ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · transporti inteligjent Çfarë është efekti...

10
Bioaerosolet Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme TË DHËNA E FAKTE MOS: Lini dritaret hapur kur bimët janë në lulëzim, sepse futet shumë polen në klasë Vishni të njëjtat rroba që përdorni në shtëpi kur vini në shkollë, nëse në shtëpi keni kafshë shtëpiake Lini ushqime ose mbeturina në klasë PO: Përdorni shami për të mbuluar gojën kur teshtini apo kolliteni Lani duart mirë me sapun rregullisht, por sidomos përpara ngrënies Kërkojuni të rriturve të mos pijnë duhan në mjedise të brendshme dhe tregojuni rreth rreziqeve që keni për shëndetin tuaj, nëse e pinë atë pranë jush

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Bioaerosolet

Ndotësit biologjikë dheburimet e brendshme

TË DHËNA E FAKTE

MOS:

Lini dritaret hapur kurbimët janë në lulëzim,sepse futet shumëpolen në klasë

Vishni të njëjtat rrobaqë përdorni në shtëpikur vini në shkollë,nëse në shtëpi kenikafshë shtëpiake

Lini ushqime osembeturina në klasë

PO:

Përdorni shami për të mbuluar gojën kurteshtini apo kolliteni

Lani duart mirë me sapun rregullisht,por sidomos përpara ngrënies

Kërkojuni të rriturve të mos pijnë duhan nëmjedise të brendshmedhe tregojuni rrethrreziqeve që keni përshëndetin tuaj, nëse e pinë atë pranë jush

Page 2: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Kimikatet

Ndotësit kimikë dheburimet e brendshme

MOS:

Qëndroni për një kohë të gjatënë një dhomë të sapolyer

Prekni sytë,hundën apogojën tuaj meduart e ndoturame pluhur

Qëndroni pranënjë printer kur aiështë në punë

Përdorni shumëdeodorantë ose produkte me aromë për trupin tuaj

PO:

Lexoni etiketat e prodhimeve që përdorni në shkollë dhe në shtëpi

Kërkojinimësuesit tëajrosë klasënnëse ndjeni erë të fortë të produkteve të pastrimit ose kur ndjenikruarje të syvedhe fytit

I sugjeronifamiljes dhemiqve tuaj të përdorinprodhime 100%natyrore për të aromatizuarmjedisin ebrendshëm në vend tëaromatizuesveartificialë

Kur bëni blerjetme prindërit tuaj, kërkoniprodhime meshënimin “nuk përmbanftalate” ose “nuk përmbanaromatizues”

TË DHËNA E FAKTE

Page 3: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Sjellja jonë

Ajri i shëndetshëm

Për ta mbajtur ajrin të shëndetshëm në mjedise të brendshme si shtëpia dhe shkolla, ndiqni disa udhëzime të thjeshta:

Mos pini duhan

Pastroni dhe ajrosni dhomën rregullisht, edhe në dimër

Mbani bimë, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e përqëndrimit të lëndëve të dëmshme në ajrin e brendshëm

Kufizoni përdorimin e kimikateve në mjedise të mbyllura dhe i ruani kimikatet e nevojshme në vende të sigurta

Nëse jeni duke rinovuar dyshemenë, zëvendësoni qilimat e bërë prejmaterialeve artificiale me mbulesa dyshemeje nga fibrat natyrore

TË DHËNA E FAKTE

Page 4: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Transporti inteligjent

Roli i atmosferës

Atmosfera:

rregullon temperaturën e sipërfaqes së Tokës duke e bërë atë të jetueshmepër organizmat e gjallë;

Bimët dhe kafshët varen nga gazet në atmosferë. Bimët kanë nevojë përdioksidin e karbonit për të kryer fotosintezën, prej së cilës çlirohet oksigjen.Oksigjeni përdoret nga kafshët, të cilët çlirojnë dioksid karboni.

përcakton klimën në Tokë;

filtron pjesën më të madhe të rrezatimit të dëmshëm ultravjollcë që vjen nga dielli, i cili është i rrezikshëm për njerëzit, bimët dhe kafshët;

shpërndan tymin dhe gazet e tjera të dëmshme të lëshuara në atmosferë prej aktivitetit njerëzor dhe proceseve natyrore;

shërben si rezervuar për gazet e rëndësishme për jetën në Tokë;

luan një rol kryesor në ciklin natyror të ujit;

transmeton valët e zërit, të cilat mundësojnë dëgjimin; dhe

është hapësira ku shpërndahen aroma dhe krijohet era, të cilat janë të rëndësishme për polenizimin e bimëve dhe orientimin e kafshëve.

