legalizimet, mandatet, vrasja skura

24
Afate të reja për ata që s’kanë aplikuar MANDATET E DEPUTETËVE Komisioni i posaçëm ose KQZ vendos ndarjen e zonave »5 REAGON MINISTRI FLAMUR NOKA Policia goditi 220 banda të lidhura me PS, Rama i pashpresë »7 E MËRKURË 23 JANAR 2013 VITI IX, NR. 2878 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com RIMANDATIMI PS, deputetët në provën e anëtarësisë për rikandidimin »2 VRASJA E NJË TË FORTI Isa Toska, legjenda e një krimineli që u vra nga gjermanët në 1944 Historia e një prej emrave më të për- folur në jug të vendit. E vërteta e akuzës së Enver Hoxhës për përfshirjen e tij në Ballin Kombëtar NDIKIMI QË DO TË KETË FO- TOGRAFIMI I MËPARSHËM I ZONAVE INFORMALE QEVERIA MERR NË SHQYRTIM RIHAPJEN E PROCESIT PAS KËRKESAVE PRANË ALUIZNI-t KAT EGO RITË QË DO TË PËRJASHTOHEN NGA PRO- CESI I VETËDEKLARIMIT »18 »10 EKONOMIA DHE POLITIKA Qytetërimet e përjetshme, zhvillimet historike nga lindja në perëndim VRASJE MAFIOZE NË TIRANË Plumb në kokë 40-vjeçarit, lidhjet me ngjarjet e 5 viteve më parë »15 »9 Lindja e qytetërimeve nëpërmjet dhunës dhe zhvillimi nga kultura e deri tek ekonomia, shkaqet e shkatërrimeve Rama kërkon testimin e emrave sipas votave që kanë në zona. Kush rrezikon të humbasë përfshirjen në renditjen në listë LEGALIZIMET Çdo gjashtë muaj do të vendoset miratimi i hartës së re bazuar në metodikën e ekspertëve ndërkombëtarë NDRYSHON METODIKA »5 Rezoluta çame, pikat që u miratuan nga komisioni Dorëzohet Urdhri i Mjekut: Nuk marrim dot masa për shkeljet ligjore Mungojnë licencat »6 »4 Nga LUAN KURTI Pensionet si mollë e ndaluar Nga NDUE UKAJ Ditë të humbura Nga “WORD REVIEW” “Zbutet” Skënderbeu Opinion »16 »16 »17 Palët miratojnë pa kundërshtime pikat e PDIU. Heqja e ligjit të luftës pikë e padiskutueshme për të gjitha palët. Votat në Kuvend

Upload: gazeta-metropol

Post on 30-Mar-2016

420 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

legalizimet, mandatet, vrasja Skura

TRANSCRIPT

Page 1: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

Afate të reja për ata që s’kanë aplikuar

Mandatet e deputetëve

Komisioni i posaçëm ose KQZ vendos ndarjen e zonave»5

Reagon MinistRi FlaMuR noka

Policia goditi 220 banda të lidhura me PS, Rama i pashpresë»7

E mërkurë23 janar 2013Viti iX, Nr. 2878Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

RimAndAtimiPS, deputetët në provën e

anëtarësisë për rikandidimin

»2

VRaSja e një Të FoRTiisa Toska, legjenda e një krimineli që u vra nga gjermanët në 1944

Historia e një prej emrave më të për-folur në jug të vendit. E vërteta e akuzës së Enver Hoxhës për përfshirjen e tij në Ballin Kombëtar

ndikimi që do të ketë fo-

togRAfimi i mëPARShëm

i zonAve infoRmAle

qeveRiA meRR në ShqyRtim

RihAPjen e PRoceSit PAS

këRkeSAve PRAnë AlUizni-t

kAtegoRitë që do të

PëRjAShtohen ngA PRo-

ceSi i vetëdeklARimit

»18

»10

ekonoMia dhe politika

Qytetërimet e përjetshme, zhvillimet historike nga lindja në perëndim

vRasje MaFioze në tiRanë

Plumb në kokë 40-vjeçarit, lidhjet me ngjarjet e 5 viteve më parë

»15

»9

Lindja e qytetërimeve nëpërmjet dhunës dhe zhvillimi nga kultura e deri tek ekonomia, shkaqet e shkatërrimeve

Rama kërkon testimin e emrave sipas votave që kanë në zona. Kush rrezikon të humbasë përfshirjen në renditjen në listë

legAlizimet

Çdo gjashtë muaj do të vendoset miratimi i hartës së re bazuar në metodikën e ekspertëve ndërkombëtarë

Vlerësimi i çmimeve sipas metodikës së re të llogaritjes

ndRyShon meTodiKa

»5

Rezoluta çame, pikat që u miratuan nga komisioni dorëzohet Urdhri i

mjekut: nuk marrim dot masa për shkeljet ligjore

Mungojnë licencat»6

»4

nga luan kuRti

Pensionet si mollë e ndaluarnga ndue ukaj

Ditë të humburanga “woRd Review”

“Zbutet” Skënderbeu

opinion

»16

»16

»17

Palët miratojnë pa kundërshtime pikat e PDIu. Heqja e ligjit të luftës pikë e padiskutueshme

për të gjitha palët. Votat në kuvend

Page 2: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

02 E mërkurë 23 janar 2013 •

« politikë

Anëtarësia socialiste do ta thotë fjalën e saj në vlerësimin e punës së

përfaqësuesve të saj në Kuv-end. Njëkohësisht do të jetë kjo anëtarësi që do të propozo-jë emrat që do të përfaqësojnë Partisë Socialiste në legjisla-tivin e ardhshëm. Kështu, gjatë muajit shkurt strukturat drej-tuese të kësaj force politike do të testojnë në terren punën e secilit nga deputetët aktualë në grupit kuvendor socialist, si dhe do të marrin referencat për kandidatët e rinj për deputetë.

Vlerësimi Etheve të afrimit të zgjed-

hjeve parlamentare u shtohet dhe një nismë që pritet të ndër-marrë lidershipi socialist para-para se PS-ja të hartojë listat e saj të kandidatëve për deputetë. Për të argumentuar çdo largim apo spostim të mundshëm në listën e kandidatëve për de-putetë të pjesëtarëve aktualë të grupit kuvendor socialist, kupola rozë ka ideuar një lëvizje të radhës. Mësohet se gjatë muajit shkurt strukturat drej-tuese do të marrin mendimet dhe vlerësimet e anëtarësisë së PS-së për të gjithë deputetët aktualë mbi mënyrën se si kanë punuar në zonë, si janë përshta-tur me anëtarësinë dhe elek-toratin. Njëkohësisht në këtë testim çdo anëtar do të bëjë dhe propozimet e tij për kandidatu-rat për kandidatë për deputetë. Propozimet do të selektohen më parë nga strukturat drej-tuese të PS-së në çdo zonë e më pas do t’i përcillen kupolës rozë për të thënë fjalën e saj. Në këtë mënyrë secili nga de-putetët fillimisht do të përbal-let me mendimin e bazës so-cialiste e më pas me vendimin e lidershipit socialist.

Takimi Kupola rozë pas shqyrtimit

të të gjitha vlerësimeve dhe propozimeve do të hartojë listën shumemërore të kan-didatëve për deputetë. Pas hartimit të kësaj liste lider-shipi socialist do të thërrasë në mbledhje kryesinë e PS-së, e cila do të diskutojë e më pas do të miratojë këtë listë. Ndër-kohë do të jenë Asambleja e më pas kongresi i PS-së forumet që do të thonë fjalën e fundit mbi një çështje të tillë. Por përpara hapjes së diskutimeve për një çështje të tillë kampi rozë ka vënë si prioritet përfundimin

Gara elektorale, lidershipi socialist skenar për përGatitjen e listave

lista e kandidatëve për deputetë në sitën e anëtarësisë

Kryetari i Lëvizjes Social-iste për Integrim, Ilir Meta, ripërsëriti qëndrimin e tij se koalicioni i LSI-së do të përcak-tohet nga vota e Konventës. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë kryetari i LSI-së thek-soi se asnjë individ i vetëm nuk do të mund të përcaktojë se më cilën parti do të bëjë koa-licion forca politike që ai drej-ton. Duke iu përgjigjur pyetjes se më cilën parti do të ketë për aleat Lëvizja Socialiste për

Meta i vendosur, nuk ka koalicion parazGjedhor deri në prill

“Nuk ua japim pushtetin partive të mëdha”LSI, koalicionin do ta përcaktojë Konventa Kombëtare

Integrim, Meta pohoi se do të jenë 2300 delegat e kësaj par-tie që do të vendosin për këtë çështje. “Dhe unë respektoj të gjitha parashikimet e saj, por ajo që do të vendosë është Konventa e LSI-së në muajin prill, e cila përbëhet nga 2300 delegatë dhe sigurisht që do të jetë një vendim i mirëdebatuar dhe i konsultuar. Një gjë do të sigurojë: ne më 23 qershor nuk duam të jemi ‘kingmaker’ as ‘queenmaker’, por diçka më

shumë”, - theksoi kryetari i LSI-së. Në këtë mënyrë, Meta jep qëndrimin e tij se partia që drej-ton nuk do të jetë thjesht një mundësi për t’i dhënë pushte-tin ndonjërës prej partive krye-sore. Çështjen e aleateve të forcës së tretë parlamentare në vend ishte tepër e debatuar deri para pak ditësh, kur nënk-ryetari i kësaj partie theksoi se koalicionin do ta vendoste Konventa Kombëtare e LSI-së. Krahas çështjes së koalicionit

partiak Meta iu përgjigj edhe pyetjes për votimin elektronik. Ai pohoi se forca politike që ai përfaqëson është pro çdo procesi transparent dhe votimi elektronik është një ndër këto procese. “Ne jemi pro çdo pro-cedure transparente. Votimi elektronik është një votim që na fut vërtet në Europë për sa i takon standardit të zgjed-hjeve, sidomos të numërimit dhe të transparencës, sepse është e papranueshme që

bëhen zgjedhjet në Shqipëri dhe mbas shumë kohësh da-lin rezultatet. Të gjitha këto ndikojnë në ecurinë e vendit, në stabilitetin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes, por dhe në standardin e zgjedhje-ve. Ne si LSI dhamë një model të shkëlqyer në Konventën Kombëtare Zgjedhore, ku u

krye për herë të parë edhe në prani të medieve një votim ele-ktronik dhe ku rezultati u print-ua menjëherë pasi përfundoi votuesi i fundit, duke treguar kështu se kjo është një gjë që funksionon. Mjafton vullneti, sepse teknologjia është gati, nuk kemi nevojë ta shpikim”, - theksoi lideri i LSI-së.

e listave të zgjedhësve, veri-fikimin e detajuar të të gjitha qendrave të votimit si dhe trajn-imin e komisionarëve dhe vëzh-guesve socialistë. Këto janë tri çështjet kyçe me të cilat PS-ja ka nisur punë, duke angazhuar strukturat e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s. Puna për finalizimin e këtyre etapave ka nisur që në muajin nëntor të vitit që lamë pas dhe do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve. Por fil-limisht hapi i parë, që ka dhe një limit të përcaktuar kohor, është hartimi i listave të votuesve, pro-ces që duhet të mbyllet në fund të këtij muaji. Për të finalizuar për-fundimin e këtyre tri fazave do të ketë një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS-së, e cila do t’i paraprijë mbledhjes për një nga çështjet më të nxehta të procesit zgjedhor, që është përcaktimi i kritereve për kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në garën e afërt për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Grupi zbatues dhe monituesues i të gjithë implemen-timit të strateg-jisë elektorale të PS-së përbëhet nga katër ekspo-nentë të kësaj partie. Konkretisht është kryetari i grupit parlamen-tar, Gramoz Ruçi, sekretarët Blendi Klosi, Bashkim Fino dhe Fatmir Xhafaj, si grupi zbatues të këtij plani. Duke qenë në krye të 12 qarqeve, ku secili ka zonat e tij të survejimit, këta eksponentë do të shohin nga afër ecurinë të gjitha etapave të strateg-jisë, duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Bo

rd

iPjesë e strategjisë elektorale të social-istëve është shpa-losja derë me derë e programit “Për një Rilindje Shqiptare”, për të cilin kryeso-cialisti Edi Rama ka deklaruar se do të nisë turi i takimeve në janar të 2013-s. Ky program ka bosht të tij ekonominë, arsimin, shënde-tësinë, demokracinë dhe vizionin qever-isës që do të ofrojë partia më e madhe opozitare në vend për zgjedhjet parlamen-tare të 23 qershorit që po afron.

pr

og

rA

mikryeprokurori takim me leskajn

“Në hetim 35 kallëzimet e klSHpër abuzime me fondet shtetërore”

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, priti në një takim të veçantë kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ku diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta të dy institucion-eve për luftën kundër korrupsionit dhe veprave të tjera penale që lidhen me ushtrimin e detyrave nga funksionarët publikë. Llalla garantoi Leskajn se organi i Prokurorisë do të ndjekë me vëmendje të veçantë çdo rast të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si edhe do të bashkëpunojnë ngushtësisht për të ndjekur dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore çdo zyrtar që abuzon me pushtetin publik. Nga ana e tij, kryetari i KLSH-së, Leskaj, duke e uruar Prokurorin e Përgjithshëm për zgjedhjen në detyrë, shprehu gatishmërinë e institu-cionit që drejton për koordinim të vazhdueshëm me orga-nin e Prokurorisë për të luftuar bashkërisht dhe me forcën e ligjit korrupsionin në administratën shtetërore. Në takim u diskutua edhe mbi rastet konkrete të referuara nga KLSH-ja në organin e Prokurorisë gjatë muajit janar 2013. Për të gjitha këto raste, rreth 35 në total, prokuroritë e rretheve gjyqësore tashmë kanë nisur hetimet dhe brenda afateve ligjore proceduriale do të vlerësohet mbi këto çështje.

identifikohet edhe mjekja që kreu abortin

policia gjen nënën qëbraktisi foshnjën 6-muajshe

Kur kanë 10 ditë nga gjetja e foshnjës 6-muajshe në kazanin e plehrave në Laprakë, policia e Tiranës zbulon identitetin e nënës dhe mjekes që kreu abortin jashtë periudhës së parashikuar me ligj. Në deklaratën e firmo-sur para strukturave të hetimit shtetasja me inicialet S.D nënë dhe e dy fëmijëve të tjerë ka pranuar se ndërpre-rjen e shtatzaninsë së foshnjes 6 muajshe e ka bërë për arsye të kushteve jo të mira financiare. Ajo ka pohuar se është detyruar të sigurojë rreth 40 mijë lekë të reja borxh, në mënyrë që të paguante mjeken e klinikës private në Laprakë, shtetasen me inicialet E.TH, e cila ka kryer dhe ndërprerjen e shtatzanisë. Pas kryerjes së abortit në klinikën pranë kryqëzimit të Laprakës, nëna e foshnjes e ka hedhur më pas në kazanin e mbeturi-nave pranë Spitalit Ushtarak. Policia ka filluar procedimin e njëkohësishëm ndaj nënës dhe ndaj mjekes. Dosja heti-more i ka kaluar tashmë Prokurorirsë së rrethit gjyqësor Tiranë. Periudha e lejuar me ligj për ndërprerjen e shtatëza-nisë me pëlqimin e nënës është deri në muajin e tretë, ndërsa çdo veprim pas këtij afati cilësohet si i paligjshëm.

Page 3: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

03• E mërkurë 23 janar 2013

»politikë

pret ambasadorët

tri ligjet primare, duhet nxitur politika

Presidenti i vendit, Bujar Nishani, i garan-toi trupit diplomatik në Tiranë se forcat politike do t’i miratojnë tri ligjet që kërkon BE-ja për marrjen e statusit kandidat. Gjatë një takimi që Presidenti Nishani zhvilloi ditën e djeshme me ambasadorët e vendeve të Bashkimi Europian theksoi se prioriteti më i madh për vendin është anëtarësimi sa më i shpejtë i vendit në familjen europiane. Për këtë ai do të nxisë më tej dialogun ndërmjet partive politike në vend, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e konsensusit. “Është detyra jonë që të miratojmë në parla-ment tri ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian”, - theksoi Presidenti i Republikës. Krahas kësaj kreu i shtetit theksoi përsëri faktin se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë të lira dhe të pakontestueshme, pasi eksperienca në zgjedhjet e shkuara do të ndikojnë që ky proces të ecë në rrugën e saktë.

partia demokratike

“rama, shpjego fondet e pallatit”

Partia Demokratike kërkoi dje nga kreu i opozitës t’i japë shpjegime publikut lidhur me financat që janë përdorur për ndër-timin e pallatit në pronësi të familjes së gruas së tij. Në deklaratë theksohet se kostoja e tij nuk mund të mbulohet me pagën e një pensionisti dhe të një të vetëpunësuari. “Unë jam sot këtu për t’i bërë thirrje zotit Edi Rama të mos fshihet prapa perdes si fri-kacak, por me transparencë t’i thotë publikut origjinën e 1 milion eurove investim nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar të pallatit 5-katësh me sipërfaqe ndërtimi 900 metra katrorë të gruas së tij dhe famil-jarëve të saj. Z. Rama, në intervistën e saj te zoti Balla zonja Basha u tha sh-qiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 m gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferisë së Tiranës me paratë e kurbanit tuaj. PD-ja ju fton të bëni pub-like fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit”, - tha zëdhënësja e PD-së.

NiSHANisocialistët kërkojnë shtyrje të seancës, koMpetencën ta Marr kQz-ja

mandatet e deputetëve me skemën e 2009Mazhoranca, vendimi në komision pas bllokimit politik të KQZ-së

ervin koçi

demokratët kërkojnë që zgjedhjet e 23 qershorit t’i zhvillojnë me skemën e

mandateve të vitit 2009. Vendi-mi që u prezantua dje një Komi-sionin e Ligjeve, i cili konsistonte në përcaktimin e mënyrës se si do të shpërndahen mandatet e deputetëve në vend, ishte ai i viti 2009. Sipas relacionit të vendimit për ndarjen e mandat-eve, Kuvendi e ka marrë këtë kompetencë jo vetëm se kështu e përcakton Kodi Zgjedhor në nenin 76, por edhe sepse KQZ-ja dështoi në kryerjen e detyrës së tij. Relatori i çështjes, Edi Paloka, thekson në shkrim se fajin për bllokimin e punës në KQZ e kanë tre anëtarët e propozuar nga opozita. Ky qëndrim i prezantuar nga Paloka hasi në kundërshtinë e socialistëve, të cilët vijuan me bindjen e tyre se kompetencën për kryerjen e kësaj detyre e ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Ne nuk jemi në afatin e fundmë kohor që të marrim këtë ven-dim. Ligji e ka përcaktuar shumë qartë se, kur skadon afati, që përkon me datën 7 mars. Pra, ka kohë. Unë them që t’i japin më shumë kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, pasi KQZ-ja ka edhe vendime të tjera për të miratuar”, - thek-soi nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, duke kundërshtuar vendimin e sjell në Kuvend nga sekretarja e përgjithshme e KQZ-së për mi-ratim. Xhafaj vijoi argumentin e tij duke thënë se vendim-marrja që ishte prezantuar nuk ishte një miratim sa për pro-cedurë, por një vendim tepër i rëndësishëm për zgjedhjet, që mund të cenojë procesin zgjedhor në vend. “Nuk jemi para vendimit të KQZ-së, sepse është vetë KQZ-ja që nuk e ka votuar një vendim të tillë. Çështja shtrohet: a ka mundësi ta marrë KQZ-ja? Sipas gjykimit tonë, po. E gjithë kjo procedurë në vetvete dëshmon se kemi hyrë në një qorrsokak, në një debat që do të kishte pasoja jashtëzakonisht negative. Nuk bëhet fjalë për një vendim të zakonshëm të Kuvendit, por bëhet fjalë për themelin, për votën e lirë, për procesin zgjedhor, dhe kjo do të ishte një goditje e rëndë për pro-cesin zgjedhor, për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, - tha de-puteti socialist Fatmir Xhafaj. Por demokratet thonë se për shkak të mosdhënies së votës nga tre anëtarë, KQZ-ja i ka ezauruar kompetencat e saj dhe Kuvendi duhet të zbatojë detyrimin kushtetues për të marrë një vendim për ndarjen e mandateve. Krahas kësaj ar-gumenti i sjell nga deputeti so-cialist Fatmir Xhafaj u cilësua si një mënyrë për të bërë poli-tik nga socialistët për procesin zgjedhor. “Nuk fitohen zgjed-hjet duke bërë hile, nuk fitohen zgjedhjet duke bllokuar, nuk

fitohen zgjedhjet duke shkelur ligjin, sepse ligji gjithsesi ka për të fituar. Zgjedhjet fitohen duke pasur këllqe. E ka treguar përvoja se ligji ka gjithmonë mekanizmat e vet shpëtues.

Në rastin e caktimit të mandat-eve mekanizmi shpëtues është Kuvendi. Kuvendi e zhbllokon situatën që mbahet e bllokuar politikisht, Kuvendi është ai që siguron procesin zgjedhor dhe

caktimin e mandateve në këtë pjesë që i ngarkohet detyra Kuvendit”, - tha kryetari i Komi-sionit Ilir Rusmali. Gjithsesi, Komisioni nuk miratoi vendimin për përcaktimin e skemës së

Socialistët kërkojnë sqarim nga kQZ për mandatetBiBa dhe lleshi në koMisionin e liGjeve seancë dëGjiMore Me deputetët

Sot Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë një seancë dëgjimore me kryetaren dhe nënkryetarin e KQZ-së, Lefterie Lleshi dhe Denar Biba. Seanca u miratua pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila kishte firmosur një peticion, ku i kërkohej Komisionit të Ligjeve që të mbante një seancë të posaçme për të sqaruar problemin që hasi KQZ-ja në përcak-timin e skemës së shpërndarjes së

mandateve. Kjo kërkesë u miratua nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, edhe pse deputetët e mazhorancës ishin disi skeptikë lidhur me peticionin të dorëzuar nga nënkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj. Krahas seancës dëgjimore për dy nga krerët e KQZ-së Xhafaj kërkoi një seancë dëgjimore me organizatën “Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë”, pasi sipas nënkryetarit të Ligjeve

ankesat që kishte bërë kjo organizatë në raportet e saj duheshin dëgjuar nga anëtarët përpara se të merrej një vendim për çështjen e mandateve. Kërkesa e dytë e zotit Xhafaj u kundër-shtua fillimisht nga kryetari i Komi-sionit Ilir Rusmajli, i cili e konsideroi këtë organizatë si jo serioze. Gjithsesi, në fund deputetët miratuan me vota të plota kërkesën e bërë nga socialistët gjatë seancës së djeshme.

shpërndarjes së mandateve, pasi mbledhja u shty për ditën e sotme, ku do të ketë edhe një seancë dëgjimore me kry-etaren e KQZ-së Leferie Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba.

Varianti i skemës së mandateve të de-putetëve i sjell për miratim në Komisionin e Ligjeve është ai që dërgoi disa ditë më parë sekretarja e përgjithshme e KQZ-së. Shkresa e sekretares ishte në tavolinën e deputetëve. Sipas saj, Kuvendit i propozo-hej që të miratonte mandatet e deputetëve sipas variantit të zgjedhjeve të vitit 2009. Kjo shkresë e dërguar nga KQZ-ja drejt Kuvendit ishte edhe arsyeja e debatit të ashpër që përfshiu Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e fundit të tij.

Ministria e Brendshme në fundin e vitit që lamë pas i kishte raportuar KQZ-së ndry-shimet demografike dhe shtimin e popullsisë në vend. Duke kaluar në miratim skemën e mandateve të vitit 2009, do të bëhet edhe një shkelje ligjore, pasi të dhënat e nxjerra nga Ministria e Brendshme nuk e lejonin të njëj-tin numër deputetësh në qarqe si ai i vitit 2009. Përdorimi i variantit të zgjedhjeve të 2009-s do të sillte që një votë në qarqet e vogla të ishte e barabartë me më shumë vota në qarqet e mëdha.

Përdorimi i skemës së mandateve të zgjedhjeve të vitit 2009 do të sillte një situatë disi të acaruar ndërmjet koalicionit qeverisës. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço është shprehur disa ditë më parë në medie se skema e mandateve të 2009 është antiligjore, pasi ajo do të sillte një disbalacim të votës së zgjedhësve dhe deputetët nuk do të zgjidhen me numër të përafërt votash, ku një deputet mund të zgjidhet me 10 mijë vota dhe një tjetër me 2 mijë.

Page 4: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

04 E mërkurë 23 janar 2013 •

«politikë

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

luan raMa sQaron votiMin e lsi për kreun e ildkp

“lSi kundër kandidaturës, jo pd-së”Hidhen poshtë zërat e përçarjes së koalicionit

Votimi i LSI-së kundër ale-atit të saj në qeverisje, Par-tisë Demokratike, nuk ishte një çarje koalicioni. Në një konferencë për shtyp sekre-tari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, theksoi se forca poli-tike ku ai bën pjesë nuk votoi kundër Partisë Demokratike në seancën e parë parla-mentare për këtë vit, por de-putetët e LSI-së kishin votuar

kundër kandidaturës së Zana Zhukës si kryetare e ILDKPS-ë. Gjatë një konference për shtyp Luan Rama shpjegoi se vota “kundër” e LSI-së ka qenë sepse ky subjekt poli-tik mbështeti një kandidaturë tjetër, që e konsideronte të përshtatshme për postin e IL-DKP-së. “Qëndrimi i LSI-së ka qenë një qëndrim i shprehur në mënyrë korrekte në trans-parencë në Kuvend, me integ-

ritet dhe në kuadër të zgjidhjes apo zgjedhjeve që bëhen në poste të tilla. Të shpjegohemi se nuk ka qenë votë kundër PD-së, as kundër kandidaturës së Zana Xhukës, por ishim për kandidaturën tjetër”, - thek-soi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integ-rim. Deklarata e dhënë prej tij hodhi poshtë zërat e një për-çarje të koalicionit qeverisës ndërmjet LSI-së dhe PD-së.

idrizi: liGji i luftës është i paneGociueshëM. partitë parlaMentare do ta votojnë

komisioni i Jashtëm miraton rezolutën çameHapet rruga e votimit të çështjes çame, deputetët japin miratimin

ervin koçi

komisioni i Punëve të Jasht-me fut në procedurë rezo-lutën çame, duke i hapur

kështu rrugë shqyrtimit të saj në komisionet parlamentare. Gjatë mbledhjes së djeshme të komi-sionit u përcaktua se relatorë të rezolutës të jenë Fatbardh Kadilli dhe Qemal Minxhozi, të cilët do të bëjnë përpilimin e rezolutës dhe më pas ajo do të kalojë për miratim në Kuvend. Në fillim të javës që lamë pas kryetarët e grupeve parlamen-tare përcaktuan kalendarin e punimeve të Kuvendi, ku lanë jashtë rezolutën çame, me ar-gumentin se më parë duhej të jepej miratimi nga Komisioni i Jashtëm dhe më pas të futej në kalendarin e punimeve.

IdriziPasi Komisioni i Jashtëm

vendosi marrjen në shqyrtim të rezolutës çame, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh i bindur se partitë do ta voto-jnë. “Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame do të votohet nga të gjithë deputetët e par-lamentit shqiptar. Kjo është arsyeja pse u jemi drejtuar atyre në mënyrë nominale dhe jam i bindur bazuar nga të gji-

tha kontaktet që kemi nga të gjithë krahët politikë, kjo rezo-lutë, si një e drejtë e mohuar dhe e munguar e një pjesë të shqiptarëve, do të kalojë në parlamentin shqiptar. Por një pikë e panegociueshme e rezo-lutës, do të thosha, është ajo e heqjes së ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, si një akt atavist, heqja e të cilit do

të ndihmonte që dy vendet të ishin vërtet dy vende të fqin-jësisë së mirë. Kjo jo thjesht e vetëm se afekton pronat e gjithë shqiptarëve, jo vetëm pronat e Çamërisë, por kini par-asysh që shqiptarët kanë qenë pronarë të mëdhenj edhe në Follorinë, edhe në Kostur, Jan-inë e Selanik”, - u shpreh Idrizi në një prononcim për mediet.

Në muajit dhjetor projektrezoluta çame u depozitua në Kuvend nga Partia për Drejtësi dhe Unitet. Në draftin e përbërë nga 13 pika renditet kërkesa drej-tuar qeverisë greke dhe institucioneve shqiptare lidhur me rikthimin e pronave të çamëve në Greqi, si dhe shfuqizimin e ligjit të luftës të vitit 1940, i shpallur me dekret mbretëror, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekue-stron konservative të pasurive shqiptare. Gjithashtu PDIU-ja me anë të kësaj rezolute kërkon që dy qeveritë të riak-tivizojnë komisionet e posaçme dypalëshe të dala nga traktati i fqinjësisë së mirë për të përpunuar zgjidhjen e çështjes çame.

Ngj

arja

13 pikAt e reZolutëS çAme• Rezoluta njeh, mbështet dhe angazhohet për nevojën e restaurimit

të të gjitha të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt lig-jor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndër-lidhura me to, si dhe frymën e traktatit të miqësisë midis dy vendeve.

• Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish-shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e së drejtës së riatdhesimit, njohjen e së drejtës së rimarrjes së shtetësisë dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare.

• Kërkon shfuqizimin shprehimisht të ligjit grek të luftës nr. 2636 dhe 2637/1940, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940, akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare

• Kërkon shtrirjen efekteve të ligjit grek 1540/1985 “Për rregullimin e refugjatëve” tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konf-liktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare për mosdiskrimimin mbi bazë kombësie, race, feje etj.

• Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë që së bashku me qeverinë e Republikës së Greqisë të riaktivizojë komisionet e posaçme dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim.

• Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ta.

• Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë gratë, pleqtë e fëmijët-viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke.

• Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve ish-qytetarëve grekë të vrarë gjatë gjenocidit grek.

• Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore.

• Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Re-publikës së Greqisë të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës t’i kërkojë ministrisë homologe të nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame.

• Ngarkon qeverinë shqiptare që në përputhje me këtë rezolutë t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem.

• Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare.

• I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke për ta vlerësuar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adekuate.

Page 5: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

05• E mërkurë 23 janar 2013

»ekoNomi

zrpp nis afishimin publik

45 ditë kohë për regjistrimetfillestare të pasurive në kukës

Ndërtimi i Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka filluar Afishimi Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 1819, Gostile, Kukës. Ky afishim bëhet respektivisht në adresën, Njësia Bashki-ake Nr. 2 Qendër, Gostile Kukës. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Qeveria shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës. Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, i datës 21. 03. 2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e kryeregjis-truesit të Shqipërisë. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasur-itë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 1819, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara.

ruli në forumin botëror me 80 ministra

Shqipëria për herë të parë nëpanairin më të madh të bujqësisë

Kompani shqiptare me prodhimet e tyre dhe Ministria e Bujqësisë morën pjesë në “International Green Week 2012”. Për herë të parë prodhimet “Made in Albania” janë prezantuar në pa-nairin më të madh bujqësor. 10 kompani shqiptare kanë paraqitur për mijëra vizitorë verën shqiptare, frutat dhe perimet e përpunuara, bimët medicinale, nënproduktet e qumështit e shumë prodhime të tjera. Në këtë event ka marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Ush-qimit dhe Konsumatorit, Genc Ruli. Panairi zhvillohet çdo vit në Ber-lin të Gjermanisë. Në stendën e Shqipërisë përveç arritjeve në bu-jqësi, blegtori e agropërpunim janë ekspozuar edhe shumë produkte të disa prej kompanive të suksesshme shqiptare që operojnë në këtë sektor. Në stendën e Shqipërisë vizitorët janë njohur nga afër me shifra, të dhëna, grafikë dhe informacione të shumta për situ-atën aktuale, historikun dhe të ardhmen e bujqësisë. Një veçori e këtij panairi ishte dhe pjesëmarrja e Kosovës me një stende të veçantë vendosur përkrah stendës së Shqipërisë. Që prej hapjes së “Green Week 2012” interesi i vizitorëve dhe pjesëmarrësve ka qenë i madh, pasi interesi për prodhimet dhe mundësitë për të qenë i pranishëm në Shqipëri ishte i jashtëzakonshëm. Stenda e Sh-qipërisë është vizituar nga konsumatorët gjermanë dhe investitorë apo përfaqësues të kompanive të ndryshme.

Mbi 50% e energjisë e pafaturuar

largimi i CeZ, Selami Xhepa:Vendimi i ere-s, ai i duhuri

Privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes nga kompania çeke, CEZ, mund të quhet plotësisht i dështuar, mbështetur edhe nga heqja e licencave të saj nga ERE një ditë më parë. Deputetët e djathtë janë të mendimit se kontrata dështoi, dhe se vendimi ERE-s ishte ai i duhuri. “Detyrimi që u mor përsipër nga kontrak-tori nuk u realizua kështu që në një kuptim ishte një vendim i detyruar që përderisa kjo sipërmarrje dështoi, është mëse normale që ERE të ndërhyjë për të rivendosur situatën. Fakti që më shumë se 50 për qind e energjisë mbetet e pafaturuar dhe nivelet e arkë-timeve janë në shifra shumë të rënda, e bën marrjen përsipër nga shteti të menaxhimit të koorporatës në vendim të detyrueshëm”, shprehet Selami Xhepa, deputet i mazhorancës shqiptare. Në këtë drejtim, për deputetin Xhepa, administrimi shtetëror i kësaj kom-panie do të ndalë përkeqësimin e situatës së krijuar nga CEZ dhe se qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë, pasi në të kundërt do t’u ndërpritet energjia. “Qytetarët janë të detyruar të paguajnë sepse nuk mundet me taksa dhe me mbështetje buxhetore të financohet në mënyrë të përhershme furnizimi me energji i popullsisë. Kështu që normalisht disiplina në treg e koorporatës është e domosdoshme që të rivendoset”, thotë Xhepa.

Brikena dervishaj

rishikimi i vlerës së pro-nave në vendin tonë do t’i nënshtrohet rishikimit dy

herë në vit. E ndërsa çmimet e reja të pronave pritet të bëhen aktive duke filluar nga gjysma e parë e këtij viti, ekspertët e pronave në Ministrinë e Drejtë-sisë thuajse kanë përfunduar anën teknike të metodologjisë së re të çmimeve. Gjatë vitit të kaluar janë studiuar rreth 10 mijë kontrata pronash në të gjithë vendin, të cilat sipas me-todologjisë së re do të rishihen çdo gjashtë muaj, duke dhënë një vlerë reale të pronave në të gjithë vendin.

VleraVlera që do të dalë nga

përllogaritja e re do të jetë një mesatare e çmimeve të marra nga kontratat e pronave nga një numër i madh trojesh dhe objektesh në të gjithë vendin. Për apartamentet rezultatet do të jenë shumë sakta, por për toka në largësi ndoshta do të ketë pak vështirësi, por sistemi në teori është gati, pohojnë ekspertët. Por pjesa e analizës që do të japë rezul-tatet e reja të çmimeve nuk është e kompletuar. “Është pak e vështirë që metoda e vjetër e vlerësimit të çmontohet totalisht. Por nga ana tjetër, që kur nisi përllogaritja e çmi-meve të reja të pronave, vlera e tyre në të gjithë vendin ka rënë ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike. Vlerësimi i pronave për kompensimin e ish-pronarëve sipas me-todologjisë së re do të bëhet duke marrë në konsideratë çmimet e truallit dhe më pas vlerën e objektit”, shpre-hen ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë. Shumatorja e këtyre dy vlerave do të jetë çmimi i kompensimit, ndry-she nga sa aplikohet tani, ku merret në konsideratë vetëm çmimi i tregut sipas çmimeve të Hipotekës. Vlerësimi i pro-nës që do të kompensohet sipas metodologjisë së re, do të kryhet bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj, njofton Ministria e Drejtësisë. Kjo përllogaritje do të bëhet sipas Standardeve Ndërkom-bëtare të Vlerësimit të Pasur-ive të Paluajtshme.

Vlerësimi i truallitTrualli, bazuar në çmimin

fillestar të tregut, vlerësohet edhe njëherë me përshtatjen që ka me infrastrukturën që përfshin bonifikimet, kanali-zimet dhe infrastrukturën në tërësi. Ndërsa veçmas vlerësohet objekti, ku merren në konsideratë viti i ndërtim-it, struktura inxhinierike, qël-limi i përdorimit etj. Më pas mblidhet vlera e truallit dhe objektit dhe del vlera për-fundimtare e kompensimit në tërësi të pronës në favor të ish-pronarit, e cila do të gjen-erojë një çmim 2 deri në 3 për qind afër vlerës absolute. Në kategorinë e tokës përf-shihen toka bujqësore, toka pyjore, livadhe, kullota dhe truall i përdorur për qëllime publike, tregtare, industriale, apo për qëllime të tjera ndërti-

MetodoloGjia e re, rishikiMi i vlerës së pronës do të Bëhet çdo Gjashtë Muaj

pronat, kur nis harta e çmimeveGjatë vitit të kaluar janë studiuar rreth 10 mijë kontrata pronash

mi. Në kategorinë e objekteve ndërtimore përfshihen ndërte-sat dhe strukturat inxhinierike që e gëzojnë këtë cilësi sipas legjislacionit në fuqi.

Baza e të dhënave shtetëroreBaza e të dhënave

shtetërore të vlerësimit të pasurive të paluajtshme kri-johet me vendim të Këshillit të Ministrave, në të cilin për-caktohen: institucioni krijues dhe administrues i bazës së të dhënave shtetërore, të dhënat parësore e dytësore, si dhe dhënësi i informacionit. Vlerësimi aktual i pronës për kompensim bëhej duke marrë në konsideratë çmimin e tre-gut, që ishte një e dhënë zyr-tare nga Hipoteka. Mbi këtë parim është edhe një hartë për të gjithë vendin, e cila ka vlera fikse të pasurive sipas zonave

kadastrale. Ky lloj vlerësimi në shumë raste ka prodhuar vlera shumë larg realitetit, sidomos në Tiranë. Prandaj, mbajtja e terminologjisë së ndarë në ligj për të dhënat e para (çmimet), për produktin fillestar dhe për produktin përfundimtar (vlerën) është jashtëzakon-isht e rëndësishme, me qëllim shmangien e konfuzionit në të ardhmen, vlerësojnë ekspertët në Ministrinë e Drejtësisë. Ekspertët e pronave në Min-istrinë e Drejtësisë thuajse kanë përfunduar anën teknike të metodologjisë së re të çmi-meve. Gjatë vitit të kaluar janë studiuar rreth 10 mijë kontrata pronash në të gjithë vendin.

KompensimiKompensimi financiar i ish-

pronarëve ka nisur që prej vitit 2005. Fondi për kompensimin

në këtë vit ishte 200 milio-nëlekë dhe u shpërnda vetëm në Tiranë, pasi në atë kohë harta e vlerës së tokës ishte përfunduar vetëm për këtë qark. Në vitin 2006 fondi ishte 300 milionë lekë dhe u shpërn-da në Tiranë dhe Kavajë. Në vitin 2007 fondi ishte 500 milionë lekë dhe shpërndarja e tij u shtri edhe për qarqet Berat, Korçë, Dibër, Kukës dhe qytetin e Vlorës. Duke filluar nga viti 2008 fondi ishte 500 milionë lekë dhe për herë të parë u shpërnda në të 12 qar-qet e vendit. Në vitin 2011, për herë të parë fondit të vënë në dispozicion nga qeveria iu bashkua edhe një fond tjetër i krijuar nga të ardhurat e vetë AKKP gjatë tjetërsimit të sipërfaqeve shtetërore për llogari të fondit të kompen-simit financiar.

Kriteret për kompensimin fizik janë përcaktuar tashmë. Për shkak të faturës së lartë fi-nanciare që i kushton shteti dhënia e kompensimit finan-ciar për ish-pronarët, planveprimi i qeverisë parashikon se më shumë përparësi do të ketë dhënia e kompen-simit në natyrë, në mënyrë që të ulet fatura financiare. Fondi i kompensimit fizik pritet të rritet më tej me përfundimin e disa proceseve të tjera, që lidhen me pronat e ish-pronarëve.

Kompensimi fizik për ish-pronarët do të ndjekë një proces të ngjashëm me atë të kompensimit finan-ciar. Planveprimi i qeverisë, i cili ka nisur të zbatohet, parashi-kon mënyrën se si do të krijohet fondi fizik për kompensimin e tyre, si dhe kriteret që do të ndiqen për t’ua kthyer pronën të zotërve. Ky proces mund të nisë pas vitit 2018, pasi qeveria të ketë një pasqyrë të saktë të gjendjes së pronave shtetërore në dispozicion të kompensimit fizik.

Në dispozicion të pronarëve të vjetër, të shpronësuar pas vitit 1944, të cilët deri sot ende nuk kanë ripërfituar pronat e tyre të shtetëzuara, qeveria ka deri tani në dispozicion fondin fizik prej mbi 71 mijë ha pyje, mbi 17 mijë ha tokë bujqësore, si dhe mbi 100 objekte. Efektet e ligjit “Për verifikimin e titujve të pronësisë” dhe përfundimi i punës nga komisionet për-katëse pranë prefek-tëve të qarqeve, po ndikon në pasurimin e fondit të kompensimit fizik me toka.

Page 6: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

06 E mërkurë 23 janar 2013 •

« SoCiAle

Mjekët vazhdojnë të punojnë të palicencuar

dorëzohet urdhri i mjekut, nuk marrim dot masat e duhura

“Ne nuk jemi të sigurt për masën vendimtare që do të merret mbi

mjekët që nuk kanë zbatuar ligjin. Fakti që ne e dimë se akoma ka mjekë që nuk e kanë zbatuar këtë ligj, por që ende mbi tryezat tona

është duke u hartuar lista me shi-frën e saktë dhe emrat e saktë, na

bëjmë të qëndrojmë në pauzë për masën që duhet të marrim. Kurrsesi nuk mund t’i ndëshkojmë këta mjekë me pezullim nga puna, sepse nuk mund të lëmë spitalet e Shqipërisë të boshatisur nga bluzat e bardha. Masa që mund të vëmë ndaj tyre është një gjobë, shuma e së cilës nuk është caktuar ende, si dhe afati dytë, që do të shërbejë së një ultimatum për të gjithë mjekët e palicensuar ende, si një mundësi për ta bërë këtë. Ne nuk duam të reduktojmë numrin e tyre.”

erta Bode

urdhri i Mjekut është dorë-zuar përballë masave që duhet të marrë ndaj

mjekëve që vazhdojnë të ushtro-jnë profesionin e tyre pa licensë, duke e parë këtë si një situatë delikate. Masat që mund të mer-ren mbi këta mjekë mund të bien mbi kurrizin e pacientëve dhe të vetë popullit, dhe kjo ka pen-guar deklarimin publik të masës ndëshkuese. Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dino Abazaj, bën të ditur se mbi këta shkelës të ligjit e vetmja masë që mund të merret është vënia e një gjobe si dhe kushti për t’u li-censuar me detyrim brenda një afati të dytë që do të vendoset me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Afati i dytë do të jetë shumë më i shkurtër se i pari dhe do të shërbejë si një formë ultimatumi. Përpilimi i listës së mjekëve të palicen-suar, për të cilët institucionet përkatëse nuk po marrin asnjë masë ndëshkimi, mbetet ende në tryezën e punës të këtij in-stitucioni. Ditë më parë u kon-statua nga vetë Abazaj se në fund të muajit janar 2013 do të kishim një listë me emrat e saktë të mjekëve abuzues ndaj këtij ligji, por asgjë konkrete deri tani. Vonesa e përpilimit të kësaj liste po lejon mjekët të vazhdojnë shkeljen e atij ligji, dhe ndërkohë po vonon mar-rjen e masave, si dhe shifra e lartë që mund të rezultojë pas deklarimit i pengon institu-cionet kompetente të marrin masa drastike. Pyetjes së drej-tuar nga gazeta “Metropol” a

vepriMi i tyre është një tjetër shenjë e alBanofoBisë

tubimi i 1000 studentëve të ut-sëKërkojmë të mos abuzohet me të drejtat e shqiptarëve

junus: Bizneset sociale do të Gjejnë MBështetje

universitetet, programe për biznesin social Berisha: Hapat e parë për të luftuar varfërinë

Studentët e Universitetit të Tiranës japin mbështetjen e tyre morale për gjithë sh-qiptarët e Luginës së Pre-shevës. Këshilli Studentor i UT-së ka realizuar tubimin si shenjë revoltimi për aktin e policisë serbe. Në tubim kanë marrë pjesë mbi 1000 stu-dentë, që kanë marshuar nga Piramida drejt sheshit “Nënë Tereza”. Ata kanë pasur në duar një sërë parullash, duke treguar se heqja e përmendores së luftëtarëve të lirisë në Preshevë është një abuzim ndaj kulturës shqiptare dhe një ofendim që u bëhet figurave që kanë dhënë jetën për lirinë e popullit tonë. Studentët kanë deklaruar se ky është një tjetër veprim albanofob, që është

pasuar edhe nga veprime të mëparshme dhe kërko-jnë marrjen e masave për të mbrojtur të drejtat e kombit. Në shenjë proteste mbi pa-drejtësitë ata kanë braktisur orët e leksionit, duke treguar se mbrojtja e vlerave të his-torisë dhe përkrahja për sh-qiptarët e shtetit fqinj është më e rëndësishme. Ata kanë kërkuar në mënyrë unanime të mos abuzohet me të

drejtat e shqiptarëve. Heqja e përmendores së luftëtarëve të lirisë ka ndezur debat në rajon dhe e ka bërë palën shqiptare të japë gjithë përkrahjen e duhur për të ruajtur vlerat tona, duke përmendur edhe financimin që mi-ratoi KMNVSH për ringritjen e saj.

Disa nga rektorët e uni-versiteteve të vendit tonë firmosën dje marrëveshjen e bashkëpunimit me nobelis-tin e paqes Muhamad Junus. Bashkëpunimi konsison në përfshirjen e biznesit social në teori në kurrikulat mësi-more, duke u parë ato si raste studimi shkencor si dhe për organizimin e një sërë aktiv-itetesh, si konferenca, takimi apo tubime në ndihmë të biznesit social. Pikërisht në ditën e Biznesit Social në Shqipëri u firmos kjo marrëveshje, që do të ndikojë në tematikat dhe idetë që do të sjellin studentët nën mbikëqyrjen e peda-gogëve për lehtësimin e kësaj çështjeje. Junus deklaroi se do të jetë gjithmonë mbështetje për Shqipërinë, madje fondi prej 1 milion euro që u është vënë dhjetë bizneseve sociale që do të hapen të parat, do të jetë një shtysë

dhe jo një bamirësi. Ai kërkon të nxisë politikat përkrahëse ndaj të varfërve, duke thek-suar se Shqipëria ka pësuar një rritje të ndjeshme në përmirësimin e kësaj shtrese. Të njëjtën gjë konstatoi vetë Kryeministri Sali Berisha, duke theksuar se përpara 20 vjetësh Shqipëria ishte vendi i 3-të në planet për të ardhurat më të ul-ëta për frymë. Kjo situatë kaloj me hapa galopant, duke thek-

suar se më 2005-n Shqipëria kishte një varfëri ekstreme, 8.5%, ndërsa më 2008 kjo shifër zbriti në 1.2%. Berisha deklaroi se iniciativat e para që po ndërmerren për biznesin social janë adresimi i problematikave të arsimit profesional, të grumbullimit të produkteve bujqësore si dhe punësimin e grave në punët artizanale. Berisha deklaroi se këto inciativa do të pasohen nga sektori i energjisë, turizmit dhe shëndetësisë.

Nëna dhe mjekja që kreu abortin jashtë periudhës së përcaktuar me ligj u identifi-kuan pasi kaluan 10 ditë nga gjetja e foshnjës 6-muajshe të braktisur në kazanin e pleh-rave. Nëna, me inicialet S.D., ka deklaruar se e ka kryer abor-tin në pamundësinë ekono-mike për të rritur edhe një tjetër fëmijë, meqenëse është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë. Për shkak të kushteve të papërshtatshme financiare nëna është shprehur se ka siguruar 40 mijë lekë borxh për të kryer abortin. Ndërprerja e shtatzënisë është bërë në klinikën private pranë kryqëzi-mit të Laprakës nga mjekja me inicialet E.TH. Në deklaratën

e firmosur para strukturave të hetimit nëna e foshnjës së braktisur ka deklaruar se vetëm kushtet financiare e kanë detyruar të kryejë abortin edhe pas periudhës së miratu-ar me ligj. Identiteti i nënës dhe

mjekës u zbulua nga policia e komisariatit nr.3. Policia ka fil-luar procedimin e njëkohshëm të nënës dhe mjekes, duke bërë të ditur se dosja hetimore i ka kaluar prokurorisë së rre-thit të Tiranës.

zBulohet identiteti i nënës dhe Mjekes për foshnjën e Braktisur

Nëna: më detyruan kushtet financiareKa filluar procedimi i njëkohshëm i shtetaseve

rrezikojnë këta mjekë të hum-bin vendin e punës Abazaj i është përgjigjur se kjo është një masë ndëshkuese, e cila nuk duhet të zbatohet, sepse në varësi të numrit të mjekëve që do të rezultojnë të palicen-suar ne nuk mund të lëmë spi-talet në gjithë Shqipërinë pa mjekë. E vetmja masë që mund të merret ndaj tyre, - ka thënë Abazaj, - është ndëshkimi me një gjobë.” I pyetur sërish se sa mund të shkojë shuma e kësaj gjobe Abazaj është përgjigjur se s’ka ende diçka konkrete, pasi ende s’është përpiluar lista me shifrat dhe emrat e

saktë të mjekëve. Ligji i Minis-trisë së Shëndetësisë bashkë me Urdhrin e Mjekut, edhe pse kishte një afat që ka 23 ditë që ka mbaruar, nuk është zbatuar i plotë nga gjithë masa e prekur prej tij. Për më tepër, nga këto institucione akoma nuk është dhënë paralajmërimi se çfarë masash do të merren ndaj shkelësve të tij. Vetë institucioni i Urdhrit të Mjekut, që ka kërkuar i pari licensimin e të gjithë mjekëve që punojnë në spita-let publike në Shqipëri, e shikon të vështirë hartimin e masave ndëshkuese të këtij fenomeni, që ende s’po merr zgjidhje.

Page 7: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

07• E mërkurë 23 janar 2013

»AktuAlitet

kreu i ps-së akuzon qeverinë

rama: policia e tradhtuar nga kupola e korruptuar që e drejton

“Policia e Shtetit është e tradhtuar nga kupola e inkri-minuar dhe e korruptuar që e drejton”, - ky ishte qëndrimi i ardhur dje nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë deklaratës së tij lidhur me vdekjen e shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura. “Krimi vrau shërbëtorin e shtetit. Policia e Shtetit është e tradhtuar, e abuzuar, e rrënuar. Raporti profesionalizëm-klientelizëm partiak është përmbysur kokëposhtë dhe këto janë rezultatet. Kupola drejtuese është e inkriminuar dhe e paaftë”, - vuri në dukje Rama. Madje, kreu i PS-së do të shkonte më tej me akuzat e tij të drejtpërdrejta për titullarin e Ministrisë së Brendshme. “Ministri i Brendshëm është një partiak i rëndomtë i llojit më të keq, papagallon kryeministrin sa herë del në ekran dhe merret vetëm me vendosje njerëzish në struktura për zgjedhjet. Brenda policisë këto dhe shumë më tepër se këto dihen”, - u shpreh Rama. Njëkohësisht në këtë linjë kryetari i socialistëve ironizoi luftën ndaj krimit të organi-zuar nga ana e uniformave blu. “Lufta e tyre me krimin sot është si një ndeshje futbolli e shitur nga pronari i skuadrës. Drejtoria e Përgjith-shme e Policisë është fryrë mbi dyfish, duke u kthyer në një komitet partie, ku janë sistemuar gjithfarë militantësh. 200 drejtorë me kompetenca të mbivendosura, që s’merret vesh çfarë bën. Janë drejtorë që nuk drejtojnë, por drejtohen, disa herë në një rrugë tjetër, në një kohë që në anën tjetër i hapet rruga krimit”, - veçoi Rama. Gjithashtu kryetari i PS-së, në vazhdë të kundërvënies së tij ndaj qeverisjes aktuale, solli në kujtesë shifra të rasteve kriminale në vend, duke theksuar se qytetarët shqiptarë janë sot më të pasigurt se në asnjë vend tjetër. “Kur PD-ja erdhi në qeveri, evidentoheshin 8250 krime, më 2012-n u evidentuan 20688 krime. Vit pas viti kemi një mesatare rritjeje prej 1500 krimesh. Policia e ka gjendjen si asn-jëherë tjetër jashtë kontrollit pas vitit 1997. Kemi koe-ficientin e vrasjeve më të lartë në Europë për banorë”, - deklaroi Rama. Në këtë reagim të tij kreu Rama sqaroi se programi i PS-së ka në thelb ringritjen e dinjitetit të Policisë së Shtetit për t’u rikthyer qytetarëve sigurinë.

reagon ministi noka për deklaratat e ramës

“policia e Shtetit goditi 220 banda të lidhura me pS-në, rama i pashpresë”

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka reaguar dje ndaj deklaratës së kryetarit të PS, Edi Rama. Sipas Nokës, Rama mbajti 2 qëndrime, një kundër policisë dhe dy, pro krimit. Noka u shprej se “Rama solli sot 2 qëndrime të mbrapshta. Së pari, kundër policisë që mbrojnë jetën e individidt dhe së dyti mbrojti krimin në rrugë. I bëj thirrje Ramës që përpjekje të tilla janë të pafrytshme dhe do të jenë pa rezultat, pasi presioni nuk ndal punën e Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar qofshin këto dhe në zyrën e z. Rama”. Ministri i Brendshëm theksoi se Rama është i pashpresë me strategjinë e tij për Policinë e Shtetit. Sipas Nokës, Rama nuk do shtojë kurrë aksionet politike duke iu kundërvënë policisë. Më tej Flamur Noka deklaroi se, “Është kjo polici që goditi këto vite 220 banda që ishin njëjtësuar me PS dhe bënin ligjin në çdo cep të territorit të vendit. Kjo polici i dha fund epokës së skafeve dhe që u garanton shqiptarëve kufij të sigurt dhe lëvizje të lirë në hapësirën “Shengen” dhe meriton vetëm mirënjohje. Në strategjinë e tij për policinë, Rama është i pashpresë. Përdorimi i kandidatëve me precedentë penalë në zgjedhjet e 2011-ës, e çoi atë në humbje. Shqiptarët kanë sy dhe veshë i njëjti fat e pret dhe në 23 qershor. Z Rama nuk i shton dot aksionet politike duke iu kundërvënë uniformave blu, duke nëpërkëmbur jetën e punonjësve të rendit që bien në krye të detyrës”.

Gjykata e Tiranës shtyn sërish gjyqin ndaj gjyqtarit të Elbasanit, Qani Hasa, për shkak se prokurori i çështjes mungon prej 6 muajsh gjatë këtyre seancave. Qani Hasa akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për “korruspsion”, pasi akuza prentendon se i ka ulur dënimin një të dënu-ari për drogë. Ndërkaq, Hasa ka reaguar ndaj artikullit të gazetës “Metropol”, me titull “Këtë javë dy gjyqtarë në gjyq për korrupsion e shpërdorim detyre”. Në reagimin e tij, gjyqtari Hasa akuzon proku-rorin Juljan Zonja, të cilin e ka kallëzuar penalisht. “Ndaj meje, në mars 2009, një per-son anonim, me adresë fiktive dhe që nuk ekziston, ka dorë-zuar një minidisk, me të cilin unë ende s’jam njohur dhe që përbën shkekje nga organi i akuzës”,-thotë Hasa, duke shtuar se “Ai minidisk është montuar në gjykatën e rrethit Elbasan nga kolegë që lironin vrasës e trafikantë droge dhe merrin para përmes bankave”. Sipas Hasës, këta gjyqtarë e montuan këtë minidisk për të spostuar vëmendjen nga procedimi disiplinor i KLD-së, pikërisht më 2 dhjetor të vi-

Mariglen Mulla

Vetëm 10 ditë mundi t’i mbijetonte shefi i Krimeve të Burrelit, plagosjes nga

trafikantët e armëve, pasi dje ai ndërroi jetë në Itali. Mediet italiane, por edhe familjarët e oficerit njoftuan dje se ka ndër-ruar jetë në spitalin e Foxhas në Itali, Musa Skura, shefi i Krimeve të Matit, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor mbrëmjen e 13 janarit. Sipas informacioneve të fundit, Skura nuk arriti të mbijetonte pas plagëve të rënda që mori në këtë operacion, ndërsa gjendja e tij u komplikua mjaft orët e fundit. Ndonëse spitali “Padre Pio” në Foxhia të Italisë, ishte i specializuar për ndërhyrje të veçanta dhe nuk mungoi insis-timi i ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, për ta dërguar atje me urgjencë, kjo për fat të keq nuk solli shpëtimin e jetës së tij, pasi kishte marrë plagë të rënda dhe i ishin dëmtuar 5 organe jetësore, duke përf-shirë veshkat, rrugët e frymë-marrjes, etj. Ndërkaq, kryepolici Hysni Burgaj premtoi që shteti të merrte përsipër shpenzimet e funeralit, ndërsa edhe Avoka-ti i Popullit i shprehu ngushël-lime familjes së të ndjerit.

reaGon GjyQtari i elBasanit Qani hasa, pas artikullit në “Metropol”

“Akuzat u montuan në gjykatën e elbasanit”Mungon prokurori, shtyhet gjyqi. Pretendimet e gjyqtarit Hasa

tit 2009, kohë kur prokurori nisi procedimin penal ndaj tij dhe që gjyqtari Hasa e lidh me periudhën kur çështja në ngarkim të tij dërgohet në Ti-ranë. Gjithnjë, duke iu referuar reagimit të Hasës për shkrimin në “Metropol”, në letrën e tij

dërguar redaksisë theksohet qëllimi i prokurorit Zonja për të shpëtuar gjyqtarin Bujar Musta nga procedimi disiplinor i KLD-së. Për lirimin para kohe të të dënuarit Ocka, për të cilin pre-tendon prokuroria Hasa thotë se “Kushdo që ka dijeni ligjore

kupton që masa e dënimit të dhënë është në përputhje me ligjin. Është i çuditshëm fakti se i dënuari në fjalë që preten-dohet se u dënua më pak nga ana ime, u lirua me kusht pas një viti e gjysmë nga gjyqtar-ja Pajtime Fetahu”. Ndërkaq, në fund të sqarimit të tij për gazetën “Metropol”, gjyqtari Qani Hasa shprehet se “Ky kallëzim u bë qëllimisht për të penguar karrierën time, ndërsa është drejtuar nga ish-nënkryetari i KLD-së, mik i ngushtë me Bujar Mustën, pasi nuk u bëra vasal i urd-hërave të tij të paligjshëm.

skura u plaGos nGa trafikantët, i ishin dëMtuar 5 orGane jetësore

Shefi i krimeve të Burrelit ndërronjetë në itali, s’u mbijetoi plagëve

Plagosja dhe gjykimi i autorëve

Gjatë operacionit të 13 janarit, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit” patrulla e poli-cisë, që drejtohej nga shefi i Krimeve, Musa Skurra, i zuri rrugën motorit me të cilin udhëtonin dy persona të kërkuar, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti. Të ndodhur përballë patrullës policore, dy të rinjtë

hapën zjarr drejt policisë. Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri u plagos Musa Skura dhe Fitim Alla, 19 vjeç, i cili ishte njëri nga autorët. Ai nuk bëri një deklaratë, duke marrë vendimin për masën e sigurisë arrest me burg. Ndër-kohë, që mbetet në fuqi dësh-mia e tij para Prokurorisë kur ai mësohet të ketë justifikuar veten se në çastet e kësaj

ngjarjeje ka qenë në gjendje të dehur. Edhe kërkesa e avokatëve për dërgimin në masë sigurie nga një gjykatë e zakonshme për shkak të akuzës së të pandehurve të tjerë Vilson Milkurti, Edison Lleshi dhe 15-vjeçarit me incialet A.LL, nuk u mor para-sysh nga togat e zeza duke u lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

PremTImI“Në 300 ditët e para të qeverisjes sonë

shqiptarët do të shohin me sytë e tyre një Polici

Shteti që nuk e kanë parë asnjëherë. Policia e Shtetit do të vihet në shërbim të qytetarëve si një garanci për sigurinë e tyre. Nëse loja nuk shitet në kupolën e Ministrisë së Brendshme, skuadra

e Policisë së Shtetit fiton në çdo ndeshje me krimin dhe kriminelët”, -

përfundoi Rama.

