moment historik pËr ne dhe pËr aleancËn · e plotë e 30. e nato-s dhe se është në rrugën e...

60
MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN Ministrja Shekerinska për herë të parë në një mbledhje zyrtare të NATO-s

Upload: others

Post on 04-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN

Ministrja Shekerinska për herë të parë në një mbledhje zyrtare të NATO-s

Page 2: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt ceremoni solemne e ngritjes së flamurit të NATO-s, ku me fjalë rasti u drejtua edhe

kryeministri Zoran Zaev.Duke i përshëndetur përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit, Armatës, bashkësive fetare, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe atashetë ushtarak, si dhe mysafirët nga institucionet qeveritare, politike dhe joqeveritare, kryeministri Zaev nënvizoi se sot me siguri themi se atdheu ynë ia doli, se së shpejti do të bëhet anëtarja

e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit të pandalshëm. Ai në fjalën e tij theksoi se në periudhën vijuese do të jemi pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë në periudhën më të rëndësishme historike që nga pavarësimi i vendit, periudhë në të cilën vetë do të vendosim për të ardhmen tonë, por edhe për shpejtësinë me të cilën do të arrijmë deri te qëllimi. „E ardhmja tashmë s’është fati ynë. Ne e morrëm fatin në duart tona dhe me këtë e përcaktuam të ardhmen. Me këtë e pranojmë edhe përgjegjësinë

Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtare e plotë e 30 e NATO-s

Page 3: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

3

Info Ministrja Shekerinska mori pjesë në mbeldhjen zyrtare të NATO-s në Bruksel

InfoArmata jonë pasurinë më të madhe e gjen te njerëzit e saj

24 orëKudo dhe gjithmonë të parët

Në vijën e parëGratë – ushtare dhe udhëheqëse të mëdha

NАТОOrganizimi dhe struktura e NATO-s

НАТО-армииForcat e armatosura të Luksemburgut EdukimKarakteristikat e operacioneve bashkëkohore paqësore

ArmatimAutomjeti blindues „PVP Panhard“

Armatim„Stridsvagn“ („Strv103“)

PajisjeSi çiçaku u bë “çiçek“

GlobalZjarri si mjet terrorist

GlobalA jemi mjaftueshëm produktiv?

Përgjatë historisëHistoria e konflikteve në Pakistan

E paobligueshme„Malta në Muzeun Ushtarak”

810

5

18

20

3234

14

23

37

48

për të arritur drejt qëllimit historik. Gjatë këtyre ditëve po e fillojmë rrugën drejt qëllimit vijues, përmes një etape komplekse për ndërtimin e shtetit tonë sipas standardeve evropiane. Tashmë askush nuk mund të na bllokojë nga jashtë. Me vendimet e Kuvendit tonë dhe të Kuvendit grek, si dhe me ftesën e anëtarëve të NATO-s, ne tashmë jemi pjesëmarrës në punën e aleancës më të fuqishme në botë. Tashmë mund të jemi të qetë dhe tërësisht të sigurt se me përfundimin e ratifikimit në të gjitha kuvendet e aleatëve tanë, vendi ynë edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotë e 30. e NATO-s, me të drejtë vote. Me këtë aktë, ne jemi një vend i sigurt. Bëhemi të vetët tek e jona” – theksoi kryeministri në fjalën e tij para të pranishmive. 52

4245

Фото: https://vlada.mk/

MBUROJA viti XI numri 113 Mars 2019

përmbajt ja

Page 4: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetar i KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktor i artit grafik dhe teknikës), Kristina Ilievska

(gazetare dhe fotografe), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe)

Shtyp: „FENIKS PRINT“SHPKEL Koçani

4

Më 12 shkurt në një ceremoni solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së

Veriut, lartë në shtyllë u ngrit flamuri i NATO-s. Simbolika e këtij akti është e madhe – i valëvitur krah flamurit shtetëror, flamuri i NATO-s qartë e tregon drejtimin e lëvizjes sonë dhe dëshmon për realitetin i cili është vetëm një hap larg nesh, e ai është pranimi i vendit tonë në kuadër të aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë, me çka na garantohet siguria dhe e ardhmja përparimtare në çdo aspekt.Përpjekjet dhe synimet tona afatgjate për anëtarsim kolektiv më në fund u kurorëzuan me sukses. Që nga dita e parë e pavarësisë sonë ne e denim rolin dhe rëndësinë e anëtarsimit kolektiv dhe qartazi i përcaktuam prioritetet dhe qëllimet tona strategjike – anëtarsimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kaloi shumë kohë ndërsa ne u ballafaquam me shumë probleme në rrugën tonë drejt realizimit të këtyre qëllimeve. Realiteti i sotëm është se ne jemi tashmë në tavolinën e përbashkët të 29 aleatëve të NATO-s, duke e realizuar kështu qëllimin tonë të kahmotshëm.Në këtë akt solemn të ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë, para të pranishmive foli kryeministri Zaev, ku në fjalën e tij e potencoi pikërisht këtë, se anëtarsimi në NATO është zgjidhja më e mirë për stabilitetin e vendit dhe për stabilitetin e tërë rajonit. „Dëshirojmë të ngelim miq jo vetëm me fqinjët tanë, anëtarë të NATO-s, por edhe me të gjitha vendet me të cilat kemi pasur marrëdhënie të mira dhe kur bëhet fjalë për fqinjët tanë, por edhe kur kemi të bëjmë

me fuqitë e mëdha. Maqedonia e Veriut nuk ka zgjidhje tjetër përpos marrëdhënieve të mira politike, ekonomike dhe kulturore. Ballkani nuk ka zgjidhje tjetër, përpos zhvillimit dhe bashkëpunimit. Ndërtimi i miqësisë ngelet prioritet i ynë parësor në kuadër të politikës së jashtme, gjë e cila del nga stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira në shtet” – theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalën e tij, duke mos harruar të përmend se para nesh vijon periudha e realizimit të obligimeve dhe zbatimit të reformave. Sa i përket realizimit të përcaktimit strategjik për anëtarsim në Bashkimin Evropian, ai tha se me elan të madh do të vazhdojmë me përpjekjet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, ku do të na happen shumë mundësi të reja dhe përvoja sa i përket zhvillimit dhe prosperitetit të mëtejmë të vendit dhe të qytetarëve të tij. “Anëtarsimi në BE nuk është qëllimi ynë përfundimtar, por qëllimi ynë është evropeizimi i vendit tonë, proces ky shumë më i gjatë nga realizimi i anëtarsimit. Gjeneratat e reja do t’i ruajnë veçoritë tona dhe trashëgiminë tonë kulturore si dhe veçoritë e identitetit maqedonas, si dhe veçoritë e të gjithë pjesëtarëve të etnive tjera që jetojnë këtu. Por, njëkohësisht gjeneratat e reja do të jenë evropianë, pa kompleksin e inferioritetit”.Dëshirojmë që flamuri ynë, së bashku me flamurin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, vazhdimisht me krenari dhe bashkarisht të valëviten në të ardhmen. Proceset lëvizën dhe ne gjithashtu pandërprerë lëvizim drejt së ardhmes më të mirë, duke gjetur veten tonë vetëm në kolektivin e NATO-s, në bashkësinë e vendeve evropiane.

Dr. Zhanet Ristoska

Lartë në shtyllë

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup

Теlefon: 02 3128 276www.mod.gov.mk

Qënrdimet e plasuara nga ana e bashkëpunëtorve të jashtëm nuk përfaqsojnë politikën zyrtare dhe qëndrimet e

Ministrisë së Mbrojtjes

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut

Botohet një herë në muaj

Page 5: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

5

Info

Ministra e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Bruksel mori pjesë në mbledhjen oficiale të ministrave të mbrojtjes

pranë Këshillit Veriatlantik të NNATO-s. Duke e filluar mbeldhjen, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbrg i shprehu mirëseardhje ministres Shek-erinska dhe shprehu kënaqsi që ajo merr pjes në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes. “Ky është moment historik për ne dhe për Aleancën. Së bashku kaluam në shumë sfida. Bashkë do të mbetemi të vendosur të mbrojmë lirinë, trashëgiminë e përbashkët e popujve tanë, bazuar në parimet e demokracisë, lirive individ-uale dhe në sundimin e së drejtës”, tha Shekerinska para ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Duke e cituar Uinston Çurçillin, ministrja tha se jemi të vetëdijshëm se kjo është “fundi i fillimit” dhe se jemi të gatshëm të ballafaqohe-mi me sfidat e reja. Ajo tha se atdheu ynë ishte part-ner i Aleancës për shumë vite dhe se në atë peridhë dëshmuam se jami besnik, të vendosur dhe fleksibil. “Si anëtare e plotë dhe e barabartë, Aleanca mund të llogarisë në ne si të përgatitur dhe të aftë të kontribuojmë drejtë mis-ionit kolektiv për mbrojtjen dhe sigurinë e vlerave

tona të përbashkëta demokratike”, shtoi ministrja. Shekerinska mes tjerash thek-soi se buxheti për mbrojtje është në rritje, gjithnjë në përputhje me rekomandimet e Aleancës për ndarjen e 2 për qind nga mjetet e bruto prodhimit vendor, e se jemi edhe në fazën e implementimit të Rishi-kimit Strategjik të Mbrojtjes. Ajo shtoi se Armata është e përkushtuar të jetë pjesë proactive e strukturave dhe misioneve të Aleancës dhe se vijojnë reformat për zhvillimin e forcave ndërvepruese ushtarake, si pjesë e aleancës më të suksesshme të sigurisë në botë. Ministrja Shekerinska potencoi se pjesëtarët tanë vazhdojnë të kontribuojnë në Afganistan, por edhe në misionet e BE-së në Bosnje e Hercegovinë EUFOR-ALTEA, si dhe në misionin e Kombeve të Bashkuara në

Liban.„Dyert e Hapura për Re-publikën e Maqedonisë së Veriut në NATO janë dëshmi se Aleanca është institucion dinamik e cila sheh drejt së ardhmes dhe mund të balla-faqohet me sfidat e sigurisë si para 70 viteve, ashtu edhe sot. Republika e Maqe-donisë së Veriut është me ju. I gëzohem të ardhmes sonë të përbashkët” konklu-doi ministrja Shekerinska në fjalën e saj në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

Ne vigjile të anëtarsimit në NATO

Ministrja Shekerinska mori pjesë në mbeldhjen zyrtare të NATO-s në Bruksel

Në vend se si deri më sot kur për vendin tonë flitej në mbledhjet në të cilat ministrant tanë nuk

mernin pjesë, tashmë kemi rastin që edhe ne të shprehim

qëndrimin tonë për atë se çfarë ndodhë në botë, për atë se si

duhet të jenë operacionet dhe aksionet e NATO-s dhe për atë se cilat politika në Ballkan dhe Evropë do të miratohen deri në rritjen e nivelit të sigurisë dhe deri në prosperitetin e

përgjithshëm

Foto

: http

s://w

ww

.nat

o.in

t/

Page 6: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

6

Përgëzime dhe mbështetje nga sekretari i Përgjithshëm i natO-s

Paraprakisht ministrja Shekerinska u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg ku i shprehu mirënjohje për mbështetjen e sinqertë dhe për kontributin dhe përpjekjet personale në procesin e anëtarsimit të vendit tonë në NATO. “Është nder dhe privilegj për mua dhe për vendin tim që jam këtu, për herë të parë në mbledhjen e ministrave të NATO-s. Kjo dëshmon se guximi politik ishte frytdhënës dhe se ndry-shime janë të mundshme edhe në Ballkan edhe në kohëra si këto të sotmet. Kjo dëshmon se nuk ekzistojnë zgjidhje “të ngrira”. Do të ndihem e privilegjuar të ulem afër jush dhe afër kolegëve tjerë ministra të mbrojtjes“, tha ministrja Shekerin-ska. Ministrja shprehu bindje se ne mund t’a bëjmë rajonin tonë më të mirë dhe më stabil dhe se mund të dëshmojmë

se politika e dyerve të hapura e NATO-s nuk është vetëm me fjalë, por është reale me vepra dhe me përpjekje. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se ndihet i nderuar që ministrja Shekerinska sot do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave në NATO. “Ky është moment historik për të gjithë ne. Ne në të vërtetë e vlerësojmë progresin që e keni bërë dhe pa përkushtimin tuaj personal, pa përkushtimin e lidershipit tuaj dhe përkushtimit të qeverisë tuaj, nuk do të kishim mundësi që t’ju shohim këtu, gjegjësisht t’ju ftojmë në këtë mbledhje ministrore. Kjo është ditë e madhe dhe me padurim e pres ditën kur ju do të jeni edhe zyrtarisht anëtare e plotë e jona, sa të përfundojë procesi i ratifikimit të protokollit qasës në të gjitha 29 vendet aleate”, tha sekretari i përgjith-shëm Stoltenberg.

takime në margjinat e mbledhjes në bruksel

Në Bruksel ministra zhvilloi takime të ndara me ministrat e mbrojtjes së Bullgarisë, Greqisë, Turqisë, Belgjikës dhe me atë të Kanadasë. Në këto takime ministrja Shekerinska shprehu falenderimet e saj për mbështetjen si dhe njëherit shprehu pritshmëritë e saj se ratifikimi i protokollit do të realizohet me tempo të përshpejtuar dhe porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut është serioze në vendosmërinë dhe përkushtimin e saj të jep kontribut në kuadër të Aleancës. Në takimin me kolegun e saj grek, Evangelos Apostolakis, palët u dakorduan se dy vendet fillojnë një kapitull të ri të miqësisë dhe aleancës. “Këto janë momente historike të cilat do të ishin të pamundura pa lidershipin e dy vendeve, por edhe pa ndjenjën e përgjegjësisë te dy qeveritë – përgjegjësi për të kontribuar që rajoni ynë të jetë stabil, i qetë dhe progresiv. Pas hubjes së një kohë bukur të gjatë, qeveritë tona patën guximin dhe përkushtimin të shohin drejt së ardhmes dhe të kuptojnë se kompromisi është fitorja më e madhe”, tha ministrja Shek-erinska gjatë takimit me ministrin Apostolakis. Në këtë takim, ministrja u falenderua për ratifikimin e protokollit për anëtarsim-dhe shprehu bindje se i tërë procesi do të përfundojë shpejtë dhe me efikasitet të plotë.Apostolakis tha se Marrëveshja e Prespës është shembull se si duhet të zgjidhen kontestet. Ai inicioi marrëveshje të re për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve. Ministri grek theksoi se dy qeveritë kanë investuar shumë në Marrëveshjen e Prespës për të mirën e qytetarëve të tyre. Dy ministrant u pajtuan se bashkëpunimi gjatë periudhës së ardh-shme do të intenzivikohet edhe në nivel bilateral edhe në atë rajonal, por edhe në kuadër të NATO-s.

Ne dëshmuam se kemi njerëz, se kemi armatë dhe kapacitete në të cilat vendet anëtare të NATO-s mund të mbështetendhe tani është moment që t’a materializojmë këtë me anëtarsim në Aleancë. Edhe nga kolegët e mi ministra kërkova që të lobojnë për proces më të shpëjtë të ratifikimit të protokollit për anëtarsim, në mënyrë që vendi ynë të mund ti gëzojë të gjitha privilegjet e anëtarsimit të plotë. Kjo është gjasë për të gjithë ne, ky është një hap më tutje për të pasur siguri të plotë dhe prosperitet për të gjithë qytatarët tanë

Foto

: http

s://w

ww

.nat

o.in

t/

Page 7: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

7

Мinistrja shekerinska në kOnferencën e sigurisë

në mynih Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, zëvendës krytarja e Qeverisë dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheker-inska foli në panel-diskutimin të titulluar si: “Në dyert e NATO-s: Ndalesë në sfidat aktuale gjatë zgjerimit”. Shekerinska tha se me anëtarsimin e vendit tonë në NATO, fuqizohet siguria në këtë pjesë të Evropës dhe së dy qeveritë dëshmuan se dallimet në mes dy vendeve më së miri zgjidhen përmes dialogut dhe marrëveshjes politike. „Vetëm para një viti anëtarsimi i vendit tim në NATO ishte i pa-paramenduar, e për disa ndoshta edhe i pamundur. Bashkësia ndërkombëtare e dalloi përgjegjësinë dhe guximin e qeverive të dy vendeve duke u dhënë atyre mbështeteje të parezervë”, tha ministrja. Ajo theksoi se me anëtarsimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është zgjidhur njëra ndër çështjet më të rëndësishme të sigurisë në rajon, ku rritet ndjeshëm niveli i sigurisë në këtë pjesë të Evropës. “Anëtarsimi në NATOe vë Republikën e Maqedonisë së Veriut në hartën e destinacioneve të sigurta të biznesit dhe hap mundësi të reja për ekonominë e vendit. Presim që sivjet dhe gjatë vitit të ardhshëm integrimi në NATO të ketë ndikim pozitiv ndaj rritjes ekonomike të vendit tonë”, tha Shekerinska.Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Mynih mori pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimit “Evald Fon Klajd” që iu nda kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, cer-emoni kjo e cila u mbajt në kuadër të darkës nikoqir is ë cilës ishte kryeministri i Bavarisë.Ministrja Shekerinska zhvilloi edhe disa takime bilateral edhe atë me ministrin e mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë, Finlandës dhe Holandës. Në këto takime u përshëndet anëtarsimi i vendit tonë në NATO dhe u vërtetua bashkëpunimi në fushën e mbro-jtjes dhe sigurisë. Shekerinska u takua edhe me euro komesa-rin Johanes Han, i cili e uroi atë për pjesëmarrjen në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes, që ishte edhe shansi i parë të ulemi me një tryezë me aleatët e NATO-s.

Vetëm para një viti anëtarsimi i vendit tim në NATO ishte i paparamendueshëm, për disa edhe i pamundur.

Por, megjithatë ndodhi. Bashkësia ndërkombëtare vlerësoi përgjegjsinë dhe guximin e qeverive të dy

vendeve dhe u dha mbështetje të fuqishme

Page 8: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Armata jonë pasurinë më të madhe e gjen

te njerëzit e saj

8

Info

Ushtria jonë meriton më shumë mjete, ushtria jonë meriton më tepër vëmendje. Me këtë do të dëshmojmë se nga ushtarët presim edhe standarde më të larta, por edhe se jemi të gatshëm të investojmë më tepër për të gjithë ata” – Radmilla Shekerinska

Më 7 shkurt ministrja e mbrojtjes, Ramilla Shek-erinska së bashku me zëvendës ministrin Bekim

Maksuti dhe zëvendës shefin e SHP të

Armatës, gjeneral-majorin Azim Nure-din, u takuan me komandantin, nënkol-onelin Izeir Ejupi në komandën pranë gazermës “Kuzman Josifovski-Pitu” në Tetovë. Ministrja gjatë takimit në gazermë thek-soi se nisma e Shtabit të Përgjithshëm për akcentimin e gatishmërisë fizike dhe aftësisë fizike të pjesëtarëve të armatës sonë ka sjellur deri te miratimi i Rregullores për sigurimin e pajisjeve sportive për personelin aktiv ushtarak dhe civil në shërbim të Armatës.„Armata jonë pasurinë më të madhe e gjen te njerëzit e saj – te ushtarët, nënoficerët, oficerët e Armatës, të cilët meritojnë investime më të mëdha. Si rezultat i nismës së Shtabit të Përgjith-shëm, sivjet theksi kryesor do të vëhet në gatishmërisë fizike dhe aftësisë fizike të pjesëtarëve të Armatës” – tha ministrja, duke nënvizuar se Armata e merr për obligim sigurimin e pajisjeve sportive, për qëllimin e të cilës sivjet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes janë ndarë 12 milion denarë. Në përputhje me rregulloren e miratuar dhe me paralajmërimin e ministres,

sivjet duhet të kemi një të tretën e pajisjeve sportive që do iu ndahet pjesëtarëve të Armatës. Gjatë vizitës, ministrja uroi të gjithë pjesëtarët e Armatës për lëvdatat e mara nga ana e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me rastin e nënsh-krimit të Protokollit për anëtarsim në NATO, duke potencuar se nuk janë të mjaftueshme vetëm punët e mëdha, sepse edhe punët e vazhdueshme më të vogla avancojnë punën e Armatës. Në fakt, Armata jonë me pjesëmarrje aktive në operacionet e deri tanishme dhe me misionet paqëruajtëse të NATO-s ka dhënë argumentet më të mëdha se jemi të gatshëm për anëtar-sim në Aleancë.Sporti në kuadër të Armatës përfaqëson segment të rëndësishëm në trajnimin dhe stërvitjet luftarake, njëherit është edhe mjet për zhvillimin dhe zgjerimin e shoqërisë në mes të pjesëtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Se-cila nisëm për avancimin e kapaciteteve dhe pajisjeve sportive paraqet investim në kapitalin njerëzor.

Pande Dimoska

Page 9: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

9

Gjatë vizitës dy delegacionet biseduan për tema aktuale nga domeni i mbrojtjes dhe sig-urisë, për gjendjen e sigurisë

në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, për ngjarjet në NATO, si dhe për procesin e qasjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.Në mënyrë plotësuese në konsultimet politike dhe ato të mbrojtjes ra fjala edhe për politikën e përbashkët të mbrojtjes dhe të sigurisë së BE-së, për misionet dhe operacionet ndërkombëtare dhe për kontributin e dy vendeve në këto misione.Në fillim të takimit, shefi i delegacionit gjerman, kapetani i marinës, Jens Bek-man e theksoi vendimin e Qeverisë Federale për mbështetjen e anëtarsimit të vendit tonë në NATO, fakt ky që e vër-teton mbështetjen gjermane të parezervë ndaj vendit tonë të vërtetuar disa herë edhe atë përmes aktiviteteve dhe masave konkrete.Sekretari shtetëror Dragan Nikoliq shprehu mirënjohje ndaj mbështetjes shumëvjeçare të RF të Gjermanisë për proceset për anëtarsimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në BE, duke vënë në pah falenderimin e veçantë për udhëheqësinë e lartë të RF të Gjermanisë si dhe mbështetjen e thek-suar gjatë vizitave të kancelares Merkel, të ministrit të jashtëm Heiko Mas dhe të ministres së mbrojtjes, vizita këto të reali-zuara gjatë një periudhe të ndjeshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.Më pas, sekretari shtetëror Nikoliq potencoi se kjo periudhë është periudhë historike për Republikën e Maqedonsië së Veriut për shkak të fillimit të procesit të anëtarsimit në NATO, duke shtuar se që nga pavarësimi i vendit kanë qenë të për-caktuara qëllimet strategjike – anëtarsimi në NATO dhe BE. Me këtë rast, ai e thek-soi edhe faktin se anëtarsimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO do të

ketë ndikim pozitiv jo vetëm në vendin tonë, por edhe në tërë rajonin dhe do të shërbejë si vërtetim për përkushtimin eu-roatlantik dhe për stabilitetin e rajonit.Duke u ndalur te reformat në fushën e mbrojtjes, ai informoi edhe për aktiv-itetet aktuale për implementimin e Planit Strategjik të Mbrojtjes në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve dhe aftësive të ARM-së në përputhje me standardet e NATO-s, si dhe për rritjen e efikasitetit në proceset e brendshme të punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Në fund të kon-sultimeve politike dhe konsultimeve të

mbrojtjes, sekretari shtetëror Nikoliq dhe kapetani Bekman sa i përket bashkëpun-imit të ndërsjellë në fushën e mbrojtjes, konstatuan se bashkëpunimi i frytshëm shumëvjeçar, kontaktet, si dhe dialogu i suksesshëm, paraqesin një bazë të mirfilltë për intenzifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.Gjatë vizitës në RF të Gjermanisë sek-retari shtetëror Dragan Nikoliq realizoi takim edhe me sekretarin shtetëror pranë Ministrisë Federale të Mbrojtjes, Tomas Sillberhorn.

Violeta Kunovska

Delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së

Maqedonisë së Verit, i kryesuar nga sekretari shtetëror,

Dragan Nikoliq, me ftesë të Departamentit të Politikës së Sigurisë dhe Marrëdhënieve Bilaterale pranë Ministrisë

Federale të Mbrojtjes, qëndroi për vizitë pune në RF të Gjermanisë, me qëllim të

realizimit të konsultimeve politike dhe konsultimeve në

fushën e mbrojtjes

Konsultime politike dhe konsultime në fushën e

mbrojtjes me RF të Gjermanisë

Info

Page 10: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Në shtatë mijë e pesëqind kilometra larg nga shtëpia, flamuri i Maqedonisë u valëvit lartë falë ekipit snajperistik

nga përbërja e Batalionit për Dedikime Speciale – “Ujqërit”. Në Republikën Popullore Demokratike të Kinës së largët, në periferinë e kryeqytetit Pekin, u realizua gara ndërkombëtare snaj-peristike “SHARP BLADE 2018”. Forcat tona specliale e morën vendin e dytë në renditjen e përgjithshme në konkurencën ndërkombëtare në mesin e 38 ekipeve nga 22 vende të botës. Në konkurencë individuale nga 81 pjesëmarrës, për-faqësuesit tanë e morën vendin e 8. dhe vendin e 12. Gara „SHARP BLADE“ u realizua nën organizimin e Policisë Ushtarake të R.P së Kinës, ndërsa morën pjesë njësi elite botërore nga pjesë të ndryshme të botës. Gara me snajper realizohet çdo dy vjet dhe dhe interesi për të njejtën është në rritje e sipër. Në vitin 2016, kur për herë u mbajt kjo garë, morën pjesë 15 vende dhe 42 pjesëmarrës, ndërsa

më 2018, ky numër pothuajse u dyfi-shua. Qëllimi i garës ndërkombëtare me snajper „SHARP BLADE 2018“ është që të avancohen shkathtësitë luftarake të snajperistëve përmes garës, ndërsa njëherit edhe të shkëmbehen përvoja dhe të krijohen shoqëri dhe lidhje të reja. Qitjet situacione të cilat u realizuan gjatë kohë së garës paraprake u realizuan në skenarë real, duke u përqëndruar në luftime anti terroriste. Garat zhvillohen në dymbëdhjetë ngjarje – lloje të qitjes, nga të cilat secila prej tyre ka peshën karakteristike. Disciplinat fillestare individuale janë më të thjeshta, si për shembull qitje precize dhe e shpe-jtë në caqe të afërta me kufizim kohore prej 3 deri në 5 sekonda. Ashtu si vijon gara, ashtu gjithnjë e më tepër qitja vjen duke u komplikuar. Disciplina vijuese është më e vështirë, kështu që në të nje-jtën kohë të kufizuar goditen më shumë caqe apo bëhet shpëtimi i robërve në një cak që paraqitet dy herë nga dy sekonda duke u simuluar me helikopter nga i cili goditet deri sa qëndrojmë në ajër.

24 orë

Ky vit është vit jubilar për pjesëtarët e Regjimentit

të Operacioneve Speciale. Kaluan 25 vjet të plota nga

formimi i njësisë së parë për dedikime special në kuadër të Armatës. Që nga ajo kohë, e deri më sot jemi dëshmitarë të profesionalizmit të tyre

kulmor, të gatishmërisë dhe të arritjeve. Lëvdatat, shpërblimet, medaljet janë të shumta në vazhdimësi.