TË DHËNA E FAKTE

Page 5: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Transporti inteligjent

Çfarë është efekti serrë?

TË DHËNA E FAKTE

Efekti serrë natyror ka ekzistuar gjithmonë. Ai e mban Tokën më ngrohtë sesa do tëishte pa atmosferën, duke mundësuar kështu jetën në Tokë.

Energjia nga dielli arrin Tokën dhe e ngroh atë. Toka e reflekton mbrapsht këtë energji,pasi e transformon atë në energji infra të kuqe (nxehtësi). Për shkak të gazeve në atmosferë, që rrethojnë Tokën si një batanije, një pjesë e kësaj energjie të reflektuarmbetet e bllokuar dhe nuk largohet nga Toka. Kështu, në ndryshim nga planetet e tjerë pa atmosferë, Toka qëndron e ngrohtë.

Përpara Revolucionit Industrial, i cili filloi në mes të shekullit të 18-të, ekonomitë kryesisht kanë qenë bazuar në bujqësinë e fermave të vogla dhe në tregti. Më pas, përparimet në teknologji, ndërtimi i fabrikave në shkallë të gjerë, rritja kolosale në prodhim dhe futja në shkallë të gjerë e bujqësisë së mekanizuar kanë çuar në rritjen e ndotjes dhe prodhimin e gazeve serrë si dioksidi i karbonit, oksidet e azotit, freoni, metani dhe avujt e ujit.

Rritja e përqendrimit të gazeve serrë ka sjellë rritjen e sasisë së energjisë diellore që mbahet nga Toka, duke rritur rrjedhimisht temperaturën e atmosferës së saj. Hulumtimet dhe kërkimet e fundit shkencore konfirmojnë se ndryshimi i klimës globale po ndodh dhe se ky ndryshim parashikohet të vazhdojë.

Shumica e gazeve serrë, të tilla si dioksidi i karbonit, oksidet e azotit dhe metanit krijohen në natyrë.

MetaniÇlirohet gjatë prodhimit dhe transportit të qymyrit, gazit natyrordhe naftës. Gjithashtu, metani prodhohet edhe në blegtori gjatëdekompozimit të mbetjeve organike dhe në venddepozitimin e mbetjeve të ngurta (në landfille). Metani është 20 herë më efektiv në ruajtjen e nxehtësisë, sesa dioksidi i karbonit,prandaj ai kontribuon 20 herë më shumë në efektin serrë.

Page 6: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Transporti inteligjent

Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE

Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni janë zhvendosur prejatmosferës nga bimët dhe janë bllokuar në sedimente si nëdepozitat e qymyrit, naftës dhe gazit natyror. Në dy shekujt e fundit, nxjerrja dhe djegia e këtyre burimeve fosile tëkarburanteve nga njerëzit është rritur vazhdimisht. Sot, njerëzitçlirojnë çdo vit rreth 5.5 miliardë ton karbon në atmosferë nga djegia e lëndëve djegëse fosile. 1.5 miliardë ton të tjerë çdovit çlirohen nëpërmjet ndryshimeve të përdorimit të tokës, tëtilla si shpyllëzimi. Kur priten pemët, ato ndalojnë së thithurikarbonin. Nëse pemët digjen, atëherë, karboni lëshohetmenjëherë mbrapsht në atmosferë. Këto çlirime sjellin si rezultat rritjen e dioksidit të karbonit atmosferik me rreth 0.5 për qind në vit. Qysh prej Revolucionit Industrial,përqendrimi i dioksidit të karbonit atmosferik është rritur me 30 përqind. Përdorimi i lëndëve djegëse fosile përprodhimin dhe transportin e energjisë është burimi kryesor i shkarkimeve globale të dioksidit të karbonit.

Oksidet e azotit Shkarkimet e këtyre gazeve shkaktohen kryesisht nga aktivitetetbujqësore dhe djegia e bimësisë dhe pyjeve.

Page 7: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Transporti inteligjent

Çfarë del jashtë një makine?

TË DHËNA E FAKTE

Ndikimet negative të mjeteve motorike të transportit në mjedis janë të qarta. Motorët e makinave djegin sasi të mëdha të produkteve të naftës, duke çliruar lëndë të ndryshme të rrezikshme në ajër.

Monoksidi i karbonit Ky gaz jashtëzakonisht helmues përbën rrezik për mjedisin dhe njerëzit. Monoksidi i karbonit ndikon mbi trurin e njeriut, duke i shkaktuar sistemit nervordëme të pakthyeshme.

