masht.rks-gov.net · web viewsistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit...

39
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ministry of Education, Science and Technology Ministarstvo Obrazovanja Nauke i Tehnologije Projekti Mbështetje Teknike për MASHT (FBSA) Kosovë Technical Assistance to MEST (ESPF) Kosovo Project Draft UDHËRRËFYES për krijimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar në Sektorin e Arsimit në Kosovë 1

Upload: others

Post on 29-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministry of Education, Science and Technology

Ministarstvo Obrazovanja Nauke i Tehnologije

Projekti Mbështetje Teknike për MASHT (FBSA) Kosovë

Technical Assistance to MEST (ESPF) Kosovo Project

Draft UDHËRRËFYESpër krijimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar në Sektorin e Arsimit

në Kosovë

Janar 2015

1

Page 2: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Tabela e përmbajtjes

1. Hyrje …………………………………….……………………………..........………..................4

2. Hyrje në Sistemin e Integruar të Planifikimit për Sektorin e Arsimit në Kosovë.................5

2.1. Çfarë nënkupton SPI për Sektorin e Arsimit?…………….………...…....................5

2.2. Kush do të Menaxhoj SPI për Sektorin e Arsimit në Kosovë.................................7

2.3. Kur do të Zbatohet SPI për Arsimin?……………………………………...................8

2.4. Çfarë nevojitet për SPI të Arsimit që të jetë i Suksesshëm?…………...................8

3. Komponentët e Sistemit të ri të Integruar të Planifikimit në Sektorin e Arsimit.................9

3.1. Vendimmarrja dhe Sistemi i Bashkërendimit ……………..................….................9

3.2. Korniza e Planifikimit Strategjik për Sektorin e Arsimit ………….……….............11

3.3. Korniza Afatmesme e Shpenzimeve/Buxheti Vjetor…….....……………..............15

3.4. Menaxhimi i Asistencës së Jashtme ……………………………..………...............18

3.5. Monitorimi i Integruar …………………………….……………....………….............20

4. PËRMBLEDHJE E VEPRIMEVE TË REKOMANDUARA ……………..………................23

5. SHTOJCA – KALENDARI I ZBATIMIT TË SPI ………………….……………...................26

2

Page 3: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Shkurtesat

PVMSA Plani i Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

SZHMB Sistemi i Zhvillimit dhe Menaxhimit të Buxhetit

DIEKP Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

SKQ Sekretariati Koordinues i Qeverisë

AJ Asistencë e Jashtme

PSAK Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

SIP Sistemi i Integruar i Planifikimit

KASH Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

ZKM Zyra e Kryeministrit

KIP Komisioni për Investime Publike

KMS Komisioni për Menaxhim Strategjik

MSA Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

AAP Arsimi dhe Aftësimi Profesional

SKZH Strategjia Kombatare Zhvillimore

3

Page 4: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

1. Hyrje

Propozimi i një Sistemi të Integruar të Planifikimit në sektorin e arsimit është rezultat i nismës së Qeverisë për të krijuar një sistem të integruar të planifikimit në nivel qeveritar dhe pas Raportit të Vlerësimit të Mangësive në Planifikim të Politikave, Menaxhim Financiar dhe Kontroll të Brendshëm si dhe Planit për Zbatimin e Projekteve që parashikon se "Deri në muajin shkurt 2015, si edhe në TeR, projekti do t`i dorëzoj DIEKP-së Udhërrëfyesin për SIP, i cili do të shpjegojë qasjen e propozuar dhe të përcaktoj aspektet kyçe të draft-udhëzimit administrativ” që do të pasojë.

Nevoja për një planifikim të integruar ka rrjedhur nga raporti fillestar i projektit që thekson se "ekziston një “fryrje" e kornizave të planifikimit, monitorimit dhe raportimit (më tepër se 20 dokumente të ndryshme), të cilat janë shumë dhe nuk ka hierarki të qartë, jo të gjithë prej tyre janë integruar në planin vjetor të punës të MASHT-it dhe të zhvilluar kryesisht nga partnerët zhvillimor. Përveç kësaj, PSAK-u nuk është i lidhur qartë me dokumentet e nivelit të lartë të planifikimit për të cilën Qeveria e Kosovës është e angazhuar. Kjo përfshin Strategjinë e Evropës Juglindore 2020 (SE2020) dhe Vizionin për Shkathtësi, të dyja korniza të nivelit rajonal të planifikimit, korniza të tjera të planifikimit sektorial të tilla si ajo për të rinjtë, konkurrencën, politikën industriale, etj”

Ekziston nevoja për një sistem planifikimi, monitorimi dhe informacioni më koherent dhe të strukturuar në mënyrë që të zbatojë reformat e nevojshme dhe t`i përgjigjet standardeve dhe kërkesave ndërkombëtare për sektorin e arsimit.

Për të adresuar këtë, sistemi i integruar i planifikimit parashikon integrimin e proceseve bazë të planifikimit nën një kornizë të vetme të koordinuar dhe të konsoliduar. Kjo nënkupton se ne rekomandojmë zhvillimin e një kornize të vetme të planifikimit strategjik-politikave, i funksionalizuar përmes një sistemi unik të planifikimit afatmesëm dhe afatshkurtër, të buxhetit dhe punës. Sistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit.

Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare të planifikimit, trupat koordinues, dokumentet planifikuese dhe implementimi i procedurave do të jenë mjetet kryesore siç përshkruhet në kapitujt në vijim të këtij Udhërrëfyesi.

Sistemi SPI për sektorin e arsimit do të ndjekë ecurinë dhe hapat nga Udhërrëfyesi për SPI për nivelin qeveritar. Disa komponentë të sistemit varen nga progresi dhe vendimet e nivelit qendror, përfshirë këtu ZKM-në ose Ministrinë e Financave. Disa komponentë të tjerë të sistemit të SPI-së varen nga angazhimi politik, kapaciteti administrativ në MASHT dhe të kuptuarit e rëndësisë së sistemit.

4

Page 5: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

2. HYRJE NË SISTEMIN E INTEGRUAR TË PLANIFIKIMIT PËR SEKTORIN E ARSIMIT NË KOSOVË

2.1. Çfarë nënkupton SPI për sektorin e arsimit?

SIP për sektorin e arsimit përbën një kornizë të gjerë të planifikimit dhe monitorimit për sektorin e arsimit, i projektuar për të siguruar se proceset thelbësore të politikave dhe financave të qeverisë dhe MASHT-it për sektorin e arsimit funksionojnë në mënyrë koherente, efikase dhe të integruar. Ekzistojnë tre korniza kryesore që mbulojnë të gjitha organizatat qeveritare dhe aktivitetet:

Përveç kësaj, ekzistojnë katër procese kryesore që ndikojnë në një gamë të gjerë të aktiviteteve planifikuese të qeverisë dhe duhet të pasqyrohen plotësisht në PSAK dhe KASH.

Integrimi Evropian dhe standardet e tjera ndërkombëtare për sektorin e arsimit Programi qeveritar për arsimin Investimet publike Asistenca e jashtme

Vlen të theksohet se vëllimi i obligimeve që dalin nga procesi i integrimeve për sektorin e arsimit nuk përbën një pjesë të rëndësishme në agjendën e ministrisë së arsimit. Në të ardhmen, do të jetë e rëndësishme përcaktimi i lidhjeve brenda SPI-së së disa strategjive të rëndësishme ndër-sektoriale, të tilla si Vizioni për Shkathtësi 2020, dhe strategjitë që lidhen me të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, çështjet gjinore etj.

5

Korniza Strategjike: Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) e cila vendos kornizën strategjike të arsimit, qëllimet dhe objektivat afatmesme;

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve(KASH), e cila kërkon nga MASHT-i që të hartoj një plan 3 vjeçar, të ofroj rezultate për arritjen e objektivave dhe qëllimet e veta të politikave brenda kufirit të shpenzimeve të MASHT.

