pas brahos edhe fatos klosi trondit berishën: ka qenë

24
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për“Prokurimin publik”që u kthye për rishqyrtim nga presidenti. Ky dekret u rrëzua me 86 vota kundër. Presidenti Ilir Meta pak kohë më parë dekretoi kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 162/2020“Për prokurimin publik”. Në arsyet e kthimit të ligjit Meta... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Martë 23 Shkurt 2021 Ç m i m i 2 0 l e k ë PD prezanton planin për biznesin, Basha bllokim kompanive “off-shore”, ironizon kryeministri Rama Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar ditën e djeshme programin politik të PD-së për biznesin dhe luftën kundër korrupsionit. Fillimisht, përmes këtij programi,Basha u shpreh se synohet që Shqipëria të përfshihet mes 30 vendeve më të mira për të bërë biznes. Një nga pikat... Agron Duka: Fleta e votimit të ketë emrat e kandidatëve dhe logot e partive, PAA zë i fuqishëm në politikë dhe opozitë Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka vijon t’i qëndrojë besnik mendimit të tij se qytetarët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në fletën e votimit të kenë mundësi që të zgjedhin kandidatin për deputet me emër dhe i identifikuar me logon e partisë që përfaqëson. Duke folur në një intervistë për gazetën “SOT”... Debate në Kuvend, Balla zbulon si familja e Berishës bllokoi interkonjeksionin me Kosovën, Hajdari sulmon PD-PS Seanca e djeshme parlamentare është sho- qëruar me debate, diskutime dhe akuza mes de- putetëve. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës pengonte projektin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën... Nesër afati i fundit për koalicionet, Basha mban pezull bashkëpunimin me Mediun, Idrizin dhe Dulen, dështojnë sërish bisedimet Faqe 7 Faqe 4 Faqe 3 Vetingu në polici drejt dështimit, mazhoranca propozon pezullimin e procesit, kërkohet që të skanohen më parë përfaqësuesit e SHÇBA Kuvendi rrëzon dekretin e Ilir Metës për prokurimet publike, mazhoranca sërish kundër presidentit & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Gjon BRUÇI Të injorosh Kushtetutën, që në “Preambulën” e saj! Ligji nr. 7501 “Për tokën” dhe Dritëro Agolli Nga Ramazan SHERJA Nga Besi BEKTESHI Fronti i madh anti klasë politike shqiptare, jashtë 25 prillit! Rama javën që vjen nis spastrimet në PS, mbyll listën e kandidatëve dhe paralajmëron prurje të reja, rekrutime edhe nga opozitarët e Parlamentit Kryeministri Edi Rama pritet që të publiko- jë javës tjetër listën e kandidatëve për deputetë sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Dje pak para se të niste seanca plenare nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u mblodh grupi par- lamentar i PS, ndërkohë që gazeta ka mësuar disa detaje nga ato që janë diskutuar aty. Sipas informacioneve mësohet se zoti Balla... Faqe 5 Faqe 10 Rama shpërthen ndaj Metës: Ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës, flet me gjuhë rruge dhe bënë takime të fshehta për llogari të LSI Pas një periudhe qetësie presidenti Ilir Meta ka rikthyer sulmet ndaj medias, qeverisë dhe ndaj gjithë atyre të cilët janë kundër tij. Ditën e djeshme kreu i shtetit reagoi përmes rrjeteve sociale, por edhe... Kryeministri Edi Rama ka shtuar dozën e sulmeve ndaj presidentit Ilir Meta. Pas një takimi me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama e akuzoi presi- dentin Meta si një person që ka dalë nga vetja dhe po lufton ditë... Faqe 3 Faqe 2 Sondazhet dhe largimet nga LSI alarmojnë Metën, bën thirrje për përmbysje më 25 prill, sulmon Edi Ramën për akuzat e takimeve natën Faqe 9 Faqe 8 Pas Brahos edhe Fatos Klosi trondit Berishën: Ka qenë pjesë e PPSH dhe spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet në SHISH dhe lidhjet me UDB-në

Upload: others

Post on 24-Nov-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për “Prokurimin publik” që u kthye për rishqyrtim nga presidenti. Ky dekret u rrëzua me 86 vota kundër. Presidenti Ilir Meta pak kohë më parë dekretoi kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”. Në arsyet e kthimit të ligjit Meta...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

E Martë 23 Shkurt 2021

Çmimi 20 lekë

PD prezanton planin për biznesin, Basha bllokim kompanive “off-shore”,

ironizon kryeministri RamaKryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar

ditën e djeshme programin politik të PD-së për biznesin dhe luftën kundër korrupsionit. Fillimisht, përmes këtij programi, Basha u shpreh se synohet që Shqipëria të përfshihet mes 30 vendeve më të mira për të bërë biznes. Një nga pikat...

Agron Duka: Fleta e votimit të ketë emrat e kandidatëve dhe logot e partive, PAA zë i

fuqishëm në politikë dhe opozitëKreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron

Duka vijon t’i qëndrojë besnik mendimit të tij se qytetarët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në fletën e votimit të kenë mundësi që të zgjedhin kandidatin për deputet me emër dhe i identifikuar me logon e partisë që përfaqëson. Duke folur në një intervistë për gazetën “SOT”...

Debate në Kuvend, Balla zbulon si familja e Berishës bllokoi interkonjeksionin me

Kosovën, Hajdari sulmon PD-PSSeanca e djeshme parlamentare është sho-

qëruar me debate, diskutime dhe akuza mes de-putetëve. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës pengonte projektin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën...

Nesër afati i fundit për koalicionet, Basha mban pezull bashkëpunimin me Mediun,

Idrizin dhe Dulen, dështojnë sërish bisedimet

Faqe 7

Faqe 4

Faqe 3

Vetingu në polici drejt dështimit, mazhoranca propozon pezullimin e procesit, kërkohet që të skanohen më parë përfaqësuesit e SHÇBA

Kuvendi rrëzon dekretin e Ilir Metës për prokurimet

publike, mazhoranca sërish kundër presidentit

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Gjon BRUÇI

Të injorosh Kushtetutën, që në “Preambulën” e saj!

Ligji nr. 7501 “Për tokën”

dhe Dritëro Agolli

Nga Ramazan SHERJA

Nga Besi BEKTESHI

Fronti i madh anti klasë politike shqiptare,

jashtë 25 prillit!

Rama javën që vjen nis spastrimet në PS, mbyll listën e kandidatëve dhe paralajmëron prurje të reja, rekrutime edhe nga opozitarët e Parlamentit

Kryeministri Edi Rama pritet që të publiko-jë javës tjetër listën e kandidatëve për deputetë sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Dje pak para se të niste seanca plenare nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u mblodh grupi par-

lamentar i PS, ndërkohë që gazeta ka mësuar disa detaje nga ato që janë diskutuar aty. Sipas informacioneve mësohet se zoti Balla... Faqe 5

Faqe

10

Rama shpërthen ndaj Metës: Ka humbur marrëdhënien me trutë e

kokës, flet me gjuhë rruge dhe bënë takime të fshehta për llogari të LSI

Pas një periudhe qetësie presidenti Ilir Meta ka rikthyer sulmet ndaj medias, qeverisë dhe ndaj gjithë atyre të cilët janë kundër tij. Ditën e djeshme kreu i shtetit reagoi përmes rrjeteve sociale, por edhe...

Kryeministri Edi Rama ka shtuar dozën e sulmeve ndaj presidentit Ilir Meta. Pas një takimi me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama e akuzoi presi-dentin Meta si një person që ka dalë nga vetja dhe po lufton ditë... Faqe 3Faqe 2

Sondazhet dhe largimet nga LSI alarmojnë Metën, bën thirrje për

përmbysje më 25 prill, sulmon Edi Ramën për akuzat e takimeve natën

Faqe 9

Faqe 8

Pas Brahos edhe Fatos Klosi trondit Berishën: Ka qenë pjesë e PPSH dhe spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet në SHISH dhe lidhjet me UDB-në

GAZETA SOT2 E Martë 23 Shkurt 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Erion Veliaj: Presidenti ka devijuar nga misioni kushtetues dhe është kthyer në kryepërçarës, Saliu është enveristi i fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me banorët e zonës së Astirit, ka hedhur akuzua në drejtim të presidentit Meta. Ai u shpreh se presidenti ka dalë nga misioni kushtetues dhe se është kthyer në një përçarës në vend. Veliaj theksoi se presidenti nuk është duke bërë punën e tij, por është duke u marrë me çështje të cilat nuk i takojnë atij. “Kur Pres-identi i Republikës lë punën e vet dhe punon si brigadier komunale dhe merret me Lanën dhe me Unazën, do të thotë që ka devijuar nga

misioni kushtetues, ka devijuar nga plani për të qenë bashkues dhe është kthyer në përçarës, në kryepërçarës. Kur kemi banka të nivelit të dytë dhe fonde mikrokredish që dalin nga misioni i tyre financiar dhe hidhen me presidentin në fushatë në Astir, do të thotë që kanë devijuar nga misioni i tyre”, nënvizoi Veliaj. Teksa foli për ish-kryeministrin Sali Berisha, Veliaj e cilësoi atë si enverist i fundit. Ndër të tjera, ai u shpreh se ish-kryeministri duhet të largohet njëherë e mirë nga politika shqiptare dhe jo të mendojë për një

mandat të tretë. “Rrëzuan bustin prej bronzi të Enverit dhe kanë ngritur bustin e Saliut. 77 vjeç, kërkon të vijë për herë të tretën pushtet. Pasi shkatërroi Shqipërinë dy herë, tani Saliu kërkon të rikthehet për herë të tretë. I ngritën bustin për së gjalli Saliut dhe nuk heqin dot “enveristin e fun-dit” nga partia, këta që thonë janë antikomunistë”, u shpreh Veliaj. Sakaq, kryebashkiaku theksoi se baza e Partisë Demokratike ka njerëz të cilët i ka larguar vetë nga kjo parti. Sipas tij këta njerëz kanë penguar punët në kryeqytet për zhvillimin

e tij, ndërsa ndër ta përmendi edhe Klevis Balliun. “Këtë mavrinë këtu, çunin e Fahriut që proteston-te këtu, e përzunë të parin. Pra vetë partia e tyre, baza, jo udhëheqja, por baza, është mjaftueshëm e emancipuar për t’i thënë jo dikujt që bllokoi Astirin. Pra, vetë ata nuk i duan përfaqësuesit e tyre”, vijoi Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se është për të qeshur që teksa Partia Socialiste ka një listë me 36 deputetë për Tiranën, opozita mezi ka gjetur 6. Ai theksoi se fryma bashkuese dhe jo përçarëse do të triumfojë në këto zgjedhje.

Rama shpërthen ndaj Metës: Presidenti ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës, flet me gjuhë rruge

dhe bënë takime të fshehta për llogari të LSI

Kryeministri Rama vijon akuzat në drejtim të presidentit Meta

Sidorela BRAÇJA

Kryeministri Edi Rama ka shtuar dozën e sul-meve ndaj presidentit Ilir Meta. Pas një takimi

me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama e akuzoi presidentin Meta si një person që ka dalë nga vet-ja dhe po lufton ditë e natë për të shpëtuar LSI. Ai u shpreh se presidenti nuk është në lartësinë që i ngarkon Kushtetuta e vendit. “Nuk ka nevojë për komente ve-primtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”, tha Rama. Teksa vijoi akuzat në drejtim të presidentit Meta, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjuha me të cilin flet presiden-ti, nuk është aspak etike. Ndër të tjera, Rama u shpreh se presidenti po e përdor postin e tij për favore të LSI, ndërsa theksoi se populli do ta dënojë në 25 prill me votën e tij. “Një president që bën propa-gandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale. E ka vënë Presidencën në dispozicion të LSI dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë, se të gjithë e shohin dhe e ndjejnë dhe të gjithë do e dënojnë në 25 prill”, tha Rama.

Koalicioni opozitar I pyetur për koalicionin opozi-

tar, kryeministri u shpreh se opozita po punon për një hibrid të pangrënshëm. Rama u shpreh se sa u përket koalicioneve parazg-jedhore, Partia Socialiste e ka bërë koalicionin me popullin. “Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem ku partia garon me simbolin e saj dhe me skuadrën e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe në një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë, që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit. Kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Sigurisht e mirëkuptoj py-etjen, duke parë se çfarë ndodh në kampin tjetër, ku po punohet

Vasili: Spitali i Fierit shembull i gjymtimit

të shëndetësisëNënkryetari i Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me spitalin e ri që po ndërtohet në Fier, ndërsa ka akuzuar kryeminis-trin Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh se qeveria dhe kryeministri Rama kanë dështu-ar në shëndetësi. Ai vijoi më tej duke thënë se Qarku i Fierit një nga më të mëdhenjtë në vend do të ketë një kapacitet prej 150 shtretërish, duke e kthyer atë në më të voglin në vend. “Ramashëndetësia e katandis spita-lin e Fierit me të voglin e Shqipërisë. Dështimi i Ramës në Shëndetësi ishte kronikë e një vdekjeje të para-lajmëruar. Dëngla e Shëndetësisë Falas ishte orteku i injorancës, që është e përzierë me propagandë, paaftësi dhe fasada prodhon këtë situatë shkatërrimtare. Spitali i Fierit është shembulli më i dhimbshëm i gjymtimit të shëndetësisë. Fieri si Qarku i dytë më i madh i vendit do të ketë numrin më të vogël të shtretërve spitalore se çdo qark tjetër vetëm me 150 shtretërish”, tha ai.

Kërpaçi: Çdo premtim që Rilindja ka dhënë është

mashtrim i madhKryetarja e LRI Floida Kërpaçi

nga Astiri në Tiranë ka akuzuar qeverinë se të gjitha premtimet që ka bërë kanë qenë mashtrime. Ajo u shpreh se kryetari i bashkisë Erion Veliaj po bën vjedhjen më të madhe në këtë vend. Kërpaçi ka vijuar më tej, teksa shton se më 25 prill, zona e Astirit do t’i japë kryetarit të Bash-kisë së Tiranës ndëshkimin e rëndë me votë. “Çdo premtim që Rilindja ka dhënë është sot një mashtrim i madh. Ashtu sikurse premtoi Edi Rama në 2013-n që banorëve të Astirit nuk do t’iu prisheshin shtëpitë e tyre, ashtu sikurse kanë premtuar për 300 mijë vende të reja të punës dhe sot 300 mijë shqiptarë kanë ikur. Ashtu sikurse premtuan për shëndetësinë falas dhe sot kemi shëndetësinë më të shtrenjtë. Erion Veliaj, bashkë me qeverinë e tij, bënë vjedhjen më të madhe, ku kilometri i rrugës vajti nga 2 milion euro në 22 milion euro”, ka thënë Kërpaçi.

për një hibrid të pangrënshëm, të pagëlltitshëm dhe të patretshëm”, tha Edi Rama.

Rama flet për shtyrjen e afatit të ID

Kryeministri Edi Rama e ka pritur pozitivisht kërkesën e opozitës së bashkuar për shtyrjen e afatit për kartat e identitetit që kanë skaduar, në kuadër të zg-jedhjeve të 25 prillit. Rama theksoi se pavarësisht faktit se nuk e ka dëgjuar si propozim, bën sens si

kërkesë. Nuk e kam dëgjuar këtë si propozim. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet janë të përbashkëta. Rregullat e lojës janë aprovuar bashkarisht dhe çdo propozim i arsyeshëm që bën secila parti dhe që është në interes të procesit zg-jedhor, është i mirëseardhur. Bën sens dhe patjetër që do të trajtohet me të gjithë seriozitetin e duhur në mënyrë që të gjitha palët në këtë proces të ndihen të barabarta për sa i përket marrëdhënies me pub-

likun dhe me rregullat e lojës”, tha kryeministri. Ndër të tjera, Rama foli edhe për listat zgjedhore. Ai u shpreh se listat e skuadrës së qarkut propozohen nga drejtuesit e qarkut dhe ky proces tashmë ka kohë që ka nisur. Rama deklaroi se në lista do të përfshihen edhe të rinj dhe të reja të cilët duan të bëhen pjesë e skuadrës dhe janë njerëz me ambicie. “Listat janë prerogativët e drejtuesve të çdo qarku. Këtë e kemi bërë gjithmonë. Këtë herë është edhe më e qartë për të gjithë që janë drejtuesit e qarqeve që kanë barrën për të propozuar listën e skuadrës të qarkut dhe së bashku do të propozojmë listat e skuadrës kombëtare”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi akuzat për vaksin-imin e personaliteteve mbi 80 vjeç si të turpshme. Ai u shpreh se qeveria është duke punuar për të siguruar sa më shumë doza vaksine për të bërë të mundur vaksin-imin e popullsisë. “Lëshuan një ofensivë të turpshme pa kuptim pse po vaksinohen disa njerëz 80 vjeçarë. Që të bëhet gjithë kjo për 30 njerëz që kanë dhënë

gjithçka kanë pasur dhe që kanë dhënë vlera morale historike të këtij vendi, kjo është e turpshme. Nëse do kishim bërë një grup personalitetesh pa bërë këtë kat-egori, por njerëz të moshave të ndryshme, kjo do ishte e debatueshme. Kjo është një zallamahi e krijuar nga zëdhënësit e opinionit publik. Ne po luftojmë ditë dhe natë për të marrë dozat e vaksinave”, tha Rama.

DEBATI PËR VAKSINIMIN E PERSONALITETEVE, I TURPSHËM RAMA:

Kryeministri Edi Rama edhe dy ditë më parë lëshoi akuza në drejtim të presidentit Ilir Meta. Kryeministri e akuzoi presidentin se po shpër-doron detyrën për të mbledhur vota për LSI-në. Po ashtu, Rama sulmoi presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po e përdor institucionin e Presidencës për ndërmarrjen

politike që drejton e shoqja e tij. “Për fat të keq Iliri nuk është pres-ident, por është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe rolit të presidentit. Ilir Meta shpërdoron rolin e institucionit që ka rolin e unitetit kombëtar. E shpërdoron për ndërmarrjen politike që formalisht e drejton e shoqja”, tha ai.

KRYEMINISTRI RAMA VALË AKUZASH NDAJ PRESIDENTIT

Një president që bën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale. E ka vënë Presidencën në dispozicion të LSI dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë ta komen-tojë unë, se të gjithë e shohin dhe e ndje-jnë dhe të gjithë do e dënojnë në 25 prill...

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kuvendi rrëzon dekretin e Ilir Metës për prokurimet publike, mazhoranca sërish kundër presidentit

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për “Prokurimin publik” që u kthye për rishqyrtim nga presidenti. Ky dekret u rrëzua me 86 vota kundër. Presidenti Ilir Meta pak kohë më parë dekretoi kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”. Në arsyet e kthimit të ligjit Meta ar-syeton se në dispozita të caktuara të këtij ligji, evidentuar në vijim të këtij arsyetimi, bien në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kus-htetuese që mbrojnë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, barazinë para ligjit, si dhe me nev-

ojën për efiçencë në planifikimin e përdorimin e fondeve buxhetore përmes prokurimeve pub-like. “Dispozita të caktuara të këtij ligji, eviden-tuar në vijim të këtij arsyetimi, bien në kundër-shtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese që mbrojnë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, barazinë para ligjit, si dhe me nevojën për efi-ciencë në planifikimin e përdorimin e fondeve buxhetore përmes prokurimeve publike. Për këto arsye, Presidenti i Republikës, bazuar në arsyetimin e mëposhtëm në mbështetje të nenit 85 pika 1 të Kushtetutës, ka vendosur kthimin

për rishqyrtim të këtij ligji me qëllim që Kuvendi i Shqipërisë, të rishikojë edhe një herë ato dis-pozita që përmbajnë parashikime të paqarta dhe evazive, që mund të sjellin problematika shumë të mëdha gjatë zbatimit të tyre”, thuhet në argumentimin e Metës. Ligji i ri parashikon lehtësimin e procedurave tenderuese për oper-atorët ekonomikë, teksa vendos mekanizma mbrojtëse për autoritetet kontraktore, duke kërkuar rritjen e përgjegjshmërisë së bizneseve në drejtim të sigurimit të ofertës dhe tërheqjen e operatorëve ekonomikë nga nënshkrimi i

kontratës. Po ashtu, në ligj parashikohet dhe shtimin i llojit të proceduarve tenderuese që mund të përdoren, teksa shton edhe një sërë mekanizmash ankimues. Me ligjin e ri ank-esat do të mund të depozitohen njëkohësisht pranë autoriteti kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, duke mos pritur 2 afate ankimuese. Gjithashtu, ligji i ri lejon anke-sat edhe për prokurimet me vlerë të vogël dhe për procedurat me negocim, pa shpallje paraprake, që njihen edhe si procedurat më pak konkurruese.

Sondazhet dhe largimet nga LSI alarmojnë Metën, bën thirrje për përmbysje të qeverisë më 25 prill, sulmon Ramën për akuzat se bën fushatë natën

Presidenti Meta i përgjigjet nga Vlora kryeministrit Rama

Sidorela BRAÇJA

Pas një periudhe qetësie pres-identi Ilir Meta ka rikthyer sulmet ndaj medias, qeverisë dhe ndaj gjithë atyre të cilët

janë kundër tij. Ditën e djeshme kreu i shtetit reagoi përmes rrjeteve sociale, por edhe nga një konferencë shtypi, ku akuzoi gazetën “Tema” dhe duke shtu-ar thirrjet për përmbysje të qeverisë. Në statusin e tij në Facebook, Meta prek sondazhet të cilat e nxjerrin LSI në pikiatë dhe largimet e militantëve të saj drejt PS, çka tregon se janë kthyer në një shqetësim për të. Ai e cilësoi kryeministrin Rama si kryeoligark, ndërsa theksoi se askush nuk do ta ndalojë që të garantojë zgjedhje të lira. “Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë. Ndaj me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, ku-jtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbroj-tur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që është fuqia dhe e ardhmja e tyre”, tha ai. Ndër të tjera, Meta u shpreh se sondazhet janë gënjeshtra. Ai bëri me dije se në këto zgjedhje qytetarët do të votojnë për veten e tyre dhe se sipas tij do të triumfojë demokracia. “Kot lod-hen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qyte-tarët të votojnë apo me blerje “opozi-tarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës. Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite. Më 25 prill 2021, demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë”, tha ai.

Meta flet nga VloraHabia e të gjithëve dje ishte se

presidenti ka udhëtuar nga Tirana për në Vlorë për të sulmuar gazetën “Tema”. Nga ana tjetër ai në një kon-ferencë për media nuk ndali sulmet ndaj qeverisë duke këmbëngulur se do të angazhohet në mbrojtjen e zg-jedhjeve. “Ajo që më ka habitur ishte deklarata e kryeministrit se Presidenti

Zëdhënësi i Metës “sherr” me Braçen

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj akuzave që presidenti Ilir Meta bëri nga takimi në Vlorë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Erion Braçe ka ironi-zuar presidentin Ilir Meta, duke u shprehur se ka shumë kohë që nuk votohet me shpata, por me laps dhe letër. “President, pse duhet të votojmë me shpata?! Na u bë një jetë që vo-tojmë me letër e laps, pse këtë herë ne duhet që të votojmë me shpata?! Pastaj ku votojnë me shpata sot”, tha ai. Ndërkohë, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar pas komenteve të zëvendëskryemi-nistrit Erion Braçe. Blushi i kërkon Braçes që, si ish-gazetar t’u kujtojë kolegëve që të jenë më profesionistë në raportimin e lajmeve. “Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar! Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme”, shkruan ai.

Braçe reagon ndaj Metës: Ka veç dhunën në mendje

e dhunë predikonPas reagimit nga ana e zëdhënësit

të Presidentit Meta ka ardhur një tjetër reagim nga zëvendëskryeminis-tri Erion Braçe. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Braçe shkruan se presidenti duhet të tregojë se si qyte-tarët mund të votojnë me shpatë dhe jo të shpifë dhe të ofendojë. Ndër të tjera, ai akuzoi presidentin se ka qenë shkaktari që ka shkatërruar zgjedhjet në vend, ndërsa u shpreh se në këto zgjedhje sipas tij po përdor dhunën. “Në vend që të shpjegojë se si votohet me shpata ditën e zgjedhjeve pres-identi i republikës merret me mua, fyen, ofendon, urdhëron dhe shpif. Po të pyes edhe një herë president: Si votohet me shpata?! Sepse u bënë dy vite plot që, Presidenti i Republikës ka veç dhunën në mendje e dhunën predikon. Një palë zgjedhje i shkatër-rove, i dogje, i përvëlove në zjarr e flakë si kurrë ndonjëherë ndokush më parë, këto të tjerat po kërkon me ngulm ti njësosh me dhunën”, tha ai.

ka iku nga trutë. Shkoni verifikoni foton dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të ork-estruar nga kryeoligarku i Shqipërisë me qëllim që të përjetësojë, një sistem të gënjeshtër në të gjithë vendin. I them atij dhe të gjithë të tjetër se sa herë të më përmendi nga Vlora, përgjigjen do të vij ta jap këtu, pasi Vlora e meriton të mos jetojë më me gënjeshtra por të jetojë më dinjitetin që i takon. Ata kërkojnë të mashtro-jnë popullin me një asfalt elektoral . Ju e dini se presidenti ka vajtur në mes të ditës me banorët në Orikum për shkak të grabitjes që u bëheshin pronave të tyre”, tha Meta.

Meta akuza ndaj RamësPresidenti Ilir Meta teksa ka vi-

juar akuzat në drejtim të kryeministrit është treguar kërcënues duke i kujtuar kryeministrit Rama se ai vjen nga një fshat që ka sjellë një çetë të tërë në luftën e Vlorës. Ai u shpreh se për çdo përgjigje që do të ketë ndaj kryeminis-trit do të shkojë në Vlorë. “Unë vij nga një krahinë e largët me Vlorën dhe ajo krahinë ka sjellë tre çeta në luftën e Vlorës dhe një çetë e vetme ka qenë nga Çepani i Skraparit nga jam dhe unë. Po të shpifin nga Vlora për mua, unë nuk do të përtoj dhe do të jap përg-jigje këtu”, tha Meta. Sakaq, presidenti vijoi akuzat në drejtim të kryeministrit

duke thënë se Rama nuk ka bërë asnjë konsultim publik për projektet në Vlorë e në jug. Ai vijoi më tej teksa deklaroi se kanë qenë banorët në fshatin Vranisht ata të cilët kanë kërkuar vizitën e presi-dentit. “Populli i Selenicës e ka kërkuar presidentin. Këta kanë tradhtuar qytetarët në Selenicë, në Vlorë e kudo, kërkojnë të mashtrojnë me asfalt ele-ktoral. Presidenti ka zhvilluar takime me qytetarët nga Vlora në Orikum, për grabitjet që iu bëheshin tokave të tyre. Çdo projekt ka një diskutim paraprak, për të parë kush është më i miri, por se këta bëjnë projekte. Në Vranisht janë kërcënuar banorët pse ftuan presiden-tin”, u shpreh Meta.

Ilir Meta nga Vlora bëri me dije se presidenti është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama dhe jo nga LSI. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë më 25 prill, ndërsa ata që sipas tij demoralizojnë qytetarët, të lidhin kokën me peshqir. “Unë nuk jam zgjedhur nga LSI si president, por nga Edi Rama, merrini dhe shikoji deklarimet e tij, i cili ka thënë se askush më mirë se

Ilir Meta nuk mund të mbrojë interesat e opozitës. Unë mbroj interesat e demokracisë. Unë gjithmonë midis demokracisë dhe pushtetit do zgjedh demokracinë. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë qytetarët për 25 prillin le të lidhë kokën me peshqir, kjo gjë ka përfun-duar. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë. Të gjithë të votojmë”, tha Meta.

META: KUSH DEMORALIZON QYTETARËT TË LIDHË KOKËN ME PESHQIR

Presidenti u ndal dhe tek fushatat zgjedhore. Ai u shpreh se gjatë kësaj periudhe aktorët poli-tikë duhet të tregohen transpar-entë me qytetarët. Ai bëri thirrje partive politike të pastrohen nga personat e inkriminuar. “Për mua është e rëndësishme që fushata të bazohet në transparencë dhe në debatet për të ardhmen në interes të qytetarëve shqiptarë. Kandi-datët të jenë njerëz me integritet. Të mos preken nga dekrimi-nalizimi, u bëj thirrje partive të pastrohen nga personat e ink-riminuar. Dhe të mos marrin ata që pastrohen partitë e tjera. U bëj thirrje partive të qëndrojnë larg oligarkëve, të mos financohen nga ata. Kur flas për përmbysje demokratike, e kam fjalën për rivendosje të rendit kushtetues në vend”, tha presidenti.

KRIMINELËT TË MBETEN

JASHTË POLITIKËS

PRESIDENTI:

Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mash-tron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në

mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë...

GAZETA SOT4 E Martë 23 Shkurt 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Angazhohem të ngre Bordin e Transpar-encës Fiskale, i pavarur nga qeveria që do

të monitorojë zbatimin e të gjitha politikave fiskale. Nuk do të lejoj asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione...

Kushtetuesja merr vendimin për paditë e presidentit për Teatrin Kombëtar, në 3 mars mbahet seanca plenare Gjykata Kushtetuese ka vendosur që më datë

3 mars të mbahet seanca e parë plenare mbi dy paditë e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Njëra është për shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizimi i procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Në kërkesën e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese, Meta kërkoi shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia Tiranë. “Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale

8150, Tiranë, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimi i zbatimit të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emër-timin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje dhe mbi çështjen tjetër në shqyrtim që lidhet me kundërshtimin e ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, thuhej në kërkesën e presidentit.

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur një mbledhje në datën 8 shkurt 2021, ku ka marrë në shqyrtim kërkesën dhe pezullimin e zbatimit të VKM-së dhe ka vendosur shqyrtimin e saj në seancë plenare. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën bashkimin e çështjeve në një çështje të vetme me objekt: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kus-htetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës. Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me

emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi”, thuhet në kërkesë. Gjykata Kushtetuese la afat brenda datës 8 mars që të parashtrohen me shkrim argumentet shtesë për kërkesat e paraqitura në këtë proces.

PD prezanton planin për biznesin, Basha bllokim kompanive “off-shore”, ironizon kryeministri Rama

Rama akuza PD: Prodhon dramë e fatkeqësi për një grusht votash

Aleksandra HOXHAJ

Kryedemokrati Lulzim Ba-sha ka prezantuar ditën e djeshme programin poli-tik të PD-së për biznesin

dhe luftën kundër korrupsionit. Fillimisht, përmes këtij programi, Basha u shpreh se synohet që Shqipëria të përfshihet mes 30 ven-deve më të mira për të bërë biznes. Një nga pikat kryesore të programit për biznesin është vendosja e një moratoriumi 1-vjeçar gjatë të cilit do ndalohen gjobat nga organet lokale e qendrore ndaj bizneseve. “Shqipëria renditet e 82-ta në botë mes 190 vendesh, sipas raportit Doing Business 2020. Një vend ky mjaft i ulët krahasuar me 4 vende të rajonit. Objektivi ynë është ta fusim Shqipërinë mes 30 vendeve më të mira për raportin "Doing Business". Ne do të vendosim një moratorium 1 vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Ne do ta ulim dhe do ta kufizojmë me ligj edhe numrin e inspektimeve dhe kontrol-leve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizne-seve”, deklaroi kreu demokrat. Basha tha se Partia Demokratike do ulë numrin aktual të licencave dhe lejeve të biznesit që jepen nga shteti si dhe do përgjysmojë afatet ligjore për çdo leje nga 60 ditë në 30 ditë. Disa pika të tjera të programit të biznesit nga PD është dhe ngritja e një Bordi të Transparencës Fiskale që sipas kryedemokratit do moni-torojë zbatimin e politikave fiskale nga bizneset. “Do të përgjysmojmë afatet ligjore për çdo leje nga 60 ditë në vetëm 30 ditë. Unë angazhohem në ngritjen e menjëhershme të Ag-jencisë Kundër Korrupsionit, e cila do të koordinojë përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin në çdo qelizë”, deklaroi ai.

