miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit për 14 muaj, landfilli i ri … · 2016. 5. 9. ·...

6
Vendimet e Këshillit Bashkiak Dhjetor 2014 faqe 5 Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2014 Dhjetor 2014 Viti i botimit 2014, Nr 83 Vendimi i Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e landfillit ishte pa dy- shim një nga vendimet më të rëndësishme ndërmarra ndonjëherë për këtë qytet. Landfilli i ri, i cili do të ndërtohet në Dampë të Tecit, do t’i japë fund një herë e mirë epokës së ndotjes së rëndë që shkaktonte fusha ekzistuese e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe sidomos djegia e tyre. Ky është një nga vendimet më të mëdha, por edhe më të prekshme për të gjithë qytetarët, pasi do të ndikojë në mënyrë të menjëhershme në as- gjësimin e një pjese të mirë të sëmundjeve të cilat e kishin buri- min nga gazrat kancerogjene që emetoheshin ditë e natë nga kjo fushë. Sipas specialistëve nga fusha aktuale e grumbullimit të mbetjeve urbane çlirohen në ajër në sasi të mëdha Oksid Karboni, Dioksid Karboni, Okside Azotit e Squfurit, grimca bloze dhe dioksina, këto të fundit kan- cerogjene. Landfilli i ri është pa- rashikuar të reduktojë në maksi- mum lëndët e dëmshme të cilat do të jenë brenda normave të BE ndërsa grimcat e blozës dhe di- oksina, të cilat konsiderohen kan- cerogjene do të eliminohen.Ky vendim ishte pa dyshim një vendim i nxitur nga zërat e va- zhdueshëm e të pandalur të Bash- kisë Elbasanit mbi emergjencën mjedisore e cila ishte kryefjala e çdo takimi të pushtetit lokal. Por zërat e shumtë dhe alarmet 12 vjeçare të këtij qyteti e gjetën përgjigjen dhe bënë që ankthi të marrë fund. ... Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini uroi për festat e fundvitit nga Kopshti nr.9 në këtë qytet. Jo pa qëllim, ishte zgjedhur ky kopësht, nga ku u vunë në dukje investimet e kryera nga Bashkia e Elbasanit për mirëqenien e femijëve.Përveç vendosjes se kamera- ve të sigurisë të cilat janë të instaluara në çdo kopësht dhe çerdhe të qytetit, në këtë kopësht së fundmi janë vendosur edhe panelet diellore për të siguruar ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe për të kursyer energji.Bashkia e Elbasanit syn- on që një investim të tillë ta zgjerojë në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qytetit. Çdo çerdhe dhe kopësht të qytetit, Bashkia e Elbasanit synon ta bëjë sa më të bukur, më të ngrohtë dhe mikpritës, ashtu siç e meritojnë fëmijët. Në fund të vizitës së tij në Kopshtin nr.9 Sejdini uroi fëmijët dhe familjet e tyre për një vit plot shëndet dhe lumturi. Të nderuar qytetarë! Të dashur bashkëqytetarë, me rastin e Festave të Fundvitit Bashkia Elbasan ju uron begati dhe lumturi në familjet tuaja. Viti 2015 le të jetë më i bukur dhe më i shëndetshëm për të gjithë ju. Ky vit le të jetë i mbushur me dashuri në çdo vatër familjare, por gjithashtu le të urojmë që ky të jetë një vit i madh edhe për qytetin tonë. Vendime të rëndësishme pritet t’i japin një tjetër pamje qytetit tonë ashtu si 2014 pati ndry- shime mjaft të mëdha. Këto ndryshime do të ndikojnë edhe në jetën tonë për ta bërë atë më bukur dhe shëndetshme. Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje) Zhvillohet në Elbasan Konferenca Ndërk- ombëtare e Albanalogjisë faqe 2 Për 14 muaj, landfilli i ri do të jetë gati Kryetari i Bashkisë ndan dhurata dhe uron fëmijët për festat e fundvitit nga Kopshti nr.9 Mbyllet fushata sensi- bilizuese kundër dhunës në familje faqe 4 Pjesë nga rregullorja tip për administrimin e bashkëpronësisë në banesa faqe 3 Vijon ne faqe 2

Upload: others

Post on 06-Sep-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit Për 14 muaj, landfilli i ri … · 2016. 5. 9. · edhe panelet diellore për të siguruar ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe për

Vendimet e Këshillit

Bashkiak

Dhjetor 2014

faqe 5

Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit

Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al

E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2014 Dhjetor 2014 Viti i botimit 2014, Nr 83

Vendimi i Qeverisë Shqiptare për

ndërtimin e landfillit ishte pa dy-

shim një nga vendimet më të

rëndësishme të ndërmarra

ndonjëherë për këtë qytet.

