mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · të...

51
Instituti Demokraci për Zhvillim I Seria: Interesi Publik | Nr. 5 | Prishtinë, 2015 | Sa kushton patriarkati? Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

Upload: others

Post on 10-Mar-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Institu

ti D

em

okra

ci p

ër

Zhvill

im

I S

eria: In

tere

si P

ub

lik | N

r. 5

| P

rish

tin

ë, 2

015 |

Sa kushton patriarkati?

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

Page 2: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

1

Sa kushton patriarkati?

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

Prishtinë, shkurt 2015

Page 3: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 2

E drejta e autorit © 2015. Demokraci për Zhvillim (D4D).

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citim të fragmenteve të shkurtra për qëllim të kritikës dhe kontrollimit, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, ruhet në sistem ku mund të përdoret serish, apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjeti elektronik, mekanik, fotokopjohet incizohet apo tjera, pa lejen paraprake të D4D-së.

Punim i përgatitur nga:

Ardiana Gashi dhe Artane Rizvanolli

Me kontribute nga:

Natalya Wallin, Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj.

Redaktuar nga:

Leon Malazogu dhe Besnik Pula

Page 4: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

3

Përmbajtja

Shkurtesat 4

Mirënjohje 4

Parafjalë 5

Përmbledhje, çështjet kryesore dhe rekomandimet 7

Rekomandime për politika 8

Hyrje 10

Metodologjia 11

Shqyrtimi i literaturës 13

Gratë Kosovare në Tregun e Punës 19

Së pari të arrihen shtetet e varfra 20

Segregimi Profesional 22

Çka i mbanë gratë në shtëpi? 24

Dallimet ndërmjet grave aktive dhe joaktive 24

Arsyet e vetëraportuara për mosaktivizim 28

Profili i Pjesëmarrjes: Analiza e regresit 31

Efekti i mundshëm në rritjen ekonomike? 35

Shtojca A: Përkufizimet kryesore të Pjesëmarrjes në Fuqinë Punëtore 39

Shtojca B: Modeli Probit dhe Rezultatet 41

Rezultatet Probit 42

Endnotat 45

Page 5: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4

Shkurtesat

PGFP Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore BPB Bruto Produkti Vendor ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës PTP Pjesëmarrja në tregun e punës AFP NSh

Anketa e Fuqisë Punëtore Ndërmarrje Shoqërore

Mirënjohje

D4D falënderon Fondacionin Heinrich Böll për përkrahjen në këtë projekt kërkimor si pjesë e një sërë punimesh lidhur me pengesat kryesore për zhvillimin e Kosovës. Falënderimet kryesore shkojnë për dy autoret si dhe Rrezarta Delibashzaden – për përkushtimin që e dhanë për shkak të rëndësisë së temës. Punimi nuk do të ishte i saktë në aspektin statistikor po të mos kishte qenë qasja në bazën e të dhënave të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) në Kosovë e mundësuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës si dhe nuk do ta kishte shijen personale pa tetë pjesëmarrëset e fokus grupit të cilat në mënyrë të sinqertë i ndanë mendimet e tyre. Gjithashtu shprehim mirënjohje për Rachel Smith Govoni (konsulente e Bankës Botërore) për mbështetjen teknike me të dhënat e AFP-së dhe për Natalya Wallin për kërkimin e shkëlqyeshëm të rasteve të ndryshme të studimit. Kontribut i çmuar është dhënë edhe nga ekspertë të ndryshëm si Valmira Rexhëbeqaj, Selim Thaçi, Hajdar Korbi, Mytaher Haskuka, Olivera Ceni, Berat Thaqi, Levent Koro dhe Besa Shehu. Ky raport ka përfituar edhe nga komentet e thukëta dhe sugjerimet nga shumë diskutues në takimin e të martës në D4D “Përse katër të pestat e grave nuk kërkojnë punë? Sa shpejtë do të mund të rritej ekonomia e Kosovës në rast të shfrytëzimit më të mirë të këtij burimi të pashfrytëzuar e mbajtur më 25 nëntor 2014.

Page 6: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

5

Parathënie

Vetëm një në dhjetë gra në Kosovë është e punësuar, dhe një në dhjetë do të dëshironte të gjente punë. Tetë në dhjetë as nuk janë të punësuara e as nuk kërkojnë punë – ato janë dekurajuar nga kjo për shkak se tashmë janë të zëna duke u kujdesuar për fëmijët dhe të moshuarit dhe për shumë arsye të tjera. Mungesa e transportit publik e bën të vështirë që gratë nga zonat rurale të shkojnë në vendin e tyre të punës, mungesa e shkathtësive të kërkuara e bënë gjetjen e punës pothuajse të pamundshme për to, derisa kultura patriarkale në Kosovë i heq nga lista shumë profesione si të papërshtatshme për gratë. Remitencat gjithashtu mund ta zvogëlojnë gatishmërinë për pranimin e punëve me pagesë të ulët. Përveç 80% të grave joaktive, rreth 40% e burrave janë gjithashtu joaktiv, ku gjithsej përbëjnë 60% të personave në moshë madhore në Kosovë që janë të aftë për punë. Me një përqindje aq të lartë të popullatës që nuk kontribuon në aktivitetin formal ekonomik, nuk është çudi që Kosova e ka të vështirë që të zë hapin me shtetet fqinj.

Jemi fuqimisht të bindur që pabarazia gjinore nuk është vetëm çështje e barazisë, por edhe faktori kryesor që e mbanë Kosovën të paarsimuar dhe të pazhvilluar. Hendeku gjinor në rezultatet e tregut të punës është shumë më i lartë në Kosovë se në rajon. Këto dallime sugjerojnë që ekzistojnë faktorë të theksuar specifik për gjininë në këtë kontekst që luajnë rol kyç në përfshirjen e gruas në aktivitet ekonomik. Si rezultat i kësaj, niveli disproporcional i papunësisë te gratë nuk mund të zgjidhet duke kërkuar rritje të përgjithshme të punësimit. Ndikim i madh në zhvillimin e Kosovës mund të bëhet vetëm nëse politikat e shënjestrojnë në mënyrë specifike papunësinë e grave.

Ndërmarrëset femra janë me siguri kategoria më e guximshme dhe inteligjente në vend. Shumicës së grave që janë të suksesshme në biznes, përveç gjetjes së mënyrës për të arritur tek përfitimi, iu është dashur të tejkalojnë shumë

Page 7: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 6

pengesa tjera – paragjykimet dhe dyshimet e familjes së tyre, shokëve e shoqeve dhe ta fitojnë besimin e klientëve të biznesit.

Gratë janë duke e subvencionuar në mënyrë efektive ekonominë me mesatarisht 2-5 orë më tepër të punës pa pagesë në ditë. Mirëpo argumentet e deritashme për barazi nuk kanë arritur ë mobilizojnë opinionin publik. Shpresojmë që ky punim të bindë lexuesit që përfshirja e grave është gjë e mirë jo vetëm për gratë por edhe për burrat, duke sjellë zhvillimin aq të nevojshëm për tërë vendin.

Si pikënisje studimore, ky punim filloi duke kërkuar të masë deri në të çfarë shkalle do të rritej niveli i zhvillimit në Kosovë sikur gjysma e grave joaktive të kërkojnë punë. Për shkak të mangësisë së të dhënave, autoret e panë nuk arritën që të kenë një shifër egzakte se sa do të rritej BPV-ja nëse do të rritej përqindja e grave në fuqinë punëtore. Edhe pse mungon një shifër e vetme, punimi paraqet dëshmi të mjaftueshme për efektet pozitive që do të kishin efekt të dukshëm për ekonominë kosovare.

Nëse gjysma e grave që nuk janë aktive (p.sh rreth 200,000) do të hynin në tregun e punës, me supozimin teorik që gjysma e tyre do të punësoheshin, një përllogaritje e thjeshtë e tregon një nivel të BPV-së 30% më të lartë se shifra aktuale e vitit 2013. Kjo përllogaritje nuk përcjell metodologji rigoroze dhe si e tillë bën tri supozime joreale: (a) që produktiviteti i grave që hyjnë në punësim do të ishte i njëjtë si mesatarja e personave të punësuar aktualisht, (b) tejkalimin e problemeve të shumta strukturore dhe (c) krijimin e 100,000 vendeve të reja të punës. Sidoqoftë, kalkulimi ilustron efektin masiv që do të kishte përfshirja e më shumë grave në aktivitet produktiv ekonomik do të ndikonte në nivelin e të hyrave në shtet dhe standardin e jetesës.

26 shkurt 2015

Leon Malazogu dhe Andreas Poltermann

Page 8: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

7

Përmbledhje dhe rekomandime

Përjashtimi i grave nga aktiviteti ekonomik del si pengesë kryesore për rritjen ekonomike. Përfshirja më e gjerë e grave në fuqinë punëtore aktive jo vetëm që do të ishte e mirë për barazinë gjinor do të ishte edhe shtytje shumë e madhe për zhvillim. Përfshirja e shumicës së këtyre grave në fuqinë punëtore aktive është interes kyç nacional në perspektivë afatgjatë, ndonëse do të ishte e padëshirueshme për autoritetet pasi që do ta rriste shkallën e papunësisë në perspektivë afatshkurtër.

