menaxhimi i stratifikimit social nË kuadËr tË … · këtë rast bashkëveprojnë (tirta m.,...

239
1 FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË FENOMENIT TË MIGRIMIT NË SHQIPËRI Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” nga EDLIRA BAKA PEÇO_ Udhëhequr nga Prof. Dr. ZYHDI DERVISHI TIRANË, 2015 UNIVERSITETI I TIRANËS

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

1

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË

KUADËR TË FENOMENIT TË MIGRIMIT NË

SHQIPËRI

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”

nga EDLIRA BAKA PEÇO_

Udhëhequr nga Prof. Dr. ZYHDI DERVISHI

TIRANË, 2015

UNIVERSITETI I TIRANËS

Page 2: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

2

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË

FENOMENIT TË MIGRIMIT NË SHQIPËRI

Integrimi kulturor i të ardhurve në periferi të Tiranës.

Rast studimor - Bathore

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”

nga EDLIRA BAKA PEÇO

Udhëhequr nga Prof. Dr. ZYHDI DERVISHI

Juria e vlerësimit

1.__________________

2.___________________

3.___________________

4. __________________

5.___________________

TIRANË, 2015

UNIVERSITETI I TIRANËS

Page 3: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

3

DEKLARATË E DOKTORANTIT PËR PËRMBUSHJEN E KRITEREVE

Unë e nënshkruara _Edlira Baka Peço_nën përgjegjësinë time deklaroj se dosja e

përgatitur prej meje si edhe punimi i disertacionit të doktoratës janë hartuar në

përputhje të plotë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për studimet doktorale,

janë në pajtueshmëri të plotë me Statutin e Senatit Akademik dhe “Regulloren

për organizimin e programeve të studimit të doktoratave” të Universitetit të

Tiranës, si edhe me kërkesat e Udhëzuesit të doktoratës të Fakultetit të

Shkencave Sociale. Për çdo pasaktësi apo mangësi që mund të vërehet nga

sekretariati teknik dhe nga vlerësuesit, përgjegjësia është e imja.

Disertanti _________________________________

Tiranë, më___________________

Page 4: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

4

MIRËNJOHJE

Ky punim nuk do të kishte pasionin e duhur dhe aq më pak vlerën e tij studimore pa

mbështetjen dhe ndihmën e çmuar të udhëheqësIt tim shkencsor, Prof. Dr. Zyhdi

Dervishit.

I jam mirënjohëse bashkëpunimit e mirëkuptimit të tij për të sjellë këtë studim në formën

që ka sot.

Në vijim këmbëngulja dhe dashamirësia e pareshtur prindërve të mi ishte shtysa tjetër

madhore që më ndihmoi në çdo cast të kësaj etape profesionale të jetës sime.

Page 5: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

5

PASQYRA E LÊNDÊS

Abstrakt ........................................................................................................................ 8

1. Një vështrim i migrimit në rrafshin teorik................................................ 12

1.1 Dukuria dhe problemet e saj .......................................................................................... 12

1.2 Migrimi dhe tipologjitë .................................................................................................. 15

1.3 Pse largohen njerëzit nga vendi i origjinës? ................................................................... 16

1.4 Ndikimi i migrimit në procesin e zhvillimit ................................................................... 20

2. Metodologjia e kërkimit empirik ............................................................... 24

2.1 Aplikimi i teknikës kërkimore ................................................................................... 28

2.2 Pilotimi ........................................................................................................................... 31

2.3 Hulumtimi mbi sipërfaqe për të analizuar thellësinë ...................................................... 39

3. Migrimi i brendshëm në Republikën e Shqipërisë ................................... 43

3.1 Luhatjet demografike nga popullsi rurale në atë urbane ................................................ 47

3.2 Republika e Shqipërisë nën presionin e prirjeve migratore ............................ 59

3.3 Të gjithë në Tiranë ......................................................................................................... 62

Page 6: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

6

3.4 Tranzicioni ...................................................................................................................... 63

3.5 Migrimi i brendshëm dhe statusi social ......................................................................... 65

3.6 Tipare dhe faktorë që ndikojnë në statusin shoqëror të të ardhurve ............................... 67

3.7 Ndikime të migrimit të brendshëm ................................................................................. 69

4.2 Bathorja: një "fshat urban"? ........................................................................................... 75

4.3 Kuptimi i konceptit "fshat urban"................................................................................... 76

4.4 Ripërcaktimi i ekonomisë si rezultat i lindjes së “fshatit urban” ................................... 80

4.4.1 Koncepti i fshatit urban – Nga një model trans-kontinental në një rast studimi lokal 81

4.4.2 Gjeografia dhe Mjedisi Natyror .................................................................................. 86

4.4.3 Origjina e banorëve si migrantë të brendshëm ............................................................ 88

4.5 Strehimi .......................................................................................................................... 91

4.6 Veprimtaritë ekonomike ................................................................................................. 94

4.7 Parashikimi i Popullsisë ................................................................................................. 99

4.8 Prirje në terren ............................................................................................................. 102

4.9 Rritje apo ulje e nivelit ekonomik të familjeve ........................................................... 110

4.9.1 Nga veriu në qendër – përshtatje sociale dhe ekonomike nga pikënisje të ndryshme

gjeografike .......................................................................................................................... 112

4.10 Mes dilemave për një jetë më të mirë - shkaqe dhe përvoja të migrimit të brendshëm

............................................................................................................................................ 119

5. Pranë paragjykimit ...edhe në Bathore .................................................... 130

5.1 Paragjykimet nga fakt individual në proces social ....................................................... 131

5.2 Përballja konkrete me paragjykimet ............................................................................. 133

5.3 Një përpjekje për shmangie të paragjykimit përmes pasgjykimit ................................ 136

Page 7: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

7

6.Migrimi i brendshem si një hallkë e procesit të përballjes së nënkulturave ... 138

6.1 Dobësi të kapitalit social e nënkulturor ........................................................................ 157

6.2 Specifikat të karakterit përjashtues apo përfshirës të migrantëve ................................ 163

7. Migrimi i brendshëm dhe integrimi në tregun e punës ......................... 173

7.1 Përparësitë e kolektivizimit në zonën periferike .......................................................... 173

7.1.1 Cilat janë pengesa në organizimin e punëtorëve migrantë në tregun e punës? ......... 177

7.1.2 Sfida e rradhës: Komunitet i identifikuar si qytetar .................................................. 179

7.2 Përtej petkut të periferisë .............................................................................................. 180

8. Gjakmarrja – shpërngulje edhe për sigurinë e jetës ............................. 182

9. Efektet e migrimit të brendshëm në ndryshimin nënkulturor të roleve brenda

familjes ...................................................................................................................... 194

9.1 Pamje të familjes periferike në ditët e sotme ............................................................... 198

9.2 Komoditeti i jeteses ...................................................................................................... 200

9.3 Marrëdhëniet e anëtarëve të familjes ............................................................................ 203

9.4 Familja dhe punësimi në zonat me të ardhur ................................................................ 207

11. SHTOJCA ............................................................................................... 215

Page 8: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

8

Abstrakt

Studimi 'Integrimi kulturor i të ardhurve - faktorë të migrimit të brendshëm dhe

pasoja të shtresëzimit social në Shqipëri, përmbush një objektiv kërkimor personal mbi

migrimin e brendshëm në Republikën e Shqipërise dhe qasjet nënkulurore lidhur me këtë

dukuri në një nga zonat periferike të kryeqytetit .

Në qasjen që i është bërë migrimit brenda kufijve politikë të vendit janë orvatur të

preken një sërë faktorësh shtytës dhe tërheqës në kuadrin historik të dy dhjetëvjeçarëve të

fundit.

Këndvështrimi teorik në lidhje me paradigmat sociologjike të migrimit, është

shqyrtuar në një kuadër shumë praktik dhe konkret të fokusuar në zonën e Bathores

(Kamëz, Tiranë).

Fillimisht në studim janë parashtruar disa koncepte kyçe mbi të cilat edhe është

mbështetur boshti studimor i këtij punimi, terma dhe situata konkrete të marra në një plan

krahasimor në nivel lokal e ndërkombëtar nga studime të tjera pararendëse. Pas përpjekjes

për të gjetur pika të përbashkëta ose përthyerje me realitete të ngjashme, fokusi i studimit

u përqëndrua në terren, të target-grupi i hulumtuar.

Në një kampion të anketuarish prej 800 personash, me një grup intervistash

cilesore (12) dhe me kontakte të tjera lehtësuese u krijua një sistem të dhënash kompleks,

mjaftueshëm për interpretime sociologjike mbi përshtatjen kulturore dhe sociale të grupit

të të ardhurve në zonën e Bathores në dy dhjetëvjeçarët e fundit.

Ndryshimet e vendbanimit, më pas ato demografike, ekonomike e sociale pas

zhvendosjes nga vendbanimet e mëparshme, kanë ndryshuar qasjen dhe sjelljen e njerzve.

Efektet e këtij migrimi ndihen në mënyrën e të organizuarit të jetës së përditshme, roleve

në aktivitetet ekonomike dhe ato familjare, pozicionin në shoqëri dhe atë karshi

institucioneve. Një seri treguesish janë analizuar nën ndikimet që migrimi i brendshëm ka

Page 9: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

9

patur te këta banorë. Rendisim këtu, komoditetin e jetës, punësimin dhe raportin me

kapitalin social, trashëgiminë dhe respektimin përmes aplikimit të traditave nënkulturore,

paragjykimet ndër breza etj. Ndër përfundimet më me interes në këtë studim do të veçoja:

• Forma dhe sjellja brenda dhe jashtë familjes në aspektin nënkulturor kanë

ndryshuar mjaft në kontekstin e shpënguljes brenda vendit në zonën e Bathores.

• Ndërveprimi individ –individ por edhe individ – komunitetit, ndonëse paraqitet i

transformuar në pohimet e vetë njerzve, nuk reflekton progresin kulturor që pritej,

nisur së paku nga perspektivat teorike dhe përvojat praktike të konsultuara më parë.

• Zona periferike në studim, orvatet të identifikohet si një perpjekje aktive e

kombinimit të stilit të jetesës kryeqytetas me atë të vendbanimit të mëparshëm, por

në vërtetë vlerat e ndërthurura mbeten të pakthjelluara në mendësitë e vetëbanorëve

si dhe të paidentifikuara nga pikpamja nënkulturore nga ana e tyre.

Page 10: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

10

Hyrje

Ky studim, synon të hetojë mbi rastet e shpërngulura nga vendet e origjinës që prej

vitit 1990 e më pas, me një destinacion të vetëm – kryeqytetin, ose më saktë periferinë e

tij.

Informacioni i mbledhur dhe i përpunuar do të synojë të hedhë dritë jo vetëm mbi

arsyet e lëvizshmërisë së individëve, familjeve apo edhe grupeve më të mëdha njerëzish

kryesisht me lidhje fisnore, por edhe me gjendjen sociale e kulturore të vendosjes së tyre

në mjedisin ku banojnë aktualisht. Do të hulumtohet përmes statistikave dhe shifrave, në

studime të mëparshme, raporteve të institucioneve kërkimore dhe artikujve të botuar e së

fundmi mbi analizën e të dhënave dhe përshtypjeve të banorëve të zonës në periferi të

Tiranës.

Disa gjetje që impulsuan kërkimin tim në këtë fushë ishin pikëprerja e qëndrimeve

të sociologëve shqiptarë sa i takon integrimit të të zhvendosurve nga krahina të tjera të

vendit në periferi të Tiranës pas vitit 1990 dhe qëllimi për të evidentuar realitetin e sotëm

të banorëve të dy dhjetëvjeçarëve në këto periferi. Në vetvete ndërthurja e më shumë se

disa faktorëve me pikënisje ekonomike por me ndikim jo më pak social dhe kulturor,

formësojnë imazhin e ndryshuar të komunitetin të studiuar.

Lëvizjet territoriale të popullsisë, shpërnguljet dhe pernguljet (ngulitjet) në mjedise

të reja banimi, në çdo rast, doemos kanë lidhje me mendësi, njohje të përvojës së traditës,

po, megjithatë, në themel janë të diktuara nga kushte dhe rrethana konkretet të kohës kur

ndodhin dukuri të këtij lloji. Migrimet dhe drejtimet e zhvendosjes së pjesshme të

popullisë i kanë shtysat e tyre në një qerthull faktorësh të natyrave të ndryshme por që në

këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3).

Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë se 21 për

qind më tepër se në vitin 2006 (Plani Strategjik i Zhvillimit Urban të qytetit të Kamzës

2010-2015:11) periferia e Tiranës, zona e Bathores, Paskuqanit sot karakterizohet nga një

Page 11: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

11

situatë shoqërore, ekonomike, nënkulturore e politike që pak e kishin menduar se

tranzicioni shqiptar do të prodhonte. Ndryshimet demografike më së shumti në sensin

rritës dhe jo vetëm biologjikisht por edhe sepse dukuria e migracionit të brendshëm është

ende dinamik japin ngacmimin e parë për t’ju afruar zonës.

Në kuadrin e ndarjes administrative shtrohen pyetje shumë të vështira që duan

zgjidhje profesionale si për shembull : nga mund të dallohet parimisht sot një qytet i vogël

nga një fshat i madh, ndërkohë që më parë dallimet midis tyre mbështeteshin kryesisht në

ato midis industrisë dhe bujqësisë? – parashtron Fuga në librin e tij “Rënia e qytetit”(Fuga,

A.., 2012: 115). Ndërkaq përpara se të arsyetohet lidhur më kriteret e reja, ka nevojë të

rikujtohet se ndarja e deritanishme bazohet më tepër në frymëzime ideologjike krejt të

tejkaluara – vijon ai.

Page 12: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

12

1. Një vështrim i migrimit në rrafshin teorik

1.1 Dukuria dhe problemet e saj

Është thuajse e pamundur të analizohen në rrafshin sociologjik prirjet e zhvillimeve

kuturore dhe arsimore të zonave rurale, sidomos të atyre malore, pa shqyrtuar një dukuri

shoqërore komplekse me rrjedhoja të shumëllojshme gjatë viteve të tranzicionit

paskomunist, e cila ka të bëjë me zhvendosjen masive të popullsisë së fshatrave drejt

qyteteve ( Fuga A., & Dervishi Z.,2010:149).

Migrimi në vetvete ndikon jo vetëm në zhvillimin demografik të një shteti , por

edhe në imazhin e tij kundrejt vendeve fqinje, rajon e më gjerë. Kjo dukuri globale shpesh

ka ngritur argumente që nxisin përplajse interesash e qëndrimesh, duke nisur që me shifrat

e migrantëve që zakonisht, marrin më shumë ngjyra emocionale ose mbështetje

propagandistike e duke vijuar me politika e fakte që kanë ndikuar thelbësisht në

formësimet apo shformësimet e shteteve të prekura (United Nations Report on Population

Division 2009:7).

Ekziston rreziku se ata, të cilët favorizojnë imigrimin mund të minimizojnë

problemet dhe shifrat, ndërsa ata që përdorin argumente antimigrim rëndojnë problemet

dhe zmadhojnë shifrat. Rëndom terminologjia e kësaj dukurie rëndohet apo komplikohet

në përpjekjet për të përkufizuar çdo aspekt të migrimit, si atij të brendshëm ashtu edhe të

jashtëm . Përveç natyrës problematike të termave klasifikuese si “zhvillim”,

“modernizim”, “transformim” etj, marrëdhëniet e përfshira në analizimin e të

ashtuquajturës “nyje migrim-zhvillim” janë me të vërtetë të ndërlikuara (Nyberg-

Sorensen, N., & Van Hear, N., 2003:28).

Po a mund të themi që migrimi dhe format që ai ka marrë në njëzet vitet e fundit,

sidomos me fokus Republikën e Shqipërisë sfidojnë shprehjen e Claude Levi Straus, i cili

thoshte se “qëniet që i zhvendos nga mjedisi ku lindën e u zhvilluan, kthehen në qënie

patologjike”?

Page 13: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

13

Migrimi është aq i vjetër sa edhe vetë njerëzimi: Duke marrë në konsideratë se

midis vitit 1600-1850, rreth 65 milion europianë emigruan me destinacion në të gjithë

kontinentet; ata gjithashtu mund të quhen “migrantë ekonomikë”, por akoma atyre nuk

mund t’u ngjitet e njëjta stigmë si “migrantëve ekonomikë” të sotëm.1 Migrimi rëndom

është paraqitur si një rrugë e arsyeshme e zgjidhjes së problemeve sociale e ekonomike të

një familjeje, të një grupi, të një komuniteti.

Emigrimi nga vendet europiane ka vazhduar me intesitet të lartë dhe në periudhën e

pas Luftës së Dytë Botërore (1945-1960), ku rreth 7 milion njerëz u larguan (po aty). Si

përfundim, baraspesha e migrantëve të larguar nga Europa në krahasim me pjesën tjetër të

botës anonte shumë më tepër nga e para.

Të tjera efekte shoqëruse të dukurisë së migrimit renditen varfëria, uria, dhe rritja

ose rënia kaotike e popullsisë në zonat e populluara rishtazi ose në ato të braktisura. Si

pasojë ndihen e janë me vlerë për t’u analizuar luhatjet e moshës mesatare të popullatave,

moshimi dhe humbja e ekuilibrave shoqërorë, indikatorë që sjellin të tjera komplikacione

në politikat sociale dhe ato në lidhje me tregjet e punës. Në vijim, një rritje e degradimit

mjedisor dhe rreziqet që i kanosen gjithnjë e më shumë qyteteve po çojnë në një

shkatërrim të ashpër të mjedisit në tërësi e të gjithë masës së tokës, së cilës i kanoset

gjithashtu dhe braktisja e saj.

Grupi i parë i teorive bashkëkohore të hartuara për të ‘shpjeguar’ migrimin janë

ato neoklasike. Por në 2001 për herë të parë Kaufman, shpjegon se me evolimin e dukurisë

së migracionit, gjithmonë e më tepër po vihet re nevoja e një rishqyrtimi të vlerave

emocionale, psikologjike dhe kulturore që shoqërojnë shpërnguljen nga një vend në tjetrin.

Vetë migrantët krahas zhvillimeve shpeshherë pozitive sa i takon ekonomisë familjare apo

asaj personale, po ofrojnë në përvojat e tyre edhe ndjesi të tilla, si pendesën, nostalgjinë,

hezitimin e ndonjerë edhe turpin (Kaufman, H., 2006:19). Falë qasjes së teorive

neoklasike, migrimi është perceptuar më së shumti si një produkt kompleks i faktorëve

shtytës dhe tërheqës që ndikojnë kryesisht te njësitë ekonomike e të ardhurat e

familjarëve, por që i kushtonte shumë më pak vëmendje kuadrit më të gjerë shoqëror,

1 Description of the migration movement – History of International Migration (Leiden University) 1997

Page 14: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

14

kulturor dhe psikologjik, në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, rrjedhimisht edhe

mirëqënies në një plan të mirfilltë (Alvin, S., 1990: 17).

Neoklasikët prireshin t’a analizonin migrimin brenda një kuadri të kufizuar dhe të

thjeshtëzuar ekonomik, në të cilin lëvizja e njerzve nga një mjedis në tjetrin mendohej se

përfaqësonte një mënyrë, përmes të cilës ata mund të përmirësonin gjendjen e tyre

ekonomike.

Nga ky këndvështrim në qoftë se ekzistojnë dallime të mëdha në të ardhura midis

rajoneve të të njëjtit vend, migrimi do të përshpejtojë afrimin e dy rajoneve. Me fjalë të

tjera, teoria neoklasike e vlerëson migrimin si një mjet që shërbente për përshpejtimin e

zhvillimit ekonomik dhe ngushtimin e pabarazive ekonomike (Blanchflower, D.,

2007:51). Nga ana tjetër teoria e ‘ekonomisë së re’ për migrimin është një strategji

familjare për të rritur burimet e të ardhurave dhe për të pakësuar rreziqet me të cilat mund

të ndeshet familja, si dhe për të kapërcyer barrierat e kreditit dhe kapitalit (Stark, O.,

Bloom, D., 2003:173)

Për gjithë sa analizohet nga teoritë e sipërcituara por jo vetëm, në kuadër të këtij

studimi analiza do të prekë faktorë e argumentë mbi sjelljen e migrantëve në katër fazat e

zhvendosjes së tyre. Duke qenë se çdo fazë ka kontekstin e saj të zbatimit, modeli është

bazuar mbi idenë se migrimi çdo trajtë apo formë të hulumtueshme ndjek një proces

dinamik, i cili mund të kategorizohet në katër periudha:

1. Faza fillestare

2. Faza e migrimit

3. Faza e udhëtimit aktual, faza e ardhjes dhe si përfundim

4. Faza e qëndrimit/integrimit

Megjithëse sa më lart shkakton ngjashmëri në një shqyrtim procedurial, kjo

strukturë përmbledh dhe kombinon disa nga shkaqet e përmendura në analizë. Brenda një

përqasje të tillë, të gjitha palët e përfshira në dukuri vlerësohen se kanë këndvështrime me

vlerë studimore evidente.

Page 15: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

15

Përpara se procesi i migrimit të fillojë, çështja e të zgjedhurit për t’u zhvendosur

nuk është një veprim i thjeshtë i të zhvendosurit nga një vendbanim i mëparshëm drejt një

tjetri të ri.. Në vetvete procesi i të migruarit mbart në vetvete shumë më tepër se një lëvizje

fizike. Migrimi është përkufizuar shpesh si “një nga forcat historike që i ka dhënë formën

botës”, ose si “pjesë e pandarë e sjelljes njerëzore”, duke i’u referuar kështu faktit se kemi

të bëjmë me një dukuri social, të vjetër sa vetë historia njerëzore. Lëvizja, si thelbi i

migrimit, është karakterizuar nga koha në kohë nga larmishmëria dhe ngjyrimet e

ndryshme. Ky term është përdorur për të përshkruar shpesh lëvizje të llojeve të ndryshme,

megjithatë në ditët tona theksi vendoset kryesisht te lëvizja vullnetare, e cila kufizon

gamën e sjelljeve që mund të quhen “migratore” (Ikonomi, L., 2009: 58).

Procesi i migrimit përfshin marrëdhëniet mes atyre që qëndrojnë dhe atyre që

largohen.. Nga rrethanat e të zhvendosurit parimi i të jetuarit të një migranti në komunitet

është gjithashtu i ndryshëm, veçanërisht në qoftë se llogaritet problematika që rrjedh nga

vendosja përkundrejt e parimit jus soli me atë jus sanguinis. Çfarë tenton të injorojë

popullsia pritëse, veçanërisht në kthimin e migrantëve joperëndimor, është se në vendimin

për të migruar atje është diçka që edhe mund të lihet mbrapa (ne kemi gjithashtu migrant

të kthyer). Kjo “diçka” mund të jetë e vështirë për tu arritur, akoma më e vështirë për

migrantët e sapoardhur se sa për një ngjitje të pasanikëve perëndimorë, një copë toke e

sigurt, një vend për të jetuar, njerëz, familje, shokë - shtëpi.

1.2 Migrimi dhe tipologjitë

Migrimi është akt i ndërmarrë nga migrantët ku ata lëvizin nga një mjedis

gjeografik në një tjetër. Ekziston një ndryshim mes migrimit të brendshëm dhe atij

ndërkombëtar, migrimi ndërkufitar, ai më i prekshmi (konkreti), i cili bën veçanërisht

diferencën nga ana ligjore dhe asaj praktike. Shifrat ndërkohë janë më treguese kur

pasqyrojnë 125 milion migrantë ndërkombëtarë në të gjithë globin, duke bërë gjithmonë e

më të qartë faktin që migrimi është shumë më i madh nga sa e përceptojmë ne në nivel

lokal dhe rajonal. Në po të njëjtin raport përllogaritet që vendi që zënë migrantët e

Page 16: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

16

brendshëm në mbarë botën është përreth 1.000 milion (1 miliard) (World Migration

Report 2010:16).

Sipas së drejtës ndërkombëtare, “migrimi” është lëvizja nga një njësi gjeografike

në një tjetër. Vjen nga fjala latine ‘migrare’ pra në të lëvizësh nga një vend në tjetrin.

Migrimi në vetvete buron drejtpërdrejt nga liria dhe mundësia për të lëvizur. Nga ana

tjetër “ikja, largimi, dëbimi (anglisht: flight)” dmth. lëvizja jo vullnetare, ose lëvizja e

imponuar, duke përfshirë shkeljen e të drejtave dhe qëndrimin e kufizuar quhet migrim i

detyruar e zakonisht është i parregullt. Vetëm përpara 1994, UNHCR ka llogaritur

shpërnguljen e brendshme të njerëzve. IDPs (personat e shpërngulur brenda vendit)

përcaktuan se ata posedonin të njëjtat cilësi si refugjatët (UNHCR Global Report. Status

Report in the World. 2000;27).

1.3 Pse largohen njerëzit nga vendi i origjinës?

Në përgjithësi ndryshimet më të mëdha vihen re ndërmjet migrimit të brendshëm

dhe atij ndërkombëtar, në të njëjtën mënyrë bëhen dhe ato ndërmjet migrimit Lindje-

Perëndim dhe migrimit Veri-Jug, sikundër ndodh dhe ai fshat-fshat, fshat-qytet, qytet-

fshat, qytet-qytet ose migrimet rajonale. Këto tipologji bazë kanë të përbashkët

marrëdhëniet e dyanshme: një komunitet që dërgon dhe një që merr, ose një vend që

dërgon dhe një që pret.

Nuk është e vështirë të identifikosh pse largohen njerëzit nga shtëpitë e tyre,

veçanërisht nga zonat e varfra në ato më të pasura. Largimi bëhet për kushte më të mira,

për veten por edhe për familjen, për të tashmen por më së shumti për një të ardhme më të

mirë. Me progresin e telekomunikacionit, transportit dhe teknologjisë në përgjithësi,

njerëzit lëvizin shumë më shpejt e më lehtë se më parë. Faktorët me ndikim të

drejtpërdrejtë në lëvizjet migratore njihen, si shtytës dhe tërheqës. Ndër faktorët shtytës

përmendim disa domethënes edhe për migrimin e brendshëm edhe për atë ndërkombëtar.

Një sërë kushtesh dhe rrethanash ekonomike e sociale përmbushin teknikisht kategorinë e

faktorëve shtytës për të migruar:

Page 17: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

17

a) rritja e ulët ekonomike e kombinuar me një pabarazi të dukshme në shpërndarjen e

të ardhurave dhe administrimin e tyre

b) mbipopullimi i disa zonave i paralelizuar me rritjen e pakontrolluar të papunësise

c) presioini i madh mbi pronën dhe ndarjen funksionale të saj

d) konfliktet e armatosura

e) abuzimi me të drejtat e njeriut, diskriminimi dhe trajtimi c’njerëzor e degradues

f) katastrofat natyrore dhe shkatërrimi ekologjik, etj (Essentials of Migration

Management, 2004:19)

Ndërkohë që faktorët tërheqës identifikohen si:

a) siguria dhe zhvillimi ekonomik në vendin/zonën e destiancionit

b) mundësia reale e punësimit

c) mundësia për integirmin dhe adaptimin institucional

d) distanca me vendin e origjinës dhe pikat e lidhjes me familjen (po aty)

Ashtu si edhe në vendet e tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore e më pak në ato

Perëndimore migrimi i brendshëm ka patur dhe ende ka një karakter rural urban, më

shumë se në drejtime të tjera. Me rritjen gjithmonë e më të madhe të këtij drejtimi të

lëvizjes së popullatës, tendencat tanimë gjithmonë e më tepër po çojnë drejt një

zhvendosje horizontale urban-qendrore/urban periferike. Sjellim këtu si shembull

zgjerimin e vijës së verdhë të qytetit të Tiranës drejt periferisë, duke përfshirë edhe zona

që njiheshin deri në vitin 2000 si fshatra jashtë territorit administrativ të këtij qyteti, për

shembull: Kashar, Yzberisht, Vaqarr etj.

Migrimi i brendshëm në veçanti shihet si një zgjedhje jo pak e favorshme për të

përmirësuar një sërë faktorësh socialë e kulturorë, por mbi të gjitha, për të favorizuar

përmirësimin e kushteve ekonomike të familjeve në lëvizje. Qasja ndaj migrimit të

Page 18: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

18

brendshëm në Republikën e Shqipërisë në plan kohor u ndje më së shumti pas eksodit

masiv të 1992-1993, kur shumë emigrantë shqiptare nga krahina të ndryshme, vërshuan

drejt Europës Perëndimore e më gjerë. Ky kuadër u përvijua gjithashtu me një tjetër

moment që prodhoi flukse masive emigrantësh ekonomike në 1997-1998 pas rrënimit të

pramidave financiare.

Vlen të përmendet tranzicioni i konceptit të migrimit në këtë plan kronologjik,

sepse instrumentet politike, ideologjike dhe kulturore të shtetit shqiptar të përpara viteve

’90 të shekullit XXI demonizuan emigracionin, duke e shpallur atë si nje plagë të së

kaluarës dhe si një dukuri që mund të provokonte më shumë dëme sesa dobi sociale e

ekonomike. Në kuadër të po së njëjtës propagandë u përdor ndjeshëm skema e

kundërvënies ndaj dukurisë duke sendërzuar një sërë kategorish, sjelljesh e vlerash që

lidheshin me levizjën duke theksuar se kapitalizmi është i paaftë të sigurojë të ardhura dhe

punë për të gjithë, në një kohë që sistemi socialist garantonte pikërisht këtë gjë.

Ndryshimi i mentalitetit shqiptar për ikjen apo zhvendosjen brenda vendit u ndje

pas përvojave të eksodeve masive 1992-1993 dhe 1998. Projektimi i kahershëm negativ i

emigracionit mori tanimë nuanca më shpresëdhënëse për shqiptarët që po jetonin fazat e

një tranzicioni sistemesh politike dhe jo vetëm. Në këtë pikpamje procesi i të zhvendosurit

në vetvete, sot, konsiderohet si një lëvizje e dobishme nga pikpamja ekonomike, sociale,

kulturore por edhe psikologjike.

Që në mesin e viteve 1960, Herrick reflektoi mbi pikëpamjen mbizotëruese në

lidhje me dëshirën për migrim të brendshëm. Sipas tij, "në mungesë të ndonjë lëvizjeje të

gjerë të popullsisë në kushtet kur lindshmëria rurale tejkalon nivelin e lindshmërisë

urbane, forca e punës bujqësore do të rritet pashmangshmërisht më shpejt se punësimi

industrial në qytet. Në këto kushte që lëvizja drejt qyteteve, krejtësisht e nevojshme, duhet

të bëhet rreptësisht e ekuilibruar lëvizja e krahut të punës e kontrolluar dhe e monitoruar

zhvendosja e kapitalit njerëzotr në mënyrë që të parashikohet, llogaritet dhe mbahet nën

kontroll rritja e sektorit industrial kundrejt atij bujqësor deri në parametra të ekuilibruar e

lehtësisht të matshëm” (Herick, B., 1965:49).

Page 19: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

19

Mirëpo vetëm disa vite më vonë Jolly, duket se bëri një jehonë jo të vogël me

pikpamjen e tij të ndryshme sa i takon çështjes së migrimit të brendshëm.

Sipas Jolly-t, në vend që të shqetësohemi më rritjen apo uljen e numrit të

migrantëve nga fshati drejt qytetit si një shifër e tillë, ajo për të cilën duhet të

shqetësohemi është krijimi i politikave të tilla migratore që duke dashur të frenojnë

rrjedhjen e krahut të punës mund të kontrollojnë fillimisht lirimin e vendeve të punës në

sektorin industrial, në mënyrë që drejt tyre të rrjedhin pjesë të fuqisë punëtore të sektorit

bujqësor. Në këtë mënyrë sipas tij shmangim në përmasa të llogaritshme deficitin në

sektorin bujqësor dhe suficitin në atë industrial (Jolly, R., 1970: 28).

Në fakt shqetësimi më i madh i vendeve perëndimore sot në përpjekjet e tyre për të

harmonizuar politikat e tyre të migrimit është pikërisht ky: krijimi i kuotave të

pranueshëm të migrantëve punëtorë drejt sektorit industrial, pa shkretuar plotësisht

sektorin bujqësor, por duke filtruar njëherazi edhe cilësinë e punës që në këtë rast

transferohet nga bujqësia në industri.

Por me zhvillimin e shpejtë e deri diku të pakontrolluar të qyteteve të mëdha, e

rrjedhimisht edhe të sektorëve industrialë, paraqitet gjithmonë e më tepër sfiduese të

realizosh normat optimale për të përmbushur sa duhet kapacitetin industrrial dhe atë

bujqësor të vendeve të ndryshme, edhe të Republikës së Shqipërisë si një vend me një

sipërfaqe të kufizuar.

Në ditët tona periferitë e qyteteve të mëdha po plotësohen me popullsi ruarale të

zhvendosur aty në vite, të cilët mbajnë një lidhje, ndonëse jo më aq domethënë me

bujqësinë si për t’i rezervuar vetes së tyre humbjen potencial të betejës së integrimit në

tregun e punës urban e lidhjen me bujqësine dhe produktet e saj qoftë edhe në nivel

familjar ose për qëllime të vogla biznesi. Sido që të jetë migrimi i brendshëm rëndom po

ndikon jo vetëm në shifrat por dhe në mendësitë e qyteteve duke krijuar krahas sufiçitit në

krahun e punës edhe luhatje ose pozicione e transfomime të klasave e shtresave sociale që

vendosen dita ditës në këto rrethina.

Page 20: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

20

Sipas ekonomistëve migrimi i brendshëm është një zgjidhje e shpejtë e shpesh jo e

menduar gjatë për të përmiresuar kushtet ekonomike, për të forcuar pozitat në këtë aspekt

por edhe për tu afirmuar në botën e biznesit të cilin aplikon. Për sociologët ky proces,

(migrimi i brendshëm) përfshin shumë më tepër se kaq. Ai përbën një faktor të

pamohueshëm që kontribuon dukshëm e kudo në suficitin e punës urbane e jo rrallë për

këtë arsye shihet edhe dhe si një forcë që vazhdon të përkeqësojë tashmë seriozisht qytetin

duke përshkallëzuar pabarazitë ekonomike që trashëgohen nga origjina rurale ose urbane,

por edhe ndikon në papunësinë apo rritjen ekonomike të një qyteti.

1.4 Ndikimi i migrimit në procesin e zhvillimit

Dilema tanimë e vjetër “migrimi ndikon në zhvillim” apo “zhvillimi ndikon në

migrim” duket se gjen një pikë ekuilibri kur vjen fjala te punësimi. Mund të jepen një sërë

argumentesh pse të dy kahet e këtij pohimi marrin vlefshmëri dhe vërtetësi në kontekste

të veçanta sociale e ekonomike, në skenare shtetesh të ndryshme, por në të vërtetë ajo që

ka më shumë rëndësi në këtë pikë është ndarja sektoriale e burimeve njerëzore.

Në fakt, rëndësia e dukurisë së migrimit në shumicën e vendeve në zhvillim nuk

është domosdoshmërisht e lidhur me vetë proçesin e zhvillimit por trajtohet më së shumti

në kuadrin e ndikimeve që sjell në zhvillim. Duke qenë se vetë dukuria e migrimit ka një

shpërndarje të gjerë në kohë, por edhe gjeografikisht në hapësirë, hulumtimet e viteve të

fundit i japin migrimit rëndësinë e munguar të viteve të mëparshme. Si vendet në zhvillim,

ashtu edhe ato të zhvilluara nuk mund të mohojnë sot se migrimi është në qendër në

diskutimin e ritmeve të zhvillimit, duke qenë se migrantët në vetvete përbëjnë një forcë

ndikimi të këtyre ritmeve.

Ndonëse nuk mund të vendosim një raport përpjestueshmërisht të drejtë mes

ritmeve të zhvillimit në zonat rurale dhe atyre urbane, migrimi i brendshëm më së shumti

ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e zonave urbane dhe negativisht në ato rurale.

Ndërkohë është po aq e thelbësore të përmendet se në kuadër të miradministrimit të

lëvizjeve të popullsisë nga ana e organeve shtetërore qofshin ato qendrore ose lokale duhet

Page 21: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

21

të merret mirë parasysh përafrimi shoqëror i përshtatshëm për zonat që popullohen në

periferi të qyeteteve.

Kështu, për shembull, zona që janë karakterizuar për një kohë të gjatë nga

homogjenetiti relativisht më i lartë, mund të shprehin tendenca aspak miqësore ndaj të

ardhurve në zonat periferike të qytetit. Ndërhyrja në aspektin gjeografik reflektohet

pashmangshmërisht më pas në sjelljen shoqërore, modelin e strukturës ekonomike dhe si

pasojë edhe asaj nënkulturore.

Krahas politikave ekonomike dhe atyre sociale me fokus migrimin në diskutimin e

raportit migrim-zhvillim sot po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme çështje të tilla si niveli

i pagave qytet-fshat, sistemi i pronësisë dhe cilësisimi i tokës si mall, shpërndarja e

kredive me përparësi në zonat rurale, promovimi i eksportit në vend të importit për mallra

të caktuara të prodhuara në nivel lokal, reformimi i politikave tregtare dhe atyre tatimore

etj.

Në këto kushte, banorët e periferisë së qyteteve të mëdha, hartëzojnë plane më

afatgjata dhe të konsoliduara individualisht apo në nivel familjar për zhvendosjen e tyre e

në këtë mënyrë lejojnë shtetin të hartojë dhe përvijojë praktika më të mira të bazuara në

përvoja sesa në hipoteza politike kryesisht të huazuara nga shtetet fqinjë ose më larg.

Në po të njëjtin kuadër shpërndarja e shërbimeve sociale, natyra e programeve të

investimeve publike, qëndrimet ndaj investitorëve privatë të huaj, organizimi i popullatës

dhe programeve të planifikimit familjar, struktura, përmbajtja, dhe orientimi i sistemit

arsimor, struktura dhe funksionimi i tregjeve të punës urbane, dhe natyra e politikave

publike ose risive teknologjike bëhet në një mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe shpërndarja

hapësinore reflekton një funksionalizëm efikas. Sido që të jetë në debatin “migrimi ndikon

në zhvillim” apo “zhvillimi ndikon në migrim” janë thuajse përherë dy variable në fokus

studimor; migrimit si dukuri dhe ndikimet e tij në zhvillimin e popullatës dhe ekonomisë

si tregues dhe ritmeve të saj të zhvillimit si rezultat i përqendrimit të popullatës në zona

kryesisht urbane.

Page 22: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

22

Përveç kësaj, në kushtet e globalizimit si një dukuri mbarë botërore sot po merr

rëndësi të veçantë edhe shqyrtimi i ndryshimit të njerzve jo vetëm nga pikpamja

ekonomike, por edhe ajo sociale e kulturore. Në këtë prizëm vlejnë të shqyrtohen

parametra të tilla si edukimi/shkollimi, ofrimi i kujdesit shëndetësor, mundësia e përfitimit

nëpër banka dhe lehtësi të tjera financimi si dhe kontakti me artin dhe kulturën, ruajta e

vlerave dhe normave të nënkulturave nga zona nga e cila kanë ardhur, promovimi i tyre

sipas interesit etj.

Me pak fjalë, siç do të cilësonte, Michael P. Todaro në teorinë e tij për zhvillimin e

popullsisë “nëse ne jemi në gjëndje të fillojmë të përcaktojmë efektin relativ të politikave

të natyrave të ndryshme ekonomike në raport me sasinë apo madhësinë e dukurisë të

migrimit të brendshëm brenda së njëjtës shoqëri vetëm atëhrë do të mund të jemi në

gjendje të hartojmë politika efikase për një rritje paralele, të dyfishtë të zhvillimit si në

zonat urbane edhe në ato rurale, pa marxhinalizuar as njërën dhe as tjetrin territor”

(Todaro, M., 1980:364).

Republika e Shqipërisë është cilësuar si një laborator i mahnitshëm për të studiuar

migrimin, falë rrethanave në të cilat ka ndeshur ai për 20 vite, e qasjes që shqiptaret i kanë

dhënë dukurisë si në kontekstin ndërkombëtar ashtu edhe në atë vendas (King, R.,

2010:11). Në vijim të kësaj mund lehtësisht të pohohet që për nga dinamikat që paraqet

lëvizja e njerzve brenda dhe jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë merr shumë vlerë të

përshtatshme studimore të analizohet mbi debatin nëse migrimi sjell zhvillimin apo

zhvillimi sjell migrimin. Në periferinë e Tiranës, e veçanërisht në Bathore këto dy

madhësi sociale mund të studiohen fare mirë të ndara e të pavarura nga njëra/ tjetra pasi në

vetvete rëndësia e tyre ndonëse shumë e pranishme është ndjerë në rrethana edhe të

bashkuara edhe të ndara, pra në njëmarrëdhënie simbiotike të ndërsjelltë.

Migrimi brenda vendit për aq sa tipare kolektive mund të paraqesë, është një

proces selektiv. Në këtë kuptim migrantët ndryshojnë në një sërë aspektesh me qëllim

përfundimtar zhvillimin e tyre individual, familjar dhe social. Mënyra se si e masin këtë

ndryshim është përparimi i tyre jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë social.

Page 23: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

23

Kështu me mbërritjen në vendin e migrimit, të ardhurit nisin të zbatojnë procesin e

përshtatjes, i cili është ndër më të komplikuarit sepse, përveç kuptimit të realititetit në

vendin e destinacionit, duhet të nisë edhe ai për pranimin e vendosjen e disa

kompromiseve personale dhe kolektive. Përshtatja ndiqet më pas nga procesi i integrimit, i

cili ndonëse ndikohet nga një sërë kushtesh ekonomike, historike dhe kulturore mbart në

vetvete edhe shumë faktorë që nuk varen drejtpërdrejt dhe vetëm nga migrantët.

Në të vërtetë askush më mirë se migrantët vetë nuk e vë dot re përparimin apo

prapambetjen që i ka shkaktuar mobiliteti e në këtë pikpamje migrantët shqiptare

rezultojnë përgjithësisht të përmbushur sa i takon pritshmërive të tyre në këta njëzet vjet.

Për ta e familjet e tyre migrimi ka sjellë zhvillim, e ky zhvillim ka patur ritme të

kontrolluara e të kushtëzuara nga vetë ata, duke qenë se është varur për më së shumti nga

dërgesat që ata kanë drejtuar drejt familjeve dhe komuniteteve të tyre.

Nga ana tjetër, për aq sa pohojnë banorët e pyetur në zonën e Bathores, për një

pjesë të mirë të tyre ardhja në Tiranë është realizuar më së shumti nga dërgesat e të

afërmve të tyre emigrantë. Përveçse kjo ka rritur qasjet dhe standartin e tyre drejt mënyrës

së jetesës ka mundësuar edhe zgjedhjen për t’u zhvendosur nga vendbanimet e

mëparshme, zona rurale e vendosjen e tyre në periferinë e metropolit të Tiranës, ku jeta

ndonëse më e shtrenjtë, paraqitet megjithatë e përballueshme e shumë tunduese.

Page 24: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

24

2. Metodologjia e kërkimit empirik

Sipas një teze sociologjike, premisat më produktive, për lindjen dhe zhvillimin e

problematikës shoqërore, janë shoqëritë në kohë krize, pra vende të cilat përjetojnë

probleme të mprehta ekonomike, politike, psiko-sociale, kulturore e fetare e që përjetojnë

tranzicione afatgjatë në shumë fusha të jetës.

Shoqëritë që janë duke përjetuar momente ngërçi sa i takon zhvillimit ekonomik,

trazira politike, pakënaqësi kolektive, janë një ‘tabelë qitjeje’ shumë e mirë për sociologët

në mënyrë që ata të hulumtojnë dukuritë dhe proceset e ndryshme në veprim. Me fjalë të

tjera shoqëri me tipare komplekse në thelb nuk janë as më shumë e as më pak sesa

ushqimi i shkencës së sociologjisë (Moreno, L.J. 1932: 27).

Për realizimin e këtij punimi është përzgjedhur si më e përshtatshme për t’u

aplikuar në hulumtim, metoda sasiore. Teknikat e saj lehtësojnë punën e studiuesit për të

mbledhur informacionin e faktet e nevojshme, e në një moment të dytë aplikimi i metodës

krahasimore me studime të tjera të mëparshme në këtë fushë në nivel lokal e rajonal bëhet

më i kuptimtë dhe konkret.

Studime e monografi të mirfillta sociologjike janë marrë jo vetëm si bazë referuese

përgjatë shqyrtimit të literaturës, por edhe në stadin e përpunimit të të dhënave të

përfituara si dhe interepretimit nën përthyerjen e këndvështrimeve të trajtuara më herët në

lidhje me kategoritë e personave të zhvendosur nga vendbanimet e tyre. Nëpërmjet

metodës sasiore mund të mblidhet shumë informacion në lidhje me temën e studimit, duke

synuar që gjetjet të jenë përgjithësuese.

Përmes deduktimit që kjo metodë ushtron mund të provosh një hipotezë studimore

të ngritur në fazën e parë të studimit e njëherazi të verifikosh evidencën që është prodhuar

nga shqyrtimi paraprak i literaturës. I udhëhequr nga pozitivizmi, kërkimi sasior nxitet të

gjejë të vërtetat objektive, që janë të verifikueshme dhe të aplikueshme për një numër të

madh njërëzish ose pothuaj për të gjitha institucionet sociale. Ky studim rrëket të studiojë

disa aspekte dinamike të integrimit të të ardhurve në periferi të Tiranës, duke u

Page 25: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

25

përqëndruar në dihotominë e faktorëve shtytës dhe tërheqës të migrimit të tyre, si dhe

tiparet që reflektohen në lëmin kulturor, familjar, social e psikologjik pas vendosjes në

vendbanimet e reja.

Qasja për të hulumtuar në thellësi të këtij komuniteti u nis për të analizuar

funksionin përshtatës të nënkulturës së këtyrë njerzve. Duke marrë shkas nga një sërë

studimesh të kryera në nivel lokal, rajonal e kombëtar në lidhje me praktikat konkrete të

përballjes së nënkulturave në periferitë e qyteteve të mëdha në kuptim të këtij studimi në

fokus të interesit do të vendosen aftësitë e të ardhurve nga qytetet e ndryshme të

Republikës së Shqipërisë për tu përshtatur në vendbanimin e ri, por njëherazi rolin që luan

reagimi i natyrshëm i këtij grupi njerëzish mbi destinacionin e vendosjes; zhvillimi i

njohurive, veprimtarive, reagimeve, të cilat garantojnë plotësimin e gjithë nevojave dhe

detyrave të këtyre njerzve.

Dhënia e saktë e përkufizimeve përbën një pikë të dobët për shumë profile dhe

kategori të shkencave natyrore sikurse për ato shoqërore. Në këtë kuadër përkufizimet

operacionale duhet patjetër të dallohen nga përkufizimet tipare, të cilat formulohen duke

patur si pjesë bazë të tyre shprehjen ‘përbëhet nga’. Për të arritur në përkufizimin

operacional të fshatit urban dhe përdorshmërisë në linjat e këtij studimi u desh

paraprakisht të identifikohej ai tipar, në literaturën referuese, të përshtatej në kontekstin

hapësinor dhe kohor shqiptar duke i dhënë një formë optimale konceptit për realitetin

shqiptar dhe më pas të përdorej përmes metodës së parazgjedhur në popullsinë e periferisë

së Tiranës, Bathores.

Në nivel demografik zona e Bathores ka një popullsi mëse të konsiderueshme si

zonë periferike e kryeqytetit. Në të moria e nënkulturave e realiteteve sociale të

ndryshme, sa i takon sjelljes në familje e komunitet është mjaft interesante për studim. Sot

zona e Kamzës, Paskuqanit e Bathores, arrijnë shifrën 54,000 banorë të vendosur më së

shumti pas vitit 1990 në këtë pjesë periferike të kryeqytetit që deri në përfundim të

sistemit totalitar banohej më së shumti nga punëtorë të zonave industriale, minierës së

Valiasit etj, të cilët përllogariten jo më shumë se 7,000 banorë (Aliaj, B., 2000:3).

Page 26: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

26

Boshti analitik i këtij studimi mbështetet mbi idenë se bota sociale është e

ndryshueshme dhe ndërvepron ndërsjelltazi me qënien njerëzore. Në fakt, teksa bota

sociale ndryshon në sajë të veprimit social, realiteti nuk mund të ndryshojë pa ndërhyrë

në të. Mirëpo kjo ndërhyrje duhet të rezultojë edhe si studim i situatës aktuale dhe

përcaktim i aspekteve kryesore, të cilat kërkojnë ndryshime apo përmirësime. Pra në këtë

studim të kuptuarit e faktorëve, të cilët ndikojnë në progresin ose regresin e integrimit të të

ardhurve në zonën e periferisë së Tiranës e që gjenerojnë situatën, e cila është në fokus për

afro dy vite, analizohen para se të ofrohen alternativa për ndryshimin ose përmirësimin e

statusit të këtyre personave në raport me vendasit e qendrës së metropolit.

Duke iu referuar epistemologjisë realiste dhe asaj konstruktiviste që konsiderojnë

realitetin social si të ndërtuar përmes ndërveprimit të subjektit me botën në të cilën ai

ndërton jetën e tij, u përpoqa të kuptoj sesi migrimi i brendshëm ndikon në jetën sociale të

secilit prej të ardhurve, duke studiuar elementë të ndryshëm si martesa, punësimi,

shoqërizimi duke përfshirë edhe ndërveprimin në komunitet, mentalitetin dhe pritshmëritë

sociale etj. Në këtë mënyrë perceptimet e tyre shërbëjnë si tregues të mënyrës sesi një

individ percepton jetën sociale të një tjetri parë nga këndvështrimi i largësisë së

vendbanimit edhe brenda së njëjtës njësi administrative.

Më tej akoma metoda sasiore njëherazi ndihmon në zbulimin e një realiteti më

konkret, por edhe të rritjes së ndërgjegjësimit të vetë komunitetit të studiuar mbi rolin e

tyre ne konceptimin e piramidës shoqërore dhe ekonomike metropolitane e madje mbarë

kombëtare. Kështu metoda sasiore do t’i shërbejë më mirë objektivit tim me qëllimin e

vetëm zbulimin e realitetit, evidentimin e statusit social të migrantëve dhe evidentimin e

nismave, të cilat mund të ndërgjegjsojnë këtë komunitet për rolin dhe rëndësinë e tyre. Ky

studim, i cili merret me analizimin e koncepteve makrosociologjike të shoqërisë,

institucioneve të ndryshme, vlerave, normave, roleve dhe qëndrimeve shoqërore, synon

përgjithësimin e përvojave njerëzore. Perspektiva sociologjike e përdorur është

strukturalizëm funksionalizëm me synim studimin e institucioneve sociale, funksioneve

dhe disfunksioneve të tyre.

Page 27: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

27

Për të parë nëse pyetsori ishte formuluar me gjuhë të kuptueshme dhe funksionale,

si dhe për të matur kohën e nevojshme për plotësimin e tij ai u hartua fillimisht dhe iu

shpërnda një numri të vogël individësh (50 vetësh) të moshave, gjinive dhe profesioneve

të ndryshme. Duke patur një gamë prej rreth 58 pyetjesh, koha mesatare e plotësimit të tij

varionte nga 25-35 minuta me një individ. Pas vlerësimit paraprak për aplikimin e këtij

ushtrimi kërkimor dhe efikasitetit të tij hulumtues u realizua vëzhgimi në terren përmes

plotësimit të 868 pyetsorëve në zonën e targetuar.

Pyetsorët u plotësuan në mjedise familjare, biznese private (individuale/familjare

apo kolektive), zyra apo mjedise të punës në institucione shtetërore, kryesisht të pushtetit

vendor si dhe shkolla apo qendra shëndetësore e së fundmi në numër më të paktë në

mjedise publike argëtimi; kafe, palestra dhe fusha sporti. Në varësi të moshës së të

anketuarve të identifikuar e kontaktuar u kushtëzua edhe mjedisi i takimit dhe marrjes së

opinioneve.

Gjate procesit të mbledhjes së të dhënave gjej me vlerë të përmend një fond me

përshtypje e botëkuptime që vetë zona më ofroi. Ndonëse për studiuesit e stacionuar në

Tiranë, zonat ku janë “vendosur” të ardhurit janë më së shumti një material gazetash ose

lajmesh të shkëputura nga mediat vizive, të hulumtuarit në zemër të vetë zonës sjell me

vete edhe vështirësi që jo lehtë mund të parashikohen, spote që në jetën e përditshme janë

afër të zakonshmes, kurse per dikë që ka një qëllim tjetër studimi, faktorë të tjerë bëhen që

ndonjëherë ngadalsojnë ritmin e punës e ndonjëherë e devijojnë thuajse krejtësisht

drejtimin e ndjekur të studimit.

Në vijim të sa më lart në një kuadër prej më shumë se dy javësh ju dedikua

kërkimit të të dhënave pranë Bashkisë Kamëz (http://kamza.gov.al/), komunave përreth,

organizatave jo qeveritare që kishin zhvilluar apo ishin ende në proces veprimtarish të

ndryshme në zonë, si Shpresë për të Ardhmen (http://www.shprese.org/index_al.htm),

Shërbime Shqiptare për Refugjatë e Migrantë (http://www.unhcr.org/48fdecad11.html),

Co-Plan (http://www.co-plan.org/) si dhe të dhëna nga Instituti i Statistikave INSTAT

http://www.instat.gov.al/al/home.aspx).

Page 28: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

28

2.1 Aplikimi i teknikës kërkimore

Procesi i hulumtimit filloi me piketimin e informacionit e të dhënave bazë për të

vijuar me pyetjet mbi faktet dhe faktorët jetësorë e për të përfunduar me hapësirën e

sjelljeve dhe qëndrimeve në jetën e përditshme në hapësirat individuale apo ato kolektive

në zonën ku banojnë.

Edhe hipoteza në lidhje me integrimin kulturor të të ardhurve në zonën e Bathores

u ngrit për një supozim të parastudiuar, dhe u trajtua për efekt të këtij qëmtimi si një

model i paprovuar në ditët e sotme. Ky lloj testimi i modelit shpesh përfshin një

parashikim të bazuar mbi studime paraprake, për të cilat studiuesi mendon se mund të

ndodhë, si dhe një shpjegim të mundshëm se përse ky parashikim mund të ndodhë.

Me fjalë të tjera, përmes hipotezës studimore krahas përshkrimit të një

marrëdhënije shkak/pasojë të dy variableve të paracaktuar (në këtë rast migrimit të

brendshëm dhe integrimit nënkulturor) që duket se bashkëkzistojnë harmonikisht në këtë

studim, testohen edhe parametrat për vërtetësinë e saj nëpërmjet vëzhgimeve të llojeve të

ndryshme. Kryesisht informacionet shtesë në vijim të fakteve e të të dhënave që u përftuan

nga aplikimi i instrumentit kërkimor; pyetsorit, u plotësuan me biseda të lira me banorët,

pasditeve, jashtë kuadrit formal kërkimor por në kushtet e familjarizimit më të mirë me

zonën, banorët e saj, me mjediset dhe rrethanat e jetesës së tyre.

Me interes përmenden bisedat në grup me anëtarët e së njëjtës familje, apo me

grupe individësh me interesa të përbashkëta profesionale, sociale, kulturore dhe/apo fetare.

Siç u përmend më lart stacionet e ndryshme të realizimit të këtyre bisedave përvijonin

edhe natyrën e diskutimit me grupet në fjalë, kohën që shpenzohej me ta dhe materialin e

informacionet që rezultonin nëpërmjet këtyre.

Veçmas një përvojë me shumë interes kërkimor, kjo si periudhë me dobi shumë

domethënënse sociale dhe kulturore për mua si studiuese. Vetë banorët e pyetur larg

kornizave kërkimore ishin të prirur të flisnin më me pak komplekse dhe shprehin në

mënyrë evidente një sërë vlerash dhe tiparesh individuale e kolektive që një instrument

Page 29: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

29

kërkimor zor se mund të penetrojë. I referohem këtu mikpritjes e bujarisë, tolerancës dhe

besimit etj.

