paraklisi i madh i sË tËrËshenjtËs

18
1 PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e ne jetë të jetëve. Psaltët: Amin. Psalmi 142 O Zot, dëgjo faljen time, veri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate. Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara teje. Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën përdhe. Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m’u trishtua dhe zemra m’u trondit. Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve të tua. I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për Ty si toka e thatë. Dëgjomë shpejt, o Zot, m’u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të mos bëhem si ata që zbritën në varr. Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se më Ty shpresova. Tregomë, o Zot, udhën ku duhet të eci, se më Ty e kam varur shpirtin. Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se te Ti kërkova strehë. Mësomë të bëj dëshirën tënde se Ti je Perëndia im. Fryma jote e mirë, do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot, gjallëromë. Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se unë jam shërbëtori yt.

Upload: qendra-studentore

Post on 01-Feb-2016

387 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

TRANSCRIPT

Page 1: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

1

PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e ne jetë të jetëve.

Psaltët: Amin.

Psalmi 142

O Zot, dëgjo faljen time, veri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë

sipas drejtësisë sate.

Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë

përpara teje.

Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën përdhe.

Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m’u trishtua dhe

zemra m’u trondit.

Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e

duarve të tua.

I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për Ty si toka e thatë.

Dëgjomë shpejt, o Zot, m’u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej

meje, që të mos bëhem si ata që zbritën në varr.

Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se më Ty shpresova.

Tregomë, o Zot, udhën ku duhet të eci, se më Ty e kam varur shpirtin.

Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se te Ti kërkova strehë.

Mësomë të bëj dëshirën tënde se Ti je Perëndia im.

Fryma jote e mirë, do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot,

gjallëromë.

Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate

shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se

unë jam shërbëtori yt.

Page 2: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

2

Psaltët: Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne,

i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit. (katër herë)

Ejani le t'i rendim pranë Hyjlindëses, dhe të përunjur le t'i biem mëgjunjazi, dhe

me pendim te thellë le t'i themi me shpirt; Zonjë mëshironjëse, ndërmjeto dhe

shpëtona, eja se u mbytëm krejt, nga mëkatet e shumta; mos na largo ne besnikët

e tu, se s'kemi tjetër shpresë dhe ndihmëse.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Do t'i lëçitim kudo o Virgjëreshë, çuditë e tua ne të pavyerit, se po të mos na

kishe dalë mbrojtëse, si do të shpëtonim vallë prej kaq rreziqesh, dhe kush do të

na ruante gjer më tani të lirë? Prej teje pra, s'largohemi aspak, se besnikët po i

shpëton gjithnjë nga çdo vrer.

Psalmi 50

Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të

tua të shumta shuaje paudhësinë time.

Lajmë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim.

Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë.

Te Ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu që Ti je i drejtë në

fjalët e tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.

Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi nëna ime.

Se ja te deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të fshehtat e urtësisë sate m'i

tregove.

Spërkatmë me hisop, dhe do të pastrohem, lajmë dhe do të bëhem më i bardhë se

dëbora.

Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim, dhe do të më gëzohen eshtrat e dobësuara.

Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia, dhe shuaji gjithë paudhësitë e mia.

Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtërit frymë të drejtë në thellësitë

e zemrës sime.

Mos më hidh larg fytyrës sate, dhe mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë.

Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe forcomë me frymë sunduese.

Do t'u mësoj të paligjve udhët e tua, dhe të pabesët do të kthehen te Ti.

Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të

lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde.

O Zot, çel buzët e mia, dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde.

Page 3: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

3

Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por Ty s'të pëlqejnë therore me

djegie të plotë.

Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të

përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.

Bëji të mirë, o Zot, Sionit, sipas mirëdashjes sate; dhe le të ndërtohen muret e

Jerusalemit.

Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata dhe therore me djegie të

plotë.

Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd dhe mëshiromë, o Perëndi.

Pastaj psalet Kanoni në Tingullin e katërt

Igran Dhiodhefsas

Kënga e parë

Irmosi

Me ushtritë Faraon’ e mbyti krejt, një herë brenda në det shkop’ i Moisiut, i

goditur kryqazi dhe Israelitët , me këmb’ e i shpuri në breg përtej, duke

lavdëruar me zë të madh.

