mirËseardhja prishtinë, kosovë, në “sfida e ujit të ndotur” · shkëmbejnë informacion,...

6

Upload: others

Post on 10-Mar-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MIRËSEARDHJA Prishtinë, Kosovë, në “Sfida e Ujit të Ndotur” · shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ... Trajtimit të Ujit të Ndotur
Page 2: MIRËSEARDHJA Prishtinë, Kosovë, në “Sfida e Ujit të Ndotur” · shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ... Trajtimit të Ujit të Ndotur

1

MIRËSEARDHJA SHUKOS and SHUKALB ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe

Ekspozitës së pestë të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, në

datat 1-3 Nëntor 2017, në Hotel Emerald. Tema e Konferencës “Sfida e Ujit të Ndotur”

sjell në vëmendje nevojën për investime kapitale dhe operacionale domethënëse në

sigurimin e shërbimeve të grumbullimit dhe trajtimit të ujit të ndotur, për të garantuar

mbrojtjen e shëndetit publik, si dhe mjedisin.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e

sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe

çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërës, dhe

profesionistë të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes,

shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej

zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Fuqia e Konferencave të mëparshme, siç dëshmohet në anketimet e pjesëmarrësve që janë

kryer gjatë dhe pas çdo Konference, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e

punimeve profesionale që janë prezantuar nga folësit e përzgjedhur. Jeni të mirëpritur të

shikoni fushat dhe tematikat kryesore që organizatorët e Konferencës kanë hartuar për këtë

vit dhe të konsideroni dorëzimin e një abstrakti për prezantim.

SHUKOS dhe SHUKALB ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin

tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit të Madh.

KOMITETI TEKNIK I PROGRAMIT Komiteti Teknik i Programit të Konferencës përbëhet nga profesionistë dhe ekspertë të

sektorit të ujit nga Shqipëria, Kosova, dhe rajoni i Ballkanit. Komisioni do të jetë përgjegjës

për të siguruar një balancë dhe cilësi të lartë të prezantimeve në konferencë.

Page 3: MIRËSEARDHJA Prishtinë, Kosovë, në “Sfida e Ujit të Ndotur” · shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ... Trajtimit të Ujit të Ndotur

2

TEMAT KRYESORE TË KONFERENCËS

Përpara dorëzimit të Punimit të Plotë dhe Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në

konferencë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më

poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e

abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në

PowerPoint.

Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj lidhur me temat e mëposhtme: Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive UK

Zhvillimi i Politikave për Qeverisjen e

Shoqërive UK dhe Marrëdhëniet Institucionale

Përzgjedhja, Krijimi dhe Funksionimi i Bordeve Mbikëqyrëse

Drejtimi Menaxherial i Shoqërive dhe Organizimi Strukturor

Rajonalizimi i Shërbimeve UK dhe Zbatimi i Marrëveshjeve për Sigurimin e Shërbimit

Qeverisja e Korporatave

Partneriteti Publik Privat

Marrëdhënia midis Shoqërive UK dhe Pushtetit Lokal

Menaxhimi i Sistemeve Rurale

Menaxhimi i Burimeve Ujore Balancimi i Kërkesës për Ujë me

Zhvillimin e Burimeve të Reja

Monitorimi dhe Mbrojtja e Burimeve Ujore

Ujërat Ndërkufitare

Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore

Menaxhimi i Thatësirave dhe Përmbytjeve

Roli i Shoqërive UK në Menaxhimin e Burimeve Ujore

Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve

Kapacitetet për Thithjen e Investimeve

Kapitale në Vendet në Zhvillim

Metodat e Vlerësimit të Situatës Aktuale dhe Prioritizimi i Nevojave të Investimeve

Zhvillimi i Masterplaneve Dinamik

Monitorimi i Investimeve dhe Qëndrueshmëria e tyre në kohë

Menaxhimi Financiar i Shoqërive UK Hartimi, Zbatimi dhe Monitorimi i

Planeve 5 vjeçare të Biznesit

Burimet e Financimit dhe Politika e Subvencioneve

Raportimi Financiar për të Mbështetur Përmirësimin e Performancës

Menaxhimi i Aseteve të Shoqërisë

Instrumentet për Kontrollin e Brendshëm

Menaxhimi i Borxhit

Page 4: MIRËSEARDHJA Prishtinë, Kosovë, në “Sfida e Ujit të Ndotur” · shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ... Trajtimit të Ujit të Ndotur

3

Menaxhimi i Operimit Teknik të Shoqërive UK Vlerësimi i Analizës së Kërkesës për Ujë

