoi se popullata në përgjithësi ishte shumë e demoralizuar. Burimi tha se nga maji deri në gusht të gjithë ishin bërë gati për veprim, për arsye se nuk ndodhi asgjë, njerëzit janë bërë hezitues. Për periudhën nga 22 shtatori deti në 11 tetor grupi ka shkatërruar shënimet prandaj nuk do të mbulohet me ak-tivitete e çdo dite. Grupi veproi në përgjithësi në zonën e Tresovës dhe rinovuan disa kontakte të vjetra nga operacioni i vitit 1952.

Janar 1950Xhafer Deva ka dërguar Mentor

Çokun në Turqi për të propaganduar mes shqiptarëve atje në favor të Devës. Deva e bën këtë për të hyrë në Komite-tin Kombëtar Shqipëria e Lirë, duke treguar se ka shumicën e shqiptarëve pas vetes. Lideri kosovar i grupit u largua nga Athina më 15 prill për një turne në Egjipt, Siri e Turqi. Ai pritet të takojë ish-mbretin Zog në Egjipt dhe kosovarë shqiptarë të këtyre vendeve. Sipas raportimeve Deva është takuar me Zogun në Egjipt por rezultatet e takimit nuk bëhen të ditura. Subjektet Këlcyra, Markagjjoni, Zogu, Vërlaci, Ernest Koliqi, Kupi dhe të tjerë do të inkurajohen të formojnë një komitet të ri, mundësisht edhe me Hasan Dostin. Ish-ministri i Brendshëm gjatë kohës së pushtimit gjerman, erdhi në Stamboll më 1 shtator bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Dosti ka qenë gjithmonë pro-gjerman dhe thellësisht anti-komunist, dëshiron “Shqipërinë e Madhe” ku të përfshihet dhe Kosova. Abaz Kupi ka informuar shqiptarët e Romës se Deva do të përfshihet në Komitetin shqiptar të sponsorizuar nga SHBA. Linja e tij aktuale është të bëjë fushatë në Siri, Turqi e Egjipt për një parti të pavarur kosovare, ndërsa gjithashtu e prezanton veten si përfaqësuesin e vetëm të shqiptarëve të Kosovës në Komitetin Shqipëria e Lirë. Deva ka lindur në Mitrovicë, ka studiuar në Londër dhe flet anglisht e italisht. Ai ka vizituar Stambollin në fund të nëntorit, ku tentoi të rekrutonte 30 shqiptarë për t’i marrë me vete në Itali, por pa referencë nga Zogu ata nuk pranuan kështu që subjekti u kthye vetëm më 3 janar 1951. Ka qenë në kontakt me kreun e inteligjencës greke Mikolopulos, për t’u përpjekur të organizojë kosovarët në Greqi për infiltrime në veri të Shqipërisë. Deva ka sinjalizuar se kërkon të bashkohu shqiptarët e Kosovës me ndihmën e Kryeziut. Nënkupton se punon me amerikanët, por nuk ka detyrime.

ni. Kujtojmë se është fizikisht gjigant dhe i aftë të durojë shumë vështirësi.

Infiltrimi:Grupi Fig kaloi kufirin në pikën

N2513 natën e 7-8 shtatorit. Grupi nisi lëvizjen më 9 shtator, teksa të fshehur në një fushë misri u pikasën nga një dy burra të cilët u dorëzuan pa të shtëna armësh. Dy personat ishin Nise Koço Polena pronar i arës dhe Vasil Koço polena, roja i fshatit, grupi zhveshi Nisen dhe rrobat e tij i veshi agjenti Airborne, i cili shoqëroi Vasilin në detyrat e zakonshme të fushës. Pjesa tjetër e grupit pushoi. Rezultoi se dy personat ishin shumë bashkëpunues. Ata informuan grupin se javën e parë të gushtit ishte zhvillu-ar një betejë me armë mes forcave ko-muniste dhe reaksionarëve, por nuk dini mbi përfundimin e betejës apo të pjesëmarrësve. Më 11 shtator grupi lëvizi drejt Malit të Gorrës, ku kaloi, por nuk vuri re asgjë të veçantë. Ata qëndruan aty deri në ku u shlodhën dhe bënë planet për kontaktimin e miqve të tyre. Më 14 shtator agjentët e koduar Airëise dhe Airbred u ndanë nga grupi dhe shkuan në takimin me Rapush Agollin, i cili u dha ushqim dhe informacion të raportuar në radio në mesazhin e 3-të. Më 15 shtator dy agjentët u ribashkuan me grupin. Një ditë më vonë grupi kontaktoi me Elmas Ramanin, i cili i dha grupit ushqim dhe informacionin e raportit mbi “burgjet”. Më 18 shtator grupi

CIA: Qytetarët e Fierit braktisën më 1951 mbledhjen e Liri Belishovës për gjyqësorin, ja si regjimi komunist bënte rekrutimet në ushtri

Page 13: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Mogherini: Nëse Kosova heq tarifën, thërras menjëherë takimin Thaçi-Vuçiç

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBE i kërkon Kosovës krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut

Andi LAMKO

Shefja e diplomacisë evro-piane, Federica Mogher-ini konfirmoi dje se është e gatshme të organizo-

jë takime në nivel presidentësh mënyrë që të arrihet marrëvesh-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por tha se aktualisht nuk ekzistojnë kushte për të thirrur një takim të ri, duke iu referuar taksës tregtare të Kosovës ndaj mallrave serbe. Mogherinit, duhet të ketë “pezullim ose heqje të tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës” nga ana e Kosovës, në mënyrë që të krijohen kushtet për një takim të ri ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Ser-bisë. “Në momentin që krijohen kus-htet, jam e gatshme që mëngjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe ta përmbyllim atë për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një muaj apo tre muaj” ka thënë Mogherini. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, tha se të gjithë duhet të përdorin një atmosferë pozitive në mënyrë që të arrihet mar-rëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Ser-bisë. Megjithatë, Mogherini tha se nuk po sheh “ndërmarrjen e veprimeve që çojnë në këtë drejtim”. Në takimin e së hënës mes ministrave të Jashtëm të BE me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nuk është disku-tuar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por komentet ajo i bëri pas pyetjes së gazetarëve.

Haradinaj: Jo dialog me kushteKryeministri Ramush Harad-

inaj, ka ripërsëritur sot nga vend-

Komentet e Netanyahut për Poloninë, anulohet samiti i Izraelit

Ushtarë të vrarë në Kashmir, Pakistani tërheq ambasadorin nga India

Samiti i pritur i katër ven-deve evropiano-qendrore të njohura si Grupi Visegrad (V4) në Izrael, është anuluar dje pas tërheqjes së Polonisë për një de-bat mbi Holokaustin me regjimin e Tel Aviv. Grupi Visegrad siç njihet ndryshe aleanca e Çekisë, Hungarisë, Polonisë e Slovakisë, bashkëpunojnë për integrimin evropian dhe avancimin ekono-mik, ushtarak dhe energjetik me njëra-tjetrën. Por pas tërheqjes së Polonisë nga samiti, kryeministri çek Andrej Babis tha se samiti i programuar të niste nesër në

Izrael do të shtyhet për pjesën e dytë të vitit. "Udhëtimi do të zëvendësohet me takime bilater-ale mes vendeve individuale, nuk do të ketë samit të V4 me Izrae-lin," tha Babis për mediat çeke. Njoftimi erdhi pasi Polonia thër-riti në vend ambasadorin e saj në Izrael pas komenteve të kryem-inistrit Benjamin Netanyahu i cili akuzoi vendin evropian se ka bashkëpunuar me Gjermaninë Naziste për vrasje të hebrenjve. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti komentet “raciste e të papranueshme”.

Tensionet mes Indisë e Pa-kistanit u përkeqësuan dje teksa dhjetë ushtarë indianë u vranë në një operacion kundër mili-tantëve të fajësuar për sulmin e rëndë me bombë javën e kaluar. Ndërkohë Islamabadi tërhoqi për konsultime ambasadorin në New Delhi. Viktimat e reja kanë shtuar presionin për të vepruar ndaj kryeministrit indi-an Narendra Modi, pasi rreth 40 ushtarë u vranë dy ditë më parë në sulmin me bombë në rajonin e kontestuar të Kashmir nga një grup militant me bazë

në Pakistan. Tensionet kufitare për Kashmirin mes dy fqinjëve zotërues të armëve bërthamore, kanë lënë në hije vizitën e princit saudit të kurorës Mohammed bin Salman në të dyja vendet. Kryeministri indian Modi ka premtuar për “përgjigje të fortë” dhe “reagim reciprok”. Tërheqja e ambasadorit të Pakistanit erdhi në formë reciprociteti për lëviz-jen e mëparshme nga India. India ka akuzuar një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetje të mil-itantëve në territorin e Kashmirit, me shumicë myslimane.

Trump: Lëvizja e Venezuelës drejt demokracisë, e pakthyeshme

Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi dje mbështetje nga komuniteti venezuelan në SHBA për udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, duke thënë se “rruga aktuale e demokracisë është e pakthyeshme”. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se Trump do të shprehë “mbështetje të fortë” për Guaido, të cilin SHBA e njeh si president i ligjshëm i vendit dhe dënon qeverinë socialiste të presidentit Nicolas Maduro. Ndërsa vazhdon kriza politike, ushtria e Venezuelës

mund të luajë një rol vendimtar në bllokimin për të mbështetur qeverinë e Guaidos, por krye-sisht ka qëndruar besnike ndaj Maduro. Ushtria venezuelase ka bllokuar dërgimin e ndih-mave humanitare amerikane të transportuara ditët e fundit në kufirin kolumbian me Ven-ezuelën. Mediat vendase thonë se Trump po kërkon gjithashtu të bëjë një kontrast me politi-kat e demokratëve progresivë në SHBA, të cilët ai i shenjon si “socialistë”, teksa përgatitet për rizgjedhje.

Gruevski dënonmarrëveshjen e emrit

Greqi-MaqedoniIsh-kreu në arrati i opozitës së

Maqedonisë VMRO DPMNE, Nikola Gruevski ka dënuar dje marrëvesh-jen e emrit mes Greqisë e Maqedon-isë, duke thënë për mediat serbe se akordi “ka mashtruar” njerëzit. “Zaev thoshte se nuk kishte shanse për ndryshimi e emrit të Maqedonia,. Ky është një mashtrim”, tha Gruevski, duke shtuar se politikanët grekë kishin parë në këtë çështje një shans “që u vjen një herë në njëqind vjet” dhe e kishin shfrytëzuar në maksi-mum për vendin e tyre.

Erdogan kërkon minaren e ndaluar

për xhaminë e AthinësPresidenti turk Rexhep Tajip

Erdogan tha dje se vlerëson lejimin e xhamisë së parë në Athinë, por tha se sipas traditës ajo duhet të lejohet të ketë minaret e saj. “Përse xhamia nuk ka minare? A mund të ketë kishë pa kullën e këmbanës?” tha Erdogan, i cili bëri gjithashtu lidhjen mes minareve të munguara të xhamisë së Athinës, me rihapjen e manastirit Halki pranë Stambollit. “Ju kërkoni diçka nga ne, manastirin Halki. Unë ju them ejani, le të hapim xhaminë e Fetijes,” tha ai.

Lituania i kërkon BE të jetë më

e ashpër me RusinëMinistri i Jashtëm i Lituanisë, Linas

Linkevicius, tha se sanksionet e Bash-kimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saj destabliziuese në Ukrainë, janë “ndonjëherë shumë pak, ndonjëherë shumë vonë”. Linkevicius tha në një intervistë se BE do të jetë më efektive nëse i ndërmerr masat ndaj Rusisë, menjëherë dhe fuqishëm. BE ka vënë sanksione ndaj Rusisë në përg-jigje të mbështetjes së saj për militantët gjatë konfliktit që ka vrarë më shumë se 10,300 njerëz në Ukrainën lindore.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha dje pas konsultimeve me kreun e partisë shqiptare aleate BDI, se do të vazhdojë bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet parlamentare. “Besoj se kjo është e mundshme. Nëse e bëjmë këtë, edhe njëherë e konfirmojmë idenë ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe i dërgojmë mesazh të qartë qytetarëve se qëndrojmë prapa personit, për të cilin paraprakisht pajtohemi se do të ishte një president i shkëlqye-shëm i Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Zaev tha se planifikon edhe takime tjera me partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit. Zgjedhjet presidenciale mbahen më 21 prill.

Miku i shqiptarëve, diplomati amerikan, William Walker i ka bërë thirrjes dje Kosovës të punojë për të rikthyer miqësinë e fortë me SHBA. “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur”, tha ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE në Kosovë, i cili njëzet vjet më parë ai i kishte rrëfyer botës për masakrën e përg-jakshme të Reçakut. Njëzet vjet pas, William Walker, thotë se e ka shumë të freskët pamjen e tmerrshme të Kosovës. Në 11 vjetorin e Pavarësisë ai bënë lutje që të gjithë të punojnë për rikthimin e interesit të Amerikës për Kosovën, e sa i përket kësaj, ai tha se ndjehet i zhgënjyer.

Ahmeti dhe Zaev, kandidat të përbashkët për president Walker: Marrëdhëniet Kosovë – Amerikë janë zbehur

lindja e tij, Gllogjani se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të largohet dhe se askush nuk duhet të tentojë të shfuqizojë vendimin të cilin Qeveria e ka marrë unanimisht muaj më parë, duke iu referuar partnerëve të koalicionit qeveritar. Sa i përket thirrjes së SHBA e BE që taksa të anulohet, Haradinaj ka thënë se veprimet të tilla ndërmerr edhe vetë shteti amerikan. “Presi-denti Trump ka vendos tarifa për plot vende dhe ekonomi, po ndërton mure me Meksikën. Ne do të shko-jmë kësaj rruge dhe tarifa nuk hiqet deri në njohje”, është shprehur Haradinaj pas homazheve në var-rezat e dëshmorëve. “Nëse shkojmë hapa prapa, mund ta kërkojnë sot heqjen e tarifës, pastaj Trepçën… Dialogu të ndodhë pa kushtëzime, i kemi thënë Mogherinit. Serbia po

i nxjerr kushte Kosovës në vend se të ishte ndryshe. Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. Pres përkrahje e të gjithëve edhe të partnerëve politikë edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme. Nuk është mirë të provojë dikush që ta heq pasi që vendimi ka qenë i të gjithëve. Nuk është demokraci të hiqet pa votën e njërit partner, në këtë rast AAK”, tha i pari i Qeverisë.

Dialogu në udhëkryqDialogu ndërmjet Prishtinës

dhe Beogradit është ndërprerë për shkak të tarifës së vendosur nga ana e autoriteteve në Prishtinë ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. BE dhe SHBA kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifën mirëpo një gjë e tillë po kundërshtohet nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Në momentin që kri-johen kushtet, jam e gatshme që mëng-jesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe ta përmbyl-lim atë për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një muaj apo tre muaj, por aktualisht nuk ekzistojnë kus-hte për të thirrur një takim të ri...Ai kërkon që paraprakisht Serbia ta njohë Kosovës dhe për tarifën të diskutohet në kuadër të dialo-gut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Në një kon-ferencë shtypi pas takimit të minis-trave të BE, Mogherini tha se kushti bazë për vazhdimin e dialogut është heqja e taksës ndaj mallrave serbe, e vendosur në nëntor të vitit të kaluar, e për të cilën kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka precizuar se do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Kryediplomat-ja evropiane pret që Beogradi dhe Prishtina të përdorin një atmosferë pozitive, për të arritur një marrëve-shje gjithëpërfshirëse për normal-izim të plotë të marrëdhënieve.

Page 14: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

14 GAZETA SOTE Martë 19 Shkurt 2019

k r o n i k e www.sot.com.al

Arben Xibri u dënua në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kap-ja e drogës në autom-jetin e firmës së Xibrit solli mjaft debate dhe akuza nga politike. Ish ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri hodhi akuza se Xibri është një person i afërt me kryetar-in e opozitës Lulzim Basha...

Elvis MYRTA

Pas më shumë se dy vite në arrati, Policia e Tiranës ka arrestu-ar dje Arben Xibrin, i

shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 8 vite burg për “Trafikim të narkotikëve të kry-er në bashkëpunim i mbetur në tentativë”. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar Xibrin në vitin 2016, teksa prangosja u bë gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, pas informacioneve të siguruara në rrugë opera-tive nga ana e policisë. Rasti i trafikut të drogës u parandalua nga policia në vitin 2016, kur efektivët e Antidrogës në portin e Durrësit ndaluan automjetin që do të trafikohej drejt Italisë dhe brenda të cilit ndodheshin 130 kilogramë kanabis sativa. Në atë kohë u arrestua edhe shoferi Edmond Xhaja, 48 vjeç. Por, sipas organit të akuzës së Krimeve të Rënda, organizatori i trafikimit të lëndës narkotike drejt Italisë ishte biznesmeni i arrestuar dje. Arben Xibri u dënua në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kapja e drogës në automjetin e firmës së Xibrit solli mjaft debate dhe akuza nga politike. Ish ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri hodhi aku-za se Xibri është një person i afërt me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Ai publikoi dhe disa foto në media ku kryetari i opozitës kish dalë përkrah biznesmenit tashmë të dënu-ar me 8 vite burg. Ndërkohë, mësohet se ka qenë Sektori i Forcës së Posaçme të Opera-cioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Poli-cisë Tiranë, që bëri të mundur kapjen e shtetasit në kërkim kombëtar Arben Xibri, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Sekuestrimi i drogësMë 24 shtator të vitit 2017

Agjentët e Antidrogës të Poli-cisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë mundur të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme droge, teksa tentohej të trafikohej jashtë vendit. Burime zyrtare nga policia e thanë në atë kohë

se u kapën rreth 130 kilogramë, ndërsa në pranga përfundoi shtetasi Edmond Xhaja, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ishte drejtues i mjetit ku u gjet lënda narkotike. Policia e Durrësit njoftoi zyrtarisht pas kapjes së drogës se në vendin e quajtur vija e dytë në pikën e kalimit Kufitar në Portin e Dur-rësit, gjatë kontrollit në autom-jetin tip “Benz”, kamionçinë me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, u gjetën 100 pako me rreth 130 kilogramë kanabis. Pas verifiki-

Gert Gjinarari lë qelitë e burgut të Drenovës

45-vjeçari, Gert Gjinarari i dënuari me burgim të për-jetshëm u la i lirë, pas nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit nga Prokuroria e Korçës. Gjinarari përfitoi liri me kusht nga Gjykata e Korçës në 14 Shkurt, por Prokuroria e mbajti edhe 48 orë të tjera në qeli, për shkak të gabimeve të konstatuara në vendimin e gjykatës. Pas korrigjimit të gabimeve, gjatë një seance të posaçme në Gjykatën e Shkallës së Parë, Prokuroria nxori urdhrin e ekzekutimit dhe pas kryerjes së procedurave administrative nga bur-gu i Drenovës, Gjinarari u la i lirë. Prokuroria e Korçës ka apeluar vendimin e gjykatës, që liroi me kusht 45-vjeçarin e dënuar me burgim të përjetshëm, për një vrasje të kryer në 1997 në Itali. Në vendimin e Gjykatës së Korçës thuhej se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri, duke argumentuar se një nga arsyet e dhënies së lirisë me kusht është edhe sjella e mirë që i dënuari ka pasur në burg.

