numri 1, mars 2014 · në fakultetin ekonomik. në këtë mënyre, studentët mund t’i drejto-hen...

4
BORDI EDITORIAL Dr. Altin Idrizi / Msc. Arsim Berisha / Dr. Shpëtim Çerri Xhensila Beqiri / Kristiana Zaçi buletiniekonomik@gmail.com Programet e studimit të Fakultetit Ekonomik Programet e studimit ekzistues në Fakultetin Ekonomik UE “A. Xhuvani”, viti akademik 2013-2014 Faqe 2 Modeli i ekselencës: eksperienca e studentes Ledia Canga Nuk janë të paktë studentët që arrijnë rezultate të shkëlqyera ne Fakultetin Ekonomik. Ndër to mund të përmendim studenten Ledia Canga Faqe 4 Një bashkëpunim i rëndësishëm Në qëllimin e përbashkët për të lehtësuar dhe zhvilluar marrëdhënie më të ngushta në fushën e arsimit të lartë... Faqe 3 “Mbrojtësi i Studentëve” NUMRI 1, Mars 2014 Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Fakultetit u miratuan disa ndry- shime të rëndësishme në Rregullo- ren e Fakultetit Ekonomik, ku ndër të tjera spikat krijimi i “Mbrojtësit të studentëve”. Le të shohim më konkretisht se për cfarë bëhet alë. “Mbrojtësi i studentëve” është një anëtar i personelit akademik të Fakultetit që ka si qëllim kryesor evi- dentimin e problematikave të sinjali- zuara nga studentët si dhe përcjelljen e tyre organeve drejtuese të fakultetit, duke u angazhuar në zgjidhjen e tyre. Rëndësia e “Mbrojtësit të studentëve” qëndron në faktin sepse me anë të tij arrihet të krijohet një urë lidhëse konkrete ndërmjet studentëve dhe organeve drejtuese në evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që shqetësojne jetën stu- dentore apo procesin mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik. Në këtë mënyre, studentët mund t’i drejto- hen direkt “Mbrojtësit të studentëve” me anë të formave të ndryshme (si për shembull, në takime në orarin e pritjes, e-mail, inbox ne fb, etj) mbi cdo tematikë apo problematikë të mundshme, dhe të pretendojnë që për cështjen e parashtruar të jepet një zgjidhje. Kërkesa e studentëve mund të jetë edhe “anonime” kur objekti i saj i adresohet një individi apo një rasti specifik. Ndër kompetencat e “Mbrojtësit të studentëve” të para- shikuara në Rregulloren e Fakultetit mund të përmendim: - Përcjelljen e problematikave të studentëve Dekanit, Këshillit Fakultetit, Kancelarit sipas kompe- tencave përkatëse ose Rektorit te UE në rast mos shprehje të organeve për- katëse të Fakultetit. - Mban regjistrin ku evidentohen problematikat e sinjalizuara nga stu- dentët bashkë me zgjidhjet konkrete që janë dhënë. - Asiston dhe ndihmon studentët në ngritjen e organeve të tyre përfaqë- suese, në hartimin e statuteve si dhe në organizimin sa më efikas të tyre. - Bashkëpunon me organet studen- tore për promovimin e të drejtave të studentëve si dhe për një zgjidhje të drejtë e të shpejtë të problematikave të tyre. - Ndërmjetëson dhe moderon takime dhe diskutime midis përfaqësuesve të studentëve dhe autoriteteve drejtuese të Universitetit. Këshilli i Fakultetit, në mbledhjen e fundit të tij ka zgjedhur pedagogun MsC. Robert Gajda si “Mbrojtësin e studentëve” për një mandat 4-vjecar. Të gjithë studentët mund të kontak- tojnë “Mbrojtësin e studentëve” gjatë orarit të pritjes së caktuar nga peda- gogu ose të komunikojnë me anë të formave të ndryshme që ato mund t’a shohin të përshtatshme. Fjala e Dekanit Të dashur kolegë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit! Ky është numri i parë i Buletinit Informativ të Fakultetit tonë... Faqe 2 Përshëndetja e Rektorit Të dashur studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Studentë të Universitetit të traditës së shkencës dhe të formimit të mësimdhënësve, në Universitetit me fillesat ... Faqe 3 Mbrojtësi i studentëve Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Fakultetit u miratuan disa ndryshime të rëndësishme në Rregulloren e Fakultetit Ekonomik, ku ndër të tjera spikat krijimi i “Mbrojtësit të studentëve”. Faqe 1 Buletini i Fakultetit Ekonomik

