nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

11
www.UdhezimidheDrita.net 1 Nxitja e harmonisë dhe mençurisë në davet dhe paralajmërimi nga përçarja Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të gjitha falënderimet janë vetëm për Allahun, Krijuesin e botëve. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Profetët dhe Pejgamberët e ndershëm, Profetin tonë Muhammed (salAllahu alejhi ue selem!), mbi familjen dhe shokët e tij! E në vazhdim... Allahu subhane ue teala e ka bërë triumfuese këtë fe përmes sahabëve, këta të cilët ua hapen zemrat njerëzve me dituri, udhëzim dhe besueshmëri, ashtu siç pushtuan vende të tjera me shpatën e së vërtetës. Ata dhanë nga vetja e tyre gjithçka nga forca dhe pasuria, e madje edhe jetën e tyre për këtë çështje dhe mu për këtë shkak ata ishin në gjendje ta përmbushin qëllimin që Allahu subhane ue teala kishte për këtë fe, e që është fe fitimtare mbi të gjitha fetë e tjera. E kjo fe bazohet në dituri dhe udhëzim, jo në padituri dhe dëshira të cilat këtë kohë janë të përhapura në shumë vende. Ata kanë metodologji që nuk bazohen në Kuran dhe Sunet, por janë të bazuara në qejfe dhe dëshira, përveç atyre të cilët Allahu i ka bekuar, i ka shpëtuar dhe i ka bërë pasues të metodologjisë së drejtë. Këtë e kuptoi edhe "Universiteti Islamik i Medines", pra e kuptoi gjendjen e këtyre vendeve, prandaj edhe ftojnë studentë nga të gjitha vendet në mënyrë që ata të mësojnë “akiden dhe metodologjinë, pastaj të kthehen në vendet e tyre e të bëjnë davet.” Ajo që për ne është vaxhib është pasimi i Librit të Allahut subhane ue teala dhe suneti i Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem!), të kapemi dhe të ngjitemi fort pas tij aq sa ta mbajmë për dhëmballësh, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) kur i këshilloi sahabët me një këshillë të madhe, e cila bëri që sytë e tyre të mbusheshin me lot, kurse zemrat me frikë. Ata kërkuan që ai (alejhi selitu ue selam!) t‟i këshillonte, i thanë: O i dërguari i Allahut, kjo neve na duket se ti do na lesh, prandaj le të jetë kjo një këshillë lamtumirëse, prandaj na këshillo! Ai (alejhi selitu ue selam!) tha: “Ju këshilloj që të keni takua! (devotshmëri)

Upload: avni-xhemajli

Post on 19-Jul-2015

48 views

Category:

Spiritual


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

1

Nxitja e harmonisë

dhe mençurisë në davet

dhe paralajmërimi nga

përçarja

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Të gjitha falënderimet janë vetëm për Allahun, Krijuesin e botëve. Paqja dhe shpëtimi qofshin

mbi Profetët dhe Pejgamberët e ndershëm, Profetin tonë Muhammed (salAllahu alejhi ue

selem!), mbi familjen dhe shokët e tij!

E në vazhdim...

Allahu subhane ue teala e ka bërë triumfuese këtë fe përmes sahabëve, këta të cilët ua hapen

zemrat njerëzve me dituri, udhëzim dhe besueshmëri, ashtu siç pushtuan vende të tjera me

shpatën e së vërtetës. Ata dhanë nga vetja e tyre gjithçka nga forca dhe pasuria, e madje edhe

jetën e tyre për këtë çështje dhe mu për këtë shkak ata ishin në gjendje ta përmbushin qëllimin që

Allahu subhane ue teala kishte për këtë fe, e që është fe fitimtare mbi të gjitha fetë e tjera.

E kjo fe bazohet në dituri dhe udhëzim, jo në padituri dhe dëshira të cilat këtë kohë janë të

përhapura në shumë vende. Ata kanë metodologji që nuk bazohen në Kuran dhe Sunet, por janë

të bazuara në qejfe dhe dëshira, përveç atyre të cilët Allahu i ka bekuar, i ka shpëtuar dhe i ka

bërë pasues të metodologjisë së drejtë. Këtë e kuptoi edhe "Universiteti Islamik i Medines", pra

e kuptoi gjendjen e këtyre vendeve, prandaj edhe ftojnë studentë nga të gjitha vendet në mënyrë

që ata të mësojnë “akiden dhe metodologjinë, pastaj të kthehen në vendet e tyre e të bëjnë

davet.”

Ajo që për ne është vaxhib është pasimi i Librit të Allahut subhane ue teala dhe suneti i

Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem!), të kapemi dhe të ngjitemi fort pas tij aq sa ta mbajmë

për dhëmballësh, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) kur i

këshilloi sahabët me një këshillë të madhe, e cila bëri që sytë e tyre të mbusheshin me lot, kurse

zemrat me frikë. Ata kërkuan që ai (alejhi selitu ue selam!) t‟i këshillonte, i thanë:

“O i dërguari i Allahut, kjo neve na duket se ti do na lesh, prandaj le të jetë kjo një këshillë

lamtumirëse, prandaj na këshillo! Ai (alejhi selitu ue selam!) tha: “Ju këshilloj që të keni

takua! (devotshmëri)”

Page 2: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

2

Prandaj, duhet t'i kushtoni rëndësi kësaj çështjeje. Ai (salAllahu alejhi ue selem!) tha:

“Ju këshilloj të keni takua, të jeni të dëgjueshëm ndaj udhëheqësve, t’i dëgjoni ata dhe t'u

bindeni atyre! Kushdo që nga ju jeton, do shoh shumë kundërshtime, prandaj juve u takon

të pasoni sunetin tim dhe sunetin e halifëve të udhëzuar dhe kapuni fort me dhëmballë.

Keni kujdes nga çështjet e shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është

humbje.” Tra: Imam Ahmedi, Imam Ibn Maxhe dhe Imam Hakimi Allahu i mëshiroftë!