Në këtë numër të “Mburojës” shkruajmë për disa nga

sukseset e tyre të fundit në suaza ndërkoimbëtare

KUdO dHe GjiTHMONë Të PArëT

10

Page 11: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Në disciplinat ekipore diciplinat e ga-rave janë më komplekes. Kështu për shembull: qitje me pengesë të zërit (zëra nga luftimet, etj.), qitje në cak i cili nuk shihet drejtëpërsëdrejti dhe shihet vetëm përmes videombikqyrësit dhe sigurisht njëra ndër disciplinat më të vështira është lufta gjithpërfshirëse me snajper ku në distancë prej 2300 metrash me vrapim në shtatë pozicione të ndryshme – vendq-itje, goditen caqe të ndryshme nga armë të ndryshme. Qitja apo goditjet janë me kohë të kufizuar. Duke pasur parasysh disciplinat në të cilat garuan përfaqësuesit tanë dhe konkurencën e garave të këtilla të ngja-jshme, sukseset e tyre kanë peshë edhe më të madhe. Forcat tona speciale edhe njëherë dëshmuan se janë në kulmin e nivelit botëror kur kemi të bëjmë me tra-jnim dhe me profesionalizëm.

më lartë në piedestalNëntëmbëdhjetë vende, njëzet e dy pjesëmarrës, ndërsa vetëm njëri më i mirë. Pjesëtari i Batalionit për Dedikime Speciale – “Ujqërit”, nga përbërja e Regji-mentit për Operacione Speciale, i cili mori pjesë në kursin për shkathtësi luftarake “Chinese Ëushu” në Republikën Popul-lore të Kinës, kursin në fjalë e përfundoi me sukses duke zënë vendin e parë. Kursi katërmbëdhjetë mujor i shkathtë-sive luftarake „Chinese Ëushu“ u reali-zua në Republikën Popullore të Kinës gjatë periudhës nga 18.09.2018 deri në 17.01.2019. Ky kurs ka të bëjë me njërin ndër kurset më të vështira dhe më profesionale, duke pasur parasysh faktin se në të marrin pjesë pjesëtarë të njësive speciale nga e gjithë bota. „Chinese Ëushu“ apo kun-fu kinez është shkathtësi e tërësishme luftarake e cila është zhvilluar si rezultat i bashkimit të sporteve të vjetra dhe ato bashkëkohore luftarake të cilat kanë prejardhjen nga Kina. Emri “Ëushu” do të thotë “Ëu” – luftë, luftarake, përderisa “shu” do të thotë art. Shkathtësia luftarake përbëhet nga dy komponenta. Njëra prej tyre është “katite”, ndërsa tjetra ka të bëjë me “sparing” luftërat. Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me sport të kontaktit të shpeshtë, theksi në këtë trajnim vendo-set në sparing luftimet apo në “Sanda”. Dhe duke pasur parasysh se ky kurs, përpos asaj që ishte kurs i shkathtësive, i njejti ishte edhe kurs për instruktorë, ku dëgjuesit mësuan më tepër elemente për dallim nga vetë shkathtësitë luftarake. Njëri ndër elementet është edhe balla-faqimi dhe tejkalimi i lëndimeve sportive të cilat më shpesh ndodhin gjatë shkath-tësive luftarake dhe gjatë sanimit të tyre. Vëmendje i kushtohet edhe metodologjisë së lëvizjes gjatë stërvitjes – trajnimit, si

rregull për strukturim përgjatë një ore duke i mësuar edhe rregullat e shkathtë-sive të caktuara ushtarake, etj. Dëgjuesit gjatë kursit kishin mundësi të njihen me kulturën dhe me gjuhën e vendit nikoqir. Përpos të mësuarit e mbrojtjes nga disa lloje të armëve, gjatë kursit pjesëmarrësit u trajnuan edhe për të përdorur armë të caktuara si që janë: shkopi i gjatë, shpata dhe shufra. Me një pjesë të këtyre armëve u përpunua edhe “kati”. Përvoja e cila merren në kurs vjen para se gjithash për shkak të konkurencës së madhe, për shkak të punës me instruktorë profesion-al dhe kontakti me ushtarë nga e gjithë bota.Si që ka thënë edhe autori i madh Napoleon Hilli “I tërë mundi shpaguhet në qoftë se nuk heqi dorë nga ajo që e kemi mësuar”. Ashtu ndodhë edhe me shkathtësitë luftarake. “Asnjëherë mos mendo të heqësh dorë në luftë, sepse do të humbësh”.„Stërvitje e vështirë – ajo do të rezultojë me sukses, ndërsa njëherit kjo vlen edhe për nivelin e lartë të gatishmërisë së pjesëtarëve të Batalionit për Dedikime Speciale. Kjo fitore është shembull se si duhet të përfaqësohet njësia dhe armata në përgjithësi.

Z.B.

11

Page 12: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Në konkurencë të 137 ekipeve ushtarake, të përbëra nga vendi nikoqir dhe nga 37 ekipe ndërkombëtare, ekipi ynë i

përbërë prej 10 pjesëtarë të batalionit të renxherëve i cili për herë të parë merr pjesë në këtë garë kulmore ushtarake e cila mbahet në një konfiguracion të vështirë terreni dhe në kushte të vështira klimatike, ia doli që të shkruaj historinë e armatës sonë. „Cambrian patrol“ është stërvitje ush-tarake britanike e cila mbahet një herë në vit dhe ka karakter garuеs. Vetë stërvtitja është tejet e mundimshme dhe iv ë në provë aftësitë e lidershipit, punën në grupe, aftësitë dhe gatishmërinë fizike si dhe përqëndrimi ndaj misionit

12

24 orë

„Cambrian Patrol“

Page 13: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

të secilit nga pjesëmarrësit. Kjo stërvitje sipas NATO-s llogaritet si kontroll më i mirë i aftësive patrulluese të një ushtari bashkëkohor, merret si një vend ku jo vetëm aftësitë fizike, por testohen edhe aftësitë psiqike. Vetë stërvitje ka të bëjë me stërvitje patrulluese të pandërprerë 48 orëshe në distancë prej 60 kilo-metrave, në të cilën mbahet pajisje dhe çantë krahu me peshë prej rreth 30 kilo-gramëve dhe duke qenë në këtë gjendje realizohen detyrat e dhëna të cilat sjellin një numër të caktuar të pikëve. E gjithë kjo realizohet në një terren të vështirë, duke hasur edhe në pengesa ujore në rajonin e malit Kambrian në Uellsin e Mesëm. Shpesh herë kushtet klimatike dhe atmosferike gjatë punës janë të

vështira, duke pasur parasysh se gara realizohet gjatë muajit tetor. Kjo stërvitje ka filluar në vitin e largët 1959 si marsh dy ditor i cili përfundon me garë të qitjes me armatimin personal. Në këtë format stërvitja vijon të mbahet deri në vitin 1980. Në këtë vit e njejta ndryshon dhe kalon në patrullim taktik me elemente plotësuese me të cilat ushtari mund të balla-faqohet në fushëbete-jën moderne. Në fillim të kësaj stërvitjeje kanë marrë pjesë vetëm ekipet patrul-luese nga Mbretëria e Bashkuar, por me ka-limin e kohës gjithnjë e më shumë armata të huaja dërgojnë ekipet e tyre patrulluese në këtë stërvitje prestigjoze, kështu që në stërvitjen e fundit në vitin 2018 morën pjesë 137 ekipe nga 37 vende apo rreth gjithsej 1000 pjesëtarë.Ekipi patrullues i përbërë nga 8 pjesëtarë, pjesën e vet e fillon nga një lokacion i caktuar ku kontrollohet tërësia e pajisjes e cila duhet të jetë pjesë e stërvitjes. Në rast të mungesës së një pjese të pajisjes, e njejta zëvendësohet me peshën përkatëse. Pajisjet dhe çan-tat e krahut të secilit pjesëtar para fillimit të secilës patrullë, maten. Pas kësaj, ud-hëheqësi i patrullës merr urdhërin sipas skenarit të dhënë që duhet t’a realizojë. Pas urdhërave, udhëheqësi brifon me patrullën e tij dhe gjithashtu ai jep reko-mandime dhe urdhëra. Gjatë lëvizjes

patrulla mund të hasë në territor kundër-shtar, të kontaktojë me forca aleate, etj. Gjatë patrullës, mer-ren detyra si: ndihma e parë dhe evakuimi it ë lënduarve; kalim mbi terren të minuar; ballafaqim me mjete të improvizuara shpërthy-ese; grumbullim të të dhënave dhe hulumtim (me opcion për kërkim të ndihmës me zjarr); mbrojtje bërthamore kimiko-biologjike; avancim taktik – ka-lim të pengesës ujore në distancë prej 75 metrash në temper-aturë të ulët; zbulim caku nga afër; qitje gjatë sulmit.Përveç këtyre detyrave të dhëna, nevojitet edhe nivel më i lartë

i njohurive të orientimit në terren duke pasur parasysh faktin se celularët dhe GPS-pajisjet nuk lejohen gjatë stërvitjes. Këtë stërvitje me sukses e përfundojnë rreth një e treat e patrullave, ndërsa shu-mica prej tyre nuk arrijnë deri në cakun përfundimtar, më shpesh si pasojë e lëndimeve gjatë patrullimit.Suksesin të cilin e arritën “Renxherët” e Maqedonisë edhe njëherë dëshmoi se ushtari i Maqedonisë është i gatshëm dhe i përgatitur të qëndroj krahë për krahë me kolegët e tij nga armatat tjera dhe njëherit e vërtetoi dhe dësh-moi përqëndrimin dhe përkushtimin maksimal të pjesëtarëve në afirimimin e armatës në suaza ndërkombëtare.

Z.B.

„Cambrian patrol“ është stërvitje ushtarake britanike

e cila mbahet një herë në vit dhe ka karakter garuеs. Vetë stërvtitja është tejet e mundimshme dhe iv ë në provë aftësitë e lidershipit, punën në grupe, aftësitë dhe gatishmërinë fizike si dhe përqëndrimi ndaj misionit të secilit nga

pjesëmarrësit. “Renxherët” e Maqedonisë nga Regjimenti

i Operacioneve Speciale morën vendin e dytë dhe

fituan medaljen e argjentë në këtë garë prestigjoze

ushtarake

13

Page 14: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Të gjitha tregimet për gratë udhëheqëse ushtarake fillojnë nga amazonaset legjendare, një fis luftarak tek Skitët. Në mesin

e tyre gjithsesi si më e njohur është mbretëresha e tyre legjendare Telestrida, njëra nga gratë e Lekës së Madh. Jashtë miteve dhe legjendave antike qëndron një rradhë e gjatë e grave të cilat në histori janë shkruar si udhëheqëse ushta-rake të vërteta, aspak më të vogla se sa kolegët e tyre të gjinisë së kundërt.

heroina nga sallaminaFama për të qenë e para në listë i takon Artemizisë së Karesë, mbretëreshës së Halikarnasit. Ajo do ta zëvendësojë burrin e saj të vrarë duke u bërë admirale e marinës persiane, pikërisht në betejën e Sallaminës në vitin 481 p.e.s, njëra ndër betejat më të mëdha detare në histori. Artemizia komandon me pesë anije ushtarake të cilat kanë qenë në krye të flotës së fuqishme persiane. Historiani

antik Herodoti atë e përshkruan si të aftë, të bukur, intelegjente dhe të guximshme, ku në betejën e lartëpërmendur ka arritur t’i gjunjëzojë grekët, por edhe përkundër këtij fakti, persianët kanë pësuar disfatë. Nga Herodoti mësojmë se Artemizia luftarake ka qenë grua e ndishme e cila për shkak të dashurisë së pakthyer është vetëvrarë. Në fakt, duke u përgatitur për luftë kundër grekëve, ajo është dashuruar në njërin nga ushtarët e saj, në Darda-nin e urtë i cili për dallim nga marinerët tjerë, Artemizës aspak nuk i ka kushtuar vëmendje. Të gjitha orvatjet e saj për t’ju afruar atij kanë qenë të kota dhe ajo më pamundësi dhe në pafuqi ka kërcyer

nga një shkëmb i lartë në detë, duke i dhënë fund ankthit të dashurisë. Disa historian mendojnë se fundi tragjik në jetën dinamike të Artemizës ka qenë fryt i hakmarrjes së kronikëve grek, që nuk ia kanë falur se ajo është rreshtuar në anën e persianëve, përderisa ka qenë adminis-tratore e një krahine helene.

Теuta – mbretëreshë dhe pirate Ilirja Teuta ka qenë mbretëreshë, luftëtare dhe udhëheqëse. Legjendat thonë se ka qenë jashtëzakonisht e bukur. Vetitë e saj prej udhëheqëses kanë ardhur në shpre-hje pas vdekjes së bashkëshortit të saj, mbretit ilir Agronit. Për faktin se Teuta ka

24 часа

Lista e grave ushtare dhe udhëheqëse në histori është e gjatë dhe nuk ekziston asnjë periudhë e historisë, e as luftë në të cilën gratë nuk kanë

qenë luftëtare apo nuk kanë qenë në pozita komanduese Muaji mars është rast i mirë të rikujtojmë dhe të njoftojmë gratë që

kanë epitetin – udhëheqëse të mëdha

Gratë – ushtare dhe udhëheqëse të mëdha

14

Në vijën e parë

Page 15: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

qenë bashkëshortja e dytë e Agronit, ndër-sa trashëgimtari i tij Pirro në atë kohë ka qenë adoleshent, Teuta pa asnjë pengesë i ka marë detyrat e bashkëshortit. Vlen të theksohet se Agroni ka vdekur gjatë festi-meve tre ditore pas fitores së madhe ndaj fiseve greke në Thesali. Legjenda thotë se ai gjatë festimeve ka arritur t’i dehë shokët e tij dhe se ajo festë ka qenë e kombshme për fatin e tij. Pas vdekjes së Agronit në vi-tin 231 p.e.s, Teuta me ndihmën e Dhimi-trit, shokut të ngushtë të mbretit të vdekur dhe njëri ndër ushtarët më të mirë ilir, ka vazhduar me administrimin e të gjitha provincave përgjatë brigjeve të Adriatikut. Ilirët atëbotë kanë pasur flotë shumë të fuqishme, ndërsa Teuta ka organizuar banda pirate të cilat pamëshirshëm i kanë plaçkitur të gjitha anije që kanë kaluar në detin Jon dhe në detin Adriatik. Në shu-micën e aksioneve të këtilla ka qenë pjesë edhe vetë Teuta duke i marë gjërat më të vlefshme. Për faktin se më shpesh janë plaçkitur anijet romake , deri në qytetin

e shenjtë në Risan, njëra nga qytetet e Teutës, është nisur një delegacion me një porosi nga perandori romak…”të ndalen sulmet ndaj anijeve romake dhe të kthehet ajo që është marë”. Teuta i ka dëgjuar emisarët romak , vëllezërit Gaj dhe Luçie dhe më pas i ka përzënë duke i thënë se askush, e as mbreti Çezar nuk mund t’i urdhërojë se çfarë të bëjë në territorin e saj. Teuta ka urdhëruar që të vriten emis-arët dhe ka vazhduar me aventurat pirate. Nga historian Plebej mësojmë se vdekja e dy vëllezërve ka qenë shkas që Centumali të niset me flotë të përbërë nga 200 anije drejt Korfuzit, pikërisht në kohën kur Teuta poashtu ka bërë përpjekje për t’a marë Korfuzin. E befasuar, me një ushtri dhe flotë shumë më të vogël në numër, ajo është dakorduar me të gjitha kushtet që ia ka parashtruar Centumali. Kjo luftë e parë iliro-romake ka qenë fillimi i fundit të Mbretërisë Ilire. Tetua nuk e ka respektuar marrëveshjen dhe përsëri i ka sfiduar romakët. Në pranverën e vitit 221 p.e.s një flotë e madhe romake ka arritur në Risan, e më pas legjionarët janë nisur në qërim hesapesh me Teutën. Kur ka parë se në përballje direkte flota ilire ka qenë shumë më e dobët, Teuta përmes kanaleve sekrete ka ikur nga kështjella në Risan dhe që nga ai moment i humben gjurmët. Ekzistojnë disa legjenda rreth humbjes së saj, por më me rëndësi është që ajo ka qenë një udhëheqëse një ushtare e vërtetë dhe një inspirim i vazhdueshëm për historianët dhe puntorët e artit.

Budika – hija e zezë e neronitBudika Keltska është gruaja e parë udhëhqëse ushtarake në pjesën veriper-ëndimore të Perandorisë Romake. Falë dy historianëve të mëdhenj të mileniumit të parë të erës sonë, Tacitid dhe Kasije Dionit, nuk ekzistojnë aspak mistifikime rreth autenticitetit historik të Budikës. Në “Analet dhe jetën e Julie Agrikolës”, Taciti një përmbledhje ia kushton “gruas e cila ka qenë një hije e zezë e perandorit Neron

për shkakun e së cilës ai ka menduar që nga Britania t’i tërheq të gjithë legitë romakë”. Kasije në veprën e tij “His-troia e Romës” në mënyrë të detajizuar i përshkruan disfatat e legive rokakë. Faktet historike për jetën dhe veprën e Budikës për 18 shekuj të tërë janë harruar në kronikat e vjetra romake. Më saktë-sisht, deri në dekadën e tretë e shekullit XVIII, kur në fronin britanez është ulur mbretëresha Viktoria. Duke kërkuar një personalitet të përshtatshëm historik me të cilën do ta krahasonin mbretëreshën ambicioze, historianët britanik e kanë zbuluar Budikën. Në faktet e cekura në dy pjesët antike është krijuar tregimi epik për mbretëreshën e harruar Budikën. Deri në vdekjen e papritur të bashkëshortit të saj, mbretit Prasutag, Budika ka jetuar si trashigimtarët e tjerë të froneve. Për faktin se mbreti nuk ka pasur trashëgimtar, gjegjësisht me Budikën kanë pasur dy vajza, rolin e prijësit të fisit e ka marrë ajo. Romakët, të cilët kanë pasur marëveshje për autonomi me Keltët, nuk janë pajtuar me këtë vendim dhe si dënim publikisht e kanë rrahur me kamxik Budikën, ndërsa vajzat e saj i kanë ç’nderuar. Kur kjo ka përfunduar, ajo i ka mbledhur prijësit e pesë fiseve tjera dhe u ka propozuar që të fillojnë rezitencë të armatosur. Kroniku romak Taktikusi, ka vërejtur se ajo në atë kohë ka mbajtur një “fjalim burrëror”, nga i cili një pjesë e tij ka qenë e modifikuar për nevojat aktuale të Mbretërisë së Bashkuar gjatë kohës së mbretëreshës Viktoria. Bu-dika prijësve u është drejtuar me fjalët vi-juese: “Ne britanikët jemi mësuar që gjatë luftërave të kemi gra komandante, por në këtë rast, unë nuk luftoj për mbretërinë time, e as për pasurinë. Unë luftoj si një grua e thjeshtë për lirinë e humbur, për trupin tim të vrarë dhe për vajzat e mia të turpëruara. Ndërsa ju, ose do t’a fitoni betejën, ose do të jeni robër..”. Sulmi i parë ndaj njërit prej garnizoneve romake ka ndodhur në fillim të vitit 61 të e.s. Kanë vijuar edhe pesë sulme tjera, ndërsa në

15

Page 16: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

krye të fiseve të bashkuara gjithnjë ka qëndruar Budika. Sipas Kasijes, gjatë asaj periudhe janë vrarë gjithsej 70 000 ushtarë romak. Administruesi romak i Britanisë, kur ka mësuar për humbjet katastrofale, i ka grumbulluar të gjitha forcat e dis-ponueshme dhe është nisur në drejtim të Londrës. Hakmarrja ka qenë e përgjak-shme. Romakët i kanë masakruar kry-engritësit, ndërsa Budika duke mos dashur që romakëve t’ju bie e gjallë në duar, ka pirë helm dhe është helmuar. Pikërisht në atë vend, në qendër të Londrës, për nder të heroinës së madhe britanike Budikës së Keltëve është ngritur përmendore.

Zenobia – udhëheqëse dhe mbretëreshë e shkretëtirësNë historinë e shkruar për Perandorinë Ro-make, hapësirë e madhe i është dhënë dy grave të cilat nuk kanë qenë romake. Njëra është mbretëresha legjendare egjiptiane Kleopatra, ndërsa tjetra është Julia Aurelia Zenobia, jo më pak mbretëresha e njohur e Mbretërisë së Palmirit. Emri i Zenobias është vërejtur në të gjitha enciklopeditë ushtarake në të cilat paraqitet si grua e parë, luftëtare e vërtetë. Në gjenezën e famës së saj ushtarake nuk ka elemente apokrife, e as episode të romantizuara, përpos ndoshta përpjekjes së saj të paraqitet si kushërirë e largët e Kleopatrës. Prejardhja e saj dhe çfarë ka bërë para se të martohet me mbretin palmerian Odentin, nuk dihet. Megjithatë dihet se pas vdekjes së tij në vitin 267, ajo e merr administri-min e mbretërisë së vogël asire, të cilën më pas me shpatë në dorë arrinë që t’a zgjerojë në katër anë, me çka e rrezikon administratën romake në atë pjesë të per-andorisë dhe për këtë shkak ballafaqohet edhe me legitë e perandorit Aurelian. Pas fitoreve në betejat me egjiptasit në të cilat ka qenë në krye të ushtrisë së saj, Zenobia ka qenë e bindur se ka fuqi t’u kundërvihet romakëve. Pikërisht për këtë arsye, në letrën të cilën Aureliani nga ajo kërkon që të dorëzohet paqësisht, i përgjigjet se ai

aspak s’duhet të tallet me mbretëreshën e Orientit. Deri në konflikt ushtarak në mes të Zeno-bias dhe Aurelianit ka ardhur në Emse (Si-ria e sotme) në vitin 272, ndërsa rezultati i betejës ka qenë disfata për “mbretëreshën e shkretëtirës”. Kur ka parë se disfata është e pashmangshme, Zenobia është nisur drejt Persisë, por është zënë rob. Kur legjionarët ia kanë sjellur Zenobian, Aureliani ka mbetur i befasuar nga bukuria dhe nga mirësjellja e saj. Në momentin kur ai ka vendosur t’a lirojë, këshilltarët e tij ia kanë ndërruar mendjen duke e bindur që ai të kthehet në Romë si fitimtar së bashku me të robëruarën. Zenobia nëpër rrugët e Romës është parë e lidhur me zinxhirë të artë, kështu që fitimtari Aurelian ka mbetur në plan të dytë. Është interesante se kjo sundimtare e madhe nuk ka përfunduar tragjikisht, por ka mbetur për të jetuar me dinjitet në Romë.

Vajzat e gjeneralit trungNë të njejtën kohë kur Budika i ka mposh-tur legitë romak në ishull, në agimet e erës së re, në lindjen e largët, motrat Trak dhe Ni janë nisur në qërim hesapesh me armatën e fuqishme kineze. Pas vdekjes së babait të tyre, komandantit të atëher-shëm ushtarak të Vietnamit, vendin e kanë okupuar trupat kineze. Për faktin se

zëvendësit ushtarak kanë hequr dorë nga lufta e mëtejshme, vajzat e gjeneralit Trung kanë vepruar ndryshe. Vajza e madhe Trak ka pasur edhe arsye personale për një gjë të tillë, kjo sepse gjatë luftës është përdhunuar nga ushtarët kinez. Dy vajzat qysh si të vogla i kanë mësuar shkathtësitë luftarake, ndërsa janë veçiar në përdorimin e shpatës. Trak, parimisht vet, e shoqërura nga qindra bashkëkombase, ka filluar ti sulmojë kampet kineze dhe pas sukseseve të para do t’i bashkangjitet edhe motra më e vogël, por edhe mijëra vietnameze tjera. Kështu për një periudhë dy vjeçare motrat Trung kanë krijuar ushtri prej më se 80 000 ushtarëve, kryesisht femra, duke marrë një pjesë të mirë të territorit kinez. Legjenda thotë se Trang ka qenë veçanër-isht e pamëshirshme ndaj komandantëve të trupave kineze, e cila i ka sfiduar në dyluftim, kështu që nga fuqia e saj kinezët kanë menduar se para tyre kanë një burrë të veshur me veshje për femër. Por, ashtu si Budika edhe gratë tjera udhëheqëse ushtarake, e sidomos edhe motrat Trung, kanë përfunduar tragjikisht. Në njërën nga betejat më të mëdha të Lindjes, gjatë mileniumit të parë të erës sonë, ushtria numerikisht shumë më e madhe kineze e ka mposhtur ushtrinë e motrave Trung, ndërsa ato duke mos dashur që të bien në duart e armikut, janë vetëvrarë. Në shenjë mirënjohjeje për heroizmin dhe lavdinë e tyre, vietnamezët në kryeqytet u kanë ngritur përmendore.

Vajza mistike nga OrleaniNuk ka mister më të madh në histori sesa ai që lidhet me personalitetin dhe me veprën e heroinës legjendare franceze Jovanka Orleanka. Duke pasur parasysh të dhënat e të gjitha ngjarjeve historike lidhur me Francën, rasti i bareshës Jo-vanka numërohet në sekretet e përjetshme të qytetërimit tonë. Ndoshta për shkak të kësaj, ajo është personi më i përfolur në gjithë historinë franceze. Bëhet fjalë për një vajzë që në moshë më të re se 19

16

Page 17: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

vjeçare, mori drejtimin e ushtrisë franceze dhe pas njëqind vjet luftë me anglezët, korri fitoren e saj përfundimtare. Pas këtij fakti historik qëndron një tregim mistik rreth asaj se si një vajzë e vogël analfabete, një qen dhe një bari i dolën si engjuj dhe e këshilluan atë të ishte besimtare, sepse ajo u thirr për të shpëtuar Francën nga e keqja e quajtur Angli. Shtatë vjet më vonë, në vitin 1429, në kohën e betejave më të mëdha në luftën njëqind vjeçare mes Anglisë dhe Francës, Jovanka kërkoi të shihte princin e kurorëzuar Çarlls i VII. Pasi ai dhe këshilltarët e tij laikë, si dhe kisha e bindën atë se Zoti e kishte dërguar për të ndihmuar Francën, asaj iu lejua të merrte komandën në mbrojtje të qytetit të rrethuar të Orleansit. Dhe, me të vërtetë, ndodhi mrekullia. Francezët mposhtën anglezët, ndërsa Jovanka bindi Çarllsin për t’u kurorëzuar si mbret. Pastaj, e veshur me rroba të meshkujve ajo shkoi në Paris. Me ndihmën e saj, u fitua edhe një betejë. Përveçse u plagos, Jovanka morri bashkatdhetarët nga provincat e Burgun-dit, të cilët ishin kundër Çarllsit të VII dhe në të njëjtën kohë solli aleatët anglez. Ata e çuan atë në qytetin e Rouen dhe e aku-zuan përpara publikut për krimet që kishte kryer gjatë luftimeve me anglezët. Gjykata kishtare e dënoi atë për herezinë dhe zjar-rin e Zotit dhe më 30 maj 1431, asaj iu vu flaka për së gjalli. Gjashtë shekuj më vonë, në vitin 1920, Jovanka Orleanka u shpall shenjtore dhe më vonë simbol kombëtar i Francës.

Laskarina Bubulina – аdmiralja e marinës ushtarakeE lindur në një familje detare të njohur greke në gjysmën e dytë të shekullit të XVII, Laskarina Bubulina u rrit bukvalisht në valët e detit. Babai i saj, e poashtu edhe vëllezërit ishin komandantë të civilëve dhe të anijeve luftarake, si dhe dy bashkëshortët e saj, kështu që ajo kishte nga kush të mësojë, para se edhe vetë të komandojë një luftanije. Në pesëdhjetë vjetorin e saj, ajo mori komandën e anijes më të madhe të marinës greke në një kohë kur po zhvilloheshin betejat përfundimtare për pavarësinë e Greqisë. Ajo bleu edhe katër anije me paratë e veta dhe koman-doi me të njejtat në betejat detare kundër turqve dhe ndaj flotës ushtarake ruse nën komandën e Aleksej Orlovit. Ishte propozi-min i tij që Laskarina mori një grade prej admiralit rus, domethënë u bë udhëheqëse e marinës ruse, si dhe e asaj greke. Për fat të keq, heroina e madhe dhe nëna e shtatë fëmijëve nuk u ndje e lumtur për çlirimin dhe pavarësinë e Greqisë, sepse ajo vdiq disa muaj para se kjo të ndodh. Sigurisht, ajo ende konsiderohet si një nga heroinat më të mëdha të historisë greke dhe përveç përmendoreve dhe monumenteve të shumta, për të janë gjiruar filma dhe janë shkruar shumë vepra letrare.

