njË fakultet me dytË master profesional ......dhe shkencore nga shqipëria dhe universitete...

2
PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL " MËSUESI NË GJUHË-LETËRSI ME PROFIL MINOR ARTE”. MASTER PROFESIONAL "MËSUESI NË GJUHË ANGLEZE ME PROFIL MINOR ARTE”. MASTER PROFESIONAL "MËSUESI NË GJUHË-LETËRSI ME PROFIL MINOR SPORTE”. MASTER PROFESIONAL "MËSUESI NË HISTORI-GJOEGRAFI". MASTER PROFESIONAL NË "MËSIMDHËNIE". MASTER PROFESIONAL "MËSUESI PËR CIKLIN E ULËT". MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR KLASA I-VI. PROGRAMI I STUDIMIT TË FORMIMIT TË VAZHDUAR PËR KUALIFIKIMIN E MËSUESVE NË SHËRBIM. NJË FAKULTET ME STANDARDE BASHKËKOHORE DHE TË ARDHME TË SIGURT UNIVERSITETI FAN S. NOLIFAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË STRUKTURA E FAKULTETIT FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË KA KATËR NJËSI BAZË: 1. DEPARTAMENTI I EDUKIMIT 2. DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË 3. DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA 4. DEPARTAMENTI I HISTORIGJEOGRAFISË Të nderuar nxënës maturantë! Ju sivjet do të merrni diplomën e maturës shtetërore dhe do të vendosni për jetën tuaj, duke zgjedhur universitetin, fakultetin dhe programin e studimit që ju pëlqen më shumë. Ky është një çast vendimtar për të realizuar ëndrrën tuaj. Unë ju ftoj me gjithë zemër që të zgjidhni Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë Universitetit e Korçës “Fan S. Noli”. Ne përgatitim mësues dhe specialistë të arsimit, ne përgatitim ata që mbrujnë breza të tërë nxënësish në shërbim të së ardhmes. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë ju siguron standarde bashkëkohore mësimdhënie, vazhdimësi ciklet e studimit dhe të ardhme të sigurt për jetën tuaj. Ju mirëpresim! Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë FLETËPALOSJE PËR MATURANTËT

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË

DYTË

MASTER PROFESIONAL " MËSUESI NË

GJUHË-LETËRSI ME PROFIL MINOR

ARTE”.

MASTER PROFESIONAL "MËSUESI NË

GJUHË ANGLEZE ME PROFIL MINOR

ARTE”.

MASTER PROFESIONAL "MËSUESI NË

GJUHË-LETËRSI ME PROFIL MINOR

SPORTE”.

MASTER PROFESIONAL "MËSUESI NË

HISTORI-GJOEGRAFI".

MASTER PROFESIONAL NË

"MËSIMDHËNIE".

MASTER PROFESIONAL "MËSUESI PËR

CIKLIN E ULËT".

MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI PËR

ARSIMIN FILLOR KLASA I-VI.

PROGRAMI I STUDIMIT TË FORMIMIT TË

VAZHDUAR PËR KUALIFIKIMIN E

MËSUESVE NË SHËRBIM.

NJË FAKULTET ME

STANDARDE

BASHKËKOHORE DHE TË

ARDHME TË SIGURT

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË

STRUKTURA E FAKULTETIT

FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË KA KATËR NJËSI BAZË:

1. DEPARTAMENTI I EDUKIMIT

2. DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË

3. DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA

4. DEPARTAMENTI I HISTORI‐GJEOGRAFISË

Të nderuar nxënës maturantë!

Ju sivjet do të merrni diplomën e maturës shtetërore dhe do të vendosni për jetën tuaj, duke zgjedhur universitetin, fakultetin dhe programin e studimit që ju pëlqen më shumë. Ky është një çast vendimtar për të realizuar ëndrrën tuaj. Unë ju ftoj me gjithë zemër që të zgjidhni Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë në Universitetit e Korçës “Fan S. Noli”. Ne përgatitim mësues dhe specialistë të arsimit, ne përgatitim ata që mbrujnë breza të tërë nxënësish në shërbim të së ardhmes. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë ju siguron standarde bashkëkohore në mësimdhënie, vazhdimësi në ciklet e studimit dhe të ardhme të sigurt për jetën tuaj. Ju mirëpresim!

Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë

FLETËPALOSJE PËR

MATURANTËT

MËSUES PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR themeluar në vitin 1992. TË NDERUAR MATURANTË! GJUHË-LETËRSI *‐ Që nga viti 1992 e deri vitin akademik 2013‐2014 në këtë

GJUHË ANGLEZE fakultet janë diplomuar 5500 studentë. Në vitin akademik 2015-2016 do të hapet për herë të parë HISTORI-GJEOGRAFI *‐Në vitin akademik 2014‐2015 në Fakultetin e Edukimit dhe të

PROGRAMI I STUDIMIT “GJUHË

DHE KULTURË FRËNGE” L’image la plus exacte de l’esprit français est la langue française elle‐même (Imazhi më i saktë i shpirtit francez është vetë gjuha frënge)

PROGRAME STUDIMI TË CIKLIT TË PARË

“BACHELOR”

MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR

CILI ËSHTË FAKULTETI I EDUKIMIT

DHE I FILOLOGJISË?