Ky paralajmërim përmban këshillën që të kemi takua ndaj Allahut. Takuaja ndaj Allahut subhane

ue teala është domosdoshmëri pa të cilën nuk mund të bëhet dhe është e vërtetë se ajo nuk mund

të paraqitet siç duhet ndryshe vetëm se përmes dijetarëve të të parëve tanë të mirë. Allahu

subhane ue teala thotë:

“Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robët e Tij, janë dijetarët.” [Kaptina Fatir: 28]

Prandaj fitoni dituri në mënyrë që të arrini këtë nivel, sepse ai i cili e njeh akiden e vërtetë,

menhexhin e vërtetë, rregullat e sakta të Islamit, mënyrat e duhura që dalin nga Libri i Allahut

dhe Suneti e të Dërguarit të Tij (alejhi selati ue selam!), ai është prej atyre që do kenë frikë

Allahun, sepse këto janë gjëra që e afrojnë tek Allahu subhane ue teala. Të dish se Allahu

subhane ue teala vazhdimisht të shikon kudo që të jesh; kjo është një pozitë e madhe që duhet të

arrihet. Gjendja e ihsanit, adhurimit të Allahut sikurse je duke e parë Atë edhe nëse nuk je në

gjendje ti ta bësh këtë Ai më të vërtetë të sheh ty, do thotë ta adhurosh Allahun duke e pasur në

mendje se Ai subhane we teala të sheh ty, është gjendja e cila ka një ndjenjë të fortë se Allahu

subhane ue teala vazhdimisht e sheh atë dhe se Ai dëgjon çdo gjë që ai thotë, dëgjon rrahjet e

zemrës së tij, madje edhe atë që ai ia thotë vetvetes.

Allahu tebareke ue teala i dinë dhe i dëgjon të gjitha këto dhe Ai të sheh gjatë gjithë kohës, kur je

duke lëvizur dhe kur je duke qëndruar në vend, prandaj kushdo që e kupton madhështinë e

Allahut e di se Allahu tebareke ue teala dëgjon çdo gjë që ai thotë. Allahu tebareke we teala

thotë:

“Por padyshim që mbi ju janë ruajtësit (melekët e caktuar me përgjegjësi për njerëzit) për

t’ju vëzhguar ju. Kiramen Katibin (të Nderuarit që shkruajnë veprat tuaja). Ata dinë

gjithçka që ju veproni.” [Kaptina Infitar: 10-12]

Prandaj, nëse kjo ndjenjë është e pranishme tek besimtari, ai ka arritur takua e cila ia mundëson

të qëndrojë larg të gjitha llojeve të mëkateve si dhe bidateve, qofshin këto në akiden apo ibadetin

e tij. Njeriu mund të arrijë këtë shkallë të ihsanit vetëm nëse ai gjithmonë e ndjenë se Allahu

subhane ue teala e sheh dhe se asnjë nga veprat e tij nuk mund të fshihen prej Allahut subhane ue

teala. Kjo ndjenjë është ndjenjë që ia mundëson atij të arrijë devotshmëri ndaj Allahu subhane ue

teala. Askush nuk do jetë në gjendje ta arrijë këtë përveç atyre që kanë dije të saktë në akide dhe

në vendimet e drejta, që kanë dije rreth asaj se çfarë është hallall e çfarë është haram nga libri i

Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem!). Ata janë njerëzit të cilët e

meritojnë lavdërimin e Allahut subhane ue teala në thënien e Tij:

Page 3: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

3

“Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robët e Tij, janë dijetarët.” [Kaptina Fatir: 28]

Po ashtu fjala e Tij:

“...që Allahu t’i lartësojë ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dija në grada të

larta.” [Kaptina Muxhadele: 11]

Prandaj, përpiqu të jesh prej këtyre njerëzve, që do thotë të kombinosh diturinë me vepër, të

veprosh me diturinë që ke. Ky është fryti diturisë dhe fryti i takuas ndaj Allahut subhane ue teala.

Prandaj juve vëllezër, ju takon të jeni të sinqertë për hir të Allahut, të përfitoni e të keni dobi nga

dituria dobiprurëse dhe të kryeni vepra prej besimtari. Allahu tebarake ue teala thotë:

“(Betohem) për kohën! Me të vërtetë që njeriu është në humbje të plotë. Përveç atyre që

besojnë (në Besimin e Pastër Islam në Një Zot) dhe punojnë mirësi e drejtësi, edhe që e

këshillojnë njëri-tjetrin për El-Hak (për të vërtetën; urdhërojnë për El-Ma’ruf - që ka

urdhëruar Allahu dhe ndalojnë nga El-Munker - e keqja që ka ndaluar Allahu), edhe që e

këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm (nga vuajtjet, mundimet, dëmtimet që i bien

njeriut nga përpjekja për Çështjen e Allahut, për të përhapur Fenë e Tij të Vërtetë të

Besimit të Pastër Islam deri në Xhihad).”[Kaptina Asr: 1-3]

Besimi i vërtetë mund të ndërtohet vetëm mbi dituri, veprat e besimtarit mund të rrjedhin nga

dituria. Ata që kanë dituri thërrasin në davet për tek Allahu. Të qenit i durueshëm ndaj lëndimeve

është diçka që kërkohet nga ai i cili ka dituri, ua mëson atë tjerëve dhe thërret në të. Prandaj,

bëhu prej atyre të cilët kanë dije dhe që vërtetë besojnë në këtë dije, thërrasin në të ashtu siç

thërrasin në besim, janë të durueshëm kur lëndohen gjatë davetit për tek Allahu tebareke ue teala,

janë të durueshëm derisa thërrasin njerëzit në këtë mirësi dhe përpiqen që kjo dituri t‟u arrijë

atyre. Nuk ka dyshim se besimtari, muslimani, apo thirrësi do përballet me rrugë të cilat do ta

lëndojnë, sepse edhe krijesat më të mira të Allahut u lënduan derisa thërrisnin për tek Allahu

subhane ue teala, e këta ishin Profetët dhe të Dërguarit. Ata u lënduan më shumë sesa ne që do

lëndohemi ndonjëherë. Ata u testuan më armiqtë më të këqij. I dërguari i Allahut (alejhi selitu ue

selam!) ka thënë:

“Njerëzit me sprovat më të mëdha janë të dërguarit, pastaj të drejtët, pastaj ata që janë më

të afërt, pastaj ata që u ngjasojnë atyre, pastaj ata që më së shumti ngjasojnë me ata.”

