ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com vi/menaxhment... · analiza e faktoreve intern - të brendshëm...

12
Ligjërata e 5 Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanise Kjo pjese e ligjëratës gjendet prej faqes 62-69 ne librin “Menaxhmentin Strategjik” –N. Mustafa etj.

Upload: others

Post on 07-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Ligjërata e 5

Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të

kompanise

Kjo pjese e ligjëratës gjendet prej faqes 62-69 ne librin “Menaxhmentin Strategjik” –N. Mustafa etj.

Page 2: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë

• Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme si për menaxhmentin e kompanise, ashtu edhe për stafin punues të saj. Identifikimi me kohë i forcave dhe dobësive të kompanise është kusht për formulim të drejtë të strategjisë dhe është edhe më i rëndësishëm në implimentimin e saj. Por, analiza duhet të jetë krahasuese me rivalët konkurentë,

• Klasifikimi i faktoreve te brendshem i kompanise mund të sistemohet, për analizë, edhe si:

Tri Burimet (Resurset) Bazike:

1. Asetet e prekshme,

2. Asetet e paprekshme dhe

3. Kapacitet - aftësitë organizative.

Page 3: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Asetet e prekshme dhe te paprekshme

Asetet e prekshme jane burimet – mjetet, gjendjen e të cilave lehtë mund të gjendet në bilancet e kompanisë, si janë:

• Pajisjet – makineritë prodhuese – shërbyese,

• Lëndët e para dhe materialet,

• Kapitali finansiar, në të gjiha format,

• Prona e patundeshme (Real estate)

• Teknika kompjuterike etj.

Asetet e paprekshme janë burime të cilat shprehen në formë, si janë:

• Emri i Kompanisë,

• Imazhi dhe reputacioni ,

• Kultura organizative,

• Morali dhe etika e biznesit,

• Njohuritë teknologjike,

• Patentet dhe licencat,

• Marka tregtare ,

• Dhe burime tjera që shprehen në formë të veçantë, por jo si asete të prekshme.

Page 4: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Kapacitet – Aftësitë Organizative të kompanisë nuk janë të specifukuara si asete të prekshme e as të pa prekshme por ato janë aftësi dhe shkathtësi për

gjetjen e rrugëve dhe kombinimin e aktiviteteve dhe proceseve në mes të mjeteve dhe stafit, që inputet ti shëndrron në autpute.

Për ti verifikuar Fuqitë dhe Dobësitë e kompanisë, faktorët – funksionet kyçe të brendëshme, të cilët kompania duhet t’ i analizojë janë:

• Menaxhmenti,

• Marketingu,

• Financat dhe kontabiliteti,

• Burimet njerzore – Resurset Humane

• Prodhimi, gjegjësisht shërbimet,

• Hulumtimi dhe zhvillimi,

• Teknologjia informative dhe

• Funkcione tjera specifike të kompanise.

Page 5: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

1. Menaxhmenti

Funkcioni i Menaxhmentit kryesisht konsiston në pesë aktivitete bazike:

Planifikimi, Organizimi, Udhëheqja/Motivimi, Stafi – resursi human dhe Kontrolli.

2. Në Marketing kryesisht janë 9 aktivitete bazë:

• Analiza e konsumatorëve,

• Blerja nga furnizuesit,

• Shitja e produkteve – shërbimeve,

• Planifikimi i prodhimit dhe shërbimeve,

• Çmimet,

• Distribuimi,

• Hulumtimi i tregut,

• Analiza e volitshmërive dhe

• Përgjegjësia sociale.

Page 6: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Duke pasur para sysh të gjitha këto aktivitete të marketingut, kompania në analizën e vet duhet të përfshijë shumë elemente, si janë: 1. Imazhi i produktit/shërbimit, reputacioni te konsumatoret dhe cilësia,

2. Lojaliteti ndaj “Marka-s” se njohur, “Goodwill-i”

3. Efikasiteti dhe efektiviteti i shitjeve në bazë të promocioneve dhe formave tjera:

e-shoping, shpalljeve, reklamave etj.,

1. Linjat prodhuese/shërbyese, produktet dhe asortimentin e tyre,

2. Koncentrimi i shitjes në asortiment të ngushtë te produkteve ose në numër të vogël konsumatorësh,

3. Strategjia e çmimeve dhe fleksibiliteti në çmime,

4. Sistem të sigurtë të mbledhjes, sistemimit, selektimit dhe shfrytëzimit të informatave nga tregu,

5. Pjesëmarrja dhe rritja e pjesëmarrjes në treg,

6. Cikli jetësor i produktit/shërbimit, cikli jetësor i profitit,

7. Sistemi i kanaleve të distribuimit, logjistika dhe kontrolli,

8. Organizimi bashkëkohor i e-marketingut

9. Sjellja e kompanisë në shërbimet e ndaj blerësve – konsumatorëve për servisim, reklamim cilësie, këmbim te pjesëve etj.