Landfilli i ri, i cili do të ndërtohet

në Dampë të Tecit, do t’i japë

fund një herë e mirë epokës së

ndotjes së rëndë që shkaktonte

fusha ekzistuese e grumbullimit

të mbetjeve urbane dhe sidomos

djegia e tyre. Ky është një nga

vendimet më të mëdha, por edhe

më të prekshme për të gjithë

qytetarët, pasi do të ndikojë në

mënyrë të menjëhershme në as-

gjësimin e një pjese të mirë të

sëmundjeve të cilat e kishin buri-

min nga gazrat kancerogjene që

emetoheshin ditë e natë nga kjo

fushë. Sipas specialistëve nga

fusha aktuale e grumbullimit të

mbetjeve urbane çlirohen në ajër

në sasi të mëdha Oksid Karboni,

Dioksid Karboni, Okside të

Azotit e Squfurit, grimca bloze

dhe dioksina, këto të fundit kan-

cerogjene. Landfilli i ri është pa-

rashikuar të reduktojë në maksi-

mum lëndët e dëmshme të cilat

do të jenë brenda normave të BE

ndërsa grimcat e blozës dhe di-

oksina, të cilat konsiderohen kan-

cerogjene do të eliminohen.Ky

vendim ishte pa dyshim një

vendim i nxitur nga zërat e va-

zhdueshëm e të pandalur të Bash-

kisë së Elbasanit mbi

emergjencën mjedisore e cila

ishte kryefjala e çdo takimi të

pushtetit lokal. Por zërat e shumtë

dhe alarmet 12 vjeçare të këtij

qyteti e gjetën përgjigjen dhe

bënë që ankthi të marrë fund. ...

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z.

Qazim Sejdini uroi për festat e fundvitit

nga Kopshti nr.9 në këtë qytet. Jo pa

qëllim, ishte zgjedhur ky kopësht, nga

ku u vunë në dukje investimet e kryera

nga Bashkia e Elbasanit për mirëqenien

e femijëve.Përveç vendosjes se kamera-

ve të sigurisë të cilat janë të instaluara

në çdo kopësht dhe çerdhe të qytetit, në

këtë kopësht së fundmi janë vendosur

edhe panelet diellore për të siguruar ujë

të ngrohtë pa ndërprerje dhe për të

kursyer energji.Bashkia e Elbasanit syn-

on që një investim të tillë ta zgjerojë në

të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qytetit.

Çdo çerdhe dhe kopësht të qytetit,

Bashkia e Elbasanit synon ta bëjë sa më

të bukur, më të ngrohtë dhe më

mikpritës, ashtu siç e meritojnë fëmijët.

Në fund të vizitës së tij në Kopshtin nr.9

Sejdini uroi fëmijët dhe familjet e tyre

për një vit plot shëndet dhe lumturi.

Të nderuar qytetarë!

Të dashur bashkëqytetarë, me

rastin e Festave të Fundvitit

Bashkia Elbasan ju uron begati

dhe lumturi në familjet tuaja.

Viti 2015 le të jetë më i bukur

dhe më i shëndetshëm për të

gjithë ju. Ky vit le të jetë i

mbushur me dashuri në çdo

vatër familjare, por gjithashtu

le të urojmë që ky të jetë një vit

i madh edhe për qytetin tonë.

Vendime të rëndësishme pritet

t’i japin një tjetër pamje qytetit

tonë ashtu si 2014 pati ndry-

shime mjaft të mëdha. Këto

ndryshime do të ndikojnë edhe

në jetën tonë për ta bërë atë më

të bukur dhe më të

shëndetshme.

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më

të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Zhvillohet në Elbasan

Konferenca Ndërk-

ombëtare e Albanalogjisë

faqe 2

Për 14 muaj, landfilli i ri do të jetë gati

Kryetari i Bashkisë ndan dhurata dhe uron

fëmijët për festat e fundvitit nga Kopshti nr.9

Mbyllet fushata sensi-

bilizuese kundër

dhunës në familje

faqe 4

Pjesë nga rregullorja

tip për administrimin e

bashkëpronësisë në

banesa

faqe 3 Vijon ne faqe 2

Page 2: Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit Për 14 muaj, landfilli i ri … · 2016. 5. 9. · edhe panelet diellore për të siguruar ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe për

Dhjetor 2014 Faqja 2

Vijon nga faqe 1

Zhvillohet në Elbasan Konferenca Ndërkombëtare e Albanalogjisë

Konferenca Ndërkombëtare e Albanalogjisë i

zhvilloi punimet në ditën e saj të dytë në bibli-

otekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan. Të

pranishëm në këtë eveniment ishin drejtues ndër

vite të institucioneve bibliotekare nga qytete të

ndryshme, përfaqësues të Universitetit të Arteve

dhe dashamirës të fushës së librit dhe bibliotekës.

Në edicionin e 9 të saj Konferenca Shkencore

Shqipëri-Kosovë mbante titullin “ Aftësimi në

Informacion përmes Teknologjive të Reja dhe

Komunikimit”, edicioni i nëntë. Dita e parë e

konferencës u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare

në Tiranë dhe dita e dytë u zhvillua në Bibli-

otekën Publike “ Qemal Baholli” e zgjedhur si

biblioteka më e mirë dhe me arritje në Shqipëri.

U caktua Biblioteka e Elbasanit si bibliotekë

model, ku jo vetëm do të zhvillonte punimet kjo

Konferencë Shkencore, por edhe si biblioteka, e

cila kishte hapur e para zyrën e digjitimit të

vlerave të rralla, vlera që rradhisin bibli-

otekën ndër bibliotekat bashkëkohore, bib-

liotekë me sektorë, ku punohet për sistemi-

min e informacionit në shërbim të

komunitetit. Bibliotekat janë kujtesat

kombëtare dhe të komuniteteve dhe si të

tilla mbartin vlerat e të gjithë kombit. Infor-

macioni universal i bibliotekave është

zhvillimi i kulturës, arsimit, mirëqenies dhe

civilizimit të çdo kombi.