Troparet

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Po ma përpjek furtunë e rreptë e helmeve, të mjerin shpirt me rrëmbim, edhe re

mjerimesh, zemrën ma helmuan krejt, o Zonjë o Hyjlindëse, po ti Nënë e Dritës,

që zbret prej qiellit të jetëve, ndritmë me shkëlqim dhe m e ngazëllim.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Nga e panumërta shtrëngicë e helmeve, dhe prej armiqsh të këqij, dhe mjerimesh

jete, si shpëtova i varfëri, e forcën tënde pa kufij, të himnoj V irgjëreshë, për të

pamaturën simpati, edhe ngushëllimin për mua pafund.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Përikij pranë teje se të kam besim, o Zonjë o Shën Mari, dhe nën hijen tënde,

rend me tërë shpirtin tim, përgjunjem o Hyjlindëse, dhe me vaje të lutem: Mua të

mjerin mos më përbuz, o përikje e të krishterëve.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Page 4: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

4

Kam për të thirrur gjithnjë me zë të madh, për madhështitë që ke, se pa ty në

krye Zonjë dhe Hyjlindëse, që gjithënjë po ndërmjeton, pranë Krishtit Perëndisë,

si do të shpëtoja i varfëri, prej furtunave dhe rreziqeve.

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty

të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh.

Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi mu sëmur e mu shkatërrua

si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.

Kënga e tretë

Irmosi

Kryemjeshtër i qiellit, o Perëndi edhe Zot, që ndërtove Kishën e Shenjtë, Ti pra,

më siguro, se Ti na do dhe na ndih, Ti i dëgjon mëkatarët, Ti besnikët

përgjithmon’ mbron, njeridashësi.

Troparet

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Dëshpëruar së gjithash, po të thërres me vajtim: eja shpejt këtu dhe përkrahmë,

ndihmë dhe mbrojtje nëm, mua robit besnik, të pocaqisur të mjerë, që shpëtimin po

të lyp, meë hidhërim dhe me lot.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Më ke bërë çudira, Zonjë dhe Hyjlindëse, më përkrahe dhe më dhurove,cdo mirësi

dhe hir, me gas pra të lavdëroj, dhe të himnoj pa pushuar, për këtë kujdes nënor,

dhe këtë dhemshuri.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Po më rreh një furtunë, turbullimesh pa kufij, dhe të rreptat valë më mbytën, Nënë

dhe Hyjlindëse, pra eja dhe më ndihmo, dhe prej andrallave nxirrmë, ti o mbrojtëse

ndihmëse, ti o shpëtimi im.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Virgjëreshë dhe Zonjë, Nën’ e vërtet’ e Zotit të Madh, ti e shkatërrove përherë,

vdekjen dërrmonjëse, ti përlindje me dhe, se nga greminat e ferrit, ti më ngjalle

përsëri, Nënë Hyjlindëse.

Page 5: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

5

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të

përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot.

Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u

shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.

Pastaj prifti kujton ata për të cilët bëhet lutja:

Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e

mëshiro.

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë)

Prifti: Lutemi dhe për Kryepiskopin (ose episkopin) tonë (Aksh) edhe për

tërë vëllazërinë tonë më Krishtin.

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë)

Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet, shpëtim, vështrim,

ndjesë dhe falje të mëkateve të shërbëtorëve të Perëndisë (Aksh),

gjithë të krishterëve shpresëtarë dhe orthodhoksë, që banojnë dhe

ndodhen ne këtë qytet (ose manastir), dhe enoritëve, epitropëve dhe

ndihmëtarëve të kësaj shtëpie (ose manastiri) të shenjtë.

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë)

Prifti: Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë

lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të

jetëve. Amin.

Psaltët: Amin.

Pastaj psalet:

Ndenjësorja. Tingulli i dytë Ta ano

Ti je ndërmjetim, fortesë që tronditje s'di, buron përdëllim, o mbrojtje e

besnikëve, të thërresim pra, me mall: Virgjëreshë Zonjë Hyjlindëse, shpëtona nga

çdo helm e çdo rrezik, se ti je e vetmja përkrahëse.