Basha sqaron bllokimin e kompanive off-shore

Një pikë tjetër e programit të biznesit nga PD është dhe ngrit-ja e një Bordi të Transparencës Fiskale që do monitorojë zbatimin e politikave fiskale nga bizneset. Basha tha se nuk do lejojë asnjë operator “off-shore” në tendera dhe koncesione si dhe do ketë një

OSBE denoncon: Po bëhen sondazhe në emrin tonë

OSBE në Shqipëri denoncoi një rast, që bën sondazhe dhe anketa në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duke u hequr si pjesë e OSBE dhe kopjuar logon e tyre. Në reagimin e saj, OSBE tha se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organ-izatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), por kjo nuk është e vërtetë. OSBE në Shqipëri sqaroi se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-në dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri. “Ne kemi vënë në dijeni au-toritetet përkatëse lidhur me çështjen dhe rezervojmë të drejtën të ndjekim veprime ligjore kundër përdorimit të paautorizuar të emrit apo logos së OSBE-së. Me këtë rast, informojmë se emri i OSBE-së, emblema e saj dhe logo të tjera, mbrohen nga Neni 6 i “Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale” dhe nuk mund të kopjohen, të riprodhohen dhe të përdoren pa lejen paraprake nga OSBE”, thuhet në njoftim.

Spaho: Familjet jetojnë në shtëpi të dëmtuara,

Rama gënjen Drejtuesi politik i PD-së i qarkut

të Korçës, Edmond Spaho reagoi pas videos që kryeministri Edi Rama publikoi dje. Spaho theksoi se shumë nga të prekurit nga tërmeti jetojnë në kushte mjerane dhe në varfëri ekstreme. Ai u shpreh se kryeministri është duke gënjyer pasi familja Dhespollari dhe shumë familje të tjera jetojnë në shtëpi të dëmtuara që nga viti 2019. “Kryem-inistrin gënjen vetë kur thotë që personi në fjalë ka zaptuar shtëpinë e dikujt që ka emigruar në Amerikë. Në shtëpinë e këtij çifti kanë vajtur Rama, ministrja e Financave dhe deputetja e zonës Spiropali. Të gjithë kanë premtuar riparimin e shtëpisë e cila edhe dy vjet pas tërmetit është e pariparuar. Rama gënjen kur thotë që pensionistet jetojnë në shtëpi të re. Ata jetojnë në shtëpinë e dëmtuar. Ky nuk është rasti i vetëm i mos riparimit të shtëpive të dëmtuara. Familje të tjera të cilave u janë dëmtuar shtëpitë kanë marrë në këmbim vetëm propagandën e Ramës”, tha Spaho.

● Nuk do të lejohet asnjë operator “off-shore” në tendera, gara dhe koncesione.

● Do përgjysmohen afatet ligjore për vendimmarrje nga 60 ditë në 30 ditë.

● Çdo PPP do kalojë në vëzhgim nga një institucion ndërkombëtar.

● Do ulet numrin i licencave dhe lejeve që jepen nga shteti.

● Do ndalohen gjobat për 1 vit për bizneset.

● Do ulet numri i inspektimeve.● Do ngrihet Agjencia Kundër Ko-

rrupsionit që do përgatisë dosjet korruptive.

● Nuk do të ketë kontratë për kom-panitë që nuk kanë përfunduar 70% të kontratës ekzistuese.

● Do të realizohet ngritja e Bordit e

Transparencës Fiskale, i pavarur nga qeveria, që do të monitorojë zbatimin e të gjitha politikave fiskale.

● Ngritja e një sistemi që vendos në qendër individin, familjen dhe ngre pagat e pensionet.

● Do të vendoset kontroll i de-tyrueshëm për çdo kontratë pub-like koncesionare.

PIKAT E PROGRAMIT TË PD PËR BIZNESIN

institucion ndërkombëtar që ku do të vëzhgohet çdo koncesion dhe PPP. “Unë angazhohem të ngre Bordin e Transparencës Fiskale, i pavarur nga qeveria që do të moni-torojë zbatimin e të gjitha politikave fiskale. Nuk do të lejoj asnjë opera-tor “off-shore” në tendera, gara dhe koncesione. Do të kalohet në lupë çdo koncesion dhe PPP”, tha Basha.

Rama ironizon Bashën Kryeministri Edi Rama, përmes

një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha me anë të një videoje të Mr.Bean për premtimet e tij lidhur me rritjen e pagës min-imale. Përmes videos Rama kujtoi premtimet e Bashës, për rritjen e pagës minimale ku ajo do të rritej

në 32 mijë lekë të reja, ndërkohë tani e ka ndryshuar këtë në 36 mijë lekë të reja. Po ashtu Rama ka publikuar një video ku ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho takohet me Petraq Dhespollarin, i cili shfaqet si një prej banorëve shtëpia e të cilit ka pësuar dëme nga tërmeti. Sipas Ramës, banori gënjeu, pasi shtëpia në video nuk ishte e tyre, por e kishin zaptuar pa të drejtë, pas largimit të pronarit në emigracion. “Faktet tregojnë se zoti Spaho gënjen kur thotë që çifti vazhdon të jetojë në rrënojat e një tërmeti duke rrezikuar jetën sepse prej vitit 2019, ata banojnë në një shtëpi të re, qiraja e së cilës u paguhet nga Bashkia Kolonjë. Partia Demokratike vijon me politikën e vjetër të përdorimit si mish për top, duke prodhuar dramë e fatkeqësi me çdo kusht, që të mund të rrëmbejë në këto zgjedhje, ndonjë grusht votash”, thuhet në video.

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Listat e PS-së do të jenë një risi dhe një shprehje kuptimplotë e asaj që kemi thënë prej ditës së parë, ne kemi bashkëqeverisur me njerëzit në këtë mandat do të vazhdojmë të bashkëqeverisin sepse duam të çojmë përpara punët që ende nuk kemi përfunduar, por janë në një proces dhe kush nuk e kupton që këtë duhet të niset nga fakti që jo të gjitha punët

kanë përfunduar. Rindërtimi është në një proces të rëndësishëm. Ne nuk kemi lënë askënd vetëm gjatë tërmetit dhe pandemisë. Të dhënat e muajit janar janë të shkëlqyera për të krijuar besimin që kemi dritë të tunelit dhe po ecim me drejtimin e duhur”, deklaroi pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, BALLA: LISTAT E PS DO JENË RISI

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar dje një mbledhje të shkurtër me grupin parla-mentar. Kështu, burime të sigurta i pohuan gazetës se zoti Balla ka vënë në dijeni 12 koordinatorët e Partisë So-cialiste në qarqe se presidenti Ilir Meta po investohet fort, duke bërë fushatë elektorate në prapaskenë në ndihmë të LSI-së. Për këtë arsye, mësohet se deputeti Balla ka

kërkuar kujdes nga të vetët që të mos e injorojnë këtë fakt, ndërsa ka urdhëruar gjithë strukturat që pjese të fushatës të kenë edhe denigrimin e figurës së zotit Meta, i cili është zhveshur nga kostumi i kreut të shtetit. Po ashtu, mësohet se Balla ka hedhur akuza të forta për kreun e shtetit, Ilir Meta, duke e akuzuar se takohet skutave me trafikantë që kanë qenë subjekt i OFL për të ndihmuar LSI.

NUMRI 2 I PS AKUZA METËS SE PO BËN FUSHATË PËR LSI

Rama javën që vjen nis spastrimet në PS, mbyll listën e kandidatëve dhe paralajmëron prurje të

reja, rekrutime edhe nga opozitarët e Parlamentit

Kryeministri: Do ketë prurje të reja në listën e kandidatëve, baza do mbetet

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama pritet që të publikojë javës tjetër listën e kandidatëve për deputetë sa u takon

zgjedhjeve parlamentare të 25 pril-lit. Dje pak para se të niste seanca plenare nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u mblodh grupi parla-mentar i PS, ndërkohë që gazeta ka mësuar disa detaje nga ato që janë diskutuar aty. Sipas informacioneve mësohet se zoti Balla ka vënë në di-jeni deputetët se kryeministri Rama tashmë e ka gati listën e kandidatëve për deputetë, por duke qenë se nuk është shumë i kënaqur me punë e disa prej tyre, ai ka vendosur që të shtyjë për në mars publikimin e emrave që do të garojnë për Partinë Socialiste. Mësohet se Balla është shprehur se këtë vendim Rama e ka marrë, në mënyrë që t’iu japë një mundësi emrave që janë në pikëpy-etje për të rikandiduar, që të punojnë për të qenë kandidatët në zgjedhjet e ardhshme. Por fakti që nuk po bëhet publike lista e kandidatëve duket se ka edhe një kleçkë. Gazeta e ka deklaruar që kryesocialisti Rama ka në plan që të sjellë mjaft prurje të reja në listën e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë në stol shumë prej emrave nga grupi aktual. Një pjesë e deputetëve do të zëvendëso-hen nga ministra aktualë, të cilët nuk kanë mandat deputeti dhe që tashmë do të jenë kandidatë për deputetë në listat fituese së bashku me 12 dre-jtuesit politikë të PS në qarqe.

Rama prurje nga radhët e PDIU dhe opozitës së re

Por ndërkohë që nga ana tjetër mësohet se në listat e Partisë Social-iste pritet të kandidohen edhe disa nga deputetët aktualë që kanë qenë pjesë e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, por që janë pozicionuar hapur në krah të socialistëve, si Elena Duka Xhina, Dritan Bici dhe Reme Lala. Ndërkaq, pritet që PS të hapë derën edhe për kandidatë të tjerë që i për-kasin opozitës parlamentare si Halit Valteri, i cili është parë herë pas here në takime elektorale në krah të Min-istrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Po ashtu edhe Ediola Braha, që futi në sherr në rrjetet sociale ministrin e

Çaçani: Rama po bën shqiptarët kurban në emër të pushtetitDeputeti i opozitës për Qarkun

e Korçës, Arlind Çaçani i bëri dje thirrje qeverisë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, që të mos e këtë mendjen tek karrigia e pushtetit, por prioritet të ketë qytet-arët shqiptarë. Madje, zoti Çaçani i bëri thirrje qeverisë të marrë masat për të parandaluar përhapjen dhe rritjen si pasojë e Covid-19. “Sot po vdesin mbi 20 qytetarët shqiptarë në ditë dhe askujt nuk i hyn në sy ekonomia, përpara shëndetit. Ju si qeveri keni në dorë që ta përg-jysmojmë këtë shifër dhe rritjen e infektimit. Vendimit t’i marrin ekspertet ë shëndetësisë dhe jo politika. Ndihem i keqardhur që ju shikoj juve që nuk merrni asnjë masë, madje i mblidhni nëpër salla të mbyllura qytetarët në takimet elektorale, duke i kthyer kështu këto takime në vatra infektimit. Politikanëve aktualë nuk iu dhimb-sen qytetarët shqiptarë dhe jetët e tyre, por pushteti dhe karrigia e tyre”, deklaroi Çaçani.

Dhima: Në 25 prilli qytetarët do votojnë PS, ja arsyet

Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Antoneta Dhi-ma ka vijuar edhe dje takimet elek-torale në zonën e saj zgjedhore sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa ka treguar arsyet se përse PS do të marrë një mandat të tretë qeverisës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Dhima shprehet se socialistët kanë prioritet punën, ndërkohë që opozita sipas saj, ka gjumin. “Me banorë të Lagjes së Re bash-këbiseduam për hallet, shqetësimet dhe problematikat që ata kanë në lidhje me infrastrukturën rrugore, kanalizimet e ujërave të zeza, ndriçimin rrugorë, certifikimin e objekteve të legalizuara, por edhe për pritshmëritë e tyre nga Partia Socialiste në mandatin e tretë, për të vijuar me punët e mira, shërbimet e cilësore si dhe reformat që kemi nisur, drejt rrugës pa kthim për të ndërtuar Shqipërinë Që Duam. Punë Jo Gjumë. Partia Socialiste Pa-tos. PS Mandati 3”, shkruan Dhima.

PS sulmon LSI: Fut në lista bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia, as shovinistët s’do ta bënin këtë që opozita u ka bërë shqiptarëve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shënjestruar dje drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Teksa ishte duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Spiropali deklaroi se Kryemadhi po fut në lista bijtë e prokurorëve të larguar nga drejtësia, ndërsa akuzoi edhe opozitën se ato që u ka bërë ajo Shqipërisë, sipas saj, nuk do t’ia bënin as shovinistët serb. “Dihet që Bashkimi Europian ka problemet e veta dhe kjo gjë nuk është ndonjë sekret. Për të mos folur më pas për

luftën ndaj institucioneve. Në këto tre vite kemi bërë përpjekje të organizuara, jo sporadike. Nëse do vijojmë më tej për gjuhën dhe fyerjet. Edhe sho-vinistët serbë nuk do ia kishin bërë Shqipërisë atë që i kanë bërë këta, e kanë quajtur vend të krim-inalizuar. Nëse vazhdojmë pastaj me atë që kemi bërë ne… Po Kryemadhi që takohet periferive të Tiranës e skutave, me vajza e bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia. Po pse mo s’paska të rinj Shqipëria që shkoni e merrni bijtë e atyre të shkarkuarve. Por ky është një mesazh…për t’u

thënë që ne jemi me ju, do t’ju mbrojmë”, deklaroi ajo. Me tej ministrja Spiropali deklaroi se vetëm kjo mazhorancë është siguria që reforma në drejtësi do të shkojë deri në fund dhe që sipas saj, pandëshkueshmëri në këtë vend nuk do të ketë. “Reforma në drejtësi sot vlerësohet si reforma më e suksesshme këtu. Të gjitha institucionet që ata i shpallën të vdekura që pa lindur. E mbani mend apo jo Petrit Vasilin, “ka lindur e vdekur reforma në drejtësi”. Sepse të tillë e donte ky personazh dhe të gjithë ata që i rrethojnë. Nga Ilir Meta, tek

Monika Kryemadhi, tek Sali Berisha, tek Lulzim Basha. E donin të lindur të vdekur, por ja foshnja po rritet. Madje po mëkëmbet. Madje ka filluar të japë edhe ca prova të forta të funksionimit. Prandaj janë trembur. Dhe ç’bëjnë tani, shkojnë nëpër skuta periferive të Tiranës dhe të Shqipërisë dhe takojnë prokurorë dhe gjykatës të përjashtuar nga vetingu. U thonë rrini me ne se do ju japim garanci, do ta kthejmë pas reformën në drejtësi”, nënvizoi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Brendshëm, Blendi Çuçi dhe ish-de-putetin e Lëvizjes Socialistët për Integrim, Vangjel Tavo, mësohet se ka marrë konfirmimin e socialistëve për të garuar nën siglën e Partisë Social-iste në Gjirokastër. Megjithatë, mbe-tet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, pasi kryeministri Edi Rama është njeri që i pëlqejnë surprizat dhe mund të ndryshojë mendje në çdo kohë.

Paralajmërimi i RamësNdërkohë, po dje duke folur

para gazetarëve pas mbledhjes me 12 drejtuesit politik, kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse në listat e PS do të

përfshihen edhe deputetë të opozitës parlamentare. Rama e la të hapur si mundësi duke u shprehur se Partia Socialiste e ka derën e hapur për të rinj që duan të angazhohen në politikë dhe patjetër që njerëzit me eksperiencë do të kenë vendin e tyre. Po ashtu ai paralajmëroi spastrime. “Këtu nuk bëhet fjalë për opozitë, por bëhet fjalë për kuadro që janë të gatshëm, për t’u përfshirë në vijën e parë të kësaj beteje. Listat janë pre-rogativë e drejtuesve të çdo qarku. Këtë e kemi bërë gjithmonë. Këtë herë është edhe më e qartë për të gjithë që janë drejtuesit e qarqeve që kanë barrën për të propozuar listën

e skuadrës të qarkut dhe së bashku do të propozojmë listat e skuadrës kombëtare. Jemi në një proces të natyrshëm. Puna ka shumë që ka nisur. Kemi bërë edhe një proces për të hapur derën për të rinjtë që duan të angazhohen. Është një proces që ka përfunduar. Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të përfshijnë në listat e tyre edhe të rinj e të reja, jo vetëm si mosha, por si prurje, që vijnë nga rruga e angazhimit dhe ambicies për të qenë pjesë e skuadrës sonë. Do të kemi bazën e skuadrës te njerëz me eksperiencë dhe besoj se do të kemi një skuadër dinjitoze, konkurruese dhe fituese”, deklaroi Rama.

GAZETA SOT6 E Martë 23 Shkurt 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD monitorim administratës për të ndalur manipulimin e zgjedhjeve, Bardhi apel efektivëve të policisë të qëndrojnë larg politikës

Partia Demokratike ka nisur organizimin për të ndalur tjetërsimin e votave. Kryedemokrati Lulzim Basha, të dielën mblodhi në një takim dre-jtuesit politikë në qarqe dhe një ndër detyrat që u ka lënë, është ajo e monitorimit të administratës për të shmangur manipulimin e zgjedhjeve. Dje ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili deklaroi nga Elbasani se janë vënë të gjithë në monitorim, e në veçanti strukturat e policisë. “Nuk ka dhe ky është mesazh i drejtpër-drejtë, nuk ka asnjë program, që mendohet se nuk përgjohet që mund të fshehë përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë zgjedhore apo

në bashkëpunim me krimin e organizuar. Për fat të keq ky është një fenomen i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ne presim që SPAK të zbatojë ligjin dhe të çojë para drejtësisë këdo. Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve vendore në fushatë elektorale. Po mbledhim të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë”, tha Bardhi. Ai dërgoi një mesazh edhe për efektivët e policisë ku kërkoi që të qën-drojnë larg presioneve politike. “Kam një apel për Policinë e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë. Nuk mundet Policia e Shtetit dhe institucionet

e drejtësisë të bëhen vegël e politikës dhe kam parasysh këtu vegël e Taulant Ballës. Drejtori i policisë se qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD. Do të du-het të zbatojë ligjin nuk duhet t’i shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatojë ligjet e shtetit”, tha Bardhi. Nga ana tjetër Bardhi shtoi se ai është i angazhuar, jo vetëm në qarkun Elbasanit, por edhe në gjithë Shqipërinë, që të zhvillohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Unë jam tërësisht i angazhuar, që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme që të zhvillohen zgjedhje të ndershme në të gjithë Shqipërinë.

Asnjë kundërshtar politik, që përsërit çdo katër vite të njëjtat gënjeshtra, të motivon të ndjekësh model të kundërt nga ajo që Taulant Balla u ka ofruar banorëve të Elbasanit. Këto bashki vijojnë që të jenë në të njëjtën gjendje siç kanë qenë edhe para 8 viteve. Sikundër të dhënat zyrtare, janë larguar 78 mijë qytetarët të qarkut të Elbasanit. Bilanc më të trishtë që ka pasur qarku i Elbasanit, të detyrojë të rinjtë të emigrojnë. Jam i bindur që çdo qytetar do të votojë në 25 prill për ndrys-himin. Unë nuk jam partizan i shifrave, numrin e deputetëve do ta përcaktojë vota e qytetarëve të Elbasanit”, tha Bardhi.

Nesër afati i fundit për koalicionet, Basha mban pezull bashkëpunimin me Mediun,

Idrizin dhe Dulen, dështojnë sërish bisedimet

Basha takim me Idrizin, ende pa një marrëveshje konkrete

Kreu demokrat Lulzim Basha vijon të mbajë në ankth PDIU, PR dhe PBDNJ sa i takon kandidimit në zgjedhjet e 25

prillit. Të mërkurën është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve dhe aleatët e PD kërkojnë që të shkohet nën logon e një koalicioni dhe jo të PD. Por teksa kanë mbetur edhe dy ditë afat, Basha nuk po gjen ende gjuhën e konsensusit me aleatin e tij strategjik Fatmir Mediu. Ky i fundit ka qenë dje në selinë e PD, ku është takuar me përfaqësues të kësaj partie, por jo me Bashën, por që nuk është arritur asnjë lloj konsensusi. Ndërkohë pasdite Basha ka pritur në një takim kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, ku është negociuar me emra konkretë. Idrizi kërkon 3-5 emra të sigurt në lista dhe i ka dhënë Bashës emrat që sipas tij janë të denjë të hyjnë në listë. Edhe në këtë takim nuk ka pasur konsen-sus, pasi sipas informacioneve PDIU kërkon shumë dhe Basha ka frikë të japë ka vende në lista. Ndërkohë pezull ka ngelur dhe koalicioni me Vangjel Dulen e PBDNJ. Sipas informacioneve, arsyeja e kësaj pengesë është Shpëtim Idrizi, pasi Basha po mendon që PDIU dhe PBDNJ të dalin me kandidatë në zona të ndryshme. Nëse Idrizi del me kandidat në Vlorë, atëherë me shumë gjasë Dule kandidon në Korçë. Por duket se marrëdhëniet mes Bashës dhe dy aleatëve PR-PDIU nuk janë dhe aq të qeta, pasi zgjedhjet afrojnë dhe nuk ka ende shenja konsensusi.

Reagon Mediu Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka thënë

mbrëmjen e djeshme në emisionin “Log” se do të ketë një marrëveshje me Lulzim Bashën, pavarësisht negociatave që po vijojnë. “Po do të bëhet marrëveshja, sikur është hera e parë që e bëjmë këtë punë në minutën e fundit”, tha Mediu. Referuar taktikave për koalicionin dhe negociatave që po vijojnë në selinë blu dhe i pyetur nëse është me të hedhur kjo lojë, Mediu reagoi ashpër. “Nuk kanë çfarë të hedhin, se ja hedh vetes së vet, se nuk më pengon mua asgjë të dal në vete në zgjedhje, nëse ja hedh, çfarë po fiton, nëse ia hedh për të humbur do të thotë se është i marrë nga mendja e kokës, duhet izoluar. Njeriu nuk mund ta hedh për të humbur. Kur mendon gabim do të thotë se nuk është mirë nga mendtë e kokës. Ne kemi 140 kandidatë gati. Të gjitha partitë së bashku me

Shkon në 46 numri i partive të regjistruara

Ka shkuar në 46 numri i sub-jekteve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. KQZ ka regjis-truar dje edhe 9 parti të tjera, ndërsa ka refuzuar 4 të tjera. Bëhet fjalë për Partinë Centriste të Mirëqenies Pop-ullore Shqiptare; Partinë e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë; Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si sub-jekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar. Ndërsa disa nga partitë e regjistruara janë: Partia Pajtimit Kombëtar; Partia Ligj dhe Drejtësi; Partia Fryma e Re Demokratike; Par-tia Qytetare Shqiptare; Partia Uniteti Kombëtar; Partia Aleanca Kuq e Zi; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve; Partia Aleanca Pop-ullore. Po ashtu u regjistruan Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër dhe Bledar Dika si kan-didat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.

Tabaku: Do heqim pagesën korruptive të fiskalizimit

Ish-deputetja e Partisë Demokra-tike, Jorida Tabaku deklaroi se një ndër masat që do të marrë PD për të ndihmuar biznesin menjëherë pas 25 prillit, do të jetë heqja e pagesës ko-rruptive të fiskalizimit. “Ata që kanë paguar deri tani këtë nga 400 deri në 2000 euro për këtë afere korruptive, do t’i marrin paratë mbrapsht”, iu garantoi Tabaku tregtarëve të tregut çam në Tiranë. Ajo i shpjegoi biznesit se programi i Partisë Demokratike e çliron biznesin nga barra e rëndë e taksave dhe pagesat korruptive dhe vendos drejtësi fiskale me taksën e sheshtë 0,5% mbi xhiron, duke përfshirë dhe taksat lokale. Sipas saj, kjo taksë sjell lehtësira për sipër-marrjet dhe zhvillim për ekonominë kombëtare. “Është e panevojshme dhe bizneset nuk do të kenë asnjë kosto nga kjo. Do të rimbursohen ato biznese që e kanë nisur instalimin”, tha ajo. Tregtarët i thanë Tabakut se mezi po kalojnë muajin dhe se po mendojnë edhe të mbyllin dyqanin e të largohen nga vendi.

LSI-në kanë një vlerë 130 mijë vota, të shpërndara në qarqe, diktojnë manda-tin e deputetëve”, tha ai.

Futja në koalicionMe ndryshimet në Kodin Zgjedhor

ka ndryshuar skema e koalicioneve. Në çdo zgjedhje partitë hynin me lista e tyre dhe njëkohësisht ishin aleate nën një koalicion. Kodi Zgjedhor parashikon një formulë se si ndahet votat brenda koalicionit. Por mazhoranca vendosi që të eliminojë futjen me lista të ndara. Me skemën e re, kushdo që kërkon të hyjë në koalicion duhet të ketë vetëm një listë unike. Aleatët e Bashës kërkojnë që në zgjedhje të shkohet si koalicion dhe jo të futen nën logon e PD. Fillimisht u tha se PD do kishte në listat e saj emrat e aleatëve, por tashmë kërkohet që të mos ndodhë kjo, por në fletën e votimit të ketë një koalicion me emra të caktuar. Ai që ka qenë më agresiv në këtë pjesë ka qenë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. “Në momentin që regjistrojmë koalicionin e

përbashkët, lista që paraqitet në 9 mars është lista e koalicionit. Se nëse është kështu, unë e them që tani: PDIU del e vetme. Nuk është lista e PD, është e koa-licionit opozitar. Në 6 mars do jetë lista e koalicionit, ku çdo kandidat do ketë siglën e vet në krah”, tha ai pak kohë më parë. Por pavarësisht kërcënimeve të tij, kryedemokrati Basha është ende në

dilemë. Idrizi kërkon që në Tiranë të jetë në vend të sigurt ai me Mesila Dodën, si dhe të ketë kandidatë në Vlorë dhe zona të tjera. Frika e Bashës është se shumë emra nga aleatët krijojnë pakënaqësi te demokratët, ndërkohë që vetë Idrizi është politikan që ka shkuar nga një parti në tjetrën dhe nuk ka siguri se do i qëndrojë besnik PD.

“Për “21 Janarin” ku 4 veta u vranë në mes të Tiranës, padyshim që sot, pas kaq shumë vitesh, jo që duhej zbardhur, por ata duhet të dënoheshin me dënimin më të ashpër që ka Kodi Penal, që mos të përsëritej më. Por besoj që… jo për kto të katërt që ishin viktima dhe që Partia Socialiste ka kaq vjet dhe nuk mund ta vente njërin nga grupi i zjarrit për kryetar bashkie… edhe për respekt. Apo të bënte pas kaq vitesh Dëshmorë të Atdheut. Ata që i kanë ekzekutuar, ata që kanë dhënë urdhër, padyshim

që për mua duhet të ishin në burg, shembull që mos të ndodhte më kjo histori që të vriten njerëz për pushtet. Por, nga krahu tjetër, po kaq në qoftë se do kishim institucione drejtësie, duhet të mbanin përgjegjësi edhe ata që i çuan mish për top, ata njerëz atje. Dhe në qoftë se kjo do të ndodhte dhe duhet të kishte ndodhur, për t’i dhënë fund kësaj që për pushtet mund të shesësh Shqipërinë dhe për pushtet mund të vrasësh njerëz”, tha Idrizi pak ditë më parë në një intervistë.

JA SI IDRIZI KËRKONTE NDËSHKIMIN E BASHËS PËR “21 JANARIN”

“Mund të ketë një mundësi, në qoftë se Partia Demokratike nuk e do PDIU-në… Mund të ketë një mundësi. Që z. Rama të dalë në konferencë shty-pi, s’ka rëndësi me mua apo pa mua, t’i kërkojë falje komunitetit çam, që i vo-dhi mandatet edhe i shiti kauzën… dhe sigurisht që kjo do të ishte një premisë për të diskutuar. Besoj që nuk do jemi

ndonjëherë në këtë pikë, që z.Rama të dalë të kërkojë falje komunitetit çam dhe të marrë angazhimet, siç i mori në 2013-n, madje me një angazhim publik, me zë, me figurë edhe me video që një herë në 6 muaj si kryem-inistër do raportonte në Parlamentin e Shqipërisë për çështjen çame”, tha kreu i PDIU pak kohë më parë.

JA SI KREU I ÇAMËVE I LUTEJ RAMËS PËR KOALICION

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pas Brahos edhe Klosi trondit Berishën: Ka qenë pjesë e PPSH dhe spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet nga arkiva e SHISH dhe lidhjet me UDB

Ish-kreu i SHISH: Berisha, komunist i rangut të lartë në Fakultetin e Mjekësisë

Rigels SELIMAN

Pas deputeti të Partisë Social-iste, Spartak Braho edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi është

i bindur se ish-kryeministri Sali Ber-isha ka qenë pjesë e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe spiun i Ish-Sigurim-it të Shtetit. Partia Demokratike ka dhënë sinjale se do të çojë përpara pastrimin e politikës nga komunistët dhe ish-anëtarët e Partisë Komuniste. Ishte vetë kryedemokratit Lulzim Ba-sha, i cili teksa në fundjavë prezantoi programin për të përndjekurit poli-tikë, premtoi mes të tjerash një formë lustracioni ndaj bashkëpunëtorëve të sistemit komunist. Por për zotin Klosi ky angazhimi i Bashës është një mision i pamundur, për sa kohë që brenda PD-së ka edhe individë si Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH u shpreh i bindur se ish-kryeministri Berisha ka qenë pjesë e Partisë së Punës. “Sigurisht që ish-kryeminis-tri Sali Berisha ka qenë komunist dhe komunist i rangut të lartë dhe besnik i partisë. Berisha ka qenë Se-kretari i Byrosë së Partisë së Punës së Shqipërisë në Fakultetin e Mjekësisë. Pra, Berisha ka qenë jo komunist i zakonshëm, por komunist i rangjeve të larta. Kështu që më duket habi, por edhe nuk çuditem fare që Saliu sulmon komunizmin, në një kohë që ka qenë vetë komunist. A e kuptoni që Berisha ka qenë sekret i PPSH në një fakultet ku kishte mbi 100 komunistë dhe anëtar partie?! Në dijeni time Berisha ka pasur edhe teserë partie. Megjithatë, është e kot që të shtrojmë dhe debatojmë nëse Berisha ka qenë apo jo komunist, pasi ai ka qenë i tillë. Dhe fakti që ai bën si demokrat i flakët, i shkon për shtat një thënie e ish-presidenti dhe dramaturgu dis-ident çek, i cili ka thënë që: “Nuk ka komunist më të keq sesa komunisti antikomunist””, deklaroi ai.

Berishën ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit

Por të qenit anëtar dhe madje në rangun më të lartë i Partisë së Punës së Shqipërisë, nuk është i vetmi “cen” që e përndjek edhe sot e kësaj dite ish-kryeministrin Sali Berisha. Për ish-kreun e Shërbimit Informativ

Rama injoron Metën: Luftat me shpata janë për fëmijë

Kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur ditën e djeshme teksa ndodhej në Aeroportin “Nëna Tereza” lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili nga Vlora po dje u shpreh se referendumin se ndaj asnjë marifet me kartat, ka dashur ta injorojë si përgjigje duke thënë se do të fokus-ohet te vaksina. Por këtu Rama shtoi se luftat me shpata janë për fëmijë. “Do doja të fokusohesha te arsyeja pse jemi këtu sepse është një luftë për të siguruar vaksina, jo luftë me shpata sepse luftat me shpata janë për fëmijët e kopshtit ose për ata që kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit këtu bëhet fjalë për një luftë të madhe tregtare politike komunikimi dhe unë dua që çdo natë në mendimin e fundit të kem që bëra çdo gjë sot. Kjo është lufta për mua sot të tjerat janë ngjarje rrethanore me personazhe rrethanorë që se meritojnë shkëputjen e vëmendjes nga kjo luftë”, tha Rama.

Duma: PD, është zgjidhja dhe shpresa e shqiptarëve

Në një kohë kur tonet e politikës sa vinë e ngrihen dhe dita e zgjedhjeve parlamentare po afrohet, ish-depu-tetja e PD, Grida Duma deklaroi dje Partia Demokratike është zgjidhja e shqiptarëve. Gjatë një prononcimi për mediat, ish-deputetja Duma theksoi se PD ofron teknikisht dhe konkretisht zgjidhjen për të dalë nga situata ku vendi ndodhet. “Mendoj që tani jemi në një trajektore që çfarë do zgjidhim. Ne jemi zgjidhja. Ne jemi e ardhmja. Ne jemi oferta. Ne kemi ofertë. Ne jemi ndryshimi dhe shpresa. Njerëzit deri sot kanë qenë të mpirë dhe s’kanë pasur se ku të shikojnë për të gjetur zgjidhje, ne do të ofrojmë teknikisht dhe konkretisht shpresën që duhet ngritur tani. Teksa risjell në vëmendje zgjedhjet bash-kiake të vitit 2015 në Durrës kundër Vangjush Dakos, Duma thotë se janë pak a shumë të njëjtët personazhe që synojnë të ndërhyjnë edhe në këto zgjedhje, por kësaj here PD ka ngritur grupet e veta dhe ka strategjinë e saj”, deklaroi Duma.

