një vlerësim për industrinë e blojës në shqipëri me qëllim rritjen e

58
NJË VLERËSIM PËR INDUSTRINË E BLOJËS NË SHQIPËRI ME QËLLIM RRITJEN E VLERAVE ushqyese(fortifikimin) E MIELLIT TË GRURIT NJË VLERËSIM PËR INDUSTRINË E BLOJËS NË SHQIPËRI ME QËLLIM RRITJEN E VLERAVE ushqyese(fortifikimin) e MIELLIT TË GRURIT Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(forfikimin) e miellit të grurit Philip Randall; P Cubed, Afrika e Jugut [email protected] Përgatur në emër të UNICEF, Shqipëri; Nëntor 2010 Pikpamjet e shprehura në këtë dokument janë të konsulent dhe jo detyrimisht ato të UNICEF-it.

Upload: vuongtuong

Post on 11-Dec-2016

236 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Një vlerësim për industrinë e blojës në

shqipëri me qëllim rritjen e vlerave

ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Philip Randall; P Cubed, Afrika e Jugut [email protected]

Përgatitur në emër të UNICEF, Shqipëri; Nëntor 2010

Pikpamjet e shprehura në këtë dokument janë të konsulentit dhe jo detyrimisht ato të UNICEF-it.

Page 2: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e
Page 3: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

3

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

SHKURTIME

CeA Certifikata e Analizës ose e thënë ndryshe Certifikata e Përputhshmërisë

FAO Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë

FIFO First In, First Out – (Metodë për vlerësimin e rezervave - malli që futet i

pari del i pari nga magazina-shënim i përkthyesit)

FOB I lirë në bord (sipas INCOTERMS -kusht për livrimin e mallrave)

g Gram

GDP Prodhimi Brendshëm Bruto

IDA Anemia nga mungesa e hekuri

IDD Çrregullime nga mungesa e jodit

INSTAT Instituti i Statistikës

KASH Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar

Kg Kilogram

Km Kilometër

MT Ton

QA Sigurimi Cilësisë

QC Kontrolli i Cilësisë

SPS Sanitare dhe Fitosanitare

TBT Bariera Teknike për Tregtinë (një nga marrëveshjet e OBT)

UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

WHO Organizata Botërore e Shëndetësisë

WTO Organizata Botërore e Tregtisë

Page 4: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

4

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

FalëndERIME

FAO - Zef Gjeta

Shoqata e Prodhuesve të Bukës - Gëzim Peshkopia;Kryetar

Fabrika e Miellit NELA

Miell Tirana – Roland Hysa; President

KASH – Robert Pavaci; Drejtor ekzekutiv

KASH – Enver Ferizaj; President

Atlas Sh A - Çobo Kreshnik; Drejtor i Fabrikës

ONIR – Pullumb Rrasa; Pronari

UNICEF – Mariana Bukli

UNICEF – Elvana Pernaska

WHO – Ehadu Mersini

Bloja – Fuat Haxhiymeri; Pronari

Page 5: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

5

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

lista e pjesëmarrësve Programi Përbashkët i ushqimit, mbledhja për fortifikimin e miellit,

22 nëntor 2010, mBumk

Nr Emri Institucioni Nr. telefonit Adresa e-mail

1 Eriola Furxhi MAFCP 0672047904 [email protected]

2 Enver Ferizaj KASH 0692020321 [email protected]

3 Gezim Pashapia Fabrika e bukës 0682165880

4 Hasan Stafa Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve

0682245267

5 Kreshnik Cobo Fabrikat Atlas SH.A.

0682063152

6 Robert Pavaci KASH 0682255144 [email protected]

7 Fatmir Pashollari “Luora shpk”‘ prodhim buke dhe brumra të ndryshme

0672047904

8 Ibrahim Yzeiri “Someg”Bukë, brumra

0682000191

9 Asim Laze Prodhim buke 0694034315

10 Rudina Cakraj MBUMK 0672062170 [email protected]

11 Jolanda Hyska IPH 0672052972 [email protected]

12 Robert Carr UNICEF

13 Mariana Bukli UNICEF

14 Nedime Ceka MOH

15 Arjan Bregu MOH 0672042669 [email protected]

16 Gazmend Bejtja MOH 0672042645 [email protected]

17 Daniela NIka IPH 0692063329

18 Ehad Mersini WHO

Page 6: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

6

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

ConTEnTS

SHKURTIME ................................................................................................................... 3Falënderime .................................................................................................................. 4PËRMBLEDHJE ............................................................................................................... 9PAK HISTORI ................................................................................................................. 11INDUSTRIA E BLOJËS .................................................................................................... 13ANALIZË PËR FURRAT E BUKËS .................................................................................... 15VLERËSIME PËR IMPAKTIN ........................................................................................... 18KALKULIME & SUPOZIME ............................................................................................ 18KONKLUZIONE PËR IMPAKTIN ..................................................................................... 20IMPAKTI – NDIKIMET E KOSTOS .................................................................................. 21KËRKESAT PËR FORTIFIKIMIN ....................................................................................... 22INDUSTRIA ................................................................................................................... 22Burimet për premiksin ................................................................................................. 22Planet për garantimin dhe .......................................................................................... 22kontrollin e cilësisë ...................................................................................................... 22Sistemi i kontrollit dhe monitorimit ............................................................................ 23Trajnimi ........................................................................................................................ 23KONTROLLI USHQIMOR ............................................................................................... 23Rregullat dhe monitorimi ............................................................................................ 24Paisjet dhe personeli për analizat laboratorike ........................................................... 26Plani kombëtar për marrjen e mostrave ...................................................................... 26Trajnimi ........................................................................................................................ 26PRODHUESIT E VEGJËL TË MIELLIT .............................................................................. 27PRODHUESI I MIELLIT – RREGULLATOR BASHKËVEPRUES NË FORTIFIKIM ................ 28“ MARKETINGU SOCIAL” .............................................................................................. 30DISA ÇËSHTJE KRYESORE TË MEDIAS .......................................................................... 30NË PROGRAMET E FORTIFIKIMIT TË MIELLIT ............................................................... 30Agenda ........................................................................................................................ 32

Page 7: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

7

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

DRAFTI I PLANIT TË IMPLEMENTIMIT .......................................................................... 33Aktiviteti 1 ................................................................................................................... 33Aktiviteti 2 ................................................................................................................... 33Aktiviteti 3 ................................................................................................................... 33Axhenda ...................................................................................................................... 34Aktiviteti 4 ................................................................................................................... 38Aktiviteti 5 ................................................................................................................... 38Aktiviteti 6 ................................................................................................................... 38Aktiviteti 7 ................................................................................................................... 39Aktiviteti 8 ................................................................................................................... 39SHTOJCAT ..................................................................................................................... 40Shtojca 1 ...................................................................................................................... 41Shtojca 2 ...................................................................................................................... 43Shtojca 3 ...................................................................................................................... 45Shtojca 4 ...................................................................................................................... 46Shtojca 5 ...................................................................................................................... 50

Page 8: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e
Page 9: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

9

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

PëRMBlEdHJE

Është kryer një studim për industrinë e blojës të miellit të grurit. Të dhënat e mëparëshme për industrinë e blojës treguan se konsumi i miellit në Shqipëri ishte 360 gr në ditë për person; konsumi mesatar i miellit 460,000 ton në vit, duke përbërë në total një sasi mielli të bluar prej 432,000 ton në vit dhe importet e miellit 27,000 ton në vit. Nga 194 fabrikat e blojës, vetëm 20 prej tyre kanë kapacitet më shumë se 20 ton në ditë dhe 60% e konsumit kombëtar realizohet nga 4 fabrika.Gjatë studimit dhe nëpërmjet përdorimit të pyetësorit të dhënat kanë treguar se fabrikat e miellit (6 të mëdha dhe 7 të vogla) të marra në studim siguronin afërsisht më pak se 400,000 ton në vit nga drithra të importuar (në përputhje me të dhënat e rakorduara të INSTAT-it) që është ekuivalent me 280,000 ton miell ose 60% e sasisë totale të llogaritur në treg. Të gjitha fabrikat e blojës punonin nga 50% deri 80% të kapacitetit të tyre shfrytëzues (fabrikat e mëdha kanë një shkallë shfrytëzimi më të lartë). Në përgjithësi prodhohen lloje të shumta mielli nga të gjitha fabrikat, kryesisht tipi 00, tipi 40, tipi 45, tipi 50, tipi 60, tipi 70 dhe krunde.Çdo fabrikë prodhon të paktën 4 nga llojet e miellrave të përmendur më sipër. Çmimet variojnë nga 60 deri 65 Lek/kg për tipet 00 deri 53 dhe deri 60 për miellrat me ekstraktim të lartë (tipet nga 40 deri 60). Çmimi i krundeve ishte relativisht i qëndrueshëm nga 28 deri 30 lekë/kg.Ndërsa fabrikat e vogla ofrojnë miell vetëm në thasë 50 kg, fabrikat e mëdha ofrojnë paketime

të madhësive të ndryshme.Kosto e fortifikimit (rritja e vlerave ushqyese) llogaritej në <US$ 2 për një ton miell (fortifikim me NaFEeDTA; acid folik dhe Vitamin B12, e cila është ekuivalent me US$ 0.2 për person në vit ku përfshin të paktën 60% të popullsisë.

përmbledhje:Nr. fabrikave Kapaciteti maksimal i

fabrikës / Ton në ditë

3 200-300

3 100-200

3 50-100

4 20-50

Këto fabrika, duke punuar me 95% të kapacitetit shfrytëzues (çka mundëson shërbim normal) mund të bluajnë afërsisht 540,000 ton grurë, ekuivalent me rreth 380,000 ton miell. Duke marrë parasysh se gruri i importuar llogaritet afërsisht në të njëjtin nivel (shih vlerësimin për impaktin) atëhere konfirmohen shifrat e dhëna më vonë nga fabrikat për shfrytëzimin që variojnë nga afërsisht 60 deri 70%. Kjo do të thotë se fabrikat e mësipërme mund të prodhojnë minimumi 270,000 ton miell të fortifikuar në vit (me kapacitet shfrytëzimi 70%) me mundësinë për një sasi tjetër shtesë prej 40,000 ton që mund të prodhojnë 13 prodhuesit e vegjël që nuk përmemden më lart (nga 20 deri 50 ton në ditë).Duke llogaritur një popullsi prej 3.17 milion, kjo i përgjigjet shifrës prej 0.23 kg miell për person në ditë ose 0.39 kg apo 0.33 kg grurë

Page 10: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

10

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

për person në ditë - e cila, duke patur parasysh faktorin e rrumbullakosjes në këto kalkulime, është shumë afër shifrës së llogaritur prej 0.36 kg për person në ditë (shih vlerësimin për impaktin më poshtë).Kosto e fortifikimit prej 0.2 lekë/kg është shumë e ulët dhe konsiderohet me shumë leverdi krahasuar me koston e miellrave me cilësi të ulët afërsisht 55 lek/kg dhe miellrat me cilësi të lartë me 65 lekë/kg.Meqënëse niveli i informimit për këtë nismë të fortifikimit është relativisht i ulët, u rekomandua organizimi i një takim kombëtar, në nivel të

lartë të vendim-marrjes, i të gjithë palëve të interesuara. Kjo mbledhje duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur në vitin 2011 me qëllim që fortifikimi të zbatohet deri në muajin dhjetor 2011 në fabrikat që prodhojnë miell për treg më shumë se 20 ton në ditë.U rekomandua gjithashtu që partnerët e tregëtisë të njoftohen për objektivin e Shqipërisë që synon të vendosë fortifikimin e detyrueshëm në mënyrë që këta partnerë të tregut të mund të fillojnë veprimtaritë e tyre me qëllim që ato të përputhen me legjislacionin shqiptar.

Page 11: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

11

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

PaK HISToRIINFORMACION I DHËNË NGA UNICEF

Fëmijët në Shqipëri përballen me shumë sfida që ndikojnë tek shanset e tyre për një startim më të mire në jetë dhe që ulin mundësitë e tyre të bëjnë një jetë produktive ashtu si të rriturit. Megjithë shkallën relativisht të ulët të vdekshmërisë nen 5 vjec (22 për 1,000 - përsëri e lartë krahasuar me vendet e tjera në rajon) dhe nivelit të mire të ushqimit me gji në muajt e parë të jetës, fëmijët shqiptarë përballen me probleme të shumta të të ushqyerit duke u shoqëruar edhe me një shkallë të konsiderueshme prapambetje ne gjatesi dhe mbipeshë, diferenca në gjendjen shëndetësore dhe të ushqyerit si edhe mungesa në mikroelemente (IDD –pamjaftueshmeria jodikedhe IDA-mungesa e hekurit).Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfëra në Evropë, ku 24.7 përqind e fëmijëve jetojnë në varfëri (BB2005). Varfëria është përqëndruar në zonat veriore, rurale dhe para-urbane të Tiranës dhe në minoritetet etnike Rome dhe Evgjitë mbizotëron në shkallë e lartë situata kronike nga ushqimi i keq i fëmijëve nën moshën pesë vjeç. Gjendja e të ushqyerit të fëmijëve është përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit. Megjithatë, 19 përqind e fëmijëve nën moshën pesë vjeç paraqesin prapambetje ne rritje, qe është prezent edhe tek fëmijët me moshë nën gjashtë muaj. Prapambetja ne rritje është tregues i kequshqyerjes dhe është më i zakonshëm në zonat malore (28 përqind) se në zonat urbane të Tiranës apo zonat qëndrore; fëmijët nga familjet me te varfera

janë dy here të predizpozuar për tu mos u zhvilluar(27 përqind) se sa ata qe jetojne ne familjet me te pasura (13 përqind). Humbja në peshë (peshe e ulet në raport me gjatësinë) e cila është shënjë e të ushqyerit të keq është 9 përqind. Pesë përqind e fëmijëve nën moshën pesë vjeç janë nën peshë për moshën e tyre. Njëzet e dy përqind e fëmijëve nën pesë vjeç kanë mbipeshë. Mikro-elementët janë vitamina dhe minerale të nevojshme për një shëndet të mire. Kequshqyerja me mungesa të mikro-elementëve dhe substancave ushqyese është evidentuar si një problem i shëndeti publik në Shqipëri. ADHS e vitit 2008-2009 tregon se në Shqipëri 17 përqind e fëmijëve nga 6-59 muaj vuajnë nga nivele të ndryshme të anemisë. Anemia është shumë e lartë në zonat rurale se në ato urbane, dhe ne fëmijët e grave pa arsim dhe ata qe jetojne ne familjet me te varfera. Nëntëmbëdhjetë përqind e grave të cilave iu ekzaminua niveli i hemoglobinës rezultuan se ishin anemike.Mendohet se anemia nga mungesa e hekurit përshin shumicën e rasteve të anemisë. Rritja e konsumit të hekurit dhe mikro-elementëve të tjerë ushqyes nëpërmjet fortifikimit të vazhdueshëm të miellit si bazë e ushqimeve për konsum të gjerë, krijon mundësi të mëdha për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe të ushqyerit të fëmijëve dhe grave. Raporti i Marrëveshjes së Kopenhagen (2008) vë në dukje se përgjithësisht raporti përfitim-kosto në lidhje me fortifikimin e ushqimeve (hekur dhe lod) është 9,5:1.

Page 12: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

12

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Shifrat e dhëna nga industria e blojës tregojnë se konsumi i miellit në Shqipëri është 360 gr në ditë për person; konsumi mesatar i miellit është 460,000 ton në vit; sasia totale e miellit që bluhet në një vit është 432,000 ton; sasia e miellit të importuar është 27,000 ton në vit. Nga 194 fabrika mielli, vetëm 20 fabrika kanë kapacitet prodhimi mbi 20 ton në ditë dhe 60% e konsumit kombëtar realizohet nga 4 fabrika mielli.

Duke patur parasysh situatën aktuale të ushqimit të fëmijëve dhe grave në Shqipëri, një Program i ri i përbashkët për ushqimin, i financuar nga MDGF-Qeveria Spanjolle, u hartua në bashkëpunim me WHO, FAO dhe Qeverinë Shqiptare, i cili do të ndihmojë për ta vendosur si përparësi në axhendën e qeverisë problemin e sigurimit te ushqimit dhe të të ushqyerit dhe do të ndihmojë të hartohen ndërhyrje të fokusuara direkt tek grupet më vulnerable të popullsisë.