Pastaj vazhdon Kanoni:

Kënga e katërt

Irmosi

Kam dëgjuar o Zoti Krisht, si e rregullove këtë mister të madh, kuptova veprimin

tënd, dhe e lavdërova Hyjninë tënde.

Page 6: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

6

Troparet

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Ti gjithënjë, ti për mua je fuqi o Zot, Ti je Drita Ti je Perëndia im, se pa lënë gjirin

atëror zbrite përmbi dhenë, dhe na shpëtove të varfërit; pra bashkë me profetin

Abakum të thërresim: Forcës sate lavdi gjithënjë o Zot.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Ku do të gjej, gjetkë përkrahje Hyjlindëse? Ku të futem? Ku të shkoj e të shpëtoj?

Kush tjetër më ndihmon si ti kur më rreh furtuna, dhe jam i mbytur prej valëve?

Më ty vetëm kam shpresëdhe mburrje, dhe përikij më ty o Hyjlindëse.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Lumin e madh e t’ëmbël dhe t’artë të hirit tënd, që me vesë e flladiti shpirtin tim,

të munduar në një ferr të zi, helmesh dhe mjerimesh, të djegur si në një furrë me

zjarr, o Nënë Virgjëreshë, madhështoj me lëçitje, dhe përikij më ty o Hyjlindëse.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O shën Mari, O Hyjlindëse ty të lutem, mbrojtje e patronditshme, o përikje streh’

e siguri, arma e shpëtimit, kujtomë mua të varfërin, shpres’ e dëshpërimit, o

shërim i sëmundjes, o gëzim dhe përkrahj’ e të mjerëve.

Si t’i tegoj Virgjëreshë siç po vlejnë, përdëllimet pa kufi, që përherë shpirtin tim

të zi, keq të përvëluar, ma ngjallnë si me vesim e fllad? O Zonjë zemerdhemshur,

mirëbërëse Nënë, më gëzo me dhuratat e pasura.

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të

përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot.

Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u

shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.

Kënga e pestë

Irmosi

Dritë na dhuro, dhe tregona udhën Ti, o Zot, me porositë dhe me krahun tënd,

dhe paqen tënde dhurona, o mik i njerëzve.

Troparet

Page 7: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

7

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Tej përse më ke hedhur, prej fytyrës sate larg, o Dritë e qëllimshme? Se më ka

mbuluar errësir’ e zezë të varfërin. Kthemë pranë teje, më ndrit me porositë e tua,

dhe drejtomë në udhët e lumura.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Të thërres me këndime: Lum ti o Hyjlindëse, nuse e hyjëshme, streh’ e

perëndishme, lum ti arm’ e kështjell’ e pakapshme, lum ti ndihm’ e mbrojtje, lum

ti o Zonjë shpëtimtare, që më ty po përikim besnikërisht.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Sa m’urrejnë po mprehin, majat e shigjetave, më mihnë dhe një varr, e po

përpiqen, të ma çjerrin të varfërin trupin tim, edhe po mundohen, në dhe të gjallë

të më shtien, po prej syresh Hyjlindëse ti më shpëto.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Nga shtrëngatat e shumta, helmet e sëmundjeve, shpëtomë Hyjlindëse, dhe me

forcën tënde të pa ngar’ e shëndosh ti ruamë nga rreziqet të gjitha, dhe prej

armiqve që më ndjekin e më urrejnë o Zonjë e lavdishme.

Ҫ’dhurata mund të sjell, prej një mirënjohmësi, sipas të mirave , që më ke

dhuruar, dhe hireve të pacmuara? Prandaj me këngë, himnoj dhe madhështoj pa

prerë, simpatinë e pamatur që ti më shfaq.

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të

përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot.

Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u

shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.

Kënga e gjashtë

Irmosi

Të falurit Perëndisë do t'ia shtroj, dhe atij do t'ia tregoj hidhërimet, se plot me

vrer, shpirti im është mbushur, dhe jeta ime ka zbritur përposh në ferr, dhe

lutem si Jonai në det: Pr ej greminës me nxirr Perëndi dhe Zot.