Në këtë konference u theksua rëndësia e

librit si vlerë kombëtare, i pakrahasueshëm me

internetin, me informacionin e shpejtë, por që

ikën shumë shpejt nga memoria njerëzore. Libri,

apo çdo material bibliotekar ka vlera shkencore

sepse përpara se të shohë dritën e botimit konku-

ron dhe aprovohet nga njerëz kompetentë, të

afirmuar dhe me vlera.

Kumtuesit dhanë arsye psë nxënësit duhet të

zgjedhin librin, pasi ai është vendi më i artë, është

e ardhmja, zhvillimi, mirëqenia dhe identiteti i

çdo populli që siç dihet ky identitet fillon me

shkrimin e secilit komb.

Konferenca shpalosi praktikat më të mira, ku u

vlerësua për punë shembullore Biblioteka Publike

“Qemal Baholli” duke u ndjekur nga Biblioteka e

Universitetit të Arteve, Tiranë, Biblioteka e Uni-

versitetit “ Aleksandër Mojsiu” Durrës etj

Temat shkencore të mbajtura nga profesionistë

shqiptarë e kosovarë si : Prof. Dr. Shaban Buza,

Dr. Etleva Domi, MSC. Aida Braho, Liridon

Zehaj, MSC. Enilda Kalo, MSC. Brunilda Tahiri,

Dr. Ramazan Vozga, Ramush Zeka, nga Prisht-

ina, MSC. Majlinda Toçi, Nexhmije Kastrati,

Flamur Maloku, në seancën e parë në Tiranë

përfunduan me diskutime.

Mbyllja e veprimtarive në Elbasan me eksperi-

encat më të mira, me vlerësimet shkencore nga:

MSC. Drita H. CANKJA, MSC. Miranda Baki-

asi, Erion Sulaj, MSC. Alketa Tiku, Genc Haxhi-

aj, Venera Alliaj qenë një shkëmbinm shkencor i

përvojave

Vizita në ambientet dhe sektorët e bibliotekës

Publike “Qemal Baholli” prekja me dorë e punës

së kësaj biblioteke bëri që Drejtori i Bibliotekës

Kombëtare të Prishtinës të vlerësojë maksimalisht

punën e shkëlqyer të Bibliotekës sonë të

mbështetur nga Bashkia si dhe nga bashkëjetesa

ndërmjet institucioneve shtetërore.

Vizita në Lagjen Kala duke shkelur rrugën

Egnatia, vizita në Muzeumin Etnografik bënë që

miqtë nga Kosova të largohen nga Elbasani me

përshtypjet më të mira për mikpritjen elbasanase

si dhe të shprehnin simpatinë e veçantë për Bash-

kinë e Qytetit tonë, e cila i ka ndryshuar pamjen

Elbasanit duke nxjerrë në pah vlerat historike dhe

traditat.

Investimet e Ndërmarrjes së Ujësjellësit që synojnë përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Për të rritur shërbimin ndaj qytetarëve, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanaliz-

imeve ka nisur inves-

timet në disa zona të

qytetit të cilësuara si më

problematike. Gjatë

muajit Shtator kjo

ndërmarrje u përball me

defekte të linjave të ujit

të pijshëm nga firmat e

kontraktuara për ndërti-

min e rrugës “Qemal

Stafa”. Shqetësimi i kri-

juar solli nevojën e investimit të menjëhershëm në linjat e ujit të pijshëm për

të parandaluar çdo ndotje të mundshme apo për të mos lejuar humbjet e ujit

në rrjet. Ky investim përfshiu linjat e ujit të pijshëm në rrugën “Qemal Sta-

fa”, nga stadiumi “Elbasan Arena” e deri tek shkolla “Jorgji Dilo” me një

gjatësi prej 1800 metra. Ky investim me vlerë rreth 17 milionë lekë ka rritur

dukshëm presionin, cilësinë dhe menaxhimin e furnizimit me ujë. Krahas

veprimtarisë bazë të prodhimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes së rrjetit të

ujit të pijshëm, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve i ka dhënë prioritet

investimeve. Në një kohë rekord u përgatit projekti për rikonstruksionin e

linjës DN 400 e furnizimit 24 orësh, e cila bën furnizimin e stacionit të

ndihmës të Haxhiasit dhe objekteve civile të rëndësisë së veçantë me tuba

plastikë. Ky investim me vlerë prej 88 milionë lekë pritet të ketë një impakt

pozitiv në uljen e humbjeve dhe kontrollin e manaxhimit të ujit në zonat ku

ai kalon. Ky investim pritet të përfundojë në mesin e muajit Janar

2015.Ndërkohë Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan ka filluar

punën për zëvendësimin e matësave ekzistues dhe vendosjen e 28 mijë

matësave inteligjentë me një fond prej 470 milionë lekë. Puna specifike për-

sa i përket anës sociale dhe implementimit parashikohet të përfundojë në

fund të vitit 2016. Në të njëjtën kohë ka filluar puna për sallën e kontrollit,

instalimin e sistemit të menaxhimit dhe sistemin e Billingut me fondin e

vënë në dispozicion. Këto të fundit pritet të përfundojnë në Janar të 2015.