Korniza e monitorimit dhe raportimit, e cila kërkon krijimin e një kornize unike të monitorimit dhe raportimit në sektorin e arsimit. Një sistem për menaxhimin e informacionit do të ishte mjeti kryesor për monitorimin e zbatimit të politikave në sektorin e arsimit.

Page 6: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

STRUKTURA E PROPOZUAR E PLANIFIKIMIT PËR SEKTORIN E ARSIMIT

6

PSAK

KASH

Planet e Veprimit &

zbatimi

Planifikimi/qëllimet afatgjata të arsimit

Strategjia afatmesme e arsimit Strategjitë ndër-sektoriale Strategjitë nën-sektoriale Kufiri buxhetor për sektorin

KASH dhe Buxhetet 1-3 vjeçare

Qëllimet e politikave (PSAK) Objektivat e programeve

(PSAK) Buxhetet e programit (KASH) Rezultatet e pritura (KASH) Aktivitetet

Programi qeveritar [Horizonti afatmesëm]

Projekt propozimet për investime publike dhe asistencë të jashtme

Makro Strategjitë ndër-sektoriale

[Horizontet afatgjata dhe afatmesme]

Integrimi evropian / Plani për zbatimin e MSA

Stabiliteti makroekonomik Strategjitë rajonale Decentralizimi

Instrumentet e zbatimit

Plani i punës për Ministrinë/sektorin

Raportet e monitorimit dhe vlerësimit

Instrumentet e Planit të Veprimit

Plani për zbatimin e PSAK Plani legjislativ Plani i IPA-s për sektorin e

arsimit Prioritetet e donatorëve Plani i punës për

Ministrinë/sektorin

Vizioni i sektorit të Arsimit Ndërtimi i konsensusit, përfshirja e të gjithë palëve të interesit, shoqërisë civile

Page 7: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

2.2. Kush do të menaxhoj SPI-nw për Sektorin e Arsimit në Kosovë?

Një Komision për menaxhim strategjik i udhëhequr nga Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i cili do të jetë në krye të strukturës së SPI për sektorin e arsimit. Komisioni për menaxhim strategjik do të jetë përgjegjës për planifikim të politikave të arsimit dhe të siguroj cilësi si dhe të monitoroj implementimin e sistemit të ri të planifikimit.

Udhëheqësit e programeve do të jenë përgjegjës për menaxhimin e implementimit të sistemit SPI për arsimin përmes Komisioneve programore bazuar në programet e sektorit të arsimit. Sekretari i Përgjithshëm do të jetë shtytësi kryesor i sistemit, por edhe urë lidhëse për të gjithë komponentët e SPI për arsimin.

7

STRUKTURA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVEMBIKËQYRJA E SPI PËR SEKTORIN E ARSIMIT

I kryesuar nga Kryeministri:

Ministri i financave, integrimeve

evropiane, Zëvendës kryeministrat, të

tjerët

Page 8: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

2.3. Kur do të zbatohet SPI për Arsimin?

Duke marrë parasysh zhvillimet në nivelin qendror në lidhje me SPI në Nivel Kombëtar, SIP-ja për sektorin e arsimit do të ndodhë në tri faza nga 2015-2018.

2.4. Çfarë nevojitet për SPI të Arsimit që të jetë i suksesshëm?

Angazhimi politik i MASHT-it, cilësia e menaxhimit të reformës, dhe kapaciteti i stafit të MASHT-it për të zbatuar sistemin e ri janë bazat thelbësore për zbatimin e suksesshëm të sistemit SPI për sektorin e arsimit. Ky proces duhet të përfitojë nga një mbështetje e plotë politike e Ministrit, autoriteti i të cilit duhet të jetë vendimtar në suksesin e këtij procesi.

Hapi i parë pas miratimit të këtij Udhërrëfyesi është krijimi i Komisionit për menaxhim strategjik (KMS) si mekanizëm kryesor për të mbikëqyrur dhe udhëhequr procesin, dhe për t`i ofruar mbështetje të plotë politike për procesin dhe grupet teknike/ekspertë bazuar në programet e sektorit të arsimit.

Është e rëndësishme që sistemi të kuptohet dhe mbështetet nga menaxhmenti i lartë i MASHT-it. Një nga detyrat më të rëndësishme të MASHT-it do të jetë vlerësimi i kapaciteteve të ministrisë dhe hartimi i një procesi të tranzicionit ku rritet kompleksiteti i sistemit në proporcion të drejtpërdrejtë me kapacitetet e stafit. Në thelb, çdo vit duhet të hartohen grupe të reja të procedurave në mënyrë që udhëzimet në baza vjetore për departamentet pasqyron përmirësimin aktual dhe të vazhdueshëm të procedurave e jo një produkt final, i cili mund të jetë pesë vjet larg nga realizimi.

8

2015: Fokusi do të jetë në përcaktimin dhe marrjen e vendimeve për projektimin e sistemit, krijimin e strukturave, procedurave dhe metodologjive, ngritjen e kapaciteteve të DIEKP-sw, Departamentit për Buxhet, rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me sistemin.

2016: Paralel me zhvillimin e Strategjisë së sektorit të arsimit fokusi do të jetë në implementimin e plotë të proceseve SPI në departamentet e linjës dhe forcimin e strukturave koordinuese dhe vendimmarrëse, si dhe ngritjen e kapaciteteve planifikuese të ministrisë.

2017 e tutje: Fokusi do të jetë në cilësinë e zbatimit, me theks të vendosur në forcimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe rritjen e kapaciteteve të ministrisë për zbatim.

Page 9: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

3. KOMPONENTËT E SISTEMIT TË RI TË PLANIFIKIMIT TË INTEGRUAR NË SEKTORIN E ARSIMIT

3.1. VENDIMMARRJA DHE SISTEMI I BASHKËRENDIMIT

Deklarata e problemit

Sistemi ekzistues i planifikimit strategjik në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë përmes PSAK-ut është disa hapa përpara në krahasim me shumicën e sektorëve në Qeveri. Edhe pse ekzistojnë shumë mangësi, shtrohet pyetja nëse sistemi është adekuat për t`i ofruar stafit menaxherial një mundësi për të përcaktuar drejtimin strategjik për shumë çështje të politikave në sektor. PSAK si dokument strategjik sektorial përcakton një vizion, objektivat dhe synimet e gjera. PSAK ka prioritete të shumta që së bashku përcaktojnë një agjendë ambicioze, por mungojnë mekanizmat për një sistem të integruar të planifikimit, të tilla si planifikimi afatmesëm, afatshkurtër/planifikimi vjetor i politikave, planifikimi i buxhetit dhe monitorimi i sistemeve. Një strukturë funksionale e vendimmarrjes dhe bashkërendimit edhe pse tashmë ekziston për PSAK nuk ka dhënë rezultatet e pritura për të lidhur të gjitha proceset e planifikimit në kuadër të MASHT-it apo sektorit të arsimit.

Drejtimi strategjik

Duhet të krijohen strukturat dhe procedurat e reja gjithëpërfshirëse të vendimmarrjes dhe bashkërendimit që do të mbulojnë të gjithë segmentet e planifikimit, monitorimit dhe raportimit për t`u siguruar se vendimmarrësit janë të pajisur me informacionin e duhur në kohën e duhur gjatë procesit në mënyrë që të mund të përcaktojnë udhëzimet strategjike dhe marrin vendimet e duhura.

Rekomandimet për përmirësime

Duhet të krijohen dy nivele të strukturave koordinuese dhe menaxhuese:

Komisioni për Menaxhim Strategjik – niveli më i lartë politik dhe administrativ strategjik, dhe

Komisionet programore– niveli administrativ dhe ekspertë që siguron koordinimin dhe zbatimin e vendimeve strategjike.

Duhet të krijohet një Komision për Menaxhim Strategjik i cili duhet të udhëhiqet nga ministri i MASHT. Menaxhmenti i lartë i ministrisë do të krijoj një Grup dhe të siguroj një vendimmarrje, planifikim dhe monitorim cilësor për zbatimin e politikave në sektorit e arsimit.