Prandaj kushdo që kapet pas Librit të Allahut dhe Sunetit të të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi

ue selem!), nuk ka dyshim se do të lëndohet, prandaj përgatisni vetën të jini të durueshëm.

Allahu tebarake ue teala thotë:

“Vetëm ata që janë të duruar do të marrin shpërblimin e tyre plotësisht dhe pa kufi.” [Kaptina Zumer: 10]

Allahu e ka urdhëruar të dërguarin e Tij (alejhi selitu ue selem!) që t'i ketë si shembull

Pejgamberët të cilët patën një vullnet të fortë:

Page 4: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

4

“Kështu pra, ji i duruar (O Muhammed) ashtu siç bënë durim të Dërguarit e vendosur e

me vullnet të fortë dhe mos ji i nxituar për ta (mosbesimtarët).” [Kaptina Ahkaf: 35]

Pra, ne e kemi shembullin më të mirë tek i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) dhe

tek Pejgamberët e tjerë. I dërguari i Allahut (alejhi selitu ue selam!) u urdhërua të merrte

shembull nga Pejgamberët që ishim para tij dhe të ndiqte udhëzimin e tyre. Kurse ne jemi të

urdhëruar ta marrim atë (salAllahu aleji ue selem!) si shembull dhe të pasojmë rrugën e tij, ashtu

siç ka thënë Allahu tebareke we teala:

“Tashmë padyshim që tek i Dërguari i Allahut (Muhammedi a.s.) ju keni një shembull

mjaft të mirë për ta ndjekur, për atë që shpreson në (Takimin me) Allahun dhe në Ditën e

Fundit dhe që e kujton Allahun shumë.” [Kaptina Ahzab: 21]

Shembull i mirë dhe i plotë është çdo punë (çështje) me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut (alejhi

selati ue selem!). Është shembull në akide, prandaj ne besojmë në atë që ai besonte. Është

shembull në ibadetin e tij, prandaj ne adhurojmë Allahun sinqerisht duke pasuar atë me të cilën

erdhi i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!). Është shembull në sjelljet e tij të

shkëlqyera, gjë që shumë thirrës mund të mos e kenë, sjellje të cilat tek shumica e të rinjve nuk

janë të pranishme dhe shumica prej tyre i kanë harruar. Allahu tebareke we teala e ka lavdëruar

të Dërguarin e Tij (alejhi selitu ue selem!) kur ka thënë:

“Dhe vërtet ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë të moralit.” [Kaptina Kalem: 4]

Thirrësi për tek Allahu, nxënësi i dijës dhe të gjithë ata të cilët u drejtohen njerëzve dhe i

këshillojnë ata, kanë nevojë ta marrin si shembull të Dërguarin e Allahut (alejhi selitu ue selam!),

(duhet që ta marrin) shembull në akiden, menhexhin dhe sjelljet e tij. Nëse këto gjëra plotësohen

tek thirrësi apo janë afër plotësimit dhe daveti i tij u paraqitet njerëzve në mënyrën më të plotë

dhe më të bukur, atëherë daveti i tij në dashtë Allahu do jetë i suksesshëm. Nëse ndonjë nga këto

kushte mungon, siç është durimi, mençuria, mirësia, butësia dhe gjërat të cilat janë të nevojshme

dhe të cilat kërkohen nga daveti i të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem!), kushte të

cilat duhet t‟i përdorim, por për të cilat shumica e njerëzve janë të pavetëdijshëm, atëherë nëse

ndokush do ishte i pavetëdijshëm për këto mënyra, daveti Selefij do cënohej dhe e tërë ajo që u

prezantohet njerëzve do jetë ajo që ata nuk e pëlqejnë dhe ajo që ata e urrejnë nga ashpërsia, e

kështu me radhë. Këto kushte urrehen edhe në çështjet e dynjasë, atëherë si mendoni rreth

çështjeve të fesë? Si të studiohet? E studion biografinë e të Dërguarit të Allahut (alejhi selitu ue

selam!), i studion mënyrat e tij, akiden dhe menhexhin e tij. Disa njerëzve nuk u bëhet vonë për

akiden apo menhexhin e të Dërguarit të Allahut (sallAllahu alejhi ue selem!) dhe pasojnë besime

dhe menhexhe të tjera të cilat i ka përgatitë shejtani për ata që Allahu i ka poshtëruar nga njerëzit

e bidatit dhe drejtimeve të këqija. Disa të tjerëve Allahu u ka dhënë sukses në pasimin e “Akides

së vërtetë, por ata e humbasin menhexhin e saktë”. Ndërsa disa të tjerëve Allahu u jep sukses në

pasimin e Akides dhe menhexhit, por me sjelljet dhe veprimet e tyre ata i humbasin të dyja:

akiden dhe menhexhin. E vërteta është me ta, ata janë njerëzit e së vërtetës, ata kanë menhexhin

dhe akiden e duhur, por sjellja dhe veprimet e tyre në davet e dëmton dhe e shkatërron davetin.

Prandaj, ke kujdes në kundërshtimin e të Dërguarit të Allahut (alejhi selitu ue selem!), në akiden

Page 5: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

5

dhe menhexhin e tij dhe se si ai (salAllahu alejhi ue selem!) thërriste në davet. Ndiq rrugët

profetike që thërrasin në mençuri, durim, falje, tolerancë, butësi e gjëra të tjera, dhe kuptoi mirë

ato! Dije se kjo është e nevojshme në davetin drejtuar njerëzve. Mos e merr vetëm një anë të

Islamit e të lësh pjesën tjetër. Mos përdor vetëm një mënyrë të davetit duke qenë moskokëçarës

për mënyrat e tjera, sepse kjo është dëm që i shkaktohet dinit të Allahut subhane ue teala, është

dëm që i shkaktohet davetit dhe njerëzve të davetit.