Page 8: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

08 E mërkurë 23 janar 2013 •

« SpeCiAle

Pa e ndalur ende makinën para hotelit të Sarandës, ku do të kalonim natën, marrim njoftimin se “aventura” e njohjes së Shqipërisë do të vazh-donte. Shkuam drejt Butrintit, 14 kilometra larg Sarandës, fare afër kufirit me Greqinë. I palodhuri, zoti Kopi kyçyku, bashkë me pronarët e hotelit ku u strehuam, na shëtisin nëpër rruginat e pafundme të atij parku natyror, arkeologjik. Të dhënat vijnë njëra pas tjetrës me shpejtësi. Aq sa me zor i futim në kujtesë. Një gjë e kam të qartë. Shqipëria është një vend që jo vetëm e meriton, por është e domosdoshme të rikthehesh. Udha për në Tiranë kalon nëpër dy vende të veçanta: Gjirokastra dhe Apolonia, një tjetër park arkeologjik ky, që të mjaftojnë 2-3 orë për ta vizituar. Në Tiranë patëm kënaqësinë të takohemi me kryetarin e Bashkimit të Gazetarëve Profesionistë të Sh-qipërisë, zotin Aleksandër Çipa, dhe me poetin Sinan Kërpaçi.

I ulur në ballë të mikrobusit, zoti Kopi Kyçyku na bëri për vete gjatë gjithë ekskursionit. Na foli, na recitoi, na këndoi, duke na bërë ta ndjejmë që kemi pranë një mik të dashuruar përsëthelli me mëmëdheun, Shqipëri-në, por edhe me vendin tonë. “Duke e ditur kaq mirë gjuhën rumune, duke bashkëpunuar me Rumaninë në shumë fusha, a keni menduar të mer-rni shtetësinë rumune?” e pyeti një kolege ekskursioniste. Përgjigja e tij ishte e qartë dhe e prerë: “Unë jam sh-qiptar, por edhe Rumaninë do ta mbaj gjithmonë në shpirt!”

Vise të reja sheh kudo në botë. Ndoshta për këtë arsye, pas “aven-turës” shqiptare, në mendjen time do të mbetet, më parë se sa trevat e rral-

la nëpër të cilat kaluam, imazhi i këtij burri, drita e syve të tij kur na fliste për vendlindjen, miqësia që na dësh-moi dhe, më në fund, lotët në sytë e zotërisë së tij atëherë kur u ndamë duke i uruar: “Për shumë vjet gëzuar!”

revista “România pitoreas-ca” (Rumania piktoreske), që del pa ndërprerje në Bukuresht, qysh në vitin 1933, në gjuhët frëng-jisht, anglisht, gjermanisht,

spanjisht, italisht dhe rumanisht, në numurin e fundvititit (472 / 2012), ka botuar një artikull të zëvendëskryere-daktorit të saj, Mihai Vasile, me titull: “Kopi Kyçyku, udhërrëfyesi ynë nëpër Shqipëri”, të shoqëruar me gjashtë fo-tografi me ngjyra, në të cilin thuhet:

Nata kishte rënë me kohë, madje para se të dilnim nga Maqedonia. Kështu që kur vumë këmbë në tokën shqiptare nuk mundëm veçse të ha-mendësonim se si do të ishin viset që do të përshkonim. Liqeni i Ohrit na u përshfaq vetëm si një hapësirë e gjerë, e errësuar, diku në të majtë. Si nëpër ëndërr përfytyroja se po kalonim nëpër rrugë gjarpërore dhe se një pjesë e tyre ishin në riparim e sipër. Vetëm kaq!

Dritat e qytetit turistik Pogradec më zgjuan nga gjumi që ma kish dyn-dur çdo pjesëzë të trupit. Diku, pranë shoferit, zoti Valentin Cigëu po fliste në telefon. Fliste në rumanisht, për të kërkuar hollësi rreth vendit ku duhej të mbërrinim. „Zoti profesor... zoti aka-demik...” . Duke e vënë veten në vendin e shoferit, fillova të interesdohem edhe unë për bisedën, por sakaq e kuptova se, më në fund, edhe unë s’jam veçse një pjesëstar i zakonshëm i grupit, pa ndonjë përgjegjësi. Dhe u qetësova.

Ishim afër qëndrës së qytetit kur, nga mesi i rrugës, një burrë në të gjashtëdhjetat, na bëri shenjë të ndaleshim para një hoteli. Mjaftuan dy lëvizje të Mihait, shoferit që na solli deri aty, dhe mikrobuzi me 16 vende, të cilin miqësisht, por edhe me një farë keqardhjeje, mund të them, na e pat vënë në dispozicion zoti Xhorxhe Sor-in Nikolesku, pronari i firmës “Olimpik Internacional”, gjeti vendçlodhjeje për dymbëdhjetë orët e ardhshme. Thashë „me keqardhjen”, që mendoj se e ka provuar zoti Nikolesku ngaqë, pasi shkuam së bashku në Kishinjev dhe Çernëuc, tani, për shkak të punëve të rëndësishme, nuk pati mundësi të vinte me ne në gjurmët e rumunëve të tjerë jashtë kufijve të vendit.

Por le të kthehem tek mikpritësi ynë, zoti profesor Kopi Kyçyku. Na qëndroi tërë kohën pranë, gjatë katër ditëve që përshkuam Shqipërinë kryqetërthor. Duke qenë me profe-sion- bazë inxhinier gjeolog, na foli për pasuritë e vendit të tij; duke qenë shkrimtar e i dhënë pas teatrit, na tregoi për takimet me Viktor Efti-miun dhe Kiril Ekonomun. Na shpuri të vizitonim Linin, fshatin në bregun shqiptar të Liqenit të Ohrit, ku pamë rrënojat e një bazilike të shekullit V, të zbuluar më 1968. Me interes aty janë mozaikët, tanimë të mbrojtur me shtresa rëre, por edhe pesë varre të personaliteteve të kohës. Gjatë gërmi-meve ishin gjetur edhe dy kapitele dhe një mbishkrim - epitaf në greqishten e vjetër, ende i papërkthyeshëm. Si vendbanim njihet qysh në shekullin V para Krishtit, ndërsa bazilika u ndërtua dhjetë shekuj më vonë.

Pastaj na çoi në rrugët plot gjallëri të qytetit të Korçës dhe së andjemi - në Voskopojë, qyteti, i cili më 1760, në vitet e lavdisë së vet, kishte një popullsi prej 60.000 banorësh, më të madhe se të Konstandinopojës. Pas shkatërrimit më 1788 nga trupat e Ali Pashës, Voskopoja nuk u rikthye më në begatinë e mëparshme, ndërsa sot është vetëm një katund i vogël i rrethit të Korçës. Banorët e saj ikën drejt Rumanisë, Sërbisë, Bullgarisë dhe Austro-Hungarisë, por një pjesë e madhe e tyre ndenjën në Korçë, duke e shndërruar në një qytet të begatë,

reportazh, shQipëria në syrin e disa Gazetarëve ruMunë

“kur vumë këmbë në tokën shqiptare”

Mihai Vasile: “Kopi Kyçyku, udhërrëfyesi ynë nëpër Shqipëri”

1) Në njërën nga fotot, duke iu treguar pëllëmbën e dorës, - që është dhënë posaçërisht me përmasa më të mëdha, - Kopi Kyçyku

iu thotë miqve rumunë: “Harta e atdheut tim ndodhet në pëllëmbën e dorës të çdo banori, anembanë rruzullit tokësor”.

që jo një herë ta ndal frymën kur vësh-tron nga Deti Jon, mbi të cilin sikur të hedh pas çdo kthese. Atmosfera e qytetit, rrugët e ngushta, të cilat mikrobusi ynë i kalon me vështirësi, qarkullimi kaotik i makinave, për të cilat respektimi i Kodit Rrugor duket si i padetyrueshëm, muzika e ngritur në maksimum që bubullon nëpër dritaret e hapura cep më cep të veturave dhe,

më në fund minaretë që sikur shpo-jnë qiellin, na krijojnë përshtypjen se gjendemi në Orient. Përndryshe, kaltërsia e detit dhe bregu i afërt i ishullit të Korfuzit na sjellin me këm-bët në tokë. Ndodhemi në Evropë, shumë pranë kufirit me Greqinë.

në ato vise katër kisha të pikturuara nga David Selenicasi, piktor arumun, dhe më pas nga vëllezërit Konstandin dhe Athanas.

Në periudhën komuniste nuk pati mesha. Sot kisha e Shënkollit është e vetmja në atë zonë, ku shërbesat fetare mbahen në arumanisht. Prifti dhe besimtarët presin sponsorizime për restaurimin e pikturave dhe ripa-

rimin e kishës.Vizita jonë nëpër Shqipëri vazhdoi

me shpejtësi të madhe. Nga Pograde-ci bëmë drejt bregut të Detit Adriatik. Kaluam përmes Vlorës, pastaj për-shkuam rrugën e asfaltuar bregdetare që do të na çonte në Sarandë, rrugë

të banuar kryesisht nga arumunë.Në Voskopojë, në kopshtin e një

taverne, në një tavolinë të rregul-luar bukur, me të gjitha të mirat, zoti Kopi Kyçyku na rrëfeu historinë e dashurisë së tij të madhe që pat për-jetuar kur ishte vetëm 17 vjeç. Ku? Do të pyesni ju. Pikërisht në Bukuresht, ku pat njohur atë që do t’i mbetej në shpirt përjetë - Aurorën. U njohën, u dashuruan, u ndanë në aeroportin Ba-neasa më 1961 dhe më pas shkëm-byen letra. Fatkeqësisht, pas letrës së tretë Aurora nuk dha më përgjigje. Një vit, dy, tre... 29 vjet e priti atë përg-jigje, por nuk mori asgjë. „Do të më ketë harruar”, mendoi. Më 1990, zoti Kopi Kyçyku, që punonte në Akadem-inë e Shkencave të Shqipërisë, mori një ftesë nga Akademia e Shkencave e Rumanisë, të firmosur nga e ndjera akademike Zoe Dumitresku Bushulen-ga. „Atëherë, shpresëprerë, u ngjita në katin e katërt të pallatit, përballë Sallës së Kongreseve. Shkallët i ngjita më këmbë, sepse ashensori ishte me defekt. Zemra sikur po më dilte nga kraharori. E putha derën dhe i rashë ziles. „Kush është?” u dëgjua zëri i pandryshuar i atit të saj. „Unë, Kyçyku, shqiptari!”. Ma hapi. „Ç’bën Aurora? Sa fëmijë ka?” Burrë e grua filluan të qanin. Kështu mësova se pas më pak se dy muaj nga largimi im, Aurora pat vdekur në një aksident automobilis-tik. Ndërmjet fotografive të saj, gjeta, të palexuar, letrën e fundit, për të cilën nuk pata marrë përgjigje. Qysh atëherë, sa herë vij në Rumani e zgjat kohën e qëndrimit të paktën për disa ditë që të shkoj afër Tërgovishtes, që të ve një lule atje ku ka rënë”.

Po në Voskopojë biseduam me priftin arumun Toma, në kishën e Shënkollit, ndërtuar më 1721. Deri në atë kohë, arumunët, katër shekuj rresht, vinin në dimër, në Voskopojë, me delet, me dhitë dhe me kuajt, ndërsa në verë zbrisnin në fushë. Po atëherë arumunët kishin marrëdhënie tregtare edhe me Venecien e me Kon-standinopojën. Atë kohë u ndërtuan

2) Duhet saktësuar se shoqëruesit e grupit rumun në Butrint, nuk ishin pronarët e hotelit,

por poetja e mirënjohur, dr. Irena Gjoni (alias Iren Papas) dhe bashkëshorti i saj, arkeolog i talentuar.

Page 9: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

09• E mërkurë 23 janar 2013

»SpeCiAle

GëziM llojdia

patrioti Dhimitër Qypi me një kontribut të rëndë-sishëm në kulmin e përn-dritjes tonë kombëtare, si dhe aktiviteti i mëvon-shëm i tij ka ngecur nën

rrotat e mullirit të kohës. Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjis-trojnë një thatësirë, për këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e Rilindjes madje edhe ato vlonjate, që dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej, që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime, harresa e historia-nëve u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë.

Shtëpia Muze Kongresi i Lushnjës kryesisht, historiani Niko Ferro, na mundësoi një fotografi të këtij patrio-ti, e cila gjendet aktualisht në muzeun e Kongresit të Lushnjës. Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton, e cila i përket atyre të viteve ’20. Kjo fotografi përbën interes sepse është e vetmja foto që do të pasqyrojë fig-urën e këtij patrioti. Të afërmit e tij nuk disponojnë një foto, as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë por-tretin e patriotit Dh.Qypi sjell interes, edhe për faktin që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në Kongresin e Lushnjës. Ndërsa kemi prekur vitin e 100-vjetorit momenti për të zbard-hur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor.

Trungi i fisit QypiSkeda fillon me atësinë e Dhimitrit

që quhej Themistokli. Për të ëmën nuk disponojmë të dhëna, kryesisht për emrin, ndërkaq bashkëshortja e tij quhej Melpomeni. Prejardhja e tij nga Berati. Vendlindja Vlorë diku nga vitet 1886. Ka të dhëna se kanë ardhur në Vlorë dy shekuj më parë. Koleat ishin tre vëllezër. I pari quhej Spiro. Ka pasur djalë Harilla Kolean oficer me gradë në luftën e Vlorës. Ka qenë drejtor burg në vitin 1943. Shenjë e veçantë është se njësitë guerile kanë pasur respekt sepse Harrilla i njofton-te duke u dhënë të dhëna konspira-tive të rëndësishme për luftën çlirim-tare. Harilla besohet dhe ka të dhëna se ka qenë edhe kuestor në Kosovë. Markua. E renditëm ne pikërisht të dytin, por jo më pak patriotë. Madje me një kontribut në luftërat shqiptare për liri dhe pavarësi të shquara për kryengritjet e vitit 1911, kur pritej shpërthimi dhe ngjarja madhore për kombin shqiptar, pavarësia madhe. Pjesëmarrës në kuvendin e dëgjuar të Sinjës. Ka pasur dy çupa. Njëra martu-ar me Jakov Milen, tjetra martuar me avokatin bregas që mbrojti jezuitët.

DHImITËr QYPIXhafer Belegu në mesin e viteve

1934, verë qershor, u ka përcjellur, shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën, botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”: “Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”. Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: “Lidhja në jug…Lidhja sh-qiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit, i cili ishte faktori më kryesor në jug, u bë

dHimitër QYpi NË koNgreSiN e luSHNJëS

në teqenë e Frashërit, nën kryesin e Baba Alushit, i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hol-lash. Në këtë mbledhje të parë të ju-gut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat, që do të merreshin kundër Greqisë. Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug Abdyl Bej Frashëri, Mehemet Ali bej Vrioni, Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari, Mustafa Pashë Vlora, Muslim Gjoleka, Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit, Xhafer bej Vlora, Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove, Vasil Hido, Petro Meksi prej Tepelene, Mihal Haritua nga Përmeti, Vasil Lina-vori e Eustrat Tasho Duka nga Berati, Dhimitër Kolea. Lidhja në Jug u mbajt më 11 kallnuer 1878. Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në Kon-gresin e Lushnjës dhe financues.

Po citoj disa të dhëna marrë nga rilindasi Ibrahim Abdullai: “Kujtime të shkurtra nga Lëvizja kombëtare në Vlorë, viti 1947 libri Rilindasi Ibrahim Avdullai, Bardhosh Gace. Fati e solli që pas manifestimit të ditës së Flamurit disa përfaqësues të Vlorës të thirren në Lushnjë ku disa atdhetarë më në zë organizuan Kongresin e Lushnjës.

Organizmi i një kongresi kombëtar siç na thanë: Dhimitër Qypi, Halim Xhelo, Jani Minga, Myqerem Hamzai që u kthyhen prej andej na bënë me krahë pasi atje shikonim shpresën tonë për të fituar Shqipërinë. Më 26 dhjetor 1919 në shtëpinë e Osman Haxhiut me kthimin e përfaqësuesve të Vlorës nga Lushnja u zgjodh një Nënkomitet për të zgjedhur delegatët e Vlorës. Anëtarë të këtij Nënkomiteti u zgjodhën: Os-man Haxhiu, Abaz Mezini, Aristidh Ruci, Dhimitër Qypi, Beqir Sulo, Ymer Radhima, Myqerem Hamzarai, Hamza Isai, Eshref Dano, Ibrahim Abdullai.

Anëtarë të komisionit për organ-zimin e Kongresit të Lushnjës ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhim-itër Qypi. Vlonjatët zgjodhën për në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë, 5 përfaqësues. Ja lista e plotë: Dhim-itër Qypi, Qazim Kokoshi, Myqerem Hamzai, Ymer Radhima, Osman Hax-hiu, Ibrahim Abdullai, Jani Minga, Hamza Isai, Halim Xhelo. Këta për-faqësues morën me vete edhe 5 sho-qërues të armatosur. Pas ditës së parë thotë autori B.Gace në librin Rlindasi Ibrahim Avdullai “ Mesapliku dhe Kur-veleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit. Në senat u zgjodhën nga Vlora: Qazim Koculi, Spiro J.Koleka, Sadulla Tepelena, Myqerem Hazmai”. Pra, përfaqësues nga Vlora dhe krahinat ishin 9+6=15. Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave. Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës. Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit dërgoi ditën e dytë, 6 përfaqësues të sajën.

Page 10: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

10 E mërkurë 23 janar 2013 •

« legAliZimet

armand Maho

Qeveria pritet të miratojë së shpejti ndryshimet në draftin e ri për legali-

zimet. Burime nga ekzekutivi pohuan dje për “Metropol” se Këshilli i Ministrave brenda shkurtit do të miratojë ligjin e ri, i cili ka si synim njohjen e pronës për të gjitha ndërtimet që janë ndërtuar pas hyrjes në fuqi të ligjit “për legalizimin, urbanizimin dhe Integrimin e ndërtimeve pa leje”. Sipas të njëjtave burimeve, në ligjin e ri janë përfshirë kryesisht shtesat e ndërtimeve pa leje të bëra në qendrat urbane por që nuk janë vetëdeklaruar deri më tani, por edhe ndërtimet e kryera pas hyrjes në fuqi të ligjit për legalizimet.

rezultatetProcedura e deritanishme

parashikonte që në procesin e legalizimit të përfshiheshin vetëm ato ndërtime në zonat informale, por edhe shtesa, që kishin bërë vetëdeklarimin. As dorëzimit të formularit

Under the 2nd Call for ordinary project proposals of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation, Project ADRIARadNet, Ministry of Interior, General Directorate of Civil Emergencies announces a job vacancy for the position of Financial Specialist.

A. GenerAl QuAlificAtion reQuirements:- Have a University Degree in Economic, Business Administration or Accounting; - At least 3 years of professional experience;- Have very good knowledge of accounting principles and regulations, finan-

cial management and expenditure report procedures;- Written and spoken English and skills in computer;- Previous experience with projects. - Excellent verbal and written communication, accuracy, deadline-oriented,

planning, organizing and good reporting skills;- Be able to submit progress/financial reports and applications for reimbursements.

B. suBmission of the documents And the selection procedure:

- The candidate must submit within the January 25, 2013 at the address of the Ministry of Interior, General Directorate of Civil Emergencies, the following documents: request for application, CV, copy of the school diploma and list of grades, diplomas or certificates of qualification, certification from the ju-dicial status, at least one letter of reference, a phone contact number and the full address of residence. (no submission of full documentation will result in disqualification of the candidate);

- After the preliminary verification of files, short-listed candidates will be in-terviewed at the Ministry of Interior within two weeks.

Under the 2nd Call for ordinary project proposals of the IPA Adriatic Cross-Border Cooperation, Project ADRIARadNet, Ministry of Interior, General Directorate of Civil Emergencies announces a job vacancy for the position of Project Coordinator.

A. GenerAl QuAlificAtion reQuirements:- Have a University Diploma in Law or related; - At least 3 years of professional experience;- Written and spoken English and skills in computer;- Previous experience with projects. - Excellent verbal and written communication, accuracy, deadline-oriented,

planning, organizing and good reporting skills;- Have good knowledge of contract awarding rules, public procurement proce-

dures and applying rules and regulations and management and control manual.- Ability to work with technical working groups and overview the progresses

of ongoing project activities.

B. suBmission of the documents And the selection procedure:

- The candidate must submit within the January 25, 2013 at the address of the Minis-try of Interior, General Directorate of Civil Emergencies, the following documents: request for application, CV, copy of the school diploma and list of grades, diplomas or certificates of qualification, certification from the judicial status, at least one letter of reference, a phone contact number and the full address of residence. (no submis-sion of full documentation will result in disqualification of the candidate);

- After the preliminary verification of files, short-listed candidates will be in-terviewed at the Ministry of Interior within two weeks.

repuBlic of AlBAniAministrY of interior

General directorate of civil emergencies

repuBlic of AlBAniAministrY of interior

General directorate of civil emergencies

Vacancy announcement Vacancy announcement

drafti pritet të kalojë për MiratiM Brenda Muajit shkurt

Qeveria, ligj të ri për legalizimet dhe shtesat pa leje

1. Rishikimi i legjislacionit do të reflektojë edhe politikën për 80 000 ndërtimet e paligjshme të krijuara pas afatit ligjor.

2. Projektligji për legalizimin e këtyre objekteve parashikon që ndërtesat e gjendura në zonat ku planet urbanistike/territorialë janë miratuar, të legalizohen dhe të integrohen me territorin urban, ndërsa të tjerat do të prishen.

3. Parandalimi i ndërtimeve të paligjshme në të ardhmen do të mbështetet me integrimin e planeve rregulluese, me procedurat më të hapura dhe më efektive të lejeve të ndërtimit.

4. Do të ketë një regjistër të veçantë në ZRPP për regjistrimin e lejeve të ndërtimit, si dhe me forcimin e proceseve të kontrollit dhe të prishjes.

mentacionit, por qoftë dhe në vetëdeklarime. Një prob-lem tjetër, që ka lindur në zyrat e ALUIZNIT-it është se për shtesat pesëkatëshe, ligji parashikon vetëdeklarim kole-ktiv, ndërkohë që nuk 2është gjetur gjuha e përbashkët mes banorëve për diçka 5të tillë, gjë që ika sjellë dhe ngecjen në vend të procesit për shumë pallate në zonat urabane. Përg-jatë viteve, banesat kanë ndry-shuar destinacion te blerësit dhe shumë persona nuk kanë mundur të legalizojnë ndër-timet e tyre, pasi nuk i lejon ligji. Ndryshimet marrin për-sipër pikërisht zgjidhjen e këtij ngërçi që ka sjellë dhe stopimin e procesit.

Kush mbetet jashtëPor ligji i ri nuk jep shpresa

për të gjithë. Në draftin e mi-ratuar sërish mbeten jashtë procesit ata që kanë ndërtuar

në zona me përparësi zhvillimi ose përparësi turistike. Me pak fjalë në rast se është ndër-tuar mbi zona të cilat janë parashikuar zgjerime rrugësh, ose ndërtim rrugësh, ose që më parë ka ekzistuar një plan urbanistin ato sërish do të shemben. Ka ndodhur shem-bja e Ksamilit, e Jalës, por edhe një pjesë e ndërtimeve në Himarë. Nga ana tjetër ligji parashikon shembje të ndër-timeve informale që ndod-hen mbi kolektorë apo vepra të tjera publike. Burime nga qeveria, shprehen se me ligjin e ri do të futen si kolateral në ekonominë shqiptarë me shumë se 300 milionë euro, shumë kjo që do të futet në ekonominë shqiptare në këtë kohë krize. Gjithsesi, projekti është ende në fazat e konsul-timit dhe do duhet edhe disa ditë që të marrë miratimin e dikastereve përkatëse.

përkatës, në derën e qytetarit trokisnin grupet e punës, të cilat më pas bënin matjen e objektin dhe në bazë të me-trave bëhej dhe pagesa për-katëse. Por deri më tani nga puna në terren ka rezultuar

se një pjesë jo e vogël e atyre që kanë ndërtuar pa leje nuk e kanë vetëdeklaruar ndërtimin, duke kaluar të gjitha afatet. Në ligjin e vjetër parashikohej, që në rast se kalohej afati i përcaktuar, atëherë ndërtimi

konsiderohej i paligjshëm. Në ndryshimet që i janë bërë ligjit për legalizimet ky afat është shtyrë dy herë, por nga ana e specialistëve të ALUIZNIT-it sërish janë vërejtur mangësi, qoftë në plotësimin e doku-

Page 11: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

11• E mërkurë 23 janar 2013

»AktuAlitet

elBASAN- Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur duke vjedhur një portë hekuri në një lagje të qytetit të Elbasanit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar zhurmë gjatë vjed-hjes së portës. Menjëherë një patrullë është nisur në vendin ku ishte lajmëruar dhe ka ar-restuar personin me presh në duar. I. Biba me banim në lagjen “Beqir Dardha” ka pi-kasur një shtëpi në lagjen “Luigj Gurakuqi” ku nuk ba-nonte njëri pasi pronarët ishin

Reshjet e shiut që prej më shumë se një jave vijojnë të bien me intensitet dhe kanë shkaktuar jo pak probleme në disa zona të vendit. Në Vlorë, një pjesë e kodrës në lagjen ‘10 Korriku’ ka rrëshqitur duke rrezikuar që të zërë poshtë banesat që gjenden nën të. Situata problematike është krijuar prej disa vitesh, por në dy ditët e fundit si pasojë e reshjeve dheu ka avancuar duke bllokuar një rrugë, e cila shkon mbi kodër dhe duke bërë që të ndahet me vetëm pak metra me banesat ngjitur. Pronarët e banesës shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë problem. Sipas tyre, që prej dy ditësh kur ka rinisur shkarja masive, ata qëndrojnë roje të banesave të tyre pasi sipas tyre pritet që nga momenti në moment situata të kthehet në mjaft problematike. Duke përf-shirë edhe banesat, të cilat në total të rrezikuara janë mbi

ledia lleshi

grAmSH- Qyteza e vogël në juglindje të vendit, Gramshi me rreth 7 mijë banorë renditet në listën e qyteteve me më shumë përdorues droge. Në ra-port me numrin e banorëve sot Gramshi ka rritjen më të madhe të konsumatorëve të heroinës dhe hashashit dhe kjo sipas një vëzhgimi të bërë nga sek-tori shëndetësor. Konservatorë në dukje, por tepër liberale, kjo qytezë e njohur në Shqipëri vetëm për fabrikën e prodhimit të armëve ka thyer rekordet kombëtare duke lenë pas edhe qytete më të mëdha. Policia ka vite që e njeh si fenomen, por e ka të pamundur për ta mini-mizuar veçanërisht kur numri i përdoruesve shkon në rritje.

Përdoruesit dhe shpërndarësit Si baza më e afërt e furni-

zimit me heroinë është qyteti i Elbasanit, ndërsa Lushnja përdoret si baza e blerjes së hashashit nga trafikantët e vegjël lokalë. Për vitin 2012 Sektori kundër Narkotikëve

Banesa e paBanuar, fQinjët lajMëruan policinë pasi dëGjuan zhurMa

do ta shiste për skrap, kapet duke vjedhur portën e hekuritVjedhjet për skrap “në modë”, brenda vitit të shkuar pati 71 raste

në emigracion dhe ka menduar të marrë portën e hekurit, e cila nga pesha dhe vlera mund t’i siguronte një sasi të konsider-ueshme parash duke e shitur për skrap. Policia deklaroi se ai ka tentuar të presë pjesët e hekurit në shtëpinë e pa-banuar, por është ndier nga fqinjët, të cilët kanë lajmëruar

për vjedhjen. Tashmë autori i kësaj vjedhje të rrallë do të përgjigjet për veprën penale të mbetur në tentativë. Vjed-hjet për skrap janë të shumta në qarkun e Elbasanit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë reg-jistruar 71 vjedhje nga të cilat janë zbuluar 52 me 60 autorë. Pjesa më e madhe e vjedhjeve

kanë pasur si synim magazinat e hekurishteve, shtëpitë, si dhe ndërmarrjet e ndryshme. Kërkesa për skrap dhe shitja me një çmim të arsyeshëm ka bërë që shumë të rinj të bien pre e kësaj veprimtarie krimi-nale duke përfunduar shpesh pas hekurave edhe për një kilo-gram hekur. l. lleshi

proBleMe në vlorë dhe në durrës, Banorët roje dhe Gjatë natës

reshjet intensive, rrëshqasin kodrat, 22 banesa në rrezikAsnjë zgjidhje për të rrezikuarit. Dako: S’kemi fonde për të ndërhyrë

përplasen 2 mjete

Aksident në Fushë krujë-tiranë, 4 të plagosur

kruJe- Katër persona janë plagosur sot në një aksident të ndodhur në rrugën Fushë-Krujë, Tiranë. Aksidenti i rëndë me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur rreth mesditës në aksin kombëtar. Policia ka thënë se dy mjete Benz janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 13:45 minuta e për pasojë kanë marrë plagë të gjithë personat që udhëtonin në to. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbard-hjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

konflikt pronësie

plagos me gurë në kokë vëllain, ndalohet

Policia e Krujës ka bërë ndalimin e një 49-vjeçari, i aku-zuar për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia thanë për se Dylaver Vera banues në fshatin Borizanë të Krujës u arrestua si personi që ka plagosur vëllain e tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti pronësie mes tij dhe vëllait 63-vjeçar D.V, duke bërë që 49-vjeçari të rrëmbejë një gur dhe të qëllojë vëllain e tij në kokë duke e plagosur. Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për hetime të mëtejshme.