Page 13: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

13

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

IndUSTRIa E BloJëS

Gjatë një periudhe prej 2 javë (shih Aneksi 1 për Objektin e Punës) konsulenti vizitoi 6 (gjashtë) fabrika, më të mëdhatë në Tiranë dhe në rrethinat e saj, takoi rastësisht një prodhues të vogël mielli, dhe nëpërmjet një pyetësori për fabrikat e miellit (shih Aneksin 2), i hartuar nga konsulenti, u grumbullua informacion për çështjet e mëposhtëme:

Pronësia - publike apo privateNiveli kapacitetit - kapaciteti

shfrytëzimitÇmimet e gruritÇmimet e miellitLlojet e miellit dhe çmimetShkalla e ekstraktimitMundësitë për kontrollin dhe

sigurimin e cilësisëMadhësitë e amballazhitKapacitetet teknike për fabrika të

veçanta

Ndëra konsulentit iu sigurua një akses i nivelit të lartë në industrinë e blojës, duhet të pranohet se lloji i informacionit të kërkuar, në disa zona, ishte shumë sensitiv. Kjo bëri që disa kërkesa të informacionit të reduktoheshin, disa të mbivlerësoheshin dhe disa të tjera të nënvleftësoheshin. Asnjë nga këto nuk ishte me qëllim të keq - në fakt të gjitha përgjigjet e industrisë ishin pozitive - por në klimën aktuale ekonomike kjo industri ka gjëra të tjera në mendje; në mënyrë të veçantë e preokuponte kosto e lartë e inputeve, importet “ilegale” të miellit (veçanërisht nga Serbia) dhe mos-

shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese të fabrikave.Të gjitha fabrikat që u vizituan (apo që u diskutua me pronarët) ishin pronë private. Pesë nga gjashtë fabrikat mund të klasifikohen me lehtësi të nivelit botëror dhe fabrika e gjashtë e një standardi të lartë.Kapacitetet e bluarjes varijonin nga 150 deri 400 ton në 24 orë, ku fabrikat punonin me kapacitet të plotë apo të përafërt gjatë një periudhë kohe të kufizuar në vartësi me kushtet e tregut. Fabrikat e vogla deklaronin një nivel shfrytëzimi nga 40-60% ndërsa fabrikat e mëdha deklaronin një kapacitet shfrytëzimi që varijonte nga 60 deri 80%. Analizat e sasive të grurit të blerë i tregonin gjërësisht këto shifra (në një rast kapaciteti shfrytëzues i deklaruar ishte shumë i ekzagjeruar) por ky konstatim duhet të balancohet me faktin se vetëm gjysma e fabrikave të miellit tregonin shifrat për blerjet faktike të grurit duke preferuar të ngulmonin tek vlerësimet e përafërta të kapaciteteve të shfrytëzimit.Marrja e të dhënave rreth çmimeve të drithrave me kushtin e livrimit deri në fabrikë rezultoi të ishte edhe më i vështirë, megjithatë, çmimet e grurit rus me kushtin e livrimit FOB1 ishin si më poshtë (datat dhe amplituda e çmimit) 25/11/09 @ US$ 186/192; 30/10/09 @ US$ 158/183; 08/10/09 @ US$ 145/167; 28/08/09 @ US$ 112/117 dhe 13/08/09 @ US$ 150/175, me një kosto livrimi (diferenca ndërmjet çmimit FOB dhe çmimit me kushtin

1 Marrë nga Shoqata e Grurit e Shteteve të Bashkuara, Nëntor 2010

Page 14: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

14

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

e livrimit deri në fabrikë) që ose ishte jo real (sipas mendimit të konsulentit) ose nuk jepej fare.Ishte më e lehtë sigurimi i të dhënave për tipin e miellit, çmimin, amballazhimin dhe sasitë.Të gjitha fabrikat prodhojnë një sërë tipesh miellra të bardhë plus një mesatare, afërsisht 10% të prodhimit, miell i pasitur ose miell i zi. Tipet e ndryshme të miellit të bardhë specifikohen sipas përdorimit të tyre, d.m.th. miell për byrek, për pasta, pica, simite, për bukë, etj. dhe/ose sipas një sistemi me numëra, d.m.th. 00, 040, 045, 050, 055, 070, 080, 090, i cili përgjithësisht konsiderohet të jetë tregues i përmbajtjes së hirit (sa më i vogël numëri aqë më e ulët është përmbajtja e hirit, kështu më i rafinuar është mielli).Tipet e miellit 00 janë më të rafinuarit dhe llogariten të kapin nga 5 deri 10 përqind të prodhimit të një fabrike dhe shiten me pakicë në pako të vogla, p.sh. një pako 1 kg shitet 60 deri 65 LEK për kg. Deri tani miellrat më të përhapur janë tipet 040, 045 dhe 050 (ku predominon 050) i cili llogaritet se përbën 60% të prodhimit dhe shitet në fabrikë me çmimin 55 dhe 60 LEK për kg.Po kështu, amballazhimi në thasë 50 kg predominon tregun në 70-80% të prodhimit për shumicën e prodhuesve, ndërsa paketimi prej 1kg për shitjet me pakicë zë afërsisht 10%. Kishte një përjashtim në lidhje me këtë: një prodhues mielli e kishte përqëndruar më shumë biznesin e tij tek shitjet me pakicë, rreth 30% e prodhimit ishte ne paketa 1 kg dhe amballazhimi në 50 kg për treg ishte reduktuar në 45% të prodhimit.Një nga detyrat e ndërmarra në këtë angazhim

ishte përpjekja për të bërë diferencimet ndërmjet tregjeve të ndryshëm, d.m.th. shitjeve për furrat dhe për përdorim shtëpijak. Fatkeqësisht kjo rezultoi të ishte e pamundur sepse pothuajse të gjithë prodhuesit e miellit e shisnin 80-100% të prodhimit të tyre tek shitësit me shumicë që e merrnin atë direkt në fabrikë, d.m.th. fabrika nuk e shpërndante vetë miellin tek tregtarët me shumicë, kështu fabrikat kishin pak apo asnjë informacion rreth destinacionit final apo në lidhje me përdorimin e miellit të tyre.Një pjesë e vogël, rreth 10%, u shitej direkt furrave të bukës. Siç përmendet edhe më sipër, bën përjashtim një prodhues mielli, i cili është fokusuar tek tregëtia me pakëcë - rreth 60% e prodhimit shpërndahet i balancuar për treg dhe për furrat, d.m.th. asnjë shitje tek tregëtarët e shumicës.Shkalla e ekstraktimit shpesh citohej të ishte 70% por kjo nuk merrte parasysh se afërsisht 5% (nganjëherë edhe më shumë) e miellit të cilësisë së dytë sigurohej nga makina e pastrimit të krundeve (një fabrikë nuk e shfrytëzonte fare këtë teknikë), i cili mund të përzihet me miellrat 070, 080 dhe 090. Prodhuesit kryesorë kishin ambiente dhe paisje laboratorike (ato që u panë) që ishin të një standarti të veçantë - megjithëse u vu re se teknologjia e prodhimit kishte disa difekte të mëdha.Informacioni pasues i siguruar nga 7 fabrika të vogla që punojnë me kapacitet që varijon nga 16 deri 120 ton në ditë e rritën konsumin total të grurit disi në më pak se 400,00 ton në vit - ekuivalent me 280,000 ton miell (ekstraktimi 70%) tip i njëjtë me ata të prodhuar nga fabrikat e mëdha. Përsëri predominojnë tipet

Page 15: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

15

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

0.45 deri 0.50. Por të gjitha fabrikat e vogla e shesin miellin e tyre në thasë 50 kg.

përmbledhje:Nr.fabrikave Kapaciteti maksimal I

fabrikës / Ton/ditë

3 200-300

3 100-200

3 50-100

4 20-50

Këto fabrika, duke punuar me 95% të kapacitetit shfrytëzues (çka mundëson shërbim normal) mund të bluajnë afërsisht 540,000 ton grurë, ekuivalent me rreth 380,000 ton miell. Duke marrë parasysh se gruri i importuar llogaritet afërsisht në të njëjtin nivel (shih vlerësimin për impaktin) atëhere konfirmohen shifrat e dhëna më vonë nga fabrikat për shfrytëzimin që variojnë nga afërsisht 60 deri 70%. Kjo do të thotë se fabrikat e mësipërme mund të prodhojnë minimumi 270,000 ton miell të fortifikuar në vit (me kapacitet shfrytëzimi 70%) me mundësinë për një sasi tjetër shtesë prej 40,000 ton që mund të prodhojnë 13 prodhuesit e vegjël që nuk përmemden më lart (nga 20 deri 50 ton në ditë).Duke llogaritur një popullsi prej 3.17 milion, kjo i përgjigjet shifrës prej 0.23 kg miell për person në ditë ose 0.39 kg apo 0.33 kg grurë për person në ditë - e cila, duke patur parasysh faktorin e rrumbullakosjes në këto kalkulime, është shumë afër shifrës të llogaritur prej 0.36 kg për person në ditë (shih vlerësimin për impaktin më poshtë).Siç do të argumetohet edhe më poshtë, përcaktimi i çmimit të miellit është relativisht

i qëndrueshëm në të gjithë gamën e fabrikave - çuditërisht duke treguar në vazhdimësi se fabrikat e vogla paguajnë shumë më tepër për grurin e tyre. Kosto e fortifikimit prej 0.2 lekë/kg është shumë e ulët dhe përqaset me shumë leverdi me koston e miellrave me cilësi të ulët afërsisht 55 lek/kg dhe miellrat me cilësi të lartë me 65 lekë/kg.

analIZë PëR FURRaT E BUKëS

Sipas Shoqatës të Furrave të Bukës ka afërsisht 2000 furra buke nga të cilat rreth 500 janë në zonën e Tiranës. Shumica e furrave të bukës (të cilësuara kështu se ato konkretisht bëjnë bukë, në krahasim me dyqanet me pakicë që shesin bukë dhe që janë pjesë e aksioneve të tyre - dhe kjo është vlerësuar nga shoqata dhe përbën > 40% të shitjeve totale të bukës) janë shumë të vogla dhe ndodhen në rrugëkalime të mëdha, d.m.th. në rrugët kryesore ku në kushte normale prodhojnë nga 300 deri 500 kg në ditë; furrat më të mëdha në kushte normale prodhojnë 700 kg në ditë. Shumica, nëse jo të gjitha, punojnë 7 ditë në javë (duke përjashtuar ditë të veçanta festive të rëndësishme) duke përdorur në total një sasi mielli që varion afërsisht nga 200,000 ton deri 350,000 ton. Mbështetur në nivelin e ekstraktimit prej 73%, që është në përputhje me të dyja konstatimet e bëra në fabrika (ndërmjet 70 dhe 75%:e para e deklaruar dhe e dyta e konstatuar) dhe me Konventën për Ndihmë Ushqimore e 1999 http://www.foodaidconvention.org/en/index/faconvention.aspx e cila përdor një shifër

Page 16: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

16

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

konvertimi 0.73, sasia e grurit të nevojshëm për prodhimin e miellit të mësipërm do të ishte afërsisht 275,000 ton deri 480,000 ton.Mbi të njëjtën bazë, informacioni i shfrytëzuar për përgatitjen e Seminarit në Shkup tregoi të dhëna për sasitë e importit të miellit prej 27,000 ton, të cilat do të konvertoheshin nga FAO duke përdorur faktorin 0.73 (sipas përcaktimit) dhe që barazohet afërsisht me 37,000 ton grurë. Qysh me embargon ruse për eksportin e grurit (burimi kryesor i grurit për Shqipërinë), çmimi i grurit është rritur nga rreth 42 lek për kg deri rreth 61 lek për kg, ndërsa furrat e rritën çmimin e bukës me rreth 10 lek (duke menduar se të gjithë çmimet e tjerë kanë mbetur konstat dhe duke patur parasysh një thithje uji prej 50%, rritja aktuale duhej të ishte rreth 13 lek). Shoqata komentoi se edhe kjo rritje e reduktuar ishte e papranueshme për konsumatorët dhe se prodhuesit janë vënë

nën presionin e qeverisë për ta minimizuar edhe më tej ketë rritje.Konsulenti nuk ishte në gjendje të përcaktonte se çfarë ndodhi në treg pas rritjes së madhe të çmimit në vitet 2007/08, e cila shkaktoi trazira ushqimore në shumë pjesë të botës dhe po kështu konsulenti nuk ishte në gjendje të përcaktonte pse në Shqipëri, pasi kryeministri Putin vendosi embargon mbi grurin rus për të mbrojtur tregun e brendshëm nga rritja e çmimit, nuk u ndërmor ndonjë formë ndërhyrje për tu mbrojtur po kështu nga embargo e mësipërme, kryesisht, rritja e çmimit të bukës. Grafiku i mëposhtëm tregon shkallën e luhatjes së çmimeve gjatë viteve 2007/08 - çmimi aktual i të njëjtit grurë është afërsisht 220 US$; përsëri i rritur për arsye të thatësirës dhe embargos ruse.Tregu është shumë i ndjeshëm ndaj çmimeve dhe në një lëvizje e destinuar për të mbrojtur konsumatorin. Shoqata ka kërkuar me këmbëngulje që përcaktimi i çmimeve të

Page 17: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

17

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

bukës të jetë më transparent dhe tani ka një ligj që detyron prodhuesin e bukës të shënojnë çmimin e bukës për njësi peshe (1kg) si edhe caktimin e çmimit të shitjes për copë, d.m.th. për çdo bukë. Konsumatorët, dhe kjo nuk është e vetme për Shqipërinë, besojnë se blejnë bukë sipas peshës të cilën ata gabimisht e barazojnë me volumin. Çmimi për një cope bukë të madhe familiare varijon nga 70 deri 80 lekë, megjithëse mbi bazë peshe diferenca e çmimeve nuk është e madhe dhe duket se më shumë lidhet me vendndodhjen e furrës, mbishpenzimet dhe aftësisë për subvencione të tërthorta nëpërmjet prodhimit të bukëve të veçanta.Megjithatë, përdorimi i përmirësuesve të bukës, të cilët i shtohen miellit qysh në fabrikë dhe ndoshta edhe në furrat e bukës, krijon mundësi të prodhohen bukë me volumin e dëshiruar dhe me një masë brumi më të ulët. Gjatë kryerjes së kësaj detyre konsulenti ka pare bukë ku dukshëm evidentohej volum i madh e i fryë, i cili më tej tregon sensibilitetin ndaj çmimit të bukës.Në justifikimin e njëanëshme të industries së blojës dhe prodhuesve të bukës një pjesë e

konsiderueshme e fajësisë për këtë mund ti vihet direkt kostos të inputit primar për të dy sektorët e industrisë që është çmimi i grurit. Tronditjet e fundit në forcat e tregut për arsye të problemeve me të korrat e grurit në Australi, dhe më së fundi dhe me rëndësi të madhe për Shqipërinë - embargoja mbi shitjet e grurit nga Rusia e cila ka patur një goditje të rëndë e të pazakonshme (shumë analistë besojnë për një kundërveprim të fuqishëm) me ndikim në çmimet botërore të grurit që, në të gjitha ngjasat, do ti duhet një kohë e konsiderueshme për të ndryshuar (nëse do ta bëjnë atë ndonjëherë).Kështu industria e blojës është e aftë të amortizojë luhatjet e mëdha në çmimin e drithrave pa subvencione të qeverisë, dhe në të njëjtën kohë të shtojë përmirësuesit e bukës të cilët janë më të shtrenjtë se kosto për fortifikimin e propozuar. Si rrjedhim, konsulenti nuk parashikon ndonjë rritje të çmimit që mund ti rëndojë fortifikimit - megjithëse shumë nga ata që u intervistuan folën për “spekullime” të mundshme (me kuptimin që fortifikimi do të shfrytëzohet për rritjen e çmimit); veprime të tilla duhet të kundërshtohen me forcë.

Page 18: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

18

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

VlERëSIME PëR IMPaKTInKalKUlIME & SUPoZIME

Të dhënat e FAOSTAT treguan se konsumi total i grurit për ushqim arriti në 428,000 ton në vitin 2007. http://faostat.fao.org/site/368/default.aspx#ancor [Marrë në nëntor 2010 – përditësimi fundit më 2 qërshor 2010] me 406,000 ton ku përfshihen edhe importet. Ndërsa është e lehtë të mendohet se të gjitha importet kanë kaluar në rrjetin e ushqimit lokal ndërsa prodhimi lokal prej 250,000 ton kaloi për “përdorime të tjera” kjo është problematike sepse siç e përcakton FAO “përdorime të tjera”, si përdorim jo për ushqim, me qëllim që të mos shtrembërojë të dhënat kombëtare për konsumin e ushqimit, FAO përfshin edhe konsumin e turistëve në këtë zonë. Këta të fundit, turistët, do të ushqeheshin me produkte të importit (në hotele, kafene, etc.), ndërsa ata fermerë vendas me të ardhura të ulëta sa për konsum vetijak do të konsumonin prodhimin vendas.Niveli i konsumit në sektorin e turizmit është i panjohur, por sipas INSTAT (interpretimi i konsulentit për kapitullin “Treguesit Ekonomikë/Turizmi” - marrë në muajin nëntor 2010), industria e turizmit përbëhet afërsisht nga 25% të huaj dhe 75% shqiptarë, megjithatë mund të jepen disa memdime të përgjithshme. Nga i njëjti burim të dhënash shpjegohet se 56,000 turistë të huaj kalojnë mesatarisht 2,3 ditë në Shqipëri, kështu impakti i të huajve mbi të dhënat e konsumit mund të merren si minimale.Konsumi i grurit vendas ka mundësi të jetë më i lartë në zonat ku prodhohet grurë, p.sh. në Korçë, ndërsa importet e miellit nga

Serbia, ndërsa kanë një impakt për konsumin urban (mbështetur në diskutimet me prodhuesit vendas të miellit dhe evidentuar nga shfrytëzimi i ulët i fabrikave të miellit), ka mundësi të predominojë në zonat në afërsi të kufirit shtetëror si Kukës, Lezhë, Shkodër dhe kjo mbështetet edhe nga informacioni i marrë rreth kostos së shpërndarjes (0.5-1 lek për 1 ton /km). Informacioni i përgatitur për takimin ne Shkup sqaroi se fabrikat e mëdha të miellit llogariten të prodhojnë 60% të konsumit kombëtar të popullsisë - duke patur parasysh shifrën 360gr për person në ditë- e cila nuk ndryshon në të gjitha shifrat e dhëna më sipër. Duhet të theksohet gjithashtu se ndërsa të dhënat e FAOSTAT janë zakonisht të paktën 2 vite të vjetëruara, këto të dhëna administrohen nga statisticienë profesionistë të cilët përdorin metoda e modele të pranuara botërisht, prandaj duhet të konsiderohen si tregues të sigurt e të arsyeshëm. Duke u nisur nga rritja e prodhimit të grurit vendas, aktualisht mund të ketë një nënvleftësim të vogël. Megjithatë, vemendje duhet ti kushtohet shpërndarjes të këtij konsumi dhe grupeve social-ekonomike në këtë shpërndarje.h t t p : / / w w w . d o g a n a . g o v . a l / d o c /BuletiniTregJashtmeJanarDhjetor2009.htm [Marrë në nëntor 2010]Të dhënat e INSTAT 2009, faqe 19, japin shifra për Kapitullin 10 (të gjitha drithrat) për importin e 418,000 ton që përputhen plotësisht me të dhënat e FAOSTAT për të njëjtën periudhë për 406,000 ton grurë, por nuk përputhen me vleftën e “të gjitha drithrat” prej 554,000 ton ku përfshihen misri, orizi dhe elbi.Kapitulli 11 (produkte të industrisë së blojës),

Page 19: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

19

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

megjithatë, importet japin shifrën 47,000 ton.http://www.dogana.gov.al/doc/Buletini%20%20Treg%20Jashtme%20Janar-Gusht%202010%20publ.htm [Marrë në nëntor 2010]Të dhënat e INSTAT 2010, faqe 19, jep shifra për Kapitullin 10 (të gjitha drithrat) për importin e 259,000 ton për periudhën nga janari deri në muajin gusht 2010. Duke përdorur një bazë propocionale (konsulenti e diskutoi këtë me z. Zef Gjeta dhe e konsideruam se ishte një mendim i vlefshëm) kjo do të jepte një shifër për importin e grurit për 388,000 ton. Kapitulli 11, i rakorduar përsëri, tregon importin e 52,000 ton.Të dhënat provizore për Shqipërinë 2009 - http://faostat.fao.org/site/567/default.aspx#ancor – [Marrë në muajin nëntor 2010 – përditësimi i fundit më 2 shtator 2010] tregojnë për rritje të prodhimit të grurirt në 333,000 ton krahasuar me 250,000 ton që ishte në vitin 2007 (shifra 250,000 ton përputhet plotësisht me të dhënat e mësipërme të FAOSTAT 2007, megjithëse shumë intervistues pyesin nëse është reale shifra e pretenduar prej 333,000 ton për prodhimin e grurit vendas).Ulja e importit të grurit është plotësisht në përputhje me rritjen e prodhimit vendas, por përsëri nën nivelet e vitit 1998 (INSTAT “Treguesit ekonomikë/Bujqësia/Prodhimi i bimëve të arave”) - por meqënëse prodhimi vendas nuk përdoret nga fabrikat e mëdha të miellit, shtrohet pyetja: “A janë prodhuesit e vegjël të miellit duke rritur pjesëmarrjen në treg?” Ndërsa konsulenti miraton se mund të ketë patur një rritje të vogël të pjesëmarrjes

në treg, duhet të pranohet se çmimet e grurit vendas duhet të jenë rritur në përputhje me çmimet e importit sepse Shqipëria ka një sistem tregu krejtësisht të lire. Dyshimi është se mund të jetë rritur numuri e fermerëve që prodhojnë grurë vetëm për konsumin e tyre dhe se fabrikat e vogla “ofrojnë vetëm shërbim” – shprehet tek rritja e konsiderueshme e numurit të fermerëve të përshkruar në kapitullin “Bimë të arave pa blektori” në treguesit e INSTAT të cituar më sipër - nga 37,000 deri 57,000 - ndërsa kategoritë e tjera të fermave përgjithësisht kanë pësuar ulje.Kjo është e rëndësishme sepse fortifikimi i një prodhimi që bëhet vetëm për konsum vetijak ka plot vështirësi - jo se është e pamundur, por është e vështirë. Kur thuhet se mullixhiu “ofron vetëm shërbim” do të thotë se ai nuk posedon grurë a drith, ai thjesht bën një shërbim. Kështu atë nuk do ta kapë ndonjë rregull ose ligj që mund të hartohet për fortifikimin në nivel kombëtar. Veshtiresia qëndron tek ajo që nuk është e mundur që prodhimi i grurit në nivelet vetëm për konsum vetijak do të siguronte 100% kërkesat vjetore të këtyre prodhuesve sepse rendimenti mesatar i grurit >0.4 ton për hektar është i ulët. Teorikisht një hektar mund të jape grurë për rreth 3 njerëz (400kg/(o.36 kg në ditë x 365 ditë)) për një vit.Duke patur parasysh se INSTAT llogarit rreth 360,000 fermerë dhe 697,000 hektarë tokë bujqësore, është me dyshim nëse sipërfaqja e tokës bujqësore për prodhimet vetiake të fermerit do të ishte diçka më shumë se 0,5 ha për të gjitha prodhimet bujqësore.