Praktikat e Matjes së Konsumit të Ujit

Zvogëlimi i Humbjeve të Ujit, Praktika dhe Përvoja

Planifikimi Inxhinierik dhe Dixhitalizimi i Zonës së Shërbimit (GIS)

Aplikimi i Modeleve Hidraulike, Praktika dhe Përvoja

Rritja e Përdorimit të Sistemit SCADA, për Operimin e Sistemeve të Ujësjellësave

Eficenca e Energjisë në Shoqëritë UK

Menaxhimi I Ujit të Trajtuar dhe Llumit Ndërtimi dhe Operimi i Impianteve të

Trajtimit të Ujit të Ndotur

Sistemet dhe Sfidat e Ndërtimit të Impianteve të Trajtimit

Zgjedhja e Teknologjisë së Trajtimit për Sistemet e Vogla dhe Rurale

Trajtimi i Llumit dhe Ripërdorimi

Përdorimi i Llumit për Prodhimin e

Energjisë

Qeverisja dhe Politika për Ujin e Ndotur

Shërbimi ndaj Klientit Organizimi dhe Funksionimi i

Departamentit të Shërbimit me Klientin

Menaxhimi i Bazës së të Dhënave të Konsumatorit

Kontratat e Shërbimit me Klientin

Menaxhimi i Marrëdhënieve dhe Komunikimit me Publikun

Përdorimi I GIS për Menaxhimin e Ankesave të Klientëve

Zbatimi i Politikave për Ndërprerjen e Shërbimit në rast Mospagese

Kuadri Rregullator Licencimi i Shoqërive UK

Analiza e Performancës së Shoqërive UK

Procesi i Shqyrtimit dhe Miratimit të Tarifave

Zhvillimi dhe Aplikimi i Standardeve të Shërbimit

Menaxhimi I Burimeve Njerëzore Menaxhimi i Burimeve Njerezore

dhe Politika e Punësimit

Vlerësimi i Nevojave për Trajnime dhe Ngritja e Kapaciteteve

Trajnimi dhe Certifikimi i Bazuar në Testim

Vlerësimi Vjetor i Performancës së Punës së Stafit

Page 5: MIRËSEARDHJA Prishtinë, Kosovë, në “Sfida e Ujit të Ndotur” · shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ... Trajtimit të Ujit të Ndotur

4

AFATET KRYESORE

Afati i Dorëzimit të Abstrakteve

1 Shtator 2017

Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve 11 Shtator 2017

Programi i Avancuar 02 Tetor 2017

Afati i Dorëzimit të Prezantimeve/Punimeve finale/ CV-ve 10 Tetor 2017

GJUHËT ZYRTARE TË KONFERENCËS Konferenca do të zhvillohet në shqip dhe anglisht. Përkthimi simultan do të sigurohet përgjatë gjithë ditëve të organizimit të saj.

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME MBI ABSTRAKTET

Autorët që do të dorëzojnë abstraktet deri më datën 1 Shtator 2017, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

Abstraktet mund të dorëzohen në gjuhët Shqip dhe/ose Anglisht

Formati i abstraktit duhet të jetë sipas këtyre specifikimeve:

deri në 350 fjalë

dokument “MS Word”

shkronja Times New Roman, 11pt

Abstraktet duhet të përfshijnë këtë informacion:

Titullin e Materialit/Prezantimit

Emrin e Autorit/ Pozicionin e tij/ Institucioni/ Shteti

Kontaktet personale (e-mail, adresë postare dhe numër telefoni)

Temën e Konferencës së cilës i referohet

Qëllimin e punimit dhe konkluzionet e tij

Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të njoftohen deri më datë 11 Shtator 2017 dhe do të duhet të dorëzojnë punimin e plotë dhe prezantimin në PowerPoint deri më 10 Tetor 2017.

Udhëzimet për dorëzimin e materialit të plotë do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të konferencës (www.balkansjointconference.org).

Page 6: MIRËSEARDHJA Prishtinë, Kosovë, në “Sfida e Ujit të Ndotur” · shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ... Trajtimit të Ujit të Ndotur

5

KONTAKTET

Për më shumë informacion rreth programit të konferencës:

Programi i konferencës: [email protected]

Nadire Vitija (SHUKOS): Tel: +38138 526 873; Mob: +377 44 182 497

Olta Ceca (SHUKALB): Tel: +355 422 45 101; Mob: +355 69 7081515

Web-site: www.balkansjointconference.org