panorama plus

7
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” E SHTUNE, 3 SHTATOR 2011 Botim i PANORAMA GROUP Nr.301 Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: [email protected] FALAS Nga Çiljeta, tek Rozana dhe Zajmina, ja çfarë marrin nga këngëtaret e huaja Këngëtar Këngëtar Këngëtar Këngëtar Këngëtarja ja ja ja ja sur sur sur sur surpriz priz priz priz prizon: on: on: on: on: “Si “Si “Si “Si “Si dr dr dr dr droga jam” a jam” a jam” a jam” a jam” REZAR REZAR REZAR REZAR REZAR T T T T T A A A A A Xhemi rikthehet si prezantuese e parë tek “E diell” Valbona Selimllari ia nis “Nga e para” pas 7 vitesh mungesë si prezantuese Ermela: Konkurrentët e “BB” pemë pa kokrra, aspiroj tjetër jetë” Adrian Gaxha: Martesa me Luanën, plan i largët Stresi: Çmenduritë me Enxhin, për mua mbetet “femra pornostar” faqe 20 faqe 21 faqe 18 faqe 16 faqe 23 faqe 17 TELEVIZIONI TELEVIZIONI TELEVIZIONI TELEVIZIONI TELEVIZIONI RREFIMI RREFIMI RREFIMI RREFIMI RREFIMI INTER INTER INTER INTER INTERVIST VIST VIST VIST VISTAT PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH PERSONAZH

Upload: blerandrexhepi

Post on 07-Mar-2016

252 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Panorama plus

TRANSCRIPT

Page 1: Panorama plus

Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

E SHTUNE, 3 SHTATOR 2011Botim i PANORAMA GROUPNr.301

Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Marae-mail: [email protected]

FALAS

Nga Çiljeta, tek Rozana dheZajmina, ja çfarë marrinnga këngëtaret e huaja

KëngëtarKëngëtarKëngëtarKëngëtarKëngëtarjajajajajasursursursursurprizprizprizprizprizon:on:on:on:on: “Si “Si “Si “Si “Si

drdrdrdrdroooooggggga jam”a jam”a jam”a jam”a jam”

REZARREZARREZARREZARREZARTTTTTAAAAA

Xhemi rikthehet siprezantuese eparë tek “E diell”

Valbona Selimllari ia nis“Nga e para” pas 7 viteshmungesë si prezantuese

Ermela: Konkurrentëte “BB” pemë pa kokrra,aspiroj tjetër jetë”

Adrian Gaxha:Martesa me Luanën,plan i largët

Stresi: Çmenduritë meEnxhin, për mua mbetet“femra pornostar”

faqe 20

faq

e 21

faqe 18

faqe 16

faqe 23

faqe 17

TELEVIZIONITELEVIZIONITELEVIZIONITELEVIZIONITELEVIZIONI RREFIMIRREFIMIRREFIMIRREFIMIRREFIMI INTERINTERINTERINTERINTERVISTVISTVISTVISTVISTAAAAATTTTT

PERSONAZHPERSONAZHPERSONAZHPERSONAZHPERSONAZH

Page 2: Panorama plus

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011PANORAMA plus SUPLEMENT

Kemi treguar disa herëpër dashurinë e re tëkëngëtares Jehona Sopi, tëcilën ajo nuk e fsheh ngapubliku, duke u shfaqur sëbashku në shumë evente.Por këngëtarja ka vendosurtë mos flasë shumë rreth jetëssë saj private, duke mbajturfshehur çdo detajtë rëndësishëm.Përveç asaj që di-het rreth Lavdim-it (i dashuri), qëështë një bankiershumë i zoti dherrjedh nga njëfamilje shumë engritur në Kosovë,asgjë tjetër nukkemi mësuar përtipin misterioz nëkrah të JehonaSopit. Gjithashtu,treguam sekëngëtarja ishteduke bërë përgatit-jet për udhëtimin eshumëpritur nëLas Vegas dhe Ha-wai, ku flitej se dotë kurorëzojë

Këngëtar, tekstshkrues,kompozitor dhe njeri imbushur gjithmonë me hu-mor. Një djalë i përkushtuargjithmonë pas muzikës,familjes dhe shoqërisë. Përjetën private të Adrian Gax-hës shkruhet shumë, poredhe do të shkruhet në tëardhmen. E kanë lidhur meshumë femra, por kohëve tëfundit këngëtari ështëtërhequr pak nga jeta pub-like, kështu që është vështirëta takosh në ndonjë kafe apopub. Shkak për këtë si duketështë lidhja e tij e fortë meLuanën, me të cilën ka njëhistori të gjatë dhe së shpe-jti planifikojnë edhe mar-tesë. Për dashurinë me Lu-anën dhe për gjithë karri-erën e tij, Gaxha rrëfehet nëkëtë intervistë.

Vëmë re një tërheqjenga deklaratat mediatike.Pse?

Thjesht punoj, përgatismaterial të ri dhe kam fillu-ar të kompozoj përkëngëtarë të tjerë. Mund tëkrenohem se në dy festivalekanë fituar vendin e parëme këngë të miat.

Përveçse në media, nukgjendesh as në qytet, mëherët ishe prezent në dis-koteka dhe pub-e me fem-ra të ndryshme, po tani…?

Shkak për këtë ështëpuna ime, më herët mëshumë dilja dhe shkojanëpër evente, kurse tani mëshumë punoj në studio, mëpak dal dhe normal që nukjam shumë prezent. Kurse

me femra mund të më shihniedhe tani, por jo shumëshpesh.

Kjo do të thotë se dashu-ria me të vërtetë ka trokiturnë zemrën tënde?

Jo vetëm tek unë, por edhetek ju e tek të gjithë dashuriatroket 24 orë. Edhe kur fle(qesh). Dashuria bën çmen-duri.

Sa janë të sakta fjalët sesë shpejti do bëni dasmë?

Mendoj që jam i ri përmartesë, është pak herët, kinidurim! Të jeni të sigurt sendër të parët do e mësoni.

Tek ne erdhi informa-cioni se ju jeni fejuar meLuanën...

Është një gjë e bukur feje-sa, por unë vetëm i dhurovanjë unazë.

Pse e fsheh jetën tëndeprivate?

Asnjëherë nuk e kam fshe-hur lidhjen time. Nuk jamperson që i fsheh këto punë.Që në fillim e dini që kamqenë shumë i hapur të flaspër këto gjëra, nuk e di nësekëtë e kam anë pozitive aponegative, por kryesore përmua është që të jem i sinqertëme njerëzit dhe me gazetarët,kuptohet.

Mund që në një tëardhme të zhvendosesh nëTiranë? Shqipëria është njëvend shumë i bukur, mevende mahnitëse dhe do të

ishte kënaqësi të kaloj kohëkëtu, por Shkupi është ven-di im i lindjes dhe nuk mun-dem pa të.

Na trego diçka mëshumë për Luanën, çfarëfemre është, si arriti ajo tëtë vjedhë zemrën dhe fill-ove të qetësohesh e të mosbësh flirte të tjera?

Eh, unë jam person që kurdua të jem me dikë, do jemvetëm me atë, kurse në tëkundërtën; Nëse dua të jemedhe me të tjera, pse të jemme atë?

Sa shpesh udhëton Lua-na drejt Shkupit?

Jo shumë. Unë jam kava-lier dhe udhëtoj shpesh drejtTiranës.

