ligji i punës në kosovë - · pdf fileligji i punës në kosovë n 5...

14
LIGJI I PUNËS NË KOSOVË Projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Implementuar nga:

Upload: trinhdung

Post on 06-Feb-2018

223 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

LIGJI I PUNËSNË KOSOVË

Projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Implementuar nga:

LIGJI I PUNËS NË KOSOVË n 3

LIGJI I PUNËSNË KOSOVË

4 n LIGJI I PUNËS NË KOSOVË

Ligji i Punës (Nr. 03/L-212), që ka hyrë në fuqi në 16 dhjetor 2010, është pjesë e legjisla-cionit bazë të Republikës së Kosovës që rreg-ullon marrëdhënien midis punëmarrësve dhe punëdhënësve. Ky ligj ka për qëllim të mbrojë të drejtat e të caktojë detyrimet në marrëdhëniet e punës, dhe të sigurojë mbrojtjen në punë. Dis-pozitat e tij zbatohen si për punësimin në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ligji i Punës duhet të sigurojë përmbushjen e katër parimeve kyçe:

n Lirinë e asocimit dhe njohjen e të drejtës për negociata kolektive,

n Zhdukjen e çdo lloji të punës së detyruar dhe të dhunshme,

n Zhdukjen e punës së të miturve,

n Zhdukjen e diskriminit në punë.

Mbikqyrjen e zbatimit të këtij ligji e bën Inspektorati i Punës në bazë të Ligjit për Inspek-toratin e Punës (Nr. 2008/34). Çdo person fizik apo juridik, që nuk i përfill dispozitat e këtij ligji, penalizohet me masa ndëshkuese.

Disa nga nocionet bazë që ky ligj përkufizon janë:

n Punëmarrësi (ose i punësuari) - personi fizik i punësuar për të kryer punë ose shërbime me pagesë për punëdhënësin;

n Punëdhënësi - personi fizik ose juridik i cili i siguron punë punëmarrësit dhe i paguan pagën për punën ose shërbimet e kryera;

n Organizatat e të punësuarve – sindikatat, të cilat janë të pavarura, vullnetare, e themelu-ara për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve;

n Organizatat e punëdhënësve – organizata në të cilat punëdhënësit bashkohen vullnetarisht për mbrojtjen e interesave të tyre;

n Kontrata Kolektive – marrëveshja midis orga-nizatave të punëdhënësve dhe organizatave të punëmarrësve me të cilën rregullohen të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës;

n Diskriminimi – çdo dallim që shkakton për-jashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kom-bëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sin-dikale, që ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim, profesion apo ngritje profesionale;

n Paga minimale – pagesa minimale e vendosur nga Qeveria për punë të ndryshme, e për-caktuar në bazë të kostos së jetesës, nivelit të papunësisë, gjendjes së tregut të punës. Çdo vit Këshilli Ekonomik Social i rekoman-don Qeverisë së Kosovës nivelin e pagesës minimale në bazë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe sociale.

n Marrëdhënia e rregullt e punës mund të themelohet me çdo person prej moshës 18 vjeç. Kjo marrëdhënie fillon me nënshkrim-in e një kontrate pune dhe shoqërohet nga dorëzimi i librezës së punës së punëmarrësit tek punëdhënësi.

n Kontrata e Punës është akti individual, i cili lidhet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, me të cilin rregullohen të drejtat, detyrat dhe

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

LIGJI I PUNËS NË KOSOVË n 5

përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës. Kontrata mund të lidhet për një periu-dhë të pacaktuar, për një periudhë të caktuar, ose për punë dhe detyra specifike.

n Në kontratë duhet të specifikohen të dhënat për punëdhënësin; të dhënat për punëmar-rësin; emërtimi dhe përshkrimi i detyrave të punës; vendi i punës; orari i punës; data e fillimit të punës; kohëzgjatja e kontratës; paga mujore dhe çdo shtesë ose e ardhur tjetër që përfitohet prej punës; kohëzgjatja e pushimeve; kushtet/koha e përfundimit të marrëdhënies së punës; të dhëna të tjera të rëndësishme për rregullimin e marrëdhënies së punës; të drejtat dhe detyrat të tjera të palëve të parashikuara në ligj.

n Kontrata e punës mund të ndërpritet në rastet kur i punësuari e mbush moshën e pension-imit; me vdekjen e të punësuarit; me skadimin e kohëzgjatjes së kontratës; me falimentimin dhe likuidimin e ndërmarrjes; me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit, etj.

