naim frashëri · naim frashëri parajsa poemë kolona: letërsia e rilindjes kombëtare design...

35

Upload: others

Post on 02-Aug-2020

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane
Page 2: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

Parajsa(poemë)

Page 3: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim FrashëriPARAJSApoemë

Kolona: Letërsia e Rilindjes KombëtareDesign & Layout: ORBIS, PrizrenKy libër është i formatit eBook.

Botimet Filozofia Urbane

ISBN: 978-9951-641-05-0Prishtinë, 2013www.filozofiaurbane.com

Page 4: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

3

O vëllezrë shqipëtarë!Pa të zëm’ udhën e mbarë,T’i bijem pas urtësisëDhe dritës e diturisë,Të mos rrimë n’errësirë,Se nuk është pun’ e mirë.Neve që qemë njëherëNë gjithë botët të ndjerë,Dhe të par’ e të lëvduar,E të rënd’ e të dëgjuar,Trima të fort e të mirë,Të rrimë sot n’errësirë.

Ishin trima prindit tanë,Pa emrë përjetë lanë.Aleksandr’i Math i ndjerëDhe shumë shokë të tjerë,Q’ishinë me të të parë,Qenë gjithë shqipëtarë.Muntnë së pari Greqinë,Pasdaj muntnë dhe Persinë.Zunë dhe Hind e AfrikëBurratë trima pa frikë.Faqen e dheut e fituan,Më çdo anë mbretëruan.Selefqinjtë, Ptolemenjtë, Gjithë ç’qenë të mbëdhenjtë,

Page 5: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

4

S’qen’ as grekrë as bullgarë, Ishin burra shqipëtarë. Kombinë tën e nderuan Dhe Evropën e shpëtuan Nga kurt’ i zi i Persisë, Dh’i dhanë nder Shqipërisë. Pirrua romanët mundi E gjithë jetën e tundi. Kostandin’i Math, q’i thonë,Dh’ajy ish nga fara jonë.Gjithë njerëzit e mbarë,Thua, qenë shqipëtarë.Shqipëtari ka lëftuar,Dhe ajy ka mbretëruar.Aleksandr’ i Math GreqinëE kishte bërë të tinë,Me luft’ e kishin marëPrindit tanë kordhëtarë,Pa në Thivë njerës lanë, Thivasit u ngren’ i vranë, I vranë me të pabesë,Pas zakonit të Moresë.Shqipëtarët kordhëtarëThivësë i vunë zjarrë!S’i kursyenë gjë zjarit,Vetëm shtëpin’ e Pindarit,Se ish vjershëtor i ndjerë

Page 6: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

5

Dhe i parë mi të tjerë.Shqipëtarët pas GreqisëIu lëshuanë Asisë,Njeri kurrë nuk i mundi,As u qëndroi dot gjëkundi,Gjithë përpara i vunë,Faqen e dheut gjith’ e zunë.Burr’ i math i ShqipërisëNdënji në fron të Persisë,E arratisnë Daranë, { Darai III }Njerëzi e ti e vranë!Aleksandri dha lirinë,E shpëtoi nga xgjedh’ Asinë,I dha nder dhe Shqipërisë,Mëmës së ti, q’i dha sisë,Përkujdesi njerëzinëDhe pruri qytetërinë,Bëri udhë e qytetë,Pru gëzim në gjithë jetëEdhe sot AleksandriaNa rrëfen punët e tija.Evropën e ka shpëtuarNga njëxgjedh e mallëkuar.Këto punë shqipëtarëtI bënë, ata të parët,Ata të parëtë tanë,Edhe emërë na lanë.