Page 7: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Financat dhe Kontabiliteti

Kushtet financiare mund të konsiderohen si analizë e veçantë për vlerësimin e aftësisë konkurruese të kompanisë. Fuqitë dhe dobësitë financiare të kompanisë janë faktorë determinues për efektivitetin e strategjisë së formuluar.

Mungesa e kapitalit financiar shpesh i ndërron edhe planet – objektivat vjetore gjatë implementimit.

Funksioni Financa-Kontabilitet përbëhet prej tri komponentëve vendimmarrëse:

1. Vendimet investive,

2. Vendimet financiare (të financimit) dhe

3. Vendimet e dividendit.

Page 8: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Burimet njerezore-Resurset humane

Në Kompanitë e ekonomisë së tregut, qysh moti, përveç kapitalit financiar, fizik e teknologjik në burimet e kompanisë janë numëruar edhe Burimet njerëzore, si kapital human. Këtu nuk do të trajtohen qështjet e Burimeve njerëzore, por do ti cekim elementet të cilat është e nevojshme të përfshihen në SWOT analizë lidhur me fuqitë dhe dobësitë e personelit, të rëndësishme për strategji të kompanisë, e këto janë:

• Personeli kompetent menaxhues,

• Aftësitë dhe shkathtësitë e të punësuarëve,

• Ngritja dhe aftësimi i të punësuarve me sisteme bashkëkohore të orientimit, selektimit dhe zgjedhjes se tyre,

• Morali punues dhe motivimi i të punësuarve,

• Sistemi i pagave dhe stimulimeve,

• Eksperienca dhe specializimi i të punësuarve,

• Kostoja e fuqisë punëtore në krahasim me kompanitë e të njëjtës degë,

• Stabiliteti dhe fluktuacioni i fuqisë punëtore,

• Efikasiteti dhe efektiviteti i politikës afariste në fushën e Burimeve Njerëzore dhe çështje tjera.

Page 9: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Prodhimi – operacionet/shërbimet

Kompania nga aktiviteti ekonomik qe e ushtron, prodhon produkte ose shërbime të cilat i plason në treg. Kryesisht në prodhim kemi të bëjmë me:

• Proces,

• Kapacitet,

• Inventarizim,

• Vend pune dhe

• Cilësi (kualitet)

Page 10: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Prodhimi – operacionet/shërbimet

• Si forcë apo dobësi e kompanisë, do të tregohen elementet të cilat duhet të përfshihen në Analizën e Brendshme:

• Shkalla e ekonomisë (ligji i vëllimit të ekonomisë) ,

• Përshtatshmëria e infrastrukturës së kompanisë lokacionit optimal (infrastruktura rrugore, afërsia e ujit industrial dhe per pije, komunikacionit urban etj.)

• Shkalla e integrimeve vertikale dhe horizontale,

• Sistemi i kontrollit,

• Niveli i konkurueshmërisë teknike të kompanisë me kompanitë tjera rivale në degë,

• Raportet e kompanisë me furnizuesit me material dhe lendë të para për prodhim dhe faktorë tjerë të prodhimit të cilët analizohen në funksion të arritjes së objektivave afatgjata të prodhimit.

• Dhe shumë faktorë tjerë nga të cilët varet strategjia e kompanive prodhuese.

Page 11: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Hulumtim/Kërkim dhe zhvillim (R & D)

• Analiza e Forcave dhe Dobësive të Funksionit të Hulumtimit dhe Zhvillimit në Analizën interne të kompanisë është specifike dhe me rëndësi të veçantë. Nga investimet në këtë segment në shumë kompani varet mbijetesa në treg në të ardhmen. Andaj hulumtimet në proceset e reja teknologjike dhe përsosjen e tyre, inovimi i produkteve të reja dhe përsosja e tyre, zhvillimi i organizatës dhe shumë segmente tjera mund të jenë vendimtare për zhvillimin strategjik të kompanisë.

Page 12: Ligjërata e 5 - kolegjiglobus.com VI/Menaxhment... · Analiza e faktoreve intern - të brendshëm të kompanisë • Njohja e faktorëve të brendëshem është tejet e rëndësishme

Teknologjia informative (IT)

Informatat i lidhin të gjitha funksionet dhe bizneset së bashku dhe e përbëjnë bazën për vendime menaxheriale. Sistemi informativ është gur themel i çdo kompanie. Sistemi informativ paraqet burim kryesor për avantazhet ose disavantazhet e konkurrencës. Për ta kompletuar Analizën e Forcave dhe Dobësive të brendshme të kompanisë, teknologjia informative është me peshë specifike dhe me dimension kritik.