maja e gjeravices - 20.06.2010

3
DITARI NGA – MAJA E GJERAVICES – 2010 Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 20.06.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 20.30 minuta. Pjesëmarrës nga Gjakova ishim gjithsej 29 veta, ndërsa tek Hidrocentrali Lumbardhi na janë bashkangjitur edhe 27 veta nga Prishtina dhe Prizreni. Udhëtuam me 2 minibus, nëpër Gryken e Deçanit, përtej Hidrocentralit Lumbardhi, gjer tek vendi i lmd. prej 1100 metrash, prej nga në ora 7.40 minuta filluam marshimin për të mbërritur në Majen e Gjeravices të lmd. prej 2656 metrash në ora 12.30 minuta. Parashikimet për kohën ishin se do të jetë e ndryshueshme, mirëpo me të filluar marshimin rigonte ngapak shi, i cili shumë shpejtë është ndalur, për të na përcjellur pastaj një mot shumë i përshtatshëm, gjegjësisht pa të reshura dhe pa diell. Marshimin e filluam drejtë Zallit Rops - Pllaqicës së Junikut – Liqenit të Kuq – Liqenit të Madh – Majes Gjeravica. Gjatë marshimit në disa vende na është dashur që të zbathemi për ta kaluar Lumbardhin i cili për shkak të reshurave që kishte një ditë më parë, si dhe borës që këtë vit ende nuk është shkrirë në tërësi, ishte përplotë me ujë. Kaluam shumë lëndina të gjelbëruara si dhe brigje të thepisura të cilat vende vende kishin edhe borë dhe ishin mjaft të rrëshqitshme. Grupi i parë i marshuesve në pjesën e epërme të bjeshkës, për shkak të devijimit të shtegut kemi kaluar një pjesë mjaft të rrezikshme, mirëpo pa ndonjë të keqe. Në ora 12.30 minuta, gadi gjysma e marshuesve arritëm ta pushtojmë Majën e Gjeravices të lmd prej 2656 metrash. Disa kanë mbërritur më vonë, ndërsa disa të tjerë për shkak të vështirësive të ndryshme nuk e kanë vazhduar marshimin gjer në majë. Me të mbërrijtur në majë, kam vërejtur se në Pikën Trigonometrike të kësaj maje më të lartë të Kosovës, nuk gjendej ajo pllaka nga mermeri e formatit A 5, me Amblemën e SHBA “ Pashtriku “ – Gjakovë, të cilën e kishim vënë një vit më parë, e që e kishte bartur në çantë nga Gjakova, djali im Andi. Shkakun se pse ajo pllakë nuk gjendej aty nuk munda ta verifikoj, por vetëm supozoj se mund ta ketë hequr ndonjë dashakeq. Pasi që në ato çaste gjersa ishim në majë koha ishte me diell, aty jemi vendosur për të pushuar dhe ngrënë. Koha e kthjellët, edhepse vende vende me re, na mundësoi që nga afër të shohim qytetet e Rrafshit të Dukagjinit, Bjeshkën e

Upload: shba-pashtriku

Post on 22-Mar-2016

233 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

DITARI NGA – MAJA E GJERAVICES – 2010 Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë Gjakovë, më 20.06.2010

TRANSCRIPT

Page 1: Maja e Gjeravices - 20.06.2010

DITARI NGA – MAJA E GJERAVICES – 2010

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 20.06.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 20.30 minuta.

Pjesëmarrës nga Gjakova ishim gjithsej 29 veta, ndërsa tek Hidrocentrali Lumbardhi na janë bashkangjitur edhe 27 veta nga Prishtina dhe Prizreni.

Udhëtuam me 2 minibus, nëpër Gryken e Deçanit, përtej Hidrocentralit Lumbardhi, gjer tek vendi i lmd. prej 1100 metrash, prej nga në ora 7.40 minuta filluam marshimin për të mbërritur në Majen e Gjeravices të lmd. prej 2656 metrash në ora 12.30 minuta.

Parashikimet për kohën ishin se do të jetë e ndryshueshme, mirëpo me të filluar marshimin rigonte ngapak shi, i cili shumë shpejtë është ndalur, për të na përcjellur pastaj një mot shumë i përshtatshëm, gjegjësisht pa të reshura dhe pa diell. Marshimin e filluam drejtë Zallit Rops - Pllaqicës së Junikut – Liqenit të Kuq – Liqenit të Madh – Majes Gjeravica. Gjatë marshimit në disa vende na është dashur që të zbathemi për ta kaluar Lumbardhin i cili për shkak të reshurave që kishte një ditë më parë, si dhe borës që këtë vit ende nuk është shkrirë në tërësi, ishte përplotë me ujë.

