mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76a62502-8dd5-4e27-807e-c... · web viewme pakon e re...

21
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA PROCESVERBAL Mbledhja e Tretë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës Prishtinë, 8 shtator 2015 Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë, P-38 Morën pjesë: i. Anëtarët e KKZHE-së - Isa Mustafa, Kryeministër - Hykmete Bajrami, ministre e MTI-së – koordinatore e KKZHE-së - Abdullah Hoti, ministër i Financave - Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë - Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik - Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Valon Murati, ministër i Diasporës - Hanefi Muharremi, zv/ministër i Ministrisë se Infrastrukturës - Anila Statovci, zv/ ministre e MASHT - Ferat Shala, zv/ ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor - Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës - Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës - Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit 1

Upload: others

Post on 03-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVOQEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

PROCESVERBAL

Mbledhja e Tretë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 8 shtator 2015Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë, P-38

Morën pjesë:

i. Anëtarët e KKZHE-së

- Isa Mustafa, Kryeministër - Hykmete Bajrami, ministre e MTI-së – koordinatore e KKZHE-së- Abdullah Hoti, ministër i Financave- Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë- Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik- Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Valon Murati, ministër i Diasporës- Hanefi Muharremi, zv/ministër i Ministrisë se Infrastrukturës- Anila Statovci, zv/ ministre e MASHT- Ferat Shala, zv/ ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor- Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës- Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës- Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit - Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane

ii. Pjesëmarrës të ftuar

1

Page 2: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

- Muhamet Mustafa, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës- Qemajl Marmullakaj, drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik- Lulzim Rafuna, drejtor i Doganave të Kosovës- Nahit Sharku, u.d. i drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës - Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, MTI- Lulzim Syla, kryeinspektor, Inspektorati i Tregut, MTI- Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv, Agjencia e Ushqimit dhe

Veterinarisë- Shpend Balija, drejtor ekzekutiv, Këshilli i Investitorëve Evropian- Albert Matoshi, drejtor ekzekutiv, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare- Scott Cameron, USAID- Ilir Salihu, këshilltar i lartë i ministres së MTI-së- Alban Bokshi, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale- Sytrime Dervisholli, drejtoreshë e Departamentit të Tregtisë – MTI- Elmaze Pireva, udhëheqëse e Departamentit për Diplomaci Ekonomike, MPJ

* * *

RENDI I DITËS

1. Hapja e takimit - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë2. Fjala e Kryeministrit Mustafa3. Miratimi i Rendit të ditës dhe Procesverbalit të Mbledhjes së Dytë të KKZHE-

së - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë4. Përmbushja e detyrave nga mbledhja e Dytë e KKZHE-së – Sekretariati i

KKZHE-së5. Raportim i kryesuesve të Grupeve punuese të KKZHE-së

5.1. GP për çështje legjislative dhe adresimin e ankesave të investitorëve ndaj institucioneve – Ministri i Drejtësisë

5.2. GP për çështje tregtare dhe adresimin e barrierave tregtare – Ministrja e MTI-së

5.3. GP për përmirësimin e klimës së të bërit biznes, investime publike dhe investime në infrastrukturën e cilësisë – Ministrja e MTI-së

5.4. GP për tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve nga Diaspora në Kosovë – Ministri i Diasporës

6. Pakoja e re fiskale (në fuqi nga 1 shtatori 2015) – prezantim nga Ministria e Financave

6.1. Akciza e brendshme në lëngjet e gazuara dhe jo të gazuara - AKB

6.2. Humbja dhe avullimi i produkteve gjatë transportit – OEAK

7. Ecuritë në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, hapat e ardhshëm - Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të ZKM

8. Mbyllja e takimit, caktimi i datës për mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së - Ministrja e MTI-së

2

Page 3: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

1. Hapja e takimit - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë

Takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik u hap nga znj. Hykmete Bajrami, Ministre e MTI-së, njëherësh koordinatore e KKZHE-së.

Ministrja Bajrami: Më lejoni të theksoj se në mes të takimit të parë dhe të dytë të KKZHE-së janë themeluar grupet punuese të KKZHE-së, të cilat sot do të raportojnë për arritjet e tyre. Ne po ashtu kemi formuar grupin punues për hartimin e draft-ligjit për Fondin për Garantimin e Kredive, me ndihmën e pakursyer të donatorëve të shumtë, para së gjithash të USAID-it.

Para një jave, më 1 shtator, pakoja e re fiskale ka hyrë në fuqi, dhe presim që të ketë ndikim në zhvillim të sektorit privat. Për këtë temë sot do të kemi një prezantim nga Ministria e Financave. Është bërë progres në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim nga Zyra për Planifikim Strategjik e ZKM-së, prej të cilës presim të na tregojnë se ku qëndrojmë me progresin e këtij dokumenti.

Për të përshkruar zhvillimet dhe progresin e arritur për muajt e fundit, ftoj Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa të marrë fjalën.

2. Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa: Faleminderit Ministre znj. Bajrami. Ju përshëndes të gjithëve në këtë takim, asociacione të bizneseve, ministra, deputetë.

Përkundër takimeve të shumta politike gjatë muajve të kaluar, gjatë kësaj vere ne kemi mbajtur qëndrimin themelor për zhvillimin ekonomik, në punësim, që të ndihmojmë bizneset dhe të fillojmë t’i zgjidhim çështjet për të cilat ne jemi zotuar. Është duke u punuar në Planin Nacional për Zhvillim, ku Qeveria me të gjithë akterët relevant do të qartësojë rrugën, masat për një zhvillim më të shpejtë ekonomik për të definuar prioritetet në të cilat ne do të angazhohemi në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë ne jemi duke punuar në disa sektorë strategjikë sa i përket legjislacionit dhe përmirësimit të politikave të cilat mundësojnë tërheqjen e investimeve të huaja, nxisin investimet e brendshme, nxisin punësimin dhe rritjen e qëndrueshme të zhvillimit ekonomik. Disa prej tyre i kemi realizuar bashkërisht. Po ashtu pakoja fiskale ka filluar, dhe mund të them që secila pako fiskale nuk i kënaq të gjitha palët por jemi të bindur se është në dobi të të gjitha bizneseve, sepse mundëson lehtësimin e investimeve për arsye të zbritjeve të tatimeve doganore dhe TVSH-së për pajisje, makineri dhe material riprodhues i cili importohet nga jashtë, përshkallëzon TVSH-në për të mirat për qytetarë dhe lehtëson shportën familjare për ata që kanë të ardhura të ulëta dhe të mesme, gjë që ka qenë edhe ndryshimi i këtyre qëllimeve.