Upload: others

Post on 02-Mar-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NUMRI 1, Mars 2014 · në Fakultetin Ekonomik. Në këtë mënyre, studentët mund t’i drejto-hen direkt “Mbrojtësit të studentëve” me anë të formave të ndryshme (si për

NUMRI 1, Mars 2014

BORDI EDITORIALDr. Altin Idrizi / Msc. Arsim Berisha / Dr. Shpëtim Çerri

Xhensila Beqiri / Kristiana Zaç[email protected]

Programet e studimit të Fakultetit EkonomikProgramet e studimit ekzistues në Fakultetin Ekonomik UE “A. Xhuvani”, viti akademik 2013-2014

Faqe 2

Modeli i ekselencës: eksperienca e studentes Ledia Canga

Nuk janë të paktë studentët që arrijnë rezultate të shkëlqyera ne Fakultetin Ekonomik. Ndër to mund të përmendim studenten Ledia Canga

Faqe 4

Një bashkëpunim i rëndësishëm

Në qëllimin e përbashkët për të lehtësuar dhe zhvilluar marrëdhënie më të ngushta në fushën e arsimit të lartë...

Faqe 3

“Mbrojtësi i Studentëve”

NUMRI 1, Mars 2014

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Fakultetit u miratuan disa ndry-shime të rëndësishme në Rregullo-ren e Fakultetit Ekonomik, ku ndër të tjera spikat krijimi i “Mbrojtësit të studentëve”. Le të shohim më konkretisht se për cfarë bëhet fjalë. “Mbrojtësi i studentëve” është një anëtar i personelit akademik të Fakultetit që ka si qëllim kryesor evi-dentimin e problematikave të sinjali-zuara nga studentët si dhe përcjelljen e tyre organeve drejtuese të fakultetit, duke u angazhuar në zgjidhjen e tyre. Rëndësia e “Mbrojtësit të studentëve” qëndron në faktin sepse me anë të tij arrihet të krijohet një urë lidhëse konkrete ndërmjet studentëve dhe organeve drejtuese në evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që shqetësojne jetën stu-dentore apo procesin mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik. Në këtë mënyre, studentët mund t’i drejto-hen direkt “Mbrojtësit të studentëve” me anë të formave të ndryshme (si për shembull, në takime në orarin e pritjes, e-mail, inbox ne fb, etj) mbi cdo tematikë apo problematikë të mundshme, dhe të pretendojnë që për cështjen e parashtruar të jepet një zgjidhje. Kërkesa e studentëve mund të jetë edhe “anonime” kur objekti i saj i adresohet një individi apo një

rasti specifik. Ndër kompetencat e “Mbrojtësit të studentëve” të para-shikuara në Rregulloren e Fakultetit mund të përmendim: - Përcjelljen e problematikave të studentëve Dekanit, Këshillit të Fakultetit, Kancelarit sipas kompe-tencave përkatëse ose Rektorit te UE në rast mos shprehje të organeve për-katëse të Fakultetit.- Mban regjistrin ku evidentohen problematikat e sinjalizuara nga stu-dentët bashkë me zgjidhjet konkrete që janë dhënë.- Asiston dhe ndihmon studentët në ngritjen e organeve të tyre përfaqë-suese, në hartimin e statuteve si dhe në organizimin sa më efikas të tyre.- Bashkëpunon me organet studen-

tore për promovimin e të drejtave të studentëve si dhe për një zgjidhje të drejtë e të shpejtë të problematikave të tyre.- Ndërmjetëson dhe moderon takime dhe diskutime midis përfaqësuesve të studentëve dhe autoriteteve drejtuese të Universitetit.Këshilli i Fakultetit, në mbledhjen e fundit të tij ka zgjedhur pedagogun MsC. Robert Gajda si “Mbrojtësin e studentëve” për një mandat 4-vjecar. Të gjithë studentët mund të kontak-tojnë “Mbrojtësin e studentëve” gjatë orarit të pritjes së caktuar nga peda-gogu ose të komunikojnë me anë të formave të ndryshme që ato mund t’a shohin të përshtatshme.