Page 20: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

20

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

KonKlUZIonE PëR IMPaKTIn

Nga sa më sipër duket se rreth 60% e popullsisë prej 3,17 milion (INSTAT, 1 janar 2008) ose afërsisht 2 milion njerëz do të konsumojnë rregullisht bukë të fortifikuar, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë do të konsumojë të paktën disa sasi bukë të fortifikuar posa të kenë mbaruar rezervat e grurit të tyre. Importi i cituar në shifrën prej 27,000 ton është relativisht i lartë - megjithëse industria e blojës argumenton se kjo është nën vlerësimin e duhur. Shifra e mësipërme e INSTAT në Kapitullin 11, Mallra, (produkte të industries së blojës) është 52,000 ton dhe nëse kjo e gjithë është miell gruri (ka shumë pak të ngjarë, por mund të kontrollohet me Aksizën e Kodit HS 11.01) duhet të krahasohet me 283,000 ton (importi i 388,000 ton grurë x 0.73) miell i bluar dhe i fortifikuar në vend. Shënim: 388,000 ton i përgjigjet nivelit të konsumit prej 0.34 kg për person në ditë; megjithëse është pak me e ulët se të dhënat e Shkupit, shifra tregon se rritja e çmimit kohët e fundit nuk ka patur ndonjë ndikim të madh në konsum.Në fakt, nëse çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten, atëhere konsumatorët do të hanë më pak ushqime “luksi” dhe do ti kthehen në vazhdimësi bukës së zakonshme shqiptare. Ndryshimet në strukturën e dietave dhe reduktimet në shumëllojshmërinë dietore e bëjnë edhe më të rëndësishme fortifikimin e miellit të grurit për të minimizuar reduktimet e mundëshme në marrjen e mikro-elemetëve ushqyes të nevojshëm.Nga ana tjetër, Qeveria shqiptare do të kishte plotësisht të drejtë të kërkonte që të gjitha

sasitë e miellit të importuar në Shqipëri të jenë të fortifikuara në përgjigje të plotësimit të standardteve të vendit. Ajo mund ta bëjë këtë posa të ketë zbatuar vetë procesin e fortifikimit të grurit dhe të informojë partnerë e tregtisë për qëllimet e saj. Kjo nuk është një Barierë Teknikë për Tregtinë (BTT) sipas dy marrëveshjeve të OBT (Rezultatet e Raundit të Uruguajit mbi Negociatat për Tregtinë Shumëpalëshe -teksti legal. Gjenevë, Organizata Botërore e Tregtisë, 1995 www.wto.org/english/docs_e/legal_e/legal_e.htm marrë në nëntor 2010), të cilat konsiderohen shumë të lidhura me ushqimet e fortifikuara dhe janë: Marrëveshja mbi Aplikimin e Masave Sanitare dhe Fitosanitare (Marrëveshja SPS) dhe Marrëveshja mbi Barierat Teknike për Tregtinë (Marrëveshja TBT). Sipas këtyre marrëveshjeve çdo vend mund të miratojë dispozita që mund të kufizojnë tregtinë për arsye legjitime; arsyet legjitime përfshijnë, ndërmjet të tjerave, “kërkesat për sigurinë kombëtare, parandalimi i praktikave abuzuese, mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe sigurinë e tyre, jetën dhe shëndetin e bimëve dhe kafshëve, ose mbrojtjen e ambientit”. Masat për fortifikimin përfshihen tek kategoria për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, por duhet të kihet parasysh se masa të tilla nuk duhet që detyrimisht të kufizojnë tregtinë, d.m.th. mbrojtja e shëndetit duhet të justifikohet , e cila shprehet qartë në Studimin për Demografinë dhe Shëndetin 2008/09.Në lidhje me këtë, konsulenti do të këshillonte se Serbia, ndërsa nuk e bën vetë fortifikimin

Page 21: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

21

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

deri në këtë moment kohor (Nëntor 2010), besohet se i ka të dyja, si kapacitetin edhe gadishmërinë për ta bërë atë nëse kërkohet nga parrtnerët tregtare si kriter për importet. Konsulenti gjithashtu është në dijeni të disa inisiativave për fortifikimin nga vende të tjera fqinje dhe partnerë tregtarë.

IMPaKTI – ndIKIMET E KoSToS

Në seminarin rajonal organizuar nga UNICEF mbi Fortifikimin e Miellit, qershor 2009, u bë një përpjekje për hartimin e një modeli për kosto /përfitimet . Ky model është ripunuar në vazhdimësi duke shfrytëzuar edhe të dhëna të tjera të nxjerra nga Studimi për Demografinë dhe Shëndetin 2008/09 ku konsulenti ka modifikuar edhe GDP sipas informacionit më të fundit të marrë nga INSTAT.Kosto e të gjithë treguesve të kequshqyerjes në Shqipëri llogariten të jenë aktualisht 107 milion US$ në vit, nga e cila 65% mund ti atribohen “Potenciali i Humbur për të Arthmen” [60% të planifikuara për shkak te prapambetjes ne rritje] dhe 20% “Rendimenti Aktual i Humbur”. Sipas të dhënave gjysëm-finale të INSTAT për

GDP 2008 llogaritet që GDP e Shqipërisë është US$ 10,881,000,000. Kështu, gjithë treguesit e kequshqyerjes barazohen me rreth 1% humje të GDP. Mundësia e humbur për të arthmen është shumë e rëndësishme sepse kjo është një humbje që rritet nga viti në vit (me rritjen e popullsisë) për ekonominë shqiptare.Kosto e mikroelementëve ushqyes të premiksit (përzierje e parapërgatitur) do të varet nga diskutimet që mbeten të bëhen në Shqipëri, por aktualisht llogariten në shifrën maksimale prej 2US$ për çdo ton miell (afërsisht 0.2 lek/kg - 0.07 lek për person në ditë) duke patur parasysh se premiksi (përzierja e parapërgatitur) përbëhet nga Sulfat hekuri, Hekur natriumi EDTA, Acid Folik dhe Vitamin B12. Kosto të tjera shtesë që duhet të kihen parasysh janë shpenzimet për fillimin e punës në fabrikë (prokurimi i mikro-dozatorëve që blihen një here si dhe shpenzimet për ndryshimet në paketim) dhe shpenzimet për funksionimin e fabrikës (analizat dhe kontrolli i cilësisë, etj). Shpenzimet e qeverisë janë të lidhur me monitorimin e miellit të fortifikuar dhe marketingun social të fortifikimit.

Page 22: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

22

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

KëRKESaT PëR FoRTIFIKIMInIndUSTRIa

Të gjitha fabrikat që kemi vizituar deri tani kanë mikro-dozatorë që përdoren për shtimin e përmirësuesve në bukë dhe shumica preferojnë ti blejnë nga furnizuesit e tyre tradicionalë. Furnizuesit e këtyre fabrikave janë plotësisht në gjendje të prokurojnë mikro-dozatorët e kërkuar dhe shumica e furnizuesve të aditivëve të bukës i gjejnë burimet e premiksit (përzierje e parapërgatitur), nëse u kërkohet, si shërbim për klientët e tyre. Megjithatë, hollësi për kontaktet me furnizues të panumërt jepen më poshtë.

burimet për paisjetVetëm web site i mëposhtëm të lidh me 67 furnizues të mikro-dozatorëve.h t t p : / / s o s l a n d . g c n p u b l i s h i n g . c o m /gmabg/index.cgi?final_cat1=7&final_cat2=145&cat1_2=7&cat2_2=145&search_type=&search=searchProdhuesit e miellit duhet të ndihmohen të gjejnë burimet për mikro-dozatorë të cilësisë së lartë. Disa nga këto që pa konsulenti çuditërisht ishin të një cilësie të dobët krahasuar pjesen tjeter te fabrikes. Aneksi nr. 4 trajton disa çështje të veçanta që duhet të kihen parasysh gjatë prokurimit të mikro-dozatorëve.

Burimet Për PremiksinWeb site i mëposhtëm të lidh me një sistem të garantuar për prokurimin e premiksit nga një grup i veçantë furnizues me reputacion të cilët në vazhdimësi dhe për çdo rast monitorojnë problemet e cilësisë. GAIN krijon lehtësira në procesin e tendërimit të sasive të nevojshme

të premiksit duke siguruar kështu çmime konkuruese dhe premix të cilësisë të garantuar. Ekziston gjithashtu mundësia për të përfituar disa lehtësira financiare preferenciale.http://www.gainhealth.org/programs/gain-premix-facilityKjo është e rëndësishme sepse një studim2 i kryer nga konsulenti ka treguar se burimi orgjinal i mikroelemetëve ushqyes (për të cilët çdo blerës i arsyeshëm i premiksit nuk do të kishte dijeni)ka rëndësi të madhe për të garantuar që premiksi i “përshtatet qëllimit”. Kjo ka implikime për të dy, si për prodhuesin e miellit edhe për Kontrollin Ushqimor sepse ka një rrugë të gjatë derisa të arrish të kënaqësh kërkesat e Kontrollit Ushqimor dhe tu mbushësh mendjen atyre se prodhuesi i miellit po ushtron zellin dhe kujdesin maksimal e të nevojshëm në punë. Adresat e tre prodhuesve me reputacion të premiksit (në dallim nga furnizuesit) jepen më poshtë.http://www.dsm.com/en_US/html/dnp/products.htmhttp://www.food-fortification.com/Home.aspxh t t p : / / w w w. f o r t i t e c h . c o m / d e f a u l t .aspx?&TabID=40

plaNet për garaNtimiN dhe kontrollin e cilësisëNjë përshkrim më i hollësishm i protokollëve tip për garantimin dhe kontrollin e cilësisë jepet në Shtojcën 5.

2 Investigime në Aspekte të Ndryshme Teknike e Programit për Fortifikimin e Ushqimeve në Afrikën e Jugut; P.Randal, dhjetor 2005. Testimet për Përputhshmërinë dhe Aftësinë - Marrëveshje e UNICEF-it Nr. SSA/SAFB/2005/00000465-0

Page 23: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

23

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Objektivat e çdo sistemi janë:Sigurimi i informacionit se çfarë duhet

bërë për të garantuar plotësimin e kërkesave ligjore dhe ato të konsumato-rit.

Rritja e njohurive mbi procedurat e regjistrimit të të dhënave dhe monitor-imi që duhet të vendosen për të qënë në përputhje me skemën e garantimit të cilësisë.

Rritja e kuptimit për elementët e ndry-shëm të procedurave të inspektimit që duhet të ndiqen.

sistemi i kontrollit dhe monitorimitGarantimi i cilësisë/kontrolli cilësisë është tërësia e masave të marra me objektivin që të garantohet se produktet ushqimore janë të cilësisë së kërkuar për përdorimin e caktuar në nivel konsumatori. Është e rëndësishme të sigurohet që proceset e kontrollit të cilësisë të përputhen me rregullat për fortifikimin e ushqimeve.Protokolli i Garantimit të CilësisëËshtë e rëndësishme të kontrollohet rregullisht performance e mikro-dozatorëve. Shtimi i shumë pak përzierje fortifikuese është kundër rregullave dhe nuk do të jepte për konsumatorin përmirësimin ushqimor të pritshëm. Shtimi i sasive të tepërta përzierje fortifikuese do të dëmtonte financiarisht. Mbidoza e përzierjes fortifikuese nuk ka të ngjarë të shkaktojë ndonjë dëmtim për konsumatorin. Kjo për arsye se produktet e miellit, p.sh. buka do të ketë një shije tjetër që konsumatori nuk do ta pëlqejë. Kjo ndodh në rastet kur nivelet e dozave janë shumë poshtë atyre që kanë mundësi të shkaktojnë helmim. Nëse konsumatori nuk do

të dëmtohet, megjithatë ai do të mërzitet dhe konsumatorët e mërzitur zakonisht nuk bëhen më konsumatorët e mëparshëm, si rrjedhim biznesi pëson humbje.Fabrikat duhet gjithashtu të kenë parasysh rëndësinë e marrjes së mostrës që trajtohet tek Kontrolli Ushqimor, për të dyja rastet, si kur merren mostra nga vetë ata edhe kur marrin mostra inspektorët e ushqimit. Kini parasysh se në ligjin për ushqimet thuhet që fabrika duhet ta shoqërojë inspektorin gjatë kontrollit të tij, të sigurohet se është marrë një mostër sipas ligjit dhe të marrë masat që vetë ata të marrin një cope të mostrës për ndonjë verifikim të mundshëm në laboratorë të certifikuar.

trajNimiPlanet për Garantimin e Cilësisë dhe Kontrollin e Cilësisë në Shtojcën 5 janë të përgjithshëm dhe duhet të modifikohen sipas situatave të veçanta në fabrikë. Evidentimi se ku do të merret në fabrikë mostra përfaqësuese është e një rëndësie të veçantë.

KonTRollI USHQIMoR

Autoriteti për Kontrollin e Ushqimeve u krijua në Shqipëri vetëm në mesin e vitit 2010 nëpërmjet një marrëveshje finnanciare e konsulence me Bashkimin Europian. Në kohën e vizitës së konsulentëve autoritetet përkatëse ishin në Evropë duke u trajnuar dhe stafi i mbetur vazhdonte sistemimin në ambientet e reja të posandërtuara. Si rrjedhim, konsulenti nuk kishte mundësi të fliste me Autoritetin e Kontrollit Ushqimor dhe shumë

Page 24: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

24

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

gjëra që përmenden më poshtë mbështeten në mendimet dhe eksperiencat e mëparëshme me organet e kontrollit ushqimor.

rregullat dhe moNitorimiNëse hartohet një program fakultativ ose i detyrueshem do të ishte e nevojshme të krijohej një kuadër ligjor me të cilin të punonte industria. Në rastin e një programi fakultativ kjo është e nevojshme për ti dhënë industrisë lejen e nevojshme për të fortifikuar dhe përcaktojë limitet brenda të cilëve do të operojë. Në rastin e një programi të detyrueshëm rregullat duhet të përcaktojnë karakteristikat e veçanta të programit të fortifikimit. Rregullat përcaktojnë gjithashtu mandatin sipas të cilit punon Autoriteti Kontrollit Ushqimor, veçanërisht një Ligj për Ushqimet, ku detajohen kompetencat dhe detyrat e inspektorëve dhe analistëve, dhe mundësisht të përcaktojë gjithashtu se si do të kryhen këto analiza dhe detyra. Së pari, këto do të vendosen nëse fortifikimi është aktualisht ligjor. Në Afrikën e Jugut doli e nevojshme të anulohej një ligj ku thuhej se “mielli i grurit do të bëhet prej grurë dhe vetëm grurë”.Posa të vendoset, atëhere do të jetë e nevojshme të ndërmerret një proces ekstensiv konsultimesh me palët e interesuara për të përcaktuar objektin e kuadrit rregullues dhe formatin e tij. Për shëmbull, disa vende kanë rregulla të veçanta për fortifikimin, ndërsa vende të tjera kanë standarte shtetërore që duhet të përputhen me mandatin e një pjese tjetër të legjislacionit. Është e rëndësishme të kuptohet e pranohet se vetë fortifikimi nuk është një risk për sigurinë ushqimore si çdo

mbidozë që tenton ti afrohet niveleve më të larta të sigurisë ushqimore deri sa i bën ato të pangrënëshme. Ndërsa fortifikimi mund të rregullohet me një Akt të Parlamentit, duhet të kihet parasysh se ndryshimi i një Akti kërkon shumë kohë dhe është një process që zgjat dhe shumë vënde kanë dale të zhgënjyer . Vendosja e një standardi apo rregulli që mund të ndryshohet me lehtësi ku hollësitë e veçanta për formulën e premiksit shprehen në një Aneks të veçantë (është më e lehtë të ndryshohet një aneks se të ndryshosh një rregull) duhet të shqyrtohet. Në mënyrë të veçantë një Akt Ushqimor i jep kompetenca inspektorit të ketë akses për të dhëna e informacion si:

• “Të kërkojë nga çdo person të dorëzojë çdo regjistër, njoftime, raporte, lista apo dokumenta të tjerë të cilët janë në ruajtje apo nën kontrollin e atij personi apo çdo personi tjetër në emër të tij” dhe “ Të kontrollojë dhe kopjojë të gjithë apo një pjesë të çdo regjistri, njoftimi, raporti, lista dhe dokumenta të tjera të cilat atij i duken se kanë lidhje me inspektimin dhe hetimin e tij, dhe ti kërkojë çdo personi të jape shpjegime për çdo gjë që është shënuar në këto dokumenta dhe të marrë ndonjë regjistër, njoftim, raport, lista apo dokumenta të tjera që ai mendon se mund të përbëjnë prova për ndonjë shkelje të parashikuar në këtë Akt”; cituar nga Ligji i Kenias, Kapitulli i Ligjit të Standarteve 496, rebotim 1981, pjesa 14(1) shkronja d dhe e respektivisht.