Pasha Allahun, daveti nuk ka filluar kohëve të fundit, as në ndonjë kohë tjetër veçse përmes

njerëzve të cilët janë dijetarë, mençuria e të cilëve paraqet menhexhin e të Dërguarit të Allahut

(sallAllahu alejhi ue selem!), të cilët e praktikonin dhe vepronin në bazë të tij me aq sa kishin

mundësi. Allahu subhane ue teala përmes tyre u ka falur njerëzve mirësi dhe daveti selefi u

përhap në të gjithë anët e botës. Daveti ishte përhapur në këtë mënyrë: dituri dhe mençuri. Tani

mund të shohësh se daveti i selefëve po shkon në drejtim të kundërt Allahu ju ruajttë, sepse ka

humbur mençuria e këtyre njerëzve. Para së gjithash, kanë humbur mençurinë e të Dërguarit të

Allahut, durimin, faljen dhe mirësinë e tij. Pasha Allahun, Aisha (radijAllahu anha!) kishte fyer

një çifut, e i Dërguari i Allahut (alejhi selati ue selam!) i tha:

“O Aishe, Allahu e do mirësinë në çdo gjë.” Tra: Imam Buhariu dhe Imam Muslimi. Allahu i mëshiroftë.

Nëse sot të njëjtin hadith do e përdorte ndonjë dijetarë duke i këshilluar të rinjtë që ata të pasojnë

menhexhin e duhur, ata do thoshin se kjo është lehtësim, do thoshin se kjo është lehtësim.

Prandaj, nëse ua përmend mençurinë, diturinë, durimin, tolerancën, faljen, butësinë dhe mirësinë,

të cilat janë të domosdoshme në davet dhe nga mënyrat të cilat ne i përdorim për t‟i sjellë njerëzit

në menhexhin e saktë, në mënyrë që ata në shumicë të hynë në dinin e Allahut, ata thonë se kjo

është lehtësim. Tani ata përdorin gjëra të tmerrshme që bëjnë t‟i mundojnë njerëzit dhe nga mesi

juaj ka të atillë që i mundojnë njerëzit. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë:

“Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos i mundoni njerëzit!”

O vëllezër! Këta njerëz janë të pavetëdijshëm. Betohem në Allahun se sikur ata të ishin të

vetëdijshëm do mbështeteshin në vet thirrjen e të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue

selem!), të sahabëve dhe të dijetarëve të këtij ummeti. Duke u mbështetur në këtë ashpërsi

rrënuese e cila ka shkatërruar davetin Selefij, ata do duhej të kujtonin të Dërguarin e Allahut

(salAllahu alejhi ue selem!) i cili thërriste në mençuri, mirësi dhe butësi. Ata do duhej ta quanin

atë mumej. E lus Allahun të na fal! Betohem në Allahun se ata nuk kanë për qëllim këtë, ky nuk

është qëllimi i tyre, mirëpo ata janë të pavetëdijshëm, prandaj atyre u takon të kuptojnë se çfarë

ndërtohet nga këto rregulla.

Betohem në Allahun se ne shkruajmë, këshillojmë, debatojmë, thërrasim njerëzit për tek Allahu

dhe ata na konsiderojnë mumej. Pse? Sepse na dëgjojnë duke thënë: “Mençuri, butësi, mirësi”,

ketë e themi tani sepse e kemi parë se si ashpërsia e ka shkatërruar davetin Selefij dhe i ka ndarë

njerëzit e saj. Atëherë vëllezërit e mi, çfarë duhet të bëjmë? Çfarë duhet të bëjmë nëse e shohim

një zjarr? T‟i hedhim gaz që zjarri të bëhet edhe më i madh, apo duhet t‟i hedhim diç ta shuajë

atë? Allahu ju bekoftë! Prandaj mua më takon dhe për mua është vaxhib, e kam thënë deri më sot

Page 6: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

6

kur kam parë shkatërrim, kur kam parë këtë fatkeqësi: “Vëllezër! Të jeni të butë!” Tani kjo

ashpërsi është kthyer kundër vet njerëzve të Sunetit. Ata i lanë mënjanë pasuesit e bidateve dhe u

kthyen tek pasuesit e Sunetit me këtë vrazhdësi shkatërruese, e cila përmban tirani, po ashtu

përmban të gjitha llojet e rregullave false (të rreme). Prandaj keni kujdes! Keni kujdes të mos e

pasoni këtë rrugë që do t‟u shkatërrojë juve, davetin Selefij dhe njerëzit e davetit! Thërrisni për

tek Allahu me tërë atë që keni mundësi, me dëshmi dhe fakte kudo që shkoni! Thoni: “Allahu

tebarake ue teala thotë...”, “I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë...” dhe pas

kësaj përmendni thëniet e imamëve të udhëzuar, ata të cilët edhe pasuesit e Sunetit edhe pasuesit

e bidatit i konsiderojnë se janë imam.

Prandaj, i këshilloj vëllezërit në Afrikë dhe vëllezërit në Turqi, apo kudo qofshin, të thonë:

“Allahu ka thënë...” , thoni: “I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë...”, pastaj

thoni: “filan Imami ka thënë...” dhe përmendi imamët të cilët ata i respektojnë. Nëse jeni në

Afrikë thoni: “Ka thënë imam Abdul Nerii..”, thoni: “Ka thënë imam Maliku...”, “Ka thënë

filani...” dhe refuzoni besimet e tyre jo të drejta me thëniet e këtyre imamëve, sepse kur thoni: “

Allahu tebareke ue teala ka thënë....”, “I dërguari i Allahut (alejhi selitu ue selam!) ka thënë...”,

“Imam Maliku ka thënë...” dhe “Kështu ka thënë filan filani....”, ata do ta pranojnë këtë nga ti

dhe do të dëgjojnë, kjo është mençuri. Por nëse shkon tek ata i vetëm dhe flet nga vetja jote,

atëherë kush je ti!? Askush nuk do ta pranojë këtë nga ti. Daveti yt nuk do pranohet. Pas Librit të

Allahut dhe Sunetit të të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem!), për t‟u ndihmuar në

davetin tuaj ju duhet t‟i përdorni thëniet e dijetarëve të cilët kanë pozitë të lartë tek njerëzit.