Të dhënat e marra nga puna në terren u grumbulluan në një periudhë gati 7 mujore.

Për së pari ju nënshtruan një procesi shumë të imtë seleksionimi, përpara nisjes së fazës

përpunuese dhe analizuese. SPSS ishte soft-i, i cili mundësoi krijimin e një baze të

dhënash komplekse dhe të detajuar.

Pyetsori i përgatitur në fazën e parë të planifikimit të punës në terren me një gamë

prej 42 pyetjesh, ishte koduar sipas kritereve ushtrimore të programit kompjuterik SPSS.

Në një kampion prej mëse 850 individësh për një popullatw prej afro 7 000 banorësh u

aplikua plotësimi i instrumentit pyetës për një periudhë dy muaj e gjysëm, me një kriter të

paracaktuar të kampionit të balancuar gjinor: mosha nga 18 deri 70 vjeç.

Duke patur një historik zhvendosjeje prej rreth 15 vjetësh, i gjithë komuniteti i

vendosur në këtë zonë, përfaqësuesit më të rinj të kampionit kanë qëne në një moshë që

krijon se paku etapat e para të një kujtesë sociale, ndërkohë që për moshën kufi, tavan (70

vjeç) arsyeja e përzgjedhjes u mor e parë në dy dimenesione; së pari angazhimi i plotë në

punë dhe përmbushjen e moshës së pensionit dhe kultivimi i traditave dhe normave

kulturore për një periudhë sa më të gjatë kohore duke marrë në konsideratë edhe lëvizjen

nga vendbanime të hershme në atë aktual.

Shtrirja e kampionit në një interval moshor mëse 50 vjeçar ofron më tepër mundësi

arsyetimi dhe interpretimi individual në lidhje me këndvështrimin e perspektivën e të parit

të jetës në pozicionin e “të ardhurit”. Gjithë sa më lart u përgatit në kuadër edhe të faktit

që gjatë kohës së plotësimit të pyetsorit dhe grumbullimit të të dhënave një pjesë e mirë e

emigrantëve shqiptarë në Europën Perëndimore ose me gjerë me origjinë nga zonat e të

shpërngulurve ose me familjet në zonën e hulumtuar janë kthyer për një periudhë të

caktuar.

Ndërtabelimet në këtë prizëm, pra mes qëndrimeve të migrantëve rishtaz dhe “të

ngulurve” në periferi të Tiranës për të njëjtat vlera, norma, qëndrime ose sjellje u

parashikuan të renditen në pozicionin e variableve shtesë gjatë analizës së të dhënave dhe

Page 30: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

30

rrjedhimisht edhe në fazën e intepretimit sociologjik përfundimtar të gjithë materialit të

grumbulluar e informatikisht të përpunuar.

Përmes pyetsorit të hedhur në terren kam synuar për të kuptuar mendësinë dhe

perceptimet e kampionit, grupit të targetar të të ardhurve në lidhje me statusin e tyre

social, të lidhur me faktorë kryesor stimulues – migrimin: zhvendosjen brenda për brenda

vendit. Në teoritë sociologjike jepen qëndrime të ndryshme në lidhje me statusin social.

Ky status i parë nën ndikimin e migrimit të brendshëm merr një formë konkrete, por

njëherazi edhe komplekse sidomos në kushtet e krijimit të një grupi, i cili paraqet cilësi të

zakonshme e të përbashkëta.

Kur ky grup paraqitet relativisht homogjen dhe i formësuar sipas disa rregullave të

skicuara nga vetë ai, atëhere roli dhe statusi ndonëse në formë paksa të izoluar, mund të

kuptohen më lehtësisht sesa në një zonë heterogjene ku migrimi nuk ka krijuar pika apo

kushte të barabarta apo të ngjashme mes migrantëve.

Mënyra e të kuptuarit të një situate të tillë paraqitet sociologjikisht mjaft

interesante në kushtet, kur migrantët e brendshëm të vendosur në periferi të Tiranës si

qëllim parësor kanë integrimin dhe përshtatjen e tyre me Tiranën, qytetin pranë të cilit

janë ngulur për dy dhjetëvjeçarë. Përgjatë studimit, e përmes instrumentit kërkimor të

pyetsorit, por edhe vëzhgimit aktiv të komunitetit të targetuar një nga çështjet në fokus ka

qenë edhe ‘distanca kuptimore’ mes statusit të arritur dhe statusit të trashëguar. Nëpërmjet

kësaj qasje është synuar të hidhet sadopak dritë mbi pozicionin e një individi ose një grupi

në shoqëri.

Të konceptuarit e migrimit si një katalizator i ndryshueshëm mes statusit social dhe

integrimit të personit në një vendbanim të ri lidhet njëherazi edhe me një tërësi të drejtash,

detyrimesh, sjelljesh dhe detyrash që njerëzit në varësi të një pozicion të caktuar, priten

ose nxiten për t’i realizuar (Huffer, A, 2010:20). Në këtë pikpamje pyetsori i provuar në

terren shërbeu edhe si mjet për të hulumtuar shumë më brenda se thjesht alternativave të

pyetjeve të standartizuara.

Page 31: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

31

Ai tentoi të kuptonte fillimisht nga pikpamja sasiore e më pas edhe cilësisht, se

cilët jane faktorët që ndërkohë që migrimi ndodh, ndikojnë në mënyrë progesive fillimisht

për përshtatjen e më pas mbi integrimin e të migruarve në zonat ku ata vendosin të

banojnë.

Në planin personal në përfundim të punës në terren dhe ndërveprimit me

popullatën e studiuar mund të vlerësoj nga pozicioni i një studiuseje, që paragjykimet e

mia, në formën e 2/3 të zhytur të një ajzbergu patën mundësi të provohen, transformohen,

kuptohen në saje të punës me migrantët e brendshëm aty në vend. Hera herës në fazën e

një pasgjykimi si studiuese ndjej se mund të kem prekur pa vetëdije profesionale, e pa

impenjim akademik, kufijtë e një stereotipizimi të migrantëve të brendshëm, “të ardhurve

në Tiranë”.

Ndërkohë ajo që në fakt shfaqej si 1/3 e paragjykimeve të mia personale i

atribuoheshin përpjekjeve më së shumti si rezultat i etikës profesionale për të mbajtur një

pozicion tolerant “sa me pak subjektiv”, “sa më shumë korrekt” kundrejt grupeve

heterogjene, për të mbajtur ‘të zhytur’ pjesën tjetër të pranishme të paragjykimit, duke

aluduar se në fakt nuk ekzistonte një e tillë.

2.2 Pilotimi

Shumë nga vështirësitë teknike dhe çështjet që lidhen me kompleksitetin e

ndërlidhjes midis të zhvendosurit gjeografikisht dhe të zhvendosurit virtualisht (në

piramidën shoqërore) u përvijëzuan në fazën e pilotimit. Gjatë kësaj faze për së pari

hipoteza u kristalizua nga pikëpamja kuptimore, pyetsori si instrument i grumbullimit të të

dhënave pësoi një sërë ndryshimesh strukturore, por edhe përshtatje kuptimore.

Me ndihmën e një bashkëpunëtoreje në terren, banuese në zonën e pilotuar, por

edhe studente në degën sociologji në prag diplomimi në Universitetin e Tiranës, disa nga

alternativat e pyetjeve të përfshira në këtë instrument, morën një formë më lehtësisht të

prezantueshme për terrenin social në studim, për grupin social të targetuar, por edhe për

kampionin rastësisht të përqasur.

Page 32: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

32

Pyetsori u shndërrua kështu në një mjet lidhës për të ngritur urën e komunikimit

mes palës studiuese dhe asaj pritëse. Ky mjet lidhës, kishte megjithatë nevojë për një spot

hyrës të pranueshëm në një grup social në pamje të parë të ngjashëm me metropolin, por

me paragjykime të pranueshme për një studiues se ‘pse studion pikërisht zonën e tyre’,

apo ‘se çfarë vlere ka për ta, përveç vlerës studimore sociologjike, një studim i tillë’!

Vështirësi apo pengesa të tilla, shtuan në listën e detyrave për t’u realizuar, për studiuesen

edhe kalimin e një kohe të konsiderueshme pranë kampionit të targetuar përtej të

grumbulluarit të thjeshtë të të dhënave në këtë zonë.

Sfidës së përballjes me paragjykimet deri diku normale nga ana e të pyeturve i

shtohen edhe të tjera tipare që në kushte të tjera analizohen vetëm në planin teorik,

stereotipet gjinore dhe moshore, tejkalimi i kompetencave e roleve sociale brenda dhe

jashtë institucionit më të rëndësishëm social; familjes. Me tej akoma krijimi i një zhargoni

të veçantë komunikimi brenda një grupimi dhe përmirësimi e përshtatja e tij rast pas rasti

në mënyrë që ura e komunikimit me anë të pyetsorit të realizonte qëllimin final,

grumbullimin e materialit studimor, ishte një detyrë që ecte paralelisht me kohën e

studimit, të punës në terren. Po gjatë kësaj faze të pilotimit u përvijua edhe me punën në

skuadër.

Ndërkohë që një bashkëpunëtore terreni asistonte me plotësimin rigoroz të

pyetsorit e ndërveprimit të drejtpërdrejtë me përgjigjedhënësin, edhe si banore e zonës prej

më shumë se 7 vjetësh, në pozicionin e studiueses, më duhej herë pas herë të vëzhgoja

gjuhën e trupit, mënyrën e sjelljes e të përçimit të mesazhit, kontradiktën e mesazhit të

dhënë e atij të nënkuptuar, qëndrimit të shprehur e atij të fshehur në lidhje me

informacionin që ishte përcaktuar të vilej, marrëdhënien në çift dhe /ose në grup të

individëve të një familjeje, grupi social ose profesional të përqasur.

Gjithë këto përshtypje të hetuara me vëmendje të përqëndruar në mungesë të plotë

të mbajtjes fillestare të shënimeve në vend, për të mos cënuar ndërtimin e urës së brishtë të

komunikimit, vlenin për një seancë të gjatë reflektimi pas secilës ditë pune, që vlente dhe

kishte si qëllim përmirësimin hap pas hapi të të gjithë hallkave kërkimore.

Page 33: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

33

Ja disa nga ato që mund të spikaten si rezultante të fazës së pilotimit, plotësimit të 50

pyetsorëve të parë, të cilat u eleminuan thuajse krejtësisht të shmangura në fazën e

mëvonshme të punës në terren dhe plotësimit të 800 pyetsorëve si brum sociologjik për

bazën e të dhënave përfundimtare:

1. Indiferenca e individëve në zonën e Bathores, duke zgjatur deri diku artificialisht

kohëzgjatjen e plotësimit të pyetsorit. Kjo lloj indiference manifestohej, herë në

mënyrë të hapur e herë në një mënyrë që sipas botëkuptimit të tyre, nënkuptonte

mirësjelljen por nuk justifikonte qëndrimin.

2. Gjithashtu plotësimi i pyetësorit për fazën pilot korrespondoi fill me periudhën

paszgjedhore, (Zgjedhjet për pushtetin vendor -8 Maj 2011) e trysnia e të

anketuarve megjithëse pak më e lehtësuar për shkak të përfundimit zyrtarisht të

këtij procesi, ishte ende mjaftueshëm prezente për shkak të vonesave e konflikteve

me origjinë krejtësisht politike që mbajtën vëmendjen kolektive pezull së bashku

me një sërë vendimesh që nën mushamanë e ligjit sërish mbetën të pakonkluduara

në kohë dhe efektivisht në hapësirë, nga politika. Ndonëse studimi në vetvete nuk

ka një objektiv apo ngjyrim politik, pozicionimi i njerzve sipas pikpamjeve,

arsyetimeve të tyre politike, ngjyrave e forcave që i janë bashkëngjitur ose

simpatizojnë ishte thuajse i pashmangshëm në fazën pilot.

3. Përballja me një realitet të ri e thuajse të panjohur konkretisht, u ndesh njëherazi

me dukurinë e “përhapjes së lajmit“ më shpejt nga ç’mund të parashikohej se

dikush po pyet në lidhje me ne. Kështu që 50 pyetsorët e fazës së pilotimit ecnin

sipas një ritmi plotësimi të përcaktuar që më parë në varësi të disa kushteve,

përgjigj-dhënësit e fundit thuajse dinin deri diku edhe renditjen e pyetjeve që mund

t’u bëheshin, përveç faktit që dikush po zhvillonte një aktivitet të tillë studimor.

Si studiuese, do të cilësoja me vlerë të përmendja në kuadrin e përshkrimit të

metodës se, për të kryer me sukses një projekt kërkimor, edhe si ky që kam ndërmarrë nuk

do të arrinim dot në fund nëse nuk do kishim ndihmën e njerëzve të tjerë. Nëse banorët e

zonës së identifikuar për studimin nuk do të më kushtonin kohën e tyre për të më

ndihmuar në plotësimin e lëmit të të dhënave, atëherë i gjithë studimi do të ishtë mjaft i

Page 34: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

34

mangët. Për këtë arsye kërkuesi ndjen të përgatisë në kthim një material jo vetëm me

vlerë studimore , por dhe informative, koherent dhe objektiv.

Ajo që zakonisht vihet re në zonat në të cilat kërkuesit e terrenit nuk kanë përqasur

shumë me instrumente studimore është që shumë prej njerëzve ishin të gatshëm të

zbulonin një pjesë të mirë të dhënave të tyre personale, familjare e komunitare me

prejardhje historike dhe kulturore mjaft interesante. Në një mjedis në të cilin jo vetëm që

nuk jeton por edhe studion për herë të parë ngritja e një mekanizmi të etikës së hulumtimit

ishte mëse e domsodoshme që në fillim të punës. Kjo edhe për faktin se pjesëmarrësit

ofronin informacione që rezultonin mjaft të ndershme e që meritonin respektin e

vlerësimin paraprak, por edhe në përspektivë të gjatë për këtë.

Disa prej pyetjeve të instrumentit kërkimor, (pyetsorit) kishin pak karakter

ndërhyrës në mendësinë e zonës së studiuar. Kuptohej kjo në dy aspekte, të brëndshme,

dhe të jashtme.

Së pari, komuniteti i zonës së Bathores rrallë është përqasur për studime në nivel

akademik, përveçse në kuadër të projekteve të ndryshme me synim zhvillimin komunitar,

për këtë arsye ndjenja e objektivitetit të tyre hera- herës humbëte pak autenticitetin, si për

të fshehur ndjenjën e mosdashjes së dhënies së informacionit. Nga ana tjetër, e kjo në një

kuadër më të gjerë, përveç se të periferisë së Tiranës, por në tërësi të gjithë shoqërisë

shqiptare, informacione në lidhje me nivelin e të ardhurave me vlerë shifrore, krahasimin

për nga cilësia e jetës me një shkallë të gjerë grupi apo edhe më të ngushtë, ruajtja e

normave ose vlerave nga zona e origjinës.

Gjatë gjithë fazës së punës në terren ishte evidente që kontakti me të intervistuarit

perceptohej për së pari si një veprim ndërhyrës, e kjo në jetën e njerzve që e ndjejnë veten

disi të përjashtuar, shënon një shenjë jo të zakonshme në jetën e tyre të përditshme. Duhej

krijuar një situatë mirëbësimi dhe konfidence që të kishe mundësi të penetroje në

opinionet e tyre të pandikuara. Shpesh anketat niseshin me biseda të zakonshme, jo rrallë

herë merrnin edhe ngjyrime dialogu apo dhe debati e më pas hynin në fazën e vëzhgimit

për opinione e qëndrime të mirfillta kundrejt dukurive në fokus të këtij studimi.

Page 35: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

35

Ndërkohë që pyetjet me karakter demografik përmbushnin kornizën njohëse me të

pyeturit në lidhje me pozicionimin e tyre moshor, gjeografik dhe statusin e tyre social dhe

civil, pyetjet e tjera tentonin të përçapnin më shumë në botëkuptimet e tyre dhe mendësitë

sociale, psikolgjike e kulturore.

Ishte mjaft evidente përgjatë gjithë studimit në zonë, që jo të gjithë njerëzit që

banojnë në Bathore mirëprisnin njësoj inisiativën e të përfshirit në një kampion studimi.

“Shteti nuk para vjen të pyesë për do probleme e halle që kemi, e këto të

rinjtë e këtyre shoqatave duket se janë bukë pa miell po me hime për çka

themi e çka ankohemi, vijnë mbushin letrat e ikin... Së paku vjen dikush të

na dëgjojë ashtu , sic i mendojmë gjërat paçka se nga studimet nuk zgjidhim

gjë, por mbase po dukemi pak më shumë” (N. I. – i ardhur nga Puka në vitin

2001)

Nga një analizë e hollësishme e pyetsorëve më pas, por edhe shënimeve të tjera si

rezultat i vëzhgimit sa i takon këtij qëndrimi, të zhvendosurit në zonën e Bathores përpara

vitit 2000, ishin më pozitivë në këtë qasje, pa dyshim kishin më shumë informacion jo

vetëm në kontekstin individual e familjar, por edhe atë komunitar, dhe kishin arritur të

ngrinin një kornizë më afatgjatë në lidhje pozicionimin e tyre në periferinë e Tiranës. Disa

nga komponentët në të cilët ky aspekt vihej re menjëherë pas përgjigjes së vitit të

vendosjes në periferi ishin; përgjigjet ndaj pyetjeve mbi arsyet e zhvendosjes në qytetin e

Tiranës, gjendja ekonomike në plan krahasimor me zonën përreth dhe mbarë shoqërinë

shqiptare, ruajtjen e zakoneve, normave dhe vlerave nga vendi i origjinës, përzgjedhja

individuale e preferenciale e bashkëshortit apo të ardhmes së fëmijëve etj.

Pavarsisht të dhënave dhe informacioneve që mund të përfitohen në këtë prizëm,

vlen për t’u përmendur që pjesëmarrja e banorëve në rolin e të pyeturit ishin mjaft lehtë e

klasifikueshme. Prononcimi i tyre për t’u bërë pjesë e hulumtumit në fjalë ishte pozitiv që

në krye të prezantimit me qëllimin e studimit ose refuzues në lidhje me të. Ndonëse kjo

situatë mund të prodhojë një konfuzion paraprak përgjatë punës në terren, rezulton të jetë

më pas një proçes i dobishëm, duke qenë se furnizon studiuesin kryesisht dhe vetëm me të

Page 36: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

36

dhëna domethënëse për nga kuptimi sociologjik, të cilat mund edhe të të udhëheqin në

identifikimin dhe përpunimin e një sërë variablesh shtesë.

Studimi në vetvete nuk prek asnjë aspekt tejet delikat për jetën e këtyre njerzve, si

në aspektin politik atë fetar ose personal. Por njëherësh mund të hedhë dritë mbi një sërë

qasjesh të fushave politike, ekonomike dhe ato sociale. Të gjitha në të mirë të së njëjtës

vlerë studimore; përcaktimit të kuadrit të integrimit kulturor të këtyre të ardhurve në

Tiranë.

Për sa munden vlerat e fushave të tjera të jetës të zbulojnë ndopak në mënyrë të

drejtpërdrejtë ose jo, pozicionimin e këtyre njerzve në strukturën sociale të shoqërisë

shqiptatre. Pyetsori në fjalë ka mundur të hulumtojë në thëllësi. Përvoja në një zonë që pak

e njeh gjithmonë parashtron probleme shtesë nga pikpamja e prezantimit, qasjes dhe

ndërhyrjes me efekt studimi në të. Ndërkohë që studiuesi pyet duhet të kujdeset mos prekë

çështje që paraqesin një rëndësi disi më prioritare për familjet, mos gjykojë sa i takon

emëruesit të tyre të përbashkët- të qënit të ardhur, dhe mos mbajë qëndim ndaj fakteve që

i vijnë të gatshme e që mund të përbëjnë një brumë me vlerë të vërtetë sociologjike

përgjatë përpunimit dhe interpretimit të mëtejshëm të të dhënave.

Puna në terren në zonën e Bathores i paraqiste të gjithë këto sfida. Në të tre grup-

moshat kryesore të targetuar: të rinjtë, të rriturit dhe të moshuarit, specifikat e

komunikimit dukeshin se ishin shumë të dallueshme dhe të rëndësishme për tu

konsideruar. Ajo që mbetej sfidë për studiuesin gjatë fazës së grumbullimit të të dhënave

ishte identifikimi i çdo vlere që lidhej me individin, pavarsisht moshës, zonës së origjinës,

kohës që kish mbërritur në periferinë e Tiranës dhe unifikimi i atyre fakteve me vlerë

sociale në një grumbull të vetëm të dhënash lehtësisht të përpunueshme.

Anonimiteti dhe konfidencialiteti ishte “vegla” e parë me të cilën pyetsori ofrohej

për tu plotësuar. Mungesa e emrit, mbiemrit apo adresës së shtëpisë ishin faktorë bindës të

dosmosdoshëm, por ndonjëherë jo plotësisht të mjaftueshëm, për aq kohë sa biseda për

mbledhjen e të dhënave ndodhte në një mjedis mini biznesi, si njësi tregtare, njësi

shërbimi, shkollë, zyrë etj. Prania e më shumë se një personi përgjatë plotësimit të

pyetsorit, thuajse gjithmonë ndikonte në përgjigjet e atij/asaj që intervistohej.

Page 37: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

37

Shumë prej të pyeturve, kryesisht të gjinisë femërore, hezitonin t’ju pergjigjeshin

pyetjeve të një karakteri të veçantë si:

- zgjedhja e bashkëshortit në rast të statusit beqar,

- si do ta zgjidhni një konflikt të ashpër nëse ndaj tyre bëhej një padrejtësi,

- çfarë qëndrimi mbajnë më të moshuarit nëse nuk respektoni normat kulturore të

zonës nga e cila jeni zhvendosur, si dhe nëse

- a u janë përmbushur ose jo pritshmëritë tuaja në lidhje me zhvendosjen në zonën

ku po banoni ose jo?

Në po të njëjtin kontekst perceptimi i nocionit të konfliktit për gratë dhe vajzat

kryesisht përqëndrohej brenda strukturës së familjes dhe njësisë së saj (por jo vetem në

familjen bërthamë) ndërkohë që për burrat, por sidomos për djemtë e rinj, referenca për

një konflikt të ashpër apo një padrejtësie në adresë të tyre thuajse gjithmonë i atribuohej

marrëdhënieve me njerëz jashtë familjes, madje edhe më tej akoma në qytetin e Tiranës.

Duhet bërë më e mira për të siguruar anonimitetin dhe konfidencialitetin. Ndonëse

përgjigjet në këtë situatë konkrete nuk hezitonin të vinin të menjëhershme e rrallë

kërkonin kohë mendimi, alternativa e zgjidhjes së këtyre incidenteve si në planin konkret

ashtu edhe në atë hipotetik ‘i besohej’ më shumë miqve dhe të afërmve se sa organeve

shtetërore qofshin këto në një plan më konkret, policisë e organeve të rendit ose dhe

planin më zyrtar, gjykatave dhe proçeseve gjyqësore.

Nga një e dhënë e tillë lehtësisht mund të deduktohet raporti midis një variabli; të

të besuarit në zbatimin e forcën e ligjit dhe variablit të përkatësisë nënkulturore për

ruajtjen e sigurisë së jetës dhe garancisë së saj. Një pamje e pikëprerjes së këtyre dy

variableve shpesh rezultonte në raport të zhdrejtë; prioriteti i sigurisë së një jete me

dinjitet nuk shihej i varur dhe i lidhur pashmangshmërisht me praninë dhe fuqinë e shtetit

por të mbështjetjes familjare, shoqërore dhe aftësive fizike e sociale individuale.

Megjithatë, informacioni mbetet një fakt i pamohueshëm që lidhet edhe me mendësine e

zonave, nga të cilat vijnë këta të ardhur dhe besimit që ata kanë patur e kanë te ligji si

rezultat i sjelljes së njëjtë në zonën e tyre të origjinës.

Page 38: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

38

“Kur erdhëm këtu s’na pyti kush çfarë na duhej e si të na ndihmonin. I

bëmë të gjitha vetë e nga e para, paçka se na thanë se toka nuk qe e jona.

Po ajo s’qe e askujt. Ne ikëm nga ato toka që s’kishim ç’i donim më. Edhe

këtu dheu ynë është si në Malësi” (I. C. – i ardhur nga Malësia e Madhe në

vitin 1996).

Deri pak vite më parë, 1999-2000 (të shekullit XXI) jetesa e gjithë komuniteti që

jeton në Bathore varej dhe kushëtzohej shumë nga fjala dhe koncepti i legalizimit. Shumë

fushata zgjedhjesh parlamentare apo pushteti vendor e bënë kryefjalë këtë çështje të

jetesës së këtyre njerzve. Pavarsisht këtij fakti, e përditshmja e tyre dukjet se rrjedh po

njësoj. Shtëpitë vijojnë të ngrenë nga një kat më shumë në varësi të dërgesave të të

afërmve në emigracion ose të riparohen kur kanë disa vite që janë ndërtuar.

Për më tepër, bujaria e tyre nuk matej dhe as varej nga ndërtesa e legalizuar ose jo,

nga madhësia e shtëpisë apo vjetërsia e saj. Të gjithë të ftojnë të hysh brenda sepse “punët

e shtëpisë nuk fliten përjashta” (cituar nga shumë prej të anketuarve – shënim i autores).

Brenda në mjediset e banimit të tyre mund të ndihesh shumë më i sigurt për objektivitetin

e informacionit dhe çlirshmërinë e tij. E siç Kadare do tw thoshte:

“...Duke u kthyer tek mali si vend jetese., pra vend veprimi i njeriut

shqiptar, mund të themi pa frikë, sado paradoksale të duket, se malet tona

me gjithë mjerimin dhe prapambetjen e tyre, akën qenë ndër malet e

qytetëruara në botë, sepse kanë qenë të populluara, pra të humanizuara, dhe

dihet se një truall i tillë sado i varfër e dramatik të jetë, është qindra herë më

i qytetëruar se sa një shkreti shterpë, ku vërtiten vetëm erërat e fantazisë apo

autobusët e turistëve” (Kadare., I. 2002:94)

Page 39: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

39

2.3 Hulumtimi mbi sipërfaqe për të analizuar thellësinë

Kërkimi në një terren ku mbizotëron heterogjeniteti relativ njëherazi furnizon me

të dhëna të dukshme por edhe të padukshme. Në këtë pikpamje studiuesi e ka të

rëndësishme që të pyeturit në terren të kuptojnë pak ose në mënyrë sipërfaqësore për

qëllimin e thelluar analitik. Ata duhet të perceptojnë vetëm përfitimin komunitar të

studimit, atë që dukshëm prek interesat e tyre si dhe faktin që studiuesi nuk është aty për

të zgjidhur një apo më shumë probleme të tyre, por për të evidentuar atë në mënyrë sa më

efikase që t’i serviret më pas autoriteteve shtetërore për hartimin e politikave efikase për

zgjidhje funksionale dhe të qëndrushme.

Është pikërisht kjo qasja me të cilën tenton të hyjë studiuesi në një terren që e njeh

pak për nga dinamika e përditshme. Me tipare nënkulturore të veçanta perifieria e

Tiranës, Bathorja bëhet edhe më sfiduese. Në rolin e studiueses, ndërkohë jam munduar të

trajtoj çdo plotësim ankete si një ndërveprim të drejtpërdrejtë mes vetes dhe të pyeturit/ve

dhe jo si një marrëdhënie publike të zakonshme që vetëm përsëritet nga një intervistim në

tjetrin. Në këtë këndvështrim kontakti i drejtpërdrejtë me secilin nga personat e përfshirë

në studimin solli në vëmendje disa episode me vlerë studimore:

- Të rinjtë janë më të shkujdesur në përgjigjet e tyre në mungesë të prindërve ose të

rriturve të tjerë. Rrjedhimisht përgjigjet e tyre ishin me objektive dhe me vlerë të

veçantë. Koha e përgjigjeve të tyre zgjatej relativisht me 7-10 minuta më tepër se

në rastet kur “ju duhej” të përgjigjeshin në prani të të rriturve, sidomos kur këta të

fundit kishin dhënë tashmë opinionet dhe qëndrimet e tyre paraprakisht në të

njëjtin pyetsor.

- Të moshuarit, kërkonin por dhe shpenzonin më shumë kohë në plotësimin e një

pyetsori, e kjo jo vetëm të kohës që ata/ato kanë në dizpozicion për shkak të mos

angazhimit të rregullt në një punë jashtë shtëpisë, por edhe të përpjekjes mjaft

racionale për të dhënë përgjigje sa më të sakta në lidhje me disa aspekte të veçanta

të jetës së tyre në zonën nga e cila ishin zhvendosur. Kjo përpjekje sjell në planin

krahasimor mes periudhave kohore, por edhe vendeve të ndryshme gjithë qasjen e

Page 40: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

40

këtyre njerzve ndaj normave, tipareve, vlerave nënkulturore të zonave të tyre në

raport me ato që kanë gjetur në Tiranë.

- Të intervistuarat e vajza dhe gra, në kuadër të këtij studimi u ndanë në dy kategori

të ndryshëm; gratë shtëpiake (numri më i madh i tyre) dhe grave të angazhuara në

punët jashtë shtëpisë - në biznese private, në institucione publike, në agjensi ose

zyra që ofrojnë shërbime, institucione arsimore dhe shëndetësore etj. Në përfundim

të fazës kërkimore të terrenit dhe fillimit të përpunimit të të dhënave ishte

relativisht e lehtë të mund të përzgjidhje mekanikisht pyetsorët e aplikuar në grupin

e parë të grave të angazhuara kryesisht si shtëpiake, dhe ata të plotësuar nga gratë e

punësuara jashtë ekonomisë së shtëpisë.

Puna e studiuesit bëhet më e plotë nga pikpamja objektive kur kombinohet në një

skuadër, një ekip me pjesëmarrje grupi me detyra të mirëpërcaktuara më parë. Për efekte

logjistikisht më lehtësuese anëtarja tjetër e skuadrës së terrenit ishte banore e zonës së

studiuar. Shumë prej efekteve të fshehura të komunikimit me zonën e studiuar

mundësoheshin përmes kontaktit të filtruar të kësaj banoreje të zonës, pranisë së saj dhe

shpjegimeve më konkrete sipas rastit dhe nevojës. U ngrit në këtë mënyrë shkalla e parë e

ndërveprimit efektiv me banorët e zonës.

Njëherazi u arrit konfidencialiteti në nivel optimal si dhe shkalla e duhur e

besueshmërisë për shkëmbimin e informacionit dhe përshtypjeve. Mund të ndihej

natyrshëm që pjesëmarrësit në studim e kishin sa të lehtë të përfshiheshin po aq të

rëndësishme të shpreheshin lirshëm në praninë e një banoreje të së njëjtës zonë që kish

kaluar së bashku me familjen e saj nëpër të njëjtat etapa të integrimit. Dukej se të qënit e

saj pjesë e grupit studimor të terrenit shërbeu si një katalizator për vjeljen e asaj kategorie

informacioni, i cili dukej ose kompleks ose delikat.

Në pak ditë, përgjatë fazës së plotësimit të pyetsorëve falë kësaj hallke të

komunikimit me komunitetin dhe besueshmërisë së ngritur ecuria sipas një ritmi të

përllogaritur të zhvillimit të intervistave ndjeshëm u arrit edhe pranueshmëria e faktit

social që ishte në studim.

Page 41: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

41

Një pjesë e mirë e të pyeturve, sidomos kur i përkisnin të njëjtës lagje, dhe për më

tepër me lidhje gjaku ose familjare, njoftoheshin mes njëri-tjetrit përgjatë mbrëmjve të

njëpasnjëshme për procesin kërkimor në zhvillim e sipër dhe ndihmonin respektivisht me

identifikimin dhe njoftimin e kampionit rastësor vijues të përcaktuar për target menjëherë

në mëngjesin e ardhshëm. Në më pak se dy javë punë të pashkëputur në terren, nga

pikpamja emotive prania si studiuese ishte lehtësuar nga shumë kushte sociale të

ndërthurura me elemente nënkulturore të zonës.

Në zonën e Bathores së thellë, lagjia Bulcesh, ndonëse vajzat dhe gratë e reja

prezantohen po aq të integruara sa edhe në afërsi të qendres së Tiranës, një pjesë e mirë e

tyre ndjekin shkollën e lartë/universitetin, punojnë dhe më së shumti brenda zonës së

Bathores kanë një aktivitet social të konsiderueshëm, ende janë pjesë e disa kornizave të

mendësisë së zonës, e cila tanimë ka marrë formën e një hibridi të kombinuar të

nënkulturave të qyteteve të ndryshme veriore, si Burreli (Mati), Hasi, Malësia e Madhe

dhe Puka.

Një zonjë e re familjare respektohet për rolin qe ka në familje ose edhe në punë,

por nuk del dot nga kornizat e përcaktuara virtualisht në zonë: një zonjushë a zonjë e re

shihet me skepticizëm në timonin e një makine, trajtohet në nivel kritik kur punon në një

punë me turne të vona në Tiranë, konsiderohet si rebele dhe aspak racionale, kur zgjedh të

ketë një partner në vend të një djali me etiketën e të fejuarit ose bashkëshortit. Arrin ky

gjykim deri në kufijtë e shmangies nga konformiteti nëse partneri banon në Tiranë, për më

tepër, kur ai është me origjinë nga Vlora, Gjirokastra, Berati etj.

Në këtë situatë paksa kaotike për të kuptuar rregullin dhe interpretuar logjikën e

sjelljes shoqërore brenda komunitetit, prania e studiueses që nuk është banore e zonës dhe

mbërrin aty çdo ditë me autoveturë, në rolin edhe të shoferes nuk lehtëson aspak

mirëpritjen dhe dashamirësinë e banorëve të zonës. Me qëllimin për të kuptuar dhe pas

ndëgjegjësimit për pamundësi të ndryshimit të një qasje të tillë për shkak të mentalitetit,

zgjidhja shndërrohet në një detyrim më shumë se një zgjedhje: sistemimi i mjetit në një

territor pak më larg në distancë nga lagjia në fokus dhe përdorimi i mjeteve të transportit

urban për të lëvizur nga një pikë studimi në një tjetër, një mënyrë e dobishme kjo për të

Page 42: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

42

kuptuar edhe shumë nga vështirësitë e jetës së përditshme që të pyeturit i përmendin

përgjatë intervistimit të tyre por që mbeten në kufijtë e abstraktes kur nuk i prek ato.

Në kuadër të punës në terren ishte i rëndësishëm edhe prezantimi përpara

personave të pyetur. U perceptua në formën e një vegle ndihmëse që e dizenjuar si një

skedë prezantuese ishte me studiuesen në çdo intervistë të bërë. Kishte në të aq

informacion sa duhej paraprakisht për të anketuarit njëherazi për të krijuar pamjen e qartë

të efektit studimor. Kjo skedë prezantimi u shumëfishua në rreth 100 copë, e i jepej të

anketuarit në dorë për ta lexuar ndërkohë që pyetsori bëhej gati për plotësim.

Disa prej detajeve të rëndësishme për të qenë pjesë e kësaj skede informuese ishin:

të dhënat e përgjithshme për studiuesen (emri, pozicioni, qëllimi); detajet e institucionit

për të cilin po zhvillohej ky studim dhe në cilat kushte specifike si pjesë e këtij institucioni

kryhej studimi; një informacion paraprak për efektet finacuese në origjinë të studimit dhe

dorëzimit të tij pas prezantimit si punim shkencor; një fjali në lidhje me subjektin,

qëllimin dhe një pritshmërie sipërfaqësore duke shmangur gjykimin në kuadër të hipotezës

studimor dhe një ide fillestare në lidhje me përdorimin e shifrave të këtij punimi më pas

dhe çfarë do të ndodhë empirikisht me studimin e përfunduar.

Page 43: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

43

3. Migrimi i brendshëm në Republikën e Shqipërisë

Migrimi i kryer më së shumti në mënyrë të pakontrolluar në Republikën e

Shqipërisë, jo në përputhje me kornizat normale të urbanizimit e proceseve komplekse të

tij, sikurse ndodh në shumicën e vendeve të cilat tanimë merren në formën e modeleve më

të mira politiko-shoqërore për sa i përket zhvendosjeve efektive të popullsisë me përfitim

reciprok për shtetin dhe shoqërinë. Këto lëvizje të çrregullta të shoqërise kanë krijuar

çrregullime edhe në strukturat sociale të qyteteve edhe në strukturën e sjelljeve sociale.

Përveçse triumfit të të drejtës së njeriut për të zgjedhur me vullnetin e tij

vendbanimin, të ardhurit kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimit ekonomik urban,

industrisë së materialeve të ndërtimit si dhe atë të shërbimeve. Gjatë gjysmës së dytë ë

vitit 1990, Republika e Shqipërisë përjetoi lëvizje të brendshme të popullsisë që ndikuan

në ndryshimet e përgjithshme demografike të vendit. Migracioni i brendshëm nga zonat

rurale në ato urbane dhe sidomos autostrada Tiranë-Durrës solli rritjen e popullsisë urbane

nga 35,5 për qind në vitin 1991, në 42 për qind në vitin 2001, dhe 44 për qind raportohet

në 2011(INSTAT/CENSUS 2011).

Përqëndrimi në zonat urbane mund të jetë shumë i madh, nëse marrin parasysh dhe

vendbanimet e të ardhurve në periferi të qyteteve, të cilat janë konsideruar si rurale nga

pikëpamja administrative deri vonë (Strategjia ndërsektoriale e perfshirjes sociale 2007-

2013, Dhjetor 2007).

Page 44: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

44

“Një hapësirë e caktuar kur popullohet së tepërmi, nis edhe zvogëlohet në një farë

kuptimi. Përgjatë këtyre viteve të tranzicionit kemi përjetuar edhe një raport tjetër të

njeriut apo të grupeve shoqërore me hapësirën. Qindra mijëra njerëz edhe familje zbritën

nga zonat e larta malore drejt ultësirave. U populluan në mënyrë intensive dhe fillimisht

kaotike periferitë e qyteteve të mëdha, në rradhë të parë ato të Tiranës. Po kështu një pjesë

e madhe e shqiptarëve i hyjn aventurës së emigracionit, duke zbuluar territore dhe

hapësira të banuara nga kombe e kultura të tjera” (Fuga, A.,: 2012: 9).

Migrimi i brendshëm nga pikpamja demografike, së pari tregon për shkallën e

lëvizjes së popullsisë në hapësirë gjatë një periudhe të caktuar. Së dyti, migrimi është

pjesë e një rritje apo ulje numerike të popullsisë. Për këto arsye, migrimi është pjesë e

zhvillimit demografik të rajoneve dhe tregues i ndryshimeve sociale si urbanizimi

(Migracioni në Shqipëri, IOM 2004; 22).

Massey, në analizën e tij për orientimet e zhvendosjeve migratore brenda vendit jep

këtë gjykim: “Duke mbajtur parasysh intensitetin e migracionit si dukuri në tërësi dhe

Page 45: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

45

dinamikat e saj që kanë qenë gjithnjë në rritje migrimi i brendshëm ka tendencën të lëvizë

nga jugu drejt qendrës ose brenda të njëjtave krahina jugore e po të njëjtën tendencë kanë

flukset që vijnë nga Veriu, por ndryshe nga krahinat jugore, të dhënat flasin flasin për një

shkallë të lartë të prapambetjes ekonomike të rajonit të veriut, ku investimet mbeten

relativisht të kufizuara pas zhvendosjeve të njerzve drejt qendrës apo dhe më tej. Zhvillimi

ekonomik i rajonit qendror të një vendi nuk është, megjithatë, faktori i vetëm i fluksit më

të madh në numër me drejtim veri-qendër (Massey et al.,1993:16). Në një përthyerje

situatash të njëjta analitike zona në studim në ditët e sotme ofron edhe të tjerë faktorë

krahas situatës ekonomike.

Faktorë të tjerë si strategjia e familjes, arsimi ose shëndetësia mund të luajnë,

gjithashtu, një rol në marrjen e vendimit, vendosjen në një zonë me prirje gjeografike

qëndrore dhe rritjen jo vetëm demografike të asaj zone. Ndërsa 182600 persona u

zhvendosën nga një rajon në tjetrin prej vitit 1989 deri në vitin 2001, migrimi ndërmjet

prefekturave numëron 252700 persona për po të njëjtën lëvizje (INSTAT Migracioni në

Shqipëri – Rregjistrimi i banesave (2004: 11) Kjo do të thotë që dy migrimeve ndër-

rajonale ju përgjigjën një migrim ndër-rajonal dhe një ndërprefekturor2.

Kjo, logjikisht, të çon në faktin që sa më e detajuar të jetë ndarja administrative, aq

më e lartë është shkalla e migrimit. Por studimet për migrimin e brendshëm në tërësi

tregojnë se aktorët e tij janë më së shumti mosha e re. Kështu sipas INSTAT (2004) 46 për

qind e migrantëve të brendshëm deri në vitin 2002 në Republikën e Shqipërisë ishin deri

në moshën 30 vjeç dhe vetëm 6 për qind e migranëtve të brendshëm përfaqësojnë moshën

e pensionit. Në plan të përmbledhur shifrat më të fundit të INSTAT në lidhje me migrimin

e brendshëm japin këtë situatë

2 Shqipëria aktualisht ka 12 prefektura dhe 36 rrethe.

Page 46: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

46

Duke marrë në konsideratë drejtimin e flukseve të migracionit të brendshëm, mund

të dallohen lloje të ndryshme fluksesh, sipas rivendosjes së tyre rajonale dhe llojit të

vendbanimit. Matrica e migracionit të brendshëm (Tabela 2) paraqet lëvizjet e brendshme

sipas qarkut të vendbanimit në vitin 2001 dhe qarkut të vendbanimit në 2011. Ajo

dëshmon një zhvendosje të qartë të popullsisë nga veriu (sidomos verilindja), pjesa jug-

qendrore dhe juglindore drejt qendrës.

Zonat kryesore nga vijnë migrantët e brendshëm janë qarqet e Dibrës, Kukësit dhe

Gjirokastrës, ku më shumë se 21 për qind të popullsisë së tyre është larguar gjatë

periudhës 2001-2011. Dibra dhe Kukësi janë gjeografikisht zona të rrethuara nga male dhe

shënojnë disa prej niveleve më të larta të papunësisë dhe shkallës së varfërisë, si edhe

mundësi të kufizuara ekonomike (Lundstrom. S., Ronnas, P., 2006: 24-25). Në dallim,

migracioni i brendshëm nga Gjirokastra është orientuar drejt qarqeve qendrore dhe

bregdetare. Megjithatë, migracioni i brendshëm ulet nga emigrimi sidomos në Greqi.

Page 47: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

47

Në pjesën qendrore të Republikës së Shqipërisë, ku mbizotërojnë flukset hyrëse,

shumica e migrantëve të brendshëm përqëndrohen në Tiranë dhe Durrës. Më pak

domethënëse kanë qenë flukset migratore përgjatë zonave bregdetare. Në krahasim me

qarqet e tjera, Tirana shënoi rritjen më të lartë, me 112.180 rezidentë të rinj që vinin nga

qarqe të tjera të të Republikës së Shqipërisë, e ndjekur nga Durrësi me 34.059 rezidentë të

rinj. E thënë ndryshe, në vitin 2011, 49 për qind e migrantëve të brendshëm u vendosën në

Tiranë, kurse 15 për qind në Durrës (INSTAT 2011:19).

.

3.1 Luhatjet demografike nga popullsi rurale në atë urbane

Në lidhje me ndryshimet domethënse demografike në Republikën e Shqipërisë,

referimet u morën në burime të ndryshme. Fillimisht shkalla e ndryshueshmërisë së

vlerave të përgjithshme të popullatës në vend u panë në një plan krahasimor kohor e më

pas zhvendosjet shifrore në raportin urban/rural. Tabelat e mëposhtme paraqesin vlerat që

Banka Botërore dhe Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë sjellin në lidhje me

këtë çështje. Të dhënat e paraqitura janë marrë në faqet zyrtare të internetit të

organizatave/agjensive në fjalë dhe sjellin vlerat e përditësuara të dhjetor 2013.

Page 48: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

48

https://www.

quandl.com/UN/DEV_POPULATIONTOTAL_ALB-Population-Total-Albania

Page 49: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

49

Nga ana tjetër INSTAT në vlera të përgjithshme jep këto shifra për popullatën e

Republikës së Shqipërisë në CENSUS 2011:

1998 3,061,498

1999 3,049,165

2000 3,058,497

2001 3,063,318

2002 3,084,148

2003 3,102,781

2004 3,119,544

2005 3,134,982

2006 3,149,100

2007 3,152,600

2008 3,170,000

2009 3,193,900

2010 3,195,000

Burimi: INSTAT

Përpunimi dhe komentet: ODA

Page 50: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

50

Page 51: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

51

https://www.quandl.com/WORLDBANK/ALB_SP_URB_TOTL_IN_ZS-Albania-Urban-

population-of-total

Për sa i përket ndarjes gjinore, ndryshe nga migrimi ndërkombëtar tendenca në

migrimin e brendshëm është më e madhe drejt gjinisë femërore. Në dhjetëvjeçarin 1992 –

2002, shumica e migrantëve të brendshëm ishin të gjinisë femërore ndonëse ky variabël

korrelohet me zonat dhe moshën, ka ndryshime në varësi të qyteteve që merren për

referencë.

Ky migracion i brendshëm kompleks dhe shpesh kaotik në përgjithësi ka shfaqur

tregues vështirësie në integrimin ndërmjet komuniteteve pritëse dhe atyre të ardhurve, një

humbje të balancës sa i takon rregullimit infrastrukturor, por jo më pak në sektorin e

shërbimeve (shëndetësi, arsim, punësim). Efektet negative të lëvizjes u evidentuan shumë

shpejt, meqenëse u hoqën kufizimet për migrimin e brendshëm, zonat malore veriore dhe

verilindore u shpopulluan ndjeshëm, si zona artificialisht të populluara gjatë regjimit

komunist, ku tokat veçanërisht të pakta, mundësitë për punësim në sektorët jashtëbujqësor

po aq të pakta, dhe shumica e popullsisë ndodhej nën vijën e varfërisë.

Përveç kësaj një sërë problematikash të tjera janë të lidhura me migrimin e

brendshëm. Procesi i integrimit të migrantëve është i vështirë dhe plot sfida. Përvoja ka

treguar që është i mundshëm një nivel i mirë i integrimit vetëm në qoftë se migrimi është i

rregullt dhe jo në nivele të larta. Migrimi ka krijuar çekuilibër në të gjithë elementët e

ekosistemit të pajisjeve urbane si: banesat, kanalizimet, ujësjellësat, infrastruktura,

energjia elektrike, arsimi etj. Ky çekuilibër përkeqëson treguesit e standartit urban të

jetesës. Kjo do të thotë që zor se mund të kemi një rritje të nivelit të urbanizimit që

përfaqëson mënyrën urbane të jetesës.

Gjithashtu një dinamikë e tillë e migrimit bën të nevojshme rritjen e investimeve

të karakterit demografik dhe gjithashtu është i shoqëruar me fenoneme të tilla si rritje e

papunësisë dhe e tregut informal (Carletto G., Davis, B., Stampini, M., & Zezza, A., 2004:

13). Ndërkaq duhet thënë se dendësia e popullsisë në hapësirat urbane, sidomos në Tiranë,

ka bërë që ndërsa hapësira makrosociale njeh rritje dhe zgjerim, ajo që rrethon njeriun në

jetën e tij të përditshme urbane, është ngushtuar, tkurrur, bërë pra, një territor gjithmonë e

Page 52: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

52

më i ngushtë, pra që jep më pak mundësi për punë, bën që të mirat materiale të ndahen në

më shumë duar e frymë, dhe sidomos shkakton stres, sepse në lëvizjet e tyre njerëzit

“fërkohen”, më shumë, prodhojnë më shumë ndotje, më shumë zhurma, i bllokojnë

pamjen njëri-tjetrit, krijojnë masa njerëzore pa njohje dhe pa lidhje mes tyre” (Fuga, A.

2012: 11).

Analiza të ndryshme në lidhje më migrimin e brendshëm theksojnë prirjet dhe

amplitudat e tij. Analizat tregojnë se migrimi i brendshëm u rrit midis viteve 1990 dhe

1998 dhe pastaj ra. Ky migrim kulmon me vitet që vijuan menjëherë pas rënies së

piramidave, ku më shumë njerëz u shpërngulën drejt Tiranës, duke reflektuar ndoshta

përdorimin e gjerë të migrimit të brendshëm si një strategji në përgjigje të krizës të

shkaktuar nga kolapsi i skemave piramidale.

Duke i referuar raportit “Zhvillimi urban, migrimi dhe ulja e varfërisë” të vitit

2007, mund të shprehemi se, që nga viti 2002, fluksi i migrimit të brendshëm dhe atij

ndërkombëtar, është ngadalësuar ndjeshëm dhe po tregon shenja rënieje. Kjo ndodh për

shkak të një sërë arsyesh. Një nga arsyet është se me shpërbërjen e ekonomisë së

planifikuar e të centralizuar, kushtet ekonomike janë përmirësuar ndjeshëm, sikurse

tregohet edhe nga norma e lartë e rritjes së produktit të brendshëm bruto. Një arsye tjetër

është se nuk ka ndodhur aktualisht një krizë aq e madhe që të jetë e barabartë për nga

rëndësia dhe madhësia e vet me atë të skemave piramidale, çka duket se ka qenë shtysa

kryesore, e vetme dhe më e madhe e migrimit të kohëve të fundit (Raporti :Zhvillimi

urban, migrimi dhe ulja e varfërisë, një vlerësim mbi varfërinë, 2007).

Studime dhe hulumtime në fushën e migrimit të brendshëm sot tregojnë që ky si

dukuri nuk është më dhe aq i ri në moshë, siç rëndom pretendohet për migrimin

ndërkombëtar.Prof.Fuga, përdor termin eksod rural për të përcaktuar proçesin e ribërjes së

zonave rurale dhe urbane të Republikës së Shqipërisë. Në këndvështrimin e tij, eksodi

rural paraqet prirjen e zhvendosjes të një pjesë të madhe të popullsisë qytetare apo fshatare

drejt zonave të reja të banimit apo të punësimit (Fuga, A., 149: 2000).

Page 53: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

53

SKEMA E MIGRIMIT

‡ Todaro. M. “Internal Migration in

Developing Countries: A Survey (1980) p.366

Faktorë plotësues

(toka, pasuria)

Politikat qeveritare

(taksat, tatimet)

Sistemi social (vendimet

komunitare)

Të ardhurat rurale

Paga urbane

Fitimet e vetëpunësimit

Mundësia për të gjetur

një punë

Të ardhurat

urbane

Arsimi Dërgesat

rurale-urbane

Kthimet e migrantëve

Kthimi i psikikës

(lehtësitë urbane)

Kostot e migrimit

Kostot oportune

Kostot e jetesës

Kostot e transportit

Vlera e pritshme

aktuale e migrimit

Vlera e perceptuar e

migrimit

Vendimi

per te

migruar

Informacioni ne

qarkullim

Distanca

gjeografike

Shkolla dhe Media

Lidhjet fshat-qytet

KUADRI I ANALIZËS PËR VENDIMIN PËR TË MIGRUAR SË BRENDSHMI

Kostot psikologjike

(rreziku i pershtatjes

sociale, etj)

Page 54: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

54

Në një analizë empirike të skicës së mësipërme orvatemi të gjejmë disa kushte që

ndihmojnë në një perceptim më të lehtë të proçesit të zhvendosjes dhe faktorëve shtytës si

dhe atyre që vijnë si pasojë e dukurisë. Në zonën e Bathores disa prej këtyre elementeve

janë mëse të dallueshëm duke përvijuar kuadrin teorik e plotësuar atë me tipare praktike.

Kështu vendosja e popullatës në periferinë e Tiranë ka një objektiv të qartë; përshtatjen

me mjedisin e ri të jetesës dhe përdorimin sa më të mirë të lehtësirave urbane që

potencialisht mundëson apo ofron ai.

Për të analizuar nëse një përshtatje e tillë është kryer në mënyrë funksionale nga

pikpamja individuale e familjare si dhe ajo komunitare e shoqërore, studiuesi Michael

Todaro vendos lidhjen fshat qytet si përcaktuese për vlerësimin konkret. Në këtë lidhje

distanca gjeografike nga vendbanimi i mëparshëm si dhe ndikimi i aktorëve e

institucioneve sociale si shkolla e media qëndrojnë në një raport të drejtë përbri

informacionit në qarkullim për individët që përjetojnë dukurinë. Kështu, sipas Todaros

nëse shkalla e informacionit të marrë nga ana e migrantëve është në vlerë pozitive dhe

gjen kapacitetin e duhur për t’u asimiluar siç duhet, atëherë distanca gjeografike nga

vendbanimi i mëparshëm në atë aktual përbën vetëm një faktor plotësues sesa

kundërshtues. Nga ana tjetër; shkolla, media, komuniteti, institucionet fetare etj

shndërrohen në faktorë përcjellës e ndihmës, po në favor të qarkullimit dhe përthithjes së

informacionit.

Gjithë sa më lart, e parë në një konktekst social e nën-kulturor ndikon

pashmangshmërisht në ngritjen dhe kultivimin e vlerave indivdiduale të migrantëve sa i

takon dukurisë së zhvendosjes. Përgatitja e një terreni të përshtatshëm nga pikpamja

ekonomike, sociale, kulturore rezulton në një proçes efektiv të zhvendosjes jo vetëm të një

njeriu por edhe të familjes së tij. Në këtë mënyrë përllogaritja e kostove që kjo dukuri ka

bëhet më e lehtë, më e kuptueshme dhe përftimet e të gjithë fushave për migrantët janë më

lehtësisht të perceptueshme dhe të prekshme. Ky sipas Todaros është një proçes që sa më

shumë kohë të marrë aq më shumë mundësi ka të rezultojë i suksesshëm, duke i lënë

kështu kohë politikave qeveritare të formësohen fillimisht në një kuadër teorik e më pas

Page 55: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

55

marrin jetë dhe vetë individëve të bëhen pjesë e e njësive shoqërore që ata kanë vendosur

të jetojnë (Todaro. M. 1980; 368).

Studimet e deritanishme në fushën e migrimit të brendshëm kanë dokumentuar

faktin se në mbarë vendet në zhvillim nivelet e migrimit rural-urban vazhdojnë të

tejkalojnë normat e krijimit të vendeve të punës dhe aq më shumë, të kapërcejnë

parashikimet në lidhje me zhvillimin industrial dhe kapacitetin e shërbimeve urbane

sociale për të absorbuar këtë fuqi punëtore. Migrimi i brendshëm me ritme të shpejta nuk

po shihet më nga analistët ekonomistë dhe socialë si një proces i domosdoshëm për të

zgjidhur problemet e kërkesës urbane për punë.

Përkundrazi, sot migrimi po shihet gjithnjë si faktor që po kontribuon drejtpërdrejt

në krijimin e sufiçitit të kërkesës për punë në zonat urbane, problem ky që po

përshkallëzohet gjithnjë e më shumë, po shfaqet me efekt zinxhir dhe duket se po cënon

gjithmonë e më tepër ekulibrat gjeografike dhe demografike të zonave rurale dhe atyre

urbane si dhe ndërveprimit efikas mes tyre. Për më tepër, migrimi i brendshëm sidomos

kur ndodh në nivele të padeklaruara, e pra të paorganizuara përkeqëson pabarazitë

strukturore rurale-urbane në dy mënyra të drejtëpërdrejta.

Së pari, në anën e ofertës, migrimi i brendshëm në mënyrë shpërpjesëtimore rrit

normat e ngritjes së punëkërkuesve urban në krahasim me rritjen e popullsisë në këto

zona, e cila në vetvete është historikisht në vlera të papara më parë për shkak të numrit të

lartë të të rinjve të arsimuar që dominojnë edhe kontigjentin e migrantëve të brendshëm.