Në kamionin në pronësi të tij u kapën 130 kg hashash në shtator të vitit 2016

Arrestohet biznesmeni i fasonëve, i dënuar nga Krimet e Rënda me 8 vite burg për trafik droge

Përplasen 2 automjete në Bulqizë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesnatën e së dielës në Bulqizë. Burime bëjnë me dije se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 23:15. Sipas burimeve zyrtare mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë për-plasur me njëra-tjetrën. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë mjaft e fortë dhe si pasojë kanë mbetur të plago-sur rëndë tre persona. Pasi janë dërguar në Spitalin e Bulqizës, njëri nga të dëmtuarit u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia, ku u ngrit një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij aksidentit që fatmirësisht nuk solli viktima. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mosre-spektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve të mjeteve që u përfshinë në të.

Shkatërrohet banda belgo-shqiptare e drogës

Një grup trafikantësh droge, i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe belgë janë arrestuar në operacione policore të koordinuara dhe të zhvilluara në Belgjikë dhe Zvicër. Hetimi i drejtuar nga Policia Gjyqësore Federale e Leuvenit në Belgjikë, me mbështetjen e “EUROPOL”-it, ka çuar në arrestime të shumëfishta në vendndodhje të ndryshme të të dyja shteteve më herët gjatë këtij muaji. Autoritetet belge nisën hetimet në vjeshtën e vitit 2017, pasi policia kishte marrë informacione se një organizatë belgo-shqiptare do të trafikonte, import-eksport, sasi të mëdha lëndësh narkotike. Në sajë të këtij operacionit policia zbuloi 6 plantacione, me 4.500 rrënjë kanabisi gjithsej, ndërsa ajo që bie në sy gjatë operacionit ishte gjetja e një plantacioni kanabisi me 1.000 rrënjë brenda një ish-klubi striptizmi. Ky plantacion ruhej nga dy të dyshuar me origjinë shqiptare. Ndërkohë, edhe në plantacionet e tjera ishin po shqiptarët që bënin roje, teksa qëndronin në mënyrë të paligjshme në vend.

meve rezultoi se automjeti ishte në pronësi të shtetasit Arben Xibri, i cili u shpall menjëherë në kërkim nga policia, pas zbulimit të lëndës narkotike e cila do të transportohej në Itali me automjetin e firmës së tij. 53-vjeçari, sipas policisë ishte dhe organizatori i trafikimit të lëndës narkotike, e cila kishte si destinacion përfundimtar Italinë. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në atë kohë në cilësinë e provës ma-teriale. Xibri, mësohet se është pronar i njohur i biznesit fason (rrobaqepësisë). Ai mësohet se është pronari i vetëm i kom-panisë “Xibritex” dhe aksioner në kompaninë tjetër “Intertex”,

bashkë me disa shtetas ital-ianë. 53-vjeçari, pas kapjes së drogës dhe shpalljes së tij në kërkim u gjykua në mung-esë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut ndërkombëtarë. Në procesin zhvilluar ndaj tij, gjykata e gjeti fajtor biznesmenin, pasi në automjetin tip magazinë për të mbajtur konfeksione, që kishin si destinacion Italinë u zbulua një sasi prej 130 kilogramë kanabis sativa. Ai u dënua me 8 vite burg mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pas ar-restimit nga uniformat blu të kryeqytetit, 53-vjeçari pritet të transferohet në burgun 313 ku dhe do të vuajë dënimin.

Një 46-vjeçar, i cili akuzohet se ka tentuar të djegë fqinjin me benzinë, është vënë në prangat e policisë së Sarandës. Në prangat e uniformave blu të qytetit të Sarandës përfundoi është Jan-aq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë. Ndalimi i tij u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë në 10 tetor të vitit që lamë pas, e ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Xega banues në fshatin Xarrë, Konispol të Sarandës, është shpallur fajtor pasi ka ten-tuar të djegë me benzinë fqinjin e tij shtetasin me inicialet P. P., 60 vjeç, në banesën e këtij të fundit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën

e 60-vjeçarit. Xega dhe i moshuari kanë qenë të dy në banesën e këtij të fundit duke konsumuar raki. Ata përveç fqinj me njëri-tjetrin kanë pasur dhe një marrëdhënie të mirë mes tyre, ku kishin hyrje dalje familjare. Ditën e ngjarjen në gjendje të dehur Xega dhe 60-vjeçari, kanë debatuar me fjalë dhe janë grindur. Në debat e sipër Janaq Xega është çuar me shpejtësi nga tavolina ku po pinin raki, ka rrëmbyer një shishe benzine ja ka hedhur 60-vjeçarit, dhe më pas i ka vënë zjarrin atij. Fatmirësisht ndërhyrja e familjarëve të të dëmtuarit bëri që të shuhen flakët dhe 60-vjeçari, të shpëtojë me disa djegie në trup. Ka qenë policia e qytetit bregdetar të Vlorës e cila

ka dhënë detaje mbi arrestimin e 46-vjeçarit, menjëherë pas arrestimit të tij. “Shërbimet e Policisë Sarandë kanë ndaluar shtetasin në kërkim, Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr. 23-2018-1795 (214), datë 10.10.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Pla-gosja e rëndë me dashje”, thuhet në njoftimin e policisë. Mësohet se menjëherë pas arrestimit Janaq Xega është transportuar në burgun e Vlorës ku edhe do vuaj dënimin për tentativën e djegies së fqinjit dhe mikut të tij.

I vuri flakën fqinjit, arrestohet 46-vjeçari i dënuar me dy vite burg

Taulant Balla: Arrestohet miku i Lulit

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka deklaru-ar dje se është arrestuar në Tiranë, “miku” i Lulzim Bashës, shtetasi Arben Xi-bri, që sipas socialistit është i akuzuar për trafikim të 130 kg kanabis. Balla ka publi-kuar në Facebook dhe një fotot të Bashës me personin që pretendon se është Arben Xibri. Sekretari i Përgjith-shëm i PS thekson më tej se në protestën e opozitës, morën pjesë dhe persona me precedent penal si Arben Xibri dhe sipas tij, PD nuk është distancuar nga kjo dhunë kundër institucionit të Kryeministrisë.

Page 15: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Masa e arrestit, Arman-do Sulejmanit iu komu-nikua në ambientet e spitalit të Vlorës Policia njoftoi se ka vendosur në pranga të plagosurin, pasi i ka gjetur një pistoletë pa leje. Ndërkohë, mëso-het se pas atentatit mafioz në Vlorë, policia ka shoqëruar shumë se 15 persona që po verifikohen në...

Elvis MYRTA

Një ditë pas atentatit me dy të vrarë dhe një të plagosur në Vlorë, mëngjesin e djeshëm

policia ka vënë në pranga të pla-gosurin, i cili ishte dhe objektiv i këtij atentati Armando Sulejmani. Arrestimi i 42-vjeçarit, i njohur dhe me pseudonimin “Çipuri”, u bë nga ana e uniformave blu të qytetit bregdetar, pasi atij i është gjetur një armë pa leje pistoletë. Ndërkohë nga hetimet rezulton se edhe makina e përdorur nga autorët e krimit ka qenë e vjed-hur dhe me targa të falsifikuara. Policia ka shoqëruar të paktën 15 persona në lidhje me ngjarjen ndërsa në vendin e krimit te Uji i Ftohtë mësohet se janë sekues-truar 25 gëzhoja. Masa e arrestit Sulejmanit iu komunikua në am-bientet e spitalit të Vlorës Policia njoftoi se ka vendosur në pranga të plagosurin, pasi i ka gjetur një pistoletë pa leje. Ndërkohë, mësohet se pas atentatit mafioz në Vlorë, policia ka shoqëruar shumë se 15 persona që po verifikohen në lidhje me ngjarjen. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të shoqëruarit janë persona të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë dhe që kanë patur konflikte të mëparshme me dy të vrarët dhe personin e plagosur Armando Sulejmani. Hetuesit thanë se në vendin e vrasjes në zonën e Ujit të Ftohtë janë gjetur me shumë se 25 gëzhoja. Ndërkohë nga verifikimet e bëra prej grupit të hetimit, dyshohet se edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit, është e vjedhur. Ndonëse mjeti u gjet i djegur disa orë pas vrasjes së dyfishtë, policia ka zbuluar se targat kane qenë false. Viktimat e atentatit Orest Rexho dhe Arjan Hasani, ishin të njohur të Arman-do Sulejmanit. Dyshohet se ky i fundit ka qenë objektiv i atenta-torëve pasi edhe në vitin 2016 në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, iu bë një atentat pranë banesës së tij. 42-vjeçari, mbeti i plagosur me një plumb në krah, ndërsa deklaroi në polici se nuk i njihte atentatorët. Armando Sulejmani i njohur me nofkën “Çipuri” njihet në Vlorë edhe si anëtar i bandës së Gaxhait.

NgjarjaNjë automjet tip “Mercedes

Benz” i ka prerë rrugën makinës ku gjendej Sulejmani dhe më pas kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri. Hetuesit thonë se shënjestër e atentatit ka qenë 42-vjeçari Sulejmani. Ky i fundit ka marrë disa plumba dhe ndod-het në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje kritike. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta Policie, të cilat kanë nisur hetimet, trupi i një prej personave është gjendur jashtë automjetit, ndërsa viktima e dytë në brendësi të saj. Nga Policia është mësuar se ndaj tyre është qëlluar nga një tjetër automjet, i cili mësohet se është larguar në drejtim të fshatrave të Vlorës. Në drejtim të kësaj zone, pak pas ngjarjes, u nisën forca të shumta Policie si dhe u ngritën postblloqe të shumta në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar. Sipas he-timeve të para, Policia konfirmon se autorët kanë ndjekur deri në fund automjetin e tre personave, duke qëlluar me breshëri dhe mos i lënë shteg për t’u larguar. Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Sherishtë. Pikërisht në këtë fshat, Policia gjeti dhe një automjet të djegur vetëm pak minuta pas atentatit. Në brendësi të mjetit janë gjendur tri armë, tip kallashnikov, duke besuar grupin hetimor se është pikërisht mjeti i përdorur nga atentatorët e kësaj

Kapen 45.5 kg marijuanë në Athinë, pranga dy shqiptarëveNë kuadër të vijimit të operacioneve anti-drogë në

Greqi, policia greke ka sekuestruar një sasi të konsid-erueshme droge në kryeqytetin grek. Një sasi prej rreth 45 kg e 753 gram marijuanë është sekuestruar këtë herë në Greqi, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona , dy shqiptarë dhe një grek. Mësohet se gjatë operacionit anti-drogë policia greke ka ushtruar kontrolle tek një automjet dhe në tre banesa në zonën e njohur si “Kalithea” në Athinë ,ku është gjetur sasia e lëndës narkotike dhe si rezultat janë arrestuar dy shqiptarë të moshës 35 dhe 45-vjeç dhe një grek 46-vjeç. Ende nuk dihen identitetet e tyre ndërsa, bëhet e ditur se policia ka filluar hetimet dhe po punon për të zbuluar personat e tjerë që mund të kenë lidhje me ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Mësohet se në kuadër të këtij operacioni policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasinë e drogës si edhe 1.4 gram kokainë, peshore elektronike, 100 euro dhe 6 celularë.

Shoqërohen rreth 15 persona, ngjarja ende pa autor

Atentati në Vlorë/ Pranga Armando Sulejmanit, iu gjet pistoletë në makinë

Autopsia, shqiptari në Selanik nuk vdiq nga grushtet e të birit

Dy ditë pasi një 45-vjeçar, me kombësi shqiptare u gjet i vdekur pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit Agios Athanasios të Selanikut, publikohen detaje të reja për ngjarjen. Deri më tani rezultonte se shqiptari kishte gjetur vdekjen pasi ishte goditur nga i biri, por autop-sia ka lehtësuar pozitat e 20-vjeçarit, siç bëjnë me dije mediat greke. Djali ka rrëfyer në polici se dhunohej shpesh nga i ati dhe se ditën kur ai vdiq mes tyre kishte pasur një sherr mes tyre. Babai i ishte turrur i pari dhe djali më pas i ka kthyer dorën. Por për mjekun ligjor që bëri autopsinë goditjet nuk e justifikojnë vdekjen. Sipas tij, 45-vjeçari ka ndërruar jetë pasi i ka pushuar zemra. Të mërkurën 20-vjeçari do shfaqet para prokurorisë për shfajësimin, pasi deri tani akuzohet për “vrasje me paramendim”. Do të vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në vdekjen e 45 vjeçarit, ndërkohë 20-vjeçari, tashmë është arrestuar.

Kapen me 1.2 ton drogë, pranga shqiptarit dhe dy italianëve

Policia italiane e Napolit ka arritur të zbulojë një sasi prej 1 mijë e 250 kg lëndë narkotike. Droga ishte e fshehur në dy kamionë të ngarkuar me qepë dhe portokalle, në Napoli. Autoritetet kanë vënë në pranga tre persona, mes tyre edhe një shqiptar i identifikuar si Sami Bodini. Sipas "Il Giornale", në pranga përfundoi shqiptari Sami Bodini, 54 vjeçar dhe dy shtetas italianë, shoferë të kamionëve. Në kamionin e parë, i drejtuar nga 37 vjeçari italian Antonio Sciçone, i shoqëruar nga emigranti shqiptar, u gjet mes qepëve sasia prej 836,4 kg hashash, ndërsa kamionin e dytë, drejtuar nga shoferi italian Salvatore Caçavale, 56 vjeç, u gjet ngarkesa tjetër prej 414 kg, e fshehur mes portokalleve. Pas formaliteteve, personat e ar-restuar u dërguan menjëherë në burgun Poggioreale në Napoli. Ata do të dalin përpara gjykatës për akuzat e ngritura ndaj tyre. Policia napolitane nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me drogën e sekuestruar pasi hetimet për rastin janë në vijim.

ngjarjeje mjaft të rëndë në Vlorë. Automjeti i djegur është këqyrur nga grupi hetimor, për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme të autorëve, ndërsa armët janë marrë nga këta të fundit për të parë nëse do të gjenden gjurmë apo shenja që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Ndër-kohë, mësohet se Policia ka vijuar kontrollet në zonën e lumit të Vlorës, zonë nga ku dyshohet se janë larguar autorët e ngjarjes. Armando Sulejmani (Çipuri), i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje të rëndë, i ka shpëtuar edhe një herë tjetër një atentati të kryer ndaj tij në vitin 2016. 42-vjeçari është një emër i njohur për Policinë e Vlorës. Pikërisht pak kohë pasi

kishte dalë nga burg, ndaj tij u qëllua me breshëri automatiku. Atentati ndaj tij u regjistrua në 23 maj të vitit 2016, pikërisht pranë banesës së tij në lagjen “Pavarësia”. Ndaj tij u qëlluan 11 plumba, por vetëm njëri e plagosi lehtë në krah. 42-vjeçari Sulejma-ni rezulton person i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye, dy-shohet se atentati vjen për shkak të hakmarrjes. Ndërsa kunati i tij, i cili mbeti i vdekur, nuk rezu-lton person i skeduar. Nga ana tjetër, emri i viktimës tjetër, Arjan Hasani, del në disa përgjime të Prokurorisë për trafikimin e lëndëve narkotike, por ai nuk u arrestua asnjëherë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masat e sigurisë për të arrestuarit e Komisariatit të Kukësit, të akuzuar për lirimin e të kërkuarit Naser Gashi. Togat e zeza vendosën të heqin arrestin me burg për policin Kujtim Spahia, me detyrë specialist i policimit në komunitet, duke vendosur ndaj tij arrestin shtëpiak. Ndërsa për dy punonjësit e tjerë të policisë, Ferdinand Xhepa dhe Shkëlzen Ibaj gjykata la në fuqi masën “detyrim paraqitje”. Në arrati dhe i shpallur në kërkim është Agim Basha shefi i ko-misariatit të policisë Kukës. Ai akuzohet për ve-prën penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar ndaj tij

masën e arrestit me burg në mungesë. Ndaj zyrtarëve të policisë ka nisur një hetim, sipas të cilit me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin dhe mos përmbushje të ushtrimit të detyrës, ka sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të Naser Gashit, të cilit Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i ka dënuar me 7.4 vjet burg. Kjo çështje po hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila synon të sqarojë pozitën e punonjësve të tjerë të policisë dhe prokurorisë së Kukësit në lirimin e të dënuarit. Hetimet ndaj zyrtarëve të policisë së Kukësit nisën pas denoncimit të bërë nga zv/drejtori i hetimit në këtë qark, Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej disa ditësh është larguar jashtë vendit, duke kërkuar azil politik bashkë

me familjen. Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e 17 tetorit 2018, në pikën kufitare të Morinës, paraqitet në dalje një person me identitetin Samir Bula. Ai udhëtonte me makinën e tij tip Audi me targa 05808 DH, ndërsa si pasagjer Ron Nimani. Policia e ka përzgjedhur Samir Bulën për kontroll në vijë të dytë, pasi kishte dyshime se përdorte dokumente të falsifikuara. Ai është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Kukësit, ku i është nënshtruar identifikimit nëpërmjet shenjave të gishtërinjve, nga ku ka rezultuar se personi në fjalë nuk ishte Samir Bula, por Naser Gashi i datëlindjes 1960, nga Kosova, i cili rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 7 vite e 4 muaj burgim.