Page 8: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

8

Troparet

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Të zeza re plot me vrer e plot me helm, shpirt e zemër m’i mbuluan mi mbytën,

jeta m’u err, o Mari Virgjëreshë, po ti linde një Diell që ndrit në qiell, largoji

mjerimet prej nesh, me të luturat e tua ndërmjetëse.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Në helm të zi ty të di për ngushëllim, edhe ty të njoh për mjek në sëmundjet, ti je

dërrmim, i mbaruar i vdekjes, ti je burim i pasosur i jetëve, dhe ti përherë me

shpejtim, je përkrahja e gjithë të mjërëve.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

E shfaq kudo që mëshira stë ka fund,as burimi i çudive pa numër, dhe më

përkrah, pa pushuar të mjerin, dhe dhemshurohesh për mua Hyjlindëse; të

gjithëve ua tregoj, dhe thërres e lëçis gjithënjë për ty.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

M’u mblodhën rreth hidhërimet e jetës, porsi bletët rreth qiririt moj Zonjë, dhe

plotësisht ma zaptuan krejt zemrën, dhe ma plagosin me thumbat e helmeve, po

eja ti dhe më ndihmo, dhe i dëbo dhe më shpëto o Hylindëse.

Shpëtona ti, prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë, pas Perëndisë ty

të përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot.

Hyjlindëse, ti që në ditët e fundme tani ke lindur, Shpëtimtarin Zotin Jisu dhe

Fjalën çuditërisht, për ne iu lut me guximin e Nënës.

Pastaj prifti kujton ata, për të cilët bëhet lutja:

Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e

mëshiro.

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë)

Prifti: Lutemi dhe për Kryepiskopin tonë ose Episkopin (Aksh) edhe për tërë

vëllazërinë tonë më Krishtin.

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë)

Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet, shpëtim, vështrim,

ndjesë dhe falje të mëkateve të shërbëtorëve të Perëndisë (Aksh),

gjithë të krishterëve shpresëtarë dhe orthodhoksë, që banojnë dhe

Page 9: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

9

ndodhen në këtë qytet (ose manastir), dhe enoritëve, epitropëve dhe

ndihmëtarëve të kësaj shtëpie (ose Manastiri) të shenjtë.

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë)

Prifti: Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë

lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të

jetëve.

Psaltët: Amin

Pastaj psalet:

Shkurtorja: Ttingulli i katërt Prostasia

Mbrojtje e paturpëruar e të krishterëve, ndërmjetim i pandërprerë ndaj krijuesit,

dëgjo zërat e lutjeve të mëkatarëve, dhe arri si e mirë për të na ndihmuar ne që të

thërresim me besë, nxito të ndërmjetosh dhe shpejto të lutesh, o Hyjlindëse, që

mbron ngaherë ata që të nderojnë.

Shkallesa Tingulli i katërt

Që prej rinisë sime, shumë pasione më luftojnë. Po ti përkrahmë dhe shpëtomë, o

Shpëtimtari im. (dy herë)

Ju që urreni Sionin, kini turp nga Zoti, se do të thaheni si bari prej zjarrit. (dy herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Me anën e Shpirtit të Shenjtë, merr jetë çdo shpirt, dhe me pastrim lartësohet,

dhe mistikisht ndriçohet prej njësisë trinisore.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Me anën e Shpirit të Shenjtë, rrjedhin burimet e hirit që; vaditin tërë krijesën për

rilindje jete.

Paravarg: Do ta kujtoj emrin tënd në gjithë brezat e brezave. (tri herë)

Prifti: Dhe që të bëhemi të denjë për të dëgjuar Ungjillin e Shenjtë, Zotit

Perëndisë tonë le t'i lutemi:

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë)

Prifti: Urtësi, drejt. Le të dëgjojmë Ungjillin e Shenjtë. Paqe në të gjithë.

Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.

Prifti: Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Llukait

Le të vëmë re.

Psaltët: Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.