Prania e tyre (e të rinjve të arsimuar) ka prirje që të rrisë cilësine e ofertës për punë në

zonat urbane, por ndërkohë po varfëron dukshëm dhe në mënyrë të pashmangshme

kapitalin njerëzor në zonat periferike dhe ato rurale.

Së dyti, në anën e kërkesës, për të krijuar punë në zonat urbane është shumë herë

më tepër e kushtueshme se të hapësh vende pune në zonat rurale, për shkak të kapaciteteve

dhe burimeve shtesë që duhen për të mundësuar këtë proces, parë kjo nga pikpamja e

modernizimit të sektorit industrial . Më konkretisht, Michael Todaro, sqaron se vëmendja

sociale dhe ajo politike gjithmonë e më tepër po zhvendosen nga të ardhurat rurale në të

ardhurat urbane (Todaro, M., 1980: 317).

Page 56: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

56

Kjo dukuri duket se është shumë herë më tipike në vendet në tranzcion, të cilat në

prirjen për të bërë më të dukshëm identitetin e tyre kalojnë në procese transformuese

aspak të lehta. Ndër faktorët që deri dje kanë ndikuar dhe kushtëzuar ritmet e rritjes ose

uljes së të ardhurave rurale, Todaro rendit: tokën, pasurinë, taksat, dhe vendimet

komunitare për administrimin e burimeve natyrore dhe njerëzore. Ndërkohë, paralelisht

me këtë skenar rendit si faktorë përcaktues për luhatjen e ritmit të të ardhurave urbane;

pagat, fitimet e vetëpunësimit, dhe mundësitë e shumëfishta për tu integruar në tregun e

punës. Todaro, përcakton si tregues përcjellës nga të ardhurat rurale në ato urbane dy:

arsimimin dhe dërgesat nga zonat rurale në ato urbane (dhe jo anasjelltas).

Sipas Todaros , procesi i të migruarit brenda për brenda vendit, ndonëse paraqet në

sipërfaqe më pak kosto, përmban disa sfida të vështira për tu tejkaluar. Kështu, duke

mënjanuar kthimet e migrantëve në krahinat e tyre të vendbanimeve fillestare, Todaro

analizon kostot oportune, koston e jetesës, koston e transportit.

Këto tri kategori kostosh të mbiveshura edhe me kostot psikologjike (rreziqet e

përshtatjes sociale) e bëjnë vendimin nga ana e migrantit shumë herë më të vështirë sesa

thjesht veprimi i të lëvizurit nga fshati në qytet, duke sjellë si nevojë shqyrtimin e vlerave

të pritshmërisë për migrimin, vlerave të perceptuara si dhe planeve në vijim për integrimin

ose kthimin (Todaro, M., 1980: 332).

Sot brenda lagjeve dhe zonave të ndryshme urbane, relativisht të ngushta,

qarkullojnë e jetojnë shtresa shoqërore, familje e individë, që nuk e njohin pothuajse fare

njëri /tjetrin. Migrimi i brendshëm gjatë pothuajse njëzet viteve të fundit përbën një nga

proceset e pandashme të tranzicionit shqiptar. Duke hedhur një vështrim mbi historikun e

migrimit të brendshëm, statistikat tregojnë se në Republikën e Shqipërisë lëvizja e

popullsisë është shfaqur në tri forma kryesore.

Lëvizja natyrore, që përfaqësohet me lindjet e me vdekjet, lëvizja territoriale që

realizohet përmes migrimit dhe emigracionit ndërkombëtar dhe lëvizjet shoqërore. Sipas

specialistëve të demografisë, të tria këto forma kanë sjellë ndryshime të vazhdueshme në

hartën gjeografike të vendosjes së banorëve, si dhe transformime në përbërjen sociale,

profesionale, arsimore e kulturore të popullsisë. Specialistët shpjegojnë se "migrimi, si

Page 57: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

57

zhvendosje e individëve dhe grupeve brenda vendit, nga një qendër e banuar në një tjetër,

vjen si rrjedhojë e zhvillimit të pabarabartë territorial të vendit dhe synon të vendosë

ekuilibrin ndërmjet zonave me pamjaftueshmëri të burimeve të punës dhe zonave që me

mundësitë e zhvillimit të tyre e me nivelin më të lartë të shpërblimit të punës, shfaqin

aftësi tërheqëse ndaj krahëve të punës" (Miluka J., G. Carletto, B. Davis dhe A. Zezza.

2007:31).

Në vijim, një tjetër qasje na vjen nga King, Skeldon dhe Vullnetari në artikullin e

tyre “Migrimi i brendshëm dhe ai ndërkombëtar; Duke vendosur ura mes ndarjeveteorike’.

Sipas tyre migrimi i brendshëm në Republikën e Shqipërisë kalon në tri etapa të

ndryshme.

Etapa e parë, përfshin periudhën 1945-1960, që shquhet për ritme të larta të

shpërnguljes së popullsisë nga fshati në qytet. Zhvillimi i industrisë, i ndërtimit, i

transportit dhe i degëve të tjera çuan në rritjen e shpejtë të qyteteve dhe krijimin e qyteteve

të reja. Në këtë periudhë popullsia qytetare u dyfishua, kurse popullsia fshatare u shtua

vetëm 30 për qind.

Etapa e dytë përfshin periudhën 1961 - 1990, që karakterizohet nga frenimi

administrativ i procesit të urbanizimit.

Etapa e tretë, është ajo që fillon pas vitit 1990 dhe përkon me ndryshimet e thella të

sistemit politik dhe ekonomik dhe me ndryshimet e ndjeshme të stukturës social-

ekonomike të vendit. Kjo etapë shkaktoi rritjen e popullsisë qytetare dhe reduktimin, për

të parën herë të popullsisë fshatare (King, R., Skeldon, G., Vullnetari, J., 2008: 56).

Specialistët e demografisë tregojnë se, " fluksi më i madh i migrimit është ai nga

zonat rurale në ato urbane". "Një tjetër drejtim i lëvizjes migratore është shpërngulja e

popullsisë nga zonat malore, kryesisht nga pjesa verilindore e vendit drejt zonës së ulët

bregdetare si pasojë e kushteve të vështira gjeo-klimatike dhe nga varfëria e madhe",

thonë specialistët e demografisë. Një lëvizje migratore e fuqishme është ajo që vjen nga

zonat rurale e urbane, drejt rajonit Tiranë-Durrës (Miluka J., G. Carletto, B. Davis dhe A.

Zezza. 2007:29).

Page 58: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

58

E pra, faktorët kryesorë që i detyrojnë njerëzit të shpërngulen lidhen me synimin

për t'u shpëtuar kushteve të vështira të jetës në fshat, mosmarrëveshjet e lindura prej

ndarjes së tokës, izolimi që krijon largësia e shkollave dhe qendrave shëndetësore,

mungesa e një politike të qartë e të frytshme ekonomike për mbështetjen e zhvillimit të

bujqësisë në fshat, dobësimi i lidhjeve ekonomike me fshatin dhe imazhi i qytetit si vendi

më i përshtatshëm për të.

Page 59: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

59

3.2 Republika e Shqipërisë nën presionin e prirjeve migratore

Republika e Shqipërisëa në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ështe një vend në lëvizje.

Migrimi i saj i brendshëm dhe i jashtëm në 15 vitet e fundit, ka qenë masiv si në drejtim të

shkallës edhe ndikimit. Rreth 20 për qind e të rriturve janë shpërngulur brenda vendit dhe

një në tre familje ka një migrant jashtë shtetit (Raporti i Bankës Botërore “Migrimi dhe

ulja e varfërisë”, 2007:14).

Me gjithë analizat në fushën e migrimit, migrimi i brendshëm nuk është aq i ri në

moshë. Prof. Artan Fuga, përdor termin eksod rural për të përcaktuar procesin e ribërjes së

zonave rurale dhe urbane të Shqipërisë. Në këndvështrimin e tij, eksodi rural paraqet

prirjen e zhvendosjes të një pjesë të madhe të popullsisë qytetare apo fshatare drejt zonave

të reja të banimit apo të punësimit (Fuga, A., 2000: 149). Gjatë të kaluarës socialiste të

Republikës së Shqipërisë migrimi i brendshëm nuk ekzistonte si një mundësi zgjedhjeje

personale, por më së shumti si një përgjigje ndaj nevojave ekonomike dhe e vendosjeve

politike.

Periudha e dytë fillon në vitet ’90, tashmë përmes një procesi migrimi të

brendshëm vullnetar. Kjo lëvizje e lirë u mundësua përmes hyrjes në fuqi të kuadrit ligjor

demokratik, i cili i jepte çdo invidivi të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin, vendin e

punës dhe banimit. Këto lëvizje të popullsisë, edhe pse spontane e kaotike, vështrohen si

procese pozitive, sepse në thelb kanë dëshirën dhe të drejtën humane për një jetë më të

mirë, duke u shpërngulur drejt qendrave të zhvilluara.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, rreth 10 për qind e banorëve u zhvendosën brenda

vendit, duke ndryshuar qytetin ose fshatin e vendbanimit të zakonshëm. Të dhënat e

censusit kanë treguar se migrantët e brendshëm janë përgjithësisht të rinj. Më shumë se 50

për qind e migrantëve që kanë ndryshuar qytetin ose fshatin e vendbanimit ishin të

grupmoshës 15-34 vjeç, ndërkohë që kulmi shënohet në moshën 20-24 vjeç. Gratë janë

ato që kanë më shumë gjasa të migrojnë brenda vendit sesa burrat, duke përbërë 59 për

qind të migrantëve të brendshëm – raporti gjinor është 69 burra për 100 gra (Migracioni

në Shqipëri, Maj 2014:25).

Page 60: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

60

Të dhënat e Censusit 2011, mundësojnë analizën e dinamikave të lëvizjeve të

brendshme, në kuptimin që mund të shqyrtojmë nëse migrantët e brendshëm kanë prirje të

lëvizin drejtpërdrejt nga origjina në destinacion apo nëse kryejnë lëvizje të shumëfishta.

Qarku i Tiranës ka përqindjen më të lartë të migrantëve të brendshëm që kanë lëvizur

drejtpërdrejt (97 për qind); qarku i Dibrës ka shifrën më të ulët, me 91 për qind. Në fakt,

lëvizjet e brendshme drejt Dibrës karakterizohen nga një normë më e lartë individësh, të

cilët e kanë ndryshuar rrethin të paktën dy herë, krahasuar me lëvizjet e brendshme drejt

qarqeve të tjera (shih hartën).

Në periudhën 2001-2011, 228.952 individë që jetonin në Republikën e Shqipërisë

kanë ndryshuar qarkun e vendbanimit të zakonshëm: këta migrantë përbëjnë 8 për qind të

popullsisë banuese në vitin 2011. Lëvizjet në nivel qyteti dhe fshati, në njëjtën periudhë

shënojnë një shifër prej 280.863 individësh. Thuajse gjysma e këtyre migrantëve të

brendshëm janë rivendosur në qarkun e Tiranës, më saktë në Tiranën nënurbane. Kështu,

gjatë periudhës 2001-2011, mbi 112.000 individë, janë vendosur në qarkun e Tiranës e

familjarëve emigrantë (Projeksionet e popullsisë së Shqipërisë 2001-2021 – INSTAT

2004; 21).

Page 61: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

61

Shënim: ndryshimi i popullsisë (si përqindje) në nivel komune; Tirana është në qendër, me

komunat përreth që kanë përjetuar rritjen më të madhe (Migracioni në Shqipëri, Maj

2014/CENSUS 2011:14) .

Page 62: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

62

3.3 Të gjithë në Tiranë

Tirana ka tërhequr historikisht numrin më të madh të migrantëve të brendshëm.

Ajo kombinon zhvillimin ekonomik, faktin që është qendra e jetës shoqërore e kulturore,

si edhe mundësitë për arsimim më të mirë. Për pasojë, punësimi është përqendruar gjithnjë

brenda dhe rreth Tiranës, duke përcaktuar në një masë të madhe orientimin e migracionit

të brendshëm (INSTAT 2014:15).4

Edhe më herët një pamje e parë e mobilitetit të brendshëm në Republikën e

Shqipërisë, me vlerë studimore nga pikpamja statistikore, por edhe ajo social-kuptimore

mund të gjendet në Sondazhin e Matjes së Standartit të Jetesës (LSMS – 2007:22).

Informacionet e mbledhura përmes kësaj baze të dhënash tregojnë nëse individët kanë

lëvizur vazhdimisht apo me një destinacion të mirëpërcaktuar që në krye të herës.

Prefekturat e qendrës së vendit (Tiranë dhe Durrës), tërheqin migrantë, të cilët vijnë nga i

gjithë vendi. Pjesa më e madhe e migrantëve, megjithatë, vijnë nga verilindja.

Migrantët e ardhur nga verilindja drejt qendrës karakterizohen nga një strukturë e

moshës së re: 68 për qind e migrantëve janë të moshës 12-39 vjeç, kundrejt 45 për qind të

popullsisë së të gjithë vendit, (LSMS – 2007:17). Kjo zhvendosje çliron zonat e largimit të

njerëzve nga presioni i madh demografik, për shkak të faktit se 65 për qind e popullsisë

jomigrante ka një moshë më pak se 40 vjeç.

Meqenëse migrantët janë shpesh të rinj, kapitali i tyre njerëzor është mesatarisht

më i lartë, ose sa ai i popullsisë jomigrante. Personat me diplomë të shkollës së mesme ose

me diplomë universiteti përbëjnë vetëm 26 për qind të popullsisë jomigrante në zonat

verilindore të vendit, dhe ata janë 34.5 për qind e popullsisë migrante. Ndikimi kryesor i

kësaj zhvendosjeje për zonat pritëse lidhet me pjesën më të madhe të migrantëve me

formim të nivelit të mesëm (arsimi tetëvjeçar), të cilët përfaqësojnë 48 për qind të

migrantëve, kundrejt 36 për qind të popullsisë pritëse. Koeficienti i papunësisë së

popullsisë së origjinës (që jetojnë në verilindje), është mjaft i lartë, me 25.5 për qind

(INSTAT: 2008:24). I njëjti tregues arrin shifrën 33 për qind ndër burrat dhe 46 për qind

4 Migracioni ne Shqiperi. Maj 2014/CENSUS 2011

Page 63: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

63

ndër gratë migrante. Në përgjithësi, presionet mbi tregun e punës përbëjnë një shqetësim

të veçantë lidhur me grupe të veçanta të forcës së punës: Meqenëse 90 për qind e të

papunëve kanë nivele shkollimi tetëvjeçar dhe të mesëm, mund të flasim për një strukturë

papunësie, e cila tenton të përqendrohet te destinacionet e ardhjes.

Ndërkaq në Tiranë duhet thënë se dendësia e popullsisë në hapësirat urbane,

sidomos në Tiranë ka bërë që ndërsa hapësira makrosociale njeh rritje dhe zhvillim,

hapësira mikrosociale, ajo që rrethon njeriun në jetën e përditshme urbane është

ngushtuar, tkurrur bërë pra një territor gjithnjë e më i ngushtë, pra që jep më pak mundësi

për punë, bën që të mirat materiale të ndahen në më shumë duar e frymë dhe sidomos

shkakton stres, sepse në lëvizjet e tyre njerëzit “fërkohen” më shumë, prodhojnë më

shume ndotje, më shumë zhurma, i bllokojnë pamjen njëri-tjetrit, krijojnë masa njerëzore

pa njohje dhe pa lidhje mes tyre (Fuga, A., 2012;11).

3.4 Tranzicioni

Sot, pas 20 vitesh në një pjesë të mirë të qyteteve të mëdha që janë ri-formësuar

falë lëvizjeve migratore duket se jeta është kushtëzuar nga bashkëjetesa jo vetëm

komuniteteve heterogjene, nënkulturave të ndryshme brenda kulturës shqiptare,

standarteve ekonomike e mirqënie sociale të përshkallëzuar në shumë më tepër nivele se

cmund të kishin parashikuar studiues të shumtë ekonomistë e socialë më herët. Pyetjet

lindin natyrshëm, nëse sot mund të flasim për një ‘magazinim’ (hera herës jo fort pozitiv)

të vlerave sociale, ekonomike, kulturore, psikologjike e politike të këtij vendi apo për nje

riprodhim të tyre falë presionit të lëvizshmërisë shoqërore.

Procesi i ashtuquajtur logjik i të ecurit përpara të rrotës së historisë së Republikës

së Shqipërisë në këto vite, më së shumti është mbizotëruar nga impakti politik. Vlerat

njohëse të ndikimit social mbi shtetin, qeverinë, politikën, kanë qenë mjaftueshëm të

zbehta, aq sa për të mos u vënë re. Madje në momente kyçe për këtë vend edhe të pa marra

në konsideratë ndonëse në përpjekje për t’u shquar.

Page 64: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

64

Aftësia për të lëvizur nga një vendbanim drejt një tjetri i është atribuar dhe asociuar

një sërë faktorëve, por ajo nuk varet thjesht nga heqja e kufizimeve formale për të

udhëtuar, por edhe nga financat individuale, rrjeti personal dhe lidhjet e reduktuara me

komunitetin lokal, që kanë ardhur si rrjedhojë e familjeve më të vogla dhe largimit të të

tjerëve në komunitet. Financat individuale janë të rëndësishme, duke qenë se çdo

zhvendosje sjell kosto të drejtpërdrejta dhe mbart rreziqe për kosto të tërthorta shtesë.

Rrjeti personal dhe përfshirja në të mund të ndihmojë për zvogëlimin e rreziqeve të tilla,

duke siguruar punësim ose duke ofruar kontakte përcaktuese për këtë qëllim (Mai, N.,

Paladini, C., 2013:11).

Në këtë pjesë të studimit shtrojmë pyetjen: cilët mund të renditen konkretisht si

faktorë shumë të sipërfaqshëm e të dukshëm shtytës të mbipopullimit të zonave periferike

urbane e çfarë fshihet nga pikpamja sociale pas tyre? Në plan të parë duket se kush migroi

duke kaluar kufijë politikë apo administrativë në fillim të viteve ’90 të shekullit të XX, u

zhvendos me dëshirën e etiketuar “për një jetë më të mirë”.

Disa prej tyre patën si modele frymëzimi jo fort racionale personazhet e

telenovelave që u bënë impulse për ri-formësimin e mënyrës së të parit të jetës, për mbi të

gjitha duke u krahasuar me tjetrin. Vëmendja e një pjese të mirë të shqiptarëve nisi të

qëndrojë pingul mbi ato elemente jetese, të cilat ndonëse ofronin të mirën e të keqen, e

jepnin në një këndvështrim të ri, më të komercializuar, më të përtypshëm, më lehtësisht të

ndjekshëm.

Kështu nisëm të ndjejmë për herë të parë luhatjen nëpër dhe midis shtresave. Nisi

të merrte tjetër sens statusi i të qënit në një shtresë sociale. Për më tej, migrimi po bëhej

gjithmonë e më tepër faktor përcaktues në mirëstabilizimin e individit, apo familjes së tij

në një shtresë shoqërore.

Kështu, në ditët e sotme ku lëvizjet ndonëse duken më të pakta e vendosja e të

ardhurve më e betonizuar, ndonëse ende për t’u legalizuar apo në tentativë për tu njohur

ligjshëm nga shteti, ata që e identifikojnë veten qytetas (tiranas, durrsakë, korçarë, fierakë,

etj) jetojnë sipas mundësive e ku të munden, disa në mes të metropolit me apartamente

Page 65: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

65

mbi 200 metra katror e disa të tjerë në më pak se 30 metra me pesë pjesëtarë në familje,

dikush në një zonë rezidenciale, e dikush tjetër në Bathore apo Kënetë ku rrugët janë larg

imazhit të qytetit, ku spitalet mungojnë krejtësisht, ku shkollat e ndërtuara rishtazi nuk

kanë pësuar zhvillimin e duhur nga pikpamja pedagogjike, por edhe ajo shoqërore.

Sociologët Fuga e Dervishi në librin e tyre, ‘Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global’ në

kapitullin – Midis humbëtirës dhe gjallimit vlerësojnë: ... në kompleksitetin e

marrëdhënieve që zhvillohen në mjediset shkollore, jo pak mosmarrëveshje lindin nga

papërcaktueshmëria e statuseve të nxënësve dhe të mësuesve në rrethanat e ndryshimit të

shpejtë të sistemit të vlerave socialkulturore” (Fuga, A.; Dervishi, Z., 2010: 51).

Më shumë se 20 vitet e tranzicionit demokratik në Republikën e Shqipërisë ofrojnë

sot një panoramë problematike përsa i takon kësaj nguljes së njerzve në zona jo të

banuara më parë, por edhe komplekse nga këndvështrimi i perspektivës sociologjike.

Studime krahasimore të kryera spontanisht në vite, kanë shkruar herë mirë e herë mangët

historinë e këtyre komuniteteve, në aspekte të ndryshme të saj, në varësi të interesave,

prioriteteve, kushteve e përvojave të ndryshme.

3.5 Migrimi i brendshëm dhe statusi social

Sociologët japin përkufizime të ndryshme për statusin social dhe formësimin e tij si

rezultat i treguesve historikë, ekonomikë e kulturorë. Sipas Weberit, statusi mbi të gjitha

lidhet me njeriun si qënie sociale që ndërvepron ekonomikisht. Në veprën e tij, “Teoria e

organizimit social dhe ekonomik”, Weber pohon: “Shumë prej veprimeve dukshëm të

unifikuara në kuadër të veprimit social nuk përcaktohen nga orientimi drejt çdo lloj norme

që konsiderohet si e vlefshme, por as nuk mjaftohen me atë që konsiderohet si e

zakonshme.

Në të vërtetë përcaktohen nga fakti që lloji i veprimit social në natyrën e vet

përshtatet më së miri me interesat normale të aktorëve socialë sikundër ata e kuptojnë atë.

Gjithë sa thënë më lart është më së shumti e vërtetë për veprimin ekonomik duke përfshirë

Page 66: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

66

këtu sjelljen e njeriut si një forcë pune për të siguruar të ardhurat e jetësen e vet” (Weber,

M,. 1947; 122-123). Në analizën e tij, klasa buron nga faktorët ekonomikë ndërsa statusi

përcaktohet nga mënyrat e ndryshme të jetesës që bëjnë anëtarët ose grupe të shoqërisë

(Weber, M., 1947: 354).

Një tjetër autor, i cili jep një përkufizim të statusit social është Ralph Linton. Në

veprën e tij, “Studimi i njeriut” (1936) Linton ,paraqet dy përcaktime të statusit social: i

pari, ka të bëjë me pozicionin që gëzon individi në sistemin social i tillë si fëmija ose

prindi. Pra, statusi i referohet edhe asaj çfarë është një person, i lidhur ngushtë me rolin, i

cili nënkupton sjelljen që shoqëria pret nga njerëzit në atë status dhe i dyti, është i

ngjashëm me përkufizimin e dhënë nga Weber, që e lidh statusin me veprimin social.

Sipas Linton, statusi social përcaktohet si nder dhe prestigji dhe tregon pozicionin

relativ të një personi në shkallën e tij sociale (Linton, R., 1936: 247).

Në tentativën për të studiuar grupin e banorëve të ardhur në periferi të Tiranës me

cilësinë e përbashkët të vendosur në atë vend është hulumtuar edhe mbi ndryshueshmërinë

apo stabilitetin e statusit të tyre social si një rol social. Ndërkohë, roli social i referohet një

sërë normash shoqërore që rregullojnë sjelljen e një personi në një grup dhe përcakton

marrëdhëniet e tij me anëtarët e tjerë të grupit. Statusi është aspekti statik që përcakton

pozitën e individit në një grup, ndërsa roli është aspekti dinamik i sjelljes që përcakton se

si personi që ka këtë status duhet të sillet në situata të ndryshme.

Për qëllime analitike, mënyra se si është shqyrtuar statusi i personave që përbëjnë

kampionin e anketuar është përcaktuar në dy tipe: statusi i arritur përpara mbërritjes në

periferi të metropolit dhe statusi i trashëguar nga vendlindja ose vendbanimi pararendës.

Nëpërmjet kësaj mënyre synohet të analizohet pozicioni i një individi apo një grupi në

shoqëri. Në këtë perspektivë flitet për status të arritur, kur dikush mund të fitojë statusin

e tij shoqëror në saj të arritjeve të tij, përndryshe dikush mund të vendoset në sistemin e

shtresëzimit nëpërmjet një pozicioni të trashëguar, i cili përcaktohet si një status i

trashëguar.

Statusi është i rëndësishëm sociologjikisht sepse ai lidhet me një varg të drejtash,

detyrimesh, sjelljesh dhe detyrash që njerëzit në varësi të një pozicion të caktuar, priten

Page 67: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

67

ose nxiten për t’i realizuar. Këto pritshmëri i referohen roleve sociale. Për shembull, roli i

një mësuesi përfshin mësimin ndaj nxënësit, përgjigjen e pyetjeve të tyre, të qënurit i

paanshëm dhe të prezantuarit në mënyrë të përshtatshme. A kuptohet një rol i tillë njësoj,

pavarësisht vendbanimit? A ka faktorë që mund të ndryshojnë perceptimin për këtë rol

ndaj thuajse të njëjtit komunitet vetëm si rezult i mbërritjes në një vendbanim të ri.

Ndër të tjera ky kërkim do të tentojë të japë edhe përgjigje për këto pyetje.

3.6 Tipare dhe faktorë që ndikojnë në statusin shoqëror të të ardhurve

A.B Hollinshead e përcakton statusin social si një koncept shumë dimensional,

duke përcaktuar disa faktorë, të cilët kushtëzojnë statusin social. Autori, thekson se

përcaktimi i statusit vazhdon të jetë problematik në sociologji dhe për një periudhë të gjatë

sociologët kanë debatuar për mënyrën se si mund të përcaktohet pozicioni i individit të

dhënë në një shoqëri. Pra ,sipas këtij këndvështrimi, statusi përcaktohet si pozicioni që ka

një individ në shoqëri. Ai realizoi një sërë studimesh me qëllim evidentimin e statusit

kryesisht në komunitetet perëndimore. Hollinshead, krijoi një indeks të ri nëpërmjet, të

cilit përcaktohet statusi i individëve. Indeksi i ri merr në konsideratë faktin që statusi

social është një koncept shumëdimensional (Hollinshead, A.B; 1975: 29).

Në këtë logjikë ai, nënvizon se ekzistojnë tre supozime kryesore: Së pari, ka të bëjë

më faktin që në shoqëri ekzistojnë struktura statusore të pabarabarta. Së dyti, faktorët

kryesor për përcaktimin e statusit janë: punësimi, angazhimi individual, shkollimi, seksi si

dhe statusi martesor. Së treti, këto faktorë kombinohen, në këtë mënyrë studiuesi mund të

vlerësojë statusin individual të një individi në shoqëri (Hollinshead, A.B., 1975: 48).

Sot njerëzit gjithnjë e më tepër përpiqen të jenë të barabartë në qasjen e tyre në

pasuri, pushtet dhe prestigj. Në të gjitha shoqëritë, njerëzit ndërmarrin veprime të

ndryshme të asaj që është vlerësuar si madhësi e kufizuar - burimet. Kjo shpërndarje e

pabarabartë e burimeve të shoqërisë krijon një sistem të shtresëzuar. Njerëzit janë të

grupuar në bazë të asaj, se sa shpërblime të shoqërisë ata marrin, dhe këto grupe ose

Page 68: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

68

shtresat, janë rregulluar në një radhë apo hierarki. Ata që në krye të marrë më të asaj që ka

për të marrë dhe këto në pjesën e poshtme të paktën.

Sipas Leicht (2000), shoqëritë mund të përfshijnë ndonjë numër të caktuar të

shtresave, por në të gjitha rastet, ky sistem i ndryshimit dhe pabarazisë është i strukturuar.

Kjo do të thotë se nuk ka në të vërtetë një shtresëzim të rastit, me grupe dhe individë, të

cilët zënë pozicione të ndryshme nga rastësia, në vend të një situate të tillë, sado kaotike

mund të duket kjo, institucionet sociale të tilla si politika, ekonomia, arsimi kultura dhe

feja veprojnë për të siguruar pozitën e grupeve të ndryshme në hierarkinë sociale. Përveç

kësaj, sistemi i shtresëzimit në të gjitha shoqëritë është legjitimuar nga një ideologji që

justifikon si rezultat pabarazinë. Si rrjedhojë e kësaj të fundit madje shoqëri të zhvilluara

paraqesin modele të qëndrueshme shtresëzimi ndër shumë breza (Leicht, K., 2000: 179).

Në kushtet e një lëvizshmërie të vazhdueshme e pothuajse shumë vështirë të

kontrollueshme, shtresëzimi përballet me sfidat e veta të rikonceptimit, merr një formë

tjetër, atë të ndryshmes kur tjetra bëhet më e pranishme se aktualja (vendasja). Sjellja më e

natyrshme që lindi së bashku me qënien njerëzore, të jetuarit gjatë e sa më mirë, e rendit

sot shtresëzimin si një mekanizëm të përkohshëm. Në një shoqëri globale ku së bashku me

treguesit ekonomikë e socialë ecin me hapa të shpejtë zhvillimi edhe vlerat e përshtatjes së

sjelljes njerëzore me botën në të cilën jetojmë, gjithë çfarë na mbetet të studiojmë me

synimin për të lehtësuar këtë proces, është si ndryshojnë ekuilibrat socialë në varësi të

lëvizshmërisë e rrjedhimisht çfarë rëndësie merr pozicionimi në shtresa në piramidën

sociale falë këtyre ekuilibrave.

Page 69: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

69

3.7 Ndikime të migrimit të brendshëm

Sa më shumë studiojmë shifra e statistika të ndryshme ndër vite, aq më tepër

bindemi se migrimi, sidomos ai i brendshëm ende po luan një rol mjaft të rëndësishëm në

dinamikën e formësimit dhe karakterizimit të rajoneve të ndryshme në Republikën e

Shqipërisë, duke i dhënë një shtysë të madhe Tiranës dhe Durrësit dhe një ngadalësim të

dukshëm rritjes demografike të rajoneve, në veçanti jugut, dhe akoma më shumë, veriut të

vendit. Supozimet e fundit për një rritje galopante të të ardhurve në dhjetëvjeçarin e parë

të shekullit XXI, nuk dolën të gabuara, ndonëse nuk mund ende të pohojmë se migrimi i

brendshëm në Republikën e Shqipërisë tanimë është një dukuri lehtësisht e aksesueshme

dhe mjaftueshëm e kontrollueshme me politikat e duhura ekonomike e sociale.

Qëndrueshmëria e tendencave më të fundit është një çështje e hapur. A do të jenë Tirana

dhe Durrësi në gjëndje të përballojnë lëvizjet konstante të të porsaardhurve gjatë njëzet

viteve të ardhshme? Sipas studiuesve demografë, por edhe sociologëve ka të ngjarë që

Veriu dhe Jugu të zbrazen edhe më nga popullsia gjatë dy dhjetëvjeçarë të ardhshëm.

“Ndoshta do të ishte me vend të kufizohej përdorimi i parashikimit të popullsisë në

dhjetë, në vend të njëzet viteve dhe të merreshin rezultatet për vitet e mëvonshme si një

skenar i thjeshtë, i cili do të meritonte më shumë njohuri për zhvillimin e migracionit në

Republikën e Shqipërisë para se ai të mund të konfirmohet apo të përshtatet”, - shkruan

raporti i INSTAT-it, për parashikimet për popullsinë e Shqipërisë 2001-2021, (f.15), i cili

parashikon mbipopullimin e pashmangshëm të zonës së Tiranës dhe Durrësit. Vlora,

Tirana dhe Durrësi do të kenë nivelin më të ulët të migrimit që përfaqëson 7 për qind të

numrit të përgjithshëm të migrimit, çka do të thotë se këto tri qytete pritet të popullohen

dhe të ulet gjithnjë e më tepër numri i personave që largohen. Në vlera relative prefekturat

që do të kenë numrin më të lartë të popullsisë së përgjithshme që kanë migruar dhe do të

migrojnë janë: së pari, Dibra, e ndjekur nga Kukësi, Elbasani dhe Berati.

Page 70: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

70

Nga Census 2011, migrimi i brendshëm është shpesh i paraqitur si një proces

familjar, dhe i përhapur më së shpeshti në ato familje që kanë një përvojë migratore

kombëtare ose ndërkombëtare. Veç kësaj migrantët e brendshëm janë meshkuj dhe femra

dhe nuk ka ndonjë shpërpjestim të konsiderueshëm gjinor në këtë mobilitet. Në një profil

më të përqëndruar migrantët e brendshëm janë kryesisht meshkuj dhe femra të rinj në

moshë pune, e kryesisht lëvizin pasi kanë kryer arsimin e mesëm.

Page 71: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

71

Kjo dëshmon se lëvizjet e brendshme të popullsisë kanë vazhduar me ritme të larta

gjatë periudhës 2001-2011 kryesisht nga zona rurale në zona urbane. Krahasuar me

censusin e mëparshëm, rreth 10,6 për qind e popullsisë banuese ka ndryshuar vendbanimin

brenda vendit, ndërkohë 4,0 për qind deklaron se në censusin e mëparshëm kanë qenë

jashtë vendit5.

Për sa i përket prefekturave pritëse, Tirana renditet e para, e ndjekur nga Durrësi,

Fieri dhe Vlora. Rreth 72 për qind e numrit të migrantëve jetojnë në Tiranë dhe në

Durrës, sipas Regjistrimit të 2001. Rajoni tjetër i rëndësishëm pritës është Fieri, i ndjekur

sipas rëndësisë, nga Vlora, Lezha dhe Elbasani. Duke analizuar tabelën e migracionit nga

prefektura në prefekturë gjatë periudhës dymbëdhjetëvjeçare 1989-2001,

dallojmë dy tipa të ndryshëm të migrimit: i pari, migrim në distanca të gjata, i

drejtuar në polet kryesore ekonomike në qendër të vendit; i dyti, migrim në distanca disi të

shkurtra në drejtim të bregdetit, i cili është një rajon imigrimi dhe emigrimi.

Tirana përbën më shumë se gjysmën e shpërnguljes në prefektura ndërmjet viteve

1989-2001 (136 600 migrantë kanë ardhur nga prefekturat e tjera nga i gjithë vendi).

Durrësi është zona e dytë më tërheqëse dhe ka më shumë se 18 për qind të migrantëve (44

900). 36.5 për qind (92 300) e migrantëve jetonin në prefekturën e Kukësit dhe të Dibrës

në vitin 1989. I njëjti raport zhvendosjeje ka prirjen të jetë konstant deri në vitin 2021, -

thekson INSTAT-it, i cili bazohet në shifrat bazë të vitit 2001 dhe ato të fundit të

2011(INSTAT 2013:16).

5 INSTAT. CENSUS i popullsisë dhe banesave 2011

Page 72: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

72

4. Rast studimor Bathorja

4.1 Periferia e Bashkisë Kamëz

Në këndvështrimin sociologjik si në pikpamjen makro ashtu edhe në atë mikro, një

vend themelor e zë analiza e grupeve shoqërore. Sikundër u përmend më lart nga

këndvështrimi Ëeberian, mbrohet teza se ekzistojnë lidhje të dyfishta dhe të ndërsjellta

midis individit dhe grupit shoqëror, të cilit ai i përket si dhe raporte të caktuara ndërmjet

identitetit grupor, formave të mendësive dhe të ndergjegjes shoqërore dhe veprimit

shoqëror. Gjithashtu, po në pikpamjen teorike identiteti i çdo grupi shoqëror përcaktohet

nga subjektiviteti kolektiv, cili nga ana e tij formësohet nga mendësitë e perceptimet e

individëve të ndryshëm. I njëjti grup shoqëror, por i shfaqur në kohë të ndryshme, në

vende të ndryshme të hapësirës shoqërore, përmes historisë dhe jetëve të veçanta e formon

identitetin e vet shoqërore në mënyra të ndryshme duke i’u përmbajtur kritereve të

ndryshëm.

Pikërisht nga kjo perspektivë vlen të studiohet tipologjia e grupeve shoqërore dhe

shkalla e ndërveprimit në një kontekst shqiptar me qëllim kuptimin e situatës, zbulimin e

barrierave që mund të pengojnë zhvillimin normal të proceseve ndërvepruese ndërmjet

tyre si dhe reagimin ndaj faktorëve të drejtpërdrejtë shoqërorë dhe kulturorë. Një analizë e

këtij dimensioni, merr vlerë të veçantë, për vetë faktin se në dy dhjetëvjecarët e fundit

jemi përballur me një eksod rural të gjerë dhe masiv si dhe një përqëndrim demografik të

konsiderueshëm në disa prej qyteteve kryesore të vendit.

Sot studiuesve të shkencave sociale nuk u mbetet shumë për të bërë në këtë pikë

përveçse të eksplorojnë mënyra sa më racionale për të përfituar në një mënyrë sa më të

lehtë sociale organizimin e komuniteteve që përbëhen nga migrantët e brendshëm, të

ardhurit nga zonat e tjera të vendit. Me fjalë të tjera vendosja në fokus të studimeve zona

të tilla periferike të metopoleve të mëdha siç është edhe Tirana është për të kërkuar më

shumë se si është rikrijuar një qytet më i madh ku veçmas transformimeve urbane kanë

Page 73: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

73

ndodhur edhe shumë ndryshime të sjelljeve sociale, përfaqësimit të tyre brënda dhe jashtë

komunitetit urban të metropoleve pa rënë nën grackën e analizës së zhvillimit lokal nga

pikpamja ekonomike.

Ajo që në fakt duket se është krijuar në periferi të metropolit kryeqytetas është një

skemë, e cila është e bazuar në konceptin e "fshatit urban". Në ditët e sotme, në kushtet e

përmirësimit të ndjeshëm infrastrukturor e logjistik, lehtësirave që krijon transporti nga

njëra zonë e qytetit në tjetrën, qoftë ajo në qendër apo në periferi, ‘eleminimi i distancave’

ka përshpejtuar popullimin e hapësirave, të cilat deri dje nuk i përkisnin administrativisht

e gjeografikisht qyteteve. Këto hapësira sot nuk mund të jenë terreni më idealisht i

përshtatur për studimin dhe vlerësimin e rritjes ekonosmike të një zone, por padyshim

tiparet e këtyre hapësirave gjenerojnë specifika me vlerë nga pikpamja sociale, kultuore,

psikologjike etj.

Realiteti urban në këto kushte duket se prodhon fakte dhe faktorë dobiprurës për

komunitetin e kërkuesve socialë. Koncepti i "fshatit urban", në zonën e Bathores, i cili

shmang promovimin e një realiteti fals të qytetit që perceptohet virtualisht nga një pjesë e

mirë e njerzve që se njohin këtë zonë shërben gjithashtu për të riterritorializuar së paku

nga pikpamja shoqërore hapësirën ku tashmë është vendosur jeta e këtyre banorëve. Nga

ana tjetër përshtatja e këtyre njerzve në vendbanimet të reja, percaktimi i tyre ekonomik e

social, por edhe qasja kulturore që ata ofrojnë, prodhojnë në kompleks një proces

integrimi tërësor.

Page 74: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

74

Por sa mund ta kenë dëmtuar qytetin, përmes ‘pushtimit të periferisë së tij’,

konkretisht kryeqytetin: Tiranën? Sa ka ndikuar migrimi në mos-funksionalitetin e një

hapësire urbane parë nga disa këndvështrime?

Deri para vitit 1990, procesi zgjerues i një zone qytetare nga pikpamja urbanistike

ekonomike dhe kulturore do kish qenë mjaftueshëm dhe domosdoshmërisht shumë i

kontrolluar nga shteti. Si rrjedhim, niveli i rritjes e përparimit të një qyteti të madh do të

kishte më tepër formën e një politike vendore, një zgjerimi të studiuar hartografik dhe

demografik, e për shkak të sistemit edhe të seleksionuar sa i takon origjinës e përkatësisë

së të ardhurve. Kjo gjë, përveç dhunimit të një të drejte humane; lirisë së lëvizjes ndoshta

në dukje, nuk do kish krijuar konflikte problematike. Por, në kushtet e një tranzicioni

drejt proceseve demokratizuese gjithë këta njerëz, migrantë të brendshëm, së bashku me

zhvendosjen e tyre drejt qyteteve të mëdha, mbart me vete edhe ndërgjegjesimin e tyre për

Page 75: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

75

këtë të drejtë. Ky ndërgjegjësim patjetër që nënkupton dhe lirinë e të zgjedhurit vendin e

banesës, brenda vendit, mënyrën e jetesës, e organizimit të jetës individuale, familjare ose

të një grupi fisnor a shoqëror. Pra, qyteti është shndërruar në këtë proces disa vjeçar si një

“stacion i shprehjes së lirisë”.

4.2 Bathorja: një "fshat urban"?6

Ky koncept rrjedh drejtpërdrejt nga koncepti i rrethit, i përcaktuar si një njësi

gjeografike e urbanistikës. Një "fshat urban" ka madhësinë e një Qarkut (grumbull lagjesh

të vogla me pallate apo shtëpi një ose dy katëshe) dhe është karakterizuar nga një përzierje

e formave të pushtimit të tokës (banimi, tregtare e hapësirave publike ...), e cila ofron një

shumëllojshmëri të llojeve të banimit si dhe si një shumëllojshmëri të infrastrukturave dhe

funksioneve që ato paraqesin, duke garantuar një përzierje sociale dhe një ndërveprim të

fortë mes banorëve (Magnaghi, A., 2005: 98).

Parimi i zaptimit të tokës rishtazi, lejon banorët “e rinj” të kenë qasje në një gamë

të tërë të funksioneve dhe institucioneve, ndonëse në perimetra të vegjël hapësinorë. Në

detaje, fshati urban është strukturuar rreth një "bërthame", e cila përfshin arsyet më të

zakonshme të përfaqësimit të simbolit të kolektivitetit, strehimit, biznesit etj. dhe ndërtesa

të tjera simbolike për komunitetin (si shkollë, një qendër komunitare, një seli komune a

bashkie, një vend kulti a adhurimi fetar...). Nëse kjo strukturë e sipërpërmendur do të

konsiderohej si qendra atëherë dhe dy lagjet më të zhvilluara të zonës do të ishin pikërisht

këtu, e rrjedhimisht edhe banesat rezidenciale e institucionet e shërbimeve do të ishin rreth

po të njëjtës bërthamë.

Në këtë hapësirë ‘qëndrore’ jeta ekonomike, shoqërore e kulturore e kësaj njësie

pëson ndryshime të konsiderueshme; duke u karakterizuar me parqe, lulishte e godinave

6 “The Urban Village” - A Charter for Democracy and Local Self-Sustainable Development Alberto Magnaghi (1

October 2005)

Page 76: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

76

urbane në vend të tokave që deri dje ishin të punueshme apo të shfrytëzueshme për bujqësi

apo biznes agrokulturor.

Kështu pra koncepti i “fshatit urban”, nënkupton njëherazi edhe nocionin e

ndërtimit shoqëror të atij vendi. Në fakt, një nga parimet e fshatit urban është për të futur

një diversitet funksional dhe një përzierje të formave të pushtimit të tokës nga individë

apo grupe shoqërore heterogjene, të cilat jetojnë në brendësi të po të njëtjtit vend, të

konsumit të punës dhe argëtim. Për të reduktuar lëvizjet e individit jashtë këtij rrethi,

"fshati urban" duhet të "zotërojë" një kapacitet të rëndësishëm mbajtjen e individit brenda

strukturës së vet (Magnaghi, A., 2005: 17).

4.3 Kuptimi i konceptit "fshat urban"

Mbështetësit e konceptit të "fshatit urban”, duke promovuar uljen e lëvizshmërisë

së individit brenda hapësirës urbane kërkojnë edhe të nxisin një shtojcë për vendin

(qytetin, zonën urbane), i cili duket të jetë imazh pasqyrë i një lokaliteti që punon për

rilindjen e zonave të ndryshme rreth tij. Thënë me fjalë të tjera koncepti i “fshatit urban”

ndikon dukshëm dhe ka ndikim të konsiderueshëm në promovimin e mënyrave të

organizimit hapësinor, në mënyrë të tillë që intensiteti i marrëdhënieve shoqërore dhe

rikonceptimi i nevojave bëhen përmes riterritorializimit të zonës.

Njëherazi ky proces i planifikimit të “fshatrave urbane” nënkupton e përfshin në

masë të gjerë integrimin e banorëve të rinj, brenda blloqeve e lagjeve tashmë të ndërtuara

ose riorganizimin e gjithë hapësirës rezidenciale në mënyrë që komuniteti i ri (dhe ai i

vjetër) të përfitojnë nga hapësirat kolektive dhe të zhvillojnë në mënyrë sociale një

administrim sa më efikas të tyre.

Pamja që përfitohet nëse kjo gjë mund të arrihet përfshin dukshëm skenarin e “një

shtëpi ndryshe nga një tjetër”, por brenda individualitetit të kuptueshëm e deri diku të

pashmangshëm prezanton dhe nevojën e përshtatshmërisë në kushtet e diversitetit, i cili

hap pas hapi me mendimin kolektiv paraqet veçmas sfidave të ndryshueshmërisë për nga

Page 77: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

77

forma, edhe tiparet e ndryshueshmërisë kulturore. Serge Latouche shkruan "...besimi se

vendi im i rezidencës është qendra e botës është thelbësore për të dhënë një kuptim më të

mirë jetës sime të përditshme, sepse me të vërtetë " vendimet” që në momentin e lëvizjes

merren në bazë, e nëse në këtë vend ku jam zhvendosur jeton dhe dikush tjetër pranë meje,

vendimet e mia do të kushtëzohen nga prania e tij" (Latouche, S., 1996: 112).

Në fshatrat fushore deri në Çlirim – shkruan etnologu Mark Tirta në librin e

tij‘Lëvizjet migruese të shqiptarëve’ – mbizotëronte shtëpia e bërë me drurë dhe kashtë

(kasolle), ose me gardh thuprash të lyera me baltë; kishte natyrisht edhe shtëpi të bëra me

qerpiç. Sot të tilla shtëpi nuk i vëren asgjëkundi.

Kudo vëren shtëpi me mur të lyera me gëlqere. Në shumicën e rasteve vëren shtëpi

të bëra me një projekt që i përshtatet kohës sonë. Në ditët e sotme fshatari kërkon të

afrohet me shtëpi sa më pranë qendrës ekonomike, administrative e kulturore të vendit ku

banon, në lagje afër rrugëve nacionale apo afër qendrave industriale, afër qendrave urbane,

edhe pse ato mund të ishin tepër prapa kohës (Tirta, M., 2013:55).

Në kuadër të "fshatit urban", objektivi kryesor i ngritjes të një strukture të tillë

është kryesisht realizimi i një ndërveprimi relativisht intensiv mes banorëve të zonave të

origjinës me ata të zonës urbane (në periferi të së cilës ata janë vendosur). Duket një

parim shumë i thjeshtë i ngritjes së marrëdhënies, por në fakt ideja e “pushtimit” të një

toke që ka qenë “e lirë” më parë zvogëlon mundësitë e lidhjes ndërurbane dhe

transfomimit të identititetit të zonës më të madhe e të re të krijuar në kolektivitet midis

banorëve të ardhur.

Për më tepër, krijimi i një kuptimi mbi përkatësinë në një vend të ri, jo vetëm në

pikpamjen e ndjenjës së banorit të ri, por edhe në përcaktimin e qartë dhe të saktë të

territorit dhe mire apo keq administrimin e tij. Në këtë pikpamje mendësitë dhe përkatësitë

nënkulturore zënë një vend të rëndësishëm. Logjika e lokalizimit në një vend të ri sjell me

vete edhe modele të tjera që ndikojnë jo domosdoshmërisht pozitivisht në krijimin e një

identiteti të ri individual dhe/ose komunitar.

Page 78: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

78

Ajo që ndodh më së shumti në të tilla situata është shoqërizimi me modele të

ndryshme në zonën ku vendosen banorët e rinj, e natyrshëm edhe me banorët e vjetër “të

zonës urbane”. Kjo edhe për shkak të faktit se transporti publik mes “fshatit urban" dhe

qytetit mundëson këtë lidhje.

Frekuentimi i zonave të përbashkëta krysisht në qyetet, nis të provokojë ndenjat e

para të ndërgjegjësimit të të ardhurve, ngritjes së logjikës së ndryshimit të modelit të tyre

të sjelljes, por njëherazi edhe të provokimit të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të

ndjenjave diskriminuese nga ana e banorëve qytetas. Sigurisht për hir të arsyetimit të

drejtë në këtë punim nuk do të nënkuptohet që tendenca e të vendosurit në një zonë

periferike të një metropoli nuk mbart me patjetër me vete idenë e shkëputjes nga vendi,

zona e origjinës të lidhjeve të përhershme apo të përkohshme nga e cila banorët e rinj kanë

ardhur.

Të ardhurit shformojnë në mënyrë elastike sistemin e tyre të vlerave, në mënyrë të

ndërgjegjshme ose jo, duke lënë shenja pasojë të pashmangshme mbi normat dhe

elementët e tjerë të kulturës, simbolet, kulturën materiale etj. Nga ana tjetër për aq sa

mund të parandalohet hierarkia shoqërore duket se në plan kohor të shtrirë gjerë nuk mund

të shmanget sidomos mes banorëve të vjetër dhe atyre të vendosur rishtazi.

Në rastet e suksesshme komuniteti me origjinë rurale me vendosjen e tij në

periferitë e qyeteve pëson një përshtatje të kënaqshme, duke përqafuar për së pari normat

dhe rregullat parësore që do të lehtësonin të qënin “i ri” në një komunitet, në të cilin rol

kryesor në formësimin shoqëror e ka vetë ky i fundit. ‘Asetet’ që komuniteti përdor për të

përfshirë suksesshëm çdo individ janë shumë të dukshme për ato raste që tentojnë që në

fillim të bëhen pjesë e komunitetit e jo të qëndrojnë të izoluar e konservatorisht të ndarë.

Kjo mund të degradojë në raste të veçanta edhe në modele devijance, ose konflikti në një

fazë më të vonë.

Për sa më lart vlen të përmblidhet se modeli i "fshatit urban" brënda apo në periferi

të një qyteti të madh dhe zhvillimi i këtij të fundit, janë të lidhura së bashku mjaft ngushtë.

Një raport i drejtë i tyre shërben ndër të tjera për të shmangur shpërbërjen e përgjithshme

Page 79: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

79

të të gjithë aseteve të komunitetit, të cilat janë të domosdoshme për ndërtimin e një jete me

të vërtetë njerëzore, e që ndikon në efekt zinxhir edhe në mbarëvajtjen e politikave aktuale

të planifikimit urban. Kështu, fshati urban është atje për të shmangur anonimitetin e zonës

së madhe urbane dhe rritjen e vetmisë së qyteteve tona moderne si dhe për të parandaluar

atë që Pierre Leroux, cilëson të qënit të huaj brenda një qyeteti ku afërsia hapësinore nuk

mjafton për të afruar njerëzit që e banojnë atë (Leroux, P., 1840: 8).

Page 80: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

80

4.4 Ripërcaktimi i ekonomisë si rezultat i lindjes së “fshatit urban”

Guattari dhe Deleuze, duke iu referuar qyteteve të lashta dhe mesjetare të Athinës,

Kartagjenës dhe Venecias pohonin se, “zgjerimi i territorializimit përdoret veçanërisht për

të bërë të dukshme prirjen e qyteteve tregtare dhe detare për t’u ndarë nga rrethinat përmes

fshatit" (Guattari, F. & Deleuze, G., 1972; 51).

Nga ana tjetër, sot më shumë se kurrë më parë, të gjitha qytetet tona moderne janë

të bazuara në parimin e "indiferencës në brendësi" (Guattari, F. & Deleuze, G., 1972; 51).

Qyteti dhe shteti janë në të vërtetë, sipas autorëve, të ngjashme me "dy forma dhe dy

shpejtësi të ç’territorializimit”. Paralel me sistemin e qarkullimit të mallrave dhe

shërbimeve, të gjitha llojet e tjera të materies pjesë e sistemit të funksionimit të qyteteve

janë faktorët që përbëjnë sfondin e formësimit dhe zhvillimit të këtyre qyteteve.

Pak a shumë këtë model kanë zgjedhur në përparimin e tyre qytetet e mëdha

botërore si Parisi, Londra, Frankfurti, Nju Jorku, Bombei, Shanghai etj, të cilat në nivele

lokale, rajonale apo kontinentale krijuan nën sisteme nga sistemet e mëdha urbane. Në

këtë kuadër modeli i integrimit të qyteteve fillimisht të përqëndruara në njësi shumë më të

mëdha administrative e mbase dhe politike e më pas në shtrirje të mëdha shumë të

diversifikuara ka derivuar parimet e globalizimit, i cili në vetvete është një operacion i

gjerë ndër të tjera edhe i shtresëzimit territorial (Rothstein, B., 2005:114).

Për më tepër, koncepti i "fshatit urban" sigurisht që ngjall interes në lidhje me

shtrirjen/zgjerimin e jetës urbane. Në fakt, suksesi i një fshati urbanistik varet, para së

gjithash, në politikën e krijimit të vendeve të punës. Kështu në premisat e fshatit urban

duhet të bashkohen aktivitete shumë të larmishëm ekonomike, në mënyrë që banorët të

mos jenë të detyruar për të udhëtuar gjatë për nga vendi i tyre i punës ose i banimit. Ka

plane financiare dhe masat për investime për të inkurajuar zhvillimin e punësimit lokal

brenda fshatit urban; politikat komunale, për shembull, mund të krijojnë disa stimuj në

mënyrë që sektori privat të mund të jetë i detyruar për të luajtur e udhëhequr lojën e

Page 81: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

81

ndërveprimit ekonomik dhe atij social. Ka shumë arsye për të cilat, koncepti i "fshatit

urban", i çliruar nga "zhvillimi lokal (ekonomik)" dhe i ristrukturuar në kuadrin e një

"prodhimi të orientuar drejt tregut lokal dhe plotësimit të nevojave lokale", të mund të

ofrojë mundësi interesante për një rritje efikase të shoqërisë. Sipas Takis Fotopoulos,

njësia e lokalizuar gjeografike që ai e quan "popull", e cila, në instancën përfundimtare

është shumë afër me konceptin e "fshatit urban", mund të bëhet "njësia autentike e jetës

ekonomike".

Fshati urban, në të vërtetë sipas tij, mund të bëhet një njësi themelore me qëllim

për të zhvilluar ushqyesit e vetmjaftueshmërisë, në kuptimin fizik për të prodhuar atë që

konsumon, duke krijuar "Fermat në periferi dhe hapësira të tregut industrial brenda

qyteteve" (Fotopoulos, T., 2000:7).

4.4.1 Koncepti i fshatit urban – Nga një model trans-kontinental në një rast studimi

lokal

Një nga shembujt të cilët gjen vlera krahasimorë për efekt të këtij studimi është

aplikimi i parë i një politike të “fshatit urban” realizuar në qytetin e Phoenix, Arizona

(SHBA) në vitin 1979. Fillimisht objektivi i tij ishte për të luftuar zgjerimin e një qyteti,

në të cilin për të marrë shërbime të caktuara të duhej të udhëtohej me makinë për një

interval kohor të konsiderueshëm.

Ky si objektiv u zëvendësua gradualisht nga tendenca e prezantimit të një koncepti

të ri- kultivimit të kuptimit se një zonë në periferi të qytetit mund të ketë të njëjtën rëndësi

administrative si dhe në qendër për banorët e kësaj njësie të re. Këtij koncepti ju shtua me

vonë edhe fakti se banorët e qytetit, ndërkohë që përdornin gjithmonë e më shume

lehtësirat e transportit publik, i cili përshkonte dita-ditës distanca më të mëdha brenda dhe

jashtë qytetit, nisën të ndërgjegjësohen se zhvillimi i qytetit herët ose vonë do të sillte për

ta si pasojë edhe lëvizjen afatgjatë të tyre (banorëve) e kjo logjikë patjetër edhe

Page 82: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

82

zhvendosjen e banimit të tyre nga qendra drejt periferisë ose plotësimit të kësaj periferie

nga të ardhur nga njësi të tjera administrative.