3

Page 4: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

Dhe me këtë, kemi krijuar jo vetëm balance zhvillimore por edhe balance sociale. Ne do të përcjellim me vëmendje efektet e pakos fiskale dhe do të nxisim dhe përkrahim punën e Komisionit të Konkurrencës si institucion i pavarur në mënyrë që të dëgjojmë edhe zërin e tyre, dhe varësisht nga ndikimet e politikës së çmimeve, ne në çdo rast do të marrim masa në mënyrë që ato t’i harmonizojmë me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Jemi duke punuar në hartimin e Ligjit për Investime Strategjike, të cilin nuk e kemi pasur deri tani në Kosovë; e kanë vendet përreth dhe ata po arrijnë që të tërheqin investime në vendet e tyre, dhe s’kemi asnjë arsye të mbesim mbrapa me këtë ligj. Është punuar mjaft në këtë ligj me të gjitha palët e interesuara në të për të përcaktuar të gjitha fushat dhe lëmitë strategjike të zhvillimit në të ardhmen edhe prioritetet e zhvillimit; po ashtu të përcaktojmë edhe projektet strategjike në pikëpamje të numrit të të punësuarve dhe në pikëpamje të vlerës së investimit në këto projekte, por edhe në pikëpamje të shtimit të vlerës së bizneseve dhe të efekteve të drejtpërdrejta dhe indirekte për biznese që do të kenë zhvillim në të ardhmen.

Edhe Ministrja tha që e kemi përgatitur Ligjin për Fondin për Garantimin e Kredive dhe është në procedurë të Kuvendit sidomos në përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme, dhe veçmas të përkrahim bizneset e të rinjve dhe grave në këtë fazë të parë të zhvillimit.

Jemi po ashtu në një fazë të shqyrtimit të alternativave të shfrytëzimit të energjisë elektrike, sepse të gjithë jemi koshientë me problemet që po përballemi, por aq më tepër stabilitetin që do të kemi në të ardhmen. Me MZHE po shikojmë mundësitë për të çuar përpara projektin e ndërtimit të Kosovës së re, dhe po ashtu të stabilitetit për të mbajtur me energji elektrike duke i shfrytëzuar resurset por po ashtu edhe duke pasur parasysh për t’u kujdesur për ambientin dhe për çmimin e energjisë elektrike që do ta paguajnë qytetaret që do të gjenerohet në investime të reja.

Pra, janë shumë balanca që duhet t’i bëjmë; si politike por edhe ekonomike. Jemi në marrëveshje me Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim si dhe me Bankën Evropiane për Investime për angazhimin e tyre në projekte të reja. Është arritur një marrëveshje në mes të Ministrit të Financave dhe BERZH-it. Do të bëjmë edhe marrëveshje tjera në suaza të Ballkanit Perëndimor, siç janë projektet e infrastrukturës, në radhë të parë të hekurudhës, autostradën që do të na lidh me Nishin – pra, 23 km të territorit tonë; projektet me sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, tek të cilat do të rriten rendimentet, si dhe projekte tjera infrastrukturore. Por gjithsesi, do të bëjmë përpjekje për projektet e BERZH-it dhe BEI-it që gjenerojnë zhvillim ekonomik. Pra, në mënyrë që të gjitha projektet të mos jenë në infrastrukturë; që efektet të jenë të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik.

Është duke u punuar nga Qeveria në projektin e Brezovicës. MTI po punon për përmbylljen e fazës së parë, dhe pritet nga investitori që të përmbush detyrimet që i ka marrë për 6 mujorin e parë, dhe shpresojmë se në 3 vitet e ardhshme të investojë 163 mil EUR në mënyrë që të bëhet hapja e mundësive të shfrytëzimit të potencialeve natyrore dhe atyre njerëzore.

Zbatimi i kontratave me investitorët e huaj është një çështje kyçe në të cilën Qeveria është shumë e interesuar të punojë me ta, pasi që nuk është vetëm

4

Page 5: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

Ministria e Drejtësisë dhe Gjykatat që merren me ta por edhe Qeveria për rritjen e efikasitetit të trajtimit të tyre dhe që bizneset të kenë një trajtim shumë më të mirë.

Jemi të interesuar që të kemi një përfshirje më të madhe të shoqërisë civile dhe gjithë opinionit në politikë-bërjen ekonomike në mënyrë që të zgjerojmë gamën në projektet zhvillimore si dhe përkrahje më të madhe të mediave, të cilat si pushtet i katërt, mund të luajnë një rol shumë më të madh në proceset e zhvillimit ekonomik, ku deri tani me këto probleme është marrë Qeveria direkt; për një jetë më të mirë, për një standard me te lartë dhe për një perspektivë më të shpejtë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Kurse për fushat tjera, më konkretisht do të flasin Ministrat tjerë të cilët po punojnë në fushat e ndryshme. Ju falënderoj shumë.

3. Miratimi i Rendit të ditës dhe Procesverbalit të Mbledhjes së Dytë të KKZHE-së

3.1. Kuorumi

Ministrja Bajrami theksoi se para se të fillojmë formalisht me takimin, dëshiroj të konstatoj kuorumin (ju përkujtoj që sipas Rregullores, Këshilli ka kuorum kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve). Prezent i kemi 14 anëtarë, kështu që konsideroj se ekziston kuorumi dhe mund të vazhdojmë punën.

3.2. Rendi i ditës

Ministrja Bajrami kërkoi konfirmimin formal edhe për agjendën e takimit të sotëm. Siç jeni njoftuar, përveç pikave të rendit të ditës që na kanë arritur me kohë, pra sipas marrëveshjes, para takimit të sotëm kemi pranuar edhe një propozim nga Këshilli i Investitorëve Evropian. Mirëpo, pasi nuk ka pasur ndonjë material të bashkangjitur, e kemi shtyrë për takimin e radhës që do të caktohet në fund të këtij takimi.

KKZHE aprovoi rendin e ditës siç ishte propozuar nga Sekretariati i KKZHE-së.

Ministrja Bajrami: sa i përket aprovimit të procesverbalit të takimit të dytë, Sekretariati i Këshillit e ka dërguar procesverbalin me kohë dhe nuk ka marrë ndonjë koment me shkrim, kështu që, ju kisha lutur, nëse keni ndonjë koment mund të komentoni edhe tani.

Agim Shahini (AKB): pati pyetje nëse ky takim është vazhdimësi e takimeve të Këshillit të Qeverisë së kaluar apo numërohet i treti nga Qeveria e re.

Ministrja Bajrami shpjegoi që është i treti me radhë në përbërje të re të KKZHE-së. Mirëpo mendoj se më me rëndësi janë çështjet që adresohen në këtë Këshill sesa se numri i takimeve të tij.