Prifti: Edhe kur ata po shkonin, ai hyri në një fshat; dhe një grua që e kishte

emrin Marta, e priti atë në shtëpinë e saj. Edhe ajo kishte një motër që quhej

Page 10: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

10

Maria, e cila ndenji pranë këmbëve të Jisuit dhe dëgjonte fjalën e tij. Edhe Marta

mundohej shumë duke shërbyer; dhe pastaj erdhi përpara tij, e tha: Zot, A nuk

do të dish se ime motër më la vetëm të shërbej? Thuaji pra asaj të më ndihmojë.

Edhe Jisui u përgjigj e i tha asaj: Marta, Marta, përpiqesh e mundohesh për

shumë punë. Po për një është nevoja, dhe Maria zgjodhi pjesën e mirë, e cila nuk

do të merret prej saj. Edhe kur po thoshte këto fjalë, një grua prej popullit ngriti

zërin e i tha: “Lum barku që të ka mbajtur, edhe gjiri që ke thithur” po Ai i tha:

“Jo. Po lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë, dhe e ruajnë.”

Psaltët: Lavdi më Ty, o Zot, lavdi më Ty.

Tingulli i dytë

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Atë, Bir dhe Shpirt, një Trini dhe Perëndi, shuaji mëkatet e mia të shumtë.

Tani e përherë e ne jetë të jetëve. Amin.

Me ndërmjetimet e Hyjlindëses, o mëshirëplotë, shuaji mëkatet e mia të shumtë.

Përdëllyes, përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive

të tua të shumta shuaje paudhësinë time.

Mos më neverit tani, pa mbrojtje, o Virgjëreshë, Zonjë dhe Hyjlindëse, eja prite

lutjen e shërbëtorit tënd; helmi më përmbyti krejt, nuk i duroj dot më shigjetimet

e demonëve, strehë gjëkundi s'gjej, as ku të përikij i varfri un’, se luftë rreth e

rrotull kam, tjetër ngushëllim gjetkë nuk po shoh. Zonj'e tërë botës, Ti shpres'e

mbrojtje je për çdo besnik, mos m'i përbuz, pra, të luturat, në mëshirë dhe

shpëtim.

Prifti: O Perëndi shpëtoje popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd.

Vështroje botën tënde me mëshirë e dhembshuri. Lartësoje fuqinë e të

krishterëve orthodhoksë dhe dërgo mbi ne mëshirat e tua të pasura,

me ndërmjetimet e Zonjës sonë të pacenuar Hyjlindëses dhe

gjithmonë Virgjëreshës Mari, me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe

jetëbërës, me mbrojtjet e Fuqive qiellore të çmuara dhe të patrup; me

lutjet e të nderuarit, të lavdëruarit profetit, pararendësit dhe

pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; të

protokorifejve Petër dhe Pavël, të apostull Qesarit, episkopit të

Page 11: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

11

Durrësit, të etërve tanë të shenjtë; të etërve tanë të mësuesve të

mëdhenj ekumenikë dhe hierarkëve, Vasilit të Madh, Grigor

Theologut dhe Joan Gojartit, patrikëve të Aleksandrisë, Athanasit,

Qirilit dhe Joan Përdëllimtarit, të çudibërësve, shën Kollit,

kryepeshkopit të Mirës së Liqisë dhe shën Spiridhonit, Episkopit të

Trimithundës; Nifonit, patrikut të Konstandinopojës; të martirëve të

shenjtë, të lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer; të martirëve të

shenjtë, të lavdëruar e të mëdhenj, Gjergj Tropeprurësit, Dhimitër

Mirovlitit, Theodhor Tironit dhe Theodhor Stratillatit; të

hieromartirëve të shenjtë Lefterit të Vlorës, Astit të Durrësit, Kozmait

nga Etolia; të martirëve të shenjtë Dhanaktit dhe Joan Vladimirit; të

martirëve të shenjtë dhe të rinj Nikodhimit në Berat dhe Kristo

kopshtarit; të etërve tanë oshënarë dhe hjyprurës; të etërve tanë

oshënarë Joan Kukuzelit dhe Nifonit nga Lukova; të hyjprindërve të

shenjtë e të drejtë Joakimit dhe Anës; të shenjtit (të ditës), që lusim sot

edhe të gjithë shenjtorëve të tu. Ty të lutemi, o i vetëm i shumë

mëshirshëm Zot, dëgjona ne mëkatarët që po të lutemi dhe

mëshirona.

