lead albania - program për përvojë dhe zhvillim lidershipi nga aadf

14
LEAD ALBANIA 5/16/2013 Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi Një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Upload: admir123

Post on 08-Aug-2015

458 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

LEAD ALBANIA

5/16/2013

Program për Përvojë

dhe Zhvillim Lidershipi

Një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

PËRMBAJTJA

5/16/2013

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania

B. Komponentët e Programit LEAD Albania

C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës

D. Pyetje të tjera

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë

profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë

përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së

Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes

personale në lidershipin e shoqërisë sonë nëpëmjet

një përvoje njëvjeçare që e vendos përfituesin në

një pozicion shumë të lartë në institucione

shtetërore.

Qëllimi i Programit

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

Koncepti i Programit “LEAD Albania” është bazuar në

një nga programet më prestigjioze në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës për lidershipin dhe

administratën publike: Programi i Shtëpisë së Bardhë

për Lidershipin (angl.: White House Fellows Program).

Për rreth 50 vjet, Programi në Shtetet e Bashkuara ka

shërbyer për identifikimin dhe promovimin e liderëve

të së ardhmes, midis të cilëve edhe Kolin Pauell (Colin

Powel) dhe Uesli Klark (Wesley Clark).

Rreth sfondit të programit

PËRMBAJTJA

5/16/2013

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania

B. Komponentët e Programit LEAD Albania

C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës

D. Pyetje të tjera

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

• Angazhimi në punë

• Komponenti i trajnimit

Komponentët e Programit

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

Individët e përzgjedhur do të punësohen për një vit si

këshilltarë ose ndihmës të zyrtarëve të lartë të

Kryeministrisë, të Ministrive të ndryshme, Institucionit

të Presidentit, Bankës së Shqipërisë dhe Bashkisë së

Tiranës. Programi është:

• angazhim njëvjeçar,

• në institucione shtetërore në Tiranë,

• me kohë të plotë dhe

• mbulon shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet

përkatëse, sipas kategorisë së pagave të institucionit ku

vendosen.

Angazhimi në punë

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

• Elementi i dytë i Programit është komponenti i

trajnimit. Do të ketë një sërë seminaresh në tema

si politikat publike, vendimmarrje, politika e

jashtme, politika të sigurisë, lidership, kompetenca

sociale etj. Nëpërmjet komponentit të trajnimit do

të rriten mundësitë e pjesëmarrësve në Program

për të njohur udhëheqës nga sektori publik dhe

privat.

Komponenti i trajnimit

PËRMBAJTJA

5/16/2013

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD Albania

B. Komponentët e Programit LEAD Albania

C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës

D. Pyetje të tjera

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

Aplikimi kryhet online.

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 30

qershor 2013, ora 17.00.

Për më shumë ju lutemi të vizitoni

www.aadf.org/lead

Aplikimi

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

Nisni procesin e aplikimit sa më shpejt që të jetë e mundur!

• Përgatitja e një aplikimi të qartë, të plotë dhe konkurrues vlerësohet

të zgjasë të paktën 25 orë.

Letra rekomandimi nga individë të ndryshëm

• Këshillohet që një rekomandim të jetë nga një individ, i cili mund të

flasë për kompetencat dhe arritjet tuaja profesionale në fushën tuaj,

dhe të paktën një rekomandim nga dikush që njeh veprimtaritë

tuaja në komunitet dhe ato qytetare. Rekomandimi i fundit duhet të

jetë nga eprori juaj aktual. Një rekomandim nga një epror i

mëparshëm është gjithashtu i pranueshëm.

Esetë

• Shkruani ese koncize dhe specifike në lidhje me temën!

• Shembull : Nëse shkruani një memorandum për kreun e

institucionit të preferuar, duhet të bëni një propozim konkret për

një politikë të caktuar për institucionin në fjalë.

Si të përgatitni një aplikim konkurrues?

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

Aplikimi

Aplikimet kryhen online dhe afati i fundit i dorëzimit është data

30 qershor 2013.

Intervistat e fazës së parë - Korrik

Intervistat e fazës së parë do të kryhen nga një panel i

Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Intervistat nga Komisioni Përzgjedhës - Korrik

Kandidatët e përzgjedhur nga faza e parë do të

intervistohen nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës.

Intervistat me institucionin pritës - Shtator

Finalistët e përzgjedhur nga Komisioni u rekomandohen

institucioneve pritëse, drejtuesit e të cilave zhvillojnë

intervista me ta dhe bëjnë përzgjedhjen finale.

Kalendari

PËRMBAJTJA

5/16/2013

A. Qëllimi dhe sfondi i Programit LEAD

Albania

B. Komponentët e Programit LEAD Albania

C. Aplikimi dhe procesi përzgjedhës

D. Pyetje të tjera

PROGRAMI LEAD ALBANIA

5/16/2013

Për të mësuar më shumë rreth Programit

apo mënyrës së aplikimit, ju lutemi të vizitoni

www.aadf.org/lead

Pyetje të tjera

Faleminderit!