Lirimi i Naser Gashit, Krimet e Rënda “burg në mungesë” shefit të komisariatit

Page 16: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

16 GAZETA SOTE Martë 19 Shkurt 2019

Nga Pandeli BARDHI

...Sepse kauza e “revolu-cionit” Mona-Bashist”, nuk na paskësh qenë Rama dhe “Qeveria e tij e krimit, por një ...kërpudhë! Nuk ishin serioze as “ultimatumet” e Bashës, që i dha Ramës afat për t’u men-duar deri më15 Shkurt dhe as ata të Monës, “që po të mos iki Rama, do të iki unë bashkë me Bashën”! Më duhet të theksoj qysh në fillim, bindjen e patundur të shumicës së qytetarëve shqiptarë, që Rama duhet të iki një orë e më parë për paaftësinë e qeverisë së tij, duke filluar qysh nga premtimet e bujshme para fillimit të man-datit e deri tek zhgënjimi i atyre që e votuan. Ai duhet të iki për varfërinë, për taksat e larta, për përmasat e mëdha të krimit, të korrupsionit, të vjedhjes. Por, kjo është ana tjetër e “medaljes” dhe të vijmë tek “revolucioni”. “Protesta më e madhe”, apo “revolucioni” siç e quajtën Mona Bashistët, tregoi që jo vetëm nuk e rrëzuan Ramën dhe qeverinë e tij, por e konsoliduan edhe më shumë. Ky ishte “revolucioni” më i dështuar i “jeniçerëve” opozitarë prej të cilit mijërat e qytetarëve an e mbanë Shqipërisë kanë nxjerrë edhe shumë mësime që deri dje, kanë qenë të dyzuar. Së pari, ata mësuan që Rama nuk rrëzohet me veprime populiste alla Bashiste, por rrëzohet me votë, me “qetësi e dashuri” atje, në kutinë e votimit. Kanë qejf “mamlukët” bashistë që këtë protestë ta quajnë “më të madhen në histori”! Tashmë llafet e tyre janë bërë si pordhët e ujkut”, por ata nuk shohin atë më kryesoren. Më kryesorja është ajo, që gjithë bota e pa me sy dhe e dëgjoi me veshë, që populli shqiptar, është popull me kulturë. Këta mijëra pjesëmarrës as nuk prekën, as nuk shkatërruan, as nuk prishën, por protestuan në të drejtën e tyre si i ka hije një qytetari të kulturuar. Po ku “fshati” i protestuesve dhe ku Bagdati” i krerëve të “celulave” politike. Nëntëdhjetë përqind e tyre ishin protestues europianë të mirëfilltë të themi dhe dy përqind prej tyre, ishin falangat e krerëve të “jeniçerëve” që djegin, që shkatërrojnë, që janë

Nga Besi BEKTESHI

Pas qartësimit të "një vrime në ujë" në pro-testën e thirrur të opozitës, do të vinte

dhe "alternativa" e famshme e djegies së mandateve! Ishte paralajmëruar në të vërtetë! Ishte "elaboruar", sepse edhe brenda lidershipit, por sido-mos te një pjesë jo e madhe e elektoratit të kryesisht PD-së, ka mbetur si një model i fundit i përballjes politike në Shqipëri! Tani ka mbetur si përballje e fundit, pse Rama dhe mazhoranca, janë sikundër ato akuzojnë "kriminelë, të korruptuar, të kapur në vjedhje, mafiozë" dhe duhet që pikërisht me to të bëhet një bashkëqeverisje, apo se kjo opozitë, ky lidership, nuk është shpresa e shqiptarëve kjo sigurisht duhet të bëhet e qartë! Në fakt me datën 16 shkurt u pa një tablo më se "alla shqiptare folklorike dhe butaforike" dhe më se anti integrim dhe më se jo demokratike, e cila shëmton jo vetëm karakterin politik të pikërisht klasës politike në tërësi, por dhe shoqërisë që i mban mbi shpinë! Ishte pro-testë folklorike, sepse grupi i sulmit, i cili me sa duket donte të hynte në Kryeministri të merrte "kalanë e Edi Ramës" nuk mundi! Folklorike se në konceptet e njeriut akoma numër një (SB) të PD-së, Kryeministria është "pronë e Kryeminis-trit" dhe jo e shqiptarëve! Ai (Berisha) e kujton kullë ngujimi Kryeministrinë, ose për më tepër kullë me frengji ku mbrohet me armë! Marrëzi të tilla ka bërë dhe grupi i sulmit të PS-së në datën 21 janar! Ku Berisha në "mbrojtje të kullës kësht-jellë kryeministri" nga ku pastaj "në mbrojtje e sipër qëlloi dhe nuk vrau ato që mbase vërtetë kërkonin ti merrnin kalanë, por katër njerëz të pa fajshëm që vetëm po protestonin paqësisht! Kurse Ramës i thonë frikacak, pse nuk pranoi këtë marrëzi si skenar kullash dhe kalashë mesjetare "si instalacion" modern "alla doktor" në kohë! E provoi dhe me Nanon (doktori) që iku sigurisht për të mos dhënë jetën përballë mesjetarëve që sulmojnë Kryeministrinë se ku-

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Rama nuk u rrëzua, por u konsolidua...!

Pamundësia për t’u bërë shpresë e shqiptarëve!

të mbushur me mllef dhe këtë mllef ja nxjerrin xhamave, dritareve, pllakave të trotuareve etj., ashtu si ka bërë thirrje Basha! Edhe pjesëmarrja, për të mos më dalë nga mendja, thonë që ishin10 apo 20 mijë. Unë do të them që ishin 100 mijë, por shtatëqind mijë që e kanë votuar këtë qeveri nuk ishin, prandaj edhe Basha i bën llogaritë sipas aritmetikës së tij, sipas të cilit dhjetë mijë herë dhjetë bëjnë tetëqind mijë! Ky është mësimi i parë që nxjerrim ne, të gjithë.

Mësimi i dytë është ajo që, këtë protestë e panë dhe e ndoqën qindra mijëra qytetarë anë e mbanë Shqipërisë dhe në botë, dhe me thënë të vërtetën më shumë se nga fukarallëku, kanë ndier neveri për këtë opozitë, për këta krerë të dhunës, të përçartjes, të populizmit. Për ta thënë qysh në fillim, me të tilla protesta, sa herë që të protestojnë këta “hunveibinë” gjithmonë do të dështojnë. Çfarë mësuan qindra mijëra qytetarët që e ndoqën këtë “revolucion” bashist? Ata panë dhe e fiksuan mirë se kush është qytetërimi dhe ku fshihet krimi, kush e nxit krimin e kush e nxit dhunën. Qytetërimi ishin mijërat e protestuesve, dhe në krye të tyre njerëzit e dhunës e të krimit. “Koka” e “celulave” të krimit e dhunës ishin në ballë, por në “bisht” të “revolucionit”! Një “gërdallë” flet papushim dhe pret nga momenti në moment që të shohi Shqipërinë në “flakë”dhe si një bishë e tërbuar pret që të shohi “kërmë” e nuk largohet prej andej bashkë me “këlyshin” e tij. Ky “gërdallë” na jep konferenca shtypi në protestë, që nuk kanë ndodhur ndonjëherë në botë që të stimulohen njerëz të tillë të rënë nga “fiku” e të marrin mësime prej tyre në një kohë që i madh e i vogël e dinë

jtojnë se ishte e Nanos në saj të ideve folklorike dhe mesjetare të liderit të madh demokrat Sali Berisha! Kurse Lulzimi!? Po ai sigurisht nuk është folk, por turbo folk që padyshim ndryshon me orkestracion tjetër dhe këngëtare të tjerë! Ai e di se Kryeministria nuk është kështjellë as kullë, por duke qenë se është arsimuar në Holandë, mbase e ngatërron me "Mullinjtë me Erë" dhe në fund të fundit, provon ti bëjë nder Servantesit, por nuk e luan dot rolin e Don Kishotit dhe zbret në rolin e Sanços! Nga ana tjetër, butaforia ishin karriget dhe "rregulli" aspak shqiptar, aspak shoqëror i joni, me disiplinën e kotë (si në diktaturë) dhe pikërisht butaforike në Vlorë! Një lider europian nuk vepron kështu, kur turbo folku politik ka shfaqe në Tiranë! Shkurt nuk ja merr shfaqen në të njëjtën ditë! E dini pse? Sepse nuk është zakon i demokracisë! Nuk ka mënyra të tilla demokracia! Ajo nuk është "vrastare shfaqje" e as konkurrente në shoë-un absurd të primitiv-izmit në protestën përballë kur është sidomos e dhunshme! Shfaqa nisi e mbaroi te përballje demokratike e policisë, e cila nuk rreh me qël-lim, nuk vret dhe nuk ka zakonin e dikurshëm të urdhërit Berishian, por të protokolleve mbi përballjen e protestës qoftë dhe e dhunshme! Pastaj fjalët idiote mbi "lëndët helmuese" janë bashibozuk-llëqet e njerëzve delirantë politikë dhe ndonjëri ushtarak politik deri në lëkurën e tyre të trashë si shollë! Mbas protestës erdhi dhe "idea e re" e lëshimit të mandateve!

Realisht çfarë do të thotë kjo "lënie mandati"! E para, do të thotë se nuk e ndjejnë përgjegjësinë e përfaqësuesit të popullit! Nuk ju bën përshtypje! E dyta, nuk ndajnë dot veprimin demokratik nga ethet e ardhjes në pushtet! Por e treta dhe më e

rëndësishmja është "pamundësia për të qenë shpresë e shqiptarëve"!?! Askush nuk mohon fajet dhe gabimet e mëdha në qeverisjen e sotme! Askush dhe deri vetë brenda mazhorancës e dinë si fajin e arrogancës dhe gabimin e madh të largimit nga një e majtë, e cila duhet të mos kryente asnjë faj të PD-së dhe Berishës e Bashës, por në të kundërtën, të krijonte bindjen se është shumë larg tyre! Sot është e vërtetë që nuk kemi një të majtë inspiruese dhe për më tepër qever-isje e cila rrezaton "mëshirë e dashuri për ata poshtë" dhe kujdes e konstruktivitet me ata lart! Sot dega "Rilindje" e PS-së tregon ashpërsi dhe fëmijëri kapitaliste, me një organigramë absurde xhahilësh drejtimi, që shumica nuk kanë aspak rekorde politike dhe administrative pozitive në jetën e tyre!

Përballë tyre duhet të ishte një opozitë që jepte shpresë, që nuk mbante mbi kurriz fajet e Berishës dhe Bashës bashkë dikur! Duhet të ishte një opozitë e cila nuk ka nevojë për dhunë as protestë masive partie, por alternatvë politike dhe ekonomike e protestë masive popullore pa pjesëmarrjen e vetë politikanëve! Mbi bazën e saj, lidershipi politik opozitar që nuk ngutet për pushtet do të krijonte pastaj shpresën për shoqërinë shqiptare, për të rinjtë, për pleqtë dhe për gratë!

Djegia e mandateve është humbja e rën-domtë e alternativës dhe mos besimit jo vetëm në shoqëri por dhe në vetë brendinë e partisë se "nuk janë shpresë alternative" e kjo deri në sytë e ndërkombëtarëve! Turbofolku "sulmo Kryeministrinë dhe ik me bisht në shalë" mbasi ke thënë se Rama ikën me datën 17, janë prim-itivizma anemikë demokracie! Janë bërë të pa

besueshëm dhe për militantët e gjorë, por janë tashmë të pa pranueshëm për shoqërinë që nuk do qeverisjen e Ramës, por që nuk pranon më as marrëzitë opozitare të një dore lidershipi të kompromentuar dhe disa prej tyre "subjekt i qartë" i drejtësisë së SPAK dhe BKH! Nuk duan ta kuptojnë se "kur i thonë Ramës dhe partisë së tij jeni kriminelë dhe pastaj kërkojnë të bash-këpunojnë në qeverisje për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme" shoqëria nuk i honeps dot më! Sepse e kupton qartë se duan pushtet dhe nuk janë alternativë! Ranë dakord dhe herën tjetër të bëjnë bashkëqeverisje dhe sërish thonë "na vodhën vota dhe i blenë votat"!

Mund ti djegin mandatet, por askund në botën e qytetëruar kjo nuk shpallet si alterna-tivë! Po, ju drejtohen militantëve afër tyre për ti mbajtur me "gajret", por alternativë për popullin votues nuk janë! Tani turbo folku thotë se "është mesazhi i qytetarëve" të djegin mandatet! Po ku ka më "apelim" më të bukur të popullit se sa kaq! Njësoj si në kohën e ish babait politik të Sali Berishës ose Enver Hoxhës që thoshin kur donin t’ja fusnin popullit parullën: çfarë do populli bën partia! Edhe këtyre "populli" ju shkon në zyrat e ngrohta dhe çerdhe intrigash e marrëzive politike e ju thotë: digjni mandatet!

Kurse në demokraci populli ta jep mandatin që të përfaqësosh deri në fund në kuvend, të bësh politikë dhe luftë politike atje, të shfaqësh alternativë politike atje dhe jo me "kolateral" djegien e mandatit të tij!? Shkurt për fat të keq të shoqërisë dhe shqiptarëve, opozita shqiptare përballë Edi Ramës dhe mazhorancës rilindase e ka të pamundur të jetë shpresë e shoqërisë dhe fajin e ka plotësisht vetë!

dhe “gaztorët” për të qeshur pak. “Policia përdori dhunën, thotë një LSI-ste, sepse përdori pompat e ujit dhe gazin lotsjellës”! “Hapu o dhe e na “përpi”! Kthehemi pak në kohë, në kohën e “qoftëlargut”, i cili përdori autoblindat dhe gazin lotsjellës jashtë rrethimit të ndërtesës qeveritare, e përsëris jashtë gardhit! Kurse policia e sotme, e cila meriton një falenderim të madh, për atë që nuk përdorën as dhunë, as forcë dhe për këtë u bindën të gjithë ata që ndoqën këtë “revolucion” të tipit spektakël! Gazin lotsjellës, Policia apo Garda nuk e përdorën as në ambientet e oborrit për të mos dëmtuar protestuesit, por vetëm përpara dyerve, atje ku “bashasalistët” trima, nxirrnin mllefin! Cila na qenka dhuna vallë, ajo që Policia dhe Garda e kanë me ligj për të mbrojtur institucionet?

Nuk më rrihet pa i dërguar një falenderim vajzës së të ndjerit Azem Hajdari, Rudinës, e cila u shpreh: “Qytetarët e Shqipërisë kanë shumë të drejtë dhe arsye të protestojnë kundër keqqeverisjes, kriminalitetit... por mënyra se si protestojnë dhe qën-drimet që ne mbajmë janë shumë të rëndësishme. Çdo akt dhune i ndërmarrë është i papranueshëm dhe jo legjitim. Heronjtë e vërtetë qëndrojnë larg dhunës...”. Shumë mirë e keni Rudina, por nuk ju dëgjojnë ata “kërmat” që keni aty pranë, sepse ata duan vetëm gjak! “Cunami” i vërtetë, po të flasim me gjuhën e “Tërmetit” që nxit cunamet, do të vijë vetëm kur drejtësia e vërtetë të thotë fjalën e saj. “Cuname” të tillë si ky i fundit, përveçse e konsolidojnë Ramën dhe zhgënjejnë protestuesit, nuk bëjnë gjë tjetër. Mos u bëni gazi i botës, ju krerë “cunamistë”. Një gjë është e vërtetë si drita e diellit, që krerë opozitarë të tipit Basha, kurrë nuk vijnë në pushtet!

mirë se çfarë “malli” janë! “Populli dhe qytetarët, thotë ai, kërkojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, përndryshe cunami do ta fshijë Edi Ramën”! Përse vallë qytetarët erdhën në protestë? Për zgjedhjet e lira që vetë ky është inisiatori i vjedhjes dhe i përgjakjes së tyre? Pse nuk duron ky edhe tre muaj të shohi se si do të votohet? Turma e madhe e protestuesve u kthyen të zhgënjyer, sepse: “Ku ishe? Hiçgjëkundi! Varfëria mbeti në kasollet e tyre, fatura e dritave dhe ujit e rritur, rruga po ajo me baltë... Kush u kthye entuziast? Vetëm ata” të hurit e të litarit”që nxorën dufin me xhamat e dyert dhe kryetarët e “celulave” të krimit! Ky është për-faqësuesi më në zë i forcave të errëta, ky që thotë “asnjë protestues nuk kishte armë zjarri dhe thika” por e vërteta është ndryshe... Kur ky sheh që disa protestues me një urrejtja patologjike kërkojnë të thyejnë xhamat dhe dyert e ndërtesës qeveritare, ngërdheshet... Është po kjo “markë, që fill pas 21 janarit të vitit 2011 deklaronte: “Sikur edhe një hap të kishin guxuar (protestuesit) të kalonin gardhin, duhej të mendoheshin mirë...”! Shkurt, ky do t’i vinte mitralozin sepse automatikët përdori për ata që ishin jashtë gardhit të ndërtesës qeveritare, që e quajnë Kryeministri, dhe i vrau në mes të bule-vardit! Ky është ndryshimi, që sot askush nuk u prek, askush nuk derdhi gjak siç prisnin “bishat” e kësaj Shqipërie hallemadhe!

