partia e gjelbër një e ardhme - pgj.al · pdf filetë rriten dhe të...

8
Një e ardhme E GJELBËR PARTIA E GJELBËR

Upload: phamtuyen

Post on 08-Feb-2018

223 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PARTIA E GJELBËR Një e ardhme - pgj.al · PDF filetë rriten dhe të jenë të guximshëm. Partia e Gjelbër është partia që ... Ne jemi për një politike moderne, ... shëndetësor

Një e ardhmeE GJELBËR

PARTIA E GJELBËR

Page 2: PARTIA E GJELBËR Një e ardhme - pgj.al · PDF filetë rriten dhe të jenë të guximshëm. Partia e Gjelbër është partia që ... Ne jemi për një politike moderne, ... shëndetësor

Partia e Gjelbër është Partia e Progresit realNe udhëhiqemi nga mendime, ide dhe vlera të një epoke të re kohore për shekullin e njëzet e një. Ne mendojmë globalisht, veprojmë në mënyrë lokale dhe ne duam që gjurmët që lëmë pas, të mos jenë shkatërrimi dhe varfëria. Ne jemi të bindur se ka mundësi që të krijohet një shoqëri e qëndrueshme ekologjike dhe sociale për njerëz që duan të jetojnë, të dashurojnë, të rriten dhe të jenë të guximshëm.Partia e Gjelbër është partia që kërkon rrugë të reja zhvillimi.Në këtë program elektoral të partisë sonë, ne kemi pasqyruar përshkrimin e realitetit, vizionet dhe rrugët për të ardhmen që kërkojnë vullnet për ndryshime, përmirësime dhe progres.Të gjitha idetë e reja ndeshen me mendimin që kjo është e pamundur dhe e parealizueshme dhe ka shumë njerëz që e pohojnë këtë. Ne themi: Asgjë nuk është e pamundur. Bashkarisht ne mundemi nëse duam.

Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e pamundur. Një botë për të jetuar në të, një jetë për ta jetuar atë, një e ardhme për ta besuar.

1. Për një mjedis të shëndetshëm

Ne e shikojmë ekzistencën tonë të lidhur ngusht me mjedisin.Nuk mund te kuptohet mirëqenia ekonomike e propozuar nga partië e tjera, pa siguruar më parë një mjedis

të shëndetshëm për ne që jetojme sot dhe për të ardhmen e femijëve tanë.Ne jetojmë në një territor të zhveshur nga erozioni dhe të mbuluar nga betoni, jetojmë në zona të pyllëzuara pa pyje, duke thithur ajrin që shkakton sëmund-

je serioze, jetojmë me ndotjen e ujit dhe tharjen e burimeve. Ne po jetojmë pa bukurinë e lagunave, lumenjëve, deteve dhe bukurive të tjera natyrore. Po jeto-jmë pa shumëllojshmërinë e bimëve, kafshëve, shpendëve, peshqëve të cilët rriteshin më parë së bashku me ne. Ne po jetojmë shkatërrimin e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbëra. Shqipëria po përjeton një situatë tepër skan-daloze dhe të rezikshme mjedisore.Shumica e makinave në vendin tonë e ka kaluar moshen 15 vjecare dhe kjo duket nga bloza dhe tymi i zi që ato clirojne cdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona. Shqipëria duhet të ketë treguesit Evropian të ndotjes dhe jo të jetë vëndi

më i ndotur në Evropë. Misioni ynë është t’u përgjigjemi politikisht krizave ekologjike duke patur qytete dhe qen-dra plotë gjallëri, ku cilësia e jetës është e lartë.Çdo gjë që siguron natyra duhet të shi-

kohet si vlerë e përbashkët, mbrojtja e saj është pjesë e përgjegjësive politike dhe ekologjike të Partisë së Gjelbër.Ne mbështetim fort nevojën për të jetuar me mjetet tona ekologjike. Ne duhet të mbajmë diversitetin biologjik dhe të reagojmë dhe veprojmë konkre-tisht mbi ndryshimin klimaterik, të luftojmë ngrohjen globale nëpërmjet përdorimit të qëndrueshëm të resurseve të rinovueshme dhe përdorimit me ku-jdes të resurseve jo–të riciklueshme.Pasuria e vendit, e prodhimit, e konsumit dhe e tregtimit po kontribuon në varfërinë e vazhdueshme të pjesës më të madhe të resurseve duke shkak-

NE DUAM NËSE DHE JU DONI,

MIRË SE VINI TE NE!