Page 7: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

6

Edhe Pirroja ish burrë,Që s’ka pasur shokë kurrë.Ay romasit i mundi,Italinë tër’ e tundi;Tekdo që kishte lëftuar,Botën e kish tëmerruar.Kshhu edhe shumë të tjerëShqipëtar’ ishin të ndjerë.Ishte mëm’ e trimërisëEdh’ e zonj’ e urtësisëShqipëria kurdoherë,Që nxirte burra të vlerë.Trima burra të vërtetëSa kanë qënë në jetëTë gjithë ajo i polli,Trimëria soje dolli.Qe dhe një koh’ e një ditë,Që polli dhe perënditë,I pat pjellë Shqipëria,Pa u falej njerëzia,Dhe besoninë qëmotiQë në Shqipëri rrij zoti,Vij rremet i njerëzisë,E i falej Shqipërisë.Tomori nuk ësht’ i pakë,Që nxjer dhe sot zë pa flakë,Se rrininë perënditë

Page 8: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

7

Ndë atë natë e ditë!Prindit tanë i besoninPerëndit’ e s’i mërgonin.Perëndi e trimërisëIshte mëm’ e Shqipërisë.Shqipëtari trim me fletëRronte gjithënjë në jetë,Shigjet’ e ti vrëngëllinte,Vdekjenë me vet’ e shpinte!Perëndi e bukurisëMe shijët të gjithësisë,Q’ësht’ e bardhë si dëborëNuk e lij kurrë Tomorë,Flinte në shtratthit të artëShtat’ i bardhë posi kartë.Leshërat i kish të artaEdhe faqezët të zjarta,Ballë, gushë, krahëruar,Llërë, pulpë, këmbë, duar,Pej drite ishinë bërë,Sikundër dhe trup’ i tërë.Si dëbor’ e kishte gjinë,Pa sill nër mënt bukurinë! Kur kthehej e të shikonte,Zëmrënë ta përvëlonte.Zën’ e kishte si bilbili,Faqetë si trëndafili,

Page 9: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

8

Diellin e urdhëronte,Në gjit të saj perëndonte,Në shtratthit të saj e vinte,Edh’ e mbant’ e nuk e linte,Tërë natën e pushtonte,Pa në mëngjest e lëshonte.Hëna këto duke parë,Dhe duke tretur e tharë,Ligej fort shum’ e drobitej,Kahënitej e venitej,Se i haj zëmrën nakari,Që djek i shkreti si zjarri.Perëndi e bukurisë,Q’i ip dritë njerëzisë,Nga gjir’ i saj dritë qitte,Hënënë e përsëritte,I ip pjesë bukurieEdhe shij’ e drit’ e hije.

Dhe fqinjët e Shqipërisë,Armikët e perëndisë,Kshu treteshin nga nakari,se ish burrë shqipëtari.Sa mbretërë të dëgjuar,Në Shqipëri të uruar,Sa burra të fort’ e trima,Me vështrim si vetëtima,

Page 10: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

9

Kan’ ardhur e kanë shkuar,Dh’ emri s’u është haruar!Me ta bashk’ ish trimëria,Dhe me ta ish urtësia,Të dyj’ ato mbretëronin,Mëmëdhen’ e lulëzonin,Ish parrajsë Shqipëria,Se ishte gjall mirësia.Bukuri e perëndisë,Perëndi e bukurisë,Këmbergjëntë, leshflorinjtë,Duke mbledhurë pëqinjtë,Në Shqipëri tekdo shkelte,Bari mbint’ e gjethi çelte,Dhe luletë lulëzonin,E bilbilëtë këndonin.Ajo dhe në re qëndronte,Edhe nd’erë fluturonte,Tekdo vij, ip bukurinë,E përndante mirësinë.Bëheshin mollëtë ftonjtë,Portokaletë, lemonjtë,Manatë, rrushtë, qershitë,Fiqtë, arratë, lajthitë,Pjeshka, thana, vadhja, shega,Ulliri me shumë dega,Gruri, misëri, peceli,