Të gjithë i mbajnë mënd “kokëpalarët” e 21 Janarit dhe bëjnë krahasimin me “kokëlarët” e 16 Shkurtit! “Policia provokoi protestuesit, thotë një tjetër “kone” pëdëiste. Edi Rama urdhëroi çarjen e kordonit të policisë që qytetarët të sulmonin ndërtesën...”. Por nejse, duhen edhe “gazmendët”

Page 17: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 17

Nga Pirro PRIFTI

Në 17 shkurt të 2008, Kosova deklar-oi në mënyrë të njëanshme Pa-

varësinë e saj nga Serbia. Kjo ngjarje ishte një fitore e mad-he për shqiptarët e Kosovës, luftrat e të cilëve nuk pushuan kurrë ndër vite derisa me ndi-hmën e SHBA dhe NATO-s, së bashku me UÇK, arritën në këtë ngjarje të madhe pavarësisht shumë viktimave, raprezal-jeve nga ana e ushtrisë serbe. Njohja zyrtare si shtet sovran i Kosovës më 17 shkurt 2008, u bë pas njohjes diplomatike e zyrtare të fituar dhe të pranuar nga 113 shtete anëtare të OKB.

Sidoqoftë, Serbia nuk e njohu dhe nuk e njeh akoma pavarësinë dhe shtetin sovran të Kosovës me gjithë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 për të pranuar institucionet e reja në Kosovë. Megjithëse Serbia e njeh administrimin e terri-torit të Kosovës nga ana e qeverisë së zgjedhur kosovare, ajo vazhdon ta pretendojë Shtetin e Kosovës si `Krahinë Autonome të Kosovës dhe Metohisë`.

Shqipëria si vendi amë i shqiptarëve kudo që ndodhen e ka përkrahur fuqimisht Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe ka dhënë ndihmesën e saj në çdo rast duke respektuar ligjet ndërkombëtare në fuqi në sinkronizim të plotë me vullnetin e SHBA dhe të BE. Çdokush që është shqiptar i vërtetë e sheh me gëzim dhe shpresë që më në fund shqiptarët e Kosovës të ndarë nga trungu i terri-toreve shqiptare me dhunë zyrtarisht nga Marrëveshja e Ambasadorëve më 1913 jetojnë të lirë dhe të pavarura nga pushtimi 100 vjeçar serb i cili solli shumë fatkeqësi, pabarazi, krime dhe një urre-jtje midis popujve, e cila nuk u shua as kur propaganda e rreme Jugosllavisë komu-niste predikonte të ashtuqua-jturën `bratsvo jedinstvo`.

Gjithmonë shqiptarët e Shqipërisë dëshirojnë që së bashku me shqiptarët e Kosovës të integrohen në BE dhe të kenë liri hyrje e dalje në çdo vend të BE, gjë të cilën, shqiptarët e Kosovës nuk e kanë. Por shumë shpejt do ta kenë edhe atë nëse BE do të kuptojë se faktori shqiptar është një nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan qoftë përsa i përket Paqes, qoftë përsa i përket respektimit reciprok ndaj popujve dhe historisë së shqiptarëve në Ballkan që dikur quheshin Arbër dhe Epirotë.

Përplasja gjeopolike midis Rusisë dhe SHBA dhe midis Rusisë dhe BE përsa i përket Ballkanit do të jetë në favorin e SHBA sepse SHBA është i vetmi shtet që kërkon një Faktor të fortë shqiptar në Ballkan. Dhe kështu mendohet të realizohet.

Aspiratat e Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe së bashku me të edhe Kosova, do të na japin mundësinë për një bashkim të ardhshëm jo vetëm virtual të faktorit shqiptar në Ballkan por edhe real, sepse dihet një Federatë Shqipta-ro-Kosovare do të jetë një mjedis nëpërmjet të cilit paqja në Ballkan është e siguruar; sidoqoftë nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera që mund të propozohen nga BE si një Konfederatë perëndimore Ballkanike së bashku më Maqe-doninë e Veriut, Kroacinë, Malin e zi dhe ndonjë tjetër, por e rëndësishme është bashkimi i trojeve shqiptare të copëtuara 100 e ca vite më parë.

E rëndësishme për çdo mundësi do të jetë

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shqipëria si vendi amë i shqiptarëve kudo që ndodhen e ka përkra-

hur fuqimisht Kosovën e pavarur dhe sovrane

dhe ka dhënë ndih-mesën e saj në çdo

rast duke respektuar ligjet ndërkombëtare në fuqi në sinkronizim të plotë me vullnetin e SHBA dhe të BE. Çdok-ush që është shqiptar i vërtetë e sheh me gëzim dhe shpresë...

Aspiratat e Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe së bashku me të

edhe Kosova, do të na japin mundësinë për një bashkim të ard-

hshëm jo vetëm virtu-al të faktorit shqiptar në Ballkan por edhe real, sepse dihet një Federatë Shqipta-

ro-Kosovare do të jetë një mjedis nëpërmjet të cilit paqja në Ball-

kan është...

11 vjet Shtet i Kosovës dhe mundësia për Shqipërinë e Madhe

bashkëpunimi i ngushtë me SHBA.Bashkimi dhe integrimi i të dy vendeve në

një, do të ketë përparësi sepse dihet që vendet e vogla kanë mundësi të pakta punësimi dhe rritjeje ekonomike. Pavarësisht se Shqipëria ka një rritje ekonomike të mirë këto tre vitet e fundit afër 4.2%, largimi i rinisë për në BE ashtu siç po ndodh edhe në vendet e tjera të vogla të Ballkanit si në Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Mal i Zi, madje dhe në vendet që janë në BE si Bullgar-ia dhe Rumania- të krijojnë idenë se bërja e një tregu të madh pakëson emigracionin, statistikat në Kosovë tregojnë shifra jo shumë optimiste, por afrimi me Shqipërinë pavarësisht disa ideve të çuditshme nga disa politikanë kosovarë mad-je dhe shqiptarë, të cilat shprehen me devizën: `secili të shfrytëzojë dynymin e vet`, tregon se egoizmi, pasurimi i shpejtë dhe i paligjshëm, dëshira për pushtet tek disa politikanë shqiptarë dhe kosovarë qenka mbi bashkimin e Kombit. Kjo është e rrezikshme po të kesh parasysh dhe cic-micet religjioze në komunitete të ndryshme, të cilat mund të eliminohen nëpërmjet një ar-simimi të mirë të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Madje edhe emri Kosovë mund të ndrysho-het në emrin e saj fillestar Dardani, ide të cilën e ka shprehur dhe Ibrahim Rugova. Problemi tjetër i madh sidomos në Kosovë, ai i religjionit islam

me anë të të cilët vendet e lindjes si Turqia dhe Arabia Saudite e kërkojnë Kosovën të mbetet në lindje një lloj si statusi vëzhgues në Konfer-encën islamike, mund të jetë i rrezikshëm për popullsinë. Mendoj se e vetmja mënyrë për t’u shkëputur nga një e kaluar jo e mirë është ar-simim laik i popullsisë së Kosovës. Dihet që çlirimi i Kosovës nga serbët nuk ka përfunduar plotësisht po të shohim Preshevën, Bujano-vcin dhe sigurisht Metohinë ose Dukagjinin e djeshëm. Shpresojmë që integrimi dhe zbutja e mllefeve dhe armiqësisë shekullore midis sllavëve orthodoksë dhe shqiptarëve myslimanë të Kosovës dhe Metohisë, me kalimin e brezave do të afrojë këto komunitete dhe popul-

lata të cilat për shumë së dy shekuj kanë jetuar në armiqësi, madje njihet historia që nga koha e Gjeto Basho Mujit dhe Halilit, ngjarje që kanë ndodhur nga shek i XVI.

Po të shohim shkurtimisht historinë e Kosovës, duket qartë lidhja e ngushtë me truallin amë Shqipërinë apo Arbërinë e dikurshme para pushtimit Osman. Dihet që emri Kosovë u ven-dos pas luftës së vitit 1389 në të cilën koalicioni orthodoks i serbëve, bullgarëve dhe Princave shqiptarë të famshëm si Gjon (Pal) Kastrioti gjyshi i Gjergj Kastriotit, Theodhori i I Muzaka, Mëhill Nikollë Kopiliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini dhe Gjergji iI – Strazimir Balsha, u përplas në luftën me osmanet e Sulltan Bajazitit. Lufta humbi, por edhe osmanët për disa vite nuk arritën të merrnin vetën nga ajo fitore në të cilën u vra dhe Sulltan Bajaziti.

Për shkak të shkrimeve cirilike serbe ata e `ndërkombëtarizuan` fjalën Kosovo polje (fusha e mëllenjave) për të kujtuar vendin ku u vra Car Llazari. Perëndimi dhe Perandoria osmane e njohu këtë vend me këtë emër, kështu që emri Dardani humbi gradualisht me humbjen e luftës së fundit dhe me dyndjen sllave. Në fakt përdori-mi i emrit Provinca (Krahina) e Kosovës u zyrta-rizua nga Serbia në vitin 1864. Emri Dardani ka egzistuar që në Kohën e luftrave të Trojës para që nga viti 1200 p.e.s dhe Dardani i Madh ndihmoi

edhe në krijimin e qytetit të Trojës së bashku me Herkuli. Kjo fjalë vazhdoi të egzistojë tek popullata ilire madje edhe pas pushtimit romak në vitin 165 p.e.s.

Sllavët u dyndën nga shek i 4 e.s., deri në shek 6-7 e.s, dhe në fillim erdhën bullgarët (vol-lgarët- ose sllavët e Vollgës) dhe në vitin 850 e.s., çimentuan kulturën bizantinë dhe absorbuan pjesërisht popullatat ilire të Dardanisë dhe të Arbërisë dhe Epirit.

Në shek 12 e.s., Stefan Nemanja, një arbër i sllavizuar sundoi Provincën e Dardanisë që sot quhej Kosovë, dhe Stefan Dushani bëri kryeqytet Prizrenin duke krijuar Perandorinë Serbe që qën-droi përreth një shekulli e pak, ku dhe u themelua shtëpia princërore e Brankovicëve, deri në 1371.

Deri në vitin 1455 arbërit e Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë së sotme, krijuan Principatën e Dukagjinëve dhe të Kastriotëve të cilët luftuan kundër osmanëve. Pastaj nga viti 1455-deri më 1912, Kosova mbeti pjesë e Perandorisë Osmane, si pjesë e vilajetit të Rumelisë dhe përfshinte ter-ritorin e Kosovës së sotme, sektorët e Sanxhakut, Malin e Zi dhe Kukësin, deri në lindje përfshi Shkupin si Kryeqytet të këtij vilajeti.

Popullata sipas historianit Frederick Ans-combe ishte heterogjene, por në kohën e sundimit turk një pjesë e madhe e popullatës u islamizua, një pjesë sidomos në fushat e Kosovës erdhën bujkrobër nga Anadolli, një pjesë emigroi në Itali, dhe një pjesë u sllavizuan për shkak të një Udhëri të Sulltan Me-hmetitit të II, që pronat e Kishave orthodokse nuk do të preken nëse do të pagua-jnë haraçin përkatës dhe nëse do të lejojnë ushtrinë osmane të kalojë aty nëse e sheh të nevojshme. Ata u quajtën shkie.

Në 1766 osmanët an-ulluan dhe prishën Patri-arkanën othodokse të Pe-jës duke vendosur kufizim ndaj popullatës jo islame. Kjo shkaktoi islamizimin e madh të arbërve të asaj kohe, të cilët gradualisht u quajtën shqiptarë, emër të cilin e morën edhe arbërit shqipfolës të krishterë ka-tolike dhe ata që mbetën orthdoksë. Në këtë mënyrë shqiptarët pranuan sovranitetin e osmanëve dhe shumë shqiptarë morën tituj dhe funksione në Perandorinë osmane në të cilën drejtuan rreth 37 vezirë e kryevezirë dhe pashallarë.

Shek i XIX zgjoi nacionalizmin sidomos pas Lidhjes së Prizrenit armiqësia serbo-shqiptare u acarua shumë kur Traktati i Shën Stefanit i a kalonte Kosovën dhe krahinat shqiptare të tjera përreth, nën sundimin serb, në një kohë kur popullata shqiptare ishte njëlloj sa popullata serbe sipas censusit të asaj kohe të viteve 1867.

Në 1912 konflikti kundër Perandorisë Os-mane dhe kundër serbëve u ashpërsua, madje një pjesë e luftëtarëve shqiptarë kërcënuan turqit e rinj që do të marshonin deri në Selanik që të rivendosnin Sulltan Abdyl-Hamitin përsëri nëse nuk krijohej një shtet shqiptar jashtë Serbisë.

Sidoqoftë shpallja e Pavarësisë nga ismil Bej Qemali, pjesëmarrja e gati 20 përfaqësuesve nga Kosova e Metohija në Vlorë precipitoi ngjarjet dhe në 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi definitivisht ndarjen e Kosovës nga Shqipëria dhe kalimin e saj nën Mbretërinë e Serbisë.

Filluan masakrat kundër shqiptarëve dhe ngjarjet e luftës së parë botërore u vranë shumë shqiptarë të Kosovës dhe u larguan me mijra shqiptarë për në Turqi rreth 240.000 shqiptarë deri në fillimin e luftës së dytë botërore.

Pas vitit 1945, Jugosllavia përfshiu si Krahinë Autonome - Kosovën dhe Metohinë, dhe i vendosi një flamur si ai shqiptar por me yllin me pesë cepa anash.

Me kalimin e viteve, Politika e Titos zbuti qëndrimin ndaj shqiptarëve, ndoshta edhe nga premtimi i mbajtur ne Konferencën e Avnoi dhe në bisedë me Enver Hoxhën më 1946, të cilit i tha pak a shumë se… nuk mund ta bashkoj Shqipërinë me Kosovën se nuk na lenë serbët por do tu jap autonomi të zgjeruar… Dhe kështu ndodhi.

Në 1974 Kosovës i u dha Autonomi e zgjeru-ar, iu dha një nën President dhe anëtarësim në drejtimin kolektiv të Jugosllavisë, u hap Univer-siteti në Prishtinë. Në 1981 u ashpërsua konflikti përsëri pas vdekjes së Titos, në të cilët shqiptarët kërkonin Republike të shtatë, dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por politikisht z. Mahmut Bakalli tha që:... le të bashkohet Shqipëria me ne në një Republikë të shtatë dhe jo të bashkohemi ne me Shqipërinë... Kryengritja u shtyp me ashpërsi.

Në 1989 Millosheviçi me rastin e 600 vjetorit të betejës së Fushë Kosovës, reduktoi statusin e Krahinës Autonome të Kosovë Metohisë duke shkaktuar kështu rritjen e revoltës dhe fillimin e luftës shqiptarë të Kosovës kundër serbëve. Prishja e Jugosllavisë nxiti nacionalizmin kudo,

edhe në Kosovë. N ë Ko r r i k 1 9 9 0

shqiptarët e Kosovës prokla-muan Republikën e Kosovës dhe Ibrahim Rugova më 1992 u zgjodh President.

Në 1996 u formua Ush-tria Çlirimtare e Kosovës dhe vazhdoi lufta në Kosovë e cila rezultoi me Masakrën e Raçak-ut në 1998. Në Mars u mbajt Konferenca e Ram-bujesë dhe Marrëveshja e saj e cila kërkoi rikthimin e Autonomisë së Kosovës dhe vendosjen e NATO-s në Kosovë.

Midis 24 Marsit 1999- deri në 10 Qershor 1999 NATO ndërhyri për shkak se Millosheviçi bëri raprezalje të madhe në Kosovë duke larguar nga Kosova rreth 400.000 shqiptarë të cilët bujtën në Shqipëri. Rezoluta

1244 siguroi Kosovës autonominë.Në 2006 Rezoluta e Këshillit të Sigurimit

1244 dhe bisedimet e drejtuara nga Matii Ahti-saari progresuan.

Në shkurt 2007 Ahtisaari propozoi Draftin për një Pavarësi të Mbikqyrur të Kosovës.

Në 17 shkurt 2008 Kosova deklaroi Pa-varësinë nga Serbia.. Në 4 Nëntor 2018, 113 shtete njohin Pavarësinë e Kosovës.

Republika e Kosovës shumë shpejt u njoh dhe u bë anëtare e FMN, dhe Bankës Botërore.

https://en.wikipedia.org/wiki/Kosovo.Mos njohja nga ana e Serbisë ka krijuar

precedent në ardhmërinë e Kosovës pikërisht edhe nga skepticizmi i BE dhe i Rusisë, por përkrahja e fuqishme nga ana e SHBA, po ndi-hmon Kosovën të ece përpara, duke pritur edhe heqjen e vizave dhe zgjidhjen e problemeve me anë të kompromiseve dhe bashkëpunimit të fortë me faktorin ndërkombëtar dhe sidomos me SHBA dhe BE.

Shqipëria gëzohet dhe inkurajon Kosovën dhe do të jetë përkrahësja me e fuqishme e saj duke ditur se shqiptarët e Kosovës dhe kudo që janë në trojet përreth Shqipërisë mëmë, presin që të integrohen në BE por edhe të shpresojnë që të bashkohen në ato forma që do të prano-hen nga SHBA dhe BE.

[email protected]

Page 18: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT18 E Martë 19 Shkurt 2019

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Problemi kryesor i galerisë qëndron në atë se kjo galeri ka lindur si galeri e realizmit socialist dhe sot pas 30 vitesh demokraci ajo ka mbetur ashtu siç ishte. Me ardhjen e demokracisë duhesh parë gjithë galeria në frymën demokra-tike. Punët që kanë hyrë në galeri janë vlerësuar sipas kriter-it të politikës komu-niste në pikturë.