Ruçi: Institucionet e pavarura kanë zbatuar vetëm gjysmën e rekomandimeve, por ka përmirësim krahasuar me 2018Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi prezantoi

dje raportin mbi punën e Kuvendit me institucio-net kushtetuese dhe të krijuara me ligj për vitin 2020. Gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme plenare, kryeparlamentari Ruçi zbuloi se u dyfishua mbështetja buxhetore ndaj institucion-eve të pavarura krahasuar me 2018-ën, ndërsa theksoi se kjo rritje është tregues i rolit të Ku-vendit në bashkëpunimin ndërinstitucional Ku-vend-Institucione të pavarura- Qeveri dhe rritjen e llogaridhënies nga Këshilli i Ministrave, sipas tij, para Parlamentit. “Në Kuvendin e Shqipërisë raportojnë periodikisht mbi veprimtarinë e tyre

24 institucione. Institucionet e pavarura janë një instrument i rëndësishëm i shtetit të së drejtës, në mbrojtje të interesit publik dhe të drejtave e lirive themelore të qytetarëve. Interesat privatë janë si uji, rrjedhin atje ku nuk gjejnë pengesa. Prandaj institucionet e pavarura mbrojnë inter-esin publik, në sfidimin ose edhe harmonizimin me interesat e tjera që zhvillohen në shoqëri. Arritja më e madhe e Kuvendit gjatë vitit 2020 dhe kësaj legjislature është kontributi për rrit-jen e autoritetit të institucioneve të pavarura, si mbrojtës të interesit publik. Nëse në vitin 2018, niveli i zbatueshmërisë së rekomandimeve ishte

45%, në vitin 2019 progresuam në 62% dhe në vitin 2020 arritëm shkallën e zbatueshmërisë 83%, pra gati dyfishuar krahasuar me 2018. Kjo rritje është tregues i rolit të Kuvendit në bashkëpunimin ndërinstitucional Kuvend-Institucione te pavaru-ra-Qeveri dhe rritjen e llogaridhënies nga Qeveria. Kjo rritje është edhe rezultat i rritjes së mbështetjes buxhetore për institucionet e pavarura. Në vitin 2021, krahasuar me 2018, mbështetja buxhetore u rrit me rreth 50%”, deklaroi ai. Më tej kryeparlam-entari Ruçi vlerësoi edhe faktin që shumë rezoluta të rekomanduara nga Kuvendit i Shqipërisë janë zbatuar nga institucionet e pavarura. “Aspekti i tretë

i veprimtarisë sonë në punën me institucionet e pavarura ka qenë ndjekja e statusit të zbatimit të rezolutave të kuvendit. Pas një analize të detajuar të informacioneve të depozituara në Kuvend mbi nivelin e zbatimit të rezolutave për vitin 2020, nga raportimi dhe monitorimi i institucioneve të pavar-ura, statusi i zbatimit të rezolutave paraqitet si vijon: Nga 211 rekomandime të adresuara në rezolutat e Kuvendit për vitin 2020, rezultojnë: të realizuara plotësisht: 109 rekomandime ose 52%; në proces zbatimi: 91 rekomandime ose 43%; realizuara pjesërisht: 4 rekomandime ose 2%; të parealizuara: 7 rekomandime (3%)”, nënvizoi Ruçi.

Sot që flasim i vetmi që ka arritur të sigurojë doku-mentin, ku pretendohet se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe Partisë Komu-niste është deputeti socialist Spartak Braho. Gazeta kontaktoi dy ditë më parë me deputetin për të folur mbi këtë çështje dhe Braho ka deklaruar se ka të dhëna që dëshmojnë se Berisha ka qenë pjesë e Sigurimit. “Sali

Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967. Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

BRAHO: BERISHA, KA SPIUNUAR NË FAVOR TË SIGURIMIT

1. Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i lidhur me UDB

2. Berisha ka qenë bash-këpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit

3. Berisha ka qenë anëtar i rangut të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë qysh kur ishte stu-dent dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë

Mesazhet e Klosit për Berishën

3

Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryem-inistri Sali Berisha ka qenë edhe një spiun i Ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij dhe në këtë pikë ai flet me përgjegjësi pasi ka qenë drejtues i

një institucioni të rëndësishëm si SHISH, Berisha kur erdhi në pushtet u kujdes që të asgjësonte dosjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, ekzist-enca e së cilave mund t’i hidhini në erë karrierën politike. “Në dijeninë time si ish-kreu i Shërbimit Informa-tiv Shtetëror, di që Sali Berisha kur ka ardhur në pushte në vitet ’90 i ka pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, duke filluar nga vetja e tij, deri tek bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Është e kotë dhe tejet qesharak teksa shikon Lulin dhe Saliun që premtojnë ligjin e Lustra-cionin, por në të njëjtën kohë ai ka pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të tij”, u shpreh ai.

Lidhjet e Berishës me UDBMë tej ish-kreu i Shërbimit In-

formativ Shtetëror, Fatos Klosi gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, thek-soi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk asgjësi vetëm dosjet që kishte ai

dhe që tregonin lidhjet me Sigurimin e Shtetit, por edhe dokumente të qenë-sishme që e identifikonin atë si person që kishte lidhje me Shërbimin Jugosl-lav. “Nga ana tjetër unë e kam thënë për gazetën tuaj dhe ndërkohë po e theksoj sërish që në dijeninë time, di që ka dosje të asgjësuara me procesverbale, sipas të gjitha rregullave. Pra, duke qenë dhëndër në një familje gjysmë serbe, Sali Berisha është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit, si bashkëpunëtor i mundshëm i UDB jugosllave. Unë nuk kam gjetur gjë në dosje, sepse kur unë vajta në krye të Shërbimit In-formativ Shtetëror, Berisha kishte pesë vjet në pushtet dhe i kishte rregulluar të gjitha gjërat. Por që Berisha ka qenë i ndjekur për lidhje të mundshme me UDB, këtë e thonë oficerët që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe që e kanë parë dosjen e si i tillë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

GAZETA SOT8 E Martë 23 Shkurt 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Murrizi e Gjoni akuza ndaj qeverisë: Nuk mund të hyjmë në Europë me vjedhje dhe kriminalizim të politikës

Deputeti Myslim Murrizi me tone të ashpra ndaj klasës politike u shpreh se Shqipëria nuk mund të hyjë në Europë me një klasë politike si kjo e cila di vetëm të vjedhë. Murrizi tha se qeveria meriton të shkojë në burg për firmosjen e kontratave me “Pfizer”, e cila do të mbarojë në 2022. Ai ironizoi duke thënë se nuk pranojnë vaksinat ruse, por mbajnë portretin e Stalinit në shtëpi. Sipas tij nuk mund të hyhet në Eu-ropë duke i detyruar ambasadorët e vendeve të ndryshme. “Si mund të hyjmë në Europë kur nga kjo mazhorancë. Ju duhet t’i thoni burgut hapu që keni shkruar një kontratë përulëse me

Pfizer, për 500 mijë vaksina. Ta dinë shqiptarët që kontrata juaj me Pfizer mbaron në vitin 2022. Të gjithë mendojnë ah sikur ta kisha unë atë vaksinë. Parimorë të mëdhenj ju, nuk i doni vaksinat e rusëve. Ju po t’ju kontrollosh gjen fotografinë e Stalinit. Ju dilni andej nga Rinasi dhe bëni si eskortë. Si mund të hyni në Europë? Ju detyrojnë ambasadorë të vende të ndryshme”, tha Murrizi. Deputeti u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që në zgjedhjet e 25 prillit ta përçmojnë këtë klasë politike me votë në mënyrë që ata të largohen. Murrizi u shpreh se nuk mund të hyjmë në Europë me

sy mbyllur me vdekje dhe me euro të vjedhura. “Shqiptarët në 25 prill duhet të japin votën e tyre dhe ta mendojnë mirë. Shqiptarët të nderu-ar keni votën në dorë, përçmojini me votë ata që bredhin me çadra 4 vite. Ne nuk mund të hyjmë në Europë me sy mbyllur, me vdekjen nëpër këmbë dhe eurot që marrin këta. Kjo është tallje dhe me këtë tallje besoj se çdo ditë i largohemi Europës”, tha Murrizi. Gjithashtu dhe deputeti Ralf Gjoni foli për integrimin ku u shpreh se në vendin tonë ka ngecur në një fazë rrjete të thurur prej 4 fijesh politike. Ai tha se kriminalizimi i politikës është po ashtu një

tjetër arsye që Shqipëria nuk mund të hyjë në Evropë. “Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, ky është refuzimi i BE-së. Nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ia ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do t’i shërbejnë njëri-tjetrit për të sig-uruar vazhdimësinë pushtetit”, tha ai.

Debate në Kuvend, Balla zbulon si familja e Sali Berishës bllokoi interkonjeksionin me Kosovën, Hajdari sulmon PD dhe PS

Hajdari thirrje qytetarëve: Mos i mbështesni më këta njerëz

Aleksandra HOXHAJ

Seanca e djeshme parla-mentare është shoqëruar me debate, diskutime dhe akuza mes deputetëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës pengonte projektin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, për shkak të lidhjeve familjare. Ai u shpreh se sapo Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013 bëri të mundur që projektet e interkonjeksionit të zhbllokoheshin. Sipas tij, tani Kosova ka arritur pavarësinë në sistemin e energjisë elektrike dhe në rrjetin e interkonjeksionit falë rrjetit të KFV-së. Balla tha se qeveria gjermane ka investuar prej gati 30 vitesh mbi 1.1 miliardë euro. “Askush nuk duhet të harro-jë që në vitin 2012 qeveria e asaj kohe pengonte projektin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, për shkak të ndërhyrjeve dhe lidhjeve familjare të Sali Berishës. Sapo ne erdhëm në qeveri, në vitin 2013, projektet e interkonjeksionit u zhbllokuan. Sot ne konstatojmë se Kosova është tërësisht e pavarur në aspektin e energjisë elektrike. Ne kemi sot rrjetin e interkon-jeksionit me Kosovën falë rrjetit të KFV-së. Qeveria gjermane ka investuar në Shqipëri në këto 30 vjet mbi 1.1 miliardë euro, është ne vendin e parë të investuesve direkt në Shqipëri”, tha Balla. Kreu i grupit parlamentar u ndal edhe te procesi i legalizimeve ku u shpreh se nga viti 2005 deri në 2013 qeveria e Sali Berishës legal-izoi 600 banesa, kryesisht dyqane dhe kioska të miqve të pushtetit, ndërsa nga viti 2013 e sot janë legalizuar 16 mijë objekte.

Hajdari akuza Bashës Deputetja Rudina Hajdari

sulmoi ashpër kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku u shpreh se ndaj saj është hedhur vrer dhe baltë nga ai vetëm për faktin se nuk dogji mandatin. Hajdari tha se nuk është zgjidh-je braktisja e institucionit, por duhet një vullnet nga e gjithë

Valteri: Duhet të dënojmë klasën politike

të korrupsionit Deputeti Halit Valteri u shpreh dje

në seancë se problemi i shqiptarëve janë tre biznese, siç i quajti ai tre forcat politike, PS, LSI dhe PD. Ai tha se më 25 prill shqiptarët duhet t’i dënojnë këto tre forca me votë pasi e vetmja gjë që kanë bërë është injorimi i qytetarëve prej 30 viteve. “Tre emra janë problemi PS, LSI, PD. Shqipëria është marrë peng dhe po zvarritet vetëm për shkak të këtyre bizneseve. Janë biznese që mbahen në këmbë për shkak të monopolizimit të vendit. Këto tre biznese reagojnë rrallë për-ballë shqiptarëve. Politikanët central-izojnë vendimmarrjen, çfarë e mban në këmbë këtë lloj biznesi. Qytetari është injoruar prej 30 vitesh. Ndaj keni në dorë të largoni këto tre figura. Kemi nevojë të dënojmë një klasë politike e kalbur dhe e krimbur në korrupsion. Të mendojmë për të ardhmen e fëmi-jëve tanë, se politikanët tanë edhe për të matur tensionin shkojnë në spitalet e Stambollit”, tha Valteri.

Xhaçka: Shqipëria i ka plotësuar të 15 kushtet

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se vendi ynë i ka plotësuar 15 kushtet e kërkuara për çeljen e negociatave me BE. Xhaçka theksoi se tashmë Shqipëria i ka bërë detyrat e saj teksa shtoi se tashmë radhën e ka BE. Sipas saj një test janë dhe zgjedhjet e 25 prillit. “Është bërë një punë vërtet e madhe për të plotësuar të 15 pikat që u kërkuan nga BE. sot, është që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë. I ka plotësuar të gjithë kushtet që ishin vënë dhe sot meriton një datë për konferencën e parë ndërqever-itare. Është koha që BE të mbajë premtimin që i ka bërë Shqipërisë. Shqipëria i ka plotësuar të 15 kushtet. Por sigurisht, ka edhe një moment të fundit që duhet kapërcyer me sukses në këtë rrugë drejt konferencës së parë ndërqeveritare: zgjedhjet e 25 prillit. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, të qeta e të gjithëpranu-ara është çelësi që do të hapë derën e integrimit”, tha Xhaçka.

klasa politike. Ajo shtoi më tej se kryeministrit Edi Rama i pëlqen ideja të qëndrojë si sulltan ndërsa Basha synon të vijë në pushtet si një lider me tipare ruse, i cili eliminon çdo kundërshtar. Sipas Hajdarit figurat politike nuk e duan integrimin në vend pasi u jepet fuqi më shumë qytetarëve dhe u humbet pushteti këtyre 3 figurave politike duke iu referuar kështu kryeministrit, presidentit dhe kreut të PD. “Unë jam një nga ata persona që është sulmuar pasi vendosa të rrija në Parlament, kur anëtarët e Partisë Demokratike e braktisën institucionin. Unë e dija se braktisja e çdo institucioni

na lë në baltë. Unë e di kjo nuk mjafton, nuk mjafton puna e një apo dy personave, duhet një vull-net politik, i të gjithë klasës poli-tike. Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sulltan. Atij jashtë i pëlqen mod-eli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdekje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake. Këta

nuk e duan procesin e integrimit europian se do të thotë më shumë fuqi për qytetarët dhe për ligjin e Kushtetutën dhe më pak fuqi për tre apo 4 persona që prej 30 vitesh e katandisën Shqipërinë në një raport katastrofe. Këta me plaçkën e bërë do të jetojnë në një vend tjetër ku politikanët nuk janë të babëzitur. Mos mbështesni më këta njerëz. Kam besim që në prill do fillojë kthesa e këtij kombi”, tha Rudina Hajdari.

Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se integrimi nuk do të thotë thjesht lëvizja pa viza në BE, por të jetohet dhe të puno-het ashtu si europianët. Ajo tha se integrim do të thotë që klasa politike të mos udhëhiqet nga të paaftët. Sipas saj kjo klasë politike në Shqipëri ka ngecur tek statusi i vendit kandidat dhe nuk e do integ-rimin. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa nuk do të thotë thjesht që ne të lëvizim pa viza në vendet e BE, por të jetojmë dhe të punojmë si evropianë në Shqipëri, do të thotë një klasë politike të mos udhëhiqet nga njerëz të paaftë. Në 2014 ne morëm statusin e vendit kandi-dat dhe më pas nuk ka ndodhur asgjë, sepse klasa politike nuk e do integrimin”, tha ajo.

HAJDARI: KLASA POLITIKE NUK E DO INTEGRIMIN

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë seancës parlamentare dje u ndal dhe tek masat anti covid dhe kujdesin që duhet bërë në këto kohë pandemie. Balla u shpreh se të gjithë politikanët duhet të jenë shembuj për respektimin e këtyre masave. Por sipas tij shumë figura politike janë duke u bërë shembull i keq për mosrespektimin e rregullave. Balla tha se kushdo që nuk bën kujdes e shkon takon qytetarët pa masat mbrojtëse nuk duhet të votohet. “Ne politikanët duhet të jemi shembull për respektimin e masave. E vërteta

BALLA: DUHET TË JEMI SHEMBULL PËR RESPEKTIMIN E MASAVE

është që politikanët në një pjesë të madhe të territorit janë bërë shem-bulli më i keq për mosrespektimin e rregullave. Një politikan që shkon pa maskë të takojë qytetarët edhe kur e ka kaluar covid-in nuk duhet votuar”, tha Balla.

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fatmir Mediu: Fleta e votimit të ketë siglën e partive në krah të emrit të kandidatit, kjo skemë e domosdoshme për të tërhequr votuesin besnik

Modelet e fletëve të votimit të lakuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijojnë të jenë “vija e kuqe” për partitë aleate të Partisë Demokratike. Partia Socialiste preferon që fleta e votimit të ketë numra që përfaqësojnë secilën kandidaturë, ndërsa Partia Demokra-tike kërkon vendosjen e emrit të kandidatit në fletën e votimit. Por ndërsa dy partitë e mëdha nuk pajtohen me njëra-tjetrën edhe aleatët e PD kanë nisur të rebelohen. Bëhet fjalë për Partinë Republikane, e cila ndonëse nuk e ka gjendur ende gjuhën e përbashkët me kryedemokratin Lulzim Basha sa i përket listës së kandidatëve. Gazeta foli ditën e djeshme

me kreun e PAA, Agron Duka, i cili kërkon që qytetarët të votojnë emrin dhe siglën. Gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme, kryerepublikani Fatmir Mediu u shpreh se ai i qëndron idesë që sigla e partive të jetë në fletën e votimit dhe madje sipas tij edhe emri i çdo kandidati. “Është interes i Partisë Demokratike, por edhe partive të koalicionit për të patur logo të partive, por edhe emrat e kandidatëve, për të tërhequr votuesin tradicional. Mundësisht të jenë edhe emrat, pasi qytetarët nuk votojnë numrat, por emrat. Mendoj që janë të gjitha mundësitë për të patur një qartësi në fletën e votimit”, deklaroi ai. Ndërkohë javë që lamë

pas gjatë një prononcimi për mediat kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se për zgjedhjet e 25 prillit, partia e tij do të garojë në një koalicion me Partinë Demokratike. “Do garojmë në një koalicion me PD-në. Ka një analizë të thjeshtë. Mund ta bëni vetë llogarinë se sa i takojnë PD-së dhe partive të tjera poli-tike. Ajo që unë mund të them është PR-ja do të jetë e gatshme të marrë votat në Dibër dhe Kukës. Qëllimi është maksimizimi i votave. Unë mendoj që programi që ka paraqitur PD-ja për opozitën është i plotë. Nuk besoj që kemi dallime, por ka specifika që të gjitha partitë do të donin të bënin kontribuimin. PR-ja do të

donte të kishte një qasje më të drejtpërdrejtë në çështjen e të përndjekurve politikë, etj”, u shpreh ai. Ndërkohë duke analizuar situatën në vend, Mediu theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit për t’u ndarë sipas tij nga regjimi i ko-rruptuar i Edi Ramës. “Në qoftë se ka një njeri që kriminelëve u dha statusin dhe kostumin e deputetit, i dha statusin legjitim për t`u lidhur me politikën dhe për të ndikuar dhe manipulu-ar zgjedhjet në dëm të interesave të Shqipërisë, është Edi Rama. Prandaj është imperative që në datën 25 prill, shqiptarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për t’u shkëputur nga e keqja”, nënvizoi kreu i PR, Fatmir Mediu.

AGRON DUKA:

Në këto zgjedhje kemi objektiv që tejkalon interesat e PAA-së dhe që përkon me interesa më të përgjithshme të opozitës si grupimi më i madh politik i krijuar ndonjëherë, që ka për qëllim kthimin e pluralizmit në vend, si dhe normalizimin e jetës politike të vendit. Ne si PAA do të jemi patjetër një zë i fuqishëm, vota e mbështetësve tanë do të jetë për-caktuese në qarqe të rëndësishme, diçka që e ka të qartë edhe kryesuesi i koalicionit...

Duka: Në këto zgjedhje kemi objektiv që tejkalon interesat e PAA-së

Fleta e votimit të ketë emrat e kandidatëve dhe logot e partive, PAA zë i fuqishëm në politikë dhe opozitëKreu i Partisë Agrare Am-

bientaliste, Agron Duka vijon t’i qëndrojë besnik mendimit të tij se qytetarët

në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në fletën e votimit të kenë mundësi që të zgjedhin kandidatin për deputet me emër dhe i identifikuar me logon e partisë që përfaqëson. Duke folur në një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Duka theksoi se përpjekja e PAA është e vazhdueshme kundër krimit elektoral, ndërsa shtoi se shpreson që zgjedhjet e 25 prillit të jenë më të mira se ato të vitit 2017. Sipas tij, Partia Agrare Ambientaliste është një zë i fuqishëm në politikë dhe opozitë.

-Zoti Duka, tashmë është zyrtare që ju do të jeni kandidat në listat fituese të PD. A janë zgjedhjet par-lamentare të 25 prillit, një mundësi e mirë që shqiptarët të ndryshojnë realitetin aktual?

Çdo palë zgjedhje, apo çdo herë që qytetarët shprehin me votë vull-netin e tyre të lirë, janë një moment i rëndësishëm në jetën e një vendi dhe bartin mundësinë e çmuar për ndrys-him dhe zhvillim të mëtejshëm. Prob-lemi i këtyre viteve në Shqipëri ka qenë mungesa e lirisë në zgjedhje, si dhe fakti që edhe kur ka pasur nevojë për ta çuar vendin në zgjedhje të par-akohshme, kjo nuk ka qenë e mundur. Duke favorizuar kështu status quo-në në kurriz të ambicieve të njerëzve për ndryshim. Prandaj 25 prilli është një mundësi e artë për ndryshim, për përmirësim të përfaqësimit dhe për një Parlament në lartësi të sfidave të Shqipërisë.

-Përse ju si PAA u mjaftuat vetëm me një vend të sigurt në listat e PD?

Si në çdo marrëveshje, duhet gjetur një pikë ekuilibri, nga e cila të gjitha palët janë të kënaqura dhe

që krijon qëndrueshmëri brenda një koalicioni të gjerë. Megjithatë ne si PAA nuk do të kemi vetëm një vend, por do të kemi disa syresh brenda listës së përbashkët, të cilët do të sjellin vlerë të shtuar në garën që na pret.

-Por megjithatë, pavarësisht kësaj, ju keni bërë një deklaratë të fortë dhe jeni shprehur se po ju trajtojnë si bagë-ti të matrikulluara me numra dhe jo me logo në fletën e votimit?

Natyrisht ne jemi gjendur përballë disa alternativave të sforcuara. Që nuk do të donim të zgjidhnim, por që janë imponuar padrejtësisht. Një nga këto padrejtësi është edhe mënyra sesi do të renditen kandidaturat. Mungesa e emrave të subjekteve dhe e emrit të kandidatëve është një përpjekje për të zhbërë identitetet e ndryshme, diçka që sipas meje cënon përfaqësimin. Ne do të përpiqemi të themi tonën deri në fund për këtë temë, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse.

-Përse shqiptarët duhet të besojnë opozitën?

Në këto vite opozita ka bërë një betejë të fortë në përpjekje për të mbrojtur interesin publik. E kemi bërë këtë duke hequr dorë nga privilegje që dikton edhe të qënurit opozitë brenda sistemit. Ne treguam se nuk ishim në Parlament, apo nuk u futëm në Parlament, për interesin tonë, por për interesin e përg-jithshëm. Treguam se nuk i mbanim mandatet për t’u mbrojtur me imunitetin e këtij pushteti. Kemi luftuar në mënyrë konsekuente për votën e lirë, për të kërkuar mirëqeverisje, për të of-ruar alternativën tonë. E kemi bërë këtë në kohën e tërmetit dhe në kohën e pandemisë, duke u kar-

akterizuar si një opozitë propozuese. Paçka se dihet që opozita, në të gjithë botën, fjalën ka. Këtë vullnet për të çuar përpara betejat në opozitë, do ta kemi edhe në qeverisjen e vendit, të bindur se çdo hap që kemi hedhur këto 8 vite, ka qenë një mënyrë për të njohur më mirë realitetin dhe për ta ndryshuar atë nëpërmjet një vullneti politik të qartë.

-A ka kushte sot Shqipëria për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të barabarta?

Kjo do të duket qartë pas 25 prillit, megjithatë nëse më pyesni nëse zg-jedhjet e këtij viti do të jenë më të mira se ato të qershorit të 2017-s, unë them sigurisht që po. Përp-jekja jonë e vazh-dueshme kundër krimit elektoral, sensibilizimi kombëtar dhe ndërkombëtar n d a j k ë t i j fenomeni, do të sjellin një vëmendje të shtuar, e cila

do të përkthehet në një klimë më të mirë dhe në ndëshkime më të rënda për ata që guxojnë të prekin votën e shqiptarëve. Të mos harrojmë që këtë herë kemi edhe një element shtesë, i cili do të përmirësojë ndjeshëm pro-cesin, që është identifikimi biometrik.

-Ku e sheh veten partia që ju drejtoni në gjithë përllogaritjen elek-torale dhe cila është ambicia e PAA në zgjedhje dhe post 25 prillit?

Në këto zgjedhje kemi objektiv që tejkalon interesat e PAA-së dhe që përkon me interesa më të përg-jithshme të opozitës si grupimi më i madh politik i krijuar ndonjëherë, që ka për qëllim kthimin e pluralizmit në vend, si dhe normalizimin e jetës

politike të vendit. Ne si PAA do të jemi patjetër një zë i fuqishëm,

vota e mbështetësve tanë do të jetë përcaktuese në qarqe të rëndësishme, diçka që e ka të qartë edhe kryesu-esi i koalicionit, z. Basha. Prandaj edhe zëri ynë, si parti çështje, për ato tema që kemi në fokus të vep-

rimtarisë sonë, do të jetë i fortë pas 25 prillit dhe do të

sjellim bashkërisht ndry-shime cilësore në

jetën e qyte-tarëve.

-Duke qenë se “dekriminalizimi” është flamuri që jeni identifikuar ju si opozitë, si do ta ç’kriminalizojë politikën, opozita nesër kur të vijë në pushtet?

Tashmë ne kemi një ligj, për të cilin kemi luftuar fort dhe ligji do të mbetet boshti ynë politik për temën e dekriminalizimit. Megjithatë, si për çdo gjë tjetër, mbetet i rëndësishëm vullneti politik, për këtë ne kemi dhënë prova dhe do ta çojmë deri në fund këtë vullnet.

-Si ju duket programi i lançuar nga PD dhe a e gjen veten PAA tek ky projekt?

Është një program ambicioz, për të cilin ne kemi dhënë kontributin tonë sidomos për fushën e bujqësisë. Gazeta juaj jo pak herë i ka prezantu-ar qëndrimet tona mbi subvencionet e drejtpërdrejta, për TVSH-në, për naftë e kështu me radhë, të gjitha këto pika janë pjesë e këtij programi dhe jam i bindur se do të jenë një avantazh i rëndësishëm për fermerët.

-A besoni se Lulzim Basha po i mbush me shpresë shqiptarët për një të nesërme ndryshe pas 25 prillit 2021?

Unë besoj se z. Basha ka poten-cialin për të qenë një kryeministër shumë i mirë, një kryeministër nor-mal, i dhënë më shumë pas punës se sa pas propagandës. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, pasi qytetarët janë lodhur me fasada dhe fjalë të mëdha që përkthehen në ndryshime të vogla apo inekzistente për qytetarët. Basha ka mundësinë të jetë një kryeministër ekipi, ku bashkë me ne, të çlirojë vendin nga përqendrimi i pushtetit në një dorë dhe nga kultura e njëshit, e cila ka bllokuar jetën ekonomike dhe poli-tike të vendit.

Intervistoi: Rigels SELIMAN

GAZETA SOT10 E Martë 23 Shkurt 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZgjedhjet, Çuçi: Po diskutojmë çështjen për kartat e ID, partitë politike të respektojnë rregullat anti-covid, nuk do ketë tolerime

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi dje gjatë një dalje për mediat se, bashkë me KQZ do gjejnë çdo zgjidhje në mënyrë që mos të përjashtohet askush nga mundësia për të votuar në 25 prill. Çuçi tha se, kanë marrë parasysh kërkesën për shtyrjen e afatit për kartat e identitet që skadojnë dhe po e disku-tojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pavarësisht se nuk dha asnjë vendim konkret ministri garantoi qytetarët se, të gjithë do kenë mundësi të votojnë dhe nuk do hasin pengesa për çështje të tilla apo probleme teknike. “Kemi

marrë njoftimin që kërkojnë shtyrjen, po e shi-kojmë me shumë vëmendje dhe jam në kontakt me kryetarin e KQZ për të marrë një opinion lidhur me këtë çështje. Jemi në koordinim të plotë, mund t’i garantoj shqiptarët se askush nuk do të mbetet pa votuar për shkaqe që nuk varen nga ta. Po bëjmë të gjitha përpjekjet dhe me kompaninë e ALEAT që zgjedhësit të kenë një dokument jo vetëm si detyrim, por edhe si nevojë për të marrë shërbime. Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me kompaninë”, tha Çuçi. I pyetur nga gazetarët nëse do të këtë

ndëshkime për deputetin Xhemal Qefalia dhe të tjerë që kanë shkelur protokollet anti-covid, Çuçi tha se deri më tani janë gjobitur ata të cilët sipas organeve përgjegjëse janë konstatuar në shkelje dhe kështu do të veprohet për çdo rast pas pasur asnjë përjashtim. Këtu ai iu bëri thirrje të gjitha partive politike të tregohen të kujdesshme si gjatë fushatës edhe në ditën e zgjedhjeve sepse nuk do të bëhet asnjë tolerim nëse nuk respektohen masat anti-covid. “Kjo pyetje do të ishte nëse nuk do të kishte ndëshkime. Janë çështje të organeve ligjzbatuese e porosia është e qartë, askush nuk

do të tolerohet nëse shkel rregullat. Është zbatimi i çdo rregulli protokolli në lidhje me këtë gjë. Përfitoj nga rasti që t’u bëj thirrje kandidatëve që kanë hyrë në ethet e fushatës që të respekto-jnë masat”, u shpreh ministri. Ndërsa, kujtojmë këtu se, gjatë një prononcimi për gazetarët edhe kryeministri Edi Rama e la të hapur si mundësi shtyrjen e afatit të ID deri më 30 prill, kërkesë kjo e bërë nga opozita. Për kreun e qeverisë, kjo është një kërkesë që bën sens pasi është në të mirë të procesit zgjedhor, e për pasojë ka deklaruar se do të shqyrtohet si mundësi.

Vetingu në polici drejt dështimit, mazhoranca propozon pezullimin e procesit, kërkohet që të skanohen më parë përfaqësuesit e SHÇBA

Vetingu në polici drejt pezullimit, gati të nisë ai për SHÇBA

Esmeralda HIDA

Vetingu në radhët e policisë duket se po shkon drejt dësh-timit. Prej gati dy vitesh ka nisur procesi i skanimit për

uniformat blu, por numri i seancave dëgjimore ka qenë shumë i ulët. Vetë Komisioni i Sigurisë përgjegjës për këtë çështje ka dhënë shpesh alarmin se ky proces nuk po funksionon ashtu siç duhet, pasi kishte mbyllur vetëm 29 dosje në 15 muaj, kur kishte për detyrë mbi 100 të tilla. Këtë herë ishin 5 depu-tetë të Kuvendit të cilët kanë depozituar një projektligj ku kërkojnë pezullimin e vetingut në radhët e Policisë së Shtetit. Nisma është iniciuar nga deputetët Er-monela Felaj, Antoneta Dhima, Elona Hoxha, Luan Harusha dhe Arben Elezi, të cilët kanë kërkuar që vetingu të mos kryhet më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga SHÇBA, e cila nga ana e saj pritet që të riformohet, duke u shndërruar në Agjencinë e Mbikëqyr-jes Policore. Në këta kushte relacioni shoqëruar projektligjit thekson se është e nevojshme pezullimi i procesit përderisa në këto kushte konsiderohet i dështuar dhe nuk ka kryer as gjysmën e punës së kërkuar për këta dy vite. Kështu zgjedhja më e mirë është të pezullohet dhe për momentin të merren me vetingun ndaj trupës vlerësuese të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. “Qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë eficiencën e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik sipas parashkrimeve të Ligjit 12/20l8, duke pezulluar procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe duke e orien-tuar punën e Komisionit të Jashtëm të Veting-ut në përfundimin së pari të pro-cesit të vlerësimit kalimtar për trupën vlerësuese të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Bazuar në raportimin e fundit të KJV, që kur ka filluar punën KJV deri në Dhjetor 2020 kanë përfunduar procesin e Vlerësimit kalimtar vetëm 32 subjekte”, thuhet në relacion. Sipas relacionit, puna e kryer deri më tani nga KJV jo vetëm që nuk ka qenë e mjaftueshme, por shpesh edhe e parregullt.