Dijetarët për të cilët ata nuk mund të thonë asgjë të keqe, Buhariun për shembull ata e

respektojnë. Madje atë edhe sufitë e respektojnë. Pra, Buhariun e Muslimin dhe librat e tyre,

Sufjan ibn Ujejnen e kështu me radhë. Ka lidhshmëri në mes nesh dhe atyre në çështjen e

dijetarëve të cilët të dy palët i konsiderojmë të besueshëm, në krahasim me shijat me të cilët nuk

kemi asgjë të përbashkët, prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi. Kjo vëllezër është nga mençuria.

Mos thoni: “Ibn Tejmije ka thënë...” sepse ata nuk duan ta dëgjojnë këtë, ata nuk do të dëgjojnë.

Përmende Ibn Tejmijen në mesin e Selefëve, në mesin e atyre që e respektojnë atë. Nuk e

përmend Ibn Tejmijen apo Muhammedi bin Abduluehabin në mesin e pasueseve të bidateve,

ngase do t‟i largosh. Atyre përmenduni imamët të cilët ata i respektojnë, ngase udhëheqësit e tyre

kanë prishur famën e Ibn Tejmijes, ata kanë prishur emrin e Muhammed Abduluehabit. Të tillëve

u është ndaluar hyrja në vendet muslimane, madje edhe në Arabinë Saudite. Këta persona njihen

si pasues të parimeve të gabuara dhe ekstreme duke u munduar të refuzojnë edhe punën e

kolegëve të tyre.

Ata të cilët e marrin këtë përsipër duhet të jenë njerëzit e istikamit (qëndrueshmërisë), uaras

(zbatimit e respektimit), ilmit (diturisë), dhe jo që të gjithë. Disa i frikësojnë njerëzit nga daveti

dhe flasin rreth njerëzve duke e përzier gënjeshtrën me të vërtetën, ata nëpërkëmbin nderin e

njerëzve dhe kjo ka ngjarë, kurse njeriu që ka bërë një gjë të tillë është dënuar, kjo si pasojë e

qasjes së tij injorante në këtë çështje, prandaj kjo edhe është arsyeja se pse qeveria (e Arabisë

Saudite) ka ndaluar hyrjen e tij në këtë vend, ngase ata kanë folur kundër pjesës tjetër të

dijetarëve të selefit. Prandaj mos hyni nga ajo derë, kjo nuk është mençuri.

Page 7: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

7

Shejh Khalidi ka thënë: “Kjo nuk është për të gjithë, vetëm për njerëzit e dijes dhe mund të bëhet

vetëm me qartësi, argumente dhe dituri, dhe kjo nuk i takon secilit të flas për këdo, ngase kjo me

të vërtetë është një çështje me rrezik.”

Thoni: “Imam Maliku ka thënë...”, “Ka thënë Sufjan eth-Theuri...”, “El Euzai ka thënë..”,

“Buhariu ka thënë..” dhe/ose “Muslimi ka thënë...”, ata do ta pranojnë këtë prej jush. Nëse ata e

pranojnë këtë nga ju, më vonë do ta dinë të vërtetën e do ta respektojnë Ibn Tejmijen, do ta dinë

të vërtetën rreth tij. Ata do ta respektojnë Muhammed Abduluehabin dhe do dinë të vërtetën rreth

tij, e kështu me radhë. Kjo është mënyra që ne ndjekim për t‟i thirrur njerëzit në fenë e Allahut

subhane ue teala. Allahu tebareke ue teala thotë:

“Dhe mos i fyej ata (idhujt) që mosbesimtarët i adhurojnë përveç Allahut, që të mos e

fyejnë Allahun pa të drejtë e pa asnjë dije.” [Kaptina El En‟am: 108]

Në të kaluarën pata udhëtuar në Sudan, të rinjtë ("Ensarët (ndihmuesit) e Sunetit") më priten

atje. Allahu i bekoftë! Ata më thanë: “O shejh, dëshirojmë të ta tërheqim vërejtjen në një pikë të

veçantë.” U thash “Vazhdoni!” Ata më thanë: “Thuaj çfarë të duash, thuaj: “Allahu tebareke ue

teala thotë...”, thuaj: “I dërguari i Allahut ka thënë...”, Allahu të bekoftë dhe refuzo atë që do nga

çështjet e shpikjeve dhe devijimeve që ata kanë, siç është lutja e të tjerëve dhe betimi me emrat e

të tjerëve përveç Allahut. Por mos thuaj: “Ky apo ai grup...”, apo “Ky apo ai sekt..”, apo “Ky apo

ai shejh...”, me fjalë të tjera pra mos i përmend sektet, grupet dhe dijetarët e tyre. Mos thoni:

“Sekti tijanije...” apo “sekti burhanije...", apo ndonjë nga dijetarët e tyre. Vetëm mësoja akiden e

vërtetë, dhe do shihni se ata në dashtë Allahu do e pranojnë të vërtetën.” U thash: “Në rregull”

dhe ndoqa këtë rrugë, e vërejta se ata e pranuan të vërtetën prej meje. Allahu tebareke ue teala

thotë:

“Dhe mos i fyej ata (idhujt) që mosbesimtarët i adhurojnë përveç Allahut, që të mos e

fyejnë Allahun pa të drejtë e pa asnjë dije.” [Kaptina El En‟am: 108]

Nëse filloni dhe i fyeni dijetarët e tyre dhe thoni se “ky apo ai”, apo “filani është i humbur”, dhe

se “filan filani është i devijuar”, ju do i largoni njerëzit prej jush. Ata do ikin prej jush dhe vet ju

do keni një gjynah. Kur i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) dërgoi Muadhin dhe

Ebu Musën u tha atyre:

“Lehtësoni e mos vështirësoni gjërat! Jepni lajme të mira e mos i përçani njerëzit!”