Krijimtaria në pikturëPiktori Arben Shira është

diplomuar në Akademinë e Ar-teve në Bari. Piktori shqiptar falë krijimtarisë së tij artistike është një personazh i njohur edhe për kritikën italiane. Punët e tij janë vlerësuar shpesh në shtypin e huaj dhe prej vitesh i është përkushtuar vetëm pikturës. Artisti që në fëmi-jëri ka pasur lidhje me pikturën, por duke ditur që ishte nga një familje e persekutuar edhe ai u bë pjesë e këtyre persekutimeve, ku nuk arriti dot të studionte në Liceun Artistik. Në Itali ai ka ekspozuar në shumë ekspozita personale, ndërkohë ka marrë pjesë dhe në ekspozita me piktorë të ndryshëm italian në të gjithë vendin. Në nëntor të vitit që kaloi piktori Shira hapi ekspozitën e shtatë personale në Shqipëri. Kjo ishte ekspozita e shtatë, që ai si piktor organizon

në Shqipëri gjatë viteve që nga 2010. Këtë herë ai prezantuan në Muzeun Historik Kombëtar me disa punime që i takonin një cikli të jetës shqiptare të trajtuara me pikturën e tij moderne. Janë punë që piktori kishte realizuar në vitet e fundit dhe ishte një përzgjedhje me të cilën ai më herët kishte organi-zuar edhe një ekspozitë në Perugia të Italisë. Piktori Arben Shira me krijimtarinë e tij nuk ka munguar edhe në qytetin e Durrësit. Ndër ekspozitat e tij përmendim prezan-timin e 63 tablove në Muzeun His-torik Kombëtar disa vite më parë. Ekspozita ndahej në tre periudha. Periudha e parë ishte realiste, e dyta një periudhë që ai i largohet realizimit duke dashur të gjejë një gjuhë më personale dhe momenti i tretë stilizimi i tij si pikarritje në kuptimin e pikturës moderne.

Piktori pohon se GKA duhet të përfaqësojë artin e trevave shqiptare

GKA, edhe pas 30 vitesh ka mbetur si në kohën e realizmit socialist

Problemet me aktivitetin artistik i përballin me vështirësi krijuesit në art. Edhe piktorët shprehen se

deri tani nga Ministria e Kulturës ka munguar ajo vëmendje që duhet për artin. Piktori Arben Shira tregon se mbështetja e shtetit ka rëndësi të madhe, duke parë sot edhe gjendjen e varfër ekonomike në vend. Sa i takon problemeve me galerinë piktori Arben Shira shprehet se nga Min-istria e Kulturës duhet parë statusi i Galerisë Kombëtare të Arteve, që sipas tij duhet që ajo të shndërrohet në muze arti me një sallë ekspozimi veç linjës së muzeut. Në intervistën për “SOT” piktori Arben Shira mes të tjerave vijon se duhet që galeria të ketë një vlerësim objektiv jashtë politikave imponuese, që vlerësimi i veprave të bëhet në bazë të vlerave artistike dhe jo politika si është ndër-tuar galeria fatkeqësisht edhe me demokracinë. Problem për piktorin është dhe mosblerja e vepra të artit nga Galeria Kombëtare e Arteve apo dhe institucione të tjera në vend, që sipas tij kjo është një diskrimin që i bëhet artistëve.

-Me aktivitetin tuaj në pikturë ku jeni përqendruar këtë vit?

Puna ime konsiston duke punuar çdo ditë dhe kur më ofrohet mundë-sia ekspozoj. Tani jam duke vlerësuar mundësitë për të bërë nja tre ekspozi-ta në Itali. Vjet në muajin nëntor bëra një ekspozitë në Tiranë me punët e fundit, që u prit shumë mirë nga artistë dhe studiues. Aty kisha sjellë vizion tim të pikturës moderne me temën shqiptare. Ky vizion konsiston në mënyrën time të interpretimit tim ku jeta risillet me vlera të tjera este-tike, duke përmbysur atë klasike, por duke ruajtur gjithmonë vizionin. Në pamjen e parë duken si një raport ab-strakt i ngjyrave, por duke vazhduar ta shikosh lexon një vizion nga jeta.

-Ju keni qenë kritik ndaj asaj që po ndodh me institucionet e artit në vend. Për ju, si ndikon kjo për artistët dhe aktivitetin e tyre në krijimtari?

Politikat e shtetit tonë sigurisht që ndikojnë tek artistët, sepse ato kanë nevojë gjithmonë për mbështet-je nga populli dhe shteti. Mbështetja e shtetit ka rëndësi më të madhe, duke parë edhe gjendjen e varfër ekonomike të njerëzve.

-Në qëndrimin tuaj ju jeni shpre-hur edhe me kritika ndaj politikave të Ministrisë së Kulturës. Çfarë mungoi?

Mendoj se nga Ministria e Kul-turës duhet parë statusi i Galerisë Kombëtare të Arteve, që sipas men-dimit tim duhet që ajo të shndërrohet në muze arti me një sallë ekspozimi veç linjës së muzeut. Duhet që galeria të ketë një vlerësim objektiv jashtë politikave imponuese, domethënë duhet që vlerësimi i veprave të bëhet në bazë të vlerave artistike dhe jo politika si është ndërtuar galeria fatkeqësisht edhe me demokracinë.

-Meqë jemi te institucionet, për GKA prej kohesh është folur për një rikonstruksion. Çfarë mendoni sepse deri tani nuk dimë një projekt?

Galeria në themel ka realizmin socialist. Linja galerisë duhet të jetë arti i Shqipërisë nga lashtësia deri më sot dhe realizmi socialist të zërë

ARBEN SHIRA:

vendin e atyre viteve që i takon. Vëmendje duhet edhe për kohën e demokracisë sot në art.

-Mbyllja e "Onufrit" çfarë sjell në jetën artistike?

Personalisht konkursi “Onufri” nuk më ka thënë ndon-jë gjë. Galeria duhet të jetë muze dhe çdo konkurs mund të zhvillohet në ambiente të tjera pa bezdisur GKA.

-Artistët kërkojnë që Minis-tria e Kulturës t’i mbledhë dhe të zhvillojë takime për problemet me GKA, që sipas tyre i ka mbyllur derën për ekspozita. Ju ccfarë mendoni?

Mendoj se ministria e sotme duhet të kërkojë një bash-këpunim me studiuesit e rinj, që vijnë edhe nga jashtë për të bërë një rivlerësim të vlerave të pik-turës sipas frymës së kohës dhe duke larguar një anshmërinë ko-muniste, që mbizotëron në men-talitetin e aty. Problemi kryesor i galerisë qëndron në atë se kjo galeri ka lindur si galeri e realiz-mit socialist dhe sot pas 30 vitesh demokraci ajo ka mbetur ashtu siç ishte. Me ardhjen e demokra-cisë duhesh parë gjithë galeria në frymën demokratike. Punët që kanë hyrë në galeri janë

vlerësuar sipas kriterit të politikës komuniste në pikturë. Partishmëria komuniste ishte kriteri i vlerësim-it të veprave. Ka pasur dhe luftë politike kundër atyre piktorëve, që nuk ishin afër politikës komuniste në art. Arti shqiptar nuk fillon me komunizmin, por me ekzistencën e

popullit tonë nga shekujt. Edhe se në pushtet ka qenë partia demokra-tike linja e galerisë ka qenë po ajo e diktaturës. Nuk ka pasur asnjë tentativë që artistët që u dënuan gjatë komunizmit të kenë një hapë-sirë sot në galeri. Duke qenë galeri kombëtare, ajo duhet të përfaqësojë artin e trevave shqiptare. Galeria duhet të ketë edhe një pavion të artit botëror përkrah artit shqiptar dhe kjo në vazhdimësi. Galeria duhet ti lërë hapësirë që dhurimet e ndrys-hme të shtojnë pasurimin e saj. Por siç u shpreha dhe më sipër po ashtu duhet që galeria në bashkëpunim me shtetin rivlerësimin e pasurisë tonë të pikturës duhen ta bëjnë në bashkëpunim me studiuesit e rinj, që të ketë një klasifikim të vlerave të artit jashtë politikës.

-Deri tani nuk kemi dhe një kal-endar aktivitetesh dhe ekspozitash të bërë publik nga GKA për 2019. Mungesa e një kalendari artistik për një institucion kombëtar çfarë sjell sipas jush?

Mendoj se kalendari i aktiv-iteteve të Galerisë Kombëtare të Arteve duhet prezantuar para se të hyjë viti. Kjo gjithmonë sipas men-dimit tim për ato që thashë më sipër.

-Çfarë kërkoni nga Ministria e Kulturës, sepse tani është një tjetër titullare që drejton. Për artin çfarë duhet?

Ministrisë së sotme do ti sug-jeroja që për pikturën të pyesë se çfarë ndodh sot me artistët shqiptarë, që ajo t’u ndihmoje me atë çka shteti mund të bëjë sa më mirë në ndihmë të vlerave tona si popull.

-Po vetë artistët përballë kësaj situate që i shoqëron prej vitesh me probleme sa kanë përgjegjësi? Sipas jush, a duhet të kishin reaguar më shumë?

Artistët shqiptarë si në vend dhe jashtë tij punojnë sipas mundë-sive që kanë. Unë do ti uroja punë

të mbarë dhe sa më shumë bash-këpunim midis tyre dhe kontakte me shtetin tonë.

-Artistët shohin problem që sot nuk blihen vepra arti as nga GKA, por as nga institucionet si dikur. Çfarë duhet bërë?

Mos blerja më e veprave nga galeria është problem i vërtetë. Thuhet se nuk ka para, por paratë gjenden kur është dëshira e mirë. Mos blerja e sotme është diskri-minim që i bëhet artistëve të sotëm duke lënë në fuqi mbivlerësimin, që ju bë piktorëve të realizmit socialist.

- Ju e keni vazhduar edhe jashtë shtetit aktivitetin tuaj, sa e vështirë ka qenë për ju?

Të marrurit sot me pikturë si mjet jetese është një punë heroike para vështirësive të sotme si në Shqipëri dhe kudo. I kam parë gjithmonë piktorët e komunizmit si borgjezë përballë vështirësive të piktorit sot. Piktorët më parë punonin për kishën dhe pushtetin, piktori në diktature punonte për shtetin, ndërsa sot piktori punon për popullin, që kështu bëhet mecenati i tij. Këtu qëndron dhe dilema dhe vështirësia e piktorit sot që ka pak njerëz që e mbështes-in punën e tij, duke e vështirësuar në ekstrem jetën ekonomike të pik-torit, kështu që piktorit sot i duhet të sakrifikojë jetën për realizimin e veprës së tij.

-Një problem sipas artistëve është dhe mungesa e galerive në vend dhe sipas tyre mungojnë hapësirat për ekspozime. Sa përg-jegjësi kanë bashkitë në vend?

Galeritë e arteve në rrethe du-het të gjitha ti hapen publikut. Ato probleme që ka Galeria Kombëtare duhet dhe këto galeri ti tejkalojnë. Bashkitë mendojnë se duhet të vënë sa më shumë salla ekspozimi në shërbim të artistëve lokalë.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

AQSHF dhe publiku shqiptar është me shumë fat që disponon një kopje origjinale në gjendje të pacënuar të filmit që katapul-toi karrierën e producentit jashtëzakonisht të suksesshëm Dino De Laurentis...

Instituti i Arkeologjisë zhvilloi konferencën shkencore “Viti Arkeologjik 2018”, ku u prezantuan raportet e gërmimeve të zhvilluara në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita mes të tjerave bën me dije se qeveria akordon vetëm 60 mijë euro në vit për kërkime. “Ne punojnë për kërkime shkencore me fonde që na vijnë nga jashtë, kryesisht me bashkëpunimet që na vijnë nga universitetet. Këto bashkëpunime janë pjesë e një bashkëpunimi të përbashkët, duke qenë se nuk jemi pjesë e BE përfitimet janë të pakta. Fondi i shtetit është vetëm 60 mijë euro në vit”, shprehet Përzhita. Në reagimin e tij, drejtori i IA tregon se 22 projekte janë zhvilluar gjatë vitit që lamë pas, por këto edhe falë bashkëpunimeve me universitetet e huaja. “2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për angazhimet e Institutit Arkeologjik edhe të partnerëve tanë në kërkimet arkeologjike shqiptare. Kemi rreth 22 projekte, të cilat një pjesë e mirë bëhen në bashkëpunim me universitetet e huaja, Italisë, Gjer-manisë, Francës etj, ndërsa një pjesë nga In-stituti i Arke-ologjisë dhe me shkollën dok-torale”, vi jon Përzhita. Arke-ologu Ilir Gji-pali u shpreh s e r i s i g j a t ë vitit të kaluar ishin zbulimet në pe l lgun e Shqipërisë Veri-Perëndimore.“Kërkimet prehistorike vitet e fundit janë përqendruar në një rishikim të territoreve, që jo se nuk janë bërë më herët, por me teknika dhe metodologji të reja është bërë e mundur të thellohet njohja, për fushën e pre-historisë. Risi është në pellgun e Shqipërisë Veri-Perëndimore, në Mbishkodër janë zbuluar me dhjetëra varreza tumurale të reja dhe janë futur në hartën digjitale, që futen edhe në fondin e trashëgimisë kulturore”, shprehet ai. Por për arkeologun Neritan Ceka, shqetësim janë edhe zbulimet nënujore. “Kemi dy ekspedita, një që është për njohëse në kepin e Rodonit edhe të Ohrit, që identifikon anije të mbytura. Edhe një ekspeditë, që kalon periudhën 10-vjeçare, që ka nisur identifikimin e relikeve nënujore, që nga kufiri me Greqinë dhe kanë ardhur deri në ishullin e Sazanit. Janë zbuluar mbi 20 anije antike me pasuri arkeologjike, kryesisht amfora që tregojnë lëvizjen e transportit dhe mos t’i identifikojmë, t’i lëmë nën ujë, se rrezikohen nga banditizmi dhe pirateria”, tregon ai.

Filmi një kryevepër e kinemasë italiane, nga fondi filmik i AQSHF

Filmi që nuk duhet humburPër regjisorin e njohur të kine-

matografisë shqiptare Kristaq Mitro nisma e AQSHF për të shfaqur për publikun prodhime të rralla të fil-mave pjesë e fondit para ‘90 merr një rëndësi të veçantë. Nga eksperienca e tij ai tregon se të tillë praktikë e ka parë dhe më parë në Vjenë dhe tani po e shikon që të jetë dhe nga AQSHF. “Kjo është një gjë shumë e bukur, që shfaqen të tillë filma. Unë kur isha në Vjenë kam parë që ata shfaqin nga arkivi i tyre filma të tillë në dy a tre ditë të javës. Pra filma të vjetër, që i risjellin për publikun. Unë e kam parë këtë film në Arkivin tonë të Filmit por ka qenë në gjendje të dobët më parë, por besoj që do ta kenë rregulluar”, pohon mes të tjer-ave regjisori i njohur Kristaq Mitro. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës le-gale të prodhimit shqiptar të filluar

prej vitit 1947, i cili ka qenë krye-sisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Fondi i artë shqiptar është me veprat më të mira kinematografike të regjisorëve shqiptarë më të njohur si Hakani, Erebara, Dhamo, Anagnosti, Gjika, Milkani, Keko, Fejzo, Hoshafi, Kumbaro, Ljarja, Muça, Mitro, Mys-liu, Pecani, Prifti, Çashku, Topallaj, Zhabjaku, Dafa, Tane, Ibro, Xhuvani, Minarolli, Koçi, Bisha, Ruka, Min-ga, Shanaj, etj. Koleksioni klasik i kinematografisë botërore është me vepra të Eisenstein, Cukor, Engels, Camerini, Blasetti, Mastrocinque, Castellani, Ballerini, Bragaglia, Da-miani, De Sica, Lizzani, Rosselini, De Santis, Visconti, Zeffireli, Dre-ville, Pagnol, Tourneur, Hitchcock, Goldëyn, McDonald, Baky, Froehlich, Sellers, Kazan, etj.

Kërkimet shkencore me fonde të huaja, Shqipëria jep vetëm 60 mijë euro në vit

Julia VRAPI

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit sjell për publikun filmin “Oriz i hidhur” një kryevepër të kinematograf-

isë italianë. Një prodhim që i takon vitit 1949 dhe mban emrin e një prej regjisorëve të njohur italianë, pjesë e fondit që më parë nuk është shfaqur për publikun. Mbrëmjen e së mërkurës nga fondi i arkivit këtë herë do të jetë filmi i regjisorit Gi-useppe De Santis në kinema “Agimi”. AQSHF bën me dije se publiku do të ketë mundësi të shikojë një kryeve-për të kinematografisë italiane, që u nominua dhe për çmimin Oscar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Çmimin e Madh në Festivalin e Filmit të Kanës në 1949. Sipas arkivit, nga kjo dramë e egër dhe pasionante për audiencë të rritur, bota u prezan-tua me aktoren legjendare Silvana Mangano, si dhe yllin protagonist Vittorio Gassman. “Bashkë-shkruar nga skenaristi mjeshtër Carlo Lizzani, përzierja e neorealizmit me melo-dramën shkon përshtat me rrëfimin e punëtores së orizores, që zbulon planin e një krimineli”, shkruan Arkivi Qen-dror Shtetëror për Filmin. Ky film vjen në vijim dhe të tjera prodhimeve të fondit filmik, që konsiderohen të rralla, dhe nuk janë shfaqur për publikun dhe Arkivi jonë e disponon këtë kryeve-për të kinemasë italiane në një kopje origjinale dhe në gjendje të pacënuar. “AQSHF dhe publiku shqiptar është me shumë fat që disponon një kopje origjinale në gjendje të pacënuar të filmit që katapultoi karrierën e produ-centit jashtëzakonisht të suksesshëm Dino De Laurentis”, shprehet arkivi për këtë film që nesër në mbrëmje do të jetë në ekranin e kinemasë për publikun. Filmi “Oriz i hidhur” që i takon vitit 1949 i skenaristit dhe regjisorit Giuseppe De Santis për AQSHF ka shumë vlerë në materi-alet, që janë në fondin filmik. “Gjatë kontrollit teknik javën e kaluar në fundin e këtij filmi emocional push-uam së marri frymë. Le të bashkojmë lotët me imazhet brilante të një kohe tjetër”, shprehet AQSHF për këtë film, që sipas institucionit nuk duhet humbur. Filmi do të jetë në kinema me titra në gjuhën shqipe, një punë që është bërë nga vetë AQSHF.

