ngarkuesit kompaktë me rrota 906h2, 907h2, 908h2...2 veçoritë e 906h2, 907h2, 908h2 performancë...

16
906H2 907H2 908H2 Modeli i motorit Cat ® C3.3B DIT Cat C3.3B DIT Cat C3.3B DIT Fuqia neto (ISO 9249) 52 kW (69 hp) 52 kW (69 hp) 52 kW (69 hp) Pesha e përdorimit 5630 kg 5810 kg 6465 kg Kapaciteti i kovës 0,9 m3 1,0 m3 1,1 m3 Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

906H2 907H2 908H2

Modeli i motorit Cat® C3.3B DIT Cat C3.3B DIT Cat C3.3B DITFuqia neto (ISO 9249) 52 kW (69 hp) 52 kW (69 hp) 52 kW (69 hp)Pesha e përdorimit 5630 kg 5810 kg 6465 kgKapaciteti i kovës 0,9 m3 1,0 m3 1,1 m3

Ngarkuesit kompaktë me rrota

906H2, 907H2, 908H2

Page 2: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

2

Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2

Performancë e lartëMe ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta të shkëputjes, seria H2 ofron një zgjedhje të fuqishme për shumë lloje përdorimi nga klientët.

Lehtësi përdorimiNëpërmjet nivelit të lartë të shikueshmërisë të veglave të punës, përdorimi i serisë H2 CWL nuk mund të ishte më i lehtë. Kontrollet e thjeshta dhe levat e buta me dizajn ergonomik reduktojnë lodhjen dhe rrisin komoditetin.

Lidhje praktike e krahut në formë ZLidhja me performancë të lartë e krahut në formë Z dhe me ngritje paralele e ngarkuesit është projektuar për forcë dhe shikueshmëri. Zgjedhja midis bashkuesit të shpejtë me spinot horizontal ose për ngarkues të vegjël garanton prakticitet maksimal.

Grupi i transmetimit të fuqisëGrupi standard hidrostatik i transmetimit të lëvizjes është një transmision me dy shpejtësi dhe 20 km/orë. Akset për punë të rënda janë vendosur si standarde me opsione të disponueshme, të tilla si 100% bllokim diferenciali dhe kontroll udhëtimi.

Vegla pune me qarkullim të lartëSistemet hidraulike standarde me qarkullim normal dhe sistemet hidraulike opsionale me qarkullim të lartë, së bashku me një zgjedhje të gjerë bashkuesish, bëjnë të mundur që ngarkuesit kompaktë me rrota Cat që të përdorin një sërë veglash pune, madje edhe ato që zakonisht lidhen me ngarkuesit e vegjël Cat.

Kryerja e shërbimeveDizajni i serisë H2 lejon shërbim të shpejtë dhe të lehtë. Kapaku me ngritje i motorit dhe dyert anësore të shërbimit ofrojnë hyrje të jashtëzakonshme në pjesët kryesore nga niveli i tokës. Portat e vajit S·O·SSM dhe pikat e testimit të presionit mundësojnë mirëmbajtje të lehtë parandaluese.

PërmbajtjaNgarkuesit kompaktë me rrota të serisë H2 .......4

Kabina e drejtuesit ..................................................5

Grupi i transmetimit të fuqisë ................................6

Bashkuesit................................................................7

Lidhja e krahut në formë Z e ngarkuesit .............7

Veglat e punës .........................................................8

Besueshmëri dhe qëndrueshmëri ......................10

Mbështetja për klientin ........................................11

Kryerja e shërbimeve ...........................................11

Specifikimet ...........................................................12

Pajisjet standarde .................................................15

Pajisjet opsionale ..................................................15

Page 3: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

3

Ngarkuesit e rinj kompaktë me rrota të serisë H2 ruajnë forcën e Cat, ndërkohë që shpërthejnë me një gamë të gjerë veçorish dhe përfitimesh. Me pak fjalë, është një makineri që mund t’i besosh në punë.