Kaluam shumë lëndina të gjelbëruara si dhe brigje të thepisura të cilat vende vende kishin edhe borë dhe ishin mjaft të rrëshqitshme. Grupi i parë i marshuesve në pjesën e epërme të bjeshkës, për shkak të devijimit të shtegut kemi kaluar një pjesë mjaft të rrezikshme, mirëpo pa ndonjë të keqe. Në ora 12.30 minuta, gadi gjysma e marshuesve arritëm ta pushtojmë Majën e Gjeravices të lmd prej 2656 metrash. Disa kanë mbërritur më vonë, ndërsa disa të tjerë për shkak të vështirësive të ndryshme nuk e kanë vazhduar marshimin gjer në majë.

Me të mbërrijtur në majë, kam vërejtur se në Pikën Trigonometrike të kësaj maje më të lartë të Kosovës, nuk gjendej ajo pllaka nga mermeri e formatit A 5, me Amblemën e SHBA “ Pashtriku “ – Gjakovë, të cilën e kishim vënë një vit më parë, e që e kishte bartur në çantë nga Gjakova, djali im Andi. Shkakun se pse ajo pllakë nuk gjendej aty nuk munda ta verifikoj, por vetëm supozoj se mund ta ketë hequr ndonjë dashakeq.

Pasi që në ato çaste gjersa ishim në majë koha ishte me diell, aty jemi vendosur për të pushuar dhe ngrënë. Koha e kthjellët, edhepse vende vende me re, na mundësoi që nga afër të shohim qytetet e Rrafshit të Dukagjinit, Bjeshkën e Shkelzenit, Rrasën e Zogut si dhe të gjitha bjeshkët e tjera përrreth.. Shumë mirë shiheshin edhe liqejt e shumtë që ka kjo bjeshkë. Ashtu duke soditur atë ambient të bukur kemi qëndruar gjer në ora 13.30 minuta. Në çastet gjersa filluam kthimin filluan të rrymojnë rryma shumë të ftohta të ajrit, të cilat siç erdhën shpejtë, ashtu edhe kaluan.

Në të kthyer me qëllim që ta shijojmë atë natyrë të bukur, si dhe për tu bashkuar me shokët që kishin ngelur prapa kemi pushuar nëpër disa vende të bukura, nën pisha, në lëndina të gjelbëruara si dhe afër rrjedhave të ujit. Kjo ishte edhe arsyeja pse në të kthyer kaluam më shumë kohë se sa në të shkuar.

Tek Hidrocentrali Lumbardhi, gjegjësisht 3.5 km më poshtë nga vendi ku kishim filluar marshimin kemi zbritur në ora 19.00.Pasi që jemi tubuar të gjithë, në ora 19.30 minuta kemi vazhduar udhëtimin për në Gjakovë, ku mbërritëm në ora 20.30 minuta.

Duhet cekur se këtë ditë Arbeni dhe Skenderi e kanë bërë një punë të vlefshme, duke e bërë markimin apo shënjimin e shtegut me pika të kuqe, me qëllim të orjetimit më të lehtë në të ardhmen. Ata këtë ditë gjatë gjithë rrugëtimit në fokusin e bisedimeve e kanë pasur ekspediten që së shpejti do të organizohet në Kilimanjaro – Tanzani, ku pjesëmarrës do të ketë edhe nga “ FBAKU “ - Kosova. Këtë ditë poashtu Unë me të takuar Liburn Aliun, aktivistin e vetëvendosjes, me të cilin njihemi që nga lufta dhe Burgu i Nishit, ia urova lirimin e Albin Kurtit nga arresti, lirim ky i cili na kishte gëzuar të gjithëve pa masë, sepse javën e kaluar kur ne ishim në “ Sharri 2010 “ arrestimi që i ishte bërë Albinit shumë na kishte zemruar dhe revoltuar.

Page 2: Maja e Gjeravices - 20.06.2010

Marrur në përgjithësi, shtegu i gjatë me përpjeta të ashpra dhe të rrezikshme bënë që ky marshim të jetë mjaft i mundimshëm, mirëpo natyra e bukur dhe freskuese me ato rrjedha të shumta uji që e karakterizojnë këtë bjeshkë, bënë që tek ne të dominoi kënaqësia dhe relaksimi.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me furgon: 2.10 minuta ( 1.10 minuta + 1.00 )Ecje këmbë: 10.20 minuta ( 4.50 + 5.30 ).Ecje gjatësi rrugore: 25.5 km. ( 11 + 14.5 )Ecje këmbë m/lmd: 1556 m/lmd ( 1100 - 1656 )

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 20.06.2010