Në krahasim me shtetet tjera, shkalla e përgjithshme e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është dukshëm me e ulët. Çfarë është më e rëndësishme për temën e këtij punimi, hendeku gjinor është gati 40%, që është pak përmbi një të tretën në krahasim me atë të burrave. Për sa i përket krahasimit me burra, Kosova del me keq se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

Pjesëmarrja e grave ndikohet nga një sërë tiparesh individuale dhe familjare: mosha, arsimi, gjendja martesore, të qenit kryefamiljar/e, përkatësia etnike, zona e banimit, madhësia e ekonomisë familjare dhe nëse anëtarët tjerë të familjes janë të punësuar. Mirëpo, ekzistojnë edhe faktorë tjerë të jashtëm tjerë nga ata individual/familjar që ndikojnë në pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore, siç është ekzistimi dhe lloji i mundësive të punësimit, paga e pritshme, ekzistimi i shërbimeve të përballueshme të kujdesit të fëmijëve dhe veçanërisht në sektorin privat, diskriminimi në tregun e punës (që së paku pjesërisht ndërlidhet me lindjen e fëmijëve dhe pushimin e lehonisë). Gjetjet kryesore që kanë dalë nga ky raport mund të përmblidhen si në vijim:

- Dëshmitë nga shtetet tjera sugjerojnë që rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore kontribuon në zhvillimin ekonomik;

Page 9: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8

- Shumica dërmuese e grave joaktive në Kosovë kanë shkollim të ulët apo të mesëm. Gratë e punësuara kryesisht gjenden në sektorin publik, duke kërkuar punësim më të sigurt dhe afatgjatë;

- Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore rritet me nivelin e arritjes arsimore (sa më e arsimuar që të jetë gruaja, aq më shumë ka gjasa që ajo të merr pjesë në tregun e punës);

- Gratë e martuara, të veja dhe të shkurorëzuara ka më pak gjasa që të marrin pjesë në fuqinë punëtore në krahasim me gratë që janë kryefamiljare;

- Tipare tjera urbane/rurale, rajonale/komunale ndikojnë në vendimin e grave për të marrë pjesë në tregun e punës, të udhëhequr nga një kombinim i ekzistimit të mundësive të punësimit dhe infrastrukturës (përfshirë transportin dhe kujdesin e fëmijëve);

- Gratë që jetojnë në familje më të mëdha kanë qasje më të mirë në mundësi të punësimit;

- Faktorët kulturor me sa duket, luajnë rol kyç në shpjegimin e nivelit të ulët të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore me ndarje të dukshme profesionale, lëvizshmëri të ulët, caktim të roleve gjinore, gjë që e mbanë Kosovën shumë prapa të gjitha shteteve të saj fqinjë.

- Në krahasim me burrat, gratë kanë më shumë gjasa që të jenë punonjëse se sa të vetëpunësuara dhe kanë më shumë gjasa që të jenë të punësuara në sektorin publik.

Rekomandime për politika

Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore në Kosovë shpjegohet nga një larmi e tipareve demografike dhe socio-ekonomike të grave dhe familjeve të tyre të cilat ky punim synon t’i përmirësojë përmes një sërë rekomandimesh.

Page 10: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

9

- Zvogëlimi i rezistencës së punëdhënësve për punësimin e grave duke e zvogëluar pushimin e lehonisë për gratë dhe duke ofruar pushimin atëror;

- Trajnimi profesional (përqendrimi në vlerat e larta të shtuara si ndërmarrësia dhe grantet për fillimin e bizneseve) të përshtatura për gratë;

- Më shumë investime për arsimimin e grave, të bëhen ato më të përshtatshme për punësim dhe të rritet fuqia e tyre për të fituar, që ka gjasa të rezultojë në role më të barabarta gjinore në familje dhe shoqëri;

- Rritja e kujdesit ndaj fëmijëve, përfshirë rritjen e numrit të institucioneve cilësore e të përballueshme;

- Përmirësimi i transportit publik (disponueshmëria, siguria, përballueshmëria dhe orari i punës), bën më shumë vende të punës të qasshme dhe rrit mundësinë e punësimit;

- Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të hapura për gratë, si në rolin profesional ashtu edhe në punët që kërkojnë shkathtësi të pakëta të cilat ekzistojnë me bollëk por të cilat janë ekskluzivisht të mbuluara nga burrat, si p.sh. shërbimi nëpër restorante apo vozitja e taksive.

Page 11: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 10

Hyrje

Të dhënat nga Anketa e Fuqisë Punëtore nga viti 2013 dhe 2012 tregojnë që 79 dhe 82 përqind (përkatësisht) të grave në moshën e punës në Kosovë janë joaktive, p.sh. që as nuk punojnë e as nuk janë në kërkim të punës. Përkundër shkallës së lartë dhe të vazhdueshme të grave joaktive, kjo çështje nuk është hetuar deri më tani dhe ky punim synon që ta plotësojë këtë boshllëk duke adresuar dy pyetjet e hulumtimit si në vijim:

- Çfarë përcakton vendimin e grave për të marrë pjesë në tregun e punës?

- Cili do të ishte efekti i rritjes së pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Kosovë?

Pjesa e parë e këtij punimi e shpjegon metodologjinë e përdorur për shqyrtimin e literaturës përkitazi me efektet që pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore ka në rritjen ekonomike. Pjesa vijuese e trason rrugën për këtë hulumtim duke ofruar informata kontekstuale për situatën e grave kosovare në tregun e punës dhe atë se si kjo krahasohet me shtetet tjera në rajon dhe përtej. Në vazhdim punimi shqyrton shkaqet e niveleve të ulëta të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Kosovë në bazë të analizës së të dhënave cilësore dhe sasiore, pasuar nga një diskutim për efektet e mundshme të rritjes së nivelit të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në ekonomi.

Page 12: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

11

Metodologjia

Ky punim e shqyrton literaturën relevante, analizon të dhënat nga Anketa e fuqisë punëtore, paraqet gjetjet nga diskutimi i grupit të fokusit dhe diskuton se si gjetjet e tij të hershme janë pranuar nga ekspertët dhe audienca e përgjithshme. Punimi e shtjellon ndikimin e mundshëm të rritjes së pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në rritjen ekonomike përmes një rishikimi të gjerë të kërkimit të mëparshëm. Shqyrtimi është përqendruar në studimet e fundit empirike, me theks kryesor në ekonomitë në tranzicion. Është organizuar grup i fokusit për të diskutuar ndikimin e mundshëm që pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore e ka në rritjen ekonomike në kontekstin e Kosovës.

Është kërkuar edhe mendimi i ekspertëve duke e ditur që mungonin studimet e mëparshme për këtë temë në Kosovë, si dhe të dhëna të rregullta kohore (të dhënat e BPV-së janë në dispozicion që nga viti 2000, derisa të dhënat e AFP-së mungojnë për vitin 2010 dhe 2011). Konsultimet me ekspertë u përqendruan në udhëzimet për politikat që do të mund ta rrisnin pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore.

Mostra për Anketën e Fuqisë Punëtore e vitit 2012 është bazuar në regjistrimin e popullatës të vitit 2011. Të dhënat e fundit lidhur me AFP-në në Kosovë janë përdorur për të krahasuar treguesit e tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera, si dhe për të analizuar tiparet e grave joaktive dhe arsyet për mosaktivizimin e tyre. Shqyrtimi i përcaktuesve të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore për Kosovën është ndërmarrë duke e shfrytëzuar bazën e të dhënave të AFP-së të vitit 2012 dhe duke u përqendruar në moshën e punës së popullatës siç është përkufizuar në AFP (15-64). Për lexuesit që nuk kanë njohuri rreth koncepteve kyçe të ekonomisë së punës, lexojeni Shtojcën A ku i kemi diskutuar përkufizimet kryesore lidhur me AFP-në.

Për të fituar një pasqyrë të qartë të faktorëve që i shtyjnë

Page 13: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12

gratë në Kosovë të dalin nga tregu i punës, është organizuar një diskutim me një grup të fokusit. Grupi i fokusit përbëhej nga tetë gra që përfaqësonin një grup të larmishëm: p.sh. të martuara, të pamartuara, nëna, gra nga zonat rurale dhe urbane, gra me mosha të ndryshme dhe arsimim të ndryshëm. Pjesëmarrëset në grupin e fokusit u identifikuan duke e zbatuar metodologjinë e topit të borës në kuadër të secilit grup të synuar. Pyetjet kryesore janë përgatitur në bazë të kërkimeve të mëparshme dhe diskutimi ishte i hapur për çfarëdo teme tjetër që konsiderohej e rëndësishme për pjesëmarrëset.

Është organizuar një takim për testimin e gjetjeve kryesore pas paraqitjes së draftit të parë të raportit. Pjesëmarrësit në këtë takim ishin ekonomiste, aktiviste, hulumtuese dhe eksperte të çështjeve gjinore nga institucione qeveritare, institute të ndryshme dhe organizata të shoqërisë civile. Komentet dhe sugjerimet e rishikuara gjatë takimit ishin adresuar me kujdes dhe raporti ishte rishikuar në bazë të tyre.