Në të njëjtën kohë Ndërmarrja UK sh.a do të vazhdojë investimin në rikon-

struksionin e Pompave të Menglit, për instalimin e pompave të reja me kur-

sim energjie. Një investim i tillë do të bëjë të mundur rritjen e sistemit të

menaxhimit të matjeve në prodhim.Të gjitha investimet e sipërpërmendura

synojnë një gjë të vetme, përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit

Revolucioni ambientalist sapo ka nisur në qytetin

tonë. Landfilli i ri që do të ndërtohet në Elbasan

do të vejë në zbatim fjalën e fundit të

teknologjisë, e cila për herë të parë përdoret në

Shqipëri. Impianti, jo vetëm që nuk do të emetojë

gazra të dëmshëm, por nga djegia e mbeturinave

do të prodhohet energji. Të gjithë qytetarët e

Elbasanit janë falenderues për një vendim të tillë

që më në fund do ta bëjë Elbasanin një qytet të

shëndetshëm.

Për 14 muaj, landfilli i ri do të jetë gati

Page 3: Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit Për 14 muaj, landfilli i ri … · 2016. 5. 9. · edhe panelet diellore për të siguruar ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe për

Dhjetor 2014 Faqe 3

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të

mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve

të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Denonco veprimet korruptive

në Bashkinë e Elbasanit dhe

institucionet në varësi të saj

Pjesë nga rregullorja tip për administrimin e

bashkëpronësisë në banesa 1.Cilat janë pjesët e ndërtesës në bash-

këpronësi?

Prona e përbashkët përfshin të gjitha

pjesët e ndërtesës, territorin, pajisjet,

mjedisin dhe objektet në shërbim të saj që

nuk janë dest inuar për përdorim individual

dhe nuk janë pronë publike, si truallin mbi

të cilin është ngritur ndërtesa, oborret e

rrethuara, parkimet, pishinat, gjelbërimin,

themelet, muret mbajtëse, çat inë, tarracën,

shkallët, sheshpushimet, ashensorët, ka-

limet, bodrumet, puset, pusetat, depozitat

e ujit dhe kaldajat.

Prona e përbashkët përfshin, gjithashtu,

pjesë të ndërtesës për përdorim të përbash-

kët, të cilat janë vendosur gjatë ndërt imit

ose më vonë, si kanalizime, kolona

shkarkimi, oxhakë, sisteme elektrike, hid-

raulike, gazi ose ngrohjeje që mund të ka-

lojnë nëpër pronën e përbashkët deri në

pikat e shpërndarjes në njësitë individuale.

2.Cilat janë organet që administrojnë

bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit?

- Asambleja e bashkëpronarëve zakonisht

formohet nga pronarët e njësive të banimit

që përdorin një hyrje/shkallë/ashensor të

përbashkët. Anëtarësia në asamble

përbëhet nga pronarët e të gjitha njësive,

përfshirë krijuesin e bashkëpronësisë për

sa kohë ka në pronësi një apo më shumë

njësi.

- Kryesia zgjidhet nga votimi i gjithë

bashkëpronarëve në mbledhjen e parë dhe

përbëhet nga 1, 3 ose 5 anëtarë për ndërte-

sat deri në 50 njësi dhe 3, 5, ose 7 anëtarë

për ndërtesat mbi 50 njësi.

Kryesia ngarkohet të kryejë në emër e për

llogari të asamblesë të gjitha veprimet e

nevojshme për administrimin dhe

mirëmbajt jen e zakonshme të objekteve të

përbashkëta, përveç atyre që janë në kom-

petencë vetëm të asamblesë së bash-

këpronarëve.

Kryesia është përfaqësuese dhe mbrojtëse

e interesave të asamblesë përpara çdo pale

të tretë, përpara çdo instance të gjyqësorit

e çdo organi t jetër shtetëror.

- Asambleja mund të emërojë një kujdestar

për ndërtesën i cili mund të jetë njëri prej

bashkëpronarëve ose një person i jashtëm.

-Kujdestari mban kontaktet ndërmjet

shoqërisë administruese -administratorit

dhe asamblesë së bashkëpronarëve dhe

kryen shërbime të tilla si:

a) mbledhja e tarifës së administrimit,

b) njoft imi i defekteve në pjesët e për-

bashkëta,

c) evident imi i ankesave, shqetësimeve

dhe sinjalizimeve nga banorët dhe ia

përcjell ato, sipas rast it, asamblesë së

bashkëpronarëve ose administratorit,

d) si dhe detyra të tjera të caktuara rast

pas rast i nga asambleja.

Paga e kujdestarit caktohet nga asambleja

në përputhje me numrin e banorëve të

ndërtesës dhe volumin e punës që do të

kryejë.

Kontributet e bashkëpronarëve:

Të gjithë anëtarët e bashkëpronësisë janë

të detyruar të kontribuojnë në përpjesët im

me kuotën e pjesëmarrjes së tyre në bash-

këpronësi, me shpenzimet e nevojshme për

ruajt jen dhe shfrytëzimin e pjesëve të për-

bashkëta në një godinë banimi, për realiz-

imin e shërbimeve në interes të përbashkët

dhe për përmirësime të vazhdueshme sipas

vendimeve të asamblesë së bash-

këpronarëve, në interes të gjithësecilit dhe

sipas rregullave që vijojnë.