KMS për Arsimin do të përfshihet në të gjitha vendimet e mëdha të planifikimit para se të dorëzohet më tej në KPS apo vendimet e qeverisë, përfshirë këtu:

përcaktimin e objektivave prioritare strategjike të sektorit të arsimit,

9

Page 10: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

miratimin e strategjive të sektorit të arsimit dhe nevojën për ndonjë strategji ndër-sektoriale nën përgjegjësinë e MASHT-it, para dorëzimit në KPS/Qeveri

miratimin e iniciativave të reja të politikave në sektorin e arsimit para dorëzimit në Qeveri

përcaktimin e kufijve agregat të sektorit dhe programeve para dorëzimit në MF,

finalizimin dhe miratimin e dorëzimit të KASH/buxhetit vjetor për sektorin e arsimit

shqyrtimin dhe miratimin e çështjeve strategjike që lidhen me investimet publike dhe asistencën e jashtme për sektorin e arsimit para dorëzimit në Qeveri.

shqyrtimin dhe miratimin e inputit sektorial të sektorit të arsimit për programin vjetor të punës së Qeverisë, para dorëzimit në SKQ.

Monitorimi i implementimit të Kornizës Strategjike të Sektorit të Arsimit, prioritetet e politikave, planin e punës, planin e buxhetit.

Komisioni do të kryesohet nga Ministri (ose Zëvendës Ministri, në emër të tij/saj); koordinohet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe përbëhet nga drejtorët e Departamenteve/drejtuesit e programeve. Në varësi të temave, mund të shtohen zyrtarë të tjerë sipas nevojës. Grupi do të krijojë Komisionet Programore në nivel të sektorit/programi, të tilla si:

Komisionet Programore në varësi të programeve:

Komisioni Programor për planifikim dhe administrim Komisioni Programor për arsimin para-universitar Komisioni Programor për arsimin e lartë, shkencën dhe teknologjinë Komisioni Programor për arsimin profesional Komisioni Programor për investime kapitale

Komisionet programore do të kryesohen nga drejtuesit e programeve dhe do të përbëhen nga zyrtarët e institucioneve kyçe pjesëmarrës në programet gjegjëse. Agjencitë e pavarura, institucionet e arsimit dhe zyrtarët që përfaqësojnë komunat do të marrin pjesë në komisionet programore, sipas nevojës. Komisionet programore do të jenë përgjegjës për sigurimin dhe përgatitjen e propozimeve për çështjet siç specifikohet në përshkrimet e punës së mësipërme të Komisionit për Menaxhim Strategjik, përfshirë këtu kornizën strategjike për fushën e programit, politikat prioritare, propozimet buxhetore, planin vjetor të punës, monitorimin dhe raportimin e implementimit të objektivave strategjike përkatëse.

Pas ngritjes së Komisionit për Menaxhim Strategjik, Ministri i Arsimit do të nxjerrë vendimin për përcaktimin e përgjegjësive/përshkrimit të punës , përbërjen e KMS dhe mekanizmave të tjera të propozuara në kuadër të sektorit të arsimit.

10

Page 11: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

3.2. KORNIZA E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK PËR SEKTORIN E ARSIMIT

Deklarata e problemit

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (2011-2016) definon procesin e planifikimit strategjik të sektorit. PSAK shënoi një zhvillim dhe përpjekje të rëndësishme në drejtim të planifikimit të gjerë sektorial. PSAK deri në një masë të madhe ka konsoliduar sistemin e planifikimit të para vitit 2010 në shumicën e nën-sektorëve të arsimit. Megjithatë, ai nuk ka arritur të inkorporojë objektiva të rëndësishme strategjike në arsimin e lartë, shkencë dhe inovacion. Dokumente të tjera strategjike janë zhvilluar në vitet pasuese duke shtuar barrën e raportimit, monitorimit dhe vlerësimit. Aktualisht ekzistojnë diku rreth njëzet plane të ndryshme, të cilat deri tani tejkalojnë kapacitetet e MASHT-it për të raportuar dhe monitoruar në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e zbatimit. Disa nga planet nuk janë të lidhura në mënyrë hierarkike me PSAK-un por as nuk janë integruar në planin vjetor të punës të ministrisë.

Drejtimi strategjik

Marr parasysh faktin se PSAK-u do të skadojë në vitin 2016, MASHT duhet të përgatitet që gradualisht të lëviz në drejtim të Strategjisë së ardhshme sektoriale. Ndërsa aktualisht, përveç përpunimit të raportit vjetor për sektorin e arsimit, nuk janë ndërmarrë përgatitje të veçanta vis-à-vis PSAK-ut të ri. Nga mësimet e nxjerra nga e kaluara, strategjia e ardhshme e Sektorit duhet të ankorohet në sektorin e KASH/buxhetit, p.sh. përdorimi i financimit të paraparë në KASH/buxhetin vjetor si bazë për objektivat dhe rezultatet e planifikimit në kuadër të Sektorit, duke e bërë kështu PSAK-u i pas 2016-tes një dokument realist dhe llogaridhënës. Që të ndodhë kjo, MASHT-i duhet të zhvillojë qasje gjithëpërfshirëse apo gjithë sektoriale në planifikim dhe analizim (përfshirë KASH dhe buxhetin) brenda sektorit qysh në këtë vit (2015). Përveç kësaj PSAK-u i ri duhet të përfshijë kriteret e integrimit evropian që rrjedhin nga MSA apo zbatimi i dokumenteve të kritereve të BE-së.

Procesi i përgatitjes së Strategjisë për Sektorin e Arsimit

Strategjia e Sektorit të Arsimit do të përfshijë vizionin afatgjatë të sektorit të arsimit, prioritetet afatmesme të politikave, planin e zbatimit, kornizën e vlerësimit të performancës dhe koston e implementimit. Strategjia e re brenda objektivave të sektorit do të reflektoj detyrimet e integrimit evropian dhe kriteret që i përkasin MASHT. Agjenda e integrimit evropian duhet të integrohet plotësisht dhe të reflektohet jo vetëm në strategji, por në të gjitha nivelet dhe fazat e planifikimit të ministrisë.

Udhërrëfyesi i SPI për sektorin e arsimit në kuadër të kornizës së përgjithshmë të SPI-së është edhe një udhëzues për MASHT-it dhe institucionet e saj ndihmëse për një sistem të ri të planifikimit të integruar në sektorin e arsimit. Ai përfshinë: procesin e vlerësimit gjithëpërfshirës për zbatimin e PSAK-ut, procesin e hartimit të strategjisë së sektorit të arsimit, përcaktimin e standardeve të dokumentit të ri sektorial, ndërlidhja e saj me; burimet financiare për zbatim, me agjendën e integrimit në BE për sektorin e arsimit, dhe me mekanizmat e monitorimit dhe zbatimit në nivel të përgjithshëm të sektorit të arsimit.

11

Page 12: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Funksionalizimi dhe monitorimi i strategjisë së sektorit të arsimit- përqendrimi në zbatim

Duhet që të prezantohen dy procese dhe risi institucionale:

SI PROCES - Udhërrëfyesi i zbatimit të Strategjisë së sektorit të arsimit dhe Procedurat Standarde Operative për SPI në arsim

INSTITUCIONAL - Forcimi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në kuadër të MASHT-it

Pas vendimit të Qeverisë për institucionalizimin e procesit të zhvillimit të SKZH, ministri i MASHT-i duhet të vendosë për procesin e zhvillimit të Strategjisë së Sektorit të Arsimit dhe SPI të MASHT.

Udhërrëfyesi i zbatimit të Strategjisë së sektorit të arsimit dhe Procedurat Standarde Operative për SPI në arsim

Korniza për Udhërrëfyesin e SPI specifikon sistemin në nivelin e përgjithshëm të Qeverisë, e zhvilluar nga Qeveria, si dhe standardet e përgjithshme për SPI në nivel sektorial.

Kërkesat e monitorimit në nivel sektorial në të ardhmen do të fokusohen mbi treguesit dhe synimet e nivelit sektorial.

Pas Udhërrëfyesit për Implementimin e SKZH, fuqimisht sugjerohet Udhërrëfyesi SPI në sektorin e arsimit si një mekanizëm për monitorimin efektiv të sektorit të arsimit me fokus në zbatim dhe ofrim.

A. Forcimi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në kuadër të MASHT-it

Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave do të shërbej si strukturë kryesore e bashkërendimit dhe menaxhimit për zbatimin e Udhërrëfyesit SPI për Sektorin e Arsimit, lidhjen e saj me nivelin qendror të qeverisjes dhe me strukturat e tjera brenda sektorit të arsimit.

Në zbatimin e Udhërrëfyesit SPI në sektorin e arsimit, DIEKP do të shërbejë si një organ bashkërendues dhe mbështetës i Komisionit për Menaxhim Strategjik dhe Komisioneve tjera nën-sektoriale të SIP. DIEKP duhet të siguroj përfshirjen e masave të Udhërrëfyesit në kuadër të planit vjetor të integruar të punës dhe për të prodhuar raportin tremujor dhe raportin vjetor mbi Zbatimin e udhërrëfyesit për SPI-në në arsim.

Gjatë vitit 2015, DIEKP do të mbështetet në përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës në përputhje me mandatin e departamentit dhe strategjinë e ministrisë. Kjo do të bëhet përmes

12

Page 13: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

rishikimit funksional të departamentit e pasuar nga përshtatjet në përshkrimet e vendeve të punës. Kërkohen trajnime të rregullta në punë dhe individuale për të siguruar se detyrat dhe përgjegjësitë e reja të aplikohen plotësisht, dhe për zhvillimin gradual të kompetencave të kërkuara për vazhdimin e kryerjes së aktiviteteve. Realizimi i raportit vjetor të progresit të SPI në arsim mund të planifikohet si në vijim:

Në vitin 2016, Strategjia e Sektorit të Arsimit do të përgatitet dhe miratohet

Në vitin 2018, do të përgatitet raporti i progresit mbi zbatimin e SPI për të prezantuar rezultatet e objektivave të strategjisë së sektorit të arsimit

Në vitin 2017, do të përgatitet një raport bazë që përmban treguesit e rinj të nivelit të lartë; dhe

Në vitin 2019 - tutje, duhet të zhvillohet një rishikim afatmesëm i zbatimit të strategjisë sektoriale dhe sipas nevojës disa tregues mund të rishikohen si dhe të futen treguesit e ri.

Grafiku i mëposhtëm ilustron sekuencën e zhvillimit dhe zbatimit të PSAK 2016-18.

13

2015

2017

2018

Raporti i zbatimit të

PSAK

I kombinuar me raportet vjetore të ministrisë bazuar në udhërrëfyesin SIP

2016

KMS vendos mbi qasjen dhe periudhën e përgatitjes së Strategjisë së re të Sektorit të arsimit

Përcakton qasjen për përgatitjen e implementimit të politikave të tjera specifike të lidhura me PSAK.

Udhërrëfyesi i zbatimit të PSAK

PSAK i ri

Raporti i 1rë i Progresit të PSAK të ri

Raporti i 2të i Progresit të PSAK të ri

të rishikohen objektivat e strategjive sektoriale në arsim në përputhje me SKZH e rishikuar dhe përditësuar si dhe zhvillimet e reja në sektorin e arsimit (sipas nevojës)

Rishikimi i PSAK të ri

2020

Figura: Fazat e PSAK 2015-2018

Page 14: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Veprimet e rekomanduara

Në vitin 2015 MASHT-i duhet të hartojë raportin gjithëpërfshirës të zbatimit të PSAK dhe të miratojë atë në KMS.

KMS vendos mbi qasjen dhe për një plan të detajuar të punës për të përgatitur Strategjinë e re të Sektorit të Arsimit.

Gjatë vitit 2016 MASHT-i duhet të përgatisë Strategjinë e re për sektorin e arsimit, përfshirë edhe planin e zbatimit të saj, vlerësimin dhe kornizën e vlerësimit të performancës,që integron çështjet e integrimit evropian të sektorit të arsimit në të gjitha komponentët e strategjisë.

MASHT-i duhet të zhvillojë një kalendar të planifikimit, që integron të gjitha proceset e planifikimit dhe monitorimit në sektorin e arsimit.

14

Page 15: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

3.3. KORNIZA AFATMESME E SHPENZIMEVE/BUXHETI VJETOR

Deklarata e problemit

Pjesa e KASH-it që lidhet me për arsimin si në sektorët e tjerë ka ende nevojë për progres në mënyrë që të mund të përkthehen prioritetet e politikave sektoriale të arsimit në një kornizë të planifikimit të shpenzimeve operative, përmes KASH dhe buxhetit vjetor. Bazuar në raportin e vlerësimit të mangësive, i përgatitur nga projekti për mbështetjen e MASHT-it, KASH sipas strukturës aktuale administrative nuk është i përshtatshëm për të mbështetur buxhetimin e sektorit të arsimit në bazë të politikave. Buxheti për vitin 2015, ende ka nevojë për përmirësime në ndërmarrjen e qasjes sektoriale për planifikim afatmesëm, nëpërmjet KASH-it sektorial dhe i pasqyruar në buxhet.

Përveç kësaj, MASHT gjithashtu nuk ka një kontroll të plotë të financimit të sektorit të arsimit. Pjesë të rëndësishme të mjeteve të sektorit alokohen direkt në komuna apo në Universitetin e Prishtinës pa ndonjë kontrollim efektiv të procesit të alokimit nga MASHT. Pra, vetëm 21% e financimit të sektorit shkon në mënyrë efektive përmes buxhetit të alokuar direkt të MASHT-it. Në MASHT nuk ka asnjë informacion/të dhëna gjithëpërfshirëse të bazuara në modalitetet, të tilla si të dhënat bazë të performancës, në lidhje me të gjitha këto rrjedha të financimit të sektorit.

Drejtimi strategjik

KASH duhet të bazohet plotësisht në strategjinë sektoriale për arsim. KASH duhet të përcaktoj metodologjitë dhe standardet që vlejnë për të gjithë kornizat e planifikimit, duke filluar nga PSAK, Pro-memoria e sektorit të arsimit, ose kornizën për caktimin e prioriteteve të ardhshme, si udhëzime për planifikim vjetor për sektorin e arsimit. Buxheti vjetor duhet të ndjekë plotësisht KASH. Planifikimi i buxhetit duhet të bazohet në programet për të gjitha shpenzimet e programit.

Përmirësimet e propozuara të procesit

Përmirësimi i planifikimit të buxhetit në kuadër të sektorit të arsimit duhet të përqendrohet në segmentet e mëposhtme:

a) Përmirësimi i vendimmarrjes lidhur me KASH/buxhetin vjetor

Ndryshimet e mëposhtme nga praktika e kaluar duhet të zbatohen menjëherë:

Nevojitet përfshirja e nivelit politik në procesin e politikave dhe buxhetimit. PSAK ka një grup drejtues, i cili fokusohet vetëm në zbatimin e PSAK. Ministria në baza ad hoc gjithashtu krijon një grup pune për të përgatitur dorëzimin e buxhetit ku marrin pjesë edhe këshilltarët politikë të ministrit. Një tjetër grup ngritët çdo vit për përgatitjen e RPV. Krijimi i Komisionit për Menaxhim Strategjik do të zëvendësojë të gjitha grupet ad hoc. KMS do të jetë një mekanizëm i përhershëm, i cili do të diskutojë dhe miratojë prioritetet

15

Page 16: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

e sektorit të arsimit dhe do të jetë përgjegjës për të gjitha vendimet që lidhen me KASH/buxhetin vjetor.

Kalendari buxhetor duhet të avancohet dhe sinkronizohet në mënyrë të konsiderueshme me proceset e tjera të planifikimit;

b) Përmirësimi i procesit të orientimit strategjik të KASH/ buxhetit

Zhvillimi i PSAK të ri pritet të përmirësojë procesin e planifikimit të buxhetit.

PSAK-u i ri dhe mekanizmat e menaxhimit dhe koordinimit do të duhet të përmirësojnë lidhjet midis KASH me kornizën strategjike të sektorit të arsimit.

c) Përmirësimi i strukturës së KASh/buxhetit

Në sektorin e arsimit duhet të futet një strukturë e buxhetit e bazuar në programe. Kjo duhet të përfshijë ndërlidhjen e kufirit të shpenzimeve ne KASH të ministrisë me programin e prioriteteteve të politikave, objektivave, rezultateve, treguesve/synimeve dhe aktiviteteve, gjatë një periudhe tre vjeçare siç specifikohet në strategjinë e sektorit të arsimit.

Kufiri i shpenzimeve të MASHT/sektorit duhet të zbërthehet më tej në kufijtë e programit.

Miratimi i një strukture buxhetore bazuar në program kërkon procedura dhe udhëzime të reja për përgatitjen e KASH/buxhetit vjetor. Procedurat e reja duhet futur në bazë të: identifikimit të bazës së politikave të programeve (deklaratën e prioriteteve të politikave programore); dhe zhvillimin e një plani të shpenzimeve bazuar në program;

d) Përmirësimi i konsistencës ndërmjet buxhetit vjetor dhe KASH-it

Pas vendimit të Qeverisë për bashkimin e BDMS dhe PIP në një softuer të integruar të planifikimit të buxhetit, në bazë të procedurave të reja dhe strukturës programore të buxhetit do të lehtësojë zbatimin e buxhetimit të bazuar në program për sektorin e arsimit.

e) Përmirësimi i ciklit dhe kalendarit të planifikimit të KASH/buxhetit

Ekziston nevoja për zhvillimin e një  kalendari vjetor të planifikimit për sektorin e arsimit. Kalendari do të përfshijë procesin e përgatitjes së buxhetit vjetor/KASH, lidhjen e saj me zhvillimin e prioriteteve/politikave dhe integrimit në BE në kuadër të sektorit të arsimit.

Kalendari i Planifikimit duhet të jetë në linjë me kalendarin e planifikimit të Qeverisë mbi zhvillimin e prioritet të planifikimit KASH/buxhetit.

f) Përmirësimi dhe përputhja e projektit të investimeve publike me prioritetet dhe procesin e planifikimit strategjik.

MASHT-i duhet të zbatojë një proces të revitalizuar të planifikimit dhe menaxhimit për investimet publike (si të atyre të jashtme dhe brendshme) që lidh propozimet apo strategjitë e sektorit të arsimit, identifikon projektet e përshtatshme më herët në fazën e

16

Page 17: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

planifikimit, përmirëson cilësinë e vlerësimit, dhe rrit normën aktuale kundrejt disbursimit të planifikuar. Planifikimi duhet të integrohet plotësisht brenda KASH dhe kalimin projekt-pas-projekti në bazë të politikave të sektorit të arsimit. Sistemi i ri duhet të jetë gjithëpërfshirës, përfshirjen e të gjitha aktiviteteve të financimit nga brenda ose jashtë.

Veprimet e rekomanduara

Me poshtë janë të përmbledhura veprimet e rekomanduar të cilat mund të kryhen gjatë periudhës 2015-2017, të cilat duhet të ndikojnë në KASH në përputhje me zbatimin e përgjithshëm të SIP-it.

Rishikimi i kalendarit të KASH/Buxhetit Vjetor, në përputhje me kalendarin e nivelit të gjerë të Qeverisë.

Një strukturë e re e buxhetit programeve pilotohet duke përdorur forma të ndara të kërkesave për buxhet.

Integrimi/harmonizimi i procesit të rishikimit dhe prioritizimit të investimeve publike në strukturën e re të planifikimit strategjik nën SPI.

Zhvendosja e planifikimit të investimeve publike nga qasja projekt-pas-projekti në baza të politikave sektoriale ku investimet publike identifikohen për të realizuar objektivat e politikave strategjike të sektorit të arsimit dhe për të përforcuar prioritetet strategjike të arsimit përmes procesit të KASH/Buxhetit Vjetor.

Përmirësimi i PIP për procedurat e përzgjedhjes së sektorit, inkurajimin e një qasje proaktive, në faza të hershme e identifikimit dhe përzgjedhjes se projektit, ku projektet e investimeve publike janë paraqitur për rishikim dhe miratim para KASH/ Buxhetin Vjetor dhe vendimeve për financim nga jashtë.

Përfshirja në KASH 2017-2019 e prioriteteve indikativë të PSAK së re, Plani për Zbatimin e MSA objektivat dhe synimet e Programit Qeveritarë.

Përmirësimi i kostos së PSAK-së së re, rezultatet për tre vitet e para të KASH-it.

Në përputhje me udhëzimet e Qeverisë MASHT-i duhet të përgatisë udhëzime e reja për përgatitjen e KASH/Buxhetit vjetor bazuar në "strukturën e programit", që do të futet në vitin 2016.

Departamentit për Buxhet duhet t’i ofrohet aftësim/trajnim mbi “strukturën buxhetore të bazuar në program” si dhe procedurat e ndërlidhura.

17

Page 18: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

3.4. MENAXHIMI I ASISTENCËS SË JASHTME

Deklarata e problemit

Menaxhimi i asistencës së jashtme në sektorin e arsimit ka qenë i dobët dhe u përball me sfida të vazhdueshme. Procesi i vendimmarrjes për projektet e donatorëve është kryesisht ad hoc dhe shumica të nxitura nga donatorët. Kapacitetet e MASHT-it për koordinim kanë qenë të dobëta ndërsa mungojnë mekanizmat dhe mjetet e duhura për të siguruar vendime bazuara në politika dhe prioritete. Është thelbësore që procesi i planifikimit dhe prioritizimit të projekteve të financuara nga donatorët të ri-organizohet në përputhje me strukturën e re të SPI-së.

Gjendja aktuale

Koordinimi i mbështetjes së donatorëve në kuadër të sektorit të arsimit është përgjegjësi e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, aktualisht i përbërë nga 9 zyrtarë. Një prej tyre i është caktuar detyra e koordinimit të mbështetjes së donatorëve. Sektori i arsimit në Kosovë përkrahet nga donatorë të shumtë në të gjitha nivelet e sistemit arsimor (qendror, komunal, shkollë) si dhe në të gjitha fushat e arsimit (parauniversitar, universitar, AAP etj). Në disa mënyra, MASHT-i është një nga agjencitë më të "dendura" në aspektin e mbështetjes nga partnerët e ndryshëm zhvillimor, dhe me siguri se kjo situatë do të vazhdojë edhe në një periudhë afatmesme. Përderisa kjo është në të mirë të sektorit, gjithashtu bën thirrje për nevojën e koordinimit të përpjekjeve më efektive të palëve të interesuara.

PSAK është menduar të jetë korniza kryesore strategjike për shpërndarjen e ndihmës së partnerëve zhvillimor në sektorin e arsimit. Përveç procesit të KASH/planifikimit buxhetor, PSAK-u ofron pak udhëzime për rolin e asistencës së jashtme në ofrimin e objektivave strategjike apo sektoriale. Ky boshllëk zvogëlon ndikimin e strategjisë sektoriale dhe tërësinë e performances së shpenzimeve.

Koordinimi i asistencës së jashtme bëhet nëpërmjet takimeve të rregullta mes donatorëve dhe MASHT-it. Projektet e donatorëve (dhe menaxherët e programeve) gjithashtu në mënyrë aktive bashkëveprojnë dhe koordinojnë mbi baza dypalëshe, madje disa donatorë u bashkuan me qëllim që të krijojnë Fondin e Bashkuar për Sektorin e Arsimit që synon ngritjen e kapaciteteve të MASHT-it. Të dy këto janë iniciativa të mira për koordinimin e donatorëve.

