maja korabi

3
Udhërrëfim nga marshi,maja e Korabit Shkruan Islam Lama Me duket se vendimi për pjesëmarrje në kte marsh me përfshiu me nxitim gjatë bisedës me Besnikun i cili kishte qenë poashtu i njohtuar nëpërmjet facebook-ut për një organizim të bjeshkatarëve nga Shqipëria.Edhepse nuk isha i pregatitur si duhet me paisje të nevojshme pë kushte dimrore të marshimit,vendosa që me paisjet që i kompletova disi, të kyqëm në treshin Islami, Besniku dhe Remziu nga shba Pashtriku e të sfidojë kte rast për mua të rrallë e të volitshëm pasi ndjehesha shkëlqyeshëm. U nisëm nga Gjakova aty rreth orës 7 të mëngjezit të shtunën me dt. me automjetin e Besnikut deri në Prizren ku në platon para qendrës tregtare ETC takuam bjeshkatarët tjerë pjesëmarrës në marsh nga Prizreni dhe Peja. Pas një freskimi me nga një ekspreso kafe të mëngjezit të cilën na qerosi kryetari Sadik Shporta nga shba Sharri nga Prizreni ,u nisëm rreth orës 9 për në Shqipëri me dy xhipa përplot të ngarkuar me paisjet e bjeshkatarisë.Në secilin xhip ishim nga shtatë veta.Në xhipin që kishte marrë nga shba Prishtina dhe e grahte bjeshkatari me përvojë Gjemajli Kelmendi nga Peja, ishim tre bjeshkatarë nga shba Pashtriku dhe tre nga shba Gjeravica e Pejës.Me ne në xhip ishte edhe Nehari Driza, një bjeshkatarë me përvojë nga Prizreni . Kaluam doganën e Morinës pa u ndalur shum me formalitetet doganore në të dy anët e kufirit. Pas kalimit nëpër qytetin e Kukësit , në kthesën në të majtë të rrugës magjistrale Kukës Tiranë, u drejtuam kah fshatrat në radhë për skajë bjeshkës së Gjallicës (Bicaj,Mustafaj etj.)dhe pas kalimit nëpër një rrugë të shumtën tokësore dhe vështirë të përballueshme për automjetet e rëndomta, arritëm në fshatin Radomira aty rreth orës 12.Këtu ishin parkuar mjaft automjete dhe ishin tubuar mjaft bjeshkatarë nga Shqipëria që kishin arritur më parë kryesisht nga Tirana.Pasi shkarkuam torbat dhe paisjet tona t`bjeshkatarisë nga automjetet, aty rreth orës 13 u nisëm prej fshatit Radomira(fshatit të fundit më afër bjeshkës së Korabit ) drejt kampit ku do të qëndronim një natë për fjetje. Disa prej bjeshkatarëve ngarkuan barrën mbi kuajt e fshatit ndërsa ne vendosëm të bartnim mbi supet tona deri te kampi për të cilin na vërtetuan se nuk ishte më largë se një orë e gjysëm ngritjeje në një teren jo aq të vështirë për marshim. Dhe vërtetë pa asnjë problem të madh kaluam kte rrugë dhe arritëm deri të kampi ku menjiherë filluam të ngrehim tendat. Pak para mbrëmjës pasi rregulluam plaqkat në tenda dhe bëm pregatitjet e duhura për fjetje, nga Korabi u lëshuan ret që paralajmruan një natë të fohët dhe aq më shum flluan disa riga dëbore me një erë të ftohët.Mendimi i parë që më përshkojë ishte se si do t`ia bëjmë pa dru zjarri megjithëse aty pranë kampit ishte një stan i lënë pas dore me disa drunjë për tokë. Me Neharin dhe shokët tjerë filluam të mbledhim në terenin për rreth ca hunj dhe copa druri dhe ndezëm të parët zjarrin e pastaj kështu vazhduan të gjinden disi edhe grupet tjera.Një pjesë disa orëshe te mbramjës para shkuarjes për fjetje kaluam në biseda e këngë disi rreth zjarrit derisa

Upload: shba-pashtriku

Post on 08-Feb-2016

227 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Udhërrëfim nga marshi,maja e Korabit Shkruan Islam Lama