E mendon veten si baba

“Martesa me Luanën, plan i largët”ADRIANADRIANADRIANADRIANADRIAN GAXHAGAXHAGAXHAGAXHAGAXHA

“Shumë shpesh jam grindur për femra, por më vonëkuptova se gjithmonë ka një më të mirë se ajo e para”

IntervistaIntervistaIntervista

BLERAND REXHEPI

në një të ardhme të afërt? Unë si baba e mendoja

veten që nga mosha 15-vjeçare. Që i vogël kujdese-sha për disa kafshë në sh-

tëpi dhe ndihesha si baba.Të kujtojmë si njeri që

deri më tani nuk je zënë measkënd, ekziston ndonjëperson në botën e artit që

nuk e duron dot? Po ekziston, por nuk

më kujtohet emri (qesh). Jojo, nuk ekziston, kuptohet.Ndodh që zihem me vetenndonjëherë, sepse nervozo-hem kur gaboj gjatë realiz-imit të ndonjë kënge.

Je zënë me dikë përndonjë femër?

Po shpesh në shkollënfillore, por më vonë e kupto-va se gjithmonë ka ndonjëmë të mirë se ajo e para.

Kur do të paraqitesh mendonjë material të ri?

Nga muaj tetor do të para-qitem me projekte të reja,premtoj.

Dhe në fund a do të le-joni që ceremonia juaj emartesës të jetë nënmbikëqyrje të mediave?

Po, por asnjëherë pasorës 00:00, kur të jemi vetëmnë dhomë (qesh).

Unë si baba emendoja vetenqë nga mosha15-vjeçare. Qëi vogëlkujdesesha përdisa kafshë nështëpi dhendi-hesha-sibaba

Pushimet e Jehona Sopitnë Hawai dhe Las Vegas

dashurinë e saj me martesë,larg mediave dhe syrit të pub-likut, kurse kur të kthehen nëPrishtinë, çifti do të organizon-te një ceremoni shumë privatenë mesin e familjarëve dhemiqve më të afërm. Edhe psenuk flet shumë në media mbitë dashurin e saj, të paktën nuk

ka mundur të fshehë fo-tografitë e udhëtimeve, të cilatjemi munduar t’i zbulojmëgjithmonë, pasi Jehona e sho-qëron Lavdimin në shumëudhëtime të punës që bën ainëpër botë. Vitin e kaluar çiftiudhëtoi në Egjipt, në njëpushim disaditor, duke qën-

druar në hoteleshumë luksoze, kursekëtë radhë sjellimimazhe nga pushimii tyre në Hawai dheLas Vegas, ku shihetqartë se Jehona dheLavdimi po kalojnëmomente të paharru-ara në shoqëri tënjëri-tjetrit, ndërsane shpresojmë që sëshpejti të sjellimedhe ndonjë fo-tografi, ku të shihensi çift i martuar dheme unaza në duar,e pse jo së shpejtiedhe ndonjë fotonga ceremonia qëdo të organizojnënë Prishtinë kur tëkthehen. bl. re

Dy këngëtaret e njohu-ra, Tuna Sejdiu dhe NoraIstrefi, këtë vit kanëpreferuar që në pushimetë shkojnë me shoqërinëe tyre, duke lënë mënjanëbotën mashkullore. Argë-time pa fund, shëtitje nëvende të ndryshme,freskia e ujit, si dhe largi-mi nga stresi dhe puna,kanë karakterizuarpushimet e këngëtareveseksi.

Nora Istrefi për të dis-

Këngëtaret pushime memikeshat, Nora në Turqi kurse

Tuna në Monte Carloatën herë me radhë kazgjedhur bregdetinturk e, më saktësishtKeremin, për të kaluardisa ditë pushime tënxehta, pasi kishtepërmbyllur një ax-hendë të tërë me kon-certe në shumë qytetebregdetare, si dheqytete kosovare. Norakëtë radhë me vete kamarrë disa mikesha tësajat, me të cilat kalonedhe një kohë të gjatëkur nuk është e an-

gazhuar në muzikë. Sëbashku me Norën, janëbërë edhe dy bukuroshetjera, të cilat nuk e kanëlënë këngëtaren të vetme.Në anën tjetër, këngëtarjaTuna Sejdiu këtë radhë kazgjedhur brigjet e shtrenj-ta të Monte Carlos për tëkaluar një pushim të pa-përshkruar. Edhe Tuna, siNora, në pushim ka qenëe shoqëruar nga disa mike-sha. Këngëtarja ka shijuarjahtet luksoze gjatë pushi-meve të saj. bl. re

16

Page 3: Panorama plus

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011 PANORAMAplusSUPLEMENT

AXHAAXHAAXHAAXHAAXHA

Elvana Gjata provokonpërsëri me foto seksi

Pamja seksi është një nga armët kryesore me të cilënkëngëtarja e njohur Elvana Gjata tërheq vëmendjen e pub-likut dhe të fansave të saj, natyrisht pas zërit të mrekul-lueshëm. Klipe të shumta, të nxehta dhe sensuale, një al-bum që po pëlqehet shumë me disa hite brenda tij, si dhe njëpamje vezulluese. Këto janë karakteristikat me të cilat mundtë përshkruhet imazhi i Elvanës këto kohë. Përveç këtyregjërave, këngëtarja mbush edhe ballinat e gazetave dherevistave me foto provokative, siç është dhe seti më ifundit, të cilin e ka realizuar për një revistë kosovare.Koncertet e shumta dhe angazhimet e këngëtaresndosh-ta e ndihmojnë shumë që të mbajë linjat e saj të bukura,saqë gjithmonë nëpër mbrëmje shumë djem nga publikui lë gojëhapur me linjat seksi. Jetën e saj private është dukee mbajtur të fshehtë, edhe pse u përfol që është ndarënga i dashuri i saj dhe ështëlidhur me Florin,por në një interv-istë për “Panora-ma plus” ajo rrë-feu se me Florinka vetëm mar-rëdhënie profesio-nale dhe asgjë mëshumë. Po kush dotë fitojë zemrën enjërës prejkëngëtareve më tënxehta shqiptare?Ndoshta në një tëardhme të afërt mundta mësojmë.

Ai do ta përshëndesë me një“Lamtumirë” artistike, një klip qëia kushtuan lidhjes së tyre pasio-nante. Por edhe pse ishin në kul-min e tyre, duket se për supersti-ciozët, një këngë me një titull të tillëka qenë ogur i zi për lidhjen e tyre.Arkimed Lushaj (i njohur si Stre-si) dhe Enxhi Kamenica i kanëdhënë fund lidhjes, që ka zgjaturekzaktësisht 365 ditë kalendarike.Ndërkohë, Stresi ka kaluar një për-ballje tjetër me policinë, ndërsaështë ndaluar në pikën e kalimitkufitar të Qafë-Thanës në Po-gradec, pas një gabimi në sisteminTIMS, ku rezultonte ende personnë kërkim. Ai është lënë sërish nëgjendje të lirë pas 24 orësh arresti-mi, ndërkohë që jep këtë intervistëpër gazetën “Panorama” ku fletpër arsyet pse i dha fund lidhjessë shumëpërfolur nga Enxhi Ka-menica dhe planet e reja në muz-ikë.

Ndalohesh sërish gabimishtkësaj here nga policia. Si u ndjevedhe si i përjetove orët e ndalimit?

Ishte një gabim kompjuterik dhenatyrisht që kaloi. Por zakonisht,si reper që jam dhe natyrë aventu-rieri, ndodhi të tilla më japin adren-alinë.

A është dashuria një aventurë,si ishte lidhja jote me Enxhin?

Patjetër që dashuria është aven-turë dhe mund të them që unë dheEnxhi kemi bërë aventurat më tëmëdha që mund të ekzistojnë.Kishim të njëjtin tip, aq sa edhe pseekzistonte një urdhër arresti ndajmeje, dilnim të dy në klubet e natësduke rrezikuar. Ajo është një aven-turiere e çmendur, njësoj si unë.

Duket se kishit gjetur njëri-tjetrin, pse u ndatë atëherë?