Page 11: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

10

Elbi, tërshëra e meli.Ish i veshur vëndi gjithë,Dhe pill shumë pem’ e drithë,Drur’i dardhësë me dardhëIsh si zonja sisëbardhë.Nër fushatë luleshumëLumënj vrapmëdhenj pa gjumëShkoninë duke kënduarMe kanisk të math nër duar.Ata mëmë kanë renë,E ajo ka atë denë.Dheu, kafshëtë, bagëtia,Shpestë, gjithë njerëzia,Pin’ ujët e tyr’ e prëhen,Dhe bimërat pa të s’bëhen.Tek shkonte lum’ i uruar,Q’ishte si ar i kulluar,Kafshëtë dhe bagëtia,Lëçinin si mizëria.Edhe grat’ e ShqipërisëGjithë me foshnjë në sisë,Sicila ish mbretëreshëDh’e bukur si pëllumbeshëS’shihnje një gjë të shëmtuarDhe pa gas e të helmuar.Edhe vashëzë mes’hollëI kuqte faqja si mollë,

Page 12: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

11

Dorën q’e kish pej ergjëndi,S’e hiqte nga avlëmëndi,Gjithë ç’i duhej në jetë,I bënte të tëra vetë.Në viset të ShqipërisëS’kish gjë përveç mirësisë,Moskamja dhe varfëriaE të tjera të këqija?Kurrë në Shqipëri s’ishin,Mase dhe emërë s’kishin.S’kish as kurva as kurvarë,as të liq kish as kusarë,Gjithëkush vetë punonte,E njeri nukë përtonte;Sicili fort mirë shkonte,Haj, pij dhe tepëronte;Këto me djers’ i fitonin,Më shumë nukë kërkonin,Se kish duk nga perëndia Dhe uratë Shqipëria.Ish shumë trim shqipëtariDhe i bukur si fill ari,Si burratë edhe gratëIshinë trime me shpate,Ish ligë vëllazëria,Edhe besë miqësia.Shqipëria gjithë nderë

Page 13: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

12

Kisht’ e ishte shum’ e ndjerë.Shqipëtari ish i mirë,Dhe kish emër të pavdirë.Shqipëria shum’ e vlerëIsh e madh’ e gjat’ e gjerë,Se ahere s’ishin shqehtë,As maxharëtë, as vllehtë,Ishin gjithë shqipëtarëNë atë kohët të parë,Qeltëtë kishinë fqinjë, Q’ishinë brinjë për brinjë.Ishte një tjatrë jetë,Shi t’artë shtininë retë,Ish një ver’ e gjithënjëshmeE një kohë shum’ e bëshme,Dhe në dimërë vërritë,Që mbaninë bagëtitë,Ishinë plot manushaqe,Dheu kish bukuri mi faqe.

Shqipëtar’ ish i vërtetë,Trim i bukur e i qetë,Fjalënë që ip, s’e kthenteE s’doj kurrë të gënjente.Të miratë gjithë ç’janëI kishin prinditë tanë.Bima pillte kallinj tetë,

Page 14: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

13

Nëntë, dhetë, dymbëdhetë.Të tërë dhenë ta rrihnje,Plak të kërrusurë s’shihnje,Veç kalliri unjte kokë,Nukë dilte përmi shokë.. . . . . . . . . . . . . . .Vasha fill e vetëm shkonte,Njeri kurrë s’e shikonte,Në flori ngarkuar shkonje,Gjësendi nukë pësonje.Kish ahere ShqipëriaGjithë ç’kërkon njerëzia,Zot’i math e kish uruar,Pa ishte fatbardhësuar,Kishtej njerës të vërtetë,Trima burra pa të metë,Kish kamjen’ e dashurinë,Mirësin’ e urtësinë,Ish e tërë një fëmijë,At’ e mëm’ e bir e bijë,Kish bulmet e pem’ e drithë,Edhe të miratë gjithë.Mijëra vjet kështu shkuan,Shqipëtarëtë s’u ndryshuan,Patnë gjith’ ato që duhen,Kishinë nder’ e lirinë,Pa dhe gjithë mirësinë,

Page 15: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

14

Se njeriu e njerëziaUshqehenë nga liria.Njeriu lindi i liruar,Pasdaj e kanë penguar.