Për sa kjo mund të konsiderohet “pushtim i zonave periferike” vë në pikpyetje deri

diku identitetin kulturor tradiconal të zonave urbane fillestare, ose të progresit gradual e

efektiv të këtij identiteti (Magnaghi, A. , 2005: 59).

Në vijim, që nga viti 1994, qyteti amerikan i Seattle në Uashington nisi, nga ana e

tij, një proces riplanifikimi përmes një projekti të etiketuar "Strategjia e fshatit urban", i

cili synonte të krijonte një politikë urbane të bazuar në një plotësim urban të pjesëzve në

periferitë urbane, por që kishin shfaqur tashmë tipare rurale si rrjedhojë e “pushtimit” të

banorëve nga zona të tjera në thellësi të vendit. Në kundërshtim me paradigmat teorike

për territorin urban, të cilat nënkuptojnë me territor urban një entitet të vazhdueshëm të

hapësirës, qyteti amerikan Seattle vendosi në atë kohë ta perceptojë atë (territorin urban),

si zona të tjera të vogla që do të quheshin sërish urbane.

Megjithatë, kjo ndarje natyrisht nisi të shfaqë kontradiktat e para shoqërore, sepse

shumë fshatra që në origjinë ishin të vendosur pranë qyteteve ose ende identifikoheshin si

fshatra nuk mundën të përtypin dot krijimin e njësive të reja me tipare fshatare në kufijtë e

qyeteve të mëdha. Në këtë kuadër vlen të përmendim si argumente të konsiderueshme

sistemin e rrjeteve të komunikimit; rrugët, transportin hekurudhor mbi dhe ai nëntokësor,

etj . Mirëpo tërthorazi, nga rrethinat e shumta të qyteteve potencialisht të industrializuara

njerëzit nisën të tërhiqen perferive për të përmirësuar cilësinë e tyre të të jetuarit, nga

pikpamja mjedisore, psikologjike etj.

Zhvendosja banesore e këtyre njerzve nuk i ngjante lokalizimit të shkujdesur të të

ardhurve kaotikisht në periferi dhe pa një qëllim të mirëpërcaktuar. Ky si shembull ngriti

një kornizë logjike që nisi mbi premisa urbanistike dhe vijoi me konsiderata të

rëndësishme sociale: Planifikimi i një fshati urbanistik duhet bërë sa më shumë të jetë e

mundur duke marrë në konsideratë orientimin e forcave ekonomike, politike, kulturore

dhe sociale, si nga pikpamja e shtetit (nivel lokal dhe qendror) ashtu edhe vetë banorëve

Page 83: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

83

që janë aktorët e parë përfitues dhe veprues të zhvendosjes e zgjerimit (Magnaghi, A.,

2005: 98).

Modeli i qytetit të Seattle asokohe u cilësua jo fort i suksesshëm, por pas një

analize disavjeçare dhe aplikimit të politikave të administrimit të këtij zgjerimi urbanistik

pak shanse paraqiten për një skenar më të mirë të mundshëm në kushtet e paraqitura.

Paralelizimi i disa prej tipareve të përmendura në shembujt e marrë më lart, gjen

një zbatim praktik edhe në rastin e popullimit të Bathores në periferi të Tiranës. Disa prej

specifikave që kjo zonë paraqet janë të ngjashme në thelb me modelin e sipërpërmendur

ndonëse cilësi të tilla si niveli i standartit të jetesës së komunitetit dhe përparimi

ekonomik, social e kulturor i kësaj zone ka veçori të pamohueshme. Mirëpo nga

këndvështrimi teorik këto dy modele mund të vendosen përballë njëri-tjetrit për efekt

krahasimi.

Zona e Bathores ndodhet në periferinë urbane veriore të Tiranës, në njësinë

administrative të bashkisë së Kamzës, jo më shumë se 12 km nga qendra, sheshi

“Skenderbej”. Ka një sipërfaqe prej 454 hektarë dhe një popullsi prej rreth 35,000 banorë.

Me shpërbërjen e sistemit socialist totalitar në fillim të viteve '90, të shekullit XX, filluan

ndërtimet e para, vepra të njerëzve të ardhur nga veriu dhe verilindja e Republikës së

Shqipërisë si rezultat i migrimit të brendshëm të paorganizuar dhe të pakontrolluar.

Bathorja është e rrethuar nga kodrat, nga sipërfaqe të gjelbra, nga gjashtë liqene të vogla

artificiale, një natyre e gjitha për t’u zbuluar dhe per t’u jetuar së bashku me

kompleksitetin kulturor që të ofron që prej fillim viteve ’90 të shekullit XX. Familjet vijnë

pothuajse të gjitha nga veriu i vendit, kryesisht nga zona që janë karakterizuar nga një

proces varfërimi gradual si rrjedhojë e shumë kushteve historike, sociale e politike, por të

plotësuara edhe me rolin e vetë njerzve që kanë jetuar në ato qytete më parë (veri të

vendit).

Në këtë kontekst duhet të thuhet se shumë prej familjeve që janë vendosur hershëm

në këtë zonë erdhën pa asgjë, përveç aspiratës për të ndryshuar rrënjësisht kursin e tyre

jetesës. Me shumë mundim e vështirësi e thuajse krejtësisht pa vëmendje e mbështetje nga

Page 84: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

84

shteti ata arritën të ngrenë strehat e tyre të para, duke hedhur njëherazi dhe themelet e një

jetese të re në periferi të Tiranës e duke ngritur një model shumë sfidues për nga pikpamja

nënkulturore për qytetarët e Tiranës që prej asaj kohe.

Zona ku ata jetojnë sot, është rëndom vendi të cilin pak nga këta banorë do ta

kishin pikturuar në vitet e para të zhvendosjes së tyre, kjo atribuar edhe faktit që një model

referimi nuk ishte i qartë as për ta asokohe. Ky ekuilibër i shprishur, për shumë arsye,

karakterizon tani për tani hapësirën tonë urbane. Hapësirat urbane që kanë një lloj

dinamike te ne, janë duke u riorganizuar krysisht vetëm në bazë të interesit ekonomik

privat që shpesh nuk ka mundësi të marrë parasysh faktin se qyteti është një hapësirë

shumëfunskionale, e destinuar jo vetëm të marrë parasysh logjikën e fitimit, por edhe të

respektojë jetën, shëndetin, kulturën, zbavitjen e jetës njerëzore” (Fuga, A. 2008: 73).

Normalisht familjet e vendosura në zonën e Bathores janë të grupuara sipas vendit

nga ato vijnë dhe sipas lidhjeve familjare: pjesa më e madhe është me origjinë nga Kukësi,

Dibra, Tropoja, por një numër gjithashtu i konsiderueshëm, sidomos vitet e fundit vijnë

nga rrethet po ashtu veriore si Puka dhe Mirdita.

Ajo çfarë tërheq më tepër vëmendjen krahas faktit që zona tashmë është populluar

si shumë periferi të tjera të qyteteve të mëdha në Republikën e Shqipërisë është qëndrimi

ndaj kulturës dhe traditave nënkulturore, të cilat përfaqësojnë një pasqyrë të pasur të

shpirtit të zonave nga të cilat ata vijnë por në tërësi edhe të gjithë kombit, përbërës

vendimtar edhe për shkrimin e historisë së një populli, e cila lipset t'i referohet këtyre

trashëgimive për të rritur pasurinë e gjuhës, simboleve dhe kulturës materiale të atij vendi,

sepse ‘kultura është tërësia e mendësive, modeleve të sjelljes dhe mënyrave të jetesës që

reflektohen në gjithë veprimtarinë e anëtarëve të një komuniteti’ (Dervishi, Z., 2007:4).

Për shembull, një pjesë e rëndësishme e këtyre traditave është edhe Kanuni si një

burim vlerash shumë i rëndësishmë për këtë studim, pasi sikundër do të analizohet në

kapitujt në vijim, shumë prej vlerave e normave me të cilët këta persona identikohen, ose

identifikojnë si thelbësore janë pikërisht të përjetësuara në Kanun.

Page 85: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

85

Sociologu Dervishi, përmes punimit të tij monografik "Lente të ndërveprimit

simbolik", një koleksion kompleks i pasur me të dhëna, shembuj, kuriozitete nga e shkuara

e shqiptarëve, por edhe të së tashmes thotë se, në krahina të ndryshme të Republikës së

Shqipërisë, shumë simbole me përdorim nënkulturor janë reflektim i zhvillimeve të

veçanta historike të tyre. Këto simbole e pjesëza të kulturës të shtrira në shoqëri mbarten

me vetë edhe me zhvendosjen e tyre nga një pjesë e territorit në një tjetër (Dervishi, Z.,

2008:197).

Page 86: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

86

4.4.2 Gjeografia dhe Mjedisi Natyror

Terreni i zonës së Bathores në përgjithësi është i sheshtë, me një pjerrësi të lehtë

drejt veriperëndimit. Zona ndodhet në një kuotë që varion nga 80-90 m në pjesën jugore,

duke rënë në lartësinë nga niveli i detit në 45 m në pjesën veriore. Zona ka një klimë të

butë mesdhetare, ku stina e verës është e thatë dhe e nxehtë dhe dimri me lagështi dhe i

ftohtë. Temperatura vjetore luhatet kryesisht rreth 15 ◦C. Zona laget nga tre lumenj, ai i

Tiranës, Lanës, dhe Tërkuzës, ku të tre rrjedhin nga juglindja për në veriperëndim duke

përshkuar luginën e Tiranës. Lumi i Tiranës dhe dega e tij lumi i Lanës përshkojnë pjesën

qëndrore të luginës së Tiranës, kurse lumi i Tërkuzës rrjedh në periferinë veriperëndimore

të luginës.

Bathorja një nga njësitë administrative të Bashkisë Kamëz.

Page 87: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

87

Popullsia e Kamzës e rritja e numrit të saj ka ardhur kryesisht si pasojë e migrimit

të brendshëm, përkatësisht në vitet 1946-1991 ka dy momente kur popullsia ka kryer

lëvizjet e mëdha, periudha 946-1975, dhe nga 1976 -1991. Në periudhën e parë kemi një

popullsi të ardhur kryesisht nga Burreli e më pak nga Skrapari. Në këtë kohë në Kamëz

numri i popullsisë nuk i kalonte, 7 000 banorë.

Periudha e dytë, përkon me hapjen e minierës së Valiasit, kështu që u krijua

mundësia e ardhjes së një fluksi të ri banorësh nga të gjithë rrethet e vendit dhe binomi

Burrel - Skrapar filloi të zbehej. Në këto kushte u zhvillua me shpejtësi dhe infrastruktura

e strehimit. Kjo periudhë zgjati për rreth 15 vjet deri në vitin 1990, vit që përkon me

lëvizjen studentore, të cilës ju bashkëngjit dhe lëvizja e minatorëve të Minierës së

Qymyrgurit të Valiasit. Në vitin 1991, vit që shënon dhe momentin historik të lëvizjes së

lirë të qytetarëve, bëri që numri i popullsisë në Kamëz të arrijë 12 500 banorë (Pojani, D.

2003:19).

Banorët e zonës shprehen se në fillimet e veta lagjia e Bathores paraqitej në gjendje

të mjerueshme. Sikur të mos dihej se shumica e këtyre njerzve ishin vendosur për banim

këtu me zgjedhjen e tyre të lirë, mund të aludohej se zhvendosja e familjeve të tëra, brenda

një periudhe më pak se dhjetëvjeçare, kryesisht nga verilindja e Republikës së Shqipërisë

ishte bërë masive e për arsyet të sforcuara apo shtrënguara nga faktorë të

papërballueshëm. Nga viti 1995 deri në fund të vitit 2005, ndihej mungesa e theksuar e

shkollave publike, qendrave shëndetësore të kujdesit parësor e gjithashtu edhe të njësive të

tjera infrastrukturore që lidhen me shërbimet e përditshme të këtyre banorëve.

“Zhvendosja nga Burreli në Bathore në fillim të vitit 1994 u shoqërua me

një turbullirë në jetën e përditshme për gjithë familjen tonë. Fëmijët u

detyruan të braktisin shkollën sepse nuk kishim asnjë shkollë më afër se një

orë prej shtëpisë për t’i cuar, e unë e im vëlla si kryefamiljarë duhej të

dilnim që në mëngjes për në Tiranë të kërkonim punë, zakonisht ditore, e

gratë s’mund ti linim të shoqëronin fëmijët përditë në një qytet që as ne se

njihnim” (R. Ll. banor me origjinë nga Burreli).

Page 88: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

88

Sot në Bathore ka një popullsi prej rreth 35.000 banorë nga të cilët 28.853 janë të

rregjistruar kurse pjesa tjetër janë kryesisht popullsi në lëvizje nën presionin e valëve

migratore ndërkombëtare.7

4.4.3 Origjina e banorëve si migrantë të brendshëm

Rritja që ka ndodhur në popullsinë e Bathores ka ardhur si rezultat i migrimit të

brendshëm, i cili jo vetëm bën të ndryshojnë profili i komuniteteve rurale, por ndikon

gjithashtu edhe në profilin ekonomik, mjedisor dhe socialkulturor të tyre. Mjafton të

përmendet këtu që rritja e konsiderueshme e popullsisë ndikon sidomos në arsim,

shëndetësi, komunikim, transport, shërbime sociale, strehim dhe infrastrukturë. Në

Bathore gjithë këto elemente janë shumë të dukshme e problematika e tyre e kthen

Bathoren në një rast që demonstron specifikat e veta në kontekstin shqiptar, kryesisht per

shkak të ritmit të lartë të mbipopullimit dhe kushteve të jetesës të ngritura në këtë zonë.

Nga këndvështrimi i përbërjes së popullsisë, vërehet se Bathorja është kthyer në një

vend ku përzihen grupe popullsie nga pjesë të ndryshme të vendit duke qënë kështu një

shëmbull tipik i bashkëjetesës së tyre – ku megjithatë spikasin të ardhurit nga zonat

veriore të vendit.

Në një kuptim më të ngushtë mund të thuhet se shkalla e heterogjenitetit nuk është

edhe aq e lartë meqë të ardhurit janë kryesisht nga zonat veriore, por sidoqoftë këto të

fundit dallojnë mjaft midis tyre. Sigurisht që janë edhe të ardhurit nga zonat jugore të

vendit që, sidoqoftë janë në një numër më të vogël. Këtu është me vend të bëhet një

saktësim ndërmjet arsyeve të këtij migrimi ndërmjet dy periudhave, përkatësisht para dhe

pas vitit 1990.

Sqarojmë se varfëria e tyre është ushqyer edhe nga presioni politik, por më shumë

akoma prej të ashtuquajturës mungesë totale të vizionit dhe kontrollit për të disiplinuar të

ardhurit, veçanërisht afër Tiranës, për të bërë një jetë më të mirë. Në ditët që flasim

7 www.kamza.gov.al/levizjetdemografike (burim i parë në datë 10/11/2014)

Page 89: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

89

popullsia e bashkisë së Kamzës ku futet Bathorja, ka një shifër prej 12 herë më shumë

banorësh sesa në vitin ’90. Dhe kanë okupuar një hapësirë prej 400 ha, ku të ardhurit janë

të gjithë me status të paligjshëm. Shumë u është premtuar por deri më tani, pak është bërë.

Të politizuara frikshëm, autoritetet lokale me kopetenca jo shumë të mëdha e kanë pasur

të vështirë ta menaxhojnë zonën (Andoni, B., 2013: 2).

Deri para këtij viti, shteti ka mbajtur nën kontroll të rreptë politikat demografike,

veçanërisht lëvizjen e lirë të popullsisë, gjë e cila do të pasqyrohej në krijimin e

organizuar të qendrave të banimit në këtë kohë. Si pasojë e lëvizjes dhe migrimit të madh

(fluksit të banorëve të rinj), që ndodhi në përmasa të tilla të konsiderueshme, Bathorja ka

ardhur gjithmonë e më tepër duke ju përafruar një qendre urbane. Kanë qënë afërsia me

kryeqytetin, në kuptimin e më shumë shanseve për vende pune dhe kërkesa për një jetë më

të mirë arsyet kryesore të këtyre flukseve të ardhjes së banorëve.

Nga ana tjetër, toka bujqësore e pa shfrytëzuar, duke qënë se në këtë kohë ishte e

papërdorur, pra praktikisht nuk kishte pengesa për t’a marrë, shpjegon se përse zhvillimi

(ndërtimi i banesave) ndodhi me aq ritme të shpejta krahasuar me zona të tjera të

populluara në periferi të qyteteve të mëdha. Prandaj, mund të thuhet që toka e pazënë i ka

hapur rrugë vendosjes së popullsisë, dhe përbën edhe faktorin kryesor mundësues të rritjes

së popullsisë.

“Kur u zhvendosëm këtu e konsideronim fat që u afruam me kryeqyetetin, e

balta që kishim përtej dere, nuk na ligshtonte shumë në krahasim me pamjet

që i shihnim Tiranës në Televizion. Nxituam të ngrinim një kat për tu futur

brenda, pavarsisht se banjon e kishim ende jashtë e për ca kohë të

përbashkët me shtëpinë ngjitur, një pukjan edhe ai. Në fakt tokën fillimisht

e gjeti , e zuri ai me të vëllanë, po pastaj vëllai i tij iku familjarisht në Angli

e kështu u gjet kjo mundësi për ne” (D. P. – banor i vendosur në vitin 1993,

me origjinë nga Puka).

Page 90: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

90

(foto në vijim është e shtëpisë së tij, në fillimet e vendosjes në Bathore)

Page 91: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

91

4.5 Strehimi

Numri i ndërtimeve në zonë ka ardhur duke u rritur, gjë që përbën një faktor

pozitiv, megjithëse raporti mes dendësisë së ndërtimeve dhe cilësisë së jetesës mbetet

shumë i zhdrejtë. Shumicën e zonës ku është ndërtuar e përbëjnë banesat individuale.

Mjaft të tilla të reja kanë zënë vendin e barrakave që kanë shërbyer si strehim në fillimin e

dyndjes së banorëve në Bathore. Sipas vlerësimeve zyrtare, mesatarja e hapësirës së

banimit për shtëpi (banesat individuale) është 119 m2. Në studimin tonë të dhënat sa i

takon sipërfaqes mesatare të banimit luhaten në vlerën e vlerësimit zyrtar. Pjesa më e

madhe e banorëve të Bathores i kanë shtëpitë e tyre në një mesatare.

Sa i takon mënyrës së financimit të ndërtimit të shtëpive, në Bathore vërehet,se

kanë shërbyer burime të ndryshme, të cilat kanë kontribuar gati në të njëjtën masë në

ndërtimin e shtëpisë, kryesisht përmes qarkullimit të parasë në formë të materializuar në

dorë (Bashkia Kamëz – Strategjia e zhvillimit 2008 – 2015: 45).

Nga ana tjetër kreditë bankare janë në masë të munguara si për nga kultura e të

aplikuarit ashtu edhe nga pikpamja e të ndërgjësuarit ndaj tyre. Të ardhurat nga puna në

emigracion rezulton të jetë në një përqindje më të madhe se sa burimet e tjera të të

ardhurave të përditshme. Si pasojë e reformës së tokës që u krye gjatë periudhës 1991-

1994, familjet përfituan sipërfaqe toke, të cilat më pas u janë nënshtruar ndarjeve të

mëtejshme. Problemet e tokës të tilla si pronësia, fondi i tokës, zënia e paligjshme etj,

paraqiten të ndërlikuara në Bathore dhe kërkojnë kohë për t’u zgjidhur.

Sipërfaqja e tokës që banorët e Bathores zotërojnë ose perceptojnë në zotërimin e

tyre varion, por si faktor thelbësor në përcaktimin e saj mbetet koha e zënies dhe

përdorimit të saj. Këtu toka, duhet saktësuar se bëhet fjalë për atë truall, veç atij të shtëpisë

(në rastin e banesës individuale), gjë e cila sqaron edhe rastin e banorëve të pallateve që

zotërojnë tokë diku në Kamëz/Bathore. Pra, kjo nënkupton se toka nuk lidhet vetëm me

vendbaniminin e banorëve.

Pas afërsisht dy dhjetëvjeçarëve të popullimit masiv të zonës shtëpitë e banorëve

duken se nuk kanë ndryshuar shumë nga momenti i ndërtimit të tyre. Sipërfaqet e zëna

Page 92: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

92

për ndërtimin e shtëpive më së shumti një ose dy katëshe mbizotërojnë pamjen e lagjes së

Bathores. Për një pjesë të mirë të tyre stili dhe forma e banesave janë të ndryshme nga ato

të zonës , nga e cila ata janë zhvendosur, sidomos për ata banorë, të cilët kanë ardhur nga

qytete të tjera, ku banesat kanë qenë apartamente në pallat, për periudhën e sistemit

socialist .Rreth 34 për qind e të pyeturve pohojnë si vendbanim të tyre të mëparshmë

rrethin e Kukësit, e afro 8 për qind të tyre nga rrethi i Hasit.

Ndërkohë 91 për qind e të anketuarve pavarsisht origjinës dhe vendbanimit të tyre

të mëparshëm, konfirmojnë se jetojnë në shtëpitë e tyre private, për të cilat pak kujdesen të

përmendin nëse janë të legalizuara sipas procedurave ligjore në fuqi. Hapësirat e banimit

luhaten mes një sipërfaqe 100-200 metra katror, (respektivisht 46 për qind deri në 100

metra katror e 43 për qind deri në 200 metra katror). Kjo hapësirë është më së shumti e

organizuar në 2-3 ose 4 dhoma fjetjeje.

Familjet e zonës së Bathores banojnë afër me njëra-tjetrën. Familjet nuk janë

numeroze dhe shumë afër modelit të bërthamës bazë. Sipërfaqet që rrethojnë shtëpitë e

banorëve, të cilat dukshëm ndryshojnë nga ndarja e sipërfaqes më së shumti, nuk përdoren

për shërbime ose veprimtari të larmishme. Kështu banorët ose e përdorin hapësirën që

rrethon banesën për mbjellje të rasëtësishme lulesh apo perimesh ose ndodh edhe që

brenda vendit t’i ndryshojnë destinacion, për shëmbull, për parkim makine, magazinim

mallrash dhe parkim autoveture.

Page 93: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

93

Në studimin e ndërmarrë në pyetjet që i janë bërë banorëve të Bathores në lidhje

me problemet kryesore asnjëri nga individët e intervistuar nuk identifikoi strehimin si një

problem kyç të jetesës së tyre në ditët e sotme. E ndërthurur kjo e dhënë me nivelin e të

ardhurave që ata paraqitën në një vlerë mesatare nga 5000 – 10 000 lekë të reja në

muaj/frymë, (39 për qind e të pyeturve) parashtron qëndrimin se të ardhurit pas më më

shumë se 10 vitesh të vendosur në këtë zonë nuk duket se e shohim vendosjen e tyre në

periferi të Tiranës si problematike, së paku jo nga pikpamja e strehimit.

Page 94: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

94

4.6 Veprimtaritë ekonomike

Rajoni i Kamzës ka kaluar të njëjtin ndryshim strukturor në ekonomi, të cilin ka

pësuar edhe Republika e Shqipërisë në përgjithësi, ku shumica e vendeve të reja të punës

që janë krijuar përfshihen në sigurimin e shërbimeve se sa në prodhimin e mallrave.

Ndërkohë në lagjen e Bathores, biznesi i vogël dhe ai i tipit familjar përbëjnë

veçorinë kryesore që karakterizon të gjithë tërësinë e veprimtarisë së biznesit që zhvillohet

në këtë zonë. Megjithatë, më i favorizuar vazhdon të qëndrojë me sa duket sektori i

ndërtimit (materialeve dhe lëndës së parë për ndërtim), i nxitur edhe nga kërkesa në rritje

për këto materiale (ndërtimin e shtëpive), si dhe nga disponibiliteti i lëndës së parë pranë.

Relativisht, ky sektor shënon tre apo katër firma të mëdha të inerteve që operojnë

në këtë zonë. Firma të tjera më të vogla kanë një aktivitet tregtar shumice, pakice ose

prodhimi në shkallë të vogël të këtyre materialeve. Në terma konkrete ja se si reflektohet

qasja e të pyeturve në lidhje me veprimtaritë e përditshme në zonë si dhe ato fitimprurëse.

Pjesa më e madhe e të pyeturve i përkasin fuqisë aktive për punë, por në fakt pjesa

dërrmuese e tyre nuk ishin të angazhuar në punë. Në këtë shifër janë pasqyruar si të

angazhuar në punë vetëm ata të anketuar, të cilët ishin ose të punësuar në një biznes privat

a në zyra të administratës vendore ose ishin të vetëpunësuar në bizneset e tyre. Rreth 60.9

për qind e grupit të pyetur i takojnë moshës 20 deri 45 vjeç (Bashkia Kamëz. Strategjia e

zhvillimit 2008-2015: 11).

Ndërkohë që angazhimi kryesor rëndom konsiderohet puna, një tjetër interesim në

këtë studim ishte përfshirja në aktivitete të tjera vullnetare në të mirë të komunitetit, duke

matur kështu edhe prirjen e vullnetarizmit dhe shpenzimit të kohës së lirë. Të dhënat në

këtë drejtim pasqyrohen në këtë mënyrë:

Page 95: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

95

Page 96: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

96

Ndonëse pak e vështirë për ta përcaktuar në logjikën e një altruizmi të evidentuar,

pjesa më e madhë e grupit të të pyeturve nuk hezitojnë që të rendisin si prioritar,

veprimtari dhe inisiativa që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë më të mirën e komunitetit e

në përgjithësi të zonës në të cilën ata banojnë prej vitesh.

Shpreh kjo një lloj kohezioni dhe solidariteti të tyre, në nivel të përgjithshëm, por

lë ende vend për diskutim kur vjen fjala në veprime konkrete që kërkohen në dobi të

komunitet, pra solidariteti dhe bujaria në veprim. Besoj që këto vlera kanë qenë të

pranishme përherë në komunitetet nga të cilat kanë origjinën ose ku këta banorë kanë

jetuar më parë, komunitete që njihen si të ndërlidhura e ku ndërveprimi në grup kalon

caqet e formalitetit e mund shumë mirë të krahasohet më reagime që mund të mbiquhen

një mirënjohje sociale. Bathorja të jep idenë e një zone ku njohja sociale, i tejkalon kufijtë

e fillestares.

Njerëzit ndonëse jo nga i njëjti rreth ose qytezë, duket se njihen mirë me njëri-

tjetrin , kështu stimuli për të bërë veprime për të mirë të të tjerëve duket se është në dukje

mjaft i pranishëm, por kur vjen fjala për nismën konkrete rezultatet e pyetsorit tregojnë si

më poshtë.

Page 97: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

97

Page 98: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

98

Në këtë këndvështrim duket se ideja e të bërit diçka për hir të të bërit, dhe të

vepruarit me qëllimin e ndihmës mirëfilli për komunitetin zbehet pak kur përgjigjet e të

pyeturve analizohen më në thellësi.

‘Dëshira për t’u njohur me drejtues të sektorit publik, ku më pas mund të

punësoheni’ duket se është arsyeja që shtyn ata individë që ndërmarrin vepra vullnetarizmi

më së shumti të veprojnë në këtë mënyrë, me 41,38 për qind një sjellje paksa pragmatiste,

ndonëse e justifikuar, por që në vetvete mbart edhe të tjera probleme e shqetësime të

ngërthyera me të përditshmen e banorëve të kësaj zone me mënyrën e tyre të jetesës,

vështirësitë për zgjerimin e njohjeve sociale që mund të shdnërrohen nesër në mundësi

punësimi apo angazhimi fitimprurës për ta dhe familjet e tyre.

Së fundi, vlen të përmendet korrelacioni që merr sërish ideja e angazhimit në

veprimtari vullnetare dhe koncepti i ndihmës që ata paramendojnë se mund të ofrohet.

Përmes një pyetje vijuese, të njëjtit grup njerëzish ju është kërkuar të japin mendimin në

lidhje me angazhimin e tyre në ndërtimin e një objekti konkret në zonën e tyre në dobi të

komunitetit.

Paksa paradoksalisht të gjithë të pyeturit janë ndarë proporcionalisht në dy grupe

thuajse me përqindje të barabarta; në ata që do të ofronin fonde financiare për këtë objekt

– ndërkohë që të ardhurat e deklaruara në disa pyetje më lart nuk e justifikojnë një

zgjedhje të tillë, dhe në ata që do të ofronin punë të gjallë si punëtor i pakualifikuar në

ndihmë të kësaj çështjeje.

Nëse kolektivi i zonës ku ju banoni do të ndertojë ose riparojë

objekte të domosdoshme per komunitetin si rruge automobilistike,

ura, ujesjelles etj.

Ju jeni i/e gatshem te:

(ne perqindje)

Përgjigje Në përqindje

Punë të gjallë si punëtor i pakualifikuar 43.0

Punë si specialist i kualifikuar 4.4

Punë si organizator i vullnetarëve 4.9

Lëndë të para (çimento, hekur, pajisje hidraulike

etj)

1.3

Page 99: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

99

4.7 Parashikimi i Popullsisë

Tre faktorë janë marrë në shqyrtim për ndërtimin e modelit të parashikimit të

popullsisë për periudhën njëzet vjeçare (2000 – 2020) në zonën e Kamzës, përfshirë edhe

territorin e lagjes së Bathores, sipas strategjisë së zhvillimit të këtij qyteti.

Së pari, dhe me më tepër rëndësi është marrë rritja urbane si rezultat i popullsisë së

re në moshë. Më tepër se 1/3 e popullsise është nën moshën 15 vjeç.

Së dyti, është konsideruar rritja natyrore rreth 2 për qind në vit e gjithë popullsisë

së Kamzës por me të njëjtin tregues pasqyrohet lagjia e Bathores dhe së fundmi është

shqyrtuar faktori i migrimit nga zonat rurale drejt zonave urbane e nga zona urbane te

amortizuara drejt atyre urbane më të zhvilluara ose të stabilizuara, si rezultat i lëvizjes së

lirë brenda dhe jashtë vendit.

I gjithë territori i Kamzës duke përfshirë edhe zonën e Bathores ndahet në tri zona

kryesore me karakteristika të ndryshme përsa i përket vendndodhjes, përdorimit të tokës,

standarteve të jetesës, kushteve të infrastrukturës, të pronësisë, zhvillimit të komunitetit

etj. Më konkretisht këto zona janë: Zona jugore e Kamzës. Kjo është zona më e urbanizuar

e bashkisë, tepër komplekse dhe heterogjene; Zona veriore e Kamzës, në të cilën dendësia

e popullsisë është minimale dhe ekziston ende një potencial i konsiderueshëm për

përdorim bujqësor dhe Zona e ndërmjetme, e pozicionuar midis dy të parave. Kjo është

një zonë relativisht homogjene por më pak e dendur se zona jugore.

Fonde financiare 43.8

Do të paguanit një të papunë të punonte si

vullnetar për të shlyer detyrimin tuaj moral

0.7

Pa përgjigje 2

Page 100: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

100

Page 101: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

101

Duke u bazuar në shifrat për popullsinë aktuale, tendencat e zhvillimit dhe

karakteristikat e zonave, është zhvilluar modeli i projektimit të popullsisë për 20 vitet

(2000-2020). (Bashkia Kamëz. Strategjia e zhvillimit 2008-2015: 11). Modeli dukshëm vë

në pah dy skenare të mundshëm dhe përkatësisht “skenarin negativ” dhe “skenarin

pozitiv”.

Skenari negativ – ruajtja e gjendjes aktuale

Ky skenar merr shkas nga ruajtja e natyrës informale të zhvillimit të

vendbanimeve, mungesa e planifikimit urban dhe mospërmirësimi ose përkeqësimi i

situatës politike dhe ekonomike në vend dhe si rrjedhim në Kamëz e Bathore. Në këtë rast

pritet që aktiviteti i vetëm në Kamëz të jetë banimi dhe ndërhyrjet për sigurimin e

infrastrukturës të jenë shumë të kufizuara. Si rezultat të tre nëndarjet do të zhvillohen me

po të njejtat ritme dhe karakteristika sikurse gjatë 10 viteve të fundit.

Skenari pozitiv – përmirësim

Sipas këtij skenari, zhvillimi informal i vendbanimeve do të administrohet

nëpërmjet politikave shtetërore/vendore dhe hartimit të një plani strategjik të zhvillimit

urban në Kamëz. Në kushte të tilla, pritet që situata politike dhe ekonomike në tërësi të

përmirësohet dhe të forcohet ekonomia lokale në Kamëz.

Page 102: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

102

4.8 Prirje në terren

Në zonën e përzgjedhur, kontakti ishte me komunitetin e migrantëve të brendshëm

të kategorive të ndryshme moshore, profesionale, civile dhe shoqërore. Ky kontakt e

marrëdhënie e ngritur përgjatë plotësimit të pyetsorëve si mjete kërkimore, edhe disa

intervistave të veçanta pati në vetvete qëllimin të hulumtonte karakteristikat kryesore të

qasjeve kulturore të këtij komuniteti në raport me qytetitin, të cilit ata besojnë se i

përkasin Tiranës. Bathorja e së bashku me të dhe një sërë lagjesh që administrativisht

përfshihen në qytetin e Tiranës, ndonëse në proceset politikisht integruese, identifikohen si

një qytet më vete ku banorët, të cilët jetojnë në këtë pjesë periferike të kryeqytetit më së

shumti, sidomos sa i takon stilit të të jetuarit e identifikojnë veten me qytetarët e Tiranës.

Zhvillimi i Bathores gjatë dhjetëvjeçarit të fundit reflekton proçesin kryesisht

informal të zhvillimit të tokës dhe transformimin e shpejtë të saj nga përdorimi bujqësor

në atë urban dhe periurban. Proçesi u stimulua nga legjislacioni i fillimit të viteve ’90 të

shekullit XX (Ligji 7501, Për Tokën). Procesi i nëndarjes së tokës u stimulua më tepër nga

transaksionet vijuese ligjore mbi tokën dhe ndarjen e tokës publike dhe bujqësore.

Një pjesë e tokës publike është okupuar në mënyrë të paligjshme ndërsa fermat

kolektive u ndanë dhe u shitën me anë të një procesi të rregullt ligjërisht. Ndërthurja e

transaksioneve formale dhe informale të parcelave ka vendosur një model të ndarjes dhe

zaptimit të tokës që është tipik për zonat periferike të rajoneve metropolitane në vendet në

zhvillim. Të dhënat e mbledhura gjatë 5 viteve të fundit në zonë paraqesin një proces që

konfirmon ngjashmëritë me vendosjet informale në vendet në zhvillim.

Praktika është e tillë që në fillim toka rrethohet me një gardh, hidhen themelet,

ndërtohet një barrakë ose përcaktohen kufijtë dhe më pas banorët presin reagimin e

qeverisë për këto veprime. Nëse kjo gjë tolerohet, ajo ndiqet më pas nga një proces

gradual i ndërtimit të banesave që materializon zaptimin e tokës; lidhja ilegale me një

shërbim - në qoftë se ekziston një i tillë - është hapi i mëtejshëm i ndërmarrë

individualisht ose kolektivisht. Veprimet e planifikimit dhe rregullarizimit fillojnë vetëm

kur vendodhjet janë konsoliduar në një shkallë të tillë që e bën prishjen e tyre një opsion

Page 103: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

103

të pamundur politikisht dhe fiananciarisht. Dukuria më e zakonshëm është që okupuesit e

parë përcaktojnë zonat për vendosjen e mëvonshme të familjarëve ose të afërmve të tyre.

Stili i të ndërtuarit, cilësia, madhësia dhe standartet e shumicës së shtëpive në

Bathore janë një panoramë më vete me rëndësi studimore shumë i dukshëm. Në

përgjithësi shtëpitë janë të mëdha, të ndërtuara mirë dhe në shumicën e rasteve të

financuara nga të ardhurat që dërgohen nga pjestarët e tjerë të familjes që punojnë si

emigrantë në vende të tjera. Ndërtesat janë pozicionuar në mënyrë të tillë që nuk ndjekin

një model të caktuar dhe që e bëjnë procesin e mëvonshëm të legalizimit, përcaktimin e

rrugëve dhe të hapësirave publike shumë të vështirë.

Modeli i përdorimit të tokës dhe pocesi i përgjithshëm i okupimit të tokës duhet të

shihet nga disa këndvështrime:

Së pari, mungesa e tokës së pazënë me ndërtime në qendrën urbane të Tiranës ku

mund të vendosen të ardhurit e rinj për të zhvilluar banesën e tyre me kufizime ndërtimi

në zonën e urbanizuar të Tiranës, e ktheu Bathoren në një ishull natyral të kryeqytetit të

përshtatshëm për ndërtimin e banesave individuale dhe mundësi vetëzhvillimi.

Së dyti, pozicionimi strategjik i Bathores – vendosur përgjatë një aksi të

rëndësishëm që lidh Tiranën me rajonet e tjera të Republikës së Shqipërisë – dhe aksesi i

saj e bëjnë Bathoren një vënd të përshtatshëm për vendosjen e të ardhurve.

Së treti, sasia e konsiderueshme e tokave të hapura dhe të lira pranë zonës më të

rëndësishme urbane në të gjithë vendin, e bëri atë gjithashtu një zonë shumë tërheqëse për

vendosje..

Së katërti, kolapsi i strehimit publik dhe një ndalesë virtuale e ndërtimit të

banesave, i ngushtoi mundësitë për to ndërkohë që rriti vrullshëm kërkesën për strehim, e

cila si pasojë rriti presionin për strehimin dhe tokën, dukuri që stimuloi edhe më tepër

zaptimin e tokës dhe aktivitetin e ndërtimeve në Bathore.

Së fundi, heqja e kufizimeve për lëvizjen e lirë të popullsisë hapi rrugën për

migrimin drejt kryeqytetit për një popullsi nga zonat më të varfëra të Republikës së

Page 104: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

104

Shqipërisë, të cilët e konsideruan Kamzën si hapin e tyre të parë në ekonominë urbane të

Tiranës.

Bathorja sot paraqet një panoramë afër groteskes e megjithatë një terren mjaft

interesant nga pikpamja e përplasjes së realiteteve, kompleks me gjithë tiparet e veta të

brendshme dhe ato të jashtme. Një zonë e banuar në shumicë dërrmuese nga të ardhurit e

ku orientohesh përmes emra rrugësh Europiane e botërore. Vetë banorët duket se e kanë

’gëlltitur’ këtë copëz të realitetit të tyre infrastrukturor, por shumë pak ose thuajse kurrë

nuk i përdorin ato. Në vrojtimin e një vizitori banorët qeshin dhe ironizojnë ”Unë banoj në

Paris të Kamzës. Ndoshta shkoj në Paris kur të jem në atë botë, pasi tani nuk kam të holla

– thotë Afrimi, një .punëtor sezonal që merr më pak se 20 000 lekë në muaj duke punuar

në ndërtim”8.

8 Vivir en Manhattan o con Berlusconi, un privilegio de la paupérrima Albania – El Mundo (17.01.2013)

Page 105: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

105

Page 106: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

106

Nga hulumtimi në terren, doli në pah që të banuarit në secilën prej lagjeve dhe

njësive administrative të Bathores e Kamzës duket se ka patur një rritje më të madhe deri

në fillim të vitit 2005, të shek.XX, kohë e cila përkonte me përfundimin e fazës së parë të

shpërnguljes nga zonat e origjinës së banorëve të Bathores drejt kësaj zone. Ishte pikërisht

kjo periudha kur përfundoi faza e parë e ndërtimeve individuale, të cilat karakterizoheshin

thuajse nga e njëjta sipërfaqe, stil dhe kohë ndërtimi.

Banorët e ngulur në këto zona, nuk e identifikonin veten si pjesë e qytetit të

Kamzës por si banorë të Bathores, e po në këtë mënyrë ’etiketoheshin’ edhe në Tiranë e

më gjerë. Pas kësaj periudhe, fillim deri në mes të viteve 2000 të dhjetëvjeçarit të parë të

shekullit XX, shumë prej banorëve që vazhdonin të rrisnin numrin e popullsisë së zonës së

Bathores nisën ta shohin këtë vend jo vetëm të vështirë për të ngritur dicka ”të tyren”,

shtëpi private, një ose dykatëshe, por edhe me sipërfaqe më të vogël se kaq.

Si rrjedhim, një prurje jo e vogël e të zhvendosurve të këtyre fillim viteve vendosi

si praktikë thuajse të zakonshme zënien e ndërtesave të ngritura më parë me qera. Çiftet e

reja të shpërngulura rishtazi ose që lidheshin në martesë në këtë zonë nisën jo rrallë të

ndaheshin nga familjet me shumë kurorë brenda të njëjtës banesë, tipar ky i sjellë me vete

nga zonat nga të cilët këta banorë janë zhvendosur. Emigracioni gjithashtu, ka luajtur një

rol të konsiderueshëm në këtë ndryshim të stilit të jetesës. Shumë prej banorëve të kësaj

zone ose kanë provuar së paku një herë përvojën imgratore ndërkombëtare ose kanë një

anëtar të afërt në emigracion. Mendësitë emigratore ndërkombëtare në një periudhë prej

afro 15 vjetësh nisi të përçonte normat e veta edhe në familjarët e vet në Bathore.

Të jetuarit në periferi të një zone urbane i bën këta njerëz të besojnë se kanë më

shumë mundësi, ndër të tjera të lidhen më shpejt e më shpesh me të afërmit e tyre

emigrantë, e këtë fakt e lidhin edhe me vizitat më të shpeshta të emigrantëve në zonën e

shpërnguljes sesa në zonat nga të cilat ata vijnë me origjinë ose që kanë banuar më parë.

Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e këtij komuniteti e ndjejnë të qënin pranë

periferisë së metropolit një mënyrë të mirë për të kuptuar mendësinë e të afërmve në

Page 107: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

107

emigracion. Disa prej tyre pohojnë ”me djalin në Itali prej disa vitesh e ne të ikur prej po

aq kohe nga fshati yne, na duket sikur dhe ne jemi emigrantë, vetëm se në tokë tonë”.

Rreth 800 individëve të moshës madhore, kampioni i targetuar për këtë studim,

ndër pyetjet e para që ju drejtuan ishte ’Përse jeni shpërngulur nga vendbanimi i

mëparshëm dhe jeni stabilizuar në këtë zonë?’

Pse jeni shpërngulur nga vendbanimi i mëparshëm dhe jeni stabilizuar

me banim në kete zone?

Përgjigjet Në

përqindje

Për klimë më të mirë 1.3

Për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes tuaj

shëndetësore

0.2

Për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes shëndetësore

të një pjesëtari të familjes tuaj

0.2

Për të qenë më pranë të afërmve tuaj nga nëna 1.4

Për të qenë më pranë të afërmve tuaj nga babai 7.6

Vendbanimi i ri të ofron më shumë mundësi për të fituar 12.3

Vendbanimi i ri të ofron më shumë mundësi për t’u

punësuar

65.4

Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të

arsimuar më mirë fëmijët.

47.1

Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të

zhvilluar aftësitë e veçanta ose talentin e fëmijëve.

1.1

Vendbanimi i ri të krijon lehtësi për të emigruar jashtë

Shqipërisë

7.4

Për të shpëtuar nga konfliktet në fshatin/qytetin ku keni

banuar më parë

3.8

Page 108: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

108

Për të kufizuar komunikimet me anëtarët e fisit, të cilat

të merrnin shumë kohë me ceremoni të panevojshme

0.2

Për të shmangur gjakmarrjen 1.3

Kushte të vështira jetese 0.9

Për një jetë më të mirë 16.6

Për arsye ekonomike 0.9

Për shkak të martesës 0.5

Për t'u arsimuar 0.5

Pa përgjigje 0.5

Pak prej të anketuarve kanë zgjedhur si alternativë të përshtatshme për realitetin e

tyre ”për klimë më të mirë” ose ”për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes së tyre

shëndetësore”. Një pjesë dërrmuese e të anketurave në këtë zonë e përfshijnë veten në atë

grup që si prirje të zhvendosjes së tyre drejt zonës së përiferisë së Tiranës ja atribuojnë të

paturin e më shumë mundësive dhe arsimimin e fëmijëve, duke e konsideruar arsimimin

pranë kryeqytetit ndonëse jo domosdoshmërisht më të mirë, por gjithsesi më të favorshëm

për të patur akses më pas në tregun e punës.

Një tjetër përgjigje e dhënë në po të njëjtën pyetje është të qënit më pranë

familjarëve nga ana e babait. Dominojnë në këto përgjigje me këto konsiderata, burrat por

çka është me vlerë interesante sociale është se edhe gratë, të cilat në pjesën më të madhe të

tyre janë shtëpiake, pra që ndjejnë më tepër rëndësinë dhe relevancën e të paturit pranë të

afërmit dhe anëtarë të fisit apo familjes, si dhe perspektivën e të arsimuarit mirë të

fëmijëve, gjithsesi konsiderojnë familjen e të atit të bashkëshortit të tyre, vjehrrit si babai i

tyre dhe vlerësojnë po aq pozitive sa edhe burrat të jetuarin pranë me këtë familje.

Kjo edhe për arsyen pragmatiste që një pjesë e mirë e tyre deklarojnë që kalojnë

shumë kohë me të afërmit e tyre ose të bashkëshortit të tyre në mungesë të aktiviteteve të

tjera që mund t’i angazhojnë shoqërisht jashtë familjes.

Përmbi të gjitha këto alternativa para rendëse, një pjesë dërrmuese ndër arsyet

parësore që i dedikojnë ardhjen në Tiranë është fakti që e mendojnë dhe perceptojnë këtë

Page 109: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

109

qytet si një vendbanim që do ju sjellë më shumë mundësi fitimi, jo vetëm atyre por edhe

fëmijëve të tyre në rastet kur i kanë këta fëmijë në moshë pune.

Page 110: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

110

4.9 Rritje apo ulje e nivelit ekonomik të familjeve

Sot në Shqipëri është mjaft e vështirë të përcaktohet nëse ajo që njihet si minimumi

jetik i jetesës aplikohet efektivisht njësoj apo perceptohet ndryshe nga banorët e zonave

urbane e ndryshe nga ato periferike. Natyrshëm këtë lloj mospërputhshmërie më të

pranishme e gjen në metropolet e mëdha, të cilat prirjen e zgjerimit të tyre nëpër periferi e

kanë si rrjedhojë e dyndjes së banorëve të zonave rurale. Në kampionin e përzgjedhur e të

fokusuar për këtë studim një pjesë dërrmuese e të pyeturve pa hezituar apo kërkuar të

dhëna shtesë është përgjigjur se gjendja ekonomike e familjes së tyre pas ardhjes në

periferi të Tiranës është përmirësuar pak ose ka mbetur në të njëjtat nivele me vendin e

origjinës apo atë të banimit të fundit.

Si ka ndryshuar gjendja ekonomike e familjes tuaj në

krahasim me atë të përpara transferimit?

Përgjigjet Në përqindje

Është përmirësuar shumë 3.0

Është përmirësuar disi 18.4

Është përmirësuar pak 70.6

Është e njëllojtë 6.3

Është përkeqësuar pak 1.1

Është përkeqësuar disi 0.3

Është përkeqësuar shumë 0.1

Ka mes tyre që shoqërojnë automatikisht e pashmangshmërisht zhvendosjen nga

një zonë e thellë rurale apo një zonë urbane në veri drejt Tiranës me lëvizjen e të afërmve

të tjerë, pjesë të familjes bërthamë drejt vendeve të tjera të Europës për migrim

ndërkombëtar. Dy konceptet e sipërpërmendura lidhen për më së shumti sepse dërgesat e

emigrantëve përgjatë këtyre dhjetë viteve mendohej, se mund të shfrytëzoheshin më

Page 111: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

111

efektivisht në një zonë urbane e metropolitane si Tirana sesa për të kultivuar të njëjtin

aktivitet bujqësor apo blegtoral, zejtar apo industrial në krahinën e lindjes apo atë banimit

të mëparshëm. Është pikërisht kjo arsyeja që një pjesë e mirë e të pyeturve deklarojnë se

ndonëse hasin veshtirësi të jetojnë normalisht jetën e tyre së paku brenda një pritshmërie

që në vlera optimale përkon diçka më pak me mesataren e standartit të jetesës në

Republikën e Shqipërisë, banojnë (në momentin e intervistimit të tyre), në godina të cilat

nuk përkojnë aspak me standartin e konsumit të përditshëm të tyre.

Page 112: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

112

Te ardhur Te larguar Diferenca

2001 25,793 5,703 20,090

2002 23,744 8,320 15,424

2003 31,168 10,617 20,551

2004 42,348 24,894 17,454

2005 71,561 42,290 29,271

2006 27,093 16,285 10,808

2007 14,434 10,936 3,498

2008 8,658 6,396 2,262

2009 14,013 9,464 4,549

2010 12,201 8,563 3,638

2011 11,875 6,002 5,873

2012 10,523 4,019 6,504

2013 8,746 2,159 6,587

4.9.1 Nga veriu në qendër – përshtatje sociale dhe ekonomike nga pikënisje të ndryshme

gjeografike

Tirana është një ndër qytetet më të synuara për banim nga shqiptarët. Ndër vite ajo

ka qenë mikpritëse e shumë të ardhurëve nga rrethet, por edhe shumë të tjerë janë larguar

prej saj. Gjithsesi, ritmet e numrit të banorëve në kryeqytet janë gjithmonë rritëse. Vitet

2003-2005 kanë shënuar rritjet më të larta, me 4.8 për qind - 6.1 për qind. Vetëm në vitin

2004, popullsia e Tiranës u rrit me rreth 33.000 banorë dhe po aq gjatë 2005-s.

Pas këtyre viteve, duket se ka patur një normalizim të ardhjeve në Tiranë dhe rritja

e popullsisë ishte mesatarisht 1.7 për qind në vit. Kjo shifër është përafërsisht sa popullsia

e një rrethi relativisht të madh, si për shembull Vlora apo Fieri. Në bazë të shifrave

zyrtare, në vitin 2009, në Tiranë banon rreth 20 për qind e gjithë popullsisë së Republikës

ë Shqipërisë. Studimi i banorëve të ardhur dhe atyre të larguar në Tiranë është shumë

interesant. Periudha 2001-2005 ka shënuar shifrat më të larta të të ardhurve. Për çdo vit ka

pasur mbi 15.000 të ardhur më

shumë se të larguar dhe në 2005-n

kjo diferencë shënoi rekordin me

29.271 banorë. (shiko tabelën) 9

9 open.data.al (hapur në datë 23 Tetor 2014)

Page 113: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

113

Popullsia e Tiranes 2001-2015

Tirane 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

596,702 617,550 633,713 650,767 667,407 683,928 700,162 71,329 731,005 747,173 763,559 781, 020 789,129 788,330

http://www.instat.gov.al/al/themes/popullsia.aspx?tab=tabs-5 (hapur ne date 21.01.2015)

Në fakt, prirja për t’u stabilizuar me banim në Tiranë është e natyrshme. Por vëmendjen e tërheq fakti se që prej vitit

2005 numri i të larguarve ka përbërë në të vërtetë eksodin më të madhe nga qyteti i Tiranës.

Studimi i thelluar empirik në zonën e Bathores zanafillën e përqasjes ndaj popullsisë së zonës, së të ardhurve në Kamëz

dhe Bathore e nisi edhe me identifikimin e zonës nga e cila ishin zhvendosur grupet më dominante socialë. Situata paraqitej në

këtë skenar:

Page 114: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

114

Burimi i të dhënave: Bashkia Tiranë 2012

Page 115: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

115

Page 116: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

116

Shifrat dhe grafikët e studiuar ndër vite tregojnë në mënyrë evidente se Tirana u

shënua si një ndër qytetet më të synuara për banim nga shqiptarët në dhjetëvjeçarin e parë

të viteve 2000. Në këto vite ajo u bë streha e shumë të ardhurve nga qytete të ndryshme të

Shqipërisë, por edhe emigrantëve që ktheheshin nga përvojat e tyre afatgjata të migrimit

apo atyre që kërkonin të ngrinin një strehë të stabilizuar në vendlindje e vijonin jetën

jashtë kufijve.

Si rezultat i lëvizjeve brenda por edhe jashtë territorit të vendit ritmet e numrit të

banorëve në kryeqytet janë gjithmonë rritëse së paku deri në vitin 2009. Sipas CENSUS

2011 Tirana numëron 763,634 banorë nga 2,831,741 të tillë në të gjithë vendin. Dukshëm

27 për qind e gjithë popullisë së Shqipërisë është përqëndruar në 20 vitet e fundit në

metropolin kryeqytetas të Tiranës.

Në një analizë për popullsinë banuese, Open Data Albania argumenton se sipas

qarqeve në Shqipëri për periudhën 2001-2013, shpërndarja gjeografike e popullsisë përbën

një informacion të rëndësishëm në vendimmarrje, veçanërisht kur bëhet fjalë për

përcaktimin e investimeve publike, granteve për pushtetin vendor, numrin e shkollave,

mësuesve e mjekëve apo kapacitetin e spitaleve, ujësjellësave e shërbime të tjera publike.

Në studimin në fjalë treguesit më lart u ekspozuan përmes pyetjes se nga cila zonë

e Shqipërisë janë vendosur në zonën e periferisë së Tiranës. Shifrat e poshtëshënuara japin

tablonë e përgjithshme në për qindje të banorëve të vendosur në këtë zonë, si dhe ngrenë

një panoramë paraprake në lidhje me qasjet dhe traditat e tyre nënkulturore. Gjej me vend

të --theksoj që në këtë tabelë jane reflektuar vetëm vlerat që kishin një kuptim

interpretativ.

Page 117: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

117

Nga cila zonë e Shqiperise keni

ardhur perpara se të vendoseshit

në Bathore?

Rrethi Në përqindje

Bulqizë 4.9

Dibër 22.5

Elbasan 0.4

Fier 0.1

Has 7.7

Korçë 0.3

Krujë 2.0

Kukës 34.0

Kurbin 1.8

Librazhd 0.3

Malësi e Madhe 1.8

Mat 4.3

Mirditë 2.0

Pogradec 0.1

Pukë 4.9

Shkodër 0.47

Tropojë 11.2

Page 118: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

118

Dukshëm zona të rrethit të Kukësit dhe të Dibrës janë në mënyrë dominante të

përfaqësuara në zonën e studiuar. Ky pohim dhe evidencë është mëse përfaqësuese edhe

në hapësirë edhe në kohë. Së paku një pjesë e familjeve që formojnë të ashtuquajturat

zona homogjene përbëhen nga banorë të ardhur nga qyteti i Kukësit osë rëndom nga

rrethinat e tij. Mund të vihet re që familje me lidhje gjaku në brez të parë apo të dytë janë

vendosur që në fillim të vitit’90, të shekullit XX, në lagjet më të vjetra të zonës së

populluar.

Kjo shtrirje masive e banorëve nga këto zona zë vend nga pikpamja kuptimore si

në kohë ashtu edhe në hapësirë. Në qendër të Bathores edhe bizneset më të vjetra edhe

shtëpitë që cilësohen më të hershme ju perkasin kuksianëve, nderkohë që shtrirjes

gjeografike i përgjigjet edhe reputacioni që kjo pjesë e komunitetit gëzon në gjithë zonën.

E menjëherë pas Kukësit, Dibra zë vendin e dytë. Brenda mendësisë së ketyre shifrave

pjesa më e madhe e cilësive që janë gjetur përmes pyetsorëve i asociohen se i përkasin

popullsisë së këtyre dy zonave kryesore veriore të Republikës së Shqipërisë, andaj dhe

vlerat krahasimore mes realitetit të metropolit dhe periferisë së tij marrin sens në këtë

plan. Ka një ndryshueshmëri të vogël mes përkatësive kulturore të pranuar nga vetë ata

kur vjen fjala për banorët e ardhur nga Kukësi dhe ata nga Dibra.