Qindra të arrestuar dhe dhjetëra Që përfundojnë çdo Muaj në spital

gramshi, qyteti i vogël me numrin më të madh të përdoruesve të drogës

20. Pikënisja e problemit sipas banorëve fillimisht ka qenë depozita e ujit, e cila si pasojë e rrjedhjeve dëmtoi kodrën, ndërkohë që tashmë depoz-ita është dëmtuar si pasojë e shkarjeve të dheut. Sipas banorëve, një prej problemeve më shqetësues janë edhe disa

bunkerë, të cilët nga momenti në moment mund të shkasin dhe të bien mbi shtëpitë. Për sa i përket zgjidhjes banorët e rrezikuar shprehen se janë ankuar disa herë, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje konkrete për këtë problem përveçse kanë krijuar vetë me inves-

time personale disa prita, të cilat tashmë janë të dëmtuara e përpirë prej dheut. Banorët apelojnë që të ndërmerret sa më shpejt një zgjidhje nga ana e qeverisë përpara se të jetë shumë vonë. Ndërsa në Durrës ka pasur rrëshqitje në Kodër Vilë në krahun e Currilave. Ma-sive dherash kanë shqetësuar banorët e zonës, pasi reshjet e shiut vetëm sa po përkeqëso-jnë situatën në Kodër Vilë. Gjatë ditëve të fundit kanë rrëshqitur masive dherash nga Kodra e Vilës drejt Currilave. Dy banesa rrezikojnë rrëshqitjen pasi fenomeni i erozionit është thelluar së tepërmi në këtë zonë si pasojë e reshjeve të

shiut që prej ditësh nuk kanë pushuar. Problemi është ngri-tur jo vetëm nga 2 familjet, por dhe nga banorë të tjerë pasi problemi shtohet sa herë që bie shi në këtë zonë. Krye-bashkiaku Vangjush Dako tha se për zonat ku ka rrëshqitje ka një projekt me vlerë 2 mil-ionë euro, por që fle në sirtarë pasi bashkia nuk ka fonde. Pro-jekti konsiston në mbjelljen e pemëve me qëllim ndalimin e erozionit. Dako bëri të ditur se problem financimi është dhe dëmshpërblimi që kanë kërkuar 200 familje që pësu-an përmbytje nga shiu. Dako theksoi se familjet janë nga zona e Plazhit, Shkozetit dhe

ish-kënetës. Kreu i Bashkisë së Durrësit tha se grupe të bashkisë janë duke evidentuar dëmet dhe fatura financiare do t’i kalojë bashkisë Këshillit Bashkiak për miratim. Familjet pretendojnë se nga përmbytjet jo vetëm që u shkatërruan të mbjellat, por uji që hyri në banesa shkatërroi mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake. Ndër-kohë në aksin Tiranë-Elbasan janë rrëzuar 3 pisha pranë zo-nës së Farkës. Pisha e madhe e drunjtë e rrëzuar ka shkaktuar radhë të gjata në qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve qëndrojnë në pritje që Drejtoria e Rrugëve të heqë pishat nga aksi.

dhe Trafiqeve ka referuar në Prokurori në total 128 vepra penale të luftës kundër narko-tikëve dhe janë zbuluar 125 në qarkun e Elbasanit. Janë gjithsej 145 autorë veprash penale nga të cilët janë arres-tuar 73 persona, 70 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndër-sa 2 kanë arritur t’i shpëtojnë prangave. Gramshi mban një pjesë të rëndësishme në këto arrestime. Vetëm gjatë muajit janar janë arrestuar dy të rinj që shpërndanin lëndë narko-tike. Shqetësimi për rritjen e numrit të përdoruesve është hasur edhe nga spitali i Gram-shit. Burime nga ky spital bëj-në të ditur se mbi 10 raste në muaj përfundojnë me mbidoza apo shqetësime pas përdorimit të lëndëve narkotike. Sipas të njëjtave burime, ata janë kryesisht adoleshentë deri në moshën 25 vjeç. Nga konsta-timi i rasteve mësohet se vijnë nga familje të varfra dhe përf-shihen në veprimtari kriminale siç është shitja apo vjedhja për të arritur të blejnë lëndën narkotike. Kryesisht të rinjtë

e Gramshit janë përdorues të kanabisit dhe pak raste të heroinës. Kjo sipas special-istëve të policisë ka lidhje me

nivelin ekonomik. Madje edhe rritja e numrit të përdoruesve sipas tyre ka lidhje pikërisht me gjendjen sociale.

Page 12: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

12 E mërkurë 23 janar 2013 •

« gossip

Vdes regjisori michael WinnerRegjisori i njohur i filmit ‘Death Wish’, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, mbrëmjen e 21 Janarit. Winner ka bërë të ditur një vit më parë se i kishin mbetur vetëm 18 muaj jetë. Gruaja e tij Geraldine Winner është shprehur se ai ishte një burrë i mrekullueshëm, gazmor dhe brilant. Win-ner ka lindur në Londër në 1935, ku e filloi karrierën e tij si një gazetar, para se të shkonte në BBC si skenarist dhe si asistent regjisor. Ai ka punuar me disa filma në 1960, por bashkëpunimi me Oliver Reed i dha atij një vëmëndje të veçantë në producentët e Hollivudit. Emri i tij u bë edhe më i njohur si regjisor i filmit ‘Death Wish’, në 1974. Winner pati operacione të njëpas njëshme pasi kishte ngrënë një oster të infektuar, e cila i kushtoi jetën. Më vonë ai morri një infeksion E. Coli. në 2011, e cila u bë shkak për vdekjen e tij. Kolegë dhe personazhe të njohur të artit kanë shpre-hur dhimbjen për ndarjen nga jeta të një njeriu inteligjent.

selena gomez: më ndihmon shoqërimi me swift dhe Hudgens Të dashurit shkojnë e vijnë, por Selena Gomez ka dy sho-qe speciale dhe shumë, shumë të famshme në të cilat ajo mbështetet. Starleta, 20-vjeçare, ka përmendur Taylor Swif-tin, 23 vjeçe, dhe Vanessa Hudgens, 24 vjeçe, nga lista e saj e gjatë e shoqërisë, derisa ajo u jep shumë komplimente atyre. “Më ndihmon që Taylor dhe Vanessa janë më të vjetra se unë”, ka thënë ajo gjatë një koncerti humanitar të mbajtur në New York për UNICEF-in, ku është edhe ambasadore për bamirësi. “Ato kanë përvojë pak më shumë se unë dhe në të njëjtën kohë jemi duke përjetuar të njëjtat gjëra së bashku”. Ajo në kohën e fundit punoi me Hudgens në “Spring Break-ers”, një komedi për katër shoqe të kolegjit, premiera e të cilës do të jetë në muajin mars. “Ndiej se dua të jem si ajo”, ka thënë Selena për kolegen e saj. “Ka qenë një person i mrekul-lueshëm dhe ka qenë fantastike në filmin ‘Spring Breakers’. Ajo është një shoqe shumë e mirë”. Gomez ka folur edhe për Taylor Swift duke kujtuar edhe çastin kur ato janë takuar. “Unë dhe ajo jemi njoftuar kur ajo ka qenë 18 vjeç. Kjo ka qenë para se të publikohej albumi i saj ‘Fearless’ dhe ishte e pabesueshme të shohësh dikë aq shumë të suksesshëm dhe modeste”, ka thënë ajo. “ Mendoj se ajo ka qenë një ndikim i madh për mua të qëndroj kështu si jam”.

Vip-at në ceremoninë e inau-gurimit të presidentit obama

Nuk kanë munguar VIP-at në ceremoninë e dytë të inau-gurimit të presidentit Barack Obama. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një ngjatje tipike me “qilimin e kuq”, sërish karakteristikat e kësaj ceremonie ngjajnë me ato të shoë-biznesit dhe në të njëjtën arritën numër i madh i fytyrave të njohura publike. Protagonistja kryesore ishte këngëtarja Beyonce e cila e kën-doi himnin e SHBA-ve dhe mallëngjeu të gjithë t pranishmit me zërin e saj të mrekullueshëm. Në fakt që në momentin e ardhjes së saj mashkë me bashkëshortin e saj Jay Z, ajo mori duartrokitjet më të mëdha, madje më shumë edhe nga duar-trokitjet që iu dedikuan ish-presidentit Bill Clinton dhe të sho-qes, Hilary. Ndër personalitetet e tjera Vip të pranishëm gjatë ceremonisë ishin edhe Kelly Clarkson, Eva Longoria, Stevie Wonder, Alicia Keys, Mana, Usher, Brad Paisley, Chris Cornell, Jamie Foxx, Jennifer Hudson dhe shumë të tjerë.

alarmohet apple: iphone 5 nuk ka kërkesa

Sipas një raporti të fundit të publikuar në mediat ameri-kane, thuhet se Apple ka reduktuar porositë për pjesët e iPhone 5, për shkak të kërkesës së ulët në treg. Për tremu-jorin aktual të vitit, vetëm gjysma e ekraneve të iPhone 5 janë porositur nga Apple, krahasuar me planin fillestar, thuhet sipas Wall Street Journal. Por, përveç ekranit, edhe porositë e elementëve të tjera, që e përbëjnë produktin e famshëm iPhone 5, thuhet se janë reduktuar njofton Krokodili.com. Porositë e reduktuara nga Apple për pjesët e iPhone kanë ndodhur edhe më parë, por këtë herë, ulja e kërkesës i atribuohet edhe tregut të dobët. Apple do të prezantojë bilancet e reja financiare më 23 janar.

Vetmia e keqe për shëndetin

Femrat edhe ashtu shpesh janë të komplikuara për ne meshkujt, por marrëdhëni-et midis tyre janë një gjë me të vërtetë e vështirë për t’u kuptuar. Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato

midis meshkujve, qoftë për raportet e miqësisë, apo të armiqësisë. Ja disa nga raportet më të shpeshta midis tyre.

E njohshmja e vjetër Është vajza që e keni në fqinjësi, në

shkollë, apo në punë. Edhe pse e njihni me vite të tëra, kurrë nuk keni krijuar

një raport më të thellë me të. Kjo nuk është dikush të cilit ia besoni sekretet tuaja, apo që qani hallet me të.

Shoqja e përkohshme Ju ka bashkuar situata në të cilën

jeni gjendur, qoftë nëse jeni punësuar në të njëjtën kohë, jeni ndarë, apo jeni sëmurë. Situatat e tilla të stresit i shtyjnë njerëzit që të shoqërohen dhe të lidhen me të tjerët. Por, këto shoqëri rrallëherë kalojnë në shoqëri të gjata.

Shoqja e vërtetë Ky lloj i raportit është më së vështiri

për t’u krijuar. Shoqja është shumë

e afërt me femrën. Shoqja e mirë e luan rolin e terapeutit, mbështetëses, bile edhe të partnerit jetësor, thonë psikologët. Shoqja e mirë është dikush te i cili mund të llogaritni gjithmonë, e mu për shkak të bukurisë dhe thellë-sisë së atij raporti, është e pamundur që të keni shumë shoqe të tilla.

Armikja Është dikush që nuk keni mundur

ta evitoni gjatë jetës, qoftë se keni shkuar në shkollë, në fakultet, apo keni punuar së bashku. Ajo që preferoni ta bëni në një rast të tillë, është që ta injoron i atë person.

Vetmia nuk është thjesht një gjëndje e pakëndshme, por edhe e dëmshme për shëndetin, kanë sugjeruar studimet, pasi mund të dëmtojë sistemin imun. Njerëzit që ndihen vetëm janë më vulnerabël ndaj viruseve latente në sistemin e tyre, se sa ata që kanë lidhje të forta. Njerëzit e vetmuar janë më të predispozuar se të tjerët për të prodhuar komponime inflama-tore në përgjigjje të stresit, gjë që mund të sjellë sëmundje kronike dhe të zemrës. Lidhja mes sistemit imun dhe vetmisë është një lidhje e drejtë pasi të ndjerit socialish i izoluar është në asosacion me një shëndet të varfër dhe sëmundje të zemrës. Kërkimet e studimeve të ndryshme kanë bërë të njohur se stresi kronik krijon kushte për inflamacion dhe shkatër-rim të imunitetit në trupin e njeriut. Madje vetmia mund të veprojë si një burim i vetëm i stresit kronik. Studimet e hershme kanë treguar se mar-rëdhëniet e afërta janë të nevojshme për lulëzimin e njeriut. Pa to njerëzit do të jenë nën presionin e stresit. Ky studim nuk duhet parë si dënim, por pjesa më e rëndësishme e këtij studimi është se ata që ndjehen të afërt me miqtë dhe familjen, mund të dinë se shëndeti i tyre ka shumë gjasa të marrë një nxitje nga këto marrëdhënie. Njerëzit të cilët janë të shoqëri-zuar përjetojnë edhe rezultate pozitive, ka thënë studimi.

Raportet midis femrave janë më të komplikuara

sesa ato midis meshkujve

Page 13: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

13• E mërkurë 23 janar 2013

»gossip

Justin Bieber më i ndjekuri në twitter, kalon lady gaganBieber është zyrtarisht mbreti i twitterit. Ai është bërë një nga personazhet më të kërkuara në këtë rrjet social, duke ia kaluar edhe Lady Gagas. Ai ka arritur 33,315,521 ndjekës, me një me-satare rreth 40,055 ndjekës në ditë. Bieber dhe Gaga kanë qënë më të ndjekurit në twitter. Por Gaga nuk është bërë xheloze për këtë, gjë të cilën e ka treguar dhe reagimi i saj ndaj rezultatit duke uruar Bieber: ‘Jam shumë krenare për ty dhe gjithë ata që të ndjekin ty. Jam shumë e lumtur teksa shoh fansat e tu gjithnjë e në rritje, ti e meriton’, duke shtuar ‘monstrat të mbështesin ty’. Ndërsa Katy Perry renditej në vënd të tretë me 31.4 milion ndjekës, vëndi i katërt dhe i pestë disponohej nga Rihanna dhe presidenti Obama. Në muzikë pritet që të dy Bieber dhe Gaga të nxjerrin album të ri këtë vit.

James Franco shkruan poezi për inagurimin e obamasPër të lënë shenjë në ditën e inagurimit të presidentit Obama, aktori Franco ka shkruar një poemë kushtuar presidentit. Poema është titul-luar ‘Obama në Asheville’, duke rikujtuar takimin e tij të parë me presidentin, ku ai ishte ftuar në darkën e përvitshme të korrespodentëve në shtëpinë e bardhë. Aktori është autorizuar nga Yahoo News për të shkruar këtë poemë. Në këtë poemë kushtuar Obamas ai e quajti atë “një shërbëtor të madh të popullit”, duke thënë se kjo është “mirësia thelbësore” e tij që e përcakton atë nga liderët e tjerë politikë. Të tjerë poetë që janë autorizuar nga Yahoo News për t`i kushtuar poemë Obamas kanë qënë James Tate dhe Paul Muldoon, poetja japoneze-amerikane shumë e vlerësuar Brenda Shaughnessy, si dhe Kevin Young.

miley Cyrus & liam Hemsworth pushojnë në kosta rika

Të dashuruar më shumë se kurrë, Miley dhe Liam janë larguar për një pushim romantik në plazhet e mrekullueshme të Kosta Rikës. Miley është dukur tepër e relaksuar duke shijuar përqafimet e të fejuarit të saj të pashëm Liam Hemsworth. Bashkë me çiftin ndod-het dhe familja e Hemsworth. Në fillim të muajit Liam festoi 23 vje-torin, dhe duket se romanca mes tyre po shkon shumë mirë.

shtëpia e Chris Brown bëhet preh e telefonatës anonimeChris Brown është bërë vik-tima e fundit e një telefonate anonime e cila ka rezultuar false. Policët i janë përgjigjur një raportimi nga një person anonim duke thënë se po ush-trohej dhunë, duke përmendur edhe një armë në shtëpinë e Chris. Departamenti i policisë së Los Angelesit tregoi se personi që kishte dhënë këtë alarm të rremë, sqaroi se nëna dhe babai i Chris kishin pasur mosmarrëveshje dhe se babai kishte armë në dorë. Por kur policët kanë arritur aty nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë mosmarrëveshje ose dhune. Prindërit e Chris nuk ndodheshin në shtëpi, po ashtu edhe rreperi Chris. Por me sa duket telefonatat e rreme janë bërë shumë të zakonta për personazhet e njohur, ku brënda javës, familja Kardashian u bë target i telefonatave të këtij lloji, ku policët dërguan makina dhe helikopterë në rezidencën e familjes në Hidden Hill, pasi ishin informuar se shtëpia ishte sulmuar nga brënda me njerëz me armë. Por policia nuk gjeti asnjë gjë alarmante. Emra të tjerë të njohur kanë qënë target të telefonatave anonime si Miley Cyrus, Simon Cowell, Justin Bieber, Ashton Kutcher dhe Tom Cruise.

Belluci Mbështes

Mario Montin

rrjetet sociale në Itali janë “çmendur” pasi ak-torja Monica Belluci u shpreh në favor të Mario Montit si kryeministër i Italisë. Komentet ishin si pozitive, ashtu edhe negative, por deklarata e Monica ishte e qartë. “Mendoj se Mario Monti ka bërë një  punë shumë të mirë. Do të doja që ai të ishte në krye të qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve”, ka thënë Belluci. Aktorja ka konfir-

muar vullnetin e saj për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, që do të mbahen pas një muaji. “Sigurisht që do të votoj. Jam italiane. Edhe pse udhëtoj nëpër botë mbetem italiane dhe pasaporta e vetme që kam është italiane”, ka thënë Belluci. Ylli i kinemasë italiane ndodhet aktualisht në Drvengrad, fshati prej druri në këmbët e maleve të Serbisë perëndimore, ku prej së shtunës është mysafire e Festivalit Kinematografik të Emir Kusturicës, kushtuar regjisorëve dhe kineastëve të rinj. Aktorja do të jetë gjithashtu protagoniste e filmit të ri të Kusturicës mbi luftën në Bosnje, xhirimet e të cilit do të fillojnë në muajin maj.

Page 14: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

14 E mërkurë 23 janar 2013 •

« Bota

miqësia gjermano-franceze nuk duhet kurrë të kthehet në

rutinë, edhe 50 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes Elysée nga Kancelari gjerman Konrad Adenauer dhe Presi-denti francez De Gaulle. Çdo gjeneratë politikanësh apo gjeneratë të rinjsh francezë dhe gjermanë duhet të punojnë për të. Kush ka sikur dyshimin më të vogël për rolin kyç të Gjermanisë dhe Francës në Bashkimin e Evropës, atij i rekomandohet të vizitojë varrezën në Douaumont. Aty gjenden eshtrat e 130.000 të vrarëve nga të gjitha kombet në betejën e Verdun në Luftën e Parë Botërore. Pikërisht aty qëndruan në vitin 1984 Presi-denti francez, Mitterrand dhe Kancelari Helmut Kohl në një gjest pajtues dorë më dorë. Kjo pamje pushtoi botën.

Shumë varreza ushtarësh në Francë, Belgjikë, Gjermani janë dëshmitare të armiqësisë së tejkaluar mes Gjermanisë dhe Francës. Mbi varrezat e luftërave botërore lindi fryma e pajtimit, e nisur që në fund të viteve 1940-të me themelimin e organizatave të para gjermano-franceze dhe e kurorëzuar në marrëveshjen ndërshtetërore të vitit 1963. Një restrospektivë në fillimet e miqësisë gjermano-franceze dhe në vizionet e ministrit të Jashtëm, Robert Schuman, vitet 1950- të ndihmon rela-tivizimin e politikës aktuale gjermano-franceze.

Nuk është vendimtare nëse Madame Merkel apo Herr (zoti) Hollande kuptohen mirë me njëri-tjetrin dhe heshtin. Vendimtare është që dy fqinjët të vazhdojnë të takohen, që studentët dhe studentet të kri-jojnë një imazh për njëri-tjetrin, që gjuhët të mësohen, që ushtarët të bëjnë shërbim të përbashkët ushtarak, që tregtia të vazhdojë, pushuesit të vijnë papushim në Berlin apo në Paris, pa kaluar kufij dhe me të njëjtën valutë në dorë. Sigurisht që në nivelet më të larta politike nuk ekzisotn har-monia e plotë në marrëdhënien personale mes kancelares dhe presidentit. Por kjo nuk duhet të mbivlerësohet.

Gjithmonë ka pasur faza të tilla në 50 vitet e fundit. Madje vetë De Gaulle dhe Adenauer nuk kanë gjithmonë një shpirt e një zemër. Kancelari Brand dhe Presidenti Pompidou nuk e preferonin njëri-tjetrin. Edhe Presidenti Mitterrand dhe Kancelari Kohl fillimisht nuk kanë qenë miqtë më të mirë. Kancelari Schröder dhe Presidenti Chirac ishin të një mendjeje vetëm në distan-cimin ndaj Amerikës. Chirac kishte më shumë simpati për bashkëshorten e Schrö-derit. Miq të vërtetë kanë qenë vetëm Kancelari Helmut Schmidt dhe Presidenti Giscard d’Estaing, që ende sot së bashku debatojnë për Evropën.

Vendimtare është që mbi

GJeRMANi-FRANceMiqësia, si histori suksesi

Shumë varreza ushtarësh në Francë, Bel-gjikë, Gjermani janë dëshmitare të arm-iqësisë së tejkaluar mes Gjermanisë dhe Francës. Mbi varrezat e luftërave botërore lindi fryma e pajtimit, e nisur që në fund të viteve 1940-të me themelimin e organizatave të para gjermano-franceze dhe e kurorëzuar në marrëveshjen ndërshtetërore të vitit 1963

bazën e marrëveshjes Elysée zhvillohen konsultime, koordi-nohen planet dhe negociohet. Në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes ende nuk janë bërë realitet të gjitha pikat e marrëveshjes, këtu sigurisht ka nevojë për më shumë ujdi. Franca dhe Gjermania në krizën aktuale të euros vërtet ndjekin udhë të ndryshme, por drejtimi për nga shkohet mbetet i njëjtë: Më shumë Ev-ropë. Megjithatë, këtë vit nuk priten shumë impulse, sepse socialisti francez Hollande pret që konservatorja Merkel të zëvendësohet nga një kancelar socialdemokrat. Mer-kel mbështeti vitin e kaluar pa e fshehur shumë, rivalin politik të Hollandë, Nicolas Sarkozy

po rezultati nuk doli ashtu si priste Merkel. Kjo po tregohet tani. Pikërisht për këtë arsye në këtë jubile nuk ka ndonjë iniciativë të re politike as nga Berlini dhe as nga Parisi, kryesisht përkujtohet me mirësjellje përvjetori.

Nuk ka rëndësise cila parti politike apo koalicion jep tonin aktual, Franca dhe Gjermania duhet dhe do të bëhen motorë të Bashkimit Evropian. Këtë e duan të gjithë politikanët pjesëmarrës si në lumin Spree, ashtu dhe në Seine, dhe këtë e dinë edhe fqinjët evropianë. Ata ankohen se dyshja Gjermani-Francë duket se dikton. Kur ata nuk udhëheqin, atëherë dëgjohen prapë ankesa: Evropa ka humbur kompasin. Pikërisht

balancimi i këtyre pritshmërive dhe pretendimeve do të mbetet për kancelarë apo kancelare gjermanë dhe presidentë e presidente francize një detyrë e vështirë. Bashkëpunimi unik në të gjithë botën mes Gjermanisë dhe Francës mund të jetë model për vende të tjera që ende nuk i kanë zgjidhur konfliktet mes tyre. Nuk kemi pse të shkojmë larg, por mjafton të shikojmë Ballkanin. Nuk është e mundur që edhe mes serbëve dhe kosovarëve, boshnjakëve dhe serbëve, maqedonasve dhe grekëve, turqve dhe qipriotëve të futet fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit ashtu si mes francezëve dhe gjermanëve. Vizioni i Robert Schumanit duhet të ketë relevancë për të

gjithë popujt e Evropës dhe ndoshta edhe më tej: Lufta mes kombeve duhet të kthehet në një gjë të pamundur përmes lidhjeve të forta, tha ministri i Jashtëm francez në vitin 1950. “Evropa nuk bëhet dot me një të rënë të çekiçit, por as me një sinops të thjeshtë. Ajo krijohet me vepra konkrete, që hedhin bazën e solidaritetit për aktin e përbashkët”. Në këtë frymë mund të punohet edhe në 50 vitet e ardhshme. Gjithmonë e sërish nga e para.

Në një intervistë për Deutsche Welle, ministri i Jashtëm gjerman deklaroi se “me miqësinë gjermano-franceze kemi krijuar një xhevahir të vërtetë në thesarin tonë evropian. Por

natyrisht që kjo është edhe një shtyllë qendrore për të dy kombet tona. Kur ta mendosh se mes qyteteve gjermane dhe franceze kemi rreth 2000 marrëveshje partneriteti, atëherë shihet e gjithë gjërë-sia e këtyre marrëdhënieve. Një kanal televiziv gjermano-francez, ushtarët të cilët bashkëpunojnë në brigada të caktuara. Para 50 vitesh ka fillur e gjitha dhe këto zhvil-lime kanë marrë një kahje me vërtetë të mrekullueshme. Pajtimi gjermano - francez i nënshkruar nga Presidenti De Gaulle dhe Kancelari Adenauer ishte themeli i një historie të jashtëzakonshme suksesi në këtë kontinent. Ajo ishte një bazë mbi të cilën u ngrit miqësia mes popujve. Unë vetë kam përjetuar shoqëritë gjermano - franceze që në kohën e rinisë, në Rajnland. Bashkëpunimi dhe shoqëria mes të rinjve dëshmojnë këtë histori suksesi. Ne jemi vizituar shpesh mes vete dhe kemi shkruar letra.

Franca dhe Gjermania janë me të vërtetë për hapat e integrimit në Evropë një conditio sine qua non, pra një parakusht i domosdoshëm. Kjo nuk do të thotë se vetëm këto dy vende mjaftojnë, por nëse Gjermania dhe Franca nuk janë dakord, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për zgjerimin evropian. Megjithatë, është me rëndësi të thuhet se ne kemi raporte shumë të ngushta edhe me partnerët dhe fqinjët e tjerë. Unë angazhohem shumë që në këtë miqësi të futet gjithnjë e më shumë edhe Polonia si fqinje jonë lindor dhe në këtë drejtim janë arritur disa marrëveshje shumë të rëndësishme. Për shembull, ëshë hapur kufiri në drejtim të Kaliningradit me Rusinë, që nuk ishte e vetkup-tueshme kur shikon historinë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Parisit dhe Berlinit mund të plotësohet edhe me afërsinë me Varshavën”.

Page 15: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

15• E mërkurë 23 janar 2013

»Bota

në vitin 1930, arkeologu anglez John Garstang bëri një zbulim befasues në Pal-estinë, pranë grykëderdhjes së lumit Jordan,

në Detin e Vdekur. Duke gërmuar mes mureve që sipas Biblës u shembën nga Jozefi, si dhe njerëzit e komanduar prej tij, në shekullin XIV-XII para Krishtit, kuptoi se ndodhej përpara mureve shumë më të lashtë. Xheriko ishte ajo që arke-ologët e quajnë një tell (në gjuhën hebraike një kodër), një kodërz me disa shtresa arkeologjike përfaqësuese të vendbanimeve të ndryshëm të njeriut nëpër kohëra. E ngritur në lashtësi dhe më pas e rindërtuar disa herë mbi rrënojat e vjetra, Xheriko konsiderohet qyteti më i vjetër në botë. Prania e një burimi të bollshëm me ujë, si dhe një oaz rrethues plot me bimë favorizuan vendban-imin e parë urban në një rrip toke 250 metra nën nivelin e detit. Po përse aty, dhe jo diku tjetër? Dhe çfarë e bëri Xherikon “një qytet”?

ZhvillimiSot, gjysma e popullsisë së botës jeton në

qytet, dhe në të kaluarën pikërisht në qendrat e para të banuara lindi qytetërimi. Gjë që u fa-vorizua prej mundësisë që kishin banorët për të shijuar avantazhet e jetës së përbashkët. Ideja që “bashkimi bën fuqinë” reflektonte nevojën e njerëzve të parë për t’u grupuar në diçka më të strukturuar se sa një fshat. Revolucioni i madh ekonomik, teknologjik dhe kulturor i periudhës neolitike (nga dhjetë mijë deri në gjashtë mijë vjet më parë) shpërtheu me përhapjen e bujqë-sisë dhe ushqimit si burime jetese, me kontrol-lin e territorit, me rritjen e presionit demografik, ndarjen e punës dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes grupeve të ndryshëm njerëzorë. Vend-banimet formoheshin atje ku ambienti lejonte një rritje intensive të mjeteve të jetesës me të cilët mund të mbahej i gjithë komuniteti. Në Lindjen e Mesme këto mjete ishin gruri, bagëtitë dhe derrat, në Kinë e Indi orizi, sheqeri dhe bagëtitë, në Amerikën Latine misri dhe lamat.

