ligj nr.10 019, datë 29.12.2008 kodi zgjedhor i republikËs ... · e drejta për të caktuar...

68
LIGJ Nr.10 019, datë 29.12.2008 KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: PJESA I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME KREU I OBJEKTI, PËRKUFIZIME DHE PARIME Neni 1 Qëllimi dhe objekti 1. Ky Kod ka për qëllim caktimin e rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë, për organet e qeverisjes vendore dhe referendumet. 2. Në këtë Kod janë objekt i rregullimit: a) caktimi i zonave zgjedhore; b) afatet, procedura dhe kompetenca për regjistrimin e subjekteve zgjedhore; c) organizimi dhe funksionimi i administratës dhe komisioneve zgjedhore; ç) afatet, procedura dhe kompetencat për përgatitjen e listës së zgjedhjeve; d) financimi i subjekteve zgjedhore; dh) zhvillimi i fushatës zgjedhore; e) procedura e votimit dhe shpalljes së rezultateve; ë) shqyrtimi i ankimimeve dhe vendosja e sanksioneve administrative dhe penale; f) rregulla të tjera në lidhje me zgjedhjet. Neni 2 Përkufizime Në këtë Kod termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. “Data e zgjedhjeve” është data e votimit, e caktuar me dekret të Presidentit të Republikës. 2. “Institucione të posaçme” janë burgjet, vendet e paraburgimit, si dhe spitalet ose institucionet e tjera shëndetësore, që pranojnë pacientë për më shumë se tri ditë. 3. “Kandidat i paraqitur nga një grup zgjedhësish” është një kandidat për deputet ose për kryetar bashkie a komune, ose për këshillin e bashkisë a të komunës, që nuk mbështetet nga asnjë parti politike dhe që propozohet nga zgjedhësit, në përputhje me këtë Kod. 4. “Kandidat” është një shtetas shqiptar, i regjistruar si kandidat për deputet ose për kryetar bashkie a komune, ose për këshillin e bashkisë a të komunës, në përputhje me këtë Kod, për të cilin do të votohet në zgjedhje. 5. “Koalicion” është grupimi i dy apo më shumë partive politike për të konkurruar së bashku në zgjedhje, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod. 6. “KQV” është Komisioni i Qendrës së Votimit. 7. “KQZ” është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili është organi më i lartë shtetëror i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod. 8. “KZAZ” është Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor, që ngrihet dhe funksionon në përputhje më këtë Kod për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë dhe zgjedhjet vendore. 9. “Listat e zgjedhësve” janë dokumente zyrtare të zgjedhësve, që burojnë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për çdo zonë të qendrës së votimit, të hartuara në përputhje me këtë Kod. 10. “Listë shumemërore” është lista e kandidatëve për deputetë ose për këshillat e bashkisë a komunës, e hartuar dhe e regjistruar në përputhje me këtë Kod. 11. “Marrëdhënie krushqie e afërt” është lidhja e krushqisë midis anëtarit të komisionit dhe kandidatit, ku njëri prej tyre LIGJ file:///C:/Documents%20and%20Settings/bona/My%20Documents/Kodi... 1 of 68 1/1/2006 2:44 AM

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download