Gjithë botënë romanëtE vunë poshtë, veç tanëtU pren’ udhën’ e s’i lanë,Pa shumë lufëtra ngjanë.U mbyt në gjak Shqipëria,Po rop s’u bë njerëzia,Nuk’ u bë rop shqipëtari,Po qëndroi si ish së pari!Dha shpirtin e gjakn’ e derdhi,Në zgjedhë si kau s’erdhi,Mburoi nderr’ e ShqipërisëDhe sendrën’ e njerëzisë!Mbajti lirin’ e ra vetë,Trimërinë s’e la shkretë.Pa kur erdhë egërsiratMe të gjitha të pahirat, Si hynë, shqeh e të tjerë,Duke vrar’ e duke prerë,Të gjithë kombet’ i zunëDhe në kurt të keq i shtunë,Njeri përpara s’u dilte,Gjithëkush udhën’ u çilte.

Page 16: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

15

Vetëm prindit trima tanë“Gjer aty, barbar’!” u thanë.Dhe kur erdhë nga AsiaTë shumë si mizëriaTyrqitë, q’ishinë trimaDhe binin si vetëtima,Pa më thoni kush lëftonteEdhe gjësendi s’pësonte?Vall’ elinët a bullgarët! Apo neve shqipëtarët?Njeri tjatërë s’kuxonte,Veç shqipëtari lëftonte!Ajy prap’ e ka shpëtuarEvropënë e verbuar.Kush nuk e di Skënderbenë,Që nderojti mëmëdhenë?“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë, Armët e ti’ kur i pashë Ndë Belvedere në Vjenë,Sikur pashë Skënderbenë.Dhe sot nga armët e tijaKullon fjeshtë trimëria!E di njerëzi e tërëAtë zot ç’punë ka bërëKur hiqte Skënderbeu shpatë,Trimavet u ipte datë!Burra të veshur në hekur

Page 17: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

16

Dhe luftëtarë të pjekur,Q’ishin në luftë kaluarPërmi kuaj të harbuar,Kur hiq me kordhët të prehtë,Q’ishte si pëndëz e lehtë,Posi pjepërin i priste,Në vdekje pa ndjer’ i klliste,Njerin’ e kalën e çante,Të dy më katër i ndante.Mirësin’ e trimërinë,Dhe mëndjen, e urtësinëT’ati zoti njeri kurrëS’e ka pasur nonjë burrë.Vet’ ajy burr’ e trim ishte,Edhe shokëtë që kishte,Si Tanushi me Uranë,E Moisiu me Hamzanë,Si Maneshi e Muzaka,Që hidheshin posi flaka,E si Lekë Dukagjini,Si Perllati, si Mardini,Zënëbisha, Araniti,Gjon Koka, q’ish si hastriti,Kont, prens, mbretër e të tjerë,Burra të vler’ e të ndjerë.Qenë trima të vërtetë,Nuk u bënë rop në jetë.

Page 18: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

17

Opopo! ç’kanë lëftuar,E ç’punë kanë punuar!Sa mbretër e prensër qenë,Njohnë të math Skënderbenë,Zun’ udhën e urtësisë,Ishinë lark marrëzisë,Për Shqipërinë lëftonin,Madhëritë nuk’ i donin,Po kishin vëllazërinë,S’e qasninë djallëzinë,Pa lan’emërë përjetë,Zotërinjtë e vërtetë,Veç Shqipërinë mejtonin,Të tjeratë i harronin,S’kishin ata thashetheme,Të këqija e të rreme,Donin gjithë mëmëdhenëDhe kombin’ e Skënderbenë,Kush i rrij kundrejt Tyrqisë,Veç burrat’ e Shqipërisë,As Sërbij’ as Bullgaria,As Elladha as Vllahia,As Venetia qëndronte,As tjatërë komp kuxonte.Evropa ishte e shuar,Njerëzit të mallëkuar,Kishin vdekurë nga frika,