Мile Radenkoviq

Page 18: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Elementet kryesore të organiza-tës ushtarake të NATO-s janë: Komiteti Ushtarak (Military Committee - МС), i cili për-

bëhet nga shefat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, organit të tij ekze-kutiv, gjegjësisht Shtabit Ndërkombëtar Ushtarak dhe struktura komanduese ushtarake e cila përbëhet nga Kom-anda Aleate e Operacioneve dhe nga Komanda Aleate e Transformimit. Dy komandat e fundit janë të kryesuara nga ana e komandantit suprem të Forcave Aleate për Evropë (Supreme Allied Commander Europe-SACEUR) dhe nga komandanti suprem i forcave të njejta (Supreme Allied Commander, Transfor-mation-SACT).Komiteti ushtarak është organ ushta-rak i NATO-s dhe njëri ndër trupat më të vjetra të përhershme pas Këshillit Veriatlantik. Këto dy trupa janë forumar disa muaj pas formimit të Aleancës. Me Komitetin kryeson kryetari i komitetit i

cili nominohet me mandate tre vjeçar. Kryetari i Komitetit Ushtarak udhëheq me komitetin, ky secili vend anëtar ka përfaqësuesin e vet ushtarak. Ai është oficer i lartë i NATO-s, zëdhënës i lartë i Aleancës për të gjitha çësht-jet ushtarake dhe këshilltar kryesor ushtarak i sekretarit të përgjithshëm. Më pas, ai është kanal përmes të cilit shefat e shtabeve të përgjithshme janë të prezantuar deri te organet e ven-dimarrjes politike. Nga kjo pikë jepen rekomandime dhe direktiva në drejtim të komandantëve strategjik (SACEUR dhe SACT, përgjegjëse për Komitetin Ushtarak për trajtim gjithpërfshirës të të gjitha çështjeve të Aleancës në kuadër të fushave të tyre të veprimit dhe përgjegjësisë) dhe të drejtorit të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar. Nga njëra anë,

Komiteti Ushtarak për komandantët strategjik siguron rekomandime për çështje ushtarake, ndërsa nga ana tjetër bashkëpunon ngushtë me ta sa i përket vlerësimeve ushtarake, rekomandimeve dhe çështjeve të tilla. Komiteti Ushtarak është burim primar i këshillave ushtarake për trupat civil për vendimarrje në kuadër të Këshillit Veriatlantik dhe të Grupit për Planifikim Bërthamor. Ai ofron këshilla të bazuara në konsenzus nga ana e të gjithë shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-s. Këshillat nga Komiteti Ushtarak kërkohen para se të jepet çfardo miratimi për ndonjë akcion luftarak dhe në përputhje me këtë, paraqet element bazik në mes të proceseve politike gjatë vendimarrjes dhe në mes të strukturës ushtarake të

Organizimi ushtarak dhe struktura e NATO-s përbëhen nga të gjitha llojet e formacionit që përfshihen dhe përdoren për zbatimin e

vendimeve politike të cilat kanë implikime ushtarake

NATO

Organizimi dhe struktura e NATO-S

18

Page 19: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

NATO-s. Në këtë kontekst, komiteti për-gatit vlerësim afatgjatë vjetor për forcat, mundësitë e vendeve dhe fushave të cilat paraqesin rrezik për interesat e NATO-s.Detyra kryesore e komitetit është që të sigurojë konsenzus për politikën dhe strategjinë ushtarake të Këshillit Veriatlantik dhe t’i ndjek rekomandimet e komandantëve strategjik të NATO-s. Këshillat e Komitetit Ushtarak kërkohen para autorizimit nga ana e Këshillit Veriatlantik për punët apo aktivitetet ushtarake të NATO-s. Trupi paraqet lid-hje esenciale në mes të proceseve poli-tike gjatë vendimarrjes dhe strukturën ushtarake e komanduese të NATO-s dhe është pjesë përbërëse e procesit të vendimarrjes së Aleancës. Komiteti është përgjegjës përkthimin e ven-dimit politik në rekomandim ushtarak të NATO-s te të dy komandantët strategjik të NATO-s: komandanti suprem aleatë për operacione dhe komandanti suprem

aleatë për transformim (Supreme Allied Commander Operations and Supreme Allied Commander Transformation).Komiteti Ushtarak mbështetet nga ana e Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar, Ai përbëhet nga një personel me rreth 500 të punësuar, të përbërë vetëm nga personeli ushtarak dhe civil nga vendet anëtare të NATO-s të cilët punojnë në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai u ofron atyre këshilla strategjike dhe ushtarak, i asiston Këshillit Veriatlantik për aspektet ushtarake të politikës, operacioneve dhe transformimit në kuadër të Aleancës. Shtabi Ndërkombëtar Ushtarak gjithash-tu garanton se vendimet e NATO-s dhe politikat për çështjet ushtarake zbatohen nga ana e trupat përkatëse të NATO-s.

Shtabi udhëhiqet nga ana e drejtorit të përgjithshëm dhe është i përbërë nga pesë divizione. Ato janë: divizioni i intelegjencës, i cili siguron mbështetje të intelegjencës për të gjitha elementet e shtabit të NATO-s, për vendet anëtare të NATO-s dhe për komandat e NATO-s; divizioni për operacione dhe plane, i ndjek me vëmendje operacionet e NA-TO-s, procedurat dhe planet operative për menaxhim me kriza, përgjegjësitë ushtarake në fushën e mbrojtjes ajrore, luftimet elektronike, etj.; divizioni për politikë dhe aftësi, i rregullon të gjitha çështjet lidhur me politikën e Aleancës për mbrojtje dhe planifikim strategjik në disa fusha më të gjera: në atë strategjike, politike dhe konceptuale, të kthimit bërthamor, politikën e mbro-jtjes kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, kontrollit të armatimit dhe politikë të joproliferencës me planifikim të mbrojtjes; divizioni për siguri coop-erative, zhvillon dhe zbaton bashkëpun-

im ushtarak të NATO-s me 41 vendet partnere aktuale të NATO-s dhe është përgjegjëse për koordinimin e Aleancës me organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare si që janë Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evro-pian, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri Evropiane, Unioni Afrikan, Këshilli i Gjirit për Bashkëpunim, Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, si dhe shumë tjera; divizioni i logjistikës dhe resurseve i zhvillon dhe definon politikat dhe parimet, planet dhe konceptet e të gjitha çështjeve në lidhje me logjistikën, rastet urgjente mjekësore dhe resurset e përbashkëta financiare të NATO-s. Anëtarët e Komitetit Ushtarak takohen rregullisht (më së paku një herë në

javë në sesione formale ose joformale) në nivel të përfaqësuesve ushtarak tre herë në vit dhe në nivel të shefave të mbrojtjes. Oficerët e lartë ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s dhe përfaqësuesit civil nga Islanda (sepse ky shtet nuk ka forca ushtarake), të cilët shërbejnë si përfaqësues të vendit të tyre në NATO, i përfaqësojnë shefat e tyre të mbrojtjes. Në kuadër të Këshillit të Partneritetit Euroatlantik dhe pro-gramit Partneriteti për Paqe, Komiteti Ushtarak rregullisht takohet me vendet partnere në nivel të përfaqësuesve kombëtar ushtarak (një herë në muaj), si dhe në nivel shefash të mbrojtjes (dy herë në vit). Komiteti Ushtarak gjithashtu takohet në formate të ndry-shme në kuadër të Këshillit NATO-Rusi, në komisionin NATO-Ukrainë dhe në komisionin NATO-Gjeorgji, si dhe me shefat e shtabeve të përgjithshme të shtatë vendeve nga Dialogu i Mesdheut.

Dragan Pavllovski

19

Page 20: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

20

Dukata e Madhe e Luksemburgut është një monarki kushtetuese evropiane që funksionon si një demokraci parlamentare dhe

është dukat më i madh dhe i vetëm në botë. Pas disfatës së Napolonit në vitin 1815 në Kongresin e Vjenës, Luksem-burgu shpalli pavarësinë me status të dukatit të madh – shtet apo territor me të cilin sundon duka apo dukesha. Luk-semburgu është shumë aktiv në bash-këpunimin ndërkombëtar. Në Luftën e Dytë Botërore ka qenë pjesë e formimit të Unionit Doganor me Belgjikën dhe me Hol-andën (Beneluks), në vitin 1957 ishte një anëtar themelues i Bashkësisë Ekonomike Evropiane (EEC, 1993 BE) dhe një anëtar i NATO-s që nga viti 1959. Duka i madh njëherit është edhe komandant suprem i forcave të armatosura (FA) të Luksem-burgut. Në përbërjen e FA janë armata dhe zhandarmeria. Politika e mbrojtjes dhe e sigurisë së shtetit definohet dhe imple-mentohet nga ana e ministrit të mbrojtjes.

Drejtoria e Mbrojtjes i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Çështjeve të Jashtme dhe Evropiane, është trup përbërës i minis-trit që ka të bëjë me çështjet e zhvillimit të politikës së mbrojtjes dhe njëherit kryen suspenzionin e implementimit të saj. Gjithashtu, ka kontroll të tërësishëm ndaj menaxhimit të resurseve njerëzore dhe atyre financiare në armatë. Drejtoria përbëhet prej tre sektorëve: sektorit për politikë të mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, sektorit për planifikim strategjik dhe investime dhe nga sektori i resurseve.Misione të forcave të armatosura të Luksemburgut janë: në nivel kombëtar:

mbrojtja e territorit të Dukatës së Madhe, mbrojtje të objekeve vitale si dhe ndihmë ndaj popullatës civile në rast të fatkeqë-sive natyrore dhe fatkeqësive tjera; në nivel ndërkombëtar; kontribut ndaj mbro-jtjes kolektive në kuadër të organizatave ndërkombëtare anëtar i së cilave dhe është vet, si dhe pjesëmarrje në misione për mbështetjen e paqes dhe menaxhimit me kriza.Ministri i mbrojtjes është përgjegjës për realizimin e misioneve, strukturën dhe për pajisjen e armatës. Me armatën komandon komandant ushtarak (zakonisht me gradë kolonel, mund të jetë edhe gjeneral) dhe ajo përbëhet nga:

Luksemburgu është shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai mori pjesë në themelimin e Bashkimit Doganor me Belgjikën dhe Holandën (Beneluks) në vitin 1957. ishte një anëtar themelues i Bashkësisë Ekonomike Evropiane (EEC, 1993 BE)

dhe një anëtar i NATO-s që nga viti 1959

Forcat e armatosura të LuKSEMbuRGuT

NАТО-armatat

Page 21: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

- komanda;- komanda tokësore, në përbërje të së cilës ka: njësi administrative dhe logjistike, shërbimi i mbrojtjes shëndetsore, shkollë ushtarake dhe department sporti;- komponentë ajrore; - gjyq ushtarak;- orkestër ushtarak; - shërbim kapelan.Njësi operative në komponentën tokë-sore është batalioni i lehtë këmbësorik i përbërë nga çeta sulmuese Eurokorpus, nga NATO çeta sulmuese dhe nga çeta komanduese. Nga pajisja dhe armatimi ka: revolver Glock17, pushkë 5,56mm Steyr AUG, pushkomitraloz 5,56mm Minimi SPË, mitraloz 12,7mm M2 HB, minahedhës 81mm, obuse 105mm, sistem anti tanks TOË ATGË, mitraloz anti ajror 12,7mm, automjete sulmuese M 1114 (HMMËV), transportues blindues Commando, autom-jete luftarake blinduese Dingo 2, etj.Komponenta ajrore është formuar për shkak të punëve normative-juridike për

21

Page 22: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

regjistrimin e 17 fluturakeve të NATO-s E-3A dhe 3 Boeing 707 TCA, nga përbërja e forcave të NATO-s për paralajmërim të hershëm (NATO Airborne Early Ëarning Force).Zhandarmeria që nga momenti kur është ndarë nga policia në vitin 2000, është e përfshirë në sistemin e mbrojtjes si kapacitet sulmues për siguri si dhe si polici ushtarake.Numri i personelit në armatë është i caktu-ar me ligj: oficerë - 83 (80 në komponentën tokësore, 2 në sigurimin shëndetsor dhe shefi i orkestrës ushtarake), nënoficerë - 287 (206 në komponentën tokësore, 6 në sigurinë shëndetsore dhe 75 në orkestrën ushtarake), ushtarë profesional – 90 dhe numri i civilëve nuk mund të jetë më i madh se 170 (pa kuadrin mësimor profe-sional në shkollën ushtarake). Në për-bërjen e personelit të armatës janë edhe vullnetarët, ndërsa numri i tyre përcaktohet nga ana e dukës së madh. Në mesin e tyre ka edhe të huaj nga vendet anëtare të BE-së, prej të cilëve më tepër portugez (7-10%). Numri i përgjithshëm i personelit në armatë është diku rreth 900. Nga ai numër, nënoficerët dhe oficerët e sigurimit shëndetsor promovohen dhe emërohen nga ana e dukës së madh. Nënoficerët dhe ushtarët tjerë profesional i promovon dhe i emëron ministri i mbrojtjes. Zhandar-meria përbëhet nga personel me rreth 600 persona.Shërbimi ushtarak nuk është obligativ që nga viti 1967 dhe i njejti zgjat 3 vjet. Vullnetarët, shtetasit e Luksemburgut të moshës nga 18 deri në 24 vjet, të cilët do t’a përfundojnë stërvitjen ushtarake mund të punësohen në polici, doganë, në postë, në komunë, në ndërmarrjet komunale, etj, ose t’a vazhdojnë karrierën e tyre ushta-rake si nënoficerë.

Çështjet e mbrojtjesPas vendimit të samitit të NATO-s në vitin 2004, për ndarjen të 2 % nga BPV-ja për mbrojtjen, qeveria e Luksemburgut e ka bërë publike qëllimin e parë konkret – t’a rrisë buxhetin për ushtrinë nga 0,4 nga BPV (222 mil. euro) në vitin 2014, në 0,6% në vitin 2020. Për vitin 2018, ai ka arritur numrin në mbi 343 milion euro, që është diku rreth 55% nga BPV. Ambicia afatgjate është vendosja e një shpenzimi dhe planifi-kimi stabil afatgjatë të buxhetit të mbrojtjes.Bashkëpunim më intenziv ndërushtarak ka me Belgjikën. Pjesa më e madhe e personelit të oficerëve është shkolluar në këtë vend, ndërsa vendosjet e përbashkëta nëpër misione jashtë vendit tashmë janë praktikë. Pjesa më e madhe e projekteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes, sidomos në furnizimin e përbashkët të pajisjeve ushtarake, janë me Belgjikën dhe me Holandën. Bashkëpunim aktiv tradicional ka edhe me Gjermaninë dhe Francën, sidomos në kuadër të korpusit evropian, herë pas herë edhe në kuadër të brigadës gjermano-frënge si dhe në fushën e trajnimit dhe vendosjes së përbashkët në misionet paqësore.Në vitin 2013, është nënshkruar mar-rëveshje me Holandën dhe Belgjikën për kontroll të hapësirës ajrore mbi tre shtetet nga ana e forcave ajrore belge dhe hol-andeze, duke filluar nga viti 2016 me dy avionë luftarak „F-16“.Në mënyrë aktive bashkëpunon me struk-turat e NATO-s, me Komandën Supreme të Forcave Aleate për Evropë (SHAPE), me BE-në dhe me Organizatën për Bashkë-punim dhe Siguri në Evropë (OBSE).Me planin afatgjatë për zhvillim të mbro-jtjes, deri në vitin 2025 parashihet:- investim dhe zhvillim të armatës me anë të zbatimit të arritjeve teknike dhe teknologjike;

- modernizimi i kapaciteteve të intelegjen-cës dhe të sulmit, me anë të investimeve në teknologji të reja;- zhvillim i komponentës ajrore me furnizim të kapaciteteve të reja, kryesisht për aviotransport strategjik, evakuim mjeksor dhe mbikqyrje të hapësirës ajrore;- implementim i projektit ushtarako mjekë-sor i cili parasheh zhvendosjen e ekipeve të specializuara mjekësore, me qëllim të mbështetjes së spitaleve shtetërore në rast krize dhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme;- zhvillimi i ekspertizës dhe kapaciteteve për siguri kibernetike, sidomos për pe-sonelin që dërgohet në misione;- zhvillim i strategjisë për përfshirje të industrisë, veprimtari hulumtuese dhe risi në ndërtimin e mundësive dhe kapac-iteteve të mbrojtjes në vend;-zhvillimi i strategjisë për regrutimin e personelit të përshtatshëm të specializuar në përbërje të FA; - formimi i agjencisë kombëtare për zhvil-limin e kapaciteteve me qëllim të imple-mentimit të projekteve dhe investime për nevojat e mbrojtjes.Në plan është paraparë:- në kuadër të NATO-s: të vazhdohet me investime në kapacitete dhe mundësi ushtarake, të nevojshme për mbrojtjen kolektive dhe për pjesëmarrjen e opera-cioneve paraushtarake të NATO-s dhe - në kuadër të BE-së: të vazhdohet me pjesëmarrje në programet e përbashkëta akuizicive në kuadër të Agjencisë për Mbrojtje Evropiane (EDA) dhe pjesëmar-rje me njësi dhe kapacitete në kuadër të grupeve ushtarake të BE-së (EUBG).

М.S.

22

Page 23: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Me fundin e Luftës së Ftohtë, operacionet paqeruajtëse janë rritur në numër dhe madhësi. Misionet e para,

“gjenerata e parë e operacioneve paqeruajtëse”, siç u quajtën, për-bëheshin nga disa qindra në disa mijëra ushtarë. Ata ushtarë ishin me mandat për vëzhgimin, mbikëqyrjen e armë-pushimeve ose ndarjen e fraksioneve ndërluftuese. Operacionet e fundit paqeruajtëse jo vetëm që janë rritur ndjeshëm me numrin e trupave, por të njejtat kanë zgjeruar apo rritur edhe aktivitetet e tyre gjatë misionit. Në një rast, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, z. Rasmusen tha se “madhësia e tru-pave dhe lloji i operacioneve varen nga natyra e mandatit dhe niveli i bashkë-punimit të palëve në konflikt”. „Gjenerata e dytë” e misioneve paqeru-ajtëse është quajtur edhe si “operacion paqeruajtës”. Detyra kryesore tani nuk është vetëm monitorimi i armëpushimit dhe ndarja e palëve ndërluftuese, por edhe krijimi i një atmosfere miqësore që do të rezultojë me një paqe të qën-drueshme. Zyrtarët politik të NATO-s theksojnë se misioni i operacioneve paqeruajtëse bashkëkohore me strat-egji komplekse të ndërhyrjes duhet të

fokusohet në nëntë nivele taktike njëko-hësisht: veprime të koordinuara nga qeveritë, OJQ-të, biznesi i kompanive tregtare dhe qytetarëve, i institucioneve arsimore kërkimore dhe trajnuese, i bashkësive fetare, organizatat filantrop-ike dhe mediat. Vetëm bashkëpunimi në mes të gjithë këtyre aktorëve të pranishëm në operacionet paqerua-

jtëse bashkëkohore mund të sigurojë efikasitet të misionit të përkohshëm dhe paqe të qëndrueshme.Fundi i Luftës së Ftohtë shkaktoi nevo-jën për më shumë operacione funksio-nale paqeruajtëse shumëdimensionale, rezultati i të cilave në detyrat e reja varet nga bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet pjesëmarrësve ushtarakë dhe civilë. Përvojat e viteve të fundit trego-jnë se vetëm kombinimet e planifikuara dhe të koordinuara të masave civile dhe ushtarake mund të krijojnë kushte për stabilitet dhe paqe afatgjate në shoqëritë e ndara.Për të arritur këtë, njësitë ushtarake të pjesës së tyre duhet të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet me organi-zatat joqeveritare në përpjekje për të siguruar qendra paraprake për QPS-të dhe organe të tjera ushtarake për sink-ronizimin e aktiviteteve në një zonë apo rajon të caktuar.Oficerët për lidhje gjithashtu u dërgohen organizatave kryesore joqeveritare në terren. Këto hapa për të përmirësuar bashkëpunimin janë ndihmë e madhe për të dyja palët për koordinimin e duhur të aktiviteteve të tyre. Ata gjithashtu e lehtësojnë bashkëjetesën në realitetin kompleks të misioneve paqeruajtëse.

23

Edukim

Karakteristikat e operacioneve bashkëkohore paqësore

Fundi i Luftës së Ftohtë shkaktoi nevojën për

më shumë operacione funksionale paqeruajtëse

shumëdimensionale, rezultati i të cilave në detyrat e reja varet nga

bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet pjesëmarrësve

ushtarakë dhe civilë. Përvojat e viteve të fundit tregojnë se

vetëm kombinimet e planifikuara dhe të koordinuara të masave civile dhe ushtarake mund të

krijojnë kushte për stabilitet dhe paqe afatgjate në shoqëritë e

ndara

Page 24: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Në operacionet paqeruajtëse bashkëko-hore, arritjet për paqen afatgjatë varen kryesisht nga aktivitetet më paqësore. Numri i aktorëve që marrin pjesë në operacionet e reja paqeruajtëse është rritur jashtëzakonisht shumë. Kom-pleksiteti dhe llojet multifunksionale të operacioneve paqeruajtëse bashkëko-hore kanë mundësuar njësitë ushtarake dhe organizatat civile që të bashkë-punojnë ngushtë së bashku, gjë që kërkon krijimin e qendrave të QPS-ve dhe oficerëve ndërlidhës për bashkë-punim të ngushtë me institucionet dhe organizatat civile. Por ende ka shumë për të bërë dhe shumë gjëra për t’u avancuar. Shumë shpesh, për shkak të mungesës së të kuptuarit dhe përvojës nga fusha, të dy komponentët, ushtria dhe organizatat civile, kanë vështirësi

(shqetësime) me partnerët në terren. Veprimet humanitare janë një nga tre shtyllat e Kombeve të Bashkuara, përveç operacioneve paqeruajtëse dhe operacioneve për ruajtjen e paqes, është e nevojshme të merret parasysh se ndihma humanitare nuk duhet të sigurohet vetëm nga organizatat civile, por në koordinim dhe bashkëpunim me ushtrinë dhe kontigjentet në terren. Vetëm bashkëpunimi mes trupave të ushtrisë dhe organizatave civile mund të çojë në një rezultat të frytshëm dhe efikas, gjë që duhet të merret parasysh në planifikimin fillestar të operacioneve paqeruajtëse. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të integrohet në trajnimin e personelit të ushtrisë i cili do të marrë pjesë në këto operacione.

karakteristikat bazike në mjedisin e zonës së operacioneve Stafi i bashkëpunimit ushtarako-civil (CSF) gjatë periudhës së parashikuar, do të thotë gjatë trajnimit dhe për-gatitjeve në armatat e tyre kombëtare, duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë studimit të mjedisit me të gjitha karak-teristikat e tij në zonën e operacioneve ku do të dërgohet i njejti. Jo vetëm politikanët dhe personeli që planifikojnë operacione paqeruajtëse, por edhe gjithë personeli ushtarak, veçanërisht stafi i QPS-së, duhet të dinë se jo vetëm njësia ushtarake por edhe organizatat civile përfaqësojnë mjedisin në GP. Gjithashtu, njerëzit lokalë, auto-ritetet lokale, kompanitë, udhëheqësit fisnorë janë gjithashtu në atë mjedis. Gjithashtu, çdo individ është një ele-ment i rëndësishëm në GP.Vetëm duke gjetur kanale të për-shtatshme komunikimi midis forcave ushtarake dhe të gjitha organizatave ci-vile dhe banorëve lokal, mund të presim përmbushjen e qëllimit të misionit.Personal i QPS-së për realizimin e suksesshëm të detyrave duhet të ketë parasysh që:- para se të mbërrijë në GP duhet

njohur plotësisht dhe tërësisht histo-rinë e konfliktit në zonë. Duke ditur gjendjen politike dhe historike, per-soneli rrit ndjeshëm mundësinë e një mirëkuptimi më të mirë dhe zbatimin e suksesshëm të misionit;

- gjatë punës në terren duhet të jetë i interesuar për gjithçka që e rrethon. Duke treguar interesin në sjelljen e vendasve, kulturën dhe zakonet e tyre rrit sistematikisht njohuritë e tij, të cilat mund të rezultojnë në zgjerimin e aftësive perceptuese dhe rritjen e efekteve të punës së tij;

- kur ballafaqohemi me një problem, nuk duhet të përmbahen nga pyetja për problemin tek shokët e tij. Është gjithmonë më mirë të ndajmë dyshi-met tona me dikë, gjithashtu është gjithmonë mirë të dëgjojmë edhe mendimin e të tjerëve;

- kur merr pjesë në biseda të ndry-shme, në konverzime, është shumë e rëndësishme të sigurohemi që ai i kupton problemet dhe gjërat në një masë të mjaftueshme. Do të përsërisim, duke pyetur sa më shumë, stafi i QPS-së i ndihmon ata të kuptojnë më mirë gjërat dhe të tregojnë interes të duhur rreth prob-lemit;

- Është gjithashtu shumë e rëndë-sishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë stereotipave. Duke vepruar

24

Page 25: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

25

në një mjedis ndërkombëtar dhe duke punuar me vende dhe kultura të ndryshme për partnerët, ai duhet të sillet me një respekt të veçantë.

Ndërkohë që paqeruajtësit ushtarak za-konisht janë të pajisur mirë dhe shpejtë dislokohen dhe vendosen, përderisa mekanizmat e organizatave civile janë shumë më të ngadalshme.Sidoqoftë, komuniteti humanitar, sigur-

isht se varet nga financimi, i mbështetur përgjithësisht nga donatorët. Të gjitha organizatat civile në zonën e opera-cioneve shpesh kanë nevojë për ndih-mën e armatës për sigurinë, transportin dhe logjistikën. E gjithë kjo duhet të koordinohet mirëfilli.Shumë organizata civile kanë autoritet të ndryshëm. Disa prej tyre veprojnë si organe krejtësisht të pavarura, disa duhet të raportojnë në komandën e misionit, disa veprojnë në rajon dhe raportojnë në nivel strategjik.

karakteristika të komponentës ushtarake dhe civile në zonën e operacioneveDallimet karakteristike dhe gjatësia e misionit të komandantëve të njësive ushtarake dhe përfaqësuesve të orga-

nizatave civile krijojnë probleme shtesë në koordinim dhe bashkëpunim. Njerëzit në krye të organizatave të ndryshme civile, qoftë ndërkombëtare apo joqever-itare, shpesh nuk janë të përgatitur aq sa duhet për mandate specifike dhe për menaxhimin e përgjegjësisë në zonën e operacioneve. Kështu, duke pasur parasysh faktin se misionet paqerua-jtëse janë shumë komplekse dhe

kërkojnë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim të njësisë ushtarake me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në zonë, një udhëheqës i papërgatitur mund të reduktojë seriozisht aftësinë e të dy komponentëve për të arritur qëllimin e përbashkët. Keqkuptimet midis dy komponentëve, si ushtarakë ashtu edhe civilë, ndod-hin shpesh për shkak të mungesës së përvojës në punë në një mjedis të tillë. Si komponenta civile ashtu edhe ajo ushtrake shpesh herë nuk kanë përvojë në zgjidhjen e problemeve të tilla gjatë bashkëpunimit. Koncepte dhe pritshmëri të ndryshme nga të dyja palët mund të çojnë në keqkuptime të theksuara.Do të përmend disa nga keqkuptimet të cilat më shpesh paraqiten në terren:а) Ushtria nganjëherë ka perceptimin e

gabuar se OJQ-të duhet të urdhërohen, të kenë një detyrë, duke mos njohur ose duke mos marrë parasysh faktin se ata kanë prioritetet dhe detyrat e tyre dhe kanë përgjegjësi para donatorëve të tyre.b) Organizatat civile gjithashtu bëjnë gabime kur mendojnë se njësitë ushta-rake janë në terren për mbështetjen e tyre dhe presin mbështetje joreale nga ata, duke mos ditur se njësitë ushtarake në terren kanë detyrat e tyre të qarta dhe nuk mund të jenë gjithmonë aty ku OJQ-të dhe organizatat civile presin ndihmën e tyre.c) Të dyja njësitë, ushtarake si dhe organizatat civile fajësojnë njëra tjetrën për gatishmërinë e tyre të pamjaf-tueshme për të realizuar misionin. Si në ushtri ashtu edhe në atë të bashkësisë civile ka shumë dilema. Një nga më të mëdhatë është nëse të dy komponentat luajnë një rol po aq të rëndësishëm në zonën e operacioneve ose kush duhet të luaj rolin udhëheqës në zonë.Popullata lokale dhe palët e konfliktit mund të pengojnë seriozisht efektivitetin e të gjitha përpjekjeve paqësore të të dy komponentave.Do të cek disa nga karakteristikat më të rëndësishme në sjelljen e aktorëve ush-tarakë dhe civilë në terren në misionet paqeruajtëse bashkëkohore:- të dy komponentët në përgjithësi për-

piqen për paanësi ose neutralitet;- më shumë aktorë civilë veprojnë

në mënyrë të pavarur, ndërsa në shumicën e rasteve ata duhet të bashkëpunojnë me trupat ushtarake, kryesisht për të siguruar aktivitete të caktuara;

- komponenta ushtarake fokusohet në qëllimet e misionit, ndërsa organiza-tat e shoqërisë civile po përpiqen për zgjidhje “afatgjate” ;

- ndoshta jo gjithmonë, por më shpesh në rrugën për të fituar simpatinë e banorëve lokal, jo vetëm komponen-ta ushtarake por edhe organizatat humanitare bëjnë diçka për njerëzit sesa vetë njerëzit, duke harruar se duhet shumë kohë për të ndërtuar besimin midis vendasve dhe për-vetësimin e simpatitë e tyre.