Page 3: PARTIA E GJELBËR Një e ardhme - pgj.al · PDF filetë rriten dhe të jenë të guximshëm. Partia e Gjelbër është partia që ... Ne jemi për një politike moderne, ... shëndetësor

tuar një degradim të madh të mjedisit.Ne kërkojmë që politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për objektivat sociale dhe mjedisore, dhe jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit.Përgjigja jonë është eko-zhvillimi, i cili integron objektivat mjedisore, so-ciale dhe ekonomike për të mirën e përgjithshme.Zhvillimi i gjithanshëm ekonomik i vendit kërkon që vendimet dhe veprimet duhet të ndërmerren duke ndjekur siste-matikisht një politikë paqësore mjedisore në dobi të ruajtjes së burimeve natyrore.

Secili ka të drejtë të jetojë në një mje-dis të pastër dhe të shëndetshëm.

Gjithkush ka përgjegjësinë të mbrojë dhe të rregullojë mjedisin për të mirën e të tashmes dhe të ardhmes për brezat që do vijnë . Secili ka të drejtën e plotë të informohet mbi lejet e ndryshme të mjedisit përfshirë të drejtën e informimit për manipulimet gjenetike.Çdo person ka të drejtë të kundërshtojë kur konstaton shkatërrime të mjedisit!!!

2. Ruajtja e gjithanshmërisë biologjikeProceset e natyrës janë të kërcënuara nga aktivitetet njerëzore. Për ta parandaluar këtë fenomen ne mendojmë se nevojitet hartimi i një kuadri ligjor që do të bënte të mundur ndalimin e varfërimin te burimeve të natyrës si një çështje me interes të përgjithshëm. Ruajtja e florës e faunës dhe shumëllojshmëria e llojeve janë prioritet të politikave tona. Veprimtaria njerëzore duhet bërë duke pasur parasysh natyrën, ashtu që gjithanshmëria e llojeve, të ruhet dhe të zhvillohet. Shqipëria duhet të kujdeset për ruajtjen e shumëllojshmërisë së kafshëve, shpendët dhe peshqit.Livadhet dhe kullosat me lloje të pasura duhet mbrojtur. Mbrojtja e plazheve nuk duhet të lihet pas dore.

3. Ekonomi për një zhvillim të qëndrueshëm.Të shfrytëzosh atë që është e shfrytëzueshme, krijon vetëm në aparencë, një mirëqenie individuale dhe kolektive. Përparimin ekonomik të vendit, Të Gjelbërit e shohin

nëpërmjet zhvillimit të eko-ekonomisë dhe të eko-zhvillimit.Qëndrueshmëria nuk do të jetë e mundur për sa kohë do të ekzistojë varfëria dhe populli të jetojë një pasiguri materiale.Partia e Gjelbër ndjek një politikë ekonomike e cila niset nga nevojat për të ardhmen.Ne dëshirojmë të kemi një zhvillim ekonomik afatgjatë e të qëndrueshëm, që nuk ndërtohet mbi shfrytëzimin e pamëshirshëm të resurseve si dhe mbi shkatërrimin e mjedisit. Synimi kryesor ekonomik duhet të jetë që t´i plotësojë nevojat e popullsisë, njëkohësisht të krijojë kushte të mira jetese për brezat e ardhshëm. Një politikë e tillë është një politik e progresit real, pasi sjell më shumë vende të lira pune, si dhe më pak shkatërrim të mjedisit.Solidarizimi është pikënisja e një ekonomie të gjelbër.Ne besojmë në zhvillimin ekonomik dhe teknik. Një ekonomi e së ardhmes

ndërtohet mbi teknikën e shfrytëzimit të kursimit të resurseve. Ajo bazohet mbi energjinë e ripërtëritjes si dhe mbi mënyrën e të menduarit mbi qarkullimin, e cila nuk prodhon bollëk si dhe derdhje të rrezikshme për mjedisin. Ky është një sistem ku resurset rishfrytëzohen në një qarkullim ripërtëritjeje.Shtylla e ekonomisë së gjelbër është forca krijuese e njerëzve si dhe angazhimi i tyre. Ne dëshirojmë që politikat ekonomike duhet të ndërtohen mbi principin e drejtësisë dhe solidaritetit, që të jenë të qëndrueshme si në aspektin social dhe atë mjedisor.