Page 4: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

4

906H2Kjo makineri me kabinë të ulët mundëson hyrje në më shumë vende në kantier dhe përdorime që lejohen vetëm për makineritë e ulëta. Ajo është modeluar me thjeshtësi dhe kosto efikase në mendje, por duke vazhduar të ofrojë performancë të përgjithshme të mrekullueshme për të punuar në një gamë të gjerë përdorimesh.• Kapacitet përdorimi 0,9 m3• Specifikim për huazim me kosto të ulët (opsion)• Lartësi e ulët e kabinës• Madhësi disku 18"

907H2Me kapacitet më të lartë përdorimi sesa 906H2 dhe me një kabinë të montuar më lart, ky model mund të punojë në vende ku hapësirat nuk janë të rëndësishme.• Kapacitet përdorimi 1,0 m3• Lartësi standarde e kabinës• Madhësi disku 18"

908H2Shpërthen me kapacitet më të lartë përdorimi, më shumë kuaj fuqi në motor, forca më të mëdha shkëputjeje dhe fuqi më të lartë hidraulike, të cilat e bëjnë atë që të punojë në kushte më të vështira.• Kapacitet përdorimi 1,1 m3• Lartësi standarde e kabinës• Madhësi disku 20"

Ngarkuesit kompaktë me rrota të serisë H2Një gamë gjithëpërfshirëse për t’iu përshtatur të gjitha përdorimeve dhe mjediseve.

Page 5: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

Shikueshmëri e shkëlqyerShikueshmëria në vendin e punës sigurohet në maksimumin e mundshëm me dy dyer plotësisht me xham, xham të përparmë të poshtëm, shikueshmëri të shkëlqyer pas dhe me një pamje të qartë të veglës së punës midis krahëve të ngarkuesit.

Komoditet në kabinëDy mbështetëse krahësh dhe një mbështetëse me rregullim për kyçin e dorës vijnë si standard, kontrolle të vendosura me intuitë, leva dhe sistemi i butë i drejtimit janë disa nga veçoritë që ofrojnë komoditet maksimal për drejtuesin.

Ekran dixhital LEDTë gjitha modelet përfshijnë një grup gjendjeje të makinerisë me ndriçim të pasmë të kuq, me matës shpejtësie, që është vendosur në mënyrë praktike në vijën e shikimit të drejtuesit.

Levë me shumë funksionePërfshin çelës për lëvizje Përpara-Neutrale-Mbrapsht, përzgjedhës së shpejtësisë së udhëtimit, hidraulike ndihmëse të funksioneve të 3-ta, bllokim-diferenciali dhe kontrolle për qarkullim konstant. Për 906H2 ka një opsion leve mekanike.

Opsionet e kabinësPersonalizimi i kabinës, që të plotësojë kërkesat tuaja, arrihet lehtë me një gamë të gjerë opsionesh. Disponohen tre zgjedhje për zbukurimin e kabinës dhe një tendë.

Kabina e drejtuesitHapësirë e brendshme moderne, me cilësi të lartë,

me dizajn intuitiv.

5

Page 6: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

6

Grupi i transmetimit të fuqisëGrupi i transmetimit të fuqisë Cat Hystat ofron performancë agresive.

Dy opsione shpejtësieGrupi hidrostatik i transmetimit të lëvizjes Cat ka dy opsione shpejtësie, 20 km/orë ose 35 km/orë. Rregulluesi i shpejtësisë me 35 km/orë përfshin drejtim ndihmës. Të dy opsionet përfshijnë lëvizjen e ngadaltë si standarde, bashkë me shpejtësinë opsionale të udhëtimit, kontrollin e forcës së fërkimit të rrotave dhe gazin e dorës (përmirësim i kontrollit të transmisionit).

Frena me diskVersioni i rregulluesit të shpejtësisë me 35 km/orë ka frena të përforcuara hidraulike me disk të zhytura në vaj në të dyja anët e aksit të përparmë. Versioni me 20 km/orë ka frena me disk të thatë me aktivizim hidraulik, ku të dyja ofrojnë frenim të butë dhe efikas. Frenimi kryhet në të katër rrotat.

Bllokim i diferencialitNgarkuesit kompaktë me rrota Cat ofrojnë bllokim me 100% të diferencialit në të dyja akset si opsion në të gjithë gamën. Bllokimi i diferencialit mund të aktivizohet me lehtësi gjatë lëvizjes për të lejuar udhëtimin në kushte terreni të vështirë.