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (12 herë)

Prifti: Me mëshirën dhe dhembshuritë dhe njeridashjen e Birit tënd të

vetëmlindur, me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin tënd të

Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Psaltët: Amin.

Pastaj vazhdon kanoni deri në fund

Kënga e shtatë

Irmosi

Të tre djemt’ e Judesë, që rastisën të ndodhen në Babilonë një mot, nga besa e

Trinisë, e shkelën flakën djegëse të furrës me lavdërim: o Perëndi i etërve, o Zot

je i bekuar.

Troparet

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Ti që ke lindur Dritëmadhin, për mua që jam errur fare nga mëkatet, ti më ndrit e

ti më prij, ti që je En’ e Dritës, o Virgjëreshë e ndritshme, që të lavdëroj më këngë.

Page 12: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

12

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Ti m’u bëj mbrojtje dhe strehë, dhe përkrahje dhe mburrje o Zonjë, se s’më mbeti

asnje, mbështetje asgjëkundi, o forcë e të pandihmëve, edhe shpresë e

dëshpërimit.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Me tërë shpirtin dhe mendjen, po të lavdëroj me zemër e me buzë, se më dhe

pasurisht dhurata pa kursyer, o mirësi dhe o çudi, pa kufij edhe pa numër.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Hidhmë një sy të dhemshur, dhe shikoi të këqijat që po vuaj, dhe nga çdo

hidhërim, nga vuajtjet dhe rreziqet, dhe ngasjet e panumërta, me shpëto moj

Virgjëreshë.

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të

përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot.

Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u

shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.

Kënga e tetë

Irmosi

Zotin dhe Mbretin tonë qiellor që bekojmë, ushtrit' engjëllore himnoni, dhe e

lartësoni me zë për gjithë jetët.

Troparet

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Virgjëreshë Hylindëse e dhembshur, ti shikomë, se mbytem nga furtun’ e keqe e

valëve të jetës dhe shpëtimin nëm, zgjatma dorën tënde, se jam i këputur nga

vuajtjet dhe mjerimet.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Shumë halle dhe helme dhe nevoja, më bastisën, o Zonjë e shenjtë Virgjëreshë,

dhe ngasjet shtrëngojnë rëndë nga kudo, eja shpejt dhe ndihmë, dhe me

ndërmjetime përkrahmë e shpëtomë.

Page 13: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

13

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Të kam gjetur në shqotat dhe në helmet, ty limanin, gëzimin dhe ngazëllimin,

dhe në sëmundjet mjekun dhe shëronjësin, dhe në rreziqet dhe në ngasjet

mbrojtjen dhe shpëtimin tonë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Fron i ndritshëm i Zotit Krisht gëzohu, Zonjë e shenjtë, shtëmb e manës, dritë e

artë, lambadhë e pashuar dhe e qellëshmë, mburrje virgjërore, bukuri e nënave,

shën Mari gëzohu.

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të

përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot.

Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u

shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.

Kënga e nëntë

Irmosi

O Nën'e Perëndisë Zonjë Virgjëreshë, që na shpëtove me anën e Zotit Krisht, të

madhështojmë me gjithë ushtërit’ e engjëjve.

Troparet

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Qielli u çudit edhe u mahnit, edhe anët e dheut u shtangën krejt, se Zoti Krisht si

njeri i shfaq për ne trupërisht, dhe u tregua faqeza, gjiri yt më i gjerë se qielli i

madh. Pra ty, o Virgjëreshë, me engjëj dhe me njerëz të madhështojmë, o

Hyjlindëse.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Ku gjetkë të përikij un se di, ku të fshihem i mjeri i varfëri, ku të shpëtoj, ku të

gjej përikje dhe ngushëllim, ku ta kërkoj përkrahësin, ku të gjej një ndihmë në

hidhërim? Më ty vetëm kam shpresë, më ty vetëm po mburrem, dhe pranë teje

po kërkoj shpëtim.