Pavarësisht përpjekjeve të tilla, praktika e rregullt e koordinimit në nivel teknik ndërmjet projekteve të ndryshme të financuara nga donatorët ende nuk është i zhvilluar kur është fjala për lidershipin e MASHT-it në këtë proces. Për shkak të kufizimeve të kapaciteteve në DEIKP, udhëheqja dhe koordinimi i nivelit teknik i është lënë donatorëve dhe vetë projekteve. Megjithatë, rruga përpara kërkon një mekanizëm të vetëm koordinues për koordinimin e agjendës për zhvillimin e politikave, buxhetit dhe mbështetjes së asistencës së donatorëve. Kjo do të lehtësonte më shumë prioritetet e sektorit të arsimit duke nxitur programimin e asistencës së donatorëve për tu siguruar që mangësitë kritike janë identifikuar dhe plotësuar në një mënyrë

18

Page 19: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

ku donatorët e sektorit shtojnë vlerën për përpjekjet e Qeverisë dhe pa rrezikun e dyfishimit të njëri-tjetrit.

Drejtimi strategjik

MASHT-i duhet të forcojë mekanizmat institucional dhe të zbatojë një sistem të revitalizuar për planifikimin dhe menaxhimin e asistencës së jashtme që përafron financimet e donatorëve me prioritetet qeveritare dhe të sektorit arsimit në kuadër të strategjisë së sektorit arsimit, identifikon projekte të përshtatshme qysh në fazën e planifikimit, përmirëson cilësinë e vlerësimit, dhe ngrit normën aktuale mes raportin planifikim-shpenzim. Integrimi i financimit nga asistenca e jashtme në KASH dhe buxhetin vjetor duhet të jenë prioritet. MASHT-i duhet gjithashtu të zhvillojë mekanizmat dhe mjetet për të siguruar menaxhimin e duhur të asistencës së jashtme.

Përmirësimet e propozuara të procesit

Në vijim mund ti shihni përmirësimet e propozuara të procesit:

i. MASHT-i duhet të mbështesë DIEKP-në për të forcuar kapacitetet për të marrë përsipër koordinimin e donatorëve, të rrisë pronësinë në planifikimin e mbështetjes së donatorëve dhe përafrojnë mbështetjen e tyre me politikën prioritare në sektorin e arsimit.

ii. KMS-ja për Arsimin që merret me menaxhimin e proceseve të planifikimit duhet të jetë gjithashtu përgjegjës, në nivel strategjik, për menaxhimin e asistencës së jashtme për sektorin e arsimit.

iii. Komisionet programore do të merren me koordinimin e ndihmës së donatorëve brenda fushës së tyre. Ata do të iniciojnë dhe shqyrtojnë projekt propozimet dhe do bashkëbisedojnë me donatorët dhe kontribuuesit e tjerë në sektorin e arsimit.

iv. DIEKP duhet të krijojë një portë të thjeshtë informimi për të gjithë asistencën teknike në vazhdim e sipër si dhe të planifikuar (dhe për fondet) për sektorin e arsimit, me qëllim rritjen e nivelit të shkëmbimit të informacionit, koordinimit dhe sinergjisë.

v. Procedurat e reja të qarta për forcimin e menaxhimit të asistencës së jashtme dhe vendimmarrjes në sektorin e arsimit, bazuar në strukturën e SPI-së .

vi. Procedurat e reja të menaxhimit të asistencës së jashtme që sigurojnë se propozim-projektet e financuara nga donatorët janë identifikuar dhe shqyrtuar përmes sistemit të planifikimit strategjik të Qeverisë dhe vendimet për shpërndarjen e projekteve të asistencës së jashme duhet të ndjekin të njëjtin “proces të rishikimit në tre faza”.

19

Page 20: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

3.5. MONITORIMI I INTEGRUAR

Deklarata e problemit

Pavarësisht përmirësimeve në sistemin e planifikimit, më shumë korniza të planifikimit rezultojnë në fragmentimin e sistemit të monitorimit dhe raportimit. Plani vjetor i punës si pjesë e kornizës së Qeverisë dhe plani vjetor i punës së ministrisë kanë një kornizë të monitorimit. Por kjo nuk përfshinë si duhet planin e MASHT-it për ngritjen e kapaciteteve, strategjinë e komunikimit dhe aktivitetet që lidhen me agjencitë. Rishikimi i Përbashkët Vjetor i PSAK është një tjetër kornizë për monitorim. Mungon një sistem unik i planifikimit të punës dhe monitorimit si dhe një mekanizëm për koordinimin e përhershëm ndërinstitucional.

Gjendja aktuale

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (2011-2016) identifikon procesin e planifikimit strategjik në këtë sektor. Gjithashtu, ka prezantuar edhe elementin thelbësor të Monitorimit dhe Vlerësimit (M & E) në këtë sektor. Sistemi i Menaxhimit të Informacionit në Arsim (SMIA) ofron mjetin për mbledhjen e të dhënave si dhe raportimin dhe komunikimin e rezultateve të planit. Plani vjetor i zbatimit përkthen objektivat e strategjisë në veprime të verifikueshme, ndërsa Rishikimi i Përbashkët Vjetor (RPV) është platformë vlerësimin dhe rishikimin e progresit të arritur në zbatimin e planit të veprimit.

Dokumente të tjera strategjike janë zhvilluar në vitet vijuese duke shtuar barrën e raportimit, monitorimit dhe vlerësimit. Ka rreth njëzet plane të ndryshme, të cilat, deri tani tejkalojnë kapacitetet e MASHT-it për të raportuar dhe monitoruar në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e zbatimit. Disa nga planet nuk janë të lidhura në mënyrë hierarkike me PSAK-në as të integruar në planin vjetor të punës së ministrisë. Nuk ka asnjë ndjenjë se PSAK-ja është kulmi i planifikimit, monitorimit dhe raportimit të sektorit.

Në nivel qeverie, plani vjetor i punës së qeverisë shërben si dokumenti kryesor i planifikimit si dhe mjet për raportimin e jashtëm. Ndërsa Plani Vjetor i Veprimit i MASHT-it është dokumenti kryesor i brendshëm i planifikimit. Ajo kryesisht ndjek strukturën e Ministrisë, nuk përfshin aktivitetet që lidhen me agjencitë ekzekutive, që në fakt mund të jetë dobësia kryesore e këtij plani, pasi që agjencitë kryejnë aktivitete të rëndësishme për arritjen e PSAK-ut dhe kornizave të tjera strategjike për sektorin e arsimit. Raportimi i planit vjetor të punës bëhet në baza mujore, tremujore dhe vjetore.

Disa dokumente dhe korniza tjera të planifikimit imponojë më shumë se një mekanizmëm të raportimit dhe monitorimit. Disa prej këtyre kornizave nuk kanë system të raportimit, p.sh. Plani për ngritjen e kapaciteteve apo plani për komunikim në MASHT, nuk janë të harmonizuara me planin vjetor të punës dhe nuk kanë një kornizë të monitorimit dhe raportimit. Sistemi vjetor i raportimit mbi zbatimin e PSAK-së i quajtur si Rishikimi i Përbashkët Vjetor është menduar të ofroj një sistem gjithëpërfshirës të monitorimit dhe vlerësimit. Megjithatë, sistemi ka ende nevojë që të përmirësohet dhe integrohet me sistemet e tjera. Përveç të SMIA-së dhe sistemeve tjera

20

Page 21: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

ekzistuese ka nevojë për një sistem të integruar për menaxhimin e informacionit për zbatimin e politikave për sektorin, e bazuar në kornizën strategjike të sektorit të arsimit.

Drejtimi strategjik

Prezantimi i Planit Integruar i Ministrisë për Monitorim dhe Raport Vjetor

Duhet të zhvillohet një Plan i Integruar i Monitorimit i MASHT-i si një kornizë e vetme e të gjitha aktiviteteve dhe iniciativave të sektorit të arsimit. Plani i integruar duhet të identifikojë rezultatet për të cilat lidershipi i MASHT-it dhe Qeverisë duhet të marrë raporte të rregullta të procesit. Plani i integruar duhet të përmbajë angazhimet e politikave kyçe, rezultatet e pritura, si dhe alokimet buxhetore për të gjitha veprimet e MASHT-it që duhet të jenë në përputhje me Zbatimin e udhërrëfyesit për SKZH, strategjinë e sektorit të arsimit, PVMSA-së dhe KASH.

Së dyti, në fillim të vitit ardhshëm duhet të përgatitet një raport vjetor, duke treguar nëse janë arritur apo jo rezultatet e tyre të pritshme në vitin e përfunduar. Raporti vjetor duhet të përfshijë informacione mbi rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar dhe të specifikoj sfidat dhe pengesat. Raporti duhet të përfshijë informacione në lidhje me ekzekutimin e buxhetit dhe të performancës. Raporti duhet të prezantohet dhe diskutohet nga Komisioni për Menaxhim Strategjik për sektorin e arsimit. Rezultati i performancës së vitit fundit duhet të informojë fillimin e procesit të përgatitjes së KASH-it.

Ministria është rekomanduar të krijoj një sistem për menaxhimin e informacioni të bazuar në internet (ueb), e cila, duhet të përmbajë objektivat strategjike, planin afatmesëm për zbatimin e strategjisë, planin vjetor të punës dhe raportet e progresit.

Struktura e planit dhe raportit duhet të ndjekë strukturën e PSAK-së dhe buxhetit të programit në kuadër të sektorit të arsimit dhe do të përfshijë aktivitete e politikave që përkasin edhe jashtë MASHT-it. Plani vjetor i punës dhe raporti i MASHT-it duhet të zhvillohen në kuadër të përgatitjes dhe monitorimit të PVPQ. Raportimi duhet të jetë pjesë e sistemit të integruar të raportimit të qeverisë sa i përket metodologjisë, strukturës, afateve kohore etj ndërsa planet dhe raportet duhet të bëhen publike.

Përmbajtja e propozuar e Planit të integruar të Ministrisë/sektorit të arsimit

- Mesazhi i Ministrit- Roli i ministrisë në ofrimin e një kornize afatgjate të strategjisë kombëtare- Qëllimët dhe objektivat kyçe të politikave të strategjisë së sektorit të arsimit - Kontributet kyçe të strategjive ndërsektoriale - Rezultatet kryesore të planifikuara, synimet e rezultatit, dhe buxheti i aprovuar (nga

programi - Iniciativat kryesore të integrimit evropian- Iniciativat kryesore të legjislacionit- Projektet kryesore të investimeve publike

21

Page 22: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

- Projektet kryesore të asistencës së jashtme

Përgatitja e planit punës dhe raportit vjetor duhet të koordinohen nga DIEKP. Takimet tremujore duhet të mbahen në mes të institucioneve/udhëheqësve të programit për të shqyrtuar dhe diskutuar progresin dhe veprimet e nevojshme.

Një metodologji e raportimit dhe monitorimit për sektorin e arsimit duhet të zhvillohet dhe miratohet nga MASHT-i.

Planifikimi dhe raportimi i integruar në kuadër të sektorit të arsimit do të thotë zhvillimin e një plani dhe raport progresi të vetëm që konsiston me:

Planifikimin: Plani vjetor i punës së MASHT/sektorit arsimit Plani i ngritjes së kapaciteteve të MASHT Strategjia e komunikimit e MASHT Planet operative të strategjive specifike nën-sektoriale

Monitorimi dhe Raportimi: Sistemi i raportimit të të gjitha këtyre dokumenteve. Sistemet e menaxhimit të informacionit në kuadër të sektorit të arsimit (SMIA, sistemi i

investimeve kapitale, sistemi i informimit në arsimin professional, dhe sistemi i arsimit të lartë.

Veprimet e rekomanduara

Zhvillimi i një metodologjie të raportimit dhe monitorimit për sektorin e arsimit i cili do të përcaktojë përgatitjen e metodologjisë, strukturën e përbashkët etj., për planifikim, monitorim dhe raportim;

Qartësoj rolet dhe përgjegjësitë për planifikimin, monitorimin dhe raportimin brenda koordinimit të sektorit të arsimit me qeverinë qendrore.

MASHT mund të zhvilloj një sistem elektronik të raportimit dhe monitorimit i bazuar në ueb. Sistemi do të përfshijë objektivat strategjike, planin afat-mesëm, reformat vjetore të politikave dhe informacion për zbatimin e politikave të strategjisë që do të përditësohen në periudhën e përfundimit të gjashtë mujorit dhe vitit.

Raporti vjetor i MASHT-it, duhet të hartohet (më së voni kah mesi i muajit shkurt 2016) identifikon rezultatet e arritura kundrejt angazhimeve dhe miratimit buxhetor të përcaktuara në Raportin e Integruar Vjetor të Ministrisë për vitin 2015. Ajo duhet të informojë fillimin e procesit të përgatitjes së KASH-it. KMS-ja të informohet për rezultatet e monitorimit për vitin 2015. Ky aktivitet duhet të përsëritet çdo vit.

22

Page 23: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

4. PËRMBLEDHJE E VEPRIMEVE TË REKOMANDUARA

1. SISTEMI I VENDIM-MARRJES DHE BASHKËRENDIMIT

Një Komision për Menaxhim Strategjik duhet të krijohet dhe udhëhiqet nga Ministri i MASHT-it. Menaxhmenti i lartë i ministrisë do të formojë grupin dhe të sigurojë cilësinë e vendim-marrjes, duke planifikuar dhe monitoruar zbatimin e politikave të sektorit të arsimit.

Komisioni do të krijojë Komisionet Programore në nivel sektori/programi, për shembull.

Komision programor për planifikim dhe administrim Komision programor për arsimin parauniversitar Komision programor për arsimin e lartë, shkencë dhe teknologji Komision programor për arsimin profesional Komision programor për investime kapitale

Me themelimin e Komisionit për Menaxhim Strategjik, ministri i arsimit do të nxjerrë vendimin për përcaktimin e pergjegjësive dhe përbërjen e KMS-së dhe mekanizmave tjera të propozuara në kuadër të sektorit të arsimit.

2. KORNIZA STRATEGJIKE E PLANIFIKIMIT PËR SEKTORIN E ARSIMIT

Në vitin 2015 MASHT-i duhet të hartojë raportin gjithëpërfshirës të zbatimit të PSAK-ut dhe miratimin nga KMS-ja

KMS-ja vendos mbi qasjen dhe planin e detajuar të punës për përgatitjen e Strategjisë së re për sektorin e arsimit.

Gjatë vitit 2016 MASHT-i duhet të përgatisë Strategjinë e sektorit të arsimit, duke përfshirë edhe planin e zbatimit të saj, vlerësimin dhe kornizën e vlerësimit të performancës së integruar të çështjeve të integrimit evropian për arsimin në të gjithë komponentët e strategjisë.

MASHT-i duhet të zhvillojë një kalendar të planifikimit, që integron të gjitha planifikimet, dhe proceset e monitorimit në sektorin e arsimit.

3. KORNIZA AFATMESME E SHPENZIMEVE/BUXHETI VJETOR

Rishikimi i kalendarit të KASH/Buxhetit Vjetor, në përputhje me kalendarin e nivelit të gjerë të Qeverisë.

23

Page 24: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Një strukturë e re e buxhetit programeve pilotohet duke përdorur forma të ndara të parashtrimit të buxhetit.

Integrimi/harmonizimi i procesit të rishikimit dhe prioritizimit të investimeve publike në strukturën e re të planifikimit strategjik nën SPI.

Zhvendosja e planifikimit të investimeve publike nga qasja projekt-pas-projekti në baza të politikave sektoriale ku investimet publike identifikohen për të realizuar objektivat e politikave strategjike të sektorit të arsimit dhe për të përforcuar prioritetet strategjike të arsimit përmes procesit të KASH/Buxhetit Vjetor.

Përmirësimi i PIP për procedurat e përzgjedhjes së sektorit, inkurajimin e një qasje proaktive, faza e hershme e identifikimit dhe përzgjedhjes se projektit, ku projektet e investimeve publike janë paraqitur për rishikim dhe miratim para KASH/ Buxhetin Vjetor dhe vendimeve për financim nga jashtë.

Përfshirja në KASH 2017-2019 e prioriteteve indikativë të PSAK së re; Plani për Zbatimin e MSA objektivat dhe synimet e Programit Qeveritar.

Përcaktimi i kostos së PSAK-së së re, rezultatet për tre vitet e para të KASH-it.

Në përputhje me udhëzimet e qeverisë MASHT-i duhet të përgatisë udhëzime e reja për përgatitjen e KASH/Buxhetit vjetor bazuar në "strukturën e programit", që do të futet në vitin 2016.

Departamentit për Buxhet duhet t’i ofrohet aftësim/trajnim mbi “strukturën buxhetore të bazuar në program” si dhe procedurat e ndërlidhura.

4. MENAXHIMI I ASISTENCËS SË JASHTME

MASHT-i duhet të mbështesë DIEKP-në për të forcuar kapacitetet për të marrë përsipër koordinimin e donatorëve, të rrisë pronësinë në planifikimin e mbështetjes së donatorëve dhe përafrojnë mbështetjen e tyre me politikën prioritare në sektorin e arsimit.

KMS-ja për Arsimin që merret me menaxhimin e proceseve të planifikimit duhet të jetë gjithashtu përgjegjës, në nivel strategjik, për menaxhimin e asistencës së jashtme për sektorin e arsimit.

Komisionet programore do të merren me koordinimin e ndihmës së donatorëve brenda fushës së tyre. Ata do të iniciojnë dhe shqyrtojnë projekt propozimet dhe do bashkëbisedojnë me donatorët dhe kontribuuesit e tjerë në sektorin e arsimit.

DIEKP duhet të krijojë një portë të thjeshtë informimi për të gjithë asistencën teknike në vazhdim e sipër si dhe të planifikuar (dhe për fondet) për sektorin e arsimit, me qëllim rritjen e nivelit të shkëmbimit të informacionit, koordinimit dhe sinergjisë.

Procedurat e reja të qarta për forcimin e menaxhimit të asistencës së jashtme dhe vendimmarrjes në sektorin e arsimit, bazuar në strukturën e SPI-së .

24

Page 25: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Procedurat e reja të menaxhimit të asistencës së jashtme që sigurojnë se propozim-projektet e financuara nga donatorët janë identifikuar dhe shqyrtuar përmes sistemit të planifikimit strategjik të qeverisë dhe vendimet për shpërndarjen e projekteve të asistencës së jashtme duhet të ndjekin të njëjtin “proces të rishikimit në tre faza”.

5. MONITORIMI DHE RAPORTIMI I INTEGRUAR

Zhvillimi i një metodologjie të raportimit dhe monitorimit për sektorin e arsimit i cili do të përcaktojë përgatitjen e metodologjisë, strukturën e përbashkët etj., për planifikim, monitorim dhe raportim;

Qartësoj rolet dhe përgjegjësitë për planifikimin, monitorimin dhe raportimin brenda koordinimit të sektorit të arsimit me Qeverinë.

MASHT mund të zhvillojë një sistem elektronik të raportimit dhe monitorimit i bazuar në ueb. Sistemi do të përfshijë objektivat strategjike, planin afat-mesëm, reformat vjetore të politikave dhe informacion për zbatimin e politikave të strategjisë që do të përditësohen në periudhën e përfundimit të gjashtë mujorit dhe vitit.

Raporti vjetor i MASHT-it, duhet të hartohet (më së voni kah mesi i muajit shkurt 2016) identifikon rezultatet e arritura kundrejt angazhimeve dhe miratimit buxhetor të përcaktuara në Raportin e Integruar Vjetor të Ministrisë për vitin 2015. Ajo duhet të informojë fillimin e procesit të përgatitjes së KASH-it. KMS-ja të informohet për rezultatet e monitorimit për vitin 2015. Ky aktivitet duhet të përsëriten çdo vit.

5. SHTOJCA – KALENDARI I ZBATIMIT TË SIP

25

Page 26: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Periudha Veprimi2015:shkurt -mars

Të finalizohen Udhërrëfyesit SPI për Sektorin e arsimit Të Informohet stafi menaxhues në MASHT për SPI në sektorin e

arsimit Të vendoset për kalendarin e Planifikimit Vjetor. Të finalizohet Raporti i Rishikimit të Përbashkët Vjetor të PSAK për

2014 dhe të mbahet Konferenca e RPV. Të hartohet Promemoria 2016-2018 për sektorin e arsimit Të fillon së zbatuari një strukturë e re e programit buxhetor për KASH

2016-20182015:prill-qershor

Të ngitet Komisioni për Menaxhim Strategjik dhe Komisionet Programore.

Të hartohen procedurat dhe planet e aktiviteteve për procesin e hartimit të raportit gjithëpërfshirës për zbatimin e PSAK

Të fillohet me hartimin e raportit gjithëpërfshirës për zbatimin e PSAK

KMS dhe komisionet programore të përgatisin projekt propozimet për buxhetin vjetor 2016

Të hartohen Procedurat Standarde Operative për zbatimin e SPI në sektorin e arsimit.

2015:korrik-shtator

Të finalizohet raporti gjithëpërfshirës për zbatimin e PSAK

Të rishikohet dhe analizohet projekt-buxheti vjetor 2016 bazuar në komentet e MF.

Të hartohen udhëzimet për kornizën e monitorimit dhe vlerësimit

Të hartohet udhërrëfyesi për SPI në arsim në nivelin komunal

Pilotimi i Sistemit SPI në një komunë

2015:Tetor -dhjetor.

Të hartohet Plani i parë i integruar vjetor për sektorin e arsimit për vitin 2016 dhe të miratohet nga KMS

Të përgatitet një Raport Vjetor për vitin 2015 dhe miratohet nga KMS

Të hartohen udhëzimet dhe të vendosen për hartimin e Strategjisë së re të sektorit të arsimit.

2016:Janar- qershor

KMS miraton kalendarin e planifikimit të integruar 2016

Të fillohet me përgatitjen e Strategjive të sektorit të arsimit (sa më shumë të jetë e mundur në 2016).

Të zhvillohen metodologjitë dhe standardet për përgatitjen e projektit të AJ dhe të procesit të parashtrimit (fazat e identifikimit, fizibilitetit dhe vlerësimit).

26

Page 27: masht.rks-gov.net · Web viewSistemi do të përfshijë gjithashtu një sistem unik të raportimit dhe monitorimit brenda sektorit të arsimit. Sipas kornizës së përgjithshme qeveritare

Të hartohen standardet dhe procedurat për zbatimin e SIP-në nivelin komunal dhe të prezantohet sistem në komuna.

Të prezantohet Sistemi për Menaxhim të Informacionit për zbatimin e politikave në sektorin e arsimit

2016:qershor -dhjetor

Të finalizohet dhe miratohet Strategjia e sektorit të arsimit.

Të fillohet hartimi i kornizës për vlerësimin e performancës për strategjinë e sektorit të arsimit

Të zhvillohet sistemi për menaxhimin e informacionit për zbatimin e politikave në sektorin e arsimit

Të përgatitet plani i integruar vjetor i punës 2017 bazuar në strategjinë e re për sektorin e arsimit

2017 KMS miraton kalendarin e planifikimit të integruar 2017

Të zhvillohen prioritetet e KASH dhe sektorit të arsimit MTEF bazuar në strategjinë e re sektoriale

Të përgatitet raporti vjetor i progresit 2016

27