Shpesh në një pjesë të mirë të normave dhe vlerave ata e identifikojnë veten gati të

ngjashëm për të mos thënë të njëjtë – sidomos në aspektin e përshtatshmërisë më

nënkulturën metropolitane. Megjithatë duket tejet domethënës fakti që secili prej të

pyeturve pjesë e këtyre dy grupeve më të mëdha e gjen me mjaft rëndësi ta dallojë veten si

i ardhur pikërisht nga Kukësi dhe/apo nga Peshkopia (Dibra), sikur të kërkojë të

transmetojë me këtë një pjesë të mirë të mendësive që ka sjellë në zonën ku është

vendosur.

Page 119: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

119

4.10 Mes dilemave për një jetë më të mirë - shkaqe dhe përvoja të migrimit të brendshëm

Në përballjen me realitete të ndryshme nga vendi i origjinës, zhvendosja nga një

zonë banimi e përhershme që në origjinë drejt një realiteti pak ose aspak të njohur,

dilemat për një jetë të re duket se vishen me mantelin e gjetjeve së sa më shumë arsyeve

se pse u desh të iket prej ’shtëpisë’ drejt qytetit metropol ku jeta së paku globalisht

ngjan më e emancipuar e më e zhvilluar. Një pjesë e konsiderueshme e kampionit të

targetuar në këtë studim ishte në moshë pune dhe mund të konsideroheshin

ekonomikisht e demografikisht si fuqi e aftë punëtore. Ky grup, ndonëse jo

domosdoshmërisht në pozita pune, të punësuarin e konsideronin si një faktor kyç për

largimin e tyre nga vendi i mëparshëm i banimit.

Edhe sot Bathorja endet mes dilemave të natyrës politike, sociale, ekonomike e

kulturore. Brezi i ri tenton pashmagshmërisht të identifikohet më shumë me metropolin,

ndërkohë banorët që erdhën hershëm në fillim të viteve ’90, të shekullit XX, dhe u

zhvendosën në këtë zonë ende identifikojnë veten si banorë të Bathores, por me origjinë

nga zonat, rrethe e tyre. Ka shumë pak venitje të identitetit të zonës nga e cila këta njerëz

kanë ardhur.

Por pavarsisht kësaj lidhja me elementet e nënkulturave që ata i përkasin janë

shumë të vështira për tu pikasur. Nisin me një nivel përgjithsimi të parashikueshëm, dhe

vetëm sa e komplikojnë punën e studiuesit kur orvatet të hulumutojë më thellë. Kështu

në një komunitet të mbizotëruar nga arsimi tetëvjecar dhe i mesëm, pavarsisht varietitit

të moshës së kampionit të pyetur (nga 18-55 vjec), luhatjet e mendimeve apo opinioneve

për jetën nuk janë shumë të dukshme. Qartazi vihet re se nuk ka një prirje të infalcionit

arsimor. Të rinjtë nuk duan me patjetër të frekuentojnë shkollën e lartë. Disa prej tyre

janë të angazhuar në mini-bizneset e prindërve që kurse janë në shkollë të mesme.

Page 120: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

120

Niveli arsimor

Përgjigje Në përqindje

Fillor 6.7

Tetëvjeçar 43.9

I mesëm 36.9

I lartë 12.5

Nga ana tjetër, mirëqënia familjare lë shumë për të dëshiruar në një pjesë të mirë

të familjeve të intervistuara. Pyetjes me prirje krahasimore në periudha të ndryshme

kohore për pajisjet në përdorim në mjediset e banesave një numër i konsideruëshem i të

pyeturve i përgjigjet me deshirën për të evidentuar ndryshimin.

Të ardhurit në vitet e para pas vitit 1990, vënë re me siguri dhe pa hezitim kujtese

se tashmë poseidojnë lehtësira shumë më të mëdha në mjediset e shtëpisë ndonëse më

shumë sesa gjendjes së mirë ekonomike këtë ja atribuojnë nevojës për zhvillim, e

konformitetit me ditët e sotme me qytetin. Ja se si parashtrohen të dhënat nga pyetsorët

në lidhje me këtë çështje:

Cilat nga pajisjet e poshtëshënuara ka pasur

familja juaj kur ju keni qenë më pak se 18

vjeç?

Përgjigje Në përqindje

Radio 42.7

Televizor 58.6

Frigorifer 37.9

Biçikletë 9.6

Motoçikletë 1.5

Autoveturë 0.3

Çifteli 4.3

Fizarmonikë 0.1

Page 121: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

121

Telefon 1.5

Mobilje 40.9

Bibliotekë 1.7

Lavatriçe 3.1

Asnjërën prej këtyre

më lart

22.6

Pa përgjigje 1.2

Tjetёr (shkruani) 2.1

Ndërkohë një raport tejet interesant qëndron në po të njëjtat pajisje në momentin

e kryerjes së studimit. Përqindjet e mobiljeve apo objekteve që banorët kanë në shtëpitë

e tyre ndryshojnë dukshëm në varësi dhe përshtatje me stilin e jetesës urbane duke

plotësuar kuadrin e asaj ç’ka ata pohojnë në lidhje me trendet dhe mënyrat e jetesës së

përditshme. Me vlerë krahasimore në kuptimin e përshtatjes vlejnë të përmenden;

autoveturë nga 0.3 për në 22.1 për qind e motoçikletë nga 1.5 për qind në 10.2 për qind.

Vlerat rritëse shprehen për pajisjet dhe instrumentet, të cilat në një farë mënyre

kushtëzohen nga vendbanimi i ri dhe stili urban i të jetuarit e në përpjestim të drejtë një

nivel regresi shprehin përqindjet për pajisjet që mbartin traditën e lidhen me elemente të

nënkulturës si çiftelia, e cila nga një masë 4.3 për qind zbret në 1.8 për qind. Disa prej

banorëve të Bathores të cilët duket se e kanë patur këtë mjet në veçanti më parë

shprehen se të afërmit e tyre që janë larguar jashtë shtetit e kanë marrë atë me vete në

emër të identitetit të tyre kulturor dhe ruajtjes sadopak të kulturës materiale në shtetin ku

ata janë vendosur e jetojnë prej vitesh.

Në shtëpinë e të ardhurve aktualisht gjenden

pajisjet e mëposhtme

Përgjigje Në përqindje

Radio 26.51

Televizor 96.74

Frigorifer 94.26

Page 122: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

122

Biçikletë 20.93

Motoçikletë 10.23

Autoveturë 22.17

Çifteli 1.8

Kitarë 0.47

Fizarmonikë 1.40

Telefon 22.95

Mobilje 94.11

Bibliotekë 22.6

Lavatriçe 73.8

Asnjërën prej këtyre më lart 0.6

Pa përgjigje 0.6

Tjetёr 4.6

Ndërkohë që ka një largim nga mjetet e komunikimit si radio, ka një shtesë të

konsiderueshme të televizorit, apo mjeteve të tjera si kompjuter dhe telefon. Nga ana tjetër

dukshëm vihet re pajisja me autoveturë, si një mjet privat transporti e po në këtë kuadër dhe

përdorimi i mjediseve shtesë të shtëpisë për strehimin e saj dhe shpenzimi i një pjese të

konsiderueshme të ardhurash për mirëmbajtjen. Shtëpitë dy a më shumë katëshe në zonën e

Bathores ndonëse duken të mëdha në pamje të parë, janë të varfra ose nuk justifikojnë

madhësinë e jashtme brenda sa i takon kushteve të mobilimit të shtëpisë. Kështu rëndom në

pjesën më të madhe të tyre, katet e ndërtuara nuk justifikonin numrin e anëtarëve të familjes.

Shpesh banorët aktualë të këtyre shtëpive të mëdha në hapësirë e të vogla në numër

anëtarësh llogarisnin në numrin e përgjithshëm familjar edhe emigrantët në Itali dhe Greqi.

”Shtëpinë e kemi bërë me paratë që djali ynë A. Na ka dërguar tash 12 vite. Me aq sa nxjerrim

apo fitojmë këtu në Shqipëri zor se mund të mbyllim muajin me shpenzimet e domosdoshme.

Ai është jo vetëm anëtar i kësaj familje por i zoti i vërtetë i shtëpisë. Edhe letrat e shtëpisë

janë pikërisht në emër të tij. Kështu është e drejta. Ne jetojmë në gjakun e djersën që ai derdh

Page 123: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

123

në dhé të huaj” (marrë nga një intervistë me S.F, banor i ardhur në këtë zonë nga Kukësi që në

vitin 1998)

Page 124: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

124

Pyetjes me përgjigje respektimin ose jo të traditave kulturore apo zakoneve të krahinës

nga e cila janë shpërngulur, pjesa dërrmuese, pra mbi 94 për qind reflektojnë apatinë ndaj

kësaj dukurie nga ana e moshës së tretë apo brezit të prindërve të tyre.

Kur nuk zbatoni traditat kulturore,

zakonet e krahinës nga jeni

shperngulur, sa shpesh i qortojnë me të

moshuarit e familjes ose të fisit tuaj? Pergjigje Në përqindje

Gjithnjë 0.79

Shpesh 4.4

Rrallë 17.9

Shumë rrallë 49.5

Asnjëherë 27.2

Pa përgjigje 0.3

Page 125: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

125

Mirëpo në të vërtetë një përthyerje mjaft interesante e përgjigjeve të dhëna në këtë

kontekst, bën lidhja mes të njëjtës pyetje dhe traditave, vlerave apo elementeve

nënkulturore të zonës nga e cila janë shpërmgulur. Në një korrelacion mes krahinës prej

nga ku janë zhvendosur dhe qendrimit të tyre ndaj respektimit rigoroz të traditave dhe

zakoneve, shprehet në tabelën e mëposhtme e pasqyron opinionet e të anketurave vetem

nga qytetet / rrethet e Veriut të Republikës së Shqipërisë.

Kur nuk zbatoni traditat kulturore, zakonet e

krahines nga jeni shperngulur, sa shpesh i qortojnë

më të moshuarit e familjes ose të fisit tuaj? Në cilin rreth keni

banuar përpara se

të shpernguleshit

ne kete zone?

Pergjigjia Në përqindje

Bulqizë

Rrallë 28.6

Shumë rrallë 28.6

Asnjëherë 42.9

Dibër

Shpesh 0.9

Rrallë 2.8

Shumë rrallë 60.2

Asnjëherë 36.1

Has

Gjithnjë 3.6

Shpesh 3.6

Rrallë 28.6

Shumë rrallë 50.0

Asnjëherë 14.3

Krujë

Rrallë 33.3

Shumë rrallë 33.3

Asnjëherë 33.3

Page 126: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

126

Kukës

Gjithnjë 1.3

Shpesh 4.6

Rrallë 4.6

Shumë rrallë 52.0

Asnjëherë 37.5

Kurbin Rrallë 100.0

Malësi e Madhe Rrallë 100.0

Mat

Gjithnjë 7.1

Shpesh 7.1

Rrallë 28.6

Shumë rrallë 21.4

Asnjëherë 35.7

Mirditë

Shpesh 12.5

Rrallë 50.0

Shumë rrallë 37.5

Pukë

Shpesh 6.7

Rrallë 40.0

Shumë rrallë 53.7

Tropojë

Shpesh 8.9

Rrallë 15.6

Shumë rrallë 51.1

Asnjëherë 20.0

Fokusohem me interpretimin tim në dy rrethe që kanë shifra të konsiderueshme në

popullatën e Bathores, Dibra dhe Kukësi. Për shkak të këtij treguesi edhe të anketuarit e

identifikuar kanë një dinamikë moshe me vlerë domethënëse nga pikpamja intepretative.

Vihet re që të ardhurit nga Dibra dhe Kukësi në një situatë kur traditat ose zakonet e

krahinës nuk respektohen, nuk marrin shumë rrallë ose asnjëherë qortime nga më të

Page 127: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

127

moshuarit. Nga vëzhgimi në familjet e zonës së Bathores pjesa dërrmuese e të moshuarve

të kontaktuar por edhe të raportuar nga statistikat i përkisnin rretheve Has, Kukës dhe

Dibër. (Të njëjtën gjë pasqyrojnë edhe të dhënat që CENSUS 2011 rezulton për Tiranën,

duke përfshirë periudhën 2001-2011: Migracioni në Shqipëri: 15).

Page 128: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

128

Page 129: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

129

Megjithëse në dukje pritet që kjo kategori të jetë më tradiconalisht e lidhur me

normat e zakonet e nënkulturës së krahinës nga e cila vijnë, e që reflektimi për këtë ruajtje

të jetë koherent në familje dhe ndër breza, nga opinionet e marra te mosha e re 18-35 vjeç

kritika apo qëndrimi ndaj devijimit të këtyre normave apo neglizhimit të tyre nuk shënon

ndonjë presion të fortë, e po e njëjta situatë paraqitet edhe nga vetë të anketuarit mbi

moshën 59 vjeç në lidhje me këtë gjë.

Page 130: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

130

5. Pranë paragjykimit ...edhe në Bathore

Shoqëria shqiptare e ka të pranishme në historinë e saj paragjykimin. Në shumë

fjalorë mund të lexosh se paragjykimi është një gjykim apo opinion i ngjizur në mënyrë të

paravendosur, një prirje apo opinion i formuar pa bazën e duhur apo pa njohuritë e

mjaftueshme (Blackwell, J.; Murray S.; & Sorenson, J. 2003; 31). Në punën e një

studiuesi paragjykimet shpesh cilësohen si “shfaqje e huaj” pasojë e subjektivizmit dhe

rrjedhimisht element jo pozitiv për punën në tërësi. E pashmangshme në këtë aspekt edhe

ndërhyrja e paragjykimit në sjelljen inividuale të subjektit të studimit kundrejt objektit

studimor dhe roli i këtij të fundit (paragjykimit) në reflektimet teorike e praktike. Po

ç’ndodh me pasgjykimin? A pëson një lëvizje progresive koncepti i paragjykimit

individual, si rezultat i pasgjykimit nga puna në terren e një studimi?

Kjo pjesë e studimit paraqet paragjykimet nënkulturore dhe efektet e sjelljeve

reciproke si rezultat i presionit të tyre. Paragjykimet me themel elemente nënkulturore të

kategorizuara ndryshe në grupin e paragjykimeve etnike dhe krahinore janë kryesisht

karakteristike për vendet në zhvillim e sipër, por nuk përjashtojnë në mënyrë absolute

edhe ato të zhvilluara. Paragjykime të këtij tipi shpesh mbështeten në konsiderata të

përgjithshme negative, zakonisht të pa argumentuara por ndonjëherë edhe në tipare të

veçanta që paragjykojnë një krahinë, qytet a fshat të caktuar.

Përgjatë gjithë hulumtimit sociologjik për integrimin e nënkulturave të migrantëve

të brendshëm në periferi të Tiranës me pjesën tjetër të shoqërisë metropolitane më ndoqi

trajtesa socio-kulturore. Ajo vë theksin e saj te ndikimi i shoqërisë në paragjykimet

individuale i cili në përgjithësi është mjaft i madh. Rritja e dendësisë së popullsisë, dhe

gara në punë nga nënkultura të ndryshme rrit paragjykimet ndaj anëtarëve të secilës prej

tyre. Për shembull rritja e popullsise sjell mjaft papastërti, probleme shendetësore etj. Për

këtë rëndom njerëzit qortojnë praninë e grupeve në minoritet që shihen si simbol i

problemeve të dendësisë së popullsisë.

Page 131: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

131

Por çfarë pozicioni pasgjykues mban studiuesi në përfundim të një analize të

hollësishme të literaturave në lidhje me këtë çështje dhe përvojës shumë mbresëlënëse për

nga vlerat njerëzore të të punuarit në terren? Ajo që deri dje ishte një bindje e ushqyer,

deri diku nga mendime në dukje racionale (hera herës të paargumentuara mjaftueshëm pra

edhe jo të drejta) por të referuara nga literatura, shndërrohet në skena të plotësuara me

vlera dhe atribute nga jeta reale.

5.1 Paragjykimet nga fakt individual në proces social

Paragjykimet si një proces që nis nga individi e përhapet në grup, kryesisht sot

quhet proces grupi social, i cili prirjen e ka të drejtohet te një grup tjetër që si kusht

parësor ka cilësinë/të e ndryshme, jo domosdoshmërisht negative, në krahasin me

subjektin referues. I gjithë ky proces grupi social nuk ka sesi të marrë udhë ndryshe

përveçse me praninë dhe rolin vendimtar që i jep ky grup, faktit (paragjykimit) (Brown, R.

2010; 8).

Ndonëse me një natyrë deri diku negative, paragjykimet si një përqasje social-

psikologjike hallkën lidhëse në këndvështrimin e sociologëve kanë kulturën dhe

përkatësitë që kanë të bëjnë me të. Pranohen si reagime emocionale, gjykime fillestare në

formën e sjelljes kundërvepruese por, të cilat nuk mund të marrin jetë nëse nuk ka

ndërveprim brenda grupit, ose mes grupeve të ndryshme sociale. Shpesh efektin negativ i

paragjykimeve ndihet ndërkohë që aplikohet, pra me fjale të tjera ndërkohë që jemi duke i

dhënë vendin e vet në aktivitetin social që zhvillohet.

Por të qënit paragjykues dhe i/e paragjykuar, duket se nuk është më një proces

krejtësisht selektiv dhe i izoluar. I ngjan më tepër një cikli, i cili merr vlerë social-

psikologjike atëherë kur individi i ndërgjegjshëm ose jo kalon nga njëri rol në tjetrin, nga

paragjykues në të qënit i paragjykuar, duke përmirësuar sjelljen e tij, duke evituar

paragjykimin, duke ndërmarrë më shpesh e me efekt më afatgjatë pasgjykimin (Abrams,

D.; Rutland, A.; Cameron., L & Ferrell, J. 2007; 138).

Page 132: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

132

Ky proces që në dukje është më shumë individual sesa kolektiv mendohet se

përbën në thelb edhe vlerën e vërtetë pozitive të paragjykimit por i shoqëruar

kronologjikisht nga pasgjykimi si një akt më vete.

Një nga përfaqësuesit kryesore të teorisë psiko-dinamike, Frojdi pohonte se

pengesat në nivelin psikologjik të funksionimit të qënies normalisht çojnë zakonisht në

paragjykim (Freud, S. 1915:61). Sipas tij, pas shprehjes së paragjykimeve, fshihen

konflikte psikologjike. Kur njerëzit janë të frustruar nga kushtet e këqija dhe janë të paaftë

t’i rregullojnë problemet e tyre, shpesh ata e kthejnë kahun e zemërimit drejt burimit të

frustrimit duke e zhvendosur armiqësinë që krijon atë mbi një objekt tjetër.

Mirëpo me ndërveprimin më të shpeshtë me njerëzit, ndërfutja në botën e tyre jo

vetem sociale, ekonomike, kulturore por edhe psikologjike bën të kuptohet që për aq sa

nga përvoja jetësore paragjykimet paraqiten si kuptime të njëaneshme, me tendenca të

pergjithsimit të disa pikëpamjeve (që i kemi fituar nga jeta dhe rrethi ku jetojmë), aftësia e

një sociologu kur ndërvepron me kampionin e vet të studimit qëndron edhe në prirjen e

kategorizimit të të gjithë besimeve dhe pritshmërive personale në varësi të situatës

empirike që paraqitet.

Në këtë rast, argumentimi studimor u përputh më së shumti e për më së miri me

trajtimin socio-kulturor sipas të cilit ndikimi i shoqërisë në paragjykimet individuale

është mjaft i madh. Rritja e densitetit të popullsisë, lëvizshëmria e njerzve përtej kufijve

politikë dhe atyre administrativë herë të organizuar e për më së shumti krejtësisht kaotikë,

gara e konkurenca në tregun e punës, sfidat e të braktisurit një vend që ka lidhje me

origjinën e lindjes e zhvendosjen vetëm ose me familjen në një realitet tjetër shpesh të

mbushur me problematika të origjinave nga më të ndryshmet rrit paragjykimin në një

dimension të gjerë, së pari ato që individi mbart me vete nga vendi i tij i origjinës, së dyti

ato që gjen në vendin e ri pas zhvendosjes.

Page 133: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

133

5.2 Përballja konkrete me paragjykimet

Në dy dhjetëvjecarët e fundit të shekullit XX, nga vetë “të ardhurit” e të vendosur

me banim në zonën e Bathores format e paragjykimit duken se janë ende abstraktë. Në

bisedat me ta mund të evidentosh qasjet e tyre me pritje paragjykuese por që ata vetë nuk i

identifikojnë të tilla.

Ekziston kështu një lloj stereotipizimi ndaj termit paragjykim, paralelisht me

tendencën për t’u distancuar nga një qëndrim i tillë. Megjithatë në zonën e Bathores

banorët e vendosur si rezult i migrimit të brendshëm shfaqin jo rrallë tipare paragjykuese

bazuar në këndvështrimin gjinor, moshor, racor, krahinor ose dhe klasor. Të gjitha këto të

spikatura te kampioni i përgjigjet pyetjeve të tilla si: arsyet e lëvizjes nga vendi i origjinës,

shkalla e ndryshueshmërisë së stilit e nivelit të jetesës në destinacionin e ri administrativ,

problemet kryesore që shqetësojnë ata dhe komunitetin e tyre për së fundmi në këtë zonë

etj. Si shfaqen notat paragjykuese në forma të ndryshme?

Më te spikaturat janë tiparet e paragjykimit për shkak të gjinisë.

Sidomos gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit në rradhët e studiuesve të shkencave

shoqërore, veçanërisht ndër sociologët, janë intensifikuar diskutimet rreth dukurive të reja

në zhvillimin e marrëdhënieve martesore, rreth ndryshimeve të rendësishme të organizimit

dhe funksionimit të familjes. Në qendër të diskutimeve të tilla, të cilat shpesh kanë marrë

trajtën e polemikave, dashur pa dashur janë vëne gratë, pasi tradicionalisht dhe në

rrjedhën e zhvillimeve aktuale ato, veçanërisht nënat, luajnë rol të pazëvëndësueshëm

shumë të rëndësishëm në realizimin e funksioneve komplekse të familjes, sidomos të atij

socializues të fëmijëve, së paku deri në moshën e adoleshencës (Dervishi, Z., 2000:138).

Në qasjen që i bëhet gruas si e tillë, trajtimi si një qënie ende më inferiore, e dobët në

nevojë për një mbrojtje të vërtetë mashkullore, ndonëse jo drejtpërsedrejti e pyetur gjendet

shumë aktuale në pjesën më të madhe të përgjigjeve. Tek spikat çrregullsia e piramidës

shoqërore në gjithë strukturën e shoqërisë shqiptare, në zonat ku popullsia ka pësuar e

Page 134: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

134

ende pëson luhajtje jo vetëm demografike por edhe ekonomike e kulturore, dallimi mes

klasave e shtresave shoqërore bëhet gjithmonë e më kompleks.

Në periferinë e Tiranës, ku janë vendosur e mbivendosur disa kategori të ndryshme

sociale nga zona të ndryshme të vendit në lidhje me pozicionimin e gruas si një faktor

pozitiv në shoqëri, ndihet ende mbizotërimi i të ashtuquajturit “superioritet mashkullor”, i

cili fatkeqësisht shpesh lejohet apo dhe promovohet nga vetë gruaja.

“Kur ishim në fshatin tonë atje në malësi, burri dilte së bashku me

mua të punonte në arë, çdo mëngjes, çdo ditë. Kështu edhe fëmija

rriten me idenë që baba e nëna punojnë bashkë në arë për të jetu të

gjithë të moshuar e të vegjël. Qëkurse kemi ardhur këtu, burri s’më

lë më të dal të punoj. Ai thotë: jashtë shtëpie vetëm burrat mund të

punojnë. Gjeta tri vende pune të ndryshme, si punëtore në një fabrikë

qesesh, si punëtore shtëpie në Tiranë e si bahçevane në një vilë

luksoze, e në asnjërën s’më la!” (A. P. nga Puka).

Ndihet megjithatë një sens i diskriminimit pozitiv ndaj gruas, kur agresiviteti e

dominanca mashkullore humbasin vlerat fillestare si rrjedhim i venitjes së kompetencës

për të administruar ekonominë familjare. Në vijim, në pohimet e personave të pyetur në

një pjesë të madhe të rasteve shprehen të ndërgjegjshëm se sot gruaja del nga shtëpia,

punon, argëtohet e po tenton gjithmonë e më tepër fusha që deri dje të etiketuara si

ekskluzivisht mashkullore.

Për më tëper këndi i krahasueshmërisë me gruan urbane gjithmonë e më tepër po

merr kuptim dhe zbatueshmëri. Megjithatë, deri në një sjellje të ngjashme, në norma e

vlera të njëjta me këtë të fundit, gjithë këtij komuniteti do t’i duhet ende kohë. Kjo

kohëzgjatje do të kushtëzohet nga një sërë faktorësh, të cilët veçmas cilësive ekonomike e

sociale do të duhet të përshtasin funksionalisht mirë normat e vlerat kulturore.

Një tjetër aspekt i pritshëm ndonëse jo lehtësisht shumë i parashikueshëm nga

kuptueshmëria është paragjykimi për shkak të moshës. Në zonën e Bathores, ky tip

paragjykimi duket se përqëndrohet në disa qëndrime kryesisht hezituese, kritike ose

Page 135: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

135

skeptike jo vetëm ndaj njerzve në moshë të thyer, diskriminim të pleqve, në integrimin e

tyre social në një shoqëri të modernizuar.

“Kur më erdhi djali për herë të parë nga Anglia kish marrë me vete

një gocë. Na tha: që e kam shoqe e dua të fejohem me të. Ato ditë që

ndenji në Shqipëri kemi patur plot telashe në shtëpi. Baba (në këtë

rast vjehrri – shënim i autores. E.B) nuk fliste dot me ‘nusen’ se as ai

e as ajo s’dinin gjuhë”.

Ndryshe nga qasja urbane ku profesionet dukshëm tanimë kanë krijuar hendekët e

tyre në të cilat paragjykimi shpesh lidh njërën palë me tjetrën për shembull, ajo që ndihet

mes një mjeku të ri e një pacienti të vjetër, është deri diku mospërfillja e ironia nga ana e

të parit drejt këtij të fundit apo pretendimeve të tij. Në zonat periferike mosbesimit që

lidhet me moshë i shtohet edhe qasja ndaj vetë profesionit. Duke konsideruar që në zona të

tilla papunësia është shumë herë më e pranishme se ne zonat urbane qendrore, tonet e

paragjykimit ndaj moshës së thyer ndonëse mund të vihen re nuk janë në nivele alarmante.

Në zonën ku është kryer studimi, banorët janë të gjithë me një prejardhje nga

krahina të tjera të Republikës së Shqipërisë. Pavarsisht prejardhjes së ndryshme, e

përbërjes heterogjene të këtij komuniteti, paragjykimet krahinore – janë ende të dukshme.

Tipike kjo, sipas sociologëve për vendet ne zhvillim dhe vendet e pazhvilluara. Për

shembull në SHBA për vite me radhë ekzistonte një paragjykim i tille, sipas të cilit në

vendin e fundit renditeshin zezakët, pastaj hebrenjtë e kështu me radhë (Wagner, U.;

Christ, O.; Pettigrew, T.; Stellmacher, J. & Wolf, C. 2006; 380-381).

Paragjykime të ketij tipi shpesh mbështeten në konsiderata të përgjithshme

negative, rëndom të pa argumentuara, por ndonjëherë edhe në tipare të vecanta që

paragjykojnë një krahinë, qytet a fshat. Sa më lart në mënyrë të paevitueshme ndonësë jo

në mënyrë të drejtpërdrejtë e të hapur u vu re në periferinë heterogjene të Tiranës. Të

ardhurit nga Veriu paragjykonin (zakonisht sjellje e trashëguar) të ardhurit nga Jugu, dhe

anasjelltas.

Page 136: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

136

Nga ana tjetër të ardhurit më hershëm, fillim viteve ’90 kishin prirjen të dallonin

veten e tyre nga pjesa tjetër që nuk ishte aq stacionare sa këta të fundit, dhe që kish

mbërritur në zonë më vonë e për një afat më të shkurtër.

Për këtë arsye por natyrshëm edhe për të tjera të cilat në vetvete për më së tepërmi

përmbajnë kushtet ekonomike, të ardhurit rishtazi e shohin zonën e Bathores si një

trampolinë që në një të afërme apo të largët do ti mundësojë atyre jetësën në metropol, në

Tiranë. Mund të përmenden këtu veprime e tentativa të tilla të çifteve të reja të zonës, për

të çuar/rregjistruar fëmijët e tyre « brenda unazës » në Tiranë, edhe më kushtin e të

paguarit më shumë për transportin dhe kushte të tjera logjistike jo fort të përshtatshme për

jetesën në periferi.

5.3 Një përpjekje për shmangie të paragjykimit përmes pasgjykimit

Ndër teori psikologjike e sociologjike në kohët moderne paraqiten disa rrugë

efektive për parandalimin e paragjykimeve. Megjithatë të qënit racional e sa më pak naivë,

sidomos kur empirikisht prek realitietin ku paragjykimi lind e aplikohet, nuk mund të

pretendohet se rregulla të arta mund të zhdukin atë krejtësisht nga sjellja njerëzore, por

mund gjithsesi të parandalohen e mos të përhapen masivisht. Dy mekanizma jo ezaurues

por gjithsesi lehtësues që mund të funksionojnë efektivisht në periferitë e qyteteve të

mëdha, në një hapësirë afatgjatë kohore mund të jenë:

- vendosja e kontaktit midis paragjykuesve e të paragjykuarve – përvoja studimore

tregon se rritja e kontakteve zvogëlon ndjeshëm shkallën e paragjykimeve, e po kaq

natyrshëm e kuptueshëm ndodh edhe anasjelltas.

- inkurajimi i ndërveprimit mes brezash e grupeve të interesit, të ndryshme në

mënyrë që të nxitet e ushqehet mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjelltë si dhe ndihmon në

shpalosjen e vlerave kulturore të ndryshme Në këtë mënyrë njerëzit paragjykojnë më pak,

Page 137: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

137

jo se ju thuhet se është më mirë kështu, por sepse janë të bindur efektivisht që kjo është

mënyra më e mirë e të përshtaturit në komunitet.

Me fjalë të tjera, paragjykimet vazhdojnë të paraqiten në kohët moderne si të

padëshiruaria e që pengojnë progresin e një shoqërie globalizuese. Sot çdo individ në

marrëdhëniet e tij ndër personale me grupe të vogla apo të mëdha njerëzish, në

komunikimin që ngre me ta ndjen të pranishëm ose dukurinë e të paragjykuarit ose të të

qënit i paragjykuar. Në fakt, i kemi kudo, i përdorim kudo, jemi objekt i tyre dhe subjekt i

tyre çdo ditë. Këto forma të thjeshtuara të të menduarit për tjetrin bëjnë të mundur në

mënyrë të drejtpërdrejtë edhe një panoramë të të menduarit për veten.

Por lipset ta pranojmë njëherazi se paragjykimi social është komod, na vjen

natyrshëm e për të nuk ka shumë nevojë të lodhesh dhe marrësh shumë informacion. Në

raste e situata konkrete, në krahasime evidente mes një realiteti dukshëm urban dhe një

realiteti pranë tij ende me prirje rurale, paragjykimi paraqitet si shprehje e mungesës së

vëmendjes.

Një dallueshmëri për shkak të statusit social atij ekonomik, përkatësisë fetare

dhe/apo asaj kulturore bën që shpesh ata që më shumë ndjejnë presionin e paragjykimit

për shkak të një faktori apo kushti jetësor të caktuar, (në këtë rast të qënit migrant i

brendshëm), të ndihen si para një “muri social” që pengon riintegrimin e natyrshëm të tyre

në jetën e komunitetit në të cilin ata kanë zgjedhur të ri-ngrejnë jetën e tyre. Kështu ndodh

që detyrohen që në mënyrë të sforcuar të bëjnë të kundërtën duke e rënduar situatën e tyre

dhe për pasojë e kanë më lehtë që të përforcojnë “statusin e vetmitarit” e fatkeqësisht edhe

të të paragjykuarit.

Page 138: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

138

6. Migrimi i brendshem si një hallkë e procesit të përballjes së nënkulturave

Interpretime të ndryshme lineare dhe qarkulluese të teorisë së rrjetit si dhe ato mbi

shkakësinë e teorive migratore, janë për më së shumti jo realiste pasi sipas tyre që migrimi

të jetë efektiv i gjithë komuniteti duhet të përfundojë në një destinacion. Ndërkohë,

Massey (1990), Haug (2008) e kanë konceptuar migrimin më shumë si një proces

difuzioni, proces që evoluon aq më tepër studiohet migrimi. Mendohet që si rezultat i

difuzionit migrimit ndjek një kurbë klasike në formen e shkronjës S, ndërkohë që si dukuri

e veçuar migrimi ndjek një tjetër formë nga pikpamja e kurbës, atë të formës së këmbanës.

Page 139: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

139

Në hipotezën e tij të tranzicionit të migrimit Zelinksy (1971), lidhi teorinë e

tranzicionit demografik me përhapjen hapësinore të risive ekonomike e sociale. Përmes

kësaj përthyerjeje ai arriti të krijojë një kuptim të përkohshëm por të plotë të përhapjes së

migrimit. Jo pa qëllim Zelinsky vendos në mënyrë paralele zhvillimet demografike

progresive me lëvizjet në sens po progresiv të mobilitetit, duke e quajtur në shumë mënyra

këtë paralelizëm si një prokurë të modernizimit të shoqërisë ( Zelinsky, W. 1971: 220-

222).

Në këtë prizëm aplikimi i teorisë së diversitetit mes rrjeteve të migrantëve në zonat

apo vendet në të cilat ata shkojnë, duket e dobishme për të shpjeguar modelet empirike të

përbashkëta në të cilat normat e migrimit në veçanti nisin me prirje rritje për të arritur një

kulm e pastaj për të nisur një rënie konstante – kurba në formën e këmbanës. Për së pari

(Rogers, E. 1962; 78), themeluesi i teorisë së difuzionit, propozoi që adaptuesit e ndonjë

Page 140: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

140

risie apo ideje të re në këtë fushë mund të kategorizohen si novatorë, adoptues të hershëm

të shumicës në fillim, e më pas të pakicës.

Rogers, argumenton se sjellja dhe qëndrimi i njerzve drejt një risie është një

element kyç në përhapjen e kulturës mes atyre njerëzve. Procesi i difuzionit kulturor

përmes zhvendosjes së njerzve, sipas të njëjtit autor, ndodh përmes katër fazave, të cilat

karakterizohen nga një pas një hershmëria e tyre. Risia në këtë rast është vetë procesi

vendimarrës që marrin njerëzit në lidhje me këtë ndërsjellje të pjesëve të kulturës që ata i

përkasin. (1) Fakti dhe e dhëna e parë mbi një ide të re lidhur me risitë kulturore – risia

faktike (2) Formimi i një qëndrimi dhe pozicioni ndaj kësaj risie (3) Miratimi apo refuzimi

i shpejtë në kohë i risive kulturore dhe (4) Zbatimi i idesë së re, dhe vendimi për tju

përshtatur asaj.

Në kontekstin e migrantëve të vjetër qofshin këta aktorë të migrimit ndërkombëtar

apo atij të brendshëm, konsiderohen si një katalizator i problemeve që mund të sjellë

migrimi në kuadrin social, psikologjik edhe kulturor për migrantët e rinj/pionierë.

Në përgjithësi përvojat empirike kanë treguar që migrantët e brendshëm nga

pikpamja e shtresave përvijojnë kryesisht pozicione të mesme apo të ulëta më shumë sesa

ato të larta. Ndërkohë migrimi ndërkombëtar përfshin pa ndonjë dallim të konsiderueshëm

raporte nga të trija shtresat kryesore shoqërore. Nga ana tjetër teknologjia ka përmirësuar

dukshëm kriteret e vendimeve dhe zgjedhjeve për të ndryshuar vendbanimin.

Në këtë mënyrë edhe rreziqet e pengesat duken më të parashikueshme dhe më të

përballueshme për palët migratore. Teknologjia, ndërveprimi kulturor, minimizmi i

rreziqeve e pengesave, kur analizohen në kuadër të efektit të rrjetit të migrantëve

ulin/reduktojnë maksimalisht kostot e migracionit dhe lehtësojnë rrjedhjen e frytshme të

informacionit mes aktorëve të përfshirë në këtë proces, e bëjnë procesin më fluid dhe më

efikas.

Me shumë interes është të studiohet përhapja e vlerave dhe normave kulturore në

vendin ku migrimi ka arritur shifra të konsiderueshme dhe ku pragu kritik mes

Page 141: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

141

administrimit insfrastrukturor me atë demografik është i dukshëm (Bauer, T. K;

Zimmermann F. 1999; 21 / Research Report No.3 -37).

Nën qasjen për të bërë më të qartë e të kuptueshme teorinë e difuzionit kulturor si

rezulat i migrimit bëhet nën efektin që Rogers, e quan proces përhapjeje kulturore midis

anëtarëve të një grupi social në një pjesë dominuese të shoqërisë. Në praninë e

novacioneve që shoqëritë e industrializuara apo ato në zhvillim e sipër ofrojnë sot,

përshtatja me realitetet kulturore shndërrohet në një prioritet social. Ky prioritet social, sot

shihet me shumë përpikmëri nga shkencat sociale në tërësi (Rogers, E. 1962:46).

Në kuadrin konkret të zonës së Bathores migrimi i brendshëm duket se ka prekur

në mënyrë të pashmangshme në qasjen ndaj elementeve nënkulturore. Banorët e ardhur u

pyetën për një sërë treguesish, të cilët lidheshin ose me elementet nënkulturore të zonës

nga e cila ata vinin ose nga zona e Tiranës. Ka një sërë treguesish që vlejnë të merren në

konsideratë në këtë pikë. Si fillim në shqyrtimin e ndërthurur të disa variableve rezultatet e

mëposhtme mund të listohen:

Pjesa më e madhe e të rinjvë nën 30 vjeç të pyetur, ndonëse identifikonin pa

hezitim qytetin apo fshatin nga i cili janë zhvendosur me familjet e tyre si dhe arsyen

kryesore për një jetë më të mirë apo për të qëndruar më pranë me të afërm nga familja e

babait apo e nënës, nuk ishin në gjendje apo ishin apatikë në përzgjedhjen e ndonjë

elementi të spikatur të nënkulturave të vendit të origjinës që konsideroheshin si ende

tradicionalisht të aplikuara në vendbanimin aktual në Tiranë.

Në po të njëjtën linjë qëndrojnë nga pikpamja sasiore, pohimet në lidhje me

pyetjen: Në jetën e përditshme të anëtarëve të familjes tuaj, sa ruhen traditat nënkulturore

të zonës ku keni banuar më parë?

Page 142: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

142

`

Page 143: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

143

Shumë rite e ceremonitë e vjetra janë lënë ose kanë evoluar së tepërmi, në përkim me kohën.

Martesat bëhen më tepër se kudo në kushtet e njohjes së ndërsjelltë të çifteve. Njohjet bëhën në

punë, në aktivitete të ndryshme kulturore. Në lidhjet e fejesave përdoren shënjëzat tradicionale.

Në jo pak raste teprohet me kërkesat ekonomike të prikës a te pajës duke rrënuar së tepërmi

familjen e djalit a të vajzës (Tirta, M., 2013:57).

Dhe në vijim për pyetjen kur nuk zbatoni traditat kulturore, zakonet e krahinës nga jeni

shpërngulur, sa shpesh ju qortojnë më të moshuarit e familjes ose të fisit tuaj?

Page 144: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

144

Page 145: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

145

Në një situatë të tillë qëndrimesh disa vëzhgime aktive u kryen përmes intervistave

në disa familje që jetonin në lagjen e Bathores prej më shumë se njëzet viteve. Familjet me

të cilat u bashkëbisedua në lidhje me qasjet e vlerave nënkulturore ndër vite dhe

respektimin e traditave përkatëse në ditet e sotme, ishin njëra nga Kukësi dhe tjetra nga

Dibra.

Në opinionet e shprehura nga ta, del qartë që pavarsisht përpjekjeve për t’u

përshtatur me stilin e ndryshëm të jetesës në periferi të Tiranës, integrimit në formë

metropolitane të organizimit të jetës, disa elemente ndonëse me vështirësi ende ruhen, nga

brezi i vjetër. Në të dy banesat vihej re se stili i të arreduarit të shtëpisë i ngjante më tepër

kornizës që gjen në pjesën më të madhe të shtëpive në Tiranë, ritmi i jetesës gjithashtu

dukej se ishte shumë i kushtëzuar nga oraret e gjata në punë ose në shkollë të të rinjve dhe

fëmijëve dhe nuk ndihej thuajse aspak fryma e vendlindjes (të dy familjet më parë kishin

jetuar në fshatrat e Kukësit dhe të Dibrës), përvcse në dialektin e të folurit më së shumti

mes tyre. Pranohej qartë pa një shpejgim shumë domethënes që të rinjtë e familjeve nuk

konformoheshin me elementet nënkulturore të vendbanimeve të mëparshme e kjo më së

paku shkaktonte debat me gjyshërit apo të moshuarit e tjerë të familjes, dhe debat me

prindërit e tyre.

E megjithatë një pjesë e mirë e të ardhurve në Bathore këtë e cilësojnë si koston të

cilën duhet të paguanin për të shkëmbyer integrimin/adaptimin e tyre të plotë në periferi të

qytetit. Nën një panoramë të tillë të familjeve të Bathores pyetja: nëse stili i të jetuarit sot

është i ngjashmë më së shumti me atë të vendbanimit të mëparshëm apo të jetesës së

Tiranës, pjesa dërrmuese ka zgjedhur si alternativë, një variant të ndërmjetëm mes të

dyjave.

Page 146: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

146

Page 147: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

147

Po kush migron në të vërtetë? Kush përshtatet më shumë e kush has më tepër

vështirësi? Për aq kohë sa procesi i integrimit dhe adaptimit, sidomos atij kulturor të

migrantëve vjen si një kompleks funksional i shumë faktorëve ekonomikë, socialë,

psikologjikë e madje dhe politikë, atëherë sipas Rogers nga të gjithë ata që zhvendosen

vetëm disa migrojnë në të vërtetë. Më i qartë bëhet ky si koncept kur në shqyrtim analitik

përfshijmë transformimin e kapitalit social – ku dhe si punon një mjek në vendin e tij të

origjinës e çfarë mbart ai nga profesioni i tij dhe roli social në vendin e migrimit.

Hipoteza fillestare e Haag (2008) se migrimi në fazat e tij të para sjell një rënie

sociale, nuk është më domsodoshmërisht e absolutisht e pranueshme. Sipas teorisë së

difuzionit kulturor migrimi në vetvete pritet të ngadalsojë pak adoptimin dhe përshtatjen e

migrantëve në kulturën e re vendase, por njëherazi ka stimuluar gjithmonë e më tepër

zhvendosjen familjare, në përçapje e sipër për të mbartur me vete sa më shumë norma e

vlera kulturore nga vendi i origjinës. Migrimi, zhvendosja familjare në këtë mënyrë ka

përmirësuar dukshëm disa sjellje që karakterizoheshin në nivel mikro dhe individual deri

20-30 vite më parë e tani kanë marrë një sens më kolektiv.

Kufizimet që ndjejmë sot në zhvillimin e kapitalit social si rezultat i migrimit

kaotik dhe me qëllim fillestar përmirësimin ekonomik të menjëhershëm sesa atë të

ngadaltë por stabilizuar ndihen jo vetëm në planet strategjike të zhvillimit të shoqërive por

edhe në qasjet individuale të migrantëve. Por nga ana tjetër, kemi raportin e shërbimeve që

ofrohen kundrejt shifrave migratore që janë gjithmonë në rritje. Migrimi nga një qasje

shtëpiake tanimë gjithmonë e më tepër po shndërrohet në një sfidë të politikave shtetërore.

Në këtë mënyrë ekonomitë familjare gjithmonë e më tepër po shndërrohen në tentativa të

zhvillimeve njerëzore të zonave në të cilat ata migrojnë.

Massey (1990), pohon se ekonomitë familjare kanë shpesh së paku një përvojë

migratore në historitë e tyre, e cila rrit shansin e asimilimit në vendin ku zhvendosen, e në

këtë mënyrë kostot e migrimit janë më të matshme, dhe migrimi si proces behet shumë më

dinamik. Aspekti tjetër me interes për tu parë në kuadër të analizës për teorinë e difuzionit

nën presionin e migrimit janë raporti i kthimeve në vendin e origjinës kundrejt atyre që

Page 148: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

148

vendosin të qëndrojnë pavarsisht kostove njerëzore dhe ekonomike, si dhe raporti i vlerave

demografike si mosha, gjinia, profesioni, gjendja civile të ndikuara nga dukuria e migrimit

(Massey, H. 2008; 72).

Shpesh suksesi i migrimit ndërkombëtar matet me nivelin e investimit në vendin e

origjinës pas një periudhe që njihet në mënyrë konsesuale si e mjaftueshme për integrimin

e migrantit në vendin e destinacionit për të provuar frutet e punës së tij e demostruar ato

në vendin e origjinës. Pra, një nga treguesit është niveli i investimit, i cili nis në planin

familjar me mbështetjen ndaj anëtarëve për nismat e tyre jetësore, shkolla, profesioni,

martesa, ngritja e një shtëpie të re apo me konsolidimin e pozicionit financiar duke hapur e

mbajtur një biznes, i cili më së shumti është i pranueshëm për vlerat e pjesës së familjes që

ka mbetur në vëndin e origjinës. Ndërkohë kjo analizë merr një tjetër formë vlerësimi kur

flasim për migrimin e brendshëm. Migrantët e brendshëm rrallë investojnë në ngritjen e

një biznesi të ri por sillen njësoj kundrejt promovimit të nismave akademike, shkollore

dhe atyre profesionale për anëtarët e familjes së tyre sidomos kur ata janë fëmijë ose të

rinj.

Në këtë prizëm kthimi në vendin e origjinës nuk merr të njëjtën vlerë kuptimore,

madje në krahasim me migrimin ndërkombëtar qëndron shumë më larg si alternativë

zgjidhjeje apo zgjedhjeje.

Migrimi në zanafillën e vet u cilësua si një “sjellje anormale” por e justifikuar nga

pikpamja njerëzore për të zgjidhur anormalitetet që ofronin vendet e origjinës si rezultat i

kushteve gjeografike, ekonomike, politike, sociale e jo rrallë edhe mjedisore. Sot migrimi

është shndërruar në një proces në të cilën sjellja njerëzore studiohet thellësisht me qëllim

për të kuptuar koncepte të ndërveprimit e përhapjes kulturore sidomos mes komuniteteve

pritëse dhe atyre destinatore. Por për sociologët po bëhet gjithmonë e më problematik

studimi qëkurse thënia e Massey-t se “migrimi po prek të gjitha sferat e jetës në mënyrë të

pashmangshme”, po bëhet e qënësishme dhe e prekshme. Në këtë mënyrë hapen horizonte

më komplekse studimi e migrantët formojnë një kuadër shumë më të gjerë sociologjik nën

presionin e këtij procesi.

Page 149: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

149

Cilat janë tiparet që shfaqen në komunitetin e studiuar në raport me paradigmat teorike

deri më tani të diskutuara në kuadër të migrimit?

Pjesa më e madhe e familjeve të cilat jane vendosur në zonën periferike të Tiranës,

Bathore kanë së paku një anëtar të familjes së tyre migrant ndërkombëtar, i cili më së

shumti ka lëvizur drejt një shteti tjetër përpara vendosjes së familjes së tij/saj në periferi të

kryeqytetit. Mes të anketuarve gjendeshin edhe emigrantë ndërkombëtare me përvojë në

20 vitet e fundit por më së shumti ata që aspironin që nga piketat e migrimit të brendshëm

të vijonin me shansin e një migrimi ndërkombëtar. Konkrektisht:

Siç duket nga tabela e mëposhtme rastet e “dërgimit” në emigrim edhe pas vitesh

vendosje në Bathore nuk janë të pakonsiderueshme. Por njëherazi këto raste mund edhe të

mbiquhen rastet e zhgënjimit me migrimin e brendshëm dhe drejtimi i shpresave drejt

shteteve të tjera. Nisur nga ky fakt mund të shihet e ndërthurur fakti se pjesa dërrmuese e

të anketuarve pohojnë që nuk do të donin të lëviznin nga zona e banimit të tyre aktual, por

kjo nuk i atribuohet krejtësisht përmbushjes së pritshmërive sesa mungesës së shpresës për

të rigjetur alternativë më të mirë jetësore në vendbanimin e mëparshëm, ose në një vend

tjetër.

Page 150: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

150

Page 151: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

151

Në një plan të përgjithshëm komunitete më homogjene në zonën e studiuar që

raportojnë relativisht një histori suksesi migrimin e tyre në periferi të Tiranës janë grupe

familjare apo fise të cilat rëndom kanë një numër të konsiderueshëm emigrantësh jashtë

Republikës së Shqipërisë. Ndihma dhe mbështetja që ata dërgojnë drejt familjeve të tyre,

remitancat ekonomike sikurse siguria psikologjike, e bashkëvendosur me faktin e të qënit

të këtyre të fundit pranë kryeqyetit i bën këta individë më të realizuar, më të sigurt e deri

diku më të aftë për të kuptuar efektin e migrimit nga zona e tyre e origjinës, thënë më fjalë

të tjera kontigjentin më të përshtatshëm për të analizuar efektet pozitive të migrimit.

Është pikërisht në këtë komunitet apo grupe familjare, apo fisnore që edhe efekti i

teorisë së rrjeteve migratore funksionon më së miri. Gjithkush që vendos të ndërrmarë një

nismë për tu bërë aktor nga migrant i brendshëm në një migrant ndërkombëtar ndihet

shumë më i prirur për ta bërë këtë gjë në kuadër të një mbeshtetjeje reale në vendin e

destinacionit.

Kjo mbështetje nis me marrjen e informacionit bazë të vendit të destinacionit,

këshillat më të para të përshtatjes në atë vend, sigurinë e një vendi potencial për punë e

gjithë të tjerat që kanë të bëjnë më gjuhën, kulturën, psikologjinë e vendit pritës i lë për

një fazë të dytë pas mbërritjes së tij. Realisht kur në stacionin e parë pret një tjetër anëtar i

grupit social, të cilit ti i përket edhe procesi i migrimit bëhet më i lehtë edhe ai i integrimit

mund të projektohet paraprakisht që në vendin e origjinës – duke marrë si përvojë të jetuar

atë të personit, i cili të pret që në këtë rast shërben ose si fillesa e teorisë së rrjetit të

migrantëve ose së paku si një hallkë lidhëse po në këtë teori.

Gjithë sa më më lart e konkretizuar në kurbën e difuzionit nënkulturor në formën e

këmbanës, si rezulat i migrimit do të niste prirjen e ngjitjes në momentin që migranti i

brendshëm merr vendimin ti bashkohet një anëtari të familjes së tij si emigrant do të arrijë

pikën e kulmit të vet e në një situatë ideale do ta ruajë këtë prag konstant kulmor përgjatë

kohës që ai mbërrin në vendin/shtetin e destinacionit dhe do të pësojë prirjen zbritëse në

momentin e hyrjes në rutinë në jetën e vendit të destinacionit deri atëhere kur ai/ajo pak

Page 152: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

152

ose aspak kujdeset për mbartjen e vlerave kulturore të vendit të origjinës apo përhapjen e

tyre në atë vend.

Më ndryshe na paraqitet situata në rastin e migrimit të brendshëm. Migrantët që

lëvizin brenda për brenda vendit ndonëse disa ose shumë nga arsyet e zhvendosjes së tyre

ja atribuojnë prirjes për të përmirësuar situatën e tyre ekonomike, ata kanë më pak

shqetësim dhe objekt mendimi mbartjen e traditave apo normave kulturore duke qenë se

ato ose janë të njëjta me vendin ku zhvendosen ose janë lehtësisht të pranueshme

rrjedhimisht të aplikueshme në atë vend.

Shumë prej të pyeturve shfaqeshin në bisedat e para prezantuese si mjaft të lidhur

me identitetin e zonës nga e cila vinin, mjaft krenarë që i përkisnin kësaj zone, madje e

përdornin këtë fakt edhe si një “justifikim” të prezencës së tyre në zonën e Bathores. Ky

qëndrim mund të pohohet njëherazi si për meshkujt ashtu edhe për femrat, kryesisht të një

moshe të rritur mbi 25 vjeç. Por mjaft interesante për t’u studiuar paraqitej kontradikta në

thellimin e këtyre karakteristikave që kishin të bënin me origjinën e tyre.

Pyetjes se , cilat janë disa (së paku tri) nga ato vlera kulturore të qytetit të Tiranës

që i shihni të ndryshme me vendin tuaj të origjinës por pozitive në planin e ndryshimit të

ciklit tuaj të jetës,? vetëm 28 për qind e të anketuarve mundën ti pergjigjen me shembuj

konkretë, ndërkohë pjesa tjetër në këtë situatë ose u karakterizuan nga një indiferentizëm

dhe apati duke mos u përgjigjur ose nga përgjigje siperfaqësore e përgjithshme që deri

diku stimulojnë interpretimin se ata nuk ishin aspak të informuar për këtë gjë.

Në këtë kuadër, gjithë sa munda unë të kuptoj është që në të vërtetë përhapja e

vlerave nënkulturore nuk ka funksionuar sic duhet në asnjë nga senset e pritshme: të

ardhurit drejt vendasve dhe vendasit (Tiranë) drejt të ardhurve.

Shumë shkaqe mund të spekulohen si prezente përpara një situatë të tillë, por më të

gjendshmit konkretisht janë:

- mungesa e ndërgjegjësimit për ato ‘copëza’ të kulturës së vendlindjes që mund dhe

duhet të mbarten gjatë zhvendosjes në një banim tjetër,

Page 153: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

153

- mospërqëndrimi aspak në përhapjen dhe përthithjen e elementeve kulturore në vendin e

ri të nguljes por prioritizimi i të tjerë faktorëve jetësorë në këtë prizëm.

Ja disa prej përgjigjeve që ju kanë dhënë të intervistuarit kësaj pyetje. “Ardhja në

qytetin e Tiranës na ka bërë më tolerantë, më mëndjehapur, ka forcuar më shumë

marrëdhëniet në familje në kuptimin e të vepruarit të tyre dhe jo tradicional” (respekti dhe

sakrifica tanimë zbatohen si rezultat i kuptimit të vlerës së tyre sesa mbi bazën e

besueshmërisë se kjo është sjellja e duhur e trashëguar ndër breza.( E.B)

Në të njëjtën tentativë për t’u thelluar në konceptin e diversitetit nënkulturor e

njëherazi të përhapjes së vlerave dhe normave më pikantë në këtë komunitet është drejtuar

edhe pyetja konkrete se në cilat rite apo ceremoni janë ruajtur më së shumti traditat

qëkurse jeni vendosur në zonën e re të banimit, periferia e metropolit.

Page 154: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

154

Grafiku i mëposhtëm paraqet qëndrimet e tyre:

Page 155: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

155

Në fakt një prirje e përgjithshme për shoqërinë tonë, është ruajtja deri diku me

fanatizëm e disa formave të vecanta të organizimit të ceremonive festive, dasma, mikpritja

përfshirë këtu. Megjithatë për një pjesë të mirë të këtyre riteve mund të vihet re dukshëm

zbehja e detajeve thellësisht tradicionale ose e ndërfutjes së formave më të reja

bashkëkohore në kuadër të po të njëjtave ceremoni. Kështu për shëmbull në ceremonitë e

dasmave dhe të gezimeve familjare elemente të ndryshme me vlera artisitike të

nënkulturave nga të cilat të anketuarit vijnë janë dobësuar ose zhdukur me kohën.