3.3. Procesverbali

A ka dikush tjetër diçka për të komentuar? - Nëse jo, atëherë mendoj se duhet të votojmë për miratimin e procesverbalit. Faleminderit, procesverbali formalisht miratohet.

5

Page 6: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

4. Përmbushja e detyrave nga mbledhja e Dytë e KKZHE-së

Ministrja Bajrami informoi se siç jemi pajtuar në mbledhjen e kaluar, Këshilli ka formuar grupet punuese për fusha të veçanta dhe u ka dhënë atyre detyra. Ilir Salihu, këshilltar i lartë i MTI-së do të paraqes progresin e përmbushjes së detyrave që janë dhënë në takimin e dytë.

Ilir Salihu (MTI) theksoi qe të gjithë anëtarët e KKZHE-së dhe institucionet e tjera kanë emëruar me kohë anëtarët e tyre në Grupet punuese dhe kjo dëshmon një përgjegjshmëri të lartë institucionale. Duke iu referuar dokumentit që ishte shpërndarë paraprakisht tek anëtarët e KKZHE-se, z. Salihu i përmendi disa pika të grupeve punuese tek të cilat i kanë kryer detyrat ose janë në proces, si p.sh. në pikën 6. për grupin punues për përmirësimin e klimës së të bërit biznes, që të analizojë kornizën ligjore dhe institucionale të sistemit inspektues në Kosovë, ne e kemi përgatitur në emër të grupit një rekomandim për sistemin e inspektimit në Kosovë, dhe në pikën vijuese do të raportojmë këtë rekomandim të grupit. Pastaj në pikën nr. 7, për grupin për çështje legjislative, ka pasur për obligim që të analizojë Ligjin për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim dhe të bëjë rekomandim për nevojën e plotësim-ndryshimit të këtij ligji. Pastaj Ministri Kuçi në pikën e radhës do të raportojë me progresin në këtë pikë. Në lidhje me pikën e 8-të dhe 9-të, ne e kemi pakon e re fiskale, dhe këtu e kemi Ministrinë e Financave dhe Doganat për t’u sqaruar me bizneset me kërkesat e tyre në lidhje me këtë pikë; dhe pika 10 ku Doganat kanë përcjellë procesverbalin e Këshillit konsultativ të cilin ne e kemi përcjellë te anëtarët e Këshillit, ndërsa për pikën 11 Doganat do të raportojnë sa i përket ndryshimit të Udhëzimit Administrativ që ishte kërkuar nga bizneset në takimin e fundit. Ndërkaq për pikën 12 është kërkuar nga KRRPP të raportohet për përfshirjen e klauzolave të arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik ku ne e kemi marrë një përgjigje nga KRRPP dhe e kemi përcjellë te anëtarët e Këshillit dhe presim nga OEAK të japin një koment nëse janë të kënaqur me përgjigje apo jo. Për piken 13 e cila është kërkuar nga OEK në lidhje me lehtësirat fiskale për investimet në hidroenergji dhe energjinë e ripërtëritshme besoj që kjo çështje do të përfshihet në pakon e re fiskale për të cilën do të diskutohet sot, gjatë këtij takimi.

Agim Shahini (AKB): kishte një koment lidhur me ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, ku sqaroi se ketë U.A për transport të mallrave e kishte nënshkruar më herët po që të mos merremi me atë se çka ka ndodhur më herët, por ta ndryshojmë këtë U.A.

5. Raportimi i kryesuesve të Grupeve punuese të KKZHE-së

Ministri Kuçi theksoi se GP për çështje legjislative dhe ankesa të investitorëve ndaj institucioneve është themeluar dhe do të kryesohet nga zv/Ministri Lirak Çelaj. Ai tha se pret një rol aktiv të këtij GP bashkë me KIESA-n për ankesat e investitorëve të huaj, dhe po ashtu të gatshëm të punojnë edhe në terren dhe këto ankesa të vihen në plotësim-ndryshimet e ligjeve të çështjeve që ndërlidhen me investitorët e huaj. Sa i përket adresimit të ankesave të investitorëve të huaj, ne kemi Ligjin për Gjykata në Gjykatën Themelore ku ekziston Departamenti për

6

Page 7: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

investitorët e huaj me 4-5 gjykatës. Po ashtu kemi marrë nga asociacioni i Komunave të Kosovës koncept-dokumentin për dhënien e tokës në shfrytëzim ku jemi duke punuar në të si një nga ligjet e rëndësishme i cili mund të shërbej për tërheqjen e investitorëve të huaj. Muhamet Mustafa (deputet i KK), theksoi se kohëzgjatja e kontesteve gjyqësore është shumë e gjatë dhe propozoj të shkurtohet në mënyrë radikale, pasi që po krijon probleme për investitorët e huaj. Pastaj theksoi se gjykatës të mirë kemi pak, d.m.th. 3-4 gjithsej. Z. Mustafa propozoi që KKZHE, të thërret Këshillin Gjyqësor në mbledhjen e ardhshme që të raportojë për gjendjen aktuale.

Ministri Kuçi theksoi se numri i gjykatësve është më i madhi në rajon për kokë banori përveç Sllovenisë, pastaj më shumë jemi marrë me çështje civile sesa pronësore, dhe po ashtu potencoi se kohëzgjatja e kontesteve është 6 muaj.

Ministri Murati tha se GP për tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve nga Diaspora është themeluar me kohë dhe si kërkesë e këtij GP ka dalë që të shtohet numri i anëtarëve të GP me një përfaqësues të Zyrës për Planifikim Strategjik të ZKM-së, një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë si dhe një përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Z.Murati Pashtu kërkoi të shikohet mundësia e angazhimit të këshilltarëve permanent edhe për GP tjera në mënyrë që të pasurohet dhe funksionalizohet puna e GP-se.

KKZHE u pajtua me propozimin.

Agim Shahini (AKB): propozoi që edhe një anëtar i komunitetit të biznesit t’i shtohet këtij grupi si anëtar permanent.

Ministrja Bajrami theksoi se numri i anëtarëve të këtij grupi punues nuk mund të shkojë në pafund, dhe nëse ndonjë biznes ka ndonjë problem dhe është anëtar i AKB-së, ju mund ta paraqitni këtë në Këshill. Po ashtu Ministrja Bajrami theksoi se MTI ka angazhuar këshilltarë të jashtëm për një analizë për trupat inspektuese në Kosovë, dhe ftoi Ilir Salihun që të flasë më tepër për këtë.