6 n LIGJI I PUNËS NË KOSOVË

LIGJI I PUNËS, NË MES TË TJERASH, PARASHEH:

Elementet e marrëdhënies së punës Dispozita përkatëse në Ligjin e Republikës së KosovësKontrata E shkruarOrët e punës në javë 40 orëOrari i shkurtuar i punës Zbatohet për punët për të cilat punëtori nuk mund të mbrohet nga

ndikimet e dëmshme për shëndetin e tij, edhe përkundër aplikimit të masave mbrojtëse

Puna jashtë orarit Me kërkesën e punëdhënësit në rastet e domosdoshme; më së shumti deri në 8 orë në javë

Pushimi ditor 30 minuta (të përfshira në orarin normal të ditës së punës)Pushimi javor Së paku 24 orëPushimi vjetor n Së paku 4 javë në vitin kalendarik (pavarësisht nëse punon me

orar të plotë apo të shkurtuar); për çdo 5 vite punë shtohet një ditë pushimi

n Përjashtim bëjnë arsimtarët n Festat zyrtare që bien në ditë pune nuk llogariten në ditët e

pushimit vjetorPushimi vjetor n Në rast sëmundjeje: 20 ditë pune në vit me kompensim të plotë

të pagës n Në rast të pasigurisë dhe mosmbrojtjes së shëndetit në punë:

deri në 45 ditë në vit me kompensim të plotë të pagës n Në rast të pushimit mjekësor prej lëndimit ose sëmundjes të sh-

kaktuar nga kryerja e punëve dhe shërbimeve për punëdhënësin: 10 – 90 ditë në vit me kompensim deri në 70% të pagës

n 5 ditë në rast të martesës së punëmarrësit n 5 ditë në rast të vdekjes së një anëtari të ngushtë të familjes n 1 ditë për çdo rast të dhënies vullnetare të gjakut

LIGJI I PUNËS NË KOSOVË n 7

(CONTINUED)

Elements of employment relationship Relevant provisions in the Law of the Republic of KosovoLeja e lehonisë n 12 muaj për femrat, duke filluar prej 45 deri 28 ditë para datës

së parashikuar të lindjes – kompensimi i rrogës bëhet në masën 70% për 6 muajt e parë, 50% për 3 muajt në vijim dhe 0% në 3 muajt e fundit;

n Këto të drejta i realizon babai i fëmijës nëse nëna sëmuret, e braktis fëmijën apo vdes;

n Në rastet e tjera, babai ka të drejtë për 2 ditë pushim për lindjen e fëmijës dhe 2 javë pushim të parapaguar derisa fëmija të arrijë moshën 3-vjeçare;

n Kushte të tjera zbatohen kur fëmija lind i vdekur ose ka nevojë për përkujdesje të vecantë.

Paga shtesë Jepet:

n 20 % në orë për kujdestari n 30 % në orë për punë gjatë natës n 30 % në orë për punë jashtë orarit n 50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave n 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës

Pagesa shtesë për punë gjatë fundjavës, festave dhe ditëve të lira e për-jashtojnë njëra-tjetrën. I punësuari mund të kërkojë nga punëdhënësi që në vend të pagës shtesë të kompensohet me ditë pushimi.

Puna me orar jo të plotë (min. 20 orë në javë)

Punëmarrësi i kësaj kategorie gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës sikurse i punësuari me orar të plotë, por në proporcion me orët që ka punuar. Ai nuk mund të punojë më gjatë se orari i plotë i punës.

Puna provuese Lejohet për një kohëzgjatje maksimale prej 6 muajsh

8 n LIGJI I PUNËS NË KOSOVË

TË DREJTAT:

n I punësuari ka të drejtë të ketë sigurinë në punë, mbrojtje të shëndetit dhe një ambient të përshtatshëm pune. Kjo e drejtë i mbrohet nga Ligji i Punës (Nr. 03/L-212) dhe Ligji për Sigurisë në Punë, Mbrojte të Shëndetit të të Punësuarve dhe Ambientit të Punës (Nr. 2003/19).

n I punësuari ka të drejtë për pagë. Të drejtën për pagë, pagën shtesë, kompensimin në pagë dhe të ardhurat e tjera, ai i realizon sipas marrëveshjes së arritur me punëdhënësin për punën e kryer dhe kohën e kaluar në punë.

n Të punësuarit nuk mund t’i mohohet e drejta për shfrytëzimin e pushimit vjetor.

n Në rast të shkeljes së detyrave të punës, i punësuarit ka të drejtë të lajmërohet para se t’i jepet një masë ndëshkuese.

n Kur punëmarrësi mendon se i janë shkelur të drejtat, ai ka të drejtë të ankohet tek organet mbikqyrëse (Inspektorati i Punës).

n I punësuari ka të drejtë të ndërpresë kon-tratën e punës në mënyrë të njëanshme.

n Të punësuarve u garantohet liria e asocimit dhe veprimit pa ndërhyrje nga asnjë organiza-të ose organ publik.

n Për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve, organizatat e të punësuarve (sindikatat) kanë të drejtën e organizimit të grevës. Grevat dhe sindikatat rregullohen me ligj të veçantë.