E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Page 14: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

14

Për mua sështë e mundur t’i numëroj, madhështitë që ke o Hyjlindëse; Je si një

det, pa kufij pa fund e plot me çudi, që kapërcejnë çdo mendim, se ke ndritur për

besnikët e tu, të cilët të nderojnë me mall e me besë, si Virgjëreshë dhe

Hyjlindëse.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Me himne mirënjohjeje lavdëroj dhe këndoj përdëllimin dhe hirin pa fund, dhe

tregoj forcën tënde të pamatur kudo, dhe mirëbërjet pa kufi, që ke derdhur

përmbi mua si shi; pra i lëçit me bujë, me shpirt dhe me zemër, me mendje dhe

me gjuhë gjithnjë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Të falurat e mia me hidhërim, plot me lot e me qarje të mbytura, priti me hir, dhe

eja shpejt dhe më ndihmo, edhe kërkimet mi mbaro, se e ke në dorë derisa ti je,

Nënë e Kryezotit, pra bëj një shenjë vetëm, dhe më shpëto prej psherëtimave.

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të

përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh dot.

Shikomë ti, me mirësi o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m’u

shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.

Ti meriton me të vërtetë të të lumturojmë ty Hyjlindësen, gjithmonë të lumurën

dhe të përmbikulluarën dhe Mëmën e Perëndisë tonë. Më të nderuarën se

Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde

Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindësen, ty të madhërojmë.

Pastaj prifti temjanis altarin dhe popullin, ndërsa psaltët psalin Madhështimet pasuese:

Më e larta se të gjith’ qiejt je, edhe ndrit më tepër, se çdo diell a hën' e yll, ti që na

shpëtove të gjithë prej mallkimit, o Zonj' e tërë botës, ty të këndojmë sot.

Barra e mëkateve më dërrmon, m'u sëmur pra trupi, edhe shpirti m'u err në ferr,

më ty pra përikij, Hyjlindëse Hirplote o shpres' e të dëshpëruarve, ti më shpëto

tani.

Page 15: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

15

Nën' e Shpëtimtarit o Shën Mari, priti lutjet tona të pavyera dhembshurisht, lutju

pa pushuar, Atij që e ke lindur, o Zonj' e tërë botës, ti ndërmjeto për ne.

Këngën ta këndojmë plot me gëzim, ty o e bekuar, Virgjëreshë Zonjë Mari. Tok

me Shën Joanin, edhe gjithë shenjtorët, o Zonjë lutju Krishtit, të mëshirohemi.

Gojët e pabesa u thafshin krejt, që nuk e nderojnë ikonën tënde besnikërisht, që

ka pikturuar ai i shumëhirshmi, Apostull Shën Llukai, si udhëheqëse.

Madhështimi i shenjtit të Kishës. Pastaj:

Forca engjëllore të gjitha bashk’, o Joan i shenjtë, dymbëdhjetë Apostuj t’shenjt’,

të gjithë shenjtorët, me Zonjën Virgjëreshë, të gjithë ndërmjetoni, që të

shpëtohemi.

Lexuesi: Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona.

(tri herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të

jetëve. Amin.

Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; O Zot, falna mëkatet tona; O Zot i

madh, ndjei paudhësitë tona; O i Shenjtë, vështro edhe shëro

sëmundjet tona, për emrin tënd.

Mëshiro, o Zot. (tri herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e ne jetë të

jetëve. Amin.

Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u

bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të

përditshme jepna neve sot, dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua

falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, por shpëtona nga i

ligu.

Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit edhe e

Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Lexuesi: Amin.