Lëkundje e shasisëLëkundja e shasisë ndihmon që të katër rrotat të prekin tokën, për fërkim dhe qëndrueshmëri optimale.

Kontrolli i udhëtimitSistemi i kontrollit të udhëtimit rrit më tej drejtimin tashmë të butë të makinerisë në rrugë, gjë e cila sjell më shumë komoditet për drejtuesin dhe produktivitet më të lartë. Ai është përshtatur për përdorime ekstreme ku drejtuesit duhet të mbajnë ngarkesat me materiale në kovë dhe të kenë një drejtim të butë. Disponohen tre mënyra: automatike, aktive dhe joaktive. Rekomandohet të përdoret opsioni me 35 km/orë i rregulluesit të shpejtësisë.

Page 7: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

Bashkuesi i ngarkuesit të vogëlBashkuesi universal i ngarkuesit të vogël lejon përdorimin e shumë veglave të punës së ngarkuesit të vogël Cat. Duke përdorur qoftë opsionin hidraulik standard, ose atë me qarkullim të lartë, ky bashkues lejon integrimin e ngarkuesve kompaktë me rrota të serisë H2 në flotën e ngarkuesve të vegjël.

Bashkuesi me spinot horizontalKy bashkues i shpejtë do të kapë gamën e re të veglave të punës së ngarkuesit kompakt me rrota Cat. Bashkuesi, së bashku me krahët e profilizuara të ngarkuesit, janë dizajnuar që të ofrojnë shikueshmëri maksimale të veglës së punës. Funksioni i thjeshtë i levës lejon kapjen dhe shkëputjen e lehtë të spinoteve bllokues.

Lidhja e krahut në formë Z e ngarkuesitLidhja ideale për ngarkuesit kompaktë me rrota.Dizajni i krahut në formë ZNgarkuesit kompaktë me rrota Cat shfrytëzojnë dizajnin me performancë të lartë të krahut në formë Z të ngarkuesit, i cili është optimizuar për fuqi, shikueshmëri dhe përdorim praktik të veglave të punës. Lidhja e krahut në formë Z i ofron drejtuesit një pamje të qartë të veglës së punës dhe hapësirë të shkëlqyer zbrazjeje ndërkohë që ruan kohë të mira cikli dhe ngritje paralele.

BashkuesitE bëjnë ngarkuesin kompakt me rrota edhe më praktik.

7

Page 8: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

Gamë e gjerë veglash punePër ta shfrytëzuar makinerinë në maksimum, veglat e punës Cat janë modeluar për të shfrytëzuar sa më mirë makinerinë dhe për të ofruar vlerë të shkëlqyer nëpërmjet produktivitetit të lartë dhe jetëgjatësisë.

Ngarkuesit e rinj kompaktë me rrota të serisë H2 tani mund të mbajnë më shumë vegla pune me shtimin e një sërë bashkuesish.

8

Veglat e punësNjë gamë e gjerë kovash, pirunësh dhe veglash pune hidraulike optimizojnë performancën e makinerisë.

Page 9: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

Vegla pune për bashkuesin me kunj horizontal CatNgarkuesit kompaktë me rrota Cat ofrojnë një gamë gjithëpërfshirëse kovash që i përshtaten çdo mjedisi dhe nevoje specifike të klientit. Kovat janë modeluar dhe ndërtuar për të duruar forcat e larta të shkëputjes së ngarkuesit kompakt me rrota të serisë H2. Mbajtësja e pirunit Cat është modeluar për të rritur shikueshmërinë e pirunëve, duke e lejuar drejtuesin të punojë me efikasitet dhe siguri më të lartë, pa cenuar qëndrueshmërinë. Disponohen dhëmbë pirunësh me gjatësi të ndryshme.

Vegla pune për bashkuesin e ngarkuesit të vogël CatKy bashkues lejon përdorimin e veglave të punës së ngarkuesit të vogël Cat. Caterpillar rekomandon opsionet e mëposhtme kur zgjidhni bashkuesin e ngarkuesit të vogël Cat:• Pozicionues të veglës së punës për kthimin në gërmim• Bashkues kabllosh për veglën e punës• Përmirësim të kontrollit të transmisionit• Sisteme hidraulike ndihmëse me qarkullim të lartë për vegla pune

me qarkullim të lartë

Linjat ndihmëse dhe bashkuesitLinjat ndihmëse dhe bashkuesit vendosen si standarde, që do të thotë se ngarkuesi kompakt me rrota Cat vjen i gatshëm për punë.