Asnjë nga bashkëpronarët, nëpërmjet

refuzimit të së drejtës për sendet e për-

bashkëta, nuk mund të refuzojë pagesën e

detyrimeve të tij.

Me qëllim përcakt imin e ndarjeve të

shpenzimeve për mirëmbajt je të

përditshme dhe të jashtëzakonshme, apo

rikonstruksionin e pjesëve të veçanta të

bashkëpronësisë, fakt i që njësia e banimit

është e pabanuar nuk përbën arsye për për-

jasht imin e pronarit të njësisë nga detyrimi

për të kontribuar.

Asambleja e bashkëpronarëve vendos

masën e kontribut it për familjet që nuk

banojnë për një kohë me të gjatë se 6

muaj, duke hequr, si rregull, ato shpen-

zime të cilat i përkasin shfrytëzimit të ob-

jekteve të përbashkëta si: furnizimi i kal-

dajës apo gjeneratorit me lëndë djegëse, a

të ngjashme si këto.

Njësitë që nuk janë të dest inuara për ba-

nim mund të jenë subjekt i një vendimi të

asamblesë për rrit jen e kontribut it për

shpenzimet lidhur me shërbimin e ash-

ensorit, pastrimit, ndriçimit të shkallëve

dhe pjesëve të tjera të përbashkëta të cilat

shfrytëzohen prej tyre.

-Mirëmbajtja e tarracës së përbashkët:

Të gjithë bashkëpronarët kontribuojnë për

mirëmbajt jen e tarracës së përbashkët.

Vendosja e depozitave të ujit në tarracën e

përbashkët lejohet vetëm nëse kon-

struksioni mbajtës i tarracës e lejon një

gjë të tillë dhe vetëm me mirat im të shu-

micës së asamblesë së bashkëpronarëve,

pas shqyrt imit të raportit që përgatitet nga

specialistë të licencuar në fushën e

ndërtimit.

Në objektet ekzistuese, në tarracat e të

cilave janë vendosur depozita uji, asam-

bleja e bashkëpronarëve mund të kërkojë

mendimin e ekspertëve të fushës mbi

qëndrueshmërinë e tarracës.

Pronarët e njësive të banimit që kanë ven-

dosur depozitat e ujit, antena apo pajisje të

tjera individuale, në tarracat e përbash-

këta, detyrohen të riparojnë dëmtimet e

tarracës, të shkaktuara nga lëvizjet e tyre,

punimet e kryera, rrjedhja e ujit, apo

shkaqe të tjera.

Dalja në tarracë kontrollohet vetëm nga

administratori.

Page 4: Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit Për 14 muaj, landfilli i ri … · 2016. 5. 9. · edhe panelet diellore për të siguruar ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe për

Dhjetor 2014 Faqe 4

Mbyllet fushata sensibilizuese kundër dhunës në familje

Në kuadër të mbylljes së fushatës 2 javore kundër

dhunës në familje në qytetin e Elbasanit u

mblodh Komiteti Drejtues për të evidentuar

problematikat e këtij fenomeni shqetësues për

shoqërinë shqiptare.

Në këtë takim morën pjesë drejtues të njësive

vendore, përfaqësues të policisë, prokurorisë

dhe shoqatave që kanë në fokus çështjet

gjinore.

Risi gjatë këtij viti është konsideruar fakti se

fushata ka ardhur nën emërtimin “Djemtë dhe

burrat pjesë e zgjidhjes“ duke e fokusuar

vëmendjen tek meshkujt meqenëse në shu-

micën e rasteve janë ata që demonstrojnë dhunë.

Në këtë linjë është punuar për ndërgjegjësimin e

tyre në lidhje me këtë fenomen të dëmshëm për

familjen dhe të gjithë shoqërinë.

Komiteti Drejtues Kundër Dhunës në Familje

kërkoi gjithëpërfshirjen e organeve dhe mekaniz-

mave për të vepruar si një trup i vetëm për paran-

dalimin e këtij fenomeni, pasi në këtë mënyrë

lufta ndaj tij dhe mundësitë e parandalimit do të

jenë më të mëdha.

Barazia në shoqëri nuk mund të qëndrojë vetëm

në fjalë, por në veprime konkrete dhe e gjithë

shoqëria së bashku mund ta përballojë këtë sfidë.

Të pranishmit bënë përgjegjëse për këtë fenomen

shoqërinë patriarkale, e cila sipas tyre vazhdon të

jetë prezente edhe në ditët e sotme.

Një sërë investimesh të rëndësishme të kryera

gjatë këtij viti i kanë dhënë një

tjetër pamje qytetit të Elbasanit.

Elbasani pësoi një ndryshim

rrënjësor të infrastrukturës së tij.

Miliona dollarë investime të

akorduara nga qeveria shqiptare

për Elbasanin i kanë dhënë një

tjetër pamje qytetit duke e

lehtësuar gjithashtu edhe jetën e

qytetarëve. Pamja e jashtme e

qytetit, ajo që e bën më të bukur

dhe më mikpritës ishte e

pakuruar për vite me radhë.

Kështu u vendos që fasadat e

pallateve në Bulevard dhe rrugët

kryesore të suvatohen dhe lyhen. Aktualisht janë

riparuar fasadat e pallateve në pothuajse të gjitha

rrugët e qytetit duke i dhënë një pamje më të

bukur ambientit që ne frekuentojmë çdo ditë.