Skema e përsosurQytetet e lashtë ishin vendbanime që vetëm-

baheshin ku familjet fabrikonin edhe veshje, orendi dhe enë kuzhine. Secili ishte i speciali-zuar në një detyrë të caktuar mes të cilëve reali-zimi i hapësirave publike (sheshe, rrugë, mure). E gjithë kjo nën udhëheqjen e një elite priftërin-jsh apo liderësh politiko- ushtarakë. Një skemë kjo që u rishfaq në vende të ndryshëm të botës vetëm me ndonjë ndryshim rajonal, dhe që u vërtetua si e “pamposhtur”. Ai që nisi ishte një rreth vicioz: nga njëra anë bujqësia stimulonte përqëndrimin e popullsisë, nga ana tjetër përparimet në bujqë-si bënin të mundur që të lirohej një pjesë e njerëzve për të kryer detyra të tjera, si artizanati, mbrojtja e komunitetit apo kulti. Tregu i lindur nga shkëmbimi i produkteve artizanalë bëri që të rriteshin qytetet, që megjithatë në të shumtën e rasteve nuk i kalonin disa qindra vetë. Roma e kaloi një milionëshin vetëm në shekullin e dytë.

Qytet-gjyshPjesa më e madhe e

qyteteve doli në dritë nga 8 deri 5 mijë vite më parë. Qyteti më i lashtë duket se është Xheriko, edhe sepse datitmi është bërë më vonë: pas relievëve të John Garstang, që kish thënë se i përkiste vitit 5000 para Krishtit, ishte arkeologia angleze Kathleen M. Kenyon, e cila pas gërmimeve të kryera në vitet 1952-1958 e çoi përpara orën edhe me disa shekuj, duke thënë se qyteti është ndërtuar në mijëvjeçarin e tetë para Krishtit, të dhëna që u përftuan edhe falë testeve të karbonit 14. Në mijëvjeçarin pasues Xheriko u popullua nga njerëz që jetonin në shtëpi të rrethuara me tulla, në brendësi të të cilave janë gjetur mjete guri si sëpata, tokmakë dhe çekanë. Ishte i mbrojtur me mure, më të lashtët e historisë, me parete 5 metra të lartë dhe 2 metra të gjerë. Karboni 14 ka mundësuar gjetjen e moshës së një kulle me diametër tetë metra dhe lartësi po tetë metra,

Qytetet e pëRJetshMediku mes viteve 7060 dhe 6640 para Krishtit.

Gërmimet e kryera nga Kenyon në pika të ndry-shme të mureve të Xherikos kanë zbuluar se si muret ishin rindërtuar pas një shkatërrimit dhe se si shtëpitë rrethore, fillimisht të ndërtuara me gurë katërkëndorë, kishin ruajtur deri 22 nivele mbiven-dosje dhe 11 rindërtimi. Përgjatë mijëvjeçarëve, Xheriko pa të zgjeroheshin muret e vet, duke vazhduar mbivendosjen deri në Epokën e Bronzit. Në këtë periudhë, një shkatërrim total i qytetit ia la stafetën banorëve të rinj me tradita nomade të identifikuar me popullin antik të Amorrei.

Drejt perëndimitUdhëtimi mes qyteteve më të lashtë të botës

i çoi arkeologët në Turqi, ku duke filluar nga viti 1960, u eksploruan dy qytete që i përkisnin mi-jëvjeçarit të VII para Krishtit. Gadishulli i Anadollit me brigjet e gjatë dhe një nivel të brendshëm të rrethuar nga malet ka luajtur atëherë një rol kyç si vend tranziti për popullsitë e lashta lindore drejt perëndimit. Në Çayonu, në jug të Turqisë, njerëzit filluan që nga mesi i mijëvjeçarit IX para Krishtit

që të kultivonin tokën, t’i dedikohesin ushqimit dhe të jetonin në fshatra primitivë. Nuk njihnin ende qeramikën, një shpikje e periudhës neolitike dhe përdornin drurin për mjetet e tyre të ushqim-it. Ndërsa Çatal Huyuk, i karakterizuar nga shtëpi kuadratike me çati të sheshtë në të cilat hipej me shkallë, është shembulli më i mirë i qyteteve ne-olitikë në turqi. Dhoma kryesore e këtyre bane-save shërbente për ceremoni dhe festa. Përreth kësaj ndërtoheshin dhomat e tjera, të mëdha deri 26 metra katrorë. Përgjatë mijëvjeçarit VII dhe VI para Krishtit Çatal dhe Hacilar ishin dy qendrat më të rëndësishme të Azisë së Vogël.

Megjithatë, gërmimet më të fundit në Turqi

janë duke rezervuar surpriza. Ndodh kështu në kompleksin e tempujve të Gobekli Tepe, në kufirin me Sirinë. Bëhet fjalë për një konstruksion shumë kompleks me kolona të mëdha të gurta dhe kafshë të skalitura në gur. U ngrit në mijëvjeçarin XI para Krishtit nga një popull i specializuar në gjuetinë e gazelave dhe kultivimin e drithit të egër, një lloj drithi që përdorej përpara grurit.

PjellorëNë Mesopotami, që konsiderohet djepi i

qytetërimit janë të shumta provat e qyteteve më të lashtë. Si për shembull Eridu, i themeluar diku rreth vitit 5400 para Krishtit dhe që ndod-het në afërsi të Gjirit Persik, nën Abu shahrein në Irak. 5 mijë banorët që e popullonin në mi-jëvjeçarin e V jetonin në shtëpi katërkëndore, me oborre që të bashkuar formonin një lloj rrjeti urban, me rrugica që të çonin drejt një tempulli të madh. Pas Eridu u zbuluan falë gërmimeve edhe El Obeid, një tell pranë Mukayyar, ekspan-sioni urban i të cilit ndodhi në vitet 4800 dhe 3750 para Krishtit, si dhe qytete të tjerë (si Ur

dhe Akkad) të gjysmëhënës Pjellore, rajoni mes luginave të lumenjve Tigër dhe Eufrat.

MitikëDuke u spostuar më në

perëndim, në prani të Hele-spontit antik, apo më mirë Ngushticës së Dardaneleve që lidh detin Marmara me de-tin Egje, Troja ngriti muret e saj diku rreth vitit 3200 para Krishtit, duke kontrolluar ak-sesin në këtë rrugë detare komunikimi me Detin e Zi, kon-tinentin evropian dhe ishujt grekë. Shumë shpejt, qyteti u shndërrua në një qendër nevralgjike për metalurgjinë e bronzit, tregtinë e drithit, të floririt dhe të kuajve: aktivitete që e transformuan në një qytet të pasur dhe të fuqishëm. Kjo

gjë ushqeu armiqësinë e Mikenës që diku rreth vitit 1200 para Krishtit nisi një luftë për t’i dhë-në fund atij monopoli tregtar që i shkaktonte aq shumë zili: bëhet fjalë për Luftën e Trojës.

Emërues i përbashkëtNjë bum autentik i bërthamave primitive ur-

bane u verifikua afro pesë mijë vite më parë) dhe në rajone të ndryshëm: në luginat kineze të lu-menjve Huang-Ho dhe Yangtze (Anyang, Zheng-zhou, Gaochang) në Luginën e Indit (Harappa dhe Mohenjo-Daro) dhe në ato të Tigrit dhe Eu-fratit, përveçse në lumenj të tjerë të Lindjes së Mesme (Uruk, Babilonia, Ninive, Susa, Jiroft, Tepe

Yahya). Por edhe në Luginën e Nilit (Hierakonpo-lis, Armant, Illahun, Abidos, Menfi, Tebe) në atë të Danubit, në rrafshnaltat e Mezoamerikës (Tikal, Cacaxtla, El Tajin, Tenochtitlan, Copan) dhe në lartësitë e Perusë (Caral, Tiahuanaco, Pikimachay, Machu Picchu, Nazca). Të gjithë vende me një emërues të përbashkët: tokë pjellore dhe lumenj të mëdhej që u ofronin mundësi të mëdha bujqve.

OrientalëNë Kinë, qytetërimi urban lindi me kulturën

e Hemudu që u zhvillua në Yuyao, në provincën e Zhejiang në zonën e poshtme të Yangtze (Lumi i Kaltër). Mes viteve 5000 dhe 4500 para Krishtit, banorët e Hemudu ishin pionerë në kul-tivimin e orizit. Më në veri, përgjatë Huang-Ho (Lumi i gjelbër) kultura e Yang Shao kishte vend-banime në mijëvjeçarin e pestë para Krishtit. Në Japoni, periudha e Neolitit ka nisur që në vitin 10 000 para Krishtit, kur e ashtuquajtura kulturë Jo-mon u përhap në të gjithë ishujt e arkipelagut. Atëherë, popullsia i dedikohej gjuetisë dhe bu-jqësisë, bashkë me kultivimin e melit, derisa nisi kultivimi i orizit në shekullin V para Krishtit.

Nëse në luginat e Indit dhe të Gang në nënkon-tinentin indian eksperimentet e parë të bujqësisë u kryen në mijëvjeçarin e VII para Krishtit, për urbanizimin u desh të pritej. Vetëm në fundin e mijëvjeçarit të katërt para Krishtit u themeluan përgjatë Indit qytete të vegjël të fortifikuar dhe diku rreth vitit 2700 para Krishtit nisi apogjeu i qyteteve të Harappas dhe Mohenjo-Daro, më të rëndësishmit dhe më të njohurit mes atyre që lulëzuan në brigjet e lumit të madh që përshkon Pakistanin, por që u zhdukën që në shekullin XVI para Krishtit. Këtu jetonin grupe prej afro 25 mijë vetësh që i dedikoheshin bujqësisë, artizanatit dhe mbi të gjitha tregtisë: shumë prej atyre produkteve të tyre janë gjetur në Mesopotami dhe në portet e gjirit të Arabisë. Këta qytete kishin një ndërtim të rregullt me rrugë parësore dhe dytësore.

AmerikaneNë anën tjetër të botës, në Peru, arkeologët

kanë zbuluar kohët e fundit nën tokë një tjetër strukturë antike mes rrënojave të Secchin Bajo, 400 kilometra në veri të Limës, një shesh në formë rrethi që i përket mijëvjeçarit IV para Krishtit. Gjithmonë në Peru ka dalë në sipër-faqe edhe qyteza e lashtë e Caral, me platforma të mëdha ceremoniale të pesë mijë viteve më parë. Dhe së fundi, që në mijëvjeçarin e VI para Krishtit u shfaqën në Mesdheun Lindor pro-totipe qytetesh. Si Kirokita (në Qipro) apo Nea Nikomedeia (Greqia Qendrore), pararendës të largët të qyteteve më të famshëm të Greqisë së lashtë klasike, qytete me forma organizimi dhe ligje e institucione qeverisjeje që vazhdojnë të frymëzojnë edhe sot e kësaj dite rregullat e bashkëjetesës në botën perëndimore.

Page 16: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

16 E mërkurë 23 janar 2013 •

« opinion

një prej temave të shumëdebatuara kohë pas kohe është edhe çështja e pensioneve. E drejta e pen-sionimit parashikohet me 40 vjet punë dhe kon-tribute sigurimesh shoqërore për meshkujt dhe 35 vjet për femrat. Gjithashtu të parët nuk mund ta përfitojnë këtë para moshës gjashtëdhjetë-shtatëvjeçare dhe të dytat para të 62-tave. Një nga argumentet kryesorë që sillet për audiencën,

ka të bëjë me shtimin e jetëgjatësisë, me një mesatare diku tek të shtatëdhjetat. Lind pyetja: a është i mbështetur në kohën e duhur dhe demokratik ky projekt ligj? Argumenti i jetëgjatësisë nuk mund të përdoret si kriter për të fshehur krizën ekonomike, mungesën e likuiditeteve, rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit, moszba-timin e shumë investimeve dhe projekteve publike apo të karakterit strategjik. Gjithashtu nuk merr parasysh tregun e punës, i cili është tejet i brishtë, i pakonsoliduar, i limituar deri në pikën që për ata që e kanë mund të quhet privilegj, kurse për të tjerët (shumica) është një zhgjëndërr, zhgënjim i vazhdueshëm. Më së pari le të sqarojmë një anomali të këtij projekti, një nonsens logjik dhe pastaj juridik: faktin se si ata dhe ato që i kanë plotësuar vitet e punës duhet të presin të mbushin moshën, pa të përfitojnë pensionin (!!). Deri në atë kohë, nëse jo për faj të tyre e kanë humbur vendin e punës, me se do të ushqehen?! Pse nuk paskan të drejtën e përfitimit të parakohshëm, llogaritur kjo me sasinë dhe përqindjen e kontributeve të depozitu-ara në vite?! Kjo është një e drejtë e mohuar apriori, ku shteti sillet si taksidar, si fajdexhi, i cili me ligj të detyron të paguash shuma jo të vogla kontributesh, dhe pasi e administron sipas normave të përfiti-

mit në tregun e kapitaleve ta rikthen në masën dhe kohën që i duket më e përshtatshme me zero interes. Pensioni i parakohshëm (kur kjo kërkohet nga i interesuari) veç të tjerash do të krijonte hapësira për gjeneratat e reja, produktiviteti i të cilave në përputhje me kërkesat e kohës dhe me zhvillimet e vrullshme teknologjike është ku e ku më i madh se i brezit paraardhës, duke ulur ritmet migratore, rrjedhjen e krahut të lirë të punës apo të trurit, i cili është kthyer në fenomen të dhimbshëm dhe me pasoja për të ardhmen e vendit. Ky projektligj në thelb paraqitet aspak human dhe social. Parafytyroni një gjashtëd-hjetëvjeçar të sektorit të ndërtimit majë skelës apo me matrapik në dorë tek thyen betonet me duart dhe këmbët që i dridhen si në ethe; parafytyroni një minator në thellësitë e galerive me mushkëritë e dobësuara, që me zor mbushet me ajër; parafytyroni një zyrtar që duhet të merret me shifra pa fund tek kotet përgjumësh; parafyty-roni një mjek me syzat e varura poshtë samarit të hundës, që me vështrimin dhe dëgjimin e dobësuar ia këput diagnozës në tym dhe të jep recetën tjetër për tjetër... Kjo panoramë është shprehje buta-forizmash, perversitetesh, stimuluese e denjë e parazitizmit, që rend në Europën e reaktivëve dhe epokës dixhitale me karrocat e sheku-jve të kaluar. Por realiteti i kësaj nisme është edhe më pedant. Pas viteve ’90 një pjesë jo e vogël e popullsisë aktive, për arsye të refor-mave, privatizimeve të ndërmarrjeve, falimentimeve të bujshme, dolën të papunë dhe shumë syresh punojnë në të zezë sot e kësaj dite. Me zor ia dalin të mbijetojnë në këtë realitet xhungël, ku ligji i më të fortit ka prodhuar një grup prej pesë-gjashtë për qind super të pasurish dhe duzina të varfërish, të vobektësh, që gdhihen dhe ngrysen me frikën dhe pasigurinë e së nesërmes. Ka familje të tëra

në këtë vend ku burrë e grua nuk firmosin asgjëkund, që maksimumi shesin ndoca banane, rroba të gabit, mbledhin kanaçe nëpër kosha dhe, ngaqë të ardhurat nuk u dalin, detyrohen të nxjerrin fëmijët rrugëve me çikërrima. Po për këto kategori kush do të mendojë, cili ekspert, cili ligj do t’i marrë në konsideratë?... Jemi shoqëri demokra-tike dhe jemi të detyruar ta gjejmë një zgjidhje! Nuk na bën nder fakti që lypsit shtohen dita-ditës, që azilet janë fytas dhe kërkesat janë disafish më të mëdha sesa oferta, që njerëzit të ndodhur në udhëkryq, të braktisur nga shteti dhe shoqëria gjejnë si të vetmen zgjidhje divorcin, vetëvrasjen. Një ligj i mirë për pensionet duhet të priret nga njohja e realitetit, nga zbutja, jo nga agravimi i proble-meve sociale; të jetë i aplikueshëm dhe gjithëpërfshirës. Në vendet demokratike të Perëndimit çdo shtetas e ka të siguruar minimumin jetik dhe pagesa e asistencës nuk ndërpritet deri në çastin kur të ofrohen mundësi reale punësimi. Raporti i të drejtave dhe detyri-meve është i njëjtë si për qytetarin, ashtu dhe për shtetin. Ky duhet të jetë një raport partneriteti dhe jo vartësie, ku më i forti i dikton rregullat më të dobëtit dhe nuk përmbush obligimet e veta. Me këtë ligj një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve as që mund ta men-dojnë pensionin. Pensioni për ta do të jetë si molla e ndaluar, një peng që ndonjë orator do t’ua përmend në funeral pjesëmarrësve përpara arkëmortit. Ky ligj më së shumti do t’u shërbejë njerëzve të politikës, për të cilët kriteri “moshë” nuk përbën asnjë pengesë për vazhdimin e aktivitetit dhe veprimtarisë si në organet ligjvënëse, ashtu dhe në ato ekzekutive. Kjo forcon monopolin, trashëgiminë, çimenton sundimin e klaneve të caktuara dhe e kthen de facto republikën parlamentare në një mbretëri.

së ç’domethënie të rëndësishme kanë ditët e hum-bura për një komb, shoqëri apo person na dëfton bukur një tregim brilant i shkrimtarit italian Dino Buxati. Ky shkrimtar, që shquhet për një letërsi magjike, në tregimin me titull “Ditë të humbura”, me pak rreshta, por me një rrëfim të ngjeshur, të shkruar me spirtuozitet e mjeshtëri, nëpërmjet një alegorie të mprehtë e therëse trajton ditët e hum-

bura të një pronari të një vile luksoze. Ky pronar, ndërsa kthehej në shtëpi, vë re një burrë me një arkë në shpinë që del nga dera e murit të shtëpisë së tij dhe e ngarkon në një kamion. I habitur, e ndjek me makinë deri te një luginë, ku ndalet kamioni. Aty fillon një debat i ankthshëm mes burrit me arka dhe pronarit. Ky i fun-dit, pasi i shpjegon burrit arsyen pse e ndoqi, interesohet ë dijë më shumë se çka kishte në arka. Burri qeshë dhe i thotë pronarit se të tilla ka shumë në kamion. Burri i panjohur e vazhdon pu-nën e tij dhe e hedh arkën në përrua, ku ka shumë arka të tjera. Kureshtar tej mase, pronari e pyet: - Çfarë ka brenda?

Burri e shikoi buzagaz.- Në kamion kam plot të tjera që duhen hedhur, - përgjigjet

burri. - Ju nuk e dini ç’janë këto? Janë ditët tuaja të humbura. Pronari i shikoi: ishte një sasi e madhe, ku kishte ditë të tij të

humbura, kur ai duhej t’i plotësonte me diçka, kur ai duhej të ishte afër dikujt që kishte nevojë për të. Ai fillon t’i hapë dhe vëren mo-mentet të dhimbshme kur ai duhej të bënte ndonjë gjest të mirë, të ishte pranë të dashurve të tij. Ishin ato ditë të shumta që ai i kishte bjerrë kot. Këto ishin ditë të humbura. E në fund të tregimit pronari i drejtohet burrit:

- Zotëri, më jep leje të marrë të paktën këto tri ditë. Bëhej fjalë për tri ditë të rëndësishme. Pronari i thotë burrit të

panjohur, që i kishte arkat, se ai kishte të holla dhe e paguante sa të donte. Bartësi i arkave bën një lëvizje për të treguar diçka që nuk mbërrihej dot dhe për të thënë se tani s’mund të bënte gjë, ngase ishte shumë vonë.

Shqiptarët po humbin ditë, muaj e vite pa ndonjë arsye të kup-tueshme e të justifikueshme, duke u surrogatur pas budallaqeve të një kaste politike që është treguar e paaftë për ta çuar këtë komb drejt lumturisë dhe për ta rreshtuar krahas kombeve të qytetëruara. Ambiciet për një jetë më të lumtur dhe më të din-jitetshme tashmë janë preh e kësaj politikë pa vizion. Ka një kohë të gjatë qyshkur jeta kombëtare vazhdon të vuajë nga një anom-ali politike e brendshme, ku edhe për gjërat më banale lypset ndërhyrja ndërkombëtare për të qetësuar gjakrat e tendosura të politikës sonë. Kjo gjendje ka pllakosur një komb të tërë në një

situatë të pashpresë dhe në dëshpërim të thellë. Në planin historik kemi humbur shumë, dhe atë në mënyrë të

pakompensueshme, duke u vonuar gjithmonë në procese tejet të rëndësishme për kombin. Faturën e kësaj e paguajmë shtren-jtë edhe sot, ngase përmasat e këtyre humbjeve vazhdojnë të na hakmerren. Këtu mund të përmendim sidomos raportin tonë me të kaluarën. Ne ende s’kemi arritur të vendosim drejtësinë historike mbi të kaluarën tonë. E pikërisht kjo e ka rënduar ndërgjegjen tonë, edhe ashtu të plasaritur kombëtare. Po kjo ka penguar formimin e një shpirti të përbashkët e të njësuar kombëtar. Dhe pikërisht kjo ishte e vazhdon të jetë njëra nga pengesat kryesore pse sot e kemi kaq të vështirë të ecim të bashkuar drejt së ardhmes së përbashkët.

Historia shqiptare vritet qëllimisht çdo ditë, sepse politikanët shqiptarë kudo mendojnë se prej tyre dhe me ta duhet të fillojë çdo gjë. Kjo ka bërë që shqiptarët tash e një kohë të gjatë, edhe pse në liri, të vendnumërojmë. Në këtë amulli politikë, askund s’shihen shkëndija të ideve të fisme dhe e alternativave të shën-dosha. Ndërkaq edhe ato pak debate që bëhen të lënë përshtyp-jen se janë sajime që shpeshherë kontrollohen nga një politikë që zotërohet fund e krye nga padija.

Ndonëse një kohë të gjatë janë identifikuar sëmundjet e poli-tikës shqiptare (nga shkrimtarë, publicistë, historianë), akoma s’mund të bëhet fjalë për ndonjë alternativë shpresëdhënëse ndër shqiptarë. Nga ky faj pakkush mund të amnistohet. Partitë politike, duke u shndërruar në oaza që prodhojnë të këqija (kësh-tu mendon opinioni dominues publik), s’kanë arritur asnjëherë të hyjnë në ndonjë proces të brendshëm demokratik. Pastaj, duke qenë në këso gjendje, nga to janë larguar gjithmonë njerëzit me identitet e dinjitet dhe kanë mbetur militantë e palopolitikanë, që përtej liderit dhe karriges së tyre s’shohin gjë. Kjo përshtypje për partitë politike mund të jetë tepër e ekzagjeruar, por mbizotëron kudo hapësirave shqiptare. Është stërtheksuar fakti se kombit po i mungon një ide e shëndoshë, një ide shtytëse, një platformë unifikuese, e cila do të qartësonte pikësëpari mbi çfarë principesh dhe parimesh mendohet të ndërtohet e ardhmja e kombit tonë.

Në mungesë të një ideje frymëzuese, shoqëria shqiptare e plagosur vazhdon të vrojtojë teksa një kastë politikanësh tallet me fatin e një kombi. Nëse e shtrojmë çështjen e kohës së hum-bur në kontekstin historik, atëherë e dimë fare mirë se në his-torinë tonë kombëtare flitet për zgjimin e vonuar kombëtar, pas periudhës së gjatë e të errët të pushtimit osman. Si rezultat i këtij zgjimi të vonuar, pra ditëve të humbura, shqiptarët ishin të fundit që krijuan shtetin e tyre në Ballkan. Të plandosur në një letargji primitive, me disa sentimente të çoroditura pro pushtuesit, për

shqiptarët shërimi i plagëve të rënda të së kaluarës u bë i vështirë. Nëse e marrim për bazë porosinë që del nga tregimi i lartpër-

mendur, shqiptarët s’duhet të lejojnë assesi të humbin ditë dhe t’i hedhin në përrua. Një ditë bëhet tepër vonë dhe ato ditë s’mund të kthehen, veçse për to do të paguhet tepër shtrenjtë.

Shqiptarët po e humbim kohën kot duke mos e plotësuar me punë të mira, më vepra të mira, me ide të fisme, me projekte të mira, në mënyrë që nesër pasardhësit të gjejnë një komb të plotësuar, të konsoliduar dhe të shëndoshë në të gjitha pikëpam-jet. Entuziastët e paktë, që zakonisht janë pjese e oborreve poli-tike, me ngazëllim thonë s’po humbim asgjë, ndërkaq vrojtuesit objektivë të jetës sonë kombëtare ankthshëm thonë se po hum-bim kohë, madje shumë. Pikërisht për këtë ka kohë qyshkur një pjesë e mirë e inteligjencies thërret për rizgjim kombëtar, duke dhënë alarmin se kambanat po bien për ne.

Duke vështruar proceset politike nëpër hapësirat shqiptare, njeriu s’ka si të mos ndiej ankthshëm frikën e kohës së humbur. Kur shohim të gjitha kombet europiane si jetojnë në paqe, të qeta e të lumtura, lulëzojnë ndër arte dhe sport, kanë mirëqenie dhe re-spekt ndërkombëtar, s’ka si të mos shqetësohemi për mungesën e lumturisë sonë, për gjendjen tonë të mjerë sociale, për imazhin e rënduar kombëtar dhe perspektivën e zymtë kombëtare.

Ne kemi një politikë që vazhdon paturpësisht avazin e vetëkënaqësisë dhe mburrjes. Ne kemi në skenë një politikë që s’e njeh autokritikën dhe përgjegjësinë për atë që bën, por edhe për atë që s’e bën. Kësisoj, çfarë është politika shqiptare e shkëputur nga jeta reale, ajo flirton me lirinë e këtij kombi, me historinë e këtij kombi, me të tashmen e këtij kombi dhe natyrshëm me të ardhmen e këtij kombi. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për historinë. Sh-qiptarët, edhe pse tani një kohë të gjatë jetojnë në liri, siç e thamë më lart, ende s’kanë arritur të flasin për drejtësinë historike. Në mungesë të kësaj drejtësi shqiptarët tashmë kanë humbur busullën e orientimit. Kjo ka shpërfaqur edhe një krizë identiteti, sidomos të theksuar te disa qarqe neoosmane, që përpiqen ta ndërrojnë rrotën e historisë dhe ta përmbysin historinë reale shqiptare në favor të një historie të sajuar nga politikanë alabakë dhe pseudohistorianë. Shqiptarët s’kanë kohë më të humbin.

Ata duhet të zgjohen dhe të luftojnë për çdo ditë të tyre që të fitojnë kohën e humbur. Ata duhet t’u thonë “jo” me vendosmëri degradimeve të brendshme. Një komb i lumtur, në paqe dhe në harmoni të brendshme mund të ndërtohet vetëm atëherë kur sendërtohen raporte të shëndosha brendapërbrenda tij. E dihet mirëfilli se asnjë komb s’e ka ndërtuar të ardhmen e tij mbi rrënjë të kalbura dhe me ide utopike.

Pensionet si mollë e ndaluar

Ditë të humbura

Nga LuaN KuRTI

Nga Ndue uKaJ

Page 17: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

17• E mërkurë 23 janar 2013

»opinion

gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Heroi Kombëtar i shqiptarëve, nuk luftoi “...kundër pushtuesit gjakatar osman” . Ai në librat e rinj të historisë që do të përdoren në Kosovë do të përshkruhet si udhëheqës që luftoi kundër një perandorie që nuk ishte e egër, siç ishte transmetuar në librat e vjetër të historisë. Me ndryshimet e bëra nga komisioni për rishikimin e teksteve shkollore

në librat e klasave fillore e të mesme prej fillimit të vitit të ri akademik do të mësohet se “Skënderbeu ka luftuar kundër Per-andorisë Osmane”. Tekstet janë kontrolluar një nga një e fletë për fletë për të parë nëse ndonjë këngë, vjershë a varg lartëson tej mase Skënderbeun në dëm të Perandorisë Osmane. Për këtë çështje të enjten u debatua edhe në emisionin “Jeta në Kosovë”. Historiani Shkelzen Raça i arsyeton ndryshimet. Në cilësinë e kryetarit të komisionit për korrigjimin e teksteve shkollore, ai tha se ndryshimet janë bërë në ato raste kur është vërejtur gjuha e urrejtjes. Por Frashër Demaj, historian e autor i teksteve të librave të deritashëm të historisë, theksoi se korrigjimet janë bërë nga persona që nuk kanë shkuar asnjëherë tek-ste shkollore. “As ju, z. Raça, nuk keni shkruar tekste. E si i korrigjoni tekstet e të tjerëve, madje pa i pyetur e konsul-tuar? - tha Demaj. - Librat janë pronë intelektuale, - tha ai. - Me këtë keni hyrë në arën e huaj.” Demaj tha se tekstet e historisë të ciklit parauniversitar nuk janë të përkryer, por ndryshimet nuk mund të bëhen pa bazë shkencore. Emrat e anëtarëve të komisionit nuk u bënë të ditur asnjëherë deri kur gazeta “Jeta në Kosovë” publikoi për herë të parë detaje të punës së tyre në muajin dhjetor. Avni Rexha, zyr-tar i Ministrisë së Arsimit, i cili në komision kishte rolin e sekretarit, tha se nuk kanë qenë të detyruar t’i njoftojnë autorët e teksteve. “Nuk e kemi pasur obligim t’i ftojmë”, - tha ai. Ndërkohë gazeta “Jeta në Kosovë” ka siguruar re-komandimet që ka bërë komisioni dhe ato në pjesë të mad-he i referohen periudhës së Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. Fjalët “dhunë” dhe vrasje” janë zëvendësuar me fjalët “pushtim” dhe “burgosje”. Frashër Demaj tha se këto zëvendësime termesh me arsyetimin se ato ndërrojnë të vërtetën historike nuk mbajnë. “Nëse shikohet me vëmend-je, kryengritja e viti 1910 shihet së është djegur Kaçaniku, Ferizaj dhe i gjithë Karadaku. E si të quhet kjo? Absolutisht nuk bën të hiqet fjala dhunë”, - tha Demaj. Por Avni Rexha nga Ministria e Arsimit tha se korrigjimet tashmë janë dër-guar në instancat përkatëse. “Divizioni i planprogrameve do

ta shikojë raportin e komisionit dhe do t’i ftojë autorët e tek-steve për t’u konsultuar dhe marrë vendimet e mëtutjeshme”, - tha Rexha. Korrigjimet janë bërë dy vjet pas vizitës së kry-eministrit të Turqisë në Kosovë, Rexhep Taip Erdogan. Zyrtarët turq nuk reshtën së kërkuari ndryshimet e historisë sa herë që vizitonin Kosovën. Kjo ka ndodhur edhe gjatë vizitës në Kosovë të ministrit të Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu dhe atij të arsimit Omer Dinçer. Veç problemit me zbutjen e terminologjisë debatuesit në emisionin “Jeta në Kosovë” kanë përmendur edhe probleme të tjera për sa u përket teksteve të librave të historisë. Hamdi Thaçi, profesor i historisë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ka folur për problemin me të cilin përballen mësimd-hënësit kur u ligjërojnë nxënësve lëndën e historisë. Sipas tij, tekstet aktuale të historisë kanë shumë gabime. “Tekstet e his-torisë janë të mbushur me pasaktësi materiale, që japin data, vende e periudha historike gabimisht.”

