letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e...

15
Letër motivimi ose ndryshe letër profesionale online, është letra e cila u dërgohet personave të cilët kërkojnë aplikimin në një formë të tillë të bashkangjitur me një CV. Një letër motivimi duhet të përfshijë motivet tuaja, interesin e juaj rreth vendit të punës që po ofrohet dhe dëshirën e vullnetin e juaj për punë. 1 Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale

Upload: ngoliem

Post on 07-Jul-2019

221 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

• Letër motivimi ose ndryshe letër profesionale online, është letra e cila u dërgohet personave të cilët kërkojnë aplikimin në një formë të tillë të bashkangjitur me një CV.

• Një letër motivimi duhet të përfshijë motivet tuaja, interesin e juaj rreth vendit të punës që po ofrohet dhe dëshirën e vullnetin e juaj për punë.

1

Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale

Page 2: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

• Pra duhet të kesh një editor që di të korrigjojë një letër motivimi, sepse është tejet e rëndësishme kur ju aplikoni për një vend pune. Duhet të shkruash në atë mënyrë që letra e juaj e interesit të tregojë që ju në të vërtetë jeni i duhuri për atë punë.

2

Page 3: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

• Duhet të jeni kreativ, unik dhe të mos jetë letër motivimi e njëjtë për çdo vend pune tjetër, sepse motivi i njëjtë nuk është për punë të njëjtë. Pra e doni një punë, e keni eksperiencën e duhur, po thjesht nuk keni ide se çka të shkruani atëherë fletpune.com jua ofron shembujt e duhur që do të ju ndihmonin të shkruani një leter motivimi.

3

Page 4: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Karakteristikat fizike:

• Adresat Adresa e aplikuesit me të dhënat për kontaktin dhe adresa e pranuesit me të dhënat për kontaktin janë nga karakteristikat fizike që janë me rëndësi kur shkruani letër motivimi. Këto të dhëna duhet radhitur varësisht nga stili i përdorur në një vend të caktuar ose në një gjuhë të caktuar, por ajo që është e përbashkët është se këto të dhëna vendosen në krye (kokë) të letrës.

4

Page 5: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Titulli i letrës

• Titulli duhet të jetë varësisht prej pozitës për punë që ofrohet. Në titull pra bën pjesë titulli për vendin e punës për të cilin ju aplikoni.

Hyrja e letrës

• Hyrja e letrës duhet të fillojë me përshëndetje e cila duhet, mundësisht, të mos jetë e përgjithshme, por personale

5

Page 6: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

• Hyrje e përgjithshme: Të nderuar zonja dhe zotërinjë nga kompania X, Përmbajtja Sa më shkurt aq më mirë. Brendia e letrës suaj le të arrijë jo më shumë se 80-90 fjalë të shpërndara në tri tërësi: Hyrje, ju dhe motivimi, dhe përfundimi.

• Hyrje personale: I nderuar zotëri (mbiemrin shkruaje), Hyrjes i takon edhe paragrafi i parë që mund të përmbajë një ose dy fjali, varësisht nga lloji i qasjes, vendi ose gjuha në të cilën e shkruani letrën. Në gjuhën shqipe, preferohet që ky paragraf të posedojë dy fjali ku një informon ofruesin se ku keni marrë informatën për vendin e lirë dhe përmes fjalisë së dytë konfirmoni interesimin tuaj për këtë vend.

• Shembull: Gjatë kërkimit në internet në www.fletepune.com gjeta se ju ofroni vend pune si “Titulli i vendit të punës, ashtu siç është shkruar nga ofruesi”. Me këtë letër, unë aplikoj për vendin që ju ofroni.

6

Page 7: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Ju dhe motivimi

• Tregoni se çka ju motivon, cili është motivi që ju nxit me dasht punën, tregoje veten ashtu si ndihesh dhe je.

Shembull: Ky vend pune është shumë tërheqës për mua pasi që (nëse nuk keni përvojë në atë drejtim atëherë shkruani llojin e edukimit ose të njohurive të cilat i keni për atë vend të caktuar pune) 2 vitet e kaluara kam vepruar si (shënone profesionin), në një kompani.

Përfundimi Dhe në fund e përmbyllni letrën e motivimit duke i falënderuar për kohën dhe duke shprehur kënaqësinë tuaj për përgjigjen që ata do të dërgonin rreth aplikimit tuaj.

7

Page 8: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Shembull: Ju falënderoj për kohën e kushtuar, do të më gëzonte thirrja juaj për intervistë. Përshëndetje të sinqerta, K… N…

Bashkangjitur:

• Curriculim Vitae

• Emri i dokumentit të bashkangjitur(p.sh indexi)

8

Page 9: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

• Nëse ju postoni një letër motivimi përmes mjeteve elektronike atëherë titulli i postës duhet të jetë i njëjtë sikur titulli i letrës së motivimit dhe përmbajtja po ajo përmbajtje që nënkupton atë se ajo është letër motivimi dhe titujt e dokumenteve duhen të jenë të njëjtë sikur tek bashkëngjitja. Letrën e motivimit bashkëngjiteni në formë dokumenti (pra PDF)

• Shembuj të letres motivuese mund t’i shkarkoni por përshtatja dhe shkruarja origjinale për një leter motivimi duhet të dini se është thelbësore, andaj merrini shembujt si mësim se si duhet të jetë një leter motivimi.

