modelimi në biznes internacional - kolegjiglobus.com v... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit...

14
Modelimi në Biznes Internacional Ligjerata e 10 Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit Pedagogu: Dr. Enver Krasniqi [email protected] Prishtinë, Viti akademik 2014/2015

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Modelimi në Biznes Internacional

Ligjerata e 10

Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit

Pedagogu:

Dr. Enver Krasniqi

[email protected]

Prishtinë,

Viti akademik 2014/2015

Page 2: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Përmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes

2

1. Modelimi në biznes

2. Mjedisi biznesor

3. Natyra globale e biznesit

4. Modeli qeverisës i biznesit

5. Biznesi dhe sipërmarrja

6. Zhvillimi i planit të biznesit

7. Modeli i një plani të biznesit i bazuar në workshop-e

8. Format e Organizimit të Biznesit

9. Modeli i menaxhimit të operacioneve të biznesit?

10. Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit?

11. Modeli i Ndërmarrjes digjitale?

12. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit

Page 3: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Modelim Biznesi dhe Sistemet e Informacionit

Një sistem informacioni (SI) është një tërësi elementësh të ndërlidhur që mbledhin, manipulojnë dhe shpërndajnë të dhënat dhe informacionet si dhe ofrojnë mekanizmin e feedback-ut për arritur një objektiv.

Ne të gjithë ndërveprojmë me sistemet e informacionit, qoftë personalisht, qoftë profesionalisht. Ne përdorim makinat automatike nëpër banka, punonjësit skanojnë produktet duke përdorur skanerët dhe bar code-t, ne ju qasemi informacioneve në Internet, ne marrim informacione nga ekranet me prekje në pika të ndryshme, si në universitete, aeroporte, e të tjera.

Edhe në të ardhmen, ne “do të varemi” akoma më shumë nga informacioni. Duke ditur ndikimin potencial të sistemeve të informacionit si dhe duke qenë të aftë të fusim këto njohuri në punë, kjo do të rezultojë në një karrierë të suksesshme personale, organizata që përmbushin qëllimet e tyre dhe në një shoqëri me një cilësi më të lartë jetese.

3

Page 4: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Konceptet në lidhje me Informacionin

Termi “informacion” është termi që ne do të hasim më tepër se cilido tjetër këtu. Që të jesh një menaxher efektiv në çdo fushë të biznesit, duhet kuptuar që informacioni është një nga burimet më me vlerë dhe më të rëndësishëm. Megjithatë, ky koncept shpesh ngatërrohet me konceptin e të dhënave.

Të dhënat kundrejt Informacionit

Të dhënat janë një sërë faktesh si për shembull emri i një punonjësi dhe numri i orëve të punës gjatë një jave, numri i inventarit dhe porositë e shitjes, etj.

Informacioni është një koleksion faktesh të organizuara në atë mënyrë që të mund të ketë vlerë të shtuar mbi vlerën e vet fakteve. Për shembull, një menaxher i veçante mund të gjej më shumë njohuri për qëllimet e tij të veçanta (dmth më me vlerë) nga shitjet mujore totale se sa nga shitjet e çdo përfaqësuesi të veçantë shitjesh.

Page 5: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

5

Page 6: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Sistemet dhe Modelimet

Një sistem është një tërësi elementësh ose komponentësh që ndërveprojnë për të

përmbushur një ose disa qëllime.

Këto elementë si dhe relacionet që vendosen midis tyre përcaktojnë si një sistem do

të punojë.

Sistemet kanë hyrjet (input), mekanizmat e përpunimit, daljes (output) dhe feedback-

un.

Page 7: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Performanca dhe Standartet e sistemeve

Performanca e sistemeve mund të matet në mënyra të ndryshme.

Efiçenca është masa e asaj që është prodhuar pjesëtuar me atë që është

konsumuar. Varion nga 0 tek 100 përqind. Efiçienca është një term

relativ për të krahasuar sistemet.

Efektiviteti është masa e shtrirjes (gjerësisë) se sistemit për të

përmbushur qëllimet e veta. Mund të llogaritet duke pjesëtuar qëllimet e

përmbushura aktualisht me totalin e qëllimeve të deklaruara. Edhe ky

është term relativ.

Variablat dhe Parametrat e sistemit

Pjesë të një sistemi janë direkt nën kontrollin menaxherial, ndërkohë që

të tjera pjesë nuk janë. Një variabël sistemi është një sasi ose një gjë që

mund të kontrollohet nga marrësit e vendimeve. Çmimi i një produkti të

një kompanie është një variabel sistemi sepse ai mund të kontrollohet. Një

parametër sistemi është një vlerë ose një sasi që nuk mund të

kontrollohet, si psh kostoja e lëndës së parë.

Page 8: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Modelimi i një sistemi

Një model është një absrtraksion ose një përafrim që përdoret për të

paraqitur realitetin. Ato përdoren për të kuptuar më mirë situatat e botës

reale. Ka disa tipe modelesh. tipet kryesore të tyre janë narrativë

(përshkrues), fizik, skematik dhe matematik.