Pra, kjo është nga mënyrat që përmbajnë lehtësim ashtu si edhe marrëdhënie të mira e që nuk e

devijojnë askënd. Betohem në Allahun, nuk kam hyrë në ndonjë mesxhid vetëm se i kam parë

njerëzit duke më buzëqeshur. As që kam mundur të largohem prej andej, veçse njerëzit

grumbulloheshin rreth meje duke më ftonin në shtëpitë e tyre. Kurse udhëheqësit e Sufive, të

djajve, e panë rrezikun e kësaj mënyre. Ata e kuptuan rrezikun e këtij menhexhi dhe thirrjeje dhe

përgatiten fjalime me të cilat më refuzonin. Ata nxorën lajmin se të nesërmen do mbaja një

fjalim në një fushë të madhe, kështu që ne u mblodhëm atje dhe unë mbajta një fjalim. Kur e

mbarova fjalimin, udhëheqësi i grupit u ngrit në këmbë dhe shtoi gjëra mbi të cilat kisha folur, ai

Page 8: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

8

pastaj tha se është e lejuar që t‟i lutesh të tjerëve përveç Allahut subhane ue teala dhe se lejohej

të theret kurban për të tjerët përveç Allahut, e kështu me radhë duke përmendur format e shirkut.

Ai i përforconte argumentet e tij të devijimit me dëshmi që as nuk keqkuptoheshin as nuk ishin të

kota. Prandaj kur mbaroi, ai në të vërtetë nuk kishte sjellë asnjë dëshmi apo provë. E tërë ajo që

ai fliste ishin transmetime të fabrikuara dhe thënie të njerëzve të devijuar. Kështu që unë u ngrita

në këmbë dhe thash: “Sa më takon mua, ju më dëgjuat se thash “Allahu tebareke ue teala ka

thënë...”, më dëgjuat se thash “I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam!) ka thënë..” dhe ju

solla thëniet e dijetarëve të njohur e të respektuar.” Pastaj thash: “A e dëgjuat atë ta thotë këtë? A

e dëgjuat të sillte ndonjë thënie të dijetarëve të njohur e të respektuar se është e lejuar të lusësh të

tjerët përveç Allahut? Jo, nuk e dëgjuat. E tërë ajo që dëgjuat ishin transmetime të dobëta e të

fabrikuara të njerëzve që ju i njihni.” Sido qoftë, ai u ngrit dhe filloi të më fyente, prandaj i

buzëqesha dhe nuk e fyeva, e i thash “ Allahu të shpërbleftë!” dhe “Allahu të bekoftë!” e pastaj u

largova. Betohem në Allahun, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim), të

nesërmen njerëzit në atë qytet thoshin në xhaminë e tyre dhe në tregjet: "Sufiu u mund!”

Mësoni këto mënyra, ngase qëllimi ynë është t‟i tubojmë njerëzit tek e vërteta, qëllimi ynë është

që e vërteta të arrijë në zemrat e këtyre njerëzve. Andaj përdorni çdo gjë që është e mundur nga

format e ligjëruara për davet. Mënyrat e pasuesve të bidateve dhe gënjeshtrat me ne nuk kanë

asgjë të përbashkët. Ne jemi njerëzit e nderit, jemi njerëzit e së vërtetës, andaj paraqiteni të

vërtetën në mënyrën më të mirë dhe më të bukur, një formë apo mënyrë të cilën njerëzit do ta

pranojnë dhe (mënyrë) që ka efekt të mirë tek ata, Allahu ju bekoftë!

Pastaj udhëtuam në qytetin e quajtur Kasala. Aty daveti ishte i mrekullueshëm, mashaAllah.

Elhamdulilah, Allahu bëri që njerëzit të përfitonin. Është një qytet i vogël, andaj ne i vizituam të

gjitha mesxhidet. Vëllezërit e "Ensarus Suneh" thanë: “Është vetëm një mesxhid të cilën nuk e

kemi vizituar ende dhe është në metodologjinë e tijanijve, ky është mesxhidi ku kurrë nuk kemi

mundur të hyjmë.” I pyeta: “Pse?” Më thanë: “Ngase njerëzit të cilët e vizitojnë atë janë të fortë

dhe kokëfortë në pasimin e kësaj rruge.” U thash: “Do shkojmë atje dhe do kërkojmë leje. Nëse

na lejojnë të flasim, do flasim e nëse nuk na lejojnë të flasim, do largohemi, kjo është në dorë të

Allahut. Ne nuk kemi ardhur këtu me forcë.” Shkuam atje dhe imami udhëhoqi namazin. Pas

namazit iu afrova, i dhashë selam dhe i thash: ”Të pengon nëse u flasim pak këtyre vëllezërve?”

Ai tha: “Urdhëro (fol)!” Fola, Allahu ju bekoftë, i thirra në fenë e Allahut, i thirra në Teuhid dhe

i ftova në Sunet e kështu më radhë, dhe në të njëjtën kohë refuzova gabimet dhe devijimet që

(tek ta) ishin të pranishme, derisa arrita tek hadithi i Ajshes (radi Allahu anha!) ku thotë:

“Tri gjëra kushdo që ju thotë, atëherë ai ka gënjyer ndaj Allahut një gënjeshtër të madhe.

Kushdo që thotë se Muhammedii (salAllahu alejhi ue selem!) e ka parë Zotin e tij, ai ka

thënë një gënjeshtër të madhe ndaj Allahut. Kushdo që thotë se Muhammedii (salAllahu

alehi ue selem!) e di të ardhmen, ka gënjyer një gënjeshtër të madhe ndaj Allahut tebareke

ue teala. Dhe kushdo që pretendon se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem!) nuk ua ka

treguar (shfaqur) tërë fenë njerëzve, ai ndaj Allahut ka thënë një gënjeshtër të madhe.”

Page 9: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

9

Ai u ngrit në këmbë dhe tha: “Betohem në Allahun, Muhammedi e ka parë Zotin e tij me dy sytë

që kishte në ballë.” I thash: “Allahu të shpërbleftë me të mira! Sa i takon Aishes (radijAllahu

anha!), ajo është më e ditur rreth çështjeve të tij e ajo ka thënë se ai nuk e ka parë Zotin e tij.