Veting për SHÇBAVetingu edhe për punonjësit e

SHÇBA është një tjetër kërkesë e de-putetëve përmes këtij projektligji. Në projektligjin që është depozituar në

Gjonaj: Do shtojmë mbështetjen për rrjetin

antikorrupsionNjë tjetër takim i Ministrisë së

Drejtësisë për vënien në funksional-itet të plotë të koordinatorëve të Rrjetit Antikorrupsion. Zv\ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni ka zhvilluar një takim me z. Zamir Dedej, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të disku-tuar mbi luftën kundër korrupsionit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Etilda Gjonaj, e cila ka theksuar se fokus i diskutimit ka qenë përforcimi i organeve antikorrupsion. “Pjesë e diskutimit ishte mbështetja që duhet t’i jepet koordinatorit nga institucionet pjesë e Rrjetit për të bërë të mundur vazhdimin e shërbimeve me efikasitet si dhe rëndësisë së ndjekjes së denon-cimeve të bëra nga qytetarët për godit-jen e rasteve korruptive pranë këtyre institucioneve, raste të cilat më pas i përcillen organeve të hetimit të krimit. Në këtë takim u diskutua gjithashtu roli i Rrjetit të Koordinatoreve Antiko-rrupsion dhe rëndësia që ka ky rrjet në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur ajo.

PD: Rama i frikësuar ka porositur dhunimin e zyrës sonë në njësinë 7

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, denoncoi dhunimin e zyrës elektorale të PD në njësinë 7, veprim për të cilin fajëson kryeministrin Edi Rama. Si-pas tij, kjo gjë tregon se shefi i qeverisë është i frikësuar nga humbja e zgjedh-jeve. “Ditët e fundit jemi të gjithë dësh-mitarë për sulmet ndaj aktivistëve të PD dhe zyrave elektorale të PD. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja. Edi Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh. Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill Edi Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit”, deklaroi ai.

Sipas projektligjit të hartuar nga deputetët, kërkesa për pezullimin e vetingut është bërë dhe në bazë të re-komandimeve që kanë bërë partnerët ndërkombëtarë. Raport-vlerësimi i GRECO-s deklaronte se procesi ak-tual kalimtar i vettingut duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karrierës së tyre dhe për qëllimet

e ngritjes në detyrë, ndërkohë dhe të paktën, veting kalimtar duhet të përqendrohet në funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të integritetit. “Greco reko-mandon: që funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të trajtohen me përparësi gjatë procesit të vetingut në lidhje me planin e integritetit dhe mjetet e tjera ekzis-tuese të menaxhimit të riskut”, theksohet në projektligj.

PEZULLIMI I PROCESIT BAZOHET NGA REKOMANDIMET E GRECO

Kuvend sqarohet se më parë në filtrat e vetingut duhet të kalojnë krerët e SHÇBA, organ ky që do të kontrollojë më pas gradat më të ulëta të policisë. Sipas relacionit, kjo do t’u mundësonte edhe institucioneve të tjera të përfshira të bënin një analizë më të thelluar të problematikave që janë shfaqur me kohën. “Me ndryshimet e ndodhura me ligjin nr. 74/2020, Parlamenti vendosi përveç shtyrjes së afatit të veprimtarisë

së KJV edhe realizimin e veprimtarisë paralelisht të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Trupave të Vlerësimit të SHÇBA-së. Me qëllim që SHCBA-ja e subjekteve të tjera, KJV-ja duhet të ketë në vëmendje dhe në fokus me përparë-si procesin e vlerësimit të trupave të SHÇBA ku sipas ligjit vlerësohen nga ky komision. Mekanizmi i parashikuar në ligjin ekzistues parashikon që Komi-sioni i Jashtëm i Vlerësimit vlerëson

Kuvendi është vënë në lëvizje dhe ka vendosur ngritjen e nënkomisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për vetingun e Policisë. Kuvendi është alarmuar nga shifrat që janë publikuar në Planin e Integrimit Europian 2021-2023, i cili tregon se nga viti 2018 deri në fund të 2020 Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit ka dhënë vendime vetëm për 29 efektivë policie, nga të cilët 3 ishin punonjës të Gardës së Repub-

likës. Gjithashtu, vlen të theksohet se 4 punonjës nuk kanë pritur përfundi-min e procesit, por janë dorëhequr pa u raportuar hetimet nga Komisioni. “Deri më tani janë vlerësuar me ven-dimmarrje të trupave të vlerësimit 29 punonjës nga të cilët: 4 punonjës të policisë janë dorëhequr gjatë procesit kryesisht pas dërgimit të relacionit të vlerësimit dhe është ndërprerë proce-si”, thuhet në raport.

KUVENDI KA NGRITUR ALARMIN MË PARË PËR PUNËN E NGADALTË TË KJV

kategoritë e punonjësve të përcaktuar në nenin, ndërsa punonjësit tjetër do të vlerësohen nga SHÇBA”, thuhet në dokument. Relacioni sqaron se, janë kërkuar këto dy ndryshime në ligjin ekzistues për t’u dhënë më shumë kohë strukturave përkatëse të shohin se ku çalon procesi dhe të zbatojnë ligjin ash-tu siç duhet sidomos në këto raste, pasi janë çështje të mbikëqyrura dhe të re-komanduara nga ndërkombëtarët. “Ky ndryshim do të mundësonte fokusimin dhe përmbylljen në kohë të procesit të vetingut për trupën vlerësuese të Shër-bimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, e cila më tej, do të mund të shtrinte objektin e Vlerësimit kalimtar dhe periodik në subjektet e tjera të ligjit. Gjithashtu, ky ndryshim do të mundësonte kohën e nevojshme që institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe t’i propozonin ligjvënësit zgjidhje për një sërë problematikash të eviden-tuara edhe nga partnerët ndërkom-bëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë”, theksohet në relacion.

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Nafta pa akcizë, qeveria gati të shtyjë afatet e aplikimit, jepet më shumë kohë për fermerët

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraEkonomi: Çdo veprim e ndërmarrim në favor të fermerëve

Esmeralda HIDA

Qeveria po sheh si opsion shtyrjen e afatit të aplikimit për naftë falas nga fermerët në vend. Me publikimin e

skemës që u tregon fermerëve se si do të përfitojnë naftë pa akcizë për punimin e tokave të tyre qeveria ka lënë si datë të mbylljes së aplikimeve 25 shkurtin. Sigurisht që interesi kaq qenë i lartë, por deri më tani nuk kanë arritur të aplikojnë të paktën aq fer-merë sa parashikonte projektligji për këtë çështje. Kështu teksa kanë mbetur dhe tre ditë nga afati që kanë fermerët për të aplikuar për naftën e çliruar nga taksat, deputeti Taulant Balla ka kërkuar shtyrje të afatit. Këtë kërkesë ai e bëri dje gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi. Balla tha se gjatë pandemisë u evidentua fakti se sektori i bujqësisë ishte ai që mbajti në këmbë ekonominë. Sipas tij, kjo tregohet edhe në raportet e institucioneve ndërkom-bëtare, prandaj është e nevojshme që qeveria të investojë më shumë. Këtu ai i ka kërkuar Ekonomit të rishiko-jnë në shtyrje afatin e aplikimit për fermerët. “Nëse i referohemi raportit të Bashkimit Europian, Shqipëria ka një nivel të mirë të përgatitjes në këtë fushë. Në raport Komisioni thekson se Shqipëria bëri një progres në zbatimin e masave përkatëse në sektorin e sig-urisë ushqimore dhe veterinare, si dhe në regjistrin e kafshëve. Pavarësisht

këtij fakti jemi të vetëdijshëm se vendi ynë ka akoma shumë për të bërë në fushën e bujqësisë dhe veçanërisht për sa i përket sigurisë ushqimore. Bazuar në të dhënat, ky sektor aktu-alisht siguron rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rreth 37.4% të punësimit total. Unë besoj që do të kemi një lajm nga ministrja për ta shtyrë këtë afat për t’iu dhënë më shumë kohë fermerëve shqiptarë të aplikojnë. Është një mundësi e mirë”, u shpreh Taulant Balla. Edhe vetë min-istrja Milva Ekonomi iu ka bërë thirrje vazhdimisht fermerëve të aplikojnë

për të qenë pjesë e kësaj skeme. Pak ditë më parë ajo tregoi se deri më tani kanë aplikuar më pak se gjysma e numrit të pritshëm, prandaj në këto kushte është e pritshme që të shtyhet afati i aplikimit.

Shtohen programet financueseNdërsa garantoi anëtarët e këshillit

dhe qytetarët se ministria do të bëjë më të mirën në favor të fermerëve, ministrja Ekonomi tregoi se në këtë vit do të jenë më të zgjeruara programet e IPARD. Sipas saj, Shqipëria është vendi që vazhdon të marrë më shumë fonde nga projektet ndërkombëtare për

të financuar dhe mbështetur në rritje fermerët. Ajo bëri me dije se akoma ka në dispozicion pjesë nga fondi i dhënë nga BE, që sigurisht do t’u shpërndahet në vijim fermerëve. “IPARD-i ka treguar se Shqipëria është shumë e aftë të thithë fonde, madje më mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Thithja e fondeve nga Shqipëria është 95%, një vlerë shumë e rëndësishme kjo për sa i takon kapitullit të 11, në dy kënd-vështrime. E para, sepse po bëhemi gati të ngrimë regjistrin përmes kartës së fermerit, pra përmes elementëve tanë dhe së dyti, fakti që Shqipëria ka qenë

Ujësjellësi në krizë, nuk paguan sigurimet për punonjësit në 2020

Denaj: Të rinjtë duhet të denoncojnë konkurrencën e pandershme në treg

Ndërmarrjet e ujës-jellës-kanalizimeve në vend edhe për vitin 2020 janë gjen-dur në vështirësi të madhe financiare, duke u detyruar t’u lënë disa mangësi punonjësve. Në raportin vjetor të publikuar, Enti Rregullator i Energjisë konstatoi se, gjendja e ujës-jellësve në disa bashki ishte aq problematike sa nuk arritën të paguajnë sigurimet shoqërore të stafeve të tyre duke shfaqur mangësi të theksuar. Në raport sillen në vëmendje të paktën 10 ndërmarrje të tilla.“Sub-vencionet e shpërndara për shoqëritë e bashkive të tjera

konstatohet se paraqiten me mangësi të theksuara të pagesave të sigurimeve sho-qërore të punonjësve të tyre si shoqëritë e bashkive Kavajë, Gjirokastër, Tepelenë, Bulqizë, Patos, Poliçan, Tropojë, Këlcyrë dhe Has”, thuhet në raport. Në raport sqarohet se, rreth 21 për qind shkoi për pagesën e energjisë elektrike një problem-atikë e hershme kjo për të cilin ERRU thekson se duhet zgjidhje përmes qeverisë qendrore sepse borxhi i akumuluar ndaj Op-eratorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është 70 milionë euro.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, u shpreh sot në konferencën e organizuar me të rinjtë se vënia në zbatim e agjencisë Startup Albania do të eliminojë konkurrencën e pandershme dhe informalite-tin në treg. Këtu ajo iu bëri thirrje të rinjve që të denon-cojnë çdo rast kur vërejnë parregullsi dhe shkelje në treg përmes kësaj agjencie. “Agjencia Startup Albania, do të jetë zëri i të rinjve në luftën kundër konkur-rencës së pandershme në treg dhe mbrojtjen e konsu-matorit. Duhet të theksojmë

rëndësinë e markës, që ofron një mbrojtje të dyfishtë si për biznesin, ashtu edhe për konsumatorët dhe mbrojt-jen e saj nga konkurrenca e pandershme. Krahas Ins-pektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut që monitoron të gjithë operatorët, Agjencia do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen e tregut. Pjesa më e madhe e bordit të Agjencisë është me të rinj, duke u bërë kështu edhe zëri i të rinjve, që ndihmon në mbrojtjen e tregut lokal dhe atë ndërkombëtar në luftën kundër konkurrencës së pan-dershme në treg”, tha ajo.

Vjero: Rindërtimi thelbi, ja cilat janë planet për rikuperim ekonomik

Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, tregoi gjatë një interviste televizive se rindërtimi është sektori kryesor në të cilin bazohet qeveria për të nisur rikuperimin ekonomik. Si-pas saj, plan tjetër është lehtësimi i barrës fiskale të bizneseve, prandaj për 2021 është vendosur që me mijëra biznese nuk do të paguajnë tatim fitimin. Mbështet-ja përmes programeve të veçanta do të jetë stimul për zhvillim dhe rritje ekono-mike në gjysmën e dytë të 2021. “Qeveria ka injek-

tuar mbështetjen e duhur financiare dhe fiskale për rikuperimin e ekonomisë, që u godit rëndë gjatë vitit 2020 nga tërmeti dhe pan-demia COVID-19. Ndërkohë tashmë ka filluar edhe proc-esi i rindërtimit me një efekt financiar prej 34 miliardë lekë në buxhetin e shtetit, që do të vendosen në dispozicion të këtij procesi për vitin 2021. Janë mbi 100 mijë biznese që përfitojnë nga zerimi i tatim-fitimit, 46 mijë biznese të tjerë që përjashtohen nga skema e TVSH-së për t’u rimëkëmbur dhe zhvilluar”, tha ajo.

e suksesshme në përdorimin e fondeve të IPARD përfunduar dhe thirrja e tretë e IPARD, ku kanë aplikuar 369 fermerë dhe vlerësimi i aplikimeve është ende në proces. Duhet të kemi patur para-sysh, se, që kur janë hapur thirrjet e IPARD në Shqipëri, duke nisur nga viti 2014, kemi rreth 1057 aplikime. Në total kemi harxhuar një vlerë prej 46 milionë euro, teksa shuma totale e IPARD është 94 milionë euro”, u shpreh ajo. Ministrja tha se, gjatë vitit 2020 është punuar shumë edhe për sigurinë ushqimore dhe janë kryer 93.700 inspektime e janë vendosur 258 gjoba që janë gjetur në shkelje dhe janë marrë gjithashtu shumë masa paralajmëruese.

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në vend, Zak Topuzi, ka treguar gjatë një interviste televizive se turizmi ka pësuar 62% humbje dhe se deri më tani nuk ka ndonjë dritë jeshile për përmirësime. Sipas tij, fakti që 2021 filloi me për-forcim të masave kufizuese tregon se edhe për këtë vit operatorët turistikë do të përballen me humbje. Ai vuri në dukje se më shumë se 72% e operatorëve turistikë kanë pësuar krizë të rëndë financiare, ku përmendi agjencitë turistike dhe hoteleritë. Pra të gjitha këto, sipas tij, tregojnë se edhe 2021 do të jetë një vit i vështirë për sektorin

e turizmit që në fakt ka nevojë për rikuperim to-tal. “Fatkeqësisht 2021 ka filluar me përkeqësim të situatës ndaj Covid, kjo po ndodh në Britani, por nuk ngelet pa prekur Ballkani Perëndimor. Kjo situatë ka prekur agjencitë. Të dhënat trego-jnë një rënie të madhe dhe turistët shkojnë në 62.8% më pak se një vit më parë. Kapacitetet janë minimale për restorantet për shkak të kufizimeve në orare, apo distancimit. Ndodhen në një vështirësi të madhe dhe ndoshta janë më të goditurit në botë. Nga një studim rezulton se është më i godituri dhe 72% e ndërmarrjeve

kanë pësuar rënie. Ky do të jetë një vit i vështirë”, deklaroi ai. Sipas Topuzit, ndërmarrjet e kanë të pamundur të përmirësohen për aq kohë sa ato vazhdojnë të punojnë në kapacitete të kufi-zuara në bazë të protokolleve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tij, deri më tani janë mbyllur 400 agjenci turistike, ndërsa pjesa tjetër e ndërmarrjeve kanë reduktuar stafet deri në 3 punonjës. Topuzi tha se bizneset nuk kanë shpresë se vaksinimi do të realizohet në kohë të paktën jo brenda 2021 dhe duke qenë ky fakt ata e dinë që ky vit do të jetë luftë për mbijetesë.

Turizmi në zgrip, 72% e ndërmarrjeve kanë pësuar rënie, pa shpresë në 2021

Topuzi tha se e vetmja shpresë është turizmi i brendshëm, por edhe ky i reduktuar pasi kanë rënë të ardhurat e pushuesve. “Vazhdon turizmi të punojë me kapacitete 20-25%, pothuajse 400 agjenci janë mbyllur dhe të tjera punojnë me stafe 2-3 veta, vështirësitë shtohen sa herë shteti ndërmerr iniciativa që janë të nevojshme, por nuk reflektohen me masa për të ndihmuar këtë industri që mund ta marrë veten pas 2-5 vitesh. Qeveria duhet ta rishikojë këtë pa arritur në pikën kulminante. Përgatitemi për një rrugë të gjatë dhe këshillat në fushën e turizmit janë të zymta. Lufta po tregon se do të kemi një fushatë vaksinimi të gjatë dhe Shqipëria nuk besoj se do të vaksinojë këtë vit, por nga gjysma e vitit tjetër. Kjo bën që parashikimet të jenë të zymta. Do të kemi një turizëm të brendshëm dhe nuk presim hapje apo turizëm me vende të BE-së”, tha ai.

Bazuar në të dhënat, ky sektor aktualisht siguron rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rreth 37.4% të punësimit total. Unë besoj që do të kemi një lajm nga ministrja për ta shtyrë këtë afat për t’iu dhënë më shumë kohë fermerëve shqiptarë të aplikojnë. Është një mundësi e mirë...

GAZETA SOT12 E Martë 23 Shkurt 2021

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKreu i LVV: Do marrim deputetë nga partitë opozitare

Sonila ELEZI

Kryetari i Lëvizjes Vetëven-dosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka deklaruar se është i

bindur që partia e tij nuk do të ketë nevojë për të krijuar një koalicion pas zgjedhor, pas atij parazgjed-hor të bërë me iniciativën e Vjosa Osmanit, në mënyrë që të krijojë qeverinë e ardhshme. Një deklaratë të tillë, ai e bëri ndërsa intervistohej nga Agjencia Bullgare e Lajmeve. Zgjidhjen për të krijuar qeverinë, Kurti e sheh në afrimin e deputetëve nga minoritetet jo serbe. “Nëse me 50 për qind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, ne planifikojmë të marrim deputetë të Parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta disa anëtar të Parlamentit nga opozita të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit të cilët i kanë votuar, përkundër partive të cilave u përkasin. Jam i bindur se qeveria jonë do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbash-kët”, shprehet Kurti. Ndërkohë, në intervistën e publikuar nga KP, kreu i LV-së ka sqaruar edhe cilat janë dy çështjet të cilat i konsideron si më të rëndësishmet dhe emergjentet për tu zgjidhur. Kurti sqaron se synon investime intensive për të ngritur nivelin e punësimit, veçanërisht tek

LSDM: Nikollovski dhe Mickoski pranojnë krimet e OBRM-PDUKM

SHBA fillojnë bisedimet për lirimin e pengjeve nga Irani

Partia udhëheqëse e qever-isë së Maqedonisë së Veriut, LSDM e udhëhequr nga kryem-inistri Zoran Zaev, ka bërë me dije se Hristijan Mickoski dhe Aleksandar Nikolloski kanë pranuar të gjitha krimet krim-inale të OBRM-PDUKM-së në të kaluarën, duke përfshirë rastin “Shënjestra-Fortesa”. “Mickoski dhe Nikollovski pranojnë gjithçka, përfshirë këtu që OBRM-PDUKM e ud-hëhequr nga mentorët e tyre Nikolla Gruevski dhe Sasho Mi-jaljkov përgjoi dhe shkatërroi

në mënyrë të paligjshme jetën dhe karrierën e disidentëve. Nga ana tjetër, Nikollovski dhe Micoski gjykimet në gjykata i quajnë politike dhe të akuzuarit viktima të përndjekjes poli-tike”.“Meqenëse Mickoski dhe Nikollovski pranuan të gjitha krimet, ata duhet t’u kërkojnë falje publike qytetarëve dhe t’u bëjnë thirrje të gjithëve nga ‘Shtëpia e Bardhë’, zyrtarët aktualë dhe të kaluar, të përbal-len me përgjegjësinë përpara gjykatave”, thuhet në reagimin e shpërndarë nga LDMS-ja.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se Shtetet SHBA kanë filluar bisedimet me Iranin për lirimin e të paktën pesë pengjeve amerikanë, që po mbahen nga Teherani. Sullivan tha se ishte një "përparësi e rëndësishme" e administratës së presidentit Biden për t'i kthyer amerikanët të sigurt në vend dhe se mbajtja e tyre kishte shkak-tuar një indinjatë të thellë. "Ne kemi filluar të komunikojmë me iranianët për këtë çështje," tha Sullivan, duke vlerësuar se peng-

jet po mbahen në një mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme, ndërsa e cilësoi këtë si katastrofë humanitare. Irani po mban 12 persona me shtetësi të dyfishtë, përfshirë pesë amerikanë, krye-sisht nën akuza për spiunazh. Sullivan tha se nuk kanë fillu-ar bisedime me Teheranin në lidhje me rikthimin e SHBA në marrëveshjen ndërkombëtare të 2015 për të frenuar programin bërthamor të Iranit, për të cilin zyrtarët iranianë thonë se është për qëllime paqësore dhe jo për zhvillimin e armëve bërthamore.

Gjykata e Lartë vendim kundër Trump, prokurorët akses tek taksat

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara i ka hapur rrugë një prokurori të New Yorkut që të shohë deklarimin e taksave të ish-presidentit republikan, Donald Trump. Një vendimi i tillë shihet si shumë negativ për Trump, duke pasur parasysh që ai ka luftuar ashpër për një kohë të gjatë për t’i mbrojtur letrat e tij financiare nga prokurorët. Referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, dokumentet do t’i nënshtrohen rregullave të fshe-htësisë së jurisë që kufizojnë nxjerrjen e tyre në publik. Ven-

dimi është një humbje e hidhur për ish presidentin Trumpi, edhe nëse regjistrat e taksave mbro-hen nga zbulimi publik, pasi ai vazhdimisht argumentoi se një gjë e tillë nuk duhet të ndodh. Kjo do të thotë se hetimi i madh rreth pretendimeve të shman-gies së tatimeve dhe çështjeve të tjera nuk do të pengohet nga ish-presidenti amerikan. Ven-dimi u lëshua pa koment ose shprehur mospajtim. Prokurori i Qarkut në Manhattan, Cyrus Vance festoi urdhrin, duke thënë se “puna vazhdon”.

Brexit-i godet industrinë britanike

të peshkimit

Ukraina akuzon rrjetin rus për një mori sulmesh

kibernetike

Gjermani, rihapen disa shkolla pas masave izoluese

Nxënësit e shkollave fillore, në më shumë se gjysmën e 16 landeve të Gjermanisë, u janë kthyer të hënën bankave të shkollës, pas pothuajse dy muajve të mësimit nga shtëpitë. Ky njëherësh përbën lehtësimin e parë të masave kufizuese të zbatuara në Gjermani, me qëllim të luftimit të pandemisë. Kopshtet për fëmijë janë hapur po ashtu. Ky vendim është mirat-uar në një takim në mes të kancelares gjermane, Merkel dhe guvernatorëve shtetërorë dy javë më parë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje me trupin diplomatik italian në Republikën Demokratike të Kongos. Pas një sulmi mbi një autokolonë të Kombeve të Bashkuara, ka ngelur i vrarë ambasadori italian në Kongo dhe një polic ushtarak. “Karvani u sulmua të hënën pranë qytetit Kanyamahoro afërsisht në 10:15 të mëngjesit si pjesë e një përpjekjeje për rrëmbim Ambasadori italian, Luca Attanasio dhe një polic ushtarak që udhëtonte me të u vranë”, bën të ditur ministria e jashtme italiane në një deklaratë. Ende nuk ka një ide të qartë se kush ka qenë pas sulmit, dhe as nuk është marrë përsipër nga askush, ndërkohë që dhjetëra grupe të armatosura veprojnë në atë zonë. Attanasio ishte shefi i misionit të Italisë në Kinshasa që nga viti 2017 dhe u bë ambasador në 2019.

Ministrat e BE takim për sanksione ndaj Rusisë Kongo, pas sulmit mbi kolonën e OKB, humb jetën ambasadori italian

të rinjtë dhe gratë, ndërsa për sa i përket drejtësisë, tha se planifikon të luftojë korrupsionin dhe krimin, të sjellë rregull e ligj dhe të krijojë Bankën Zhvillimore për të ulur normat e interesit. :Ne kandiduam dhe fituam me biletën e punësimit dhe drejtësisë”, ka thënë ai.

Kurti mbi dialogun dhe integrimin e Kosovës

Në intervistën për BTA, Kurti është shprehur se për sa i përket dialogut, maksimumi që mund të bëjë është ta vërë të katërtin në listën e prioriteteve pas drejtësisë, punësimit dhe menaxhimit të pan-demisë. “Ne do të hapim një kapitull të ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë bazuar në dyanshmëri dhe barazi, ku të dyja palët do të

shpalosim marrëveshjet paraprake të këtyre gjashtë viteve të dialogut në Bruksel ku Beogradi thotë se kemi 47 marrëveshje, ndërkohë që ne insistojmë që kemi vetëm 33 të tilla, disa prej të cilave do të implementohen pjesërisht, disa plotësisht, e disa nuk do të imple-mentohen fare. Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Kurti. Ai ka sqaruar se është optimist dhe ka shpresa për krijimin e një dialogu të ri nën drejtimin e Brukselit, proces që do të kthejë dialogun me qasje transaksionare të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara me një dialog me qasje transatlantike. “Ne kemi nevojë për zhvillim. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj; ata shpallen katër luftëra në ish-Jugosl-

lavi, dhe kanë nevojë te demokra-tizohen. Unë besoj se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bëhet në kur-riz të normalizimit të këtyre njësive të veçanta, përkatësisht Serbi dhe Kosovë”, tha ai. Për sa i përket integrimit evropian të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vlerësuar se është një proces që po ecën shumë ngadalë. A i u shpreh se edhe pse Kosova ka plotësuar çdo kriter që i është kërkuar, ende qytetarët e saj nuk munden të lëviz-in lirshëm në vendet e unionit, pasi BE ende nuk ka liberalizuar vizat. Një pikë tjetër shqetësuese sa i përket BE –së është fakti që janë plot pesë vende anëtare që nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Spanja, Sllovakia, Ru-mania, Greqia dhe Qipro, pra pesë vendet që nuk e njohin Kosovën, duket se do të jenë një nga pikat që do të kërkojnë vëmendjen e theksuar të Kurtit. “Unë planifikoj të punoj me këto shtete dhe t’i bind ato se nuk duhet t’i frikësohen pa-varësisë së Kosovës dhe njohjes së saj, dhe se nuk duhet ta krahasojnë veten e tyre me Serbinë e cila kreu gjenocid në pranverën e 1999-ës në Kosovë. Integrimi i Kosovës në BE është diçka që të gjithë njerëzit në Kosovë e duan, mirëpo unë njëherit e di që ne nuk do të futemi në BE, por nga vetja dhe brenda vetës, ne do të krijojmë vlera dhe standarde evropiane”, është shprehur kryem-inistri i ardhshëm.

Shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, pas një pe-riudhe të gjatë negociatash, ka ndikuar në tregtinë dhe shumë sektorë të industrive, por pesh-kimi është goditur më së shumti. Peshkatarët janë të shqetësuar nga ndalimi që Bashkimi Evropian ka vendosur mbi eksportin e butakëve nga Britania. Pas shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, peshkatarët britanikë thonë se po ndeshen me vështirësi për të mba-jtur gjallë bizneset e tyre.

Ukraina akuzoi një rrjet rus në internet, për sulme të mëdha në faqet e saj të internetit të lidhura me sigurinë e mbrojtjen. Autoritetet ukrainase megjithatë nuk dhanë ndonjë hollësi për dëme të shkak-tuara ose se kush qëndronte pas sulmit. Edhe në të kaluarën Kievi ka akuzuar Moskën për orkestrimin e sulmeve të mëdha kibernetike si pjesë e një “lufte hibride” kundër Ukrainës, akuza këto që janë mo-huar nga Moska.

Kurti i vendosur kundër koalicioneve, paralajmëron “blerje” deputetësh

nga partitë e tjera në Kosovë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pas takimit ku u diskutua në lidhje me sanksionet të cilat do ti vendosen Rusisë pas burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Ministrat njoftuan se në shënjestër të sanksioneve do të jenë kreu i Komitetit Hetimor rus, i cili merret me hetime për krime të rënda, drejtori i burgjeve, drejtori i Gardës Kombëtare ruse dhe prokurori i përgjithshëm, të cilët pritet të ndëshkohen me ndalim udhëtimi dhe ngrirje pasurish. Vendosja e sanksioneve pritet të përfshijë ngrirjen e aseteve financiare ose ndalimet e udhëti-mit. Mendohet se për herë të parë, vendet evropiane do të përdorin instrumentin e ri për të ndëshkuar shkeljet e të drejtave të njeriut. BE ka argumentuar në favor të shënjestrimit të zyrtarëve të lartë.

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMijallkov ndjek rrugën e ish-kryeministrit të tij

Sonila ELEZI

Sasho Mijallkov, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim ka ndjekur rrugën e ish-kryeministrit të

tij Nikolla Gruevski për t’i shpëtuar burgut. Ai është arratisur duke i dhënë goditje sistemit penal. Rasti “Tar-get-Kështjella”, për të cilin akuzohet Mijallkov së bashku me njëmbëdhjetë persona të tjerë, kryesisht ish-zyrtarë të policisë, ka të bëjë me përgjimin në masë të rreth 20 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, një skandal i cili u publikua në fillim të 2015-ës nga Zoran Zaev, atëherë drejtues i opozitës Ndërkohë Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi se Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrup-sionit, dorëzoi të dielën në Gjykatë propozimin për përcaktimin e masës së arrestimit ndaj Mijallkov, i akuzuar në lëndën KOK nr. 47/17 nga proku-roria, i njohur si rasti “Shënjestra-For-tesa”, për shkak të dyshimit për arratisje të mundshme. Më tej gjykata ka bërë me dije se për ish kreun e shërbimit informativ Mijallkov është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar. “Ministria kompetente e Brendshme dorëzoi në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, këtë mëng-jes kërkesë për pëlqim nga gjykata për lëshimin e urdhër arrestit ndërkom-bëtar për të akuzuarin, për të cilin dje u caktua arrest shtëpiak me mbikëqyrje prej 24-orëve, gjegjësisht privimi nga liria. Menjëherë pas marrjes së kërk-

Irani i jep OK marrëveshjes rreth inspektimeve bërthamore

Shtetet e pasura po minojnë skemën COVAX të vaksinave anti Covid-19

Kreu i vëzhguesit bërtham-or të Kombeve të Bashkuara ka thënë se agjencia arriti një mar-rëveshje me Iranin për të vazh-duar verifikimin dhe monitorim-in e aktiviteteve të “nevojshme” deri në tre muaj, por do të ketë më pak qasje dhe nuk do të ketë më inspektime të parakohshme nga e marta. Duke folur para gazetarëve në Vienë të dielën pas kthimit nga Teherani, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Gros-si tha se bisedimet me zyrtarët iranianë kishin prodhuar një

“rezultat të mirë dhe të arsye-shëm” që “shpëton situatën tani për tani”. Vizita e Grossi erdhi përpara afatit të 23 shkurtit të caktuar nga parlamenti i Iranit për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të hequr sanksionet gjymtuese të vendosura nga paraardhësi i tij, Donald Trump ose Teherani do të ndalonte inspektimet e parakohshme të IAEA. Shefi i IAEA-s ishte i kujdesshëm për të thënë se do të kishte akoma të njëjtin numër inspektorësh, por do të kishte “gjëra që i humbim”.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë akuzoi disa vende të pasura për minimin e programit të shpërndarjes së vaksinave për parandalimin e koronavirusit, COVAX, të des-tinuara kryesisht për vendet e varfra. Siç deklaroi ai, ata e bëjnë këtë duke iu drejtuar drejtpërdrejt prodhuesve në mënyrë që t’i sigurojnë vetes më shumë doza. “Disa vende të pasura u afrohen prodhuesve për të siguruar doza shtesë të vaksinave, gjë që ndikon në kontratat me COVAX”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-

së, Tedros Adhanom Ghebreye-sus në një video konferencë të përbashkët me presidentin gjer-man, Frank-Walter Steinmeier. Numri i vaksinave të alokuara për COVAX është në rënie, shtoi ai. Sistemi Covax u krijua për të shmangur vendet e pasura që mbledhin të gjitha vaksinat që ende prodhohen në sasi shumë të vogla për të qenë në gjendje të përmbushin kërkesën botërore. Ndryshe, Kosova është pjesë e këtij sistemi botëror që do të përfi-tojë disa vaksina falas kundër COVID-19.