Për listën e plotë të veglave të disponueshme të punës, kontaktoni shitësin vendor të Cat.

9

Page 10: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

10

Besueshmëri dhe qëndrueshmëriCilësi nga brenda dhe kudo.

Mbrojtje me veshje elektrikeNgarkuesit kompaktë me rrota Cat kalojnë një proces veshjeje elektrike të zgjatur prej 24 fazash. Veshja e poshtme me elektrolizë me bazë zinku dhe veshja e sipërme prej poliuretani ofrojnë veti të pakrahasueshme rezistence ndaj gërryerjes.

Akse për punë të rëndaNgarkuesit kompaktë me rrota të serisë H2 pajisjen me akse për punë të rënda, me ingranazhe të jashtme planetare për ulje shpejtësie.

Lidhjet e kablloveMe lidhjet e durueshme gërshet të kabllove, ngarkuesit kompaktë me rrota Cat ofrojnë qëndrueshmëri të shkëlqyeshme elektrike. Bashkuesit e izoluar dhe rezistentë ndaj ujit pengojnë futjen e pluhurit dhe lagështisë në sistemet elektrike. Për identifikim të lehtë të pjesëve përdoren lidhjet me shumë ngjyra dhe me numra.

Dizajn i qëndrueshëmQëndrueshmëria është modeluar në makineri duke ofruar mbrojtje për veçori të tilla si dritat e pasme, krahu i ngarkuesit dhe pikat e grasatimit të bashkuesit.

Cilësi kudoPlastika e fortë me cilësi të lartë, veshjet e gomës të puthitura mirë përbëjnë bazën e kabinës së serisë H2. Çelësat e fortë standardë IP67 përdoren kudo, duke siguruar jetëgjatësinë e pjesëve.

Page 11: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

Kryerja e shërbimeveHyrje e lehtë në pikat e shërbimit për mirëmbajtje rutinë.

Shitësi i Cat është gati t’ju ndihmojë kur të merrni vendimin për blerje dhe për çdo gjë më tej.• Krahasoni makineritë, me llogaritje të jetëgjatësisë së

pjesëve, mirëmbajtje parandaluese dhe kosto prodhimi.• Paketat e financimit janë elastike në mënyrë që të plotësoni

nevojat tuaj.• Shitësi i Cat mund të vlerësojë koston e riparimit, rindërtimit

dhe zëvendësimit të makinerisë, në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur.

• Një rrjet mbarëbotëror kompjuterik e mundëson shitësin e pjesëve të gjejë pothuajse të gjitha pjesët.

• Për më shumë informacion rreth produkteve Cat, shërbimeve të shitësit dhe zgjidhjeve industriale, na vizitoni në adresën www.cat.com.

Pikat e shërbimit të vendosura në mënyrë praktike e bëjnë më të thjeshtë mirëmbajtjen.• Të gjitha pikat e mirëmbajtjes rutinë mund të arrihen me siguri nga

niveli i tokës• Valvula S·O·S për mirëmbajtje parandaluese• Zbrazje ekologjike të të gjitha lëngjeve me tuba bashkues në bord• Portë hyrjeje e Electronic Technician™ për diagnostikim të avancuar• Mundësi arritjeje te filtrat që nga niveli i tokës, për shërbim të lehtë• Lidhje kabllosh me kode ngjyrash dhe numra për identifikim të lehtë

të pjesëve• Paketa e ftohësit të vajit mund të hapet si kapak për pastrim të lehtë• Pastrues ajri me dy faza që përfshin një element dytësor dhe një

tregues vizual për jetëgjatësi më të mirë shërbimi• Çelës shkëputjeje për baterinë për shërbim të sigurt

Mbështetja për klientinMbështetje e pashoq e shitësit dhe shërbime të plota

që ofrohen nga rrjeti më i madh i shitësve në botë.