Po kur një femër jepet shumë,s’më pëlqen dhe aq. Thjesht u fto-hën ndjenjat dhe kaq. Po për muaEnxhi ka qenë një femër që e kamdashur dhe s’e hedh poshtë kurrëpër asnjë arsye. Ia kemi kaluarbukur bashkë dhe ajo do mbetetnjë nga ish-et e mia speciale. Ndar-ja erdhi edhe për faktin se unë nukkam pasur shumë kohë t’i përkush-tohem ashtu si më parë, dhe njëfemër si ajo nuk dëshiron absolut-isht të lihet pas dore. Por s’kishaç’të bëja, pasi vjen një moment qëke nevojë për hapësirën tënde.

U fol se klipi «Lamtumirë» idedikohej lidhjes suaj dhe do ekëndonit të dy. Ç’mund të thua-sh?

Klipi “Lamtumirë” sapo ka për-funduar dhe jam në duet me njëkëngëtare kosovare të këndshme,emrin e së cilës preferoj të mos e bëjpublik. Ka dalë një klip shumë i re-alizuar që ka kushtuar 5 milionëdhe me të vertetë që ka skenaprekëse. Nuk bëhet fjalë për ndonjëkthesë në tipin tim, siç është komen-tuar, por thjesht unë aty luaj rolin.Sa për mua, unë jam dhe do të mbe-tem një “Bad boy”.

Duke u nisur nga konfliktet memeshkuj artistë që janë bërë dhepublike, je djali i keq vetëm memeshkujt apo dhe me femrat?

Jo, në fakt me femrat sillemshumë mirë dhe më pëlqen t’i res-pektoj. Madje, mund të them seshumë femra që kanë qenë shumëposhtë i kam ngritur shumë lart.

E ke fjalën për ish të dashurat etua?

Në fakt ish-et janë e kalu-ara ime, por tani po men-doj se ç’do bëj. Por, t’ipërkushtohesh një femres’është keq, edhe pse në jetëndodhin karambole (qesh).Thjesht mendoj se nuk mëduhet një lidhje serioze qët’i përkushtohem aq shumësi ajo e fundit me Enxhin,pasi tani është koha t’i dedi-kohem muzikës.

Rikthehemi te lidhjajote me Enxhin, nëç’mënyrë u ndatë ?

Lidhja jonë zgjati fiks365 ditë. Ne u lidhëm më 28gusht të vitit të kaluar dhe undamë po më 28 gusht tëkëtij viti. Komunikimi ynë ifundit ka qenë me SMS iron-ike që kemi shkëmbyer menjëri-tjetrin. Unë në fakt nukjamë natyrë ironike, pasipreferoj të jem i drejtpërdrejtëdhe në mesazhin e fundit ikam thënë: “Ti s’do më har-rosh kurrë mua” dhe jam 1milion për qind i sigurt përkëtë.

Po ti do e harrosh lehtë?Unë them se e kam harru-

ar.Ka qenë ndarje e dhim-

shme, ka qarë Enxhi?Nuk është ndonjë çudi,

sepse dhe djemtë qajnë. Pormund të them se nuk ishtenjë ndarje me dhimbje, porthjesht nuk e kishim mend-uar një ndarje kaq papritur.

E keni titulluar këngën “Lam-tumirë”, ndërkohë që ishit në kul-min e lidhjes… U bë shkak përndarjen mosrealizimi i duetit metë?

Po, dhe e përshëndes Enxhin mekëtë këngë. Në fakt, ajo e ka hedhurdhe zërin dhe e kam ruajtur versio-nin ku ajo këndoi për këngën “Lam-tumirë”. Nuk u realizua se nukishim gati për këtë gjë dhe ndoshtapër këtë arsye kanë filluar prob-lemet tona, pasi nuk u ra dakordme familjen time. Enxhi ka talentnë të kënduar, por për karrierëntime nuk do ishte mirë të shfaqe-sha çift, pasi ndikon jo mirë tek fan-sat. Unë s’duhet ta ngatërroj farejetën time private apo një lidhjetimen me muzikën.

Ndaheni pas një viti, mosndoshta i dhe fund nga frika selidhja bëhej shumë seroze,ndërkohë që thuhet se ajo të kashprehur edhe dëshirën për mar-tesë?

E vërtetë është që nganjëherëduket sikur hyn aq thellë në një his-tori, sa të duket se kur s’je bashkëajo është e pambrojtur. Por nukpërmbyset bota pas një ndarjeje.Ndërsa për martesën mendoj seështë mënyrë të thëni, kur dy per-sona ndihen të dashuruar. Nukjam gati për vendime të tilla, jamende shumë i ri.

Ju kalonit 24 orë bashkë, tëndau Enxhi nga shokët?

Jo, ajo i ka respektuar shokët emi dhe kalonim kohë bashkë. Por

Planet e mia nëmuzikë tani që jam

“single”Është mrekulluar nga pritja e

shumë fansave, që ka gjetur nëDibër, edhe pse para se të shkeltenë këtë qytet ka marrë telefonatakërcënuese të mos guxonte të sh-konte, si një armik i përbetuar iNoizy-t. Ndërkohë që ka pohuarse përveç klipit “Lamtumirë”, qëdo lançojë këto ditë, ka shumëplane në muzikë. Është një duetme Getoar Selimin, me të cilin nji-hej para 5 vitesh në Belgjikë.Ndërkohë që këtë vjeshtë do të re-alizojë një tjetër klip me titull “Badboys in Town”, ku së bashku mereperin Emiljano të “Pa kufij” dhedy këngëtarë të tjerë, do të sjellinnjë këngë në stilin amerikan, kudo të tregojnë eksperiencat e tyrenë jetë. Kënga po realizohet në stu-dion muzikore BMT. Si një reperqë i këndon ndjenjës, ai po disku-ton pjesëmarrjen në “KëngaMagjike” me një këngë të tillë.“Kur dua që një femre t’ia prek te-lat, unë prapë ia them me mënyrëne rrugës dhe patjetër që do eçmend”, thotë ai. Ndaj, pas disaklipeve do punoj për publikimine një albumi, ku femra nuk mun-gon. Për sa i përket konkurrencësmes këngëtarëve rap, ai pohon senë Shqipëri nuk ka të tillë që tëkenë bërë jetën e një reperi, përveçmeje dhe bashkëpunëtorëve të mi,ndërsa në Kosovë janë “BabaRecords”.

IntervistaIntervistaIntervista Stresi: Çmenduritë e miame Enxhin, për muambetet “femra pornostar”KLOTILDA HARKA

Reperi rrëfen gjithçka për mesazhet ironike që kanëshkëmbyer pas ndarjes. “E kam harruar tashmë”

pikërisht ngaqë rrin-im shumë orë bash-kë, lidhja u kon-sumua.

Jeni përballurndonjëherë pasndarjes dhe si do tapërshkruaje atë siish të dashurëntënde?

Jo, por unë vazh-doj miqësinë mefamiljen e Enxhit.Hmmm si do ta për-shkruaja... Di tëthem që mbetet njënga të preferuarat emia, nuk ia hedhposhtë kurrë vleratqë ka dhe mbetet sivajzë tek “pornost-aret”, që unë kampasur lidhje.

Ka qenë ndonjëfemër arsyeja endarjes?

Jo aspak, as nukdo kishte asnjë llojfemre, sepse në mo-mentin që kamqenë me të, asn-jëherë s’më ka hyrënë sy femër tjetër,pasi i kam dhënëshumë respekt.

Po tani po sho-qërohesh me njëfemër tjetër?

Tek një mashkull gjithmonë kanjë femër.

Kthehemi te çështja me LeonardBombaj, si do ta komentoje?

Këtë çështje ua kam lënë organ-eve të shtetit ta vendosin. Ishte ng-jarje e trishtueshme shumë dhe va-jzën që ishtë viktimë e kësaj historievazhdoj ta kem mikeshë e ta takoj saherë që ajo ka nevojë për suportintim shpirtëror.