Janë më shumë se 29 mijë banorë që kanë

përfituar nga ky investim. Dhe nëse do të shohim

shifrat, janë lyer rreth 71 mijë m2 fasada dhe

banesa kolektive dhe janë suvatuar rreth 7 mijë

m2 sipërfaqe.

Por investimet me të rëndësishme dhe që prekin

direkt jetën e qytetarit janë ndërhyrjet për

zgjerimin, sistemin e kanalizimeve, ndriçimin

dhe shtrimin e akseve rrugore.

Në këtë kuadër u investua në "Qemal Stafa",

segmeti nga shkolla "Jorgji Dilo" deri tek rotonda

e postës. Në këtë aks është asfaltuar një sipërfaqe

prej 5600 m2 rrugë dhe 7060 m2 trotuar me

pllaka. Por rrugës "Qemal Stafa", ashtu si edhe

pjesëve të tjera të qytetit nuk do t'i mungojnë

edhe hapësirat e gjelbëra. Në të gjitha rrugët ku

është investuar nuk është lënë pas dore në asnjë

rast gjelbërimi.

Konkretisht në këtë aks ka 1995 m2 siperfaqe të

gjelbër. Nga ky investim përfitojnë 12 144 banorë

dhe 973 nxënës.

Gjithashtu një tjetër projekt

është asfaltimi dhe sistemimi

i rrugës "Qemal Stafa", nga

kryqëzimi tek Posta deri tek

kryqëzimi me rrugën

"Rinia". Po në këtë rrugë

vijoi puna nga kryqëzimi i

rrugës "Rinia" me rrugën

"Kasem Sejdini" si dhe i

rrugëve lidhëse ndërmjet

bulevardit "Aqif Pasha" dhe

rrugës "Qemal Stafa".Një

tjetër pamje mori edhe rruga

e "Re", nga kryqëzimi i

rrugës "28 Nëntori" deri në kryqëzimin me

rrugën "Rinia".Po ashtu një komunitet prej

rreth 20 mijë banorësh prek investimin në

rrugën "Lef Nosi", vazhdimi deri në unazën

veriore. Në këtë aks rrugor u mbollën më

shumë se 60 pemë që jo vetëm i shtojnë

bukurinë kësaj zone, por do t'i japin edhe

frymëmarrje.Por edhe periferia e qytetit ka

pasur zhvillimet e saj të rëndësishme në

drejtim të investimeve të këtij viti. Kështu,

vijoi puna me projektin e Unazës Veriore,

segmeti A-B, ku përveç ndërtimit të

rrugëve dhe trotuareve u investua edhe në

sistemin e ndriçimit. Në lagjen "Emin

Matraxhiu" u punua për rikonstruksionin

dhe sistemim asfaltimin e rrugëve "Hysen

Bakalli" dhe "Ali Zyma".Një tjetër risi e gjetur

nga Bashkia e Elbasanit është vendosja e

ndriçimit Led në rrugët "Aqif Pasha", "Qemal

Stafa" dhe "Thoma Kalefi". Nga ky investim

përfitojnë rreth 56 mijë banorë. Një ndriçim i tillë

kursen energjinë, çka do të thotë më pak para për

ndriçim, më shumë investime për qytetarët.Nisur

nga shqetësimi i banorëve, Bashkia e Elbasanit,

gjatë këtij viti investoi në sistemimin e

kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen

"Maji".Një investim mjaft i madh për Elbasanin

qe edhe ndërtimi i stadiumit kombëtar "Elbasan

Arena" i cili bëri që qyteti i Elbasanit të dëgjohet

dhe lobohet në të gjithë botën. Një gjë e tillë

pritet t'i sjellë Elbasanit jo vetëm më shumë

turistë, por edhe më tëpër sipërmarrës që do të

investojnë dhe shumë më tepër punë për biznesin,

sidomos restorante dhe hoteleri.Por të tjera

investime dhe punë të rëndësishme për

shndërrimin e qytetit na presin vitin e ardhshëm.

Tashmë specialistët e Bashkisë kanë përgatitur

projektet për të cilat do të kërkohen

financime.Për investimet e ardhshme Bashkia e

Elbasanit është kujdesur të prekë zonat që kanë

nevoja më emergjente, por edhe ato pjesë të cilat

japin impakt pozitiv të shpejtë në jetën e

qytetarëve.

Viti 2014 për qytetin e Elbasanit u mbyll me investime të mëdha

Page 5: Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit Për 14 muaj, landfilli i ri … · 2016. 5. 9. · edhe panelet diellore për të siguruar ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe për

Dhjetor 2014 Faqe 5

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Dhjetor 2014

1.Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin Dhjetor 2014.

2.Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë dhe fondi i kush-

tëzuar.

3.Dhënia e pagesës për aftësinë e kufizuar.

4.Miratimi i bursave të studentëve që ndjekin vitin e parë Akademik shkollor

2014 – 2015.

5.Miratimi i rregullores së brendshme të Q.E.A.

6.Informacion për nxjerrjen jashtë përdorimit të aseteve të Q.E A.

7.Informacion mbi zbatimin e projektit " Pilot" në qytetin e Elbasa-

nit , realizimi dhe pengesat që keni patur.

8.Dhënie ambienti në përdorim pa pagesë UKE – sh.a.