11

Page 12: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

12

Specifikimet e ngarkuesve kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2

Motori

Fuqia nominale në 2500 rpm 906H2 907H2 908H2

Motor Cat C3.3B, me 4 cilindra, turbokompresor, injektim i drejtpërdrejtë

Fuqia bruto 55 kW (73 hp)

55 kW (73 hp)

55 kW (73 hp)

Fuqia neto

ISO 9249 52 kW (69 hp)

52 kW (69 hp)

52 kW (69 hp)

80/1269/KEE 52 kW (69 hp)

52 kW (69 hp)

52 kW (69 hp)

Diametri i vrimës 94 mm 94 mm 94 mm

Hapi 120 mm 120 mm 120 mm

Cilindrata 3,3 l 3,3 l 3,3 l

• Motori Cat C3.3B pajtohet me standardet e emetimeve të fazës IIIA të BE-s dhe Tier 4 Interim e EPA-s për tregjet me rregulla të forta. Për tregjet e tjera, motori lëshon emetime në nivele ekuivalente me standardin e fazës II të BE-së dhe Tier 2 të EPA-s.

Sistemi hidraulik

906H2 907H2 908H2

Vrima kryesore e shkarkimit 235 bar 235 bar 235 bar

Qarkullimi ndihmës i funksioneve të 3-ta

Standard 83 l/min 83 l/min 83 l/min

Qarkullimi i lartë 125 l/min 125 l/min 125 l/min

Koha e ciklit hidraulik

Ngritje 5 sekonda 5 sekonda 5 sekonda

Ulje 4 sekonda 4 sekonda 4 sekonda

Zbrazje 2 sekonda 2 sekonda 2 sekonda

Kthim 2,5 sekonda 2,5 sekonda 2,5 sekonda

Shpejtësitë e udhëtimit

906H2 907H2 908H2

Shpejtësia 1 7 km/orë 7 km/orë 7 km/orë

Shpejtësia 2 20 km/orë 20 km/orë 20 km/orë

Shpejtësi e lartë 35 km/orë 35 km/orë 35 km/orë

ROPS/FOPS

Kabina Cat, Struktura mbrojtëse kundër rrokullisjes (ROPS) dhe Struktura mbrojtëse kundër objekteve që bien (FOPS)

• ROPS plotëson kriteret e mëposhtme: ISO 3471-1:1994• FOPS plotëson kriteret e mëposhtme: ISO 3449:1992

Nivelet e zhurmës

Zhurma e jashtme

• Për konfigurimet e makinerisë që përshtaten për Bashkimin Evropian, niveli i fuqisë së zhurmës në etiketën e makinerisë për një person jashtë matet sipas procedurave të testimit dhe kushteve të specifikuara në 2000/14/KE.

Zhurma e brendshme

• Niveli dinamik i presionit të zhurmës për drejtuesin është 75 dB(A) kur përdoret "ISO 6396:1992" për të matur vlerën për një kabinë të mbyllur. Kabina është instaluar dhe mirëmbajtur siç duhet. Testi u krye me dyert dhe dritaret e kabinës të mbyllura.

Kapacitetet e rimbushjes në shërbim

906H2 907H2 908H2

Sistemi i ftohjes 24 l 24 l 24 l

Depozita e karburantit 52 l 78 l 78 l

Sistemi hidraulik 70 l 70 l 70 l

Vaji i motorit 10 l 10 l 10 l

Dendësitë maksimale të materialitBazuar në ISO 7546:1983 dhe në ngarkesat e vlerësuara të përdorimit në kthesë të plotë.

Lloji i kovës Për përdorim të përgjithshëm Për shumë përdorime Material i lehtë

Modeli 906H2 907H2 908H2 906H2 907H2 908H2 906H2 907H2 908H2

Kapaciteti i vlerësuar m3 0,90 1,00 1,10 0,75 0,75 0,90 1,20 1,20 1,50

Lartësia e zbrazjes

Bashkuesi me spinot horizontal mm 2510 2510 2655 2500 2500 2665 2430 2430 2460

Bashkuesi SSL mm 2395 2395 2540 2470 2470 2630 2285 2285 2345

Dendësia maksimale e materialit

Bashkuesi me spinot horizontal kg/m3 1889 1706 1658 2184 2202 1967 1271 1310 1106