Akademia e Shkencave: Fat që gjuha shqipe fitoi vëmendjen e Hamp

Luçjan Bedeni: Të rikthejmë vëmendjen nga arkivi i Marubit

Studiuesi i botës shqiptare gjuhëtari dhe albanologu Eric P Hamp u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Akadem-ia e Shkencave e Shqipërisë shkruan se gjuha shqipe ka qenë me fat, që fitoi vëmend-jen e këtij studiuesi. “Eric P Hamp u lind në SHBA në vitin 1920. Ai ishte një nga indoeuropeistët më të shquar të shekullit XX. Gju-ha shqipe ka qenë me fat që fitoi vëmendjen e këtij studi-uesi të përmasave botërore qysh në fillimet e jetës së tij shkencore, me kërkimet

dialektologjike në ngulimin arbëresh të Vaccarizzo-s, që u bënë shkas për të mos e ndarë më shqipen gjatë gjithë jetës në punën e tij shken-core. Megjithëse për një kohë të gjatë Eric P Hamp dhe studiuesit shqiptarë në Tiranë nuk kishin mundësi për kon-takte të drejtpërdrejta, vepra e tij gjithnjë është njohur e vlerësuar. I vlerësuar para së gjithash për kontributet në albanologji, pas viteve 1991 ai u pranua anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, shkruan ASH.

"Dinastia Marubi: Një-qind vite të studios fotografike shqiptare" e kuruar nga Kim Knoppers, është ekspozita që u çel në Muzeun Kombëtar “Maru-bi” në Shkodër. Pas ekspozimit në Muzeun e Fotografisë FOAM, në Amsterdam, fotografitë e përzgjedhura nga arkiva e 100 viteve (1856- 1959), qëndrojnë hapur për artdashësit vendas. Për drejtorin e këtij muzeu duhet që të mos mungojë vëmendja ndaj këtij arkivi kaq të pasur. “100 vite të fotografisë, vjen si një nëntitull historik. Herë pas here ne duhet që të rikthe-

jmë vëmendjen tek arkivi, duke i dhënë mundësinë edhe publikut vendas, që të shikojë një ekspozitë që nuk e ka parë më para” u shpreh mes të tjerave Luç-jan Bedeni, drejtor i Muzeut Kombëtar “Marubi”. Kolek-sioni i jashtëzakonshëm i Marubëve konsiderohet nga historianët e fotografisë me rëndësi të madhe historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike gjithashtu edhe artistike. Ekspozita do të qëndrojë për publikun deri në 2 qershor.

Regjisorët e rinj, tur në shkolla për festivalin e teatrit

Puna përgatitore për realizimin e festivalit të te-atrit për shkollat e mesme “TK-RIN ART 2019” ka nisur para disa ditësh dhe aktualisht po mbyllet faza e audicioneve. Dhjetë regjisorë të rinj po puno-jnë në dhjetë shkolla të kryeqytetit, përkatësisht Ledjan Gjeçi “Arben Bro-ci”, Algiona Aga “Sami Frashëri”, Alba Shtembari “Petro Nini Luarasi”, Del-jana Topulli “Aleks Buda”, Ledio Shehaj “Andon Zako Çajupi”, Albi Dhima “Qe-

mal Stafa”, Françeska Hysi “Ismail Qemali”, Marsel Greva “Partizani”, Xhuliano Brisku “Besnik Sykja”, Emiljano Bu-fazi “Abdulla Keta”. Ky projekt u jep mundësinë të rinjve më të spikatur për të asistuar pranë trupës së personelit të Teatrit Kombëtar, në aktrim, regji, ske-nografi, kostumografi, make-up artistik, teknik audio e video, teknik ndriçimi etj. Ky projekt zhvillohet mes të tjerave edhe në identifikimin e elementeve të rinj me prirje profesionale të tjera që janë pjesë e rëndë-sishme e një shfaqjeje teatrale.

Arkivi i Filmit shfaq filmat e bllokuar para viteve ’90, vjen në kinema “Oriz i hidhur” i 1949

Page 20: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT20 E Martë 19 Shkurt 2019

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Mesfushori shqiptar Enrio Papa,

lojtar i dalë nga kampionati shqiptar, po luan me Botoshanin në kampiona-tin rumun. E diela ka qenë një mbrëm-je e madhe për papën. Ai ka luajtur në derbin e shqiptarëve në Rumani, pasi skuadra e tij, Botosani ka mundur Di-namon e Bukureshtit në shtëpi, aty ku luan edhe luan Naser Aliji, mbrojtësi i përfaqësueses sonë. Në një intervistë për “Vip Sport”, Papa tregon se po pret ftesën e Panuçit. “Unë po luaj në Rumani me një nga ekipet që është më në formë për momentin dhe këtë e treguam edhe ndaj Dinamos së Buku-reshtit. Unë nuk dua që t’i imponohem aspak, askujt, por mendoj se e meritoj një ftesë që edhe unë të tregojë më të mirën për kombin tim.

LEGJIONARËT

MESFUSHORI

QËNDRIMI

Sulmuesi kuqezi e nis me gol dhe shkëlqim me Luganon, Abazaj në 11 minuta i jep fitoren Osijekut

Sadiku në 11-shen e javës në Zvicër, Kristal Abazaj bën me turp AnderlehtinAdriatik BALLA

Nga Superliga zvicerane vjen një lajm shumë i mirë për Panuçin, pasi Arman-do Sadiku rigjeti golin

pas rreth 15 muajve. Sulmuesi nga Elbasani realizoi golin e parë në fi-toren 3-0 të Luganos, në transfertën e Luzernës. Sadiku u aktivizua nga minuta e parë në sfidën që Lugano zhvilloi ndaj Luzernës, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi në minutën e 32-të. 27-vjeçari ndër të tjera pati një performancë e cila nuk kaloi pa u vënë re nga mediat zvicerane. Më saktë, është prestigjiozja “Blick” e cila ka përfshirë Sadikun në formacionin e javës. Në komentin për sulmuesin gazeta e vlerësonte Sadikun për rrezikshmërinë e shfaqur në zonë. “Nuk i jepen shumë mundësi për të shënuar, por nëse shërbehet në zonë atëherë bëhet i rrezikshëm si në rastin e golit me kokë”, shkruan “Blick”. Rikthimi i Sadikut në formë është një lajm i mirë edhe në kampin e Kombëtares shqiptare në prag të fushatës eliminatore të Europianit 2020. Këtë javë në Zvicër në fushë si titullarë të padiskutueshëm ishin edhe Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Ermir Lenjani dhe Arlind Ajeti. Kristian Panuçi “fërkon duart”, ndërkohë që stafi teknik i Kombëtares Shqiptare shpreson që lojtarët të vijnë në këtë gjendje në sfidat e 22 marsit ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” dhe 3 ditë më pas në transfertën Andorrës. Diçka më shumë se një muaj nga dy përballjet kualifikuese për Europianin 2020, Kristian Panuçi merr lajme të mira nga legjionarët. Fundjava ka rezultuar shumë e mirë për pjesën më të madhe të kuqezinjve, të cilët janë aktivizuar

rregullisht, madje disa prej tyre kanë arritur edhe të shënojnë. Nga Seria A në Bundesligë, për të vijuar me Span-jën, Turqinë dhe Kroacinë, sinjalet në drejtim të timonierit kuqezi janë të mira. Më në fund Amir Abrashi ka lënë pas makthin e dëmtimit, duke luajtur për 90 minuta në transfertën e “Gelsen-kirshen” ndaj Shalkes, ku Freiburgu i tij mori një pikë të çmuar. Minutazh të plotë edhe për Elseid Hysajn, të cilin Karlo Ançeloti e aktivizoi në të majtë të mbrojtjes, në barazimin shtëpiak pa gola me Torinon. Gjithashtu edhe Federik Veseli ishte në fushë deri në fund për Empolin, që triumfoi pastër 3-0 ndaj Sasuolos në “Castellani”. I padiskutueshëm në portën e Lacios, Thomas Strakosha, që nuk mundi të evitojë humbjen ndaj Xhenoas në “Marasi”. Në stolin bardhekaltër vijon të jetë Serxhio Kalaj, 19-vjeçari i cili konsiderohet si një nga mbrojtësit e së ardhmes jo vetëm tek Lacio, por edhe në kombëtare. Paraqitje pozitive për

dyshen e Atalantës, Berisha–Gjimshiti. Portieri i pafat në dy golat e parë të kuqezinjve, ndërkohë që mbrojtësi rrezikoi me kokë që në fillimin e sfidës. Në Serinë B është aktivizuar me kohë të plotë Kastriot Dermaku, në fitoren e Kosenzës së tij ndaj Kremonezes, duke qenë i pakalueshëm në qendër të mbrojtjes. Vijon të jetë një pikë referimi tek Breshia, Emanuele Ndoj, që luajti deri në fund në transfertën e vështirë, ndaj Palermos, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1. Mesfushori mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën që është pranë rikthimit në Serinë A. Në Superligën turke, Sokol Cikalleshi ka luajtur për 90 minuta, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës në barazimin pa gola të Akhisar ndaj Ankarugucu. Në Segunda Division të Spanjës, Rei Manaj u aktivizua për 15 minuta në transfertën e Saragozës, ku Albacete mori një pikë të artë duke ruajtur kreun e klasifikimit. Ka mun-guar për arsye kartonësh Keidi Bare në

Një nga futbollistët shqiptarë që ka shkëlqyer këtë sezon është pady-shim mbrojtësi Berat Gjimshiti. Ai luan me Atalantën në kampionatin italian, dhe falë punës e lojës së tij të mirë, së bashku me Etrit Berishën, portierin titullar të Atalantës, kanë ndikuar pozitivisht në rezultatet e kësaj skuadre. Megjithatë, Gjim-shiti pësoi një dëmtim të lehtë që e shqetëson jo pak në stërvitje, por vendi i tij në formacion nuk është vënë në dyshim gjatë javëve të fun-dit. Ai ka besimin e plotë të trajnerit

Xhanpiero Gasperini. Mbrojtësi shqiptar, pas një starti jo shumë pozitiv, e ka bindur stafin teknik për cilësitë që ka dhe ka “blinduar” pozicionin e tij në qendër të mbro-jtjes bergamaske. Për ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Milanit Gjimshiti nuk ishte në maksimumin e tij, për shkak të një dëmtimi, por sakrifikoi dhe luajti nga minuta e parë. Për fat të mirë, shqetësimi nuk ishte serioz dhe shtatlarti i Atalantës e ka lënë pas, duke u riaftësuar plotësisht. Pavarësisht

se skuadra e 25-vjeçarit u mposht nga Milani, Gjimshiti bëri një pa-raqitje dinjitoze dhe pas ndeshjes mori edhe komplimentet nga ana e sulmuesit kuqezi, Kristof Piotek. Gjimshiti me siguri do të jetë titullar edhe në mbrojtjen e Kombëtares së Shqipërisë, pasi është e konfirmuar mungesa e Mërgim Mavrajt në takimet e para eliminatore të Euro-pianit 2020. Së bashku me Frederik Veselin përbëjnë një dyshe të mirë në qendër të mbrojtjes, për të marrë maksimumin në fushë.

Mbrojtësi/ Berat Gjimshiti kthehet nga dëmtimi, Atalanta “fërkon duart”

Shkëlqen me Botoshanin, Enriko Papa do një vend në Kombëtare

Paraqitje e mirë e kuqezinjve në Europë

transfertën që Malaga fitoi minimalisht ndaj Rajo Majadahonda, duke marrë vendin e dytë në klasifikim. Në Kroaci gjithçka ka shkuar mirë për kuqezinjtë, pasi Kristal Abazaj e ka nisur me gol aventurën e tij tek Osijek, madje duke turpëruar Anderlehtin, të cilit i kishte premtuar se do të pendohej që nuk i kishte dhënë besim dhe ky premtim e njëherësh debutim vjen me një gol me vlera tek Osijeku. I ardhur nga stoli në minutën e 56-të, Abazaj shënon një supergol 12 minuta më vonë, në fitoren minimale 1-0 ndaj Istras.

Teuta ka zëvendësuar Dinamon në kampionatin elitar shqiptar dhe kjo dëshmohet me lojëra të qeta e rezultate të qëndrueshme, që vijnë duke u rritur javë pas jave, aq sa tani skuadra durrsake rrezikon pozitat e Partizanit dhe të Kukësit në garën e kreut. E thënë ndryshe, Teuta është skuadër që do titullin dhe fitorja e fundit me një rival direkt si Kukësi e ka bindur traj-nerin Bledi Shkëmbi se mund t’ia dalë. Në fakt, vendi i dytë shihej si një ëndërr në fillim të sezonit, por Teuta ka treguar se gjendet me meritë në atë pozicion. Ndaj Kukësit erdhi një fitore me zemër, pasi skuadra diti të reagojë pas disavantazhit të pjesës së parë, për të përmbysur rezultatin që u shoqërua me rokadë në

klasifikim. Një moment që sigurisht shoqërohet me doza euforie për këtë paraqitje të deritanishme, edhe pse në Durrës vijojnë të qëndrojnë modest duke kon-firmuar si objektiv pikërisht zonën europiane. Pas 22 javëve të kampionatit, “djemtë e detit” janë në rrugën e duhur për të arritur objektivin primar, që tashmë shihet si një detyrim dhe mëse i realizueshëm për diferencën në klasifikim dhe formën e treguar. Madje ëndrra në “Niko Dovana” është një tjetër, që në duelin e fundjavës së 26 majit ndaj Laçit festa në stadium të jetë me trofeun në duar. Suksesi ndaj Kukësit u shoqërua jo vetëm me rokadën në klasifikim, por edhe me afrimin ndaj Partizanit, që u ndal në trans-

fertën e Laçit. Diferenca me të kuqtë është 7 pikë dhe përpara janë dy përballje direkte, duke nisur nga ajo e javës së 25-të që do të luhet në “Selman Stërmasi”. Matematikisht gjithçka është e hapur dhe nëse llogarit gjendjen psikologjike të skuadrës së Blendi Shkëmbit, nuk është utopi një mendim i tillë, sulmi drejt vendit të parë. Një sezon që nisi me objektivin për t’u rikthyer në Europë ku mungon nga vera e 2016, mund të përfundojë me një ëndërr të bërë realitet. Vetëm një herë kampion të vendit në sezonin 1993-94, Teuta e këtij edicioni tenton rokadën edhe në klasifikim për të bërë të vetin titullin, edhe pse Europa është një trofe shumë i rëndësishëm për “djemtë e detit”.

Teuta e Bledi Shkëmbit, “nëndetësja” e Superiores këtë sezon

Xherdan Shaqiri shprehur entu-ziazmin e tij për duelin ndaj Bajernit të Mynihut. Mesfushori ofensiv i Liverpulit foli përpara sfidës së Championsit për faqen zyrtare të klubit anglez, duke theksuar se ndi-hej i kënaqur për këtë duel dhe do të dëshironte fitoren. “Jam shumë i kënaqur që do të luaj ndaj Bajernit të Mynihut, ndaj shokëve të mi të vjetër të ish-skuadrës. Periudha që kam kaluar në Bavari ka qenë fantastike për mua. Kemi fituar shumë trofe, mes tyre edhe Champions League. Ishte një ndjenjë e pabesueshme të fitoje aq shumë dhe janë kujtime shumë të bukura për mua, që nuk do t’i harroj kurrë. Mezi po pres të luaj në këtë ndeshje dhe ta ndihmoj Liverpulin për të fituar”, tha Shaqiri.

Shaqiri: Dua të mund Bajernin e Mynihut

Lojtarët e Kombëtares patën paraqitje të mira me skuadrat e tyre, kiu vlen të veçohen ata që luajnë në Kroaci dhe Greqi. Kështu, 90 minu-ta të plota për Ardjan Ismajlin te Hajduku i Splitit dhe Myrto Uzunin tek Lokomotiva e Zagrebit, të cilat morën nga një pikë falë barazimeve pa gola respektivisht në sfidat ndaj Rijekës dhe Rudes. Andi Lila, Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj vijojnë të jenë titullarë të padiskutueshëm në Greqi me skuadrat e tyre. Fundjavë nega-tive për Migjen Bashën, që u ndësh-kua me karton të kuq pas vetëm 11 minutash lojë ndaj Panioniosit, ku bëri një ndërhyrje horror ndaj një lojtari serb. Po në këtë ndeshje, u aktivizua deri në fund Florian Dur-mishaj, autor i 6 golave këtë edicion.

“Është gazeta “Blick” e cila ka përfshirë Sadikun në formacionin e javës. Në komen-tin për sulmuesin gazeta e vlerëson për rrezikshmërinë e shfaqur në zonë. “Nuk i jepen shumë mundësi për të shënuar, por nëse shërbehet atëherë bëhet i rrezikshëm si në rastin e golit me kokë...”

Page 21: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Mesfushori Migjen Basha bëri

një ndërhyrje horror të dielën ndaj një lojtari serb të Panioniosit, duke dalë me karton të kuq që në minutën e 11-të. Por dje në rrjetin social “Insta-gram”, basha ka kërkuar falje.“Dua t’ju kërkoj falje të gjithëve për ndë-rhyrjen e ashpër në ndeshjen ndaj Panionisit, dua t’i kërkoj gjithashtu falje kundërshtarit dhe shpresoj ta rishoh sa më shpejt sërish në fushë. Ishte një incident i rëndë i cili nuk është në natyrën time”, ka shkruar mesfushori kuqezi në llogarinë e tij në “Instagram. 32-vjeçari, i cili u transferua këtë sezon te Aris në kam-pionatin grek nga Bari, është kthyer në një pikë fikse të formacionit të Arisit, ku ka luajtur 17 ndeshje.