BE siguron vijimin e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor ndaj pandemisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Joseph Borell dhe Komisioneri Evropian për Zg-jerimin dhe Politikën e Fqinjë-sisë së Mirë, Oliver Varhelyi i dërguan një letër Ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç duke deklaruar se Bashkimi Evropian është e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen intensive për Ballkanin Perëndimor në përgjigje të COVID-19, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Letra thekson se BE-ja ka

një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar partnerët nga Ballkani Perëndimor dhe se krijimi i një mekanizmi të BE-së do të siguronte qasje të përbashkët në një pjesë të 2.3 miliardë dozave të vaksi-nave të siguruara nga BE-ja, brenda Ekipit Evropë, e cila mund të përfitojë kryesisht nga punonjësit shëndetësorë”, tha ministria në një deklaratë. Zyrtarët e BE-së theksuan se në këtë krizë, bashkëpunimi dhe solidariteti janë më të rëndësishëm se kurrë.

OBRM-PDUKM: Maqedonia ka pësuar humbje në

çdo fushë të mundshme

Kurteshi: Në postat e Kosovës ka pako me

vota nga diaspora

Mianmar, rifillojnë protestat me gjithë

kërcënimet ushtarakeProtestuesit në Mianmar

dolën sërish në rrugë të hënën duke demonstruar kundër regjimit ushtarak të vendit, përkundër paralajmërimeve nga forcat e sigurisë se do të përdorin forcën vdekjeprurëse. Një grup i quajtur Gen Z së bashku me Lëvizjen e Mosbindjes Qytetare, lëshuan një thirrje të dielën për një grevë të përgjithshme, duke nxitur qyte-tarët që të bashkohen për një "revolucion pranveror".

Paria Liberal Demokrate në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendimin që deputetët e saj të veprojnë të pavarur nga LSDM në Kuvend. Një vendim të këtillë organet e partisë e miratuan që në muajin gushtë të vitit të kalu-ar, por për arsye objektive nuk u realizua deri ditën e djeshme. “Si parti kemi marrë vendim që para 7 muajve për veprim më vete në Kuvend, për prezantim më të mirë të vlerave liberale dhe një hapësire veprimi më të madhe nga ana e deputetëve tanë. Kjo për ne përbën një veprim demokratik që nuk ndërlidhet me tema të politikës di-tore. Lamë mjaftueshëm hapësirë për implementimin e këtij vendimi. PLD si dhe deputetët e saj edhe më tej do të mbështesin Qeverinë dhe kjo do të konfirmohet me votimin për votëbesimin e ministrave Ljupço Nikollovski dhe Bojan Mariçiç”, thonë nga PLD-ja.

Kina i kërkon Biden ndryshim të politikave të vendosura nga Trump Maqedoni e Veriut, PLD divorcohet nga LSDM

esës, Këshilli Penal mori një vendim për pëlqimin për lëshimin e urdhër arrestimit ndërkombëtar nga Min-istria e Brendshme dhe ai iu paraqit kërkuesit”, thotë Gjykata. Ndërkohë Mijallkov, u arratis menjëherë pasi gjykata në Shkup kërkoi masën e arrestit shtëpiak para shpalljes së vendimit gjyqësor. Policia maqe-donase nuk ka mundur ta gjejë atë në hotelin luksoz “Marriot” në qendër të Shkupit, që është në pronësi të tij, e as në shtëpinë e tij. Autoritetet e rendit kanë nisur kërkimin e tij brenda vendit dhe duke qenë se nuk kanë pasur asnjë rezultat, është marrë vendimi për lëshimin e urdhër arrest ndërkombëtar. “Ministria e Brendshme dorëzoi në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup,

kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar për të akuzuarin, për të cilin dje u caktua arrest shtëpiak me mbikëqyrje prej 24-orëve, privimi nga liria. Menjëherë pas marrjes së kërk-esës, Këshilli Penal mori një vendim për pëlqimin për lëshimin e urdhër arrestimit ndërkombëtar nga Ministria e Brendshme”, thonë nga Gjykata.

Reagime nga aktorët politikëPresidenti i Maqedonisë së Veriut

Stevo Pendarovski ka reaguar pas ar-ratisjes së ish-kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov. Pendarovski i fton të gjithë institucionet që të marrin masat e nevojshme për të zbatuar vendimin e gjykatës për ndalimin e tij. “Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE dhe që po punon

shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskred-iton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë krimin dhe korrupsionin e lartë. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi si penale ashtu edhe morale”, tha Pen-darovski. Sakaq, Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar përgjegjësi në rast se i arratisuri nuk gjendet. “Si të gjithë njerëzit tanë, unë jam i zhgënjyer që ai nuk është arrestuar ende. Kërkoj nga institucionet që të veprojnë menjëherë dhe ta gjejnë. Pres informacione të hol-lësishme nga ekzekutivi, përkatësisht nga Ministria e Brendshme. Jam duke pritur për detaje në lidhje me rastin nga gjykata, prokuroria dhe Ministria e Brendshme. Populli ynë pret që të mbahet përgjegjësi nëse vendimi i gjykatës nuk zbatohet, për mua për një nga rastet më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë”, tha Zaev. Ndërsa opozita, saktësisht Aleksandar Nikollovski, nënkryetari i OBRM-PDUKM e ka konsideruar arratisjen si një ngjarje të orkestruar nga shteti. “Koalicioni kriminal që kemi njoftuar më 22 tetor 2018, Zoran Zaev, Vice Zaev dhe Sasho Mijalkov, arriti kulmin e tij fundjavën e kaluar. Ne njoftuam publikisht për atë koalicion kriminal, i cili 15 vjet më parë ka punuar për shkatërrimin e Maqedonisë. Shpër-blimi për këtë erdhi nga Zoran Zaev në një mënyrë që i mundësoi atij të shpëtojë nga drejtësia. Tani kemi një të arratisur nga drejtësia. Është e qartë se kjo është një marrëveshje, në stilin e Pablo Eskobar,” tha Nikollovski.

Opozita deklaron se LSDM mund të thotë se gjithçka është nën kontroll, por kjo nuk do të mbulojë turpin që qeveria është e paaftë dhe kriminale. “Nuk ka fushë në të cilën Maqedonia nuk ka humbur. Ata e poshtëruan vendin ndërkombëtarisht. Nga identiteti konkret kemi ardhur në pamundësi për të deklaruar veten si maqe-donas. Serbia dhe Shqipëria kanë 4 miliardë investime, ndërsa neve po na ikin. Njerëzit mezi mbijetojnë”, deklarojnë nga OBRM- PDUKM.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi në Komi-sionin Qendror të Zgjedhjeve sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora, në emër të KQZ. Ai tha se si është e mundur që këto pako nuk janë në KQZ, por në postat e Kosovës. Kurteshi kërkoi të dijë pse KQZ nuk është e informuar për këtë çështje. Ne kemi marrë informata jashtë KQZ”, tha ai.

Pas Nikolla Gruevskit, arratiset edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ në Maqeodninë e Veriut, i shpëton burgut

Me ndërrimin e administratës në Shtetet e Bash-kuara, Kina shpreson që do të ketë edhe një ndryshim të politikave të ndjekura ndaj saj. Kina ka kërkuar nga presidenti i ri që të heqë kufizimet në tregti, referuar rritjen e tarifave për importet kineze si dhe kufizimet mbi kompanitë teknologjike të Kinës, nga ish presi-denti Trump. Shteti komunist ka kërkuar gjithashtu të ndalohet ajo që konsiderohet si ndërhyrje e pajus-tifikuar në Tajvan, Hong Kong, Ksinjiang dhe Tibet. “Ne shpresojmë që politikëbërësit amerikanë të ecin me hapin e kohës, të shohin qartë trendin e botës, t’i braktisin paragjykimet, të heqin dorë nga dyshimet e pajustifikuara dhe të lëvizin për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA”, tha ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

GAZETA SOT14 E Martë 23 Shkurt 2021

k r o n i k e www.sot.com.al

“Bëhet fjalë konkretisht për shpalljen në kërkim të per-

sonave E. (alias) E. H., 31 vjeç, S. Xh., 24 vjeç dhe Sh. Xh., 29-vjeç të cilët dyshohet se kanë qëlluar drejt 30-vjeçarit paraditen e së dielës...

Kapen 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, përfundojnë në pranga dy malazezë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Një sasi e konsiderueshme droge është ka-pur mëngjesin e djeshëm në liqenin e Shkodrës. Bëhet fjalë për kapjen e 222 kg marijuanë, e cila mësohet se kishte si destinacion Malin e Zi. Ndërsa në pranga për këtë veprimtari kriminale kanë rënë dy shtetas malazezë me iniciale N. R. dhe M. J. Gjithashtu, referuar njoftimit të policisë nga vendi fqinj bëhet me dije se sasia e kapur dyshohet se vinte nga Shqipëria. “Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N. R. dhe M. J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur gjithashtu afër, në një vend tjetër. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në

Policinë e Podgoricës”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia malazeze. Ndërkohë po ditën e djeshme policia malazeze ka vënë në pranga një 26-vjeçar të identifikuar me iniciale M. B., nga Malësia e Madhe pasi në kufirin tokësor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka tentuar të trafikojë 40 kg lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa. Sipas policisë së vendit fqinj 26- vjeçari, është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e trans-portimit të lëndës narkotike ai është ndaluar nga policia malazeze, raportojnë mediat. Ndërsa në këtë veprimtari kriminale ai ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 persona tjerë, të cilët kanë arritur të largohen dhe të kthehen në brendësi të territorit shqiptar. Ndërkohë kujtojmë që disa ditë më

parë është bërë ekstradimi nga Franca dhe Italia i dy shqiptarëve pasi kanë qenë të arrestuar në këto dy shtete për trafik droge. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me iniciale T. K., dhe A. Q., ekstradimi i të cilëve është bërë në19 shkurt teksa tashmë do të përballen me veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikim i narkotikëve”. “Interpol ka ekstraduar këtë të premte shtetasin Tom Kaçi, i cili ishte dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, është ekstraduar edhe shqiptari A. Q., pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikim i narko-tikëve”, kryer në bashkëpunim”, deklaron policia.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSekuestrohen në cilësinë e provës, një mjet tip “Audi” dhe një targë

Albiona LIPO

Identifikohen dhe shpal-len në kërkim 3 autorët e dyshuar për atentatin e dështuar me armë zjarri

të ndodhur dy ditë më parë në Shkodër teksa shënjestër ka qenë një 30-vjeçar me iniciale T. P., i cili ishte duke udhëtuar me automjetin e tij. Bëhet fjalë konkretisht për shpalljen në kërkim të personave E. (alias) E. H., 31 vjeç, S. Xh., 24 vjeç dhe Sh. Xh., 29-vjeç të cilët dyshohet se kanë qëlluar drejt 30-vjeçarit paraditen e së dielës. Policia njofton se nga veprimet hetimore të deritan-ishme dyshohet se shkak kanë qenë konflikte të mëparshme midis autorëve të dyshuar dhe të riut i cili u sulmua. Ndërsa, në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një mjet tip “Audi” dhe një targë që i përket njërit nga mjeteve me të cilin janë larguar autorët e dyshuar. Gjithashtu për vep-rime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, konkretisht për veprat penale “Vrasje ndaj dy ose më shumë personave” e kryer në bash-këpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Nga ana tjetër referuar njoftimit për shtyp nga policia të publikuar dy ditë më parë bëhet me dije se i riu, i cili paraditen e së dielës i shpëtoi sulmit me armë zjarri rezulton të jetë autor i një plagosjeje të ndodhur 4 vite më parë. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi në 2017, është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Konkretisht policia jep detaje se 30-vjeçari me iniciale T. P., më 25.06.2017 në lagjen “Baçallëk” të qytetit të Shkod-rës, pas një sherri për motive të dobëta, ka plagosur me armë

zjarri personin e identifikuar me iniciale R. Th., 22 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë theksojmë sërish se, atentati për plagosjen e 30-vjeçarit nuk rezultoi i suksesshëm pasi asnjë nga plumbat nuk mundi të kapte të riun, i cili shpëtoi pa lëndime. Po ashtu theksojmë se hyrja dhe dalja e qytetit vijon të jetë e blinduar në mënyrë që kapja e autorëve të dyshuar të bëhet sa më shpejt.

NgjarjaNgjarja ka ndodhur konk-

retisht rreth orës 11:50 në lagjen “Skënderbeg” në afërsi të një pike karburanti, teksa sipas burimeve nga policia i

shënjestruari me iniciale T. P., 30 vjeç, banues në këtë zonë ka shpëtuar pa lëndime. Pas atentatit të dështuar 30-vjeçari si dhe atentatorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa policia ka gjetur dhe se-kuestruar në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja arme. Por sipas dëshmive të marra në vendin e ngjarjes dysho-het se ndaj makinës së të riut është qëlluar edhe disa herë të tjera. Gjithashtu bëhet me dije se, Policia e Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës

edhe kamerat e sigurisë të pikës së karburantit ku ka ndodhur ngjarja, për të zbuluar imtësisht lëvizjet e autorëve të përfshirë. Dyshohet se në këtë ngjarje janë përfshinë dy vëllezër, 24 dhe 29 vjeç dhe një 31-vjeçar, të cilët dyshohet se janë nga zona e Shkodrës. Referuar pamjeve filmike, autorët mësohet të jenë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar”. “Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejto-hej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSH Shkodër ku janë vënë në nd-jekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar”, deklaron policia.

Aksident i trefishtë në Tiranë, plagoset një prej pasagjerëve

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Dervish Hima”, ku janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dy ditë më parë dy aksidente me rrezik për jetën e këmbësorëve janë regjistruar në qytetet Peqin dhe Shkodër. Policia njofton se, fillimisht dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të Peqinit e për pasojë janë plagosur 3 persona. Konkretisht bëhet me dije se, në aksident u përfshinë një mjet tip "Benz" dhe një makinë tip "Hyundai". Ndërkohë aksidenti tjetër ka ndodhur po ashtu në hyrje të qytetit të Shkodrës ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Tentuan të hynin në Shqipëri me armë zjarri, arrestohen 3 persona

Policia kufitare në Morinë ka arrestuar dje 3 persona pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin janë gjetur armë zjarri. Bëhet fjalë për të arrestuarit me iniciale F. G., 34 vjeç, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe. Këta persona së shpejti do të përballen me veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim. “Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q. Gjatë kon-trollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Girsan" dhe 17 fishekë”, deklaron policia.

Itali, i riu shqiptar tenton të vrasë ish të dashurën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Largo Marconin, në Torino të Italisë teksa një i ri me origjinë shqiptare ka tentuar të vrasë studenten 20-vjeçare me origjinë greke, me të cilën kishte një lidhje dashurie, duke e qëlluar me thikë në bark, qafë dhe gjoks. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, pasi është njoftuar nga kalimtarët të cilët kanë qenë dëshmitarë të sulmit të 27-vjeçarit shqiptar ndaj studentes greke. Referuar mediave italiane, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasi 27-vjeçari nuk ka pranuar faktin që marrëdhënia e tyre dashurore kishte përfunduar. Aktualisht e reja ndodhet në spital dhe për shkak të plagëve të marra gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Atentati me armë zjarri në Shkodër, shpallen në kërkim 3 persona, shkak

dyshohen konflikte të mëparshme

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Konkretisht në pranga ka rënë personi i identifikuar me iniciale

G.B., 31-vjeç i cili dyshohet të ketë qenë në rolin e bashkëpunëtorit pasi ka fshe-hur mjetet e përdorura nga autorët të cilët kanë dhunuar 30-vjeçarin, mes tyre edhe një mjet tip “Audi” që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale...

Nuk zbatuan masat anti-COVID, policia gjobit 2986 qytetarë gjatë fundjavës, 24 prej tyre shkelën orën policore, ndëshkohen dhe 4 lokale

Pas apeleve të shumta nga autoritetet policore për të zbatuar masat parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, qytetarët vazhdojnë të tregohen indiferentë duke shkelur orën policore dhe duke organizuar aktivitete me grumbuj njerëzish. Kështu gjatë fundjavës policia nuk ka toleruar askënd duke gjobitur plot 2.986 persona ku përfshihen ata që janë konstatuar pa maskë mbrojtëse, personat të cilët kanë shkelur orën policore dhe pronarë subjektesh, të cilët kanë lejuar grupe të mëdha njerëzish në ambiente të mbyllura. Konkretisht 2428 persona janë gjobitur pasi nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse. “Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për

parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë ad-ministrative 3.000 lekë, 2428 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse”, deklaron policia. Gjithashtu në të gjithë vendin janë gjobitur edhe 24 persona pasi kanë shkelur orën policore të vendosur pas orës 20:00. “Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndësh-kuar me të njëjtën masë administrative, 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje famil-jare apo në mjetet e transportit publik, pa

vendosur maskat mbrojtëse. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 24 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndëshkimit të policisë nuk i kanë shpëtuar as katër subjekte, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë. Këto subjekte u gjobitën pasi ushtronin aktivitetin e tyre pas orës 20:00. “Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 sub-jekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë: 1 në Tiranë, 2 në El-basan dhe 1 në Sarandë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa admin-istrative 1.000.000 lekë”, deklaron policia.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPersoni i shpallur në kërkim ka qenë i arrestuar për trafik droge

Albiona LIPO

Policia e Krujës ka bërë dje të mundur arrestimin e një per-soni dhe shpalljen

në kërkim të një tjetri pasi dyshohet të jenë autorë të një sulmi të armatosur në një lokal në Fushë-Krujë ku edhe është dhunuar me mjete të mprehta një 30-vjeçar, ngjar-je kjo e ndodhur 6 ditë më parë. Konkretisht në pranga ka rënë personi i identifikuar me iniciale G. B., 31 vjeç i cili dyshohet të ketë qenë në rolin e bashkëpunëtorit pasi ka fshehur mjetet e përdoru-ra nga autorët të cilët kanë dhunuar 30-vjeçarin, mes tyre edhe një mjet tip “Audi” që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë policia njofton se gjatë ditës së djeshme është bërë edhe identifikimi dhe shpallja në kërkim i një 34-vjeçari pasi dyshohet të jetë personi, i cili ka goditur me mjete të forta në kokë 30-vjeçarin, teksa policia thekson se personi në fjalë ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komis-ariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafiki-mi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në

kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë”, deklaron policia. Ndërsa 31-vjeçari i arrestuar tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale “Ve-prime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rre-thit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Si dhe mate-rialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Detaje nga sulmi i armatosur

Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë në një lokal në Krujë ku disa persona të maskuar, të armatosur kanë hyrë në një lokal dhe pasi u kanë kërkuar klientëve të mos lëvizin kanë rrahur barbarisht një të ri. Referuar pamjeve filmike nga vendi i ngjarjes mëso-het se grupi me maska kanë tërhequr të riun në mes të lokalit duke e qëlluar disa herë me sende të forta. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia, e cila ka bërë me dije

se i riu është dërguar në spital ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është larguar për një banesë. Ndërkohë ditën e ngjarjes policia sho-qëroi disa persona të dyshuar. “Në lidhje me disa pamje fil-mike të publikuara në media, ku shfaqen disa persona duke dhunuar një shtetas në një lokal, ju sqarojmë se: Më datë 17.02.2021, në orën 19:40, në ambientin e një lokali në Fushë Krujë, kanë hyrë disa persona ende të paidentifikuar (dysho-het të armatosur), të cilët kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë shtetasit E. E., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesën e tij”, deklaron policia. Ndër të tjera policia njofton se menjëherë pas kallëzimit të bërë nga personi E. E. për shoqërimin e personave të dyshuar është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga special-istë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës.

Tentuan të transportonin 2 emigrantë, arrestohet një 25-vjeçar në Tiranë

Një 25-vjeçar u arrestua dje nga Policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Policia njofton se, në kërkim u shpall dhe një 19-vjeçar me iniciale F. H. pasi dyshohet se ka ndihmuar në transportin e tyre. Policia gjithashtu njofton se 25-vjeçari me iniciale F. H. banues në Korçë u kap në Tiranë me një makinë të marrë me qira brenda së cilës ishin dy emigrantë të paligjshëm. Ky i fundit kishte qëllim transportin e tyre në qytetin e Kukësit dhe kundrejt shpërblimit kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

I dehur në timon dhe nuk iu bind policisë, arrestohet një 33-vjeçar

Policia ka vënë dje në pranga një 33-vjeçar, i cili është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punon-jësve të Policisë. Bëhet fjalë për të arrestuarin me iniciale R. C., 33 vjeç, banues në Kukës. Gjithashtu policia njofton se për veprime të mëtejshme lidhur me arrestimin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe është marrë masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.

Ushtruan dhunë ndaj një personi, shpallen në kërkim 3 vëllezër

Policia e Tiranës ka shpallur dje në kërkim tre vëllezër, të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj një personi, i cili u dërgua në spital. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me iniciale R. A., A. A., të cilët pas një konflikti kanë dhunuar një person me iniciale D. P. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komis-ariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim të shtetasve R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç (vëllezër), pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. P., i cili ka marrë dëmtime të lehta. Pas marrjes së mjekimit, shtetasi D. P. ka dalë nga spitali. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Sulmi në lokal dhe dhuna ndaj 30-vjeçarit, arrestohet 1 person në Krujë, 1 tjetër shpallet në kërkim

GAZETA SOT16 E Martë 23 Shkurt 2021

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Vangjel SAKO

Dashuria për vetveten, në çdo format që ta gjykosh asnjëherë nuk është e gabuar, por nuk është as ndjenjë që trashëgohet apo mall që mund të blihet

në treg. Ajo lind natyrshëm që në bark të nënës dhe e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës. Duke dashur vetveten ti njëherazi e shtrin dashurinë edhe mbi njerëzit e afërm dhe për çdokënd apo ata që të rrethojnë në jetë. Në njerëzit humanë ajo edhe “ngatërrohet”: herë bëhet sublime e herë edhe bëhet më e rëndësishme për dikë tjetër. Por gjithsesi historia njerëzore që kur ka lindur na bën ne të dashurohemi me vetveten dhe së pari kjo na bën të jemi të vëmendshëm ndaj shëndetit. Populli ynë jo më kot në fjalët e tij të mençura e ka skalitur atë me shprehjen “shëndeti i pari”. Ke shëndetin je i aftë të përballosh furtunat e jetës për vete, për familjen, për shoqërinë. Ke shëndetin nuk i trembesh asnjë pengese që të del përpara dhe triumfon mbi vështirësitë e jetës që gjithsesi janë të shumta. (Ke shëndetin, synon, lufton dhe bëhesh edhe… deputet apo ministër). Por sa e duam ne shqiptarët vetveten? Më vjen keq për pohimin që jam i detyruar ta bëj: Jo siç duhet dhe sa duhet. Nëse në ato dekada që lamë pas shpreheshim me vendosmëri se ishim të gatshëm

A e duam veten ne shqiptarët?të jepnim edhe jetën për partinë dhe atdheun sot po e sakrifikojmë jetën për hiçmosgjë dhe me indiferentizmin më të habitshëm. Kjo edhe për pamundësi ekonomike të shumë familjeve shqiptare, por edhe pse një pjesë e madhe e sis-temit të mjekësisë e kanë harruar me kohë betimin e Hipokratit dhe e kanë kthyer profesionin e tyre në thjesht tregti dhe fitim ekonomik për vete. Pa akuzuar të tjerët le ta kthejmë njëherë pasqyrë e të parit të problemit nga vetja. Startimi i mosdashjes së vetvetes tek ne shqiptarët është tek vetë ne, qytetarët. Jemi vetë ne që ndonëse qendrat shën-detësore i kemi tek pragu i derës së shtëpisë, aty trokasim atëherë kur edhe “dreqi nuk na bën dot derman”. E ndjejmë një dhimbje, e shikojmë që një organ nuk ka ritëm normal dhe nuk vrapojmë tek mjeku, por mendojmë “ ta shtyjmë sa ta shtyjmë” dhe me “Inshallah na kalon”. Dhe justifikohemi me “mukajeti ka lënë njerëz pa martuar” duke harruar që nuk ka shenjë barazimi midis të qënit i pamartuar dhe dëmtimit të një organi trupor që mund të ketë pasoja deri në humbjen e jetës. Më e prekshme është kjo pakujdesi ndaj vetvetes sidomos në këtë periudhë coronavirusi mbarë botëror. U shqyen radiot, televizionet dhe mjetet e tjera të mundshme të propagandës mjekësore të na mbushin mendjen për vetëmbrojtje por ne jo se jo. Mirë teoria, por dhe praktika e përditshme me

disa të vdekur nuk ua mbush mendjen dhjetëra qindra qytetarëve se, sidomos këtë periudhë du-het një kujdes më i veçantë për vetveten. E kam përjetuar vetë në disa raste me të afërm, miq e shokë të larguar nga kjo jetë këto ditë dhe dua s’dua jam i detyruar të besoj në rrezikshmërinë e tij. Por habitem me miq e shokë të tjerë që e kanë përjetuar dhimbjen si unë dhe bëjnë “trimin” ndaj këtij virusi të pabesë. Dilni shikoni kafenetë, autobusët, por edhe rrugët se si janë mbushur me qytetarë që as maskën nuk e vënë, por edhe plotë të tjerë që e mbajnë atë jashtë funksionit. Ka plot të tjerë që në vend të marrin masa për vetëmbrojtje vazhdojnë të filozofojnë ende për origjinën e këtij virane virusit dhe madje ka të tjerë që duan të bëjnë edhe hajgare: na i kanë vënë maskat si kundërgazet në kohën e zborit ushtarak në diktaturë. Nuk ka asnjë lidhje midis origjinës së virusit, me të merren organe të spe-cializuara dhe vetëmbrojtjes që duhet të tregojmë me këtë rast. Vëmendja ndaj kësaj mase mbro-jtëse është edhe dukshëm dashuria që shfaqim ne ndaj vetvetes. Qëndroni për pak çaste në hyrje të një supermarketit në çdo cep të Tiranës dhe do të habiteni kur të shikoni se shumica e blerësve futen aty pa asnjë masë mbrojtëse. Aty brenda më pas prek një produkt e lë një tjetër, duke rrezikuar edhe blerësit e tjerë që janë të detyruar të vijnë

dhe të blejnë këto produkte. Duket sikur në këtë rast vepron dëshira ogurzezë që “më zuri mua le ti zërë edhe të tjerët”. Nuk është njerëzore, por këto kohë është shumë praktike. Nuk ka si shpjegohet ndryshe ky shumim i të prekurve me virus. Në këtë mes mendoj se edhe organet përgjegjëse qeveritare kanë një përgjegjësi jo të vogël. Asnjë tolerim ndaj shkelësve të rregullave. Mëshira ndaj tyre është një dëm i madh ndaj qytetarëve të tjerë që mundohen të ruhen sa më shumë. Ndërkohë që shembulli për këto organe nuk mungon. Janë shtete ku e ku më të fuqishëm se ne dhe ku e ku më të kujdesshëm që marrin masa deri drastike ndaj qytetarëve të tyre për ruajtjen e jetës. Ndërsa ata marrin masa deri në mbyllje të plotë të kufijve apo të lëvizjes së qytetarëve, ne endemi akoma midis dilemës të mbyllemi apo jo. Përderisa përditë e më shumë ka rritje të numrit të vdekjeve dhe të të prekurve më virusin është e domosdoshme një varg tjetër masash shtrënguese ndaj të gjithëve. Shteti ndaj është kujdestari ndaj qytetarëve të vet. Të mos mjaftohet me vetëm përpjekjet e gjetjes së vaksinave por të shikojë edhe përditshmërinë. Por meqë jemi në fushatë elektorale, qeveria ka frikë se do akuzohet si diktatoriale dhe bën lëshime atje ku s’duhet. Ndikojnë edhe fjalimet, por edhe veprimet e disa opozitarëve me peshë që vetë nuk mbajnë maska se “besojnë në Zot”. Në atë Zot besonin edhe ata që sot nuk jetojnë, por me sa duket ky virano virus doli më i fortë se zoti dhe e fitoi dyluftimin me të. Këtu është e domosdoshme ndërhyrja edhe brutale e shtetit që në këtë dyluftim bën të fitojë jeta dhe jo vdekja.