17

Page 4: Panorama plus

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011PANORAMA plus SUPLEMENT 18

Duket se ka nisur një mo-ment të ri në jetën e saj, pasfamës dhe zhurmës së krijuarnga eksperienca në lojën e“Big Brother 4”, në “TopChannel”. Fituesja e këtij edi-cioni të fundit, Ermela Me-zuraj, po mendon t’i hyjërrjedhës normale të jetës,ndërsa po shqyrton disa ofer-ta në lidhje me karrierën e sajprofesionale tani e tutje, që kashumë gjasa të jetë në botën etelevizionit. Ashtu siç ajo e kapohuar vetë, televizioni ështëprirja e saj dhe puna që di tabëjë më mirë, por ka vendo-sur të heshtë ne media deri nëmarrjen e një vendimi konkretse ku do të shfaqet dhe meçfarë projekti konkret. Po ajoka menduar po ashtu t’u qën-drojë larg komenteve në lidhjeme prishjen e miqësive të sajmë ish-banorët e “Big Broth-er”, miqësi të krijuara brendalojës, por që u përforcuan mësë shumti pas përfundimit tëspektaklit, ku ajo duke sfid-uar të tjerët arriti të fitojë 100milionët e lakmuar nga tëgjithë. Ndërkohë që u media-tizua shumë si personazh in-teresant, për shkak të lidhjessë krijuar në një kohë shumë

Genta Ismajli siç duket ishte femra e cila i solli fat,dashuri dhe famë djaloshit të panjohur Milot Binaku.Edhe pse prej kohësh merret me muzikë duke punuarme shumë këngëtarë si instrumentist, Miloti u bë i njo-hur falë lidhjes së tij me këngëtaren e mirënjohur Gen-ta Ismajli. Lidhja e tyre nuk shkëlqeu shumë pasi, siçthuhej, atë kohë këngëtarja e akozoi Milotin për tradhtidhe kështu lidhja disavjeçare përfundoi në një hiç. Sho-qëria mes tyre nuk vazhdoi, edhe pse në disa lokale tënatës janë ndodhur që të dy, por nuk janë përshënde-tur. Që nga ajokohë, fati nëdashuri Milotitnuk i ka ecur.Për rastësi, Milo-ti po edhe Gentavazhdojnë tëngelen “single”dhe pa asnjëlidhje të deklaru-ar. Se si qëndrone vërteta mes tyrenuk dihet, pasiflitej se ndarjen ekanë bërë me qëllim marketingu, por ajoqë dimë është se Genta vazhdon me karrierën e sajmuzikore, pa u parë e shoqëruar me ndonjë mashkull.Në anën tjetër, edhe Miloti vazhdon të mbetet i vetëmdhe pa fat në dashuri, duke shijuar pushimet “solo”!

Nuk ka pushuar këtë verë,pasi ka qenë gjithmonë e an-gazhuar me koncerte, si dheprojekte muzikore të cilattashmë janë lançuar në treg.Realizoi disa videoklipe, al-bumin “Guximi” me të cilinpati edhe probleme në lidhjemë editimin e tij nga ana e“Arboni”, produksion me tëcilin ka filluar procedurëgjyqësore. Megjithatë, GentaIsmajli nuk ka të ndalur. Nëfaqen e saj zyrtare në Face-book këngëtarja kishte shk-ruar se udhëton drejt Lon-drës por, duke mos dhënë ar-sye shtesë në lidhje me këtëudhëtim. Këngëtaret tonashpesh udhëtojnë atje përndonjë koncert, por Gentanuk kishte vënë asnjë rek-lamë, siç bën zakonisht kurka mbrëmje muzikore nëndonjë vend. Heshtja mbi-zotëron në të gjitha anët, nëmomentin që këngëtarja enjohur kosovare dëshiron tëshpartallojë edhe tregun ehuaj. Tentoi disa herë në Tur-qi, por si duket tregu atje nuki pëlqeu shumë, pasi këngës“Sexy” në duet me turkunCunyet Cakim nuk ia reali-zuan videoklipin, ashtu siç

Genta Ismajli udhëton drejt Londrës,tenton të bashkëpunojë me Jessie J

Pas ndarjes, Genta dhe Milotinuk kanë fat në dashuri

ishte thënë më herët. Këngau pëlqye tej mase tek ne dhenë shumë radio gjermane fil-loi të bëhet një hit i vërtetë.Për të vazhduar më tej metentativa të reja për depërtimmë të lehtë në Europë, GentaIsmajli debutoi në festivalinzviceran të Eurosong-ut, kuu skualifikua për shkak tënumrit të vogël të votave tëmarra nga juria dhe publiku.Në albumin e fundit ajo kaedhe disa kompozime të CaraDioguardit, por si duket nukpo e ndihmojnë shumë që tëbëhet e njohur edhe nëAmerikë. Por të dalim tekqëllimi i shkrimit. Teksa disae kopjojnë, disa të tjerë ten-tojnë të bashkëpunojnë.“Panorama plus” mëson seqëllimi i vizitës së Genta Is-majlit në Londër ka qenë taki-mi me producentët ekëngëtares angleze Jessie J,për të cilën javën e kaluartreguam se ka filluar ta kop-jojë këngëtarja Dafina Zeqiri.Genta, së bashku me bash-këpunëtorët e saj, ka pasurnjë takim me producentët eJessie. Se çfarë është folur nëkëtë takim nuk dihet, por pasiështë kthyer nga Londra,Genta përsëri në faqen e saj

personale ka shkruar se ësh-të shumë e lumtur, gjë që lë tëmendosh se mes saj dhekëngëtares Jessie J në një tëardhme të afërt mund të

ndodhë edhe ndonjë bash-këpunim i suksesshëm, që dotë jetë një shtysë kryesore qëGenta Ismajli të bëjë boom nëEuropë e mbarë botën.

“Konkurrentët e “BB” pemë pakokrra, nuk shoqërohem më”

ERMELAERMELAERMELAERMELAERMELA MEZURAJMEZURAJMEZURAJMEZURAJMEZURAJ

të shkurtër dashurie me Erv-in Sinjarin, djalin që vintenga një jetë jashtë vendit,kryesisht në Itali, Angli dheTajlandë. Kështu që rrëfi-meve të saj për taktikatdhe strategjinë që e bërifituese të një loje meshumë konkurrencë, ba-zuar në jetën e tyre reale,iu shtua historia e saj meErvinin. Në fillim u duksi një lidhje e fortë dhe pa-sionante, por më vonë upasua nga disa qejfmbetjee konflikte që, si përfun-dim, u finalizuan me ndar-je. Një nga miqtë më të afërttë çiftit, që shpesh bëntesuportin e tyre shpirtërordhe konsiderohej miku ityre i besuar, ishte Torosi.Vetëm disa ditë më parë, aipohoi për “PanoramaPlus” se i kishte dhënë fundmiqësisë së tij me Ermelën,pas disa pushimeve qëkaluan në bregdetin e Jugut.Ndërkohë që direkt pas aty-re pushimeve, jo vetëm Tor-osi, por madje dhe Ervini etë tjerë miq e mikesha të këtij“reality show” prisnin ngaErmela një ftesë për të festu-ar ditëlindjen e saj të 25-të,

por që nuk e morën një tëtillë. Ermela ka pohuar setashmë nuk ka ndër mend tëshoqërohet më me ta, pasi ka

kuptuar se disaprej tyre thjesht nuk ia vle-jnë për miqësi ose ndryshejanë pemë pa kokrra” Dhe jovetëm për këtë, por ka kup-tuar se “duhet t’u japë fund

“Aspiroj të kem një jetë të re, me projekte konkrete e karrierëprofesionale të bazuar në punë e jo në fjalë pa vlerë”

orvatjeve pa kuptim të këty-re ish-banorëve, pa ndonjësynim apo ide për jetën etyre”. “Kam plan t’i kthe-

hem realitetit dhe jetësme shoqërinë time, qës’ka të bëjë me person-azhet e Big Brother”.Sipas saj, i ka mjaftuarkjo periudhë post-BigBrother për t’i njohurmirë disa prej ish-ban-orëve dhe ka kuptuarse thjesht nuk ka mëvlerë të vazhdojë mëtej. “Aspiroj të kem njëjetë të re, me projektekonkrete e karrierëprofesionale, të ba-zuar në punë e jo nëfjalë pa vlerë”, ka po-huar Ermela.Ndërkohë që, ashtusiç është deklaruarnë një intervistë për“Panorama Plus”,Ermela së bashku mëtre fituesit e tjerë të“Big Brother”, Arbër

Çepani, Qetsor Ferunaj dheJetmir Salaj, janë duke reali-zuar një këngë së bashku, qëdo të shërbejë si lançim përprojektin e tyre të ri me in-spirim social.