Page 19: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

18

Nga Tyrqit’ u binte pika,U trëmpnë gjithë me radhë,Dhe Vlladisla me Uniadhë,Si gjithë këta të rinjtë,Dhe papa e vyzandinjtëMë një ditë KonstandinëTyrqit’ e zunë dh’e pshinë,Kostandinopoj’ e ndjerëS’u mbajt, po ra menjëherë.Grekërit’ ishin të vdekur,S’hanin dot barut e hekur,Le të mbahen me lëvdatëGrekërëtë posi gratë,Me fjal’ e me thashetheme,Janë të gjitha të rreme.Kishte vdekur njerëzia,Rronte vetëm Shqipëria,Veç shqiptari lëftonte,Njeri tjatërë s’kuxonte.Kordhëtar tjatërë s’gjenë,Tyrqitë, veç Skënderbenë.Skënderbeu me të parët,Me të gjithë shqipëtarët,I qëndruanë Tyrqisë,I dhanë nder Shqipërisë,Ata duall’ e lëftuan,Gjith’ Evropën’ e shpëtuan.

Page 20: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

19

Te Skënderbeu kishte shpresëAher’ Evrop’ e pabesë.Rrëfe, o mal’ i Sopotit!Edhe ti, Tomor’i zotit!Me oshëtimë tregoni,E me vetëtimë thoni,Dhe ti, fortes’ e Beratit!E ju, bregoret’ e Matit!Folë, fol’ o Drin’i shkretë!Q’i ke parë me sy vetëTë tër’ ato ligjërimeI mer vesh zëmëra ime.Këto gjithë po i dimë,Më tëhu tani të vimë.Pas Skënderbeut ShqipëriaNukë ra në të këqija,Se në kurt’ kurrë s’ka rënë,Poshtë njeri s’e ka vënë,Se shqipëtari ish burrë,Nënë zgjedhë s’hyri kurrë.

Nder’ e vjeftënë e mbajti,Dhe sedrënë nuk e ndajti,Nuk e harroi mëmëdhenëDhe lirin’ e Skënderbenë,I huaj në vëndit tënëS’shkelte dot, se nuk ish thënë

Page 21: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

20

Retë muntte të përpinte,Në Shqipëri s’munt të vinte;Fill e vetëm shqipëtariUdhëtonte si m’i pari,Me mbledhët të pleqësisëShihej pun’ e ShqipërisëLigë kishin të vërtetën,Që sbukuron gjithë jetën,Kishin udhë urtësinë,Besë kishin njerëzinë,Udhërëfenjës e dritëKishin gjithë mirësitë.Gjithë sa qenë të parëDhe me mënt e kordhëtarë,Q’i dhanë jetë TyrqisëE nder të math Shqipërisë,Të tër’ ishin shqipëtarëSa bënë punë të mbarë,Si Qyprilit’ e të tjerëBurra me emr’ e të ndjerë.Shqipëtari mbretëronte,Ajy lëftont’ e gjykonte.

Shqipëria ishte zonjëE kishte të madhe pronjë,Shqipëria kurdoherëKa nxjerrë trima të vlerë,