Nga Gjon BRUÇI

Dhe këtë e bëjnë socialistët, autorët e hartimit të Kushtetutës së Republikës dhe miratimit me referendumin e vitit 1998. Kjo nuk është sajesë “kazani”, siç

ka dëshirë të artikulojë herë pas here kyeministri, por deklarim i qartë i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbështetur edhe nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Dy tre ditë mbas zgjedhjeve politike në Republikën e Kosovës, gazetarët e “Euronews”, iu drejtuan me mikrofona dhe pyetje fituesit të këtyre zgjedhjeve, kryetarit të VV, zotit Albin Kurti. Pyetjes së gaze-tarit, nëse vijon ta ketë në program bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Kurti iu përgjigj qetë-sisht: “Nëse do të bëhej një referendum për këtë problem, unë do ta votoja pa hezitim”. Ende pa u fiksuar në lajme kjo përgjigje e shkurtër, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, nëpërmjet mikrofonave të televizioneve të tjera, reagoi duke deklaruar: “Qëndrimi i Partisë Socialiste lidhur me këtë çështje mbetet i pandryshueshëm. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen vetëm në Bashkimin Europian”. Dy ditë më vonë, shokut Taulant do t’i vinte në mbështetje ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili, në një intervistë dhënë Tv Euronews Albania, “i tërheq vëmendjen Kurtit”, të mos e ngacmojë këtë problem që bie ndesh me vendimet e ndërkombëtarëve. “Unë mendoj se z. Kurti, nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të çuditshme me ide që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ‘80 e ‘90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”. Përforcimi që i bën ministër Pandeliu, sekretarit të partisë së tij, na tregon tashmë se jo vetëm partia, por edhe qeveria e socialistëve, e kanë hedhur në Lanë Preambulën e Kushtetutës, që patën miratuar me bujë e tamtame të mëdha në vitin 1998. Në Preambulën e Kushte-tutës, janë shënuar gjashtë pika, që përbëjnë dhe “palcën” e saj. Në njërën prej këtyre pikave, thuhet tekstualisht: “Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Hartuesit e Kushtetutës, ku ishin edhe Taulanti e Pandeliu, kur vendosën këtë pikë, kishin parasysh aspiratën shekullore të shqiptarëve, materializuar në përpjekjet vigane rë rilindasve tanë për bash-kimin e kombit, të copëtuar nga fuqitë e mëdha në pesë shtete të ndryshme. Ky formulim u bë në vitin 1998, kur BE ishte tashmë një institucion i konsolid-uar dhe shqiptarët me politikanët e pushtetarët e tyre, kishin plot tetë vjet që thërrisnin, “E duam Shqipërinë si Europa”! Në këto kushte, Kushte-tutë-hartuesit, shumë mirë mund të kishin shkruar në Preambulën e saj, se “Bashkimi Kombëtar do të ndodhë kur të bëhemi anëtarë të BE-së”. Nisur nga ky fakt, për çështjen në fjalë mbeten dy rrugë: Ose Kushtetuta duhet të korrigjohet në “Kreun” e saj, ose Taulanti dhe Pandeliu i socialistëve duhet të dalin nga “livadhi” “pa bar” i deklarimeve dhe të pranojnë

Të injorosh Kushtetutën, që në “Preambulën” e saj!

të shkruarat e Kushtetutës, të cilat nuk janë paça-vure të fushatave elektorale, por program aktual dhe perspektiv i jetës së shqiptarëve në trojet e tyre të lashta. Çështja e Bashkimit Kombëtar, siç dihet nga të gjithë, ka qenë e mbetet aspirata kryesore e shqiptarëve, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit e vitit 1878. Pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, kjo aspiratë ishte më tepër se kurrë afër realizimit. Nëse ato ditë të fitores, do të bëhej një referendum, zor se gjeje ndonjë shqiptar në Shqipëri apo Kosovë që të mos e votonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërsa sot pas 21 vitesh nga ajo ditë, fatkeqësisht përqindja e nxjerrë nga testimet ka rënë në shifrën 60-65%. Pse kjo rënie e dëshirës së një kombi unik në gjuhë, në tradita dhe në territor, për të jetuar në një shtet të vetëm? Dy janë arsyet kryesore të kësaj rënie: Veprimtaria e fshehtë, por dhe e hapur e agjenturës politike serbe dhe e dyta: Më e pakta që mund të thuhet, negligjenca e politikanëve tanë, këtej e matanë kufirit artificial shqiptar-shqiptar. Pjesë e propagandës gënjeshtare, që e kanë nxitur armiqtë e përhershëm të Shqipërisë dhe e kanë “asimiluar” politikano-pushtetarët tanë, ka qenë dhe është ende varianti se “Bashkimi Kombëtar”, qoftë edhe i Kosovës me Shqipërinë, do të ndodhë pas futjes në BE. Këtij varianti të “bashkimit”, që Taulanti dhe Pandeliu e deklarojnë si qëndrim të partisë së tyre, unë do t’i vija përballë përvojën e his-torike: Shqiptarët, dy herë provuan (më saktë u de-tyruan) të integroheshin në perandoritë e kohës, atë romake dhe otomane. Madje arritën dhe qendrat e tyre me poste, gjer tek ajo e perandorit, apo vezirit, pa zënë në gojë postet ushtarake. Por kur këto perandori ranë, ato ruajtën qendrat e tyre, duke shitur anët (ku ishin trojet e shqiptarëve), të cilat u bënë plaçkë e ndërluftuesve. Madje, me rënien e perandorisë otomane, shqiptarët përfunduan në pesë shtete të ndryshme. Pasojat e këtij copëtimi të dytë, ne po i vuajmë prej plot 143 vite (1878 – 2021). Tani le të vijmë tek perandoria e sotme, me emrin zyrtar “Bashkimi Europian”. BE-ja, pavarësisht pelerinës blu me yje të bardhë që ka veshur, është një perandori në formim e sipër, e cila siç ka një kulm, do të ketë edhe një zbritje gjer në rënie. Dhe kjo rënie do të ndodhë shumë më shpejt se rënia e simotrave të saj të kaluara, sepse sot jemi në kohë moderne, ku ndryshimet vijnë rrufeshëm. Nëse ne do të veprojmë ashtu siç na thotë Taulanti i social-istëve dhe sivëllezërit e tij në PS, apo të subjekteve të tjera politike, të shpërfytyruara nga shqiptarizmi, atëherë me ne shqiptarët do të përsëritet cikli i dy

perandorive të mëparshme. Më konkretisht, kur të bjerë BE-ja dhe kjo do të ndodhe një ditë, atëherë Kosova, apo shqiptarët që ndodhen në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, me apo pa dashje, do të rikthehen në strukturat shtetërore të para inte-grimit në BE. Ose akoma më keq, do të detyrohen të rikthehen në një “Jugosllavi të tretë”, si në vitin 1878, dhe në vitin 1913. Se, kur prishet “Kasollja”, bujtësit e saj rrëmbejnë secili ndonjë material dhe ikin për të ngritur kasollen e tyre. Sasia e “rrëm-bimit” varet nga forca e bujtësit. Nuk besoj se në rastin hipotetik të shembjes së “kasolles” së BE, ne shqiptarët të jemi më të fortët midis bujtësve. Nga ana tjetër, Europa është e sigurtë se do të veprojë me shqiptarët, si në rastin e rënies së Perandorisë Otomane në vitin 1878.

Me siguri, ndonjë lexues i “kualifikuar”, apo politikan i konvertuar nga nacionalist në globalist, përveç teorizimeve për kohët moderne, do të më përmendë edhe pamundësinë e realizimit të Bash-kimit Kombëtar përpara hyrjes në BE, qoftë edhe të një pjesë të këtij bashkimi, siç është unifikimi në një shtet i Kosovës me Shqipërinë. Kjo vështirësi njihet dhe për momentin mund të rezultojë e pakapërcyeshme. Por ne kemi një mundësi tjetër, që do të hidhte themele të sigurta për suksesin e bashkimit kur të integrohemi në BE. Kjo mundësi është: Përpara se të integrohemi zyrtarisht në BE, le të integrohemi mes vetes. Kombi ynë ka shekuj që jeton i ndarë në shumë shtete dhe ndonëse ka ruajtur me fanatizëm gjuhën, traditat dhe vend-banimet e tij në trojet amtare, në shumë fusha të jetës ka krijuar edhe diferenca. Këto diferenca duhen eliminuar përpara se të shkojmë në BE. Ne, e dimë nga historia, që Lidhja e Prizrenit u shtyp me dhunë dhe gjak nga ndërluftuesit e Ballkanit e të Europës, në momentin që “i sëmuri i Bosforit” po jepte shpirt. Po ashtu edhe Pavarësia e shpallur, por e pakonsoliduar ende më 1912, pas një viti u përgjysmua në territor, pikërisht prej Europës, ku kërkojmë të hyjmë “për të realizuar bashkimin tonë kombëtar”! Nisur nga këto mësime të historisë, pse të mos e realizojmë “Lidhjen e Prizrenit”, përpara se kjo “sëmundja bosforiane” t’i afrohet BE-së?! Që nga viti 1999 e gjer më sot, për rreth 22 vjet, koha ka punuar për ne shqiptarët, por ne nuk kemi ditur ta administrojmë atë si duhet. Përgjegjësia këtu është e politikanëve dhe pushtetarëve, që kanë kullandrisur punët tona. Pushtetin që u ka dhënë populli, nuk e përdorën për interesat e popullit, por për interesat e tyre. Nuk po i akuzojmë ata se

nuk sollën parajsën, por shumë gjëra të integrimit mes shqiptarëve, veçanërisht midis Shqipërisë dhe Kosovës, do të kishin arritur parametrat më të lartë dhe referendumi i mundshëm për bashkim kom-bëtar, do t’i afrohej shumë 100 përqindëshit. Por kjo nuk ndodhi e nuk po ndodh. Madje, për ironi të fatit, kur shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë mendonin që pas “traut” të serbit, të hiqnin edhe atë të Euleksit në Doganën e Morinit, shtetarët e Shqipërisë, ngritën aty “traun e taksës” për Rrugën e Kombit. Deklarata e Taulant Ballës, se çështja e Bashkimit Kombëtar do të zgjidhet pasi të futemi në BE dhe deduksioni i Pandeli Majkos, se Bash-kimi Kombëtar është ide e shekullit të kaluar, nuk na çudisin. Nuk na çudisin, sepse si Taulanti dhe Pandeliu kanë manifestuar edhe herë tjetër perver-sitete për çështjet tona themelore. Jo më larg se në vitin 2016, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, në replikë me Ben Blushin, që gatitej të braktiste partinë në fjalë, deklaruan pa iu dridhur qerpiku, se “Mes Shqipërisë dhe Partisë Social-iste, ne zgjedhim partinë”! Ndonëse personazhet e shkrimit tim janë dy figura të rëndësishme të PS-së, askush nuk mund t’i bëjë fajtorë ata dhe shokët e tyre të partisë, për pamundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Nuk i bë-jnë fajtorë, sepse ata dhe gjithë politikanët tanë aktualë të të gjithë ngjyrave, nuk kanë as kërçik, e as bythë, të realizojnë bashkimin kombëtar, pa lejen e “dajallarëve” euroatlantikas. Koha e bur-rave të tillë, si ajo e Enver Hoxhës, përkohësisht ka perënduar. Momentalisht ne jetojmë kohën e burrave të tredhur, ose thënë më butë, e burrecëve. Megjithatë, një gjë duhet ta dinë: Nëse nuk kanë burrni t’i dalin para hasmit dhe të madhit, të paktën të kursejnë fjalët e deklaratat që shkojnë në favor të tyre dhe në dëm të atdheut.

Do ta mbyll shkrimin me një episod nga filmi “Oshtimë në bregdet” (Familja e Peshkatarit): Per-sonazhi i filmit, Jonus Bruga, i bërë vrer nga sjelljet e djalit të madh, Selimit, në një moment, kur ky i fundit po debatonte me vëllanë e tij për çështje të LANÇ, e ndalon dhe i drejtohet (Selimit): “Ti, nuk don njeri, përveç vetes... Dëgjo këtu mua mos më duaj, as këtë qyqe (tregon me gisht gruan e tij dhe nënën e Selimit), që u gdhi gjer sa të rriti ty. As nënën tënde o haram... Por Shqipërinë ta duash! Dëgjon?! Ta duash! S’ka rrugë tjetër në do të rrosh me nder”. Kjo thirrje nuk është vetëm për “Selimët”, por për gjithë vëllezërit e tij shqiptarë! Të thjeshtë apo politikanë e pushtetarë qofshin!

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Kur thirrej para organeve të pushtetit, ish-pronari hiqej

sikur nuk kishte pretendime për tokën që ia kishin mar-rë, por në prapaskenë ai e

kërcënonte pronarin e ri, deri edhe me marrjen e jetës. Kjo solli shqetësimin tjetër, ku fshatari i ngarkuar me ligj

me tokën e tjetrit, i paguante asaj të gjitha detyrimet,

kurse realisht e shfrytëzonte ish-pronari i vjetër. Kjo krijoi shqetësimin e madh edhe në shpërndarjen reale të

ndihmës ekonomike...

Nga Ramazan SHERJA

Përkujtimi i katër vjetorit të vdekjes së poetit të madh Dritëro Agolli para

ca ditësh dhe aksioni i nisur nga zyrat e AKSH për azhurnimin dhe certifikimin e tokave të ish-kooperativave bujqësore, u bënë nxitje për të shkruar këtë shkrim. Tek u shkrua shumë për gjigantin e letërsisë, apo vargmalin Dritëro, siç e quajti Namik Dokle, mu kujtua qëndrimi që mbajti deputeti Agolli në Parlamentin e parë pluralist ndaj njërit nga ligjet më të rëndësishme në fillimet e demokracisë, siç ishte Ligji nr.7501 “Për tokën” i datës 19.7.1991. Ky është një ndër ligjet i cili, jo vetëm që nuk u zbatua asnjëherë siç duhet gjatë këtyre 30 vjetëve, por ka sjellë dëme të pariparueshme e ngatërresa që vazhdojnë edhe sot. Dritëro Agolli atëherë që i vetmi deputet që votoi në Parlament kundër ligjit “Për tokën”, përballë asaj aleance dinake e të padeshifrueshme të dy forcave të mëdha politike, PS dhe PD. Duke i parandierë pasojat që do të sillte ky ligj, Dritëroi vizionar votoi kundër, duke u shprehur se toka duhet t’i kthe-hej të zotit, fshatarit. Më vonë, kur Agolli erdhi në Elbasan si i deleguar i qendrës, na tha: “Ju kryetarët e komunave duhet të kini kujdes me tokën, me pasurinë më të madhe që ka fshati, se ligji i sapomiratuar, besoj se ka filluar t’u bëjë çorap. Ligji 7501 do t’u hapë shumë plagë, që nuk do të mbyllen kollaj”. Dhe vërtet, ky ligj, i miratuar nga aleanca socialpëdëiste, u ndje i egër mbi supet e çdo fshatari dhe pushtetari vendor, ashtu siç mbuloi atë ditë mençurinë e Dritëroit në Parlament furia e diskutimeve boshe të deputetëve të dy krahëve të politikës. Se sa të drejtë kishte patur Dritëroi e vërtetoi praktika e afro 30 viteve, ku shumë pronarë të ligjshëm u futën në sherr, u rrahën, u ndanë nga njëri-tjetri dhe mjaft të tjerë derdhën gjak për tokën. Këto ditë kreu i AKSH, z. Artan Lame, deklaroi se do të mbyllet së shpejti certifikimi i

Ligji nr. 7501 “Për tokën” dhe Dritëro Agollitokës bujqësore në fshat, ashtu siç po shkojnë drejt përfundimit me sukses edhe legalizimet e banesave në tërë vendin. Mjaft familjarë në fshat e zotërojnë tokën me aktin e marrjes së saj në përdorim, AMTP, por shumica nuk e shfrytëzojnë atë, se nuk i lë ish-pronari dhe se nuk është certifikuar ligjërisht në Hipotekë. Pa-sojat ndër vite qenë tepër të rënda. Së pari sipas ligjit, vërtet toka e ndarë sipas frymëve i ishte dhënë një fshatari jo pronar i vjetër, por realisht atë e shfrytëzonte ish-pronari. Kur thirrej para organeve të pushtetit, ish-pronari hiqej sikur nuk kishte pretendime për tokën që ia kishin marrë, por në prapaskenë ai e kërcënonte pr-onarin e ri, deri edhe me marrjen e jetës. Kjo solli shqetësimin tjetër, ku fshatari i ngarkuar me ligj me tokën e tjetrit, i paguante asaj të gjitha detyrimet, kurse realisht e shfrytëzonte ish-pronari i vjetër. Kjo krijoi shqetësimin e madh edhe në shpërndarjen reale të ndihmës ekonomike. Ligji e kishte përcaktuar qartë, se kush kishte tokë mbi normativën e plan-ifikuar, nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Kështu familjet që ishin të ngarkuara me tokë fiktivisht, nuk merrnin as ndihmën ekonomike dhe nuk përfitonin as shpërblime të tjera që parashikonin ligjet e kohës. Kurse ndodhte shpesh që ish-pronari shfrytëzonte edhe tokën, përfitonte edhe asistencën. Problemi i dytë, mjaft konfliktual që e acaroi më tej gjendjen në fshat, qe një vendim i qeverisë së kohës për këtë problem. Sipas këtij vendimi të qeverisë, pronari që kishte përfituar tokë me Ligjin 7501, nëse nuk e donte tokën e tjetrit, mund ta lëshon-te atë duke pranuar vullnetarisht dorëzimin me shkrim. Kjo hapi sherre të tjera. Një pjesë e fshatarëve i dorëzuan tokat nga frika, por procedurat nuk u kryen plotësisht në zyrat e kadastrave dhe toka figuronte fiktivisht po në ngarkim të pronarit të ngarkuar me tokë me ligjin 7501. Negativ qe edhe fakti se një pjesë e ish-pronarëve të vjetër, dinakërisht nuk pranu-an të rimerrnin tokat inproduktive, të cilat për-doruesit e rinj ua lëshuan me deklaratë. “Ta ka dhënë ligji, mbaje me shëndet”, kundërshtonin ata pronarët e rinj dhe kështu këta që e kishin në ngarkim me ligj këtë tokë, por që nuk jepte

Nga Besi BEKTESHI

Zullumi i jashtëzakon-shëm i klasës poli-tike shqiptare tashmë në më shumë se tre

dekada, ka krijuar në mënyrë të çuditshme “partinë më të madhe të shqiptarëve”. Ab-solutisht në spektrin politik shqiptar, është mbledhur dhe “fuqia” më e madhe politike shqiptare, e cila është sasia impresionante e njerëzve që nuk duan të shikojnë me sy të ballit, që nuk duan të bashkëpunojnë dhe nuk duan të votojnë PS, PD, LSI dhe absolutisht krijesat e reja të dala nga këto të treja dhe bashkëpunëtorët e tyre si grupime politike që sot kanë mundësi aleancash. Sidomos gjatë kohës së pandemisë, është krijuar “Fronti i madh opozitar” ndaj klasës politike korruptive dhe degraduese të demokracisë, pronës dhe lirive të shqiptarëve, në të ashtuquajturën demokraci apo post diktaturën shqiptare. Për pikërisht këtë “front opozitar” ndaj klasës politike shqiptare, establishmenteve të saja si në pozitë dhe opozitë, unë e kam fjalën si “partia më e madhe e shqiptarëve”. Sipas shumë indikacioneve ky front opozitar ndaj klasës politike, kalon për nga numrat çdo parti përfshi dhe “simbiozën fatale” Rilindje dhe Parti Socialiste. Kalon çdo opozitë mes PD dhe LSI apo dhe rreth rrotullakëve të tyre si opozitë ndaj Rilindjes dhe socialistëve. Sigurisht ky front opozitar është dhe ndaj partive të Topallit, Patozit dhe të tjerëve të dalë nga PD e padyshim dhe të rinjve “Thurje” apo edhe më shumë se sa kaq, sepse e di që janë dalje o nga mitrat e partive të mëdha, ose nga fondacione që nuk kanë pse të kenë emër të mirë në Shqipërinë e sotme dhe të djeshme.

Fronti i madh anti klasë politike shqiptare, jashtë 25 prillit!

asnjë prodhim, detyroheshin t’i paguanin asaj tatimin ndërkohë që nuk i merrnin asaj asnjë lloj prodhimi. Shqetësim ishte se fshatarët e ngarkuar me tokën e tjetrit, paguanin tatimin jo vetëm të tokave inproduktive, që pronari i vjetër ia kishte lënë “në derë”, por nga pafuqia e ligjit për t’u zbatuar, një pjesë e madhe e atyre që iu ishte ngarkuar juridikisht toka, i paguanin fiktivisht tatimin edhe pjesës së tokës prodhuese që i kishte ngarkuar ligji, të cilën realisht e shfrytëzonte pronari i vjetër. Së treti, moscertifikimi i pronës së fshatarit, ka sjellë mjaft shqetësime serioze dhe pengesa për ndërtimet e reja në fshat. Asnjë ndërtim nuk lejohet të bëhet, në toka pa certifikatë pronësie, sipas ligjeve që dolën më vonë. Në rrethin e Elbasanit u ndeshëm me një fakt të tillë, që ndoshta mund të jetë shqetësim edhe për rrethe të tjera të vendit. Disa banorë që kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore si, rrëshqitje apo tërmetet, vërtetuar kjo edhe me dokumentacionin përkatës ligjor të zyrave të emergjencave civile, nuk lejon të ndërtojnë, nëse nuk paraqesin certifikatën mbi pronësinë e tokës. Edhe pse Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin përkatës për t’i ndihmuar financiar-isht familjet e dëmtuara, ky vendim ka mbetur pa ekzekutuar, pasi zyrat e urbanistikës nuk i pajisin ato me leje ndërtimi, pasi nuk dispono-jnë certifikata pronësie. A nuk është ky një ab-surditet që penalizon fshatarin e dëmtuar nga fatkeqësitë për një problem që është detyrë e shtetit ta bëjë? Nga njëra anë bashkia merr një vendim për t’i ndihmuar financiarisht të dëmtu-arit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga ana tjetër, është po një zyrë vartëse e bashkisë, që nxjerr pretendime ligjore dhe e bën të pazbatueshëm këtë vendim. Ligji për tokën edhe aty ku duket se ka krijuar një sheshim sherresh fshatçe, duke rënë në ujdi vetë ish-pronarët me pronarët e rinj, përsëri ka krijuar një imazh të rremë, se kontradiktat dhe sherret ende vazhdojnë. Është paradoksale që për tridhjetë vjet nuk bëhet cer-tifikimi i pronës në fshat, ndërkohë që shteti e ka marrë taksën mbi tokën lek më lek, pavarë-sisht nga posedimi i dokumentit të pronësisë. Ndaj themi se puna e nisur në zbatim të Ligjit

nr. 20/2020, për regjistrimin dhe çertifikimin e tokave të ish-kooperativave bujqësore, është një sukses tjetër i qeverisë socialiste, ashtu si puna e suksesshme e bërë gjer tani me legal-izimet. Dhe natyrisht, në realizimin e këtyre dy aksioneve të rëndësishme, që zgjidhin një herë e mirë shqetësimin e banorëve të qytetit dhe fshatit, është edhe kontributi dhe korrektesa e drejtuesit të ASHK, z. Artan Lame. E themi këtë, pasi nuk ka sektor më të vështirë, për t’u drejtuar dhe administruar, me ligj dhe drejtësi, se ai që ka të bëjë me pronën. Ashtu siç e ka vlerësuar poeti italian, Tiziano Meneghello se “Pronësia, para se të jetë luks, është një kosto”.

Fronti i madh opozitar ndaj klasës politike është mbi 35% në mos është 40% e shqiptarëve me të drejtë vote dhe brenda Shqipërisë. Ky front opozitar ndaj klasës politike, nuk ka asnjë arsye të votojë partinë e Bashës dhe pse është opozitë, sepse nuk do të marrë përsipër fajet e PD-së që nga Berisha dhe Basha më vonë. Nuk do të njësohet me servilë dhe parti që kanë bërë “mak-ineri punësimi dhe humbje vlerash qeverisëse si LSI apo të njehsohen me parti familjare dhe sigurisht nuk duan kurrsesi të njehsohen me Rilindjen ose pjesën më sharlatane dhe më të korruptuar në historinë e politikës shqiptare dhe as me arrogancën idiote të saj kohët e fundit”. Nuk duan të njehsohen as me trashëgiminë sa korruptive të PS dhe atë të trashëgimisë enveri-ane të saj dikur. Janë shumë të tillë njerëz që nuk e shikojnë veten të përfaqësuar dhe nuk kanë asnjë individ, grup njerëzish dhe parti të organ-izuar t’i përfaqësojë realisht në Shqipëri. Janë mërzitur kaq shumë, se nuk duan t’ia dinë fare dhe urrejnë çdo fytyrë të këtyre partive apo gaze-tarëve të tyre, bisedave në studiot tani banale të tyre në Tiranë dhe nuk durojnë dot asnjë lloj ekzi-bicioni të Ramës dhe delirit të tij politik tashmë në kulmin e marrëzisë personale dhe partiake. E dinë se çfarë halli i madh është një mandat i tretë i një personi që po bën Lukashenkon, por

artist në Shqipëri dhe po ashtu nuk iu bën zemra të afrohen dhe japin votën për partinë e Berishës sot e Bashës, e cila akoma nuk mund të jetë për-faqësuese e idealeve të tyre sa demokratike dhe shtet ndërtuese në bazë të ligjit. Janë zhgënjyer kaq shumë sa nuk shikojnë dot as fytyrat e reja, as ato të vjetra të politikës shqiptare. Ju duken njësoj, sepse veset janë pikërisht njësoj. Kanë për-para tyre premtimet e Bashës për rritje pagash dhe ulje tatimesh apo mbrojtje shoqërore e rritje mirëqenie dhe nga ana tjetër ose nga Rilindja e Ramës fantazmagori me aeroporte, porte, rrugë, spitale, qytete turistike dhe rrugë të tilla që nga premtimi kanë dallim të madh. Basha iu jep premtimin pagë, kurse Rama premtimin investim dhe tendera. Rama në fakt premtimin investim e jep sepse mbas çdo investimi të tij, ka një darovitje, përfitim apo vjedhje qeveritare dhe nga Rilindja, kurse Basha e di që një paketë prej 400 milionësh mund t’iu bëhet lëvizja e pagave të shqiptarëve dhe në këtë pikë është pragmatik. Sot ky front opozitar, ndaj klasës politike në Shqipëri, nuk ka drejtim dhe e vetmja gjë që i ka mbetur është mos të shkojnë në zgjedhje. Por sërish e dinë se mund të kenë Ramën dhe katër vite në të cilat do “t’iu rripet dhe lëkura e dytë” sepse e para lëkurë ekonomike iu është hequr. E dinë se Rama në mandatin e tretë

do të jetë arrogant deri në marrëzi. E dinë se mandati tjetër i Ramës do të sjellë një krijim të shtetit plutokraci të plotë dhe efektive. Po dhe që Perëndimi do të pajtohet me të, sepse do t’i vendosë faj popullit dhe do ta pranojë me kritika Ramën njësoj si tiranokratët në lindjen tonë ose afër Rusisë. Perëndimi do pajtohet me një që i sundon shqiptarët, sepse këta nuk veprojnë normalisht në demokraci. Po do detyrohen të pranojnë një vend të ngjashëm me republikat ish-sovjetike mes Rusisë dhe Turqisë si afërsi. Fronti opozitar me klasën politike ose partia më e madhe e pashpallur e shqiptarëve dinë dhe pavendosmërinë dhe qëndrimet e lëkundura të Bashës. Po pra po, dinë dhe dyzimin e tij. Prandaj janë tashmë “out rolit të tyre në politikë”. Në këto zgjedhje, partia më e madhe e shqiptarëve nuk do të marrë pjesë. Nuk kanë as kushte dhe nuk kanë asnjë organizim. Kanë vetëm një mundësi dhe kjo është të mos marrin pjesë në zgjedhje. Sigurisht nuk është gjë kaq e mirë, por padyshim nuk kanë asnjë alternativë tjetër për të prezan-tuar idenë e tyre politike. Kjo ide nuk përputhet kurrë me Rilindjen dhe akoma më shumë me PS që pranon sipër kokës një mostër si Rilindja, nuk bashkohet kurrë me LSI dhe nuk beson te PD. Sidomos kjo e fundit është fatkeqësi e madhe politike. Por ja që kështu është.

“Partia më e madhe e shqiptarëve” kësaj radhe pa përfaqësim politik

GAZETA SOT18 E Martë 23 Shkurt 2021

k u l t u r e www.sot.com.al

Ky është një festival i veçantë, një festival i vështirë, një festival i jashtëzakonshëm në kushte të jashtëzakonshme. Për shkak të pandemisë te-atrot tona nuk mundën të realizojnë dialogun për

të cilin ne jemi të destinuar të ekzistojmë...

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis këtë mbrëmje online

Kryq në miniaturë, objekt i mesjetës së vonë në muze

QKLL publikon pjesë nga vepra “Vdekja e Gëbelsit”

Kryq në miniaturë, orig-jina Dishnicë, Korçë, është një objekt kulti i përdorur gjatë ritualit fetar. Muzeu i Artit Mesjetar Korçë shkruan se ky kryq i dekoruar i për-ket periudhës së mesjetës së vonë, dhe është i gdhendur në dru nga një artizan anonim. “Gdhendja nga të dyja anët është realizuar në detaje të imta. Nga njëra anë paraqitet skena e Pagëzimit të Krishtit dhe në pjesën e pasme është gdhendur skena e Kryqëzimit të Krishtit. I gjithë kryqi është i konturuar nga një pjesë meta-

like, i punuar në argjend dhe i larë në ar. Në skajet e kryqit për ta dekoruar janë vendosur gurë koralore”, shkruan Muzeu i Artit Mesjetar, që vazhdon të publikojë herë pas here mate-riale të objekteve, që ndodhen në koleksionin e tij. I ndërtuar në vitin 1980 dhe rindërtuar në 2016, ky muze shtrihet përgjatë bulevardit “Fan Noli”. E vjetra dhe e reja bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme mes një harmonie ngjyrash. Brenda muzeut gjenden më shumë se 7 000 vepra arti dhe objekte kulturore, kryesisht ikona.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar një pjesë nga vepra “Vdekja e Gë-belsit” e autorit Pjetër Arbnori shkruar në 1996. Ky material vjen në vijim të letërsisë së burgut, që QKLL po vazh-don të publikojë nga autorë të ndryshëm. Pjetër Arbnori (Durrës, 18 janar 1935 - Na-poli, 8 korrik 2006) ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai është quaj-tur "Mandela i Ballkanit", për shkak të kohës së gjatë të

kaluar në burgjet e diktaturës komuniste për 28 vjet. Ka shkruar veprat : “Kur dynden vikingët”, novelë 1992; “Mu-gujt e mesjetës”, roman 1993; “Bukuroshja me hijen”, novelë 1994; “E bardha dhe e zeza”, roman 1995; “Vdekja e “Gë-belsit”, novela 1996; “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, ro-man 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg. “Vorbulla”, roman 1997; “Nga jeta në burgjet komuniste” (studime historike 1992); “Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman 2000, etj.

Ura e Haskovës, miratohet një projekt për ndërhyrje

Ura në fshatin Hask-ovë është një monument i trashëgimisë kulturore, rrethi i Gjirokastrës. Për urën Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kultu-rore Materiale ka miratuar një projekt ndërhyrjeje. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shpre-het se ura do ti shtohet listës së monumenteve të shpëtuara. “Monumentet e kulturës janë të rëndësishme, kudo që ato ndodhen. Nuk ka rëndësi nëse janë në zemër të një qyteti nën mbrojtjen e UNESCO-s apo në një fshat. E tillë është edhe ura në fshatin Hakovë, në Dropul-

lin e Poshtëm, Gjirokastër, për të cilën Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materi-ale miratoi projektin për kryer-jen e ndërhyrjeve konsoliduese e restauruese. Një urë me dy harqe, e punuar me gurë pllakë gëlqerore, monument kulture i kategorisë I, e cila do t’i shto-het listës së monumenteve të shpëtuara”, shprehte ministrja e Kulturës në një status të saj në Facebook. Herë pas here në sta-tuset e saj ministrja e Kulturës vazhdon të publikojë projekte, që miratohen për monumentet e kulturës.

Altin Basha: Festivali “Moisiu On” në kushte të jashtëzakonshme, të mos quhet ky vit ku trupat nuk u ballafaquan me njëra- tjetrën

Çmimi “Vexhi Buharaja” në letërsi, në 101 vjetorin e

lindjes së përkthyesit e poetit

Julia VRAPI

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “Moisiu On” nis këtë mbrëmje, ku sjell shfaqjet më të mira të 20 trupave nga të gjitha trevat

shqipfolëse dhe nga skena e pavarur. FMT “Moisiu On” nis këtë mbrëmje me teatri “Shqiptar” Shkup me shfaq-jen teatrore “Makbeth” , me regji nga Diana Dobreva, ku deri mbrëmjen e datës 15 mars për publikun do të jenë shfaqje të ndryshme teatrore. Përmes një mesazhi, Altin Basha drejtor i Te-atrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shprehet se festivali që po zhvillohet është i veçantë. Në mesazhin e tij para nisjes së festivalit që këtë vit vjen online, drejtori Altin Basha thotë mes të tjerave se festivali u ideua që ky vit të mos quhet një vit bosh, dhe që nuk evidentoi vlerat. “Të nderuar spektatorë dhe dashamirës të teatrit, në emër të Te-atrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dëshiroj t’ju uroj mirëseard-hjen në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”. Ky është një festival i veçantë, një festival i vështirë, një festival i jashtëzakonshëm në kushte të jashtëzakonshme. Për shkak të pan-demisë teatrot tona nuk mundën të re-alizojnë dialogun për të cilin ne jemi të destinuar të ekzistojmë, dialogun me ju, dialogun live në skenë. Por dëshira jonë mbetet e madhe, që ky dialog të mos ndërpritet. Për këtë arsye është ideuar ky festival, në mënyrë që ky vit të mos quhet një vit bosh, mos të quhet një vit i cili nuk evidentoi vlerat. Të mos quhet një vit, ku trupat nuk u ballafaquan me njëra- tjetrën”, thotë Altin Basha, në një video mesazh të tij për festivalin që nis këtë mbrëmje në orën 19:00. Festivali organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Nga 23 shkurti shfaqjet do të transmetohen livestream në Face-book-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse.