Modeli narrativ bazohet në fjalë, kështu qe është një model logjik dhe

jo fizik. Përshkrimet e realitetit me fjalë ose me të shkruar konsiderohen

modele narrativë.

Një model fizik është një paraqitje konkrete e realitetit. Shumë modele

fizike janë projektuar ose ndërtuar me anën e kompjuterëve.

Një model skematik është një paraqitje grafike e realitetit. Grafikët,

diagramat, figurat, ilustrimet dhe pikturat janë të gjitha tipe modelesh

skematikë.

Një model matematikor është një paraqitje aritmetike e realitetit.

Kompjuterët përdoren në mënyrë të shkëlqyer për zgjedhjen e modeleve

matematikorë.

8

Page 9: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit

Pajisjet kompjuterike

Programet kompjuterike

Bazat e te dhenave

Rrjetet e telekomunikimet

Klasifikimi I sistemeve te informacionit

Sistemet e informacionit per menaxheret e operacioneve

Sistemet e informacionit per menaxheret e mesem

Sistemet e informacionit per menaxheret e larte

Sistemet e e informacionit te marketingut

Sistemet e e informacionit te prodhimit

Sistemet e e informacionit te kontabilitetit

Sistemet e e informacionit financiar

Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore

9

Page 10: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Klasifikimi i sistemeve të informacionit

Përfshirja e menaxherëve dhe e vendim-marrësve në të gjitha

aspektet e sistemeve të informacionit është një faktor kryesor

për suksesin e organizatës, duke përfshirë rritjen e fitimit dhe

uljen e kostos.

Njohja e sistemeve të informacionit nga të gjithë punonjësit e

organizatës i ndihmon ata të japin një kontribut të rëndësishëm

në punën e tyre. Gjithashtu, i ndihmon ata në avancimin e

mëtejshëm në karrierën e tyre.

Menaxherët presin të identifikojnë mundësitë e tyre për

implementimin e sistemeve të informacionit në mënyrë që të

përmirësojnë biznesin e tyre. Gjithashtu, ata përpiqen të jenë

të aftë të udhëheqin projektet e sistemeve të informacionit në

fushat e tyre të biznesit.

10

Page 11: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Sistemet e informacionit në zonat funksionale të biznesit

Sistemet e informacionit përdoren në të gjitha zonat funksionale dhe divizionet operacionale të një biznesi. Në financë dhe kontabilitet, sistemet e informacionit përdoren:

për parashikim të ardhurash dhe aktivitete biznesi,

për përcaktimin e burimit më të mirë dhe përdorimet e fondeve,

për menaxhim cash-i dhe burimeve të tjera financiare,

për analizë investimesh,

kryejnë auditim si dhe

prodhojnë raporte dhe dokumente financiare të sakta.

11

Page 12: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Sistemet e informacionit në zonat funksionale të biznesit

Në shitje dhe marketing, sistemet e informacionit

përdoren për të zhvilluar:

shërbime dhe produkte të reja (analizë produkti),

për të përcaktuar vendin më të mirë për prodhimin e

produktit dhe fasiliteteve të shpërndarjes (analizë

vendi ose vendndodhjeje),

për të përcaktuar metodat më të mirë të shitjeve dhe

të reklamave (analizë promocioni) si dhe

për të vendosur çmimet e shitjeve në mënyrë që të merret e ardhura më e madhe (analizë çmimi).

12

Page 13: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Sistemet e informacionit në zonat funksionale të biznesit

Në prodhim, sistemet e informacionit përdoren për të përpunuar:

• porositë e klientëve,

• për hartimin e skedulave të prodhimit,

• për kontroll të nivelit të inventarit si dhe për të monitoruar cilësinë e produktit.

• Gjithashtu, sistemet e informacionit përdoren për të projektuar produkte

(computer-assisted design ose CAD),

• për të prodhuar një artikull (computer-assisted manifacturing ose CAM)

• apo për të integruar pjesë të pajisjeve apo makineri të shumta (computer-

integrated manifacturing ose CIM).

Sistemet e informacionit përdoren gjithashtu

• në menaxhimin e burimeve njerëzore për paraqitjen në ekran të aplikimeve, për të

administruar testet e punonjësve, për të monitoruar produktivitetin e punonjësve, e të

tjera.

• Sistemet e informacionit ligjor përdoren për të analizuar besueshmërinë

dhe garancinë e produkteve si dhe për të hartuar dokumenta dhe raporte të

rëndësishme ligjore.

13

Page 14: Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit ... Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore 9 . Klasifikimi

Sistemet e Informacionit në Industri

Sistemet e informacionit përdoren në çdo fushë apo industri.

Disa nga përdorimet e këtyre sistemeve jepen si më poshtë:

• Industria ajrore

• Firmat e investimeve

• Banka dhe kompani kreditimesh

• Industria e transporteve

• Kompanitë e publikimeve

• Organizatat e shëndetësisë

• Kompanitë e shitjeve dhe dhënieve me qera

• Shërbime profesionale (firma konsultimesh, zyra avokatie,

etj)

14