TRANSCRIPT

Page 1: Maja Korabi

Udhërrëfim nga marshi,maja e KorabitShkruan Islam Lama

Me duket se vendimi për pjesëmarrje në kte marsh me përfshiu me nxitim gjatë bisedës me Besnikun i cili kishte qenë poashtu i njohtuar nëpërmjet facebook-ut për një organizim të bjeshkatarëve nga Shqipëria.Edhepse nuk isha i pregatitur si duhet me paisje të nevojshme pë kushte dimrore të marshimit,vendosa që me paisjet që i kompletova disi, të kyqëm në treshin Islami, Besniku dhe Remziu nga shba Pashtriku e të sfidojë kte rast për mua të rrallë e të volitshëm pasi ndjehesha shkëlqyeshëm. U nisëm nga Gjakova aty rreth orës 7 të mëngjezit të shtunën me dt. me automjetin e Besnikut deri në Prizren ku në platon para qendrës tregtare ETC takuam bjeshkatarët tjerë pjesëmarrës në marsh nga Prizreni dhe Peja. Pas një freskimi me nga një ekspreso kafe të mëngjezit të cilën na qerosi kryetari Sadik Shporta nga shba Sharri nga Prizreni ,u nisëm rreth orës 9 për në Shqipëri me dy xhipa përplot të ngarkuar me paisjet e bjeshkatarisë.Në secilin xhip ishim nga shtatë veta.Në xhipin që kishte marrë nga shba Prishtina dhe e grahte bjeshkatari me përvojë Gjemajli Kelmendi nga Peja, ishim tre bjeshkatarë nga shba Pashtriku dhe tre nga shba Gjeravica e Pejës.Me ne në xhip ishte edhe Nehari Driza, një bjeshkatarë me përvojë nga Prizreni . Kaluam doganën e Morinës pa u ndalur shum me formalitetet doganore në të dy anët e kufirit. Pas kalimit nëpër qytetin e Kukësit , në kthesën në të majtë të rrugës magjistrale Kukës Tiranë, u drejtuam kah fshatrat në radhë për skajë bjeshkës së Gjallicës (Bicaj,Mustafaj etj.)dhe pas kalimit nëpër një rrugë të shumtën tokësore dhe vështirë të përballueshme për automjetet e rëndomta, arritëm në fshatin Radomira aty rreth orës 12.Këtu ishin parkuar mjaft automjete dhe ishin tubuar mjaft bjeshkatarë nga Shqipëria që kishin arritur më parë kryesisht nga Tirana.Pasi shkarkuam torbat dhe paisjet tona t`bjeshkatarisë nga automjetet, aty rreth orës 13 u nisëm prej fshatit Radomira(fshatit të fundit më afër bjeshkës së Korabit ) drejt kampit ku do të qëndronim një natë për fjetje. Disa prej bjeshkatarëve ngarkuan barrën mbi kuajt e fshatit ndërsa ne vendosëm të bartnim mbi supet tona deri te kampi për të cilin na vërtetuan se nuk ishte më largë se një orë e gjysëm ngritjeje në një teren jo aq të vështirë për marshim. Dhe vërtetë pa asnjë problem të madh kaluam kte rrugë dhe arritëm deri të kampi ku menjiherë filluam të ngrehim tendat.Pak para mbrëmjës pasi rregulluam plaqkat në tenda dhe bëm pregatitjet e duhura për fjetje, nga Korabi u lëshuan ret që paralajmruan një natë të fohët dhe aq më shum flluan disa riga dëbore me një erë të ftohët.Mendimi i parë që më përshkojë ishte se si do t`ia bëjmë pa dru zjarri megjithëse aty pranë kampit ishte një stan i lënë pas dore me disa drunjë për tokë. Me Neharin dhe shokët tjerë filluam të mbledhim në terenin për rreth ca hunj dhe copa druri dhe ndezëm të parët zjarrin e pastaj kështu vazhduan të gjinden disi edhe grupet tjera.Një pjesë disa orëshe te mbramjës para shkuarjes për fjetje kaluam në biseda e këngë disi rreth zjarrit derisa mbarojë edhe djegëja e copës së fundit të