Page 4: PARTIA E GJELBËR Një e ardhme - pgj.al · PDF filetë rriten dhe të jenë të guximshëm. Partia e Gjelbër është partia që ... Ne jemi për një politike moderne, ... shëndetësor

4. Transport më të mirë publik.Transporti publik duhet të përmirësohet në të gjithë vendin. Ne jemi për një politikë transportesh që shikon nga e ardhmja. Ne dëshirojmë të investojmë në transportin hekurudhor, tramvaj dhe metro të cilët do të përmirësojnë transportin publik në qytetet tona. Duhet të ketë një përmirësim të veçantë për transportin publik, veçanërisht në vendbanimet të populluara larg qendrës.Ne dëshirojmë të kemi shërbim me orar më të zgjatur, tarifa/çmime të ulëta për transportin publik.Më shumë vetura pro mjedisit, që nuk ndotin.Makinat e vjetra dhe që përdorin karburant NAFTË janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, sidomos në qytetet e mëdha.

Deri më 2020 duhet që të gjitha veturat e reja që futen në Shqipëri duhet të punojnë me ndonjë karburant të ripërsëritur. Ne jemi për politika që favorizojnë futjen e makina të reja, të cilat punojnë me karburant mjedisi duke favorizuar ndërmjet heqjes së taksave për përdorimin e tyre.

5. Për energji të ripërsëritur.

E ardhmja është drejt energjive të rinovueshme.Ne jemi për një politike moderne, duke zhvilluar me prioritet energjitë e rinovueshme, si dhe në të njëjtën kohë ushtrimin e kontrollit për ekonomizimin e energjisë. Zgjidhjet e zgjuara dhe të efektshme të energjisë, duhet të mbështeten në energjitë e së ardhmes.Prioritet në planet e ardhshme duhet të jenë investimet mbi prodhimin e rrymës elektrike nga era dhe energjia diellore.

Ne dëshirojmë të kemi panele diellore në shumicën e pallateve në vitin 2020.

Kjo do të sillte jo vetëm kursimin e energjisë, por dhe përfitimet ekonomike te familjarëve, pasi do të paguanin më pak për energjinë. Ne jemi për ndërtimin e banesave që mundësojnë projekte të ekspozuara ndaj dritës dhe një pjesë e mirë e ngrohjes se tyre dhe e ujit duhet të sigurohen direkt nga dielli (arkitekturë bioklimatike).Energjia bërthamore as që duhet marrë në konsideratë.

6. Më shumë ushqim ekologjik.Ne dëshirojmë heqjen e TVSh-së për ushqim ekologjik, dhe ta orien-tojmë bujqësinë Shqip-tare në prodhimin eko-logjik. Ne dëshirojmë ta shtojmë blerjen e ushqi-mit ekologjik si dhe të ushqimeve të prodhuara lokale tradicionale. Ne duhet ti japim përparësit ti japim përparësi zhvillimeve të tregjeve bujqësore lokale.

Fushat Shqiptare dhe tregjet e fruta-perimeve nuk duhet të përmbajnë prodhimet me gjene të modifikuara “OMGJ”. Ne jemi për një SHQIPËRI pa OMGJ.Të ndalohet manipulimi gjenetik dhe përdorimi i hormoneve për rritje në prodhimin ushqimor. Bujqësia biologjike ka ditë të bukura para saj, në kushtet e një kontrolli të rreptë dhe

të një respekti strikt të detyrimeve shoqëruar nga një informim korrekt i konsumatorëve, sidomos kur bëhet fjalë për ushqim, të cilit i janë manipuluar gjenet, janë trajtuar me antibiotikë dhe rrezatim. Të gjithë duhen garantuar për artikuj ushqimorë të cilësisë së lartë, të pastra nga substanca helmuese. Të gjithë artikujt ushqimorë të pajisen me deklarim të qarta rreth përmbajtjes së tyre në gjuhën shqipe, ku çdo pjesë përbërëse të deklarohet. Ne jemi kundërshtarë të rrezatimit të

ushqimit dhe preferojmë kujdes në përdorimin e teknikës së manipulimit gjenetik. Ne dëshirojmë të kemi ushqim të cilësisë së lartë dhe organik.