• “Të kontrollojë dhe kopjojë çdo regjistër apo raport në lidhje me mallrat

Page 25: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

25

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

ushqimore të fortifikuara” dhe “të intervistojë çdo person apo agjent për të përcaktuar nëse këto Rregulla përputhen”; cituar nga Gazeta e Ugandës Nr.2, Volumi XCVIII, date 14 janar 2005. Rregullat për Ushqimet dhe Barnat (Fortifikimi Ushqimeve), 2005.

Sa më sipër tregon qartë se monitorimi dhe zbatimi i ligjislacionit mund të kryhen me efektivitet duke shfrytëzuar rrugët alternative të kimisë së lëngët - konkretisht nëpërmjet precipitimit në letër – që mund të kontrollojë shumë shpejt miellin e grurit të fortifikuar që hyn në treg.Pothuajse në çdo rregull dhe standard për fortifikimin përmenden jo vetëm përbërësit e parashikuar që mund të shtohen, por edhe nivelet minimale dhe maksimale të këtyre përbërësve. Parashikimi i niveleve minimale është llogjike dhe në mënyrë të veçantë llogaritet si një tolerance në përqindje të veçantë nën nivelin e parashikuar me ligj; ndërsa parashikimi i nivelit maksimal si tolerancë ekuivalente mbi nivelin ligjor është jollogjik, për mendimin e konsulentëve.Së pari, dihet se përmbajtja natyrale e mikroelementëve ushqyes ndryshon shumë - ndoshta më shumë se sasia që shtojnë shumica e premikësve të fortifikimit. Fakti që çfarë ne shtojmë i jepet konsumatorit më bio se përmbajtja natyrale është ajo çka këtu nuk shkon.Së dyti, rregullat ose standartet rrallë kanë parasysh gabimet analitike dhe ato që bëhen në marrjen e mostrave dhe që janë të qënësishëm në testimet për qëndrueshmërinë në nivelet ppm(pjesë per million) të cilët përdoren në programet për fortifikimin e ushqimeve.

Për të mbështetur argumentin e mësipërm konsulenti do ti referohej një studimi3 i kryer në Afrikën e Jugut ku tregohej se laboratorët e akredituar botërisht (për vitamina dhe analiza minerale) dhe laboratorët e tjerë të prodhuesve të ndryshëm të premiksit, etj. kanë arritur konsensusin e duhur (koeficienti tipikë i luhatjes-variacionit(CV) ndërmjet laboratorëve ishte 10-12%, ndërsa koeficienti luhatjes brenda çdo laboratori ështe më i ulët) për lëndët përbërëse të premiksit për fortifikim si kur janë në formë orgjinale edhe kur janë të falsifikuar) por vetë këta laboratorë nuk mund të arrijnë konsensusin kur koeficienti variacionit-luhatjes është 40%, brenda çdo laboratory CV ishin më të ulët por më e lartë se ajo e arritur me premiksin) për produkte të gatshëm, homogjenë të prodhuar në laborator si në formë orgjinale dhe të falsifikuar. Sidoqoftë, shkaqet për mosmarrëveshje si brenda një vendi edhe midis vendeve të ndryshme në lidhje me analizën e produkteve të fortifikuara janë evidente.Së treti, laboratorët rrallë matin përbërësit faktikë të shtuar, zakonisht masin përmbajtjen totale të një mikroelementi ushqyes të caktuar. Hekuri, për shëmbull, shpesh matet në total duke përdorur thithjen atomike nga një mostër hiri dhe nuk bëhen matje për përbërësit e veçantë (dhe për disa përbërës kjo nuk është e mundur); ose matet e gjithë folata dhe nuk matet vetëm acidi folik (vetëm kohët e fundit është gjetur një metodë me anën e së cilës matet veçmas acidi folik i shtuar).Kjo mungesë saktësie e shoqëruar edhe me

3 Investigimi për Aspekte të Ndryshme Teknike të Programit për Fortifikimin e Ushqimeve në Afrikën e Jugut; P. Randall dhjetor 2005. Testimet e Përputhshmërissë dhe Aftësisë – Marrëveshja e UNICEF Nr. SSA/SAFB/2005/00000465-0

Page 26: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

26

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

përmbajtjen variable të elementëve esencialë - që është diçka e panjohur për çdo mostër të veçantë - bën që kriminalizimi i të pafajshmit të jetë një mundësi shumë reale. Konkretisht në ligjin për ushqimet konsideroheni fajtor deri sa të provohet pafajësia që do të ishte shumë e vështirë të realizohej bazuar në kiminë analitike.Caktimi i një maksimumi si tolerance ekuivalente maksimale për nivelet që parashikohen nuk mbështetet gjithashtu mbi baza shkencore të njohura - është thjesht një vendim arbitrar i cili nuk mund të ketë vend në një dokument ligjor. Nuk është e nevojshme të caktohen nivelet maksimale, ato duhet të vendosen mbi baza shkencore si një pranim maksimal i sigurisë ushqimore siç përcaktohet edhe nga WHO, etj.Gjithashtu, rregullat dhe standartet duhet të përcaktojnë protokollet për marrjen e mostrave që duhet të ndjekin inspektorët kur marrin mostrat për testimet e përputhshmërisë.Pothuajse të gjitha rregullat dhe standartet shfrytëzojnë gjerësisht Kodeksin Alimentarius(Kodeksi ushqimor). Në fakt ato janë normalisht kodekse e dokumenta më të mire. Megjithë këtë lidhje të fortë me Kodeksin, Udhëzuesit për marrjen e mostrave (CAC/GL 50:2004), botuar nga Kodex, shumë shpesh injorohen totalisht nga autoritetet sepse ata e parashikojnë marrjen e mostrës nga rrënja katërore e numurit të paketave në një dërgesë. Ndërsa konsulenti do ta pranonte me lehtësi këtë, ajo do të ishte jo praktike në rastin e volumeve të mëdha siç është një fabrikë mielli. Shkencërisht nuk është e vlefshme të marrësh një pako të vetme dhe të përfaqësojë gjithë sasinë. Autoritetet ligjore dhe industria duhet të arrijnë në një mendim konsensual se çfarë përbën një mostër legale.

Autoritete gjithashtu duhet të jenë të ndërgjegjshëm për mundësinë që testimi që kryejnë mund të jetë praktikisht një abuzim me metodën. Shëmbulli klasik i kësaj është metoda e titrimit që përdoret për analizën e Potassium iodate në kripë; fillimisht ky test bëhej konkretisht për të testuar pastërtinë e vetë Potassium iodate dhe jo për të matur nivelin ppm të jodit në kripë. Rrugën më të shkurtër që mund të ndiqnin inspektorët do të ishte të merrnin një mostër nga fabrikat që kanë pranuar programin e monitorimit, siç përshkruhet në Shtojcën 5.

paisjet dhe persoNeli për aNalizat laBoratorikeNUK DIHEN - megjithëse laboratori është vendosur në një ambient ndërtuar për këtë qëllim i financuar nga BE dhe sipas standarteve të BE, mendohet se ka paisje të mjaftueshme dhe është plotësuar me stafin e nevojshëm.

Plani komBëtar Për marrjen e mostraveNë çdo program fortifikimi, proceset për marrjen e mostrave në nivel kombëtar janë pjesë përbërëse të vazhdimësisë e qëndrueshmërisë.Së pari, ato tregojnë nivelin e përputhshmërisë të industries - duke plotësuar inspektimet specifike të fabrikave.Së dyti, ato tregojnë nivelin e trajtimit që programi i fortifikimit është duke realizuar.

trajNimiMund të kërkohen trajnime të veçanta me temë mbi punën në fabrikë, mënyrën e marrjes së mostrave, burimet e ndryshueshmërisë, etc.

Page 27: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

27

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

PRodHUESIT E VEGJël Të MIEllIT

Një fushë e veçantë që duhet të trajtohet është çështja e prodhuesve të vegjël të miellit. A do të përfshihen, a mund të përfshihen dhe a duhet të përfshihen ata në rregullat dhe standartet e fortifikimit?Në nivelin e fabrikave të vogla fortifikimi teknikisht është i mundshëm, por në rastin e një administrate të dobët, është e vështirë tu cosh atyre premix.Aktualisht shumë fabrika nuk e kanë të tyre miellin që bluajnë - të ashtuquajtur mullixhij shërbyes - dhe thjesht bëjnë një shërbim duke bluar prodhimet e komunitetit kundrejt një tarife. Shumica e tyre nuk punojnë rregullisht.Monitorimi dhe kontrolli i zbatimit të ligjit në këto fabrika mund të mos jenë efektivë nga ana e kostos derisa disa mostra të marra në nivel kombëtar të tregojnë se zona të

veçanta nuk mbulohen dhe kur një Studim mbi Shëndetin dhe Demografinë të sygjerojë se rrezikohet shëndeti publik po në këto zone. Atëhere do të tregohet se në cilin rast do të adresohet mbështetja dhe ndërhyrja (si teknike dhe financiare) për fortifikimin e planifikuar.Nëse marketingu social për fortifikimin i arrin qëllimet e tij atëherë prodhuesit e vegjël të miellit do të pyeten nga komuniteti pse ata nuk e fortifikojnë miellin dhe kështu këta prodhues do të shkojnë vetë tek autoritetet për të kërkuar ndihmë.Malawi dhe Morocco kanë pasur një farë suksesi në promovimin e fortifikimit në shkallë të vogël, por për arritjen e tij është dashur të angazhohen shumë donatorë dhe mbështetja e qeverisë.

Page 28: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

28

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

PRodHUESI I MIEllIT – RREGUllaToR BaSHKëVEPRUES në FoRTIFIKIM

Në shumë vende, dhe konsulenti mendon se në Shqipëri është e njëjta gjë, qëndrimi “unë dhe ata” është një problem. Konsulenti i ka përjetuar të dy rastet edhe si inspektor për ushqimet edhe si prodhues mielli, kështu do të dëshironte të jepte shpjegimet e mëposhtëme:Problemi rrjedh nga fakti se asnjë palë nuk e kupton pozitën e palës tjetër. Prodhuesi i miellit e sheh inspektorin si një polic (në shumë raste ata e justifikojnë këtë) që ka dalë për të vështirësuar jetën e tyre, dhe ata nuk

mund të shkojnë tek inspekorët për ndonjë këshillë apo ndihmë teknike nëse kanë ndonjë problem sepse inspektori preceptohet si njeri që kërkon me çdo kusht të gjëjë arsye për ti paditur. Inspektoi ka një sërë rregullash që duhet tu përmbahet - nganjëherë rregulla që nuk janë të miratuara, apo të skaduara ose të marra nga industria farmaceutike- dhe nuk ka shumë njohuri për proceset e prodhimit të ushqimeve. Zakonisht inspektori ka shumë detyra dhe është nën presion (menaxhimi brendshëm) për të përmbushur afate që nuk janë realë. Çdo incident në lidhje me ushqimet që e kapin mediat pa kaluar më pare nga kontrolli ushqimor bën përshtypje të keqe për

Shembull studimi: Modeli Maroken i shpërndarjes

GPF punon me distributorët e premiksit në Marok për furnizimin e qindrafabrika mielli të vogla me premix të certi�kuar dhe të përballueshëm në çmim

Distributori e paguan GPD me kredi

Fabrikat e paguajnë distributorin sipas kushteve të rëna dakord

www.gainhealth.org

Për�timet kryesore të kësaj mënyre:Distributorët luajnë një rol kyç për shpërndarjen e premiksit tek fabrikat e vogla që GPF mund ti furnizojë direkt.Konsumatorët e marrin gjithë sasinë me çmime �ks për një porosi totale.Kjo mënyrë e nxit më shumë konkurencën ndërmjet furnizuesve të premiksit për uljen e shpenzimeve.

GPF furnizon premiksçdo 3-6 muaj me

kredi afat-gjatë

Distributori rishet tek fabrikat

në sasi të vogla

Fabrika GAIN për premiksin

(GPF)

Distributoripremiksit

Fabrika miellitë vogla

Page 29: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

29

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

autoritetet dhe veçanërisht për inspektorin.Inspektorët janë dhe duhet të jenë të njohur plotësisht si me përmbajtjen e rregullave dhe standarteve edhe me atë pse këto shprehen kështu. Për më tepër, inspektori duhet të jete i aftë të këshillojë industrinë se si të veprojë për të qënë në përputhje me këto rregulla e standarte. Kështu inspektori i luan të dyja rolet, si monitorimin dhe zbatimin e rregullit apo standartit.Fatkeqësisht, shumë shpesh inspektori shihet me dyshim dhe vetëm si zbatues që nuk e ka idenë e procesit ushqimor që monitoron. Kjo situate ndodh sepse inspektori nuk ka kohë të mësojë rreth industriesë që ai monitoron. - inspektori merret me të gjithë sektorët e industries ushqimore dhe kjo shumëllojshmëri kërkon vite për tu kuptuar. Specializimi i inspektorëve të ushqimit përgjithësisht nuk është një opsion sepse kjo tenton të kufizojë të arthmen e zhvillimit. Inspektori trajnohet me kalimin e kohës, ose të paktën indoktrinohet psikologjikisht për të mbrojtur konsumatorin në lidhje me çështjet e sigurisë ushqimore se sat ë merret me përputhjen e specifikimeve (me përjashtim në fushën e metrologjisë).Siguria ushqimore, si çështje e mikrobiologjisë dhe toksitimit, është një çështje parësore dhe si e tillë duhet të vlerësohet me qetësi. Nëse një paketë është problematike, atëhere ka mundësi që të gjitha paketat e tjera të kenë të njëjtin problem. Ka gjithashtu një limit në kuptimin e një procesi ushqimor të veçantë, megjithëse inspektori duhet të jetë në gjendje të furnizojë industrinë me udhëzues se ku duhet të fillojë të kërkojë për të gjetur burimin e problemit.Përputhja me përmbajtjen ushqyese është

shumë më komplekse për tu analizuar.Së pari, industria dhe inspektoriati duhet të dy të kuptojnë ndryshueshmërinë e qënësishme të përmbajtjes ushqyese të ushqimeve, ndryshueshmërinë e qënësishme të procesit (një fabrikë mielli është gjithëmonë në gjendje ndryshimi të vazhdueshëm që prodhuesi përpiqet shumë për ta minimizuar ) dhe vështirësia që përjeton prodhuesi i miellit në përzierjen homogjene të mikro-elemetëve ushqyes në sasi shumë të vogla. Teorikisht fabrika mund të përziej dhe të realizojë homogjenitetin si mund të bëhet në farmaci, por rezultati në kosto do të ishte i papranueshëm, veçanërisht në ushqimet kryesore. Së dyti, inspektori duhet të kuptojë se një ndryshueshmëri e tillë nuk është as risk për sigurinë ushqimore të konsumatorit dhe as ka ndonjë rëndësi tjetër. Konsumatori do të konsumojë porcione të mëdha ushqimi (±350 gr miell në këtë rast - i cili do të kalojë të tjera përzierje gjatë procesit të prodhimit të bukës) ndërsa analisti, të cilit inspektori i dërgon mostrën, do të përdorë ndoshta vetëm 0,5 gr të ushqimit. Nuk pranohet që një porcion të ketë pak më shumë ose më pak mikro-elemetë ushqyes. Analisti mund të raportojë vetëm mbi analizën e mostrës siç është marrë dhe jo si përfaqësuese i gjithë sasisë totale të ushqimit të prodhuar - ajo i takon inspektorit (lidhet me argumentin rreth CAC/GL 50 përmendur më sipër). Analisti është gjithashtu në dijeni (ose duhet të jetë) për gabimin analitik të bërë në analizë, por rrallë ja deklaron këtë gabim inspektorit, i cili sigurisht nuk ka dijeni për atë.Megjithatë, inspektori ka një rregull dhe standart që duhet ti përmbahet dhe sipas

Page 30: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

30

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

trajnimit që ka dhe experiences së kaluar i shqyrton raportet e analizave dhe në mënyrën e vet e kap gabimin ose dështon. “Rregullorja” nuk lejon gjykimin e vlerave.Prandaj është thelbëzore që industria dhe inspektori duhet të përfshihen të dy në procesin rregullues, veçanërisht në fortifikimin e miellit, inspektori duhet të ketë të paktën njohuri të mira për procesin e bluarjes dhe proceset strikte të garantimit dhe kontrollit të cilësisë që zbaton (ose duhet të zbatojë) fabrika e miellit. Industria duhet të përputhet me çdo kërkesë të arsyeshme për fortifikimin sepse kosto e fortifikimit është shumë e ulët, ndërsa kosto për imazhin e markës në rast dështimi është shkatërruese. Një seminar i shkurtër për procesin e fortifikimit i shoqëruar me një praktikë në fabrikë është zakonisht shumë i sukseshëm për të minimizuar barrierat ndërmjet dy palëve të interesuara.