Ilir Salihu (MTI) tha që GP ka pasur dy takime në të cilat janë pajtuar për dy çështje. E para, për unifikimin e numrit të biznesit në Kosovë i cili do të bëhet nga MTI në bashkëpunim me Doganat dhe ATK përmes një softueri të ri; dhe çështja e dytë ka të bëjë me sistemin e mbikëqyrjes së tregut në Kosovë ku GP me ndihmën e një eksperti të angazhuar nga Banka Botërore ka bërë një hulumtim i cili ka evidentuar që ekzistojnë 36 trupa inspektuese të cilat shpeshherë bëjnë punë të ngjashme, pra ka dublifikim, ndërsa pas një ankete me bizneset del se një biznes vizitohet nga trupat inspektuese deri në 22 herë në vit. GP ka si rekomandim që ky numër i madh i trupave inspektuese të zvogëlohet në 15 përmes një ligji të vetëm për inspektimet.

Ministrja Bajrami tha se pajtohet me rekomandimin dhe theksoi se nëse anëtarët e KKZHE-së e shohin të arsyeshme, propozoj që të bëhet ri-draftimi i ligjit aktual të inspektimeve, dhe GP për legjislacion dhe GP për përmirësimin e klimës së biznesit të fillojnë të analizojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret që kanë nevojë për plotësim-ndryshim.

7

Page 8: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

Zv/ministri Ferat Shala tha se nëse ekzistojnë 36 trupa inspektuese dhe kemi 36 ligje apo rregullore, kemi mbi 100 akte nënligjore, d.m.th. është goxha fushë e gjerë dhe kjo do shumë kohë, pra këtë duhet ta kemi parasysh; po ashtu të konsultohet GP për Legjislacion dhe GP për Tregti.

Ministrja Bajrami tha se plani është që të bëhet eliminimi i dublifikimit të trupave inspektuese dhe zvogëlimi i tyre nga 36 në 15 ndihmon në këtë çështje dhe zvogëlon shpenzimet e buxhetit të Kosovës.

Agim Shahini (AKB) mendoj se kjo duhet të kaloj sepse për AKB kjo do të thotë një kontroll më i mirë, biznes formal dhe në të mirë të konsumatorit.

Zv/ministri Ferat Shala prapë po e përsëris, se kemi tri lloje të inspektimeve d.m.th. të ekzekutivit, legjislativit dhe juridik. Pra, është një fushë e gjerë që duhet të kemi kujdes sepse merr shumë kohë.

Ministrja Bajrami tha se e kuptoj natyrën komplekse të kësaj reforme dhe se merr shumë kohë, mirëpo reformat fillojnë nga këto çështje. Pra, kërkoj nga GP për legjislacion dhe GP për përmirësimin e klimës së biznesit të fillojnë të bëjnë një listë të të gjitha akteve ligjore që kërkojnë plotësim-ndryshim në fushën e inspektimit deri në takimin e radhës. Kurse për një analizë më të thuktë deri pas takimit të radhës. Tani kërkoj nga GP për tregti dhe barriera tregtare, nga zonjusha Sytrime Dervisholli të marrë fjalën për të raportuar për punën e këtij grupi.

Sytrime Dervisholli (MTI): Për shërbime janë duke u zhvilluar negociatat me vendet e CEFTA-s ku qëllimi i këtyre negociatave është liberalizimi i tregut dhe mundësia për qasje në treg për ekspertët dhe profesionistët duke u bazuar në Modën 4 të shërbimeve që është prezenca e personave fizik. Gjithashtu, draftimi i projektiligjit për Shërbimet është një tjetër fushë ku jemi fokusuar sepse është kërkesë e BE-së që ky ligj të bëhet së shpejti, gjë që është obligim që del nga MSA. Grupi Punues për Çështje Tregtare dhe Adresimin e Barrierave Tregtare ka mbajtur dy takime ku janë diskutuar tema të ndryshme, si: barrierat tregtare me vendet e CEFTA-s, tregtia në shërbime dhe rasti i qumështit.  Si rekomandime për çështjen e qumështit kemi vendosur pikat në vijim:

1. Kërkohet që Departamenti i Tregtisë të kontaktoj formalisht kompanitë importuese në Kosovë, tek importet e të cilave dyshohet për çmime më të ulëta se ato në tregun e origjinës, me qëllim që të kërkohet nga ata përmirësimi i deklarimeve-shitjeve aktuale. Në rast se këto kompani refuzojnë të bashkëpunojnë, atëherë të iniciohen procedurat ligjore për ndërmarrjen e masave anti-damping ndaj produkteve tregtare (qumësht), për të cilat ka dëshmi se janë të dampuara. 2. Kërkohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që në rastet e importit të produkteve me prejardhje me yndyrë bimore, të mos lejoj që ato produkte të mbajnë mbishkrime apo emra, që janë identikë me prodhimet me origjinë shtazore. 3. Kërkohet nga Inspektorati i Tregut që të mos lejoj një gjë të tillë tek shitjet me shumicë dhe pakicë në tregun e brendshëm dhe të intensifikoj kontrollin në pikat

8

Page 9: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

shitëse me qëllim që të sigurohet ndarja e qartë e produkteve me prejardhje me origjinë bimore nga ato me origjinë shtazore.4. Kërkohet nga Ministria e Bujqësisë, nxjerrja sa më e shpejtë e rregulloreve që rregullojnë standardet dhe specifikat teknike të qumështit dhe të produkteve të tij, të cilat mund të importohen apo prodhohen në Kosovë.5. Kërkohet që Departamenti i Tregtisë, të vazhdoj ta përcjellë nga afër gjendjen në sektorin e qumështit. Gjatë muajve qershor-korrik 2015 kemi bërë një hulumtim joformal në sektorin e qumështit, dhe del se gjatë viteve 2013-2015 përqindja e importit është e njëjte me vitet e kaluara dhe nuk është e lartë siç është paraqitur nga dy shoqatat e përpunuesve të qumështit. Të dhënat që i kemi pranuar nga Doganat për importin e qumështit me afat të gjatë përdorimi apo UHT në paketim të letrës dhe qumësht i freskët: Slovenia merr pjesë me 52%, Bosnja dhe Hercegovina me 20%, Serbia me 14% dhe Maqedonia me 12%.Ministrja Bajrami: MTI me Doganat dhe AUV kanë reaguar për problemin e qumështit dhe kërkoj nga AUV-i që të vazhdoj me kontrollin rigoroz të tyre, kurse nga Inspektorati i Tregut t’i kontrollojë afatet e tyre. Sa i përket importit, ai është i njëjtë gjatë viteve 2013-2015 siç u paraqit edhe nga z-sha Dervisholli, pra nuk është se ka lëvizur shumë. Ministri Krasniqi (MBPZHR): Problemi i qumështit nuk është vetëm përpunimi i tij, plasimi në treg, importi dhe eksporti. Këto janë probleme me të cilat po ballafaqohet krejt Evropa. Në Kosovë s’kemi protesta, së paku jo këtë vit. Mirëpo i keni pa protestat në Evropë ku Brukseli është ballafaquar me probleme ditëve të fundit. Komisioni Evropian ka ndarë 500 milion EUR për t’i mbështetur fermerët - prodhues të qumështit - që po ballafaqohen me probleme të krijuara për shkak të raporteve me Rusinë. Mendoj se duhet pasur kujdes të veçantë sa i përket çështjes së qumështit, së paku dy muaj më herët. Edhe pse vendet e rajonit kanë marrë masa të ndalimit të importeve ose caktimit të kuotave, ne jemi më liberal se krejt, dhe s’kemi marrë asnjë veprim të tillë. Derisa Serbia, ta zëmë, ka pasur probleme më pak se ne, me vendim zyrtar i ka caktuar kuotat e importit në funksion të mbrojtjes së prodhuesve të vet. Unë mbështes 100% parimet e tregut të lirë, por mendoj se nuk duhet të përjashtohet apriori caktimi i kuotave apo ndonjë barriere të përkohshme (sepse kjo nuk do të thotë se po shkelim parimet e ekonomisë se tregut të lirë) për të mbrojtur prodhuesit tanë, që nuk janë shumë të rrezikuar. Sa i përket pikës 4 ku kërkohet nga MBPZHR të nxjerr një rregullore që i rregullon standardet, kjo rregullore ekziston prej shtatorit të 2006-s. Është rregullorja 20/2006 që i përcakton standardet e cilësisë dhe kategorizimin e qumështit të freskët, dhe duke u bazuar në këtë rregullore, ne e kemi edhe kategorizimin e qumështit prej ekstra klasës, dhe pastaj në kategorizimin e klasit të parë, dytë, tretë e kështu me radhë. Ne bëjmë subvencionimin e qumështit sipas cilësisë bazuar në këto kategori, ku përcaktohet përbërja, pjesëmarrja e yndyrave, proteinat në qumësht, prezenca e mikroorganizmave, etj.