Betohem në Allahun se sikur ai ta kishte parë Zotin e tij, ai do t‟i kishte treguar asaj.”

Ai vazhdoi të fliste, prandaj i thash: “Më lerë të përfundoj atë që kam për të thënë, pastaj mund

të thuash çfarë të duash. Atë që e di, do përgjigjem, për atë që nuk e di, do them “Nuk e di.” U

largova prej tij dhe vazhdova të flisja dhe nuk isha i sigurt nëse ai kishte qëndruar apo ishte

larguar. Ngadalë e dëgjova dikë nga burrat në turmë duke thënë: “Betohem në Allahun se ky

njeri po e thotë të vërtetën.” Allahu ju bekoftë! Pastaj u thirr ezani për namazin e jacisë dhe unë

mbarova fjalimin tim. Pastaj u thirr ikameti dhe njerëzit më shtynin që t‟u prija në namaz. U

thash: “Kurrë, kurrë. Imami duhet t‟u prijë në namaz.” Ata më thanë: “Betohemi në Allahun se ti

do të udhëheqësh në namaz!” U thash: “Në rregull” dhe u priva në namaz. Pas namazit të rinjtë

nga ndihmuesit e Sunetit bashkë me mua u larguam nga xhamia dhe i pyeta: “Ku është imami?”

Ata mu përgjigjen: “Ata e përzunë.” Betohem në Allahun se kështu ndodhi. Por nëse ndokush do

të shkonte tek ata me këtë marrëzi dhe t‟i fyente ata e t‟u thoshte “tijanije, burhanije” e kështu

me radhë, nëse ndokush do t‟ua thoshte kështu, kush do ta pranonte? Por nëse shkoni tek ata

(shkoni) me mençuri dhe mirësi, Allahu ju bekoftë! Allahu bëri që ata të përfitonin nga kjo,

Allahu bëri që ata të përfitonin nga kjo.

Prandaj o vëllezër, përdorni dituri të dobishme dhe prova të forta të pakundërshtueshme dhe

mençuri në davetin tuaj. Juve u takon të keni të gjitha sjelljet fisnike për të cilat ka nxitur Libri i

Allahut dhe Profeti i udhëzimit, ngase ato janë mjetet e fitores dhe janë mjetet e suksesit. Dije se

Sahabët nuk e përhapen Islamin dhe nuk bënë që ai të hynte në zemrat e tyre veçse me mençuri e

butësi, sepse ai që hynë në Islam me anë të diturisë dhe provave, në dashtë Allahu, i këtilli do

ketë besim të fortë. Prandaj juve u takon që t‟i ndiqni këto mënyra të mira, juve u takon të jeni

serioz rreth diturisë ashtu siç u takon të jeni serioz në thirrjen për tek Allahu subhane ue teala.

O vëllezër, u këshilloj me dy gjëra, e para të keni vëllazëri me të gjithë njerëzit e Sunetit dhe në

mesin e të gjithë ehlul Sunetit, me selefitë! Shpërndajeni dashurinë dhe vëllazërinë mes jush!

Përforconi thirrjen në të cilën thërriste i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) sepse

besimtarët janë porsi një ndërtesë që e forcon vetveten, ata janë si një trup. Nëse një pjesë e tij

ankohet apo sëmurët ose lëndohet, pjesa tjetër e trupit ka ethe. Bëhuni të këtillë o vëllezër, dhe

qëndroni larg çdo gjëje që çon në ndarje, sepse betohem në Allahun se kjo është një e keqe e

rrezikshme. Qëndroni larg gjerave që iu shtyjnë drejt urrejtjes dhe armiqësisë, ngase këto ditë

janë përhapur me anë të duarve të atyre së cilëve Allahu tebareke we teala ua di gjendjen dhe

qëllimet. Është shpërndarë dhe e ka përçarë rinin në këtë vend dhe anë e kënd botës. Pse? Ngase

njerëzit që nuk janë të kualifikuar për davet, nuk janë nga njerëzit e davetit, as nuk janë nga

njerëzit e dijës, as nuk janë nga njerëzit që kuptojnë, të këtillët bëjnë davet. Allahu ju bekoftë!

Ka mundësi që ata të jenë armiq që fshihen në mesin e Selefive, ata të cilët i ndajnë dhe i

përçajnë. Kjo nuk më befason dhe kjo është e mundur, Allahu ju bekoftë. Prandaj, jini të

kujdesshëm me vëllazërinë! Nëse diç nga e kaluara ka ndodhur dhe u ka ndarë, atëherë harrojeni

Page 10: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

10

të kaluarën dhe ktheni një faqe të re. Ju them o vëllezër, ata nga ju që kanë të meta, që kanë

gabime, ne nuk i refuzojmë. Ai i cili nga mesi ynë bën gabime, ne nuk e braktisim atë, Allahu ju

bekoftë. Ne e shërojmë me butësi, mençuri e dashuri derisa ai të kthehet tek e vërteta. Dhe nëse

ai ende ka mangësi në veten e tij, ne nuk duhet të ngutemi, ngase (me këtë mënyrë) nuk do

mbetet askush. Tani ata janë preh e atyre që refuzojnë selefitë. Ata i refuzuan Selefitë deri sa

arritën tek dijetarët dhe filluan t‟i quanin lehtësues. Pra tani pothuajse nuk ka mbetur asnjë

dijetar, e kjo është rruga e Ikhuanul muslimin, kjo është rruga e pasueseve të bidateve. Prej

armëve të tyre është se ata përpiqen t‟i mposhtin dijetarët, kjo është metodë e Jahudive, metodë e

Masonëve. Nëse do ta mposhtësh ndonjë ide apo mendim, mposhtni dijetarët e saj ose rrëzoni

nderin (famën) e tyre, Allahu ju bekoftë!