Fjala e Dekanit

Të dashur kolegë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit!Ky është numri i parë i Buletinit Informativ të Fakultetit tonë...

Faqe 2

Përshëndetja e Rektorit

Të dashur studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Studentë të Universitetit të traditës së shkencës dhe të formimit të mësimdhënësve, në Universitetit me fillesat ...

Faqe 3

Mbrojtësi i studentëve

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Fakultetit u miratuan disa ndryshime të rëndësishme në Rregulloren e Fakultetit Ekonomik, ku ndër të tjera spikat krijimi i “Mbrojtësit të studentëve”.

Faqe 1

Buletini i Fakultetit Ekonomik

Page 2: NUMRI 1, Mars 2014 · në Fakultetin Ekonomik. Në këtë mënyre, studentët mund t’i drejto-hen direkt “Mbrojtësit të studentëve” me anë të formave të ndryshme (si për

rritur nga viti në vit dhe një tendencë e tillë pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Fakulteti ka në përbërje të tij 4 departamente: departamenti i Administrim – Biznesit, i Financë – Kontabilitetit, i Ekonomiksit dhe i së Drejtës si dhe një qendër kërkimore-shkencore. Nisur nga ky numër i madh stu-dentësh dhe programesh studimi, botimi i këtij buletini informativ vjen pak me vonëse, qoftë kjo për arsye ob-jektive dhe subjektive, por realisht të pajustifikueshme. Në hapësirat ku po jetojmë, sfidat janë të shumta, prandaj Fakulteti me stafin e tij akademik dhe studentët duhet të jetë një zë i fuq-ishëm dhe i arsyeshëm i mendimit ekonomik jo vetëm në qarkun e El-basan por edhe më gjerë. Kjo mund të realizohet vetëm me një pjesëmarrje aktive në me¬diat elektronike dhe ato të shkruara, gjë për të cilën kërkohet një angazhi¬mi i veçantë i të gjithëve

Të dashur kolegë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit!Ky është numri i parë i Buletinit In-formativ të Fakultetit tonë dhe për mua është një kënaqësi e veçantë të jem nismëtar i këtij botimi. Kisha kohë që e kisha menduar botimin e një buletini të tillë për fakultetin dhe më në fund kjo nismë po bëhet re-alitet. Fakulteti Ekonomik është një nga fakultetet më të rëndësishëm të Uni-versitetit të Elbasanit si për nga numri i studentëve të kërkojnë të vazhdojnë studimet në këtë fakultet ashtu dhe për nga niveli i studentëve. Aktual-isht në Fakultet ofrohen 12 programe studimi të nivelit të parë Bachelor me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme si dhe 11 programe studimi të nivelit të dytë Master profesional dhe shken-cor. Numri i programeve te studimit dhe i studentëve ka ardhur duke u

Fjala e hapjes për buletinin informativ

Programet e studimit të Fakultetit Ekonomik

në mënyrë individuale dhe kolektive.Nuk ka rëndësi se çfarë impakti do të ketë numri i parë i këtij buletini, aq sa është e rëndësishme nisma e marrë. Dihet se çdo nismë nuk është edhe aq e le¬htë. Me rëndësi është që Buletini po nis punën e tij dhe shpresojmë që numrat vijues të jenë sa më autentikë, më informativë dhe më të pasur. Me këtë pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit Ekonomik po u hapet edhe një dritare e re për të shprehur idetë dhe mendimet e tyre lidhur me tema të ndryshme të fushës së ekonomisë dhe të ë drejtës. Misioni kryesor i këtij buletini do të jetë informimi i studentëve, por dhe i shoqërisë në përgjithësi, mbi pro-gramet e studimit që ofron Fakulteti ynë, mbi planet mësimore për çdo program studimi, mbi kalendaret e provimeve, mbi jetën akademike, kul-turore dhe studentore të Fakultetit si dhe dhënia e çdo informacioni tjetër të nevojshëm në mënyrë që studentët dhe pedagogët të jenë sa më të infor-muar dhe të aktualizuar mbi çdo gjë që ndodh në Fakultet. Kemi menduar që buletini të jetë mujor dhe të përfshijë sa më shumë nga jeta studentore, por pa lënë jashtë dhe jetën akademike dhe çdo even-imet që zhvillohet në fakultet gjatë një muaji. Në stafin editorial të bu-letinit kemi përfshirë dhe studentë dhe opinioni i tyre është padyshim një ndihmesë e madhe dhe një ori-entim drejt përfshirjes dhe dhënies të sa më shumë informacioneve. Me këtë botim në synojme të inkurajojmë studentët që ata të marrin pjesë ak-tive ne jeten studentore dhe akade-mike që zhvillohet në fakultet, t’i