9

Page 10: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

Nga viti i kaluar ka filluar subvencionimi i qumështit sipas kategorive të cilësisë në bashkëpunim me AUV, të cilët i bëjnë analizat. Ndërsa përmes një projekti të MBPZHR dhe USAID dhe në bashkëpunim edhe me dy shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit është realizuar projekti i marrjes së mostrave të qumështit të freskët. Projekti po vazhdon me shumë probleme, për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy shoqatave të cilat ne po mundohemi dhe po shpresojmë t’i zgjidhim. Sa i përket importit, ne s’kemi kompetenca. Nëse doni, ne mund të marrim një vendim, i cili mund të jetë i Qeverisë së Kosovës, ku të parashihet që standardet që i kemi ne këtu, me i pasë edhe për pjesën e importit. Po të kishim kompetenca për import do të duhej menduar edhe për disa produkte bujqësore që po na vijnë prej fqinjëve, sepse janë duke na bërë shumë probleme me eksport. Vreshtarët tanë kanë probleme ta shesin rrushin e tyre në Shqipëri; i kanë 100 bllokada. Ne blejmë rrush nga Shqipëria pa asnjë problem; ku AUV dhe Dogana për ta lehtësuar punën kanë dërguar inspektorët në Morinë, thjesht për ta lehtësuar tregtinë me Shqipërinë. Ne nuk po gjejmë, deri tash, qasje te njëjte. Shpresojmë që në vizitën e ardhshme me ministren e MTI-së dhe Presidenten do t’i sqarojmë këto çështje. Dëshiroj që edhe ne të kemi qasje pak më të vendosur, për mbrojtjen e prodhuesve vendor, por jo me i dëmtu importuesit, por mos me pas as favorizime, se nganjëherë po ndodh qe po i favorizojmë importet në raport me prodhimet tona. Pra, të krijojmë mundësi të barabarta konkurrimi në treg.Mendoj se ka nevojë të fuqizohet pika e 3; Inspektorati i tregut me qenë më aktiv, më serioz dhe më transparent. Këtu përfshihen të gjitha inspektoratet.

Problemi është edhe, “mashtrimi” që bëhet duke i përzier produktet me prejardhje bimore dhe ato me prejardhje shtazore. Këtu janë bërë disa zhvillime pas angazhimeve të AUV, ku janë bërë dallime në paketime: ku më nuk quhet djathë por krem-djathë. Por ato duhet të jenë të ndara njëra me tjetrën krejtësisht. Inspektorati mund të luaj rolin kyç, t’i mbikëqyr supermarketet në mënyrë që qytetarët të mos bien në lajthitje se çfarë po blejnë. Kujdes të ketë edhe rreth interpretimit të aspektit shëndetësor të këtyre produkteve. Interpretimi për këtë çështje të jetë profesional.

Ligji i ushqimit nuk ka për ta ndryshuar këtë situatë. Por ndryshimi do të jetë me atë që jemi pajtuar, që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, duhet të transferohet nga ZKM tek Ministria e Bujqësisë. Kështu mund të hapet një kapitull tjetër, ku Ministria e Bujqësisë mund të ketë kompetenca për të bërë Udhëzimin Administrativ për çështje të ushqimit, sepse kompetencat që i kemi tani janë të ndërlidhura me AUV dhe me ZKM. Deri sa të rregullohet kjo çështje, ajo që duhet bërë nuk mbetet në kompetencë të Ministrisë së Bujqësisë por të AUV-së. Por ne do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim, gjithnjë duke pasur parasysh reformën institucionale, siç e përmenda, transformimin e AUV-së në Ministrinë e Bujqësisë. Ministrja Bajrami: MTI gjithnjë ka një shqetësim që disa raste nuk lajmërohen në MTI, dhe ne e kuptojmë vetëm prej mediave. MTI do të organizojë konferenca informative rajonale në mënyrë që të informoj bizneset për shërbimet që i ofron Qeveria dhe agjencitë e MTI-së dhe do të kërkoj nga bizneset edhe njëherë që t’i

10

Page 11: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

paraqesin të gjitha rastet në MTI. Për rekomandimin 4, nëse kemi një rregullore për kategorizimin e qumështit atëherë le të përdoret kjo rregullore nga MBPZHR.Agim Shahini (AKB): kërkoi një informatë nga Departamenti i Tregtisë i MTI-së ose Dogana e Kosovës se me çfarë përqindje mbulohet tregu i Kosovës me qumësht vendor? Sa krerë lopë kemi dhe sa përdoren për qumësht? - Sepse mendoj që këto të dhëna do të ndihmonin në adresimin e këtij problemi.Ministrja Bajrami theksoi se Kosova është deklaruar se është një vend për tregti të lirë ku së shpejti do të kemi edhe nënshkrimin e MSA-së; anëtare e CEFTA-s, dhe kur bëjmë propozime duhet të kemi kujdes. Bashkë me MF dhe MBPZHR do të bëjmë certifikimin e prodhimeve tona me standarde evropiane në mënyrë që të mos kemi barriera tregtare, dhe në këtë mënyrë nëse hasim në barriera tregtare pse jo edhe të kemi masa anti-dumping për prodhimet e importuara; dhe pse jo edhe masa reciprociteti. Tani po vazhdojmë me pikën e radhës - pakon e re fiskale, dhe ja jap fjalën e Ministrit të Financave z. Hoti.