Sipas saj, i ka mjaftuar kjo periudhëpost ”Big Brother” për t’injohur mirë disa prej ish-banorëve dhe ka kuptuar senuk ka më vlerë të vazhdojëmë tej.

Page 5: Panorama plus

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011 PANORAMAplusSUPLEMENT 23

Është një aktore e njo-hur, kryesisht e teatrit qëshfaqet në ekran sa seri-oze, aq edhe thyese tabushnë mendimet e saj. Por, mesa kemi parë, i pëlqen tëluajë me shumë me fjalënsesa me trupin, ashtu siç itakon ta bëjë duke u nisurnga lënda e saj, “Plasti-ka”, që jep në degën edramës në Akademinë eArteve të Bukura në Ti-ranë. Por, pas përfundimittë sezonit të parë të pro-gramit të pasditeve nga ehëna në të premte në ekra-nin e “Albanian Screen”,duket se pritshmëritë nukkanë qenë aq të mira përsuksesin e saj, duke konfir-muar përfundimisht se EmaAndrea është e mirë si ak-tore, por jo aq si moderatoretelevizioni. Ndoshta kjo përfaktin se ajo i ka hyrë pakvonë karrierës televizive dhenuk përshtatet si duhet mekamerat. Megjithatë, ajo kaarritur të bëjë realitet ën-drrën e saj të hershme për të qenëpjesë e ekraneve televizive, ndaj nukmund të heqë dorë kaq kollaj. Dhepër t’u bërë më atraktive, Ema kamenduar një mënyrë shumë origji-nale për të ftuar publikun ta ndjekinnë emisionin e saj të parë për këtë

Ema Andrea kërkon audiencëduke përdorur sensualitetin

sezon, më 9 shtator. Ka reali-zuar një spot televiziv në breg tëdetit, ku shfaqet e veshur me rrobabanjo të zeza dhe, ndërsa ndodhete shtrirë në shezlong, gjithë stafi ipaskuintave të programit i bëjnëfresk, dikush i bën grimin e dikushkujdeset për komoditetin e saj. Edhe

pse rrobat e banjës kapreferuar t’i mbajë trupdhe jo të shkëputura,përsëri duket pak pro-vokuese nga ana e saj,për t’ia bërë ftesënt e l e v i z i v eteleshikuesve në këtëmënyrë, që të fitojë vë-mendjen e tyre. Deritani nuk duket keq, porle të shohim se ç’të rejado të na sjellë EmaAndrea këtë sezon të“Orkidea”, i koncep-tuar si një grup ru-brikash në pesë peta-let e orkidesë, ku e ftonpublikun të njihet merregullat e Galateos,mënyrën e ko-mportimit në shoqëri,nëpërmjet materia-leve dhe informacion-eve interesante ngashkenca, psikologjia,edukimi, sociologjiaetj. Ema Andrea ven-dosi të shfaqej me një

program të sajin në ekran, pas njëeksperience televizive të përjavshmenë “Top Channel”, ku në emision-in e “E diell” ishte ne panelin epërzgjedhur për të gjykuar ish-konkurrentët e “Big Brother” nësfidën e tyre të kërcimit.

Aktorja shfaqet në një spot me rroba banje,ku fton ta ndjekin në sezonin e ri

Kishim dëgjuar krahasime lloj-lloj nga goja e këngëtarëvetona, si p.sh.: jam si lule, jam si frut, jam si bombë etj, por Rezar-ta Shkurta nuk ka rënë pre e këtyre klisheve të stërdëgjuara e tëstërkonsumuara. Me një shije të holla artistike, ajo nuk nxitoi për tëbërë klipin e zakonshëm të verës me rroba banjo e me jaht, por e morigjithçka me nge, deri kur të bindej se po bënte gjënë e duhur.

Pas suksesit të këngëve “Budallaçkë e vogël” dhe “Dua të iki larg”, nëduet me Vedat Ademin, duhej menduar gjatë për të sjellë një krijim të mirë.Dhe ja ku vjen kënga më e re e ritmeve r&b, me titullin superprovokues “Jam sidroga”. Mësojmë që tekstin e këngës e ka bërë Big Basta, ndërsa muzikën DarkoDimitrov. Pritet që së shpejti të realizohet edhe një klip, ku idetë origjinale dhe avan-gard të Rezartës do të veshin artistikisht fabulën e këngës.

Të krahasosh veten me drogën, me diçka të ndaluar, duket një ide shumë e guxim-shme, por edhe një farë thyerje tabush. Prandaj dhe ne u bëmë kuriozë për të mësuarmë shumë rreth këtij projekti. Kur e pyetëm Rezin se çfarë mendimi ka për njerëzitqë konsumojnë drogë dhe a e sheh këtë si një ves, ajo u përgjigj “Më kujtuat njëbarcoletë që e tregonin për Fatos Nanon. Thuhet se atij iu afrua një lypsar dhe ikërkoi para, duke iu përbetuar se ato para i donte vetëm për të ushqyer familjen e tij,sepse nuk përdorte as drogë, as alkool, as duhan, nuk luante bixhoz dhe nuk shkon-te me femra. Në atë moment Fatosi kthehet nga shoqëruesi i tij dhe i thotë: “A eshikon se si përfundon një njeri pa vese?”. Këtë e rrëfeva thjesht për humor, sepsekuptohet besoj se fjala drogë në këngë është thjesht një metaforë, nuk kemi tëbëjmë me ndonjë spot pro konsumimit të lëndëve narkotike dhe nuk do ta bëjakurrë, sepse jam pro jetës. Por ama askush nuk mund ta mohojë se femrat janë trul-losëse po aq sa drogat, por për fat nuk kanë efekte anësore (qesh). Mendova të sjell njëkëngë ritmike pas dy baladave dhe shpresoj të pëlqehet”, përfundon ajo.

Duke parë me kujdes tekstin e këngës, ka disa vargje që thonë kështu: “Ki besimdhe unë nuk do të ndaloj/Lëre mendjen hapur sikur për pak/Unë e di ty të tundojnëskandalet”. Duke pasur parasysh konfliktin e disa muajve më parë me këngëtarenRozana Radi, u bëmë kurioz të mësojmë nëse ka ndonjë varg me “spec”, që shërben simesazh për këtë të fundit, por Rezi kundërshton: “Po ta lexoni tekstin e plotë, ajo këngëi kushtohet një djali dhe mesazhi është fare i qartë, kështu që mos krijoni iluzione kot”.