“ MaRKETInGU SoCIal”

Termi marketing social është në “thonjza ” sepse përdoret disi pa vend. Ajo që kërkohet është ndoshta një përzierje e marketingut social, komunikimi për shëndetin dhe edukimi shëndetësor me mobilizimin social dhe ndoshta është gjithashtu e nevojshme avokatia e komunitetit.Prodhuesit e miellit, të bukës dhe shoqata e konsumatorëve tashmë po thonë se janë gati të fillojnë me fortifikimin, por të gjithë të interesuarit janë gjithashtu të qartë se ndërgjegjësimi i konsumatorëve është shumë e ulët dhe se kërkohen përpjekje të mëdha për rritjen e këtij ndërgjegjësimi, në mënyrë të

veçantë për fortifikimin.Kjo në fakt duhet të jetë një funksion i qeverisë - ndoshta një funksion nëpërmjet një ministrie - që do të duhet të fokusohet tek përfitimet shëndetësore dhe në atë se fortifikimi si process nuk do të influencojë tek çmimi i bukës. Mesazhet aktuale dhe mjetet për transmetimin e tyre duhet të vendosen nëpërmjet një konsultimi të gjërë. Puna kërkimore e konsulentëve, diskutimet me palët e interesuara dhe me përfaqësuesit e publikut kanë përcaktuar televizionin si mjetin efektiv të komunikimit me një sektor të gjerë të popullsisë.

disa Çështje kryesore të medias në ProGramet e fortifikimit të miellit(marrë dhe përshtatur nga një dokument i hartuar nga Peter Ranum)

Në çdo program kujdes duhet ti kushtohet të qënurit në dijeni dhe aftësisë për të reaguar ndaj çdo publiciteti negativ kundër programit të fortifikimit - parapërgatitja e përgjigjeve duhet të merret në konsiderate; ose të paktën të kesh një grup të vogël njerëzish të cilët kanë njohuritë e nevojshme dhe kompetencën të flasin në media. Shëmbujt (jo të gjitha këto janë argumente të vlefshme apo janë të aplikueshme në Shqipëri, por janë përfshirë këtu për të dhënë idenë e natyrës së problemeve që kanë dale - disa komente janë shtuar në shkronja kursive):

1. Nuk do të ndihmohen të gjithë. Grupet e popullsisë më të ndijejshëm ndaj mungesës së mikrosubstancave

Page 31: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

31

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

ushqyese - më të varfërit e të varfërve, gratë shtatzënë dhe fëmijët e vegjël - shumë shpesh nuk përfshihen sepse ata konsumojnë pak ushqime mbi bazë mielli dhe sasia e agjentëve fortifikues që i shtohet miellit ka të ngjarë të jetë shumë e vogël për plotësimin e nevojave të tyre. Nuk do të ndihmohen të gjithë sigurisht do të vërtetohet qysh në fillim dhe më të varfërit e të varfërve mund të mos përfshihen fillimisht.

2. Nuk ka ndonjë marrëveshje për nivelet e fortifikimit për fëmijët e vegjël që janë sa efektivë edhe të sigurt. Jo korrekt - WHO dhe CDC kanë krijuar nivele efektive dhe të sigurt.

3. Një pjesë e madhe e popullsisë së botës nuk konsumon ushqime me miell ose miser si ushqim kryesor. Nuk është e vërtetë për Shqipërinë.

4. Në disa vende sistemet e mbikqyrjes nuk kanë qënë të mjaftueshëm për të garantuar plotësimin e standarteve dhe sigurinë ushqimore, dhe buxheti për fillimin dhe mbajtjen e një sistemi të tillë zakonisht nuk trajtohet fare. Shumë vende në zhillim me mungesa financiare nuk kanë as personelin, as ambientet dhe as ndonjë burim tjetër për të krijuar sisteme të tillë.

5. Vazhdojnë të mungojnë të dhënat bindëse mbi efektivitetin e fortifikimit të miellit me hekur. Jo korrekt - WHO dhe CDC kanë grumbulluar të dhëna; problemi qëndron në faktin se disa vende përdorin hekur elektrolitik i cili përgjithësisht nuk absorbohet mire, zakonet e konsumatorëve si pirja e

çajit me ushqimet pengon absorbimin e hekurit dhe krijon probleme të tjera me shëndetin si malaria.

6. Fortifikimi vetëm me hekur nuk është efektiv për përmirësimin e mungesës së hekurit nëse elementët e tjerë kontribues nuk trajtohen njëherësh e në të njëjtën kohë. Dakord - nuk është gjithçka - por në Shqipëri janë duke u trajtuar elementët e tjerë.

7. Ka shqetësime në rritje rreth efekteve të mundshme të kundërta për disa grupe të popullsisë që mund të shkaktojë fortifikimi me acid folik. Një shqetësim i tillë është ngritur tashmë në Shqipëri nga Instituti Shëndetit Publik, shih adresën http://www.sph.emory.edu/wheatflour/folicacidpresentations.php për shumë përgjigje për këtë.

8. Mungon një informacion i saktë mbi rëndësinë e mungesës të acidit folik dhe nuk ka asnjë të dhënë nëse difektet gjenetike shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë botën. Shfaqja e dëshmive është në rritje por Shqipëria nuk ka ndonjë të dhënë të dukshme.

9. Shqetësimet e shëndetit publik për fortifikimin e miellit në shkallë të gjërë me zink dhe Vitaminë B mbetet për tu demonstruar. Zinku po del në pah për interesin në rritje të shëndetit publik dhe Vitaminat B justifikohen sepse ato të gjitha kontribojnë për shëndetin (kjo është arsyeja pse fillimisht ato gabimisht janë quajtur “vital amines” dhe nëse ju keni mungesa për një mikro-sustancë ushqyese ju ndoshta kini mungesa për shumë të tjera.

Page 32: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

32

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Ato gjithashtu veprojnë në mënyrë sinergjike.

10. Vënija e theksit tek fortifikimi i miellit mund ta devijonte vëmendjen nga përdorimi i substancave të tjera ushqimore efektive - të paktën atje ku ka shqetësime për hekur – salcë peshku, salcë soje, pluhur mishi. Nuk aplikohen në Shqipëri.

11. Fortifikimi i miellit mund të ndryshojë dietën, si rrjedhim edhe tregtinë, strukturën e kulturave ku mielli nuk është ushqimi kryesor. Nuk aplikohet në Shqipëri.

12. Vendimi për fortifikimin e miellit duhet tu lihet autoriteteve kombëtare të shëndetit publik bazuar tek nevojat e ndryshme e komplekse lokale. Ata duhet të shqyrtojnë dhe përfshijnë metoda të tjera intervenuese. Kjo ka ndodhur dhe jo vetëm që ndërhyrjet janë shqyrtuar e trajtuar por vazhdojnë edhe të zbatohen.

13. Në disa vende ka një traditë të forte që ushqime tradicionale të caktuara si mielli e buke duhet të jenë të “pastër” dhe të çliruar nga çdo përzierje kimike. Sigurisht që ky problem do të dalë por ju nuk do të shtoni përzierës kimikë por mikro-substanca ushqyese të cilat

tashmë janë në dietë. 14. Standartet e fortifikimit do të kufizojnë

tregëtinë e lire të këtyre ushqimeve ndërmjet vendeve të ndryshme. Sigurisht kjo do të ndodhë gjithashtu - por fortifikimi muk është një çështje që ka të bëjë me TBT (Bariera Teknike në Tregti) dhe ju duhet të ndiqni rregullat e OBT (Organizata Botërore e Tregtisë).

15. Prodhuesit e miellit dhe bukës do ta shfrytëzojnë fortifikimin si një pretekst për rritjen e çmimit të produkteve të tyre mbi koston që ata përballojnë. Është tashmë një çështje - por duhet të shpjegohet qartë e thjeshtë se sa minimale është kosto e fortifikimit.

16. Fortifikimi masiv do të shihet si një përpjekje për kontrollin e rritjes së popullsisë. Kjo është e thjeshtë - shtimi kontraceptivëve - marketingu social, komunikimi për shëndetin, etj. duhet të thonë qartë se përse bëhet kjo.

17. Nuk ka ndonjë marrëveshje për tipet dhe nivelet e mikro-substancave ushqyese që i shtohen miellit të grurit dhe ushqimeve të misrit. Ka udhëzues të qartë të botuar nga WHO, etj. që lejon përzgjedhjen e mikro-elementëv ushqyese sipas nevojave dhe substancave të ndryshme.

Page 33: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

33

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

dRaFTI I PlanIT Të IMPlEMEnTIMIT

Në këtë moment kohor (nëntor 2010) numuri i njerëzve që kanë ndonjë dijeni për inisiativën për fortifikimin e miellit është shumë i kufizuar - kërkohen konsultime të gjëra.

aktiviteti 1Me tu krijuar formula e premiksit, është e nevojshme që para se të fillojë Aktiviteti 2 palët përkatëse të interesuara (Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me grupet e ekspertëve duhet të bien dakord për formulën e premiksit) dhe të vendosin për shtesat e mundshme në formulë, d.m.th. për Vitamin B dhe zink, etj. Çdo shtesë duhet të justifikohet mbi bazë të nevojave të evidentuara dhe menduara, llogaritet kosto dhe bëhet gati për tu debatuar në Aktivitetin 3. Afati kohor është sa më shpejt dhe duhet të përfundojë deri në fillim të Aktivitetit 3.

aktiviteti 2Hartohet një listë e plotë me palët e interesuara të mundshme dhe mbështetësit si dhe disponueshmëria e tyre.Hartohet axhenda për Aktivitetin 3Përcaktohet kosto e domosdoshme për Aktivitetin 3 dhe burimi i financimit përkatës.Formalizohet dhe shpërndahet informacioni në lidhje me afatin, vendin dhe kohëzgjatjen e Aktivitetit 3.Afati kohor është sa më shpejt dhe duhet të përfundojë deri në fillim të Aktivitetit 3.

aktiviteti 3Është e nevojshme të organizohet një takim

kombëtar me ekspertë për aspekte të ndryshme të fortifikimit të miellit dhe kjo në fakt është kërkuar edhe gjatë këtij studimi të fizibilitetit.Ky takim duhet të ketë parasysh faktorët e mëposhtëm të evidentuar në programet e tjera për fortifikimin dhe të veprohet përkatësisht:Krijimi njohurive dhe ndërgjegjësimiVeprime sipas afatit me një plan

perfektShqyrtimi i eksperiencave të tjera të

aplikueshmeHiqni dorë nga “Ushqimi i njëanëshëm”Krijimi i një klime komunikimi efektivHartoni plane konkretë dhe kuadrin

ligjor të përshtatshëmPjesëmarrja e gjithë lojtarëve në

hartimin e një zgjidhje, jo vetëm në implementimin e saj

Hartoni “katalizatorët” ose agjentët “interface”

Kuadri rregullues të vendoset me konsesus

Industri me rregullat e sajAutoritet e shëndetit në një rol sa më

ndihmues se kontrollues

Takimi duhet të përfshijë të gjithë palët e interesuara duke filluar nga qeveria tek konsumatorët dhe këta duhet të jenë persona vendim-marrës të cilët jo vetëm të autorizojnë për kryerjen e aktiviteteve të caktuara por të jenë të aftë dhe ti realizojnë ato. Perfshirja ne nivel Minister ose zv. Minister mund të vërë në lëvizje energjinë e një departamenti të

Page 34: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

34

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

qeverisë. Po kështu, një fjalë nga një drejtor i fabrikës së miellit mund të nxiti implementimin e fortifikimit sa më shpejt me tu bërë gati mjetet e nevojshme (paisjet, premiksi, etj).Takimi kombëtar duhet të përfundojë me marrëveshje konkrete për të shpejtuar fortifikimin dhe të bihet dakord për një plan veprimesh me afate konkrete. Pastaj ky takim kombëtar duhet të krijojë “Lidhjen Kombëtare për Fortifikimin” (LKF) që mund të mbikqyrë procesin, të ndihmojë në mënjanimin e ndonjë pengese që mund të ndeshet dhe të kordinojë aktivitetet.

axheNdaTashmë është grumbulluar informacion i mjaftueshëm për të demonstruar përfundimisht se ekziston një problem i shëndetit publik që fortifikimi si pjesë e një strategjie kombëtare mund ta lehtësojë problemin, se substanca ushqimore e përzgjedhur është e shëndetshme dhe se pasojat financiare janë minimale. Ky informacion duhet të shpërndahet tek një audience më e gjerë e palëve të interesuara me qëllim që ata mund të japin ndihmesën e tyre në një debat të lirë në të cilin mund të merren vendimet e nevojshme.Me tu marrë vendimi për pikat e mëposhtëme, duhet të shënohet qartë se kush përgjigjet për këtë detyrë (është mire të shënohet emri dhe institutcioni) dhe të ketë një plan “B” për rrethana të paparashikuara. Shumë programme kanë pësuar vonesa për arsye të zhvillimeve ose riemërimin e individëve të ndryshëm (përfundimi me sukses i një programi lidhet shumë me individë të veçantë se sa me institucionet). Mbledhja duhet gjithashtu të dijë se nganjëherë këto

ndryshime sjellin persona të cilët nuk janë dakord me një metodë të caktuar dhe duhet të mirren vesh me konsesus si do të trajtohet një problem nëse ndodh.Formula e premiksit duhet të vendoset me konsesus duke marrë mendimin e personave që merren me ushqimin, shëndetin publik, studiues, duke pasur parasysh të japin mendime e të ndihmojnë për pengesat e mundshme teknike në industri , (në asnjë mënyrë nuk do të ndryshohet prodhimi), për implikimet financiare dhe siguria ushqimore. Si fillim sugjerohet: Ferrous Sulphate ose NaFeEDTA në 20ppm ose 15ppm respektivishtFolic acid në 1ppm (për million)Vitamin B12 në 0.008ppmGjithëçka më sipër është në përputhje me Deklaratën e Përkohshme Konsesuale të WHO.http://www.who.int/nutrition/publications/micronutrients/wheat_maize_fortification/en/index.htmlAktiviteti 1 mund të konkludojë se është e nevojshme për disa shtesa në formulat e mësipëme dhe këto duhet të prezantohen në këtë forum për tu debatuar fillimisht. Rezultati i këtij debati duhet të jetë një marrëveshje konsesuale për 2 ose 3 formula të mundshme, (duke patur parasysh eksperiencën e vendeve të tjera), të cilat pastaj mund të testohen nga industria për pajtueshmërinë dhe harmoninë e tyre (Shih Aktiviteti 4).Duhet gjithashtu të diskutohet se nëse, në momente të caktuara kohore në të arthmen, do të duhet të shtohet një mikroelement tjetër ushqyes për të trajtuar një problem të shëndetit publik, cili do të ketë një protokoll për zbatimin e këtij ndryshimi - nuk është praktike

Page 35: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

35

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

të bëhen mbledhje në nivel të Aktivitetit 3 për çështje të tilla, kështu duhet të bihet dakord për një procedurë të shkurtër e të shpejtë. Fabrikat duhet të vendosë nëse do ti blejnë mikro-dozatorët e nevojshëm nëpërmjet rrjetit të tyre apo ata do të përgatisin kolektivisht një porosi për furnizuesit (zakonisht ka kursime në kosto kur bëhen porosi në sasi të mëdha), apo një kombinim i të dyjave. Nëse do të vendoset për ndonjë veprim kolektiv atëhere duhet të bihet dakord me konsesus se tek cili furnizues do të përqëndrohen. Dogana dhe Tatimet duhet të qartësojnë nëse Kodi HS 84.37 është interpretimi i tyre për procedurat e nevojshme të importit dhe cilat janë implikimet me tarifat e importit, nëse ka. Nëse tarifat e importit nuk janë zero, atëhere kjo mbledhje duhet ti bëjë presion Ministrisë së Financave për tu vlerësuar ose me zero (që ka 83.37) ose për përjashtimin e kësaj ngarkese. Për këtë duhet të merret një vendimin i menjëhershëm. Po ashtu industria duhet të përcaktojë procedurat për prokurimin e premiksit. Kjo duhet të vendoset në këto momente sepse procesi i prokurimit ka implikime me kuadrin ligjor. Gjithashtu, Dogana dhe Tatimet duhet të qartësojnë nëse Kodi HS 30.03 është interpretimi i tyre për procedurat e nevojshme të importit dhe cilat janë implikimet me tarifat e importit, nëse ka. Nëse tarifat e importit nuk janë zero, atëhere kjo mbledhje duhet ti bëjë presion Ministrisë së Financave për tu vlerësuar ose me zero (që ka 30.03) ose për përjashtimin e të gjithave dhe çdo importi tjetër i premiksit në të arthmen. Premiksi është një kosto e vazhdueshme në programin

e fortifikimit dhe si e tillë qeveritë e kanë klasifikuar me zero në programet e tjera të fortifikimit, nëse do të ketë pasë ndonjë tarifë më parë. Për këtë duhet të merret një vendimin i menjëhershëm. Në thelb duhet të mbrohet teza e përjashtimit nga taksat. Dhe është e nevojshme sepse industria nuk duhet të përballojë koston e plotë në trajtimin e një çështje që ka të bëjë me shëndetin publik. Qeveria, gjithashtu, duhet ti dalë zot kësaj çështje dhe tia lehtësojë barren industries dhe ta bëjë atë më fizible (të realizueshme), d.m.th. qeveria duhet të jetë më shumë në rolin e “ndihmuesit” se atë të “kontrolluesit”.Një çështje tjetër e axhendës duhet të jetë diskutimi për atë nëse programi i fortifikimit do të jetë vullnetar apo i detyrueshëm. Të gjithë treguesit i drejtohen programit të detyrueshëm, por kjo duhet të bihet dakord në këtë mbledhje dhe të gjithë duhet të jenë në dijeni për pozicionet e secilës pale për këtë çështje. Nëse nuk do të jetë e mundur të arrihet në një mendim konsesual , atëhere qeveria duhet të veprojë menjëherë për zgjidhjen e çështjes. Kjo nuk është një çështje që mund të lihet të zvarritet sepse ajo ka impakte të mëdha në veprimtaritë e menaxhimit dhe drejtimit.Pasi është vendosur se programi do të jetë i detyrueshëm, atëhere kërkohet të bëhet një diskutim i hapur mbi kuadrin ligjor. Opsionet janë dy: rregulla specifike ose standarte teknike.Meqënëse formula konkrete nuk do të dihet deri në këtë moment, mund të hartohet një skicim i përgjithshëm, d.m.th. cilët faktorë duhet të përfshihen, implikimet me rregullat ekzistuese, etj. dhe kush do ta ketë mandatin për të monitoruar pajtueshmërinë me

Page 36: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

36

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

rregullat dhe standartet dhe si do të kryhet ky monitorim (shih më poshtë).Sistemi i monitorimit duhet të diskutohet dhe të miratohet. Analizat kimike të miellit të fortifikuar nuk janë aqë të lehta siç mendojnë shumë njerëz, për arsye të nivelit të ulët të analitëve për të cilët bëhen testimet. Megjithatë, ajo formon bërthamën e shumë veprimtarive drejtuese e menaxhuese. Opsioni për monitorimin nëpërmjet një “precipitimi në letër” duhet të konsiderohet e shqyrtohet si një alternative apo metodë plotësuese. Mbledhja duhet të debatojë meritat relative të monitorimit duke certifikuar premiksin e furnizuesve që janë autorizuar prej autoriteti ligjor e rregullues ose organet e tjera që pranohet nga autoriteti ligjor e rregullues, p.sh. programi GAIN përdor laboratorë të pavarur e të akredituar për të monitoruar premiksin që përdoret edhe në ambientet e tij të premiksit dhe, çështë më e rëndësishmja, nënshkruan dhe i konfirmon këtë përzierje paraprake blerësit. Nga ana tjetër, duhet të bihet dakord se është qeveria ajo që ka rolin për të vendosur se ky premiks i përshtatet qëllimit (prodhuesit e miellit nuk i kanë as paisjet dhe as kompetencën për kryerjen e kësaj detyre) dhe të marrë parasysh se industria do të kërkojë që ata të mos jenë të lidhur vetëm me një furnizues, d.m.th. ju mund të bleni nga kushdo që dëshironi me kusht që ata të jenë miratuar paraprakisht nga drejtuesit dhe monitoruesit.Protokollet për marrjen e mostrave duhet gjithashtu të diskutohen dhe miratohen - kini parasysh se në lidhje me këtë mund të ekzistojë ndonjë ligj tashmë. Nëse ekziston ndonjë legjislacion, atëhere është e nevojshme

të diskutohet nëse protokolli ekzistues është i vlefshëm dhe nëse përputhet me qëllimin e fortifikimit.Problemet e kostos dhe kush paguan dhe realizimi i monitorimit duhet të bien dakord dhe diskutime të tilla do të kenë impakt të dukshëm në debatet për strukturën e monitorimit. Turet kombëtare për marrjen e mostrës nuk janë vetëm problem se kanë të bëjnë me financat e qeverisë. Shpërndarja e rezultateve të këtyre tureve kombëtare duhet të përcaktohet mire - çfarë informacion do të shpërndahet, në çfarë forme dhe për cilin. Mund të ngrihen gjithashtu çështje në lidhje me nivelin e kapacitetit të stafit dhe kompetencat e tyre, por është e rëndësishme që ato të diskutohen hapur dhe si mund të adresohet ndonjë e metë dhe mungesë e mundshme dhe afati kohor izgjidhjes.Duhet gjithashtu të arrihet marrëveshje për tipin e etiketave që do të jenë të nevojshme dhe të përcaktohet qartë se çfarë reklamimi mund të bëhet ose nuk mund të bëhet për ushqimin. Formati i etiketës me përmbajtje ushqimore sipas standartit duhet të miratohet bashkërisht dhe me hapësira boshe për të plotësuar në një faze të mëvonëshme shifrat konkrete. Duhet të arrihet që të gjithë prodhuesit e miellit të përdorin të njëjtën etiketë me qëllim të evitohen çrregullimet/keqpërfaqësimet në treg. Kjo formë etikete duhet të shpjegojë se përmbajtja e elemetëve esencialë të miellit të grurit është variable, prandaj duhet të bihet dakord çfarë vlera tipike duhet të vendosen për të shprehur përmbajtjen e elementëve esenciale të miellit, dhe me këtë mundësohet kalkulimi i përmbajtjes finale që do të përftohet.