DETYRIMET:

n I punësuari duhet të ketë librezë pune, të cilën ja dorëzon punëdhënësit në çastin e

themelimit të marrëdhënies së punës. n I punësuari është i detyruar, që në vendin e

punës t’iu përmbahet detyrimeve të parapara në ligj, në Kontratën Kolektive dhe në Kon-tratën e Punës.

n I punësuari është i detyruar t’i përmbahet rregullave për sigurinë dhe mbrojtjen e shën-detit në punë, në mënyrë që mos të rrezikojë shëndetin dhe sigurinë personale dhe të punëtorëve të tjerë.

n Për intervalin kohor të shfrytëzimit të pushimit vjetor, i punësuari duhet ta njoftojë punëdhënësin së paku 15 ditë para fillimit të shfrytëzimit të pushimit.

n Në rast sëmundjeje ose paaftësie të për-kohshme për punë, i punësuari është i detyru-ar të informojë punëdhënësin menjëherë ose (më së largu) gjatë ditës së mungesës nga puna. Në të kundërt, ai mund të thërritet në shkelje të kontratës. Nëse mungesa e lajmëru-ar zgjat më shumë se 3 ditë, punëdhënësi ka të drejtë t’i kërkojë të punësuarit çertifikatën mjekësore që arsyeton mungesën e tij.

n I punësuari mban përgjegjësi nëse, me fajin e tij, nuk i përmbush detyrat e punës apo nuk e respekton vendimin e punëdhënësit.

n Nëse i punësuari, me qëllim ose me pakujdesi të plotë, i ka shkaktuar dëm punëdhënësit, ai është i obliguar ta kompensojë dëmin. Nëse dëmi është shkaktuar nga më shumë të punësuar, përgjegjësia ndahet përpjesëtimisht mes tyre.

n I punësuari, që vendos të ndërpresë kontratën e punës në mënyrë të njëanshme, është i detyruar ta informojë punëdhënësin në formë të shkruar në afatet kohore të përcaktuara për llojin e kontratës së nënshkruar.

INFORMATA SPECIFIKE PËR PUNËMARRËSIT

LIGJI I PUNËS NË KOSOVË n 9

TË DREJTAT:

n Punëdhënësi mund ta ndryshojë orarin e punës kur e kërkon natyra e punës, por ky ndryshim duhet të jetë i atillë, që orari total i punës i të punësuarit gjatë vitit kalendar-ik, të mos jetë më i gjatë se orari i plotë i punës.

n Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kon-tratën e punës të punësuarit me një periud-hë paralajmërimi, kur ka arsye ekonomike, teknike ose organizative; kur përmbushja e detyrave ose sjellja e të punësuari është e pakënaqshme; etj.

n Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kon-tratën e punës të punësuarit pa periudhën e kërkuar të paralajmërimit të ndërpre-rjes, atëherë kur i punësuari është fajtor për përsëritjen e një keq-sjelljeje, ose kur performanca e të punësuarit mbetet e pakënaqshme përkundër paralajmërimit me shkrim.

n Punëdhënësve u garantohet liria e asocimit dhe veprimit pa ndërhyrje nga asnjë organi-zatë ose organ publik.

DETYRIMET:

n Punëdhënësi në sektorin publik është i obli-guar që të shpallë konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të re pune.

n Punëdhënësi është i detyruar të zbatojë rregullat dhe proçedurat e përgjithshme për mbrojtjen dhe sigurinë në punë, që janë të përcaktuara me Ligjin për Siguri në

Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësu-arve dhe Mbrojtjen e Ambientit të Punës.

n Punëdhënësi detyrohet ta informojë punëtorin me shkrim për rreziqet në punë dhe për masat mbrojtëse, para angazhimit të tij.

n Punëdhënnësi është i detyruar të mos i caktojë punëmarrësit punë që i dëmtojnë gjendjen shëndetësore.

n Në rast të ndërrimit të punëdhënësit, punëdhënësi i ri merr përsipër të gjitha de-tyrimet dhe përgjegjësitë nga marrëdhënia e punës të cilat janë të aplikueshme në ditën e ndërrimit të punëdhënësit.

n Punëdhënësi duhet t’i paguajë femrave dhe meshkujve kompensim të njëjtë për punën me vlerë të njëjtë, kompensim i cili mbulon pagën bazë dhe shtesat e tjera.

n Pagesa për kompensimin e pushimit mjekë-sor bie mbi punëdhënësin. Punëdhënësi duhet të kompensojë edhe lëndimet e sëmundjet profesionale, që të punësuarit mund të kenë marrë gjatë kryerjes së punës.

n Gjatë kohës së shtatzënisë, pushimit të lehonisë dhe mungesës në punë për shkak të përkujdesjes së veçantë ndaj fëmijës, punëdhënësi nuk mund t’ia shkëpusë kontratën të punësuarit dhe t’ia ndërrojë vendin e punës.