Rezarta Shkurta përgatit surprizëne radhës, “Si droga jam”

Rezi: Askush nuk mund ta mohojë se femrat janë trullosësepo aq sa drogat, por nuk kanë efekte anësore

I ka çuditur të gjithë këngëtarja vlonjate Poni, ndërsa direkt paslindjes së djalit të saj nuk e ka lënë mënjanë kalendarin e saj të kon-certeve të planifikuara për këtë sezon. Kështu, pak ditë pas lindjes,ajo ka kënduar në një koncert në Vlorë, ku ka qenë e ftuar të këndojëkëngë të repertorit të saj. Listës së këngëtareve që janë nëna këtë vit iështë shtuar dhe Poni, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që eka quajtur Frenki. Para se të lindte, ajo kaloi disa muaj jashtë vendit,ndërsa u tha se u shkëput nga jeta artistike për ca kohë. Por, askushnuk e kishte imagjinuar rikthimin e saj të menjëhershëm. Enigmatikka mbetur ndërkohë për mediat partneri i Ponit, që është babai i fëm-ijës, për arsyen se ajo ka preferuar ta ruajë jetën private larg gazetave.Thuhet se partneri i saj nuk është një person publik, por është njëbiznesmen, për të cilin nuk dihet nëse këngëtarja vlonjate do të flasëndonjëherë hapur.

Poni, në koncert direkt paslindjes së djalit

Page 6: Panorama plus

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011PANORAMA plus SUPLEMENT20

Xhemi rikthehet si prezantuese eparë tek “ E diell” pas lindjes së djalit

Do të jetë një rikthim nëekran, që do të pritet me ku-riozitet nga publiku, nëseXhemi Shehu ka ndryshuarlinja ose jo pas sjelljes në jetëtë djalit të saj, Martin. Por,po ashtu pas heqjes dorë tëAdi Krastës, pas tri viteshnga prezantimi i programittë të dielave “E diell”, ështëlajm që Xhemi Shehu do tëvazhdojë të jetë prezantuesee parë e këtij emisioni. Mbipesë orë transmetim, që utakon shumë targeteve, dukefilluar nga fëmijët, për të cilëtky program ka pasur nëminutazhin e tij një rubrikëtë caktuar. Deri tani ngaburime të “Top Channel”është konfirmuar se XhemiShehu do të vazhdojë të jetëprezantuese e sezonit të ri “EDiell”, emisioni që edhe këtëvit i është besuar çiftit koso-var Armend Rexhepagiq dheAida Baraku. Ndërkohë qëpas largimit të Adi Krastës, i

Në këtë lëvizje të prezantuesve në sezonin e ri televiziv, do të kemindryshime dhe në emisionin e përditshëm në “Top Channel”, “Pas-dite në TCH”. Pas një viti eksperiencë, mësohet se Genta Popa nukdo të prezantojë sërish këtë program. Në vend të saj do jetë njëgazetare e mirënjohur e atij televizioni. Genta Popa ishte për një vitprezantuesja e “Pasdite në Top Channel”, një format, prezantimin etë cilit e nisi Arbana Osmani dhe që nuk e vazhdoi më tej, pasi iurikthye drejtimit të “Big Brother”. Ndërkohë që për Gentën kjo ishtehera e parë që provonte të moderonte një emision me të ftuar, pas njëeksperiencë 15-vjeçare si spikere lajmesh. Propozimi iu bë pikërishtGenta Popës, duke u menduar si prezantuesja më e përshtatshme për

të drejtuar një program të tillëfamiljar, ku ndiqet linja e kroni-kave me histori njerëzore, të ftu-ar në studio dhe lidhje direkteme gazetarë në terren, nga ehëna deri të premten, në orën18:35. Nga ana tjetër, për Gen-tën ishte një ndryshim i ritmit tëpunës, e cila si një nga spikerete para të lajmeve në TCH, i du-hej të ndryshonte krejtësishtpozicionin e saj televiziv.Ndërkohë, ende nuk dihet nëseajo do të rikthehet sërish në re-daksinë e lajmeve apo për tëështë menduar ndonjë format iri. Gjithsesi, jemi kureshtarë tëshohim ndryshimet në këtë pro-gram dhe prezantuesen e re, qënatyrisht ka qenë një ide e au-torëve për të rifreskuar forma-tin dhe për t’u dhënë më shumëritëm pasditeve në “Top Chan-nel”.

Sezoni i ri “Pasdite në TCH”,një prezantuese e re

në vend të Genta Popës

20 vitet në botën e tele

cili deri në janar dotë prezantojë vetëmreality show-n “100milionë”, ende nukështë konfirmuarnëse Alban Dudushi(prej shtatë viteshmoderon “TopShow”-n do të zëv-endësojë Krastënpër të marrë përsipërsezonin e ri të këtijemisioni, apo nësendonjë emër tjetër dotë publikohet papri-tur. Sipas burimevetona, ende nuk ështëfirmosur një kontratëe Alban Dudushitme drejtuesit e TCH,edhe pse kanë mbe-tur pak ditë nga fillimi i se-zonit të ri. Po ashtu po dis-kutohen detajet e formatit tërealizuar nga çifti i autorëvekosovarë, të cilët e kanë kon-ceptuar të dielën në “TopChannel” si një studio me

shumë të ftuar nga Shqipëriae Kosova, në praninë eshumë prezantueseve femra,të cilat ishin Albana Osmani,motrat Marina e Luana Vjoll-ca dhe Diellza Kolgeci.Ndërkohë që Xhemi ishte

prezantuesja primarenë krah të Adi Krastës,e cila është pëlqyermjaft nga publiku përnatyrën e saj origjina-le të prezantimit.Shumë shpejt u kthyenë imazh familjar të tëdielave, në një përsh-tatje interesante meKrastën. Prezantuesja27-vjeçare u larguanga ekrani vetëm nëmuajin e fundit të sh-tatzënisë, ndërkohëqë dhe sezoni i fundit“E diell” ishte drejtmbylljes. Për javët efundit të prezantimit,ajo nuk u zëvendësuanga ndonjë prezan-

tuese tjetër dhe Adi Krastavazhdoi ta drejtojë i vetëmkëtë program, që thyen reko-rdin e kohëzgjatjes televizivenë formatet shqiptare, ashtusi “E Diela shqiptare” në “TvKlan”.

Ajo ka bërë protagonisten evërtetë në skenën e humorit “Por-tokalli” në “Top Channel” dhenatyrisht që ka rezultuar e pëlqyer,ndërsa rikonfirmohet nga burimettona në këtë televizion se Ene-da Tarifa do të prezantojësërish sezonin e ri të spek-taklit të humorit “Portokal-li”, bashkë me Salsano Rra-pin. Një çift i paparashikuarprezantuesish, që u pritën mekuriozitet vitin e kaluar se sido të komunikonin bashkë nëskenë dhe që, për hir tëvërtetës, u dukën shumëkëndshëm. Pas largimit tëAgron Llakajt, si moderatorikryesor, dhe përfundimit tësezonit nga Ami Toska, e cilavazhdoi e vetme në skenë,nisën thashethemet e para sekush do t’i merrte në dorëfrenat e këtij spektakli shumëtë ndjekur humori. Por, shumëshpejt u konfirmua largimi iAmi Toskës, për prezantimine “Dancing with the stars në “Viz-ion Plus” dhe kështu filloi diskuti-mi i emrave të prezantuesve tëardhshëm. E, me sa duket, në ndih-më për marrjen e vendimit i erdhiregjisori Altin Basha një numër inatës së fundit të spektaklit të Vitit

të Ri, ku Eneda Tarifa luajti me Sal-sanon karakterin e një këngëtarejetë re, që donte t’i hynte karrierësmuzikore. Pas impaktit që krijuannë publik si çift që shkëmbenim

b u k u rbatuta, regjisori Basha vendosi t’ilançonte si dy prezantuesit e se-zonit të ardshëm të spektaklit. Nëkëtë rast me Salsanon ishim më-suar se si të komportohej në skenë,ndaj kurioziteti ishte për Enedënnëse do t’ia dilte. E njohur si

