libأ‹r pأ‹r mأ‹suesin gjuhأ‹ shqipe 6 2019-03-15آ  disa nga teknikat dhe instrumentet...

Download LIBأ‹R Pأ‹R Mأ‹SUESIN GJUHأ‹ SHQIPE 6 2019-03-15آ  Disa nga teknikat dhe instrumentet e vlerأ«simit

Post on 30-Dec-2019

0 views

Category:

Documents

0 download

Embed Size (px)

TRANSCRIPT

  • LIBËR PËR MËSUESIN GJUHË SHQIPE 6

    Për klasën e 6-të të arsimit 9-vjeçar

  • Redaktor letrar: Eni MYRTOLLARI Paraqitja grafike: Enkeleda REXHA

    Shtypi: Shtypshkronja Pegi, Lundër, Tiranë

    © Botime Pegi, mars 2019

    Të gjitha të drejtat për këtë botim në gjuhën shqipe janë tërësisht të zotëruara

    nga Botime Pegi shpk. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje,

    shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, pjesërisht ose tërësisht, pa

    miratimin paraprak nga botuesi.

    Botime Pegi: tel: +355/ 042 468 833; cel: +355/ 069 40 075 02;

    e-mail: botimepegi@botimepegi.al; web: www.botimepegi.al

    Sektori i shpërndarjes: cel: +355/ 069 20 267 73; 069 60 778 14;

    e-mail: marketing@botimepegi.al

    Shtypshkronja Pegi: cel: +355/ 069 40 075 01;

    e-mail: shtypshkronjapegi@yahoo.com

  • 3

    Gjuhë shqipe 6 Libër mësuesi

    Hyrje Lënda e gjuhës shqipe bën pjesë në fushën “Gjuhët dhe komunikimi”. Kjo fushë synon zhvillimin

    gjuhësor e letrar që është boshti themelor për rritjen intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të nxënësve. Më konkretisht, fusha “Gjuhët dhe komunikimi” i aftëson nxënësit që të përdorin gjuhën për të komunikuar, për të plotësuar interesat e tyre personale dhe për të përmbushur kërkesat e shoqërisë dhe të tregut të punës. Mësimi i gjuhës shqipe zhvillon te nxënësit të menduarit kritik dhe i bën të vetëdi- jshëm për identitetin e tyre personal dhe kombëtar. Nëpërmjet leximit të teksteve nga letërsia shqipe dhe ajo botërore, nxënësit zhvillojnë botën e tyre emocionale, pasurojnë përfytyrimet dhe imagjinatën e tyre për botën, çmojnë dhe vlerësojnë gjuhën e kulturën kombëtare dhe ato botërore. Fusha “Gjuhët dhe ko- munikimi” nxit dëshirën dhe kuriozitetin e nxënësve për t’u bërë lexues aktivë e të pavarur dhe shkrues të saktë, origjinalë dhe krijues. Po kështu, ajo zhvillon te nxënësit njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e duhura që ata të flasin dhe të dëgjojnë në mënyrë korrekte në varësi të situatës dhe qëllimit që kanë. Arritjet gjuhësore të nxënësve janë përcaktuese jo vetëm për lëndët e fushës “Gjuhët dhe ko- munikimi”, por dhe për çdo lëndë që zhvillohet në shkollë. Nëse nxënësit nuk janë të aftë të dëgjojnë, të flasin, të lexojnë dhe të shkruajnë mirë, ata nuk mund të jenë të suksesshëm në shkollë dhe në jetë. Duke pasur një rëndësi të tillë, fusha dhe lëndët që e përbëjnë atë, janë një nga detyrat parësore të arsim- it bazë. Korniza Kurrikulare përcakton si qëllim kryesor zotërimin e kompetencave kyç nga nxënësit. Ndërtimi dhe zhvillimi i këtyre kompetencave kyç janë të domosdoshëm për një individ, me qëllim që të përmbushë me sukses kërkesat personale, shoqërore dhe profesionale. Çdo fushë të nxëni dhe lëndë synon që ta pajisë nxënësin me këto kompetenca. Këtë “mision”, lënda e realizon nëpërmjet ndërtimit dhe zhvillimit të kompetencave të saj. Bazuar në synimet dhe specifikat e lëndës së gjuhës shqipe, pesë kompetencat e saj janë:

    - Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme.

    - Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar.

    - Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare.

    - Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale.