Page 37: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

37

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Kjo ka shpesh pasoja të paparashikuara të lidhura me atë sfidë që përmbajtja e elementëve esencialë e paraqitur besnikërisht në etiketë qoftë nga një individ, nga një organizatë apo nga një vend duhet të merret e vërtetë. Duke përdorur vlerat e publikuara në një bazë të dhënash të miratuar për substancat ushqyes, p.sh. USDA National Nutrient Database, zakonisht janë të pranueshme nga legjislacioni ndërkombëtar.Nga ana tjetër, do të jetë e nevojshme të përcaktohet me saktësi kush do të mbulohet nga rregullat apo standartet – kjo ka implikime të mëdha për prodhuesit e vegjel të miellit - dhe do të duhet të udhëhiqet nga mendimi ligjor, si për kushtetushmërinë e kuadrit ligjor edhe për anën praktike të monitorimit dhe zbatimit si edhe për importuesit e tjerë të miellit në pritje të aktiviteteve të fortifikimit. Një mendim është që ky rregull duhet ti mbulojë të gjithë. Mund të miratohet një dispozitë ku fortifikimi mund të implementohet me faza (e ngjashme me atë që është bërë në Marok). Ju mund të filloni me fabrikat e mëdha të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të tregut, rrisni ndërgjegjësimin dhe mësoni popullsinë dhe kërkesa do të rritet, pastaj vazhdoni me fabrikat e vogla. E kundërta e kësaj filozofie është fakti që aktualisht jo të gjitha fabrikat e kanë të tyre grurin që bluajnë, ata janë “mullixhij shërbyes” që ofrojnë një shërbim për klientët e tyre - do të ishte e paqartë nëse ata do të përfshiheshin në ndonjë rregull tipik të fortifikimit.Mendimi ligjor do të kërkohet gjithashtu edhe për implikimet me OBT (nëse nuk do të ketë çështje në lidhje me marrëveshjen e Bariera Teknike në Tregëti) dhe të arrihet në

marrëveshje se kush do të njoftojë vendet fqinje.Debati për strategjinë në lidhje me komunikimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve duhet fokusuar në aneminë për mungesë të hekurit dhe pasojat e saj dhe tek fortifikimi si një ndërhyrje dhe si një mjet për të adresuar një ushqim të shëndetit publik. Është thelbëzore që konsumatori të kuptojë përse po bëhet kjo, kështu ata nuk do ta refuzojnë produktin.Çështje e rëndësishme është edhe mendimi konsensual se çfarë do të shkruhet në mesazhet që mendohet të shpërndahen dhe marrëveshjet që të gjitha palët e interesuara mendojnë të kalojnë me këto mesazhe nëpërmjet kanaleve dhe/ose forumeve të tyre. Ky diskutim do të jetë shumë i përgjithshëm dhe mund të rakordohet mire nga një grup i vogël si aktivitet më vehte. Përfshirja e mundshme e edukates ushqimore dhe rëndësia e mikroelementëve ushqyes në kurrikulat shkollore duhet të diskutohet gjithashtu - në mënyrë të veçantë të diskutohet çfarë duhet të përfshihet dhe kur mund të përfshihet.Mbledhja, pasi të ketë diskutuar të gjitha çka përmendet më sipër, duhet të jetë në gjendje të marrë një pozicion të qartë se kur do të përfundojnë të gjitha çështjet e përmendura më lart. Ky afat kohor duhet të jetë realist sepse industria do të ketë një faktor kohor të kufizuar për amballazhin të cilin ata në mënyrë të veçantë e porositin në një kohë e në sasi të mëdha - duke ditur se mendohet të bëhet një ndryshim në etiketa, do të ketë ndikim edhe në procesin e prokurimitë; juristët do të kenë kohë të kufizuar për marrjen e vrejtjeve

Page 38: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

38

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

në lidhje me kuadrin ligjor të propozuar dhe hartimi i një plani komunikimi është zakonisht një process relativisht i gjatë dhe i lodhshëm. Në vartësi me datën e fillimit të Aktivitetit 3, i cili nëse do të bëhet në fillim të vitit 2011, fortifikimi ndoshta duhet të fillojë në muajin nëntor 2011 dhe do të ketë një pasqyrim të gjerë në media dhe komente të qeverisë. Duhet gjithashtu të theksohet se për financimin e shumë aktiviteteve do të duhet të kërkohen burime financiare të tjera, prandaj duhet të bihet dakord për shumën që do të kërkohet dhe kush do të financojë.Pasi të arrihet konsensusi për të gjitha çështjet e mësipërme, atëhere mund të merren vendimet për përbërjen e Lidhja Kombëtare e Fortifikimit(LKF) , i cili duhet të jetë sa më i vogël dhe sa më përfaqësues që të jetë e mundur. Ky grup duhet të jetë i aftë të mblidhet të paktën çdo 3 muaj duke nxjerrë e dërguar raporte progressive tek të gjitha palët e interesuara. Mbledhja duhet të përfundojë me një Memorandum Mirëkuptimi me shkrim, i cili të përmendi qartë se kush do ti kryej detyrat e ngarkuara dhe në çfarë afati kohor. Do të ketë gjithashtu një Deklaratë Angazhimi për procesin. Ky MeMo duhet të nënshkruhet nga të gjitha palët e interesuara. Afati kohor për këtë është sa më shpejt në 2011.

aktiviteti 4Kuptueshëm, industria e blojës do të kërkojë prova se formulat e sygjeruara nuk kenë ndonjë ndikim të rëndësishëm në produktet e tyre. Në këtë mënyrë ata do të kërkojnë ti testojnë vetë formulat.Është sygjeruar që GAIN do të propozojë një

donacion për formulat përkatëse nëpërmjet UNICEF, të cilat pastaj mund të shpërndahen tek fabrikat e ndryshme.Me të përfunduar provat, të cilat nuk do të zgjatin më shumë se 2 muaj, duke përfshirë testimet e magazinimit, prodhuesit e miellit mund ti ofrojnë inpute Lidhjes Kombëtare të Fortifikimit(LKF) për veprimet e nevojshme dhe kalohet tek Aktiviteti 6.Afati kohor për këtë duhet të jetë rreth 1 muaj pas Aktivitetit 3 për të mundësuar gjetjen e burimeve për përzierjet paraprake të ndryshme dhe duhet të përfundojë brenda 3 muaj të aktivitetit 3. Aktivitetet drejtohen nga prodhuesit e miellit.

aktiviteti 5Publikimi i kuadrit ligjor hartuar në aktivitetin 3 dhe qarkullimi tek të gjitha palët e interesuaara për vrejtje. Informacioni shtesë nga aktiviteti 6 mund të përfshihet më vonë.Afati kohor për këtë duhet të synojë që drafti të përgatitet brenda dy muajve të aktivitetit 3 për të mundësuar 3 muaj për komentet. Pasi të vihen në dispozicion të dhënat e aktivitetit 6 ky mund të nxirret si një shtesë. Aktivitetet drejtohen nga departamentet përkatëse ligjore.

aktiviteti 6Posa të arrihet një mendim konsensual nga industria për impaktin, nëse ka, të premiksit në miellin dhe bukën e tyre, atëhere formula e premiksit do të jepet nga Lidhja Kombëtare e Fortifikimit (LKF).Ky aktivitet do të përgatisë etiketat ushqimore të nevojshme dhe do të kalojë informacionin si tek prodhuesit e miellit edhe tek autoriteti i

Page 39: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

39

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

monitorimit.Afati kohor për këtë do të jetë rreth 3 muaj pas aktivitetit 3 dhe do të përfundojë brenda një muaji. Aktiviteti do të drejtohet nga dietistët përkatës të palëve të interesuara.

aktiviteti 7Në aktivitetin 3 do të jetë diskutuar për një strategji komunikimi, kështu grupi do të ketë një kuadër me të cilin mund të punojë. Kjo strukturë do të duhet të përpunohet si edhe një plan definitive për shpërndarje e mbështetur me buxhet.Afati për këtë do të jetë menjëherë pas aktivitetit 3 dhe do të zgjatë të paktën deri në fillimin e fortifikimit. Konsiderata duhet të jepen gjithashtu nëse do të kërkohen mesazhe mbështetje pas fillimit të procesit të fortifikimit. Aktivitetet drejtohen nga ekipi i

komunikimit në Ministrinë e Shëndetësisë me ndihmën teknike të UNICEF, WHO, etj.

aktiviteti 8Ky aktivitet do të përfshijë veprimtaritë vëzhguese të LKF, e cila duhet të mblidhet rregullisht dhe në mënyrë konstante të ketë gisht në të gjitha aktivitetet. Nuk është e nevojshme që ata detyrimisht të marrin pjesë vetë në këto aktivitete, por ata duhet të jenë në dijeni kush aktivizohet, çfarë bën dhe kur i bën. Ata duhet të jenë proaktive në lidhje me aktivitetet e tjera duke kontrolluar pengesat e mundshme dhe të ndihmojnë për mënjanimin e këtyre pengesave. Afati kohor për këtë do të jetë menjëherë pas aktivitetit 3 dhe do të vazhdojë deri në fillim të fortifikimit. Aktivitetet drejtohen nga palët e interesuara me përzgjedhje.

Page 40: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

40

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

SHToJCaT

Shtojca 1 Detyrat kryesore qe realizoi konsulenti

Shtojca 2 Pyetësori kryesor që është përdorur me prodhuesit e mëdhej të mielli

Shtojca 3 Versioni i shkurtuar i përdorur me prodhuesit e vegjël të miellit

Shtojca 4 Mikro-dozatorët

Shtojca 5 Sigurimi cilësisë dhe kontrolli cilësisë

Page 41: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

41

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Shtojca 1

detyrat kryesore qe realizoi konsulenti• Organizimi i vizitave në industrinë e blojës duke përdorur modelin e pyetësorit bashkëlidhur

për të bërë një vlerësim të prodhimit të miellit të fortifikueshëm në gjendjen aktuale që është në fabrikat e miellit.(Miell i fortifikueshëm quhet mielli i prodhuar në fabrikat e blojës me kapacitet prodhimi mbi 30 ton në ditë). Numuri i fabrikave që do të vlerësohen do të diskutohet duke u fokusuar tek fabrikat e mëdha.

• Të dhënat do të ngrumbullohen nga vizitat që do të bëhen në secilën kompani bloje dhe do të përfshijnë informacion mbi pronësinë (publike apo private), kapaciteti prodhimit kundrejt shfrytëzimit, sistemet e kontrollit të cilësisë që përdoren, informacion për tregun e miellit, çmimet e miellit.

• Të dhënat do të ngrumbullohen për industrinë e prodhimit të miellit në nivel fabrike, duke përfshirë industrinë e shoqërive të ushqimeve, pronësinë e industrisë së blojës, prokurimi i miellit (import apo vendas), çmimi i grurit, çmimi miellit, nivelet e miellit të importuar, nivelet e miellit të eksportuar, subvencionet për ushqimet, prodhimi i furrave të bukës për tregun dhe prodhimi në shtëpi.

• Të dhënat do të grumbullohen mbi nevojat për paisjet e fortifikimit, për nevojat e kontrollit të cilësisë dhe kriteret e premiksit. Të dhëna për koston totale të fortifikimit mundësisht duke u mbështetur edhe në konsulencat e tjera.

• Vizitat në fabrika do të shfrytëzohen si një mundësi për të bërë avokatin e fortifikimit të miellit në fabrikë dhe në nivel kombëtar.

• Vizita tek autoritetet e kontrollit të ushqimeve për të vlerësuar dhe përcaktuar paisjet shtesë, personelin dhe kërkesat e trajnimit të tyre të cilët do të monitorojnë fortifikimin e miellit.

• Të ndihmojë dhe të jetë prezent në mbledhjet përkatëse, në seminare dhe diskutime të përbashkëta në tavolinë me palët e interesuara nga i gjithë vendi.

• Të punohet ngushtë me UNICEF-in, me përgjegjsin e programeve të shëndetit dhe ekspertët vendas për kryerjen e vlerësimit.

Page 42: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

42

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Produkti fundit Raporti vlerësimit

Materialet me shkrim që u përgatiten:

• Përgatitja e një raporti përmbledhës duke listuar numurin e fabrikave të miellit, nivelet e kapaciteteve të prodhimit dhe shfrytëzimit, llojet kryesore të miellit dhe kërkesat në përqindje për çdo tip mielli.

• Një përmbledhje mbi impaktin e mundshëm të importeve dhe eksporteve të miellit në tregun e miellit dhe ndikimi për miellin që fortifikohet.

• Të hartohet një listë për dozatorët dhe paisjet e fortifikimit, kriteret për premiksin, mjetet për kontrollin e cilësisë dhe paisjet për implementimin e fortifikimit në të gjithë vendin.

• Të hartohet një draft për planin e implementimit dhe buxhetin për fortifikimin e miellit në industrinë e blojës në nivel kombëtar.

Page 43: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

43

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Shtojca 2

1. Emri i fabrikës së miellit - të evidentohet nëse fabrika është njësi më vehte apo pjesë e një grupi fabrikash në Shqipëri

2. Vendndodhia3. Detaje për kontaktet4. Pronësi publike apo private5. Informacion për fabrikën

Blerjet vjetore ton

Import ose vendas %

Burimi Kapaciteti prodhues i fabrikës (Ton/24 orë)

Shfrytëzimi fabrikës %

Bluarja aktuale %

Koha e harxhuar për bluarje, në ditë, në javë

Komentet e konsulentit për të dhënat:

6. Niveli ekstraktimit7. Informacion për prokurimet - Drithë

Burimi drithit

E blerë vetë apo nëpërmjet tregtarëve

Kosto

FOB

Kosto me livrim deri në fabrikë

Kosto e transportit për shpërndarje

Kosto e shpërndarjes

Komentet e konsulentit për të dhënat:

Page 44: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

44

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

8. Informacion për produktin

Tipi miellit Raporti prodhimit

%

Madhësia e amballazhit (Kg)

Raporti prodhimit %

Kosto (Lek)

00 50

040 25

045 12.5

050 10

055 5

070 1

080

090

Krunde

9. Kapaciteti dhe mundësia për fortifikim

Shtimi përmirësuesve

Përdorimi I mikro-dozatorëve

Lagia para se të bëhen shtesave

Kapaciteti testimit

Përbërja e përmirësuesve dhe/ose Emri Markës

Komentet e konsulentit për të dhënat:

10. Diskutime të hapura - shqetësimet e prodhuesit të miellit

Page 45: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

45

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Shtojca 3

shëNim: Një version i shkurtuar i pyetësorit përdoret me prodhuesit e vegjël të miellit për disa arsye. Së pari, ata do të pyeten për të dhënë përgjigje me e-mail/fax ose telefon.Së dyti, atyre do tu bëhen këto pyetje nga dikush që ndoshta mund të konsiderohet me interesa jo të drejtpërdrejta (KASH) dhe ndoshta jo nga konsulenti.Së treti, tashmë është krijuar mendimi se marrja e informacioneve është jashtëzakonisht e vështirë dhe lista e mëposhtëme konsiderohet kërkesë minimale.