n Punëdhënësi mund ta ndërpresë kontratën e punës vetëm atëherë kur i punësuari ka marrë përshkrimin në formë të shkruar të performancës së pakënaqshme, një afat kohor brenda të cilit i jepet mundësia ta përmirësojë performancën e vet, si dhe një deklaratë se dështimi për përmirësimin e

SPECIFIC INFORMATION FOR EMPLOYERS:

10 n LIGJI I PUNËS NË KOSOVË

performancës do të rezultojë me largimin nga puna pa asnjë paralajmërim të mëte-jshëm me shkrim.

n Punëdhënësi mund të ndërpresë kontratën e punës për kohë të pacaktuar në intervale të caktuara kohore të njoftimit, që varen nga kohëzgjatja e marrëdhënies së punës.

n Në ditën e përfundimit të marrëdhënies së punës, punëdhënësi është i obliguar, që t’i kthejë të punësuarit librezën e punës të plotësuar me të dhënat personale dhe të stazhit të punës. Është e ndaluar të shkruhen në librezë të dhëna negative për të punësuarin.

LIGJI I PUNËS NË KOSOVË n 11

LIGJET E PUNËS NË BASHKIMIN EVROPIAN

Ligjet e punës në Bashkimin Evropian janë rezultat i kombinimit të ligjeve të punës të ven-deve anëtare, të harmonizuara sipas traktateve, direktivave dhe rregulloreve të Komunitetit.

Komuniteti Evropian synon që të mbësht-esë dhe plotësojë legjislacionin dhe veprimet e shteteve anëtare në fushën e politikave sociale. Vendimet e Komunitetit qëndrojnë mbi rreg-ulloret kombëtare, prandaj shtetet anëtare i kanë përshtatur legjislacionet e tyre me to, në mënyrë që të sigurojnë mbrojtje të njëtrajtshme të të dre-jtave dhe detyrimeve në punë në gjithë territorin e Bashkimin Evropian. Kalimin e normave të BE në legjislacionet e vendeve anëtare dhe implementin e saktë të tyre e monitoron Komisioni Evropian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë është institucioni ku vendet anëtare mund të marrin këshilla ligjore mbi interpretimin e ligjit.

Përpos detyrimeve ndaj strukturave të BE, të gjithë shtetet anëtare janë të detyruara të pajto-hen edhe me marrëveshjet e Organizatës Ndër-kombëtare të Punës (ONP), që kanë ratifikuar.

BE i kushton shumë vëmendje lirisë së mbled-hjes dhe asocimit në gjithë nivelet, veçanërisht në formimin e sindikatave. Sindikatat konsid-erohen jo vetëm si mbrojtëse të të drejtavë të punëtorëve, por edhe si mbrojtëse të identitetit të tyre. Ato janë të përfshira në tre agjenda ligjore Evropiane: në atë kushtetuese, në atë legjislative dhe në atë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Disa nga parimet kryesore të së drejtës së punës në BE:

n E drejta për të nënshkruar marrëveshje/kon-trata kolektive, si dhe për të vepruar kolektiv-isht në rast të shkeljes së të drejtave apo në rast konfliktesh interesi, deri në fillimin e një greve.

n E drejta e punës në BE: çdo individ ka të drejtë të punojë dhe t’i dedikohet një profesioni të zgjedhur lirisht. Puna është një e drejtë njerëzore dhe heqja e kësaj të drejte, heq të drejtën e vetë jetës.

n Çdo qytetar i Bashkimit Evropian ka të drejtë të kërkojë punë në cilindo shtet anëtar. Kjo e drejtë i garantohet edhe qytetarëve të ven-deve të tjera jo-anëtare, që jetojnë ligjërisht në BE.

n Rëndësi e madhe i jepet edhe ndalimit të diskriminimit në bazë të gjinisë, racës, ng-jyrës, etnisë apo origjinës sociale, tipareve të përcaktuara gjenetikisht, gjuhës, besimit fetar, bindjeve politike apo opinioneve të tjera, anëtarësisë në ndonjë minoritet kombëtar, pasurisë, lindjes, paaftësisë, moshës ose orientimit seksual. Parimi i barazizë përballë ligjit do të ishte i parealizushëm plotësisht pa parimet plotësuese të mos-diskriminimit dhe barazizë midis meshkujve dhe femrave.

n Barazia mes gjinive duhet të plotësohet në çdo aspekt, përfshi profesionin, punën dhe pagën.

n Një tjetër parim i të drejtës së punës në BE është ai i qarkullimit të informacionit mes palëve, në nivelet përkatëse të hierarkisë.

An EU funded project managed bythe European Union Office in Kosovo

Implemented by: