menaxhimi i sistemeve të informacion -...
TRANSCRIPT
Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 2
Përmbajtja:
1. Hyrje në sistemet e informacionit
2. Strategjia e organizates dhe sistemet e informacionit
3. Etika e informacionit privatesia dhe siguria
4. Rrjetet, interneti dhe biznesi elektronik (e-Business)
5. Sistemet e informacionit brenda kompanisë
6. Manaxhimi i mardhenjeve me klientet (CRM)
7. Business Intelligence
8. Zoterimi i sistemeve te informacionit dhe aplikimeve
9. PB 1 Praktika Biznes Inteligjence
10. PB 2 Praktika perdorimi te pajisjeve mobile ne biznes
11. PB 3 Microsoft Dynamics Navision
Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 7
Në sektorin e financës dhe të kontabilitetit , menaxherët i përdorin sistemet:
� për të parashikuar të ardhurat dhe aktivitetin e biznesit,
� për të përcaktuar burimet më të mira dhe përdorimin e fondeve,
� për të kryer kontrolle/auditime,
� për të siguruar që organizata është financiarisht e shëndoshë dhe se të gjitha raportet dhe
dokumentet financiare janë të sakta.
Në shitje dhe marketing , menaxherët përdorin teknologjinë e informacionit për të kryer funksionet
e mëposhtme:
� Analizën e produktit : zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja
� Analizën e vendndodhjes : përcaktimi i vendit më të mirë për ndërtesat ku vendosen linjat e
prodhimit dhe magazinat.
� Analiza e Promocionit : identifikimin e kanaleve më të mirë për reklamat
� Analiza e Çmimit : vendosja e çmimeve të produkteve për të marrë të ardhura sa më të mira/larta
Menaxherët e Marketingut e përdorin IT për të menaxhuar marrëdhëniet me klientët e tyre.
Në prodhim , menaxherët e përdorin IT për tu kujdesur për porositë e klientëve , për të
programuar oraret e prodhimit , për kontrollin e niveleve të inventarit dhe monitorimin e cilësisë
Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 15
Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 26
Secure Socket Layer : Secure socket layer (SSL), tani të quajtur siguria e shtresave te transportit (
TLS ) , është një standard enkriptimi i përdorur për transaksione të sigurta të tilla si blerje me kartë krediti
dhe online banking . TLS enkripton dhe dekripton të dhënat midis një Web Server-i dhe browser-i nga
burimi deri në destinacion.
TLS është treguar nga një URL që �llon me “https“ në vend të “http“ dhe kjo shpesh shfaqet me një
ikonë të vogël ne forme kyci, në kete adresë të browser-it.
Kontabilistët janë përgjegjës për rritjen e transparencës së transaksioneve, duke siguruar
pajtueshmërinë me Standardet Ndërkombëtare dhe për reduktimin e rreziqeve mbi të dhënat
financiare.
Menaxherët financiare janë përgjegjës për zbulimin e plotë, të drejtë, të saktë, me afat kohor dhe
te kuptueshem per të gjitha raportet financiare.
Profesionistët e marketingut kanë mundësi të reja për të mbledhur të dhëna mbi klientët e tyre përmes
B2C . Këto të dhëna duhet të përdoren vetëm brenda kompanisë dhe nuk duhet të shiten. Ata nuk duan
të akuzohen për shkelje te privatesise dhe duhet të analizojnë rreziqet e veprimeve të tyre.
Manaxheri Prodhimit vendos nëse do te kontaktojë nje pale të tretë për veprimet prodhuese te biznesit.
Çdo lidhje e dobët në zinxhirin e menaxhimit te furnizimit vë të gjithë zinxhirin në rrezik.
Menaxherët e burimeve njerëzore duhet të formulojnë dhe zbatojnë politika të tilla që në të njëjtën
kohë të ruajnë nje marrëdhënie të besueshme midis punonjësve dhe menaxhuesve. Ata duhet të
verifikojnë që të gjithë punonjësit të kuptojnë politikat dhe procedurat e sigurisë së informacionit te
kompanise.
Etika mund të jetë më e rëndësishme për punonjësit e MSI për arsye të kontrollit të përgjithshëm të
informacionit rreth kompanisë, punonjësve dhe aseteve. Siguria e informacionit është vendimtare për
suksesin e organizatës, edhe pse ai është pothuajse i padukshëm deri në momentin e një sulmi te
suksesshëm. Stafi MSI duhet të specifikojë modelin e ekspozimit të rrezikut të sigurisë për të
ndihmuar kompaninë per identifikimin e rreziqeve të sigurisë dhe të përgatisë përgjigjet për incidentet
e sigurisë dhe fatkeqësive natyrore.
Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit
Material pune për Agna Leadership Academy Faqe 35
Literatura:
- Management Information Systems Rainer, Prince, Watson
- Introduction to Information Systems
Rainer, Cegielski
- Essencials of Business Processes and Information Systems
Simba R. Magal, J.Word
Agna Leadership Academy, 2014