drurit.Edhepse në tendën ku u vendosëm unë, Besniku dhe Remziu nuk ishte aq ftohët(pasi e mbuluam ate edhe me një shtresë najloni që kishte marrë me vehte Besniku për kte rast) ,prapseprap ndihej ftohësia e truallit ku u shtrim mbi shtrojat e të futur në thasët për fjetje që kishim marrë me vehte .Kaluam disi natën duke u rrotulluar herë në njerën anë e herë në tjetrën dhe pak para orës 5 të mëngjezit filluan të ndihen sëpari zërat e atyre që zgjoheshin dhe sigurisht që nuk kishin fjetur aq rehat tërë natën .Fillojë zgjimi e tubimi, dhe aty rreth orës 6 akoma pa zbardhur mirë ,u nisëm në marshin kah maja e Korabit.Duke ju afruar majës gjithnjë mjegulla dhe trashësia e borës vinte duke u shtuar.Po ndjeknim në kolonë prijësat e rrugës nga Shqipëria dhe për habinë time shumë shpejtë nën mjegullën që kishte kapluar majën na u shfaq guri me shënimin Korab 2764m.Po shiqoja orën. Ishte 9 e 23 minuta.Intervali kohorë për ma tepër se tri orë marshimi me plotë dro e përkujdesjeje në terenin e rrëpinjët me shtresë bore të theksuar na u duk i shkurtë .Pas urimeve filluam të fotografohemi rreth gurit në maje dhe me kohë ,duke arritur edhe grupet tjera të bjeshkatarëve,vendi për rreth gurit në maje bëhëj gjithnë më i ngushtë dhe i rrezikshëm për qëndrim për masën e bjeshkatarëve që arrinin vazhdimisht në grupe. Ishte prezent rreziku që për shkak të pakujdesisë të rrëshqiste dikush në mbulesën e borës për rreth majës ,e të binte poshtë nga një lartësi e tillë dhe kush e di ku dhe si do të mbaronte poshtë .Në nxitimin për kthim nga maja ,pasi kurrsesi nuk kthjellohej qielli n`atë moment si duhet dhe nën kushtet e një moti të vranët e më mjegull të theksuar që na ç`orientojë shtegun ,bëm një marshutë pothuajse eliptike me ngritje e zbritje të shumta në të dy anët e kufirit Maqedoni Shqipëri.Pak qaste më vonë gjatë marshimit në kthim, fillojë të kthjellohej dhe para nesh u hap panorama e vërtetë e madhështisë së bjeshkëve për reth duke dalluar venddodhjen tonë momentale në këte masiv malorë.Atëherë duke u inkurajuar më shumë për ecje dhe herë herë duke u ndalur për pushim e fotografim , aty rreth orës 16 arritëm pa asnjë problem në kamp.Pasi pushuam dhe drekuam ,filluam të ç`montojmë tendat e të paketojmë plaqkat e torbat tona .Nga kampi pasi u përshendetëm me Fisnikun i cili si nikoqir ngeli i fundit me grupin e vet nga High Albania

Page 2: Maja Korabi

,me plaqkat mbi supe filluam të zbresim aty rreth orës 17 dhe duke kaluar nëpër terenin e përshtatshëm e pa borë në kushte të përmirsuara dukshëm të motit,duke u ndalur për pushime të shkurta dhe fotografim, pas një orë marshimi në zbritje arritëm në fshat , ku kishim parkuar xhipat dhe na pritnin bjeshkatarët nga Peja dhe Prizreni.Në Prizren arritëm rreth orës 21 pak me probleme të releut të dritave të xhipit pasi kaluam kufirin për çka na u desht ndihma e bjeshkatarëve prizrenas si përcjellje deri të vend parkimin para qendrës tregtare ETC. Megjithate edhe në këte ekspeditë sfiduese kalojë çdo gjë mirë e pa probleme duke na mbetur në kujtim edhe një përvojë interesante bjeshkatarie.Për fotot dhe komentet rreth kësaj marshute shiqoni në Facebook Islam Lama ,Besnik Dujaka,Fation Plaku