    - Përdorimi i drejtë i gjuhës

  • 4 5

    Gjuhë shqipe 6 Libër mësuesi

    PLANI MËSIMOR VJETOR 2018-2019 FUSHA: GJUHËT DHE KOMUNIKIMI LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA: VI

    35 javë x 5 orë = 175 orë Kompetencat e fushës Shkathtësitë që do të realizohen në

    komunikim përmes: Orë

    1 Të dëgjuarit e teksteve të ndryshëm 10 Gjuhës së dëgjuar 10

    2 Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar 10 Gjuhës së folur 10

    3 Të lexuarit e teksteve letrare dhe

    Teksteve joletrare

    70 Teksteve në prozë Teksteve poetike Teksteve dramatike Teksteve joletrare

    70

    4 Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale 25 Gjuhës së shkruar 25

    5 Përdorimi i drejtë i gjuhës 60 Njohurive gramatikore Sintaksë Morfologji Leksikologji Fjalëformim Drejtshkrim Fonetikë

    60 20 24 3 3 6 4

    Gjithsej 175

    Orët për testime, projekte, panaire portofoli, biseda letrare dhe diktime janë parashikuar nga të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe njohuri gjuhësore.

    Shënime:

    (P.s. Fletore e vlerësimit të kompetencave = FVK )

    KOMPETENCAT E FUSHËS SHPËRNDARJA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS

    SHTATOR – DHJETOR

    JANAR – MARS PRILL – QERSHOR

    Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme 3 orë 4 orë 3 orë

    Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

    4 orë 2 orë 4 orë

    Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare

    21 orë 28 orë 21 orë

    Të shkruarit për qëllime formale dhe funksionale

    8 orë 8 orë 9 orë

    Përdorimi i drejtë i gjuhës 24 orë 18 orë 18 orë

    1 orë test 1 orë test 1 orë test 3 orë projekt 3 orë projekt 4 orë projekt 2 orë bisedë letrare 2 orë bisedë letrare 2 orë bisedë letrare 1 orë diktim 1 orë diktim 1 orë diktim 1 orë panair portofoli 1 orë panair portofoli 1 orë panair portofoli

    Brenda tyre ka:

  • 4 5

    Gjuhë shqipe 6 Libër mësuesi

    PLANIFIKIMI VJETOR I LËNDËS SË GJUHËS SHQIPE NDARË NË TREMUJORË

    Fusha: GJUHA DHE KOMUNIKIMI

    Lënda: GJUHË SHQIPE

    Shkalla: III

    Klasa: VI

    Viti shkollor: 2018-2019

  • 6 7

    Gjuhë shqipe 6 Libër mësuesi

    REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇ Orët mësimore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe tremujore do të kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e këtyre

    kompetencave kyç:

    KOMPETENCA E KOMUNIKIMIT DHE E TË SHPREHURIT Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit; - dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme, duke bërë pyetje, komente,

    sqarime dhe propozime; - lexon rrjedhshëm, me intonacionin e duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor, publicistik etj.,

    dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim; - shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke

    përdorur gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm.

    KOMPETENCA E TË MENDUARIT Nxënësi: - shpreh mendimin e tij për një punim letrar apo artistik duke dalluar ndryshimet dhe analogjitë ndërmjet

    krijimeve të ngjashme; - harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre (letrare), duke përcaktuar hapat kryesorë të zbatimit; - përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë

    dukurive ose krijimeve artistike.

    KOMPETENCA E TË NXËNIT Nxënësi: - zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim (tekst shkollor, libër, internet, media) për të

    nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet; - shfrytëzon portofolin personal për identifikimin e përparësive dhe mangësive në funksion të vetëvlerësimit; - ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të

    ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafike) sipas një radhitjeje logjike.

    KOMPETENCA PËR JETËN, SIPËRMARRJEN DHE MJEDISIN Nxënësi: - përgatit planin e punës për organizimin e një aktiviteti të caktuar në shkollë ose në komunitet dhe e realizon atë

    me sukses; - bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tij social, etnik etj.) për

    realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj).

    KOMPETENCA QYTETARE Nxënësi: - zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj., dhe mban qëndrim aktiv ndaj personave, të

    cilët nuk i respektojnë ato, duke shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bën pjesë.

    KOMPETENCA DIGJITALE Nxënësi: - përdor mediet digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar. - analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedh disa informacione të marra nga

    interneti duke i përmbledhur në një tabelë ose grafik).

  • 6 7

    Gjuhë shqipe 6 Libër mësuesi

    REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme Nxënësi: - kupton, krahason dhe përmbledh mendimet e të tjerëve nga materialet e dëgjuara, shikuara ose të prezantuara,

    si dhe reflekton për to; - jep mendimet dhe gjykimet e tij rreth teksteve që dëgjon. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar Nxënësi: − zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e tij; − merr pjesë në biseda shoqërore me moshatarët dhe të rriturit mbi tema të njohura duke pyetur dhe duke iu

    përgjigjur pyetjeve. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare Nxënësi: − dallon informacionin e rëndësishëm në tekst; − lidh pjesët e ndryshme të një teksti dhe i analizon ato. a) b) Tekste letrare − dallon

Recommended

View more >