bashkohen kësaj nisme dhe të bëhen pjesë e pandashme dhe e natyrshme e botimeve të ardhshme. Padyshim, kontributi i tyre do të jetë i vyer dhe i paçmueshëm. Buletini i drejtohet përgjithësisht studentëve dhe duhet të dalë nga studentët. Gradualisht ne kemi si qëllim që Buletini të kalojë plotësisht nën drejtimin e studentëve dhe të jenë ata, të cilët të vendosin se çfarë informacioni dhe materiali do të botohet. Eshtë shumë e rëndësishme për ne që studentët të zënë vendin që u takon – të jenë në qendër të jetës së fakultetit, të ndjehen pjesë e pan-dashme dhe integrale e tij dhe të jenë ata promotorët dhe inciatorët e sa më shumë ngjarjeve dhe evenimenteve që mund dhe do të zhvillohen në amb-jentet e Fakultetit, por edhe jashtë tij, në të ardhmen. Janë ata gjaku që duhet të rrjedhë në venat e fakultetit, janë ata pjesa më vitale e të gjithë sho-qërisë tonë, janë ata e ardhmja e kom-bit tonë. Përfitoj nga rasti këtu të ftoj të gjithë studentët, veçanërisht ata që kanë prirje letrare apo gazetareske, të bëhen pjesë e kësaj nisme, në mënyrë që ky buletin të bëhet sa më informa-tiv, sa më gjithpërfshirës dhe sa më afër studentëve dhe shoqërisë. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese këtij buletini informativ në përmbushjen e misionit të tij dhe le të shërbejë kjo nismë dhe eksperienca që do të fitohet në mënyrë që në një të ardhme të afërt ne të kemi mundësi të botojmë edhe Buletinin Shkencor të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit. SUKSESE!

Dr. Altin IDRIZIDekan i Fakultetit

viti akademik 2013-2014

Bachelor me kohë të plotë Programet Master

Profesional

Shkencor

Bachelor me kohë të pjesshme

• ADMINISTRIM-BIZNES• FINANCË-KONTABILITET• EKONOMIA DHE E DREJTA• INFORMATIKE EKONOMIKE• EKONOMI TURIZMI• ADMINISTRIM BIZNESI DHE INXHINIERI• SHKENCA JURIDIKE NE BIZNES• SHKENCA JURIDIKE NE SEKTORIN PUBLIK

• EKONOMIA DHE E DREJTA NË SEKTORIN PUBLIK• FINANCË• KONTABILITET• MARKETING• ADMINISTRIM-BIZNES• INFORMATIKE EKONOMIKE

• MARKETING • MENAXHIM• DREJTIM BANKAR• KONTABILITET DHE AUDITIM• EKONOMIA DHE E DREJTA NË TREGJET NDËRKOMBËTARE

• ADMINISTRIM-BIZNES• FINANCË-KONTABILITET• EKONOMIA DHE E DREJTA• INFORMATIKE EKONOMIKE

FAQE 2

Page 3: NUMRI 1, Mars 2014 · në Fakultetin Ekonomik. Në këtë mënyre, studentët mund t’i drejto-hen direkt “Mbrojtësit të studentëve” me anë të formave të ndryshme (si për

Të dashur studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Studentë të Universitetit të traditës së shkencës dhe të formimit të mësimdhënësve, në Universitetit me fillesat më të hershme në Shqipëri. Universiteti ynë është një ndër institucionet më të rëndësishme arsimore dhe shkencore në Shqipëri. Ai ka për synim të vijojë traditën e shkëlqyer të Normales së Elbasanit, institucionit pararojë arsimor për kohë me rradhë në përgatitjen e më-suesve. Normalja e Elbasanit dhe më pas Insituti i Lartë Pedagogjik “Alek-sandër Xhuvani” dhe në vitin 1991 Universiteti i Elbasanit me këtë emër