Bashkuesi SSL kg/m3 1755 1584 1549 2131 2149 1929 1208 1218 1034

Gjerësia e kovës mm 1880 2035 2060 1880 1880 2060 2080 2080 2080

Peshat e kovës

Me spinot horizontal BOCE kg 395 413 444 557 557 603 462 462 515

Me spinot vertikal BOCE kg 394 412 444 534 537 582 461 461 514

Page 13: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

13

Specifikimet e përdorimitMakineri me depozitë karburanti plot, kabinë ROPS/FOPS, drejtues me peshë 75 kg, bashkues me spinot horizontal (HP) ose bashkues ngarkuesi të vogël (SSL) dhe kovë për përdorim të përgjithshëm (GP).Modeli 906H2 907H2 908H2

Lloji i bashkuesit HP SSL HP SSL HP SSL

Madhësia e gomës 405/70 R18 405/70 R18 405/70 R20

Pesha e përdorimit (ISO 6016:1998) kg 5630 5630 5810 5810 6465 6465

Kapaciteti i vlerësuar i kovës (ISO 7546:1983) m3 0,9 0,9 1,0 1,0 1,1 1,1

Forca e shkëputjes, kova (ISO 14397-2:2007) kN 51 42 51 42 57 47

Ngarkesa e vlerësuar e përdorimit në kthesë të plotë, kova (ISO 14397-1:2007) kg 1700 1580 1705 1585 1825 1705

Ngarkesa e animit drejt, kova (ISO 14397-1:2007) kg 4280 3985 4640 4320 5100 4775

Ngarkesa e animit statik me kthesë të plotë, kova (ISO 14397-1:2007) kg 3400 3160 3410 3170 3650 3410

Kthimi pas, pozicioni i transportit 52° 52° 52° 52° 52° 52°

Ngarkesa e vlerësuar e përdorimit në kthesë të plotë, pirunët (EN 474-3:2006, terren i fortë dhe i niveluar, stabilitet 1,25 dhe qendër ngarkese 500 mm)

kg 2150 2065 2205 2120 2515 2355

Ngarkesa e vlerësuar e përdorimit në kthesë të plotë, pirunët (terren i fortë dhe i niveluar, stabilitet 1,25 dhe qendër ngarkese 500 mm, transport 100 mm mbi nivelin e tokës)

kg 2740 2720 2810 2785 3080 2990

Veçoritë e kabinës

Kabinë e nivelit bazë*

Kabinë komode

Kabinë Deluxe

Tendë

Veçoritë standarde të kabinës

Dy dyer për hyrje • •

Kolonë timoni e fiksuar • •

Kolonë timoni me rregullim •

Ndenjëse vinili me zbutje • •

Ndenjëse pëlhure me zbutje, mbështetëse krahu •

Pëlhurë, zbutje elektrike me ajër, mbështetëse krahu/koke, mbështetëse për mesin dhe ndenjëse me mbështetëse me ngrohje

Dritarja e majtë – e fiksuar • •

Dritarja e majtë – me rrëshqitje •

Dritarja e djathtë – me rrëshqitje • • •

Dritare e pasme me ngrohje • • • •

Varëse palltosh • • •

Dritë kabine • • • •

Mbrojtëse kundër diellit • •

Komplet i gatshëm i radios (lidhjet e kabllove, altoparlantët, antena dhe grila) • • •

Pasqyra të jashtme me palosje • • •

Ngrohës • • • •

Kuti magazinimi me mbyllje • • • •

Pasqyrë e brendshme me rregullim

Veçoritë opsionale të kabinës

Radio Cat/CD/MP3/WMA/AUX • • •

Perde e pasme • • •

Ngrohës dhe kondicioner • • •

*Kabina e nivelit bazë disponohet vetëm në 906H2

Page 14: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

14

Specifikimet e ngarkuesve kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2

PërmasatPërmasat e treguara bazohen në makinerinë e pajisur me kovë për përdorim të përgjithshëm dhe goma standarde 405/70 SPT9. Të gjitha përmasat janë të përafërta.

