njesia qendrore (pjeset perberese) , lenda : tik
DESCRIPTION
Njesia Qendrore , Kasa , MotherBoard , Procesori , Ram , HDD , Graphic Cards , CD/DVD , Network Interface Card.TRANSCRIPT
Njesia Qendrore (Pjeset Perberese )
Punoi : Daniel DuroShkolla “SALIH CEKA “
Klasa XI TIK
NJESIA QENDRORE
• Njësia Qëndrore e përpunimit të të dhënave është komponent kryesorë i kompjuterit, e cila bën ekzekutimin e programeve individuale dhe dirigjon punët e pjesëve tjera. Quhet edhe njesi qendrore procesike, ndersa kur ajo ndodhet ne nje qark te integruar, quhet mikroprocesore. Komponentët kryesorë Njesia qendrore përbëhet nga tre komponentë kryesorë: njesia aritmetike logjike (ALU), ku kryhen te gjitha llogaritjet logjike, njesia dirigjuse, e cila ben dekodimin, sinkronizimin, dhe instruksionet e programeve, kujtesa, e cila mundëson ruajtjen e te dhenave dhe programeve me të cilat mundesohet puna e komjuterit. Ndërtimi Të gjitha këta komponent përmbajnë regjistra, të cilët paraqesin hapsira të kujtesës të rezervuara për qëllime të veqanta. Njësia qendrore është e ndërtuar në një kuti të vogël te qeramikes me këmbza metalike anash. Këto këmbëza kan funksionin e nderlidhjes se qipit te procesorit me qipat e tjerë në pllakën e stampuar. Ne brendesi te kutisë së qeramikës është i vendosurë vetë qipi, një pllakë e silicit me dimensione prej disa mm2. Në këtë sipërfaqe të vogël janë të vendosura disa miliona transistorë të ndërlidhur në mënyrë funksionale ndermjet vete.
• Kasa - është kutia metalike ose
plastike ku ndodhen pjesëte brendshme të kompjuterit. Duhet
te jet e fort qe ti rezistoj goditjeve mekanike.Kasa
zgjidhet në varësi të përmasave (duhet shikuar nëse ofron
hapsirën e nevojshme për të gjitha pajisjet
e brendshme që duam të kemi në kompjuter) dhe shijeve estetike personale
KASA
• Mainboard - njihet edhe si motherboard
ose system board. Ndodhet në njërën anë të kasës dhe ka formë drejtëkëndëshi me përmasa që variojnë sipas firmave . Mbi këtë pllakë të hollë plastike të dizenjuar me qarqe vendosen ose lidhen me kabllo (të quajtur fisha) të gjitha pajisjet e kompjuterit. Si të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit edhe motherboard-i e merr rrymën elektrike nga ushqyesi përmes një fishedhe ia shpërndan atë pajisjeve të tjera që “montohen” në bord. Kuptohet se ky është bordi kryesor dhe pa të s’ka
kuptim të funksionojë një kompjuter.
MOTHERBOARD
Proçesori apo CPU (Central Processing Unit). Është një
komponent shumë i rëndësishëm i kompjuterit i përbërë nga një qark i cili në mënyrëdirekte apo indirekte kryen të gjithë punën që ne bëjmë në kompjuter.Kryen veprime
matematikore dhe logjike gjithashtu shoqerohet dhe me 1 ftohes ne rast se mund te nxehet dhe te digjet.
PROÇESORI OSE CPU (CENTRAL PROCESSING UNIT)
• RAM ( shkurtimi i Random-accesmemory - Kujtesë me hyrje të rastësishme) - është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri. është memorie e
paqëndrueshme, që nënkuptohet si memorie e cila nuk ruan të dhënat kur
kompjuteri fiket.
RAM (RANDOM ACCESS MEMORY)
HDD ( HARD-DISC )
• Hard Disc - ruan të dhënat. Tani duhet
të jeni duke menduar se hard disk qenka një lloj memorie përderisa ruan të dhënat dhe ky është një mendim shumë i saktë. Është një memorie dhe madje e qëndrueshme. Kjo do te thote se
te dhenat e magazinuara ne Hard-Disk që mund jenë praktikisht çdo lloj informacionime të cilin ne punojmë në
kompjutër si dokumente, muzikë, lojra etj, ruhen edhe pasi kompjuteri fiket. Hard disk-u lidhet me mainboard-in përmes fishës ( kur ndodhet brenda kasës) ose me një kabëll të normës USB (dhe në këtë rast quhet hard disk I
jashtëm).
• Graphic Cards ose Kartela grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterëve
modern. Këto karta kanë në brendesi te tyre GPU-ne (Graphic Processing Unit), ky i fundit eshte shume i ngjashem me CPU por ndryshon ne faktin qe eshte i optimizuar ne kryerjen e operacioneve matematike qe jane mese te zakonshme ne manipulimin e grafikeve. Ky optimizim eshte diferenca kryesore midis GPU dhe CPU. Nje element tjeter i rendesishem i kartes grafike eshte memoria. GPU e perdor memorie per te ruajtur rezultatet e perkohshme qe asaj i duhen per te kryer operacione ne menyre sa me eficente. Kjo memorie mund te perdoret edhe per qellime te tjera si ruajta e imazheve te cilat do te shfaqen se shpejti ne monitor. Sasia dhe tipi i kesaj memorie eshte nje faktor shume i rendesishem.
Karta grafike lidhet me monitorin nepermjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital ne analog, i cili me pas shkon tek monitori, qofte ky CRT apo LCD. Disa karta grafike kane me shume se nje RAMDAC, kjo ben te mundur lidhjen e me shume se nje monitori me skeden grafike.
GRAPHIC CARDS
• CD/DVD drives ndodhen në pjesën e përparme të kasës. Janë pajisjet që lexojnë apo shkruajnë mbi kompakt disqet (CD) dhe
DVD-te.
CD/DVD
• NIC (Network InterfaceCard) kartë rrjeti e cila shërben për lidhjen në rrjet të kompjuterave duke i lidhur ato fizikisht me anë të kabllove specifikë të rrjetit ose nëse karta është Wireless nuk ka nevojë për kabllo për të krijuar rrjetin e kompjuterave.
NIC (NETWORK INTERFACE CARD)