Ndërkohë që afro 5 për qind e të anketuarve në pyetjen e pajisjeve dhe objekteve

në poseidim përpara se të mbushnin 18 vjeç rendisin ndër të tjera edhe çiftelinë, pas

zhvendosjes në zonën e Bathores, vetëm 1.8 për qind e tyre ende vijojnë ta kenë këtë

instrument muzikor, pjesë e traditës së familjeve të tyre, në mjediset ku banojnë.

(Ndërkohë në jo më shumë se 4 raste konkrete prania e këtij instrumenti u vu re gjatë

intervistimit në mjediset e shtëpisë. E.B).

Nga ana tjetër ndonëse pjesa dërrmuese nxiton të pohojë se vlerat dhe normat

nënkulturore të familjeve dhe zonave nga ata kanë prejardhjen janë mjaft të rëndësishme,

pothuajse e njëjta masë pohon se nuk merr ndonjë vërejtje apo vëzhgim kritik nga të

moshuarit për mosrespektimin e këtyre zakoneve.

Për gjithë sa më lart përmendim se teoria konvencionale gjen aplikim e saj. Sipas

kësaj teorie duke u përmbushur një sërë kushtesh konceptuale që formësojnë sjelljen

shoqërore natyrshëm që norma të caktuara të kësaj sjelljeje do të duhet ti përshaten përmes

konvencioneve formave të reja të jetesës që zakonisht migrojnë së bashku më migrantët,

në mendësitë e tyre, nga një vend në tjetrin. Shembull tipik për këtë mund të merret rasti i

një dasme të organizuar në Paskuqan.

“Dhëndri i ri, djalë i një familjeje pukjane jeton prej më shumë se 12 vitesh në Itali.

Është stabilizuar profesionalisht në industrinë e ndërtimit duke ngritur edhe një

brigadë të tijën me punëtorë kryesisht shqiptarë që me sipërmarrje kryejnë pjesë të

vecanta të punimeve nëpër godina ende të pambaruara. Angazhimet intensive në

punë dhe “porosia” për të marrë një nuse (domosdoshmërisht) shqiptare e shtyjnë

Page 156: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

156

që pas kaq vitesh në emigrim, të kërkojë familjes së tij ‘të gjejë një nuse të mirë –

që ta nderojë e të nderohet”.

Në dasmën e çiftit në fjalë, ndonëse vetëm 6 km larg qytetit të Tiranës mund të

imagjinoje se ishe në një festë të vërtetë në Malësinë e Pukës. çdo gjë ishtë përgatitur me

kujdesin për të mbajtur në këmbë traditën e për tu mbajtur mend si gur themeli i origjinës

së familjes (së dhëndrrit). E çuditshme në këto festa familjare tradicionale është sjellja e

gjithë pjesëmarrësve sipas një plani të pashkruar në letër, por të respektuar deri në detajin

më të vogël. Ngjan si një pjesë artisitike e vënë në skenë ku shumë prej aktorëve jo më

vonë se ditën e nesërme do të vijojnë më rutinën e jetës së tyre, pa qenë në gjendje as të ta

formulojnë, po aq artistikisht detajet e dasmes në të cilën kanë marrë pjesë apo të

interpretojnë nga pikpamja kulturore se çfarë fshihet dhe/apo qëndron pas çdo riti, sjellje

apo rituali të ceremonisë së një dite më parë. Por konvencioni fuksionon.

Sjellja homogjene brenda komunitetit percjell një sërë tiparesh të cilat ndonëse nën

presionin e ideve novatore, kushteve bashkëkohore, lehtësirave komerciale, arrijnë të

nxjerrin në pah vlerën. Dhe kjo po sipas teorisë konvencionale është përgjithësisht në

përputhje me provat historike. Pra, nuk është migrimi që është diçka e re por migrimi në

vetvete sjell dhe promovon të renë. Në varësi të destinacioneve që targetohen, afër apo

larg vendit të origjinës varet shumë ruajtja dhe shfaqja e vlerave kulturore të vendbanimit

fillestar.

Realitetet sot, sidomos ato të shoqërive në tranzicion edhe si kjo e jona kanë prirjen

të largojnë nga mendësitë e qytetarëve konceptimin e kulturës si një ideal dhe ta

shndërrojnë atë në një tipar, që të karakterizon edhe në vendin e origjinës edhe në atë të

migrimit por më së shumti në atë të parin.

Nën këtë këndvështrim është mjaft e udhës që vetë individët krahas lidhjes së tyre

me vendin e origjinës të kenë një koncept po aq të qartë më klasën në të cilën ata i

përkasin. Njejtësimi i pozicionit të klasës me vlerat dhe normat e kulturës e bën më të

konsoliduar identitetin e individit, dhe njëherazi forcon pozicionin në shoqëri.

Page 157: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

157

6.1 Dobësi të kapitalit social e nënkulturor

Kapitali social përfshin “institucionet, marrëdhëniet, sjelljet, dhe vlerat që

rregullojnë marrëdhëniet midis njerëzve dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe

social” (Grootaert, Ch., van Bastelaer Th., 2002; 24). Sociologët dallojnë dy forma të

kapitalit social. Në formën e parë bën pjesë “kapitali social strukturor” ose “horizontal”.

Kjo formë e kapitalit social përfshin struktura sociale objektive, të tilla si shoqata,

institucione, organizata, dhe rregullat e procedurat mbi bazën e të cilave ato funksionojnë.

Shoqatat me karakter ekonomik dhe ato me karakter gjinor, etnik, etj bëjnë pjesë në

këtë formë të kapitalit social. Forma e dytë, e njohur si “kapital social konjitiv/njohës” ose

“vertikal”, përfshin më shumë elementë subjektivë dhe të pakapshëm nga shqisat, si

normat e sjelljes, vlerat e përbashkëta, besimi dhe solidariteti midis njerëzve. Të dy

format e kapitalit social janë të lidhura me ndërveprim me njëra tjetrën, por ato mund të

ekzistojnë edhe pa njëra tjetrën. Republika e Shqipërisë është e pasur pikërisht me formën

e dytë të kapitalit social, kapitali social konjitiv/njohës dhe kjo gjë pasqyrohet efektivisht

në zonat në të cilat migrimi i brendshëm është faktori kryesor i zhvillimit të zonës

(Grootaert, Ch., van Bastelaer Th., 2002; 39).

Kjo formë e kapitalit social përfshin edhe elemente të tjerë si: besimin,

solidaritetin, vullnetarizmin, ndërgjegjësimin etj. Në kuadër të studimit në fjalë, banorët e

zonës së periferisë së Tiranës janë pyetur për pjesën më të madhe të këtyre faktorëve

socialë.

Kapitali social në formën e lidhjeve familjare të forta dhe të lidhjeve shoqërore të

ndërsjellta mund të lehtësojë shumë në procesin e të migruarit apo atë të të përshtaturit në

vendin e migrimit. Migrimi i anëtarëve të grupit të cilin e njehsojmë si homogjen nga

pikpmaja e prejardhjes, origjinës kultore e etnike është njëra anë e medaljes. Ana tjetër

duket se qëndrojnë detyrimet e komunitetit pritës kundrejt këtij grupi. Qasja e parë në këto

raste nga ana e komunitetit pritës është që grupi social që zhvendoset në një zonë të re

banimi ku me patjetër në mënyrë direkte ose indirekte një lidhje farefisnore që i bën ata

më solidë në sjelljet e tyre, më të lidhur me njëri tjetrin por edhe procesin e tyre të

Page 158: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

158

integrimit më të parashikueshëm për ta vetë e më pak të tillë për komunitetin pritës. Të

tilla qasje bazohen në zgjedhjen e vendit të banimit në zonën e re ku migrohet, mënyrën

dhe planin për të ndërtuar banesën, mënyrën e organizimit të jetës familjare e asaj

shoqërore jashtë familjes e deri tek aspekte të tjera si martesa, mortet, takimet në grup për

efekt të komunitetit etj.

Po çfarë ndodh në zonën e studiuar në lidhje me këtë qasje?

Pyetjes se cilët janë fqinjët tuaj më të afërt, kampioni i targetuar për efekt të këtij

studimi, rëndom përgjigjet:

Cilët jane fqinjët tuaj më të afërt?

Ne Përqindje Njerëz me të cilët ju keni lidhje fisnore nga linja e babait 35.2

Njerëz me të cilët ju keni lidhje fisnore nga linja e nënës 7.2

Njerëz me të cilët ka lidhje fisnore bashkëshorti ose

bashkëshortja juaj

23.7

Banorë të fshatit ku keni banuar më parë 7.8

Banorë të krahinës ku keni banuar më parë 4.0

Banorë të qytetit ku keni banuar më parë 1.2

Banorë të ardhur nga fshatra, krahina ose qytete të tjera,

me të cilët nuk jeni njohur më parë.

19.8

Banorë të ardhur nga qytete të tjerë, me të cilët nuk jeni

njohur më parë

0.6

Pa përgjigje 0.3

Page 159: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

159

Page 160: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

160

Ndonëse një pjesë e mirë e të pyeturve janë banorë të vjetër të zonës së Bathores

dhe banorë, që prej fillim viteve ’90 të shekullit të XX, një pjesë e mirë e tyre e kanë mjaft

të rëndësishëm të identifikojnë veten e tyre më faktin që fqinjë kanë të afërm gjaku e

farefisi, të cilët janë në krahun e tyre apo të bashkëshortit/bashkëshortes. Për të gjithë këta

kampionë të paturit fqinjë të njëjtin kategori njohjeje nga zona e origjinës e bën për ta më

të lehtë procesin e njohjes me vendin e ri. Ky si fakt cilësohet nga vetë ata si një

katalizator për të mbajtur në kontroll balancën me procesin e përshtatjes me zonën e re dhe

më pas si pasojë edhe atë të integrimit në tërësi me gjithë qytetin e Tiranës.

Në të njëjtën kohë i bën ata të ndjejnë më pak pabarazitë ekonomike sociale me

metropolin duke qenë se edhe fqinjët kanë të njëjta cilësi shoqërore, ekonomike e

kulturore si vetë ata. Konfidenca/siguria që krijohet në këto raste shmang në masë të

madhe zhgënjimet, pesimizmin e zgjatur dhe demotivimin apo dekurajimin përpara

sfidave apo vështirësive të cilat janë të zakonshme prej një sërë faktorësh të brendshëm

dhe të jashtëm.

Në këtë prizëm sipas studiuesve kapitali njerëzor krijon një kapital social më solid,

i cili përballon më butë e kontrollueshëm sfidat të cilat nisin me një natyre ekonomike e

natyrshëm kanë një efekt social e psikologjik mbi grupin që studiohet.

Modele disi të ndryshme por mbi të njëjtat baza të parimit krijues në lidhje me

kapitalin social janë krijuar, si rezultat i migrimit të brendshëm në të katër anët e preferisë

së qytetit te Tiranës. Kushtet e vendosjes në njërën pjesë apo në tjetrën të periferisë kanë

kushtëzuar edhe mënyrën e sjelljes, përshtatjes dhe prezantimit të këtij kapitali kundrejt

modelit kompleks që ofron metopoli.

Më konkretisht në këtë skenar kam parasysh jo vetëm zonën ku më së shumti kam

përqëndruar kërkimin tim, Kamzën dhe Bathoren, por edhe Yzberishtin e Kasharin,

Kodrën e Diellit e Komunën e Parisit, Babrru-në, Shkozën e Paskuqanin etj. Por në fakt

edhe pse rrjetet farefisnore, e deri diku edhe ato miqësore që ngrihen në këto zona më së

shumti prej ndonjë prejardhje a lidhje farefisnore qoftë edhe të largët kanë prirje të jenë

Page 161: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

161

ndihmë e madhe për migrantët e brendshëm, ato gjithashtu priren të jenë përjashtues për të

jashtmit, e vënë re pak, dhe e analizuar rrallë kjo si dukuri. Sepse në fakt përqëndrimi më i

madh në shqyrtimin e situatave është te të ardhurit sesa te vendasit, të cilët kanë një

përgjegjësi jo të vogël në “akomodimin” e të zhvendosurve në komunitetin pritës.

Kjo njihet si një nga pikat e dobëta në të cilat studimi i kapitalit social komplikohet,

ndonëse sociologët si Portes dhe Landolt (1996) përpunuan në tentativë për ta sqaruar këtë

ngërc konceptin e aplikimit të kapitalit social përmes origjinës së tij. Sipas tyre, nëse

analiza e kapitalit social nis nga origjina e lindjes apo banimit të tij fillestar atëherë në

planin studimor shumë potencialisht mund të të thuhet se kapitali social trajtohet si një

"çelësi i suksesit dhe zhvillimit". Por në këtë këndvështrim duhen shqyrtuar katër

implikime, të cilat nxjerrin një ngjyrim jo fort pozitiv në lidhje me trajtimin e kapitalit

social:

1. Përparimi/Avanca që mund të marrë përjashtimi, përmes lidhjeve të forta mes

grupit çka ngadalson proçesin integrues dhe kufizon rolin ndërhyrës të shtetit në

këtë proces. Kjo shpesh mund të shkaktojë siguri dhe stabilitet te vetë të

integruarit duke qenë se i besojnë më mirë grupit dhe “ritmit” që ai dikton në

proceset integruese në shoqërinë pritëse por po aq mund të dëmtojë në krijimin e

hapësirave të ndërsjellta të komunikimit, ndërveprimit me komunitetin pritës dhe

rrjedhimisht përqafimit të normave të reja të sjelljes si rezultat i vendosjes në një

zonë të re.

2. Pretendimet e tepërta të anëtarëve të grupit, e përcaktuar nga kushtet në të cilat

grupi është vendosur në zonën e re të banimit. Rrjetet miqësore dhe shpesh ato

farefisnore në këto raste mund të dëmtojnë nismat individuale, suksesi i të cilave

për më së shumti varet nga mbështetja e komunitetit pritës dhe përqafimi nga ana

e tij e nismave të reja nga ana e të ardhurve, të cilat pasurojnë jetën dhe

marrëdhëniet mes të dyja palëve.

3. Kufizimet në lirinë individuale. Kur komuniteti mbizotërohet nga lidhjet fisnore

apo ato familjare qoftë edhe të largëta humbet disi liria individuale për të

zgjedhur dhe vepruar. Kjo pjesërisht mund të frenojë edhe procesin integrues.

Page 162: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

162

Vlejnë të përmenden këtu një sërë faktorësh socialë që mund të pësojnë çarje dhe

cënime si besimi social, vetë-mbështetja e pavarësia ekonomike, solidariteti e

toleranca etj. Fryma individuale e përforcuar nga ‘siguria e fqinjësisë fisnore’

mund të çojë deri në asfiksim të inisiativës së lirë të individit, lirisë së tij për të

zgjedhur apo provuar. Niveli i lartë i kontrollit shoqëror mund të jetë mjaft

restriktiv kundrejt lirive personale.

4. Ndërkohë normat kulturore dhe ato sociale duket se janë në rënie përkundrejt

migrimit të brendshëm. Kjo ndër të tjera i atribuohet edhe solidaritetit që ka

nisur të ndihet më prezent, përvojat e ngjashme të fatkeqësisë, diskriminimit të

anëtarëve të komunitetit si migrantë ndërkombëtarr në vende të tjera evropiane

dhe më gjerë. Histori individuale suksesi apo dështimi të emigrantëve nëpër

botë, pjesë e këtij komuniteti ndihet që ose kanë promovuar ose dëmtuar

kohezionin e grupit. Dicka e tillë mund të konsiderohej e pamatshme ose e

vështirë për tu matur në kushtet e "mungesës së ngjashmërisë mes dukurive që

lidhen me migrimin e brendshëm dhe atë të jashtëm" (Portes 1998: 17).

Nga gjithë sa më lart u tha, mund të argumentohet se si rezultat i katër faktorëve të

mësipërm ka një “dobësim” të kapitalit social në zonat e prekura thellë nga mobiliteti

njerëzor. Njëherazi janë të dukshme edhe përpjekjet e komunitetit të ngulur por edhe

studiuesve qofshin të brendshëm në këtë komunitet ose të jashtëm, që duke studiuar

dinamikat e brendshme të banorëvë të këtyre zonave arrijnë të zbusin sadopak efektet

negative të kapitalit social.

Përmes këtij punimi është tentuar ‘ndërhyrja’ në dinamikat e brendshme të

komunitetit, në mënyrë të llogaritur, graduale dhe të efektshme, duke përvetësuar e

përjetuar eksperiencat e migrantëve të brendshëm përmes vëzhgimit empirik, por edhe

zhvillimit të diskutimeve të zgjeruara në rreth familjar apo fisnor në lidhje me aspekte të

ndryshme të integrimit të tyre.

Page 163: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

163

6.2 Specifikat të karakterit përjashtues apo përfshirës të migrantëve

Në fushën e sociologjisë së migrimit, pikëprerjet mes qënësisë e zhvillimit të

kapitalit social dhe formave që merr aksesi i migrantëve në komunitetin pritës janë shumë

komplekse. Në një prizëm të thjeshtë rrjetet shoqërore, dhe pikat e lidhjes mes migrantëve,

atyre hershëm të ngulur ose rishtazi të mbërritur duket se konsiderohen si një bekim që

mund të lehtësojë lëvizjen, stabilizimin dhe përshtatjen e migrantëve në zonën e re.

Sigurisht që në këtë lehtësi merret dukshëm në konsideratë papërzieshmëria me

komunitetin pritës pa kuptuar një herë mirë rolin social të të qënit në një zonë të re.

Në pamje të parë një logjikë e tillë ku shumë prej niveleve lehtësuese varen nga

prezenca sasiore dhe cilësore e rrjeteve shoqërore apo fisnore duket se ndikojnë për mirë,

ndonëse të japin idenë e një qarku të mbyllur në të cilën është vështirë të penetrosh e aq

më pak të ndërhysh për të ndryshuar ciklin e të zhvilluarit. Ky këndvështrim gjithsesi

duket se ka dy perspektiva shqyrtimi.

Nga njëra anë shohim dobishmërinë e të ardhurve si subjekt kryesor studimi, e për

këtë arsye, përdorimi i rrjetit shoqëror dhe familjar nga ana e tyre është mëse i justifikuar

si një vegël për të patur më të lehtë procesin e rivendosjes. Nga ana tjetër është

këndvështrimi i komunitetit pritës, i cili ndonëse i distancuar, lejon e jo rrallë promovon

ekzistencën dhe forcimin e këtyre rrjeteve, që të shmangë më shumë përgjegjësi në

njohjen e shpejtë dhe pranimin e lehtë të migrantëve në gjirin e vet. Ja se si e përshkruan

Portes këtë dukuri, gjatë një studimi të tij në Marokun Jugor:

“Të ardhurit e perceptojnë rrjetin e tyre familjar apo shoqëror si një instrument

sigurie dhe stabiliteti. Vendosja e tyre në një vend/zonë të re perceptohet si një proces që

domosdoshmërisht kalon përmes një “URE”, e cila ndan jetesën dhe shtëpinë e vjetër me

realitetin dhe banesën e re. Ura që mundëson këtë kalim është pikërisht rrethi shoqëror apo

familjar që kanë në vendin/zonën e destinacionit. Sa më i dendur, i dobishëm, i madh/i

shtrirë në numër të jetë ky rrjet/rreth shoqëror apo familjar, aq më tepër këmbë të forta dhe

të sigurta ka ura. Aq më të sigurtë dhe më gjatë mund të ecin në të, të ardhurit e rinj. Që

Page 164: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

164

kjo urë të qëndrojë nga ana e vet në ekuilibër duhet që hyrja dhe dalja e saj të jetë

proporcionalisht e zënë, njerëzit duhet të qarkullojnë rrjedhshëm në të, pra dhe procesi i

hyrjes dhe nguljes në territorin e ri nuk mund të jetë një proces i shtrirë pa fund në kohë”

(Portes, A.1997: 39).

Portes, përfshin në këtë rrjet/rreth shoqëror apo familjar, këdo që mund të

identifikohet dhe cilësohet nga grupi i të ardhurve për shkak të cilësive të përbashkëta që

mund të jenë të lindura ose të fituara në banesën e mëparshme që lidhen drejtpërsëdrejti

me dinjitetin dhe identitetin e migrantëve nga të cilat ata nuk munden ose nuk duan të

heqin dorë, e për të cilat ndjejnë që në fazën e mbërritjes mund të ngrenë peshë në një

vendosje funksionalisht efikase. Kështu për shembull, vijon Portes, mund të jenë etnia,

raca, besimi fetar, përkatësia kulturore etj. (Portes, A.1997: 40).

Ndërkohë terreni i periferisë së Tiranës, në zonën e Bathores dhe Kamzës paraqet

situatën si më poshtë në lidhje me këtë impakt të rrjetit/rrethit shoqëror.

Page 165: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

165

Page 166: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

166

Ndalemi tanimë në një analizë më të hollësishme se si kapitali human dhe ai

shoqëror, ndikojnë drejtpërdrejt nën presionin e mobilitetit te kapitali kulturor i

migrantëve. “Kapitali njerëzor në ditët e sotme kryesisht identifikohet me krahun e punës

dhe mundësinë e kapacitetin për t’u përfshirë si i tillë në tregun e punës për më së pari në

tregun kombëtar e më pas në atë ndërkombëtar të punës. Kapitali social si një tërësi

faktorësh e potencialesh që formësojnë burimet e një vendi dhe të komunitetit të tij

përcakton edhe suksesin e emancipimit të një shoqërie” (Portes, A.,1998: 5).

Ndërkohë rrjetet e forta dhe funksionale shoqërore dhe familjare më të ndjeshme

në kuadër të zhvendosjes së brendshme të popullsisë ndihmojnë në qasjet më të shpejta

dhe më evidente të migrantëve në zonën ku zhvendosen duke përshpejtuar në këtë mënyrë

procesin e krijimit të kapitalit kulturor dhe analizën efektive të tij. Në një skenar të tillë

teorik kemi të pranishëm dhe një situatë dilematike. Migrantët, të cilët vijnë nga situata të

varfra ekonomike dhe sociale, kryesisht kanë rrjete shoqërore të pakëta dhe/ose të varfra.

Ata mund të duan të ndihmohen e mbështeten përmes këtij mekanizmi por nëse ky

si koncept është kultivuar qëkurse ata jetonin në shtëpinë e tyre në vendin, në zonën e

origjinës, atëherë bëhet dhe më e vështirë për të mos thënë thuajse e pamundur në kushtet

e prezantimit dhe me indivdualizmin që jeta e qytetit deri diku të stimulon. Nga ana tjetër

e dilemës kemi migrantët relativisht të stabilizuar nga pikpamja ekonomike (por jo

domosdoshmërisht sociale e psikologjike, e aq me pak të pakonsoliduar me identitetin

nënkulturor), të cilët levizin ndër të tjera edhe për një promovim ekonomik e shoqëror në

një zonë afër metropolit.

Kjo kategori e dytë mund të ketë ose të sigurojë lehtësisht informacion për vendin

ku migron përmes burimeve të ndryshme, e jo domosdoshmërisht përmes rretheve

shoqërore (Televizionit, radios, revistave, internetit, shkëmbim informacionesh verbalisht

etj). Në këtë këndvështrim rrjetet shoqërore ndonëse me rëndësi të konsiderueshme nuk

përbëjnë një faktor determinues në suksesin e perspektivës migratore e për më tepër në

krijimin e kapitalit kulturor të të ardhurve përkundrejt banorëve vendas.

Ndërkohë, çfarë ndodh me ndihmat, që në kuadër të migrimit ndërkombëtar

konsiderohen si remitanca?

Page 167: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

167

Sikurse është përmendur në kapitujt e mësipërm migrantët e brendshëm, të cilët

dukshëm kanë një bazë sociale dhe ekonomike për të lëvizur drejt periferive të qyteteve të

mëdha, janë të ndikuar më së shumti ose nga remitancat ekonomike të të afërmve, të cilët

jetojnë si emigrantë në një shtet tjetër ose nga së paku një përvoje e tillë familjare më parë.

Kjo përvojë dhe gjithë specifikat e saj ngrenë për më së pari, pritshmërinë për

angazhimin në tregun e punës si në atë vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Së dyti,

ulin deri diku shkallën e vështirësisë së integrimit në këtë treg pune sepse barriera të tilla

si ajo e gjuhës, perceptimeve, angazhimit dhe rregullimit logjistik të kohës dhe disiplinës

nuk janë të pranishme. Nga ana tjetër të ardhurat që përfitohen në kuadër të kësaj

zhvendosjeje për së paku ose aspak janë të destinuara për t’u çuar në një vend tjetër.

Ndryshe nga skenari i migrimit ndërkombëtar, migrantët e brendshëm shpesh ose

thuajse gjithmonë shkëpusin të gjitha lidhjet ekonomike dhe sociale me vendin e tyre të

origjinës, zonës nga e cila kanë banuar më parë. Më tej akoma, burimet e energjitë në këtë

rast shfrytëzohen dhe grumbullohen për t’u përdorur në vend-banimin e ri, duke rritur

kështu mundësitë e promovimit dhe këtij të fundit (vendbanimit).

Sipas Portes, kjo sjellje e ndryshme e migrantëve të brendshëm ndryshe nga ata të

jashtëm krijon bazat për ngritjen e një pasurie familjare, të luajtshme ose të paluajtshme

dhe krijon njëherazi dhe kushtet për dallimin fillestar të pabarazive ekonomike dhe

shoqërore, që më së shumti sipas këndvështrimit të tyre përcakton edhe shkallën e

integrimit në vendin e ri të banimit të këtyre të ardhurve.

Sikur kjo të ndodhë pikërisht kështu atëherë format tradicionale të pabarazive

ekonomike e sociale një pjesë të impaktit të tyre do e reflektonin natyrshëm edhe përmes

besnikërisë ndaj trashigimisë kulturore apo nënkulturore. Së paku në zonën në të cilën

është kryer studimi i punimit tim, duket qartë që migrantët, të cilët ndodhen dukshëm më

lart në nivelin e të ardhurave ekonomike, i drejtohen dhe referohen më pak traditës dhe

ndjekjes rigoroze të vlerave të hershme nënkulturore të zonave nga të cilat ata vijnë

(Portes, A. 1997:13).

Page 168: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

168

Në këtë kuptim ju referuam edhe pyetjes se sa ruheshin traditat e vendbanimit të

mëparshëm pas vendosjes në periferi të Tiranës, sikurse edhe informacionit në lidhje me

ceremonitë specifike që konsideroheshin si ende mjaft të rëndësishme e të dukshme në

ruajtjen e respektimin e tyre.

Por nga ana tjetër me mjaft interes për kapitalin social dhe ruajtjen e tij në një zonë

të gjeneruar nga lëvizjet e njerzve duket se do të kishtë ndërthurja e përgjigjeve të dhëna

në pyetjen lidhur me preferencat shoqërore në zonën ku janë ngulur me premisat dhe

kushtet e kalimit të kohës së lirë. Edhe nën këtë prizëm mosha rinore (18-25) vjeç na

paraqet një panoramë mjaft interesante të pasqyruar në grafikun e mëposhtëm.

Page 169: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

169

Page 170: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

170

Por, ndërkohë që duket se pasditet e mbrëmjet apo koha e lirë e të pyeturve është e

përqëndruar drejt Tiranës, niveli i përhapjes së rrethit të tyre shoqëror në mënyrë fare

evidente tregon ritme mjaft të kënaqshme duke lënë të pavlerësuara të tjera elemente të

socializimit, duke përfshirë këtu edhe aspekte nënkulturore që do të kishin qenë matës

mjaft objektivë të integrimit të tyre efektiv kulturor me Tiranën.

Arti i kultivuar përmes koncerteve, pjesëve teatrale dhe veprimtarish kulturore në

Tiranë zënë një pjesë shumë të vogël në përgjigjet e të anketuarve. Një pjesë e madhe e

tyre pohojnë se arsyeja më kryesore e të ardhurit në Tiranë është takimi me miq që jetojnë

në qytet, ose si vend takimi mes të tjerësh që banojnë nëpër anë të ndryshme të periferive

të metropolit. Ndërkohë, nuk duhet lënë pa vlerësuar edhe të shpenzuarit e kohës për të

blerë mallrat ë ndryshme në qytetin e Tiranës, veprimtari kjo e cila nga ana e të anketuarve

vlerësohej në dy aspekte; së pari për mallrat të cilat rrallë ose thuajse asnjëherë nuk

gjendeshin në zonën ku ata banonin.

Më së shumti në këtë kategori ata përfshin artikuj industrialë si veshje të ndryshme,

këpucë, aksesorë për shtëpinë por edhe pajisje elektroshtëpiake të vogla dhe të mëdha, të

cilat gjenden rëndom në qendër të Tiranës, aty ku edhe mund të bësh dallimin dhe

zgjedhjen për një çmim më të përshtatshëm. Nga ana tjetër ata cilësonin produkte për të

cilat të rinjtë shpesh i referohen si të firmuara, të modës apo modeleve më të kohës, artikuj

që periferia shpeshherë i ofron si autentikë, por që rrallë herë janë të tillë.

Përse shkoni më shpesh në Tiranë?

Përgjigjet Në përqindje

Për të blerë mallra të ndryshëm 20.5

Për të parë filma në kinema 1.1

Për të parë pjesë teatrale ose koncerte 0.3

Për të marrë pjesë në veprimtari shoqatash

kulturore e artistike

8

Për të marrë pjesë në veprimtari të partive

politike

1.4

Page 171: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

171

Ndërkohë një pjesë e të pyeturve kësaj pyetje ka preferuar t’i përgjigjet nën etiketën

‘tjetër’ duke renditur disa variante të tjera si mundësi :

Përse shkoni më shpesh në Tirane?

Përgjigjet Në përqindje

Për punë ditore 9.7

Për të kaluar kohën 1.4

Për nevoja shëndetësore 0.6

Për aktivitete fetare 0.5

Në këtë pikpamje afërsitë me Tiranën shyrtohen jo vetëm përgjatë pjesës më aktive

të ditës, orarit të punës, por edhe kohës së lirë e mundësive për angazhim të lirë shoqëror e

kulturor. Kapitali social duhet të konsiderohet si një burim që mund të konvertohet

pjesërisht në forma të tjera të njeriut ekonomik, si për shembull atë kulturor psiko-social

dhe artistik (Portes, A. 1997:22). Kapitali social specifik perceptohet si një faktor që

ndikon te njerëzit që ata të fitojnë qasje në burime, të tilla si punësimi, integrimi, arsimimi

brenda ose jashtë vendit por më së shumti nën presionin e mobilitetit/migrimit. Po nën të

njëjtën qasje dhe interpretim do të përmendja alternativën ‘Vendbanimi i ri të jep më

shumë mundësi për të arsimuar më mirë fëmijët’ në krye të intervistimit mbi pyetjen:

‘Përse jeni shpërngulur në zonën ku banoni?’

Një pjesë e mirë e prindërve dhe familjarëve zgjedhin këtë si përgjigje më të

përshtatshme për arsyen e tyre të të larguarit nga vendlindja apo vendbanimi më i fundit.

Për të vizituar të afërm të cilët banojnë në Tiranë

para vitit 1990

4.3

Për të takuar shokë/shoqe me banim në qytetin e

Tiranës para vitit 1990

1.9

Për të takuar shokë/shoqe që banojnë në Tiranë

pas vitit 1990

56.0

Tjetër 12.2

Pa përgjigje 1.4

Page 172: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

172

47.1 për qind kanë zgjedhur këtë alternativë, ndërkohë që 1.1 për qind alternativën

‘Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë e veçanta ose talentin e

fëmijëve’. Nga vizitat e mia në mjediset e banimit apo punësimit të tyre vura re që kjo

qasje përputhej dukshëm me realitetin. Gjendja e përparimit në nivel arsimor nuk

paraqitet e lartë, (vetëm 12.5 për qind kishin përfunduar arsimin e lartë), 80.8 për qind e

kampionit të testuar kishte kryer tashmë arsimin 8-9 vjeçar dhe/ose atë të mesëm. Vetëm

1.1 për qind e kampionit të testuar rezultuan të ishin pa asnjë nivel arsimor në momentin e

kryerjes së këtij studimi.

Massey, në veprën e tij ‘Zhvillimi Ekonomik dhe Migrimi në një perspektivë

krahasuese’ thekson rëndësinë e rrjeteve të migrantëve në mënyrë që të ulen kostot e

drejtpërdrejta të migrimit, si shkëmbimit të informacionit, kërkimit të burimeve morale

dhe financiare shtesë, potencialeve për zgjedhje më të mira arsimore dhe profesionale,

krijimit të mundësive të reja për migrim – thënë të gjitha nën një term të vetëm

‘shpenzimet psikike të migrimit’. (Massey, D. 1988:388). Në gjithë këtë kuadër diskutimi,

migrimi merret si një proçes brenda difuzionit të nënkulturave në komunitetet migratore

në të gjitha segmentet e shoqërisë.

Prania e rrjeteve/rretheve shoqërore e bënë më përjetësues migrimin, më të

prekshëm ndryshimin dhe progresin që ai sjell në nivel mikro dhe makro për migrantët,

sepse identifikon elementet e strukturës sociale dhe i bën ato më racionale e domethënëse

duke ngritur nivelin e soliditetit të kësaj strukture. Fakti që një pjesë e mirë e të ardhurve

në këtë zonë shquajnë si arsye kryesore mundësinë për arsim më të mirë, apo kultivimin e

edukimit si një proces që në përspektivë do të nënkuptojë zhvillim për individët e brezit të

ri, përçon pashmangshmërisht edhe një sinjal të integrimit të tyre në këtë zonë, perceptimit

se qyteti ofron dhe siguron konkurrencën dhe kërkueshmërinë më të lartë sa i takon nivelit

arsimor e mungesa apo cilësia e dobët e këtij të fundit mund të minojë mbarëvajtjen dhe

suksesin e një individi në komunitetin ku ai jeton, qoftë ky edhe në periferi të një

metropoli si Tirana.

Page 173: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

173

7. Migrimi i brendshëm dhe integrimi në tregun e punës

7.1 Përparësitë e kolektivizimit në zonën periferike

Përqëndroj vëmendjen në këtë pjesë të punimit te punësimi, si arsye bazë dhe

shumë e rendësishme për migrimin e brendshëm të pjesës më të madhe të banorëve të

zonës së Bathores.

Pjesa dërrmuese e të pyeturve në zonën e Bathores, sikurse u përmend më lart, 65.4

për qind pohuan si arsye kryesore të të zhvendosurit në këtë zonë pikërisht mundësinë

potenciale më të mirë për punësim, përfshirjen në tregun lokal të punës dhe nënkuptuan

më së shumti në këtë këndvështrim edhe rritjen e mundësive për tu aftësuar në ndonjë

profesion e integrimin në të më pas.

Migrimi i brendshëm në fakt është një dukuri mëse e zakonshme për njerëzit nga

rajonet që përballen me mungesa të shpeshta të burimeve natyrore apo ku densiteti

popullsisë është i lartë në lidhje me tokën. Kështu zonat që ballafaqohen me këto dukuri

apo me konflikte të pazgjidhura sociale e politike janë më të prirura për migracion të lartë

në numër. Varfëria, mungesa e alternativave lokale dhe disponueshmëria për një punë të

qëndrueshme në zonën ku banon në Republikën e Shqipërisë tanimë ka treguar se është

shndërruar në një shkak shumë logjik për tërheqjen ndaj migrimit nga zonat rurale në ato

periferike urbane.

Zona e Kamzës dhe më konkretisht ajo e Bathores e ndjejnë të pranishëm migrimin

rural për më shumë se dy dhjetëvjeçarë e madje në të njëjtin kuadër njohin edhe migrimin

ndërkombëtar për po të njëjtat kushte dhe arsye; ato ekonomike.

Në zonën e Bathores, të gjithë banorët janë vendosur në zona të etiketuara si pjesë

së njëjtës origjinë krahinore por edhe fisnore; dy apo më shumë familje nga Kukësi apo

Puka së bashku, dy apo më shumë vëllezër së bashku e kështu me rradhë e më pas edhe

familjarë të tjerë të afërm në brez të parë apo edhe të dytë etj. Në këtë kuptim valët e

migrantëve por edhe pozicionimi i tyre në zonë janë përcaktuar ndër të tjera edhe me

Page 174: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

174

origjinën sociale, shtresën shoqërore e në këtë mënyrë reflektojnë dinamikën sociale dhe

ndryshimet në rritjen ekonomike nga vendi i origjinës në vendin ku janë ngulur për dy

dhjetëvjecarët e fundit.

Nga pyetja e drejtpërdrejtë e banorëve në zonën e Bathores, pjesa më e madhe e

personave që janë të angazhuar në punë bëjnë pjesë në sektorin e ndërtimit apo të vet-

punësuar si zanatcinj (15.5 për qind ), në vendin e dytë, vijnë bizneset e vogla dhe

tregtimi në këto sipërmarrje individuale apo familjare (8.4 për qind), ndërkohë që për tu

vënë re është edhe angazhimi i një grupi prej 5.2 për qind në firmë prodhimesh industriale

shpesh të njohura edhe si bizneset fasone.

E gjithë pjesa tjetër e individëve që deklaruan veten si të angazhuar në punë i

përkisnin sektorit publik e disa syresh edhe në bujqësi. Vlen të përmendet në këtë pikë të

analizës se 28.9 për qind e kampionit të testuar në zonën e Bathores ishin të papunë (të

interesuar për punësim por të pa-angazhuar në një të tillë), e statusi i tyre profesional i

Page 175: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

175

papërcaktuar. Nga bisedat me këtë kategori kuptova që më së shumti aktiviteti i tyre në

tregun e punës ishte mbi bazën e mëditjes dhe aftësimi i tyre i munguar ose i pjesshëm apo

i pakonturuar rreth një zanati/profesioni përkatës.

Cili është profesioni juaj?

Profesioni Në përqindje

Punëtor në firmë ndërtimi 7.0

Punëtor në firmë prodhimesh

industriale

5.2

Punonjës në sektor shërbimesh 7.6

I vetëpunësuar si zanatçi 8.5

I vetëpunësuar si tregtar 8.4

Mësues 2.5

Specialist shëndetësie 0.6

Specialist në fushën e teknikës 2.2

Specialist ekonomie 0.6

Specialist bujqësie 0.5

Shtëpiak/e 17.9

Student/e 1.7

Emigrant/e 3.2

I/e papunë/e 28.9

Pensionist/e 5.2

Për hir së të vërtetës migrantët ruralë formojnë pjesën më të madhe të fuqisë

punëtore të paorganizuar në Shqipëri, e cila është vlerësuar të jetë rreth në 38,700 individë

(INSTAT - CENSUS 2011: 13). Ndërkohë duhet përmendur që ka ende boshllëqe në

numërimin apo rregjistrimin zyrtar të popullsisë fshtatare që ka mbetur në fshatra dhe ende

merret me bujqësi dhe blegtori. Shifra në fjalë i referohet popullatës fshatare që është

rregjistruar sipas qeverisë në zyrat e asistencës sociale.

Page 176: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

176

Informacione kritike, të kushtëzuara nga migrimi i brendshëm vijnë në lidhje me

luhatjen e cilësisë së tregut të punës falë rritjes së numrit të personave të aftë për krahë

pune në periferinë e qyteteve të mëdha. Pjesa dërrmuese e migrantëve të brendshëm, të

vendosur në periferitë e metropoleve dukshëm kanë ulur cilësinë e punës dhe shpërblimit

të saj. Fuqia punëtore e rritur në masë/volum ka bërë që të bjerë cmimi i krahut të punës

dhe të rritet më shumë rrezikshmëria e punës në të zezë. Në bashkinë e Kamzës rëndom

pohohen vështirësitë për të siguruar mbrojtje ligjore dhe sociale, shpesh i shndërrojnë ata

në një grup potencialisht të cënuar.

Tregu i punës në qytetete të mëdha kryesisht trajton me indiferencë oportuniste

migrantët, të ardhurit apo dhe emigrantët. Në këtë mënyrë vetë migrantët tentojnë të

kërkojnë punët më të vështirë, hera herës duke neglizhuar edhe të drejtat e tyre themelore

njerëzore dhe hequr dorë nga lehtësirat në shërbime sociale si kushte më të mira strehimi,

mundësitë e edukimit të fëmijëve, kualifikimet e mëtejshme profesionale etj10.

Nga ana tjetër thirrja e shoqërisë civile që vepron në këtë zonë vijon të theksoje

“padukshmërinë” e kësaj fuqie shoqërore. Kjo “padukshmëri” zbeh aftësinë e tyre për të

përmirësuar zbatueshmërinë e të drejtave të njeriut dhe ambicien për t’u përmirësuar si

qënie aktive sociale. Në Bathore për 20 vite me rradhë kontributi i punëtorëve emigrantë

jashtë Republikës së Shqipërisë, falë të ardhurave të tyre, konsiderohet mjaft domethënës,

por ky fakt jo domosdoshmërisht ka përmirësuar e forcuar sigurinë e mirëqënien sociale të

banorëvë të zonës.

Në zonën e Bathores, gjatë orarit të paradites rrugët janë gjithmonë të zhurmshme.

Krahas moshës shkollore dhe moshës së tretë, dallon në mënyrë të konsiderueshme edhe

të rinj. Përshtypja se ka shumë të rinj të papunë në këtë zonë, ndonëse mjaft e dukshme në

opinionet e dhëna nga vetë ta deri diku zbehet. Sipas përgjigjeve të tyre në 10 vitet e

fundit ka një prirje në rritje të interesit për punë në sektorin e ndërtimit nga ana e të

interesuarve nga kjo zonë por edhe të prirjes për të rekrutuar punëtorë krahu,

drejtpërsëdrejti ose përmes agjentëve (palëve të dyta). Por mënyrat e pagesës nisin e bëhen

10 Zolberg, A. (1989) The next waves: migration theory for a changing ëorld, International Migration Revieë,

23(3): 403-30.

Page 177: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

177

shumë komplekse në momentin e parë që rrëkesh ti kuptosh. Më së shumti thuhet se

pagesa si mënyrë dhe si shifër në pagë janë të dikturuara nga kontraktorët - punëtorët në

këtë rast mbahen në punë për një afat më të gjatë me “mbajtjen peng” të pagës edhe për

muaj të tërë e frika e të humburit të gjithckaje mban të lidhur punëtorin pranë asaj

ndërmarrje.

Disa sektorë (si ndërtimi, ngarkim-shkarkimi, apo rrobaqepësia e prodhimi i

mallrave të konsumit: veshmbathje dhe ushqime) nuk i respektojnë normat ditore të

pagave dhe pagesat janë tejet të ulëta, madje më e ulët se paga minimale që konsiderohet

në një qytet më të vogël se Tirana. Fakti që shumica e punëtorëve në këto sektorë janë

migrantë/të ardhur nga një pjesë tjetër të vendit e bën të vështirë ndërgjegjësimin e tyre të

shpejtë, në kohë dhe kërkesën për të drejtën sociale dhe ekonomike minimale në këtë

kontekst. Gjithsesi ka një përparim në njohjen e këtij problemi nga ana e brezit të ri, i cili

më së shumti po përballet me apatinë ndaj tregut të punës, dhe angazhimit në të, e kjo jo

vetëm për shkak të problemeve me pagesën apo shpërblimin.

7.1.1 Cilat janë pengesa në organizimin e punëtorëve migrantë në tregun e punës?

Së pari, punësimi i punonjësve të kësaj zone duket se është ose sezonal ose selekiv

në fusha të caktuara si ndërtim, ngarkim-shkarkim, rrobaqepesi ose fabrika të vogla

përgatitje mallrash konsumi. Sipas teorisë së dualizmit ekonomik, ky angazhim në punë

është lehtësisht i matshëm për nga shifrat e ka prirjen të jetë konstant në rastet kur

paraqitet sezonal apo me kontrata fikse. Për më tepër në zonën e Bathores niveli duket se

ka një tendencë edhe më të lehtë matjeje. Vetëm se duhet përmendur që marredhëniet

kontraktor – shtet dhe kontraktor – punëmarrës janë po aq të acaruara e komplekse për tu

studiuar sa edhe raporti shtet-i papunë në këtë kontekst. Në këtë këndvështrim, mundësia e

Page 178: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

178

fshehjes së transparencës fiskale dhe përgjigjes së detyrimeve financiare ndaj shtetit është

mjaft evidente për të ndodhur.11

Së dyti, pjesa tjetër që konsiderohet e punësuar, për termat e referencës në këtë

studim mbi bazën edhe të pohimeve të tyre i përkasin bizneseve të vogla familjare,

sipërmarrjeve në profesione të vecanta si hidraulik, elektricist, servis montim

autmomjetesh etj, që për syrin e autoriteteve shtetërore duket si punë e fshehtë, hera herës

të etiketuar në të zezë për shkak të mangësive të theksuara të pagesës së taksave apo

sigurimeve shoqërore e shëndetësore, por që publiku dhe komuniteti përreth i njeh shumë

më hapur e qartë pasi ofrojnë shërbime të konsumit të përditshëm.

Së treti, tendenca që vihet re për atë grup të komunitetit të të ardhurve kontigjent

për tregun e punës po që rëndom punojnë në të zezë, preferojnë të punojnë në grupe së

bashku, mundësisht homogjene nga pikpamja e origjinës apo në raste jo të rralla edhe me

lidhje fisnore duke sjellë njëri-tjetrin në të njëjtën punë. Dora dorës kjo shpreh një lloj

pasigurie që atyre duket se ju shfaq tregu i punës në të zezë, në qytet dhe sektori në të cilin

angazhohen, për shembull ndërtimit. Por ata vetë deklarojnë se të qënit një grup

homogjen, edhe me riskun e të marrit më pak para për një punë të realizueshme edhe nga

më pak vetë, ju jep garancinë e të paguarit në fund të ditës.

“S’do guxojë pronari të na lërë pa lekë në fund të ditës së punës ...

duke qenë se jemi një grup homogjen e frikën e shkaktojmë më të

madhe e presionin e kemi më të shpejtë e direkt... (N. P.).”

Ky kolektivizim i tyre shfaqet edhe në mënyrën e të organizuarit të sjelljes

shoqërore me familjarët dhe me të tjetër individë që kryesisht i lidh vetëm puna.

Së katërti, qartazi e në mënyrë të pamohueshme punëtorët migrantë me banim në

Bathore, por që më të shumtën e kohës punojnë në Tiranë nuk kanë marrë vëmendjen e

duhur nga organizatat e punëtorëve, sindikatat apo njësitë simotra të tyre. Në Republikën e

Shqipërisë, sindikalizmi është ende i ngurtësuar brenda godinave ku e mban të lidhur

11 Hyrja e të huajve (që nuk punonjnë në këto mjedise) është praktikisht e pamundur në disa prej sipermarrjeve, duke e bërë të

vështirë mundësine e përthithjes së komenteve apo opnion-ankesave nga ana e punëtorëve.

Page 179: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

179

institucionalizimi formal . Për më tepër ata nuk janë parë si një zonë e qëndrueshme që

mund të japë besim afatgjatë në fuqinë e sindikatës për aq kohë sa punësimin si veprim i

përditshëm e identifikojnë thjesht si një vegël të për siguruar ca të ardhura më shumë apo

të ardhura familjare por jo si një mënyrë jetese.

7.1.2 Sfida e rradhës: Komunitet i identifikuar si qytetar

”Kur do vish ndonjëherë këtu në Tiranë ti nan” – një vajzë e mitur vetëm 9

vjeç flet me gjyshen e saj në komunën Rrapë të rrethit të Pukës. Ajo e takon

gjyshen shumë rrallë dhe kur e pyet ku banon gjyshja e gjyshi të përgjigjet,

“larg shumë larg, në fshat, në një shtëpi të madhe, unë s’kam qenë

ndonjëherë ajo ka ardh me gjyshin dy herë këtu në Tiranë “ (Ermelinda Z. 9

vjec, Bulçesht).

Zona e Bathores ende konsiderohet si një sektor i paorganizuar apo joformal i

qytetit të Tiranës. Banorët e saj duken të përshtatur në këtë zonë, e madje më shumë se 65

përqind e tyre deklarojnë se nuk do të donin të lëviznin nga andej ASPAK, ndërkohë që

pothuajse po aq pohojnë që mënyra e jetesës së tyre është një model i mesëm midis stilit të

të jetuarit në zonën nga e cila ata vijnë dhe stilit të qytetit të Tiranës, ndonëse në këtë pikë,

dukshëm vihen re hapësira boshe arsyetimi për aq sa vlera apo cilësi të kulturë së Tiranës

nuk janë të mirëpërdorura apo njohuritë e tyre nuk janë të mirë-familjarizuara me këtë

pjesë.

Megjithatë këta banorë të periferisë së qytetit kanë një qëndrim krejtësisht fluid, e

duken në marrëveshje harmonie me qytetarët e “qendrës” së Tiranës. Ndonëse nuk

përmendin thuajse asnjeherë ndjekjen e një pjese teatrale, filmi artistik apo aktivitetit tjetër

kulturor në Tiranë ata ende kanë shenja të qasjes sociale dhe krahas sigurisë sociale që

duket se ju jep ajo, mendohet se konsolidojnë kështu edhe identietin e tyre ekonomik dhe

atë psikologjik.

Page 180: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

180

7.2 Përtej petkut të periferisë

Në shumë aspekte jeta e qytetit brenda rrethinave të metropolit ofron ato atribute e

karakteristika që shpesh i etiketohen gjithë zonës administrative të qytetit me gjithë

periferinë apo rrethinat e tij. Mirëpo shoqërizimi i njerzve ndonëse brenda të njëjtit

komunitet ndryshon dukshëm sidomos kur heterogjeniteti përshkallëzohet nga brenda dhe

jashtë komunitetit.

Banorët e periferisë së Tiranës, në Bathore u pyetën përmes këtij studimi mbi

kushtet dhe faktorët përcaktues që i bënë ata të merrnin vendimin për tu larguar nga

shtëpitë e zonat e vendlindjes së tyre e vendoseshin në Tiranë.

Në fakt pritshmëria e një pyetje të tillë për zonën e Bathores është mjaft e

parashikueshme, por në qasjen që ju bë banorëve u pa që përtej faktorit që zakonisht i

atribuohet të zhvendosurve në këtë zonë; Vendbanimi i ri më ofron më shumë mundësi për

t’u punësuar, me kalimin e viteve faktorët shtytës për tu zhvendosur në periferi të Tiranës

kishin pësuar një dinamikë interesante me prirje rritjeje në arsye e faktorë të ndryshëm, të

cilët ditë pas ditë formësojnë edhe jetën e këtyre njerzve. Këta faktorë të pajisur me

elemente të cilët inkurajojnë një zhvillim social dhe progres në shoqërizim, ndonëse më së

shumti brenda zonës periferike.

Kështu së paku 12 për qind e të pyeturve ndërkohë që vazhdojnë të vendosin në

bosht të faktorëve shtytëse mundësinë për tu punësuar apo për të fituar, rradhisin edhe të

tjerë situata të njetësuara në jetët e tyre të përditshme edhe si rezultat i të banuarit në

Bathore.

Kështu në veçanti disa prej tyre përmendin si faktor apo arsye të lëvizjes së tyre

edhe që vendbanimi i ri ju jep më shumë lehtësi për të emigruar jashtë Republikës së

Shqipërisë, apo për të arsimuar më mirë fëmijët që stimulon një prirje reflektive që tanimë

njerëzit zhvendosen në një zonë tjetër me një perspektivë më të gjatë e më

Page 181: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

181

gjithëpërfshirëse se më parë. Tanimë, jeta e familjeve të prekura nga dukuria e migrimit

nuk ka në plan të parë thjesht të fituarin më shumë apo rritjen e të ardhurave individuale

apo perosnale por dhe një të ardhme më të mirë në brezat në vijim.

Ndërkohë në po të njëjtin kolektiv njerëzish, një pjesë nuk hezituan të përfshijnë në

arsyet e zhvendosjes së tyre edhe të shpëtuarin nga konfliktet në fshatin/qytetin ku kanë

banuar më parë, që në fakt gjithsesi mbart në vetevet dëshirën dhe shpresën për një jetë më

të mirë por tanimë jo të bazuar te të ardhurat apo fitimet konkrete por te siguria dhe jeta e

garantuar. Në të tilla kushte e gjithë qasja e tyre kundrejt të qënit në zonën periferike të

Tiranës merr një tjetër ngjyrim social, kulturor e madje dhe psikologjik.

Page 182: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

182

8. Gjakmarrja – shpërngulje edhe për sigurinë e jetës

Si dukuri shoqërore e rishfaqur dukshëm në shoqërinë shqiptare pas viteve ’90,

gjakmarrja kërkon shpjegim shkencor, pasi një gjë e tillë ‘bazohet në besimin përgjithsisht

të pranuar në shkencë së shpjegimi i prejardhjes së një dukurie ndihmon në kuptimin e

dukurisë së shkuar ose të tashme ashtu edhe në rritjen e mundësive parashikuese për të

ardhmen e saj’ (Feraj, H., 1998:200).

Kjo pjesë e punimit do të synojë të hedh pak më shumë dritë në qasjen sociologjike

të të migruarit për shkak të gjakmarrjes qoftë ai i natyrës së brendshme apo migrimit

ndërkombëtar. Nuk do të orvatem të analizoj dukurinë e gjakmarrjes si të tillë në raport

me shoqërinë dhe aq më pak të tentoj të thelloj kuptimin mbi shkaqet, arsyet dhe/apo

pasojat e tij.

Qëllimi modest në këtë seksion është një përpjekje simbolike që do të përfshijë

gjakmarrjen si një nga pasojat e migrimit të brendshëm të shumë shqiptarëve nga vendet e

tyre të mëparshme të banimit drejt qyteteve më në qëndër të Republikës së Shqipërisë apo

më larg akoma, në jug të vendit.

Sikundër është parë deri në këtë pjesë njerëzit kanë arsye të ndryshme për të

lëvizur nga vendi i tyre i lindjes apo i banimit. Krahas kushteve të vështira ekonomike, ose

llojet e ndryshme të presioneve, diskriminimeve, persekutimeve në baza të ndryshme,

renditet dhe frika nga marrja e hakut për një veprim i kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë nga

vetë individi apo një i afërm i tij. Haku apo gjaku, dhe të trashëguarit që i bëhet me

fanatizëm ndër breza, , për hir të kanunit, përvijon besimin që norma apo veprime të

lidhura me nderin, moralin, pronën e familjes ndiqen rigorozisht edhe me sakrificën e të

humburit të jetës padrejtësisht, madje edhe në moshë shumë të re.

Në këtë logjikë gjakmarrja në vetvete mund të jetë një nga shumë arsyet për

njerëzit për të lëvizur në mënyrë të pavullnetshme nga vendi i tyre i origjinës. E sa më

shumë kalon koha, aq më pak mundesh të kuptosh nga thelbi i dukurisë në vetevete pasi

Page 183: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

183

ajo që ndjen më së shumti është pasoja, sidomos në nivel shoqëror. Në këtë mënyrë

gjakmarrja e pasqyruar përmes zhvendosjes nga vendi i mëparshëm i banimit drejt një

tjetri, mbart në vetevete pasigurinë personale, mungesën e garancisë për të jetuar i/e lirë,

zgjidhjen për të ndërtuat bazën individuale apo familjare ekonomike si dhe zgjedhjen për

të aplikuar vlerat dhe normat sociale, kulturore dhe psikologjike të vendit të origjinës

tënde. Kështu dukuria ndërhyn shumë më tepër sesa thjesht përmes aktit të shpërnguljes të

banesës, ndërhyn në atë që quhet model jetese, rrjedhimisht në gjithë konceptimin e jetës

së individit dhe të afërmve të tij që e shoqërojnë.