Eneda Tarifa rezulton e pëlqyer,sërish prezantuese e “Portokalli”-së

këngëtare e talentuar, ajo arriti tabënte për vete publikun, ndërsashfaqi një anë tjetër të personalitetittë saj artistik, që publiku nuk ianjihte, pikërisht sensin e hollë të hu-

morit, batutat që shkëmbenteaty për aty në skenë me aktorëtdhe aftësinë për të komunikuarme publikun. Po ashtu, Enedasi prezantuese solli një prezan-tim ndryshe nga çfarë ishimmësuar më parë të shihnim nënetët e spektaklit, pasi futi njëelement të ri, të kënduarin. Vetëkëngëtarja e konsideroi propo-zimin e drejtuesve të “Por-tokallisë” për të prezantuarkëtë show si një përvojë të renë karrierën e saj skenike dheqë, sipas saj, vinte në kohën eduhur, që do e favorizojë përrritje të mëtejshme profesion-ale. Po ashtu dhe për karrierënmuzikore me 15 vite në skenë,kjo periudhë ka rezultuar esuksesshme për Enedën. Suk-

sesi i saj më i fundit ishte çmimi iparë i “Top Fest 7” me këngën “Meveten”. Tashmë kanë nisur për-gatitjet për sezonin e ri “Portokal-li” dhe le të shohim se si do pre-zantohen të dielave në mbrëmje nëkëtë sezon të ri Eneda Tarifa dheSalsano Rrapi.

Ka menduar që këtë sezon të ri, programit të saj “Tonight”,gazetarja e njohur Ilva Tare ta nisë ndryshe me rrëfimin e njëtë huaji. Edhe pse situata politike dhe sociale ka qenë ezhurmshme këtë verë, ndryshe nga sa ndodh zakonisht në këtomuaj pushimi për të gjithë, Ilva ka preferuar që të ftuarin eparë për sezonin 2011-2012 në “Ora News” ta sjellë nga Lon-dra, atje ku ka preferuar të kalojë dhe pushimet këtë verë.Është një intervistë e veçantë, që ajo e ka publikuar nëpërmjetnjë spoti të ri televiziv, për të filluar kështu maratonën e pro-grameve të darkës, çdo të martë dhe të premte. Këtë fillimse-zoni ka ftuar në një rrëfim ndryshe personalitetin mediatikbritanik, i njohur për intervistat e tij serioze me figura tëshquara politike, ku më i bujshmi është me Presidentin ameri-kan, Richard Nixon. Që nga viti 2006, ai drejton programin epërjavshëm “Frost Over the World” në kanalin “Al Jazeera”në gjuhën angleze. Në një shkrim ku shpjegon arsyet pse ven-dosi të ketë në studio të parin, Sir. David Frost, Ilva thotë se

“Gjithmonë më ka pëlqyer shprehja “Kur ëndërron, ëndërrotë paimagjinueshmen” dhe kështu bëra kur vendosa të inter-vistoja Sir David Frost-in për “Tonight” Ilva Tare në “OraNews”. Më tej ajo thotë “Publiku shqiptar ndoshta nuk e njehpersonazhin Frost, por nuk mund t’i shpëtojë admirimit përgazetarin që gozhdoi Nixonin dhe 72-vjeçarin, që del çdo javënë ekran, duke vazhduar rrugëtimin e tij të intervistave memë të mëdhenjtë e botës, siç ka bërë në 47 vitet e fundit tëjetës së tij”. Ilva Tare tregon se ka dhe një arsye madhore, sepse është pikërisht ky i ftuar në studion e saj. Ajo tregon sederi diku ai është idhulli i saj, pasi ka qenë model frymëzimipër të, kur në vitin 2005 nisi emisionin informativ të mëngjesitnë TV Klan “Ora 7”, ndërkohë që pëlqente emisionin e tij tëmëngjesit në BBC. Në vitin 2006, Sir David Frost braktisi BBC-në për rrjetin më të përfolur të kohës, Al Jazeera English. Ndër-sa në vitin 2008 filmi Frost/Nixon dhe kandidimi për “Oscar”i Michael Sheen, që portretizoi David Frost-in, e riktheu sërishgazetarin në qendër të vëmendjes në botën e Hollyvood-it.Pas një periudhe largimi drejt Londrës, Ilva Tare iu rikthyepasionit për televizionin në Tiranë dhe prej janarit 2011 u bëimazhi më i ri i televizionit informativ “Ora News”.

teleteleteleteletelevizion

ivizio

nivizioni

vizioni

vizioni

Ilva Tare rikthehet në “Tonight”me idhullin e saj David Frost

Page 7: Panorama plus

E SHTUNE 3 SHTATOR 2011 PANORAMAplusSUPLEMENT 21

Kanë kaluar jo pak porplot dy dekada, qëkur Valbo-na Selimllari pati fatin të ish-te e para vajzë shqiptare qëshijoi një kurorë missi. Dhe,pas kaq vitesh, duket se nëpamjen e saj koha nuk kakaluar aspak. Ka po të njëj-tin sharm dhe elegancë e, sipër të shuar kuriozitetin epublikut sesa në formë vazh-don të jetë ajo, ka vendosurtë rikthehet në ekranin e“Vizion Plus” këtë sezon tëri televiziv, në konkurrencëne imazheve femra që televiz-ionet i kanë shpallur njëri-tjetrit. Pas shtatë vitesh,qëkur ajo provoi sfidën e tëkënduarit në spektaklin“C’est la vie” në “TV Klan”tashmë vjen me një programtë titulluar “Nga e para”, kudo të shfaqet ajo prezantuesee formatit dhe ku një skuadërarkitektësh shndërrojnë njështëpi të thjeshtë brendakatër ditësh. Si drejtoreshë eimazhit të qendrës tregtare“City Park” dhe imazh i njëfirme të njohur në Shqipëri,me një portret shumë famil-jar dhe të këndshëm, jo paqëllim është menduar që ajotë rishfaqet në këtë sezon tëri me këtë program televiziv,të parealizuar më parë.Megjithëse ka qëndruar larg

ekranit, ajo sërish për shkaktë punës si imazh i një ko-mpanie të madhe dhe njohjete saj me televizionet, ka qenëkëto vite një nga personazhete pëlqyer për të qenë prezentnë juri e festivale, siç ishtepjesëmarrja në jurinë e festi-valit “Kënga Magjike 2008”,apo e ftuar në panele disku-timesh të emisioneve të njo-hura televizive. Gjithsesi, simiss-i i parë shqiptar dhe qëtheu tabutë për të marrë pjesënë një konkurs bukurie në Ti-ranën e vitit 1992, ajo kërkon-te më shumë nga vetja, që tëmund të ishte një nga prezan-tueset e para në Shqipëri, njëëndërr që nuk e realizoi nëvite, edhe pse është një ngamikeshat më të ngushta tëregjisores së njohur VeraGrabocka.

PASKUINTAT NËSPEKTAKLET E

GRABOCKËSValbona Selimllari, që të

gjithë e thërrasin Bobi, njëemër i mbetur nga fëmijëria esaj si vajzë çapkëne, ka qenënjë nga vajzat e bukura të“Petro Ninit”. Po me emrinBobi i flisnin kolegët nëpaskuintat e spektakleve tëVera Grabockës, ku ajo ishtedrejtoreshë estetike. Por, qëpas marrjes së titullit Miss nëvitin 1992, ajo në fakt as-pironte më shumë për karri-

erën e saj skenike, shans qëVera Grabocka, regjisorja e njo-hur, me sa duket nuk e dha.Dhe Bona në të gjitha interv-istat e saj në media e ka po-huar me zë të lartë se skenadhe prezantimi ishte një ngapasionet e mëdha në jetë.Përveç fillimeve të saj si pre-zantuese në krah të Adi

Krastës, më pas publikukishte mall ta shihte Bonënnë skenë, ndërsa mund talexonte emrin e saj në titrat espektakleve të Vera Grabock-ës. Dhe ashtu si publiku, njëpyetje që Bona mund t’i ketëbërë vetes prej kohësh ishtenëse ia vlen që të qëndrojë nëhije një femër e bukur si ajo?!