Në qëllimin e përbashkët për të lehtë-suar dhe zhvilluar marrëdhënie më të ngushta në fushën e arsimit të lartë, të zhvillimit shoqëror dhe kulturor, të kërkimit shkencor dhe organizimit të konferencave ndërkombëtare, midis Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe Shoqatës A.C.R.E.P (shoqata për të drejtat e shtetasve dhe mbrojtjen e mje-disit) u nënshkrua në datë 19.02.2014 marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve që do të përfshijë dhe Qëndrën Ndërkombëtare Kërkimore për Studime Ekonomike dhe Juridike (QKZHEJ) të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “ A. Xhuvani”.Ky bashkëpunim do të zhvillohet në format në vijim:1. projekte kërkimore dhe të bash-

Përshëndetja e Rektorit

Një bashkëpunim i rëndësishëm

është një rrugëtim i natyrshëm dhe që nxit për të ecur në gjurmët e emrave të mëdhenj edhe në nivel kombëtar që i kanë dhënë emër këtyre institucio-neve.Ne jemi Universiteti i përpjekjeve për arritjen e rezultateve reale dhe të vlef-shme në fusha të ndyshme të veprim-tarisë njerëzore, që u përgjigjen edhe degëve të ndyshme në të cilat mund të studiohet në këtë Universitet në fush-ën e prodhimit, shkencës, mësimdhë-nies, kulturës, artit, letërsisë. Ne kujdesemi që studentët tanë të përgatiten për të qenë nxitës dhe prodhues të këtyre përpjekjeve, duke

e quajtur detyrë para kombit dhe sho-qërise arritjen e rezultateve me tregues realë dhe mbështetje të vlerave. Kjo punë dhe kjo traditë është një detyrë që na e kanë lënë pararendësit tanë, pjesë e historisë së këtij institucioni dhe një kontribut i të gjithë aktorëve të Universitetit, staf mësimdhënës, mbështetës dhe student.Ashtu si Normalja dikur, Universiteti sot është pjesë e një mjedisi të begatë intelektual, arsimdashës dhe kultur-dashës të qytetit të Elbasanit, qytet i njohur për përmasat e shumëllojshme të vlerave. Kësisoj Universiteti është pjesë e një konteksti arsimor dhe

shkencor të përvijuar qartë por dhe që priret të ndryshojë, zgjerojë dhe shndërrojë sipas kërkesave të kohës këtë sistem vlerash dhe përpjekjesh. Ashtu si Normalja dikur, edhe Uni-versiteti ynë sot është “djepi” i shumë personaliteteve të kulturës, shkencës, jetës shoqërore dhe asaj politike.Ne jemi Universiteti tashmë me një histori njëshekullore, por që mbajmë dhe historinë e tij të re prej afro 4 dekadash,histori me arritje të duk-shme në shumë fusha të veprimtarisë së proçesit mësimor e kërkimor. Treg-uesit në këtë drejtim rezultojnë mëse të dukshëm në rrafshe e plane të tilla si zgjerimi i kapaciteteve hapsinore dhe i mjediseve universitare, përmi-simi i vazhdueshëm infrastukturor, rritja e cilësisë së kurrikulave dhe i krejt proçesit kërkimor-mësimor dhe kjo e shoqëruar me rritjen e fluksit të madh të kerkesave për frekuentimin e studimeve në Universitetin tone. Ne jemi krenarë të themi se infastruk-tura jonë moderne, hapësirat e mjaf-tueshme të mjediseve tona mësimore dhe kërkimore janë një ftesë “ joshëse” për çdo të ri e të re që kërkon të nisë karrierën me një hap serioz dhe ambi-cioz në fushën e edukimit profession-al. Ne besojmë se zgjedhja më e mire e programit të studimit dhe mënyra e duhur e përvetësimit të dijeve janë çelësi i një karriere të ardhshme të sukseshme dhe konkuruese.

Prof.Dr. Liman VaroshiRektor i Universitetit

“Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

këpunimit kombëtar dhe ndërkom-bëtar;2. organizimi i konferencave, semin-areve dhe workshop;3. shërbime didaktike dhe aksesi në biblioteka dhe laboratoreve;4. udhëtime studimi të interesit të përbashkët;Ndërkohë, brënda vitit 2014 sho-qata A.C.R.E.P në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit “A. Xhuvani” do të garantojë realiz-imin e një konference ndërkombëtare në sektorin e energjisë dhe brënda vitit 2015 realizimin e një kongresi tjetër ndërkombëtar me temë mbi mbrojtjen e mjedisit.