Me bashkues me spinot horizontal Me bashkues SSL

906H2 907H2 908H2 906H2 907H2 908H2

mm mm mm mm mm mm

1 Lartësia e kabinës 2465 2585 2650 2465 2585 2650

2 Distanca nga toka 300 300 340 300 300 340

3 Distanca midis akseve 2170 2170 2170 2170 2170 2170

4 Gjatësia e përgjithshme me kovë 5435 5435 5595 5585 5585 5760

5 Zgjatja në lartësinë maksimale të zbrazjes 710 710 760 810 810 855

6 Thellësia e gërmimit 80 80 85 90 90 95

7 Lartësia maksimale e zbrazjes 2510 2510 2655 2395 2395 2540

8 Lartësia mbi ngarkesë 3035 3035 3225 3025 3025 3215

9 Spinoti i poshtëm i kovës në lartësinë maksimale 3230 3230 3410 3230 3230 3410

10 Këndi i nisjes (gradë) 34° 34° 34° 34° 34° 34°

11 Gjatësia e përgjithshme me dhëmbët e pirunit 5915 5915 6015 5945 5945 6150

12 Zgjatja në nivelin e tokës 720 720 790 750 750 925

13 Zgjatja maksimale 1215 1215 1310 1265 1265 1445

14 Thellësia e pirunit nën nivelin e tokës (mbi nivelin e tokës) 25 25 70 (45) (45) (30)

15 Lartësia e pirunit në zgjatjen maksimale 1425 1425 1450 1490 1490 1525

16 Lartësia maksimale e pirunit 3090 3090 3225 3160 3160 3300

17 Zgjatja e pirunit në lartësinë maksimale 445 445 460 505 505 595

18 Rrezja e kthimit mbi kovë 4400 4475 4510 4445 4515 4560

19 Rrezja e kthimit nga brenda e gomës 2240 2240 2080 2240 2240 2080

20 Gjerësia mbi kovën 1880 2035 2060 1880 2035 2060

21 Gjerësia mes akseve të gomave 1420 1420 1570 1420 1420 1570

22 Gjerësia e makinerisë 1840 1840 1985 1840 1840 1985

23 Këndi i artikulimit (gradë) 39° 39° 39° 39° 39° 39°

24 Këndi i zbrazjes në lartësinë maksimale (gradë) 45° 45° 45° 45° 45° 45°

1

3

2

4

5

24

78 9

11

1213

15

16

10

22

18

19 2021

23

17

6 14

Page 15: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

15

Pajisjet standarde të 906H2, 907H2, 908H2

TRANSMISIONI• Transmisioni, 20 km/orë me akse për

punë të rënda• Funksion i lëvizjes së ngadaltë të transmisionit• Transmision hidrostatik

NGARKUESI• Bashkues i shpejtë hidraulik me spinot

horizontal ose bashkues i shpejtë për ngarkues të vegjël

• Qarku hidraulik ndihmës proporcional• Funksioni i mbajtjes pezull të krahut të ngritjes• Lidhje me bashkues të shpejtë hidraulik

nën presion• Ngarkues me krah në formë Z me ngritje paralele

MOTORI• Cat C3.3B DIT i pajtueshëm me fazën

IIIA të BE-së• Motori Cat C3.3B pajtohet me standardet

e emetimeve të fazës II të BE-së dhe Tier 2 të EPA-s

• Pastrues ajri me dy faza, me tregues vizual• Lëng ftohës jetëgjatë Cat• Hapësira motori me mbyllje• Filtër karburanti/ndarës uji me lirim

të shpejtë dhe të lehtë• Valvul e zbrazjes së vajit të motorit• Valvul ajrimi me qark të mbyllur

SISTEMI ELEKTRIK• Çelës i shkëputjes së baterisë• Bateri për punë të rënda, 12 V• Ndihmës i ndezjes së motorit në të ftohtë• Dinamo 80 A• Bashkues i pikës së shërbimit për diagnostikim

elektronik (Electronic Technician™)