Pastaj thuhen troparet pasuese

Tingulli tërthor i dytë

Page 16: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

16

Mëshirona, o Zot, mëshirona; se duke na munguar çdo mbrojtje, ne mëkatarët ta

drejtojmë ty, si Zot që je, këtë lutje, mëshirona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë

Mëshirona o Zot; se te Ti e kemi shpresën; mos u zemëro tepër me ne, as mos i

kujto paudhësitë tona; po hidh sytë dhe tani si i dhembshur, dhe shpëtona nga

armiqtë tanë; se Ti je Perëndia ynë dhe ne jemi populli yt; të gjithë jemi vepra të

duarve të tua dhe thërresim emrin tënd.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Hapna derën e dhembshurisë, o Hyjlindëse e bekuar, ne që kemi shpresë te ti; të

mos gabohemi, shpëtofshim me anën tënde nga rastet e këqija, se ti je shpëtimi i

të krishterëve.

Pastaj prifti kujton përsëri ata për të cilët bëhet lutja:

Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e

mëshiro.

Psaltët: Mëshiro, o Zot. (tri herë)

Pastaj psaltët vazhdojnë të thonë 40 herë «Mëshiro, o Zot.» ndërsa prifti vazhdon si më

poshtë duke thënë:

Prifti: Lutemi edhe për ruajtjen e kësaj kishe të shenjtë, dhe të këtij qyteti

(ose fshati) dhe të çdo qyteti dhe vendi nga zemërimi, uria,

sëmundjet, tërmeti, pëmbytja, zjarri, thika, mësymja e të huajve, lufta

e brendshme dhe vdekja e papritur; që Perendia ynë i mirë dhe

njeridashës të bëhet i butë, mirëdashës dhe i tërëgatshëm për të

zmbrapsur çdo zemërim dhe sëmundje që lëviz kundër nesh dhe të

na shpëtojë nga kërcënimi i tij i drejtë që qëndron mbi ne dhe të na

mëshirojë.

Prifti: Lutemi edhe që Zoti Perëndia të dëgjojë zërin e lutjes sonë të

mëkatarëve dhe të na mëshirojë.

Psaltët: Amin.

Prifti: Dëgjona, o Perëndi, Shpëtimtari ynë, shpresa e gjithë anëve të dheut

dhe e atyre që ndodhen larg në det, dhe i mëshirshëm, i mëshirshëm

tregohu, o Zot, për mëkatet tona dhe mëshirona.

Page 17: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

17

Prifti: Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë

lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të

jetëve.

Psaltët: Amin.

Pastaj bëhet Përlëshimi i vogël

Lexuesi: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të

jetëve. Amin. Mëshiro, o Zot (tri herë) Beko, o Atë i Shenjtë.

Prifti: Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e Nënës së tij të

pacenuar dhe krejt të papërlyer dhe të shenjtë, të Etërve tanë

oshënarë dhe hyjprurës, të hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë

Joakim dhe Ana, të shenjtit (të ditës) dhe të gjithë shenjtorëve të tij, na

mëshiroftë dhe na shpëtoftë si i mirë dhe njeridashës.

Pastaj njerëzit puthin ikonën e së Tërëshenjtës, duke psalur:

Tingulli i tretë Apostoli Ek Peraton

O Apostuj që u mblodhët, këtu nga anët e dheut, në fshat të Gjesthimanisë, po

trupin ju ma varrosni; dhe Perëndi edhe Bir’ im, eja dhe merrma ti shpirtin.

O Ëmbëlsi engjëllore dhe ngazëllim për të mjerët, ti që i mbron të krishterët, o

shën Mari Virgjëreshë; përkrahmë ti dhe shpëtomë, nga zjarr' i ferrit përjetë.

O ndërmjetare e vetme, për Perëndin’ Njeridashës, mos më dëno pra për veprat,

përpara engjëjve të gjithë, të lutem pra Virgjëreshë, eja shpejt edhe ndihmomë.

Ti o kështjell’ e florinjtë, me dymbëdhjetë fortesa, o fron i ndritshëm si dielli, ku

rri si Mbret i Madh Krishti. Ti, o çudi e mahnitshme si mban e i jep gji Zotit?

Prifti: Me uratat e Etërve tanë të Shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi,

mëshirona dhe shpëtona.

Psaltët: Amin.

Page 18: PARAKLISI I MADH I SË TËRËSHENJTËS

18