Prandaj qëndroni larg kësaj trashëgimie të keqe dhe respektoni dijetarët. Kushdo që e urren këtë

menhexh, do flas kundër dijetarëve. Ai i cili e urren këtë menhexh dhe dëshiron ta mposhtë atë,

do flas kundër dijetarëve. Kjo është metoda e Jahudive dhe e sekteve të devijuara, metodë e

rafidave, e shijave, të cilët e urrejnë islamin por nuk janë në gjendje të flasin kundër të Dërguarit

të Allahut (salAllahu alejhi ue selem!), prandaj flasin kundër Ebu Bekrit, Umerit dhe dijetarëve

të Islamit me qëllim që ta mposhtin Islamin. Njerëzit e bidateve nuk mund të flasin keq për imam

Ahmedin dhe të tjerët, prandaj ata flasin kundër Muhammed bin Abduluehabit dhe Ibn Tejmijes

dhe të ngjashëm, me qëllim që të mposhtin këtë menhexh, Allahu u bekoftë. Nëse në këtë kohë

ndonjë do hynte në radhën e selefëve, ju madje as që do ta vërenit, por ata do flisnin kundër

dijetarëve. Çfarë duan ata? Çfarë duan ata? Mos është ahireti dhe fitorja e këtij menhexhi ajo që

ata duan? Sikur ta donin këtë menhexh, betohem në Allahun se nuk do vepronin kështu. Pra mos

ua leni në besë Dinin këtyre njerëzve dhe mos u besoni atyre, Allahu ju bekoftë! Keni kujdes e

informohuni ndaj tyre dhe bëhuni vëllezër në mes veti! Dijeni se nuk jeni të përkryer dhe se nuk

jeni pa gabime, e as dijetarët nuk janë pa gabime, përveç nëse ndonjëri prej tyre hynë në besimin

e grupeve të devijuara, apo në grupin e hizbijëve apo në ndonjërin prej grupeve të hizbijëve. Por

për një selefi i cili ka dashuri për hir të Allahut ndaj selefive dhe i cili e do menhexhin selefij,

Allahu ju bekoftë, dhe ai i cili urren grupet e ndryshme, Allahu ju bekoftë, e kështu me radhë,

dhe hynë në disa çështje, me këtë ne jemi të butë. E këshillojmë dhe jemi të durueshëm me të

dhe përpiqemi ta shërojmë, Allahu ju bekoftë. E për atë që ka bërë një gabim, vetëm një gabim

(të themi se është) i shkatërruar, atëherë nuk do mbetet asnjë, dhe kjo është arsyeja: Ata mbaruan

me të rinjtë dhe u kthyen tek dijetarët që t‟i mposhtin, Allahu ju bekoftë.

Kur Ikuhanul-Muslimin hyrën në këtë vend, ata u përpoqën t‟i mposhtnin dijetarët dhe në të

njëjtën kohë mbronin Sejd Kutubin, el Benan, Mududin dhe ithtarët e bidateve, Allahu ju

bekoftë, dhe i nënçmuan dijetarët e Selefit. Ata (dijetarët e selefit) u bënë „yje‟, “dijetarë të

udhëheqësve” dhe kështu me radhë me akuzat e tyre. Cili është qëllimi i tyre? Qëllimi i tyre

është që ta përmbysin menhexhin selefij dhe në vend të tij të vendosin ide të gabuara dhe prishje.

Këta njerëz që sot thonë se janë selefi por që flasin kundër dijetarëve të selefit, çfarë duan ata? A

dëshirojnë që ta ngritin flamurin e Islamit, flamurin e sunetit dhe flamurin e menhexhit selefij?

Jo. Këto janë shenja dhe dëshmi se ata janë gënjeshtarë, dhe duhet të akuzohen pa marrë

parasysh se në çfarë pretendojnë ata.

Page 11: Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet

www.UdhezimidheDrita.net

11

Pra, ju këshilloj dhe e theksoj këtë pikë, mos u përçani! Kjo është në dorën tuaj vëllezër. Është

në dorën tuaj që ta pasoni dhe përhapni këtë davet në çdo vend në formën e tij të drejtë dhe të

bukur. Paraqituani njerëzve davetin Selefij kështu siç ua shpjegova tani: “Allahu tebareke ue

teala ka thënë...”, “I dërguari i Allahut (alejhi selati ue selam!) ka thënë...”, “Imam Ahmedi ka

thënë...”, “Buhariu ka thënë...”, “Muslimi ka thënë...”; (përmendni) dijetarët të cilët njerëzit i

respektojnë. Bëjeni të mundur që ata t‟i dëgjojnë thëniet e këtyre dijetarëve Allahu ju bekoftë,

kjo do t‟ju ndihmojë. Do shihni se disa prej tyre natyrisht se nuk do ta pranojnë këtë, por jo të

gjithë. Do shihni se këta njerëz do ta pranojnë këtë, inshaAllah, ata do kthehen në davetin tuaj.

Përdorni këto mënyra që t‟i afroni njerëzit tek Libri i Allahut subhane ue teala, Suneti i të

Dërguarit të tij (alejhi selitu ue selem!) dhe rrugës së të parëve tanë të mirë (selefëve)!

E lus Allahun tebareke ue teala të na jep sukses në kryerjen e veprave të cilat Ai i do dhe më të

cilat Ai është i kënaqur! Të na bëjë prej thirrësve të sinqertë për tek Allahu dhe prej dijetarëve!

Të na ruaj nga e keqja e vetëve tona dhe kurtheve të shejtanit dhe kurtheve të djajve, qofshin ata

nga njerëzit apo xhinët! Gjithashtu e lus Allahun tebareke ue teala që t‟ua bashkojë zemrat tuaja

dhe t‟u grumbullojë tek e vërteta (në hak), që njerëzit të kenë dobi prej jush kudo që jeni dhe

kudo që shkoni! Paqja e Allahut qoftë mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatehu!

Autor:

Shejkh Rabi Ibn Hadi El-Medkhalij Allahu e ruajttë!

Përshtati:

Avni Xhemajli (Ebu Ensarij) Allahu e ruajttë!

Redaktoi:

Albiona Olluri Allahu e ruajttë!