Page 14: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

13

Shqyrtimi i literaturës

Fuqizimi ekonomik i grave, përfshirë pjesëmarrjen e tyre më të madhe në fuqinë punëtore, njihet si çështje e rëndësisë së veçantë për rritje ekonomike.1 Tabela e paraqitur më poshtë paraqet një përvijim të dëshmive lidhur me marrëdhënien ndërmjet pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore dhe rritjes ekonomike.

Pabarazia gjinore është qartazi çështje sistematike dhe duhet të adresohet si pengesa kryesore për zhvillim dhe rritje gjithëpërfshirëse. Një studim tjetër nga Banka Botërore2 tregon që barazia gjinore, që e përfshinë akumulimin e arsimimit, shëndetësisë dhe aseteve dhe përdorimi i atyre të mirave për t’i shfrytëzuar mundësitë ekonomike dhe për gjenerimin e të hyrave, mund ta rrisë efikasitetin ekonomik dhe rezultatet në tri mënyra kryesore. E para, heqja e barrierave që parandalon gratë nga qasja e njëjtë me burrat në arsim, mundësi ekonomike dhe rezultate produktive, mund të gjenerojë përfitime të mëdha në produktivitet. E dyta, përmirësimi i statusit të grave ushqen shumë rezultate tjera zhvillimore, përfshirë ato për fëmijët e tyre. E treta, të gjitha këto ka gjasa të mëdha që të rezultojnë në institucione dhe zgjidhje të politikave më gjithëpërfshirëse andaj edhe drejtim më të mirë të zhvillimit për shtetin.

Page 15: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14

Page 16: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

15

Një grafikon krahasues (shih faqen tjetër) është publikuar së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Page 17: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16

Humbjet në BPV si rezultat i zbrazëtirave ekonomike gjinore në shtete të caktuara (paraqitur si përqindje e BPV)3

Page 18: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

17

Nga përdorimi i të dhënave nga gjashtëmbëdhjetë shtete me të hyra të larta përgjatë periudhës 1890 deri 2005, është vërejtur që njëri studim në mënyrë empirike e ka shqyrtuar ndikimin e rritjes ekonomike në pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore (PGFP).4 Gjetjet e fituara tregojnë raport relevant statistikor me kthim të lartë, ndërmjet pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore dhe BPV-së për kokë banori. Kjo nënkupton që në fazat e hershme të zhvillimit ekonomik, rritja fillimisht e ulë pjesëmarrjen e grave në tregun (formal) të punës, dhe vetëm më vonë asocohet me punësim më të lartë të grave. Sipas Boserupit,5 kjo është për shkak të qasjes më të mirë në arsim dhe teknologjive të reja të cilat i heqin gratë nga fuqia punëtore gjatë fazës së hershme të zhvillimit ekonomik. Me vazhdimin e zhvillimit, gratë fitojnë qasje në arsim dhe teknologji dhe pjesëmarrja e tyre në fuqinë punëtore rritet. Dëshmitë për marrëdhëniet e formës-U mbështeten edhe nga studimi hulumtues6 i cili i shfrytëzon të dhënat e ILO-s nga 134 shtete nga vitet 1950, 1960, 1970 dhe 1980.

Një studim i mëvonshëm7 raporton që gratë në mënyrë efektive e subvencionojnë ekonominë me mesatarisht 2-5 orë të punës shtesë pa pagesë në ditë më shumë se burrat dhe vlera monetare e punës pa pagesë të kujdesit është vlerësuar të jetë nga 10% deri përmbi 50% të BPV-së. Studimi konkludon që një shtesë tjetër prej 20-60% të BPV-së do të shtohej nëse kontributi i fshehur i punës pa pagesë do të njihej dhe vlerësohej. për më tepër sikur shkalla e punës me pagesë të grave të ishte e njëjtë me atë të burrave, BPV-ja në SHBA do të rritej me 9%, në Eurozonë me 13% dhe Japoni me 16%. Ndikimi në shtetet në zhvillim është vlerësuar në 14% deri në vitin 2020 dhe 20% deri në vitin 2030. Një studim i ngjashëm nga Aguire et al. (2012) ka vlerësuar që rritja e punësimit të grave në nivelin e burrave do të mund të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në BPV me 5% në Shtetet e Bashkuara, 9% në Japoni, 12% në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 34% në Egjipt. Për më tepër, studimi

Page 19: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18

thekson që ndikimi ka gjasa që të nënvlerësohet pasi që gratë kanë më shumë gjasa se burrat që të investojnë pjesë të mëdha të të ardhurave në arsimimin e fëmijëve te tyre, gjë që në periudhë afatgjatë e ushqen edhe më tutje rritjen ekonomike. Hulumtimi në shtete individuale edhe më tepër i mbështetë këto gjetje. Një gjetje tjetër është që kostoja e diskriminimit gjinor është substanciale andaj duhet të jetë brengë qendrore në çfarëdo politike nanometrike që e ka si synim rritjen e të ardhurave për kokë banori për periudhë afatgjatë.8 Cavalcanti dhe Tavares kanë gjetur që 50% e rritjes në zbrazëtirën gjinore në paga shpie në zvogëlim të të ardhurave për kokë banori deri në çerekun e të ardhurave fillestare. Interpretimi për këtë marrëdhënie është shpjeguar me dy arsye kryesore: Zvogëlimi i drejtpërdrejtë i pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore dhe efekti i drejtpërdrejtë përmes rritjes së fertilitetit.

Në përdorimin e të dhënave të përbashkëta nga gjashtëmbëdhjetë shtete indiane përgjatë periudhës 1961-1991, gjejmë dëshmi që rritja prej 10% në raportin gra-burra nga numri i përgjithshëm i punëtorëve do t’i rrisë të ardhurat për kokë banori me 8%.9 Me përdorimin e modelit të rritjes afatgjatë të zhvilluar për shtetet BRIC, Lawson e shikon ndikimin ekonomik të pjesëmarrjes më të madhe të grave në fuqinë punëtore gjatë dy dekadave të ardhshme.10 Duke filluar me zbrazëtirën aktuale gjinore në shkallën e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, ajo supozon që zbrazëtira gjinore në secilin shtet do të përgjysmohet gjatë dekadës së ardhshme (2008-2017) dhe pastaj prapë do të përgjysmohet përgjatë viteve 2018-2027, duke e mbajtur shkallën e pjesëmarrjes së burrave në nivel konstant. Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare, nëse e krahasojmë atë me parashikimin e pabarazisë gjinore të pandryshuar, përfitimet graduale në rritjen mesatare vjetore të shkallës së BPV-së do të mund të ishin afërsisht 1.5% në Turqi dhe Egjipt, dhe diku 1% në Indi, Iran, Meksikë, Nigeri dhe Pakistan. Edhe Kina, ku pabarazia gjinore është e ulët, do të mund të shihte rritje

Page 20: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

19

graduale prej 0.3% në rritjen vjetore të BPV-së. Efektet do të shiheshin edhe në rritje më të madhe në të ardhurat për kokë banori. Në Indi, të ardhurat për kokë banori do të mund të ishin 10% më të larta se sa në skenarin e marrë si bazë deri në vitin 2020, dhe 13% më të larta se sa rasti i marrë si bazë deri në vitin 2030. Në Brazil, përmirësimi do të mund të ishte rreth 5% deri në vitin 2020.

Si përmbledhje, dëshmitë ekzistuese e mbështesin hipotezën që barazia e përmirësuar gjinore dhe në kontekst të këtij kërkimi, rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore kontribuon në rritje më të madhe ekonomike. Madhësia e ndikimit është e ndryshme dhe kjo është edhe e pritshme duke i pasur para sysh situatat e ndryshme në secilin shtet dhe konjukturat e ndryshme institucionale dhe sociale të pranishme në secilin shtet.

Gratë kosovare në tregun e punës

Sipas të dhënave nga Anketa e fundit e fuqisë punëtore (AFP), nga viti 2013, vetëm një në pesë gra të moshës së punës në Kosovë ka marrë pjesë në tregun e punës (p.sh. që ose janë të punësuara ose kërkojnë punë aktivisht), derisa pjesa tjetër janë joaktive (p.sh. nuk janë të punësuara dhe nuk kërkojnë punë aktivisht). Nga kjo del se shkalla e aktivizimit të grave në Kosovë është afërsisht një e treta e burrave të moshës së punës (në vitin 2013 ishte 60%). Gratë të cilat janë në tregun e punës kanë më shumë gjasa të jenë duke kërkuar punë vazhdimisht. Si konkluzion, hendeku gjinor është shumë i lartë – vetëm 13% e grave të moshës së punës janë të punësuara, në krahasim me 44% të burrave të moshës së punës (të krahasuar në diagramin më poshtë).

Page 21: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 20

Struktura e popullatës së moshës së punës sipas gjinisë, AFP 2013. Burimi: ASK 201411

Dëshmitë më lartë zbulojnë ngecje të dukshme gjinore në të gjithë treguesit kyç të tregut të punës në Kosovë, si rezultat i së cilave gratë përbëjnë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore të pashfrytëzuar. Grafikoni më poshtë paraqet shkallën e joaktivitetit të burrave dhe grave në krahasim me vendet tjera.