Një problem tjetër në debatin e së enjtes së kaluar e përmend Jusuf Thaçi, analist i çështjeve të arsimit. Sipas tij, librat e shkol-

lave fillore e të mesme janë me pasaktësi shkencore e të stërn-garkuara. “ Tekstet shkollore vazhdojnë të jenë të stërngarkuara me fakte informata, me numra, shifra në shpërputhje me moshën e nxënësve”, - tha ai. Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorëzoi para më shumë se gjashtë muajsh rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. Gazeta “Jeta në Kosovë” ka siguruar rekomandimet që ka bërë komisioni. Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-n del se Peran-doria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake. Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që nga viti i ri shkollor 2013-2014, që do të vendosen në librat e his-torisë së klasave fillore e të mesme. Gazeta “Jeta në Kosovë” ka gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë

së klasës së pestë, të gjashtë dhe të tetë. Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, në faqen 62, fjalët “dhunë” dhe “vrasje” në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë. Në vend të tyre janë vendosur “pushtim” dhe “burgosje”. Në faqen 48 të librit aktual në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët “hakmarrje” dhe “vrasje”. Në vend të tyre është vendosur fjalia “marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendase” Fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” është fshirë tërësisht, kurse në faqen 69 të librit aktual fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”. Ndry-shime të tjera janë bërë në faqen 83 të librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalët “sundimi i egër osman” janë shndër-ruar në “pushtimi osman”. Vijë u është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si në faqen 68, ku fjalia “merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame” tash ka tjetër kuptim: “Në praktikë të gjithë shteta-sit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht, ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të Tanzimatit.” Ndryshimeve nuk u kanë shpëtuar as librat e kulturës muzikore. “Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje si për himni-zim të figurës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut”, - ka thënë kryesuesi i komisionit. Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast.

në shkurt të 2008-s kreditë e klasifikuara si me probleme (kreditë në ndjekje, ato nën standard, kreditë e dyshimta dhe kreditë e humbura) për-bënin vetëm 5.9 për qind të totalit. Në muajin nëntor të vitit 2012 këto kredi arritën në 23 për qind, ose katër herë më tepër. Një muaj më parë, në tetor 2012, niveli i kredive me prob-leme u raportua 22.7 për qind. Gati një e katërta

e gjithë huadhënies bankare në Shqipëri ka probleme. Gjatë vi-tit 2011 kreditë e këqija ishin 650 milionë euro. Sot janë 881 milionë euro kredi me probleme. Një shifër e frikshme kjo, po të mendosh se shumica e saj ka shumë pak, ose asfare shanse të kthehet në sistem. Ndërsa kreditë e këqija kanë pësuar rritje prej 27 për qind gjatë 12 muajve të fundit (rritje gati gjeometrike), kërkesa e bizneseve dhe individëve për kredi ka rënë ndjeshëm dhe gatishmëria e bankave për të kredituar gjithashtu ka rënë. Kreditë e këqija nga një tregues gati i papërfillshëm disa vjet më parë dhe thjesht dekor, janë kthyer sot në një barrë gjithnjë e më të rëndë për bilancet e bankave tregtare. Sistemi bankar në tërësi ka dalë me fitime, por shumë të ulura këto në krahasim me vitet e mëparshme. Ndërkohë janë katër bankat që kanë dalë me hum-bje gjatë vitit 2012, ose rreth 40 për qind e bankave tregtare te ne. Ndërsa kreditë e këqija njohin vetëm rritje, bankat kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në procedurat për konfiskimin dhe shitjen e kolateraleve të këtyre kredive. Mendësia te ne është se njerëzit frikësohen, ndoshta sipërmarrësit edhe më shumë,

për të blerë me okazion pasuri apo fabrika të konfiskuara, nga frika e reprezaljeve. Në këtë situatë bankat shohin gjithnjë e më shumë me mosbesim te biznesi, ndërsa ky i fundit demotivohet për t’iu afruar bankave për hua nga mosbesimi dhe përqindjet shumë të larta të interesit. Kreditë e këqija vetëm shtojnë at-mosferën e mosbesimit dhe të frikës. Rritja e vazhdueshme e kredive me probleme është kthyer në shqetësim edhe për in-stitucionet ndërkombëtare (FMN-në, Bankën Botërore etj.). Ato kanë kërkuar në vijimësi ndërhyrje nga ana e qeverisë për ta ndalur këtë rritje. Nuk ka qenë një kërkesë publike, por raportet e tyre të publikuara flasin qartë për nevojën që ka ekonomia shqiptare që qeveria të ndërhyjë për të ndihmuar kthimin e besimit në tregun bankar. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rekomanduar të merren masa konkrete nga qeveria, që të lidhet shlyerja e faturave që kjo e fundit u ka bi-zneseve me borxhet që këto u kanë dhe duhet t’ua paguajnë bankave tregtare. Një zgjidhje që do të ndihmonte disi. Ky vit është vit zgjedhor dhe qeveria do ta “zgjidhë qesen”. Nëse disa kompani fituese të tenderave të saj kanë probleme me bankat tregtare, një kusht i tillë mund të sjellë ripërmasim në të mirë të marrëdhënieve të këtyre kompanive me bankat tani që këto kompani do të marrin para nga buxheti i shtetit. Kjo situatë është dobiprurëse edhe për vetë qeverinë tonë, sepse është raporti: “Unë të jap para nëse t’i shlyen borxhet te bankat, të cilat, nga ana e tyre, më japin mua si qeveri para”. Ndoshta është pikërisht tani koha që qeveria ta mendojë dhe të lëvizë në këtë

drejtim. Një sugjerim tjetër për frenimin deri diku të ecjes mar-ramendëse të kredive të këqija është ai i ekzekutimit të kolater-alit. Është kërkuar me forcë nga të gjitha hallkat e përfshira në proces, përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe guvernatorin e saj, që të lehtësohet ekzekutimi i kolateralit dhe të pastrohen regjistrat e kredisë për ta mbajtur sektorin bankar të sigurt dhe likuid. Por kjo deri tani nuk po ndodh. Kredia bankare me këtë minë me sa-hat që po e ndjek gjithkund dhe që ka gëlltitur një të katërtën e saj, mund të hyjë në një proces ngrirjeje relative ngërçi të rrezik-shëm. Gjendja mund të rëndohet edhe nga fakti që jemi në një vit zgjedhor, ku qeveria do të hapë shumë tendera dhe fronte për punë publike, e etur të fitojë vota me asfalt apo punime të tjera zgjedhore. Nuk do të kujdeset shumë, sikurse ndodhi dhe në vitin 2009, që të paguajë menjëherë dhe me korrektësi kom-panitë. Mirëpo këto vonesa në pagesat do ta përkeqësojnë edhe më shumë raportin biznes-banka dhe rrezikojnë të rritin akoma më tepër kreditë me probleme, duke rritur sipërfaqen e minës me sahat në kreditin bankar shqiptar. Nuk do të jenë të pakta ato biznese që fitojnë tendera publikë dhe që gjatë kryerjes së punimeve të parashikuara në këto tendera do të marrin për-kohësisht hua bankare për të financuar shpenzimet. Komuniteti i biznesit deklaron se qeveria u ka borxhe kompanive të ndër-timit të paktën 100 milionë euro nga situacionet e papaguara pas kryerjes së punëve publike. Nëse kjo shifër rritet, shtohet përpjesëtimisht edhe mina me sahat e huave problematike, që dikur edhe mund të shpërthejë.

“Zbutet” skënderbeu

Mina me sahat e huave problematike

Nga “woRd RevIew”

Nga FLoRIoN TaFaLLa

Page 18: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

18 E mërkurë 23 janar 2013 •

« dossier

isa toska, legjenda e një

krimineliNga albert Kotini

autori i librit “Historia e Shqipërisë”, Zhan Klod Faverial, shkruan për krimet e per-andorit bizantin Bazil kundër shqiptarëve

në vitin 995 se “Bazil sodit me një kënaqësi barbare eshtrat e ushtrisë shqiptaro-vllahe, të shpërhapura mbi bregun e djathtë të Sperkios..., se Bazili, sa më shumë korrte fitore, aq më shumë bëhej çnjerëzor. I përforcuar me trupat ruse, ai dërgoi t’u nxirrnin sytë të gjithë banorëve të Pelayonis (rrafshina e Manastirit) dhe një ditë tjetër, ai i ndan në tri pjesë robërit e zënë... Në fillim, - thonë autorët grekë, u therën një mori njerëzish të pambrojtur, pastaj, me përjashtim të një nder njëqind, të cilin e lanë me një sy, që t’u prinin të tjerëve për tek Samueli, ata u nxorën sytë të gjithëve. Duke parë 15 000 burrat me dy sy të nxjerrë, zemra e Samuelit nuk u mbajt më. Ai u zalis dhe, tre ditë më pas, vdiq nga hidhërimi në kështjellën e Prilepit - viti 1014”.

Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, në Sh-qipëri, krimi kishte mitet e tij. Metodat bizantine të Isa Toskës, e kanë zanafillën në legjendën e vjetër të krimit, por edhe në krimet e reja aktu-ale… Gëte shprehet në kujtimet e rrethimit të Magouzas se: “Unë jam bërë kështu: Dua më tepër të veprojë një padrejtësi, sesa të duroj çrregullimin”. Disa shekuj më vonë zbulimit të Amerikës, luftës kundër indianëve dhe bërjes shtet, një guvernator me emrin Lynke, u pa, që i biri nuk po hiqte dorë nga vrasjet, përdhunimet, vjedhjet e çdo gjë të keqe në popull, atëherë e qëlloi me plumb në kokë të birin dhe iu tha au-toriteteve: Vareni!

Që, atëherë, u quajt “linçim” fenomeni i vrasjes pa gjyq. Në vogëli, kur donin të na frikë-sonin, na përmendnin, si gogol, Isa Toskën. Shtëpinë e fëmijërisë e kisha në lagjen “Kas-triot” të Fierit, i ardhur në kohën e luftës, pas djegies së Përmetit, jo shumë larg shtëpisë, ishte komanda e xhandarmërisë së qytetit. Pikërisht aty ku gjermanët vendosën komanda-turën e tyre, dhe ku dëgjoheshin klithmat e të burgosurve nga torturat që u bëheshin… Këto na kishin lenë mjaft mbresa, sepse Isa Toska, ishte bërë tmerri Fierit, Lushnjës, Beratit e në veçanti në terë Mallakastrën për krimet e bëra. Nena ime, më tregonte, sa herë bëhej fjalë për të keqen, se kur vinte Isa Toska në Fier, vetëm plakat e pleqtë nuk fshiheshin, ndërsa të re-jat lyheshin me fundin e tiganit dhe futeshin nëpër binca (bodrume) nga tmerri… Gojëdhëna, legjenda, ngjarjet, ca të vërteta, ca shtoheshin e ca ndoshta trilloheshin, deri të pabesueshme, përcillnin vesh më vesh, për ndodhitë e bëmave të Isa Toskës, siç ishin, veshët dhe gishtat e pre-rë, për unaza e bizhuteri; për therje të çdo pule që kakariste, apo zbrazje të çdo traste me miell deri në përdhunime të llojit kafshëror. Atëherë, legjenda ekzagjerohej, aq sa “arixhinjtë e tij”, hanin edhe njerëz.

Kur ndodhesha në Pukë me detyrë, në vitet 1975-1983, më folën për të bijën e Isa Toskës, doktoreshë Lirinë, që ishte një dermatologe e shkëlqyer… Çudi! Sa mirë flitej për të, shëronte njerëz kudo që të ishin, deri në fshatrat më të thella të Iballës. E njoha nga afër, e qeshur, e aftë dhe një tjetër “legjendë” e së mirës ishte krijuar për të. Mësova se nuk kishte treguar “biografinë e vet” dhe duke u fshehur, kishte arritur të mbaronte për mjeke me rezultate të shkëlqyera, aq sa u kualifikua edhe më lart, duke u bërë profesoreshë në universitetin e mjekë-sisë. Dikush, që “gërmonte” e zbuloi dhe atë, e sikterisën në fshatrat më të thella atë Pukës. Në Tiranë e ruajta konsideratën, u takuam disa herë, aq sa vitet bënë të tyren.

Dilema ishte, në mund ose jo të shkruaja diçka për Toskën. Mirëpo, shprehja “nga gjembi mbin trëndafili”, më bëri të gjykoj, se çdo njeri në jetë, ka personalitetin e vet. Vajza e kriminelit me fame, nuk ishte “bëmë baba të të ngjaj”, prandaj, mendova, më mirë të hedh në letër të vërtetën, sesa të kujtoj Myzeqenë, si legjendën e së keqes: hajdutin, fashistin, kriminelin! Vështirësia më e madhe ishte mungesa e fo-tos së tij, nuk gjendej në asnjë arkiv të shtetit. Prandaj, portretin ma treguan ata, që e kishin njohur personalisht Isa Tosken, ballisti Ahmet Nivica dhe partizani Skënder Marlindi.

Ahmet Nivica tregon se “Isa Toska në kohën e Italisë, ka qenë fashist me gradë. Deri më 8.9.1943, ka sulmuar në veçanti forcat nacion-aliste. Kjo, për arsye se Balli Kombëtar, para-qiste për fashistët, një rezistencë më të gjerë etnike, dhe në atë organizatë ishin pothuajse 11 parti politike, ku bënin pjesë titullarë si Mithat Frashëri, Skënder Muço etj., që njiheshin si per-sonalitete kombëtare. Isa Toska, e formoi çetën, duke pasur mjaft arixhinj dhe disa njerëz nga fshati Radostin i Fierit. Lufta e tyre, ishte e ash-për edhe ndaj komunistëve. Kështu, që ballistët dhe komunistët, donin ta vrisnin sa më parë Isa Toskën për tmerret që kishte bërë në popull, por edhe si një bashkëpunëtor besnik i fashizmit. Një ditë, po vija nga Tirana, me një shok, për në Delvinë, kur në Qafën e Koçovicës, na zuri Isa Toska. Pasi ndaloi makinën, na tha: “Ju jeni ko-munistë!”

Na zbriti nga makina, na kërcënoi dhe për pak, sa nuk na vrau. Kur na pyeti dhe pa do-kumentet tona, lexoi mbiemrin tim Nivica. Siç duket, njihte Bilal Nivicën, mjaft me zë deri në atë kohë, sepse kur më pyeti për te, i thashë se ishte xhaxhai im. Ne në Labëri kushëririn e parë të babait e quajmë xhaxha. “Atëherë ti nuk je ko-munist – më tha Isai. - Po ky tjetri?” – “Është një miku im” – i thashë.

Dhe kështu, pyetjeve të tij, iu pergjigjëm, me ca të vërteta dhe ca të gënjeshtërta, vetëm për ti shpëtuar plumbit të tij, që të vriste për hiçgjë. Isai, kishte një trup mesatar, me një xhaketë kafe, prej lëkure, ku binte në sy, një pistoletë mbi xha-ketë dhe një tjetër nën të. I ashpër në të folur, jo me autoritet. E folura ishte pak e acaruar, gjithë nerva të tendosura e që mund të të vriste për çdo tekë të çastit. Isa Toska kishte marrë shumë flori, neper popull, bile, edhe plaçka, të cilat, ia shpërndante ushtarëve, mbas çdo “beteje”.

Banush Plyku, i cili në fillim, ka qenë ballist, pastaj komandant çete partizane, më ka thënë me gojën e vet, se: “Kur i zura dy fëmijët e vegjël të Isa Toskës, qëllova për ti vrarë, por, për fat të tyre nuk më shkrepi revolja dhe i fala...”. Sadik Kuqari ka qenë me Isa Toskën, pastaj u largua prej bandës së tij dhe u bashkua me Ballin Kombëtar. Kjo për arsye se Isai i mori kushërirën e parë me forcë, për grua të dytë. Isai, kishte dy djem e një vajzë. Tani, po të flas, për vrasjen e Isa Toskës, të cilën unë e di shumë mirë, pavarësisht nga vari-antet e shkruara si një atribut i komunistëve.

Kur u futen në Fier gjermanët, menjëherë, mbas kapitullimit të Italisë Fashiste, i gjithë pop-ulli i Fierit ishte i trembur, se, nga njëra anë, Isa Toska të bënte gjëmën dhe, nga ana tjetër, ishte përhapur tmerri gjerman. Atëherë, kërkuam mar-rëveshje me gjermanët, që të mos luftonim mid-is nesh, me kusht, që zhduknim Isa Toskën. Për ketë, dërguan Muhamet Hoxhën, nga Gjirokas-tra, i cili ishte intelektual, dinte mirë gjermanisht dhe ishte nacionalist. Vëllai i tij, Fiqiret Hoxha, kishte për grua, të bijën e Daut Çarçanit. Kështu, me ketë detyrë shkoi me një flamur të bardhë dhe u prezantua tek gjermanët, atje, ku ka qenë Dega e Punëve të Brendshme në Fier. Kur hyri

në oborrin e rrethuar me mure, pa Isa Toskën me ushtarët e vet të armatosur. Muhameti i flet gjermanisht oficerit, se ishte i detyruar për një marrëveshje, dhe duhej të asgjësohej Isa Toska menjëherë këtu, se përndryshe, terë popullin e Fierit do ta kishin kundër.

Gjermanët e besuan, pasi kishin edhe infor-matat e tyre, dhe dhanë urdhër, që në ballkon të vendosej një mitraloz “Shars”, ndërsa ushtaret i çarmatosën banditët. Isa Toska, iu dha një rev-ole që kishte, dhe pasi mbajti revolverin tjetër të fshehur, bërtiti: “Do na vrasin burra, ikni!”. Vetë, menjëherë, kërceu murin, ra në oborrin ngjitur të post xhandarmërisë dhe u fut tek një grumbull me selvi. Duke kaluar me shpejtësi tek vendi i quajtur “Kafe e Pleqve”, kapteri i xhandarmërisë nga 10-15 distancë, arrin të qëlloi për vdekje mbrapa krahëve Isain, në ikje e sipër… Për mua Isa Toska është një kriminel tipik, që ka shkelur edhe çdo lloj ligji lufte, dhe, për të gjitha luftimet i ka shërbyer italianëve me mënyrat më të posh-tra kundër vendit të vet”.

Skënder Malindi, komandant batalioni parti-zan, kolonel ne pension. Më 26.9.1972, i dërgoi Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, disa vërejtje për “Historinë e Luftës Nacional-Çlirim-tare”, midis të cilave, në pikën 5 shkruan: “Në faqen 285, flitet për luftën kundër Isa Toskës, afër kënetës Belimë. Për të ndihmuar fsha-tarët e Myzeqesë atje shkon çeta e Skraparit, e komanduar nga Zylyftar Veleshnja, e cila luftoi dhe ndihmoi mjaft në ato anë. Lufta 1 marsit, 1943, kundër Isa Toskës, u be nga kjo çetë, ku bie edhe partizani Tefik Lapani nga Skrapari. Nuk flitet fare, për luftën e dytë kundër Isa Toskës, në Luar dhe në Zharrëz. Dihet, se forcat e Qar-kut të Beratit, sidomos dy batalione të Skraparit (njeri territorial), luftuan heroikisht në katundet Luar, Bregu i Ladovës e Ruzhdije. Me ketë luftë, Skrapari mburret. Kjo luftë është e pashkruar, megjithëse, është lufta e fundit, me të cilën, Isa Toska, u asgjësua përfundimisht”.

Skënder Marlindi, aktualisht tregon, se: “Isa Toska rrjedh nga një familje e madhe dhe e pasur nga Luari i Mallakastrës së Poshtme. Nga ky fis, ka dalë edhe Hysni Toska, deputet i Zogut dhe i vetmi me gradën nënkolonel, sepse të tjerët ishin majorë e poshtë. Isai dhe i vellai i tij, Fas-lliu, ishin trima, dhe kjo shtëpi, ka qenë e dëgjuar për burra pushke në mënyrë tradicionale. Gjatë luftës u treguan tipa të hedhur, pak aventurierë,

të cilët, i kapi duke i bërë për vete fashizmi ital-ian, duke i shfrytëzuar dhe dhenë atyre armatim dhe pushtet të plotë. Atje, ku ata, grabisnin dhe gjenin rezistencë, përdorën terrorin. Di dhe kam lexuar në detaje bëmat e Isa Toskës, në një di-tar që ka shkruar Alush Grepcja. Kur filloi lëvizja partizane në Skrapar, mjaft çobanët të Skraparit, në dimër zbrisnin për kullotë bagëtinë e tyre në fushat e Fierit. Isa Toska, sa kapte skrapar-llinj, qoftë dhe çobanë të tillë i quante të terë partizane dhe pasi i grabiste i vriste kudo që i gjente. Kështu, kur u organizua operacioni në Mallakastër në korrik të vitit 1943, nga italianët dhe Isa Toska, Mehmet Shehu, që nuk e përbal-lonte dot, kërkoi ndihmën e Skraparit. Atëherë, komanda e Qarkut të Beratit, (Gjin Marku), dërgoi çeta të kësaj zone për të ndihmuar Mallakastrën. Unë kam vajtur si zëvendës komandat i çetës të Xhelal Staraveckës. Mehmet Shehun e takuam në Fratar dhe pasi na tregoi krimet e Isait, ne pamë vet Greshicën me sytë tanë, se si ishte bërë shkrumb e hi djegur dhe çarë barku mjaft bagëtive, me një fjalë, ishte bërë kërdia. Ne va-jtëm dhe bëmë takimin ne malin e Shendëllisë, që është edhe maja më e lartë e Mallakastrës. Njëkohësisht, erdhi informacioni, që Isa Toska, po rrethonte Beratin. Janë dokumentet për-katëse, që mareshali italian, Martini, i ka kërkuar ndihmë Isa Toskës në Berat. Përgjigja e Isait, që është e dokumentuar, ka qenë: “Sapo të mbaroj operacionin e Mallakastrës, do grumbulloj for-cat, që ta bëj republikën e Skraparit, më keq se Abisininë dhe Negusin”.

Me të marrë vesh ketë informacion, sepse ne, partizanët, kishim njerëzit tanë, vendosëm, që, më mirë ta sulmojmë ne Isain se sa të vinte ai në Berat. Kështu, nga Berati u nisën tri batalione, një batalion me komandant K. Çepani dhe komisar Xhemal Malindi (babai im); komanda e Kuçovës me komandant Njazi Çepani dhe komisar Mustafa Radovicka; batalioni i Myzeqesë me komandat Halim Xheka dhe komisar Xhorxhi Robo. Vep-rimet luftarake u zhvilluan në fund të gushtit 1943. Pa u zgjatur më me episodin e veçantë të kësaj lufte, ku unë u plagosa nga një copë mur-taje e artilerisë italiane, më kujtohet fare mirë që detyrën e kishim nga Qafa e Sqeparit dhe Ballshi, së bashku me ca partizanë mallakastriotë. Kur ishim në Ballsh, takuam terë parinë e Mallakas-trës, të cilët shprehën gatishmërinë të luftonin se bashku kundër Isa Toskës. Keta ishin nacional-

Page 19: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

19• E mërkurë 23 janar 2013

»dossier

istët Rauf Fratari, Besim Belishova, Kadri Cakrani, Ali Zeneli etj. Udhëtuam terë natën, së bashku. Me mua, ishte edhe çeta e Çelo Arrëzës dhe e rrethuam tëre fshatin Luar të Isa Toskës. Mirëpo, fshatin, jo vetëm e kishte bërë me llogore dhe po-zicione mbrojtëse, ku luftëtarët e Isait menjëherë zunë pozicion për luftë, por komandantin e tyre, Isain, e kishin rregulluar në një shtëpi të fortifikuar. Zumë robër, të cilët, i lëshuam shumicën të nesër-men, ndërsa 14 prej tyre i pushkatuam, si më të rrezikshmit, mbas një nate që i ruajtëm jashtë, në një gardh të oborrit. Edhe për ketë fakt, ka episod me vete. Luftime të tjera janë bërë, por më duhet të tregoj variantin tim mbi vrasjen e Isa Toskës.

Di, që kur erdhën gjermanët , i kërkuan në Fier postëkomandantit të xhandarmërisë, se ku ishte Isa Toska dhe të vinin ta merrnin. Koman-danti i xhandarmërisë, ishte Abaz Taulla Sevrani, që ishte bërë kapter xhandarmërie nga Hysni Toska, si një shpërblim të një favori të bërë vite me parë. Ne, partizanët, e dinim ketë fakt të lidhjes midis tyre, por me anën e njerëzve tanë e kishim lidhur me luftën Abazin (nëpërmjet, Myrteza Valles). Dhe i çuam porosi me Vallen, që Abazi, duhej të vriste patjetër Isa Toskën, për të larë, sado pak gjynahet e tij. Kështu, që e gjithë puna u organizua nga ky kapter dhe po ky e vrau. Nuk jam shumë i sigurt që gjermanët vajtën me triçikël, e morën Isain dhe i tregojnë xhandarit të caktuar nga Abazi, që gabimisht vrau gjermanin e triçiklit. (Gjermanët, pastaj, hapën një luftë të madhe brenda së cilës u agjërua edhe vetë Isai). Për mua Isa Toska, asnjëherë nuk ka qenë bal-list, dhe të gjitha betejat kundër Isait, janë bërë edhe nga nacionalistët, por pa mohuar luftën partizane, sepse populli i gjithë asaj krahine e kërkonte këtë reputacion”.

Për sa më sipër, dokumentet dhe dëshmitarët e Ballit Kombëtar, zbulojnë sot faktin, se përse nuk u përmendën luftërat e komunistëve në Luar dhe Rruzhdije. Ketë e gjejmë të argumentuar në dy libra. Së pari në librin “Testamenti”, si biografi e Tefik Sfirit (korrik 2004), dhe libri “Kush ishte Vllas Arapi” i autorit Fatos Arapi (Tiranë 2000).

Le ti referohemi librit “Testamenti”, në faqe 7, shkruhet: “Ata të dy (Shuaipi dhe Velua, të parët e familjes Tefik Sfiri), e kanë ndërtuar shtëpinë e madhe, që kishit ju, para se tua digjnin italianët me Isa Toskën”.

Lufta e Ruzhdijes: “Formacionet e çetave na-cionaliste, po krijoheshin me shpejtësi në shumë

anë të Mallakastrës, njëkohësisht vepronin edhe çetat partizane. Por, krahas këtyre forcave që luftonin kundër okupatorit, një bandë kriminelësh, me Isa Toskën në krye, nuk pranonin të bashko-heshin me këta luftëtarë, që luftonin për liri, por ju bashkëngjitën pushtuesve fashistë italianë, si mercenarë dhe së bashku me ata, luftonin dhe u benë tmerri i krahinës. Pikërisht, Isai, me gjithë vëllai e tij, Faslliun, u bënë shkaktarët që denon-cuan tek kapiten Pepa, shef i SIM-it, për forcat ushtarake në Fier, sepse kishte hapur aktivitetin e forcave të rezistencës kundër pushtuesve ital-ianë. U nderuar një aksion më datat 10 ose 11 mars 1943, nga çetat e luftëtarëve të lirisë, në strofkën e këtyre kriminelëve, në fshatin Luar, por pa sukses. Nuk ishte parashikuar, që në ndi-hmë të këtij krimineli, italianët të dërgonin disa autoblinda. Kështu shpëtoi. Sipas marrëveshjes, u afruan edhe çetat partizane. Në mëngjesin e 13 marsit 1943, çetat e Tefik Sfirit, Ali Zenelit, Besim Belishovës, Selfo Hekalit, Kadri e Jashar Cakranit, Eqerem Peshkëpisë dhe një çete parti-zane të komanduar nga Xhelal Staravecka e Rrah-man Uruçi” (sipas fq. 89).