Dr. Rezarta Tahiraj

NJOFTIMEOFERTE PUNESIMI!!!

Distributori zyrtar i firmes “AGNA group”, kerkon te punesoje 4 vajza, part-time, me kontrate te rregullt pune, per sherbimet HOSTESS PROMOTER. Praktikisht, vajzat do te merren me promovimin e produkteve te ndryshme (si psh lengjet e frutave) ne ambjente si supermerkatot e qytetit, klubet, etj. Gjithashtu do te angazhohen edhe ne shperndarjen e broshurave informuese. Paga e kenaqshme. Te interesuarat te dergojne te dhenat, CV ne [email protected]

Njoftohen të gjithë studentët, pedagogët apo të interesuarit që ky buletin është i hapur në publikimin e shkrimeve për çdo tematikë të mundshme në fushat ekonomike, juridike, sociale, kulturore, shoqerore, etj.

Shkrimet mund ti dërgoni në: [email protected]

FAQE 3

Page 4: NUMRI 1, Mars 2014 · në Fakultetin Ekonomik. Në këtë mënyre, studentët mund t’i drejto-hen direkt “Mbrojtësit të studentëve” me anë të formave të ndryshme (si për

FAQE 4

Adresa: Rr. “Rinia”, 200 m poshtë Universitetit “A. Xhuvani”

Modeli i ekselencës:Eksperienca e studentes Ledia Canga

Nuk janë të paktë studentët që arrijnë rezultate të shkëlqyera ne Fakultetin Ekonomik. Ndër to mund të përmen-dim studenten Ledia Canga që vazh-don studimet ne vitin e tretë në degën Financë-Kontabilitet. E takuam në fakultet dhe biseduam rreth ekspe-riencës universitare duke u munduar sadopak në zbulimin e sekretit të saj që ka bërë të mundur arritjen e re-zultateve të shkëlqyera në te gjitha lëndët.

-Çfarë të bëri të zgjedhësh Fakulte-tin Ekonomik ?Zgjedhja e Fakultetit Ekonomik ka qenë një proces i gjatë reflektimi, një zgjedhje jo e lehtë po aq sa edhe tani me plot gojë them një zgjedhje e bu-kur për mua . Unë kam studiuar për 12 vite në Shkollën e Mesme Artis-tike “ONUFRI” ku zotëroj titullin “Pianiste”; në këtë aspekt pas gjithë këtyre viteve studim, përkushtim ne muzikë do të ishte lehtësisht e kup-tueshme vazhdimi i studimeve të mia ne Universitetin e Arteve. Kalimi im i papritur nga bota e bukur e muzikës drejt botës se shifrave nxiti reagimin

ndaj meje me anë të pyetjeve: Pse Ekonomikun? Pse Financën ? Pse jo muzikën?E kuptoja shumë mirë habinë apo qëndrimin e personave që më rre-thonin teksa prisnin përgjigjen time, pasi unë kisha studiuar në një shkollë profesionale në të cilën analizën matematikore e kisha prekur fare pak.Nuk dija se cfarë ishin integralet apo derivatet, matricat apo limitet, dija vetëm gjërat elementare normalisht të pamjaftueshme, si bazë kundrejt zgjedhjes time. Zgjedhja e profesionit është një vendim I rëndësishëm pa-sojat e të cilit janë afatgjata. Reflek-timi mbi prirjet e tregut, mbi atë çfarë unë prisja për veten time në të ardh-men, mbi degët që ishin “në modë” si Ekonomiku, Drejtësia, Shkenca Poli-tike etj, mbi përfitimet monetare nga profesioni im, mbi faktin qe studimi i Ekonomisë gjen vend kudo, ishin të gjitha faktorë që më nxitën të merrja përsipër rrëzikun e kësaj zgjedhjeje.