VENDIMI

SURPRIZA

QËNDRIMI

Presidenti i skuadrës verilindore rikonfirmon teknikun shkodran, por vë kushte të reja për grupin

Gjici kthen Cungun në krye të Kukësit, ultimatum për 4 fitore radhazi

Adriatik BALLA

Kukësi ka lënë pas krizën dhe po mendon për të ardhmen. Disfata e së premtes kundër Teutës

në stadiumin “Nikoi Dovana” në Durrës ishte shokuese për ekipin, stafin teknik me në krye Arman-do Cungun, e sidomos për stafin drejtues me në krye presidentin Safet Gjici. Për dy ditë me radhë trajneri shkodran i Kukësit mbeti në “ajër”, pasi ishte shkarkuar, por “pa dekret”, dhe dje erdhi një “urdhër” i dytë që e anulonte “urdhrin e parë”, domethënë Cungu nuk shkarkohet, e sipas Gjicit këtë e kishte sajuar media sepse ai as e kishte çuar nëpër mend të largonte trajnerin. E megjithatë, siç ndodh zakonisht me presidentin e klubit verilindor, pas besimit që i dha trajnerit, stafit në tërësi dhe skuadrës, ka ardhur dhe “ultimatumi” i radhës, ku i kërkon ekipit të fitojë katër ndeshjet e radhës. Kjo duket aq e vështirë po aq sa paradoksale, megjithatë, askush nuk tha asgjë e për pasojë të gjithë ngrenë dorën “pro”, edhe pse të gjithë e dinë që në këtë kam-pionat, ku rivaliteti është ekstrem, të sigurosh katër fitore radhazi është njëlloj si të thuash ke fituar titullin kampion. Përtej qëndrimeve dhe deklaratave, Gjici kujtoi se nuk do të vendosë gjoba (sikurse kishte qenë ideja e parë pas humbjes ndaj Teutës), përkundrazi, tha se do të ketë shpërblime nëse skuadra do të fitojë katër duelet e radhës në këtë fazë të tretë të kampionatit në Kategorinë Superiore. Pra, Safet Gjici e rikonfirmoi dhe një herë teknikun shkodran Armand Cungu

në krye të Kukësit. “Trajneri ka qenë pushim ditën pas ndeshjes, ka qenë në Shkodër si zakonisht. Tani vijon punën, nuk ka pasur asnjë vendim për ta larguar. Ka besimin tim abso-lut, sepse loja nuk ka qenë e keqe, përtej rezultateve”, u shpreh që në fillim të herës presidenti i Kukësit, Safet Gjici, duke qartësuar në këtë mënyrë një herë e mirë çështjen e trajnerit. Pyetjes se përse lojërat e mira nuk po shoqërohen me rezulta-tet e kërkuara, Gjici iu përgjigj prerë se skuadra po funksionon mirë dhe stafi ka punuar mirë. Një qëndrim krejt ndryshe nga dy ditë më parë kur kishte ngritur në ekstrem fur-tunën në kampin verilindor dhe skuadra ishte dërrmuar pas humb-jes me Teutën. “Loja po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. E patë vetë në Durrës që luajtëm shumë mirë, mund të na jepej një penallti, por ndoshta edhe arbitri e humbi qetësinë. Klubi nuk ka marrë asnjë

vendim për trajnerin, përndryshe do ta kishim zyrtarizuar ne, si klub, jo mediat”, shtoi Gjici. Aktualisht në vend të tretë në Superiore, me 38 pikë, 8 pikë më pak sesa Partizani kryesues, Gjici më shumë duket se është irrituar nga fakti se media ka raportuar për shkarkimin e Cungut. “Unë i marr vendimet pa ndikimin e askujt dhe nuk pushohet trajneri nga mediat. Kam biseduar sot me trajnerin dhe lojtarët, sepse edhe ata kanë përgjegjësi. Duhet qetësi e madhe për ndeshjet e ardhshme. Kamza nuk duhet nënvlerësuar, edhe pse renditet e fundit. I kam kërkuar Cungut të jetojë në Tiranë, nuk është normale ta bëjë vajtje-ar-dhje për në Shkodër. Ka pasur jo pak probleme, që do t’i zgjidhim. Skuadra është cilësore, blerjet janë të shkëlqyera. Në Durrës më zhgën-jeu mbrojtja, e papranueshme që humbëm ashtu, me 2 gola ne 3 minu-ta”, shtoi më tej presidenti i skuadrës

Flamurtari fitoi derbin e Kosovës përballë Prishtinës së Mirel Josës, me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë nuk e nisën aspak mirë ndeshjen, pasi në minutën e 22-të mbetën me 10 futbollistë, pas` kartonit të kuq ndaj Quansah. Megjithatë Shilova në minutën e 31-të dhe Krasniqi në minutat shtesë të pjesës së parë, shënuan në portën e Prishtinës, duke i dhënë Flamurtarit avan-tazhin e dyfishtë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, pa-varësisht përpjekjeve të skuadrës

së Prishtinës, që tashmë me këtë humbje, dorëzon edhe kreun e ren-ditjes në favor të Feronikelit. Këta të fundit, në të njëjtën orë, regjistruan triumfin 0-2 në stadiumin “Përparim Thaçi” të qytetit të Prizrenit, përballë ekipit të Lirisë. Kastriot Rexha shënoi dy herë në pjesën e parë, duke i dhënë 3 pikët skuadrës nga Drenasi dhe duke e rikthyer në krye të renditjes, në kuotën e 42 pikëve, 2 më tepër se Prishtina. “Ne krijuam raste deri diku në 20 minutat e para, dhe patëm njëfarë epërsie në fushë

ndaj kundërshtarit, por mendoj se kartoni i kuq krijoi siguri te lojtarët e mi”, tha trajneri Josa. Për Prisht-inën, disfata ndaj rivalit të qytetit Flamurtarit dhe humbja e kreun në ligë vjen vetëm tetë ditë pasi bard-hekaltrit u eliminuan në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Loja e sotme e bën Josën të mendoj sesi të luajë në të ardhmen. “Pësimi i golave me një lojtar më pak na bënë të mendojmë për të ardhmen. Jam shumë i dësh-përuar me humbjen në stadiumin tonë”, tha Josa.

Prishtina humb derbin e kryesimit me Flamurtarin, Josa në vështirësi

Bëri ndërhyrje horror, Basha i kërkon falje serbit

E thotë FSHF: ndeshja Kastrioti-Laçi do të

luhet në Durrës

verilindore. Gjici e ka të qartë se Kukësi i tij është ende në garë për titullin kampion, i ndihmuar edhe nga fakti që Partizani nuk mori pikë në Laç. “Skuadra ka eksperiencë, disa lojtarë janë kampionë. Duhet kohë për të gjetur ekuilibrat e reja. Jemi 3 ekipe për titull, edhe Teuta, pavarësisht se sillet si “nëndetëse”. Partizani merret vetëm me ne. Kemi bërë marrëveshje me lojtarët, duam 4 fitore rresht. Nuk kam vendosur gjoba, përkundrazi, do të ketë premio nëse arrijmë objektivin në ndeshet e radhës”, përfundoi Gjici fjalën e tij në daljen e djeshme para gaze-tarëve, ku qartësoi jo vetëm qën-drimin e tij si president i skuadrës, por njëherësh shpalosi dhe objekti-vat e skuadrës së Kukësit në pjesën e mbetur të sezonit dhe këto objektiva janë padyshim për titull”, përfundoi numri një i klubit të Kukësit.

Ai është një mesfushor me tipare ofen-sive, por në fushë e sheh kudo, luan si në mbrojtje dhe në sulm. I bën të gjitha dhe është lojtar polivalent, për më tepër mjaft teknik. Që kur ka mbërritur tek Laçi është shndërruar në lider dhe statistikat i japin të drejtë. Kurbinasit janë në grupin e skuad-rave pretendente të kreut falë këmbëve të tij të “arta”. Në fakt, Ndriçim Shtubina u bë pjesë e Laçit pas aventurës zhgënjyese me Kukësin. Presidenti Pashk Laska bisedoi me sulmuesin, pasi ishte në dyshim për moshën e tij, por në fund përpara syve i

kaluan të gjithë golat e shënuar prej tij në portën e kurbinasve. Në fund u bind t’i jepte trajnerit Gentjan Mezani një alternativë të çmuar për arritjen e objektivave. Këtë edicion të gjithë trajnerët që kanë drejtuar bardhezinjtë, kanë patur pikëpyetjet e tyre mbi 31-vjeçarin, por në fund janë bindur nga performanca në fushë. Shkodrani është përgjigjur në mënyrën e tij, pasi sigurisht që nuk është spektakolar si Myrto Uzuni, por gjithmonë i gatshëm të luajë në çdo pozi-cion, në mbrojtje, në mesfushë apo në sulm. Praktikisht Mezani, Mërgjyshi, Memelli

dhe Prenga e kanë aktivizuar pothuajse në të gjitha rolet, me lojtarin që ka treguar paraqitje konstante. Madje shkodrani ka thyer parashikimet pasi është goleadori i skuadrës me 7 realizime, gola me peshë që i kanë dhuruar 6 fitoret minimale skuadrës dhe një barazim, atë ndaj Teutës. Praktikisht janë 19 pikë të fituara nga Laçi, me 7 golat e Shtubinës, më shumë se gjysma e pikëve të fituara në total. Në mars numri 18 mbush 32 vjeç, por me paraqitjet në fushë mosha duket thjesht një numër, pasi në fushë mbetet një nga më të mirët. Edhe ndaj Partizanit nuk

ishte parashikuar ta niste sfidën si titullar, por gjendja gripale e Fangajt dhe Jonuzit në mëngjesin e ditës së ndeshjes detyroi trajnerin Besnik Prenga ta hidhte në fushë. Rezultati i këtij aktivizimi tashmë dihet, me Shtubinën që jo vetëm u tregua gjakftohtë në momentin e penalltisë, por ishte edhe më aktivi në fushë me lojën e tij, si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse. Pa diskutim që mbetet lideri i skuadrës, madje e kryen me qetësi këtë detyrë, duke kon-firmuar Laçin drejt objektivit, që mbetet pjesëmarrja në kupat e Europës.

Ndriçim Shtubina “heroi” i Laçit, u jep kurbinasve 55% të pikëve

Duket e habitshme por është e vërtetë. Skuadra e Maliqit, e cila oper-on në Kategorinë e Dytë, ka sponsor një klub striptizmi në qytetin e Korçës. Deri pak muaj më parë, klubi kishte si sponsor në fanellën e tij një kompani bastesh sportive por me ligjin e ri është detyruar të ndryshojë dhe ka kërkuar ndihmë nga biznesi lokal. Mediat online shkruajnë se ata që janë ofruar të gatshëm të ndihmojnë klubin ishin pikërisht drejtuesit e një lokali striptizmi në Korçë. Madje ata edhe e kanë reklamuar këtë gjë me këtë mesazh: “Platinum promovon jetën e shëndetshme sportive dhe argëtimin. Kënaqësi që KF Maliqi mban logon tonë. Ekipi përfiton argëtim falas pas çdo fitoreje. Suxese Çuna!”.

Ekipi i Maliqit reklamohet nga një

klub striptrizmi në Korçë

Sfida mes Kastriotit dhe Laçit do të zhvillohet në Durrës, sepse skuadra krutane nuk ka stadium të saj dhe ai i Fushë-Krujës është i penalizuar. Ja edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF-së pas ngjarjeve të dhunshme në duelin kundër Skënderbeut: “KS “Kastrioti”, për dështim në përmbush-jen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër KF Skënderbeu duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë si dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 5/2; 64/c; 65/2 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Për vlerësimin e kriterit infrastrukturor çështja t’i referohet Komisionit te Licencimit.

“Partizani merret vetëm me ne. Kemi bërë marrëveshje me lojtarët, duam 4 fitore rresht. Nuk kam vendosur gjo-ba, përkundrazi, do të ketë premio nëse arrijmë objek-tivin në ndeshet e radhës...”

Page 22: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

22 GAZETA SOTE Martë 19 Shkurt 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Al Pacino, në kinema si njeriu misterioz në “The Hunt”

1-Ish futbollisti i Tiranës Arjan...2-Është organizatë terroriste baske...3-Dele e prapë që nuk rri në një vend dhe bën dëme në tokat e huaja...4-Or-ganizatë e Atlantikut të Veriut...5-Një shoqëri e vjetër karburanti në Itali...6-Përemër vetor...7-Pronë shtetërore, ndryshe i thonë...8-...Abeba kryeqyteti i Eriopisë...9-Sëbashku...10-Shkrimtari turk Nesin në in-ic...11-Ai vërteton identitetin...13-Figurë tek letrat e bixhozit...14-Një mjet komunikimi...16-Është kafsha më elegante e Savanës...17-Njeri mospër-fillës e përbuzës...18-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera...20-Inate, smirë...21-Personazh tek komedia “Pallati 176”...22-Gjykatës turk...23-Plazh në Lezhë...24-Kompozitori Daija...25-Filmi artistik “...e para”...26-Është lidhësë, të paktën...27-I thonë ndryshe kecit...29-Qeni, femër...30-Në këtë moment, me dialekt...31-Ish trajneri italian Marçelo...33-Legjendë, gojëdhënë...34-Qendër...35-Pije alkoolike që përdorin piratët...36-Ish fut-bollisti i Milanit Baresi në inic...37-Korça në makina...

1-Një ngjyrë...4-Është komedi e Shekspirit “...e dymbëdh-jetë”...7-Breshëri ose...automatiku...12-Italia në tabelë...13-Vendosja e gjërave mbi njëra-tjetrën...14-Lloj konjaku vendi...15-Kartela që identifikon deputetin si anëtar i Kuvendit...17-Kaçek prej lëkure ku mbante ushqimet bariu...18-Sektori Elektrik...19-Këngëtari italian Renato...20-Në mes...21-Shok i ngushtë...22-Litarë çeliku...23-Ikje e shpejtë në rrëmujë dhe të frikësuar...24-Në këtë çast...25-Fil-mi artistik “...e para”...26-Ish aktori...Ashiku...27-Është fshat dhe lumë në Shkodër...28-Ndryshe për mendimin...29-Vend me baltë dhe llucë...30-e...i Berliguerit”, roman i Dikensit...32-Përemër vetor...33-Cipa që mbështjell disa organe të trupit...34-Kështu thirret mbreti për respekt...36-Thikë xhepi...37-Pagesë e menjëhershme me lekë në dorë...38-Rrethi çiklistik i Francës...39-Fletore...40-Pa asgjë brenda...41-Njëri nga Frashërit...

Video platforma “Amazon Prime”, ka bërë të ditur se aktori Al Pacino do të luajë në serinë e re “The Hunt”, i cili bën fjalë për një grup të gjuetarëve nazist në New York në vitet ‘70 të shekullit të kaluar. Aktori i njohur amerikan do t’i bashkohet një kaste të aktorëve, që do të shfaqen në televizion dhe kjo është hera e dytë gjatë karrierës së aktorit pas vitit 2003. Al Pacino do të jetë në rolin e Meyer Oferman, një njeri misterioz dhe të fuqishëm që udhëheq grupin famëkeq (The Hunters). Ky grup gjen se disa qindra zyrtarë nazistë të rangut të lartë kanë planifikuar formimin e Reichit të katërt në

Shtetet e Bashkuara. Al Pacino në rol dhe grupi përpiqen që t’i parandalojnë synimet e nazistëve. Seriali do të bazohet në ngjarje reale jetësore gjersa do të drejtohet nga regjisori, Jordan Paul. Platforma filmike e Amazonit tha se do të regjistrojë edhe një serial të bazuar në librin bestseller të Naomi Aldermanit, (Power). Aktori i njohur amerikan Al Pacino i lindur në vitin 1940, si Alfredo James Pacino, fitoi famë në mbarë botën në rolet e fil-mave “The Godfather”, “Serpico”, “Scarface”, etj. Por me filmin “Aroma e një gruaje” ai fitoi çmimin e madh “Os-car”, duke pasur një tjetër sukses në jetën e tij artistike.

BisedaNjë grua zgjohet një mëngjes

dhe sheh që bashkëshorti i saj nuk ndodhet në krevat. Vishet dhe shkon në sallon për ta kërkuar. E gjen të ulur në tavolinën e ku-zhinës, ndërsa përpara ka filxha-nin e kafes. E sheh ndërkohë që ai fshin lotët në faqe. I afrohet dhe e pyet:

- Çfarë ka i dashur? Pse je kaq i mërzitur?

Burri drejtohet me fytyrë nga e shoqja dhe i thotë:

- Të kujtohet njëzet vjet më parë, kur ishim në moshën 16 vjeçare dhe dilnim fshehurazi. Të kujtohet kur babai yt na zbuloi befasisht?

Gruaja:- Po më kujtohet.Burri vazhdon rrëfimin e tij:- Të kujtohet kur babai më është

drejtuar me armë dhe më ka thënë ‘Ose martohu me vajzën time, ose do të dërgoj në burg për njëzet vjet?

Gruaja pyet e çuditur:- Po i dashur më kujtohet edhe

kjo pjesë e së kaluarës.Ndërsa fshin lotët nëpër faqe

ai thotë:- Epo, nëse do të isha futur në

burg, të paktën sot do të kisha dalë dhe do të isha i lirë.

Burri i dehurNjë burrë me bashkëshorten

pranë ndalohet nga policia rrugore. Njëri prej policëve i drejtohet dhe i thotë:

- Patentën dhe dokumentet ju lutem, sepse po e drejtonit makinën tepër shpejt.