TË PËRGJITHSHME• Veshje boje me depozitim elektrik (E-coat)• Pika të testimit të presionit• Kanxhë dhe spinot për rimorkim• Portë S·O·S për marrjen e planifikuar të

kampionëve të vajit

MJEDISI I DREJTUESIT• Komplet i gatshëm i radios bashkë me

altoparlantët (jo për modelin bazë të kabinës)• Dy dyer• Mbajtës gotash• Mbrojtëse kundër diellit• Dritare e pasme me ngrohje• Kabinë e certifikuar ROPS dhe FOPS• Mbështetëse me rregullim për kyçin e dorës• Rrip sigurimi me tërheqje (2 inç)• Dritë kabine• Priza elektrike shtesë• Varëse palltosh• Kabinë nën presion• Grup instrumentesh me ekran dixhital

në kabinë• Ngrohës me tuba ajri në dritare, anash

dhe te këmbët• Mbytje e zhurmës• Levë me shumë funksione, me kontroll drejtimi• Kontroll proporcional ndihmës• Dy pasqyra të jashtme me palosje• Tregues paralajmërimi për sistemet kryesore• Fshirëse/larëse xhami përpara dhe prapa• Dysheme kabine që pastrohet lehtë• Kuti magazinimi me mbyllje• Pasqyrë e brendshme me rregullim

Pajisjet standardePajisjet standarde mund të ndryshojnë. Konsultohuni me shitësin tuaj të Cat për hollësira.

Pajisjet opsionale të 906H2, 907H2, 908H2

TRANSMISIONI• Përmirësim i kontrollit të transmisionit• 100% bllokim diferenciali në të dy akset,

mund të zgjidhet gjatë lëvizjes• Kontroll udhëtimi• Rregullues shpejtësie, 35 km/orë me

drejtim ndihmës

NGARKUESI• Hidraulike ndihmëse me presion të

lartë qarkullimi• Valvula për kontrollin e ngarkesës• Pozicionues i veglës së punës për kthimin

në gërmim

MOTORI• Ngrohës 120 V i bllokut të motorit• Valvul zbrazjeje e vajit të motorit

(zbrazje ekologjike pa derdhje)

SISTEMI ELEKTRIK• Alarm për lëvizjen mbrapsht• Sistem sigurie i makinerisë (MSS)• Fener rrotullues me magnet• Bashkues kabllosh për veglën e punës• Drita pune, dy përpara dhe dy pas

TË PËRGJITHSHME• Ngjyrë me porosi• Mbrojtëse të dritave të pasme• Mbrojtëse të forta të bashkuesit• Opsione për gomat, përfshirë goma

për punë të rënda

LËNGJET• Vaj hidraulik i biodegradueshëm• Lëng ftohës jetëgjatë Cat (-50°C)

MJEDISI I DREJTUESIT• Kondicioner• Rrip sigurimi me tërheqje (3 inç)• Radio Cat/CD/MP3/WMA/AUX• Tendë e certifikuar ROPS dhe FOPS• Kabinë e nivelit bazë për 906H2• Kabina komode dhe luksoze• Levë mekanike (disponohet vetëm për 906H2)• Komplet i gatshëm i radios për nivelin bazë

të kabinës (lidhjet e kabllove, altoparlantët, antena dhe grila)

• Perde e pasme

VEGLAT E PUNËS• Për të gjitha veglat e punës dhe opsionet e

qarkullimit standard/të lartë (kontaktoni shitësin e Cat)

• Për një përmbledhje të opsioneve të disponueshme të kabinës, ju lutemi t’i referoheni faqes 13.

Pajisjet opsionalePajisjet opsionale mund të ndryshojnë. Konsultohuni me shitësin tuaj të Cat për hollësira.

Page 16: Ngarkuesit kompaktë me rrota 906H2, 907H2, 908H2...2 Veçoritë e 906H2, 907H2, 908H2 Performancë e lartë Me ngarkesat e larta të animit në kthesa të forta dhe me forcat e larta

Për informacion më të plotë rreth produkteve Cat, shërbimeve të shitësit dhe zgjidhjeve industriale, na vizitoni në internet në adresën www.cat.com

© 2013 Caterpillar Inc.Të gjitha të drejtat të rezervuara

Materialet dhe specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Makineritë e përfshira në fotografi mund të përfshijnë pajisje shtesë. Kontaktoni me shitësin tuaj të Cat për opsionet e disponueshme.

CAT, CATERPILLAR, SAFETY.CAT.COM, logot e tyre përkatëse, "Caterpillar Yellow" dhe paraqitja tregtare "Power Edge", si dhe identiteti i korporatës dhe i produktit i përdorur këtu, janë marka tregtare të Caterpillar-it dhe nuk mund të përdoren pa leje.

A9HK6845 (02-2013) (Përkthim: 04-2013)

(EAME, APD)