Page 22: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

21

Mehmet Alin’, Ibrahimnë,Gjikënë, Gjolekë trimnë,Rrapon e Ali Pashanë,Silahdarë e ShkodranëE shumë njerës të tjerë,Si këta dhe më të ndjerë.Ishte vash’ e ShqipërisëAjo zonj’ e urtësisë,Dora Distra nga Përmeti,Q’ish në diturit si deti.Gjithë gravet u ka dhënëNder dhe mëmëdheut tënë.E kush e bëri Morenë?Gjithë shqipëtarë qenë.S’ish shqipëtar Marko Suli?Xhavella e Miauli?Bubulina e Kanari?Shqipëtar bir shqipëtari.Me armët të ShqipërisëIu hoth themeli Greqisë,Po grekërët e pabesë,Që iu bënë zot Moresë,S’e duanë shqipëtarë,Kërkojnë t’i bëjnë varrë!Po kush bën në këtë jetëVarr’ e shokut, bije vetë.Nukë trëmbet shqipëtari

Page 23: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

22

Nga greku e nga bullgari,Nga Mal’i Zi, nga SërbiaNukë trëmbet Shqipëria.S’trëmbet kurrë shqipëtari,Dhe sot ësht’ ajy i pari,Bota gjith’ e kanë parëNë luftëra shqipëtarë,Plevna, Shipka s’u harua,Koha shumë s’u mërgua.Neve muntmë venetjanëtDhe barbarët e romanët,Turqinë edhe Persinë,Afrikënë e Hindinë.

Gjithë njerëzit e dinëKush e bashkoi Italinë.Cilët për vdekj’ e për kokëGaribaldi kishte shokë?Shqipëtar ishin të tërë,Ata punë kanë bërë.Edhe sot lul’ e TyrqisëJanë djemt’ e Shqipërisë,Njerës t’urt’ e të vërtetë,Të ditur e pa të metë.Edhe sot është i zotiShqipëtari si qëmoti,Çdo punë që ka punuar,

Page 24: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

23

Kurdo e ka trashëguar.Këto të vërteta janë,E të rrema brënda s’kanëNjeriu po të mësonjë,Këto do t’i kupëtonjë.Eshtë fjalëz e vërtetë,Që tjatërë komp në jetëS’i arrin dot shqipëtarit,Burrit trim e punëmbarit.Ka nxjerrë e do të nxjerrëShqipëria kurdoherëBurra t’urt’e të vërtetë,Ka pasur dhe do të ketë.I ka dhënë perëndiaGjithë ç’donte Shqipëria,Se e ka ngrehur përjetëZot i math e i vërtetë.Shqipëria s’copëtohet,Kurrë nukëvarfërohet,Posi hëna përsëritet,Kurrë nukë kahënitet.

Gjithë ç’jemi shqipëtarë,Jemi një fis e një farë, Kemi të tërë një shpresë,Një gjak, një gjuhë, një besë,Besë kemi perëndinë

Page 25: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

24

Dhe ligë vëllazërinë,Jemi gjithë shqipëtarë,S’jemi të çar’ e të ndarë,Jemi shtëpi e fëmijë,At’ e mëm’ e bir e bijë.Mëmë kemi ShqipërinëEdhe motër urtësinë,Kemi ndihmës trimërinë,Mëm’ e atë perëndinë,Se asaj i prumë besë,Të gjith’ atje kemi pjesë.

S’jemi as turq as kaurë,Mos e thoni këtë kurrë,S’jemi grekër as bullgarë,Jemi vetëm shqipëtarëKy emërë na ep nderë,Pa s’na duhenë të tjerë,Kemi gjuhëzënë tënë,Zot’i math na e ka dhënë,Dhe komp e mëmëdhe kemi,Të humbur në jetë s’jemi.Ajy që s’do mëmëdhenëDhe kombin e vetëhenë,Dhe gjuhënë që flet vetë,S’është njeri i vërtetë.Ata quhen tradhëtorë,