Bashkëpunimi civilo ushtarak është një mjet që duhet të ndihmojë në tejkalimin e të gjitha mosmarrëveshjeve dhe të koordinojë të gjitha nevojat dhe ndihmën ndërmjet dy komponentëve në operacio-nin paqeruajtës. Vetëm stafi i QPS-së i arsimuar dhe i trajnuar mund të arrijë një bashkëpunim të tillë për qasje më të lehtë në qëllimin e përbashkët dhe dy kompo-nentat në zonën e operacioneve.

Mr. Simeon Mitrev

Për të siguruar paqe të qëndrueshme, operacionet paqeruajtëse duhet të orientohen më shumë në mënyrën joluftarake në të ardhmen, duke përfshirë të drejtat e njeriut, edukimin dhe monitorimin, domethënë në monitorimin e zgjedhjeve, ndihmën për reformën gjyqësore dhe

administratën civile, trajnimin e figurave publike, dhënien e ndihmës humanitare , kthimin e personave të zhvendosur dhe refugjatëve,

deminimet e terrenit, në pajtimin dhe rindërtimin pas konfliktit

Page 26: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Dizajni operativ është aktivitet kognitiv, jolinear, interaktiv dhe i vazhdueshëm i cili bazohet mbi tre çështje:

në çfarë konteksti zbatohet (si është mjedisi operativ), si ka të bëjë (cili është problemi) dhe çfarë duhet bërë (cila është zgjidhja). Planifikimi me dizajn është proces i pandërprerë, ai nuk ndjek vazhdimësinë lineare dhe nuk përfun-don në momentin e gjetjes së zgjidhjes. Për dallim nga procesi i vendimarrjes, dizajni nuk përdoret vetëm për krijimin e produkteve, por edhe për krijimin e sistemeve. Ai mund të zbatohet në tërë spektrin e të luftuarit, ndërsa karakteris-tika kryesore e tij është se ka mundësi të jetë njëkohësisht edhe i përgjithshëm edhe i detajizuar. Si mjete profesionale të planifikimit, dizajnuesi parimisht për-vojë dhe njohuri teorike. Për t’u përdo-sur dhe ndërlidhur në zhvillimin intelek-tual, nevojitet trajnim i mirfilltë, mentorim dhe mësim me shumë përvojë.Metodologjia e dizajnit operativ i bash-kon çështjet “si” dhe “pse”, ndërsa mund të përdoret edhe në procesin e plani-

Vizuelizimi me dizajnin operativ

Edukim

Dizajni operativ është metodologji e planifikimit konceptual ku përdoret kreativiteti, mendimi kritik dhe integrimi i doktrinave dhe

teorive të ndryshme. Dizajni komandantëve u ofron mjet shtesë për kuptimin e situtatave të keq strukturara, atyre komplekse dhe të

vështira

Page 27: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

fikimit në tre mënyra. Së pari, mund t’i paraprijë planifikimit, ose komandanti të zgjedh shtabin për të filluar me planifi-kim që kur të zhvillohet dizajni i opera-cionit. Së dyti, dizajni dhe planifikimi mund të zhvillohen njëkohësisht. Kjo bëhet përmes bashkimit të dy doktri-nave, gjatë procesit të vendimarrjes dhe të zhvillimit të një koncepti oprativ përmes elementeve të dizajnit opera-tiv. Mënyra e tretë është që dizajni të paraqitet pas përfundimit të planifikimit në mënyrë që të fillojnë operacionet. Komandanti mund të zbatojë dizajnin operativ për shkak të rritjes së kom-pleksitetit si rezultat i opracioneve, gjë tashmë normale në fushbetejat bash-këkohore. Edhe pse është bërë një plan i shkëlqyeshëm, që nga moment

i vënies në akcion, pasojat prodhojnë situate dhe kushte të reja: cili është elementi i parë i dizajnit, nga ku do të nisë një cikël i ri i kuptimit të mjedisit operativ, problemit dhe zgjidhjes. Në të tre rastet, dizajni inicohet kur mjedisi operativ nuk mund të kuptohet me anë të zbatimit të të menduarit linear mbi të cilin kryesisht mbështetet planifikimi i zakonshëm it ë luftuarit. Dizajni nuk përfundon kur lëshohet një direktivë planifikimi, sepse riformulimi i problemit do të varet nga reagimet ak-tuale. Në mënyrë që të lëvizë nga teoria në praktikë, gjuha e dizajnit vazhdon të zhvillohet në kuptimin e thjeshtëzimit të saj. Duke zbatuar këtë metodologji në nivel operacional, tashmë ekziston një problem për të kuptuar termin “qendër e gravitetit”. Klauzevitzi lidh qendrën e gravitetit me masën e kundërshtarit, apo atë se çfarë nëse ajo shkatërrohet, e ai do të mundet. Dilema është se kjo ka të bëjë me një nivel strategjik. Megjithatë, planifikuesit në nivel operacional shpesh e përdorin termin për të përshkruar qëllimet operacionale. Kjo nuk është një dilemë e re, pasi ka organizata që krijojnë qendra të gravitetit dhe një nivel taktik (doktrina e marinës amerikanë). Nëse pranojmë që termi është menduar

për planifikimin e fushatave të përbëra nga operacione të shumëfishta, kjo është e gabuar, pasi shkatërrimi i një “qendre taktike graviteti” nuk do të çojë në fitoren e luftës. Ndoshta shkatërrimi i “qendrës operative të gravitetit” mund të kontribuojë në mënyrë indirekte në fushatë, por me “qendrën e gravitetit” është e nevojshme të përshkruhet se cili është burimi i duhur i fuqisë ndaj kundërshtarit. Kjo, për shembull, nuk mund të jetë një term gjeografik.Dizajni në të ardhmen do të gjejë apli-kimin e tij për të kuptuar luftën jolineare që po rritet. Një nga metodat e luftës jolineare është kontrolli reflektues. Qël-limi i kontrollit refleksiv nuk është vetëm të mashtrojë kundërshtarin, por të manipulojë sjelljen e tij për ta vendosur mbi skenarët e përgatitur paraprakisht. Për të zbatuar kontrollin refleksiv, është e nevojshme të njohësh mirë kundër-shtarin, motivet, dëshirat dhe ambiciet e tij. Nga ana tjetër, dizajni merret me

zbulimin e qëllimeve të fshehura dhe me burimin e problemit. Kjo është arsyeja se pse metoda e planifikimit është e përshtatshme dhe mund të parashikojë këtë efekt. Për shkak se e njejta përdor një qasje holistike për analizë të thellë duke përdorur modele të modelimit të sistemit, ajo në mënyrë efektive mund t’i rezistojë kontrollit refleksiv. Nëse zbulon se si kundërshtari mendon dhe vepron, motivet, dëshirat dhe ambiciet e tij mund të manipulohen duke pajisur pako informative të gatshme, për të ofruar atë që ai dëshiron dhe pret. Që kontrolli refleksiv të jetë praktik, përveç njohjes së një kundërshtari, është e nevojshme të kuptohen të gjithë aktorët e tjerë në mjedis. Kjo është e nevojshme për të bërë supozime të vlefshme bazuar në fakte. Gjëja më e rëndësishme për zbatimin e kontrollit refleksiv është informacioni i shpejtë dhe i saktë. Për të parashikuar hapat e ardhshëm të një kundërshtari, duhet të ketë shumë më

Planifikimi i dizajnit është një proces i pandërprerë i

cili nuk ndjek një vazhdimësi lineare dhe nuk përfundon në momentin kur do të gjendet

zgjidhja. Për dallim nga procesi i vendimarrjes, dizajni nuk

përdoret vetëm për krijimin e produkteve, por edhe për

krijimin e sistemeve

Page 28: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

tepër informacion nga ai. Dizajni opera-tiv mund të mbrojë me sukses gjithçka që bën metodologjinë e duhur për luftën jolineare.Dizajnuesit përcaktojnë qëllimet duke krijuar probleme “të reja” që nuk mund të shihen me planifikim normal. Kur i zgjidhin këto probleme që ata vet i vendosin, ekziston një situatë e re që duhet t’a thjeshtojë planin. Diza-jni përdoret në situata që lidhen me problemet në mjedise komplekse që nuk mund të renditen në mënyrë eksplicite për shkak të rrezikut të ekzagjerimit të situatës. Për shembull, në operacionet e kundërzbulimit, vetëm emërimi i qëlli-meve mund të jetë në vetvete problema-tik. Një shembull i mirë konvencional kur problemi lind pikërisht si rezultat

i veprimeve është vendimi i Admiralit Nagumo në Betejën e Midueit. Në bazë të informatave të pakonfirmuara mbi strukturën e orëve të forcave amerikane para betejës, ai urdhëroi avionët të armatoseshin me torpedo dhe bomba. Kur u shfaqën avionë amerikanë, trans-portuesit japonezë mbetën të pam-brojtur, ndërsa avionët e tyre ishin të armatosur në mënyrë të parregullt. Në veprën “Aftësitë e Luftës” dhe Sun Cu paralajmëron se ndonjëherë është mirë të mos reagoni fare. Nëse dëmi është më i vogël nëse asgjë nuk ka ndodhur, atëherë është ky është më i mirë se çdo skenar tjetër. Prandaj, nuk është e pazakontë që projektuesi të ofrojë si një zgjidhje – atë që të mos marrë asgjë. Kur ballafaqohemi me një problem të

keq strukturuar , i njejti duhet të vendo-set në një kornizë të caktuar nga ku do të fillojë të planifikohet. Dizajni siguron këtë me përdorimin e vizuelizimit dhe metaforës, metodat e vjetra për të kuptuar një problem që është vështirë të përshkruhet. Kur është fjala për detyra komplekse, korniza i caktuar i problemit nuk mbetet i njëjtë. Vlerësohet vazhdi-misht nëse është vendosur si duhet dhe si ndryshon ai me kushtet e ndryshme në mjedisin operativ. Korniza ndryshon në mënyrë që të mos zgjidh problemin e gabuar, në të vend të problemit të parazgjedhur. Gjetja e zgjidhjeve me çdo kusht për të dhënë një rezultat është një kurth burokratik dhe problemi kompleks jo vetëm që nuk do ta zgjidhë atë, por do ta bëjë edhe më të kom-

Dizajni përdoret në situata që kanë të bëjnë me probleme në mjedise

komplekse të cilat nuk mund të jenë të theksuara në mënyrë eksplicite për

shkak të rrezikut nga hiberbolizimi i situatës. Për shembull, në operacionet

anti kryengritëse, vetë caktimi i qëllimeve dhe

cavqeve ka mundësi që vetëvetiu të jetë

problematik

Page 29: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

plikuar. Për shkak të kësaj, ndodh që problemet të shkojnë deri në pikën pas së cilës nuk ka kthim. Ndryshe nga planifikimi linear, dizajni ka një tjetër avantazh unik. Pikërisht për shkak të domosdoshmërisë së zbatimit të të menduarit kritik dhe krijues, pro-jektuesit vështirë se mund të bien në një kurth logjik. Ata vazhdimisht e vënë në pikëpyetje problemin dhe dyshojnë nëse është vendosur siapas rregullit. Në procesin e vendimmarrjes, planifikimi konceptual gjithmonë i paraprin atij të detajizuarit. Procesi i marrjes së një produkti me dizajn operativ përfshin: kuptimin e mjedisit operativ, parashtri-min e një korniza problemesh, krijimin e një teorie të veprimit, zgjidhjen e problemeve, zhvillimin e një koncepti, vlerësimin dhe ristrukturimin e kornizat të problemit.Kuptimi i mjedisit operativ me metodologjinë e projektimit operativ nënkupton konceptualizimin e tij në formën e një sistemi. Ai paraqitet në një kornizë, të shpjeguar në mënyrë grafike dhe me një sqarim që të jetë transpar-ent në shikim të parë, duke mbuluar të gjitha kushtet dhe parakushtet në mje-dis, ngjarjet historike dhe marrëdhëniet, gjendjen aktuale, akterët relevantë dhe interesat apo qëllimet e tyre. Parashtrimi i problemit në një kuadër të ngjashëm, grafikisht dhe me një sqarim, vijon vetëm pasi të jetë pastruar plotë-sisht, duke kuptuar mjedisin operativ. Pa përcaktimin e duhur të detyrës, i njejti nuk mund të zgjidhet siç duhet. Kuptimi i dinamikës së mjedisit operativ do t’ju lejojë të zbuloni se çfarë qëndron pas simptomave fillestare, për të parë shkaqet rrënjësore të problemit. Vetëm pasi projektuesit të arrijnë një shpjegim të pranueshëm se pse situata ka evolu-ar ashtu siç është, ata do të vendosin kornizan fillestar të problemit. Kjo është një nga dallimet më të mëdha midis një dizajnuesi dhe një planifikuesi “të thjeshtë”, pasi që mosveprimi më i za-konshëm në procesin e vendimmarrjes është që planifikuesit janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e problemit, ose për shkak të mungesës së kohës, ose për shkak të jotolerancës. Në një nivel taktik, planifikimi i krahut të shpejtë është i pranueshëm dhe i nevojshëm. Megjithatë, planifikimi operativ duhet të jetë i detajuar, ku nevojitet (dizajn) apo plan konceptual. Krijimi i një teorie të veprimit ndjek një vazhdimësi të kornizës së problemit. Ka një hipotezë që sugjeron se si të zgjidhet problemi, si dhe jep shkëndinë fillestare krijuese të dizajnuesit që fokusohet në krijimin e një koncepti

operativ. Teoria e veprimit gjithashtu shërben si bazë për komunikim strat-egjik, pasi që mundëson sqarim për të shpjeguar se çfarë do të bëhet për të zgjidhur problemin. Zgjidhja e problemeve përfshin pastri-min e kornizat të mjedisit operacional në një formë të shkruar dhe grafike që përcakton se ku duhet ndërhyrë. Për shembull, vapron duke u fokusuar në aktorë të caktuar në mjedis dhe duke ndryshuar ndërlidhjet e tyre. Korniza i problemit shpjegon problemin duke identifikuar zonat në mjedisin opera-tiv që duhet të ndryshojnë, por nuk e drejton projektuesin për ta zgjidhur atë.

Teoria e veprimit jep udhëzime, por nuk thotë marrëdhëniet reciproke të zonave. Prandaj, në procesin e marrjes së një produkti, ajo ndjek zhvillimin e një kon-cepti të dizajnimit që zgjidh ose drejton problemin. Koncepti i dizajnit zakonisht

shprehet në formën e një strategjie të përbërë nga një grup i linjave të për-pjekjeve të ndërvarura dhe të sinkroni-zuara.Vlerësimi dhe ristrukturimi i kornizat të problemeve është i pashmangshëm në zgjidhjen e operacioneve komplekse që zgjasin një kohë të gjatë. Është e mund-shme që objektivat origjinale të planit të ndryshojnë gjatë ekzekutimit. Këto ndry-shime priten sepse sistemet komplekse ndryshojnë në mënyrë të pashmang-shme me çdo ndërveprim me ta. Çelësi i aftësisë për t’iu përshtatur ndryshimeve në mjedisin operativ është njohja e ndry-shimeve të sapo ndodhura. Identifikimi i dallimeve midis logjikës së pritur dhe të realizuar çon në një vlerësim nëse plani është i vlefshëm ose kërkon korrigjimin e tij. Megjithatë, dizajni, në krahasim me procesin e vendimmarrjes, lejon jo vetëm përshtatjen e planit, por, nëse është e nevojshme, edhe ristrukturimin e kornizat të problemit. Metodologjia e projektimit operativ parandalon kurthin e përbashkët logjik të zgjidhjes së vazhdueshme të problemit të gabuar.Dizajni operativ në thelb përfshin kuptimin e drejtimeve strategjike, identifikimin e qendrës së tij të kundërt të gravitetit, si dhe faktorët kritikë për zhvillimin e një koncepti ose çfarë të bëhet në lidhje me të. Edhe pse dizajni operativ i përfshin faktorët kyç të cilët përdoren si kornizë për planifikimin e kampanjave apo operacioneve të mëdha, dobia e tij mund të vërehet edhe në fusha tjera jashtë ushtrisë. Në per-spektivë, ai është mjet që secilit mund t’i mundësojë të vizuelizojë botën dhe vendin e tij në të.

Dr. Gjorgji Veljovski

Kuptimi i mjedisit operativ me metodologjinë e

dizajnit operativ nënkupton konceptualizimin e tij në formë

sistemi. Ai përfaqësohet në formë kornize, i grafikisht i

sqaruar dhe me narativ për të qenë i rishqyrtuar në shikim të

parë, ndërsa t’i përfshijë të gjitha situatat dhe kushtet e mjedisit,

lidhje dhe ngjarje historike, gjendje momentale, aktorët

relevant dhe qëllimet e interesat e tyre

Page 30: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Më 26 shkurt në gazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, me ceremoni ushtarake pjesëtarët e Batalionit të 1. të Mekanizuar Këmbësorik (1bpmk) nga përbërja e 1. bpmk e shënuan

Ditën e njësisë, 26 shkurtin – ditën kur në vitin 1944 në fshatin Zheglan të Kumanovës është formuar 3.BSNMН (brigade sulmuese nacionalçlirimtare e Maqedonisë). Në këtë solemnitet morën pjesë shefi i shtabit të KBO-së, gjen-erali i brigadës Orce Jordev, komandant i brigadës së 1. të mekanizuar këmbësorike, gjenerali i brigadave Mirçe Gjor-govski, përfaqësues të KBO-së, komandantët e batalionit të përbërjes së 1. të bpmk, ish komandantët e brigadës së 1. Të mekanizuar këmbësorike, pjesëtarë të Lidhjes

së Luftëtarëve nga Kumanova, përfaqësues të vetëqe-verisjes lokale, shoqata dhe organizata qytetare nga zona e përgjegjësisë ku brigade e 1. e mekanizuar këmbësorike ka bashkëpunim shumëvjeçar. Në këtë solemnitet me fjalime u drejtuan komandanti i njësisë, gjenerali i brigadave Mirçe Gjorgoski dhe komandanti i brigadës së parë të mekanizur , nënkoloneli Stojançe Kostov.Pas fjalimeve solemne për rrugën historike të 3.BSNMH-së, për punën dhe arritjet e pjesëtarëve të 1.bpmk, për aktivitetet e përditshme, për aktivitetet në kuadër të op-eracioneve paqësore jashtë vendit, për pjesëmarrjen në stërvitjet ndërkombëtare të Batalionit, regjimenti i parë nga çeta e tretë e mekanizuar këmbësorike u shpall si njësi më

Shënohet Dita e batalionit të 1. të Mekanizuar Këmbësorik

Page 31: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Shënohet Dita e batalionit të 1. të Mekanizuar Këmbësorik

e mirë e batalionit për vitin 2018. Në fund, pjesëtarët e brigadës së 1. të mekanizuar këmbësorike para mysafirëve të pranishëm në ceremoni defiluan në mënyrë solemne. Me rastin e Ditës së Batalionit u avancuan dhe u shpërblyen një numër i caktuar i ushtarëve profesional, oficerë dhe nënoficerë të batalionit të cilët janë dalluar gjatë punës dhe trajnimit, e me këtë kanë dhënë kontribut në avancimin e gjendjes së gatishmërisë në kuadër të njësisë. Në kuadër të shënimit të ditës së njësisë, pjesëtarët e brigadës së 1. të mekanizuar këmbësorike gjatë ditëve të kaluara realizuan disa aktivitete si që janë aksioni i dhënies së gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, si dhe dhanë donacion në veshmbathje, produkte ushqimore dhe mjete higjienike për fëmijët e jetimores në Kumanovë.

Page 32: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Automjeti blindues „PVP Panhard“

PVP“ (Petit Véhicule Protégé) është automjet i vogël blindues universal, me motor në rrotat 4x4. Blinduesi i automjеtit është i përpunuar nga

pllaka të forta të salduara nga çeliku me trashësi prej 6 mm, nga legurat e aluminit me trashësi prej 10 mm dhe nga keramika (në pozicione të caktuara). Ky blindues garanton siguri të plotë të automjetit sipas STANAG 4569 të nivelit të 2, gjegjësisht mbron nga armët e lehta këmbësorike të cilat veprojnë me municion të kalibrit 7,62 mm, nga shrapnelët e predhave, nga minat anti këmbësrike dhe nga veprimi i mjeteve të improvizuara shpërthyese TNT deri në 50 kg, në distancë prej 5 m. Me kërkesë të përdoruesit, mbrojtësi blindues te disa lloje të automjetit mund të rritet deri në STANAG 4569 të nivelit të 3. Automjeti posedon ndërtim klasik për automjet blindues. Nëngasja është e përbërë nga urëza të vogla me hapësirë spirale për amortizim ku janë të vendosura motori me transmisionin dhe shtëpiza të mëdha në diferencial. Në këtë nëngasje është e vendosur karoseria blinduese së bashku me kabinën. Në pjesën e përparme të karoserisë gjendet departamenti motorik, ku është i vendosur turbo dizel motori IVECO 8140 2.8litre, me fuqi prej 160 ks, në kombinim me marshin automatik ZF 4 HP 220 S, që posedon 5 marshe për lëvizje përpara dhe 1 për lëvizje prapa. Varësisht kushteve të terrenit dhe sipas dëshirës së shoferit, gjerësia e rrotave mund të përshtatet në 4x4 apo 4x2. Pas departamentit apo pjesës motorike gjendet pjesa monovolume hapësirore e kabinës (me volum prej 4,5 m³), ku në anën e majtë është i vendosur shoferi, djathtas është i vendosur komandanti, ndërsa pas tyre gjendet hapësira transportuese. Për nevojat e shoferit dhe komandantit është e vendosur një xham i përparëm blindues dhe nga një derë anësore me një xham të vogël poashtu të blinduar nën të cilin është i vendosur vendi për pushkët. Në pjesën e transportit në llojin bazik të automjetit, janë të vendosur një apo dy ulëse, ndërsa për qasje pas është vendosur një derë e madhe. Për të hulumtuar nga pjesa e prapme anash janë të vendosura xhama të vogla të blinduara. Nën këto xhama, në disa lloje janë të vendosura mbajtëse pushke. Te kulmi i automjetit në pjesën qëndrore është e vendosur një hapëisrë me kapak. Te ky kapak, varësisht nevojave të përdoruesit, në automjet mund të vendoset mitraloz i rëndë

i kalibrit 12,7 mm, pushkomitraloz i kalibrit 7,62 mm apo lansues automatik predhash i kalibrit 40 mm. Disa lloje janë të pajisur edhe me stacion luftarak me komandë WASP, ndërsa lloji policor me lansues të armëve jovrastare. Në bazë të dizajnit praktik dhe atij të thjeshtë të automjetit PVP, janë prodhuar më shumë lloje edhe atë: PVP HD (Heavy Duty) nga i cili më vonë u zhvillua lloji „Gavial“ për armatën gjermane, PVP XL dhe PVP APC transportuesi blindues. Lloji PVP HD është pak më i madh se lloji bazik dhe siguron mbrojtje STANAG 4569 nivel 3. Posedon 4 dyer anësore dhe një derë prapa, ndërsa pesha maksimale arrinë deri në 7,6 ton. Volumi i hapësirës trasnportuese është 7 m³, ndërsa mund të bartë 2 ton peshë. Në të mund të vendosen 6 ushtarë. Lloji PVP XL posedon hapësirë më të madhe, ndërsa mund të sigurojë edhe STANAG mbrojtje të nivelit të 2, deri në nivelin e 4. Posedon 4 dyer anësore dhe një derë të prapme, ndërsa pesha maksimale shkon nga 10 deri në 12 ton (varësisht nga lloji). Vëllimi i hapësirës së transportit është 9.2 m³ dhe mund të mbajë 3 ton ngarkesë. Ajo mund të strehojë 10 ushtarë. PVP APC ka një lartësi maksimale prej 15 cm me qëllim të vendosjes së rehatshme të 6 ushtarëve. Këto modele shërbyen për të krijuar një version të mbështetjes luftarake, automjetit të komunikimit, anti-avionëve, komandës, mjetit mjekësor, versionit të policisë dhe të tjerëve. E pajisjeve në automjet kanë, ose mund të jetë i instaluar, një sistem për rregullimin automatik të presionit në goma «, drejtuar sheshtë» rims futje, sistemet e komunikimit, ajer te kondicionuar, granata tymi i raketave pajisje rrotull Nxjerrjen për zbulim / vëzhgim , sistemi i NBC-mbrojtje, sistemi i energjisë-drejtues për sinjale ndërhyrje, etj, plus nëse goditje futur mund të tërheqë ngarkesa rimorkio deri në 3. Automjeti është përshtatur për transportin ajror me avionë «C-160 Transall», «C-130 Hercules» dhe «A400M» dhe mund të transportohet me helikopter të rëndë të transportit «CH-53».Deri më tani janë prodhur më se 1300 automjete, ndërsa përdorues të tyre janë vendet vijuese: Franca, Togo, Gjermania, Kili, Senegali dhe Rumania. Sot automjeti njihet nën emrin „Dagger“, ndërsa prodhohet nga kompania „Arquus“, e cila është nën kompaninë „Renault Trucks Defense“.