Luftimet në Luar: “Faktikisht, janë zhvilluar dy herë luftime kundër Isa Toskës, në fshatin Luar. Lufta I, sipas të dhënave të disa luftëtarëve është zhvilluar në datat 11-12 mars 1943, para luftës së Ruzhdijes, ndërsa nga një burim tjetër e trego-jnë se lufta në Luar, kundër kriminelit Isa Toska, është zhvilluar për të parën herë në 22 mars 1943. Morën pjesë në luftime, këto forca: Çeta e Tefik Cfirit, Ali Zenelit, dhe Besim Belishovës, si dhe çeta komuniste e Xhelal Staraveckës. Rre-thimi i fshatit Luar, u bë i plotë që me natë, si dhe shtëpia e fisit Toska. Lufta filloi që herët në mëngjes, por çetat nuk patën sukses në kapjen e kriminelit, pasi nga Zharrëza dhe Kuqari, i erdhën në ndihmë forcat italiane me dy autoblinda dhe forca këmbësorie, që e shpëtuan, duke e marrë me vete. Një familje nga Luari, e Rakip Rramushit, i priti luftëtarët e lirisë, për tu dhenë ujë, ndërsa Isa Toska, për hakmarrje, kur ishin larguar çetat, i shfarosi krejtësisht ata. Këtu edhe djalin e vogël 6 muajsh e vrau me Naun Kaçakun. U vranë, 9 veta pa faj, që të krijonte terror në popull, ky kriminel. Si rrjedhojë i këtij luftimi, forcat komu-niste, kur panë që po vinin italianët, e hapën rre-thimin, duke lenë zbuluar çetat nacionaliste dhe për pasojë u vra, komandanti i çetës, Selfo Hekali, dhe luftëtari i vjetër Shefqet Alia nga Belishova”

(sipas. F. 91-92).Lufta e Kurjanit: “Ishte fillimi i muajit prill

1943. Fitoret e para të çetave nacionaliste në Luar, dhe në Ruzhdije, kundër forcave armike, italiane, dhe atyre bashibozuke të Isa Toskës dhe milicëve mercenarë, ju dhanë shumë zemër luftëtarëve të çetave të lirisë... Bandat e Isa Toskës, po benin shumë dëmtime në fshatrat e ndodhur rreth e qark strofullës së tij. Më 4 prill 1943, çeta e Tefik Sfirit, ndodhej në fshatin Kurjan… Se bashku me çetën e tij, u ndodh edhe çeta e partizanëve e Zylyftar Veleshnjës, të cilat, kishin diktuar bandat e Isa Toskës që po vinin në drejtim të Kurjanit për të kryer reprezaljet e tyre. Në ketë luftë, vetë Tefik Cfiri, morri plagë nga bombardimet e aeroplanëve italianë dhe u plagosën 5 të tjerë, një i vdekur Brahim Çela dhe një tjetër nga çeta e Zylyftar Veleshnjës mbetën të vrarë. Lufta, zgjati tri orë dhe si gjithmonë banda e Isa Toskës, u ndihmua përsëri nga forcat italiane që e shpëtuan asgjësimin e Isa Toskës edhe ketë radhë” (sipas f. 93).

Lufta e Qafës së Cfirit dhe Ngraçanit: “Bashkë me forcat e ndryshme italiane, ishte bashkuar edhe banda e mercenarëve të Isa Toskës, që ku shkonin, jo vetëm digjnin, shkatërronin, vidhnin gjithçka që u dilte përpara, por kanë bërë edhe krime të mëdha, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Në fshatin Ngraçan, pushkatuan 4 persona, që gjetën aty, në Panaor, vrasin 27 veta, në Lapulecë 39 vetë, në Lavdan 7 vetë, në Belishovë 16 vetë, në Gorishovë 16 vetë, në Varibop therin me shar-rë 5 fshatarë, në Kallmin e madh Fier pushkaton 5 vetë. Po ashtu, dhe në Ngjeqar, ther me thikë, mbi varrin e një miku të tij disa fshatarë. Ky ishte përbindëshi Isa Toska, që u vrau të gjithë këta njerëz të pafajshëm vetëm pse ishin nen influ-encën e nacionalistëve dhe të çetave të tyre. Por, më të turpshme, ishin shpifjet e komunistëve, që donin të falsifikonin historinë duke e quajtur ketë kriminel ordiner, si bashkëpunëtor të Ballit Kombëtar. Këto banda kriminelësh, kishin venë edhe gjoba të ndryshme, tek disa fshatarë të ter-rorizuar që, si kusht, që të mos i digjnin shtëpitë, dhe të mos tu merrnin gjë e katandi, duhej të dorëzonin armët që mbanin nëpër shtëpitë e tyre. Ky, qe shkaku i inkursionit të dytë që ndërmorën këto banda, të drejtuara nga Faslli Toska, vëllai i Isait, Skëndo Muço Molishri dhe Zykë Karemani, se donin të mblidhnin haraçin që u kishin venë fshatarëve dhe kishin ardhur me forca të shumta mercenarësh. (sipas f. 96-97).

Në librin “Testamenti” në f. 107-108, bëhet një oponencë ndaj të pavërtetave të thëna nga Mehmet Shehu në librin e tij “Vepra të zgjedhura” vëll. I. Të gjitha betejat, kundër Isa Toskës, gjoja, të bëra nga Mehmet Shehu, nuk kanë qenë, pa bashkëpunimin e forcave nacionaliste, të cilat shpesh herë, janë lenë në baltë prej tij dhe për këtë, flasin, dëshmorët e Ballit Kombëtar në këto luftime. Sipas këtij libri, thuhet, se: “Në op-eracionin e qershorit 1943, forcat italo-fashiste e bashibozuket e Isa Toskës, u futën edhe në fshatrat tona dhe për hakmarrje, benë dëme të mëdha: Djegie, plaçkitje e vrasje. Çfarë gjetën në Graçan i vranë. Pushkatuan Bektash Arif Shanaj, Ismail Riza Shanaj, Bajram Heko Meçanin, Seit Heko Meçanin”. Po kështu dëme të veçanta, kanë pësuar të gjithë familjet e nacionalistëve në Fier, bile, edhe shtëpinë e patriotit Tefik Cfiri e kishte djegur Isa Toska. Njihet, gjithashtu, fak-ti që edhe shtëpinë e Ibrahim Sheh Karbunarës e kishte djegur Isa Toska.

Në librin “Kush ishte Vllas Arapi” shkruhet: “…Aty bëhet fjalë për një element të spiunazhit italian, për veprime të çetës së Isa Toskës, por shqetësuese shfaqen sidomos kontradiktat, që po ravijëzohen midis Partisë Komuniste dhe Bal-lit Kombëtar, në krahinën e Mallakastrës… Mund të themi me siguri se komuna e Ngraçanit është në një metamorfozë të ngadalshme dhe do të bëhej shumë më e shpejtë, sikur neve, të shpar-tallojmë Isanë. Ky i ri në Luar, ka venë ushtarët të prashitin misrin e tij. Në Roskovec u kishte marrë fshatarëve me pahir 200 qese misër” (f 96-97). “… Ja, si i përshkruan Mehmet Shehu, luftimet: Në dt. 16 korrik, në darkë, armiku, pati mbërritur në Qafën e Arianitasit, midis Gjerbësit e Greshicës. Po në datën 16 korrik 1943, armiku, pas një për-gatitje të rreptë, më zjarrin e artilerisë nga Patosi dhe nga Luari, për tri orë resht mbi sektorin e Rru-zhies, sulmoi me forca të mëdha bashkë me Isa Toskën, që nga Luari dhe Patosi, por forcat, qenë në gjendje ta detyronin armikun të mbrapsej në bazat e tij me humbje”. (sipas f. 111).

Historiografia e Luftës Nacional-Çlirimtare i përshkruan kështu ngjarjet në lidhje me luftimet

kundër italianëve dhe Isa Toskës: “Drejtimin e operacionit e kishte marrë në dorë Komanda e Armatës IX. Më 13 korrik 1943, ajo u kishte dhenë fund të gjithë përgatitjeve, duke i vendo-sur forcat e tyre pjesëmarrëse në rajonet Patos-Roskovec, Berat, Gllavë (divizioni Firence), Sele-nicë e Vlorës (divizioni Parma), që të mësynte në katër drejtime, me qendër bashkimi Mallakas-trën e sipërme: Drejtimi i Roskovecit- rigrupimi K- tre batalione fanterie, 3 batalione të milicisë fashiste italiane dhe banda e Isa Tokës, me artil-erinë dhe armët e shoqërimit….”.

Detaje për luftimet në Qafën e Sinjës, dhe Visokës etj., bazohen në disa burime arkivore: AQP, dosja 78, komunikatë e jashtëzakonshme mbi operacionet italiane në Mallakastër korrik 1943 dhe AQSH, Comanda, 9 a Armata, Notizi-ario meurite N 7, mese di luglio 1943… Për të gjitha këto operacione shkruhet: “Banda e Isa Toskës vazhdonte të shkelte në pjesën veriore të Mallakastrës së Poshtme dhe të kryente atje mizoritë e saj të njohura.”

Pasi ia dedikon luftën kundër Isa Toskës, vetëm forcave partizane, ndërsa mohon krejtë-sisht forcat vullnetare, d.m.th. nacionaliste të Ballit Kombëtar, konkludon: kjo bandë, u tërhoq në Luar, Roskovec e Zharrës, pranë garnizoneve të ushtrisë italiane. Komiteti Qarkor i Partisë i Beratit dhe Komiteti i Partisë i rajonit të Mal-lakastrës, ju është përgjigjur një dëshirë të zjar-rtë që ushqente populli për ta shkatërruar ketë bandë, e cila, urrehej në kulm, vendosën ti jepnin një grusht dërrmues në bazat e saj. Rreth 600 partizanë e vullnetarë të Beratit, Mallakastrës, Fierit, Lushnjës e Skraparit i sulmuan tradh-taret natën 4-5 shtatorit.1943. Luftimet më të ashpra, që zgjatën tri ditë u zhvilluan në Luar. Tradhtarët e shpartalluar u shtrënguan të linin njërën pas tjetrës të gjitha bazat, pasi kishin pësuar dëme të mëdha. Ata nuk i shpëtoi dot, as ndërhyrja e ushtrisë italiane. Isa Toska i mbetur vetëm më 50 shokë të tij kriminelë, u mbyll në qytetin e Fierit. Më 13 shtator, 5 ditë pas kapit-ullimit të Italisë Fashiste, ai u vra, në një konflikt xhandarësh për çështje plaçke, dhe po atë ditë, banda e tij u shkri plotësisht”.

Kompetenca mbi ngjarjenAlibia e ngjarjes historike në lidhje me Isa

Toskën, nuk bën gjë tjetër, vetëm sa krijon përfytyrimin kronologjik, me të gjithë ata emra njerëzish, të përdorur gjatë dhe pas luftës. Evokacioni i tyre në një vend të caktuar, nën pre-sionin konstant shumë-vjeçar dhe sipas një stili të habitshëm të gjykimit civil, krijon tipizimin e fenomenit kriminal. Pasi temperatura dhe psiko-za e krijuar nën trysninë e ambientit afektiv ndaj emrit, nxjerr në pah, menjëherë, ngjarjen që e ka shkaktuar atë. Kjo vlen, për të gjithë lavdinë e ngritur ndaj emrave pas lufte, por edhe të “arm-iqve” ekuivalentë. Dhe, ngjarje të tilla, kanë qenë, jo në tabanin kombëtar shqiptar, por në atë, respektivisht fshatar dhe të paemancipuar, d.m.th, të paideologjizuar. Nuk ekzistojnë krime të komunizmit, fashizmit, nacionalizmit apo të diktaturës, por veprimi kriminal ndaj shoqërisë.

Po të biem pre e testimit tonë sintaksor, mund të shquajmë, se, kur përmendim një emër të caktuar të historisë së “lavdishme” të popul-lit shqiptar në të gjithë epopenë e vet false, do të errësonim ndërgjegjen tonë kombëtare; do të kishim eliminuar të vërtetën dhe sigurinë tonë; do të ndjeheshim të frikësuar, jo për nga vlera metafizike e figurës, por nisur nga valenca mik-roambientale e ngjarjes së treguar.

Për ta përkufizuar në termin që na pëlqen të gjithëve, atë vetjak, nëse, do të kishim të bënim me një ngjarje të caktuar, sistemi nervor do ta sinjalizonte në memorien e vet për një kohë të gjatë. Ndërsa po të marrim të gjitha ngjarjet së bashku, në të gjithë historitë personale ndaj një fenomeni gjatë 50 viteve të kaluara, mund të përftonim tmerrin e vërtetë të analizës psiki-atrike në vend. (Rezultati= sociologjia 0 )

Po të bësh një testim të dytë të çështjes, mund të vlerësosh, se çfarë vlere biotipi civil, mund të fshihet pas një emri të caktuar, në tërësinë e të parit figuracion, që mund të na kapë veshi. Në gjuhën shkencore, një gjë e tillë, konsi-derohet si një patologji e thellë kronike, ndërsa kur shtrirja e saj është më shumë se për disa persona, atëherë, mund të themi, se është kaluar faza kritike e kontrollit social. Shembujt e sotëm të politikës së ditës, dhe analiza mbi faktin social, janë shprehja kronike ndaj drejtimit hipotetik të grupit me bazë, simptomën e ndërveprimit masiv të fenomenit me prejardhje banditeske.

Page 20: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

20 E mërkurë 23 janar 2013 •

« KulturëKartolinë nga Shqipëria

seera Marston

Shqipëria është një vend ku meshkujt vërdallisen nëpër qoshet e rrugëve, madje edhe në palcën e të ftohtit të dimrit. Ata mund t’i shohësh në qytezat

e vogla, në Tiranë, në sheshet e qyteteve, nëpër kryqëzime e kudo gjetkë, nëpër kafenetë e panumërta. Duket sikur vendi është përplot me to. Edhe hotelet kanë kafene; kësi loka-lesh i has kudo nëpër rrugë, të frek-uentuara gati ekskluzivisht nga burrat dhe përgjatë gjithë ditës. Gjatë ditëve të mia të para në atdheun e tyre, unë çuditesha sesi mbijetonin në biznes kaq shumë lokale shqiptare të të njëjtit profil, por ato dukeshin plot me klientë shumicën e kohës; meshkuj të përkulur mbi filxhanin e kafesë, gotën e rakisë e pijeve të tjera, teksa digjnin jetët e tyre me tymin e cigares. Rrallë e tek sheh femra nëpër kafene apo duke u sjellë rrugëve, me përjashtim të pak lypëseve. Edhe burrat lypin, ose shesin karta celulari dhe çikër-rima të tjera, edhe në këtë rast më të shumtë se femrat. Gratë punojnë në shtëpi, nëpër zyra dhe biznese të vogla; i gjen gjithashtu duke blerë a shitur nëpër tregje. Fëmijë nuk të zë syri shumë, edhe pse këndet e lojërave janë aty. Përveç kafeneve, vendi gëlon nga pikat e këmbimit valutor, që jo rrallë i gjen edhe çdo 50 metra larg njëra-tjetrës. I pikas kol-laj dhe kësisoj, këmbimi i parave nuk është aspak problem, një tregues i qartë ky i një shoqërie që ende varet në masë të madhe nga emigracioni. Sepse numri i kufizuar i turistëve të huaj nuk e justifikon dot praninë kaq të madhe të kambistëve. Ka gjithashtu me mijëra filiale bankash, degë të pafundme të një numri jo të vogël bankash evropiane e të tjera, të cilat kanë instaluar një shumicë të dukshme bankomatesh. Duke çuar në mendje katastrofën e firmave pirami-dale në fund të viteve ‘90-të, dikush mund të pyesë veten se sa leverdi dhe ç’volum pune kanë këto banka. Gjasat janë që shqiptari mesatar me fitime pak mbi modesten, t’i shpen-zojë të ardhurat e veta për të jetuar, t’i investojë diku (me gjënë e gjallë në fshat apo ndonjë shtëpi në qytet) apo t’i mbajë poshtë dyshekut. Tingëllon një zgjedhje e mençur, pas atyre që kanë hequr. Por ndërkaq harroj edhe numrin po kaq të madh të lokaleve të bixhozit apo basteve sportive që kam hasur, të llojeve të larmishme: Nga cepat e vegjël të rrugëve dytësore, tek hapësirat “luksoze” të kumarit, që afrojnë më shumë me kazinotë. Hoqa dorë nga ushqimi në një restorant, kur pashë se pranë tavolinave ishin ven-dosur edhe makina elektronike.

Në radhën e mjediseve që frekue-ntohen më shumë janë supermarke-tet, të vogla apo më të mëdha, mes të cilave fiksova të quajturin Euromax, apo Conad-in italian. Më thanë edhe për një Carrefour në periferi të Tiranës, por ende nuk kam shkuar. Sa për vendasit, ata më vënë në dukje praninë po kaq të shpeshtë të farmacive; por unë pikasa edhe disa librari apo kafe-librari, një dukuri kjo që në shumë vende të tjera është goxha më e rrallë. Është diçka e këndshme të shohësh kaq shumë rafte me libra, ku qartësisht mbizotërues janë autorët e mëdhenj botërorë. Duke qenë se shqipja ime është zero, nuk munda ta shtjelloj më gjatë se çfarë lexojnë ak-tualisht shqiptarët.

Kinezët këtu kanë mbërritur me kohë. Eca përgjatë një rruge të ngje-

shur me dyqane që shisnin zbukurime të Krishtlindjeve edhe mallra të tjera të lira, si lule e lodra plastike, veshje bur-rash, grash e fëmijësh, por edhe pajisje elektronike e orendi kuzhine. Të gjitha prodhim kinez, në dyqane të zotëru-ara nga kinezë. Në një zonë tjetër të Tiranës pashë se të njëjtat prodhime shiteshin nga shqiptarët.

Nëse në ndonjë vend tjetër të Ballkanit varfëria nuk është kaq e dukshme, në Shqipëri ajo të përplaset në fytyrë. Dhe nuk është dhe aq tek blloqet e apartamenteve pak e shumë të lodhura nga epoka e mëparshme socialiste, shumë prej të cilave janë rilyer me bojëra për t’u dukur më pak të trishta. Aq më pak është tek disa rrugë të gjera me ndërtesa moderne xham e çelik, plot me zyra, dyqane, markete e apartamente banimi që tash kanë mbirë gjithandej. Fukar-allëku duket tek fakti që kudo, njerëzit në grupe të vogla apo më të mëdha, shesin prodhimet e bahçes së tyre, bimë aromatike, mallra të përdorura,

kryesisht veshje; apo tek gratë që të ulura në qoshe rrugësh, shesin çorape e sende të tjera të punuara me dorë. Nëse keni pasur ndonjë dyshim se ku shkojnë gjithë ato mallra që ne ua dhurojmë qendrave të bamirësisë apo organizatave të tjera, ato do t’i gjeni në masë të madhe këtu, tek shiten nëpër rrugë, por edhe në dyqane, disa syresh të renditura bukur dhe me shije, pasi janë larë. Pata përshtypjen se në shumë pjesë të Tiranës dhe qyteteve të tjera që vizitova, edhe dyqanet “serioze” më shumë shisnin

mallra të dorës së dytë sesa rroba të reja. Pranë tregjeve të zë syri radhë burrash të ulur mbi kuti apo arka, që ekspozojnë ato pak perime e fruta, bimë të thara mjekësore e shumëçka tjetër. Po ashtu atmosfera e përgjith-shme bie era varfëri, me përshtypjen që ta përforcon mbushja e çdo trotu-ari apo hapësire të lirë, me njerëz që diçka shesin.

Prodhim vendas dhe mallrat mikro-artizanale luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë lokale; mjalti, kompostot e turshitë, frutat e thata, djathi dhe lloje të ndryshme verërash etj, gjenden në tregjet e hapëta e dyqane, ku i sjellin prodhuesit e vegjël; vetëm pak syresh kanë etiketë. Dyqanet janë qartazi ra-jonale, me bulmetet dhe mishrat që re-klamojnë origjinën e fshatit apo zonës. Edhe pse diku tek 70% e popullsisë thuhet të jetë myslimane (besimi fetar nuk ishte një pyetje e detyrueshme në cencusin e fundit), Krishtlindjet festo-hen gjerësisht. Por kur i pyes njerëzit, më thonë se të gjitha dekorimet e

zbukurimet, pemët e babagjyshat e Krishtlindjeve etj, janë për…Vitin e Ri! Paçka se pemët dekorative janë stolisur me fashat e gjera ku lexohet “Gëzuar Krishtlindjet” dhe kanë topat e zakonshëm shumëngjyrësh e dritat e rastit. I sheh kudo: Në dyqane, hotele, në sheshet e qyteteve e fshatrave. Të ndriçuara gjatë gjithë natës, të bien në sy dekorimet e bulevardit qëndror të Tiranës, me disa dekoracione abstrakte të stilit Krishtlindas. Sheshi qëndror tani është tërësisht i ndezur gjatë natës, me pemët e vërteta të veshura me

shirita dritash dhe një pemë gjigande Krishtindjesh; Pamja të krijon një ndjesi lezeti dhe gëzimi, ndoshta akoma më i nevojshëm për të hequr mendjen nga varfëria. Edhe pse broshurat udhëzue-se për Shqipërinë më paralajmëronin për mungesën e energjisë elektrike, ky problem mesa duket nuk ishte kaq i ndjeshëm sa dikur, por sërish kjo varet nga standardet me të cilat mësohesh.

Disi e vështirë të vlerësosh rolin e fesë. Si një vend dikur zyrtarisht ateist, përshtypja e parë është ajo e një populli jo dhe aq fetar, paçka se plot fonde janë shpenzuar për xhami e kisha të mëdha nëpër gjithë territorin- shumica e tyre të reja, sepse të vjetrat janë shkatër-ruar gjatë regjimit të kaluar. Disa gjëra të bëjnë çudi: Qendra kryesore e veriut, Shkodra, që është edhe vatra kryesore e katolicizmit, ka një xhami masive të sapondërtuar m’u në qendër të qytetit (e financuar nga sauditët, thonë). Por nëse objektet fetare të kultit nuk mun-gojnë, të çdo besimi, sa frekuentohen ato? Nga ajo pak përvojë që mblodha,

duket se janë kryer e kryhen shumë martesa të përziera dhe feja nuk ka pasur asnjë rol frenues në këtë rast: Unë shpresoj që kjo të jetë pikërisht kështu, duke pasur parasysh se ç’dramë ka patur ish-Jugosllavia fqinje në këtë lëmë. Peisazhet rurale janë të bukura, sidomos me borën e parë që ka veshur majat e maleve dhe kodrave. Lumenjtë rrjedhin me ngjyrat e gjelbra e të kaltra, pemët kanë ende disa gjethe të vonu-ara ngjyrë kafe e të verdha, pa harruar pishat me jeshilen e tyre të errët, ndër-sa fushat janë të mbuluara me brymën

dimërore. Bagëtia e imët gëlon në tufa me tingëllimat e zileve që kthehen nga jehona e maleve, e më pak janë gjed-hët. Në zonat e largëta, kuajt e gomerët përdoren ende për transport e udhëtim, me fshatarët që sjellin prodhimet e tyre në qytet. Nëpër gjithë vendin, syri të zë mjaft ndërtime të braktisura e të rrënuara të epokës socialiste, shumica hangarë e stalla të gjata. Disa syresh janë privatizuar dhe përdoren nga fer-merët në bizneset e tyre të vogla. Por pjesa tjetër mbeten aty, duke u shkër-moqur dita-ditës dhe të dukshme që larg. Shoh se ca janë ndërtuar me gur të mirë, dhe habitem përse nuk e kanë marrë për të ndërtuar shtëpi të reja. Edhe pse në disa vende të ngjashme i kam hasur edhe më tepër se këtu, këto gërmadha mbeten një kujtim i gjallë i sistemit të vjetër.

A kanë mall për atë regjim njerëzit sot? Zor ta thuash. Afërmendsh, mëny-ra sesi flasin disa prej tyre, lë të kupto-het se për disa gjëra nga ai sistem, kanë mall. Është interesante se ndryshimi politik i vitit 1991, prej shumëkujt për-shkruhet si “ardhja e demokracisë”, por perceptimi i përmirësimeve në vend është i vogël, dhe akoma më i vogël është ndikimi i shqiptarëve në mënyrën sesi qeveriset vendi. Çfarë kuptojnë shqiptarët me demokraci? Kjo pyetje nuk vlen vetëm për Shqipërinë. Unë ja dola të shijoj diellin dhe borën në dy ditë rresht njëra pas tjetrës, duke ecur nëpër gjysmë metri borë për të arritur tek një fshat i largët, pasi makina jonë nuk kishte zinxhirë; dhe ditën tjetër duke parë panoramën totalisht mah-nitëse mbi liqenin e Shkodrës, nën diellin e dimrit. Rrugët janë një përzi-erje e infrastrukturës së vjetër, me ish asfalt të shkalafitur e plot gropa, dhe rrugëve të reja, përfshi dhe autostra-dat me dy korsi e ndarje betoni, seg-mente të cilat ende janë në ndërtim aty-këtu. Për vizitorin që e ka sefte, ud-hëtimi nëpër Shqipëri përfshin kalimin nga njëri ekstrem tek tjetri, ku faktori i paparashikueshmërisë është i lartë. Por progresi që është bërë me ndërtimet, nënkupton që gjërat gradualisht po përmirësohen.

Për një vend me veç 3 milionë banorë, ekzistojnë katër rrjete telefonie celulare! Çuditem sesi arrijnë të fitojnë, dhe lidere e sektorit është Vodafone. Emrat e tjerë nuk të lënë të kuptosh se ç’origjinë kanë, nëse nuk kërkon shpje-gime; rrjeti Eagle mund të jetë vendas, meqë shqiponja është simboli i flamurit. Dhe sidomos në këtë vit 100-vjetori të Pavarësisë së vendit, flamujt i sheh gjithandej. Mbase është një mënyrë paqëtimi e qetësimi i një populli me 100 vjet histori të trazuar shtetërore. Nuk mungojnë as flamujt e BE-së dhe SHBA-së, nëpër ballkone, lokale e rrugë. Supozohet që kjo të reflektojë dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, që në fakt nuk po kalon ditë të mirë këto kohë, e megjithatë perceptohet si gjë e mirë nga shumica e njerëzve. Disa fonde para-anëtarësimi po mbërrijnë, shu-mica e tyre me destinacion përafrimin e prodhimeve bujqësore në standardet evropiane. Por rruga përpara është e gjatë… Përse flamuri amerikan gjendet gjithandej, është diçka që nuk ja dola ta kuptoj në këtë udhëtim të shkurtër.

Përfundimisht, pavarësisht nga fama që ka marrë ky vend për qever-isjen e keqe, korrupsionin dhe trafiqet mafioze, për një vizitor afatshkurtër as-pekti më goditës është sesa miqësorë, mikpritës e ndihmues janë njerëzit, dhe sa e këndshme është atmosfera, edhe kur mysafiri nuk nxjerr dot nga goja as fjalët më të thjeshta në shqip.

(nga opendemocracy)

Page 21: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

21• E mërkurë 23 janar 2013

»Kulturë

Treqind vizatimet e papara të Warhol do të dalin në publik

Treqind vizatime nga ekspozita e vitit 1950, që tregojnë anën më të ndjeshme të artistit Andy Warhol, do të prezantohen për herë të parë në publik. Kur Daniel Blau, pronar i një galerie, kishte takuar përgjegjësin e fondacionit “Andy Warhol” në New York dhe e kishte pyetur nëse kishte ende vepra të papublikuara të artistit, ai nuk ishte treguar fort optimist. Por ai nuk mund t’u besonte syve kur pa vizatimet e harruara që kishin qenë të mbyllura për më shumë se njëzet vjet.

“Ishte e pabesueshme … thjesht e pabesueshme”, i ka thënë Blau “Guard-ian”. “Fondacioni Warhol në Crozier duket si një spital - një dhomë gjigante me dyer metalike, kështu që ti vetëm ulesh dhe pret se çka vjen. Asnjëherë nuk e prisja që diçka e tillë do të ishte ende aty. Ngjante sikur dikush po hapte një thes me lodrat e tua të preferuara me të cilat kishe luajtur sa ishe fëmijë dhe kur ke shkuar në shkollë, i kishe vënë në një vend dhe nuk i ke parë prej atëherë. Pastaj dikush vjen tridhjetë vjet më vonë dhe thotë a të kujtohet kjo? E ti mbetesh pa fjalë dhe thua, po më kujtohet!”. Treqind vizatimet nga viti 1950 janë një zbulim i rrallë dhe do të publikohen për herë të parë javën e ardhshme. Ato shpërfaqin anën tjetër të Andy Warhol, një artist që më shumë ishte identifikuar me artin pop. Këtu, thotë Blau, ne e shohim artistin më të shkathët dhe më të ndjeshëm derisa prodhon imazhe që më shumë i afrohen atyre të Egon Schiele sesa pop-artit. Blau ka thënë se vizatimet po ashtu pasqyrojnë praktikën e punës së Warhol dhe ndikimet që kishte pasur. “Këtu shihet nga vjen ai. Ato tregojnë se ai është piktor i jashtëzakonshëm”, ka thënë ai. Vizatimet do të publikohen në një libër të ri me redaktor Blaun dhe do të ekspozohen në muzeun “Louisiana” në Danimarkë e më vonë edhe në Holandë, ku do të jenë edhe në shitje për koleksionuesit. Vepra më fitim-prurëse e Warhol kishte qenë piktura “Eight Elvises” që u shit në vitin 2008 për 100 mijë dollarë, derisa në nëntor të atij viti u shit edhe “Statue of Lib-erty” e vitit 1962, për 39 mijë dollarë. Vizatimet e Warhol po ashtu nuk janë të lira. Në ankandin që “Sotheby” e ka paralajmëruar për muajin e ardhshëm në të cilin përfshihen vepra të artit bashkëkohor, do të nxirret në shitje edhe vizatimi i vitit 1983 i Alfred Hitchcock, që ka vlerën fillestare prej 10 -15 mijë funtesh. Derisa prej vizatimeve të vitit 1950 mund të çojnë në një dimension të ri në tregun e Warhol, mund të kenë edhe historitë e veta. “Ende jam duke hulumtuar dhe duke zbuluar për secilën. Është shumë fascionuese”, ka thënë Blau. Disa nga rrëfimet e këtyre vizatimeve janë më të qarta sesa të tjerat. Për shembull, ka fotografi të një djaloshi të ri duke injektuar drogë. Tjetra pasqyron një vajzë, që është shndërruar në imazh të albumit “Blue Lights”, të jazz kitaristit Kenny Burrell. Warhol po ashtu kishte vizatuar i inspiruar direkt nga fotografitë, si është njëra e flamurit me të cilin nderohet Princi Filip kur e kishte vizituar SHBA-në në mes të viteve ‘50. Një tjetër vizatim i përket vitit 1911, derisa ka edhe vizatime që ndërlidhen me veprat e fundit të artistit. Një tjetër vizatim i vitit 1958, me titull “Face Repeated Eight Times”, reflekton obsesionin e tij me përsëritjet. Vizatimet e prefer-uara të Blau janë imazhet e një vajze serioze, të realizuara në vitin 1954 dhe 1951, kur Warhol kishte qenë vetëm 22 ose 23-vjeçar. Blau, i cili ka galeri në Londër dhe Munih, ka bashkëpunim të gjatë me fonda-cionin “Andy Warhol”. Ai e kishte organizuar ekspozitën e parë me vepra të Warhol më 1995, tetë vjet pas vdekjes së artistit, në kohën kur ishte pothuajse e pamundur të gjesh blerës të veprave të tij. Në vitin 2011, Blau kishte rënë në kontakt me Vincent Fremont, që ndërlidh fondacionin “Andy Warhol” me liderët e artit dhe ishte interesuar të gjente vizatimet.