Page 26: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

25

Janë të mjer’ e të gjorë,Faqezes e gënjeshtarëDhe të paqën’ e të marrë,E lenë mënjanë nderëE lipin derë më derëAta janë posi berriEdhe të ndyrë si derri.Nder e vjeftë s’munt të ketëNjeriu i tillë në jetë.Gjithë ç’jemi shqipëtarë,Jemi një s’jemi të ndarë,Kët’ emërë mjaft e kemiDhe na ep nder kur e themi,Eshtë emr’i Skënderbeut,Emr’i gjithë mëmëdheut,Me kët’ emrë të bekuarTanëtë janë lëvduar.Selenik e tatëpjetëKa qënë dhe do të jetëVënd’i tër’ i ShqipërisëMe ndihmët të perëndisë.O ju fqinjtë e pabesë!Mos bini me atë shpresë,Shqipëria s’copëtohet,Shqipëtari nukë ndrohet. Ju e njihni shqipëtarë,E kini parë më parë,

Page 27: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

26

Po mos delni nga kufitëEdhe lini marrëzitë.Që të kemi miqësinëTë gjithë dhe dashurinë,S’ka njeri të marrë pjesë,Për të zonë do të mbesëI zoti ‘shtë shqipëtari,Ajy që ka qën’ i pari,S’ka njeri tjatërë pjesë,Pa nukë ka besa-besë.Shqipëria ka të zonë,Q’e ka pasur gjithëmonë,Me qënë gjall shqipëtari,Ç’kërkon greku dhe bullgari?Dhe Mal’i Zi e SërbiaÇ’kërkojnë nga Shqipëria!Hiquni, o të pabesë!Se e zeza do t’u presë!Djemt’ e Skënderbeut përjetëJanë burra të vërtetë,Ç’e pandehtë shqipëtarë?Të vdekur, q’i bëni varrë?S’e dini ç’u ka punuar?S’më ngjan t’i kini haruar.Kush ia ka me të pabesëShqipërisë, do të vdesë,Do të vdes’ e të humbasë,

Page 28: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

27

Nga nakari të pëlcasë,Shqipëria do të rronjë,Paskëtaj të mbretëronjë.

Në pastë nër shqipëtarëPakë grekër e bullgarë,Pakë shqipëtarë janëVallë nëpër fqinjtë tanë?Ne duam vëllazërinë,Dashurin’ e miqësinë,

Pa luftës s’i trëmbet kurrë,Shqipëtari është burrë.Edhe Evropa e tërëSonte me ne është bërë,Se të drejtën ne e kemi,Ne të zott’ e vëndit jemi.

Sot për sot Maqedhonia,Thesprotia, Mollosia,Dhardhania, Iliria,Paravea, HaoniaQë u thoshinë qëmotiBota, po s’u thosh i zoti,Bëjnë gjithë Shqipërinë,Edhe fqinjtë ton’ e dinë.Tani, djemt’ e mëmëdheut!

Page 29: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

28

O të bijt’ e Skënderbeut!Ju, o vëllezër e shokë!Pa mblithni mënttë në kokë,Xgjuhuni, o shqipëtarë,Se afëroi dit’ e mbarë!Mos vini veshnë në botë,Si të dojë le të thotë.Gjithë ç’jemi shqipëtarë,Jemi një komp e një farë,Edh’ e tërë ShqipëriaEshtë një si perëndia.Lereni mënjanë fenë,Të shikojmë mëmëdhenë,Të jemi miq në mest tënëDhe shokë, si kemi qënë,Ta shtojmë vëllazërinë,Dashurin’ e miqësinë.

Jemi djemt’ e mëmëdheutGjithë dhe të Skënderbeut,Sicili le të besonjëSikundër të kupëtonjë,Po feja të mos na ndanjë,Në xgjedhë të mos na mbanjë.Përpiqi për vethet tuaj,Mos për bot’ e për të huaj.Eshtë dit’ e diturisë