Së pari të arrihen shtetet e varfra

Situata e grave në tregun e punës në Kosovë dhe dallimet gjinore të paraqitura më lartë, dalin edhe më të habitshme kur të krahasohen me shtetet tjera. Ngecja gjinore është pothuajse 40%, që është sa një e treta e asaj të burrave. Sa i përket raportit me burrat, Kosova rangohet edhe me keq se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia (ndonëse dallimi në përqindje është pak më i lartë atje me zbrazëtirë 45% dhe 44% përkatësisht). Performuesit më të dobët në Evropë –Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria (me dallime prej 27, 25 dhe 22 pikë të përqindjes, përkatësisht) – qëndrojnë mjaftë më mirë se sa Kosova.

Page 22: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

21

Shkalla e PFP dhe zbrazëtira gjinore në Kosovë dhe shtete tjera. Burimi: AFP, 2013 (ASK, 2014) dhe WDI (2014)12

Page 23: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22

Segregacioni profesional

Përveç dallimeve në nivelet/shkallët e punësimit, dallimet gjinore ekzistojnë edhe për sa i përket tipareve të punësimit. Në krahasim me burrat, gratë kanë më shumë gjasa që të jenë punonjëse se sa të vetëpunësuara dhe kanë më shumë gjasa që të jenë të punësuara në sektorin publik. Shifra më poshtë i paraqet përqindjet e punësimit sipas llojit të punëdhënësit si për burrat ashtu edhe për gratë.

Përqindja e punësimit në bazë të llojit të punësimit, sipas të gjinisë

Page 24: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

23

Përqindja e punësimit në bazë të llojit të punëdhënësit, sipas gjinisë Burimi ASK: AFP 2012 (ASK 2013)13

Ekzistojnë dallime edhe për sa i përket sektorit të punësimit. Punët e mbuluara nga gratë janë më tepër të përqendruara në arsim, shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale dhe tregti, që përbëjnë gjithsej 50% të punësimit të përgjithshëm të këtij grupi (21%, 17% dhe 13%, përkatësisht). Punësimi i burrave në anën tjetër, është më i shpërndarë në të gjithë sektorët. Përveç tregtisë dhe arsimit, që janë sektorët kryesor për punësimin e grave dhe burrave (me 13% dhe 7%, përkatësisht), sektori i prodhimtarisë dhe ndërtimtarisë është punëdhënësi kryesor i burrave Kosovar (me 16% dhe 12%, përkatësisht). Një vështrim i thjeshtë apo leximi i kërkimeve të punës, zbulon që kamarierat dhe vozitësit janë gati gjithmonë burra, derisa kujdesi për të moshuarit apo fëmijët, apo shërbimet e pastrimit janë rezervuar për gratë.

Si përfundim, ekzistojnë dallime të dukshme gjinore si për kah madhësia ashtu edhe tiparet e punësimit ndërmjet burrave dhe grave. Pjesa në vijim i shqyrton shkaqet prapa këtyre dallimeve.

Page 25: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24

Çfarë i mban gratë në shtëpi?

Pjesët më sipër e kanë ilustruar pjesëmarrjen e ulët të grave në tregun e punës, në krahasim me rajonin dhe përtej, si dhe në krahasim me burrat. Derisa shkalla e ulët e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Kosovë mund t’i atribuohet, se paku pjesërisht, situatës së përgjithshme të tregut të punës, mundësitë e kufizuara të punësimit si të vetme nuk mund ta shpjegojnë zbrazëtirën masive gjinore që e kemi vënë re. Kjo pjesë e punimit hulumton arsyet e mosaktivizimit të grave. Pjesa e mbetur e kësaj pjese paraqet një analizë të të dhënave sasiore dhe cilësore nga (1) arsyet e vetëraportuara për mosaktivizim në AFP-në e vitit 2012, (2) diskutimi i grupit të fokusit me gratë që nuk janë aktive në aspektin ekonomik të organizuar për qëllim të këtij raporti, (3) vështrimi i tipareve të grave aktive përballë atyre joaktive në Kosovë, dhe (4) Analiza e regresionit të përcaktuesve të AFP-së në bazë të të dhënave kuantitative nga AFP e vitit 2012.

Dallimet ndërmjet grave aktive dhe joaktive

Ekzistojnë disa tipare të qarta të cilat i tregojnë arsyet prapa mosaktivizimit. Arsimimi luan rol më të madh në pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore më tepër se atë të burrave, p.sh. ekzistojnë dallime të dukshme në shkallën e pjesëmarrjes ndërmjet grave me niveleve të ndryshme të arsimit. Gratë që e kanë përfunduar arsimin terciar kanë dy herë më shumë gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës në krahasim me ato që e kanë kryer arsimin e mesëm si nivelin më të lartë të arsimit, derisa ato që e kanë kryer arsimin e mesëm kanë pesë herë më shumë gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës në krahasim me ato që e kanë të kryer vetëm arsimin fillor. Ky rezultat është në përputhje me pritshmërinë teorike: gratë e arsimuara gëzojnë më shumë gjasa dhe mundësi më të mira punësimi,

Page 26: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

25

andaj edhe kanë motivim më të madh për të kërkuar punë.14 Një gjë interesante është që të diplomuarit në shkollat e mesme profesionale kanë më shumë gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës se sa të diplomuarit në shkollat tjera, gjë që ndoshta reflekton (relativisht) më shumë mundësi punësimi për këtë grup.

Aktiviteti ekonomik në bazë të nivelit të arsimit, sipas gjinisë (Burimi: Llogaritjet e bazuara në AFP 2012).

Gratë e shkurorëzuara kanë shumë më shumë gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës në krahasim me gratë tjera (figura më poshtë). Një shpjegim i mundshëm është që gratë vetushqyese kanë kosto më të lartë të jetesës, veçanërisht nëse kanë fëmijë.15 Një faktor tjetër mund të jetë presioni më i ulët që vie nga familja e gjerë që nuk e dekurajojnë punësimin e tyre. “Faktori nevojë” me sa duket gjithashtu është konfirmuar me gjasa më të mëdha te gratë që janë kryefamiljare që ato të jenë aktive në aspektin ekonomik, megjithëse ky rezultat duhet të merret me rezerva pasi që përqindja e grave kryefamiljare në mostër është shumë e ulët për të qenë në gjendje që të nxirren rezultate konkluzive.

Page 27: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26

Aktiviteti ekonomik në bazë të statusit martesor dhe efekti i “kryefamiljarit”. Burimi: llogaritjet e bazuara në AFP 2012.

Ekziston dallim i dukshëm në shkallën e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore sipas zonës së banimit. Gratë që jetojnë në zonat urbane kanë dy herë më shumë gjasa për të qenë ekonomikisht aktive në krahasim me ato që jetojnë në zonat rurale (26% dhe 13% përkatësisht). Ekzistojnë edhe dallime të dukshme rajonale: Prishtina ka nivel dukshëm më të lartë të pjesëmarrjes (37%), derisa Prizreni dhe Gjakova e kanë nivelet më të ulëta16 (figura më poshtë). Derisa dallimi ndërmjet zonave rurale dhe urbane me shumë gjasë shpjegohet nga kombinimi i faktorëve – p.sh. infrastruktura më e mirë (përfshirë infrastrukturën e transportit dhe institucionet e kujdesit të fëmijëve) dhe faktorët kulturor – nuk ka gjasa që po të njëjtit faktorë të kenë ndikuar në dallimet e mëdha rajonale. Kjo e fundit me më shumë gjasë shpjegohet me mundësi të ndryshme të punësimit që ekzistojnë në zona të ndryshme. 17

Page 28: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

27

Pjesëmarrja në fuqinë punëtore sipas rajonit. Burimi: llogaritjet e bazuara në AFP 2012.

Si konkluzion i faktorëve kulturor, me sa duket ekziston një korrelacion me dallimet etnike, duke pasur parasysh dallimet e vogla ndërmjet grave shqiptare dhe joshqiptare18 (18% dhe 21%, përkatësisht) për sa i përket pjesëmarrjes në fuqinë punëtore.

Nga perspektiva e politikave, është me rëndësi që të hulumtohet nëse ndihmë sociale ndikon në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore duke e zvogëluar motivin për të kërkuar punë. Dallimi duket të jetë i vogël në terme absolute, ku përfitueset e ndihmës sociale kanë deri diku më shumë gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës në krahasim me ato që nuk përfitojnë nga ndihma sociale (14% dhe 18%, përkatësisht). Kjo çështje është analizuar më tutje në pjesën e mbetur të kësaj pjese.

Analizat fillestare të të dhënave përshkruese nga AFP të paraqitura në këtë pjesë të punimit zbulojnë që gratë joaktive dhe ato aktive dallojnë më së shumti për sa i përket arsimimit, gjendjes martesore dhe zonës së banimit. Këto rezultate nxisin analiza më rigoroze të përcaktuesve të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore.