KKZHE u pajtua në parim me rekomandimet e GP për çështje tregtare.

6. Pakoja e re fiskale (në fuqi nga 1 shtatori 2015)

Ministri Hoti: Unë do të flas më shumë për përgatitjet për implementimin e pakos së re fiskale e cila ka filluar së zbatuari me 1 shtator 2015 dhe e cila përfshinë tri ligje: për TVSH-në, të ardhurat në korporata dhe të ardhurat personale. Falënderoj OEK-un dhe OEAK-un për bashkëpunimin për këto ligje, po ashtu edhe Doganat dhe ATK-në për kontributin e tyre. Këto ligje ende kanë nevojë për përmirësime dhe po punojmë për implementimin e tyre duke u sqaruar bizneseve këtë pako fiskale. Deri tani e kemi diskutuar në publik Udhëzimin Administrativ për ligjin e TVSh-së, kurse Udhëzimet Administrative për ligjet e të ardhurave në korporata dhe personale do t’ju thërrasim. Këto udhëzime lidhen edhe me projektligjin për investime strategjike. Tani ftoj përfaqësuesit e Doganës dhe ATK-së që të flasin më në detaje për pakon e re fiskale dhe për Udhëzimin Administrativ për Transport, të kërkuar nga takimi i kaluar.

Nahit Sharku (ATK): Grupi punues për pakot fiskale të Ligjit për TVSH-në, Ligjit për të ardhurat në korporata dhe Ligjit për të ardhurat personale që dalin nga plani i Qeverisë janë bërë për nxitje të investimeve, të zhvillimit ekonomik, rritjen e të punësuarve dhe përmirësimin e bilancit tregtar. Për nxitje të zhvillimit ekonomik janë bërë lehtësira fiskale që përfshihen në ligjin për TVSH-në, si lirimi i importit për linjat prodhuese; nga 1 shtatori të gjitha bizneset kanë të drejtë për këto masa lehtësuese, pastaj lënda e parë lirohet për bizneset, mirëpo me përmbushjen e disa kritereve; lirimi për disa pajisje të teknologjisë së informacionit. Si pikë kryesore është edhe sqarimi i dykuptimësisë me legjislacionin paraprak dhe krijimin e procedurave të lehta në qasje të zbatimit të këtij legjislacioni. Sa i përket barnave, ligji i TVSH-së e parasheh normën e reduktuar për 8% për barnat nga vendet evropiane, pasi që më herët kjo ishte vetëm për barnat e rajonit, dhe kështu kemi një harmonizim të ligjeve me ato të BE-së, sepse në këtë mënyrë ndihmohen bizneset edhe në investimet e tyre edhe në barna. Kemi pasur takime me Shoqatën e Kontabilistëve të Kosovës dhe KAF-in për sqarime për pakon e re fiskale, ku para

11

Page 12: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

se të bëhet kjo, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kemi shqyrtuar 6 ligje të rajonit.

Lulzim Rafuna (Dogana e Kosovës): Ne kemi bërë inkorporimin e të gjitha kodeve në lidhje me pakon e re fiskale, dhe më duhet të theksoj se te linjat e prodhimit duhet të tregohet një prospekt pasi që me një ngarkesë nuk mund të kryhen të gjitha pajisjet e linjës së prodhimit. Sa i përket Udhëzimit Administrativ për Transport, ne e kemi kryer pjesën tonë dhe e kemi dërguar më 12 gusht 2015 te Ministria e Financave për komente, dhe po ashtu, më 17 gusht 2015 te bizneset, ku deri 09.09.2015 i presim komentet sipas aftit të caktuar prej 15 ditësh.

Florim Peci (këshilltar në MF): Desha të shtoj diçka për pakon fiskale se kodi doganor, në diskutim publik ku priten disa ndryshime si anekset: D, A dhe B, dhe do ketë disa elemente si pushime doganore ose me taksë 0. Sepse kemi Traktatin për komunitete të energjisë për mallrat të quajtura derivate të naftës. Po ashtu rreth U.A. të Transportit, desha ta plotësoj Drejtorin e Doganave; këtu kanë dalë edhe kërkesat e zbatimit të konkluzioneve të takimit të Prizrenit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, pikërisht pika 6, 7 dhe 8.

Arian Zeka (OEAK): Lidhur me legjislacionin e ri tatimor dëshiroj të theksoj se është krijuar një momentum i ri që obligon agjencitë e shtetit për mbledhjen e të hyrave që jo vetëm të mbikëqyrin këtë pako të re fiskale, por edhe të zbatojnë dhe implementojnë atë në gjithë territorin e vendit, dhe në këtë mënyrë bëhet formaliteti i plotë i biznesit, pasi që kjo sjell edhe një mjedis të barabartë tek të gjitha kompanitë në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me ligjin.

Agim Shahini (AKB): theksoi se në pikën e importit për lëndën e parë është lënë hapësirë për negocim në mes të Doganës dhe bizneseve, e cila mund të krijojë burokraci e pastaj edhe korrupsion. Pra, të bëhet me një vendim nga MF i cili liron të gjitha kompanitë nga taksat për lëndën e parë dhe teknologjinë prodhuese dhe jo 15 ditë para importit të produkteve të bëjë kërkesë në ATK për një gjë të tillë. Ne kemi pasur ankesa nga bizneset për importim të lëndës së parë që nga dita e parë, edhe pse nga drejtori i Doganave thotë se s’kemi pasur asnjë ankese deri tani. Kur kemi kërkuar sqarime nga ATK na kanë thënë që ende nuk i kemi formularët e gatshëm dhe ende s’kemi grupe punuese , kurse për import të produkteve të gatshme është implementuar që nga dita e parë. Pra mos të negociojmë me askënd. Kur thuhet se janë liruar drithërat, luledielli nuk është liruar pasi që kemi të bëjmë vetëm me një prodhues të lulediellit i cili edhe e importon farën e lulediellit; ai i është nënshtruar taksës 29,8%. Mendoj se pakoja e re fiskale duhet të ndryshojë sepse mendoj se nuk do të jetë vetëm kjo që është tani. Një sqarim tjetër do të ishte se a lirohet edhe nga Dogana pasi që deri tani folëm vetëm për TVSH? Sqarim tjetër shtesë është edhe pragu i TVSH-së. Sipas ATK–së i kemi 1,700 kompani, d.m.th nga 50, 000 EUR është zbritur në 30,000 EUR, dhe për çregjistrim të tyre shkon deri në 1 vit.