1. Emri fabrikës2. Vendndodhia3. Kapaciteti maksimal i fabrikës4. Sasia e grurit e bluar në një vit5. Gruri vendas në përqindje6. Niveli shfrytëzimit7. Çmimi i grurit me livrim deri në fabrikë për ton8. Tipet e miellit të prodhuar9. Nivelet e çmimit të miellit deri në fabrikë10. Madhësia e amballazhit të miellit

Page 46: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

46

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Shtojca 4

Materiali i mëposhtëm është nxjerrë nga një Manual Trajnimi për prodhuesit e vegjël të miellit përgatitur dhe redaktuar nga konsulenti, i financuar, botuar dhe shpërndarë nga Departamenti i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, GAIN, Nisma për Mikroelemetët ushqyes dhe UNICEF. mikro-dozatorët - Pyetje për ti bërë vehtes dhe furnizuesve sa i saktë është mikro-dozatori?Saktësia e dozatorit, në vetvehte, nuk është një përcaktues i vetëm. Është një funksion i aftësisë ripërsëritëse, lineare dhe stabiliteti. Ripërsëritja është vazhdimësia e furnizimit me një ritëm të caktuar; Lineariteti është me çfarë saktësie ushqyesi shkarkon përgjatë linjës së operimit, dhe Stabiliteti është deviacionet në performancë me kalimin e kohës.

ripërsëritjaZakonisht ky term është shumë i njohur për përdoruesit dhe është një masë matëse e konsistencës afatshkurtër e ritmit të shkarkimit. Është e rëndësishme për sigurimin e cilësisë sepse mat variabilitetin e furnizimit në shkarkim dhe kështu edhe të produktit final. Ripërsëritja matet duke marrë një seri mostrash me kohë-matje nga rrjedha e shkarkimit, pastaj i peshon duke kalkuluar deviacionet me standartin dhe pasqyrohet devijimi si një përqindje e vlerës mesatare të mostrës së marrë (koeficienti variacionit). Duke u nisur nga një koeficient variacioni prej 0.2%, variacion me devijim 1(±) do të thotë që në 68.4% të rasteve variacioni nga mesataria do të jetë ± 0.2%; për 2 deviacione 95.5% do të jetë mesatare ± 0.4%. Tradicionalisht 2 deviacione(sigma) konsiderohen të pranueshme.Një përkufizim i ripërsëritjes duhet ti përfshijë të dyja, si variabilitetin edhe metodën e përdorur për të përcaktuar se vlerësimi variabilitetit është ± 0.5% i mesatares @ 2 sigma mbi bazë të 20 mostrave në 1 minutë.

linearitetiRipërsëritja më sipër mat vetëm variabilitetin e shkarkimit - ajo nuk jep informacion nëse dozatori furnizon, në një mesatare, nivelin e planifikuar. Për të kryer linearitetin duhet të merren disa grupe mostrash gjatë fluksit operues të përcaktuar dhe këto vlera mesatarizohen për të nxjerrë një vlerë të vetme. Vlerat mesatare dhe deviacionet llogariten përsësri. Prandaj, një pasqyrë lineariteti do të paraqitej diçka si ± 0.2% bazuar në 5 mostra në 1 minutë gjatë një amplitude nga 5% deri 100%.

stabilitetiKy ndoshta është kriteri më i rëndësishëm dhe ai që mbikqyret më shumë. Shumë faktorë ndihmojnë devijimet - disa janë karakteristika e përzierjes së fortifikimit, të tjerët varen nga

Page 47: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

47

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

ushqyesit. Devijimet kontrollohen me anë të kalibrave të kontrollit - sa më i shpeshtë dhe i rëndë të jetë devijimi, aqë më shumë kontrolle dhe axhustime do të jenë të nevojshme. Kjo është në vazhdimësi një kosto e fshehur për prodhuesin e miellit që rëndon produktin e caktuar (dhe mbart pasojat e saj ekonomike).Ju duhet të pyesni furnizuesin rreth faktorëve të mësipërm. Megjithatë, mos harroni, sa më i shtrënguar variacioni , aqë më e lartë ka mundësi të jetë kosto. Një nga rrugët më të mira për të përcaktuar nëse vërtet variacioni minimal është i nevojshëm është të shikohet kosto në lidhje me përzierjen e fortifikimit. Po, variabiliteti do të jetë si pozitiv dhe negative por ka tendencë të kalojë tek negative (jep mbetje më të larta) ndërsa përzierja e fortifikimit bëhet kompakte. Sa më shumë kontrolle për sigurimin e cilësisë të bëhen, aqë më shpesh mbetjet kthehen në zero, por shpenzimet mund të rriten me shpejtësi jashtë kontrollit. Duket qartë se sa më i madh volumi, aqë më të mëdha janë humbjet e mundshme, por edhe me një dozator volumetrik nga më të lirët në treg dhe me mbetje të ulëta gjatë një turni, në pesë ditë punë në javë, humbja ka mundësi të jetë 7.5% e shpenzimit të kapitalit fillestar në një vit.

volumetrik apo Gravimetrik?Sipas përkufizimit dozatorët gravimetrikë masin peshën dhe rregullojnë e sasinë që duam të shkarkohet; dozatorët volumetrikë nuk peshojnë sasitë që shkarkojnë, ata nxjerrin një volum të caktuar materiali për njësinë e kohës (në bazë të pengesave përmendur më sipër) e cila përkthehet si peshë e nxjerrë bazuar në kalibrimin manual. Volumetrikët janë të thjeshtë dhe më të lire por nuk mund të zbulojnë dhe rregullojnë luhatjet në përzierjen e fortifikimit. Për materialet që nuk ndryshojnë shumë në densitetin e tyre kjo nuk është kështu. Përzierjet e fortifikimit variojnë vërtet. Variacionet ose luhatjet në densitet ndërmjet furnitorëve të ndryshëm mund të kihet parasysh në kalibrim. Variacioni në densitet me kalimin e kohës kërkon që dozatori të minimizojë efektin. Fabrika vibron në mënyrë konstante për të realizuar kompaktësinë e përzierjes së fortifikimit, prandaj shkarkohet një masë në rritje për njësi të volumit. Shneku I kufizuar dhe paisjet e tjera të ndryshme janë shumë të rëndësishëm për të minimizuar këtë efekt të densitetit. Dozatorët volumetrikë janë më të zakonshmit në industrinë ushqimore por një luhatje e tillë në densitet duhet të trajtohet. Ky devijim i densitetit do të shihet qartë në testet e stabilitetit.

Çfarë tipi dozator vidë (shnek)?Dozatorët volumetrikë nxjerrin një volum të caktuar për njësinë e kohës. Ndryshimi i ritmit të rrjedhjës realizohet me ndryshimin e shpejtësisë së shnekut(elikës). Një seri kompozime elikash, dimensionesh dhe forma gjeometrike, plus sisteme nxitëse(por jo disa sisteme të lirë) janë në përdorim për të shfrytëzuar në maksimum specifikat e shkarkimit.Tre faktorë kryesorë influencojnë saktësinë e dozatorit tip vide. Vazhdimësia e volumit të nxjerrë sipas rrotullimeve të elikës, saktësia e komandimit të shpejtësisë së elikës dhe luhatjet në

Page 48: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

48

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

densitetin e materialit.Materialet me rrjedhje të lire e mbushin elikën vazhdimisht - sepse përzierja e fortifikimit është disi higroskopike(me lagështirë) - kjo mundësi rrjedhëse duhet të mbrohet nga mullixhiu duke treguar kujdesin e nevojshëm për përzierjen e fortifikimit. Materalet gjithashtu mund të jenë me rrjedhje shumë të lirë, apo siç njihen me termin të vrullshëm, që rrjedhin lirshëm nëpërmjet shnekut(elikës). Bllokimet nga flukset të kundërta ka mundësi të mos diktohen për një kohë të konsiderueshme nëse nuk janë vendosur protokolle të përshtatshëm,d.m.th. kontrolli visual i shkarkimit. Për furnitorin është shumë mirë kur sygjeron konfiguracionin më të mirë për përzierjen e fortifikimit - teknologjitë janë tëndryshme, e vetme e distancuar ose dyfish spirale, shnek i vetëm apo dyshe, hap të fiksuar apo variable, etj. janë krijuar për një arsye: secili funksionon mire në rrethana të caktuara. Furnitorët duhet të jenë në gjendje të ofrojnë alternative, por gjithmonë insistoni të shihni demonstrime konkrete.

cilët janë shqetësimet kryesore që ngrihen dhe çështjet e mirëmbajtjes?

trajnimiDuke supozuar se dozatori është përzgjedhur siç duhet dhe është vënë në punë, atëhere shumica e problemeve lindin nga instalimi i keq, nga mirëmbajtja jo e përshtatshme, nga mungesa e operuesit dhe trajnimi për mirëmbajtjen e tij, si edhe ndryshimet në përzierjen e fortifikimit ose kushtet e funksionimit.Shumë mikro-dozatorë duken të tipit “prizë e punë”(nuk ka probleme me instalimin, vetëm për lidhje elektrike) dhe shitësit zakonisht ofrojnë instalimin e tyre si “llogaritje ekstra”. Shumë probleme mund të evitohen si në fillim edhe në të arthmen duke siguruar që stafi të marrë trajnimin e nevojshëm dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe instalimi i dozatorit duhet të shihet si siguri për të arthmen. Përzierja e fortifikimit Nëse është përzgjedhur dozatori, është instaluar dhe konfiguruar për të përballuar një përzierje të caktuar për fortifikim, ndryshimet në përzierjen e fortifikimit dhe në kriteret e funksionimit mund të shkaktojnë probleme të paparashikuar. Me ndryshimin e përzierjes së fortifikimit, mund të ndryshojnë tiparet e rrjedhës jashtë amplitudes së parashikuar dhe do të kuptoni se kthimi tek shitësi i mëparshëm i përzierjes për fortifikim do të jetë varianti më i mire. Duke rritur kapacitetin e fabrikës mund ta çoni ritmin e shkarkimit jashtë mundësive të dozatorit - shumë dozatorë kanë aftësinë të rikuperohet, diçka që duhet të merret në konsiderate nëse shihet ndonjë shënjë shpërbërje. Luhatjet në temperaturën e ambientit dhe/ose në vibrimet mund gjithashtu të çojnë në probleme - shitësi është shpesh burimi më i mire për të dhënë këshilla.

kontrolli i shpejtësisëMe dozatorët volumetrikë shkaku më i zakonshmën i problemeve është integriteti i komandimit

Page 49: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

49

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

të shpejtësisë dhe ndryshimi i volumit në vartësi me rrotullimet. Nëse sensori I shpejtësisë nuk funksionon me saktësi atëhere kontrolli është i pamundur. Në vartësi nga specifikat e mekanizmit, zakonisht kërkohet pastrimi ose zëvendësimi I tij. Por gjithëmonë është më mire të kontrollohet nëse ka ndonjë lirim në lidhjet e bëra (shih rëndësia e instalimit dhe trajnimit nga shitësi).Nëse nuk ka problem me komandimin e shpejtësisë së elikës (shnekut), atëhere shkaku më i mundshëm është volumi në lidhje me rrotullimet. Shkaku më i mundshëm është ndonjë grumbullim që pengon rrjedhën të jetë e vazhdueshme. Zgjidhja më e shpejtë është të hapet dhe pastrohet elika dhe/ose të zbrazet tubi. Zgjidhja më permanente mund të kërkojë ndryshime në dizenjimin e elikës me hedhje, ose lëkundje apo diçka tjetër. Modifikime të tilla janë zakonisht më të shtrenjta se blerja e ushqyesit të saktë e të ri.Kontrolloni nëse është ofruar trajnimi i nevojshëm dhe konfirmoni nëse stafi e ka përvetësuar këtë trajnim.

disa gjëra që duhet të kërkohen:

Shneku dhe depozita në formë hinke, etc të zëvendësueshëmLehtësi në pastrim nëpërmjet çmontimit të shpejtëPjesët e ndërrimi me ngjitje të qëndrueshme të jenë minimaleMekanizmat e manipulimit të materialit të minimizojnë grumbullimet dhe të maksimalizojnë

mbushjen e shnekut.SaktësiaKosto e ulët në funksionimMirëmbajtje e lehtë.

Shumë nga sa përmenden më sipër dhe materialet e tjera të rekomanduara për lexim janë marrë nga:Saktësia e dozatorit dhe afatet e performances; Teknologjia e furnizimit për përpunimet plastike.

Page 50: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

50

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Shtojca 5

Të dhënat më poshtë janë marrë nga e njëjta reference si për Shtojcën 4.Objektivat:

Marrja e informacionit se çfarë duhet bërë për të siguruar që të plotësohen kërkesat ligjore dhe të konsumatorit.

Përmirësimi i njohurive në lidhje me procedurat që do të vendosen për mbajtjen e dokumentacionit dhe organizimin e monitorimit për të qënë në përputhje me skemën e sigurimit të cilësisë.

Rritja e kuptimit për elementët e ndryshëm që do të ndiqen në procedurat e inspektimit.

sistemet e kontrollit dhe monitorimitSigurimi dhe kontrolli i cilësisë është totali i masave të ndërmarra me objektivin të sigurohet që produktet ushqimore të jenë të cilësisë së kërkuar për qëllimin e përdorimit nga konsumatorët. Është e rëndësishme të merren masa që proceset e kontrollit të cilësisë të përputhen me rregullat e fortifikimit të ushqimeve.

sigurimi i cilësisë në fabrikat e miellit dhe kontrolli cilësisëNjë sistem efektiv për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë është vital për ruajtjen e cilësisë të artikujve ushqimorë të fortifikuar ndërsa ata shpërndahen në treg. Procedurat standarte që duhet të ndjekin fabrikat për të siguruar që mielli për bukë është fortifikuar siç duhet përfshijnë:

Përdorimi i paisjeve dhe njësive të peshimit cilësore dhe të përshtatshme.Mbajtja korrekte e të dhënave të inventarit për përzierjen e fortifikimit.Manipulim dhe magazinim i përshtatshëm për përzierjen e fortifikimit.Mbajtja korrekte e dokumentacionit të prodhimit.Kryerja e inspektimeve të rregullta të paisjeve, një here në çdo turn 8 orësh.Kryerja e analizave të rregullta të mostrave për të verifikuar se janë fortifikuar siç duhet.Amballazh dhe etiketa të përshtatshme.

Implementimi i sistemeve për kontrollin dhe sigurimin e cilësisë kërkon bashkëpunimin e plotë të prodhuesve të miellit me njësitë qeveritare të monitorimit. Për të siguruar një kontroll cilësor të procesit të fortifikimit, prodhuesit e miellit të fortifikuar për bukë duhet të ndërmarrin masat e mëposhtëme:Blerja e paisjeve për përzierjen dhe/ose dozatorë, peshore, dhe të mësojë se si ti përdorë siç duhet këto paisje.

Blerja e përzierjes fortifikuese nga furnizues që janë certifikuar nga Autoritetet Ligjore.Mbajtja e përzierjes fortifikuese në enë hermetike të mbrojtur mire nga ekspozimi ndaj

dritës dhe sipas kushteve të përcaktuar nga prodhuesi. Do të ishte ideale që përziersit

Page 51: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

51

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

fortifikues të mbahen në enët e tyre orgjinale. Kur ena hapet duhet të minimizohet ekspozimi ndaj dritës dhe ajrit për të parandaluar prishjen e produktit.

Për çdo dërgesë të përzierjes fortifikuese merrni dhe mbani në dokumenta Certifikatën e Përputhshmërisë.

Shfrytëzimi dhe ndjekja e procedurave strikte për qarkullimin e rezervave për të parandaluar që rezervat e vjetra të humbasin potencën e tyre dhe të përputhet me kohëzgjatjen e afatit të skadimit. Për këtë qëllim rekomandohet të shfrytëzohet dhe implementohet sistemi FIFO(First in, first out - Metodë për vlerësimin e rezervave - malli që futet i pari del i pari nga magazina-shënim i përkthyesit).

Mbani shënime për prokurimin e drithit;Mbani shënime për rezervat dhe përdorimin e përzierjes;Mbani shënime për prodhimin e sasive të miellit të fortifikuar për bukë;Mbani shënime mujore për sasitë e përzierjes fortifikuese që përdoret çdo muaj. Këto

rekorde duhet të korrespondojnë me shënimet për prodhimin mujor;Merrni masa që të monitorohen të gjitha fazat kritike të procesit të prodhimit për të

siguruar që niveli korrekt i dozave do të mbahet dhe vazhdojë nëpërmjet këtyre masave:Kontrolli i dozatorëve të përzierjes fortifikuese të paktën një here në turn (më rrallë nëse

blihen mikro-dozatorë të sigurt) për të siguruar që ata të japin nivelet korrekte të dozave. Kjo bëhet duke matur peshën e përzierjes fortifikuese e shkarkuar gjatë një kohe të caktuar (1 ose 2 minuta) dhe të krahasohen këto matje me peshat e planifikuara për përzierjen fortifikuese.

Kryerja e kontrolleve vizuale të paktën dy here në turn për tu siguruar se përzierjet fortifikuese janë përdorur dhe se nuk ka ndodhur asnjë bllokim dhe për këtë të mbahen shënimet përkatëse.

Kryerja e testimeve për njollat e hekurit në miellin e bukës në fillim dhe në fund të çdo regjim prodhimi për tu siguruar se produkti ka marrë dozat korrekte.

Të gjithë këtë dokumentacion viheni në dispozicion për tu inspektuar nga autoritetet e monitorimit, të cilët përgjigjen për monitorimin e programit të fortifikimit dhe për kryerjen e inspektimeve dhe implementimin e sistemeve të monitorimit për të gjithë produktet ushqimorë të fortifikuar.

Më poshtë jepen disa udhëzime për natyrën e punëve shkresore të pritshme dhe testimin e njollave të hekurit:

formularët e sigurimit të cilësisëFormularët e mëposhtëm janë shembuj të mjeteve që mund të përdoren për të hartuar një protokoll për sigurimin e cilësisë, i cili do ti tregojë çdo inspektori se fabrika është duke bërë çështë e mundur për të qënë në përputhje me rregullat. Këta formularë mund të përdoren siç janë ose mund të modifikohen për tiu përshtatur kërkesave të veçanta të çdo prodhuesi mielli.