Page 30: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

29

Sot e koh’ e urtësisëS’bën dot punë marrëzia,Padija e foshnjëria,Poshtë ndarja e nakari,Qoftë lark nga shqipëtari,Rroftë bashkimi përjetë,Q’e fali zot’i vërtetë!Ta kemi vëllazërinë,Miqësin’ e urtësinë,Një fjalë gjithë të themiE një dëshirë të kemi:Të nderojmë mëmëdhenë,Gjuhënë e vetëhenë,Shqipërinë ta shpëtojmë,Së gjithash ta lartësojmëAtë kemi gjithë mëmë,Në të huaj nuk’ e lëmëPa njeri të mos kuxonjëTa pres’ e ta copëtonjë.Shqipëri, o jetëgjatë!Ty të kemi mëm’ e atëDhe për ty do të lëftojmë,Gjersa të të trashëgojmë!Për ty gjithë, dit’ e natë,Mejtohemi gjer’ e gjatë.Ti kurrë s’prishesh, s’shkretohesh,7 As drobitesh, as pengohesh.

Page 31: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

30

Më ke gjithë bukuritëE të tëra mirësitë:Ke fusha me lule shumë,Lumënj të mbëdhenj pa gjumë,Male të lart’ e të veshur,Buzën’ e detit të qeshur;Gjithë gazë ta dha zoti,Ta ka falur që qëmoti;Më je dritëzë në dritë,Me të gjitha mirësitë.Për ty shumë do të thoshe,O Nuseja bukuroshe!Ti s’plake kurrë në jetë,Posi perëndia vetë!Vdekja edhe pleqëria,Shëmëtimi, dobëtia,Ty s’ta zënë dot pëqinë,Mësa zënë perëndinë!Ke pjell’ aqë të vërtetë,Sa s’nëmërohen në jetë,Pa ke pjellë SkënderbenëE gjithë trimat sa qenë.Ke sot djem t’urt’ e të mirë,Trima me shumë dë shirë.Nukë vdesin shqipëtarët,Janë vet’ata të parët.Dardha nënë dardhët bije,

Page 32: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

31

Dit’ e sotme qe dhe dije,Nukë shuhet njerëzia,Vdes e ëma, rron e bija,Rron i biri, q’është vetëI ati që qe ndë jetë.Trëndafili, që ep er1%,Çeletë sërish në verë.Ju priftërë mjekër gjatë,Q’u quan kombi uratë,Uratë e perëndisë,Q’është drit’ e gjithësisë,Munt të bëhi të pabesëPër të mirët të Moresë?

Hrroni dot mëmëdhenë?E pse? Ç’e kemi Morenë?Krishti grek nukë ka qënë,Dhe besën ata s’e bënë.Dhe ju hoxh’ e ju dervishëMos shihni xhami e kishë,Si kisha ‘shtë dhe xhamia,Tekdo është perëndia,Pa të tërë njerëzinëZot’ i math e ka të tinë,Se përpara perëndisëNj’është tuf ’ e njerëzisëKush ka zëmrë të qëruar,

Page 33: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

Naim Frashëri

32

Munt të jet’ ajy m’i çquar,Se po vetëm urtësiaN’afëron te perëndia.Ta doni keq perëndinë,Po bashkë me Shqipërinë.Shqipëri, të qofsha falë!Të kam mëm’ e më ke djalë,Në gjit tënt ngrihem e bije,Ti ke fuqi perëndie,E mer në gjit bukurinëDh’e nxjer prapë kur hap gjinë.Trëndafil’ i kuq me palë,Që nga gjiri yt ka dalë,Është gjaku i një mbreti,Që prëhje ndë gjit tënt gjeti.Nga të mos nxjerç lule m’erëTi, që këllet kurdoherëNdë gji vetë bukurinë?Gjithë tek ti ven’ e vinë.Parrajs’ e vërtetë vetë Është Mëmëdheu në jetë.

Page 34: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

PARAJSA

33

Page 35: Naim Frashëri · Naim Frashëri PARAJSA poemë Kolona: Letërsia e Rilindjes Kombëtare Design & Layout: ORBIS, Prizren Ky libër është i formatit eBook. Botimet Filozofia Urbane

9 789951 641050

ISBN 978-9951-641-05-0