Jakup Ferri, Ibrahim Kodra, Gjon Mili, Odhise Paskali, Heldi Pema, Eltjon Valle janë “pro-tagonistët” e ekspozitës që do të prezantohet nesër në “The Apartament”, një hapësirë ar-

tistike në një hyrje pallati në Liqenin e Thatë në Tiranë. E titulluar “Then And Now/Atëherë dhe Tani”, ekspozita ka për qëllim të luajë me argumentin e kohës dhe zhvendosjen e gjeneratave. Jo rastësisht janë përzgjedhur artistë të një epoke historike si Mili, Paskali dhe Kodra, të cilëve u bashkëngjiten artistë bashkohorë si Ferri, Pema dhe Valle. Kjo përballje, ky ilustrim i të kaluarës me të tashmen është dhe skenari për realizimin e kësaj ekspozite, duke shpresu-ar se prurjet emergjente do të jenë në lartësinë e historisë së artit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fun-din e muajit shkurt 2013.

ArtistëtJakup Ferri është lindur më

1981 në Prishtinë. Jeton dhe punon në Amsterdam. Ka kryer studimet në Akademine e Arteve të Kosovës në Prishtinë. Mandej ka frekuentuar Rijksakademie Van Beeldende Kunsten, Amster-dam dhe rezidenca të ndryshme si KulturKontakt Vienna, NIFCA Malmo, International Studio and Curatorial Program New York etj. Ka fituar çmime të shumta si Buning Brongers Prijzen Amster-dam, Kunstpreis Europas Zuku-nft Leipzig, Artists of Tomorrow Prishtina, M.Mulliqi Prize Prishtina eti. Punët e tij janë prezantuar në: Artists Space Neë York, 28th Graphic Bien-nale - International Centre of Graphic Arts Ljubljana, U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Prague Biennale 3, Kunsthalle Exner-gasse Wien, Zacheta National Gallery Warsaw, International Istanbul Bien-nale, Portikus Frankfurt, KW Institute for Contemporary Art Berlin, National Gallery Bucharest dhe Kunsthalle Fri-dericianum Kassel.

Ibrahim Kodra ka lindur më 1918 në Ishëm. Më 1938 fiton një bursë studimi e vënë në dispozicion nga Mbretëresha e Shqipërisë për artistët e rinj dhe zhvendoset në Itali. Studioi në Accademia delle Belle Arti di Brera në Milano (duke frekuentuar kurset e mjeshtërve të mëdhenj Carrà, Carpi e Funi), qytet në të cilin jetoi deri sa ndërroi jetë më 2006. Punët e tij janë prezantuar në: La Casa degli Artisti

Milano, Palazzo Reale Milano, Bien-nale del Mare Genova, Università di Parigi, Galleria Schettini Milano, Galle-ria Montenapoleone di Milano, Premio Brianzolo Arte Estemporanea (primo premio), Galleria Bergamini di Milano, Museo di Ulm, Libreria Feltrinelli di Milano, Art-Work-Shop di Positanoe Jardins des Arts di Roma, Farsetti di Prato, Galleria Chiodo Palermo, Galle-ria Carpine di Roma, Palazzo della Per-manente di Milano, Galleria il Salotto di Como, Princess Hall New York, Gal-leria Nazionale di Tirana, Parlamento Europeo di Strasburgo, Metropolitan

Museum di Tokyo dhe La Biennale di Venezia.

Heldi Pema ka lindur më 1977 në Tirana. Jeton dhe punon në New York. Ka studiuar në Akademinë e Ar-teve të Bukura në Tiranë dhe mandej në International Summer Academy Salzburg, Real Presence Beograd dhe Kultur Kontakt Vienna. Gjithashtu ka punuar si kurator imazhi në Galerinë Kombetare të Arteve në Tiranë. Pema ka fituar dhe çmimin Onufri Interna-tional Prize dhe aktualisht është art-ist në residencën ISCP në New York. Punët e tij prezantuar në 52nd Inter-national Art Exhibition La Biennale di Venezia, Haus am Lutzoplatz Berlin, Gallery On The Move Tirana, Museum of Contemporary Art Villa Croce Gen-ova, Tirana Institute for Contempo-rary Art, The National Gallery of Arts Prishtina, Biennale of Europe and Mediterranean Athens, MiArt Fiera di Milano dhe 2nd Tirana Biennale.

Gjon Mili ka lindur më 1904 në Ko-rçë dhe ka vdekur më 1984 në Con-necticut. Ka qenë i njohur sidomos për fotografitë e personazheve të fam-shëm të botuara në revistën “LIFE”, si Picasso e shumë të tjerë. Gjon Mili është një nga artistët më të rëndë-sishëm të shekullit të XX dhe një pio-nier në fushën e fotografisë së bashku me Man Ray. Punët e tij janë prezan-tuar në: Musée de l´Elysée Lausanne, International Center of Photography New York City, Art Institute of Chica-go, Museum of Modern Art, New York,

Contemporary Arts Museum Hou-ston, Kunsthalle Wien, Museu de Arte Contemporânea da Universi-dade de São Paulo, National Gal-lery of Australia Canberra, Fonda-tion Henri Cartier-Bresson Paris, Les Recontres d’Arles, Cincinnati Art Museum dhe Estorick Collec-tion of Modern Italian Art London.

Odhise Paskali ka lindur më 1903 në Përmet dhe vdiq më 1985 në Tiranë. Studioi për Letërsi dhe Filozofi në Torino, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti në vitin 1927. Hapat e para të karrierës së Odhisesë janë në fushën e publicistikës. Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Shkroi artikuj të ndryshëm me mendime e meditime për art-in në mjaft organe shtypi të ven-dit apo të huaja. Odhise Paskali është poeti visual më brilant i shekullit të XX dhe jo vetëm për Shqipërinë. Punët e tij janë prezente në sheshet e qyteteve më kryesore të Shqipërisë duke

kapërcyer çdo barrierë të kohës. Eltjon Valle ka lindur më 1984 në

Kuçovë. Jeton dhe punon në Milano. Ka kryer studimet në Accademia delle Belle Arti di Brera në Milano. Prej kohësh punon për projektin specifik “The Marinz”. Punët e tij janë prezan-tuar në: The National Gallery of Arts Tirana, The National Gallery of Arts Prishtina, Taller Siete Medellin, Casa Tres Patios Medellin, Divuz Unit Lon-don, La Generale en Manufacture Sèvres Paris, Dolomiti Contempora-neo DC NEXT Agordino, Museo D’Arte Contemporanea Villa Croce Genoa, The 15th International Onufri Prize Tirana, Micro Museum New York, Na-tional Center for Contemporary Art Moscow, Public Art Trieste, The 5th International Mulliqi Prize Prishtina, MiArt Milano, M-i-a-m-i Bogotà dhe Albanian Pavilion The 54th Interna-tional Art Exhibition La Biennale di Venezia.

Njëzet e tre boceta për ndërtimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova janë dorëzuar në komunën e Prishtinës në konkursin që kjo e fundit e ka lënë të hapur deri të hënën e 21 janarit. Shtatorja e presidentit historik do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, në qendër të kryeqytetit, punimet për rregullimin e të cilit janë duke vazhduar ende. Përmes një komunikate për shtyp, të lësh-uar nga komuna e Prishtinës, është bërë me dije se afati për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e cila do të ven-doset në sheshin e Pavarësisë, ka përfunduar. “Ofertat e tyre së bashku me bocetin, ashtu siç ka qenë e paraparë në konkurs, i kanë dorëzuar 23 ofertues”, thuhet në komuni-katë, teksa tregohet për hapat që tash do të ndërmarrë ky institucion. “Pas përfundimit të kësaj faze komuna e Prisht-inës do të formojë një komision me njerëz kompetentë, detyra e të cilëve do të jetë të përzgjedhë bocetin më të

mirë”, thuhet në komunikatë. Mbyllja e afatit për ndërtimin e shtatores së presidentit Rugova është bërë pikërisht në ditën kur janë bërë 7 vjet nga vdekja e tij. Komuna e Prisht-inës ka thënë se është vënë në kërkim të një shtatoreje, e cila do të shpërfaqë karakterin e Presidentit historik. “Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë kontribuesit e artit, krijuesit, skulptorët dhe artistët që me krijimet e tyre po kontribuojnë në përzgjedhjen e një shtatoreje, e cila do të reflektojë urtësinë, mençurinë dhe largpamësinë e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova”, thuhet në fund të komunikatës. Konkursi për skulpturën e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova është hapur më 30 nëntor të vitit të kaluar. Fillimisht komuna e Prishtinës u kishte lënë afat artistëve që punët e tyre t’i kryenin deri më 26 janar të këtij viti, por e kishte shtyrë atë. Edhe pun-imet për sheshin “Ibrahim Rugova” nuk kanë përfunduar brenda afatit të paraparë.

për shtatoren e ibrahim rugovës 23 artistë në garë

tani dhe pastaj, nga Gjon Mili tek artistët e sotëm “modernë”

Page 22: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

22 E mërkurë 23 janar 2013 •

«speCiale

salman Rushdie, objektivi modernizim

ata që u lëshuan në Kullat Binjake donin të shkatërronin jetën e sotme për ta zëvendësuar me një tjetër model, që mund ta quajmë talibanizimi. Modernizimi është armiku

i tyre, i kuptuar si i tillë, jo vetëm Amerika, por qiejgërvishtësit, aeroplanët, demokracia, liria seksuale, kartat e kreditit.

Pra, ç’ndodh nëse një shkrimtar indian me kulturë an-gleze, por me rrënjë familjare myslimane shkruan një ro-man për Nju-Jorkun që mban titullin “Tërbimi” dhe që del pikërisht më datën 11 shtator 2001? E nëse romani bën fjalë për një intelektual indian që jep mësim në Britaninë e Madhe dhe braktis familjen për të jetuar në Mollën e Mad-he, ku bie në dashuri me një modele të mrekullueshme? E nëse ky shkrimtar për më tepër të jetë Salman Rushdie? Ndodh një ngatërresë e vërtetë letrare. Sepse shumica sheh pasqyrimin e ndodhive personale të Rushdies dhe ia nisin muhabetit për “romanin e parë amerikan” të autorit, njëherë e një kohë i mallkuar e astaj i falur, për “Vargjet satanike”, sikur Rushdie të paskësh ndërruar jetë. Por ja tek vijnë ter-roristët, rrënohen Kullat dhe “Tërbimi” i sapobotuar shndër-rohet në një dokument historik, me atë Nju-Jork frenetik e të shpërfytyruar, të pasur e të zhvoshkur, shënjestër e gjithë zilive të të gjithë popujve të botës.

- mund të jetë dhe “romani i parë amerikan” juaji, por gjithsesi është një roman që vetëm një europian mund ta shkruante. a jeni i një mendjeje?

rushdie - Po, sigurisht. Maniera, ndjeshmëria është e gjitha evropiane. Ose më mirë, europiane nën petka të rreme. Nga ana tjetër, është gjithë ajo traditë e romaneve evropiane si ky, këtu kam parasysh Musil, Roth si dhe Kaf-kën. Po kështu, Nju-Jorku është edhe një qytet që ndikohet shumë nga kultura evropiane, me grupe etnike evropiane të shpërhapur kudo. Vetë mënyra e Nju-Jorkut nuk është amerikane, po në të njëjtën mënyrë që arrin të jetë edhe një qytet i Botës së Tretë.

- për “tërbimin” dhe tabanin e mundshëm letrar ju keni cituar pikërisht dhe Balzakun. e vërtetë?

rushdie - Po, mendojeni pak mirë. I keni parasysh ato romanet franceze në të cilët autori fillon duke folur për Parisin, pastaj për njëfarë lagjeje, pastaj për një rruginë të veçantë, më tutje për një pallat, dhe që në këtë pallat për njëfarë apartamenti ku jeton ky personazhi… Një mënyrë për t’i dhënë lexuesit gjithçka që shërben para se të fillojë ngjarja. Ja pra, kështu arsyetova dhe unë nga pak.

afeksioni juaj për nju-Jorkun, që na shfaqet përpara në çdo faqe të librit, ndoshta ka po të njëjtën origjinë të asaj të nelas, protagonistes së mrekullueshme. e cila, shkruani ju, “kishte rënë në dashuri me nju-Jorkun, si të gjithë ata që kanë nevojë për një shtëpi larg shtëpisë...

rushdie - Kam pasur shumë shtëpi në shumë qytete për të provuar ndjesi të tilla. Përveç kësaj, që kur jam larguar nga India, Nju-Jorku është vendi që më ngjan më shumë se askund me Bombein, qytetin tim. Të paktën fizikisht. Zona e qendrës e Bombeit ndodhet mbi një gadishull që ngjan fort me Manhatanin. Pastaj ka dhe qytete kozmopolite, që shtri-hen vetëm në tokë për t’u shndërruar në megalopole, kanë një dasi të madhe mes të varfërve dhe të pasurve, tregojnë një finesë e trashësi të ngjizur pandashëm, janë tepër të kritikuara nga vetë vendet respektove. Pastaj, nga qytetet mua më pëlqen pikërisht ajo që të tjerëve ua shpif apo i bën ta urrejnë: zhurma, konfuzioni, përzierja e racave. Gjithmonë kam menduar se fshati është bërë vetëm për lopët.

- “tërbimi” para dhe pas 11 shtatorit 2001. si thoni?rushdie - Them se për sa paradoksale e mizore mund

të duket tmerri i atentateve e ka ndihmuar librin. Para se të ndodhte tragjedia, kam bërë nja pesë a gjashtë lexime publike në Nju-Jork dhe në qytete të tjera të SHBA-ve, dhe njerëzit reagonin ashtu si duhej: qeshnin sa më mirë

të mundnin, kur nuk mund të qeshë me diçka a dikë, por qeshë sepse identifikohet në diçka. Pastaj, me atentatet, kjo u bë e pamundur. Por ka një tjetër aspekt: para 11 shta-torit, shumë njerëz përqendroheshin në anët autobiografike a pseudobiografike të romanit, thuajse duke e shndërruar atë në gosip. Sikur të na qenkësh ndonjë risi që shkrimtarët përdorkan dhe vetë jetën e tyre për të shkruar, sikur të na duhet akoma të shpjegojmë se Stiven Dedalus nuk është Xhojsi, Marseli nuk është Prusti dhe Jozef K. nuk është Kaf-ka. Ngjarjet e Nju-Jorkut dhe Uashingtonit i bënë të gjithë t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë dhe lexuesit filluan të përqendrohen mbi anët thelbësore të librit, mbi vizionet e jetës që ai kërkon të shprehë.

- a është e mundur sot që të shkruhet një roman i tillë si “tërbimi”?

rushdie - Jo, dhe kjo për një arsye të thjeshtë: Nju-Jorku nuk është i njëjti qytet. Por ama jam mjaft krenar që e kam shkruar në atë kohë, sepse me të arrita të kap një çast të papërsëritshëm, shkrepa fotografinë e atij Nju-Jorku që nuk jetonte akoma me ndjenjën e katastrofës.

- Ju thatë se sulmi i terroristëve nuk ishte drejtu-ar kundër amerikës, por kundër mënyrës së jetesës perëndimore. a është kështu?

rushdie - Kështu është. Ata që u lëshuan në Kullat, donin të shkatërronin jetën e sotme për ta zëvendësuar me një tjetër model, që mund ta quajmë talibanizimi. Moderni-zimi është armiku i tyre, i kuptuar si i tillë, jo vetëm Amerika, por qiejgërvishtësit, aeroplanët, demokracia, liria seksuale, kartat e kreditit. Dhe për ta bërë këtë terroristëve iu desh të ripërkufizonin veprimin e tyre, aq më tepër që islami dhe Kurani janë tepër të rreptë me vetëvrasjet, e riquajtën vep-rimin e tyre “xhihad”, domethënë diçka që u krye në emër të Zotit, pra që përmban në vetvete dinjitet.

Marrë nga “Fjala Review”

Profil

Page 23: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

23• E mërkurë 23 janar 2013

»Sport

s t a f f

kryeredaktorBrahim Shima

zv/kryeredaktor: armand maho

mariglen mulla

politika: oli Xhilaga ekonomia: Brikena derviShaj sociale: ervin koçi rrethet: Blerina Spaho kronika: mariglen mulla kultura: Blerina goce design&layout: daniel prifti, gëzim duzha

marketing: eligerta dyrmiShi

cel: 067 20 62 200

adreSa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e diBrëS), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Edgar Çani në Evropën që vlen. Sulmuesi i kombëtares kuqezi është zyrtarisht një futbollist i Katanias. Klubi siçil-jan bëri të ditur në faqen e tij zyrtare të internetit firmosjen e një kontrate deri në qershorin e vitit 2016 me 23 vjeçarin nga Tirana. Çani që muajin e kaluar zgjidhi në mënyrë të njëanshme kontratën që e lidhte me klubin e Polonia Varshavës ku përje-tonte prej kohësh një situatë të vështirë pas problemeve me sh-lyerjen e detyrimeve financiare nga ana e klubit polak dhe di-vergjencave të mëdha me drej-tuesit e tij i duhet të presë për t’u federuar me skuadrën e tij të re lejen e transfertës ndërkom-bëtare që do t’i jepet nga FIFA brenda 20 deri në 30 ditësh. I rritur në Itali Çani ka luajtur më parë përtej adriatikut para

mishel platini: Futbolli në rrezik nga bastet!

Zyrtarisht, futbolli është në rrezik nga fiksimi i ndeshjeve për llogari të kompanive të basteve. Kjo mbase dihej prej kohësh, por kur pranohet nga zyrtari më i lartë i UEFA-s, pres-identi Mishel Platini, gjërat marrin një tjetër pamje. Mishel Platini mendon se rreziku më i madh i sportit të futbollit vjen nga manipulimi i ndeshjeve dhe bastet ilegale. Ndonëse racizmi dhe dhuna në stadiume është një fenomen që është shfaqur në masë gjatë kohëve të fundit, presidenti i UEFA-s mendon se fundi i pasigurisë së rezultateve do të vriste sportin. “Racizmi dhe dhuna nuk ndikojnë vetëm futbollin, por edhe publikun. Në anën tjetër, në jemi të shqetësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga manipulimi i ndeshjeve”, tha ai për “RTL”. “Për mua, ky është një turp i madh. Nëse ne nesër shkojmë për të parë një ndeshje duke e ditur si do të përfundojë, kjo do të thotë se futbolli ka vdekur”,- u shpreh presidenti i UEFA-s. “Largimi i Boateng nga fusha, i drejtë”

Platini, në kundërshtim nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater, mendon se Kevin Prins Boateng ka vepruar mirë duke u lar-guar nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj sharjeve rac-iste. “Ishte fantastike, mua më pëlqeu shumë. Unë edhe i tel-efonova Milanit për t’i përgëzuar për këtë veprim”, tha Platini.Botërori 2022, në dimër e jo në verë

Platini në fund theksoi se objektivi i tij i radhës ishte të bindte drejtuesit e futbollit botëror që të votonin për zhvil-limin e Botërorit 2022 në Katar gjatë dimrit. “Në vitin 2010, në Afrikën e Jugut, temperatura ishte 5 gradë celsius që në orën 5 të pasdites. Ai aktivitet ishte një festë e madhe, por unë nuk është se pashë shumë nga ajo për shkak të kushteve atmosferike. Duhet të luajmë Botërorin në periudhën më të mirë të mundshme të vitit dhe koha më e përshtatshme në Katar është dimri”,- tha Platini.

Bufon, përjetë me JuventusinBufon-Juventus deri në vitin 2015. Portieri i kombëtares

italiane dhe i kampionëve të Italisë ka gjetur gjuhë të për-bashkët me Juventusin për të vazhduar bashkëpunimin e gjatë dy viteve të ardhshme. Palët u ulën në bisedime dhe ashtu siç ishte parashikuar, nuk gjetën asnjë pengesë. Kontra-ta e re do të firmoset të mërkurën në orën 15:00. Presidenti Andrea Anjeli dhe administratori i deleguar Bepe Marota do të flasin në konferencën për shtyp edhe për termat e kontratës së re që parashikon reduktimin e pagës në dy vitet e ardhshëm. Bufon është konsiderohet si një legjendë tek Juventusi. Ai e ka veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër” që prej vitit 2001 dhe nga atëherë numëron 344 ndeshje me Juventusin. Bufon e nisi karrierën në skuadrën e Kana-letos në vitin 1984, duke e vazhduar më pas karrierën me Parmën që shërbeu si një trampolinë për transferimin te “Zonja e Vjetër”, ku ka fituar 3 kampionate, 4 Superkupa te Italisë. Bufon është një portier i realizuar nga të gjitha pikë-pamjet, por ai nuk ka realizuar një ëndërr, e cila është të fitojë Ligën e Kampioneve. Ndoshta kjo ëndërr mund të bëhet realitet ndoshta që këtë vit, ose në dy sezonet e ardhshëm.

kaka-milan, nuk ka mbaruar ende

Ka ende shanse dhe shpresa që Rikardo Kaka të rikthe-het tek Milani, aty ku tifozët e presin me admirim. Ndonëse administratori i deleguar Adriano Galiani ka shuar ëndrrën e tifozëve, duke theksuar se Reali nuk do të lejojë Kakan të rikthehet, ka ende mundësi. Milani do të nisë edhe njëherë kontaktet me drejtuesit e Realit, pasi me Kakan është ar-ritur një marrëveshje paraprake. Braziliani ka pranuar të reduktojë rrogën në 50%, nga 10 milionë euro në 6 milionë deri në fund të sezonit dhe duke filluar nga sezoni i ardh-shëm në 4 milionë euro. Në takimin e së shtunës Galiani i ka ofruar Perezit një huazim prej 30 muajsh, deri në fund të kontratës së tij me Realin, duke i paguar rrogën. Kjo ofertë nuk është pranuar nga numri një i Realit, sepse e vret opinioni publik. Kaka është blerja e tretë më e sh-trenjta tek Reali, pasi për të ka paguar 63 milionë euro tre sezone me parë dhe nuk mund ta lërë të lirë falas. Në orët në vijim Milani pritet t’i bëjë një ofertë madrile-nëve, e cila sigurisht do të jetë modeste në krahasim me atë që Reali i ka paguar kuqezinjve. Nëse ajo që do të jetë në nivelet e kërkuara nga drejtuesit madrilen, Kaka mund të luajë me Milanin duke filluar që nga kjo javë.

Gazetat në Angli janë gjithnjë e më të bind-ura se në sezonin e ardhshëm Zhoze Murinjo do të kthehet të drejtojë Çelsin në kampionatin anglez. Tekniku portugez i Realit të Madridit vazhdon të jetë kandidati numër një për stolin e bluve të Londrës. Marrëdhëniet mjaft të mira mes tij dhe presidentit Abramoviç mund të jenë

një faktor shtytës. Siç bëjnë të ditur gazetat angleze “Daily Star” dhe “Daily Express” gjatë kësaj kohe Zhoze Murinjo ka shkëmbyer shpesh mesazhe jo vetëm me presidentin Abramoviç, por edhe pjesëtarë të tjerë të klubit të Çelsit, shenja këto që mund të çojnë drejt një rikthimi të portugezit në stolin e Çelsit.

Firma e Pep Guardiolës me Bajernin e Mynihut vazh-don të bëjë jehonë në

Gjermani dhe jo vetëm. Tashmë që transferimi i tij në Mynih është punë e mbaruar, disku-timet më shumta po prekin merkaton që do të zhvillojë trajneri spanjoll kur të marrë detyrën në 1 korrik. Në fakt trajneri i bavarezëve e ka bërë gati një listë me blerjet, por gjithçka mund të rrokulliset nëse do të arrihet ai që mund të quhet objektivi më i pamun-dur, mesfushori argjentinas Lionel Mesi. Duket një shaka, me apo pa kripë, por nuk men-dojnë kështu në Mynih. Kjo ni-sur dhe nga buxheti i frikshëm i Bajernit për merkaton e verës. Siç është bërë e ditur ditë më parë trajneri Guardiola do të ketë në dispozicion plot 278 milionë euro për të shpenzuar në merkato, një shifër gati e pamendueshme për ndonjë klub tjetër. Së dyti, Lionel Mesi është dëshira më e madhe e ish-trajnerit të Barcelonës.

Në pamje të parë gjithçka duket e mundur për Bajernin, duke qenë se buxheti ia mundë-son një operacion të tillë, për të arritur te Lionel Mesi. Lajmi për një interesim të mundshëm të Bajernit për Lionel Mesin e kanë bërë të ditur gazetat gjermane dhe portalet sportive online.

Për të arritur deri tek Mesi do të jetë shumë e vështirë për Bajernin, ndoshta e pamundur, megjithatë bavarezët duket se kanë ndër mend ta provojnë së paku. Madje Bajerni pritet të ketë dhe një mbështetje të jashtëzakonshme në këtë sipër-marrje për transferimin e Mesit në Mynih. Sipas shtypit span-joll, që nga ana e vet i referohet atij gjerman, në tentativën e tij për të arritur tek Mesi, Bajerni do të ketë dhe mbështetjen e plotë të kompanisë së pro-dhimit të autoveturave “Audi” dhe markën e prodhimit të pa-jisjeve sportive “Adidas”. Këta

edgar çani kthehet në Serinë A

eksperiencës së tij lindore me një sërë skuadrash, Peskarën, Palermon, Askolin, Padovën, Pi-açencën dhe Modenën. Mediat italiane e përshkruajnë zgjed-hjen e Katanias për t’u përfor-cuar me sulmuesin që është 1.m e 92 centimetra i gjatë dhe veçanërisht i fortë në luftën në ajër si një alternativë ideale te

skuadra siçiljane për argjentin-asin Bergesio. Në fakt Futbollisti që mund të krenohet gjatë kar-rierës së tij me 9 prezenca dhe 3 gola të shënuar në kombëtaren shqiptare do të gjejë në ekipin e tij të ri një numër të madh argjentinasish . Në ndeshjen e së dielës së kaluar në kam-pionat trajneri Alberto Maran

hodhi në fushë një formacion të përbërë nga plot 9 argjen-tinas dhe vetëm dy italianë. Në hopin e tij cilësor të kar-rierës Çani jo vetëm kalon në një kampionat ndër më pres-tigjiozët në Europë si seria A, por gjen një skuadër në shëndet të plotë me Katanian që është e qetë për sa i për-ket sigurimit të mbijetesës pasi renditet në vendin e tetë me 32 pikë të grumbul-luara, vetëm një më pak se Roma, pozicionim që i lejon të synojë pjesëmarrjen në zo-nën që garanton Europën për pjesën e mbetur të sezonit. Te Katania, Çani do të jetë më pranë shokëve të tij të kombëtares, Lorik Cana, Er-jon Bogdani, e Samir Ujkani.

Bajerni gati të bëjë çmenduri për

lioNel meSiNAdidasi dhe Audi janë gati të ndihmojnë gjigantët bavarezë me një shumë të çmendur për t’i rrëmbyer Barcelonës yllin

argjentinas. Klauzola e mesfushorin shkon 250 milionë euro

Murinjo mesazhe sekrete me Abramoviçin

dy gjigantë i kanë garantuar mbështetje të plotë drejtuesve të Bajernit në këtë nismë. Kosto financiare e këtij operacioni të mundshëm pritet të arrijë vlera marramendëse, që i kalojnë

të 200 milionë eurot. Sipas përllogaritjeve, mendohet se klauzola që ka Mesi për t’u lar-guar nga Barcelona është 250 milionë euro, që duke parë buxhetin e Bajernit duket i

arritshëm. Nëse Bajerni do të arrinte të konkretizonte edhe një goditje të tillë, pa dys-him që kjo do të vlerësohej si transferimi më i bujshëm në historinë e futbollit botëror.

Page 24: legalizimet, mandatet, vrasja Skura

24 E mërkurë 23 janar 2013 •

« reklamë