Page 29: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 28

Arsyet e vetëraportuara për mosaktivizim

Sipas të dhënave nga AFP e vitit 2012, ekzistojnë dallime të dukshme te arsyet e vetëraportuara për mosaktivizim ndërmjet grave dhe burrave në Kosovë. Dallimi më i habitshëm në këtë aspekt është dallimi ndërmjet përqindjes së burrave dhe grave të cilët kanë raportuar që kanë përgjegjësi të përkujdesjes apo përgjegjësi tjera personale/familjare si arsye për mosaktivizim (figura më poshtë). Të dhënat e zbulojnë që vetëm 0.1% të burrave joaktiv kanë raportuar që kjo është për shkak se duhet të kujdesen për fëmijët apo të rriturit me aftësi të kufizuara dhe 4% për shkak të përgjegjësive tjera familjare. Përqindjet respektive janë shumë herë më të larta të rastin e grave, me 9.5% dhe 18.7%, përkatësisht që nënkupton se gratë janë shumë më të angazhuara në kujdesin dhe përgjegjësitë tjera familjare.

Dallimet gjinore në mosaktivizim për shkak të përgjegjësive personale apo familjare në Kosovë dhe BE. Burimi: AFP 2012 (ASK 2013)19

Grafikoni më lartë tregon që as BE-ja nuk është imune ndaj

Page 30: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

29

dallimeve të shënuara gjinore në përqindjen e individëve joaktiv që raportojnë të jenë joaktiv për shkak të përgjegjësive personale apo familjare (rreth 10% e grave të moshës 25-54 në krahasim me 0.6% të burrave).20

Mirëpo, në rastin e BE-së, kjo përqindje është shumë më e ulët në krahasim me Kosovën – gjithashtu e kuptueshme duke e pasur para sysh përqindjen e përgjithshme të mosaktivizimit. Për më tepër ekzistojnë dallime të dukshme ndërmjet shteteve individuale në Evropë. Përqindja e grave të moshës 25-54 që janë joaktive për shkak të përgjegjësive personale apo familjare është e papërfillshme (më pak se 5%) në shtete si Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, kurse është e konsiderueshme në shtetet si Turqia, Malta, Maqedonia (rreth 50%, 30% dhe 25%, përkatësisht)21, ndonëse Kosova ngec shumë prapa edhe atyre shteteve që janë të fundit në Evropë. Dallimet gjinore në tregun e punës në Kosovë të sqaruara më lartë, me sa duket japin dëshmi të fortë që normat sociale, e në veçanti rolet e stereotizuara gjinore, janë faktori kryesor që i parandalojnë gratë Kosovare për t’iu bashkuar tregut të punës. Dëshmitë për efektet e normave sociale janë gjetur edhe në diskutimet e grupit të fokusit, të paraqitura në vijim.

Diskutimi i grupit të fokusit me gratë joaktive, e ka shtjelluar kryesisht efektin e normave sociale dhe faktorëve tjerë që janë të natyrës më kualitative. Të gjitha pjesëmarrëset në grupet e fokusit do të ishin të gatshme për të punuar, por asnjëra nuk ishin aktive në kërkim të punës, gjë që e konfirmon shkallën e lartë të mosaktivizimit të fituar nga AFP-ja. Shumica e pjesëmarrëseve asnjëherë nuk kishin kërkuar punë. Shpjegimet për mosaktivizim ishin të ndryshme dhe përfshinin përgjegjësitë familjare, arsyet që ndërlidhen me shëndetin, mungesën e informatave për vendet e lira të punës, dekurajimin pas përpjekjeve të dështuara për gjetjen e punës, mungesën e punëve në zonat e afërta, moshën, etj. Shumica e grave nuk ishin regjistruar

Page 31: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30

në zyrat publike të punësimit dhe as që ishin në dijeni për shërbimet që ofrohen nga këto zyra.

Pjesëmarrëset ndjeheshin që gratë të cilat jetojnë në zonat rurale kanë më shumë gjasa për të pasur barriera në kërkimin e punësimit, veçanërisht nëse jetojnë në shtëpi me shumë anëtarë të familjes së gjerë (p.sh. ekonomitë familjare që kanë më shumë se një qelizë familjare). Sa më e madhe që të jetë ekonomia familjare, aq më e madhe është barra mbi gratë dhe si rrjedhim aq më të ulëta janë gjasat që ato të punësohen (kjo çështje është shtjelluar edhe më tutje në pjesën vijuese të punimit).

Diskriminimi është përmendur si një brengë për punësimin e gruas në sektorin privat. Dy pjesëmarrëse (nga tetë gjithsej) të cilat kishin aplikuar për punë shumë herë, theksuan që sektori privat heziton të punësojë gratë për shkak të pushimit të lehonisë dhe mungesës së fleksibilitetit. Ekzistimi dhe përballueshmëria e kujdesit të fëmijëve gjithashtu u cituan si faktorë të rëndësishëm në vendimin e grave për të marrë pjesë në tregun e punës, veçanërisht nëse nuk ka kopshte të fëmijëve në afërsi të vendit ku ato banojnë. Mirëpo, edhe në rastet ku ekzistonin kopshte të fëmijëve, ato konsideroheshin si të papërballueshme nga gratë të cilat nuk kishin arsim të lartë dhe kishin potencial të ulët të fitimit të të ardhurave.

Për sa i përket llojit të punës që ato do ta bënin, gratë më të arsimuara thanë që do të dëshironin të kishin punë profesionale në fushën e tyre të ekspertizës, derisa gratë që e kishin përfunduar shkollën fillore kishin tendenca që ta citonin pastrimin dhe kujdesin e fëmijëve. Paga minimale e pranueshme për shumicën e grave në grupin e fokusit ishte 150 Euro neto, pas heqjes së shpenzimeve të transportit. Nga diskutimi u bë evidente që sa më i lartë që të jetë standardi i jetesës në ekonominë familjare, aq më e lartë ishte paga që kërkohej, p.sh. paga minimale për të cilën një

Page 32: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

31

person do të ishte i gatshëm që të punonte. Për gratë rurale, angazhimi në bujqësi për mbijetesë nuk paraqet barrierë që ato të punësohen pasi që bujqësia nuk është aktivitet me orar të plotë dhe mund të bëhet në kombinim me një punë tjetër.

Ndonëse asnjëra nga pjesëmarrëset në grupin e fokusit nuk ishte në ndihmë sociale, ato theksuan që pranimi i ndihmës sociale nuk do të ishte faktor që do të ndikonte në vendimin e tyre për të marrë pjesë në tregun e punës, pasi që pagesat e ndihmës sociale janë shumë të ulëta (janë diskutuar në nën-pjesën në vijim).

Profili i pjesëmarrjes: analizë regresi

Pas paraqitjes së statistikave përshkruese dhe dëshmive kualitative të arsyeve për mosaktivizim në pjesën e parë të kësaj pjese, analizë më rigoroze kuantitative e përcaktuesve të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Kosovë në bazë të të dhënave të AFP-së është paraqitur më poshtë. Kjo tabelë është thjeshtësuar për interes të përgjithshëm, derisa shtojca B paraqet më shumë informata rreth modelit Probit dhe matjet e sakta të ndikimit.

Përcaktuesit e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore

Variablat shpjeguese Ndikimi

Mosha Pozitiv

Mosha në katrorë Negativ

Martuar Negativ

E vejë/shkurorëzuar Negativ

Joshqiptare Pozitiv

Kryefamiljare Pozitiv

E paarsimuar Negativ

Arsim fillor Negativ

Arsim të mesëm Negativ

Page 33: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 32

Rezultati i analizës së paraqitur më lartë sugjeron që gratë më të arsimuara kanë më shumë gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës. Gratë që e kanë vetëm arsim fillor kanë më pak gjasa që të marrin pjesë në fuqinë punëtore (me 34%) në krahasim me gratë me arsim terciar. Kjo gjetje është e pritshme pasi që sa më shumë që gratë të kanë fuqi të fitimit të të ardhurave, qëndrimi në shtëpi i këtyre grave iu kushton me mundësi të humbura.22

Është gjetur që pjesëmarrja e grave në tregun e punës rritet deri në moshën 40, pas cilës moshë fillon të bie. Dëshmi nga shtetet tjera gjithashtu sugjerojnë që ekziston mosha e pikut, që shpjegohet me tendencën e grave që përkohësisht ta lënë tregun e punës gjatë kohës sa i kanë fëmijët.23 Në rastin e Kosovës, kjo moshë e pikut mund të nxitet pjesërisht edhe nga mundësitë e pakta për punësim për gratë e kësaj moshe: pasi që gratë ta arrijnë një moshe të caktuar – veçanërisht nëse nuk kanë pasur ndonjë përvojë të punës – bëhet edhe

Zonë rurale Negativ

Gjakovë Negativ

Gjilan Negativ

Mitrovicë Jo-domethënës

Pejë Pozitiv

Prizren Negativ

Ferizaj Jo-domethënës

Ndihmë sociale Jo-domethënës

Numri i fëmijëve nën moshën 5 Jo-domethënës Numri i anëtarëve të punësuar në familje Pozitiv

Madhësia e ekonomisë familjare Negativ

Numri i të moshuarve (65+) Negativ Institucione për kujdesin e fëmijëve Pozitiv

Page 34: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

33

më e vështirë për to që të gjejnë punë, andaj edhe dekurajohen dhe ndalojnë së kërkuari punë. Statistikat përshkruese nga AFP sugjerojnë që pjesëmarrja në fuqinë punëtore bie nga 21.9% për gratë e moshës 40-44 në vetëm 10.4% për gratë e moshës 55-59.