9.Miratimi i paketës fiskale për vitin 2015.

10.Dhënien me qira të një ambienti në konviktin e shkollës së mesme "Ymer

Tola ".

11.Mbyllje proçedure privatizimi për banesat shtetërore.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Dhjetor u karakterizua nga debate

të cilat lindën për shkak të miratimit jo të drejtë, siç e cilësuan të gjithë

këshilltarët, të bursave për studentët e vitit të parë, të cilët do të ndjekin stu-

dimet në universitetet publike.

Mbështetur në VKM 710 datë 29.10.2014, Drejtoria Arsimore Rajonale i

akordoi Bashkisë së Elbasanit vetëm 5 bursa nga 40 të cilat ishin të përcak-

tuara për të gjithë rrethin. Por ky vendim ndeshi në kundërshtimin e

këshilltarëve sipas të cilëve një numër kaq i vogël bursash nuk mund t’i jepet

Bashkisë e cila ka 53 % të popullësisë së të gjithë rrethit dhe 50% të

gjimnazeve.

Pa asnjë përjashtim, këshilltarët bashkiakë kërkuan rishikimin e këtij vendi-

mi, duke vënë në dyshim edhe mënyrën e shpërndarjes së bursave. Ata

kërkuan nga DAR Elbasan këshillim me njësitë vendore, gjë që është e

përcaktuar edhe në ligj. Këshilltarët arsyetuan se DAR e vetme mund të

përcaktojë vetëm ekselencën e nxënësve, por nevojitet këshillimi me njësitë

vendore për kriteret e tjera siç janë gjendja ekonomike, statusi i tyre familjar

apo largësia e shkollës nga vendbanimi.

Këshilltarët vendosën t’i drejtohen me një shkresë edhe Ministrisë së Arsimit

në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që çdo maturant i cili plotëson kriteret

të mos përjashtohet nga e drejta e përfitimit të bursës.

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na

ndihmoni për ta bërë më të mirë,

më cilësore dhe më të përgjegjshme

punën tonë në shërbimin tuaj.

Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të

na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Për t'i dhënë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me përcaktimin e

kujdestarisë dhe të vendosjes në institucionet rezidenciale të personave që

kanë nevojë për kujdes familjar apo rezidencial, Bashkia Elbasanit mblodhi

për herë të parë Komisionin e Vlerësimit të Nevojave dhe Vendosjes në

Institucionet Rezidenciale të Shërbimeve Sociale dhe të kujdestarisë.Ky

komision do të shqyrtojë rastet e evidentuara nga Drejtoria e Kujdesit

Social apo edhe të referuara pranë kësaj drejtorie nga institucione dhe

aktorë të tjerë lokalë apo në nivel qendror.Komisioni i cili është pa kosto

financiare ka për qëllim t'i japë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me

përcaktimin e kujdestarisë dhe të vendosjes në institucionet rezidenciale

duke i rekomanduar Drejtorisë së Kujdesit Social në Bashkine Elbasan

proçedurat që duhen ndjekur për çdo rast.Bashkia e Elbasanit ka qenë

gjithmonë e ndjeshme ndaj problemeve sociale, sidomos ato që kanë të

bëjnë me individë në nevojë, ndaj dhe ky vendim erdhi si domosdoshmëri

për t'i ndihmuar këta persona.

Atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ka

disa ditë që është ndjerë në qytetin e Elbasanit.

Kjo duket në dekorin e qytetit, i cili është

zbukuruar me pemë dhe simbolet tradicionale që

paralajmërojnë ardhjen e festave të fundvitit.

Ndriçimi i qytetit si dhe trafiku i rënduar nga

ardhja e emigrantëve në ditët e fundit të vitit, dhe

shumë këmbësorë të cilët rendin në tregjet dhe

supermarketet e qytetit për blerjet e fundit,

mjaftojnë për të kuptuar se të gjithë do të festojnë

këtë traditë që ka lënë gjurmë të thella edhe në

kulturën tonë shqiptare. Bashkia e Elbasanit ka

vendosur pemën e Vitit të Ri në qendër të

qytetit, por jo vetëm kaq, muret e lashtë të

Kalasë nisin të ndriçojnë sapo errësira mbulon

qytetin. E gjithë qendra e qytetit është zbukuruar

me drita dekorative dhe shumë ngjyrëshe, që

paralajmërojnë ardhjen e festave. Në mbrëmje

rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetra

fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot

të cilat i ruajnë si kujtim të albumet e tyre.Një

shtëpisë e babagjyshit të Vitit të Ri si edhe një

tortë me drita, ide e specialistëve të bashkisë, të

fton të qëndrosh dhe të shijosh këtë bukuri që

ndodh vetëm dhjetë ditët e fundvitit. Në këtë

fund viti, është bërë traditë që qytetarët të

shpenzojnë shuma parash për konsum, por nuk

mungojnë edhe dhurata e shumta që i

shkëmbejnë me njëri tjetrin, në veçanti fëmijëve.

Mblidhet për herë të parë Komisioni i Vlerësimit të nevojave

Magjia e atmosferës së ndërrimit të viteve

Page 6: Miratohet vendimi për ndërtimin e landfillit Për 14 muaj, landfilli i ri … · 2016. 5. 9. · edhe panelet diellore për të siguruar ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe për

Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.

Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]

December 2014 Page 6

The decision of the Albanian government for the

construction of a new land field is with no doubts

one of the most important decisions taken any-

time for this city. The new land field will be con-

structed in Dampë of Tec, and it will give an ev-

erlasting end to the area of the heavy pollution

that was caused by the existing land field and

mainly from the burning of the garbage.

This is one of the biggest decisions, but also one

of the most touchable for all the citizens, because

it will impact directly in the disappearing of a

good part of sicknesses that had their source in

the cancer gases that were produced by this land

field. According to the specialists from the actual

land field are delivered in air great quantities of

carbon monoxide, carbon dioxide, nitrogen and

sulfur oxides, soot particles and dioxins, last ones

carcinogenic. The new land field is predicted to

be within the EU norms, mean while the particle

of soot and dioxins which are considered carcino-

genic will be eliminated.

This decision without any doubt is a decision

pushed by the continuous voices of the munici-

pality of Elbasan about the environmental emer-

gency, which was the subject of every local gov-

ernment meeting. Finally the voices and the

twelve years alarms got the answer and made

possible for the anxiety to come to an end. The

environmental revolution just started in our city.

The new land field that will be constructed in the

city of Elbasan, it will put in the implementation

the last word of technology, which is being used

for the first time in Albania. The plant not only

will not produce harmful gases, but also from the

burning of garbage, energy will be produced. All

the citizens of Elbasan are thankful for such deci-

sion that will make Elbasan a healthy city.

It starts a new area for Elbasan without pollution. It is approved the decision of constructing of a new land field.

The mayor of Elbasan Mr. Qazim Sejdini made his wishes for the end of the

year holidays from the kinder garden no 9 in the city. The choice of this

kinder garden was done purposely, on order to be shown the investments

done by the municipality of Elbasan for the well being of the children. Apart

of putting high security cameras that are installed in every kinder garden

and nursing home in the city, in this kinder garden lately are put solar panels

in order to offer warm water all the time and saving energy also. The munic-

ipality of Elbasan aims to expand such investment in all the kinder garden

and nursing homes of the city. The municipality of Elbasan aims that every

nursing home and kinder garden to be more beautiful, warmer and more

welcoming, as the children deserve. At the end of his visit in the kinder gar-

den no 9 Sejdini wished the children and their families a year full of health

and happiness

The mayor gives presents and wishes the children for the end of the year holidays from the kinder garden no 9

The second day of international conference of

Albanology was organized in the public library

“Qemal Baholli” in Elbasan. Present in this event

were library leaders through the years from dif-

ferent cities, representatives of arts University

and fans of the field of books and libraries.In its

9th edition the scientific conference Albania –

Kosovo was named “Training in information

through new technologies and communication”,

ninth edition. The first day of the conference

took place in the national library in Tirana and

the second day took place in the public library

“Qemal Baholli”, selected as the best library with

achievement in Albania. It was signed the library

of Elbasan as a model library, where not only

where would take place the scientific conference,

as well as the library that had opened the first

office of digitalization of rare values, values that

list the library of Elbasan through the most con-

temporary libraries, library with sectors, where

work is being done to put the information in or-

der in the service of the community.The libraries

are national and community memories and as

such they keep the values of the entire nation.

The universal information of the libraries is the

development of culture, education, well being

and civilization of every nation. In this confer-

ence it was emphasized the importance of the

book as a national value, incomparable with in-

ternet, the fast information, but that leaves fast

the human memory. The book as well as every

library material has scientific values, because

before it gets published, it competes and ap-

proves from component, affirmed and valuable

people.The speakers gave the reason why the stu-

dents should select the book, because is the gold-

en place, the future the development, the well

being and the identity of every people and as it is

known this identity starts with the writing of eve-

ry nation.The conference showed the best prac-

tices, where the public library “Qemal Baholli”

was evaluated for its good work, followed by the

library of Arts University in Tirana, the library of

“Aleksandër Mojsiu” University in Durrës etc.

The scientific topics studied by Albanian and

Kosovo professionals like Prof. Dr. Shaban

Buza, Dr. Etleva Domi, MSC. Aida Braho, Liri-

don Zehaj, MSC. Enilda Kalo, MSC. Brunilda

Tahiri, Dr. Ramazan Vozga, Ramush Zeka from

Prishtina, MSC. Majlinda Toçi, Nexhmije Kas-

trati, Flamur Maloku,in the first session were

closed with discussions.The closing of the activi-

ties in Elbasan with the best experiences, scien-

tific evaluation from MSC. Drita H. CANKJA,

MSC. Miranda Bakiasi, Erion Sulaj, MSC. Al-

keta Tiku, Genc Haxhiaj, Venera Alliaj were a

scientific exchange experience. The visit made in

the environments and sectors of “Qemal

Baholli” public library, touching the work done

by this library made that the director of the na-

tional library of Prishtina gave his highest appre-

ciation for the great work of our library support-

ed by the municipality as well as from the coex-

istence through the state institutions.The visit in

Kala neighborhood, walking in via Egnatia, the

visit in ethnographic museum made possible that

the guest from Kosovo left Elbasan with best im-

pressions for the Elbasan welcoming as well as

to express their special sympathy for our munici-

pality that has changed the view of Elbasan by

showing the historical and traditional values.

It takes place the international conference of Albanology