Ivica Dameski

Armatim

Fotografia e „PVP Panhard“1. Kapaku dypjesësh2. Xhami i blinduar me trashësi prej 12 cm3. Pushkomitraloz „FN MAG“4. Kapaku i pjesës së transportit5. Xhami i blinduar me trashësi prej 12 cm6. Hapësira monovolume e kabinës prej 4,5 m³7. Blindues nga pllakat e forta të çelikut nga 6 mm dhe legura alumini nga 10 mm8. Mbrojtëse plastike për baltë 9. Pushkuesi nën xhamin e blinduar

32

Page 33: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

1

2

14

16

17

10. Dera e shoferit 11. Bartës i karoserisë i përpunuar nga urëza dhe mjete tjera të forta 12. Transmision ZF 4 HP 220 S13. Turbo dizel motor IVECO 814014. Motori, transmisioni dhe rezervoari i karburantit janë të mbrojtura me blindues STANAG niveli 1.15. Rrota Michelin 255/100 R16, me shtesa „run flat“16. Hapësira e amortizimit17. Ftohësi i motorit18. Drita anësore e përparme

45 6

7

8

KArAKTeriSTiKAT TAKTiKO-TeKNiKe Të „PVP 4х4“

ЕKUIPAZHI 2+2+1 persona

GJATËSIA 4.180 m

GJERËSIA 1.970 m

LARTËSIA 2.135 m

КLIRENSI 272 mm

PESHA I BOSHATISUR 3.870 kg

PESHA MAKSIMALE 5.000 kg

MOTORI Turbo dizel motor IVECO 8140 2.8litre me fuqi prej 160 ks

SHPEJTËSIA NË RRUGË 120 km/h (e kufizuar me elektronikë në 105 km/h)

AUTONOMIA E LËVIZJES 800 km

BARTJA 800 kg-1.130 kg varësisht llojit

KAPACITETI I KARBURANTIT NË REZERVUAR 125 litra

KALIM PËRMES PENGESËS UJORE 535 mm (me opcion deri në 1,2 m)

KALIM NË HENDEK 50 cm

PENGESA VERTIKALE 350 mm

NË LARTËSI 50%

MBËSHTETJE ANËSORE 30%

3

9

1112

10

18

33

Page 34: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

34

Тanksi „Strv 103“, ose „tanksi S“ është tanksi i parë bazik luf-tarak pa kupolë. Profili shumë i ulët dhe silueta bën që tanksi

“Strv 103” të vërehet me vështirësi kur është në lëvizje, apo thjeshtë thënë bëhet i padukshëm kur tanksi vihet në kurth, me trup nën të. Kërkesat suedeze qenë që të dizajnohet tanks i cili do të ishte i qëlluar për pejsazhin e veçantë të saj – vend i vogël me tokë buqësore në jug, si dhe pyje të larta dhe tundra të ngrira gjatë dimrit dhe me lagështi të madhe gjatë verës. Tanksi është dashur t’u përgjigjet kërcënimeve nga ana e Paktit të Varshavës, por edhe të ketë përgjigje ndaj tankseve të NATO-s. Kon-zorciumi “Landsverk, Volvo dhe Bofors” ka propozuar dizajn të “KRV” tanksit, duke përdorur 155 mm gyp të rrafshët me kupolë osciluese. Në fund është re-fuzuar për arsye se mendohej që është shumë shtrenjtë, përderisa qeveria edhe njëherë iu kthye dizajneve të huaja. Në ndërkohë, Sven Berg (nga administrate suedeze e armatimit) e propozoi modelin “Alternative-S”, model i bazuar në silu-

„Stridsvagn“ („Strv103“)

Armatim

„Stridsvagn“ (në suedisht, automjet luftarak), seria 103, është tanks bazik luftarak (MBT) me aftësi të mëdha dhe me peshë 43 ton. Ky tanks ishte një zgjidhje tejet origjinale rreth çështjeve të mbrojtjes kombëtare

të Suedisë gjatë Luftës së Ftohtë

Tanksi bazik luftarak suedez

Page 35: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

35

etën më të ulët e cila do të ishte shumë herë më e lirë se sa “KRV” edhe se shumë e shumë dizajne tjera të huaja. Ky dizajn e eliminoi kupolën, ndërsa prob-lemet me elevimin dhe depresionin e topit të gjetura në automjetet pa kupolë ishin zgjidhur në një mënyrë të pazakontë. Berg doli me një ide për një suspension tërësisht të automatizuar e cila mund të sigurojë lëvizje vertikale të topit me anë të marshit automatik. Që nga momenti i parashtrimit të propozimeve, “Bofors”-it iu dërgua lutje të prodhojë prototip të sus-penzionit të motorit, ku më pas u testua me sukses.Në vitin 1958 arriti porosi për prodhimin e dy prototipeve të cilat përfunduan në vitin 1961. Në nëdërkohë armata porositi seri paraprodhuese për 10 tankse. Pas disa modifikimeve, tanksi “Alternativ S” u lëshua në përdorim si “Stridsvagn 103”. Prodhimi i përgjithshëm serik u vendos në vitin 1965, ndërsa porositë e para u bënë nga viti 1967 deri në vitin 1971 me gjithsej 290 makina. Dizajni ishte shumë radikal dhe në vend se të ketë suspen-sion standard dhe ndonjë elevacion

të kufizuar dhe një prerje penguse, si dhe mbështetës gjatë shtrirjes si gjatë manovrimit te automjetet “tanks – S” ku ka suspension hidraulik të rrotave dhe një marsh tërësisht automatik. Topi ishte tërësisht i fiksuar në brendi, gjë që shoferit i mundëson që praktikisht ta luaj rolin e shënjestruesit. Topi i fiksuar gjithashtu kishte të bëjë me atë se trupi i tanksit mund të lihet sa më ulët. Ky sistem nuk lejoi hapjen e zjarrit në lëvizje, por kjo pikë nuk u llogarit si një mungesë e madhe, sepse praktika është dëshmuar me tanksin “Centurion” kur arrihet pre-ciziteti më i madh kur tanksi është i stacionuar. Topi për arsye praktike ka qenë „Bofors 105mm L/62“, ku e ka hedhur municionin e njejtë si topi britanik „105 mm L7“ (50 predha në depo) duke pasur edhe mbushës automatik (i ven-dosur në fundin e poshtëm prapa), në mënyrë që të mundësojë 15 plumba në minutë dhe që të mundësojë reduktimin e numrit të ekuipazhit në vetëm dy anëtarë. Gëzhojat e shpenzuara hidhen përmes kapakut nga pjesa e prapme.Dizajni i tanksit suedez „S-tank“ dal-lon nga automjetet paraprake blinduese gjeramane dhe sovjetike pa kupolë, ku topi kryesor është i fiksuar gjatë mon-tazhit. Me këtë eliminohet nevoja e mon-tazhit të mantletit të rëndë (ekran i pathy-eshëm) me blindues rrethor. Gjithashtu, mundësohet instalimi i mbushësit të sig-urt dhe të lehtë duke i eliminuar një pozi-cion ekuipazhit. Për arsye se “S-tanksi” duhet të ndalet për të hapur zjarr, shoferi mund të shërbejë edhe si shërbyes edhe si shënjestrues. Shoferi/shënjestruesi ulet në anën e majtë, përderisa komandanti

në anën e djathtë. Të dy kanë një set të tërë të kontrollit për menaxhim me ngas-jen dhe armatimin, ndërsa komandanti në çdo kohë mund të merr kontrollin e shoferit/shënjestruesit në rast nevoje për veprim urgjent. Pak më pas, pas shoferit gjendet pozicioni i radiooperatorit i cili gjithashtu posedon set për menaxhim me

ngasjen prapa.Konzolat kanë qenë me pamje futuriste dhe kanë qenë të dizajnuara të jenë ergonome. Për gjuajtje tanksi mund të kalojë në mënyrë më të lehtë dhe precize pengesat e shtegut të tij dhe të kthehet në harkun e tij. Harku i eleva-cionit/depresionit ka qenë 22°, shumë më i mirë në kraha-sim me disa tankse

bazike luftarake të kohës. Armatimi dytësor përfshin dy mitraloz të fiksuar 7,62 mm KSP 58 dhe një tjetër 7.62 mm KSP 58 për caqe kundër ajrore (PАМ), i vendosur në kupolën e koman-dantit. Gjatë prodhimit është vendosur edhe modeli gjirostabilizues i kupolës. Në anën e përparme mund të shtohet edhe blindues në formë të shtyllave në mënyrë që të mbrohen HEAT-predhat. Ky blindues gjatë kohë është mbajtur në fshehtësi. Trupi i tanksit gjithashtu ka qenë në mënyrë radikale i konstruktuar nga blinduesi standard RHA, e megjithatë relativisht i trashë (90-100mm në glacizin e përparëm). Trupi mund të lëshohet edhe 13 cm me përshtatjen e suzpenzo-nit. Përpos kësaj, trupi e ka pasur mpre-hjen e lakuar nën pjesën e përparme të tij që ka shërbyer për mbështetjen e tanksit në tokë (duke pasur rolin e mbrojtësit plotësues). Vendosja e tanksit në pozi-cion të trupit të lëshuar, tregon një lartësi shumë të vogël dhe një profil mjat të kufi-

Projektimi i tanksit fillon në mesin e viteve të 50’-ta, kur tanksi standard suedez ishte

„Centurion“ (Stridsvagn 81 deri 104), i prodhuar nga ana e

britanikëve. Por, ekzistonin zëra të cilat përpiqeshin të bëjnë

ndryshime, apo të zëvendësojnë të njejtin me një tanks të

prodhimit vendor

Page 36: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

zuar vizuel të ndjekësit kundërshtarë. Тanksi „Strv 103“ ishte tërësisht amfib me mbështetës lundrues dhe kishte mundësi lundrimi pas 20-25 minuta përgatitje paraprake. Shpejtësia gjatë lundrimit ishte 6km/h. Ndryshimet përf-shinin blindues të ri frontal. Blinduesi në formë shtylle mund të montohej në anën e përparme në mënyrë që të tejkalohen HEAT-predhat, por montimi i tij do të përshtatej vetëm në rast të luftës për shkak të fshehtësisë së tij. Së fundmi, në të gjitha anët janë vendosur nga 9 kanistra të limit të cilat veprojnë në mënyrë plotësuese te blinduesi. Motori gjithashtu iu përshtat trupit dhe ishte tërëisht origjinal. Ai u aranzhua në dy motorë: “240 hp Rollce Royce K60” me klip të rrafshët diferencial me lundrim dhe manovrim të ngadalsuar gjatë qijtes plus „300 hp Boeing 502 turbine“ për arritjen e shpejtësive më të mëdha gjatë lëvizjes dhe lundrimit në terren të rëndu-ar. Motori i dytë në praktikë u dëshmua s ii pamjaftueshëm dhe u zëvendësua

shumë shpejt me „Caterpillar turbine (490 hp)“. Ky ishte gjithashtu përdorimi i parë i motorit me turbinë në prodhimtari-në e këtyre tankseve në tërë botën. Me motorin „Caterpillar“ fuqia e kombinuar e motorit ishte 730 KS. Kjo siguroi ra-port të fuqisë dhe peshës nga 18,3 KS/ton, shpejtësi maksimale në rrugë deri në 50 kilometra në orë dhe autonomi të lëvizjes deri në 390 km (240 mila). Dizel motori është i lidhur me dy marshe para dhe 2 të tjera prapa. Suspenzioni hidraulik i gazit dhe i hidropneumatikëve gjithashtu ishte shumë innovative me 4 rrota të bashkangjitura të gomës. Në pjesën e përparme dhe të prapme ishte e vendosur dhëmbëza motorike. Për shkak të hapësirës së ngushtë të pjesës fillestare, transmisioni ishte vendosur në fillim, para shoferit. Ky suspenzion i mundëson topit (si dhe tërë trupit) të shtypet në në mënyrë të mjaftueshme në pozicion të lirë, gjë që praktikisht nuk paraqet hapësirën frontale para kundër-shtarit përderisa tanksi gjithnjë është i aftë t’i vërej dhe t’i asgjësojë caqet tjera kundërshtare. Pas porosisë së 80 tankseve të llojit “Strv-103 B”, operacionet e mëtejme dëshmuan se modeli prodhuar më herët ishte jo aq i fuqishëm edhe përkundër

të gjitha modifikacioneve të bashkangji-tura në krahasim me prototipin e dhënë. Në mënyrë që të ruhen performancat u pranua dhe u miratua lloji i ri “Caterpil-lar 553 turbine” i cili arrinte 490 hp në krahasim me 300 hp të “Boeing”. Seria e parë më vonë e avancuar në njësinë motorike standarde “B”.Pas shërbimit 15 vjeçar është men-duar që „Strv-103 C“ të avancohet në mënyrë që të mbajë hapin me avancimin e armatimit në Lindje. Është instaluar një sistem i avancuar për kontrollin e zjarrit, por edhe një prerës dozerik në të gjitha automjetet (paraprakisht pa pasur nga një për regjiment). Në vitet 1987-88 i vjetërsuari „Rolls-Royce die-sel“ u zëvendësua me „290 hp (216 kW) Detroit Diesel“ me rezervarë plotësues për karburant. Mundësia për goditje nga e para ishte shumë më e avancuar me vendosjen e një telekomande laz-erike. Blinduesi reaktiv ose aplikativ është analizuar në vitet e 90’-ta, por kjo mundësi asnjëherë nuk është shfrytë-zuar, për arsye se modeli është tërhequr nga përdorimi duke u zëvendësuar nga „Strv-122- (Leopard 2)“. „Strv-103 D (prototype)“, avancimi i fundit që u realizua në mes të viteve të 90’-ta, me kompjuter të ri për kontroll të zjarrit, me shikim termal për koman-

dantin dhe shënjestruesin për shikim më të dobët dhe për luftë në kushte të natës, duke e përfshirë edhe fuqizuesin pasiv të dritës për shoferin. Suspenzioni dhe motori kanë pësuar ndryshime dhe përshtatje të vogla. Ky prototip i vetëm nuk është testuar nën kontrollin me ko-mandë.„Tanksi - S“ ishte prodhuar me qëllim të ballafaqimit me tankset sovjetike, por edhe të përshtatet për përdorim në pej-zashin e vet. Qëllimi i “Tanksit – S” ishte që të përshtatet në kuadër të doktrinës të pozicionimit mbrojtës. Tanksi i fundit „Strv-103C“ u tërhoq nga përdorimi në vitin 1997. Ai u përdor për trajnim. Në kohën e sotme tanksi i vetëm „ Strv-103D“ dhe disa të tjerë të llojit „С“ janë ekspozuar në muzeun suedez të tankseve “Arsenalen”, të gjithë në gjen-dje të mirë. Tanksi „Strv-103“ asnjëherë nuk iu nënshtrua testit në luftë dhe asn-jëherë nuk ka inspiruar ndonjë koncept të ngjajshëm, edhe pse shumë nga ino-vacionet e tij mund të hasen tek tankset bashkëkohorë, si që është motori me turbinë në tanksin “M1 Abrams” dhe në tanksin “T-80”. Tanksi “Strv-103” është i vetëm, duke konceptuar aq shumë zgjidhje innovative dhe ide të reja në një automjet.

Idriz Idrizovski

„Tanksi - S“ posedon blindues të rëndë para, përbërja dhe trashësia e të cilit janë të

klasifikuara. Gjatë programit për sëndërtim të vitit 1994,

blinduesi shtesë u vendos në tanksin (Strv 103”, sidomos në

këtë fushë

Page 37: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Në fëmijërinë e hershme keni hasur në atlete që lidhen me çiçek lentë. Natyrisht, ishte më lehtë për prindërit që në

fillim të merrnin këpucë që janë veshur lehtë, sesa ata t’ju mësojnë t’i lidhni ato. E kur më në fund mësuat të lidhni atletet, erdhi koha e orëve dhe kuletave. Orët me mbyllje me çiçek lentë janë të preferuara për të githë, sepse ato janë shumë praktike. Është e ngjashme si me kuletat. Disa pastaj vazhduan edhe më tej, kështu që në ushtri i prisnin uni-format me shenja. Gjithsesi përsëri me çiçek. А e keni pytur veten vallë se nga e ka prejardhjen mbyllja me anë të çiçek lentës dhe cili është tregimi që fshihet pas kësaj.Çiçek-lentat janë ide e inxhinierit zvicran Georges de Mestral, i cili në vitin 1941, me qenin e tij shkoi në gjueti. Nuk ishte as në fund të mendjes së tij se pikërisht kjo gjueti do të ishte vendimtare për kri-jimin e një trendi të ri të modës. Georg-es de Mestral dhe qeni i tij pas disa

orëve duke ecur në pyll dhe në livadhe janë gjendur në një fushë me çiçak. Të strukur nën kthetrat e kësaj bime dhe shtaze, ata së pari u hutuan. De Mestral u përpoq për të pastruar pantallonat

nga topat me gjemba që ishin ngjitur në rrobat e tij, por i impresionuar nga forca me të cilën çiçaku kishte kapur pantallonat e tij dhe flokët e qenit mbeti i impresionuar nga forca me të cilën çiçaku u ngjit në ta duke vendosur që ta hulumtojë këtë mënyrë, si bima ngjitet te viktima e saj. Bima e njohur si (lat. Arctium), i takon familjes “Asteraceae”, dhe njihet edhe si “gjembi i gomarit” midis njerëzve. Ajo është me origjinë nga Evropa dhe Siberia, dhe sot është e përhapur në mbarë botën. Në labora-tor nën mikroskop, Georges de Mestral kuptoi se topi i kësaj bime ka një numër të grepave të panumërta me të cilat ai ngjitet në pëlhurë ose në leshin e kaf-shëve. Pastaj ai u udhëhoq vetëm nga një mendim, ky pyeti veten nëse një ide e tillë mund të jetë e dobishme në për-dorim komercial, kështu që ai donte nga imitimi i natyrës të krijon materiale artifi-ciale që do të ishin mjaft të ngjajshme.Ideja origjinale ishte që nga pambuku të bëhen grepa dhe kështu në fund

Bima e njohur si (lat. Arctium), i takon familjes „Asteraceae“, dhe njihet

edhe si “gjembi i gomarit” midis njerëzve. Ajo është

me origjinë nga Evropa dhe Siberia, dhe sot është e

përhapur në mbarë botën. Në laborator nën mikroskop,

Georges de Mestral kuptoi se topi i kësaj bime ka një numër të grepave të panumërta me të cilat ai ngjitet në pëlhurë

ose në leshin e kafshëve

SI çIçAKu u bË “çIçEK“

Pajisje

Page 38: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

38

të zëvendësohen patentat, lidhëzet dhe butonat. I udhëhequr nga kjo ide, Georges de Mestral shkoi në Lyon, qytet i cili në ato vite ishte qendër e modës. Ideja e tij, siç ndodh zakonisht me ino-vacionin, ishte e maskuar. Zvicrani nuk u dorëzua. Pambuku ishte tharë, ishte holluar dhe pas disa mbylljesh pothu-ajse i papërdorshëm. Hapi i ardhshëm ishte ndryshimi i materialit për të marrë një produkt më të mirë. De Mistral ven-dosi një najlon, zgjerimi i të cilit ishte i madh. Imitimi i grepeve të çiçakut bëri një kopje solide dhe të përhershme. Ishte e nevojshme të krijohej një tjetër sfond në të cilin “çiçaku” duhej kapur lehtë. Vendosja e sytheve në fillim ishte jashtëzakonisht e vështirë. Sythe janë bërë me dorë dhe ende nuk kanë treguar rezultatet më të mira. Inxhieri doli me idenë për të prarë sythe me gër-shërë dhe për të bërë grepa të dyfishta që do të ishin më të lehta për t’u kaluar. Patenta e re u bë, por ende nuk është njohur. Dikush duhej të prodhonte një makinë që do të thurrte sythe dhe do të bënte grepa prej tyre. Një makinë e ngjashme me një vegël ishte një tjetër patentë për këtë shpikje. Ai shpalli pat-entën e tij dhjetë vjet pas gjuetisë, kur edhe lindi ideja. Edhe pse shpikjet u raportuan në vitin 1951, ato njiheshin dhe u pranuan vetëm katër vjet më pas, në vitin 1955. Produkti i ri u gjend shpejt në tregjet e vendeve të mëdha evropiane. Zvicra, Britania, Gjermania, Suedia, Hollanda, Belgjika, Italia dhe Kanadaja ishin vende në të cilat patenta ishte e mbrojtur. Georges de Mestral hapi dyqane në këto vende dhe në vi-tin 1957 prodhimi u zhvendos në Neë Hampshire.Megjithëse shpikja e de Mistral u bë një burim i shumë talljeve, në fillim të pre-

zantimit, këmbëngulja e tij i mundësoi atij të përsosë teknologjinë për grepa dhe sythe për përdorim komercial. Pas gati një dekade kërkimi dhe pune, De Mestral riprodhoi me sukses çiçakun natyror, duke krijuar dy vija të pël-hurave, një me mijëra grepa të vogla dhe tjetra me mijëra sythe gjithashtu të vogla. Ai e quajti këtë sistem të mbyl-ljes së “Velcro”, që sot është një nga fjalët zyrtare dhe të njohura në botë. Duke bashkuar me fjalët “Velours” dhe “ Crochet” ajo mori emrin e brendit të ri. Kështu, ai krijoi atë që sot njihet në mbarë botën si “Velcro”, një kombinim i dy shiritave që janë bashkuar së bashku fort, por gjithashtu e bëjnë të lehtë ndarjen. Duke patentuar “Velcro” në vitin 1955, ai i dha kompanisë një avantazh konkurrues mbi imituesit e tjerë të mundshëm, siç dëshmohet nga kompania e tij, duke arritur një shitje maksimale prej më shumë se 60 milion metra nga “Velcro” çdo stinë gjatë jetës së tij. Është e rëndësishme të theksohet se “Velcro” është emri i një kompanie, e jo një term i përgjithshëm për këtë sistem të bashkimit. Nuk është një emër i përgjithshëm i gjërave që i mbajnë kë-pucët, rrobat dhe qindra gjëra të tjera. Askush nuk thotë “rrip përforcues me grepa dhe unaza,” por kjo është një shembull i metonimisë, figurë retorike e fjalës në të cilën emri i brendit është përdorur për t’iu referuar të gjithë kat-egorive të produkteve. “Velcro” përbëhet nga dy lenta\shirit: një me grepa dhe një me sythe. Kur dy shirittë do të shtypen së bashku, grepat janë të bllokuar te sythet dhe mbahen nga shiritat. Kur shirittë/lentat janë të ndara, ata lëshojnë zë ndaras. Fuqia e hedhjes “Velcro” va-ret nga ajo se sa janë grumbujt e nguli-tur në sythe dhe nga natyra e fuqisë që i ndan ato. Nëse “Velcro” përdoret për të lidhur dy sipërfaqe të ngurta, lidhja është jashtëzakonisht e fortë, pasi që çdo forcë që nxjerr copat është po aq e përhapur në të gjitha grepat. Vibrimet shkaktojnë përmirësim në marrëdhëniet e tyre. Kur një ose dy cope janë fleksi-bile, për shembull në xhep, pjesët mund të nxirren me anë të veprimit të qërrimit, që detyron forcën me relativisht pak gre-pa në të njëjtën kohë. Nëse pjesa fleksi-bile tërhiqet paralelisht me sipërfaqen e “Velcro”-së, forca shpërndahet në mënyrë të barabartë me copa të ngurta. “Velcro” ka disa pengesa: ka prirje për të mbledhur fibra, pluhur dhe papastërti në grepa vetëm pas disa muajve të përdorimit të rregullt dhe sythet mund të mbijetojnë ose të thyhen. Lulëzimin më të madh “Velcro” e arriti kur NASA filloi ta përdorte atë për nevo-

De Mistral riprodhoi me sukses çiçakun natyrore,

duke krijuar dy vija të pëlhurave, njëra prej të

cilave me mijëra grepa të vogla dhe tjetra me mijëra sythe të vogla. Ai e quajti këtë sistem të mbylljes së „Velcro“, që sot është

një nga fjalët zyrtare dhe të njohura në botë.

Duke bashkuar me fjalët „Velours“ dhe „ Crochet“ ajo

mori emrin e brendit të ri

Page 39: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

39

jat e veta. Për rrobat e astronautëve, kaseta e çiçekut ka qenë pjesë e pan-dashme prej vitesh. Dy metra katrore nga çiçeku mund të mbajnë peshë deri në tetëdhjetë kilogramë. Në një gjendje pa peshë, astronautët mund të lidhen dhe mbahen për të. Pas popullaritetit të jashtëzakonshëm, kur në fillim të viteve 1960, astronautët e Apollonit përdorën lapsa, pako ushqimore dhe pajisje të tjera që donin shiritë dhe lenta, dhe spitalet vendosnin “Velcro” në gjithçka ,duke filluar nga matësit e presionit të gjakut, deri tek veshjet e pacientëve. Ato u përdorën në makina, nëpër familje, madje edhe në aeroplanë. Fillimisht në dispozicion vetëm me ngjyrë të zezë, apeli estetik u zgjerua kur kompania filloi ta ofrojë atë në shumë ngjyra. Në vitin 1959, një sfilatë e modës në ho-telin Ëaldorf Astoria në Nju Jork shfaqi gjithçka me “Velcro”, xhaketa elegante

dhe veshje tjera dhe Neë York Times njoftoi fundin e çelësave, patentave, madje edhe të kunjave të sigurisë. Por edhe me ngjyra, gjërat ishin shumë të shëmtuara dhe përdoreshin prej kohësh vetëm në industrinë e pajisjeve sportive. Duke filluar në vitin 1968 e deri në vitet 1980, kompanitë e këpucëve/atleteve, si Puma, Adidas dhe Ribok, kanë integruar “Velcro” në atletet e fëmijëve. Në vitin 1968, Puma u bë kompania e parë e madhe e këpucëve për të ofruar lidhjen me “Fasteners Velcro”. Kompani të tjera janë bashkangjitur gjithashtu dhe nga viti 1980, çdo fëmijë në SHBA posedon-te të paktën një palë tuta me mrekullinë e “Velcro”. Deri atëherë, patentat origji-nale të “Velcro” skaduan, dhe kompanitë në Evropë, Meksikë dhe Azi filluan të prodhonin versione të lira. Ndoshta kjo është arsyeja pse “Velcro” po lufton aq fort për emrin e saj: sot, kushdo mund të bëjë një produkt me lenta, por vetëm një kompani e prodhon “Velcro”-n. Mund të supozohet se përdorimi i një produkti të tillë të zakonshëm do të shterrohet deri më tani. Por shiritat e çiçekut u treguan të ndryshme sa që disa vite me rradhë dikush i përdor ato për të shpikur diçka të re. Sot, kjo lentë përdoret nga astronautët, ushtarët, zhytësit, skiatorët, atletët. Shpikja e De Mistral është një ndihmë e madhe për të paaftët, por edhe për fëmijët që nuk kanë mësuar t’i lidhin lidhëset, kështu që shpesh vendo-set në këpucët dhe atletet e tyre. Në tregun ushtarak, “Velcro” ka hyrë në fillim të shekullit të XXI nëpërmjet uniformës luftarake, por nuk gjeti ven-din e duhur sepse ushtarët dhe nuk e pëlqyen atë aq shumë. Ata vazhdimisht ankohen se lentat e tyre me emra bien dhe se lenta nuk është aq e përforcuar ndërsa zhurma e zëshme nga hapja xhepave sjell probleme me konfidencial-itet në realizimin e operacioneve. Pas sondazheve të realizuara disa prototipe dhe shumë “knoë-hoë” ushtarakë, më në fund dolën me zgjidhje të thjeshtë për problemin e “Velcro”-s: reduktimin maksimal të përdorimit të tij dhe kthimin e butonëve dhe fiksim e shenjave ush-tarake dhe qepje të tyre. Edhe pse rëndësia e zbulimit të De Mistral është tejet e vlefshme, ai, megjithatë, ka mbetur në harresë. Mbro-jtja e patentave skadoi në vitin 1978 dhe shumë kopje të reja të shiritit origjinal u shfaqën në treg. Georges de Mes-tral vdiq në vitin 1990 në moshën 82 vjeçare. Ai u pranua në Sallën e të Fam-shmive të Hollivudit në vitin 1999.

