metoda të analizës së politikave publike leksioni 4

12
Qasjet bottom-up

Upload: seth

Post on 22-Jan-2016

70 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4. Qasjet bottom-up. NË VEND QË TË DALLOJMË MIDIS MARRJES SË VENDIMIT DHE IMPLEMENTIMIT SI NDODH NË QASJET TOP DOWN …. - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Qasjet bottom-up

Page 2: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Disa autorë propozojnë që të merret në konsideratë një politikë si një SWRW VENDIMESH TW NDËRLIDHURA, një proces në të cilin në mënyrë progresive konkretizohet politika në fjalë. Është kjo arsyeja pra është e vështirë të ndahet me thikë pjesa në të cilën merret vendimi me pjesën në të cilën fillon implementimi.

Politika është një proces i vazhdueshëm që nuk është e mundur të ndahet në faza.

Page 3: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Kjo qasje e ka zanafillën në kritikat që i bëheshin qasjes top-doën dhe sidomos premisës bazë të kësaj qasje ajo që ndarja midis fazës së vendimarrjes dhe asaj të vënies në zbatim.

Page 4: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

1) Studimet burokratike bazë Lipsky e të tjerë. Vënë në pah se sjelljet e

gjysëmprofesionistëve kur janë në kontakt të drejtpërdrejtë me përfituesit e këtyre politikave (qytetarët), gjatë zbatimit të detyrave të tyre, modifikojnë në mëyrë të qenësishme përmbajtjet e politikave sociale.

Page 5: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Elmore vë në diskutim premisën që vendimmarrësit janë në gjendje të kontrollojnë atë që ndodh në fazën e implementimit të politikave.

Propozon një model rindërtimi të anasjelltë të politikave, duke filluar që nga pasojat.

Nënvizon aspektin e ‘hallakatjes’ së kontrollit dhe faktin që faktorët kyç siç janë; aftësia e burokratëve për të zgjidhur problemeve, stimujt për personat që janë të përfshirë në benefitet e politikës etj, janë jashtë kontrollit të policy makers-ve.

Page 6: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Të kuptuarit e politikës publike nis nga veprimet e grupeve të interesuara rreth një politike të caktuar (grupet e interesit), mbi bazën e premisës se janë grupet që janë më afër me problemin ato që ndikojnë më shumë në rezultatet e politikës.

Page 7: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Nga impaktet e politikave, analiza ngjitet në veprimet administrative dhe nga këto të fundit tek procesi i konceptimit të politikës për të parë se deri në ç’masë politikat varen nga karakteristikat e strukturës administrative, nga burimet njerëzore e materiale në dispozicion apo nga kushtëzimet dhe objektivat e programit që synohet të realizohet. (mundohet pra të kuptojë politikën në fjalë dhe efektshmërinë e saj, duke u nisur nga impakti që ajo ka pasur në zgjidhjen e problemit )

Page 8: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Hjern e të tjerë. Këta studiues merren me ato sfera të

ndërhyrjes publike në të cilat është e përfshirë një shumëllojshmëri aktorësh publikë e privatë (psh politikat e punësimit, të zhvillimit lokal etj)

Page 9: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Hjern e të tjerë zhvillojnë një metodologji të qartë e të përsëritshme që lejon analistët të identifikojnë të gjithë rrjetën e aktorëve të përfshirë në implemntimin e një politike: “strukturën e implementimit” siç e quajnë ata

Page 10: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Pasi identifikohet kjo rrjetë aktorësh, rindërtohen marrëdhëniet (horizontale e vertikale) mes tyre në të gjitha fazat; në fazën e planifikimit, të gjetjes së financimeve, në vënien në zbatim të programeve dhe në kontrollin e fluksit të resurseve financiare dhe njerëzore (ekspertet).

Kjo pasohet pastaj nga një qasje analitike bottom up

Page 11: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Hjern e të tjerë; konkludojnë se rezultatet përfundimtare të një programi do të varen më shumë nga veprimet dhe aftësitë e atyre që do të merren me vënien në zbatim të tyre sesa nga përpjekjet e administratës qendrore dhe të vendimmarrësve për të formuluar një policy të mirë!

Page 12: Metoda të analizës së politikave publike Leksioni 4

Top –down Bottom upVëmendja fillestare Qeverisë, vendimit

fillestar, nismës politike

Strukturës së implementimit lokal (network)

Identifikimi i aktorëve kryesorë të procesit

Nga lart poshtë, nga qeveria drejt sektorit privat

Nga poshtë lart (sektori privat ose agjensitë lokale deri te qeveria ose policy makers qendrorë)

Kriteret e vlerësimit

Deri në ç’masë janë realizuar objektivat e përcaktuar formalisht

Më pak e qartë. Bazohet në të dhënat që analistët i konsiderojnë si të rëndësishme për problemin që shqyrtojnë.

Në përgjithësi i kushtohet vëmëndje:

Si të realizohet një monitorim i sistemit në mëyrë që të realizohen synimet që vendimmarrësit i kishin vënë vetes

Bashkëveprimit strategjik midis një shumëllojshmërie aktorësh në një policy network