Ministri Hoti: për çështjet teknike besoj se kolegët nga ATK dhe Doganat do të përgjigjen ndaj pyetjeve tuaja, mirëpo dua të sqaroj diçka që këtu nuk po flasim për servilitet ndaj njërit apo tjetrit biznes, por po flasim për një bashkëpunim më të mirë

12

Page 13: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

të bizneseve për qartësimin e ligjit. Kështu që kisha pasur dëshirë të kemi një komunikim më të mirë të gjuhës që flitet këtu. Pres një partneritet nga agjencitë e bizneseve siç kemi pasur me OEK dhe OEAK pasi që edhe kanë ftuar zyrtarët e ATK-së për t’i sqaruar Udhëzimet Administrative për bizneset, dhe presim edhe nga ju në të ardhmen të kemi një bashkëpunim të tillë.

Lulzim Rafuna (Dogana e Kosovës): Kur fola për lirimet thashë që nuk kemi pasur ankesa për makineritë e prodhimit; pra të jemi të qartë. Kurse për lëndën e parë, i takon ATK-së nëse ato janë të liruara me U.A. ne i lirojmë nëse jo ne i ngarkojmë me taksa.

Nahit Sharku (ATK): Gjithnjë kur bizneset kanë ankesa unë i pyes se a e kanë lexuar ligjin dhe udhëzimet, dhe shpeshherë përgjigja është jo. Për atë kemi problem. 3 ligjet tregojnë kriteret bazë të lirimeve dhe për 2 të fundit kërkohen U.A. të cilat janë gati për nënshkrim. Pastaj folëm për ç ‘regjistrimin i cili tani është 60 ditë, jo një vit si në ligjin e kaluar, siç tha z. Shahini. Deri sot i kemi 10 kërkesa të cilat kanë afat prej 15 ditësh për shqyrtim. Mirëpo ne nuk do presim atë kohë, do të fillojmë menjëherë me shqyrtimin e tyre dhe nënkuptohet vetëm për bizneset që janë prodhues.

Ministrja Bajrami: Me pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime tatimore. Ne po ashtu, e edhe ministritë tjera të linjës jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha shoqatat e biznesit.

Arian Zeka (OEAK): I kisha lutur të gjithë anëtarët aktiv dhe permanent që të kenë kujdes me gjuhën në këtë takim pasi që nëse flasim për servilitet atëherë flasim për servilitet te institucioneve të Kosovës ndaj bizneseve të Kosovës. Unë falënderoj Ministrinë e Financave për këtë pako të re fiskale e cila mund të them që deri diku i është përgjigjur kërkesave të biznesit.

Agim Shahini (AKB): Nëse jo për servilitet, atëherë le të përdoret termi lojalitet, dhe ne jemi të gatshëm për bashkëpunim.

6.1. Akciza e brendshme në lëngjet e gazuara dhe jo të gazuara

Agim Shahini (AKB):Akciza për 0.045 cent për një litër tek pijet jo-alkoolike mendojmë se është e tepërt pasi që prek në mënyrë direkte dhe indirekte 4, 000 të punësuar të këtij sektori dhe mbi 20 kompani.

Lumnije Ajdini (AKB):Unë do të bëjë një prezantim të shkurtë për akcizën në pijet jo-alkoolike që është një analizë krahasuese për kompanitë nga Kosova, rajoni dhe vendet evropiane, për të parë formën dhe normën se si aplikohet kjo akcizë. Shumica e këtyre vendeve ose kanë norma shumë herë më të ulëta se Kosova ose nuk aplikojnë fare akcizë për produktet jo-alkoolike.

Në Bashkësinë Evropiane nuk aplikojnë akcizë, mirë ata kanë një përparësi, sepse përmes normave të TVSh-së atje i japin një favor për pijet jo-alkoolike Tek ne Rregullorja 2006/8 i ngarkon bizneset tona me 0.045 cent për 1 litër. Në Shqipëri ka qenë 0.022 cent për litër por tani është zvogëluar në 0.014 cent për litër

13

Page 14: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

dhe kjo është vetëm për mbrojtje të ambientit. Bosnja e ka 0.005 cent për litër, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë 0, kurse në Serbi ka qenë deri në vitin 2005 kurse tani është tarifa 0.Kjo industri është në zhvillim e sipër dhe për ketë kemi dalë edhe me rekomandime si në vijim:

- Të bëhen politika stimuluese për barazimin e bizneseve vendore me ato rajonale;

- Të hiqet akciza dhe lirimi i lëndës së parë;- Të lirohen nga Doganat, të shtohen në listën e re për import për mallrat e

lëndës së parë që ende nuk e kemi marrë nga Ministria e Financave me tarifë 0 e premtuar nga takimi i 2-të i KKZHE-së nga MF;

- Të lirohen nga dogana ndërmarrjet të cilat importojnë teknologjinë dhe pajisjeve për prodhim pa kushte

- Të bëhet aplikimi i masave mbrojtëse për produktet e importuara nga jashtë me qëllim të nxitjes së ekonomisë vendore

- Të bëhet aplikimi i doganave seleksionuese; - Po ashtu edhe ligji anti-damping; të inkurajohen bizneset që ta shfrytëzojnë

këtë masë mbrojtëse.

Safet Gërxhaliu (OEK): Kjo analizë që u prezantua është e përgatitur në vitin 2013 nga BIBITA. Para 3 muajve kemi pasur takim (që e falënderoj Ministrin e Financave); 15 dërgesa i kemi dërguar, 9 takime i kemi pasur, dhe zotimi i tij i fundit ka qenë se ky problem do të mbyllet; jemi duke i hulumtuar alternativat për rimbursim të këtyre obligimeve dhe kjo të eliminohet. E falënderoj Doganën, Administratën Tatimore, në veçanti Ministrinë e Financave që kanë gjetur kohë ta dëgjojnë z. Bashkim Osmanin, të paktën 8 herë në takime, që këtë temë ta shtjellojmë.

Agim Shahini (AKB): Dua ta falënderoj Ministrin që ka shprehë gatishmëri që ta trajtojë këtë temë. Njëkohësisht, dua të theksoj se ky hulumtim nuk është kopje e askujt.

Ministrja Bajrami theksoi se ky takim nuk do të përdoret si arenë debatesh midis OEK-ut dhe AKB-së dhe i dha fjalën Ministrit Hoti.