Аleksandar Stojçevski

Lulëzimin më të madh „Velcro“ e arriti kur NASA filloi ta përdorte atë për

nevojat e veta. Për rrobat e astronautëve, kaseta e çiçekut ka qenë pjesë e

pandashme prej vitesh. Dy metra katrore nga çiçeku

mund të mbajnë peshë deri në tetëdhjetë kilogramë. Në një gjendje pa peshë,

astronautët mund të lidhen dhe mbahen për të

Вооружување

Në shtator të vitit 2018 në panairin e pajisjeve fluturuese „Zhuhai Air Shoë“, i cili u mbajt

në Kinë, për herë të parë u prezantua terminatori kinez „QN-506“, një automjet i rëndë vemës luftarak që i dedikohet veprimit ndaj fluturakeve me shpejtësi të vogël, tankseve, automjeteve blinduese dhe këmbësorisë. Automjeti bazohet në tashmë shasinë e dëshmuar të tanksit “Type 59” (kopja e T-54) në të cilin është i vendosur moduli universal pa ekuipazh luftarak “ZPT99”. Automjeti posedon ekuipazh tre anëtarësh, komandant, shofer dhe shënjestrues. Për realizim efikas të operacioneve luftarake në fushëbetejën moderne “QN-506” është i pajisur me sistem kompjuterik për kontrollin e zjarrit, komandë lazerike, kamera për ditën dhe natën, kamerë termale, sistem elektronik panoramik senzori, detektor për të shtënat (sipas drejtimit), meteosenzor, ndërsa për nevojat e ekuipazhit janë vendosur module elektronike luftarake me displej me prekje. Moduli universal luftarak

„ZPT99“ është i pajisur me më shumë lloje të armëve edhe atë: top automatik „2А72“, me kalibër 30 mm, (me komplet luftarak prej 200 predhash), në anën e tij të majtë është i vendosur mitralozi koaksioal me kalibër 7.62 mm (me komplet luftarak prej 2000 plumbave), me dy module të ndara si dhe me lansues raketash, secili prej tyre i pajisur me nga dy raketa “QN-502C”, të dedikuara për luftë antitankse dhe për mjete anti ajrore me shpejtësi të vogël (veprim deri në 6 km) edhe me nga 10 raketa “QN-201” të kalibrit 70 mm (varg prej 4km), dedikuar për veprim ndaj automjete të blindimit të lehtë dhe automjetete të pablinduara. Në pjesën e prapme të kupolës janë të vendosura lansuesit për 4 raketa të vogla kryqëzuese “S-570”, që kanë varg deri në 10km. Në pjesën e përparme të kupolës janë të vendosura 6 kansues predhash për mbrojtje nga afër, të përbërë nga njësi të këmbësorisë. Kupola mund të rrotullohet deri në 360 º, ndërsa pas elevimit topi lëvizë deri në maksimum +53º. Për sulm dhe hulumtim në terren, automjeti ka dron “quadcopter”, me radius të lëvizjes deri në 10 km, shpejtësi të fluturimit nga 59,9 km/h deri në 40 minuta.

Ivica Dameski

Terminatori kinez „QN-506“

Info

Page 40: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

40

Gjatë vitit 2004, kanë ndodhur ndryshime të mëdha strukturore në këtë kompani. Në fakt, kompania ka qenë e blerë nga

një kompani tjetër e njohur, “Irkut”, ndërsa dy vite më vonë, qeveria ruse e ka for-muar holding-kompaninë me prodhimet e mëdha dhe të njohura vijuese: „Mikoyan“, „Ilyushin“, „Irkut“, „Sukhoi“ dhe „Tupolev“, si kompani e re e quajtur „United Aircraft Building Corporation“.„Јakovlev Јаk-130“ (emir njoftues për NA-TO-n: „Mitten“) është një avion i avancuar dyulës për trajnim, e njëherit edhe avion i lehtë luftarak. Në vitet e hershme të 90’-ta qeveria sovjetike ka kërkuar nga indu-stria të zhvillojë një avion të ri i cili do t’i zëvendësojë avionët çek të trajnimit „Aero L-29 Delfín“ dhe „Aero L-39 Albatros“. Pesë byro të dizajnit kanë dhënë propozi-met e tyre, ku në fund të ngelin vetëm si “MiG” dhe “Jak”. Vlerësimi parësorë ka pasur të bëjë me porosinë e rreth 1000 avionëve të këtij lloji.Zhvillimi i avionit ka filluar në vitin 1991, ndërsa dizajni ka përfunduar në shtator të vitit 1993, e fluturimi i parë është realizuar më 25 prill 1996. Megjithatë, me shpër-bërjen e Bashkimit Sovjetik, Jakovlevi ka qenë i detyruar të kërkojë partner të huaj. Kompania është dakorduar me kompaninë italiane “Aermachi” për zhvillim të mëtejmë të përbashkët të avionit i njohur si “Jak / AEM 130”. Kompania italiane “Aermacchi”

ka qenë përgjegjëse për mbështetjen financiare dhe teknike të projektit, ndërsa prototipi i parë është prodhuar në Rusi.Në vitin 2000, dallimet në prioritete ndërmjet dy kompanive kanë sjellur deri te ndërprerja e partneritetit, ku kompanitë kanë vazhduar veç e veç në mënyrë të pavarur të zhvillojnë prodhimin e flutur-akes. Lloji Italian është quajtur “Alenia Aermacchi M-346 Master”. Kompania “Ya-kovlev” ka marrë 77 milionë dollar ameri-kan për dokumentet teknike të avionit dhe kompania ka mundur t’a shesë avionin në Komonveltin e vendeve të pavarura, në Indi, Alegjeri, Sllovaki, etj. Kompania “Aeromacchi” ka pasur mundësi t’i shesë avionët në vendet anëtare të NATO-s.Gjatë vitit 2002, avioni „Јаkovlev Јаk-130“ ka fituar në tender si një avion i avancuar për trajnim në Rusi. Para kësaj, komandanti kryesor, Vladimir Mihajllov ka deklaruar se “Jak-130” dhe “MiG-AT” janë zgjedhur si fluturake të reja për

trajnimin dhe stërvitjen e forcave ajrore ruse. Megjithatë, për shkak të superioritetit të “Jak-130” dhe për faktin se i njejti nuk ka pasur mundësi të shërbejë në rol të dyfishtë (edhe për stërvitje edhe si avion i lehtë luftarak), më 10 prill 2002, është publikuar se “Jak-130” është përzgjedhur si fitues i tenderit për avionin stërvitës në bazë edhe të trajnimeve të avancuara për pilot, duke e lënë pas në garë avionin “MiG-AT”. Shpenzimet e përgjithshme për hulumtim dhe zhvillim, duke përfshirë këtu edhe ndërtimin dhe testimin katër avion-ëve paraprodhues, kanë kapur shifrën e 200 milionë dollarëve, nga të cilat 84% kanë qenë të financuara nga kompania “Jakovlev”, ndërsa pjesa tjetër është financuar nga qeveria ruse. Megjithatë, shpenzimet e përgjithshme përfundimtare për zhvillimin e avionit kanë tejkaluar shi-frën e 500 milionë dollarëve nga viti 1996 e këndej.Gjatë vitit 2010, avioni zyrtarisht ka hyrë

Аvioni „Јаkovlev Јаk-130“ është prodhim i kompanisë ruse „Yakovlev Design Bureau“ me seli në Moskë, e njohur për prodhimin cilësor të

avionëve dhe për dizajnimin e tyre. Byroja është formuar në vitin 1934 nën udhëheqjen e dizajnuesit Aleksander Sergejeviç Jakovlev si

OKB-115. Kompania arrinë kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore kur Jakovlevi dizajnon dhe prodhon linjen

e avionëve luftarak

Armatim

Аvioni„YAKOVLeV - YAK 130“

Page 41: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

në përdorim për forcat ajrore ruse. Si avion i avancuar për trajnim “Jak-130” ka pasur mundësi t’i replikojë karakteristikat e disa avionëve luftarak nga gjenerata 4+, si dhe nga gjenerata e pestë, për shem-bull” Suhoj Su-57”. Gjithashtu, avioni në fjalë ka mundur të realizojë sulme të lehta, duke bartur peshë luftarake deri në rreth 3000 kilogram, si dhe të realizoj detyra zbuluese. Rusia për momentin ka më se 95 avionë të këtillë në shërbim, ndërsa të njejtët eksportohen që nga viti 2011. Bjellorusia ka tetë të tillë, ndërsa me këtë lloj shërbe-hen edhe Algjeria, Bangladeshi, Mianmari si dhe Siria me 26 avion të porositur të këtij lloji, por statusi i tyre është ende i paqartë për shkak të luftës në këtë shtet. Megjithatë, verzioni rus i “Jak-130” nuk është dëshmuar në tregun ndërkombëtar, për dallim nga partneri i dikurshën Italian “Aermacchi M-346”, i cili përpos asaj që ka qenë i miratuar në Itali, i njejti ka depërtu-ar në tregun e Izraelit, Singaporit, Polo-nisë dhe Turkmenistanit, ndërsa në rast se dakordohet marrëveshja me programin amerikan “T-X” (program për përzgjedhjen e avionëve për trajnim), me miratimin e forcave ajrore të SHBA-së, avionic do të mund të shitej në tërë botën.„Јаk-130“ është avion i avancuar për tra-jnimin e pilotëve, i aftë ti replikojë karak-teristikat e avionëve luftarak të gjeneratës së 4 dhe të 5 në Rusi dhe gjetiu. Kjo është

mundësuar përmes përdorimit të avionikës digjitale me kabinë të tërësishme digjitale. Kjo fluturake është avion i parë rus me një pako të tërësishme digjitale, ndërsa avionika e plotëson Mil standardin 1553 i cili mund të përshtatet ndaj nevojave të blerësve. Posedon sistem digjital automa-tik për kontrollin e fluturimit (Fly-by-Wire), i përdorur edhe te avionët: „MiG-29“, „Su-27“, „Su-30“, „F-15“, „F-16“, „F-18“, „Mirage 2000“, „Rafale“, „Typhoon“ dhe „F-35“, sistem aktiv për sigurinë e fluturimit, me funksione të kontrollit dhe të ndry-shueshme për menaxhim me simulator të instaluar. Posedon gjithashtu edhe displej për ndjekjen e parametrave të punës së instrumenteve dhe sisteveme (Head-up display si dhe Helmet-Mounted-Sighting-System). Në avion është instaluar edhe marrës i dyfishtë e GPS / GLONASS i cili e azhuron sistemin e brendshëm referent (Inertial Reference System) për naviga-cion të precizitetit të lartë dhe të kahjes precize. Prodhuesi vlerëson se avioni mund të mbulojë deri në 80% nga program i përgjithshëm për trajnimin e pilotëve. Në saje të trajnimit, avioni është përshta-tur edhe për realizimin e sulmeve të lehta dhe misioneve të zbulimit. Mund të bartë peshë luftarake deri në 3000 kilogram, peshë e cila përbëhet nga armatim i llojl-lojshëm zbulues dhe jozbulues, si dhe nga rezervarët ndihmës për karburant për shkak të radiusit më të madh taktik. Përg-

jatë fazës së testimit, që ka përfunduar në dhjetor të vitit 2009, avioni ka qenë i testuar me tërë arsenalin e armatimit që është në shërbim të forcave ajrore ruse me peshë deri në 500 kilogram. Pose-don edhe pajisje për luftë antielektronike (Chaff and Flare Dispenser, Radar Warn-ing Receiver dhe Active Jammers).Kapaciteti i brendshëm maksimal i karbu-rantit është 1700 kilogram. Me dy rezer-varë të jashtëm shtesë të karburantit, rritet kapaciteti deri në 2600 kilogram. Shpejtë-sia maksimale është 0,93 Max, gjegjësisht 1050 km/h me 500 me mundësi ngarkese nga -3 deri në +9g, ndërsa lartësia e fluturimit tejkalon 12 500 metra. Njëko-hësisht, avioni është i aftë për realizimin e manovrave gjatë fluturimit, manovra specifike për avionët zhvillimor operativ duke përfshirë edhe: „Su-30“, „MiG-29“, „Mirage“, „F-15“, „F- 16“, „Eurofighter, F-22“, si dhe „F-35“. Pesha maksimale gjatë fluturimit arrinë deri në 10.300 kilo-gram. Fluturakja është e pajisur me sistem për mbrojtjen e motorëve, me qëllim paran-dalimin e dëmtimeve të cilat do të ndodhnin si pasojë e përdorimit të pistave joaktive prej barit. Mbrojtje nga Kevlar-blindues është i montuar te motorët, te kokpiti dhe në pjesën tjetër të avionit. Konstrukcioni është i dizajnuar për një kohëzgjatje 30 vjeçare dhe me fluturim deri në 10.000 orë apo deri në 20.000 aterrime.

Dragan Pavllovski

Page 42: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

42

Përdorimi i zjarrit nga ana e bandave kriminale dhe nga or-ganizatat terroriste nuk është një fenomen i ri. Në mars të

vitit 1990, në një klub nate në Bronks të SHBA-së, në një zjarr të shkaktuar nga një kriminel mbetën të vrarë 87 persona. Në nëntor të vitit 2008, organizata terror-iste “Llashkar dhe Taiba” realizoi një sërë sulmesh, gjithsej 12 sulme të koordinuara në Mumbai të Indisë. Ata përdorën një përzierje nga mjetet shpërthyese dhe nga municioni, duke shkaktuar zjarr. Hulumtimi i zjarrit si armë, implikimet dhe parandalimi nga i njejti janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për sig-urinë integrale, sepse kërkon qasje dhe politika të reja për zgjidhjen e këtij kërcënimi. Zjarri paraqet armë poten-ciale për terroristët për disa arsye. Ai nuk kërkon trajnim të posaçëm, ndërsa zjarri dhe tymi mund të hyjnë thellë në perimetrin e mbrojtur dhe gjatë kësaj të shkaktojnë dëme të mëdha. Zjarri e vështirëson parandalimin taktik apo përgjigjen e parë. Në rast të sulmeve ter-

Zjarri si mjet terroristGlobal

Sulmet terrroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Qendrën Tregtare Botërore dhe mbi Pentagonin në SHBA, në histori mbetën të njohura

si sulmet e para në të cilat janë përdorur avionë si armë të shkatërrimit masiv, ndërsa si rezultat i zjarrit ishin viktimat masive dhe rrënimi i

kullave binjake. Këto sulme mbahen mend edhe për shumë gjëra, por jo edhe për nga zjarri edhe pse i njejti merret si shkak që ua komplikoi

punët ekipeve të shpëtimit dhe që në mënyrë drastike rriti numrin e të vdekurve nga këto sulme

Page 43: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

43

roriste me zjarre të mëdha, mbulimi me-dial dhe vëmendja e botës është shumë më e madhe.Sulmet vrastare në Mumbai në vitin 2008, të cilat zgjatë tre ditë dhe që e rrethuan një qytet të tërë me 14 milion banorë, ku njëkohësisht në disa lokacione të qytetit u vranë 166 persona, ndërsa 308 të tjerë u lënduan. Kjo ishte kthesë e taktikës ter-roriste për realizimin e sulmeve. Natyra e sulmit i paralizoi njësitë e intervenimit të shpejtë, operacionet e shpëtimit, zjar-rfikësit dhe ndihmën mjekësore që u nevojitej viktimave masive. Terroristët kanë përdorur disa mjete për të sulmuar edhe atë: mjete shpërthyese të improvi-zuara (MSHI), atentate, zënien e robërve, marrjen e godinave, veprim me snajper, kidnapim dhe hapje zjarri, etj. Edhe përkundër gjithë kësaj dhune, janë të paharruara momentet e vënies së zjarrit në hotelin “Taxh Mahall” dhe fotografia ku njerëzit duken të varur për dritare në mënyrë që të ikin nga zjarri, diçka që rikujtonte edhe në fotografinë e sulmeve të 11 shtatorit. Terroristët e kuptuan se

zjarri do ta tërheq vëmendjen e kamerave televizive jashtë hotelit dhe do të krijojë fotografi e cila do ta shohë gjithë bota. Në këtë rast, zjarri është përdorur si armë strategjike. Më 11 shtator të vitit 2012 në Bengazi të Libisë u vra ambasadori amerikan. Arma e zjarrit, MSHI dhe mjetet tjera shpër-thyese nuk ishin ato që lanë të vrarë am-basadorin. Amba-sadori humbi jetën nga tymi dhe flaka. Në këtë sulm ter-rorist humbën jetën 4 amerikanë dhe 4 terrorist të grupit “Al Qaeda” nga Magrebi islamik. Terroristët kanë përdorur benzinë në kanistra me të cilën e kanë ndezur ambasadën, ndërsa bota përmes mediave ishte dëshmitare edhe të një fotografie të tmerrshme të një godine në flakë gjatë realizimit edhe të një sulmi tjetër terrorist. Pas këtij incidenti, sulme të ngjajshme të vënies së zjarrit ndodhën edhe kundër forcave multinacionale të KB-së në Gadishullin e Sinajit, si dhe në ambasadën amerikane në Tunizi.Për t’u kuptuar kërcënimi janë të rëndë-sishme edhe sulmet e pa realizuara ter-roriste, sepse në këtë mënyrë zbulohen shumë arsye, motive, caqet e përzgjedhu-ra dhe taktika. Si shembull do të marrim disa sulme të tilla të cilat u parandaluan nga shërbimet e intelegjencës:Operatori i “Al Qaedës” Diren Baro (në vitin 2006 i dënuar me burgim të përjet-shëm), nga Britania ka udhëtuar për në SHBA dhe ka realizuar hulumtim të sul-meve terroriste në Nju Jork dhe në Uash-ington. Ai i ka analizuar dobësitë e objek-teve, duke i përfshirë edhe mangësitë e mbrojtjes kundër zjarrit. Ai ka konstatur se mund të shkaktojë dëm të konsid-

erueshëm ndaj Qendrës Prudenshall në Nju Xhersi dhe ndaj godinës së “Siti Korl” në Nju Jork, në rast se sjell kamion-cister-në me gaz dhe më pas e ndez karburan-tin dhe shkakton zjarr.Edhe një operativ i “Al Qaedës”, Zhoze Pandilla (i dënuar me 17 vite burg në vitin

2008), i lindur në Bruklin, në përgatit-jet e tij për sulm ka konstatuar se sulmi me “bombë të ndyrë” është shumë i vështirë për t’u realizuar, e për këtë ka planifikuar të shkaktojë zjarre në godina të larta duke i dëmtuar gazsjel-lësit.Qelia e “Al Qaedës” në Mbretërinë e Bashkuar është

përpjekur që t’i ndalë sistemet e mbrojtjes nga zjarret në mënyrë që të rrit efektin e sulmeve terroriste, që në fund janë parandaluar nga ana e shërbimeve të in-telegjencës. Kjo është vetëm një pjesë e përpjekjeve të dështuara të organizatave terroriste të cilat kanë shfaqur interes për përdorimin e zjarrit si armë. Revista e njohur “In-spire” e “Al Qaedës” në Gadishullin Arabik (AKAP), gjithnjë i fton të gjithë idhtarët në tërë botën të realizojnë sulme të ulëta teknologjike me dëme të mëdha kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj perën-dimorë. Në këtë revistë janë paraqitur metoda për realizimin e sulmeve, duke përfshirë edhe përdorimin e bombave të thjeshtë të zjarrit. Si model janë marë edhe fotografi nga sulmet në Mumbai, e kjo bën me dije se grupet terroriste nuk kanë nevojë nga ndonjë trajnim i veçantë për realizimin e sulmeve të këtilla ter-roriste. Në prill të vitit 2013, gjatë sulmit të realizuar terrorist në maratonën e Bos-tonit mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa u

Fenomeni i zjarrit si armë është parë edhe në konfliktin izraelito-palestinez. Organizata terroriste “Hamas” me tullumbace helium

në të cilat janë vendosur materie ndezëse si dhe MSHI, thellë në

territorin izraelit, shkaktuan 25 zjarre të cilat shkatërruan

mijëra hektarë tokë punuese dhe kultura bujqësore

Page 44: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

lënduan 275 të tjerë. Sulmet në Boston shërbejnë si një rikujtues i rëndësishëm se sulmet nuk duhet të jenë të sofisti-kuara për të qenë vrastare. Hulumtimet për sulmet terroriste në SHBA gjatë dekadës së kaluar zbulojnë një trend në taktikën e terroristëve, e kjo ka të bëjë me thjeshtësinë gjatë planifikimit të sulmeve. Zjarri si armë vetvetiu apo në kombinim me taktika tjera terroriste, paraqet sfidë të rëndësishme me të cilën duhet të ballafaqohen shërbimet e sig-urisë, sidomos në pjesën e planifikimit, ushtrimit dhe përgatitjes.Fenomeni i zjarrit si armë është parë edhe në konfliktin izraelito-palestinez. Organizata terroriste “Hamas” me tul-lumbace helium në të cilat janë ven-dosur materie ndezëse si dhe MSHI, thellë në territorin izraelit, shkaktuan 25 zjarre të cilat shkatërruan mijëra hektarë tokë punuese dhe kultura bujqësore. „Hamas“ dhe organizatat tjera terroriste janë tërësisht të vetëdijshme për dëmet psikologjike dhe ekonomike që vijnë si pasojë e sulmeve terroriste. Ata janë të mendimit se tullumbacet me helium dhe lodrat fluturuese janë një mjet i lirë, efikas dhe i disponueshëm që nuk i cë-nën dhe këcënon banorët e Gazës, e për të cilat Izraeli nuk ka preventivë të përshtatshme. Forcat e sigurisë izraelite orvaten që të njejtat ti zhdukin, por deri më tani nuk kanë pasur rezultat. Mediat nën kontrollin e “Hamas”-it pro-movojnë këtë kampanjë të sulmeve me tullumbaca dhe me fluturuese. Kam-panja është drejtuar kah audience pal-estineze dhe ajo izraelite, me promovim të porosisë për “të drejtë hakmarrjeje” dhe “Jerusalemi është kryeqyteti i Pal-estinës”. Si pjesë e kampanjës, në qershor të vitit 2018, njësia e “Hamas”-it përgjegjëse për sulmet mbajti konferencë për shtyp ku kërcënoi se do të lansohen 5000 fluturuese dhe tullumbace. Qëllimi i tyre ishte “ultimatum” dhe paralajmërim për

Izraelin në mënyrë që ky vend të heq rrethimin në rripin e Gazës. Organizata terroriste “Hamas” kujdeset që të mos jetë në mënyrë të drejtëpërdrejtë e lid-hur me sulmet terroriste, me qëllim që ta ndalojë Izraelin të hakmerret dhe që sulmet me zjarr t’i paraqesë si pjesë e “rezistencës së famshme të Gazës”. Megjithatë, sulmet e deritanishme shak-tuan dëme serioze materiale duke e prishur rendin në jetën e përditshme të izraelitëve të cilët jetojnë në afërsi të rripit të Gazës. Rreth 6100 akra fusha dhe pyje janë shkatërruar nga paraqitja e zjarreve nga sulmet terroriste. Gjatë një periudhe 75 ditore, mesatarisht janë realizuar nga 11 deri në 21 sulm për një

ditë, ndërsa zjarrfikësit kanë pasur mbi 412 intervenca. Deri në qershor të 2018 shpenzimet prë parandalim nga sulmet kanë arritur pothuajse deri në 1 milion dollarë, ndërsa dëmet e shkaktuara në pronë është diku rreth 2 milion dollarë.Izraeli orvatet të zhvillojë teknologji për neutralizimin e sulmeve terroriste, parimisht me anë të përdorimit të flutur-akeve pa pilot, të cilat do t’i kryqëzonin dhe do t’i ndalonin sulmet të arrijnë deri në territorin e tyre. Megjithatë, në ra-port me dëmet e shkaktuara materiale, fluturaket pa pilot janë dëshmuar si joefi-

kase. Kur sulmet terroriste morën hov të theksuar, forcat ajrore izraelite realizuan sulme paralajmëruese ajrore në rajonet ku lansoheshin fluturaket me zjarr.Si përdorues të informatave nga shërbi-met e intelegjencës dhe të vijës së parë të mbrojtjes kur ndodhin sulme terror-iste, shërbimet përgjegjëse të sigurisë kanë nevojë për informata relevante me qëllim të realizimit sa më efikas të deryrave të tyre. Kuptimi i kërcënimit përkon me nisma për trajnim, krijim të protokollit të sigurisë, procedura op-erative dhe me menaxhim me rreziqet. Shërbimet e intelegjencës duhet të për-shtaten për dhënien e informatave në përputhje me kërcënimet më të reja, me trendet, ngjarjet dhe inovacionet të cilat i zbatojnë organizatat terroriste, duke përfshirë edhe përdorimin e zjarrit si armë terroriste.Shërbimet bashkëkohore të intelegjen-cës tashmë disa vite me rradhë në anali-zat e tyre shfaqin interes dhe në mënyrë parandaluese përqëndrohen drejt detek-timit të përparësive nga përdorimi i zjar-rit në taktikat terroriste, potenciali i tyre për shkaktimin e viktimave masive dhe dëme ekonomike. Në kohë të resurseve të kufizuara, është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi ndër në mes të agjencive dhe bashkë-punimi ndërkombëtar, si dhe ekspertiza për kundërshtim ndaj një kundërshtari dinamik dhe elastik. Gjithsesi, para se gjithash, duhet pranuar se organizatat terroriste kanë interes nga përdorimi i zjarrit si armë dhe si rezultat i kësaj duhet të dalin vendime të rëndësishme dhe serioze nga të gjitha ata që janë përgjegjës për sigurinë, e në veçanti nga forcat për përgjigje të menjëhershme. Organizatat terroriste janë në ndjekje të vazhdueshme të strategjive të thjeshta, por efikase të shkaktimit të dëmeve deh terrorit.

Dr. Nenad Taneski

44

Shërbimet bashkëkohore të intelegjencës tashmë disa vite

me rradhë në analizat e tyre shfaqin interes dhe në mënyrë parandaluese përqëndrohen

drejt detektimit të përparësive nga përdorimi i zjarrit në taktikat

terroriste, potenciali i tyre për shkaktimin e viktimave masive

dhe dëme ekonomike

Page 45: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Trajnuesit ose trajnerët për menaxhimin e kohës janë të vetëdijshëm se pyetja - nëse jam mjaft produktiv - mund të

përgjigjet në mënyra të ndryshme dhe duke përdorur metoda të ndryshme. Ata gjithashtu e njohin faktin se individët janë pjesë e një sërë produktiviteteve. Megjithatë, le të përpiqemi të kufizojmë përkufizimin “mjaftueshëm produktiv” në formën e këtij përkufizimi, nëse plotë-sojmë kërkesat/nevojat e punës sonë, kur punojmë në punën tonë personale dhe të shkëlqyeshme. Prandaj, për të përshkruar këtë proces të të menduarit, do të shkojmë hap pas hapi dhe do të përgjigjemi ndaj një sërë pyetjesh. Sapo u përgjigjemi atyre, ndoshta do të kemi një tablo më të qartë nëse mund të mbarojmë ditën e punës duke ditur se jemi mjaft produktiv ose nëse ka vend për përmirësim.

Pyetje numër 1: a i përm-bushim pritshmëritë?Nëse është “mjaftueshëm” i definuar “për aq kohë sa është e nevojshme” atëherë pyetja fillestare thelbësore është nëse i përmbushim pritjet, do-methënë detyrimet e punës sonë. Për njerëzit me një gamë të caktuar të pu-nës, përgjigjja në këtë pyetje mund të jetë e lehtë: A keni përmbushur pritjet e

projektit? A keni përgjigje ndaj klientëve tuaj brenda afatit të caktuar kohor? A keni arritur objektivat e shitjes? Nëse, megjithatë, keni një fushë më të qartë të përcaktuar të punës, kjo çështje mund të jetë paksa më e vështirë për t’u përgjigjur. Por përgjigjja duhet të jetë e qartë nëse mbikëqyrësi ynë vuri re se ka fusha që duhet të përmirësohen. Nëse, megjithatë, përgjigja është “po”, sa i përket përgjegjësive kryesore të pu-nës tonë, atëherë ne jemi mjaft produk-

A jemi mjaftueshëm produktiv?

Global

Produktiviteti maksimal i një personi për një rol të veçantë në

një mjedis të caktuar mund të duket shumë ndryshe nga ai i një

personi tjetër. Këto ndryshime rrjedhin nga kombinimet e

aftësisë së brendshme, nivelit të përvojës, kapacitetit dhe dëshirës

së përgjithshme

45

Page 46: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

tivë. Megjithatë, ne mund të bëjmë diçka më shumë, por nuk do të ketë nevojë nëse i përmbushim pritshmëritë. Pra, nëse përgjigja për këtë pyetje është “jo”, le të vazhdojmë të mendojmë për py-etjen numër dy.

