logu prelsh 31.10.2010

2
DITARI NGA – LOGU PRELSH ( BJESHKA E DEÇANIT ) 2010 Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 31.10.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 26 veta. Udhëtuam me një kombibus dhe një furgon, nëpër Deçan gjer në rranzën e bjeshkëve të Deçanit, prej nga në ora 8.10 minuta e filluam marshimin për të arritur gjer tek Stanet e Deçanit, gjegjësisht në Majen Logu Prelsh. Marshuam nëpër kohë me diell dhe nëpër natyrë të mrekullueshme. Shtigjet nëpër të cilat shtegtuam nuk ishim aq të mundimshme por për shkak të rrjedhave të shumta të ujit ishin përplotë me baltë. Në ora 11.45 minuta mbërritëm tek Stanet e Deçanit, ku shumica nga ne vendosëm që aty ta ndërpresim marshimin. Nuk ndaluam aty për shkak se ishim të lodhur por për shkak se ishte vend i mrekullueshëm dhe ishte kënaqësi që në atë kohë të bukur me diell të qëndrojmë aty dhe ta shijojmë atë natyrë të bukur si duhet, sepse sikur të vazhdonim gjer në Logun Prelsh të lmd prej 2306 metrash nevoitej së paku edhe një orë e gjysmë ecjeje dhe nuk do mbetej kohë e mjaftueshme për të pushuar dhe shijuar atë natyrë. Tetë shokë nga ne vazhduan shtegtimin, ndërsa ne të tjerët u vendosëm aty tek një stan ku kallëm zjarrin dhe u akomoduam si më së miri. Aty kemi ngrënë dhe pushuar mbi tri orë. Kemi biseduar, bërë humor dhe pirë e kënduar ngapakë. Koha e ngrohët dhe me diell bëri që ne të gjveshur të shtrihemi në barin e njomë dhe të rrezitemi ngapakë. Aty afër zjarrit ku gjatë tërë kohës kemi pjekur suxhukun në hell, Unë me Gencin dhe shumë të tjerë kemi bërë nga një gjumë të ëmbël i cili ishte si rezultat i qetësisë shpirtërore që na kishte dhuruar ecja dhe natyra e bukur e bjeshkëve. Gjendeshim në një pozicion ku përballë kishim Bjeshkën e Strellcit me vargmalet e saja. Pas afro tri orësh kanë mbërritur edhe shokët të cilët kishin shkuar në Logun Prelsh. Ata poashtu kishin kaluar për mrekulli. Porsa edhe ata pushuan pakë dhe hangrën ushqimin, menjëherë në ora 15.15. minuta, të gjithë së bashku kemi filluar kthimin prapa.

Upload: shba-pashtriku

Post on 09-Mar-2016

228 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

DITARI NGA – LOGU PRELSH ( BJESHKA E DEÇANIT ) 2010

TRANSCRIPT

DITARI NGA – LOGU PRELSH ( BJESHKA E DEÇANIT ) 2010

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 31.10.2010 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 26 veta. Udhëtuam me një kombibus dhe një furgon, nëpër Deçan gjer në rranzën e bjeshkëve

të Deçanit, prej nga në ora 8.10 minuta e filluam marshimin për të arritur gjer tek Stanet e Deçanit, gjegjësisht në Majen Logu Prelsh.

Marshuam nëpër kohë me diell dhe nëpër natyrë të mrekullueshme. Shtigjet nëpër të cilat shtegtuam nuk ishim aq të mundimshme por për shkak të rrjedhave të shumta të ujit ishin përplotë me baltë. Në ora 11.45 minuta mbërritëm tek Stanet e Deçanit, ku shumica nga ne vendosëm që aty ta ndërpresim marshimin. Nuk ndaluam aty për shkak se ishim të lodhur por për shkak se ishte vend i mrekullueshëm dhe ishte kënaqësi që në atë kohë të bukur me diell të qëndrojmë aty dhe ta shijojmë atë natyrë të bukur si duhet, sepse sikur të vazhdonim gjer në Logun Prelsh të lmd prej 2306 metrash nevoitej së paku edhe një orë e gjysmë ecjeje dhe nuk do mbetej kohë e mjaftueshme për të pushuar dhe shijuar atë natyrë. Tetë shokë nga ne vazhduan shtegtimin, ndërsa ne të tjerët u vendosëm aty tek një stan ku kallëm zjarrin dhe u akomoduam si më së miri.

Aty kemi ngrënë dhe pushuar mbi tri orë. Kemi biseduar, bërë humor dhe pirë e kënduar ngapakë. Koha e ngrohët dhe me diell bëri që ne të gjveshur të shtrihemi në barin e njomë dhe të rrezitemi ngapakë. Aty afër zjarrit ku gjatë tërë kohës kemi pjekur suxhukun në hell, Unë me Gencin dhe shumë të tjerë kemi bërë nga një gjumë të ëmbël i cili ishte si rezultat i qetësisë shpirtërore që na kishte dhuruar ecja dhe natyra e bukur e bjeshkëve. Gjendeshim në një pozicion ku përballë kishim Bjeshkën e Strellcit me vargmalet e saja.

Pas afro tri orësh kanë mbërritur edhe shokët të cilët kishin shkuar në Logun Prelsh. Ata poashtu kishin kaluar për mrekulli. Porsa edhe ata pushuan pakë dhe hangrën ushqimin, menjëherë në ora 15.15. minuta, të gjithë së bashku kemi filluar kthimin prapa.

Këtë ditë ishte bërë ndërrimi i orës verore në atë dimërore, prandaj në të kthyer në mes të pyellit na ka zënë muzgu, me çrast na është dashur që ato shtigje përplotë me baltë t’i kalojmë nëpër errësirë. Ashtu nëpër errësirë në ora 17.30 minuta kemi mbërritur tek automjetet. Për shkak se ishim shumë të zhyer me baltë së pari jemi pastruar dhe pastaj kemi filluar kthimin për në Gjakovë ku mbërritëm pas një ore udhëtimi, gjegjësisht në ora 18.30 minuta.

Koha e mrekullueshme dhe me diell si dhe ecja karakteristike nëpër errësirë, bënë që ky marshim të jetë shumë relaksues dhe i veçantë.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me furgon: 2.00 orë ( 1 + 1 )Ecje këmbë: 5.50 minuta (3.35 + 2.15 ).Ecje gjatësi rrugore: 18 km. ( 9 + 9 )Ecje këmbë m/lmd: 1000 m/lmd ( 750 - 1750 )

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 31.10.2010