Në krahasim me gratë beqare, gratë e martuara dhe ato të veja kanë më pak gjasa për të qenë të angazhuara aktivisht në tregun e punës, me 10% dhe 5.5%, përkatësisht. Kjo gjetje me gjasa shpjegohet nga barra më e madhe që dy grupet e fundit e bartin për sa i përket kujdesit të fëmijëve dhe mirëmbajtjes së shtëpisë. Gratë që janë kryefamiljare është gjetur që kanë më shumë gjasa për të qenë pjesë e fuqisë punëtore me 6.3% se sa ato që nuk janë. Ky dallim me gjasa shpjegohet me barrën më të madhe financiare që gratë kryefamiljare duhet ta bartin, andaj edhe shërben si nxitje e fuqishme për të kërkuar punë.

Gratë nga ekonomi të mëdha familjare kanë më pak gjasa për të marrë pjesë në tregun e punës. Pasja e një anëtari shtesë në ekonomi familjare e zvogëlon mundësinë që gruaja të jetë ekonomikisht aktive me 1.2% - që me gjasë shpjegohet me barrën shtesë në shtëpi për të rinjtë dhe të hyrat më të mëdha që familja e madhe mund t’i gjenerojë.24

Një gjë që është në përputhje me gjetjet nga diskutimet e grupit të fokusit është që disponueshmëria dhe kostoja e kujdesit të fëmijëve është gjetur që ndikojnë në vendimin e grave për të hyrë në tregun e punës. Gratë të cilat jetojnë në komuna që kanë më shumë institucione publike25 të kujdesit të fëmijëve, kanë më shumë gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës.26

Dallimet rajonale dhe urbane/rurale që janë raportuar në statistikat përshkruese, janë konfirmuar me rezultatet regresive. Gratë nga Gjakova, Gjilani dhe Prizreni kanë dukshëm më pak gjasa që të jenë ekonomikisht aktive me 7%, 3.4% dhe 3.4% përkatësisht, në krahasim me gratë nga

Page 35: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 34

Prishtina, të cilat tejkalohen nga Peja (9.5%). Këto dallime rajonale kanë gjasa që t’i reflektojnë kushtet shumë të ndryshme të tregut të punës, p.sh. niveli dhe cilësia e mundësive të punësimit në dispozicion.

Rezultatet sugjerojnë që gratë të cilat jetojnë në zonat rurale kanë më pak gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës në krahasim me gratë që jetojnë në zonat urbane. Dallimi prej 12.3% mund të shpjegohet me një kombinim të dallimeve në (transport) infrastrukturë, mundësi punësimi dhe faktorë kulturorë. Dëshmi tjera që janë në përputhje me faktorët kulturor që e shtyjnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore vijnë nga krahasimi etnik ku gratë joshqiptare (p.sh. të komunitetit serb, turk, rom, egjiptian goran ashkali etj.) kanë më shumë gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës se sa gratë shqiptare (me rreth 5.6%).

Gratë me më shumë të afërm të punësuar është gjetur që kanë më shumë gjasa që të jenë aktive në tregun e punës. Pasja e një anëtari të punësuar në ekonominë familjare e rritë probabilitetin që gruaja të jetë ekonomikisht aktive me rreth 6%. Duke pasur parasysh madhësinë e vogël të shtetit dhe natyrën klienteliste (dhe nepotiste) të praktikave të punësimit, gratë me më shumë anëtarë të punësuar të familjes mund të kenë informata më të sakta dhe më të shumta lidhur me mundësitë aktuale dhe të ardhshme të punësimit.

Rezultatet nuk sugjerojnë që pranimi i ndihmës sociale e zvogëlon motivin e një individi për të kërkuar punë. Ky rezultat është ndoshta edhe i pritshëm duke qenë se kriteret për të hyrë në skemë janë strikte dhe niveli i ndihmës që pranohet është i ulët dhe nuk është e zakonshme që përfituesit të punojnë në tregun joformal dhe të mbesin në këtë skemë.

Analiza e ilustruar në këtë pjesë sugjeron që pjesëmarrja e grave ndikohet nga një sërë tiparesh individuale dhe

Page 36: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

35

familjare: mosha, arsimimi, gjendja martesore, të qenit kryefamiljar, përkatësia etnike, zona e banimit, madhësia e familjes dhe nëse ka anëtarë tjerë të punësuar të familjes. Mirëpo, ekzistojnë edhe faktorë tjerë të jashtëm për individin/ekonominë familjare që ndikojnë në pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore, si prania dhe lloji i mundësive të punësimit, paga e pritshme, ekzistimi i shërbimeve të përballueshme të kujdesit të fëmijëve, dhe veçanërisht në sektorin privat, diskriminimi në tregun e punës (që së paku pjesërisht ndërlidhet me lindjen e fëmijëve dhe pushimin e lehonisë).

Efekti i mundshëm në rritjen ekonomike?

Shqyrtimi i literaturës ka treguar që rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore është ndërlidhur me rritje më të madhe ekonomike në shtetet tjera, dhe statistikat e paraqitura kanë treguar që ekziston masë e madhe e fuqisë së pashfrytëzuar punëtore në Kosovë. Shifra më poshtë paraqet strukturën e fuqisë së pashfrytëzuar punëtore në Kosovë (p.sh. joaktiv apo të papunësuar) sipas gjinisë dhe statusit në tregun e punës. Gratë përbëjnë 61% (521,398 nga 853,265) të individëve të pashfrytëzuar në dispozicion të moshës së punës (joaktiv apo të papunësuar). Grupi i grave joaktive është dy herë më i madh se ai i burrave joaktiv, gati

për një të tretën më i madh se grupi aktual i individëve të punësuar (338,364 në vitin 2013), dhe më shumë se tri herë më i madh se grupi i individëve aktualisht aktiv por të papunësuar.

Grupi i fuqisë së pashfrytëzuar punëtore sipas gjinisë, 2013. Burimi: AFP 2013 (ASK, 2014)27

Page 37: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 36

Arritja e shkallës së pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore që është sa mesatarja e shteteve evropiane në tranzicion28 (48.8%) do të përkthehej me 166,130 gra shtesë në tregun e punës në Kosovë, p.sh 50% e personave aktualisht të punësuar. Përfitimet e aktivizimit të këtij grupi potencial të fuqisë së pashfrytëzuar punëtore do të ishin të shumëfishta:

- Përfshirja e kësaj fuqie të pashfrytëzuar punëtore në aktivitete ekonomike do të kontribuonte në BPV-në e shtetit, pa e rritur medoemos nivelin e produktivitetit, siç shihet nga përvoja e shteteve tjera.

- Edhe vetë aktivizimi i një pjese të grupit joaktiv të grave – edhe pa i punësuar ato menjëherë – do të sjelltë dobi në atë që do të bënte presion në tregun e punës dhe do t’i zvogëlonte pagat në treg. Në anën tjetër kjo mund të rrisë gatishmërinë e firmave/ekonomive familjare për të punësuar më shumë punëtorë dhe do ta rrisë konkurrencën në rajon (gjë që edhe më tutje do të kontribuojë në rritjen e punësimit).

- Mund të ketë efekt të shumëfishimit në aktivizimin e grave. Pra, në rast se më shumë gra (relativisht më pak të kualifikuara) do të punësoheshin në fushat si shërbimet shtëpiake apo kujdesit të fëmijëve, kjo do t’u mundësonte grave tjera (relativisht më shumë të kualifikuara) që të punojnë jashtë shtëpisë, duke e rritur kështu efikasitetin e ndarjes së punës në tërë ekonominë.

Përveç arsyeve të mosaktivizimit të grave në tregun e punës që janë analizuar në masë të madhe më lartë në këtë punim, rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore kërkon njohuri të nivelit të shkathtësive të grave joaktive. Vështrimi i strukturës së grave joaktive në Kosovë zbulon që gati dy të

Page 38: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

37

tretat e këtyre grave e kanë përfunduar vetëm arsimin fillor, derisa një çerek tjetër e kanë kryer arsimin e mesëm (figura më poshtë). Kjo strukturë sugjeron që shumë grave joaktive mund t’iu mungojë niveli i nevojshëm dhe lloji i shkathtësive që do t’ua mundësonte atyre punësimin, andaj edhe do të mund të përfitonin nga arsimimi (i mëtutjeshëm) përkatës që ndërlidhet me tregun apo trajnimi profesional.

Arsimimi i grave joaktive. Burimi: Llogaritjet në bazë të AFP 2012

Çfarëdo përpjekje për ta rritur aktivizimin/punësimin e grave për periudhë afatshkurtër duhet ta merr para sysh numrin e vendeve të punës që ka gjasa të krijohen përmes çfarëdo intervenimi përmes politikave, si dhe strukturën gjinore të individëve që kanë gjasa të punësohen. Pra, sektorët që kërkojnë punë intensive dhe ata që kanë tendenca për të punësuar më shumë gra – p.sh. bujqësia, procesimi i ushqimit dhe industria e tekstilit – mund të shënjestrohen nëse veçanërisht kërkohet punësimi i gruas.