Pytje numër 2: a janë këto prit-shmëritë e mia, që nuk janë të vendosura nga të tjerët ?Të kesh pritshmëri të larta nga vetja mund të merret si një cilësi pozitive. Por nëse ndiejmë se jemi nën stres ose nëse punojmë më tepër orë se sa është e nevojshme dhe se sa duam të përm-bushim pritjet që nuk do të thotë asgjë për askënd tjetër, atëherë cilësia jonë

pozitive mund të kthehet në një cilësi negative. Në situata të tilla, duhet të pyesim seriozisht veten: A janë këto prit-shmëritë e mia, që nuk janë të vendo-sura nga të tjerët ? Nëse po, ka shumë të ngjarë që ne të jemi mjaft produktivë. Prandaj, në vend që të mendojmë për atë që nuk bëjmë, është koha që të ulim pritjet tona nga vetja në një nivel që po menaxhohet dhe është në përputhje me të gjithë të tjerët. Nëse përgjigja është jo dhe nëse njerëzit e tjerë me të vërtetë merren me këto pritshmëri, le të vazh-dojmë të mendojmë për pyetjen tjetër.

Pyetje numër 3: a jam duke e menaxhuar vetë kohën time

dhe a jam duke i përdorur resurset për produktivitet?Pasi sqarojmë se nuk po përmbushim pritjet që janë me të vërtetë të rëndë-sishme për përmbushjen e detyrave tona të punës, duhet të vlerësojmë nëse jemi pronarë të kohës sonë dhe nëse përdorim mjetet e produktivitetit për të menaxhuar siç duhet orët tona të punës.Por le të diskutojmë pak më thelbësorë për dy pjesët e kësaj çështjeje.Pjesa e parë A e menaxhoj vetë kohën time? Nga këndvështrimi i trajnuesit të menaxhimit të kohës, kjo do të thotë nëse jemi proaktiv në aspektin e mënyrës sesi ndahen kohën dhe për-pjekjet tona. Kjo do të thotë gjithashtu të qartësojmë prioritetet tona, të plani-fikojmë kohën tuaj, të vendosim kufijtë dhe të përqendrohemi në detyrat kur punojmë. (Shënim: Nëse kontrollojmë më shpesh e-mail adresën, rrjetet so-ciale ose telefonin tonë dhe nuk kemi një kohë pune të fokusuar, ne ndoshta nuk i plotësojmë pritjet në këtë fushë.) Kjo është një pjesë strategjike e mar-rëdhënies sonë me kohën.Pjesa e dytë nëse i përdorim burimet për produktivitet. Nga këndvështrimi i trajnuesit të menaxhimit të kohës përf-shihet përdorimi i mjeteve që kemi në dispozicion për të na ndihmuar të ar-rijmë efikasitet. Mund të përfshijë një listë me detyra me shkrim, në vend që të përpiqet të mbajë mend dhe të “ngu-litet në kokë”, duke përdorur mjete si SaneBox ose sisteme të tjera të filtrimit

46

Page 47: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

të e-mailit, duke deleguar më shumë detyra ose duke mësuar se si ta bëjnë atë përdorim më efikas të mjeteve ekzistuese. Kjo është një pjesë taktike e menaxhimit tonë të kohës. Nëse i përgjigjemi me “po” dy pjesëve të pyetjes së mësipërme, atëherë mund të themi se brenda aftësive tona, ne ndoshta jemi mjaft produktivë - bëjmë gjithçka që mundemi në kushtet e dhë-na. Nëse i përgjigjemi me “jo”, atëherë ndoshta nuk jemi mjaft produktivë, që do të thotë se ne nuk japim më të mirën tone brenda situatave.

si të jemi mjaftueshëm produktivNëse kemi arritur në fund të të gjitha pyetjeve të renditura në tekst, duhet të pranojmë se ndoshta nuk jemi mjaft produktiv. Pastaj, është me të vërtetë koha për të vlerësuar rezultatet dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm.Një nga hapat potencialë të mëtejshëm përfshinë negocimin e pritjeve. Nëse mendojmë se po e menaxhojmë kohën tonë dhe i shfrytëzojmë burimet tona për produktivitet (do të thotë që ne jemi mjaft produktiv në kuptimin personal). Por nëse ende jemi të shqetësuar se nuk i përmbushim pritjet, atëherë duhet të flasim me mbikëqyrësin/menaxherin tonë. Ne duhet të paraqesim projektet dhe afatet tona të ndryshme, si dhe vlerësimet në lidhje me punën dhe kohën. Pastaj, le të kontrollojmë se a mund të përshtatim përgjegjësitë tona. Nëse mbikëqyrësi/menaxheri ynë dëshi-ron një sistem të thjeshtë për planifiki-min e përgjithshëm të burimeve, atëherë mjetet si faqja elektronike float.com mund të na ndihmojë shumë.Një tjetër hap i mundshëm përfshin për-sosjen e aftësive tona të menaxhimit të kohës. Nëse nuk planifikojmë, prioritizo-jmë dhe përqendrohemi në periudha të caktuara gjatë ditës, puna jonë kërkon proaktivitet, atëherë në 98.2% nuk janë produktive. Është detyra jonë të marrim ndihmën që na nevojitet për të përmirë-suar këto aftësi.E njëjta vlen edhe për produktivitetin. Nëse nuk përdorim asnjë mjet, madje edhe dokumentet që mund të na ndi-hmojnë të jemi të organizuar mirë, ne ndoshta do të humbasim kohë ose thjesht do të humbasim të njëjtën gjë. Është gjithmonë më mirë të punohet fortë dhe të përmirësohemi në këto fu-sha para se të kërkohen ndryshime për të përmbushur pritjet.Prandaj, nëse mendojmë të jemi mjaft produktiv, një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është edhe të mendojmë

nga aspekti i perspektivës së menaxhi-mit të kohës. Do të ishte mirë të japim përgjigjet që do t’i jepnim për të na liruar dhe për të “marrë frymë” pak më të lehtë, ose për t’u motivuar të bëjmë atë që mundemi që të përmirësojmë situ-atën tonë.

Mr. Biljana Popovska

(e përshtatur nga Elizabeth Grace Saunders https://hbr.

org/2018/07/are-you-productive-enough?utm_medium=social&utm_

campaign=hbr&utm_source=facebook&-fbclid=IwAR2lqsrATualYXghWpSY4J

w6kgtyzBqhgc481t27WJ8GOvAFJgijb1Q_ZpM)

47

Page 48: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Rregullimi politik i Pakistanit lëviz nga një regjim de-mokratik deri te ai autokrat. Kushtetuta e parë e vitit

1958 dhe ajo e dyta e vitit 1977, janë miratuar nga grushteti paraprak. Njëri ndër personat kryesor që e ka penguar pushtetin shtetëror ka qenë Zija-ul Haku. Pas vdekjes së tij më 1988, në Pakistan kthehet sistemi shumëpartiak i cili përjeton renesansë. Me këtë, fuqia politike ndryshon në mënyrë drastike në mes të Navaz Sharifit dhe Benazir Buhtos. Grushteti i tretë ndodh në vitin 1999, ndërsa me anë të tij në pushtet vjen gjenerali Pervez Musharaf. Në vitin 1948 fillon konflikti me Indinë për shkak të zonës së Kashmirit. Që nga ajo kohë e deri në vitin 2003, kohë pas kohe ndodhin konflikte luftarake, kryesisht përgjatë zonave kufitare në mes Indisë dhe Pakistanit. Pakistani ballafaqohet

48

Pakistani pavarësinë e tij si shtet e fiton në vitin 1947, kur si koloni britanike ka qenë i ndarë kryesisht në shtet mysliman, gjegjësisht

Pakistani edhe një hindu zonë e cila ka të bëjë me një pjesë së Indisë së sotme. Këto ndarje shkaktuan konflikte dhe luftra në mes Indisë dhe

Pakistanit, ndërsa si arsye kryesore ishte ndarja e territoreve në zonat Xhamu dhe Kashmir

Përgjatë historisë

Historia e konflikteve në Pakistan

Page 49: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

edhe me konflikte të brendshme të armatosura, nga të cilat i pari ndodh në mes të qeverisë së këtij vendi dhe lëvizjes çlirimtare “Mukti Bahini”. Para shpalljes së pavarsisë, pjesë të territorit të Indisë, si Bangali apo Bangladeshi i sotëm në të cilin kryesisht ka jetuar popullatë e konfesionit islam, ka qenë i ndërtuar në rajonin e Pakistanit lindor, pjesë kjo e cila ka kërkuar autonomi më të madhe, nga ku edhe ka ardhur deri te një konflikt i brendshëm në vitin 1971. Konflikti përfundon me shkëputjen e Pakistanit Lindor dhe me formimin e shtetit të ri të Bangladeshit. Paki-stani ballafaqohet edhe me konflikt të armatosur me lëvizjet separatiste në provincën e Balluçistanit, në afërsi të kufirit me Iranin. Konflikti në Balluçistan është aktiv gjatë periudhës 1974-1977 e më pas, përsëri vazhdon në vitin 2004.

Në vitin 1990 paraqitet konflikt i brend-shëm shtetëror në mes të qeverisë dhe lëvizjes “Mohaxhir Kaumi”. Pas disa dekadave lëvizja “Mohaxhir” ka kërkuar njohjen e lëvizjes si një bashkësi etnike dhe të garantohet autonomi. Kon-flikti ka ndodhur në vitet 1990 dhe në 1995. Në vitin 2007, qeveria e Pakistanit balla-faqohet me prob-leme serioze nga grupe të armato-sura dhe lëvizje si “Mohaxhir”, të cilët kërkojnë refromimin e shtetit pakistanez dhe vendosjen e Kalifatit Islamik në zonat ku ata vepro-jnë. Në vitin 1991, Paksitani mbështeti

Kuvajtin në konfliktin me Irakun. Pakistani mbështeti edhe SHBA-në gjatë “luftës globale kundër terrorizmit” gjatë vitit 2001 kundër “Al Qaedës”, si dhe qeverinë afgane kundër regjimit të talebanëve në vitin 2004. Përpjekjet e ish kryeministrit Navaz Sharif për ar-ritjen e një marrëveshje paqësore me Lëvizjen Çlirimtare Talebane (LÇT) në Pakistan, një formacion islamik ushtarak e cila është e përbërë nga disa grupe militante në zonën kufitare në mes të Afganistanit dhe Pakistanit. Kah fundi i vitit 2007, këto grupe militante i bashkon lideri Bejtullah Mehsut dhe e formon LÇT. Marrëveshja paqësore nuk pati sukses sepse LÇT në qershor të vitit 2014 e sulmoi aeroportin ndërkombëtar në Karaçi. Qeveria e Sharifit zhvillon veprime ofenzive luftarake në Karaçi dhe në Vaziristanin Verior. LÇT gjithash-

tu përgjigjet ndaj veprimeve ofenzive luftarake qeveritare. Partitë politike pakistaneze u dakord-uan në përpilimin e një plani akcional gjithkombëtar për luftë kundër terror-

izmit, ndërsa Sharifi e tërhoqi morato-riumin për dënimin me vdekje. Në vitin 2016 ushtria paki-staneze paralajmëroi se zonat federalo-administrative fisnore (FATA) janë çliruar nga militantët. Pothuajse pesëqind ushtarë pakistanez u vranë gjatë opera-cioneve për pastri-min e mbi 3.500 militantëve. LÇT si

dhe grupet tjera militante vazhdojnë me sulme të mëdha të cilat përfshijnë edhe

vetëvrasjet me bombë. Në mars të vitit 2016, në një sulm me bombë në parkun Lahore u vranë shtatëdhjetë ndërsa mbi treqind persona mbetën të lënduar. Në gusht të vitit 2016 ndodh sulmi tjetër me bombë në spitalin në Kveta ku mbetën të vrarë mbi shtatëdhjetë e pesë per-sona. Ushtria e cila historikisht ka qenë dominante ndaj qeverive civile, gjithnjë siguron mbështetje për rrjetin e Hakani Llashkare Taibës si dhe ndaj proksi gru-peve tjera militante të cilat bashkëpu-nojnë me LÇT. Në vitin 2017 erdhi deri në ndryshimin e marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Pakistanit, ku SHBA-ja e suspendoi ndihmën e financave dhe atë të sigurisë për Pakistanin për shkak të mosgatishmërisë që t’i eliminojë mili-tantët. Mbi 800 milionë dollarë ndihmë financiare nga SHBA-ja u ndalua ose e anuluar për vitin 2018, ndërsa SHBA-ja

Që kur e mori detyrën në gusht të vitit 2018, kryeministri i posa zgjedhur pakistanez Imran Kan, sinjalizoi gatishmëri të zhvillojë

bisedime me kryeministrin e Indisë Narendra Modi, në mënyrë

që t’i përmirsojë marrëdhëniet dhe t’i tejkalojë mosmarrëveshjet,

në mes të cilave edhe atë të Kashmirit

Page 50: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

50

e ndërpreu pjesëmarrjen e oficerëve ushtarak pakistanez në programet ush-tarake amerikane për shkollim dhe tra-jnim, me qëllim të trysnisë ndaj qeverisë pakistaneze për ndryshimin e politikës. Grupi operativ për ndihmë financiare e vë Pakistanin në të ashtuquajturën “listë të zezë” të vendeve të cilat nuk bëjnë sa duhet për të parandaluar financimin e kriminalitetit dhe terrorizmit. Një numër i madh i luftëtarëve të ISIS-it në Afgani-stan janë ish militantë të LÇT, të cilët nga Pakistani kanë kaluar në Afgani-stan.Pakistani vazhdon të ballafaqohet me kërcënime ndaj sigurisë kombëtare nga LÇT dhe nga grupe tjera militante, duke përfshirë këtu edhe grupet e afiluara nga ISIS. Edhe pse sulmet e LÇT dhe nga grupet tjera janë reduktuar, ata vazhdojnë të jenë rrezik serioz për forcat e sigurisë dhe për caqet civile. Në qershor të vitit 2018, lideri i LÇT, Mul-lah Fazullah u vra në sulm me dron në Afganistan, ndërsa për lider u emërua Mufti Nor Vali Mehsudi. Në këtë peri-udhë Kani bëhet kryeministër. Gjatë qershorit të vitit 2018 ndodhin sulme terroriste në Mastung në të cilin mbesin të vrarë mbi 140 persona. Propozimi për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani do t’a rritë nivelin e pasigurisë në këtë rajon, duke u lejuar grupeve militante nga Pakistani të vendosin kontrollin e tyre edhe në Afganistan. Jostabiliteti i vazhdueshëm në Pakistan ka implikime të sigurisë edhe ndaj vendeve fqinje Afganistanin dhe Indinë. LÇT është në bashkëpunim të ngushtë me talebanët afganë për luftë kundër forcave të sigurisë afgane, ndërsa India ka drojë se grupet militante pakistaneze mund të realizojnë sulme

terroriste përgjatë kufirit. Përpos kësaj, brishtësia e infrakstrukturës kritike para se gjithash i arsenalit bërthamor paki-stanez, nga sulmi apo vjedhja nga ana e akterëve joshtetërore, paraqet brengë serioze për politikanët e SHBA-së dhe Indisë. Kontestet territoriale të Pakistanit me Indinë për Kashmirin shkaktuan tre luftra në vitin 1947, në vitin 1965 dhe një luftë të kufizuar në vitin 1999. Edhe pse dy vendet arritën që pjesërisht të respektojnë armëpushimin që nga viti 2003, ata rregullisht shkëmbenin zjarr përmes vijes kontestuese kufitare. Dy palët akuzojnë njëra tjetrën për prishjen e armëpushimit. Avancimi ndaj shkëm-bim zjarrit në zonën kufitare shohim në fund të vitit 2016 duke vazhduar edhe në vitin 2018, ndërsa i njejti rezultoi edhe me dhjetra të vrarë dhe me qindra të shpërngulur. Nga dy vendet. Në

vitin 2014, kryeministri i posa zgjed-hur i Indisë, Modi ftoi kryeministrin e atëhershëm pakistanez Navaz Sharifin të merr pjesë në inaugurimin e tij. Me këtë rast, lindën shpresa se qeveria e tij do të vazhdojë me marrëveshje tjera paqësore me Pakistanin. Pas një kohe të shkurtër optimizmi, marrëdhëniet u përkeqësuan, kur India i anuloi bisedi-met me ministrin e jashtëm pakistanez në gusht të vitit 2014, që kur komesari i lartë i Pakistanit në Indi u takua me liderët separatistë të Kashmirit. Një sërë takimesh ndodhën gjatë vitit 2015, në mesin e të cilëve edhe takimi në margjinat e Konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike në Paris. Kjo konferencë solli deri në takim në mes këshilltarëve të sigurisë kombëtare në të Bankokut ku u diskutua edhe kontesti i Kashmirit. Në dhjetor të vitit 2015, kry-eministri Modi u takua me kryeministrin Sharif, vizita e parë e një udhëheqësi indus në Pakistan pas një periudhe prej pothuajse një dekade. Në tetor të vitit 2017, militantët sulmuan një kamp paramilitar në afërsi të Srinagerit, e më pas në shkurt të 2018 sulmuan bazën ushtarake indiane në rajonin e Çamus, ku u vranë pesë ushtarë dhe një civil. Këto sulme ndodhën gjatë kontrollit kufitar me granatimin e vijës kufitare, me më se tre mijë të lënduar në vitin 2017 dhe një mijë të tjerë të lënduar në pjesën e parë të vitit 2018. Më pas vijuan demonstratat e dhunshme dhe protestat të cilat ftonin për një Kashmir të pavarur. Pas operacioneve ushta-rake intenzive disamujore të Indisë në të cilat sulmoheshin militantët dhe demonstruesit në Kashmir, India gjatë muajit maj 2018 lajmëroi se për herë të parë do t’a ndjek armëpushimin dhe se do t’a ripërtrijë marrëveshjen e paqes me Pakistanin i nënshkruar në vitin 2003. Në momentin që parimisht u pajtua për bisedime, India e anuloi mbledhjen. Bisedime të rëndësishme në mes të dy qeverive u zhvilluan në tetor të vitit 2016, kur militantët e armatosur e sulmuan bazën e armatës induse në Uri, ku mbetën të vrarë tetëmbëdhjetë ushtarë të Indisë. Kalimi i luftëtarëve xhihadistë dhe proksi grupeve nga Af-ganistani në Kashmir kërcënon në rritjen e nivelit të dhunës përgjatë kufirit. Në rast se ndodhë ndonjë sulm në Mumbai, si sulmi i vitit 2008, në të cilin luftëtarët e Llashker Taibës vranë 164 persona, ndërsa i njejti është realizuar nga proksi grupet militante të Pakistanit, kjo do të shkaktonte konfrontim serioz ushtarak në mes dy shteteve.

Dr. Andrej Iliev

Page 51: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

51

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta dhe të marrëveshjeve dhe koordi-

natave të punës si dhe të përmbajtjeve të planifikuara me njësitë komunale organizative (NJKO), kryetari i OORRM-së prof.dr. Gjorgji Mallkovksi gjatë muajit janar dhe gjatë muajit shkurt ka zhvil-luar vizitë pune te NJKO të OORRM-së së Tetovës dhe te NJKO të OORRM-së së pjesës së Maqedonisë lindore (Kriva Pallankë, Berovë, Pehçevë, Dellçevë). Në mbledhjen me përbërje të zgje-ruar të Këshillit Ekzekutiv të NJKO të Tetovës me të cilën kryeson kapetani rezervë Zoran Kirovski, morën pjesë edhe kryetarët e aktivëve të Tetovës,

Јеgunovcës, Brvenicës, Vratnicës dhe Tearcës. Është planifikuar që me planin dhe prgoramin për trajnim dhe edu-kim, vazhdimi dhe ndjekja e traditave liridashëse dhe shënimi i ngjarjeve të rëndësishme nga e kaluara e lartët, në vitin 2019 të organizohen nga më se 200 oficerë dhe nënoficerë rezervë. Theksi do të vëhet në përmbajtjet praktike, në mesin e të cilave edhe në marshin rajonal kondicionues-edukativ që do të realizohet në rajonin e malit Zheden, në të cilin do të marin pjesë 150 anëtarët të OORRM-së nga pjesa jugperëndimore e Maqedonisë. Këto përmbajtje në kuadër të trajnimit do të përkrahen me anë të

logjistikës nga ana e Batalionit të Tretë të Mekanizuar Këmbësorik të ARM-së në Tetovë.

Koordinim i aktiviteteve

Vetëqeverisja lokale e Dellçevës dhe NJKO e OORRM-së me të cilën me

sukses udhëheq Svetllana Ilievska, më 4 shkurt shënoi 147 vjetorin e lindjes së ideologut të lëvizjes çlirimtare maqe-donase, Goce Dellçevit. Me rastin e

nderimit dhe shënimit të përvjetorit të lindjes së pishtarit të veprës revolucio-nare maqedonase dhe bartësit të ideve liridashëse të periudhës së fundshekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20, referat për jetën dhe veprën e tij prezantuan aën-

tarët e SHKA “Goce Dellçev”. Me këtë rast, para përmendores së revolucionarit në qendër të qytetit, në shenjë respekti u vendosën kurora me lule nga një numër i madh i respektuesve të veprës dhe personalitetit të tij, në mesin e të cilëve edhe: kryetari i Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, delegacioni i këshillit komunal, delegacion i partive politike, shoqata qytetare, PSK “Gollak” dhe delegacioni i OORRM-së së Dellçevës. „Traditat liridashëse dhe ngjarjet dhe personalitetet e rëndësishëm paraqesin detyra primare për NJKO-në tonë, e cila në bashkëpunim me vetëqverisjen lokale dhe me subjektet tjera, i ndjekim dhe u japim vazhdimësi gjatë periudhës dhe viteve të kaluara”, deklaroi kryetarja Svetllana Ilievska.

Nderime

Traditat liridashëseNë historinë e Maqedonisë së Veriut,

Marshi i Shkurtit i tre grupeve të batalionëve dhe të Shtabit Qëndror të LNÇ dhe APM, do të ngelet në kujdesë si njëri ndër operacionet më të rëndësishme strat-egjike, me qëllimin primar, sa më shumë të përhapet kryengritja e armatosur dhe lufta në tërë territorin e Maqedonisë dhe ajo të merr përmasat e një lufte antifashiste, të lirohen sa më shumë territore, të grum-bullohen sa më shumë vullnetarë të rinj dhe të përshpejtohet zhvillimi dhe rritja e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Maqedonisë. Gjatë marshit grupi i parë i batalionëve ka kaluar mbi 300 km përmes masiveve malore, nëpër rrugë të vëshira të pakal-ueshme dhe nëpër borë, deri në 3 metra. Me veshmbathje të dobët dhe me armatim poashtu të dobët, por jashtëzakonisht të motivuar, luftëtarët nga Maqedonia me sukses kanë dalë të mbrohen nga sulmet e njëpasnjëshme dhe nga luftimet e rënda me okupatorin, ku në lidhje me këtë, shefi i misionit ushtarak britanik, majori Xhorxh

Kuajn në revistën e brigadës do të shkura-jë: “Asnjëherë në jetën time nuk kam parë moral aq të lartë si moral ii ushtarëve tuaj në marshin tonë të përbashkët”. Prania e misioneve ushtarake aleate të cilat kanë raportuar për luftimet e ushtrisë së Maqedonisë ka pasur të bëjë me pranimin e ushtrisë dhe me respektimin e kontributit të popullit të Maqedonisë në luftën anti-

fashiste dhe pjesëmarrjen e tij të barabartë në kuadër të koalicionit kundër Hitlerit. Pas këtij marshi, u organizua marshi tradi-cional i kondicionit në realacion: shtëpia përkujtimore e KAÇKM-së – Gollak, në distancë prej 12 km. Gjatë marshit, rreth 70 pjesëmarrës (oficerë rezervë dhe alpinistë nga Dellçeva, Pehçeva dhe nga Koçani), tejkaluan dallim në lartësi prej 896 m, ndërsa para shtëpisë përkujtimore, anëtarët e SHKA “Goce Dellçev” nga Del-lçeva, u shfaqën me një program të pasur kushtuar Marshit të Shkurtit si operacion më i madh ushtarak që e ka ndërmarë UNÇ-ja e Maqedonisë në vitin 1944. Pranë pllakës përkujtimore, disa delegacione në mesin e të cilave: delegacioni i vetëqe-verisjes lokale të Dellçevës, disa shoqata alpiniste, si dhe NJKM të OORRM-së së Dellçevës, në shenjë respekti ndaj të rënëve, vendosën kurora me lule, ndërsa aktivitetet njëditore i përfunduan me drekë të përbashkët pranë vilës malore në malin Gollak.

Zhivko Trajanovski

Aktivitetet e OORRM-së

Page 52: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

52

Në njërin nga qytetet më të vjetra në ishullin e Maltës, në qytetin e sotëm Birgu, bastion i dikurshëm dhe kryeqytet i quajtur Vittorisa,

i vendosur në hyrjen kryesore të qytetit të vjetër në ish stacionin policor dhe pranë Qendrës për Mbrojtjen Civile, gjendet muzeu modern që i kushtohet sagës epike të popullit maltez gjatë Luftës së Dytë Botërore.„Маlta në Muzeun Ushtarak” prezanton memorien kolektive të popullit maltez gatë Luftës së Dytë Botërore. Me mijëra artefakte të rralla të ekspozuara, në mesin e të cilave uniforma zyrtare dhe ceremoniale, veshje dhe mbathje nga ma-teriale dhe punë dore të recikluara, lloje të ndryshme të armëve, mjete për gëryrjen e depove nëntokësore, rregulla, udhëzime, leje për përdorim dhe restrikcion të: ar-mëve, ushqimit, dritës; ditarë personal, medalje e shenja, lëvdata të shumta, në mesin e të cilave edhe monstër nga Medal-ja e Parë e heroizmit nga Britania e Madhe dhe nga mbreti Xhorxh VI që paraqet shpërblim të veçantë dhe krenari për ven-din, për qëndresën gjatë periudhës më të vështirë në historinë e popullit maltez.Vendosja gjeostrategjike e Mesdheut, ish-ullit i ka mundësuar aktivitete të shumta detare, tregtare dhe ushtarake, ndërsa

pozita e rëndësishme e limanit maltez ka qenë vetëm një arsye shtesë për ndikime të ndryshme kulturore, fetare dhe politiko-ekonomike, për okupim dhe sundim. Kolonia e dikurshme britanike ka qenë baza e sulmeve aleate nga Italia dhe nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos gjatë periudhës nga viti 1940 deri në vitin 1942.

