maja badra-voksh - 28.03.2010

2
DITARI NGA - MAJA BADRA ( BJESHKA E VOKSHIT ) - 2010 Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 28.03.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 8.00, ndërsa kthimi në ora 17.30 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 26 veta. Udhëtuam me një autobus, nëpër Junik gjer në rranzën e bjeshkëve, prej nga pastaj vazhduam ecjen. Ishte ora 9.00, kur filluam marshimin për të mbërrijtur në Majën Badra të fshatit Voksh, e cila gjendet në lmd. prej 1441 metrash, në ora 12.20 minuta. Rrugëtuam nëpër shtigje me gropa dhe baltë, ndërsa në lartësitë mbi 1200 metra, sikur zakonisht, nëpër terene të mbuluara nga bora. Pakës pa mbërrijtur në majë për shkak të borës, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ndaluan në një vend të përshtatshëm i cili ngrohej nga dielli dhe ishte disi i izoluar nga rrymat e ftohëta të ajrit. Pjesa tjetër vazhduam marshimin nëpër borë gjer në majë. Në Majën Badra mbërrijtëm në ora 12.20 minuta dhe nuk qëndruam gjatë, aq sa për të bërë ca foto dhe soditur ambientin përreth. Nga ajo majë nga afër dhe shumë qartë shifej Gjeravica dhe Rrasa e Zogut. Nuk kaloi shumë kohë dhe përsëri nëpër borë u kthyem prapa pë t’ju bashkangjitur shokëve, të cilët tashmë e kishin ndezur zjarrin dhe afër tij ishin duke pushuar dhe ngrënë. Poashtu edhe ne u vendosëm në atë ambient të bukur dhe afër zjarrit për të pushuar dhe ngrënë. Kësaj radhe unë isha ulur së bashku me Qimin i cili këtë ditë na ishte bashkangjitur për herë të parë dhe ishte ndarë shumë i kënaqur. Gjersa po bisedonim me Nexhatin aty afër zjarrit, që të dy duke e vështruar Bjeshkën e Pashtrikut, filluam me humor ti kërcënohemi asaj bjeshke, se si shpejtë pas shkrirjes së borës do ti vie radha edhe asaj që ta pushtojmë. Poashtu shumë kem qeshur edhe me Suphiun i cili gjersa po bënte foto ulur në karrigë afër zjarrit, i thonim se po dukej sikur Bajram Begu, vetëm se po i mungonin mustaqet. atë ambient mrekullueshëm të cilin edhe më të bukur e bënin tingujt e muzikës së lehtë që po e dëgjonim, qëndruam gjer në ora 14.00, kur dhe filluam kthimin prapa, për të mbërrijtur tek autobusi i cili po na priste poshtë tek restoranti në ora 16.30 minuta. Nga aty gjer në Junik ku do të na priste shoferi, autobusin e

Upload: shba-pashtriku

Post on 08-Mar-2016

215 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Maja Badra-Voksh - 28.03.2010 nga Ilir Lyta

TRANSCRIPT

Page 1: Maja Badra-Voksh - 28.03.2010

DITARI NGA - MAJA BADRA ( BJESHKA E VOKSHIT ) - 2010

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 28.03.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 8.00, ndërsa kthimi në ora 17.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 26 veta.Udhëtuam me një autobus, nëpër Junik gjer në rranzën e bjeshkëve, prej nga pastaj

vazhduam ecjen. Ishte ora 9.00, kur filluam marshimin për të mbërrijtur në Majën Badra të fshatit Voksh, e cila gjendet në lmd. prej 1441 metrash, në ora 12.20 minuta.

Rrugëtuam nëpër shtigje me gropa dhe baltë, ndërsa në lartësitë mbi 1200 metra, sikur zakonisht, nëpër terene të mbuluara nga bora. Pakës pa mbërrijtur në majë për shkak të borës, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ndaluan në një vend të përshtatshëm i cili ngrohej nga dielli dhe ishte disi i izoluar nga rrymat e ftohëta të ajrit. Pjesa tjetër vazhduam marshimin nëpër borë gjer në majë. Në Majën Badra mbërrijtëm në ora 12.20 minuta dhe nuk qëndruam gjatë, aq sa për të bërë ca foto dhe soditur ambientin përreth. Nga ajo majë nga afër dhe shumë qartë shifej Gjeravica dhe Rrasa e Zogut.

Nuk kaloi shumë kohë dhe përsëri nëpër borë u kthyem prapa pë t’ju bashkangjitur shokëve, të cilët tashmë e kishin ndezur zjarrin dhe afër tij ishin duke pushuar dhe ngrënë. Poashtu edhe ne u vendosëm në atë ambient të bukur dhe afër zjarrit për të pushuar dhe ngrënë. Kësaj radhe unë isha ulur së bashku me Qimin i cili këtë ditë na ishte bashkangjitur për herë të parë dhe ishte ndarë shumë i kënaqur.

Gjersa po bisedonim me Nexhatin aty afër zjarrit, që të dy duke e vështruar Bjeshkën e Pashtrikut, filluam me humor ti kërcënohemi asaj bjeshke, se si shpejtë pas shkrirjes së borës do ti vie radha edhe asaj që ta pushtojmë. Poashtu shumë kem qeshur edhe me Suphiun i cili gjersa po bënte foto ulur në karrigë afër zjarrit, i thonim se po dukej sikur Bajram Begu, vetëm se po i mungonin mustaqet.

Në atë ambient të mrekullueshëm të cilin edhe më të bukur e bënin tingujt e muzikës së lehtë që po e dëgjonim, qëndruam gjer në ora 14.00, kur dhe filluam kthimin prapa, për të mbërrijtur tek autobusi i cili po na priste poshtë tek restoranti në ora 16.30 minuta. Nga aty gjer në Junik ku do të na priste shoferi, autobusin e ka vozitur Suphiu. Në Junik kem ndaluar për tu freskuar me nga një pije dhe pastaj jem kthyer në Gjakovë në ora 17.30 minuta.

Këtë majë për ndryshim nga hera e kaluar, e pushtuam nëpër rrugë tjetër prandaj dhe ishte diçka atraktive. Koha e përshtatshme dhe pa të reshura, si dhe shtigjet e bukura me borë, bënë që ne gjatë këtij marshimi të kënaqemi dhe relaksohemi.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me furgon: 1.30 minuta ( 2 x 45 minuta )Ecje këmbë: 6 orë ( 3.30 minuta + 2.30 minuta ).Ecje gjatësi rrugore: 14 km. ( 7 + 7 )Ecje këmbë m/lmd: 751 m/lmd ( 690 - 1441 )

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 28.03.2010