Një festival për të dalluar më të mirët

Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksper-imental “Kujtim Spahivogli” shprehet se në këtë festival marrin pjesë 20 trupa teatrore, aktorë të talentuar, dhe është

Me rastin e 101-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studi-uesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia Berat shpall çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar njoftimin për çmimin, ku afati për materialet është deri në datën 20 prill të këtij viti. “Çmimet janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara në thirrjen që ka shpallur Bashkia Berat dhe do të jepet nga një çmim për secilën prej kategorive. Anëtarë të jurisë janë Ymer Çiraku, Alda Bardhyli, Bujar Xhaferri, Aleksandër Çipa dhe Yzedin Hima. Fituesit e konkur-sit do të shpallen më 12 maj 2020, në 101-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë. Të gjithë tekstet mund t'i nisni në [email protected]”, thuhet në njoftim. Vexhi Buharaja është shkrimtar, i cili ka lindur ne qytetin e Beratit. Pas studimeve ai u kthye të jetonte përsëri në Berat me familjen e tij. Buharaja është përkthyes, interpretues dhe studiues kryesor i mbishkri-meve turko-arabe në Shqipëri. Dorëshkrimet e tij, janë ende një minierë e pashfrytëzuar për historianët dhe studiuesit në përgjithësi. Çmimi letrar “Vex-hi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në ese, poezi, përkthim, studime. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët). Gjinitë që marrin pjesë në këtë konkurs janë ese letrare, tema “Zog i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!” (meditim për poezinë e Vexhi Buharasë “Përpara Tomorit”). Marrin pjesë me krijime gjimnazistë. Ese letrare tema: “Ti shkëlqen në mes të vuajtjes si një shpres” në mes të lotit” (med-itim për poezinë e Vexhi Buharasë “Poeti”, kushtuar L. Poradecit). Marrin pjesë grup mosha 18 vjeç e sipër. Cikël me poezi krijime nga autorët pjesëmarrës. Përkthime e shqipërime. Studime, hulumtime rreth Vexhi Buharasë. Sipas njoftimit, pjesëmarrësit mund të konkurrojnë në të gjitha gjinitë e sipër përmendur, por vetëm në një gjini do të vlerësohet. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë. Publikimi i poezive/prozave/eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit. Fituesit përfitojnë një shumë monetare dhe një kupë, e cila tashmë është kthyer ne simbolike të këtij çmimi si dhe një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.

një festë e gjithë komunitetit teatror. Me rëndësi sipas drejtorit të TKEKS Altin Basha është dhe fakti, që në festival marrin pjesë dhe artistët nga Kosova e Maqedonia e Veriut. “Fes-tivali Mbarëkombëtar i Teatrit merr një rëndësi të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për të dalluar më të mirët e vitit, më të zotët, më të veçantët, më origjinalët. Për këtë arsye jam mjaft i gëzuar, që arritëm në këtë pikë të ndërtojmë një festival ku marrin pjesë 20 trupa teatrore, dhjetëra aktorë të talentuar, shumë identitete regjisoriale, kostumografë, skenografë, kompozi-torë, dramaturgë. Pra një festival në fakt është një festë e gjithë komunitetit teatror, është e mrekullueshme që në këtë festival na bashkohen miq dhe teatro nga Kosova, Maqedonia dhe po-thuajse të gjithë teatrot e Shqipërisë”, shprehet drejtori Altin Basha. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” prezantohet mbrëmjen e dytë të festivalit me shfaqjen teatrore “Arturo Ui”, me regji nga Kiço Lndo. Drejtori i TKEKS Altin Basha thotë se “Arturo Ui” nga Bertolt Brecht është një

shfaqje e veçantë. “Një vepër realizuar nga regjisori Kiço Londo, por që ku-jtohet sidomos nga ata dashamirës të teatrit për arsyen e thjeshtë, sepse është një nga sfidat më të fuqishme drama-turgjike me të cilat një regjisor duhet të përballet. Nga ana tjetër me këtë vepër u identifikuan identitete të reja teatrore dhe aktoriale, të cilët realizuan shfaqjen dhe sidomos rolet e vështira të kësaj vepre. Duke ju uruar shikim të këndshëm i uroj sukses festivalit dhe uroj që ky të jetë festivali i fundit online për tu takuar sa më shpesh në të tjetër festival “Moisiu””, vijon dre-jtori Basha. Sipas tij, ky festival ka një emër të jashtëzakonshëm, ka emrin e një autoriteti të padiskutueshëm të identitetit tonë kombëtar, por dhe të talentit tonë teatror Aleksandër Moi-siu. “Jam i bindur që kushdo që do të jetë fitues i këtij festivali do të kujtojë dy elementë: Së pari festivalin online dhe së dyti që ka çmimin “Moisiu”, një çmim që nderon çdo artist me emrin e tij”, shprehet drejtori Altin Basha në mesazh. Festivali do të mbyllet mbrëm-jen e datës 15 mars.

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Në qendër të filmit është një çift pleqsh, që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundin e jetës së tyre edhe pse kanë tre

fëmijë. Filmi përcjell mënyrën e sotme të të jetuarit, si dhe dramën shqiptare...

Bashkëskenaristja Linda Fejzaj: Çmimi nga puna e një stafi profesionist

Dhoma e miqve, në banesën e fshatit në Berat

Maragriti: Gjon Shllaku bëri të fliste në shqip Homeri

Dhoma e miqve është pjesë e muzeut Etnografik në Berat. Qendra Muzeore Berat ka publikuar një material, ku flitet për rëndësinë e dhomës, që është në banesën e fshatit. “Në këtë dhomë janë shtruar dyshekë në dy qoshet ku në njërën rrinte i zoti i shtëpisë dhe në tjetrën miqtë, ku ata uleshin sipas moshës. Burrat rrinin, i zoti i shtëpisë grinte duhanin me çarkun primitiv, e shkëmbenin cigaret në shenjë respekti. Kur vinte momenti i të ngrënit vendosej një sofrabeze e bardhë në qendër të qilimit,

shtrohej sofra mbi të e komplet-uar me pajisjet e të ushqyerit, enën e përbashkët prej balte, lugët e drunjta dhe gotat e rakisë si dhe rreth e qark saj peceta e përbashkët prej pambuku, prodhim i artizanatit shtëpiak. Në katër anët e dhomës janë sergjenët (tartabenët), ku ven-doseshin enët e përdorimit të përditshëm. Në kamastër (cen-gel), i cili ndodhej në qendër të oxhakut varej një gjym i vogël për ujë të ngrohtë. Në krahët e oxhakut janë dy kamare”, shprehet Qendra Muzeore Be-rat për dhomën e miqve.

Në “Muajin e kujtesës” homazh kushtuar Gjon Shlla-kut. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shkruan se ishte ai që bëri të flisnin në shqip Homerin dhe të tjerë. “Homa-zh njërit prej përkthyesve më të mëdhenj shqiptarë, Gjon Shllakut, që bëri të flisnin në shqip Homerin, Sofokliun, Virg-jilin e shumë të tjerë”, shkruan Maragriti në Facebook. Gjon Shllaku (Shkodër, 24 mars 1923 - 16 gusht 2003) ka qenë seminarist dhe më tej u shqua si përkthyes i klasikëve helenë, latinë, francezë. Dy muaj për-

para vdekjes mbaroi hartimin e “Fjalorit latinisht-shqip” të nisur prej shumë vitesh me afërsisht 65.000 fjalë. Ka lënë të pa përfunduar “Fjalorin gre-qisht-shqip” me rreth 18.000 fjalë. Bëri të flasë shqip Ovi-din, Horacin, Shekspirin, Hy-goin, Rasinin, De Musenë, Lamartenë, Shatobriandin deri tek Papa Gjon Pali i Dytë. Çmonte Nolin, Dakajn, Alkajn, Lacajn, Çomorën. Ka shkruar po ashtu edhe vepra të vetat, si dramat “Dy Lekët”, “Judita dhe Holoferni” dhe “Skënderi e Zulejka”.

Kulaçi arbëresh, një nga elementët e “Motit të Madh”

Kulaçi arbëresh, (cugliac-cio) është një nga elementët e përfshirë në kandidaturën e “Motit të Madh”, riteve dhe trashëgimisë arbëreshe për në UNESCO. Qendra e Stu-dimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët ka publikuar një material për Cugliaccio-n (në arbërisht kulaç), që është një ëmbëlsirë tipike e traditës gastronomike arbëreshe të San Costantino Albanese. “Që nga shekulli i 16-të, përgatitja e kësaj buke ka qenë e lidhur me dasma dhe festat e Pash-këve, dhe karakterizohet nga

një simbolikë e fortë fetare, e cila vepron në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kulturës arbëreshe. Sipërfaqja e saj dekorohet me simbole të bëra me brumë: një fole, dy zogj dhe dy gjarpërinj. Foleja, në qendër të tortës, përfaqëson familjen e re dhe shtëpinë e saj. Vezët në të janë gjithmonë të çuditshme, si një shenjë e fatit të mirë dhe pjellorisë. Zogjtë fillimisht përfaqësojnë vjehrrat; nga ana tjetër, gjarpërinjtë përshkrua-jnë bashkëshortët, të cilët me keqardhje shikojnë prindërit e lënë”, shkruhet në material.

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve”, me çmimin “Best Female Scriptwriter” në festivalin e Kanadasë

Xhamia Mbret pas restaurimit, Margariti: Ka dalë në dritë

bukuria e monumentit

Julia VRAPI

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve” me regji nga Spartak Pecani merr një tjetër çmim, në “Toronto

International Women Film Festival”. Pjesëmarrës deri më tani në festi-vale të ndryshme të filmit në botë, çmimi për skenarin në festivalin e filmit në Kanada shkoi për “Bolero në vilën e pleqve”. Si bashkëske-nariste Linda Fejzaj shprehet entu-ziaste për filmin dhe vlerësimin me çmimin “Best Female Scriptwriter”, në Kanada. Ajo thotë se ky çmim erdhi nga puna e një stafi profesion-ist. “Çmimi si skenaristja më e mirë femër me skenarin "Bolero në vilën e pleqve" erdhi nga puna e një stafi super solid, profesionist, dritëplotë, mendjehapur, vizionar, të lirshëm dhe shpirtdhënës dashamirës, tol-erant dhe kërkues njëkohësisht”, shprehet Fejzaj. “Toronto Interna-tional Women Film Festival” është festivali i katërt që filmi merr pjesë, dhe deri tani tre çmime të marra, dy në të cilët vlerësohet si skenari më i mirë. Si bashkëskenariste Linda Fejzaj shprehet se nëse hyrjen në festivalin e parë i tha vetes është fat, në vazhdimësinë dhe ecurinë e filmit është profesionalizmi ai që i ka dhënë dritë dhe vendin që mer-iton. “Nuk di pse që në fillesa kisha një bindje se do të kishte sukses, jo vetëm se ne kemi zgjedhur një vepër të mirë, shumë të mirë të Fatos Kongolit, por dhe përkush-timi për të bërë më të mirën nuk njohëm kohë, me kohë e pa kohë”, shprehet Fejzaj në një reagim të saj pas çmimit, në festivalin kanadez. Filmi me skenar nga Spartak Pecani dhe Linda Fejzaj është një kom-pleks ndjenjash, marrëdhëniesh që nxjerrin në pah realitetin, të vërtetat që ndonjëherë është frikë ti thuash me zë të lartë, me motive të veprës së autorit Fatos Kongolit me të njëjtin titull. Bashkëske-nariste në film Linda Fejzaj thotë se bashkë me regjisorin Spartak Pecani i është rikthyer disa herë materialit, dhe deri këtu u arrit falë një punë të jashtëzakonshme. “Me z. Pecani i jemi rikthyer dhjetëra herë, sepse ai nuk di të ndalet, nuk di të thotë mjaft. Subjekti është një bazë për ecurinë. Mendoj se kemi

Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, është një nga xhamitë kryesore të Beratit. Në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit”, Xhamia Mbret i është nënshtruar ndërhyrjeve restauruese, të financuara nga Agjencia Turke për Zhvillim (TIKA) dhe e mbikëqyrur nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Ministr-ja e Kulturës Elva Margariti shprehet se pas ndërhyrjes kanë dalë në dritë bukuritë e këtij monumenti, ndërsa ka publikuar dhe një video me xhaminë. ““Rrugët e besimit” na çojnë në Berat, në Xhaminë Mbret, ku falë një pune të gjatë restaurimi dhe mbështetjen financiare dhe profesion-ale të TIKA, ka dalë në dritë bukuria e këtij monumenti”, shkruan ministrja Margariti, në një status të saj në Face-book. Xhamia Mbret ndodhet në qendër të qytetit si pjesë e një kompleksi arkitekturor, ku veç saj janë dhe teqeja e Helvetive me gjithë konakët, si dhe ajo e Sheh Qerim-it. Xhamia Mbret është monument kulture i kategorisë së I. Ndërtimi i saj daton në shekullin e XV-të, dhe vazhdon me disa faza deri në shek. XIX. Xhamia Mbret së bashku me teqenë Helvetive dhe konakët e Teqesë përbënin qendrën e qytetit të Beratit në periudhën mesjetare. Projekti i restaurimit të Xhamisë Mbret më herët u bë me dije se kishte si qëllim kryesor nxjerrjen në pah të vlerave të trashëgimisë kulturore të këtij monumenti. Punimet restauruese të parashikuara konsistonin në konsolidimin strukturor të monumentit, restaurimin e çatisë, çlirimin e muraturës nga ndërhyrjet e papërshtatshme me llaç çimento dhe realizimi i suvatimit me teknika dhe materiale tradi-cionale. Konservimin dhe restaurimin e pikturës murale, restaurimin e elementëve të dekoruar drusorë si tavanet, mafili etj. Salla e lutjeve paraprihet nga një portik i hapur. Portiku ka tavanin e tij dhe në murin verior të tij ndodhet një tjetër mihrap në mënyrë që besimtarët e shumtë të mund të falen edhe në portik. Portiku është më i ri se xhamia dhe është ndërtuar në fund të shekullit të XVIII nga Usta Dush Barka. Ai qarkohet nga një harkadë e mbështetur në kol-ona guri. Pjesa e sipërme e minares është rindërtuar vitet e fundit ndërsa bazamenti i saj është ndërtuar me teknikë klausonazhi, dhe është një prej elementëve arkitektonikë që i përkasin ndërtimit të parë të xhamisë në shekullin e XV.

arritur deri këtu falë një pune të jashtëzakonshme, duke hyrë në lëkurën e të gjitha personazheve tona për të sjell një film të vlerësu-ar”, tregon Fejzaj.

Puna me veprën e Kongolit“Bolero në vilën e pleqve” me

regji të Spartak Pecanit është prod-huar nga shtëpia kinematografike “Eclipse S.A” & coproduction “AM Production” dhe po vazhdo rrugëtimin e tij me vlerësime në fes-tivale. Si bashkëskenariste Linda Fejzaj thotë se u bënë vite që punon me veprën e Kongolit, ku dhe zg-jedhja e skenarit tjetër nga Pecani është vepra e tij të cilën po punojnë. “Ju do të pyesni a jam e lumtur me këtë arritje? Në çmimin e Varshavës u ndjeva e kënaqur, e çmimi i Parisit si filmi më i mirë ka qenë një tjetër wow, që më bindi se ne kishim bërë më të mirën që mundëm. Ky çmim i Torontos është vazhdimësia që Shqipëria meriton. Unë fle dhe zg-johem me skenarin dhe ky sukses duhet të vinte domosdoshmërisht, jo vetëm për mua, Spartakun,

Agimin, Robertin, Margaritën, Gen-tianën, Oltat, Meritën, Afrimin, Led-jonin, Margentin, Endrin, Gertën, po dhe për familjet e të gjithëve ne dhe familjen e madhe Shqipërinë, që pret më shumë arritje. Festivale të tjerë na presin dhe presim dhe padyshim të reja të tjera”, thotë Linda Fejzaj, duke vijuar dhe me falenderimin për Qendrën Kom-bëtare të Kinematografisë, që besoi dhe vlerësoi skenarin. Në qendër të filmit është një çift pleqsh, që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundin e jetës së tyre edhe pse kanë tre fëmijë. Filmi përcjell mënyrën e sotme të të jetuarit, si dhe dramën shqiptare që kalon në modernitet ku harresa është aq e dhimbshme sa edhe gjithë dramat e tjera dhe zhvillohet aty ku ka pamundësi të marrëdhënieve familjare. Në rolet e filmit janë aktorët Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Gentiana Rama-dani, Olta Daku, Olta Gixhari, Mer-ita Dabulla, Afrim Muçaj, Ledjon Zoi. Muzika nga Endri Sina dhe kostumografia nga Gerta Oparaku.

GAZETA SOT20 E Martë 23 Shkurt 2021

SOTSOT sport www.sot.com.al

Lojtarët e Superiores që e kanë pësuar nga pezullimet disiplinore dhe kartonët janë të shumtë edhe këtë fundjavë. Tashmë, të konfirmuar që nuk luajnë janë Xhoi Carkanji dhe Kirian Nuabueze, lojtarë të cilëve u bashkëng-jiten edhe dy të tjerë nga Bylisi e Laçi. Me ballshiotët nuk do të kenë në sfidën kundër Skënderbeut as Stivian Jankun, i pezulluar me katër kartonë të verdhë. Për të njëjtën arsye as Emiljano Musta nuk mund të luajë të shtunën me Laçin kundër Partizanit. Mungesa edhe te Tirana e Teuta, me bardheblutë që nuk kanë Erjon Hoxhallarin që u ndëshkua me të kuqe dhe nuk do të jetë në klasik-en e fundjavës, si dhe Kuro i Teutës nuk do të jetë ndaj Kukësit të premten.

Dy ligat kryesore të futbollit turk po tërheqin një numër të madh futbollistësh nga Shqipëria dhe kjo është një risi e viteve të fundit. Edhe pse pjesa më e madhe janë duke u aktivizuar në kategorinë e parë, paraqitjet e bëra janë tregues se shumë shpejt pjesa më e madhe e futbollistëve tanë që luajnë aty mund të bëjnë një tjetër hap të madh në karrierë. Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi po ecin mirë në Superligën turke. Sulmuesi kavajas ka shënuar dy gola në përmbysjen që Koniaspori i tij bëri në transfertën me Yeni Malatiaspor. Tashmë janë 3 gola për sulmuesin kuqezi këtë edicion teksa skuadra e tij ka një renditje

në mes të tabelës, aty ku jep ndihmën e tij edhe shkupjani Erdon Daci. Kalimi nga Sllovenia drejt Turqisë është konsideruar një hap përpara për Çekiçin, teksa janë 16 ndeshje në Superligë me 1 gol të shënuar për fantazistin pogradecar. Kategoria e Parë rezulton një parajsë e vërtetë për shqiptarët pasi jo vetëm po aktivizohen por vlerësohen si liderët e skuadrave të tyre. Treshja e Kukësit sezonin e kaluar Valon E’themit, Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj janë lojtarët kryesor tek Istanbulspor që është në garë për tu ngjitur në elitë. Rroca është njeriu asist i këtij kampionati, me 9 topa goli të dhëna për skuadrën teksa

ka shënuar dhe 6 herë në 18 ndeshjet e luajtura. Abazaj ka shënuar 2 gola duke dhënë 3 asiste në 19 ndeshje të luajtura ndërkohë që E’themi ka fituar menjëherë statusin e titullarit që nga janari duke lua-jtur 5 ndeshje dhe shënuar një gol. Kalimi nga Menemenspor tek Boluspor nuk prish ecurinë e Gentian Selmanit që vijon të luajë rregullisht me ekipin e ri duke marrë dhe një fitore të çmuar fundjavën që lamë pas. Një titullar fiks është David Domgjoni tek Menemenspor, që largohet për momentin nga zona e rënies. Një paraqitje te mirë ka bërë edhe Arb Manaj që shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Balikersipor ndaj Bursaspor.

Fakti/ Turqia, “trampolina” e re e futbollistëve shqiptarë të Kombëtares

Berat Gjimshiti vazhdon me per-formancat e tij mbi mesataren te Atalanta. Edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ku bergamaskët fituan me rezultatin 4-2 ndaj Napolit, Gjimshiti përveç mbrojtjes ndihmoi edhe sulmin duke dhuruar një asist. Mirëpo, për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Sampdorias, lojtari është i detyruar të ndalet pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë. Megjithatë, Gjimshiti dhe Atalanta aktualisht janë të fokusuar te ndeshja e Champions League, ku të mërkurën presin në shtëpi Realin e Ma-dridit. Italianët do të provojnë të marrin më të mirën nga takimi në shtëpi dhe më pas të bëjnë surprizën e madhe në Europë, ashtu si sezonin e kaluar.

Skënderbeu dha shenja “ringjallje-je” fundjavën e kaluar. Përtej individëve apo mungesave, një Skënderbe që, pas avantazhit, jo vetëm diti të mirorgani-zohej në mbrojtje, por gjeti dhe shtigjet për të kërcënuar seriozisht Vllazninë, me raste të pastra goli. Dakord, shkod-ranët mund të kenë problemet e tyre, por mbi të gjitha merita për Skënderbe-un, që më në fund, tregoi se ka brumin për të bërë më mirë se deri tani. Nëse në një ditë të tillë ata mund të jenë për një pjesë të mirë loje superiorë ndaj Vl-laznisë dhe me një dorë të fitorja, kush mund t’u thotë se nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë, ndaj rivalëve të tjerë në këtë kampionat!

MBROJTËSITekniku entuziazmohet nga golat e sulmuesve të Kombëtares, Uzuni në krye të listës

Adriatik BALLA

Në prag të startit të ndeshjeve eliminatore për Botërorin e Katarit 2022, trajneri Edi Reja duket entuziast për

kuqezinjtë, pasi pjesa dërrmuese e lojtarëve të skuadrës përfaqësuese po kalojnë një moment të mirë me skuad-rat e tyre dhe fundjava që lamë pas ishte veçanërisht pozitive dhe produktive për shumicën e lojtarëve të sulmit. Në fakt, para pak ditësh Reja, në një prononcim për mediat kishte shprehur rezervat e tij për sulmin, duke qenë se futbollistit nuk kishin shprehur një nivel të lartë efikasiteti në këtë repart gjatë ndesh-jeve të Ligës së Kombeve, por fundjava që lamë pas ishte sinjal pozitiv në këtë drejtim, sepse shumica e lojtarëve shënuan dhe ky është një paralajmërim për ndeshjet që po afrojnë, sepse në mars Shqipëria do të luajë zyrtarisht ndaj Anglisë dhe trajneri kërkon lojtarë sa më në formë. Dhe sulmuesit duket se po i përgjigjen, pasi Broja, Cikalleshi, Uzuni e ndonjë tjetër kanë shpërthyer me gola dhe asiste. Veçmas Uzuni po bën një paraqitje spektakolare, me gola e lojë brilante dhe me siguri që do të jetë titullar në mars në duelin ndaj Anglisë.

Performanca e kuqezinjveStarti i eliminatoreve të Katar

2022 është vetëm një muaj larg dhe Edoardo Reja me të drejtë mund të

buzëqeshë. Fundjava që sapo lamë pas ishte një nga ato fundjava që do të mbahen mend gjatë nga sulmuesit e kombëtares kuqezi. Sokol Cikalleshi një nga pikat më të forta në sulmin e Rejas te Shqipëria shkëlqeu në sfidën mes Yeni Malatajaspor dhe Koniaspor me një dygolësh duke i dhënë fitoren me përmbysje skuadrës së tij. Ky ishte dygolëshi i parë për Cikallesh-in në këtë sezon të Superligës, me sulmuesin kuqezi që pak nga pak po rigjen formën optimale dhe ka fituar vendin e titullarit te Konyaspor. 2 gola realizoi edhe titullari tjetër i sulmit te Shqipëria Rey Manaj, i cili në këto javët e fundit po shënon rregullisht me Barcelonën B. Manaj ishte thjeshtë i mrekullueshëm në suksesin 6-0 që

ekipi i tij arriti ndaj L Hospitalet duke shënuar fillimisht me kokë më pas me penallti ndërsa dha edhe një asist. Me këto dy finalizime, Manaj arriti kuotën e 7 golave në këtë sezon duke i dhënë një tjetër sinjal Edy Rejas se është në formë të shkëlqyer, rreth një muaj para grumbullimit me kombëtaren. Momenti i artë vazhdon edhe për Myrto Uzuni që rezultoi sërish deçiziv për Ferencvarosh duke i dhënë fitoren ndaj Budapest Honved me golin e tij. Ky ishte goli i gjashtë i sulmuesit të Shqipërisë në 7 ndeshjet e fundit dhe i 8-ti në këtë sezon. Nëse vazhdon me këtë ritëm, me siguri që sezonin e ardhshëm ish-sulmuesi i Laçit do të transferohet në një kampionat akoma më cilësor se ai hungarez.

Komiteti Olimpik i Kosovës shpalli dje sportistët më të mirë për vitin 2020, në një ceremoni gala të mbajtur në Prishtinë. Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar Çmimin e sportistes më të mirë të vitit, ndërkaq sportisti më i mirë është shpallur basket-bollisti Dardan Berisha. Distria Krasniqi pati vitin më të mirë në karrierë, duke u ngjitur në podium sa herë që mori pjesë në gara. Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evro-pian të mbajtur në Pragë, ndërsa medaljen e artë e fitoi në Grand

Slamet e Parisit dhe Budapestit. Qershia mbi tortë ishte mbyllja e vitit 2020 në vendin e parë në renditjen botërore dhe olimpike në kategorinë deri në 48 kilo-gramë. Distria Krasniqi mbetet shpresa e madhe e Kosovës për medalje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Dardan Berisha, sipas KOK-ut, ishte njëri prej më të dalluarve në fitoret e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, në ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut. Ai kontribut të madh ka dhënë edhe për klubin e vendlindjes së tij,

Peja, të cilit ia ktheu shkëlqimin, derisa vazhdon të mbetet prej lojtarëve më të dalluar në Super-ligë. Për herë të tretë Laura Fazliu fiton çmimin “Shpresa Olimpike e Vitit”. Ajo arriti të ngjitet dy herë në podium, në kampionatet evropiane për grupmoshat U-21 dhe U-23. Çmimin e përfaqësueses së vitit në konkurrencën e femrave e ka fituar për herë të dytë ajo e futbollit. Te meshkujt përfaqësuesja e basket-bollit e ka fituar çmimin kryesor. Për herë të pestë me radhë Driton Kuka i xhudos e fiton çmimin e trajnerit më të mirë të vitit.

Olimpizmi kosovar shpërndan medaljet e më të mirëve, spikasin xhudo dhe boksi

Skënderbeu “ringjallet”, javët e ardhshme

vendimtare për mbijetesën

Gjimshiti “mbushet” me kartonë, i

detyruar të ndalet

Shqetësimi i klubeve, Laçi dhe Bylis me shumë të penalizuar nga kartonët

EKIPI

SITUATA

Reja kishte shprehur rezerva, sulmuesit “autokritikë” në

Europë, gola dhe asiste kuqeziBroja, 19-vjeçari më i mirë

i momentit në EuropëKjo fundjavë ishte pozitive edhe

për Armando Brojën që arriti të shënonte ndaj një skuadre të madhe si PSV, edhe pse goli i bomberit shqiptar nuk i mjaftoi Viteshes për të marrë pikë në transfertën e “Philips Stadion”. Për lojtarin kuqezi ishte finalizimi i 8-të në Eredivisie në këtë sezon, ku është aktivizuar në 19 ndeshje. Për sa kohë sa sulmuesit e kombëtares gjejnë golin rregullisht me klubet e tyre edhe Edi Reja është “ok”, pasi sulmi i kom-bëtares kuqezi është në duar të sigurta për eliminatoret e muajit mars. Pra, Armando Broja vazhdon të prodhojë gola për Viteshen në elitën e futbollit holandez, teksa në ditën e djeshme ia doli të realizonte ndaj PSV. Në fakt, ky realizim shërbeu thjesht si statistikë për sulmuesin shqiptar duke qenë se ekipi i tij në fund u mposht 3-1. Falë këtij goli, 19-vjeçari është bërë futbollisti me më shumë gola (8) në më pak se 1000 minu-ta të luajtura gjatë këtij sezoni, duke lënë pas të gjithë bashkëmoshatarët e tij në ligat kryesore të Europës. Kështu, Broja duket se është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e tij, teksa sulmuesi gjithnjë e ka shprehur se në Holandë pret të shënojë me vazhdimësi dhe më pas të rikthehet te Çelsi, aty ku ëndërron një karrierë si protagonist në nivelet më të larta të futbollit botëror.

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kombëtarja U-19 ka nisur ditën e djeshme një grumbullim që do të zgjasë plot tri ditë. Në këtë formë, trajneri i sapoemëruar në krye të këtij ekipi, Armando Cungu, do të ketë mundësinë për të punuar për herë të parë me tal-entet kuqezi, në këtë eksperiencë të re pas punës me klube të ndryshme në Superiore. Objektivi është që të arrihen dhe të pikasen sa më shumë futbollistë, teksa në këtë grumbullim do të ketë shumë nga ata që vijnë për herë të parë, duke qenë se më parë kanë qenë pjesë e U-18 apo U-17. Ndërkohë, gjatë këtyre tri ditëve, kombëtarja U-19 do të zhvil-lojë më datë 24 shkurt në orën 10:30 edhe një miqësore me përfaqësuesen e moshës poshtë saj, atë ndaj U-18.

Istanbulspori ku luajnë tre futbollistët shqiptarë Rroca, Abazaj dhe Et’hemi po kalon një moment jo të mirë në ligën e parë turke. Disfata minimale 0-1 përballë një rivali direkt si Samsunspor ishte e treta rresht për skuadrën nga Stambolli që tashmë e sheh veten në vendin e 3-të, 6 pikë larg vendit të dytë pozicion që të ngjit direkt në elitën e futbollit turk. Gjithsesi polemikat për ndeshjen mes Istanbulspor dhe Samsunspor do të vazhdojnë gjatë, pasi një epi-sod vërtet i veçantë që kishte për protagonist kryesor Eduart Rrocën dhe që acaroi së tepërmi drejtuesit dhe stafin teknik të skuadrës verdhezi. Arbitri krye-sor ndëshkoi me karton të verdhë ish-mesfushorin e Luftëtarit dhe Kukësit dhe papritur i tregoi atij në fytyrë kartonin e kuq duke e nxjerrë jashtë loje me

arsyetimin se Rroca ishte ndëshkuar më parë me karton të verdhë. Menjëherë stoli i Istanbulspor u ngrit në këmbë për të protestuar pasi Rroca nuk ishte ndëshkuar më herët dhe se gjyqtari kishte gabuar duke e ngatërruar atë me kuqeziun tjetër Kristal Abazaj i cili mori karton të verdhë në minutën e 59-të. Pas ndeshjes Istanbulspor doli me një komunikatë zyrtare duke i vënë në dukje gabimin gjyqtarit dhe duke i kërkuar të pranojë fajin. “Lojtari ynë, Eduart Rroca, u përjashtua nga loja me karton të kuq nga gjyqtari Turgut Doman me arsyetimin se mori kar-tonin e dytë të verdhë në minutën e 90-të në ndeshjen që luajtëm kundër Samsunspor. Turgut Doman u ka thënë lojtarëve dhe stafit në tunel: “Ia tregova Rrocës në minutën e 59-të kartonin e verdhë dhe të dytin

në minutën e 90-të. Ju kujtohet gabim. Do ua tregoj kartonin që ia dhashë në dhomat e zhveshjes”. Pas këtyre fjalëve, kërkesa jonë për të parë shënimet e arbitrit u refuzua. Ne presim që ai ta pranojë gabimet dhe ato që na tha t’i shtojë në raporton e tij’, lexohet në komunikatën e Istanbulspor. Mbetet për t’u parë tashmë nëse komisioni i Disiplinës në ligën e parë turke do të marrë parasysh gabimin e gjyqtarit Doman dhe nuk do ta ndëshkojë me një ndeshje pezullim Eduart Rrocën. Sfidën ndaj Istanbulspor e nisën si titullarë Rroca dhe Abazaj ndërkohë që Valon Et’hemi zëvendësoi pikërisht Kristal Abazajn në minutën e 63-të. Eduart Rroca është shqiptari që ka spikatur më shumë në këtë sezon me Istanbulspor duke realizuar 6 gola dhe 9 asiste.

Rroca del me karton të kuq në Turqi, shkak bëhet shqiptari tjetër, Abazaj

Partizani u bë i pari klub shqiptar që fitonte një gjyq në Gjykatën Sportive të Lozanës (KAS) në lidhje me çështjen “Çinari”. Dhe ka qenë një bast i fituar, pasi lojtari riktheu Partizanin te një fitore në derbi që i mungonte prej më shumë se një viti. Në kampin e kuq, sidomos në sulm, konkurrencë e ashpër, por 24-vjeçari prej kohësh e priste këtë rast dhe nuk e humbi. Që nga ai 21 janar, 5 ndeshje dhe 3 gola, të gjithë vendimtarë, përkthehen në 9 pikë për Partizanin, ndaj Bylisit në fitoren 2-1 dhe së fundmi ndaj një rivali direkt si Kukësi. Partizani është 4 pikë larg Vllaznisë dhe kush do ta imagjinon-te para dy muajsh, ndoshta askush përveç vetë sulmuesit, që tani shijon momentin e ëndërruar.