Page 52: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

52

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Prokurimi i përzierjes fortifikuese dhe ngarkesatMbani një grafik për të gjitha aspektet e prokurimeve tuaja për përzierjen fortifikuese.Nga kush keni blerë, kur dhe çfarë.

një shemBull Për të dhënat e një nGarkese PërZierje fortifikuese

Shitësi

Numuri ngarkesës

Certifikata e analizës

Sasia

Data e livrimit

Numuri i porosisë

Numuri i faturës

Sasia e faturës

Data e lëshimit

Numuri dëftesës

Nënshkrimi

instruksione për mbajtjen e të dhënave për marrjet e përziersit:Plotësimi i formalarit: Një person nga administrata i autorizuar rregullisht duhet të plotësojë këtë formular.. Për shitësin: Përgjegjësia bie mbi ju, blerës, sigurohuni që shitësi është i rregjistruar faktikisht. Numuri i dërgesës dhe certifikata e analizës: Furnizuesit e regjistruar zakonisht mbajnë shënimet e nevojshme për të provuar përputhjen me specifikimet e përcaktuara për çdo përzierje fortifikuese. Ruajtja e kopjeve të lëshuara për çdo livrim e ul përgjegjësinë administrative që mban blerësi. Kopjet e Certifikatës së analizës, numurat e dërgesave dhe të dhënat e faturës duhet të mbahen për 6 muaj.Numuri i dëftesës: Rekomandohet me force që për monitorimin e përzierjes fortifikuese të përdoret sistemi shkresor. Si koncentrat që është, produkti ka një kohëzgjatje të kufizuar.Numuri porosisë, numuri faturës dhe sasitë: Të dhëna të tilla ndihmojnë kontrollin financiar.shembull i një fletë kontrolli për procesin on-lineDatë:

Ora Operatori I ulët Objektivi I lartë Vrejtje

Page 53: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

53

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

instruksione:Përdorni një fletë për një periudhë të ciklit të turneve, d.m.th. 24 orë.Shënoni me një “X” rezultatet e testit të njollave krahasuar me fotografitë - për lehtësi fotografitë tipike ilustrohen në seksionin për testin e njollave.Shfrytëzoni kollonën për “ vrejtjet” për çdo veprim të marrë, p.sh. Ushqyesi u rregullua.Shumë prodhues mielli pëlqejnë të marrin mostra nga prodhimi i tyre gjatë një periudhe të shtrirë kohore me qëllim që të mundin ti paraqesin disa në laborator për analizat kimike që konfirmojnë përmbajtjen e lagështirës. Nëse ju dëshironi të ndiqni këtë shembull, atëhere hapat e mëposhtëm janë ata që përdoren zakonisht:

Merrni një lugë-çaji produkt nga prodhimi i çdo orePërzieni mostrat e mësipërme për të realizuar një mostër të përbërë 24 orëshePërzieni 7 mostra ditore për të realizuar një mostër të përbërë javore dhe merrni +/- 500

grams nga kjo mostër javore. Hidheni pjesën e mbetur të mostrës javore.Përzieni 4 mostra javore për të realizuar një mostër mujore dhe merrni +/- 500 gram nga

kjo mostër mujore. Hidheni pjesën e mbetur të mostrës mujore.

certifikata për Përputhshmërinë e Përzierjes fortifikueseParaqitja faktike e Certifikatës ndryshon nga njeri furnizues i përzierjes fortifikuese tek tjetri, por megjithatë informacioni kryesor jepet.Kjo Certifikatë është një dokument i rëndësishëm sepse ai formon brezin e pare të sigurimit të cilësisë dhe programit të monitorimit dhe zbatimit të ligjshmërisë. Ky dokument pranon që prodhuesit e miellit nuk kanë as kohën as edhe aftësitë e nevojshme për të testuar përzierjen fortifikuese për tu siguruar se plotësojnë specifikimet përkatëse. Si e tillë qeveria këtë detyrë ua ka ngarkuar furnizuesve për të garantuar që përzierja fortifikuese që ka blerë prodhuesi i miellit do të plotësojë standartet e nevojshme deri në atë kohë kur hapet amballazhi (tani mund të “futen duart” tek përzierja) ose deri para dates së skadimit/përdorimit shënuar në amballazh.Furnizuesit janë të detyruar të japin verifikimet e tyre se përputhen me legjislacionin. Nëse përmbajtja e përzierjes fortifikuese nuk i plotëson specifikimet e caktuara, atëhere furnizuesi, jo prodhuesi i miellit, do të konsiderohet se është me faj. Kërkesa e vetme e prodhuesit të miellit është të blejë nga shitës të regjistruar, ose nga agjentët e tyre, dhe përgjegjësia e prodhuesit të miellit është të sigurohet se shitësi është i regjistruar. Pasi të ketë provuar se përzierja fortifikuese e rregullt është blerë nga një shitës i rregjistruar ose agjenti i tij, mbetet vetëm që ai të vërtetojë se përzierja fortifikuese është shtuar sipas rregullave të kërkuara.

mbushja në thasë dhe kontrolli i rezervaveShumë fabrika kanë sisteme komplekse për mbushjen në thasë dhe kontrollin e stokut. Kontrollet e inventarit përbëjnë pjesën vendimtare për të treguar “kujdesin e duhur” dhe kështu përputhjen me rregullat që drejtojnë fortifikimin. Ajo gjithashtu rezulton të jetë vitale në kontrollin financiar dhe në përcaktimin nëse do të ishte e nevojshme të merreshin masa më strikte për kontrollin e rezervave.

Page 54: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

54

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

shembull për regjistrimin e kontrollit të inventaritFillimi Datë Ora

Tipi koncentratitPërfundimi Datë Ora

stoku i hapur i koncentratit në kilogram

Rezervat fizike në Fillim - numuri i kutive të mbyllura, shumëzuar me 25kg, plus peshën totale faktike të kutive të hapura.

A

stoku i koncentratit të marrë në kilogram

Stoku total i marrë ndërmjet periudhës në Fillimit dhe Përfundimit - numuri i kutive të marra shumëzuar me 25kg.

B

TOTALI 1

A + B

stoku i mbyllur i koncentratit në kilogram

Rezervat fizike në Përfundim - numuri i kutive të mbyllura, shumëzuar me 25kg, plus peshën totale faktike të kutive të hapura.

C

humbjet e stokut të koncentratit në kilogram

Humbjet totale të stokut ndërmjet periudhës së Fillimit dhe Përfundimit për arsye të kthimeve, dëmtimeve, etj.

D

TOTAL 2

C + D

e. Pesha totale e koncentratit e Përdorur Për Periudhën

totali 1 – totali 2

numuri i etiketës së thesit radha 1 radha 2 radha 3 radha 4 radha 5

fundi

Numuri i thesit të fundit i përdorur gjatë periudhës

fillimi

Numuri i thesit të parë i përdorur gjatë periudhës

Numuri total i thasëve për një radhë

Numuri i thesit në Fund, minus numurin e thesit në Fillim, plus një

pesha e thesit

p.sh. 65kg/ 50kg/ 15kg/ 125kg/ 10kg etj.

f Prodhimi total për radhë

Numuri total i thasëve për radhë për periudhën, shumëzuar me peshën e thesit

F1 F2 F3 F4 F5

g. pesha totale e prodhimit për periudhëN

f1 + f2 + f3 + f4 + f5

Page 55: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

55

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Përdorimi total teorik i koncentratit

Prodhimi total për Periudhë, pjestuar me dozat optimale të koncentratit për kilogram

G ÷ doza

H

Përdorimi total faktik i koncentratit

Siç është kalkuluar për totalin E I

diferenca ndërmjet Përdorimit teorik të koncentratit dhe Përdorimit faktik të koncentratit

h – i

Metodologjia për testin e njollave është:metoda kualitative - hekur aacc metoda 40:40 Fusha e veprimit - E aplikueshme për miellin e grurit i fortifikuar me hekur dhe për tulin e bukës e fortifikuar me hekur. Reagentët: Treten 10 g KSCN në 100 ml ujë. Përziej me volum të njëjtë 2N HCl pak para përdorimit. Hydrogen peroxide 3%. Procedura :Krijoni një sipërfaqe të sheshtë me miell ose tulin e bukës duke i ngjeshur me lugë. Pikoni pak mililitra përzierje të freskët HCl/reagent thiocyanate mbi sipërfaqe duke u pasuar me pak mililitra peroksid hidrogjeni, e mjaftueshme për të lagur një zonë afërsisht me diameter 1 inch. Nëse komponentët e hekurit të shtuar janë present ata do të dalin si njolla në sipërfaqe. Hekuri në sasi të ulët shfaqet me njolla të vogla që duan kohë të shfaqen. Sulfati i hekurit paraqitet me njolla më të mëdha dhe shfaqet më shpejt. Dëndësia e njollave të jep mundësinë të vlerësosh se sa hekur është shtuar, dhe kjo bëhet mire duke e krahasuar me miellra që u dihen nivelet e hekurit të shtuar.Referenca: Schlesinger, H. I., dhe Van Valkenburgh, H. B. 1931. Struktura e thiocianate ferric dhe testi thiocianate për hekur. J. Am. Chem. Soc. 53:1212.shembull i testit për njollat e hekurit në miell me nivele të ndryshëm sipas hekurit të shtuar. asnjë sasi hekuri 30 PPm 50 PPm kontrolli dhe

Page 56: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

56

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

kaliBrimi i mikro-doZatorëvekaliBrimi fillestarSë pari, siguroni një kuptim të thellë e të saktë për kapacitetin e mikro-dozatorëve duke kryer veprimet e mëposhtëme:

Mbushni gjysmën e hinkës me miell buke (ky ka densitet të njëjtë me përzierjen fortifikuese).

Ktheni diskun rakordues në 90% të maksimumit të tij dhe lerini makinën të punojë për 1 minutë.

Vendosni një tas në dalje dhe grumbulloni miellin që del nga mikro-dozatori ekzaktësisht për 60 sekonda.

Peshoni miellin.Ktheni diskun rakordues në 10% të

maksimumit të tij dhe lereni makinën të punojë për 1 minutë.

Vendosni një tas në dalje dhe grumbulloni miellin që del nga mikro-dozatori ekzaktësisht për 120 sekonda.

Peshoni miellin. Kalkuloni rezultatet si “sasi e furnizuar

në 1 orë” - kini parasysh se rezultati në gradimin 10 është marrë gjatë 2 minutave dhe jo 1 minutë si për gradimin në 90.

Vizatoni një diagramë (vendoseni makinën në gradimin 10 dhe 90 në aksin “x” (drejtim horizontal) dhe sasia e dhënë në aksin “y” (drejtim vertikal) të rezultateve dhe bashkoni dy pikat.Formula për të llogaritur se sa “përzierje fortifikuese” do të kërkojë secila fabrikë është:(A / 1000) x B = sasia e përzierjes fortifikuese e nevojshme për 1 orë.Ku A është sasia e përzierjes fortifikuese, në gram, e nevojshme për të fortifikuar 1 ton (1000kg) miell buke. Kjo sasi është parashikuar

nga shitësi i përzierjes fortifikuese dhe do të pasqyrohet qartë në amballazhin e përzierjes fortifikuese. Ku B është sasia e miell buke që është prodhuar në 1 orë. Për shembull: një fabrikë që prodhon 3,200 kg miell buke në orë dhe që përdor një përzierje fortifikuese që kërkon të shtohen 250gr për 1 ton miell, mikro-dozatori duhet të fiksohet të jape: (250 g / 1000 Kg) x 3200 Kg = 800 gShiko 800 në aksin “y” dhe lexo vlerën koresponduese në aksin “x”. Ky është gradimi ku do të vendoset mikro-dozatori për të dhënë 800 gr.SHËNIM: Kemi marrë 10 dhe 90 si pikat tona ekstreme sepse ka një rrezik, veçanërisht në gradimet shumë të ulëta, që mikro-dozatorit do të bëjë gabime të mëdha - por mund të ketë më pak nëse blihet mikro-dozator i besueshëm. Shumë prodhues e specifikojnë amplitudn e funksionimit por edhe atu do të përdoren vlerat.Kalibrimi finalPër kalibrimin final është e rëndësishme të përdoret përzierja fortifikuese aktuale. Duhen përzgjedhur tre gradime dhe në secilin gradim është e nevojshme të merren interpretime të shumta. Gradimi më i rëndësishëm është afër me atë që fabrika rëndom do të përdorë, d.m.th. ai që është dhënë në shembullin e mësipërm që është kalkuluar të jape 800gr. Zgjidhni një kalibrim që bëhet me lehtësi, p.sh. kalibrimi i planifikuar është 43, kështu zgjedhni një gradim me 40 (zakonisht disku kalibrohet në njësitë e 10, megjithëse disa kanë rrotë që lëvizet me gishtin e madh). Pastaj zgjedhni 2 gradime të tjera me distance të barabartë rreth gradimeve të mësipërme, d.m.th. 10 dhe

Page 57: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

57

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

70 (30 ana tjetër 40_.Metoda e kalibrimit të plotë është si më poshtë:

1 Vendose mikro-dozatori në gradimin më të ulët dhe lerë atë të ekuilibrohet për 60 sekonda.

2 Vendosni një enë nën daljen dhe prisni për 120 sekonda lëshimin e përzierjes fortifikuese.

3 Peshojeni përzierjen fortifikuese të lëshuar dhe shumëzojeni këtë peshë me 30 për të gjetur peshën që lëshohet në 1 orë.

4 Regjistroni rezultatin5 Përsëriteni 2, 3 dhe 4 katër herë të tjera

me qëllim që të merrni në total 5 rezultate.6 Kontrolloni rezultatet nëse nuk varijojnë

shumë - nuk duhet të ketë një luhatje më shumë se 2% ndërmjet vlerave më të ulëta dhe më të larta. Nëse ka një një luhatje të madhe atëhere përsëriteni 2, 3, dhe 4 të paktën edhe nga një here.

7 Mesatarizoni rezultatet e siguruar dhe shënoni në diagramë “ gradimi X, sasitë e lëshuara në 1 orë Y”.

8 Vendoseni mikro-dozattorin në gradimin më të lartë dhe ekuilibroheni për 60 sekonda.

9 Vendosni një enë nën daljen dhe prisni për 120 sekonda lëshimin e përzierjes fortifikuese.

10 Peshojeni përzierjen fortifikuese të lëshuar dhe shumëzojeni këtë peshë me 30 për të gjetur peshën që lëshohet në 1 orë.

11 Regjistroni rezultatin12 Përsëriteni 9, 10 dhe 11 katër herë të

tjera me qëllim që të merrni në total 5 rezultate.

13 Përsëri kontrolloni rezultatet nëse nuk

varijojnë shumë - nuk duhet të ketë një luhatje më shumë se 2% ndërmjet vlerave më të ulëta dhe më të larta. Nëse ka një një luhatje të madhe atëhere përsëriteni 9, 10, dhe 11 të paktën edhe nga një here.

14 Mesatarizoni rezultatet e siguruar dhe shënoni në diagramë “ gradimi X, sasitë e lëshuara në 1 orë Y”.

15 Vendoseni mikro-dozatorin në gradimin e mesit dhe ekuilibrojeni për 60 sekonda.

16 Vendosni një enë nën daljen dhe prisni për 120 sekonda lëshimin e përzierjes fortifikuese.

17 Peshojeni përzierjen fortifikuese të lëshuar dhe shumëzojeni këtë peshë me 30 për të gjetur peshën që lëshohet në 1 orë.

18 Regjistroni rezultatin19 Përsëriteni 16, 17 dhe 18 katër herë të

tjera me qëllim që të merrni në total 5 rezultate.

20 Përsëri kontrolloni rezultatet nëse nuk varijojnë shumë - nuk duhet të ketë një luhatje më shumë se 2% ndërmjet vlerave më të ulëta dhe më të larta. Nëse ka një një luhatje të madhe atëhere përsëriteni 16, 17, dhe 18 të paktën edhe nga një here.

21 Mesatarizoni rezultatet e siguruar dhe shënoni në diagramë “ gradimi X, sasitë e lëshuara në 1 orë Y”.

22 Tani keni mundësi të hiqni një vijë të drejtë nëpër të 3 pikat.

23 Hidhni qartë në diagramë informacionin e mëposhtëm:

DatëEmrin e personit që kryen kalibriminHollësi për përzierjen fortifikuese – Shitësi dhe numuri i ngarkesës

Page 58: Një vlerësim për iNdustriNë e blojës Në shqipëri me qëllim rritjeN e

58

Një vlerësim për industrinë e blojës në Shqipëri me qëllim rritjen e vlerave ushqyese(fortifikimin) e miellit të grurit

Tani kjo është kurba e kalibrimit e vlefshme për këtë ngarkesë të caktuar të përzierjes fortifikuese.Nga eksperienca është vënë re se luhatja e një ngarkese nga një tjetër të marra nga i njëjti shitës i përzierjes fortifikuese është shumë e vogël për të mos thënë fare. Por, nëse ndryshohet shitësi zakonisht duhet të bëhet një kurbë tjetër kalibrimi. Kjo bëhet për arsye se shitës të ndryshëm përdorin hollues të ndryshëm, p.sh. calcium carbonate, maltodextrin, etj.Nëse do të jetë e nevojshme të ndërrohet ndonjë pjesë e mikro-ushqyesit atëhere duhet të bëhet rikalibrimi. Rekomandohet që kalibrimi zakonisht të ribëhet të paktën çdo 6 muaj.

Përdorimi i kurbës së kalibrimitKurba e kalibrimit mund të përdoret e lidhur me të dhënat e prodhimit të fabrikës duke shfrytëzuar ekuacionin e paraqitur më herët në material.

akordimi finalKalkulimet e mësipërme kanë dhënë vlerësimin për gradimin e duhur të mikro-dozatorit. Është shumë e rëndësishme që gradimi të kontrollohet dhe ky kontroll të përsëritet siç sqarohet edhe në protokollet për sigurimin e cilësisë.Vendoseni mikro-dozatorin në gradimin e vlerësuar më sipër dhe lereni mikro-dozatorin të ekuilibrohet për 60 sekonda.Vendosni një enë nën daljen dhe prisni për 120 sekonda lëshimin e përzierjes fortifikuese..Peshojeni përzierjen fortifikuese të lëshuar dhe shumëzojeni këtë peshë me 30 për të gjetur peshën që lëshohet në 1 orë Krahasoni rezultatin e arritur me rezultatin që

kërkohet faktikisht.Rregulloni gradimin e mikro-dozatorit dhe përsëriteni nëse është e nevojshme.Protokolli i sigurimit të cilësisëËshtë e rëndësishme që performanca e mikro-dozatorit të kontrollohet rregullisht. Shtimi i shumë pak përzierje fortifikuese është kundër rregullave dhe nuk do të jepte për konsumatorin përmirësimin ushqyes të pritshëm. Shtimi i sasive të tepërta të përzierjes fortifikuese do të ishte e dëmshme financiarisht. Mbidoza e përzierjes fortifikuese nuk ka të ngjarë të përbëjë rrezik për konsumatorin. Kjo për arsye se produktet e miellit të bukës, d.m.th. buka, do të kishte një shije tjetër që konsumatori nuk do ta pëlqente. Kjo ndodh në ato nivele doze që janë shumë më të ulëta se ato që mund të shkaktojnë ndonjë helmim. Por, megjithëse konsumatori nuk do të rrezikohet, ata sigurisht do të zëmërohen, dhe konsumatorët e zemëruar nuk bëhen më konsumatorët tuaj, si rrjedhim, biznesi ka humbje.Kontrollet rutinëKontrollet e mëposhtëme duhet të bëhen çdo dy orë dhe rezultatet e kontrolleve të tillë duhet të regjistrohen në rregull dhe zyrtarisht. Ky regjistrim do të sigurojë të dhënat për inspektoriatin përkatës në lidhje me “zellin e kujdesin” e duhur të treguar në punë.Kontrolloni lëshimin e produktit nga mikro-dozatori duke peshuar sasinë e lëshuar në 120 sekonda dhe krahasojeni atë me nivelin e sasisë të parashikuar. Nëse është e nevojshme bëni ndonjë rregullim dhe rekontrolloni lëshimin e sasisë pak minuta më vonë.Kryeni testin e njollave në miell në disa pika të përshtatshme pas përfundimit të konvejerit për grumbullimin e miellit.