Page 5: PARTIA E GJELBËR Një e ardhme - pgj.al · PDF filetë rriten dhe të jenë të guximshëm. Partia e Gjelbër është partia që ... Ne jemi për një politike moderne, ... shëndetësor

7. Një Shtet SocialNe jemi për një shoqëri humane dhe mbrojtje sociale, që synon zhdukjen e varfërisë, shtimin e vendeve të punës, përmirësimin e shërbimeve të strehimit dhe ngritjen cilësore të jetës së popullit. Sigurimi i një niveli minimum të ardhurash për çdo shtetas nëpërmjet skemës së asistencës sociale ose pagës minimale, ose një kombinim i të gjithë koncepteve të mësipërme. Ne dëshirojmë ta përmirësojmë sigurimin social. Ne dëshirojmë të mbështesim njerëzit në nevojë.

Të gjithë kanë të drejtën të gëzojnë një minimum jetik.Ne duhet të krijojmë vende të reja pune në sektorin publik. Ka nevojë edhe për më shumë hapësirë tu punësuar në sektorin publik. Ne shohim një nevojë të veçantë, në aspektin e kulturës, shkollës, kujdesit mjekësor, kujdesit për pleqtë si dhe veprimtarisë parashkollore.Çdo person ka të drejtën e edukimit të lirë, mbrojtje sociale dhe një minimum jetik.

8. PunësimiPër të krijuar më shumë vende pune duhet të aplikohen stimulimet. Duhet absolutisht të krijohet një sistem që do të lejojë mbështetjen dhe konsolidimin afatgjatë të sektorit të punës.

Duke shfrytëzuar energjitë e rinovueshme dhe vënë në përdorim teknologjitë e gjelbërta ne do të hapim më shumë vende të reja pune, vecanërisht për rininë. Këto investime që sot po përdoren gjerësisht në Gjermani, Suedi, Austri, Francë, Belgjikë si dhe në vende të tjera janë të vetmet ekonomi që po rrisin fitimet në këtë krizë globale. Të Gjelbërit janë për

krijimin e të gjitha kushteve për të punësuar dhe integruar invalidët dhe të pamundurit në shoqërinë tonë. Logjika e ekonomisë aktuale, që e bën rritjen e saj një qëllim në vetvete duhet ndryshuar,duhet rivënë ekonomia në shërbim të njerëzimit, duke krijuar vende të reja pune dhe stimuluar aktivitetet e kohës së lirë.

9. Për një shëndet më të mirëNe dëshirojmë të nxisim investimet për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin parandalues. Politika shëndetësore do të jetë prioritare. Kujdesi duhet të jetë i barabartë dhe të jetë afër qytetarëve. Rritja e investime në këtë fushë janë është e nevojshme…

Kujdesi shëndetësor dhe ai mjekësor është një pjesë qendrore e mirëqenies.Kujdesi ynë i financuar bashkërisht nuk duhet të jetë një ide biznesi, por duhet të funksionojë mirë dhe të jetë një institucion i drejtë pa interes fitimi. Kjo do të thotë që i gjithë kujdesi mjekësor duhet të jetë publik. Ne kemi qëndrim pozitiv për iniciativa private, si alternativa të ndryshme menaxhimi. Në këtë mënyrë rriten mundësitë e pacientit për të zgjedhur. Zhvillimi ekonomik dhe

shëndetësor sot ka bërë që njerëzit të jetojnë më gjatë, por njëkohësisht sëmundjet e mirëqenies janë shtuar dhe faktorët e mjedisit luajnë një rol më të rëndësishëm. Kujdesi shëndetësor dhe ai mjekësor në të ardhmen duhet të ketë një përfshirje më të gjerë dhe një angazhim për t´i parandaluar sëmundjet.Ne duhet të kujdesemi për një mjedis të përmirësuar të punës, zvogëlimin e

konsumimit të duhanit, alkoolit dhe drogës, si dhe për një jetë me më pak stres, por edhe ndryshim të shprehive të ushqyerit dhe të ushtruarit të lëvizjes fizike.

