nga konflikti i ngrirë deri te marrëveshjet e nxehta

3
Nga konflikti i ngrirë deri te marrëveshjet e nxehta. Bekim Baliqi Procesi i shtetformimit të Kosovës, ashtu si edhe në rastin e Bosnjës dhe të Maqedonisë, është rezultat i një marrëveshje të negociuar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Ne rastin tone, i njohur edhe si plani i Ahtisaarit, ndërsa në atë të Bosnjës me Dejtonin dhe të Maqedonisë me marrëveshjen e Ohrit. Dhe që të tre shtete janë të dizajnuara sipas modelit të demokracisë konsocionale që parasheh ndarjen e pushtetit jo vetëm në baze të fuqisë së votës por edhe të përfaqësimit sipas përkatësisë etnike. Synimi i thelbësor i së cilës ishte që palët e konfliktit t’i ofronte përmes bashkëqeverisjes me qëllim që pastaj gradualisht të mundësonte edhe paqësimin dhe pajtimin e tyre. Mirëpo, derisa në rastet tjera (duke filluar nga të lartpërmendurat e deri te Libani e Irlanda e Veriut) palët në konflikt kishin nënshkruar marrëveshje dhe ishin zotuar në zbatim të saj. Në rastin e Kosovës, palë negocuese nuk ishin serbët e Kosovës por ishte Beogradi, dhe së dyti, ata nuk nënshkruan apo pranuan formalisht marrëveshjen e dalë nga negociatat e Vjenës për statusin final të Kosovës, pra pakon e Ahtisaarit. Megjithatë, në mënyrë të heshtur dhe selektive filluan të e zbatojnë në pikat ku kishin përfitime, duke filluar nga vendet e rezervuara në parlament dhe në qeveri e pastaj edhe nga

Upload: bekim-baliqi

Post on 11-Jan-2016

19 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Ese ne prag te marreveshjes mbi formimin e Asociacionit dhe te marreveshjeve tjera nga negociatat e Brukselit. 25.Gusht. 2015

TRANSCRIPT

Page 1: Nga Konflikti i Ngrirë Deri Te Marrëveshjet e Nxehta

Nga konflikti i ngrirë deri te marrëveshjet e nxehta.

Bekim Baliqi

Procesi i shtetformimit të Kosovës, ashtu si edhe në rastin e Bosnjës dhe të

Maqedonisë, është rezultat i një marrëveshje të negociuar nga ana e

bashkësisë ndërkombëtare. Ne rastin tone, i njohur edhe si plani i Ahtisaarit,

ndërsa në atë të Bosnjës me Dejtonin dhe të Maqedonisë me marrëveshjen e

Ohrit. Dhe që të tre shtete janë të dizajnuara sipas modelit të demokracisë

konsocionale që parasheh ndarjen e pushtetit jo vetëm në baze të fuqisë së

votës por edhe të përfaqësimit sipas përkatësisë etnike. Synimi i thelbësor i

së cilës ishte që palët e konfliktit t’i ofronte përmes bashkëqeverisjes me

qëllim që pastaj gradualisht të mundësonte edhe paqësimin dhe pajtimin e

tyre.

Mirëpo, derisa në rastet tjera (duke filluar nga të lartpërmendurat e deri te

Libani e Irlanda e Veriut) palët në konflikt kishin nënshkruar marrëveshje dhe

ishin zotuar në zbatim të saj. Në rastin e Kosovës, palë negocuese nuk ishin

serbët e Kosovës por ishte Beogradi, dhe së dyti, ata nuk nënshkruan apo

pranuan formalisht marrëveshjen e dalë nga negociatat e Vjenës për statusin

final të Kosovës, pra pakon e Ahtisaarit. Megjithatë, në mënyrë të heshtur

dhe selektive filluan të e zbatojnë në pikat ku kishin përfitime, duke filluar

nga vendet e rezervuara në parlament dhe në qeveri e pastaj edhe nga

decentralizmi dhe krijimi i komunave te reja me shumicë serbe. Por jo edhe

në ato pjesë ku kishin obligime ndaj institucioneve të vendit. Dhe së fundi,

absurditeti vazhdon kur pala serbe nuk e pranon fare shtetin, brenda

institucioneve e sistemit të së cilit do të duhej të integrohej.

Nga ana tjetër, Kosova që nga paslufta nuk kishte pushtet ne pjesën veriore

të vendit, e cila konsiderohej dhe trajtohej si konflikt i ngrirë. Përpjekjet e

dështuara të qeverisë së Kosovës nga viti 2011, që të marrin nën kontroll

Page 2: Nga Konflikti i Ngrirë Deri Te Marrëveshjet e Nxehta

pikët kufitare, duket se filluan të e shkrijnë gjendjen në atë pjese. Negociatat

me ndërmjetësim ndërkombëtar filluan më pas në Bruksel, synimi i së cilës

ishte që përmes dialogut dhe në mënyrë paqësore të zgjidhen çështjet e

kontestuara.

Tash, pas sa vitesh negociata dhe një varg marrëveshjesh te arritura, çështja

si ajo e formimit te Asociacionit duket se do të jetë nyja gordiane dhe dilema

e radhës, se çka do të sjelle kjo në te vërtetë për të përmirësuar gjendjen.

Derisa opozita e pozita, të dyja palëve, herë e interpretojnë si tradhti

kombëtare e herë si triumf diplomatik, ajo çka mbetet të vlerësohet është; a

do të rregullohen marrëdhëniet për qytetaret e rëndomtë, dhe a do të jetë

kjo fillimi i fundit të skizofrenisë politike, ku serbet e Kosovës të jetojnë e

punojnë në një shtet te cilën parimisht as që e pranojnë?!

Prandaj, marrëveshjet nuk janë për konsum politik ditor e as të trumbetohen

si tradhti e triumf kombëtar, por duhet të qojnë në zgjidhje reale të

problemeve e në pajtim ndëretnik. Dhe kjo mund të arrihet vetëm atëherë

kur marrëveshjet të jenë në shërbim të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshme

socio-ekonomik sikurse edhe kur arsyeja e shëndosh mbizotëron karshi

inateve meskine. Përndryshe, marrëveshjet do të ngrihen dhe konfliktet do

të nxehen.