Burri menjëherë reagon:- Nuk është e vërtetë.Më pas gruaja ndërhyn:- I dashur, zoti polic ka të drejtë.Polici vazhdon sërish:- Drejtuesi i makinës nuk kishte

vënë rripin e sigurimit.Burri:- Nuk është e vërtetë.Gruaja sërish reagon duke i

dhënë të drejtë policit. Burri nuk duron dot nga këto kundërshtime fillon të bërtasë me zë të lartë. Polici e pyet gruan dhe i thotë:

- Zonjë gjithnjë kështu bërtet?Gruaja përgjigjet:- Jo, zotëri vetëm kur është i

dehur.

7 9 5

9 4 2 1 6

2 9

4 3 1 5

7 2 4 9

1 3 4 8

9 8

3 4 8 5 1

1 6 2

1 6 8 4 9

7 4 3

2

3

6 7 5 8 1

9 2 5

4 5

8 6 7

9 1 8

8 1 6

8

2 7 8 3

9 4 5 2

2 3 1

7 2 4 8

6 1 5 7

6

7 4 1

Page 23: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT E Martë 19 Shkurt 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Në dashuri do të përbal-leni me situata shkatërruese, sidomos ata që janë bashkë prej kohësh. Ata që janë vetëm, kanë nevojë për të reflektuar.

23 shattor - 22 tetor

Mërkuri do ketë ndikim negativ gjatë kësaj dite, ku nuk do të jeni aspak komunikues si dhe do ju mungojë dëshira për të ndërvepruar me njerëzit.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Marsi do të ketë një ndi-kim aspak të favorshëm në shenjën tuaj, por kjo nuk ka rëndësi, pasi ndikimi në hu-mor do të jetë minimal.

Dashuria gjatë kohëve të fundit ka lënë shumë për të dëshiruar, megjithëse ju keni qenë të vëmendshëm dhe të ku-jdesshëm ndaj njeriut të zemrës.

Dita do të nisë në mënyrë të shkëlqyer ku do të jeni më të hapur ndaj ndjenjave. Shmangni sjelljet e ngurta dhe jini më elastik.

Dashi Demi

Gjatë kësaj dite Venusi do ju shoqërojë me një sharm të pazakontë, me anë të të cilit do të bëni për vete shumë persona.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Nëse ndiheni të zhgën-jyer, hidhni sytë përreth dhe do të shihni që nuk keni dhënë maksimumin. Duhet të përk-ushtoheni më shumë në punë.

Do përhumbeni aq shumë pas punës sa që do të ini pas dore njerëzit e zemrës. Ditën duhet që ta programoni mirë në mënyrë që të mos dështoni.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do të përballeni me sit-uata të pazakonta të cilat do ju tërheqin. Mos shkatërroni gjithçka keni ndërtuar për një kapriço të momentit.

Qeset e plastikës, për furnizimin e baterisë

Frika dhe pasiguria mund t’iu çojnë në ndërprerjen e një lidhje të qëndrueshme. Do të bënit mirë që të reflektonit para se të ndryshoni kapitull.

Horizontal

Kjo e martë do të jetë e shkëlqyer sa i takon dashurisë. Do të keni mundësi që të riku-peroni një lidhje në krizë dhe të arrini intensitetin perfekt.

Shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të kenë shumë pritshmëri gjatë kësaj dite. Dashuria vijon të jetë tejet e konsoliduar.

Studiuesit kanë konvertuar qeset plastike në copa të karbonit për bateri, duke ofruar një mënyrë për të vënë në ripërdorim qeset plastike të hedhura. Ndotja nga qeset plastike është bërë një problem serioz mjedisor, aq sa Kalifornia ka ndaluar qeset plastike për një përdorim të vetëm në dyqanet e mëdha të shitjes dhe organizata të ndryshme po shfaqen në mbarë botën për të luftuar sasi të mëdha plehrash plastike në Oqeanin Paqësor, sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturave Shtetërore Amerikane. Qëllimi i studiuesve në Universitetin Purdue dhe Universidad Tecnologica de Queretaro në Meksikë ishte të zhvillonte një mënyrë të thjeshtë, relativisht të lirë për t’i kthyer qeset plastike të përdorura, në një ruajtës karbonik të energjisë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Zbukuroj...6-Solo me klarinetë...7-Fara e këngës...8-Kristaqi piktor e skulptor i meritu-ar...9-Kujtimi kompozitor në inic...10-Ish futbollisti anglez Mur në inic...11-“...Pik” një opera nga Ça-jkovski...12-Vërteton identitetin...16-Janë shtretër të nxehtë për perime...17-...Juvara tek filmi italian “Gruaja më e bukur”...18-Aktori amerikan...Bedi...19-Italia në tabelë...20-Një perime bishtajë me farëza të vogla...22-Kompozitori Arapi në in-ic...23-I pamëshirshëm, vrasës...24-Qeveria Ameri-kane...25-Ato duhen të ulen e të bisedojnë...26-Mes apo qemer siç i thonë rrobaqepësit...27-Janë njëlloj si iniciativat...29-Më mirë syri se sa...30-Ka për kryeqytet Arabia Saudite...31-Njëlloj si mar-rëveshje...33-Arma e Rafael Nadal...35-Dirigjenti Koço...36-Aktorja italiane Sofia...37-Ish futbollisti i Mançesterit Irvin në inic...38-Specialisti i siguri-meve shoqërore...Kepi...39-Fillon leximi...40-Qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brig-jet e Gjiblartarit...41-Automjetet e transportit ndërkombëtar...42-Kripë e natriumit përdoret për prodhimin e plehrave kimike, sapunit etj...43-Tepsi prej bakri për lakror...

1-Futbollisti Ervin...2-Lloj pudre për foshn-jat...3-Lumë në Rusinë Lindore rrjedh nga malet Altai...4-Notë në pentagram...5-Janë shpendë të zinj që ushqehen me kërma...8-Lojë me letra me para...10-Aktorja Logoreci...111-Njeri i mefshët që s’para mbush...12-Mënjanon rrezikun...13-Ish aktori Sheri...14-Organizatë terroriste baske...15-Roje Operative...16-Ndry-she për mbledhjen...18-Është brinjë në skuadër...20-Vjershë lirike popullore për her-onjtë legjendarë...21-Patrioti Nivica...23-Pagesë mbi vlerën e faturës...24-Ish këngëtari lirik Ker-tusha...25-Njeri me të meta mendore...26-Është ujëmbledhës...28-Një shtet në Lindjen e Mesme...29-Fshat në rrethin e Krujës...31-Një kryeqytet europiano-perëndimor...32-Sheshi i shtangës të ngritësit të peshave...33-Klosi i....një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër...34-Vërteton identitetin...36-Tip autoveturë ruse...38-Mjet sinjalizues për anijet...39-Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit...40-Tenori Tusha në in-ic...41-Përemër vetor...

“Titaniku që nuk fundoset”, një park si anija

“Titaniku që nuk fundoset” quhet parku kinez, që ka në qendër kopjen me përmasa reale të anijes së famshme. Konstruksioni i kopjes së anijes së famshme, ka filluar të marri formë në një park kinez, ku investitorët po vazhdojnë të zbrazin miliona para. Kjo është zbuluar nga pamjet me dron, që tregojnë se që tani ka nisur të marri formë anija, punimet për të cilën kanë filluar që prej vitit 2016. Kopja e lundrës luksoze, që është fundosur më 1922 duke lënë të vdekur mbi 1,500 njerëz, do të jetë në qendrën e kësaj hapësire në Sichuan të Kinës, një lajm i rrallë që ka marrë shumë vëmendje. Me 269 metra gjatësi dhe 28 metra gjerësi, ky atraksion turistik do të vendoset dhjetë metra larg bregut të një lumi.

Page 24: Pasi iu ndalua familjarisht udhëtimi në SHBA, Berisha ... · Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papaguara nëpër dyqane

GAZETA SOT24 E Martë 19 Shkurt 2019

2,4,7,8,10,13,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Franca është përfshirë javët e fundit nga protesta të forta e të zgjatura të grupimit

të ashtuquajtur “jelekverd-hët”, por në rrugët e Parisit dhe shumë qyteteve të tjera franceze ka pasur ditët e fundit edhe zëra ekstremistë, sidomos sulme ndaj hebren-jve dhe njerëzve me ngjyrë. Racizmi ka kapur nivele të frikshme në Francën e muajve të fundit, aq sa janë vënë në alarm strukturat e sigurisë. Së fundmi, objekt i sulmit të ekstremistëve francezë dhe anti-semitistëve është bërë edhe sulmuesi i Paris San Zhermen dhe kom-bëtares së Francës, Kilian Mbape, për të cilin po shkru-hen parulla dhe mbishkrime raciste në muret e shkol-lave, stacionet e metrove dhe në vagonë të ndryshëm të trenave. Duket si një kor racist i orkestruar, sepse në fund të fundit Mbape nuk ka origjinë të drejtpërdrejtë hebreje, sepse prindërit e tij vijnë nga Afrika e jo nga Lindja e Mesme. Kështu, në stacionet e trenave në

CHAMPIONS/ Liverpuli pa Lovren përballë Bajernit të Mynihut

TRAJNERI Trajneri Hoze Murinjo është ende pa skuadër dhe po shijon kohën e lirë me miqtë dhe të afërmit, por ai nuk e përjashton një kthim të shpejtë në krye të ndonjë skuadre, duke lënë të kuptuar se i pëlqen kampionati francez e në këtë kuadër edhe tekniku portugez duket i tunduar nga skuadra e sheikëve, Paris San Zhermen. “Më mungon interesi për të parë ndesh-jet e Junajtid, në këtë mënyrë nuk e pashë as disfatën e tyre ndaj PSG-së. Preferoj të shoh disa takime herë pas

here, por fokusi është në kampion-atet e tjera nga ai anglez. Njoh çdo lojtar në detaje, në Premeir League. Tanimë mund ta imagjinoj veten si trajner në kampionatin francez, jam një njeri që ka ushtruar profesionin e tij në katër shtete të ndryshme, kjo sepse më pëlqen të mësoj dhe të njoh kultura të reja, ndaj impenjimi im në një kampionat të ri do të ishte një eksperiencë fantastike. Aktualisht po shijoj qetësinë dhe kohën e lirë nga an-gazhimet. I jam përkushtuar familjes

dhe miqve, ndërkohë që po shqyrtoj me kujdes opsionet për aventurën e re. Të qëndrosh dy-tre muaj pushim është diçka e mire, por më shumë se kaq kthehet në stres. Kisha mundësinë të qetësohesha dhe reflektoja, dhe tani do rikthehem më i fortë se më parë. Projekti im si trajner nis pikësëpari me përmirësimin vetjak për t’iu përk-ushtuar më pas pasionit tim, futbollit”, u shpreh “Speciale One”, i shkarkuar nga Mançester Junajtid, por ai fitoi mbi 20 mln euro nga kjo lëvizje.

FORMULA 1 DEKLARATA CHAMPIONS

Vetel më i shpejti në testet e Barcelonës

Atletiko tremb Juven, "Zonja" fut "fitila" për Niguez

Vanda Nara: Ikardi ndihet sikur i kanë prerë këmbën

Nëse testet e Katalon-jës shërbejnë për të parë pritshmëritë e sezonit në Formula 1, atëherë tifozët e “Ferrarit” mund të fillojnë të ëndërrojnë rikthimin te titul-li. Kjo pasi nga Montmelo, në Barcelonë, ku po zhvil-lohet edhe testet parase-zonale, vijnë sinjale mjaft të mira nga Ferrari i Sebastian Vetel. Piloti gjerman regjis-troi një kohë 1’18’’16, duke qenë më i shpejti në këto ditë të para të testeve zyrtare parasezonale, duke ngrohur atmosferën në shtëpinë e “Ferrarit”. Vetel rivalizon prej kohësh me britanikun

Bashkëshortja e Mauro Ikardit, njëherësh menaxher-ja e tij, Vanda Nara, e ftuar në emisionin sportiv “Tiki Taka” nuk i përmbajti lotët, teksa fliste për atë që po i ndodh sulmuesit tek Interi.“Nuk kemi patur asnjë dyshim për të shkuar në stadium në sfidën me Sampdorian. Shkoj gjithmonë si bashkëshortja e kapitenit të Interit dhe si nëna e Valentinos, që është tifoz zikaltër. Mauro po e vuan shumë heqjen e shiritit, është sikur t’i kesh prerë këmbën. Ai është shumë krenar për shiritin dhe për këtë fanellë. Me Moratin folëm, pasi i

Juventusi do të luajë nesër duelin e parë në 1/8 e finales në Champions League me Atletikon e Madridit. Por me këtë ekip drejtuesit e klubit bardhezi i lidh edhe merkatoja. Ata po kërkojnë një mesfushor dhe duket se e kanë gjetur në Madrid. Synimi i radhës në merkaton e Juventusit është pikërisht Saul Niguez, për të cilin dre-jtuesit bardhezi mund të bë-jnë një sondazh në sfidën e dyfishtë me Atletikon. Lajmi bëhet i ditur nga “Tuttosport” në Itali. Por mund të jetë edhe një strategji e Juventusit për t’i krijuar shqetësime në prag

Ljuis Hamilton, por sezoni i kaluar ishte i dyti radhazi që pa gjermanin të dorëzohej para rivalit të tij, duke u kën-aqur me vendin e dytë.

të këtij takimi. Kundërshtari është mjaft i fortë dhe ital-ianët i druhen jo pak skuad-rës së trajnerit Simeone, një ekip që luan fort në mbrojtje.

kryeqytetin e Francës, Par-is, kanë nisur të shfaqen mbishkrime raciste kundër sulmuesit të kampionëve të Ligue 1, Kilian Mbape. Në disa vagonë është shkruar “Mbape, bir k… hebre”, ndaj autoritet vendase kanë nisur menjëherë hetimet: “Është një sulm ndaj diversitetit dhe imazhit e vendit, jo vetëm ndaj Mbapesë, por kundër Francës.” “SNCF”, shoqata e transportit në Paris, ka vënë në dispozicion të policisë të gjitha regjistrimet që mund të

Franca e shokuar nga kërcënimet ndaj Kilian Mbape, nis hetimet për autorët e parullave anti-hebreje

Liverpuli raportohet se do të jetë pa Dejan Lovren, në ndesh-jen e tyre kundrejt Bajernit të Mynihut. “The Reds” do të ndesh-en me Bavarezët të martën në mbrëmje në “Anfield”, tashmë edhe pa Virgil van Dijk e Joe Gomez, ku njëri është i suspendu-ar e tjetri i lënduar. Lovreni është lënduar në ndeshjen e humbur 2 me 1 kundrejt Uolverhempton Uanderers më 7 janar, dhe që atëherë ka humbur 5 ndeshje

për shkak të lëndimit. Sipas “The Mirror”, Lovreni ende nuk ka filluar trajnimet me ekipin e edhe pse thuhet se është shëruar, atë nuk do ta fus në lojë Jurgen Klop. Ndërkohë, sulmuesi brazilian Roberto Firmino ka munguar në stërvitjen e fundit dhe kjo ka shkaktuar shqetësim tek trajneri Klop. Lajmi është konfirmuar nga “Sky Sport”, që gjithashtu ka raportuar edhe mungesën e mbrojtësit, Dejan Lovren.

ndihmojnë në individualizuar fajtorët. Në fakt, i gjithë opin-ioni në Francë është skandali-zuar nga ky fakt, çka ka sjellë reagimet e personaliteteve të vendit.“Faji” i Kilian Mbapesë, që ka lindur në Paris, lidhet me faktin se është i biri i një babai kamerunas dhe i një nëne algjeriane. “Është shembull i racës së përzier për të cilën jemi krenarë. Nëse sulmon një qytetar për ngjyrën e lëkurës, po sulmon Republikën,” nënvizon Lidhja Ndërkombëtare kundër Ra-

Murinjo: Do të kthehem më i fortë, më pëlqen Parisi

PIKË ka Liverpuli në kampionatin anglez, premier League, pas 26 javësh garë. Në fakt, në të njëjtën kuotë pikësh Mançester Siti mban

vendin e parë, pasi ka tregues më të mirë golavarazhi. Por ekipi i Guardiolës ka luajtur një ndeshje më shumë, kështu që Liverpuli ka ende shans për kreun.

65

Sulmuesi i Paris San Zhermen është vënë në shënjestër të grupeve ekstremiste franceze, që e kanë ngatërruar atë me izraelitët, por në fakt është nga Afrika

kisha dërguar një mesazh falënderues për fjalët pozitive për Mauron. I kërkova ndi-hmë, sepse kjo situatë duhet zgjidhur sa më parë”, tha ajo.

cizmit. Federata Franceze e Futbollit vetëm gjatë javëve të fundit ka marrë dy ven-dime ndëshkimore për koret raciste nëpër stadiumi.

Roli i Mbapesë në sukseset e PSG-së

Mungojnë Nejmar dhe Kavani? Nuk ka problem, Paris San Zhermen i mjafton Kilian Mbape. Talenti francez realizoi golin e vetëm të takimin me Saint Etiene në transfertë, që vazhdo të krye-sojë bindshëm Ligue 1. 12 pikë më shumë se Lilë ka grumbulluar Parisi, që ka edhe 2 ndeshje më shumë për të zhvilluar se rivali më i afërt. Duke iu kthyer ndeshjes me Saint Etiene, goli i realizuar nga Mbape ishte vërtet i bukur, me një koordinim per-fekt në goditje pas asistimit të Dani Alveshit. Në vijën e parë të sulmit, përkrah 20-vjeçarit luajti argjentinasi di Maria në rreshtimin 3-5-2. PSG thjesht po ecën i qetë drejt titullit të radhës kampion në Francë, teksa vëmendja e drejtuesve është fokusuar në Champi-ons, për të administruar sa më mirë suksesin e pastër 0-2 të arritur në “Old Trafford” me Mançester Junajtid.