Ministri Hoti theksoi se e ka dëgjuar prezantimin me vëmendje dhe do ta trajtojmë me seriozitet, por nëse hiqet kjo akcizë atëherë duhet gjetur hapësira tjera për ta mbuluar ketë apo duhet të rrisim akcizat tjera. Sipas llogarive tona na del që totali është 8 deri 12 mil EUR, por minimumi do të jetë 8 mil EUR. Ne kemi rritje në të hyra për trefish më shumë se rritje ekonomike dhe këtë çështje, po them edhe një herë, do ta trajtojmë me seriozitet.

6.2. Humbja dhe avullimi i produkteve gjatë transportit - OEAK

Arian Zeka (OEAK): Desha të paraqes një çështje në lidhje me avullimin apo humbjen e produkteve në peshë gjatë transportit dhe natyrës që këto produkte e kanë. Pra, tek ne kjo çështje nuk është e rregulluar mirë me ligj, pasi që nuk kompensohet pesha e humbur gjatë avullimit apo gjatë transportit për disa produkte. Sipas një analize nga vendet e rajonit dhe vendeve evropiane na del se nuk kemi Ligj për këtë çështje dhe kemi nevojë për këtë. Ose kjo çështje të rregullohet sipas kodit doganor, por ne mendojmë se me ligj do të ishte më mirë.

14

Page 15: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

Pra, rekomandojmë që GP për çështje tregtare dhe barriera tregtare të punojë në këtë gjë, apo rekomandojmë MTI-në bashkë me Ministritë tjera të iniciojnë procedurat për një ligj të ri për këtë çështje.

Ministrja Bajrami: Pajtohem me z. Arian Zeka, GP për çështje tregtare dhe barriera tregtare të bëjë identifikimin e ligjeve për ketë çështje. Ne në MTI p.sh., për derivatet e naftës do ta rregullojmë këtë me një nen të veçantë.

Lulzim Rafuna (Dogana e Kosovës): Ky është një problem me të cilin përballemi çdo ditë, në mungesë të ligjit, dhe pajtohem për nxjerrjen e një ligji të ri.

Ministrja Bajrami: Nëse rregullohet me kod doganor atëherë në rregull, nëse jo GP për çështje tregtare të dalë me rekomandime deri në takimin e radhës.

Nahit Sharku (ATK): Mendoj se direktiva evropiane e rregullon këtë çështje. Dhe mendoj se duhet të shfrytëzohet kjo direktivë; të caktohen vlerat minimale të humbjes.

Shpend Balija (Këshilli i Investitorëve Evropianë): U.A. dhe Rregullorja 11/2009 neni 401 dhe 402 nuk e lejon të rimbursohet kjo gjë. Në anën tjetër, shumë investitorë evropianë janë ankuar se procesi i një çështjeje është shumë i zgjatur pasi që disa çështje qe i kemi dërguar 3-4 muaj më parë ende nuk kemi përgjigje. Kemi përshëndetur pakon fiskale dhe presim nga Ministria e Financave të na dërgojë me listën me lehtësira dhe çështjet e adresuara të përshpejtohen.

7. Ecuritë në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, hapat e ardhshëm

Ministrja Bajrami: Nëse pajtoheni mund ta kemi një takim për progresin me përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim në mes të tetorit, dhe kërkoj falje që sot Zyra për Planifikim Strategjik nga Zyra e Kryeministrit nuk patëm kohë për t’i dëgjuar, dhe nuk kisha propozuar shumë takime pasi që pengon punën e Grupeve Punuese. Z. Marmullakaj, e keni fjalën.

Qemajl Marmullakaj (ZPS e ZKM): Gjatë fundit të kësaj jave, të gjithë Ministrat do të takojnë Kryeministrin për ketë strategji, dhe mendoj se do të jemi gati deri kah mesi i tetorit për një takim me bizneset.

8. Mbyllja e takimit, caktimi i datës për mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së

Ministrja Bajrami, tani do japim rekomandimet:

- GP për legjislacion në bashkëpunim me GP për përmirësimin e klimës së të bërit biznes: reforma në sistemin e inspektimeve - të bëhet skanimi i të gjitha ligjeve të inspektimit dhe në takimin e radhës të bëhet prezantimi i tyre dhe të pajtohemi parimisht për një reformë të tillë, pasi që do të ishte në të mirë të tregut dhe bizneseve;

- Grupi punues për çështje tregtare dhe barriera tregtare: u pajtuam që Departamenti i Tregtisë të bëjë kontaktimin formal me bizneset kur dyshohet

15

Page 16: mti.rks-gov.netmti.rks-gov.net/desk/inc/media/76A62502-8DD5-4E27-807E-C... · Web viewMe pakon e re fiskale, prodhimet tona tani janë 26% më lirë, dhe me U.A. paraqesim edhe pushime

për produkte të dampuara, të kërkojnë nga bizneset korrigjimin e çmimeve, e nëse ato nuk ndërmarrin veprimet e kërkuara, të filloj së zbatuari ligji anti-dumping.

- GP për çështje tregtare dhe barriera tregtare të punojë në zgjidhjen ligjore të çështjes së avullimit apo të humbjes në peshë të produkteve të caktuara.

- Ministria e Financave do të shqyrtojë akcizën për pijet jo-alkoolike dhe do të përgatis një përgjigje zyrtare deri në mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së.

Muhamet Mustafa (deputet i KK): Nëse dikush e dëmton konkurrencën fer, duhet të ndërhyhet në mënyrë radikale dhe mos ta lusim askënd.

Ministrja Bajrami: Ne po punojmë në bazë të ligjit, dhe do ta bëjmë kërkimin formal, pra t’i kërkojmë çmimet dhe të caktojmë afate kohore dhe nëse nuk përgjigjen t’i zbatojmë masat anti-dumping. A pajtoheni me rekomandimet deri tash? – Faleminderit rekomandimet janë aprovuar. Propozimet për temat e rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së, të dërgohen deri me datë 28 tetor, kurse takimin e radhës e propozoj me datën 11 nëntor, a pajtoheni? – Nëse keni propozime tjera?

Agim Shahini (AKB): Pajtohem për datën 11 nëntor. Mirë kishte qenë mirë me pas edhe një takim në tetor me biznese me çështje të ndryshme.

Muhamet Mustafa: Unë e kuptoj takimin e KKZHE-së të flitet në vija strategjike dhe nuk duhet të merremi me çështje teknike sepse po dyshoj se ky Këshill ndoshta nganjëherë më shumë po i pengon Ministritë në punën e tyre se sa po i ndihmon nëse mbajmë takime të shpeshta.

Ministrja Bajrami: Ne po pajtohemi për takimin e radhës së KKZHE-së të mbahet me 11 nëntor 2015, dhe të kemi një takim në mes të tetorit për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, e cila do të caktohet përmes e-mailit. Ju faleminderit.

16