-Përshtypja e parë në Fakultet ?Ambjentet e Fakultetit i vizitova që në momentin e zgjedhjes sime. Isha së tepërmi kurioze të shikoja vendin ku unë do te kaloja për një kohë te gjatë pjesën më të madhe të ditës. Më kujtohet që ishte plot me studentë, ndoshta ka qenë ditë provimi kur e mendoj tani. Disa prej tyre duke qeshur, disa të mërzitur dhe ç’është e vërteta një ndjenjë ankthi e në të njëjtën kohë një emocion i veçantë më përfshiu të tërën. Po filloja shkol-len e lartë!!! Mbaj mend që ndalova në një klasë dhe thashë me vete: “Sa e madhe” ! Padyshim që isha njohur me sallat e gjëra të koncerteve te pia-nos por ketu ishte tjetër gjë! Fjala “ E madhe” nenkuptonte shumë studentë, shumë studentë nënkuptonin shumë

njohje të reja, dhe këto njohje për të njëjtin qëllim - marrjen e titullit “FINANCIER”. Gjithashtu shumë student nënkuptonin për mua shumë konkurentë dhe këto konkurentë nënkuptuan ndaj vetes time prem-timin: “Do ia dal mbanë,do studioj shumë,do punoj shumë “

-Si ka qenë raporti me shoqërinë dhe Stafin Akademik?Mund të them që nuk kam një shoqëri shumë të zgjeruar dhe ndaj atyre që unë realisht i konsideroj miq kam raporte te kënaqshme, brënda kuadratit te respek-tit te ndërsjelltë dhe kontributit reciprok në shoqërinë tonë . Me Stafin Akade-mik ose më bukur do më tingëllonte të thosha me profesorët e mi gëzoj respekt, respekt ky i lindur ne rradhë të parë për faktin sepse janë këto profesorë njërëzit që po më përgatisin dhe po më bëjnë të aftë për profesionit tim, për të gjithë mbështetjen dhe kurajon e dhënë prej tyre, për trajtimin asnjëherë nën atë dis-tancën e largët “Pedagog-Student”, për dhënien e mundësive apo alternativave të ndryshme në zhvillimin e njohurive të mia dhe të gjitha këto shtojnë ako-ma më shumë përgjegjësinë time drejt arritjes së rezultateve të larta vetëm e vetëm për të dëgjuar atë “BRAVO” nga profesorët e mi në dhënien e rezultatit mbas çdo provimi.

- Sipas teje cili ështe çelësi i suksesit të një studenti për të pasur rezultate të shkëlqyera në të gjitha lëndët?Mendoj që cdo student ka mënyrat e veta të studjuarit. E vetmja gjë që mund të them është DASHURIA për profesionin që kemi zgjedhur. Të studiojmë jo me mendimin “edhe sa faqe më kanë ngelur në përfundim të leksionit?!” por kuriozë sepse po mësojmë diçka të re. Të punojmë pa

u lodhur duke menduar për frytet e kësaj pune në të ardhmen. Gjithash-tu, qëllim dhe pretendime më të larta ndaj vetvetes, besim në aftësitë per-sonale dhe mbi të gjitha asnjëherë, asnjëherë nuk duket harruar: Nuk ka gjë të vështirë, nuk ka ushtrim të pa-mundur për tu zgjidhur, nuk ka teori abstrakte që nuk mbahet mend! Pak përqindje është talent, ndërsa pjesa më e madhe është vetëm punë!

-Sa orë në ditë u përkushtohesh mësi-meve?Pjesën më të madhe të ditës sime.

-Po kohës së lirë, kafenerat, party-t?E ku ka më mirë një kafe midis sho-qërisë apo njërëzve të dashur! Por gjithmonë pa “i hyrë në hak” kohës së mësimeve sepse për mua janë stu-dimet primare. Ndërkohë që edhe party-t më pëlqejnë, normalisht jam nje muzikante dhe më tërheqin orga-nizime të tilla por nuk mund të them që marr pjesë në to përveç se rasteve të veçanta!.Fatkeqësisht kjo “e shkreta kohë e lirë” është e limituar.

-Prespektivat për të ardhmen?Vazhdimi i studimeve të mia në cik-let më të larta shkollore dhe përderisa jam në vitin e fundit të studimeve Bachelor tashmë kam filluar të pre-okupohem pse jo dhe për fillimin e një pune.

-Kë do të falenderoje më shumë për arritjet e rezultateve të shkëlqyera?Prindërit dhe vëllain tim që janë forca ime kryesore në çdo hap timin. Pro-fesorët për punën e tyre të palodhur. Shoqërinë time për mbështetjen mo-rale.

FAQE 4