Statistikat e paraqitura më herët në punim kanë treguar që, në krahasim me burrat, gratë në Kosovë janë më tepër të përqendruara në sektorin publik. Duke e pasur parasysh që

Page 39: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 38

mund të pritet rritje e dukshme e vendeve të punës në të ardhmen në sektorin privat, është e rëndësisë së veçantë që të inkurajohet përfshirja e grave në sektorin privat. Kjo mund të bëhet përmes disa masave për politika (paraqitja e pushimit atëror) dhe ofrimi i programeve trajnuese të ndërmarrësisë (dhe granteve për fillim të bizneseve) të përshtatura për gratë.

Një aspekt tjetër i problemit të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore që duhet ta kemi parasysh është që gatishmëria e grave për të marrë pjesë në tregun e punës duket të jetë më e ulët se ajo e burrave për shkak se këto të parat janë (pothuajse ekskluzivisht) përgjegjëse për kujdesin e fëmijëve dhe punët e shtëpisë.29 Përmirësimi i qasjes në kujdes të fëmijëve të cilësisë së lartë dhe të përballueshëm është i nevojshëm për t’i çrrënjosur dallimet gjinore në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore ndonëse nuk është i mjaftueshëm si masë e vetme e politikave. Kjo mund të arrihet vetëm përmes kombinimit të këtyre intervenimeve të politikave me ndryshime afatgjata të normave kulturore.

Page 40: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

39

Shtojca A: Përkufizimet kryesore të Pjesëmarrjes në Fuqinë Punëtore

1. Popullata e moshës së punës: përbëhet nga persona të moshës 15-64 vjeç.

2. Fuqia punëtore përbëhet nga ata që janë të punësuar dhe ata që janë të papunësuar, sipas përkufizimeve strikte të paraqitura më poshtë. Personat joaktiv nuk konsiderohen si pjesë e fuqisë punëtore.

2.1 Të punësuar: Personat e moshës 15-64 vjeç të cilët gjatë javës së referuar kanë kryer ndonjë punë me pagesë apo mëditje, përfitim apo përfitim familjar, në para të gatshme apo në natyrë apo kanë qenë përkohësisht në pushim nga puna e tyre.

2.2 Të papunësuar: Personat e moshës 15-64 vjeç të cilët gjatë javës referuese kanë qenë: pa punë, pra që nuk janë të punësuar me pagesë apo të vetëpunësuar; dhe aktualisht në dispozicion për punë, apo që kanë qenë në dispozicion për punësim me pagesë apo vetëpunësim brenda dy javëve; dhe që janë në kërkim të punës, pra që kanë ndërmarrë hapa specifik gjatë katër javëve të mëparshme për të gjetur punë me pagesë apo vetëpunësim.

3. Joaktiv: Personat e moshës 15-64 që as nuk janë as të punësuar e as të papunësuar gjatë periudhës referuese. Është pjesa e popullatës së moshës së punës në shtet që nuk janë as të punësuar e as të papunësuar. Kur të mblidhen së bashku pjesa joaktive dhe pjesëmarrja në fuqinë punëtore e përbëjnë 100 përqindëshin.

3.1 Punëtorët e dekurajuar janë persona të papunë që aktualisht janë në dispozicion për punë por që i janë dorëzuar dhe nuk kërkojnë më punë sepse besojnë që nuk mund të gjejnë punë. Ata janë të përfshirë në kategorinë e personave joaktiv.

Page 41: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40

4. Raporti i popullatës me punësimin, gjithashtu i njohur si shkalla e punësimit, është pjesa e popullatës së moshës së punës në shtet që është e punësuar.

5. Shkalla e papunësisë është pjesa e fuqisë punëtore që nuk është e punësuar. Është fuqia punëtore që shërben si bazë për këtë tregues, e jo popullata e moshës së punës.

Page 42: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

41

Shtojca B: Modeli Probit dhe Rezultatet

Duke e marr para sysh literaturën e mëparshme dhe informatat specifike për tregun e punës në Kosovë të nxjerra nga AFP-ja dhe grupin e fokusit me gratë joaktive, Modeli Probit është specifikuar për të analizuar gjasat e kushtëzuara të grave që marrin pjesë në tregun e punës, që e kontrollon një gamë të tipareve individuale, shtëpiake dhe të zonës së banimit. Kjo analizë e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore shfrytëzon të dhëna nga AFP e vitit 2012. Nën-mostra që është me interes për këtë studim, përbëhet nga gra të moshës së punës pra 15-64 vjeç. Kjo nën-mostër përbehet nga 18,472 gra.

Variabla e varur në këtë analizë është variabël kategorike që e tregon pjesëmarrjen në fuqinë punëtore (p.sh. që gratë ose janë duke punuar ose janë duke kërkuar punë aktivisht). Rezultatet e paraqitura i referohen efekteve mesatare të secilës variabël, derisa i kontrollojnë efektet e të gjithë faktorëve tjerë që janë të përfshirë në model. Për shembull, efekti i të qenit i/e martuar i referohet efektit të martesës në pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore me të njëjtat tipare (mosha e njëjtë, arsimimi i njëjtë, etnia, zona e banimit etj.). Tabela më poshtë i paraqet përkufizimet e variablës të përdorura për qëllim të kësaj analize.

Përkufizimet e variablës

Variabla e varur (DV) Treguesi i PFP (DV =1 nëse është i/e punësuar apo papunësuar dhe është në kërkim të punës = aktiv, 0 përndryshe =joaktiv)

Variablat sqaruese

Madhësia e ekonomisë familjare

Mosha (në vite)

Mosha ne katrorë

Page 43: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 42

Arsimimi (të paarsimuar dhe me arsimim të lartë si kategori e referimit)

Gjendja martesore (DV, i/e pamartuar=1; i/e martuar, i/e vejë=0)

Etnia (DV, joshqiptar = 0, përndryshe 1)

Numri i anëtarëve të punësuar të ekonomisë familjare

Numri i fëmijëve nën moshën 5 vjeç

Numri i fëmijëve nën moshën 18 vjeç

Numri i anëtarëve të moshuar në familje

Rural/urban –(rural=1, 0 urban)

Të paarsimuarit në nivel rajonal (Kategoria e referimit = Prishtina)

Ndihma sociale (=1 në rast se një grua jeton në një ekonomi familjare që pranon ndihmë sociale; përndryshe 0)

Kryefamiljar (1 nëse gruaja është kryefamiljare; përndryshe o) Numri i institucioneve publike të kujdesit të fëmijëve për 1000 fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Rezultatet Probit

Variablat

sqaruese dy/dx z P>|z| Impact

in pp.

Mosha 0.036 *** 20.82 0.000 3.6

Mosha në katrorë

-

0.0005 *** -20.37 0.000 0.0

Martuar (DV) -0.100 *** -9.43 0.000 -10.0

E -0.055 *** -3.49 0.000 -5.5

Page 44: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

43

vejë/shkurorëzuar

(DV)

Joshqipëtare (DV) 0.056 *** 4.01 0.000 5.6

Kryefamiljare

(DV) 0.063 * 1.75 0.081 6.3

Pa arsimim (DV) -0.125 *** -28.53 0.000 -12.5

Arsim fillor (DV) -0.338 *** -24.88 0.000 -33.8

Arsim i mesëm

(DV) -0.123 *** -16.87 0.000 -12.3

Zonë rurale (DV) -0.011 * -1.66 0.096 -1.1

Gjakovë (DV) -0.070 *** -10.5 0.000 -7.0

Gjilan (DV) -0.034 *** -3.82 0.000 -3.4

Mitrovicë (DV) 0.011

0.92 0.356 1.1

Pejë (DV) 0.095 *** 6.76 0.000 9.5

Prizren (DV) -0.034 *** -3.71 0.000 -3.4

Ferizaj (DV) 0.003

0.23 0.822 0.3

Ndihmë sociale

(DV) 0.007

0.25 0.806 0.7

Numri i fëmijëve -0.006

-1.39 0.166 -0.6

Page 45: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 44

nën moshën 5

Numri i anëtarëve

të punësuar të

ekonomisë

familjare 0.061 *** 22.46 0.000 6.1

Madhësia e

ekonomisë

familjare -0.012 *** -10.02 0.000 -1.2

Numri i të

moshuarve (65+) -0.002

-1.01 0.310 -0.2

Institucione të

kujdesit të

fëmijëve 0.012 * 1.63 0.103 1.2

* dy/dx është për ndryshimin diskret të variablës treguese

nga 0 në 1

DV: Variablat

treguese

Page 46: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

45

Endnotat

1 Oxfam. (2014). G20 dhe Pabarazia Gjinore: si G20 mund t’i avancojë të drejtat e grave në punësim, mbrojtje sociale dhe politika fiskale.” Dokument nga takimi. http://www.oxfam.org.

2 Shih Banka Botërore. (2012). Barazia Gjinore dhe Zhvillimi. Raporti Shoqërues i Zhvillimit Botëror. http://siteresources.ëorldbank.org.

3 Humbjet janë vlerësuar për një vit të caktuar për çdo shtet individual dhe rrjedhimisht mund të interpretohen si ngritje të papërsëritshme të BPV-së, të cilat do të realizoheshin në rast të heqjes së të gjitha zbrazëtirave gjinore aktuale. Grafikoni është krijuar nga FMN duke përdorur vlerësimet nga burimi: Cuberes dhe Teignier (2014). Talley, Ian, 23 shkurt 2015, ‘Insidious Conspiracy’ Against Women Costs Economies Up to 30% of GDP”, says IMF Chief. The Wall Street Journal. http://goo.gl/4kY4Fd.