*‐ Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë u hap në zbatim të Urdhrit nr. 16, datë 17.1.2012 të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, mbështetur në nenin 102 të Kushtetutës dhe në nenin 41 të Ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, mbi bazën e të cilit u bë riorganizimi i Fakultetit të Mësuesisë, i

Programi i Studimit “Bachelor” në “Gjuhë dhe kulturë frënge”, i akredituar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë. Ky program realizohet në tre vite akademikë me 180 kredite. Disiplinat dhe modulet në këtë program studimi zhvillohen nga stafi më i kualifikuar i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, nga pedagogë të ftuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, si dhe nga pedagogë francezë. Këtë program studimi mund ta vazhdojnë të gjithë maturantët që kanë njohuri për gjuhën frënge, si dhe të tjerë që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të gjuhës dhe kulturës frënge. Programi i studimit “Gjuhë dhe kulturë frënge” jep formim të qëndrueshëm dhe bashkëkohor në këtë specialitet dhe siguron vazhdimësinë e studimeve në programet e ciklit të dytë “Master profesional” apo “Master i shkencave”. Studentët që do të diplomohen në këtë program studimi kanë mundësi të shumta punësimi, si: mësues të gjuhës frënge në arsimin nëntëvjeçar dhe të mesëm (tani gjuha frënge po zhvillohet në shumë shkolla si gjuhë e parë dhe e dytë), përkthyes për gjuhën frënge (Rajoni i Korçës ka një traditë frankofonie dhe qendra turistike që tërheqin një numër të madh turistësh frëngjishtfolës nga Franca dhe vende të tjera), specialistë të gjuhës dhe kulturës frënge në institucione të ndryshme etj. Biblioteka e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë ka një fond të konsiderueshëm me tekste dhe metoda bashkëkohore për të mësuar frëngjishten, fjalorë njëgjuhësh dhe dygjuhësh, enciklopedi, libra nga letërsia franceze etj. Shumë disiplina të këtij programi zhvillohen në laboratorin e gjuhëve të huaja, që ka një infrastrukturë moderne. Për studentët më të mirë, Universiteti i Korçës ofron bursa studimi dhe vizita studimore në universitetet frankofone. Ky program studimi realizohet në bashkëpunim me ambasadën franceze në Tiranë.

GJUHË DHE KULTURË FRËNGE

UNIVERSITETI I KORÇËS “FAN S. NOLI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DHE I FILOLOGJISË

Adresa: Shëtitorja "Rilindasit", KORÇË Tel/Fax:

++355 82 242230; ++355 82 248944 http://www.unkorce.edu.al/fedukimit/indexedukimi.html

e‐mail: [email protected]

Filologjisë vazhdojnë studimet rreth 2100 studentë *‐ Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë ka një staf të brendshëm akademik me 48 pedagogë: 1 profesor, 6 profesorë të asociuar, 16 doktorë shkencash, 3 docentë dhe 22 lektorë në proces doktorature, si dhe 21 pedagogë të ftuar nga Universiteti i Tiranës, akademikë dhe profesorë. *‐ Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë ka infrastrukturë bashkëkohore për mësim dhe veprimtari shkencore: 10 salla me videoprojektorë, 1 amfiteatër, 1 sallë videokonferencash; 1 laborator për gjuhët e huaja dhe fonetikën, si dhe 75 kompjutera me poste pune interneti për pedagogët dhe studentët. *‐ Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë ka bibliotekën e vet të specializuar në shqip dhe në gjuhë të huaja me rreth 7 mijë tituj me 16 mijë libra. Në bibliotekën e fakultetit studentët dhe pedagogët kanë akses për të lexuar në bibliotekat dixhitale të disa universiteteve të huaja. *‐ Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë është akredituar për 42 module trajnimi. Nëpërmjet Qendrës së Ekselencës “FEF”, qysh prej dy vjetësh, organizohet kualifikimi i mësuesve në shërbim në gjashtë sesione treditore të përvitshme në gjithë rajonin e Korçës. Vetëm në vitin akademik 2013‐2014 u kualifikuan 954 mësues. Qendra e Ekelencës “FEF” ka një infrastrukturë të përshtatshme për trajnimin e mësuesve dhe një bibliotekë të specializuar për këtë qëllim me 210 tituj dhe rreth 960 libra *‐ Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë ka organizuar 11 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka bashkëpunim të ndërsjelltë me 12 fakultete homologe në Shqipëri, në Ballkan dhe në Evropë. Gjithashtu, janë botuar 13 përmbledhje me materiale nga konferenca, monografi etj. *‐ Në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë janë ftuar të mbajnë leksione dhe të zhvillojnë biseda personalitete letrare dhe shkencore nga Shqipëria dhe universitete evropiane *‐ Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë nxjerr serinë e botimeve “Vjetari shkencor FEF”, me punime shkencore të pedagogëve dhe me përmbledhje të kumtesave në konferenca të ndryshme. *‐ Çdo vit Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë organizon veprimtari të ndryshme kulturore, promovuese dhe shkencore me stafin akademik dhe me studentët. *‐ Të gjitha veprimtaritë e Fakultetit pasqyrohen në faqen zyrtare të internetit.