„Para fillimit të luftës, me qëllim të mbrojtjes së popullatës së Maltës nga kërcënimet dhe sulmet e mundshme me gaz nga ana e Italisë, qeveria britanike ka bërë mbro-jtje me gaz maska për të gjithë banorët e Maltës, ku ka ndarë edhe maska për të posalindurit, për fëmijët, për të moshuarit dhe për pleqtë. Maskat janë dërguar në vende të ndryshme, por të përshtatshme në Maltë. “Realiteti është se Qeveria e Britanisë së Madhe në ato momente në të vërtetë është kujdesur për popullin maltez. Marina britan-ike ka realizuar transportin me ndihma dhe produkte ushqimore, ilaçe, veshëmbathje, e deri në pajisje ushtarake dhe municion”.

strehimoret nga sulmet ajrore Ajo që është karateristike për “Malta në Muzeun Ushtarak” janë tunelët autentikë nëntokësor si dhe strehimoret, njëzet metra nën tokë me sipërfaqe prej 6.096 metra kub, ku ka qenë edhe Qendra për Mbrojtjen Civile, e cila me kalimin e ko-hës është përshtatur për jetesë dhe qën-drim më afatgjatë. Para fillimit të luftës për sulmet ka mun-dur vetëm të parashikohet, është pritur se shtëpitë të cilat janë ndërtuar prej guri do

E paobligueshme

„MALTA në Muzeun Ushtarak”

15 prill të vitit 1942, mbreti Xhorxh VI popullit të Maltës i ka ndarë Medaljen

për Heroizëm

Page 53: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

të mund t’i përballojnë sulmet, por pas sulmit të parë ajror nga forcat gjermane, bukvalisht gjithçka është rrënuar. Mënyra e vetme për të shpëtuar kanë qenë strehimoret nëntokësore.Të deryruar të mendojnë për strehimore të reja, në periudhë kur numri i viktimave ka qenë gjithnjë e më i madh, ndërsa popullata ka qenë e rrezikuar, autoritetet qeveritare e kanë propozuar idenë për shitje të kabinave private pranë Qen-drës për Mbrojtje Civile, vlera e të cilave ka qenë jashtëzakonisht e lartë apo e barabartë me vlerën e një shtëpie para luftës.Një familje, pa marë parasysh numrin e anëtarëve dhe statusit social, ka mundur të mer leje vetëm për një kabinë private, dimenzionet e së cilës kanë qenë 2x2x2 metra. Në atë kohë familja mesatare malteze ka numëruar nga 18 deri në 20 anëtarë, nga të cilët 12 deri në 16 kanë qenë fëmijë. Pas marjes së lejes dhe hapësirës së shënuar, familjet është dashur që vetë ta ndërtojnë strehimoren.Strehimoret modeste prej guri, salla të

improvizuara operacioni, hapësira për ndihmën e parë, dhoma për lindje, pa pajisje sanitare ku me kalimin e kohës janë shëndrruar në burim të sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, kanë qenë shpresë e pakët dhe vend i vetëm për mbijetesë, por njëherit edhe sinonim të cilin shteti e ka siguruar me anë të ndihmës nga Bri-tania e Madhe.Një pjesë e hapësirave të muzeut të cilat gjatë luftës kanë qenë pjesë e stacionit policor janë të pajisura me monitorë in-teraktivë dhe me mundësi për përdorimin e ciceronëve audio vizuelë në 12 gjuhë të ndryshme. Gjithashtu, në muze ka mundësi të shihet edhe film ii shkurtër dokumentar kushtuar luftës, i prodhuar me urdhërin e mbretit Xhorxh VI, i cili i impresionuar nga qëndresa e popullit maltez, ka dashur që ajo qëndresë të pasqyrohet edhe në film dhe të ngelë në memorien malteze dhe në atë britanike për gjeneratat e ardhshme. Në fakt, filmi është realizuar shumë shpejtë menjëherë pas fitimit të Medaljes për Heroizëm – “Kryqit të Xhorxhit”.

AJo që lë përshtypje te filmi dokumentar është fakti se të gjitha gjirimet e filmit janë origjinale.Edhe pse „Маlta në Muzeun Ushtarake” paraqaet vetëm njërën nga trashëgimitë e shumta kulturore të Maltës, ky nuk është vetëm muze ushtarak, por paraqet një spektër të perspektivave të ndryshme të bashkimit dhe unitetit, të barazisë, heroizmit dhe qëndresës për mbijetesë gjatë një periudhe të vështirë, por ai shërben edhe si mësim për gjeneratat e ardhshmе.

Pande Dimoska

Policia përveç detyrës së saj të rregullt, gjatë periudhës së luftës ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm për të vendosur rregullin e errësimit (të vendosur në vitin 1939), dërgimin e

njerëzve deri te strehimoret nëntokësore, si dhe ndërmarrjen dhe realizimin e aktiviteteve për mbrojtje nga ndikimi rus dhe

nga “tregu i zi”

Tre lloje me ngjyra të ndryshme, më shpesh me ngjyrë të verdhë dhe të

kuqe: bomba të cilat kanë eksploduar menjëherë; bomba të cilat janë ak-

tivizuar për 20 minuta; bomba të cilat janë aktivizuar vetëm me prekje.

Malta gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë vendi më i bombarduar në

botë. Sulmi më i gjatë i vazhdueshëm me bomba ka zgjatur 154 ditë e netë

ku janë hedhur më se 6.700 ton mjete shpërthyese, bomba

Page 54: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

54

Muaji mars është periudhë vjetore kur në disa vende të Ballkanit edhe në Maqe-doninë e Veriut për shumicën

e shtazëve dhe shpendëve fillon përmbyl-lja e sezonit, që në përgjithësi vazhdon deri më 2 gusht, ose deri në fillim të sezonit tjetër të gjahut. Gjithsesi se nga muaji prill do të fillojë gjahu i funkut dhe llojeve tjera të shtazëve dhe shpendëve më pas, por kjo ka të bëjë me një storje tjetër të gjahut…Mund lirisht të themi se për shumicën e llojeve të shtazëve dhe shpendëve, ky muaj është edhe periudha e dashurisë. Çdo kund ndihet një lindje e jetës se re. Më pas, e pashmangshme dhe më se e nevojshme është që të thek-sohet se krijimi i kushteve për jetën e re në aspektin e gjahur përkon me obligime të reja të gjahtarëve, por edhe të shtazëve dhe shpendëve të gjahut. Drerët gjatë këtij muaji tërësisht i hedhin brirët e tyre. Fillojnë t’u mbijnë brinjë të rinj. Atyre u nevojiten minerale. Nga kjo del edhe obligimi i shoqatave gjahtare dhe gjahtarëve që të kujdesen për ta dhe gjithsesi se të furnizohen me ushqim, kryesisht me kripëra. Në rast nevoje ngriten edhe kri-pore të reja. Në këtë kontekst, kur flasim për objektet teknike të gjahut, kjo vlen edhe për vendet kur ushqehen shtazët e shpendët, për faktin se kalimi nga ushqimi i gjelbërt për shtazët, nuk bëhet përnjëherë, por vetë shtezët e adaptojnë ushqimin sipas nevo-jave individuale. Gjahtarët e kanë për obligim t’i numërojnë kafshët në terrenin për gjah, sidomos atë

të dobishmin, ndërsa të padobishmin, ta reduktojnë, ashtu si që thotë ligji – duke organizuar kurthe gjahu. Kjo është me rëndësi të realizohet para se të lindin të vegjëlit te kafshët e dobishme. Në këtë mënyrë fitohet fotografia se sa do të jetë numri dhe se çfarë kafshë do të arrijnë ta kalojë dimrin, ndërsa njëkohësisht, përmes kurtheve të kafshëve të pado-

bishme, përforcohet niveli i sigurisë te kafshët e dobishme të posalindura. Gjatë aktiviteteve të tilla më shumë shoqata të gjahtarëve organizojnë edhe dreka të përbashkëta për të gjithë gjahtarët pres-ent, dretjëpërdrejtë në natyrë, në terrenin e gjahut, ose në ndonjë objekt të për-shtatshëm afër terrenit për gjah. Shoqëri-mi i këtillë i gjahtarëve, është parametër për aktivitetet gjahtare të cilat gjithashtu janë komponentë e rëndësishme nga ekzistimi sociologjik i gjahut.Gjatë muajit mars një pjesë e aso-ciacioneve dhe klubeve gjahtare fillon sezonin përgatitor dhe sezonin e qitjes në disciplinën e qitjes “trap”.

Gjahu i rosave të egraNjëri ndër gjahët më atraktiv është pikër-isht gjahu i rosave të egra, e përkrah tyre edhe të shpendëve tjerë barishtorë. Ka disa mënyrë të gjahut të rosave të egra: me kërkim, me pritje të fluturimit, nga ka-

sollet e gjahut – kasollet e gomës, me anë të barkave, etj. Kjo është një punë tërheqëse, por për gjahtarin një gjah i vështirë dhe i mundimshëm, gjah që e zgjedhin vetëm njerëzit me shumë passion, të cilët kushtet e papërshtatshme për gjah si dhe gjindshmëria dhe shpejtësia e kafshëve, i stimulon edhe më tepër që t’a praktiko-jnë këtë lloj të gjahut. Gjahu me ndjekje është mënyrë të cilën e përdorin shumica e gjahtarëve të shpezëve. Në këtë rast gjahtari duhet të jetë këmbësor i mirë, duhet ta njohë mirë terrenin dhe ti njohë shprehitë e kafshëve dhe

Sezoni i gjahut të rosave të egraKur sezoni i gjahut gjendet në finale e vet të marsit, në

Republikën e Maqedonisë së Veriut gjahu i shpezëve është në valën e tij më të hovshme,

sidomos për gjahtarët e shpendëve perjeste. Ky lloj

gjahu është më i suksesshëm në mëngjes, afër ujit...

Peshkimi

Page 55: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

gjithsesi, më e rëndësishmja të hetë shigjetar i mirë. Mbi të gjitha, duhet të gjuajë vetëm te ajo shpezë e cila pas gjuajtjes mund lehtë të merret. Në rast se rosa e gjuajtur apo e qëlluar nga gjuajtja bie nga brigjet e hapësirës me ujë apo uji e largon të njejtën, gjuajtja apo gjahu do të jetë i kotë. Kjo vlen edhe në atë rast kur gjuhen roast e egra nga prita. Gjatë motit të ftohtë, por edhe gjatë motit të ngrohtë pritat e këtilla gjahtare në fakt janë nga kasolle të gjahut. Ato janë ndërtime të posaçme të cilat gjah-tarit i mundësojnë strehim nga kushtet e vështira atmosferike dimërore, ndërsa ato mund të shërbejnë edhe nga roast të cilat fluturojnë mbi të. Këto kasolle zakonisht ndërtohen në vende ku roast përdorin disa pjesë të caktuara të hapë-sirave ujore për qëndrim, por më shpesh ato edhe fluturojnë sipër tyre. Me këtë rast, për t’u vënë kurth rosave të cilat fluturojnë dhe për të zbritur në ato vende, përdoren kurthe natyrore dhe artificial duke përfshirë edhe fishkëlluese. Kur kemi mot të ngrohtë, kurthi i gjahut ven-doset në vend të hapur afër vendeve ku roast fillojnë fluturimin e tyre. Gjahu është i suksesshëm në qoftë se gjahtari është i maskuar mirë dhe nuk lëvizë deri në momentin kur arrijnë roast në kuadër të shënjestrës së çifteve apo pushkëve të gjahut. Mes tjerash, gjahu në lumë, gjahu nga barka, për shembull në lumin Vardar është një veçanti dhe dukuri e rrallë.Gjahtarët e pasionuar të shpendëve posedojnë njohuri në shumë fusha, dinë më shumë shkathtësi dhe gjithsesi pose-dojnë nivel të lartë të kulturës gjahtare, janë të shoqërueshëm dhe xhentëllmenë edhe ndaj kolegëve të tyre edhe ndaj caqeve të gjahut. Vlen të theksohet se dy e treta e tyre posedojnë edhe shkathtësi sekrete të gatimit të gjahut. Thjeshtë, njerëzit anash mendojnë se ata janë vetëm lavdaqë të mëdhenj. Por, impre-sioni i këtillë zhduket, menjëherë pas tregimit apo përvojës së rradhës me gja-hun e përgatitur.

55

Më e rëndësishme është se gjatë gatimit për ngrënie të rosës së egër,

ajo duhet të qëndrojë rreth 4-5 orë në ujë me pakë verë dhe uthull, apo si që njihet në marindë, e më pas të zihet. Uji i parë derdhet, e më pas procedura e zierjes vi-jon njejtë si me pulën, me intencë që nga ai ujë të bëjmë supë me fide dhe mëlmesa sipas shijes individuale. Pas zierjes, rosa e egër duhet të mbushet me perime dhe me copëza sallami. Në një enë të thellë renditen patate me perime të grira e mbi to vendoset rosa duke u mbuluar me copëza të holla të sallamit. Me zierjen paraprake,

e më pas edhe me sallamin, gjatë pjekjes arrijmë që mishi në të shumtën e rasteve të jetë më i butë dhe më i lëngshëm për ar-sye se mishi i egër është më i fortë dhe më i pa yndyrshëm. Në enë derdhim gjysëm litri verë të bardhë, dhe të njejtën e mbu-lojmë me foli apo me kapak dhe e lëmë të piqet për rreth një orë, e më pas e hapim kapakun dhe e lëmë edhe 15 deri në 20 minuta tjera për t’u skuqur sipër. Në këtë mënyrë rosa e egër e pjekur në tavolinë do të duket bukur edhe “për sy edhe për shije”, e kjo e servuar së bashku me verë të kuqe të prodhimit vendor.

Gjahu në tryezë Gjahu në tryezë Gjahu në tryezë Gjahu në tryezë

RECEPT PËR GATIMIN E ROSËS SË EGËR

PeshkimiSi të gjuajmë

popadikëPeshku vimba është peshk më pak i njohur

për shumicën e peshaktërve. Ky peshk karakterizohet me një trup të ngjeshur e të shtypur dhe me shpinë të lartë. Pendën e shpinës e ka të prerë pjerrët, ndërsa atë anale, në pjesën e poshtme të trupit drejt bishtit e ka shumë të gjatë. Penda e bishtit është josimetrike. Zakonisht arrin peshën prej 250 gram deri 500 gram. Vimba është e përhapur nëpër të gjitha ujërat në Evropën e Mesme dhe Veriore, ndërsa në Evropën Juglindore në lumenjtë Danub, Sava dhe Drava. Tek na gjindet në Vardar dhe degët e saj. Vimba jeton në grupe në ujëra të qeta të pasura me bimë. Ajo ushqehet me krimba, larvat e insekteve dhe të ngjashme, të cilat i gjen duke u zvaritur nëpër nëpër fundin e butë, ndërsa ushqehet edhe me ushqime bimore. Shumëfishohet në muajt e pranverës, në maj dhe në qershor. Gjatë kësaj periudhe, ajo është shumë e ndjeshme dhe në zhurmën më të vogël tërhiqet në thellësi, duke pritur që rreziku të kalojë. Vimba ka kocka të vogla në mishin e shpinës, por megjithatë është peshk shumë i shijshëm. Në ujërat ku gjindet masivisht, i nënshtrohet peshkimit masiv profesional. Vimba është peshku shumë i dëshiruar për peshkatarët sportiv apo rekreativ. Gjuhet ngjashem si peshku nase, ashtu që fillimisht ushqehet për tu mbledhur dhe joshur, pastaj mund të kapet. Për peshkim të vimbas zgjedhen vende më të qeta dhe më të thella të, psh. pellgut peshkues të lumit, ndërsa në liqen gjendet diku në thellësi prej 3-4m e deri në 9-10m, varësisht nga temperature e ujit. Është interesant fakti se ky peshk mund të jetojë edhe në ujië të krypur deti, veçanërisht në grykëderdhjet e lumenjve në det. Mënyra më e thjeshtë për të përgatitur vimban është të piqet mirë.

Page 56: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

56

Film

Muaj më parë, rrjeti televiziv „BBC“ prodhoi filmin dokumentar i cili la përshtypje të fuqishme te masa kritike jo vetëm në ishull, por edhe

në tërë botën. Arsyja për këtë ishte se ky film i titulluar si “Ata nuk do të plaken”, paraqet një kolazh të gërshetuar mirë nga gjirime dhe dëshmi autentike të luftëtarëve britanik nga koha e Luftës së Dytë Botërore, shumica prej tyre të shfaqura për herë të parë. Sikur ky fakt mos t’i jepte aq peshë projektit, për regjisort të të njejtit është angazhuar pikërisht Piter Xhekson, njëri ndër veprimtarët më eminent filmik të kohës së sotme, i cili në këtë copëz dokumentari vë vulën e tij, jo vetëm si autor, por edhe për shkak të përfshirjes së temës që prek historinë e tij familjare. „Ata nuk do të plaken“ ka të bëjë me një dëshmi të thellë emocionuese të nxënësve gjatë Luftës së Parë Botërore të cilët harrojnë përvojat e tyre, ndjenjat dhe ngjarjet, sidomos gjatë shërbimit të tyre në front.

Filmi dokumentar është një pikëpamje mjaft subjektive e ushtarëve dhe pikërisht kjo shenjë intime dhe sinqeriteti në transmetimin e interpretimit dhe perceptimit personal për të kaluarën jep thеllësi të veçantë dhe integritet për filmin. Ai është i liruar nga faktet dhe nga prezantimi i ngjarjeve dhe përqëndrohet vetëm në prezantimin e fragmenteve dhe kujtimeve të ushtarëve të cilët mbijetuan për të rëfyer. Identiteti i tyre nuk zbulohet, dëgjohet vetëm zëri i tyre, dëgjohen tregimet e tyre të cilat lidhen me njëra tjetrën, por jo edhe emrat e tyre, me qëllim që fokusi të mbetet te ajo që ata e tregojnë dhe flasin. Mungon naracioni i filmit, si dhe skenari i cili është tërësisht i sqaruar me anë të fjalëve të ushtarëve, pa përjashtim, duke na dhënë ndjenjën dhe duke na bërë më të koncentruar se ne e pranojmë rëfimin nga “dora e parë”. Projekti është prodhuar si një lloj komemoracioni për luftën, atëherë e njohur si Lufta e Madhe, në njëqind vjetorin e fundit të saj. Gjirimet të cilat përdoren janë në pronë të

arkivit të Muzeut Britanik Ushtarak Imperialist dhe të rrjetit televiziv “BBC”. Të lidhur fjali për fjalie, rreth 200 ushtarë rëfejnë tregimin, duke e rradhitur atë në mënyrë kronologjike nga fillimi i luftës, përmes regrutimit dhe nisjes për në frontin perëndimor, e deri në fundin e luftës, kthimin në shtëpi dhe ballafaqimin me botën të cilën e kanë lënë pas.

Të humbur në luftëMe fjalët e ushtarëve, të lidhura me njëra tjetrën, kuptojmë se sa në mënyrë naive janë parë dhe përjetuar punët dhe se sa ndoshta askush nuk ka qenë i vetëdijshëm për fillimin, për rëndësinë dhe për pasojat e ngjarjeve, vazhdimisht duke menduar se konflikti është edhe një “problem ballkanik” (duke aluduar në luftërat ballkanike të cilat ndodhin gjatë viteve 1912-1913 dhe që i paraprijnë Luftës së Parë Botërore). Kështu, njërit ndër dëshmitarët i kujtohet momenti kur ka dëgjuar se është shpallur luftë dhe ai ka qenë nën shoqërinë e një miku – gjerman, e

„Ata nuk do të plaken“

Page 57: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

57

kur vetëm janë shiquar mes vete dhe kanë vazhduar me darkën, duke thënë se lufta nuk do të fillojë atë natë dhe se nga nesër mund të jenë armiq. Regrutimi është tregim në vete. Edhe pse ushtria nuk ka regrutuar dhe pranuar ushtarë shumë të rinj, shumëkush me 15, 14 dhe me 13 vjet është lajmëruar në qendrat e regrutimit, duke ndjerë obligim dhe detyrim edhe pse pamja e tyre fizike i ka shfaqur ato pothuajse si të vegjël. Ata të cilët i kanë regrutuar i kanë mbyllur sytë dhe i kanë kaluar, sepse ushtria sipas një rregulli të pashkruar, gjithmonë ka nevoje për njerëz. Por, ata kanë qenë fëmijë që kanë kuptuar shumë pak dhe larg asaj se kanë qenë të gatshëm për luftë. Pjesa më e madhe e filmit dokumentar është ndalesë në jetën te hendeku i frontit, ku mbretërojnë kushte të vështira për jetë, higjienë për të dëshiruar, si dhe pasiguri nga plumbat e armikut… Përmes gjirimeve dhe deklaratave, kemi një pasqyrim të detajizuar për atmosferën që ka mbretëruar atëbotë, për lodhjen dhe për frikën. Hendeku ka qenë vend ku jeta e njeriut nuk vlen shumë dhe se gjithçka mund të zëvendësohet. Dëgjuam truke për mbijetesë, por edhe tregime trishtuese nga betejat të mbështetura në fotografitë që pasqyronin pamje të forta traumatike grafike nga ushtarët e vrarë. Në hendek ka kundërmuar erë e pakëndshme nga kufomat, nga mishi i trupave që kalbet, nga ato trupa të cilat askush nuk i heq nga pjesa e quajtur “tokë e askujt”, ndërsa në hapësirën e dukshme qëndrojnë trupa të shpuar nga telat me gjemba. Por e gjitha kjo është vetëm një ditë e zakonshme në front, një fotografi thuajse normale. Është interesante se ushtarët pothuajse janë të vetëdijshëm se armiku nga ana tjetër është gjithashtu i habitur nga banaliteti i kësaj lufte. Të gjithë thonë se kanë njoftuar disa gjermanë dhe se ata në të vërtetë kanë qenë njerëz të mirë. Megjithatë në situatën në të

cilën janë gjendur ka përkuar me një ndjenjë të humbur për të mbijetuar në një kaos të këtillë. Ky film, është një film dokumentar për jetën dhe vdekjen, për koston e luftës, për fitoren e cila nuk do të thotë asgjë dhe e cila është e pavlerë nën hijen e vuajtjeve, për gjakun dhe derdhur dhe për jetët e humbura. Ashtu si që thonë vetë ushtarët, kur është shpallur armëpushimi dhe është ndalur zjarri, përnjëherë, në një mëngjes, ata nuk kanë ndjerë asgjë…Nuk janë ndier të lumtur se kthehen në shtëpi, kanë ndier vetëm qetësi. Zhurma përnjëherë është shëndrruar në qetësi. Kjo, si edhe shumë e shumë deklarata të tjera intime të pjesëmarrësve e pasqyrojnë fotografinë e Luftës së Madhe, jo në kolazh të ngjarjeve dhe fakteve, por si në një lloj udhëtimi emocional në një ambient luftarak.

Filmi si dokument historikPiter Xhekson të cilin e kemi të njohur tashmë nga filmat si trilogjia “Lord of the Rings”, “Hobit”, “King Kong”, por me këtë film ai hyn në një zhanr diametralisht të kundërt ku përskaj fantashkencës, prezantohen edhe gjirime autentike dhe tregime historike. Kuriozitet interesant është se ai, këtë film e ka gjiruar pa përfituar honorar personal, edhe pse ka kaluar vetëm një vjet në shikimin e videomaterialeve të cilat i ka pasur në

disponim për të bërë filmin, pa nisur me produksionin për të njejtin. Por, kjo nuk është aspak për t’u habitur në rast se zbulojmë se vetë Xheksoni thotë se ky projekt është diçka në të cilin ai ka dhënë një input të jashtëzakonshëm personal, sidomos për faktin se gjyshi i tij ka qenë pjesëmarrës i kësaj lufte, ndërsa ka vdekur nga lëndimet e mara. Ky film i kushtohet pikërisht atij. Filmi premiera e së cilit është shfaqur në festivalin e filmit në Londër vitin e kaluar, në të njejtën ditë është distribuar në të gjitha shkollat, me qëllim që të shërbejë gjatë mësimit.Për nevojat e filmit janë përdorur intervista të mbi 200 ushtarëve, ndërsa filmi dokumentar njëqind minutësh është sekelcion kuadrosh për rreth 100 orë me gjirime origjinale dhe autentike, me fotografi dhe me ilustrime

dramatike, si dhe me vizatime nga revista “The Ëar Illustrated”, gjithashtu të vizatuara gjatë kohës së luftës, për momentet të cilat nuk ekzistojnë në gjirime, kryesisht nga luftimet e përafërta, ku ruhet idea që ky film tërësisht të jetë një gërshetim i materialeve që dalin nga ajo epokë, pa krijuar skena tjera.Është interesant edhe ndryshimi i koloritit në film, gjegjësisht, pjesa e hendeqeve është me ngjyra, përderisa përgatitjet për në front dhe kthimi në shtëpi janë në kombinim bardhë e zi, gjë që në fakt tregon kronologjikisht fillimin dhe fundin e filmit. Për t’u bërë kjo, gjirimet janë kolorizuar një shekull në shtypjen e tyre në lentë.

Përpos kolorizimit kompjuterik, Xhekson luan edhe me shpejtësinë e videos në mënyrë që ta përshtatë dhe që ajo të duket e tu ngjajë gjirimeve të sotme. Dhe rezultati është me të vërtetë impresionues. Në qoftë se nuk do t’i dinit këto fakte, me siguri se si shiques, nuk do të kishit besuar se bëhet fjalë për gjirime të bëra vërtetë para 100 viteve, sepse me ngjyrën, cilësinë dhe sinkronizimin e zërit si dhe me fotografinë, gjithçka duket më e avancuar.

Еlena Gjorgjievska

57

regjia: Peter Jackson

Video montazhi: JabezOlssen

Montazhi i muzikës: John Neill

kohëzgjatja: 100 minuta

Vendi: В. e Madhe

Viti: 2018

Çmimet: BAFTA - i nominuar si film më i mirë dokumentar

Page 58: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

Në pjesën pjellore së luginës së Strumicës nën malin Bellasica gjandet balta e Monospitovës, moçali i fundit në Republikën

e Maqedonisë së Veriut që dikur është shtrirë në një sipërfaqe prej pesë hekterësh dhe ka qenë vend i kafshëve dhe bimëve parahistorike. Sot, ky muze unikal natyral shtrihet në 400 hektarë dhe është vendstrehim për lloje të rralla të florës dhe faunës. Për këtë shkak, në aspektin biologjik, kjo hapsirë është jashtëzakonisht interesante. Për biologët kjo baltë paraqet një lloj përmendore natyrale dhe i gjason një xhungle të vogël në të cilën fshihen kafshë dhe bimë unikale që nuk mund t’i gjejmë në hapësira tjera, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë në Ballkan.Në historinë e saj të gjatë dhe të pasur, balta e Monospitovës ka pësuar ndryshime të mëdha. Deri në vitin 1947 ky vend tradicionalisht është përdorur për peshkim,

për kullosje të kafshëve nëpër ara, për përdorimin e kallamit për mbulimin e shtëpive dhe për bërjen e shportave. Më parë, vendi ka pasur një thellësi prej 6 metrave dhe është kaluar me barka të veçanta, të quajtura barka gozhde, përmes kësaj rruge është arritur deri në fshatrat Zubovë dhe Murtinë. Me shekuj kjo hapësirë ka qenë burim i ekzistencës. Përveç kallamit të cilin banorët e kanë mbledhur në vjeshtë dhe i cili është përdorur në ndërtimtari, ujërat e pasura me peshk, kryesisht me krap dhe mlysh, banorëve të kësaj ana u kanë mundësuar një ekzitencë relativisht të mirë.Edhe pse hapësirat janë mjaft të reduktuara, sot balta e Monospitovës paraqet një muze natyror në hapësirë dhe në të gjithnjë ekzistojnë lloje të rralla të botës bimore dhe shtazore. Më i njohuri është paparati mbretëror, bimë e cila është e shpallur si bimë e mbrojtur me

ligj, sepse kjo bimë rritet vetëm në këtë anë. Përveç saj, balta veçohet edhe me alga silikate, me insekte të rralla, me shpendë dhe me gjitarë tjerë. Në baltën e Monospitovës janë regjistruar gjithsej 112 lloje të shpezëve në mesin e të cilave më të rëndësishme janë: lejleku i zi dhe shqiponja e vogël. Bashkësitë pyjore të cilat i hasim në dhe rreth kësaj hapësire paraqesin një strehimore edhe për gjitarët e shumtë, ndërsa këtu mund t’i hasim vidrën dhe dhelprën. Në këtë vend ka mbi 11 lloje të kafshëve ujorë dhe më se 16 zvaranikë.Qëndrimi këtu, është një ndjenjë e papërshkruar, të ndjehet aroma e kallamit dhe paprit, kënaqësi të shihen shumë lloje të bimëve dhe të dëgjohet zëri i shpendëve. Për këtë arsye janë ndërtuar edhe shumë platforma, shtigje prej druri dhe shtëpiza për shpezët.

Kristina Ilievska

58

balta e Monospitovës – moçali i fundit në Maqedoni

Page 59: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan

balta e Monospitovës – moçali i fundit në Maqedoni

Page 60: MOMENT HISTORIK PËR NE DHE PËR ALEANCËN · e plotë e 30. e NATO-s dhe se është në rrugën e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit ... Historia e konflikteve në Pakistan