4 Olivetti. (2012). Fuqia Punëtore e Grave dhe Zhvillimi afatgjatë: Përvoja Amerikane në Perspektivën Krahasuese. “Kapitali Njerëzor në Histori: Konferenca Amerikane e të Dhënave. Cambridge, MA. dhjetor 2012.

5 Boserup. E. (1970). Roli i Gruas në Zhvillimin Ekonomik. Nju Jork: St Martin's Press.

6 Tam. (2011). Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore me zhvillim ekonomik: Disa dëshmi nga të dhënat e përbashkëta.”Economics Letters, Vëll. 110, pp. 140-142.

7 Oxfam. (2014). G20 dhe pabarazia Gjinore: Si G20 mund t’i avancojë të drejtat e grave në punësim, mbrojtje sociale dhe politika fiskale.” Dokument nga takimi.

8 Cavalcanti dhe Tavares. (2007). ‘Kostoja që del nga diskriminimi gjinor: Vlerësim makroekonomik i bazuar në Model.’’ Mimeograph, Universiteti i Lisbonit.

9 Esteve-Volart (2004). Diskriminimi gjinor dhe rritja: Teoria dhe

Page 47: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 46

dëshmitë nga India.’’ STICERD Dokumentet për Diskutim DEDPS42, London School of Economics.

10 Lawson. (2008). Gratë e Mbajnë Gjysmën e Qiellit .” Hulumtim Ekonomik i Goldman Sachs.

11 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore 2013. Korrik 2014. E qasshme në: https://ask.rks-gov.net/ENG/publikimet/doc_details/1174-results-of-the-kosovo-2013-labour-force-survey (e qasur për herë të fundit më 6 tetor 2014).

12 Baza e të dhënave e treguesve botëror të zhvillimit. E qasshme në: http://databank.worldbank.org/data/views/variableSelection/selectvariables.aspx?source=world-development-indicators# (e qasur për herë të fundit më 6 tetor 2014).

13 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore 2012. Shtator 2013. E qasshme në: https://ask.rks-gov.net/ENG/publikimet/doc_download/1108-results-of-the-kosovo-2012-labour-force-survey (e qasur më 6 tetor 2014). Vini re që shifrat paraqesin përqindje në punësimin e përgjithshëm sipas gjinisë, derisa, siç është shpjeguar në nën-pjesën e mëparshme, ekzistojnë dallime të mëdha për sa i përket niveleve/shkallëve të punësimit.

14 Mirëpo, vini re që kjo gjasa gjithashtu të jetë rezultat i dallimeve themelore në tiparet ndërmjet dy grupeve: p.sh. gratë që synojnë të punojnë kanë më shumë gjasa që të përfundojnë nivele më të larta të arsimimit, pavarësisht se çka e i shtyn synimet e tyre, p.sh. mund të jenë më të zgjuar dhe / apo më ambicioze apo mund të kenë ardhur nga mjedis ku është me e pranueshme/dëshirueshme që gratë të punojnë jashtë shtëpisë.

15 Grupet tjera në anën tjetër kanë më shumë gjasa që të mbështeten: gratë e pamartuara nga familjet e tyre, gratë e

Page 48: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Sa kushton patriarkati? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

47

martuara nga bashkëshortët e tyre, dhe gratë e vej nga familjet e burrave të tyre.

16 Figurat rajonale mund të konsiderohen vetëm si treguese pasi që AFP nuk është përfaqësuese në nivel komunal/rajonal.

17 P.sh. Gjakova që tani e ka shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së gruas në fuqinë punëtore ka qenë qytet relativisht i industrializuar me shkallë relativisht të lartë të punësimit si për burrat ashtu edhe gratë gjatë periudhës socialiste.

18 Joshqiptare këtu përfshinë të gjitha pakicat Kosovare, p.sh. atë serb, turq, romë, egjiptian, goran ashkali etj.

19 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Rezultatet e Anketës së Fuqisë punëtore 2012. Shtator 2013. E qasshme në: https://ask.rks-gov.net/ENG/publikimet/doc_download/1108-results-of-the-kosovo-2012-labour-force-survey (e qasur më 6 tetor 2014).

20 Eurostat. Personat jashtë tregut të punës. Korrik 2014. http://epp.eurostat.ec.europa.eu/statistics_explained/index.php/People_outside_the_labour_market (e qasur më 6 tetor 2014).

21 Vini re që në radhët joaktive, përqindja e grave që janë joaktive për shkak të përgjegjësive personale apo familjare në Kosovë është e ngjashme me Maltën apo Maqedoninë. Megjithatë, Kosova ka shkallë më të lartë të mosaktivizimit se sa këto shtete në përgjithësi.

22 Shih për shembull, Pagani dhe Marenzi (2008). Pjesëmarrja në tregun e punës e grave Italiane të gjeneratës së sandviçëve. Revista për çështje Familjare dhe Ekonomike, vëll. 29, nr. 3, ff. 427-444.

23 Shih për shembull, Narayana dhe Shongwe (2010). Përcaktuesit e pjesëmarrjes së gruas në fuqinë punëtore në sektorin e bujqësisë në Zvicër. Revista IUP-së e Ekonomisë Bujqësore, vël. 4, nr. 1&2, f. 83-108.

24 Efekti potencial i numrit të individëve të moshuar në ekonomi

Page 49: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore për zhvillimin e vendit

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 48

familjare është hetuar gjithashtu, nën supozimin që prania e tyre mund të paraqesë përgjegjësi shtesë të kujdesit për gratë. Mirëpo, efekti i kësaj variable nuk është gjetur të jetë i rëndësishëm.

25 Arsyeja e regjistrimit vetëm për institucionet publike është që ato janë më të përballueshme dhe më pak të udhëhequra nga kërkesa (prandaj aty ka më shumë gjasa që të kthehet shkaku i kësaj marrëdhënieje). Variabla matet si numri i institucioneve publike të kujdesit të fëmijëve për 1000 fëmijë të moshës 0-4 në komunë.

26 Efekti i numrit të fëmijëve nën moshën 5 vjeç në ekonomi familjare është hetuar gjithashtu, pritet efekt negative i kësaj variable. Shih për shembull, Euwals, Knoef dhe van Vuuren (2011). Trendi në pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore: Çka mund të pritet për të ardhmen? Ekonomia Empirike, vëll. 40, no. 3, f. 729-753. Mirëpo, kjo variabël nuk është gjetur të ketë ndikim në pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Kjo mund të jetë për shkak se kjo variabël matet duke e treguar numrin e fëmijëve me të vegjël se mosha 5 vjeç në ekonomi familjare, pasi që nuk ka qenë e mundshme që të identifikohet numri i fëmijëve për secilën grua të moshës së punës.

27 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore 2013. Korrik 2014. E qasshme në: https://ask.rks-gov.net/ENG/publikimet/doc_details/1174-results-of-the-kosovo-2013-labour-force-survey (e qasur më 6 tetor 2014).

28 Llogaritjet e autorit të bazuara në të dhënat nga baza e të dhënave e Treguesve të Zhvillimit Botëror. E qasshme në: http://databank.worldbank.org/data/views/variableSelection/selectvariables.aspx?source=world-development-indicators# (e qasur më 6 tetor 2014).

29 Përqindja e atyre që janë në radhët e femrave ekonomikisht joaktive që dekurajohen nga kërkimi i punës, që mund të jetë një përfaqësim tjetër i gatishmërisë për punë, është e ngjashme te të gjitha gjinitë.

Page 50: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

331.5-055.2(496.51)(047)

305-055.2(496.51)(047)

Sa kushton patriarkati ? : mospërfshirja e grave në treg të punës nuk vetëm çështje barazie, por pengesa kryesore për zhvillimin e vendit / [Përgatitur nga Ardiana Gashi, Artane Rizvanolli]. - Prishtinë : Demokraci për zhvillim, 2015. – 34 f. ; ilustr. me ngjyra, 21 cm. – (Seria ; I : Interesi publik ; 5)

Parafjalë : f. 6-7

1.Gashi, Ardiana 2. Rizvanolli, Artane

ISBN 978-9951-608-33-6

Page 51: Mospërfshirja e grave në treg të punës është pengesë kryesore … · 2017-08-17 · Të ndikohen normat shoqërore në mënyrë që më shumë vende të punës të jenë të

Demokraci për Zhvillim (D4D) është institut hulumtues i themeluar nga një grup analistësh me përvojë në punë hulumtuese dhe analiza të cilët janë bashkuar me besimin se demokracia është parakusht për zhvillim. Themeluesit e D4D besojnë se demokracia është mjet dhe qëllim për zhvillim dhe janë të përkushtuar që të hulumtojnë dhe të përfshijnë një komunitet më të gjerë drejt këtij qëllimi. Misioni i D4D-së është që të ndikojë në zhvillimin e politikave publike për ta përshpejtuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përmirësojë qeverisjen dhe forcojë kulturën demokratike në vend.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të D4D-së mund ta vizitoni faqen tonë të internetit: www.d4d-ks.org.