Këta shtetas nuk mund të gëzojnë as të drejtën e lëvizjes lirisht në çdo pjesë të

territorit të shtetit, aq më tepër të pretendojnë për të ushtruar të drejtën e tyre për punë, të

drejtën për arsim, si dhe për përfitimin e shërbimit shëndetësor. Në stadin në të cilin

ndodhet shoqëria shqiptare, kur pretendimet e saj për t’u bërë pjesë e realitetit të ri

europian, janë drejt zgjidhjes, ekzistenca e pengesave të tilla që nuk lejojnë ushtrimin e së

drejtës më elementare, siç është e drejta për arsim, janë të palejueshme (Avokati i Popullit

2013:7).12

Është lehtësisht e dukshme kjo gjë në përgjigjet e njerzve që identifikojnë arsyen e

lëvizjes së tyre nga banesa e mëparshme me gjakmarrjen. Afër 10 për qind (93 individë) e

të pyeturve pohojnë se i përkasin pikërisht kësaj kategori, banorëve të zonës së Bathores

që janë vendosur aty për shkak të një konflikti pararardhës në vendbanimin e tyre të

mëparshëm për të cilin kanë qenë të paaftë, të pafuqishëm ose të pashpresë për ta

eleminuar nga jeta e tyre.

Duke konstatuar përpjekjet për pajtimet e mosmarrëveshjeve dhe zgjidhjen e

konfilkteve, është e dobishme të konsiderohet në shqyrtim edhe keqkuptimi apo keq-

interpretimi i tyre. Konfliktet janë të pranishme në çdo shoqëri e në mënyrë të

pashmangshme, ngërçe në zgjidhjet e mosmarrëveshjeve që mund të degradojnë deri në

konflikte të ashpra lindin në fusha e për interesa të ndryshme. Konflikti në vetvete, si

formë e ndërveprimit social ka ekzsituar edhe kohë më parë në shoqërinë shqiptare, por

regjimi komunist kishte ngritur dhe perforcuar struktura , rrugë dhe mjete tepër të ngurta,

12 Raport i veçante mbi fenomenin e gjakmarrjes. 2013

Page 184: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

184

të cilat në kundërshtim me vullnetin e njerzve kishin mbuluar dhe “shfarosur” këto

konflikte dhe mosmarrëveshje, jo vetëm ndërmjet individëve por edhe përbrenda familjes

shqiptare (Luli, F., Phoenix 1999:295).

Vendosja e demokracisë, shpërtheu lëvozhgën që fshihte ose ndrydhte

mosmarrëveshjet dhe nga shkatërrimi i strukturave të mëparshme ekonomike, politike dhe

shoqërore lindën konflikte të reja. Bashkëudhëtarë të natyrshëm gjatë gjithë rrugës së

ndërtimit dhe konsolidimit të demokracisë, ata duhen trajtuar me kujdes dhe u duhet dhënë

zgjidhje në mënyra dhe mjete demokratike. Kur mos-marrëveshjet dhe konfliktet lihen të

majisen, demokracia rrezikohet, tronditet dhe mund të shëmbet (Dhamo, M.; Myteberi, F.;

Sinani M.; Gjuraj, T.; 1999: 68).

Rastet në të cilat u evidentua dukuria e gjakmarrjes në zonën e Bathores provojnë

edhe një herë kompleksitetin e realitetit të sotëm social në atë lagje, sikurse provojnë që

reforma ligjore e ndërmarrë në Republikën e Shqipërisë pas viteve ’90 ka dhënë tashmë

provat për mangësi e parregullsi të theksuara në drejtim të institucioneve ligjore dhe

adresimit të çështjeve të tilla kaq delikate me relevancën dhe vëmendjen e duhur (Alibali,

A., 1997:43).

Ndërkohë që përpiqen të gjejnë shprehinë e të siguruarit të jetës në vendbanimin e

ri, pranë një qyteti më të madh së i mëparshmi, te shteti, institucionet e të cilit

gjeografikisht janë më afër në këtë vendbanim të ri, ende kanë dilemat e të zgjedhurit nëse

problemet kyçe të jetës që lidhen me pasigurinë, konfliktin, kërcënimin apo dhe

persekutimin do të mund ti zgjidhte shteti dhe organet e tij përkatëse të ngritura me këtë

kompetencë dhe mandat veprimi apo nisma e tyre individuale, marrja e drejpërdrejtë e

hakut, ruajtja personale e vetes dhe familjes, zhdukja më e sigurt e frikës edhe me kushtin

e të përdorurit të dhunës ndaj palës kërcënuese.

Në këtë kontekst ata ndjejnë se gjakmarrja ndonëse konsiderohet si arsye e të

shpërngulurit nga një zonë në tjetrën, udhëton bashkë me këta njerëz dhe vendosja në

periferi të kryeqyetit vetëm sa e zbeh frikën nga kjo plagë, por nuk e shmang apo ta

zhdukë krejtësisht atë.

Page 185: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

185

Lëvizja për shkak të frikës nga gjakmarrja ose konflikte të tjera që mund të

devijonin në gjakmarrje nisi të bëhet tipike vetëm pas vitit 1990, koha e ndërrimit të

sistemeve, njëherazi dhe venitjes së kontrollit absolut të shtetit edhe mbi këtë dukuri në

zonat, të cilat më së shumti ishin të prekura, veriu dhe verilindja e vendit.

Fatkeqësisht një pjesë e mirë e veprimeve që i atribuohen gjakmarrjes

bashkëngjiten padrejtësisht vlerave dhe normave nënkulturore të zonave veriore ku është e

prekshme dukuria. Tranzicioni politik dhe ekonomik u shoqërua edhe me tranzicion

kulturor e social, por në këtë prizëm ky kalim nga një sistem vlerash në një tjetër rezultoi

jo shumë domethënës për komunitetin.

Në kuadër të vakumit në legjislacion por më shumë në atë të zbatueshmërisë së

masave që Kodi i Proçedurës Penale parashikon, nga ana e organeve përkatëse, modeli i

marrjes së gjakut vijon të funksionojë si një model i ndërveprimit shoqëror i mbartur nga

vendlindja i mbiveshur edhe si pjesë e strukturës nënkulturore të njerzve që e aplikojnë

atë. Ka marrë tanimë përmasa shqetësuese sepse ndihet i pranishëm në kohë (vit pas viti)

dhe në hapësirë (pavarsisht zonës ku dhe me kë banon pranë).

Kjo alternativë për atë që quhet drejtësi midis personave duket se kushtëzon mjaft

dukshëm edhe qëndrimin ndaj mënyrës së tyre të jetesës, zgjedhjeve që bëhen për,

familjen, martesën, edukimin, punësimin edhe kohën e lirë. Në vëzhgimin e bërë në terren

individët, të cilët kanë identifikuar veten në grupin e të shpërngulurve për shkak të

gjakmarrjes rëndom e kanë të vështirë të krahasojnë jetesën e tyre me familjet që janë të

paprekura nga gjakmarrja, për shkak të izolimit dhe mungesës së ndërveprimit të zgjeruar.

Në vijim në zgjedhjet prioritare të tyre për shkollën ose punësimin është arsimimi

dhe punësimi në një shtet tjeter, të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, duke e

konsideruar Bathoren dhe Tiranën ende një trampolinë të përkohshme dhe ende të pasigurt

për perspektivën e tyre e në këtë kontekst edhe integrimin në vendbanimin e ri më shumë

një përshtatje të domosdoshme të përkoshme, sesa një dëshirë për t’u njejtësuar me

komunitetin e vendosur atje prej dy dhjetëvjecarësh.

Page 186: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

186

“Të gjithë po presim të na tërheqë vëllai në Suedi. Ai iku në 1997 dhe këto

muaj pret të marrë pasaportën. Me t’i rregulluar letrat na ka premtuar që do

na tërheqë të gjithëvë familjarisht andej. Këtu, ndonëse larg prej Malësie,

ditët i kemi të numëruara, e shteti as na siguron, as na ndihmon. Sa më larg

aq me të sigurt jemi. Mirëpo vëllai na pat thënë në 1999, që edhe për të do

ishte me e lehtë nëse do jetonim më afër qytetit, afër një qendre, afër me më

shumë njerëz që s’i njihnim e s’na njihnin si aty në katund” (A.K. i ardhur

nga Malësia e Madhe në 1999).

Nga qëndrime e komente të tilla mund të kuptohet shumë lehtë që po aq sa

identifikojnë veten me zonën nga e cila vijnë, po aq edhe mundohen të largohen nga ajo në

krijimin e jetës së re. Kështu për shembull po ky grup njerëzish preferojnë “të guxojnë” të

pranojnë apo edhe inkurajojnë zgjedhjen e një bashkëshorti me origjinë nga një qytet/fshat

tjetër i ndryshëm nga ai zonës së tyre. Kështu "protagonistët" e plagës sociale me

zhvendosjen e tyre nga një vend në tjetrin shpresojnë të largojnë edhe dukurinë nga jetët e

tyre. Në vend të veçimit në shtëpitë e lindjes së tyre, largohen duke dashur të largohen nga

problemi në vetvete. E gjithë kjo nismë synon zgjidhjen, për të shpëtuar jetën.

Sipas te dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në vitin 2012

numri i familjeve të ngujuara në Republikën e Shqipërisë është si vijon:

- Në Shkodër, 39 familje

- Në Malësinë e Madhe, 9 familje

- Në Kukës, 13 familje

- Në Lezhë ,4 familje

- Në Krujë, 1 familje

- Në Tiranë, 1 familje

E aktualisht të ngujuar:

- Në Shkodër, 93 meshkuj dhe 23 fëmijë,

- Në Kukës, 16 meshkuj, 6 femra dhe 7 fëmijë,

Page 187: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

187

- Në Lezhë ,4 meshkuj,

- Në Krujë, 1 mashkull, 3 fëmijë dhe një femër.13

Sipas raportit të Avokatit të Popullit të botuar në vitin 2013 mbi Dukurinë e

Gjakmarrjes këto shifra kanë një marzh gabimi deri në 3 për qind e në vijim pjesa më e

madhe e atyre që në fakt nuk janë rregjistuar si raste ende aktuale janë familje apo raste të

shpërngulur drejt qyteteve të tjera më në qendër të Shqipërisë (Avokati i Popullit

2013:12).

Drama sociale dhe psikologjike që ata mbartin me vete edhe në banesën e re në

periferinë e një qyteti të madh që gjakmarrjen e ka vetëm subjekt lajmi, apo një ngjarje më

shumë por jo dicka që mund të brendësohet në jetën e tyre të përditshme, shprehet edhe në

detaje të tjera të të jetuarit të përditshëm. 92 për qind e të gjithë personave që kanë

zgjedhur si shkak lëvizjeje nga fshati/qyteti i mëparshëm i banimit gjakmarrjen, kanë

pohuar se banojnë në banesa private në vend të apartamenteve apo hyrjeve me qera.

Pavarsisht kohës në të cilën ishin vendosur në periferinë e Tiranës, në fillim të

viteve ’90 apo në mes të viteve 2000 - 2010, shumë prejt tyre e kishin kusht të përbashkët

të paracaktuar vendosjen në një banesë private në vend të një apartamenti të përkohshëm

apo pronë e dikujt tjetër. Gjatë vëzhgimit pasiv u vu re gjithashtu që objektet dhe orenditë

kryesore që gjendeshin në mjediset e shtëpive të tyre ishin më së shumti ato që kanë patur

në përdorim në vendbanimin e mëparshëm (thuajse të gjitha pyestorët e plotësuar me këtë

kategori janë zhvilluar në kushtet e shtëpive, banesave të tyre, për arsye të ngujimit të

pjesës më të madhe të anëtarëve meshkuj të rritur të familjes – shënim i autores E B).

Një pjesë e mirë e orendive që lidhen ngushtësisht me vendin e lindjes në këto

familje janë të pranishme dhe ruhen apo përmenden me krenari konservatore, sidomos nga

mosha e thyer. Mund të vesh re në këto familje: orenditë e vjetra, çiftelitë, mbulesat e

qilimat e punuar me dorë etij. Në vijim me vlerë analitike në këtë këndvështrim është

hapësira përreth banesës. Një pjesë e mirë e të anketuarve (42 për qind e këtij grupi

individësh) kanë shtëpi në të cilat është përdorur më shumë hapësirë për të ndërtuar

13 Të dhënat në fjalë janë marrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Nëntor 2012

Page 188: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

188

sipërfaqe banimi në vend të një kopshti apo hapësire të shfrytëzueshme për aktivitete të

tjera që të lidhin në kontakt më të drejpërdrejtë me fqinjët dhe komunitetin.

Të paturit më shumë dhoma në shtëpi ishte një cilësi që një pjesë e mirë e tyre e

përmendën si faktor sigurie për jetën por dhe jetesën, për hapësirë për secilin nga individët

dhe si mënyrë më të mirë të jetuari brenda familjes – si të jetë kjo dicka e munguar nga

banesa e tyre e mëparshme. Në fakt banesat dhe mënyra e ndërtimit të tyre në zonën e

Bathores nga ana e fshtarëve të zonave veriore të vendit ndryshojnë shumë nga banesat

fillestare e kjo duket se ka qenë e kushtëzuar nga zona në tërësi dhe konformiteti i të

ndërtuarit në këtë pjesë të periferisë, pak a shumë kushtëzuar edhe nga ‘të qënit pranë

metropolit’, Tiranës.

Por dukshëm ky shformim i tillë i kushteve të banimit ka zbehur paksa entuziasmin

dhe kënaqësinë e të jetuarit në këto premisa. Banorët shprehen se kjo ka të bëjë me

përshtatjen me periferinë e qytetit por në bisedat me ta, vihet re nostalgjia për elementet e

ndryshëm të banesave të hershme.

Në këtë kuadër është me vlerë të përmendet se një pjesë e mirë e tyre të pyetur nëse

i kishin shitur apo jo shtëpitë e tyre në vendin e lindjes janë shprehur, “JO”, në krahasim

me një pjesë të konsiderueshme të të anketuarve të tjerë, të cilët me vendimin e lëvizurit

drejt periferisë së Tiranës për përmirësimin e kushteve ekonomike, dhe shtimit të të

ardhurave, kanë shkëputur thuajse fare lidhjet me banesat e mëparshme (jo

domosdoshmërisht me pronën në kontekstin më të gjerë) duke shitur ose ndryshuar sensin

e shërbimit të tyre.

Në po të njëjtin prizëm e mbi po të njëjtët faktorë mund të flasim për levizjet e tyre

në qytet. Frekuentueshmëria e qytetit, qendrës së Tiranës në orët e pasdites/mbrëmjes

gjithashtu varion dukshëm mes kategorisë së individëve që janë zhvendosur për shkak

thjesht të ndryshimit të kushteve ekonomike, dhe atyre që kanë patur konfliktin në bazë të

zhvendosjes së tyre. Këta të dytët në arsyen e frekuentimit të Tiranës përmendnin takimet

me të afërm nga ana e familjes së nënës apo të babait, e shumë pak prej tyre permendnin

blerjet, aktivizimin në aktivitete artistike ose sociale e kulturore.

Page 189: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

189

Të gjendurit më afër njerzve të fisit i lidh ata përveçse me dukurinë në vetvete

mbart edhe rrezikun e të tërhequrit të aktit të gjakmarrjes ndër vite e brez pas brezi. Mund

të hetosh një lloj frike në përgjigjet e tyre të veçojnë e përmendin rëndom ‘nevojën’ për të

vizituar me një periodicitet të afërmit në Tiranë. Ndërkohë që jep idenë e një garancie për

sigurinë e jetës së tyre familjare, në rreth të gjerë, tregon edhe disa norma kulturore të

pazbehura ndër vite, mbajtja e lidhjeve funksionale me anëtarë të familjes dhe fisit edhe në

një shkallë më të largët se ajo e para, deri në brez e nivel të dytë të fisit.

Pra së bashku me njerëzit që janë në lëvizje edhe vetë dukuria duket se migron. E

kjo deri diku të stimulon besimin se këta individë thjesht i janë larguar gjeografikisht

problemit social. Ata e mbartin frikën me vete, rrjedhimisht edhe gjithë tiparet e

karakteristikat e tij. Pjesa më e madhe e viktimave të gjakmarrjes janë në mënyrë të

pavullnetshme pjesë e gjithë zinxhirit të marrjes së gjakut.

Familje të tëra të zgjeruara janë shpërngulur në periferi të qytetit së bashku me

frikën se hakmarrja do të vijojë të jetë kërcënim për ta edhe në këtë vendbanim të ri.

Përshtatja e kësaj kategorie të banorëve në zonë përballet edhe me një sfidë të re, nën

presionin e konfidencialitetit për të mos bërë publike ekzistencën e gjakmarrjes ju duhet

edhe të konfomojnë sjelljet dhe mënyrën e jetesës, e cila ndryshe nga fqinjët e tyre që e

kanë patur zgjedhje të lirë këtë, këta të fundit e kanë patur më të sforcuar.

Reflektimi i këtyre vështirësive vihet re gjithashtu edhe në disa biseda që mbajnë

brenda çështje mendësish, përspektivash, normash dhe mënyrash të organizuari e

ndërvepruari të jetës; zgjidhja e konflikteve me vetëgjyqësi apo me ndihmën e të afërmve

dhe të njohurve – pa ja ndjerë nevojën apo pa patur besimin e duhur tek organet shtetërore,

dhe deri te përzgjedhja e tri problemeve më kryesore delikate në zonën e banimit.

Ata lëvizin rrallë drejt Tiranës e një pjesë e mirë vetëm për të takuar të afërmit e

tyre nga ana e nënës apo babait. Ndërkohë, përballë pyetjes së drejtpërdrejtë për problemet

kyçe të zonës ku banojnë, të gjithë individët që kanë vendosur në themel të arsyes së

shpërnguljes gjakmarrjen; nuk hezitojnë të rradhisin si të parë e aktuale përgjigjet;

‘Pasiguria për të ardhmen’ ose ‘Tensionet nga konfliktet ndërpersonale të natyrave të

Page 190: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

190

ndryshme’. Kështu edhe shoqërizimi i tyre duket më i vështirë e jo thjeshtësisht përshtatet

me modelet ekzistuese të banorëve të zonës.

Në gjuhën e shifrave, situata ekspozohet në këtë mënyrë në zonën e Bathores. Në

868 persona të pyetur në lagjen e Bathores 93 prej tyre (10.7 për qind) pohuan hapur që

ishin ose pjesë e drejtpërdrejtë e dukurisë ose që kishin në rrethin familjar lidhje me të.

Nga këto 93 raste 37 ishin nga Shkodra, 23 nga Malësia e Madhe, 14 nga Puka dhe 19

raste të tjera nga krahina të tjera, po në veri të vendit.

Konsiderata e fundit me vlerë analitike për t’u përmendur në kontekstin e

gjakmarrjes si arsye shpërnguljeje është se rreziku nga një kërcënim për jetën edhe pas

vendosjes në zonën e Bathores është ende mjaft evident dhe i pranishëm në familjet e tyre

sa pjesa më e madhe pyetjes: Nëse do të dëshironit të shpërnguleshit nga kjo zonë? Rreth

50 për qind e tyre pa hezitim kanë zgjedhur alternativën disi ose pak, e në pyetjen

pasardhëse në lidhje me këtë çështje, listojnë në destinacione të mundshme të rivendosjes

së tyre, ndonjë shtet të Europës Perëndimore, ndonjë qytet bregdetar të Republikës së

Shqipërisë dhe shumë pak kthimin në zonë e mëparshme të banimit.

Nëse deshironi të shpërnguleni nga kjo

zonë, ku dëshironi të stabilizoheni?

Numri i të

anketuarve

Në një lagje më të mirë të Tiranës 115

Në një qytet tjetër bregdetar 104

Në një shtet më të zhvilluar të Perëndimit 140

Në krahinën nga kemi ardhur për të

organizuar një veprimtari ekonomike ose

biznesi 13

Page 191: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

191

Vlen të theksohet se zgjedhja e largimit në një shtet më të zhvilluar të Perëndimit

shihet nga ata rëndom si kusht paraprak për garantimin e sigurisë, lirive e të drejtave

themelore të njeriut.

Të vendosur në një periferi qyteti të madh të gjithë këta të ardhur ende sot edhe pas

20 vitesh në këtë zonë e konsiderojnë veten të përkohshëm pavarsisht jetës që kanë bërë,

familjeve që kanë ngritur e të tjerëve faktorë që mund t’i lidhin me këtë vend. Për aq kohe

sa shteti nuk merr dot përsipër të zgjidhë një herë e mirë problemin, i cili është një ngërç

afatgjatë për pothuajse çdo rast, qoftë brenda ose jashtë kufijve të vendit pasojat e lëvizjes

së këtyre njerëzve janë të shumta.

Sot pas më shumë se 20 vitesh nga ndërrimi i sistemeve politike në këtë vend ndër

pasojat e përbashkëta të kësaj dukurie ende ndihen ato ekonomike, sociale e psikologjike,

ndërsa ndër me specifiket mund të vlerësohet me interes analitik ato kulturore që më së

shumti vihen re në aftësitë e tyre integruese në komunitetin në të cilin kanë ardhur. Për të

kuptuar më mirë këtë, veçanërisht në shoqërinë moderne le t’i referohemi Robert K.

Merton (1957), i cili përpiqet të shpjegojë përse gjakmarrja është aktive në një shoqëri të

re. Merton argumenton se hakmarrja është një konsideratë dytësore, kurse dënimi i

krimeve të caktuara bëhet kryesisht me qëllim restaurimin e situatës që ka ekzistuar para

krimit dhe të rinovojmë kështu solidaritetin e grupit (Merton. F.R., 1957:11).

Duke lëvizur në një vend tjetër që ata kanë prirje për të ndryshuar për mirë

mënyrën e tyre të jetesës, puna e tyre, hapësirat e tyre të banimit, por edhe perceptimet e

mendësitë e tyre qartazi kanë ndryshuar. Pasi ata largohen asgjë nuk është e sigurt ndonëse

ata lëvizin pikërisht për një jetë më të sigurt. Në shumicën e rasteve ata nuk lëvizin sepse e

zgjedhin apo sepse e duan, por të detyruar nga rrethanat për të bërë kështu. Nga ana tjetër

izolimi në shtëpi dëmton konsiderueshëm të ardhmen e fëmijëve (kryesisht meshkuj) në

familjet e tyre. Zakonisht ata nuk kanë qenë në gjendje të ndjekin shkollën normalisht e

duke u izoluar në këtë drejtim kanë stimuluar disi edhe izolimin nga shoqëria, nga

realiteti.

Duke zvogëluar apo cënuar mundësitë për një edukim standard, ata kufizojnë në

përmasa të ndjeshme aftësitë e tyre rehabilituese dhe ato integruese në zonën ku kanë

Page 192: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

192

nisur të banojnë apo dhe kanë lindur (20 vitet e fundit). Në këtë situatë shumë prej të

rinjve që janë rritur në kushte të tilla ose në krahinën e tyre të lindjes ose në zonën ku janë

vendosur tashme do ta kenë të vështirë të luajnë një rol konstruktiv në komunitetin e tyre

duke qenë se pjekuria e tyre është shoqërizuar me një dukuri jo shumë produktive për

jetën kolektive, ngritjen efikase të vlerave të komunitetit.

Ajo c’ka ndihet dukshëm se është dobësuar është besimi se dënimi për veprën e

kryer do të bëhet nga autoritete shtetërore, për më tepër në periferi të metropoleve ku këta

njerëz janë vendosur tanimë prej vitesh.

Si dënohet gjakmarrja në Republikën e Shqipërisë? Dihet që për cdo akt të

kundraligjshëm, i cili përcaktohet nga autoritetet shtetrore sidomos ato gjyqësore si i tillë

përbën një kundravajtje/krim. Kështu që çfarëdo motivi që e shtyn individin që për shkak

të një hakmarrje të ndërmarrë, një vrasje quhet krim. Në ditët e sotme, ndonëse bota po

jeton shekullin e XXI, edhe shoqëritë më të qytetëruara nuk janë të imunizuara krejtësisht

nga deviancat e aq më tepër nga kriminaliteti.

Ndonëse një dukuri paksa e veçantë dhe tipizuese për disa krahina të Republikës së

Shqipërisë, gjakmarrja ka më shumë se dy dhjetëvjeçarë që shqyrtohet e analizohet në

logjikën e të interpretuarit si një krim pavarsisht natyrës e shkakut fillestar, i cili e

provokon atë. Kështu kushdo që intepreton të drejtën zakonore sipas kanunit e merr në

konsideratë dënimin e krimit, madje edhe nëse akti kriminal nuk dëmton shoqërinë në

tërësi por vetëm një familje apo qoftë edhe një individ të caktuar.

Duke bërë dallimin mes dy llojeve të rregullave që ekzistojnë në të drejtën, Emile

Durkheim, nënvizon se është pikërisht e drejta kriminale, e cila merr parasysh dënimin e

aktiviteteve kriminale dhe përmbajtja e kësaj të drejte zakonore nuk është e njëjtë në

shoqëritë mekanike dhe organike (Durkheim E., 1984:34).

Thuhet se dënimi ka ndryshuar natyrën e tij. Gjithashtu argumentohet rëndom se

shoqëria nuk dënon më për t’u hakmarrë por për të mbrotjur veten e saj. Një konstatim të

tillë e bën edhe Durkheim kur thotë se shoqëria të dënon, jo se dënimi i saj jep ndonjë

Page 193: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

193

kënaqësi, por sepse frika e dënimit mund të parandalojë ata njerëz që janë prirur të bëjnë

keq.

Ekzistenca në mendësinë e një pjese të shoqërisë shqiptare, e zbatimit të rregullave

të së drejtës zakonore dhe gjendja në të cilën ndodhen njerëzit e ngujuar për shkak të

gjakmarrjes, janë tepër tronditëse. Ato përbëjnë një dukuri që në asnjë mënyrë nuk mund

të konsiderohet bashkëudhëtare me një shoqëri që pretendon se ka arritur të ketë një

legjislacion të përparuar, një kushtetutë të avancuar dhe që dënimin me vdekje e ka

përjashtuar nga masat ndëshkuese/penale të legjislacionit të saj si një dënim çnjerëzor.

Por sot në Republikën e Shqipërisë duket se dënimi prej shumë vitesh nuk po jepet

më as nga shoqëria as nga shteti, madje dënimi po shoqërohet me elemente primitive dhe

manipuluese. Kështu, si pasojë shumë njerëz vuajnë dënime të padrejta dhe të

pashpjegueshme ende mbi bazë kanuni. Në këtë mënyrë ndërkohë që supozohet dhe

pritshmëria është që dënimi të ketë një efekt pozitiv ai nuk funksionon por edhe prodhon

shumë kushte me natyrë negative humane, sociale e kulturore.

Për aq kohë sa gjendja e dukurisë së gjakmarrjes të mos marrë vëmendjen e duhur

e administrimi i saj të jetë i paqëndrueshëm e ti mungojë strategjia nga ana e shtetit,

situata e individëve të përfshirë në të, pavarsisht se ku janë shpërngulur brenda apo jashtë

vendit mbetet shqetësuese. Tranzicioni i vështirë shton sifidat e përballimit siç duhet të

kësaj plage si dhe dilemën sociale të përzjerjeve të normave dhe sanksioneve që ofron e

drejta zakonore (Gjuraj., T. (1999:19).

Page 194: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

194

9. Efektet e migrimit të brendshëm në ndryshimin nënkulturor të roleve brenda

familjes

Familja tradicionale shqiptare mbart në një plan shumëdimensional një tërësi

vlerash e një mori tiparesh të cilat e bëjnë atë mjaft komplekse. Shndërrimi i shoqërisë,

nga një shoqëri tradicionale dhe e mbyllur në një shoqëri të hapur kapitaliste, si dhe

ndryshimet rrënjësore sociale dhe ekonomike, që përbëjnë njëherazi pragun e këtij kalimi,

kanë krijuar një model të ri të familjes, i cili nuk ngjan pothuajse në asgjë me vite më

parë. Lidhjet shoqërore dhe ndryshimi i proceseve të shoqërizimit janë shumë të

rëndësishme në dinamikën e migrimit të brendshëm, veçanërisht kur transformimi i tyre

shihet si një impakt në ndryshimin e kornizës së roleve brenda familjes dhe formës që ajo

merr nga kuadri tradicional në atë modern (Williams, F. 2004: 14).

Në analizën e dy ndryshoreve kryesore të mësipërme: lidhjeve shoqërore dhe

ndryshimit të roleve familjare dhe marrëdhënies shkakësore që ato mund të kenë, një sërë

faktorësh të tjerë të ndikuar nga migrimi janë për tu marre në konsideratë, pozicionimi dhe

qasja ndaj punës dhe tregut të punës, qëndrimi ndaj traditës dhe sjelljet e ditëve të sotme,

integrimi në vendbanime të reja dhe procesi i shoqërizimit brenda dhe jashtë familjes në

kushtet e faktorëve të sipërpërmendur.

Përmes këtij punimi tri koncepte kryesore sociologjike do të merren në konsideratë

në mënyrë që të interpretohen analitikisht për qëllimin e të kuptuarit të realitetit të

periferive të qyteteve shqiptare; specifikisht Tiranës. Tri konceptet e referuara do të jenë:

“procesi i vendosjes sociale” (Portes & Sensenbrenner 1993: 27), “shkakësia qarkulluese

dhe grumbulluese” (Massey, M. 1990:19), dhe “shkëputja relative” (Stark, R. 1991:111).

Gjithë sa më lart do të shqyrtohet në perspektivën e një pikëprerje në lëmin mes fushës së

sociologjisë së familjes dhe asaj të kulturës.

Në këtë pjesë të punimit do të shqyrtohen në plan krahasimor vlerat historike,

sociale dhe nënkulturore të familjes si një njësi shoqërore në Bathore, ku migrimi i

brendshëm ka kushtëzuar shumë parametra të zhvillimit njerëzor. Analiza sociologjike do

Page 195: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

195

të fokusohet në faktorët e qëndrueshëm dhe ata të ndryshueshëm të roleve e pozicioneve të

anëtarëve të ndryshëm në familje ndër breza të ndikuar nga lëvizshmëria e brendshme.

Fillimisht për efekt të kësaj analize, shoh me vlerë të theksoj se ajo ç’ka mbart

familja si një entitet social i tejkalon kufijtë formal të institucionit. Ajo është transformuar

në të vërtetë në një themel, i cili më shumë se sa një objekt studimi, mund të trajtohet si

një cilësi e njerzve që krijojnë institucionin dhe përcaktojnë aftësinë sociale të saj (Portes,

A. & Sensenbrenner, J., 1995:1322).14

Në kuadrin e lëvizjes së popullsisë, zhvendosjeve të individëve por edhe grupeve

sociale nga një vendbanim në një tjetër, familja merr ngjyrime të reja kushtëzuar nga

faktorët shtytës dhe tërheqës të migrimit. Po kështu edhe roli i saj nis e bëhet më i

ndryshëm dhe elastik, i ekspozuar përballë transformimeve sociale në tërësi, sidomos në

shoqëritë që ende përjetojnë tranzicion politik, ekonomik e social.

Një nga debatet që ndihet i pranishëm mes sociologëve të familjes, atyre të kulturës

dhe studiuesve të migrimit, në ditët e sotme, është ai që nën presionin e lëvizshmërisë së

popullsisë, njerëzit perceptojnë si më të dukshëm e të aplikueshëm krijimin dhe shfaqjen e

një familjeje sesa funksionimin efikas të saj. Në zonat e periferive të qyteteve të mëdha,

rëndom të formuara si rezultat i zhvendosjeve të organizuara ose jo të popullsisë, familja

ndihet nën ndikimin e të bërit se sa të qënit e tillë. Morgan, thekson tri cilësi që nisin të

karakterizojnë familjet tradicionale kur ndërmarrin vendimin për t’u zhvendosur në një

qytet apo zonë të re, të ndryshme nga vendbanimi i mëparshëm (Morgan, J. 1996:15).

Mbartja e gjithë perceptimeve psiko-sociale dhe kulturore që ata marrin me vete,

sipas tij karakterizohet nga fluiditeti, diversiteti dhe qasja shumë dimensionale në

përshtatshmëri me mjedisin ku vendosen. Praktikat, të cilave ju referohem në këtë artikull

shprehin fragmente të jetuara nga individë, banorë të zonës së periferisë së Tiranës, të

përditshmes së tyre, formës së jetësës që ka marrë jeta familjare me faktor përcaktues

migrimin e brendshëm që ka ndikuar pashmangashmërisht edhe sjelljen shoqërore të tyre.

14 Portes, A. & Sensenbrenner, J. The American Journal of Sociology, Vol. 98, No. 6 (May, 1993): 1322

Page 196: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

196

Analizimi i familjes së sotme orvatet të thellohet gjithmonë e më tepër nga

pikpamja e marrëdhënieve brenda. Për efekt të kushteve të veçanta të krijuara në periferi

të Tiranës si rezultat i zhvendosjes së popullisë në këto zona një sërë modelesh e faktorësh

të sjelljes sociale kanë ndryshuar. Në thelb të analizës në këtë pjesë të punimit është

situata dilematike që një studiues social gjen në terrene të krijuara në mënyrë dinamike e

të karakterizuara nga heterogjiniteti demografik. Të bërit familjen sipas asaj që duket

(duhet të duket) kundrejt të bërit familje sipas asaj që tradita përcakton si model të

përshtatshëm (të trashëguar nga origjina dhe vendbanimi i mëparshëm) duket se po

humbet gjithmonë e më tepër pikën e dallueshmërisë. 15

Të zgjedhurit e bashkëshortit me lidhje të drejtpërdrejtë nga vendi i origjinës, ose

preferencës për të njëjtin vendim në lidhje me fëmijën vajzë ose djalë hedh dritë mbi disa

aspekte të të perceptuarit të hedhjes së themeleve të një familje të re, apo premisave për të

krijuar/trashëguar një të tillë mbi bazën e parimeve apo tipareve të njëjta e të përcaktuara

nga normat e traditat kulturore të sjella së bashku me të tjera mendësi nga vendbanimi i

mëparshëm. Realiteti i sotshëm na ofron një pamje përballë së cilës është me vlerë të

studiojmë nëse zgjedhjet dhe opinionet, sjelljet dhe mendimet e individëve i atribuohen

më shumë gjesteve/veprimeve apo ndjesive/reagimeve të perjetuara nga ana e tyre apo

cilësive që karakterizojnë familjet e tyre.

Krijimi i një familje dhe të mbajturit të një të tille mbi baza të shëndosha sociale,

kulturore e psikologjike paraqitet sot ende në formën e një dileme gjenden nën një situatë

në të cilën njerezit shumë prej veprimtarive të tyre të përditshme lidhur me familjen i

formatojnë sipas asaj që duhet të duket dhe jo asaj që ata ndjejnë në të vërtetë të bëjnë.

Pyetja e përmendur është një tregues i këtij përfundimi. Kështu pyetjes në lidhje me

15 Finch, J. 2007: 6 “Displaying Families” Sociologjia bashkëkohore e marrëdhënieve familjare gjithmonë e më

tepër po vë theksin e saj në analizën krahasimore të asaj që ‘shfaqet’ dhe të asaj që në të vërtetë ‘bëhet’ në

familjen e sotme. Të shqyrtuarit e një konceti më shumë për sociologjinë e familjes; ‘shfaqja’ e saj në

këndvështrimin e gjerë shoqëror nuk përbën vetëm një mjet shtesë për këtë disiplinë por edhe potencialisht një

element me vlerë empirikisht të studiueshmenë këto vitet e fundit. Të krijuarit e një familje dhe të funksionuarit e

saj përveçse po perceptohet gjithnjë e më tepër si një proces gjithëpërfshirës i anëtarev brenda familjes, po

ngërthen edhe një sërë tiparesh të tjera që janë formuar së fundmi brenda njësisë familjare që kanë nisur ta

përfaqësojnë atë e njëherazi të përmirësojnë konceptin dhe natyrën shoqërore të saj në tërësi.

Page 197: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

197

zgjedhjen e bashkëshortit/es të fëmijës vajzë apo djalë të tyre, masa më e madhe e

përgjigjedhënësve me status civil ‘i/e martuar’ kanë pranuar përkatësisht se ‘Nuk ka

rëndësi origjina krahinore e bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi ka të jetë korrekt/e

dhe besnik/e’.

Nëse keni vajzë në moshë martese cfarë origjine krahinore

do të deshironit të kishte bashkëshorti i saj i ardhshëm?

Alternativat Në

përqindje

Nga fshati juaj i origjinës 4.9

Nga krahina juaj e origjinës 22.1

Nga qyteti juaj i origjinës 3.5

Nga qytete të tjerë 1.1

Nuk ka rëndësi origjina krahinore e

bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi ka

të jetë korrekt/e dhe besnik/e

68.6

Nëse keni djalë në moshë martese çfarë origjine krahinore

do të dëshironit të kishte bashkeshortja

tij e ardhshme?

Ne perqindje Alternativat Në

përqindje Nga fshati juaj i origjinës 4.7

Nga krahina juaj e origjinës 24.0

Nga qyteti juaj i origjinës 2.7

Nga qytete të tjerë 1.4

Nuk ka rëndësi origjina krahinore e

bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi ka

të jetë korrekt/e dhe besnik/e

67.1

Page 198: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

198

Mirëpo nga ana tjetër kjo përqindje e lartë e tolerancës kundrejt zgjedhjeve të

brezit të ri për kushtet e krijimit të një familjeje të re, kundërargumentohet me një për

qindje 61.8 për qind në vlerë të akumuluar që japin përgjigjen ‘me të afërm të cilët kanë

ardhur këtu nga fshati ose krahina ku kemi banuar më parë’. Nga bisedat me grupin në

fokus , problemet e gëzimet ndahen me po të njëjtin grup individësh dhe ky inkurajim

vihet re nga njëri brez në tjetrin. Po atëherë me një shkallë frekuentueshmërie ende të ulët

të shkollës e po aq dekurajuese të tregut të punës masivisht, jashtë zonës së banimit

(Bathore) ku do të kenë mundësi të tjera shoqërizimi të rinjtë.

9.1 Pamje të familjes periferike në ditët e sotme

Në një masë të madhe forma bërthamë e familjes shqiptare ka ndryshuar në mënyrë

të ndjeshme dhe disa elemente të saj që njiheshin e konsideroheshin si tradicionale dhe

standarte pavarsisht origjinës kanë pësuar ndryshime të dukshme si për shembull; koncepti

për mirërritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, martesën si ceremoni kundrejt asaj të ndarjes

së përgjegjësive sipas roleve, barazinë në lidhje me punën jashtë shtëpisë, marrëdhënien

mes brezave dhe rregullatorëve të kësaj marrëdhënieve etj.

Në një lëm kaq shumë-disiplinor të tipareve e dukurive të jetës së përditshme, në

procesin e hulumtimit të familjes si institucion, konkretisht në zonën e Bathores e

Paskuqanit, duke marrë në konsideratë migrimin e brendshëm si një stimul të

ndryshueshmërisë së një sërë faktorëve të sjelljes, ajo që shfaqet me interes të veçantë

duket se është marrëdhënia e anëtarëve, të ndarë sipas roleve dhe perceptimi i tyre në

lidhje me këto role. Në sfondin e këtij qëmtimi merren në konsideratë të veçantë

ndryshimet evidente ekonomike, sociale, psikologjike, kulturore dhe gjeografike.

Krijimi i një familjeje sot, ndonëse brenda kuadrit të të gjitha veprimeve të

trashëguara nga tradita duket se bëhet mbi të njëjtat parime dhe rite, për nga nevojat dhe

administrimi i marrëdhënieve brenda saj, duket se ka një sërë elementesh që në vetvete

ushqejnë dilemën: nëse është më mirë një familje që duket si e tillë por nuk funksionon,

Page 199: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

199

apo një familje që krijohet me qëllimin e vetëm për të funksionuar si formacion njerëzor

dhe social pavarsisht vendndodhjes ku ajo është16(Ribbens McCarthy, J., R. Edwards & V.

Gillies2003:27).

.

16 Dilema ‘te dukesh’ apo ‘te jesh’ ka nisur të përbëjë një element thellësisht debatues edhe në sferën e të

studiuarit të familjes si institucion në evolucion konstant.

Cilat nga pajisjet e poshtëshenuara

ka pasur familja juaj kur ju keni

qëne më pak se 18 vjeç?

Alternativat Në

përqindje

Radio 43.6

Televizor 59.6

Frigorifer 38.7

Biçikletë 9.8

Motoçikletë 1.6

Autoveturë 0.3

Çifteli 4.4

Kitarë 2.1

Fizarmonikë 0.2

Telefon 1.6

Mobilje 41.7

Bibliotekë 1.7

Lavatriçe 3.2

Asnjërën prej

këtyre më lart

23.1

Mindere druri 2.1

Autoveture 0.2

Page 200: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

200

9.2 Komoditeti i jeteses

Dukshëm në periferinë e Tiranës, shtëpitë e banorëve të vendosur aty prej 20 vitesh

ngjajnë me një model afër standartit të pothuaj çdo familjeje në qytete të vogla apo

periferitë e qyteteve të mëdha. Arredimi, sistemimi i dhomave, mjediseve, vendosja dhe

përdorimi i artikujve dhe mobiljeve në shtëpi ndjek një linjë pothuaj të përcaktuar

uniforme që nxit një pritshmëri koherente që në momentin e hyrjes në shtëpitë e tyre në

pothuaj të gjithë shtëpitë e vizituara. Në gjuhën e shifrave kjo situatë mund të paraqitet në

këtë mënyrë: 4.4 për qind e personave të pyetur kanë patur në mjediset pararendësie të

banimit të tyre pajisje dhe objekte tradicionale si çiftelia dhe 2.1 për qind deklarojnë të

kenë ende mindere druri. Ndërkohë që pas vendosjes në zonën e hulumtuar, Bathore,

kjo përqindje bie në mënyrë të dukshme duke u kthyer në një masë krejtësisht të

pakonsiderueshme vetëm 1,9 për qind për çifteli dhe 0,2 për qind për minderet e drurit.

Ndërkohë që pajisje të tilla si autoveturë, kondicionerë, telefon, lavatrice e DVD player etj

gjenden të pranishme në po të njëjtin grup në fokus në masa mjaft të konsiderueshme.

(shih tabelën e mëposhtme)

Page 201: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

201

Në po të njëjtën linjë logjike mund të vëzhgohet qasja ndaj mjediseve të jashtme të

shtëpisë.Në vendbanimet e mëparshme të pjesës më të madhe të këtyre individëve,

shtëpitë ishin të ulëta, një ose dy katëshe më së shumti në mjedise rurale me oborre të

përshtatura për kopshte apo tokë bujqësore, kullota etj. Ndonëse në kushte infrastrukturore

mjaft të ndryshme tendenca për të përsëritur modele të ngjashme me vendbanimin e

mëparshëm ndihet edhe në këtë rast me gjithë ndikimet e dukshme të jetesës në afërsi të

Në shtëpine tuaj cilat nga pajisjet e

poshtëshenuara gjenden aktualisht?

Alternativa Në përqindje

Radio 27.0

Televizor 98.4

Frigorifer 96.1

Biçikletë 21.3

Motoçikletë 10.4

Autoveturë 24.3

Çifteli 1.9

Kitarë 0.5

Fizarmonikë 1.4

Telefon 23.4

Mobilje 95.9

Bibliotekë 23.1

Lavatriçe 75.2

Pa përgjigje 0.6

DVD player 0.3

Kompjuter 0.3

Mindere

druri

0.2

Kondicioner 1.1

Mikrovalë 0.3

Page 202: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

202

qytetit. Ka disa elemente me interes për t’u përmendur në këtë drejtim. Njëri prej tyre

është ndarja e hapësirës brenda shtëpisë në dhoma.

Në pjesën më të madhë të shtëpive të vizituara personalisht vura re që katet e para

të përshtatura dhe arreduara mjaftueshëm mirë si mjedise banimi ishin ndarë në një numër

të konsiderueshëm dhomash (sipërfaqja prej 100 m2 është ndarë mesatarisht në dy ose tre

mjedise të veçanta). Ndërkohë katet e dyta apo edhe më të larta të ndërtesave të ngritura

ishin hapësira të pandara, shpesh të pambaruara e rrjedhimisht të papërdorura. Investimet

më të mëdha në këtë drejtim, në një masë dërrmuese dërgesa edhe të të afërmve emigrantë

ishin përdorur në katet e para të banimit. Në vijim, vëmendja mund të përqëndrohet në

mjediset jashtë shtëpisë, kopshtet apo oborret rreth sipërfaqes së ndërtuar.

Tabela në vijim na jep skematikisht ndarjen e pergjigjeve që banorët e pyetur kanë

dhënë në lidhje me shfrytëzimin e hapësirës rreth banesës.

Ju si e shfrytezoni hapësirën rreth banesës tuaj

Përqindje Mbjellje perimesh 42.4

Piknik familjar 1.0

Parkim makine 9.3

Kopesht lulesh 16.1

Magazinim objektesh 4.0

Biznes privat 1.8

Nuk e shfrytëzoj aspak 28.9

Hardhi 26.6

Mbjellim pemë 0.8

Për sa më lart, e për efekt të analizës së kësaj pjese të studimit, ndalem në mënyrë

të veçantë te përdorimi dhe justifikimi i këtij veprimi në lidhje me mjediset e jashtme të

shtëpisë, pjesë e pronës së familjeve nën syrin e këtij vëzhgimi.

Page 203: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

203

Shndërrimi i objektit të përdorimit të mjediseve jashtë shtëpisë; oborreve,

kopshteve, tokës nga ajo për qëllime lidhur me bujqësi e kopshtari në hapësira për

biznese të vogla familjare si dyqane, vend-parkimi për autovetura apo magazinim mallrash

të ndryshme kryesisht që lidhen më aktivitete ndërtimi e tregtimi mund të konsiderohet në

mënyrë të logjikshme si një tregues që i atribuohet më së shumti modeleve të jetesës në

periferi qytetesh nga ana e të ardhurve. Të gjithë këto elemente ndikojnë

pashmangshmërisht edhe në marrëdhëniet brenda familjes, mes anëtarëve që jetojnë të

gjithë së bashku dhe jo vetëm.

9.3 Marrëdhëniet e anëtarëve të familjes

Ndarja e roleve, përgjegjësia ndaj detyrimeve brenda kësaj njësie, hyrja dhe

përdorimi i përfitimeve financiate mes anëtarëve të familjes si dhe organizimi i jetesës së

përditshme janë disa mesazhe shumë të rëndësishme që ndihmojnë në të kuptuarin e

konceptit të familjes në tërësi. Por në familjet e reja, të krijuara rishtazi ose të krijuara në

kushtet e zhvendosjes së tyre nga një vendbanim në një tjetër vihet re një natyrshmëri, e

cila reflektohet jo vetëm në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin por edhe në atë që ata

shfaqin jashtë kornizave familjare, me fqinjët, miqtë, individët në vendet e punës dhe

grupet e ndryshme shoqërore me të cilët i lidhin interesat e përditshme. Të moshuarit

duken shumë të interesuar e të rreptë për disa norma që ja shoqërojnë rregullit në familje

dhe mbarëvajtjes së roleve brenda kësaj njësie falë rregullit e normës. Ky këndvështrim i

tyre mund të vëzhgohet përmes qëndrimit në lidhje me ndjekjen e vlerave e normave

nënkulturore të zonave nga të cilat ata kanë ardhur.

Mosha Me cilën përafrohet më shumë mënyra e jetesës në familjen tuaj? Në përqindje

50 – 65 vjeç

Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të qytetit nga jeni

shpërngulur

3.0

Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të Tiranës 19.2

Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 76.8

Pa përgjigje 1.0

Page 204: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

204

Mbi 65vjeç Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të Tiranës 3.3

Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 96.7

Tipare të tilla si rradha e të folurit apo të përgjigjurit në shtëpi në prani të anëtarëve

të tjerë të familjes, uniformiteti i opinioneve dhe konformizimi në lidhje me vendimarrjen

e çështjeve të ndryshme familjare mes tyre janë vetëm disa nga cilësitë që vura re përgjatë

bisedave e intervistave me ta. Kështu në masë të madhe të moshuarit, pjesë e grupit të të

pyeturve insistojnë se në rradhën e të folurit, pavarsisht objektit në diskutim, rradha që

rëndom duhet të ndiqet udhëhiqet nga mosha. Por ndërkohë, në mjediset jashtë shtëpisë, të

rinjtë dhe adoleshentët nuk hezitojnë të pohojnë që ndjejnë fare pak presion nga ana e

anëtarëve më të moshuar të familjes sa i takon aplikimit dhe respektimit të një ose më

shumë normave nënkulturore të trashëguara nga krahina e origjinës. Ky qëndrim

përforcohet dhe më tepër kur ata pyeten konkretisht në lidhje me vlera ose rite të caktuara.

Shkalla e njohjes së tyre (e të rinjve) është modeste ose shpesh e unifikuar në një term të

thjeshtë e të përgjithshëm.

Në një plan lehtësisht të paraqitshëm në formën e vlerave kjo situatë paraqitet

kështu:

Grup mosha Elemente të kulturës së

jetesës në qytetin e Tiranes që

aplikohen edhe në familjen

tuaj këto vitet e fundit

përqindje

18 - 25 vjeç

Nuk zbaton asnje zakon 79.1

Festat e ndryshme 19.4

Kuzhinën 1.5

26 - 34 vjeç

Nuk zbaton asnje zakon 66.9

Festat fetare 20.8

Stilin e jetesës 10.8

Qendrimin ndaj punës 0.8

Pa përgjigje 0.8

Page 205: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

205

35 - 49 vjeç

Nuk zbaton asnje zakon 59.3

Besnikeria 0.3

Festat e fëmijëve 0.3

Festat e ndryshme 1.0

Festat fetare 1.6

Konkurrenca 0.3

Lirinë e veprimit 0.7

Menaxhimin e të ardhurave 0.3

Stilin e jetesës 35.3

Individualizmin 0.3

Dasmat 0.3

Pa përgjigje 0.3

50 – 65 vjeç

Nuk zbaton asnje zakon 68.7

Festat fetare 21.0

Frekuentimin e jetës

kulturore

1.0

Stilin e jetesës 7.0

Gjuhën e përditshme 1.2

Mbi 65 vjeç

Nuk zbaton asnje zakon 62.9

Frekuentimin e jetës

kulturore

2.9

Stilin e jetesës 3.5

Tolerancën 30.9

Pa përgjigje 14.3

Një tjetër fakt mjaft interesant sa i takon transformimit të formës dhe roleve

familjare në periferi të Tiranës, duke mbajtur gjithmonë parasysh në fokus analitik,

dilemën ‘çfarë duket nga familja’ dhe ‘cfarë është në të vërtetë’, ka të bëjë me zgjerimin e

rrethit të të afërmve dhe konsiderimi i secilit prej tyre si pjestar i rrethit të ngushtë afër

Page 206: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

206

bërthamës familjare ose kushërinj të largët nga ana e njërit prind apo tjetrit. Pyetjes mbi

arsyen dhe shpeshtësinë e të shkuarit në Tiranë/qendër një pjesë shumë e vogël e të

anketurve pergjigjen ‘për të takuar të afërm apo familjarë që banojnë atje’ – 4.2 për qind

ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre zgjedhin si përgjigje dominuese, ‘për të blerë mallrat

të ndryshëm’ – 20 për qind ose ‘për të takuar shoqe apo shokë që banojnë aty’- 55 për

qind. Vlen, gjithsesi të theksohet, që mosha mesatare e të anketuarve që zgjodhën

alternativën e takuarit të të afërmve në Tiranë ishte 45-50 vjeç. Në këtë mënyrë vihet re që

moshat e reja 18-34 vjeç, pohojnë se arsyeja e të shkuarit në Tiranë shpesh lidhet më

shumë me aktivitete argëtuese dhe shoqërore ose deri diku dhe kërkimit të mundësive të

punësimit e arsimimit të mëtejmë por jo të shoqëruarit e lidhjes me anëtarë e të afërm të

familjes.

Page 207: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

207

9.4 Familja dhe punësimi në zonat me të ardhur

Intensiteti i proçeseve transformuese të familjes në zonat periferike të qyteteve të

mëdha, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me mundësite dhe shfrytëzimin e të drejtës së

punës. Punësimi dhe relivanca e tij në ditët e sotme janë shndërruar nga një veprimtari e

thjeshtë e sigurimit të të ardhurave, në një proces integrues kompleks që kushtëzon

mirëqënien familjare si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo psiko-sociale (Finch, J.

2007: 14).

Në hulumtimin e zhvilluar në zonën e Bathores janë një sërë elementesh me interes

për t’u përmendur sa i takon marrëdhënies punë-rol familjar.

Për një pjesë të mirë të të ardhurve në zonat periferike, që kanë banuar dhe siguruar

jetësën, por edhe kanë formësuar stilin e të organizuarit të të përditshmes së tyre përmes

angazhimit në bujqësi e punë blegtorale, qyteti i përball me një sfidë jo të lehtë të të

jeturarit si nga pikpamja e të ri-konceptuarit të aktivitetit të punës por edhe të

njohshmërisë me konceptin e profesionit. Për shembull shumica e grave që ishin mësuar

për vite të tëra të qëndronin në shtëpi ose punonin në bujqësi, tashmë ju duhet jo rrallë të

punojnë në industri dhe biznese fasone me orare shpesh të zgjatura e aspak të

përshtatshme, që kufizojnë në mënyrë të dukshme mundësitë e angazhimit të tyre në

familje si më parë.

Ky lloj angazhimi dhe veprimtarie i mëson ata me një stil jetese më të kontrolluar

nga aktorë të jashtëm, pra ndikon në pavarësinë e tyre sociale, ndonëse modeste.

Megjithatë migrantët kanë mundësi të afirmohen në rrethin e tyre familjar me lidhje gjaku

por edhe me të tjerë individë që njohin brenda dhe jashtë familjes, të ngjashëm në status,

e interesa ekonomike, sociale e kulturore. Rritet në këtë mënyrë, në një masë të

konsiderueshme edhe ndërgjegjia e tyre sociale për pozicionin, rolin, rëndësinë dhë

përkatësinë në një grup social të caktuar (King, R.; Vullnetari, J.,2006: 74).

Page 208: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

208

Sipas INSTAT ne raportin e fundit ‘Migracioni në Shqipëri’ lëshuar në fillim të

vitit 2015, raporti I theksuar gjinor në lëvizjet brenda vendit reflektohet jo vetëm në

treguesit demografik por edhe në ata social e kulturore. Kështu po sipas të njëjtit raport

burrat e moshës madhore pra në një moshë pune janë më të prirur për t’u zhvendosur

përtej kufijve të shtetit.

Krejt ndryshe ofrojnë qasjen e tyre gratë në lidhje me këtë zgjedhje. Ato janë më të

prirura të tentojnë në krye të përpjekjeve të tyre migrimin brenda për brenda vendit. Në

Bathore, gjetja e mësipërme konvergon më së miri në nivel shifrash zyrtare apo në planin

e ndarjes së njësive familjare të vendosura në këtë zonë në dy dhjetëvjeçarëve të fundit.

Pjesa më e madhe e grave të intervistuara ishin familjare e një numër i

konsiderueshëm i tyre që shkon në 21% ishin familjare të bashëkshortëve emigrantë.

Megjithatë në një plan të përgjithshëm personat e anketuar më së shumti I përkasin gjinisë

mashkullore.

Pas bisedave dhe intervistave me ta kupton që numri i reduktuar i burrave në

moshë pune në këtë zonë në nivel demografik i atrbuohet migrimit ndërkombëtar por

vetëm pasi kanë levizur familjarisht, fillimisht në zonën e Bathores në fillim të viteve ’90

të shekullit XXI, kanë ngritur atje shtëpitë e tyre për të sistemuar familjet, shpesh herë

numeroze në anëtarë e më pas kanë ndërrmarrë vendimin e të migruarit jashtë vendit duke

Page 209: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

209

ndihmuar të afërmit përmes remitancave – nje kombinim i disa faktorëve njëherazi të

fenomenit të migrimit.