9

Page 10: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Shembuj të letrave motivuese

10

Page 11: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Emri i Kompanisë

Emri i Personit

Adresa e Kompanisë

Telefoni

E-maili

Faqja e Kompanisë

Emri Juaj

Adresa Juaj

Telefoni Juaj

Emaili Juaj (emaili duhet të jetë profesional jo emri007, por e.mbiemri, ose emri.mbiemri ose emri.m ose m.emri)

Asisten Marketingu

I nderuar zotëri ...../ E nderuara zonja .......,

Gjatë kërkimit në gazetën XXXXX gjeta se ju ofroni vend pune, si Asistent Marketingu. Me këtë letër, unë aplikoj për vendin e punës që ju ofroni.

Nëse keni përvojë:

Kam qenë i angazhuar në një kompani xxxxx (lloji I kompanisë dhe emir I saj) për xxxx dhe kam pasur rolin e xxxxxx . Gjatë kësaj kohe kam arritur të fitojpërvojë shumë të mirë duke realizuar projekte marketingu.

Nëse sapo keni mbaruar shkollën ose keni vetëm njohuri mbi atë lëmi:

Kam marrë titullin në Bechelor xxxxxxxx . Gjatë studimeve kam marrë pjesë rregullisht në ligjërata dhe ushtrime dhe kam përgatitur disa projekte që janëcilësuar si të suksesshme.

Nëse u kërkohen njohuri kompjuterike:

11

Page 12: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Nëse u kërkohen njohuri kompjuterike Kam njohuri të shkëlqyeshme të kompjuterit, por jo të nivelit të IT-së. Njoh shumë

mirë pakon e MS Office, paketën Open Office.org, programe tjera të rëndësishme për byro si dhe kam njohuri shumë të mira për kërkime në internet.

Kam bindjen se duke kombinuar njohuritë dhe përvojën time profesionale me

ekipin tuaj, me synime drejt realizimit të projekteve për të ardhmen e kompanisë, ju keni bërë zgjedhjen e duhur e cila do t`u plotësojë vendin e lirë për ndryshime të suksesshme.

Do të më gëzojë ftesa për intervistë nga ana juaj. (nënshkrimi) Emri Mbiemri P.S. Pasi të e keni përpiluar letrën e konvertoni në formatin PDF.)

12

Page 13: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Emri Juaj Adresa Juaj Telefoni Juaj Emaili Juaj

Emri i Kompanisë Emri i Personit përgjegjës Adresa e Kompanisë Faqja e Kompanisë Telefoni

E nderuar zonja/zoteri X

Në (shënoni muajin dhe datën) une kam përfunduar studimet në (shëno universitetin) ku kam stdudiuar(shëno drejtimin). Gjithmonë më kanë interesuar financat, shkollimi më ka mundësuar të avancoj më tej këtë interes. Modulet në të cilat jam përfshirë përbëjnë aspekte të ndryshmë të botës së financave. Në vitin ë fundit kam përfunduar module të veçanta për Fondet Pensionale dhe Sigurimin e Jetës.

Temë të diplomës kam pasur një analizë të të dhënave për 150 shitës të makinave. Në mënyrë për të interpretuar rezultatet në bazë të këtyre të dhënave kam mësuar se si të përdor paketën statistikore SPSS. Kjo më ka dhënë besimin që unë mund të kem aftësi për të mësuar dhe zhvilluar shpejtë shkathtësi të reja, kur kërkohet për ta bërë këtë. Flas me besim para audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë shumë në këtë drejtim.

Vazhdon…..

13

Page 14: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Kam përvojë të mirë në shitje me pakicë, duke punuar me kohë të pjesshme për (shëno kompaninë ose dyqanin) për më shumë se (sheno sa vite ke punar). Kjo përvojë më ka mësuar rëndësinë e konstatimit, nevojat e klientëve dhe duke siguruar informacion të qartë dhe të saktë në përgjigje të këtyre nevojave. Gjithashtu kam mësuar se si të kryej punët efktive në ekip. Kur situata kërkonte, unë kam qenë gjithmonë në gjendje të menaxhoj veten mirë, të marrë iniciativën, të punojë nën presion, dhe sipas kufizimeve kohore.

Puna ime vullnetare më ndihmoi që të komunikojë më mirë me të tjerët, pra do të mundja të

bashkëpunoj suksesshëm në ekip dhe të kontribuoja për ju. Faleminderit për kohën kushtuar letrës sime, do të isha mirënjohës për përgjigjjen tuaj.

Me respekt (Sinqerisht),

(Nenshkrimi juaj online)

Fxxxxx Mxxxxxxx Bashkangjitur mund të gjeni:

1. Curriculim Vitae 2. Emri i dokumentit të bashkangjitur(p.sh indexi)

14

Page 15: Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale«_letrave... · audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë

Letra motivuese:

• Ju përfaqëson juve në letër

• Të jetë një shpallje për ju – një fotografi shumë e qartë e juaja

• Të bind punëdhënësin që ju jeni personi ideal për punën e caktuar

• Demonstron vlerat tua të punës: shkathtësitë dhe aftësitë që lidhen me punën për të cilën ju keni aplikuar

15