Ne dëshirojmë që kujdesi mjekësor të jetë afër njerëzve. Kujdesi shëndetësor në afërsi, si mjekimi i planifikuar ashtu edhe ai urgjent, duhet të ndërtohet mbi bazat e sigurisë dhe dispozicionit.Është me rëndësi që të ketë për të gjithë në shoqëri një kujdes të mirë dentar, jo vetëm për ata që kanë mundësi financiare të paguajnë vetë.Sot lind dhe vdes ne spital.

Por jeta nuk është sëmundje. Të Gjelbërit janë për marrjen e një sërë masash paraprake për parandalimin e faktorëve që na detyrojnë të

Page 6: PARTIA E GJELBËR Një e ardhme - pgj.al · PDF filetë rriten dhe të jenë të guximshëm. Partia e Gjelbër është partia që ... Ne jemi për një politike moderne, ... shëndetësor

sëmuremi, që kanë lidhje me ndotjen e ambientit, ajrit, ujit dhe tokës.

Është më mirë të parandalosh se sa të shërosh, pasi kjo ka edhe kostot e saj sociale.Prandaj për këtë ne krahas ngritjes së një sistemi të mbrojtjes sociale në shërbim të njerëzve jemi për ndërgjegjësimin e tyre, për luftimin e shkaqeve dhe fenomeneve që sjellin pasoja për shëndetin.

10. Për një jetë më cilësoreSynimi për të pasur një zhvillimin ekonomik të lartë nuk mund të justifikojë shtimin e streseve të shumta, nuk duhet të na lejojë që të sëmuremi më shumë e të kemi më pak kohë për shokët, familjet dhe ëndrrat tona.Megjithatë na duket se shoqëria nuk është duke u bërë më njerëzore me kohën, por është duke u ashpërsuar. Gjatë viteve të fundit stresi është rritur dhe jo vetëm në botën e të rriturve, por edhe tek fëmijët.

Ne duam ta bëjmë jetën e njerëzve me cilësore.Puna për të siguruar një pagë nuk duhet të jetë gjëja kryesore në jetën e njeriut dhe se strukturat e shoqërisë, sistemet dhe normat nuk duhet të zhvillohen në mënyrë të njëanshme për ta përshtatur njeriun si punëtor me pagë. Ne duam që njerëzit në të ndërtojnë respektin dhe ndjenjën për vetveten. Pikënisja e politikës sonë ekonomike bazohet në të drejtën e secilit për të pasur një punë.Ne synojmë që sistemi ynë i sigurisë mos të varet vetëm nga lidhja e punës me pagën.

11. E drejta për një pleqëri të sigurtVeprimtaria mbështetëse, ku të moshuarit dhe të rinjtë ndihmojnë njëri tjetrin, duhet të zhvillohet. Të moshuarit duhet të kenë ndikim më të madh mbi format e kujdesit për ta, dhe të thyhet vetmia. Ka nevojë për më shumë azile për të moshuarit si dhe për alternativa tjera banimi. Pensioni i garantuar dhe kujdesi mjekësor për njerëzit me aftësi të kufizuar duhet të rritet. Na duhen më shumë burime mbështetëse. Rritja e kujdesit për moshën e tretë për ne është një angazhim politik

12. Kushte më të mira për edukimNe jemi për një politikë arsimore përparimtare dhe të hapur ku të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme të kenë të drejtë të vazhdojnë shollën e lartë. Ne jemi për forcimin e shkollës.Të gjithë të kenë të drejtë të mbarojnë maturën pavarësisht nga mosha që kanë. Të Gjithë studentet apo nxënësit që kanë lënë përgjysmë studimet të kenë të drejtë t’i vazhdojnë ato në një kohë tjetër pavarësisht nga mosha e tyre. Jemi për një sistem me pagese që i lejon secilit për të pasur një ose më shumë diploma, duke u rikthyer në shkollë gjatë gjithë jetës nëse ai e dëshiron këtë. Një politikë pajisjesh ambicioze për të lejuar futjen e handikapëve në shkollë. Rritjen e bursave të studimit për një gamë më të gjerë studentësh të cilët nuk ndjekin dot studimet për shkak të gjendjes ekonomike që kanë. Ndikimi i nxënësve dhe mundësia e tyre për të ndikuar duhet të forcohet. Të gjithë mësuesit, në rend të parë mësuesit e parashkollores, duhet të ndjekin një arsimim me temë,

barazinë. Ne dëshirojmë që shkolla të ketë më shumë në qendër të vëmendjes njohuritë afatgjate. Për të gjithë studentët që

mbarojnë studimet e larta shteti duhet ti ofroj një vit asistencë e cila do të shërbej si stazh për të fituar eksperiencë profesionale.

Page 7: PARTIA E GJELBËR Një e ardhme - pgj.al · PDF filetë rriten dhe të jenë të guximshëm. Partia e Gjelbër është partia që ... Ne jemi për një politike moderne, ... shëndetësor

13. FëmijëtTë ardhmen ne e shikojmë në sytë e tyre.Çdo vendim politik apo ekonomik që ndërmerret duhet të na bëjë që të kthejmë kokën nga ata, sepse ata kërkojnë një shoqëri të sigurt për të nesërmen.Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për një jetë me dashuri, respekt dhe pa u diskriminuar. Çdo fëmijë duhet parë dhe duhet të ketë mundësi të zhvillohet, duke u nisur nga parakushtet që ai ka. Çdo fëmijë ka të drejtë të gëzojë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.Ne jemi për përfshirjen e konventës së fëmijëve të O.K.B. në ligjin Shqiptar.

14. Barazia GjinoreGratë përbëjnë thuajse gjysmën e gjenit njerëzor dhe u desh kohë shumë e gjate për t’u arritur barazia juridike dhe legjislative me burrat. Ajo erdhi në sajë të një lufte shekullore të grave, tashmë thuajse është realizuar. Në botën e punës gratë janë akoma minoritare në këtë kuadër dhe në gjithë funksionet më të vlerësueshme. Ato janë akoma më pak të paguara se burrat me të njëjtin nivel kualifikimi.

Përfaqësimi i grave nuk është një çështje kuotash, por është thjesht rivendosje e një përfaqësimi të drejtë, pra të barabartë. Diskriminimi në bazë seksi në të gjitha sferat e jetës duhet të jetë i ndaluar. Duhet të kemi aksione pozitive për pjesëmarrjen e gruas në fusha publike dhe private derisa të dy sekset të arrijnë barazinë. Të Gjelbërit kanë qenë pionierë të përfaqësimit të barabartë të sekseve në zgjedhjet. Duke aplikuar thuajse sistematikisht barazinë, Të Gjelbërit ia kanë dalë të feminizojnë instancat e tyre të brendshme dhe të jashtme. Ne do të vazhdojmë të ruajmë këtë traditë të mirë duke i dhënë prioritet, që listat tona elektorale të udhëhiqen nga një grua.

15. Për një politikë më përfaqësueseQytetarët duhet të kenë më shumë mundësi për të ndikuar në vendimet politike. Qytetarët duhet të kenë mundësi të paraqesin propozimet e tyre, në të gjitha komunat dhe këshillat e tyre si dhe këshillat e qarkut. Duhet të aplikohet e drejta e iniciativës nga ana e qytetarëve për referendume. Ne dëshirojmë t´u ofrojmë qytetarëve të drejta më

të mëdha në krahasim me shërbimet publike, si kujdesin mjekësor, shkollë, transport, universitet, kujdes për fëmijë si dhe kujdes për të moshuarit. Ne dëshirojmë po ashtu të punojmë me marrëveshje qytetare, në sferën e shërbimit publik ashtu që niveli i shërbimeve të jetë një e drejtë qytetare, për çka mund të kërkohet përgjegjësi, me të drejtë kompensimi për shërbimin e pa kryer.

NE DËSHIROJMË TË NDËRTOJMË

NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

NËSE DHE JU DONITANI ËSHTË KOHAVOTO PARTINË E

GJELBËR!!!

Page 8: PARTIA E GJELBËR Një e ardhme - pgj.al · PDF filetë rriten dhe të jenë të guximshëm. Partia e Gjelbër është partia që ... Ne jemi për një politike moderne, ... shëndetësor