Valbona Selimllari ia nis“Nga e para”, rikthehet pas 7

vitesh në ekran si prezantuese20 vitet në botën e televizionit, por më së shumti pas kuintave

BESARTA KADIU

Në fillim u duk se do t’i dedi-kohej tërësisht spektaklit,por në fakt ndodhi e kundër-ta. Ajo u largua tërësisht ngaskena, për të kaluar nëpaskuintë. Kështu, nga eks-perienca në spektaklet e VeraGrabockës si asistente, mëvonë ajo nënshkroi një kon-tratë me kompaninë “Deka”,për të qenë imazh i saj. Dhe,pas një periudhe heshtjejeskenike, ajo u rikthye sikëngëtare në spektaklin“C’est la vie” në vitin 2007,në duetet e saj me AleksandërGjokën. Dhe, këtë rikthim tësaj në skenë kësaj here e bënëvëllezërit Pandi e Bledi Laçodhe jo Vera Grabocka, e cilapër hir të së vërtetës ka qenëmë shumë një mikeshë e

Bonës, sesa mbështetëse përtë çuar më tej pasionin e sajpër televizionin. Në këtë rastishte hera e dytë që provontetë këndonte, pasi e kishte pro-vuar me Ardit Gjebrean nëspektaklin “Miss Albania”.Në intervistat e saj në me-dia, Valbona Selimllari kapohuar se në të vërtetë nukështë e prerë për prezantim,por as nuk mendon se kadështuar pasi shumë e kanëpëlqyer. Përveç se drejtoreestetike e spektakleve tëGrabockës, ajo ka qenë dheasistent-regjisore e Verës,pasi regjia ishte dega për tëcilën ajo u diplomua në Ak-ademinë e Arteve të Buku-ra, pas kurorëzimit të saj simiss.

Ai ka një apartament 2XL, sitrofeun e rikthimit të tij si mod-erator në ekranin e “VizionPlus”. Por, që ta bësh tëndin atëapartament, duhet të hysh nëlojë dhe në lojë nuk hyn i vetëm,por familjarisht. Turjan Hyskado të shfaqet këtë herë në ekransi drejtues i programit të ri metitull “Familja”, ku luhet dhefitohet.

Këtë sezon do të shfaqeshsi moderator i një program tëri. Çfarë rikthimi do të jetë kypër ty si prezantues?

Në këtë sezon të ri televiz unëdo të rikthehem sërish si prezan-tues me një program të ri, që dofillojë të transmetohet pas disajavësh në “Vizion Plus” dhe qëtitullohet “Familja”. Për sa ipërket mënyrës së prezantimit,unë do të drejtoj këtë format tëri, që është një formulë origji-nale me quiz&game show dheqë shpresoj të krijojë impaktpozitiv tek publiku. Programiështë krejtësisht ndryshe ngaprogramet që kam realizuar këtody vite, por ka po të njëjtën en-ergji dhe dëshirë për ta reali-zuar sa më mirë.

Nëse do t’u referohemiemisioneve të tua të më-

parshme, ato bazohen nëkonkurrencën mes protago-nistëve. Po në këtë emision,cila do të jetë gara?

“Familja” po ashtu është ba-zuar mbi garën dhe konkur-rimin. Në qendër të kësaj garedo të jenë familje, të cilat do ten-tojnë të fitojnë një superçmim,që do të jetë një apartament imadh në Tiranë e që fituesvepatjetër do u ndryshojë jetën.

Përse një titull i tillë,“Familja”?

Në fakt, kjo është një pyetjeqë duhet bërë, pasi në kohët qëpo jetojmë familja po humbet atëshkëlqimin e dikurshëm sibërthamë e shoqërisë. Ky pro-gram tenton të farkëtojë idenëse, nëse një familje është e bash-kuar, nesë brenda saj nuk ka kon-flikte brezash por bashkëpunim,nëse kanë energjinë e duhur,mund të arrijnë të ndërtojnë njëëndërr, të ndryshojnë të paktëntë tashmen e tyre, duke fituar njëapartament, që ndoshta nuk ekanë menduar kurrë. Nëse dokishte një slogan, ky programdo të ishte “Në shtëpinë tonë tëlumtur”.

Ke realizuar disa formate,ku shquhesh për prezantim

me ritëm e zhurmë. Mosndoshta do të marrësh pozi-tat e një moderatori seriozkëtë herë?

Ritmi, fjalët e shumta dhe en-ergjia në skenë janë karakteris-tikat e mia si prezantues dhe be-soj do të jenë për aq kohë

sa jam në këtë zanat. Këtë se-zon besoj se do bëj shumë zhur-më, por jo shumë zhurmë përasgjë, pasi shpresoj për një pro-jekt të realizuar mirë.

Cilët janë protagonistët etjerë të programit tënd dhe

kur do të jetë emisioni yt iparë?

Së shpejti nisin audicionet,ku familjet do të regjistrohen përt’u bërë pjesë e këtij show gji-gant dhe sigurisht do të hyjnënë garë për apartamentin nëkryeqytet. Programi mendohettë fillojë në fillim të tetorit, ndër-sa protagonistët e këtij “show”do të jenë familjet, publiku nëskenë dhe në shtëpi.

Përveç këtij programi, ti jeproducent i një spektaklitjetër të ri, “Sketch Show”, qëdo zëvendësojë këtë sezon“Apartamentin 2XL” . Mundta quanim këtë fazë eksperi-mentimi për humorin?

Të “eksperimentosh” me njëprogram të ri, është një bast ivështirë për mua si producentpor, falë stafit që punoj, mendojse do shndërrohet në një bast tëfituar. “Sketch Show” është njëprogram “risi” në tregun medi-atik, pasi humori do të vijë ndry-she, në një format që nuk ështërealizuar më parë në Shqipëri.

Tani që i je përkushtuar meshumë karrierës në televizion,sa i balancuar është ky pasionme muzikën?

Kënga është përzierje emo-

cioni, kënaqësie, deliri, nostal-gjie dhe mbi të gjitha shoqërieme dy djem, me të cilët kam kalu-ar fazat më kritike ne jetë. Ndër-sa televizioni është gjithçka përmua, me të mirat dhe të këqijat eveta.

Duket se “Produkt 28” pobën pauzë të gjatë, keni planpër rikthim apo konkurrim nëndonjë festival?

“Produkt 28” ka bërë njëpauzë relativisht të gjatë, porama sapo ka “dalë nga furra”një këngë vërtet shumë e bukur“ala Produkt 28”, që besoj dopëlqehet në masë nga publiku.Me festivalet e kemi mbyllurmarrëdhënien, edhe pse asn-jëherë nuk i dihet.

Nëse do të pyesnim përjetën sentimentale tashmë di-het nga të gjithë lidhja meOrinda Hutën. Keni menduartë bëni një emision apo këngësë bashku?

Unë dhe Orinda tentojmëgjithmonë të ndjekim në karri-erë dy rrugë që të jenë paralele,por edhe nëse kryqëzohen, nukdo ishte keq. Deri atëherë le tëecim në korsi të ndryshme.

Kjo ide për ta titulluar emi-sionin e ri “Familja”, mosndoshta është një parapër-gatitje për të krijuar familje?

Hapat e ngadaltë dhe jo tëzhurmshëm janë dobësia jonë,por sigurisht që jemi në ecje tëvazhdueshme.

Turi Hyska: “Familja”, aty ku të gjithëluajnë për të fituar një apartamentIntervista

IntervistaIntervista