Një tjetër lajm i trishtë erdhi dje për dashamirësit e futbollit, sidomos për tifozerinë e Tiranës. Sikurse in-formoi dhe vetë Federata Shqiptare e Futbollit, topkëmba shqiptare mori ditën e djeshme një lajm të keq, pasi u nda nga jeta ish-mbrojtësi i Tiranës dhe kombëtares, Seit Hyseni. Lajmin për vdekjen e Hysenit e ka dhënë kreu i Federatës, Armand Duka, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale. Duka thekson se Hyseni ka dhënë edhe kontribut për të rritur brezat e rinj duke qenë se ka punuar për disa kohë si trajner me ekipet e moshave të Tiranës. Ngushëllime shprehën aktorë të futbollit dhe pjesëtarë të klubit bardheblu.

SULMUESIDy klubet që pretendonin titullin kanë dështuar, tani është vënë në rrezik Europa

Adriatik BALLA

Kategoria Superiore ka luajtur 20 javë deri tani dhe deri në fund të garës mbeten për t’u zhvilluar edhe 16 javë të tjera.

Kjo pasi formula e garës me katër faza mban gjithsej 36 xhiro, shpërndarë në katër faza me nga nëntë javë gjithsej. Tani që kampionati ka hyrë në pjesën e dytë të tij, duket se klubet po bëjnë bilancet paraprake dhe ka një element që i ka hedhur poshtë të gjithë para-shikimet. Vllaznia që shihej si skuadër për mbijetesë vijon të jetë në krye dhe një pretendente për titull, Partizani që e nisi shumë keq sezonin dhe pa elementë cilësorë është skuadra që po sulmon fort kreun dhe do titullin, kurse dy klubet ë e nisën edicionin si pre-tendentë absolutë për trofeun, Tirana dhe Kukësi, jo vetëm kanë zhgënjyer totalisht, duke qenë praktikisht jashtë garës për titull, por rrezikojnë të mos kapin as zonën europiane në renditje, pra mund të digjen për të qenë në Europa League. Kjo pasi këto ekipe janë respektivisht 12 dhe 15 pikë larg kreut, diferencë që nuk u jep përparësi në fazën e fundit të garës.

SituataGara për titull është më e ash-

për se kurrë dhe kjo nga ndalesat e njëpasnjëshme të Vllaznisë kryesuese që lejon kundërshtarët të shkurtojnë diferencën e krijuar disa javë më parë.

Pas 20 javë kampionati diferenca e kreut me vendin e 4 reduktohen në 5 pikë teksa katërshja e parë e klas-ifikimit ende nuk ka nisur përballjet direkte në këtë fazë të tretë. Shkod-ranët kanë qenë një skuadër shumë kompakte dhe dëfryese në lojën e zhvilluar por në javët e fundit ka step-je jo vetëm në rezultatet e marra por edhe në mënyrën e lojës. Mungesat kanë filluar të ndihen me skuadrën që po tregon limitet e veta ndërkohë që aktualisht po përjeton momentin më negativ të sezonit, atë që i ndodh çdo skuadre. Por nëse Vllaznia është në momentin më të keq kjo nuk mund të thuhet për ndjekësit. Laçi është skuad-ra e momentit në Superiore pasi është i vetmi ekip që ka 5 fitore radhazi,

një ecuri që ka ngjitur kurbinasit në klasfikim duke risjellë pretendimet e fillimsezonit. Tirana, Teuta, Vllaznia, Bylis dhe Kastrioti janë kundërshtarët e nënshtruar këto javë, që të 5 me re-zultate minimale. 3 fitore radhazi kanë marrë Partizani dhe Teuta që janë aty pranë shkodranëve, me të kuqtë që përpara kësaj ecuria nuk përfituan nga përballja direkte me Vllazninë, duke u ndalur në barazim. Të 4 ekipet e kreut do të kenë nga 2 përballje direkte deri në fund, duke bërë që gara për titull të jetë më e ndezur dhe me shumë të panjohura.

Kukësi ka humbur “orbitën”Kukësi, zhgënjimi i madh i këtij

sezoni. Kukësi llogaritej në startin e garës si një nga pretendentët krye-

Ky edicion ka parë një skuadër që ka bërë surprizën e madhe dhe kjo skuadër është Vllaznia. Shkodranët patën një start të fuqishëm dhe një qën-drueshmëri të admirueshme përg-jatë dy fazave të para, shkëputur me 9 pikë nga ndjekësit. Por disa pengesa gjatë javëve të fundit kanë sjellë afrimin e partizanit të vendit të dytë me vetëm 4 pikë dhe duke pasur parasysh formatin e garës dhe gjendjen momentale të skuadrave, mund të besohet se “demat e kuq” janë favoritë për tit-ullin dhe shkodranëve u duhet një

sforco për të dalë nga kjo situatë. Barazimi i fundit ka sjellë tension. Megjithatë, shkodranët duhet të kënaqen me faktin se edhe pse diferencat me ndjekësit janë shkurtuar, sërish mbeten në vend të parë dhe e kanë ata vetë në dorë fatin e tyre për sezonin. Ndeshja e radhës e kuqebluve është ajo ndaj Tiranës në Loro Boriçi. Një “Klasike” e futbollit shqiptar, teksa shkodranët janë të detyruar të rea-gojnë dhe të marrin pikët e plota. Në këtë aspekt, trajneri Tomas Bërdariç do të ketë më shumë al-ternative për të zbatuar planin e tij

dhe për të marrë fitoren. Vllaznisë i rikthehen nga pezullimi tre lojtarë. Bëhet fjalë për Isaevskin, Imamin dhe Imerin. Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë është edhe ai i rikuperimit të Markut, që së fundmi ka munguar për çështje dëmtimi. Kështu, ndaj kryeqytet-asve, kuqeblutë do të rikthehen të jenë më të plotë dhe të bashkuar për të vazhduar kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Trajneri Thomas Bërdariç duket entuziast për kalimin e ngërçit dhe rikthimin e Vllaznisë tek fitoret e qëndrueshme.

Vllaznia në krizë, por shkodranëve u vijnë lajme të mira nga “infermieria”

Ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Tiranës

Çinari, “basti” i fituar i Partizanit

Cungu nis grumbullimin e kombëtares U-19, fryn një erë e re tek moshat

FATKEQËSIA

TRAJNERI

Kampionati vështirësohet, Tirana dhe Kukësi tani rrezikojnë të mbeten jashtë Europa League

sorë, për shkak të cilësisë së grupit, stafit etj, por ka zhgënjyer tërësisht. Kukësi i këtij sezoni nuk po gjen paqe, rezultatet e mira rrallë herë kanë patur jetëgjatësi, dhe kjo ka ndikuar sezonin që edhe pse sapo ka kaluar gjysmën duket i dështuar, gjithmonë përsa i përket kampionatit. Tre trajnerë të ndryshuar, me Gegën që u largua, Hallaçi që u vendos si një trajner që e njeh ambientin, por që nuk e pati besimin e drejtuesve deri në dhe tashmë me Josën, ndonjë shkëndijë tek-tuk ka ardhur, por asnjëherë blutë nuk kanë qenë bindës. Mungesa e qëndrueshmërisë ka qenë kryefjala e sezonit tek Kukësi, madje aq i paqën-drueshëm është ekipi saqë ka shpesh luhatje jo vetëm nga ndeshja në ndesh-je, por edhe brenda një takimi. Edhe ndaj Partizanit alternoi momente të mira me momente përgjumjeje. Ka specialistë që thonë se Kukësi është akademik dhe jo grintioz, ndoshta duke iu rikthyer emrit të vjetër të klubit ky është “përparim”, por ndonjëherë duhet të luftosh dhe ta lësh pa mën-januar filozofinë e butë akademike. Blutë kanë 7 pikë nga vendi i 4-ët, me këtë renditje rrezikojnë që për herë të parë qëkur u ngjitën në Superiore në 2012-ën, të mos sigurojnë Europën nëpërmjet kampionatit, ndoshta ka ardhur momenti që strategjia e “ndry-shimit total” në çdo sesion të merkatos të ndryshojë.

GAZETA SOT22 E Martë 23 Shkurt 2021

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Dokumentari “Allen v. Farrow”, regjisori Woody Allen e cilëson me gënjeshtra

1- Bashkëpronar 2- Një frutë tropikal 3-Ato duhen të bien në ujdi, të ulen e të bisedojnë për të zgjidhur problemet 4-Dhomat 5- Kujdestare fëmijësh, pa të fundit 6- Elbasani në inic 7- Kundroj, shikoj me endje një peizazh 8-Disa, i ngatërruar 9- ... Uelinshpigel i Flandres, roman nga Gerhart Hauptman 10- Instituti Teknik 11-Ende, hala 13-Një mjet komunikimi 14-Art i të kërcyerit me figura në skenë 15- Abati ..., tek filmi "Konti Monte Kristos" 16- Shenjë matematike për këndet 18-Ajo pret fëmijët në maternitet, i shquar 19- Pyll i vogël me drurë jo të lartë zakonisht me dushk dhe shkurre 20- Njësi e vogël shitje të rrobave të gatshme 22- Mjeshtri i klarinetës Laver... 23- Vepër letrare satirike dhe imituese të shoqëruara me muz-ikë 25- I thonë edhe çitjane apo brekushe për gratë 26-Një shtet në kontinentin amerikan me kryeqytet Otava 27-Lloj qumështi i kondensuar në kanoçe ... 28- Tip autoveture ruse 29- Ëmbëlsirë me fruta 30- Masë e sip. së tokës e barabartë me 1447 m2 32-Johan Sebastian, dramaturg gjerman 33- Feudal polak i paraluftës 34- Pianistja e talentuar Skënderi në inic. 35- Repart Industrial.

1- Janë kafshë deti tetëkëmbësh likurishte ose. . . 7- Është gjini e humorit 12- Tenisti spanjoll Rafael ... 13- Kolosi i ..., një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër 14-Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë 15- Shkrimtari dhe dramaturgu Kraja 16- Solist Opere 17-Porosi e fundit 19-Qytet bregdetar në jug të Spanjës pothuajse në brigjet e Gibraltarit 20-Mister ..., nofkë e humoristit anglez Roman Atkinson 21- Vendqëndrim i anijeve 22-... Godunov, një opera e Çajkovskit 23- Është burimi i të gjitha të mirave materiale 24-Qendër 25- ... Llukaçi, ish aktor estrade 26- Vend poshtë shtëpisë ku rrinte më parë bagëtia 27- Gojëdhënë, legjendë 28- Ajo nuk dhurohet por fitohet 29- Është qytet grek dhe ekip futbolli 31- Instituti Artistik 32- Është perime bishtaje me farëza 33-Ai i Baba Karlos 34-Një shkrimtar indian autor i "Gjylistani dhe bostani" 35- Veprim taktik në shah për të mbrojtur mbretin, ka një ndryshim (O = A) 36-Janë objekte fetare 37-Film me metrazh të shkurtër.

Woody Allen dhe bashkëshortja e tij Soon-Yi Previn e kanë kritikuar ashpër dokumentarin e kanalit HBO, “Allen v. Farrow”, i cili i shtjellon akuzat e Dylan Farrow ndaj babait të saj adoptues. Ajo e akuzon Allen për abuzim seksual kur ishte ende fëmijë. Regjisori 85-vjeçar me famë botërore, këmbëngul se producentët nuk kanë qenë të in-teresuar ta tregojnë të vërtetën. Çifti Woody dhe Soon-Yi, përmes një komunikate të përbashkët thanë se këta realizues dokumentarësh nuk janë të interesuar në fakte të vërteta. “Në vend të kësaj, ata kanë kaluar vite të tëra duke bashkëpunuar fshehurazi me familjen Farrow, për ta krijuar një

projekt të dobët dhe të mbushur me gënjeshtra”, shprehen ata. Më tej ata bënë të ditur se janë kontaktuar nga krijuesit e dokumentarit para më pak se 2 muajve, dhe kishin vetëm pak ditë në dispozicion për t’iu kundërpërgjigjur akuzave. Dhe natyrisht, ata nuk kanë pranuar ta bëjnë një gjë të tillë. Dokumentari katër episodesh “Allen v. Farrow” u shfaq në kanalin HBO të dielën. Allen vazhdimisht i ka mohuar akuzat për ngacmimin seksual të vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farrow, ngjarje kjo e cila besohet të ketë ndodhur në vitin 1992. Akuzat kundër regjisorit i ka mbështetur edhe nëna e Dylan, aktorja Mia Farrow.

Në gjykatëI ati bashkë me të birin shko-

jnë në gjykatë. Djali duke parë një gjyqtar, që vesh veshjen e tij të gjatë e të zezë, i habitur i drejtohet të atit duke i thënë:

-Baba, pse ai burri po vishet si femër?

I ati i përgjigjet:-Sepse, duhet të flasë shumë

biri im.

I aksidentuariZoti Angelo shkon në spital

për të vizituar një mik të tij, i cili ka pësuar një aksident me makinë. Sapo hyn në dhomën e të sëmurit ai i thotë:

-Ç’kemi si je?I sëmuri i përgjigjet nga shtra-

ti:-Tani jam më mirë.Ndërsa Angelo e pyet sërish:-Besoj se tani je në gjendje të

ngrihesh nga shtrati dhe të ecësh vet, pa ndihmën e ndonjërit, apo jo?

I sëmuri, që mezi pret të lërë dhomën e shtrimit i përgjigjet:

-Punët nuk janë aq të thjeshta, sepse mjeku më thotë se mund të ngrihem, ndërsa avokati im më thotë se duhet të rri ende shtrirë.

k u l t u r e www.sot.com.al

6

7 2

2 5 8 3

7 3 1 5

2 7 5 6 1 4

1 4 6 2 7

4 7 1

6 9 2 1

9 5

6 8

2 5

5 6

6 4

6 8 7 9 2

1 2 5

1 4 6 9

9 4 3 8

3 5 8 2 1

5

9

6 9 8

2 3

4 7 6 2 1

9 4

8

1 6 3 5 4

4 1 7 8

Lana Del Rey, një album me këngë

të muzikës countryLana Del Rey ka realizuar

një album me muzikë country. Këngëtarja, e cila pret skepticizëm nga ana e publikut rreth ndrys-himit të zhanrit muzikor me këtë projekt, ka realizuar disa këngë “cover” të muzikës country, të cilat i ka përmbledhur në një album, si dhe një përmbledhje tjetër të këngëve folklorike të cilat pritet t’i lançojë së shpejti. Del Rey me këmbëngulje thotë se në muzikën e saj gjithmonë ka ekzistuar tin-gulli i muzikës country. “U ktheva prapa dhe i dëgjova këngët e vjetra si “Ride” dhe “Video Games” dhe mendova me vete, ato tingëllojë paksa country. Dua të them, ato përfundimisht nuk janë këngë të zhanrit pop. Prandaj, të shohim si do të dalë ky projekt”, ka deklaruar këngëtarja për revistën “MOJO”. Muajin e kaluar, Del Rey lançoi videoprojektin e radhës me titull “Chemtrails Over The Country Club”, që është kënga kryesore e albumit të ri dhe të shumëpritur nga publiku.

GAZETA SOT E Martë 23 Shkurt 2021 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Sot duhet të përpiqeni të mos stresoheni shumë, dhe në dashuri të gjeni ekui-librin e duhur. Kushtojini vëmendje shpenzimeve këtë kohë në punë.

23 shattor-22 tetor

Sot do t’ju duhet t’i kusht-oni vëmendje të veçantë disku-timeve në shtëpi, veçanërisht nëse ato kanë të bëjnë me ekonominë. Mos bëni zgjedhje të minutës së fundit.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ju jeni në një fazë riku-perimi, ku edhe gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë se sa ditët e fundit. Një takim me miqtë do t’ju ndryshojë humorin.

Për ju do të jetë një ditë e nënvlerësuar në dashuri nëse jeni me dikë, që nuk ju kupton plotësisht. Keni nevojë për më shumë qetësi shpirtërore.

Sot do të jetë ditë perfe-kte për dashurinë dhe për të dalë në një takim, pasi jeni në një fazë shërimi. Në punë kjo është koha e duhur për të bërë projekte.

Dashi Demi

Kini kujdes të mos prish-ni asnjë marrëdhënie, dashuri apo miqësi, për shkak të disa problemeve që keni. Vendosni kufijtë midis jetës profesion-ale dhe personale.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Sot do të jetë një ditë shumë e favorshme për dashurinë falë ndikimit të Hënës në shenjë. Aleatët e rinj mund të arrijnë në punë. Bëni kujdes dhe me shëndetin.

Ditë pozitive në dashuri në të cilën mund të shëroni edhe një plagë nga e kaluara. Mundohuni të mbështet-eni në instikt, mund të ketë mundësi të reja në punë.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj Për ju do të jetë një

ditë pozitive në krahasim me ato të kaluara, pasi keni Hënën në favorin tuaj. Disa propozime të mira mund të vijnë në punë.

La Voiture Noire, vetura e re nga Bugatti

Kini kujdes nga emo-cionet e forta si zemërimi ose melankolia, ato mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj. Do të jeni pak nervozë gjatë kësaj dite.

HORIZONTAL

Sot do të jetë një ditë e shkëlqyer për sa i për-ket dashurisë. Në punë përpiquni të jeni më të vëmendshëm, dhe do të merrni atë që dëshironi.

Sot do të jetë një ditë pozitive dhe interesante sa i përket dashurisë, dhe në këtë fushë nuk do të ndiheni as nën presion. Momenti ideal për të kaluar prova të rëndësishme.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Piktura u ble për 73 cent, vlera reale 15 mijë dollarë

1- Lagështia që mban toka brenda saj 5- Model i një vepre në shkallë të zvogëluar 9- Distancë 11- Ndërmarrje bujqësore 13- Gji karakteristik turistik në Francë 14- Aktorja Diamanti në inic. 15- Cohë për rroba pune 17- Qazimi e këngës 18- Ish-portieri leg-jendar rus Jashin 19- Nuk i tregohen ato babait 21- Ish-monedha turke 22- Kryeqyteti Santiago ka për shtet ... 23- Një oficer turk 24- Ish-automjet i vjetër rus 26- Litarë çeliku, pa të fundit 27- Një ngjyrë 28- PEB, ashtu siç është 30- Më mirë syri se sa ai ..., pa fund 32- Përemër vetor 33- Është ai që ngre krye kundra qeverisë 35- Përemër vetor 36- Ia kushtoj 38- Denoncoj një vepër të dhunshme 40- Është vepër letrare në prozë 41- Qengj i urtë që i shkon prapa së ëmës 43- Është në përbërje të ajrit 45- Një roman i dëgjuar i shkrimtarit Gorki 46- Shkrimtari Dushi 47- Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 49- Pjatë shumë e thellë 50- Ernest Telman 51- Ish-portieri i përfaqësueses sonë Janku 53- Radio Televizioni 54- Fjalë apo shprehje që kanë kuptim të njëjtë me një tjetër 56- Ai vërteton identitetin 57- Punëtor krahu.

1- Bokshe me plaçka apo grumbull plaçkash 2- Au-tomjetet e Shqipërisë 3- Stërqoka, femra e gallofit pa të fundit 4- Pjesë e shkëputur nga një opera 5- Agjencia e lajmeve egjiptiane 6- Letra e parë me vlerë 7- Aktori amerikan Istvud në inic. 8- Viset, krahinat, tokat 10- Lëndë e butë elastike që del nga bashkimi i kauçukut me squfur 12- Ushtari që jepte alarmin në regjiment 14- I thuhet edhe diferencim, është matje e shkallës ku vlerësohet vlera e funksionit 16- Kryesundimtar i një krahine në kohën e sulltanit 18- Shtet në Lindjen e Mesme, fqinj me Iranin 20- ... Uelenshpigel, një roman nga shkrimtari Gerhart Hauptman 21- Kular që u vihet qeve në qafë kur janë në qerre 25- Njeri i mefshtë që s’para mbush 27- Masë gjatësie sa pjesa e parakrahut nga bërryli deri te pjesa e gishtave të shtrirë plotësisht 28- Sheshi i shtangës së ngritësit të peshave 29- Aktori Fehmiu 31- Legjendë, gojëdhënë 33- Këngëtari italian Zero, pa të fundit 34- Një qytet zviceran 36- Shpirt i keq, djall 37- Janë atome apo grup atomesh me ngarkesë elektrike, shumës 38- Funksioni drejtues i një nëpunësi në një dikaster 39- Njëri muaj i vitit 40- Arma e Nadal 42- Ato nuk vijnë shpesh prandaj duhen shfry-tëzuar 44- Pak, për italianët 47- Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera 48- Lumi që kalon përmes Parisit 51- Sta-cioni ndërplanetar rus në hapësirë 52- “Mbreti” i Shekspirit 54- Sektori Elektrik 55- Aktori amerikan Gibson në inic.

k u l t u r e www.sot.com.al

Një burrë bleu një pikturë 73 cent, por pas 20 viteve e kuptoi që ka vlerë rreth 15000 dollarë. Santiago Taute bleu pikturën para 20 viteve, dhe pasi ia tregoi veprën gruas të tij, e cila është e pasionuar pas artit, ata e kuptuan që kishte vlerën rreth 15 mijë dollarë. Burri me shumë fat, pagoi më pak se një dollar për një vizatim nga një shitës ambulant, dhe pas 20 viteve e kuptoi që ai vizatim vlente mijëra. 39 vjeçari e bleu veprën e artit në Ekuador në vitin 2001, dhe më vonë përfundoi në një kuti në bodrumin e shtëpisë së familjes së tij në Spanjë. Gjatë kësaj kohe, Santiago ishte mar-tuar dhe zhvendosur në Britani. Gruaja e tij Delia Taute, 31 vjeçe është shumë e pasionuar pas artit.

Bugatti zbuloi veturën unike të quajtur La Voiture Noire, në Panairin e Motorëve në Gjenevë. Vetura u ndërtua me porosi dhe u krijua për të përkujtuar ditëlindjen e 110-të të Bugatti. Me 18,9 milionë dollarë, është makina e re më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, tha në një deklaratë Bugatti. La Voiture Noire mundësohet nga një motor W16 me katër turbo me 1.480 kuaj fuqi, 8.0 litra. Kjo është super vetura e re e Bugatti, por lajmi i keq është se edhe sikur të kishit 18 milionë dollarë nuk mund ta keni atë, pasi kompania ka bërë vetëm një model, dhe tashmë është shitur.

GAZETA SOT24 E Martë 23 Shkurt 2021

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Premier League an-gleze është kampi-onati më i fortë dhe më i bukur në botë.

Këtë fortësi dhe bukuri ia jep natyrisht rivaliteti i skuad-rave përbërëse, ku ka afro 6 ekipe që rivalizojnë për titull dhe ky rivalitet zgjat deri në fund. Këtë edicion ka një përplasje të fortë për kreun midis dy Mançesterëve, gjë që duket dhe nga qëndrimet e kundërta e plot ironi të trajnerëve Solskjaer të Ju-najtid dhe Guardiola të Sitit. Gjithçka duket e bukur dhe e hapur, ndërsa “djajtë” para-lajmërojnë “qytetarët” të bë-jnë kujdes. Kështu, trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, e ka para-lajmëruar liderin Mançester Siti se skuadra e tij nuk do ta bëjë asnjë lëshim në përp-jekje për t’i bërë trysni atij në garë për titull në Premier-ligë, pas fitores 3:1 kundër Njukasëll në “Old Trafford”. Markus Rashford, Daniel Xhejms dhe Bruno Fernandes shënuan për fitoren e parë të djajve të kuq në tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që Allan

Trajneri/ Murinjo mbron taktikën e tij: Skemat e mia janë futboll modern

PORTIERI Mançester Junajtid është në kërkim të një portieri. Por “gardi-ani” David De Gea prej kohësh ka dalë jashtë preferencave të klubit për shkak të paraqitjeve jo gjithn-jë pozitive që portieri spanjoll ka treguar në vitet e fundit. Anglezët po kërkojnë të përfitojnë aq sa munden nga kartoni i 30-vjeçarit, i cili ka një kontratë deri në 2023-in. Interes kanë shfaqur PSG, Bajernin e Mynihut dhe Juventusi, teksa në anën tjetër Junajtid po mundohet

të gjej zëvendësuesin e tij. I pari në listë është portieri i Milanit, Xhixhi Donaruma. 21-vjeçari që më datë 25 shkurt do të festojë 22-vjetorin, nuk ka rinovuar ende kontratën me kuqezinjtë dhe nëse nuk vjen akordi deri në qershor, atëherë mund të largohet me parametër 0, diçka që i intereson tej mase Mançester Ju-najtid, sepse të përfitosh një portier në moshë kaq të re, me kaq shumë talent, që është edhe numri 1 i për-faqësueses italiane, pa shpenzuar

asgjë për kartonin është një okazion që nuk para të ofrohet në futbollin modern. Përfaqësuesi i portierit, Mino Raiola, ka kohë që kërkon një klub me potencial të lartë ekonomik, dhe me portierin në fund kontrate mund të kërkoj shifra astronomike për pagën e tij, shifra që drejtuesit e Mançester Junajtid ndoshta janë të gatshëm t’i shpenzojnë. Donaruma edhe pse është vetëm 21-vjeç, në sfidën ndaj Interit luajti ndeshen numër 200 në Serinë A.

MERKATO SHQETËSIMI SULMUESI

Benzema mund të mungojë në Champions për Realin

Merkato është ende larg, por disa klube po përpiqen që tani të sigurojnë shërbi-met e duhura për elementë që bëjnë diferencë. Dhe në Itali klubi i Interit po mendon për një blerje të veçantë në prapavijë. Mësohet se Interi nuk ka hequr dorë nga shër-bimet e mesfushorit të Çelsit, Ngolo Kante. Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit italian janë duke shqyrtuar të ofrojnë lojtarë në shkëmbim për Kanten për ta bindur Çelsi në lirimin e francezit. Drejtuesit e klubit zikaltër do t’i ofrojnë shërbimet e mbrojtësit Milan Skriniar,

Realin e Madridit e pret një takim i vështirë të mërkurën në Itali, përballë Atalantës. Një ndeshje e cila vlen për 1/8-tat e Ligës së Kampionëve, një kompeticion ku galaktikët gjithnjë synojnë t’i shkojnë deri në fund. Por, këtë herë ka disa probleme që trajnerit Zinedin Zidan e shqetësojnë dhe kjo ka të bëjë me dëmtimet. Kështu, sot nuk është stërvitur me skuadrën Karim Benzema, me francezin që pasi mungoi në kampionat, vendos në dyshim të fortë prezencën e tij edhe në Champions. Ndër-kohë, madrilenët me shumë

“Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez do të mbetet tek Interi”, kështu shkruajnë mediumet sportive kryesore në median italiane. Forma e mirë në të cilën është duke kaluar këtë edicion sulmuesi ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re. Krerët e klubit italian do ta shpërblejnë me kontratë të re argjentinasin. Martinezi ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2023. Lautaros do t’i ofrohet kon-tratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës. 23-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023. Këtë sezon në të gjitha garat ka kontribuar me

për të ardhur deri te Kante. Mesfushori francez tash e disa kohë është dëshira e trajnerit Antonio Konte, që ka punuar me të te Çelsi.

15 gola dhe shtatë asistime. Kujtojmë që Martinez ishte vendimtar në fitoren e madhe 3-0 të Interit në derbin e “Ma-doninës” kundër Milanit.

Solskjaer këshillon Guardiolën të mos gëzojë para kohe: Kampionati është i gjatë, ka të papritura

mundësi në këtë situatë do t’i besojnë njërit mes Mariano dhe Vinicius, ndërsa jashtë mbeten edhe Hazard, Ramos, Marselo e Karvahal.

Interi hidhet në sulm për të blerë mbrojtësin Kante

Donaruma pranë Mançester Junajtid, anglezët e duan me çdo kusht

Vitet e fundit trajnerët më të spikatur kanë qenë Zin-edin Zidane, Pep Guardiola dhe Diego Simeone, por nuk mbetet pas Hoze Murinjo, i cili cilësohet një mjeshtër i vërtetë në skemat taktike. Ndërkohë, Murinjo i ka hed-hur poshtë sugjerimet se ai duhet ta ndryshojë filozofinë e lojës pas një humbjeje tjetër të Totenhemit në Premierligë, duke këmbëngulur se metodat e tij janë më të mirat në botë. Skuadra e trajnerit portugez e pësoi disfatën e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë, pasi u mund nga Uest Hami të dielën. Si pasojë, Totenhemi ka mbetur nëntë

pikë mbrapa top katërshes në Premierligës. Ky rezultat pothuajse ia ka shuar shpresat Totenhemit për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por Murinjo nuk e pranon se skuadra e tij është në krizë. “Jo aspak, zero”, tha Murinjo në konferencë për media i pyet nëse skuadra e tij është në krizë. “Nganjëherë rezultatet janë pasojë e sugjer-imeve të shumëfishta. Të miat dhe metodat e stafit tim janë më të mirat në botë. Nuk e di se çfarë doni të thoni me krizë. Nëse krizë quajmë mllefin dhe trishtimin në zhveshtore, atëherë po, sepse askush nuk është i lumtur”, nënvizoi ai.

Martinez mbetet zikaltër, e pranon vetë argjentinasi

Saint-Maksimin e shënoi golin e vetëm për vizitorët në “Old Trafford”. Kjo fitore erdhi pas një triumfi të thellë 4:0 kundër Real Sociedadit në Ligën e Evropës të enjten dhe, sipas Solskjaer, Junajtid e ka tejkaluar dështimin e javëve të kaluara. Por pa-varësisht fitores, Junajtid ngel 10 pikë prapa liderit dhe rivalit, Mançester Siti pas 25 ndeshjeve. Megjithatë, trajneri norvegjez s’e ka ndër-mend të dorëzohet. “Nuk do të them se ka marrë fund derisa të merr fund. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë ekipeve që janë mbajtur,

kanë vazhduar me punë dhe e kanë bërë punën e vet. Diçka mund të ndodhë”, tha Solskjaer. Në fakt, Mançester Siti i këtij sezoni është mak-ineri perfekte. Falë suksesit minimal 0-1 ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium” me një gol të Rahim Sterling që në minutën e 2-të, skuadra e Pep Guardiolës regjistroi fitoren e 18-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 13-ën rresht në Premier League. Me triumfin ndaj topçinjve brenda në Londër Mançester Siti u ngjit në kuotën e 59 pikëve dhe kryeson bind-shëm kampionatin pas 25

Tekniku i Mançester Junajtid fton rivalin e tij të Mançester Sitit të mos entuziazmohet para kohe, pasi Premier League dhuron surpriza deri në fund

javësh me 10 pikë avantazh nga dy ndjekëset më të afër-ta Mançester Junajtid dhe Leicester. Pep Guardiola në intervistën pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht para-qitjen e skuadrës së tij duke nënvizuar: “Ishte një ndeshje e vështirë. Mikel është shumë i zgjuar dhe ne nuk kishim në dispozicion lojtarët që kemi luajtur në ndeshjet e fundit, por ia dolëm. E fill-uam shumë mirë ndeshjen, sidomos në 15-20 minutat e para. Bëmë një pjesë të dytë perfekte dhe jam i kënaqur me tre pikët sepse i morëm në “Emirates” dhe e di se sa mirë luan skuadra e Mikel Artetas në stadiumin e vetë”. Trajneri spanjoll, foli edhe për ecurinë e shkëlqyer të “Citi-ziens” gjatë kësaj periudhe, duke zbuluar edhe sekretin e fitoreve radhazi. “Sekreti i fi-toreve radhazi? Ky rekord do të thyhet një ditë, por sekreti i vetëm është të mendosh për ndeshjen tjetër. Nuk e kam pritur këtë ecuri në dy muajt e fundit, duhet t’i kuj-tojmë gjithmonë triumfet që kemi arritur në “Anfield” ndaj Liverpul, por edhe kundër Totenhem e Everton”.