Grimcat e ngurta Këto grimca kur përthithen depërtojnë në mushkëri dhe mbeten atje përgjithmonë,duke shkaktuar sëmundje në rrugët e frymëmarrjes dhe kancer. Grimcat e ngurtadëmtojnë gjithashtu rritjen e bimëve duke bllokuar rezervuarët e ujit.

Oksidet e azotit Në kontakt me sipërfaqet e lagështa, të tilla si veshja (mukoza) e traktit tëfrymëmarrjes, oksidet e azotit formojnë acid nitrik, që mund të dëmtojë sistemin e frymëmarrjes.

Page 8: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Transporti inteligjent

Çfarë del jashtë një makine? TË DHËNA E FAKTE

Sulfuri i hidrogjenit Ky gaz toksik mbytës shkakton çrregullime të sistemit nervor, dëmton sistemin e qarkullimit të gjakut dhe dhe atë të frymëmarjes dhe mund të jetë vdekjeprurës.

Hidrokarburet aromatike Të shkarkuar në atmosferë si pasojë e djegies jo të plotë të karburantit dhe nga tymi i motorëve dhe stacionet e karburantit, këto elementë helmues mund të shkaktojnëefekte serioze të dëmshme në trupin e njeriut.

Benzopireni Ky kancerogjen shkakton mutacione në qelizat njerëzore.

Formaldehida Lëndë shumë toksike që mund të shkaktojnë kancer.

Dioksidi i sulfurit Kjo lëndë shumë toksike është e dëmshme për të gjitha krijesat me gjak të ngrohtë.Tek njerëzit mund të shkaktojë dëmtimin e veshkave, dëmtimin e zemrës dhedëmtime të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Dioksidi i sulfurit i gërryen objektet metalike dhe mund të shkatërrojë strukturat e ndërtuara.

Page 9: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Të shohim dhe të dëgjojmë

Fikni dritat!

TË DHËNA E FAKTE

Cili është ndryshimi që mund të sillni nëse fikni dritat e klasës, kur klasa është bosh?

Prodhimi dhe konsumi i energjisë elektrike shkakton një sasi shumë të madhe ndotjeje. Djegia e lëndëve fosile shoqërohet me çlirimin e gazeve acide, pluhurit,blozës dhe ndotësve të tjerë. Vetëm 15 deri 20 përqind e sasisë së prodhuar të energjisë përdoret për ndriçim. Nëse çdo klasë do të fikë dritat e saj vetëm për njëorë, atëherë kursimi i energjisë do të ishte i konsiderueshëm. Kjo gjë do të ndihmontetë kishim më pak ndotje për mjedisin dhe të kursenim fondet e shkollës.

Kjo vlen edhe për shtëpitë tuaja:

Mendoni sikur në vendin tuaj jetojnë 1 milion familje.

Imagjinoni që çdo familje e fik një llampë 100-wat për një orë.

Ky veprim do të kursejë 100,000 kilowat orë (kWh) energji, e barabartë me afërsisht 10,000 EURO (nëse çmimi për çdo kWh është afërsisht 0.1 EURO).

Kursimi i energjisë do të ishte i mjaftueshëm që një termocentral të ndalonte 1 orë prodhimin, kështu do të shkaktonte më pak ndotje në mjedis gjatë kësaj kohe.

Page 10: Ndotësit biologjikë dhe burimet e brendshme · Transporti inteligjent Çfarë është efekti serrë? TË DHËNA E FAKTE Dioksidi i karbonit Gjatë miliona viteve, triliona ton karboni

Të shohim dhe të dëgjojmë

Si të kursejmë energjigjatë ndriçimit

TË DHËNA E FAKTE

Nëse nuk jeni në gjendje t’i bëni të gjitha këto ndryshime, sërish është mirë të dini çfarë sjell ndryshimin!

Lyeni muret me ngjyra të hapura (kursen 2 përqind të energjisë që nevojitet për ndriçim)

Mbillni pemë të paktën 5 metra larg ndërtesave

Mbajini gjithmonë xhamat e dritareve të pastra (kursen rreth 1 përqind energji)

Fikini dritat kur nuk janë të nevojshme: kohëmatësit dhe sensorët e lëvizjes mund të kontrollojnë dritat e jashtme, kështu ato qëndrojnëndezur vetëm kur nevojiten

Zëvëndësoni llambat inkandeshente me llambat që kursejnë energji. Për shembull, ato përdoren 10 herë më gjatë. Edhe pse janë pak më të shtrenjta, nëse ju do të zëvendësoni një llambë 75 vat me njëllambë fluoreshente 20 vat, për 10 orë punë në ditë, ju do të rimerrniinvestimin tuaj brenda një viti