Një tjetër argument për t’u marrë në konsideratë interpretative në po t ë njëjtin kuadër

është pamja e profesioneve që të anketuarit kanë deklaruar kur janë pyetur. Ndonëse në

një masë rreth 73% pohuan që ishin të paangazhuar në punë, profesionet e tyre variojnë

nga ndërtimi deri tek mësuesia. Ndërkohë që më së shumti i përkasin nja zanati të fituar

nga përvoja dhe puna drejtpërdrejt me të, shumë pak deklarojnë të jenë arsimuar për një

profesion të kualifikuar.

Nga vëzhgimi i vijueshëm për mëse 6 muaj në zonën e Bathores, rezulton që gratë,

të cilat ishin të punësuara jashtë shtëpisë, në biznese fasone me një kolektiv të gjerë

njerëzish në mjediset e punës ishin qytetarisht më aktive, e identiteti i tyre social kundrejt

familjes e kundrejt shoqërisë ishte më i formuar sesa i grave, të cilat ishin shtëpiake apo

thjesht të papuna.

Page 210: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

210

Familjet e reja të cilat karakterizoheshin në stilin e jetës së tyre më afër me stilin e

jetesës së qytetit sesa atë të fshatit, ofrojnë një panoramë më realiste dhe objektive të

lehtësive dhe sfidave që përballen në periferitë e qyteteve të mëdha. Nga ana tjetër

marrëdhënia mes anëtarëve të kësaj familjeje ngjante shumë më e përshtatur sesa e atyre

që përditshmërinë e tyre e kishin ngritur më së shumti mbi modelin e krahinës/fshatit apo

qytetit nga i cili kishin ardhur. Në këtë mënyrë edhe marrëdhënia mes të afërmve,

fqinjëve, shoqërisë dhe shtetit ri-përcaktohet në varësi të kushteve të krijuara ditë pas ditë

në vend.

Në përfundim të kësaj analize risjell në nivel të përgjithshëm qasjen ndaj pyetjes së

mësipërme ta pa-detajuar me alternativa ndihmëse sipas moshës por sipas numrit të viteve

të vendosjes në këtë zonë. Ky tregues në nivel popullate, parë nën një këndvështrim më të

përgjithshëm sa i takon nivelit të funksionimit të familjes nga sa duket dhe nga sa ndodh,

ofron një domethënie kuptimore interesante.

Kohë në vitet e

banimit në Bathore

Me cilën përafrohet më shumë mënyra e jetesës në

familjen tuaj?

përqindje

Deri 5 vite

Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të

qytetit nga jeni shpërngulur

6.3

Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 93.8

6 - 10 vite

Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të

qytetit nga jeni shpërngulur

3.6

Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të

Tiranës

16.7

Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 78.6

Pa përgjigje 1.2

11 - 15 vite

Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të

qytetit nga jeni shpërngulur

5.2

Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të

Tiranës

18.5

Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 75.9

Page 211: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

211

Pa përgjigje 0.3

16 - 20 vite

Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të

qytetit nga jeni shpërngulur

3.8

Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të

Tiranës

8.2

Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 87.4

Pa përgjigje 0.5

Mbi 20 vite

Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të

qytetit nga jeni shpërngulur

10.0

Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të

Tiranës

10.0

Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës 80.0

Familja e të ardhurve në periferitë e qytetit pas më shumë se 20 vitesh vendosjeje

në këtë zonë, spikat me prioritizimin e elementeve të kulturës së jetetesës që lidhen në

mënyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin e familjes dhe mbarëvajtjen e saj si njësi

ekonomike, sociale dhe psikologjike.

Page 212: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

212

10. Reflektime përfundimtare

Ky studim u orvat të krijonte një pamje analitike të vendosjes e përshtatjes së nën-

kulturave të ndryshme të të ardhurve në periferi të Tiranës dhe elementeve bashkëjetuese

që ata kanë ngritur në vendbanimet e reja në këto dy dhjetëvjeçarët e fundit. Pas një

vështrimi të detajuar në planin sociologjik të disa prej elementëve më të spikatura që

lidhen me tiparet sociale, kulturore e deri diku edhe psikologjike një qasje e përgjithshme

e këtij komuniteti tregon që në gjenezën e tyre, pjesa më e madhe kanë në vetvete qëllimin

për t’u identifikuar me qytetin/fshatin nga i cili kanë ardhur e ku kanë lindur apo banuar

më parë. Mirëpo në të njëjtën kohë kompleksiteti urban dhe natyra mjaft kaotike e të

shndërruarit stilin e të jetuarit dhe të kuptuarit në kushtet e reja nxjerr në pah hendeqe të

mendësive dhe perceptive ndaj elementeve urbane të kulturave.

Në kuptimin e plotë të fjalës e gjithë zona në të cilën u përqëndrua ky studim prej

mëse 20 vitesh mund të etiketohet si një vend i ngritur mbi bazën e lëvizjeve migratore,

shpesh’herë të pakontrolluara por gjithsesi domethënëse në krijimin e strukturës sociale të

gjithë periferisë së Bathores. Zona e Bathores dukshëm është përballur me sfida që

shkojnë përtej mundësive reale të një periferie në zhvillim e ndonëse nga pikpamja e

administrimit të saj nga pushteti vendor dhe ai qëndror vihen re përpjekje modeste për

krijimin e një realiteti urban, nevojat më emergjente duket se qëndrojnë ende në qasjen

dhe mendësitë e vetë njerzve që banojnë në këtë zonë.

Në një popullatë prej rreth 35,000 banorësh, 800 personat e pyetur ndihmuan në

dhënien e një panorame konceptualisht të plotë për t’u studier e nxjerrë disa përfundime.

Bisedat individuale por edhe në grup me ta, plotësuan kuadrin e të kuptuarit të shumë prej

aspekteve të jetës së tyre.

Ata që tashmë e quajnë veten të vendosur një herë e mirë në Bathore, duket se kanë

bërë një pakt për të mos ndryshuar realitetin përtej asaj që duket, të tjerë, kryesisht mosha

e re që në perceptim duket se është shumë më bashkëkohore dhe e hapur për ndryshim e

Page 213: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

213

progres, orvatet të ofrojë e inkurajojë risinë në mendësi e formimin e një kuadri të mirë-

formuar nënkulturor, e në pamundësi të një arritje të tillë, largohet, migron më tej brenda

por dhe jashtë kufijve administrative e atyre politikë.

Studimi i kryer hapi një dritare dhe në kuptueshmërinë më të mirë të dinamikave të

dukshme dhe të padukshme që migrimi brenda vendit sjell për popullatën, si atë pritëse

ashtu edhe atë të ardhur. Njohja e elementeve që deri dje shoqërizonin dukurinë e migrimit

vetëm në këndvështrim kontekstual në rrethanat e sotme në zonën e Bathores merr një

kuptim shumë më praktik e konkret. Marrëdhëniet e ndërsjella migrim- ekonomi, migrim

– histori, migrim – politikë, migrim – kulturë kanë një terren tjetër analize në kushtet e

komuniteteve të ngritura nga zhvendosja.

Nga gjetjet e hulumtimit mund të konkludohet se ndonëse përbërja demografike e

zonës së Bathores pas vitit 2002 nuk ka pësuar ndonjë rritje apo rënie domethënëse në

shifra vetë konteksti i të trajtuarit të migrimit tani është shumë i ndryshëm. Banorët e

Bathores kanë një tjetër qasje ndaj migrimit ndërkombëtare – e kjo më së shumti i

atribuohet rënies së remitancave pas krizes ekonomike globale të pas vitit 2010.

Në po këtë pikëpamje vlerësimi për sa ka hyrë e është investuar në shtëpitë e tyre

merr një tjetër ngjyrim trajtues në përshkrimet e tyre. Nëse deri përpara 5-10 viteve këto

dërgesa e ky kontribut i emigrantëve të afërm të tyre ishte një detyrim familjar për hir

edhe të disa normave nënkulturore të zonave nga të cilat ata kishin ardhur e ku kishin

banuar më parë, tashmë përafrimi me jetën e qytetit dhe përballja më nga afër me

vështirësi të ngjashme me ato të emigrantëve përtej kufirit ka ndryshuar pikpamjet dhe

qëndrimet e tyre.

Një tjetër kontekst tejet interesant është ajo pjesë e kulturës materiale të ruajtur dhe

trashëguar ndër vite e ndër vendbanime të ndryshme duke sjell një mozaik shumë

interesant nënkulturash për të cilin vetë banorët shfaqen mirënjohës ndaj paraardhësve e të

moshuarve të komuniteteve të tyre , por jo po aq krenarë e të interesuar për ta vijuar

rrjedhën e ruajtjes e përcjelljes së tyre ndaj paraardhësve.

Page 214: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

214

Së fundmi, por jo më pak të rëndësishme do të përmendshin marëdhëniet dhe rolet

brenda familjes. Ato duken se paraqesin kuadro të ndyshëm por në vetvete modeli

patriarkal tradicional duket ende i pranishëm dhe domethënës.

Të rinjtë për aq sa liberalë e të shkëputur nga mendësitë “e vjetra” shfaqen në

mjediset e shkollave apo të argëtimit publik, po aq vijojnë të sillen me të njëjtat norma e

rregulla nënkulturore brenda familjeve të tyre duke respektuar hierarkinë kryesisht

mashkullore dhe jo vetëm të familjes bërthamë dhe autoritetin e rolit të kryefamiljarit.

Një qasje e tillë gjithashtu shfaqet edhe në besimin që ata kanë dhe zgjedhjen që

qartazi bëjnë kur ju drejtohej pyetja; se ku do të mbështeteshin nëse do të kishin një

problem apo konflikt të tyrin individual? Familja qëndron në krye të përgjieve të tyre në

masën më të madhe pavarsisht zonës, qytetit apo fshatit nga i cili ata kanë ardhur.

Tirana edhe sot, ndonëse jo në të njëjtat ritme shifrore në rritje, vijon të mbetet

gjithsesi vendi i preferuar si destinacion për shumicën e migrantëve të brendshëm ruralë.

Por ndryshe nga tendenca e një dhjetëvjeçari më parë, kohë kur në Tiranë mosha migruese

ishte më shumë e rritur e të moshuar në këto vitet e fundit, po migrojnë më shumë të rinj,

të cilët pas një progrmai studimor në Universitetet e metropolit orvaten të stabilizohen në

qytet për një jetesë më të plotësuar personalisht dhe ekonomikisht.

Ndërkohë që i gjithë komuniteti i Bathores gjithmonë e më tepër po identifikohet

administrativisht e shoqërisht si një pjesë e qytetit të Tiranës, e ndërkohë që mosha e re e

këtij komuniteti po tenton të ndërtojë një ëndërr substancialisht urbane, të shëndetshme

nga pikpamja shoqërore por dhe të pasur mjaftueshëm nga pikpamja nënkulturore, për t’u

identifikuar si pjesë e qytetit i mbetet politikave shtetërore, nismave sociale dhe vullnetit

komunitar të bëjnë këtë proces kaq delikat përshtatjeje, të butë, efikas e rezistent në kohë.

Page 215: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

215

11. SHTOJCA

PYETSORI

1. NË CILIN VIT JENI STABILIZUAR ME BANIM NË KËTË ZONË?

Viti__________

2. KU KA BANUAR FAMILJA JUAJ PARA SE TË STABILIZOHEJ ME

BANIM NË KËTË ZONË?

1 – Në qytetin ________

2 – Në fshatin________ të rrethit ____________

3. PSE JENI SHPËRNGULUR NGA VENDBANIMI I MËPARSHËM DHE

JENI STABILIZUAR ME BANIM NË KËTË ZONË?

1– Për klimë më të mirë

2– Për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes tuaj shëndetësore

3– Për klimë që i përshtatet më mirë gjendjes shëndetësore të një pjesëtari të

familjes tuaj

4– Për të qenë më pranë të afërmve tuaj nga nëna

5– Për të qenë më pranë të afërmve tuaj nga babai

6– Vendbanimi i ri të ofron më shumë mundësi për të fituar

7 – Vendbanimi i ri të ofron më shumë mundësi për t’u punësuar

8 – Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të arsimuar më mirë fëmijët.

9 – Vendbanimi i ri të jep më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë e veçanta

ose

talentin e fëmijëve.

10 – Vendbanimi i ri të krijon lehtësi për të emigruar jashtë Shqipërisë

11 – Për të shpëtuar nga konfliktet në fshatin/qytetin ku keni banuar më parë

12 – Për të kufizuar komunikimet me anëtarët e fisit, të cilat të merrnin shumë

kohë me ceremoni të panevojshme

13 – Për të shmangur gjakmarrjen

14 –Tjetër (shëno çfarë: ___________________________________________)

_______________________________________________________________

_______________________________________________________________

4. SI KA NDRYSHUAR GJENDJA EKONOMIKE E FAMILJES TUAJ NË

KRAHASIM ME ATË PARA TRANSFERIMIT?

1– Është përmirësuar shumë

2– Është përmirësuar disi

3– Është përmirësuar pak

4– Është e njëllojtë

5– Është përkeqësuar pak

6– Është përkeqësuar disi

7– Është përkeqësuar shumë

__________

0 –Pa përgjigje

Page 216: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

216

5. SIPAS MENDIMIT TUAJ, NË KRAHASIM ME NIVELIN MESATAR

EKONOMIK TË FAMILJEVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, SI

ËSHTË NIVELI MESATAR EKONOMIK I FAMILJEVE NË ZONËN TUAJ?

1– Shumë më i keq

2– Disi më i keq

3– Pak më i keq

4– Njësoj

5– Pak më i mirë

6– Disi më i mirë

7– Shumë më i mirë

__________

0–Pa përgjigje

6. NË KRAHASIM ME NIVELIN EKONOMIK MESATAR TË FAMILJEVE

TË ZONËS KU JU BANONI, SI ËSHTË NIVELI EKONOMIK I FAMILJES

TUAJ?

1– Shumë më i keq

2 – Shumë më e keqe

3– Disi më e keqe

4– Pak më i keqe

5– Njësoj

6– Pak më e mirë

7– Disi më e mirë

8– Shumë më i mirë

__________

0–Pa përgjigje

7. MESATARISHT SA TË ARDHURA PËR FRYMË NË MUAJ SIGURON

FAMILJA JUAJ?

1– Më pak se 5 mijë lekë të reja

2– Nga 5 deri 10 mijë lekë të reja

3– Nga 11 deri 20 mijë lekë të reja

4– Nga 21 deri 30 mijë lekë të reja

7– Më shumë se 31 mijë lekë të reja

__________

0–Pa përgjigje

8. KU BANONI AKTUALISHT?

1 – Në apartament pallati (nëse kjo alternativë mos zhvillo pyetjen

10,11,14,15,16,17 – kalo te pyetja 18)

2 – Në banesë private

3 – Në banesën e një të afërmi ose shoku

4 – Në apartament ose banesë me qira

9. NËSE KENI BANESË PRIVATE, SA DHOMA KA BANESA JUAJ PËRVEÇ

KUZHINËS? ____ dhoma

Page 217: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

217

10. NËSE KENI BANESË PRIVATE, SA KATËSHE ËSHTË AJO?

1 – Njëkatëshe

2 – Dykatëshe

3 – Trekatëshe

4 – Më shumë se trekatëshe

11. NËSE KENI BANESË PRIVATE, SA ËSHTË SIPËRFAQJA E BANIMIT E

GJITHË KATEVE TË SAJ?

1 – Më pak se 100 m2

2 – Nga 100 deri 200 m2

3 – Nga 201 deri 300 m2

4 – Nga 301 deri 400 m2

5 – Më shumë se 400 m2

12. CILAT NGA PAJISJET E POSHTËSHËNUARA KA PASUR FAMILJA

JUAJ KUR JU KENI QENË MË PAK SE 18 VJEÇ?

1 – Radio

2 – Televizor

3 – Frigorifer

4 – Biçikletë

5 – Motoçikletë

6 – Autoveturë

7 – Piano

8 – Çifteli

9 – Kitarë

10 – Fizarmonikë

11 – Telefon

12 – Mobilje

13 – Bibliotekë

14 – Lavatriçe

15 – Tjetër____________

16 – Asnjërën prej këtyre më lart

13. NË SHTËPINË TUAJ AKTUALISHT, CILAT NGA PAJISJET E

MËPOSHTME GJENDEN:

1 – Radio

2 – Televizor

3 – Frigorifer

4 – Biçikletë

5 – Motoçikletë

6 – Autoveturë

7 – Piano

8 – Çifteli

9 – Kitarë

10 – Fizarmonikë

11 – Telefon

12 – Mobilje

13 – Bibliotekë

14 – Lavatriçe

15 – Tjetër____________

16 – Asnjërën prej këtyre më lart

14. NËSE KENI BANESË PRIVATE, SA SIPËRFAQE TOKE ZOTËRONI

PËRRETH SAJ?

1. Më pak se 50 m2

Page 218: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

218

2. Nga 51 - 100 m2

3. Nga 100 deri 200 m2

4. Nga 201 deri 500 m2

5. Nga 501 deri 1000 m2

6. Nga 1001 deri 2000 m2

15. JU SI E SHFRYTEZONI HAPESIREN RRETH BANESES SUAJ?

1. mbjellje perimesh

2. barbecue, piknik familjar

3. parkim makine

4. kopesht lulesh

5. magazinim objektesh

6. biznes

7. tjeter_________

Page 219: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

219

16. NËSE KULTIVONI ZARZAVATE, PËRSE I PËRDORNI PRODHIMET E

SIGURUARA?

1– Për konsum familjar

2– I kultivoj më shumë për të kaluar kohën, nuk më intereson shumë prodhimi

3– I kultivoj për treg

17. NËSE KENI MË SHUMË SE 100 METRA KATRORË TOKË RRETH

BANESËS, A KULTIVONI LULE?

1– Gjithnjë

2– Rrallë

3– Asnjëherë

18. CILAT JANE TRI PROBLEMET ME KRYESORE QE JU SHQETËSOJNE MË

SHUMË?

1 – Varfëria

2 – Pasiguria në punë

3 – Papunësia

4 – Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike

5 – Furnizimi jo i rregullt me ujë

6 – Kërcënimi nga kriminelët

7 – Pasiguria për të ardhmen

8 – Korrupsioni në organet shtetërore

9 – Korrupsioni në organet e drejtësisë

10 – Pamundësia për arsimim cilësor brenda vendit

11 – Pamundësia për arsimim cilësor të fëmijëve në Shqipëri

12 – Pamundësia për arsimim cilësor në vende të zhvilluara të Perëndimit

13 – Pamundësia për arsimim cilësor të fëmijëve në vende të zhvilluara të

Perëndimit

14 – Tensionimet nga konfliktet ndërpersonale të natyrave të ndryshme

15 – Pamundësia për t’u kuruar vetë ose familjarët në klinikat më të mira në

Shqipëri

16 – Pamundësia për të zhvilluar aftësitë profesionale

17 – Pamundësia për t’u kuruar vetë ose familjet në ... të vendeve të urbanizuara të

Perëndimit

18 – Tjetër problem (Shëno çfarë:

__________________________________________)

____________

0–Pa përgjigje

19. CILËT JANË FQINJËT TUAJ MË TË AFËRT?

1 – Njerëz me të cilët ju keni lidhje fisnore nga linja e babait

2 – Njerëz me të cilët ju keni lidhje fisnore nga linja e nënës

Page 220: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

220

3 – Njerëz me të cilët ka lidhje fisnore bashkëshorti ose bashkëshortja juaj

4 – Banorë të fshatit ku keni banuar më parë

5 – Banorë të krahinës ku keni banuar më parë

6 – Banorë të qytetit ku keni banuar më parë

7 – Banorë të ardhur nga fshatra, krahina ose qytete të tjera, me të cilët nuk jeni

njohur

më parë.

8 – Banorë të ardhur nga qytete të tjerë, me të cilët nuk jeni njohur më parë

20. NËSE PUNONI NË FIRMË PRIVATE, NGA JANË SHUMICA E

PUNONJËSVE TË TJERË ME TË CILËT JU KENI MË SHUMË

KOMUNIKIME NË PUNË?

1 – Banorë të qytetit të Tiranës të para vitit 1990

2 – Banorë të ardhur nga fshatrat në zonën ku banon ju pas viti 1990

3 – Banorë të ardhur nga qytetet e tjerë në zonën ku banoni ju pas viti 1990

4 – Banorë të ardhur nga fshatrat në qytetin e Tiranës pas vitit 1990

5 – Banorë të ardhur nga qytete të tjerë në qytetin e Tiranës pas vitit 1990

6 – Banorë të fshatrave të Tiranës

21. A JENI I PUNESUAR?

1. PO

2. JO

22. SA SHPESH DILNI NË TIRANË NË KOHËN JASHTË ORARIT ZYRTAR TË

PUNËS?

1 – Çdo ditë

2 – Rreth dy-tri herë në javë

3 – Rreth njëherë në javë

4 – Më rrallë se një herë në javë

23. PËRSE SHKONI MË SHPESH NË TIRANË?

1 – Për të blerë mallra të ndryshëm

2 – Për të parë filma në kinema

3 – Për të parë pjesë teatrale ose koncerte

4 – Për të marrë pjesë në veprimtari shoqatash kulturore e artistike

5 – Për të marrë pjesë në veprimtari të partive politike

6 – Për të vizituar të afërm të cilët banojnë në Tiranë para vitit 1990

7 – Për të takuar shokë/shoqe me banim në qytetin e Tiranës para vitit 1990

8 – Për të takuar shokë/shoqe që banojnë në Tiranë pas vitit 1990

9 – Tjetër (shëno çfarë: ______________________________________

___________________________________________________________)

Page 221: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

221

24. ME CILËT SHOQËROHENI MË SHPESH NË ZONËN KU BANONI?

1 – Me të afërm të cilët kanë ardhur këtu nga fshati ose krahina ku ju keni banuar

më parë

2 – Me të afërm, të cilët kanë ardhur këtu nga qyteti ku ju keni banuar më parë

3 – Me shokë/shoqe ose miq/mike të cilët kanë ardhur këtu nga fshati ose krahina ku

ju

keni banuar më parë

4 – Me shokë/shoqe ose miq/mike, të cilët kanë ardhur këtu nga qyteti ku ju keni

banuar më parë

5 – Me shokë ose miq të ardhur nga qytete të tjerë, me të cilët ju lidh puna

6 – Me shokë ose miq të ardhur nga fshatra ose krahina të tjera, me të cilët ju

lidh puna

7 Tjetër (shëno çfarë: __________________________________________________)

25. MESATARISHT SA ORË SHIKONI PROGRAME TELEVIZIVE PËRGJATË

NJË DITE-NATE?

1 – Rreth 1 orë

2 – Rreth 2-3 orë

3 – Rreth 4-5 orë

4 – Më shumë se 5 orë

26. CILËT PROGRAME TË TELEVIZIONEVE SHQIPTARE NDIQNI MË

SHPESH?

1 – Emisionet e lajmeve

2 – Programet për çështje ekonomike

3 – Programet për problemet politike

4 – Programet për çështje kulturore e artistike

5 – Filmat dokumentarë-historikë

6 – Filmat artistikë

7 – Telenovelat

8 – Programet me muzikë popullore

9 – Programe me muzikë moderne

10 – Ndeshjet sportive dhe komente për to

11 – Lojërat e fatit

12 – Konkurset e ndryshme

13 – Programet për çështjet e arsimit

14 – Tjetër program (shëno çfarë:

__________________________________________)

____________

0–Pa përgjigje

27. NËSE JENI BEQAR/E NË MOSHË MARTESE, ÇFARË ORIGJINE

KRAHINORE DO TË DËSHIRONIT TË KISHTE BASHKËSHORTJA/I JUAJ I

ARDHSHËM?

Page 222: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

222

1 – Nga fshati juaj i origjinës

2 – Nga krahina juaj e origjinës

3 – Nga qyteti juaj i origjinës

4 – Nga krahina të tjera

(shëno:____________________________________________)

5 – Nga qytete të tjerë

6 – Nuk ka rëndësi origjina krahinore e bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi

ka të

jetë korrekt/e dhe besnik/e

____________

0–Pa përgjigje

28. NËSE KENI VAJZË NË MOSHË MARTESE ÇFARË ORIGJINE KRAHINORE

DO TË DËSHIRONIT TË KISHTE BASHKËSHORTI I SAJ I ARDHSHËM?

1 – Nga fshati juaj i origjinës

2 – Nga krahina juaj e origjinës

3 – Nga qyteti juaj i origjinës

4 – Nga krahina të tjera

(shëno:___________________________________________)

5 – Nga qytete të tjerë

(shëno:____________________________________________)

6 – Nuk ka rëndësi origjina krahinore e bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi

ka të

jetë korrekt/e dhe besnik/e

____________

0–Pa përgjigje

29. NËSE KENI DJALË NË MOSHË MARTESE ÇFARË ORIGJINE KRAHINORE

DO TË DËSHIRONIT TË KISHTE BASHKËSHORTJA E TIJ E ARDHSHME?

1 – Nga fshati juaj i origjinës

2 – Nga krahina juaj e origjinës

3 – Nga qyteti juaj i origjinës

4 – Nga krahina të tjera

(shëno:_____________________________________________)

5 – Nga qytete të tjerë

(shëno:______________________________________________)

6 – Nuk ka rëndësi origjina krahinore e bashkëshortit ose bashkëshortes, rëndësi

ka të

jetë korrekt/e dhe besnik/e

__________

0–Pa përgjigje

30. CILAT JANË VLERAT E POSHTËSHËNUAR QË ÇMONI MË SHUMË (Jepni

tre përgjigje të përshkallëzuara, sipas të cilës “I” është më e rëndësishme dhe

“III” më pak e rëndësishme)

Page 223: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

223

1 – Rritja e prestigjit në shoqëri I II III

2 – Dëshira për të ndihmuar të tjerët I II III

3 – Pasurimi I II III

4 – Toleranca I II III

5 – Shpirti konkurrencial I II III

6 – Arsimimi I II III

7 – Përkushtimi ndaj komunitetit I II III

8 – Korrektësia I II III

9 – Bujaria I II III

10 – Atdhetaria I II III

11 – Optimizmi I II III

12 – Tjetër vlerë (shëno çfarë ________________________) I II III

____________

0–Pa përgjigje

31. GJATË KOHËS QË BANONI NË KËTË ZONË A JENI AKTIVIZUAR NË

VEPRIMTARI VULLNETARE PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE

EKONOMIKE DHE SHOQËRORE NË DOBI TË KOMUNITETIT TUAJ?

1 – Ndërtimi ose riparimi i objekteve të domosdoshme për bashkëjetesën e

komunitetit si ujësjellës, ura, rrugë etj

2 – Pastrimi i mjediseve nga mbetjet inerte ose hedhurinat

3 – Përmirësimi i kushteve të mjedisit si krijimi i sipërfaqeve të gjelbërta, mbjellja

e luleve dhe shkurreve dekorative etj.

4 – Ndihmë për të kultivuar talentet e fëmijëve e të rinjve në fushën e arteve

(letërsi, pikturë, muzikë, teatër etj).

5 – Kurse të rregullt për t’u mësuar ose perfeksionuar fëmijëve dhe të rijve gjuhë

të huaja

6 – Ndihmë për të zhvilluar aftësitë e fëmijëve dhe të rinjve në fushën e shkencave

(matematike, fizike, histori, sociologji etj)

7 – Patrullimi për të ruajtur rendin, veçanërisht në vitet e trazirave shoqërore

8 – Mbrojtje e komunitetit nga veprimet keqbërëse të kriminelëve

9 – Angazhim për zbutjen ose kapërcimin e kontradiktave ndërmjet komunitetit

tuaj dhe komuniteteve të tjera

10 – Pjesëmarrje në zgjidhjen me mirëkuptim të konflikteve anëtarëve të

komunitetit tuaj

11 – Si ndihmës në realizimin e studimeve për problem shoqërore (plotësim

anketash, mbledhje të dhënash, vëzhgim faktesh të ndryshme etj)

12 – Si organizator seminaresh ose diskutimesh për përhapjen e dijeve për

probleme shoqërore

13 – Si organizator seminaresh ose diskutimesh për përhapjen e njohurive për

ligjet dhe aktet nënligjore në Republikën e Shqipërisë

14 – Si organizator seminaresh ose diskutimeve për gjallërimin dhe përforcimin e

Page 224: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

224

vlerave të kulturës tradicionale shqiptare

15 - Si organizator seminaresh ose diskutimesh për përhapjen në Shqipëri të

elementeve të kulturave më të urbanizuara të Perëndimit

16 – Veprimtari të shumanshme për të përhapur besime fetare, të cilat nuk kanë

ekzistuar më parë në Shqipëri

__________

0–Pa përgjigje

32. NË CILIN TIP VEPRIMTARIE DO TË PARAPËLQENIT TË

ANGAZHOHESHIT SI VULLNETAR?

1 – Në veprimtari të dobishme për komunitetin tuaj

2 – Në veprimtari me rëndësi kombëtare

3 – Në veprimtari që zhvillohen në vende të tjera të botës

__________

0–Pa përgjigje

33. CILI ËSHTË MOTIVI KRYESOR QË JU NXIT TË ANGAZHOHENI NË

VEPRIMTARI VULLNETARE?

1 – Dëshira për t’u afirmuar si veprimtar

2 – Zhvillimi i aftësive profesionale

3 – Ndjenja e përkushtimit ndaj të tjerëve

4 – Ndjenjat e bindjet fetare

5 – Dëshira për të zgjeruar rrethin e të njohurve dhe të miqve

6 – Tradita e familjes

7 – Dëshira për t’u njohur me punëdhënës të sektorit privat, ku më pas mund të

punësoni

8 – Dëshira për t’u njohur me drejtues të sektorit publik, ku më pas mund të

punësoheni

9 – Dëshira për të emigruar në një vend tjetër

10 – Dëshira për t’u njohur me drejtues të strukturave ndërkombëtare që

funksionojnë në

Shqipëri me qëllim të punësoheni në ta

11 – Dëshira për të zbatuar në praktikë njohuritë profesionale

12 – Tjetër motiv (shëno çfarë

______________________________________________)

____________

0–Pa përgjigje

34. NËSE NJË ANËTAR I KOMUNITETIT KU JU BANONI KA NEVOJË PËR

GJAK, NË Ç’FORMË DO TA NDIHMONI ATË?

1 – Do t’i dhuronit gjak

2 – Do t’i dhuronit para për të blerë sasinë e gjakut që i nevojitet

Page 225: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

225

____________

0–Pa përgjigje

35. NËSE KOLEKTIVI I ZONËS KU JU BANONI DO TË NDËRTOJË OSE TË

RIPAROJË OBJEKTE TË DOMOSDOSHME PËR KOMUNITETIN SI RRUGËS

AUTOMOBILISTIKE, URA, UJËSJELLËS ETJ., ÇFARË LLOJ NDIHME

VULLNETARE DO TË OFRONIT JU?

1 – Punë të gjallë si punëtor i pakualifikuar

2 – Punë si specialist i kualifikuar

3 – Punë si organizator i vullnetarëve

4 – Lëndë të para (çimento, hekur, pajisje hidraulike etj)

5 – Fonde financiare

6 – Do të paguanit një të papunë të punonte si vullnetar për të shlyer detyrimin tuaj

moral

7 – Nuk ndjeheni i obliguar të punoni për interesa të komunitetit

____________

0–Pa përgjigje

36. ÇFARË DO TË PARAPËLQENIT MË SHUMË?

1 – Punë të rëndomtë që të siguron më shumë të ardhura

2 – Punë intelektuale që të siguron më shumë prestigj shoqëror, por më pak të ardhura

____________

0–Pa përgjigje

37. JU LUTEM PERSHKRUANI NJE ELEMENT TE TRADITAVE

NËNKULTURORE TE TIRANES QE JU VLERESONI SI ME POZITIV

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

__________________________________

38. JU LUTEM PERSHKRUANI NJE ELEMENT TE TRADITAVE

NËNKULTURORE TE TIRANES QE JU VLERESONI SI ME NEGATIV

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

__________________________________

39. JU LUTEM PERSHKRUANI NJE ELEMENT TE TRADITAVE

NËNKULTURORE TE HERSHME TE ZONES NGA E CILA JU JENI

SHPERNGULUR QE JU E VLERESONI SI ME POZITIV

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

__________________________________

Page 226: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

226

40. JU LUTEM PERSHKRUANI NJE ELEMENT TE TRADITAVE

NËNKULTURORE TE HERSHME TE ZONES NGA E CILA JU JENI

SHPERNGULUR QE JU E VLERESONI SI ME NEGATIV

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

__________________________________

41. NËSE KENI NJË KONFLIKT TË ASHPËR PËR ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME

ME NJË ANËTAR TË KOMUNITETIT, NË Ç’RRUGË DO TA ZGJIDHNIT

ATË?

1 – Me ndërmjetësimin e të afërmve

2 – Me ndërmjetësimin e miqve

3 - Me ndërmjetësimin e shokëve të afërt

4 – Me rrugë gjyqësore

5 – Me vetëgjyqësi

____________

0–Pa përgjigje

42. NËSE JU BËHET NDONJË PADREJTËSI, ÇFARË RRUGE DO TË NDIQNIT

PËR TË FITUAR TË DREJTAT TUAJA?

1 – Do të paraqisni ankesë në organet shtetërore përkatëse

2 – Do të çelni proces gjyqësor

3 – Do ta publikonit problemin tuaj në faqet e gazetave për të tërhequr në anën tuaj

përkrahjen e opinionit

4 – Do ta publikonit problemin tuaj në ekranet e televizioneve, për të tërhequr në anën

tuaj përkrahjen e opinionit

5 – Do të kërkonit ndihmën e të afërmve, miqve ose shokëve

6 – Do të paguanit ryshfete për të fituar të drejtën tuaj

___________

0–Pa përgjigje

43. NË JETËN E PËRDITSHME TË ANËTARËVE TË FAMILJES TUAJ, SA

RUHEN TRADITAT NËNKULTURORE TË ZONËS KU KENI BANUAR MË

PARË?

1 – Shumë

2 – Disi

3 – Pak

4 – Aspak

__________

0–Pa përgjigje

44. ME CILËN PËRAFROHET MË SHUMË MËNYRA E JETESËS NË FAMILJEN

TUAJ?

Page 227: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

227

1 – Me mënyrën e jetesës së banorëve të zonës ose të qytetit nga jeni shpërngulur

2 – Me mënyrën e jetesës të banorëve të qytetit të Tiranës

3 – Është diçka ndërmjet këtyre dy mënyrave të jetesës

__________

0–Pa përgjigje

45. NË CILAT LLOJE CEREMONISH ANËTARËT E FAMILJES TUAJ I

RESEPKTOJNË MË SHUMË TRADITAT NËNKULTURORE TË KRAHINËS

NGA KENI ARDHUR?

1 – Në dasma dhe ceremoni të tjera gëzimesh

2 – Në ceremoni fatkeqësishë

3 – Në ceremonitë e mikpritjes

4 – Në ceremoni të tjera (shëno çfarë

________________________________________)

__________

0–Pa përgjigje

46. JU LUTEMI PËRSHKRUANI ELEMENTE TË KULTURËS SË JETESËS TË

BANORËVE TË QYTETIT TË TIRANËS QË APLIKOHEN EDHE NË

FAMILJEN TUAJ KËTO VITET E

FUNDIT:__________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

47. JU LUTEMI PËRSHKRUANI ELEMENTE TË KULTURËS SË JETESËS TË

NDONJË VENDI TJETËR SI ITALIA, GREQIA ETJ., QË APLIKOHET EDHE

NË FAMILJEN TUAJ GJATË VITEVE TË

FUNDIT:__________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

48. KUR NUK ZBATONI TRADITAT KULTURORE, ZAKONET E KRAHINËS

NGA JENI SHPËRNGULUR, SA SHPESH JU QORTOJNË MË TË

MOSHUARIT E FAMILJES OSE TË FISIT TUAJ?

1 – Gjithnjë

2 – Shpesh

3 – Rrallë

4 – Shumë rrallë

5 – Asnjëherë

_____________

0 – Pa përgjigje

Page 228: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

228

49. NGA JETESA NË KËTË ZONË SA JANË REALIZUAR PËRGJITHËSISHT

PIKËSYNIMET OSE PRITSHMËRITË E MIQËSIMIT TË FAMILJES TUAJ?

1 – Plotësisht

2 – Pjesërisht

3 – Fare pak

4 – Aspak

___________

0–Pa përgjigje

50. A DËSHIRONI TË SHPËRNGULENI NGA KJO ZONË?

1 – Shumë

2 – Disi

3 – Pak

4 – Aspak

__________

0–Pa përgjigje

51. NËSE DËSHIRONI TË SHPËRNGULENI NGA KJO ZONË, KU DËSHIRONI

TË STABILIZOHENI?

1 – Në një lagje më të mirë të Tiranës

2 – Në një qytet tjetër bregdetar

3 – Në një shtet më të zhvilluar të Perëndimit

4 – Në krahinën nga kemi ardhur për të organizuar një veprimtari ekonomike ose

biznesi

5 – Në qytetin nga keni ardhur për të organizuar një veprimtari ekonomie ose biznesi

6 – Tjetër (shëno çfarë:

___________________________________________________

__________

0–Pa përgjigje

52. PËRKATËSIA GJINORE:

1 – Femër

2 – Mashkull

53. MOSHA: _______ vjeç

54. CILI ËSHTË STATUSI JUAJ CIVIL?

1 – Beqar

2 – I/e fejuar

3 – Bashkëjetesë

Page 229: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

229

4 – Martuar

5 – I (e) divorcuar

6 – I (e) ve

55. NIVELI ARSIMOR:

1 – Fillor

2 – Tetëvjeçar

3 – I mesëm

4 – I lartë

5 – Me gradë ose titull shkencor

56. SA ANËTARË TË FAMILJES TUAJ JANË:

1– Me arsim fillor _____ vetë

2– Me arsim tetëvjeçar _____ vetë

3– Me arsim të mesëm _____ vetë

4– Me arsim të lartë _____ vetë

5– Me master _____ vetë

6– Vazhdojnë arsimin parauniversitar _____ vetë

7– Vazhdojnë arsimin universitar _____ vetë

8 – Vazhdojnë arsimin pasuniversitar _____vetë

57. PËRKATËSIA FETARE:

1 - Katolike

2– Ortodokse

3– Myslimanë (Syni)

4– Myslimanë (Bektashi)

5– Tjetër (Shëno: _____________________________________________)

6 – Ateist

58. STATUSI PROFESIONAL:

1 – Punëtor në firmë ndërtimi

2 – Punëtor në firmë prodhimesh industriale

3 – Punonjës në sektor shërbimesh

4 – I vetëpunësuar si zanatçi

5 – I vetëpunësuar si tregtar

6 – Mësues

7 – Specialist shëndetësie

8 – Specialist në fushën e teknikës

9 – Specialist ekonomie

10 – Specialist bujqësie

11 – Shtëpiak/e

12 – Student/e

Page 230: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

230

13 – Emigrant/e

14 – I/e papunë/e

15 – Pensionist/e

Page 231: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

231

Bibliografia

Abrams, Dominic., Rutland, Adam, Cameron Lindsay. (2007) “Older but wilier;

Ingroup accountability and the development of subjective group dynamics. [pp.138]

Appleyard, Reginald (1992) ‘Migration and Development: A Global Agenda for the

Future’, International Migration 30(2): 251–66.

Baldein-Edwards Martin (2002): “Tregjet e Punës se Europes Jugore dhe Imigrimi;

Një Analizë Strukturore dhe Funksionale, Dokumenti i Punës Nr. 5 I MMO,

Universiteti Panteion, Athinë, Greqi.

Banka Botërore 2005. Shqipëria: Analizë e Tregut të Punës. Raport Nr. 34597-AL.

Washington D.C.

Banka Botërore. 2004. Shqipëria: Ruajtja e e Zhvillimit përtej Tranzicionit. Një

Memorandum Ekonomik i Bankës Botërore për Vendin. Raporti Nr. 29257-AL.

Washington D.C.

Banka Botërore. 2006. Shqipëria: Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të forcuar

zhvillimin. Volumi II. Washington D.C..

Bauer Thomas & Zimmermann Klaus Assessment of Possible Migration - Pressure

and its Labour Market Impact /Following EU Enlargement to Central and Eastern

Europe. July 1999. I Z A Research Report No.3

Blackwell, Judith, Murray Smith, and John Sorenson. Culture of Prejudice: Arguments

in Critical Social Science. Toronto: Broadview Press, 2003. 31.

Bolesta, Andrej .Conflict and displacement international politics in the developing

world’ 2004

Bounar, Abdelhadi (1993). L'Urbanisation dans un Milieu d'Oasis Présahariennes.

Thèse de doctorat. Université de Poitiers.

Carletto Calogero., Davis Benjamin., Stampini Marco., Trento Stefano. dhe Zezza

Alberto. (2004): “Lëvizja e brendshme dhe Migrimi i jashtem në Shqipëri”,

Page 232: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

232

Dokumenti i Punës ESA Nr. 04-13, Rome, FAO. De E Zeager N., Gedeshi I.,

Germenji E., dhe Nikas C. (2005): “Konkurim për Pagesa”, IOM, Tirana.

Carletto Calogero., Benjamin Davis dhe Marco Stampini. 2005. “Fytyra Familjare,

Vende Familjare: Roli i Rrjeteve Familjare dhe Përvojat e Kaluara për Migrantët

Shqiptarë.” ESA Dokumenti i Punës Nr. 05-03, FAO, Rome.

Castles Stephen and Kosack Godula (1973) Immigrant Workers and Class Structure in

Western Europe. Oxford: Oxford University Press.

Castles Stephen and Miller, Mark John (1998) The Age of Migration: International

Population Movements in the Modern World, 2nd edn. London: Macmillan.

Cernea Michael M. (1998) ‘La Sociologie des déplacements forcés: un modèle

théorique’, Autrepart 5: 11–28.

Copenhagen: Danish Institute for Development Studies, Strandgade. Myrdal, Gunnar

(1957) Rich Lands and Poor. New York: Harper and Row.

Crandall Christian. S., & Eshleman, A. (2003). A justification-suppression model of

the expression and experience of prejudice. Psychological Bulletin, 129(3), 414-446.

Crivello, Gina (2003) Dreams of passage: Negotiating gender, status and migration

Dervishi Zyhdi. “Lente te nderveprimit simbolik (Analiza sociologjike e rolit te

simboleve kulturore, te komunikimit joverbal), Emal, 2008

Dhonte Pierre, Rina Bhattacharya, and Tarik Yousef (2000) Demographic Transition

in the Middle East: Implications for Growth, Employment, and Housing. IMF Working

Paper 00/41, March 2000.

Dovidio John, Peter Glick, and Laurie Rudman. On the Nature of Prejudice. Malden:

Blackwell Publishing, 2005. 413.

Fiedman, Jonathan and RANDERIA, Shalini (eds) (2004) Worlds on the Move:

Globalization, Migration and Cultural Security. New York: Palgrave Macmillan.

Fischer Peter, Reiner Martin and Straubhaar, Thomas (1997). Interdependencies

between Development and Migration. In T. Hammar, G. Brochmann, K. Tamas and T.

Page 233: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

233

Faist (Eds.), International Migration, Immobility and Development. Multidisciplinary

Perspectives (pp.91-132). Oxford: Berg

FMN (2006): “Shqipëria: Strategjia e Uljes së Varfërisë”, Raporti Vjetor i Progresit,

FMN, Washington, DC.

From Immigrant to Transmigrant: Theorizing Transnational Migration’,

Anthropological Quarterly 68(1): 48–63.

Fuga Artan. Rrota e mundimit, Jeruzalem, 2006

Fuga Artan., dhe Dervishi Zyhdi., Midis fshatit dhe qytetërimit global, Jeruzalem,

2001

Galasso Emanuela & Martin Ravallion. 2005. “Fokusimi i Decentralizuar i një

Programi Kundër-Varfërisë”

Gazeta e Ekonomistëve Publike, 89(4): 705-727

Ghans Herbert – The Urban Villagers: Group and class in the life of Italian-

Americans. A free Press Paperback. The Macmillian Company. 1965

Ghosh, Bimal (1992) ‘Migration–Development Linkages: Some Specific Issues and

Ghosh Policy Measures’, International Migration 30(3–4): 423–56.

Gibson John. 2002. “Pse Funksionon Metoda Engel? Kërkesa për Ushqim, Ekonomitë

e Shkallës dhe Metodat e Mbikëqyrjes së Familjes.” Buletini i Ekonomisë dhe

Statistikave të Oxfordit. 64 (4): 342-359.

Giddens Anthony. ‘Sociology’ 5th Edition

Glick Schiller, Nina, Basch, Linda G. and Szanton-Blanc, Cristina (1995)

Golini Antonio, Gerano Giancarlo & Heins Frank (1991) ‘South–North Migration with

Special Reference to Europe’, International Migration 29(2): 253–79.

Christian Grootaert., Thierry van Bastelaer., Understanding and Measuring Social

Capital. A Multidisciplinary Tool for Practitioners. The World Bank, Washingron

D.C., 2002

Page 234: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

234

Hahn Jinyong & Hausman Jerry (2002): “Një Test i Ri Specifikimi për Vlefshmërinë e

Ndryshoreve Instrumentale”, Econometrica, 70, f. 163-189.

Haug Sonja 2008. Migration Networks and Migration Decision-Making. Journal of

Ethnic and Migration Studies 34: 585-605

Hollinshead August.B;1975 – Four Factor Idenx to Social Status. Working Paper 2.

Department of Sociology, Yale University

Instituti i Statistikes (2001) – Rregjistrimi i pergjithshem I popullsise se Shqiperiese;

Tirane INSTAT

International Migration – Immobility and Development: Multidisciplinary

Perspectives, pp. 91–132. Oxford and New York: Berg.

International Migration at the End of the Millennium. Oxford: Clarendon Press.

Jost John. T., Pelham, B. W., and Carvallo Michael. (2002) Non-conscious forms of

system justification: Cognitive, affective and behavioral preferences for higher status

groups. Journal of Experimental Social Psychology 38: 586–602.

Kilic Talip, Carletto Calogero., Davis Benjamin., dhe Zezza A. (2007): “Të Investosh

Prapë në Shtëpi: Migrimi i Rikthyer dhe Pronësia e Biznesit në Shqipëri”, ESA

Dokumenti i Punës Nr. 07-08, FAO. Romë

King Rusell dhe Vullnetari Julie (2003): “Migrimi dhe Zhvillimi në Shqipëri”,

Dokumenti i Punës C5, Qendra për Kërkim e Zhvillim, Qendra në Sussex për

Kërkimet e Migrimit, Universiteti i Sussex, UK.

King Rusell., Mai N., Dalipaj Mirela., Exploding the Migration Myths: Analysis and

Recommendation for the European Union, the UK and Albania, Sussex Centre for

Migration Research, University of Sussex, 2003; URUCI E., Remittances

Management for Local Development in Albania, CESS, 2003

Kule Dhori., Mancellari Ahmet., Papanaganos Harry., Qirici Stefan dhe Sanfey Peter.

(2002): “Shkaqet dhe rrjedhojat e Emigrimit Shqiptar gjatë Tranzicionit: Evidencë nga

të dhënat Micro Data”, Rishikimi Ndërkombëtar i Migrimit, Vol. 36, Nr. 1, f. 229-239

Page 235: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

235

Kule Dhori; Mancellari Ahmet; Papapanagos, Harry; Qirici Stefan; and Sanfey Peter;

(2002). The causes and consequences of Albanian emigration during transition,

Evidence from Micodata; International Migration Review.

Labrianidis Loius & Hatziprokopiou Panos. (2006): “Cikli i Migrimit Shqiptar:

migrantët tentojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës në fund të fundit”, në

Migrimin e Ri Shqiptar, përgatitur nga R. King, N. Mai dhe S. Schëandner-Sievers,

Shtypi Akademik Sussex: Brighton, UK

Labrianidis Lois & Kazazi Brikena (2006): “Migrantët Shqiptarë të kthyer nga Greqia

dhe Italia: Ndikimi i tyre tek Pabarazitë Hapsinore brenda në Shqipëri”, Studimet

Europiane Urbane dhe Rajonale, Vol. 13, Nr. 1, 59-74.

Leroux, Pierre De l'humanité, de son principe, et de son avenir. Paris: Perrotin, 1840

Linton Ralph (editor) The Science of Man in the World Crisis. New York: Columbia

Univ. Press. 1975

Lipton Michael (1980) Migration from the Rural Areas of Poor Countries: The Impact

on Rural Productivity and Income Distribution. World Development, 8, 1-24.

Manoku Ylli., Mersini Mina, Migrimi i popullsisë nga zonat rurale, një realitet që

kërkon vëmëndje, Buletini Shkencor i Universitetit të Elbasanit, 2003

Manoku Ylli., Nasto Thanas., Spaholli Avni., Probleme të migrimit nga zona rurale.

Rasti i zones së Korçës. Ekonomia dhe Tranzicioni, Nr. 1, 2002

Massey Douglas S. (1988) ‘Economic Development and International Migration in

Comparative Perspective’, Population and Development Review 14(3): 383–413.

Massey, Douglas S., Arango, Joaquin, Hugo, Graeme, Kouaouci, Ali, Pelligrino,

Adela and Taylor, J. Edward (1998) Worlds in Motion: Understanding

Massey, Douglas S.; Joaquín Arango; Graeme Hugo; Ali Kouaouci; Adela Pellegrino

and J. Edward Taylor (1998) Worlds in Motion: Understanding International

Migration at the End of the Millennium. Oxford: Clarendon Press.

Page 236: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

236

Massey, Haug (2008) The Social and Economic Origins of Immigration. Annals of the

American Academy of Political and Social Science, 510 (World Population:

Approaching the Year 2000), 60-72. Retrieved from

http://www.jstor.org/stable/1046794

Mazzali Alberto., Stochiero Andrea., Zupi Marco., Rimesse degli emigrati e sviluppo

economico. Rassegna della letteratura e indicazioni per la ricerca. Laboratorio CeSPI,

n. 02/2002;

McCarthy Justin., Giancarlo Carletto. 2007. “Vlerësimi i Ndikimit të Emigrimit masiv

në Bujqësinë Shqiptare.” Projekt.

Miluka Jona., Giancarlo Carletto, dhe Alex. Zezza. 2007. “Ferma në Zhdukje?

Ndikimi i Migrimit Ndërkombëtar mbi Fermën Familjare Shqiptare” Draft. Dokumenti

i Punës ESA. FAO. Romë

Misja, Vladimir; (1998) Emigracioni nderkombetar ne Shqiperi gjate periudhes se

tranzicionit, Tirane – Shtepia Botuese Marin Barleti

Morris Lydia ‘Managing Migration; Civic Stratification and Migrants Rights’, 2000

Nicholson Berry (2001): “Nga migrant në mikro-sipërmarrës” Bëje vetë zhvillimin në

Shqipëri”, Rishikimi i Europes JugLindore, 4(3):39-41.

Nicholson Berry, From migrant to micro-entrepreneur: do-it-yourself development in

Albania, South-East Europe Review, 4(3), 2001.

Nicholson Berry (1999) ‘ The beginning of the end of a rebellion – Southern Albania

May, June 1997 – East European Politics and Societies, Vol 13, No.3.

Pettigrew Thomas., Christ Oliver, Wagner Ulrich & Stellmacher, Jost. (2007) Direct

and indirect intergroup contact effects on prejudice: A normative interpretation.

International Journal of Intercultural Relations 31: 411–25.

Portes Alejandro, E. Guarnizo Luis and Landolt Patricia - The study of

transnationalism: pitfalls and promise of an emergent research. Ethnic and Racial

Studies Volume 22 Number 2 March 1999 © Routledge 1999 0141-9870

Page 237: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

237

Portes Alejandro (1997) ‘Immigration Theory for a New Century: Some Problems and

Opportunities’, International Migration Review 31(4): 799–825.

Portes Alejandro (1997) Globalization from Below: The Rise of Transnational

Communities* WPTC-98-01 Princeton University September 1997

Pries Ludger (ed.) (1999) Migration and Transnational Social Spaces. Aldershot:

Ashgate.

Putnam Robert. D. (2000). Bowling Alone. The collapse and revival of American

community, New York: Simon and Schuster. 541 pages. Brilliant setting out of

analysis and evidence concerning the decline and possible reconstruction of civil life

in the United States.

Putnam Robert. D. (ed.) (2002). Democracies in Flux: The Evolution of Social Capital

in Contemporary Society, New York: Oxford University Press. 522 pages. Further

exploration of social transformations using the notion of social capital within

'economically advanced democracies'.

Putnam Robert. D. (1993). Making Democracy Work. Civic traditions in modern Italy,

Princeton NJ: Princeton University Press.

Putnam Robert. D. (1995). 'Bowling Alone: America's Declining Social Capital',

Journal of Democracy 6:1, Jan, 65-78.

http://muse.jhu.edu/demo/journal_of_democracy/v006/putnam.html

Research in Social Stratification and Mobility, Volume 18, Kevin T. Leicht JAI

Press, 2000

Rist Gilbert (1996) Le Développement, histoire d’une croyance occidentale. Paris:

Presses de la Fondation Nationale des Sciences Politiques.

Rogers Everett - Diffusion of innovations – Free Press of Glencoe, 1962

Rosnow Ralph L.; Poultry and Prejudice. Psychologist Today, (March, 1972): p. 53.

Rusell Sharon Stanton (1992) ‘Migrant Remittances and Development’, Inter-

national Migration 30(3–4): 267–87.

Page 238: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

238

Schmittler Heisler Barbara (2000) ‘The Sociology of Immigration, from the American

Experience to the Global Arena’, in Caroline B. Brettel and James F. Hollifield (eds)

Migration Theory: Talking across Disciplines, pp. 77–96. London and New York:

Routledge.

Smith James & Duncan T. (2003): “Kujtimet e së shkuarës: test-ritest besueshmërie i

historive retrospektive të migrimit”, Gazeta e Shoqatës Statistikore Mbretërore: Seritë

A (Statistikat në Shoqëri), 166 (1), 23–49.

Sonja Haug (2008). Migration Networks and Migration Decision-Making. Journal of

Ethnic & Migration Studies, 34(4), 585-605. doi:10.1080/1369183080196160.

Tirta Mark (2013) “Levizjet migruese te shqiptareve, te brendshme e ne popujt afer” -

Kristalina KH

Thomas, Brinley (1954) Migration and Economic Growth. London: Cambridge

University Press.

Trends, Determinants and Future Scenarios. Global Migration Perspectives research

papers series No 28. Geneva: Global Commission on International Migration.

http://www.gcim.org/attachements/GMP për qind20No për qind2028.pdf

Van der POL, Analysis of Migrations, Raport Studimi, Tiranë 1992

Pettigrew Thomas., Christ Oliver, Wagner Ulrich & Stellmacher Jost. (2006).

Prejudice and minority proportion: Contact instead of threat effects. Social

Psychological Quarterly, 69(4), 380-381.

Wilson, Tamar Diana (1994) ‘What Determines Where Transnational Labor Migrants

Go? Modification in Migration Theories’, Human Organization 53(3): 269–78.

Zefi Elfrida., Kuptimi dhe interpretimi i lëvizjes migratore te të rinjtë, Ekonomia dhe

Tranzicioni, N. 4, 2001

Zefi Elfrida., Kuptimi dhe interpretimi i lëvizjes migratore te të rinjtë, Ekonomia dhe

Tranzicioni, N. 4, 2001

Page 239: MENAXHIMI I STRATIFIKIMIT SOCIAL NË KUADËR TË … · këtë rast bashkëveprojnë (Tirta M., 2013:3). Më konkretisht, në një popullsi prej afro 35,000 banorë - pak më shumë

239

Zelinsky Wilbur 1971. The Hypothesis of the Mobility Transition. Geographical

Review 61: 219-49

1936 The Study of Man: An Introduction. New York: Appleton.

Petersen. William International Migration 1987 Dec;25(4):385-97.

Leicht. T. Kevin – Research in Social Stratification and Mobility, 2000 Volume (page

72)