web viewstandardet për siguri, të caktuara nga iec kanë kufizuar fuqinë...

43
Sistemet Transmetuese 1. Ndikimi i shërbimeve telekomunikuese në zhvillimin e një vendi? Ndikimi i shërbimeve telekomunikuese në zhvillimin e një vendi është aq i rëndësishëm sa që densiteti apo shtrirje e rrjetit të telekomunikues shpesh shërben si parametër për vlerësimin e shkallës së zhvillimit teknik dhe ekonomik të një vendi. Në vendet në zhvillim, densiteti i telefonisë fikse (teledendsia) është rreth 10 lidhje telefonike në 1000 banorë, ndërsa në ata të zhvilluara ka 500 deri 600 lidhje fikse telefonike në 1000 banorë. 2. Jepni disa shembuj të shërbimeve që varen nga telekomunikimet? Shembuj të shërbimeve që varen nga telekomunikimet: Transferimet bankare, sportelet bankare të automatizuar, teleblerjet, pagesat me kartela kredie, rezervimet e biletave (në aviacion), rezervimet e dhomave (në hotileri), teletregëtia, veprimtaria e organeve qeveritare siç është aplikimi i taksave, etj. 3. Çka mundësojnë standardet? Standardet mundësojnë konkurrencën dhe nxisin prodhimtarinë me shumicë dhe ekonomitë e shkallës në prodhimtari dhe në inxhinieri, në ç’rast çmimi njësi zvogëlohet me rritjen e shkallës së prodhimit. Standardet mundësojnë ndërlidhjen e sistemeve nga prodhues të ndryshëm dhe pavarësinë e shfrytëzuesve dhe operatorëve të rrjetit dhe përmirësojnë disponueshmërinë ose gatishmërinë e sistemeve. 4. Cilët janë shembuj nga standardizimi ndërkombtar? Numeracioni ndërkombëtar telefonik dhe kodi shtetëror Pajisjet ndërmjetësuese ose interfejsat e abonentit telefonik Kodimi PCM dhe struktura e shpejtësisë së kuadrit primar Sistemet e radios dhe televizionit Frekuencat që përdoren për komunikime satelitore dhe radiokomunikime tjera Konektorët dhe sinjalet për PC, printer dhe për lidhjet me modem Rrjetet LAN Sistemet e telefonisë celulare. 5. Cilët janë palët e interesuara që marrin pjesë në standardizim dhe pse e mbështesin atë? Palët e interesuara: Operatorët e rrjeteve, që mbështesin standardizimin për të: rrit kompatibilitetin e sistemeve telekomunikuese; qenë në gjendje të sigurojnë shërbime në shtrirje sa më të gjerë rajonale, madje edhe ndërkombëtare; qenë gjendje të blejnë pajisje nga prodhues të ndryshëm. Prodhuesit e pajisjeve, marrin pjesë në standardizim për të:

Upload: tranbao

Post on 30-Jan-2018

254 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Sistemet Transmetuese1. Ndikimi i shërbimeve telekomunikuese në zhvillimin e një vendi?

Ndikimi i shërbimeve telekomunikuese në zhvillimin e një vendi është aq i rëndësishëm sa që densiteti apo shtrirje e rrjetit të telekomunikues shpesh shërben si parametër për vlerësimin e shkallës së zhvillimit teknik dhe ekonomik të një vendi. Në vendet në zhvillim, densiteti i telefonisë fikse (teledendsia) është rreth 10 lidhje telefonike në 1000 banorë, ndërsa në ata të zhvilluara ka 500 deri 600 lidhje fikse telefonike në 1000 banorë.

2. Jepni disa shembuj të shërbimeve që varen nga telekomunikimet?Shembuj të shërbimeve që varen nga telekomunikimet: Transferimet bankare, sportelet bankare të automatizuar, teleblerjet, pagesat me kartela kredie, rezervimet e biletave (në aviacion), rezervimet e dhomave (në hotileri), teletregëtia, veprimtaria e organeve qeveritare siç është aplikimi i taksave, etj.

3. Çka mundësojnë standardet?Standardet mundësojnë konkurrencën dhe nxisin prodhimtarinë me shumicë dhe ekonomitë e shkallës në prodhimtari dhe në inxhinieri, në ç’rast çmimi njësi zvogëlohet me rritjen e shkallës së prodhimit.Standardet mundësojnë ndërlidhjen e sistemeve nga prodhues të ndryshëm dhe pavarësinë e shfrytëzuesve dhe operatorëve të rrjetit dhe përmirësojnë disponueshmërinë ose gatishmërinë e sistemeve.

4. Cilët janë shembuj nga standardizimi ndërkombtar? Numeracioni ndërkombëtar telefonik dhe kodi shtetëror Pajisjet ndërmjetësuese ose interfejsat e abonentit telefonik Kodimi PCM dhe struktura e shpejtësisë së kuadrit primar Sistemet e radios dhe televizionit Frekuencat që përdoren për komunikime satelitore dhe radiokomunikime tjera Konektorët dhe sinjalet për PC, printer dhe për lidhjet me modem Rrjetet LAN Sistemet e telefonisë celulare.

5. Cilët janë palët e interesuara që marrin pjesë në standardizim dhe pse e mbështesin atë?Palët e interesuara: Operatorët e rrjeteve, që mbështesin standardizimin për të:

rrit kompatibilitetin e sistemeve telekomunikuese; qenë në gjendje të sigurojnë shërbime në shtrirje sa më të gjerë rajonale, madje edhe ndërkombëtare; qenë gjendje të blejnë pajisje nga prodhues të ndryshëm.

Prodhuesit e pajisjeve, marrin pjesë në standardizim për të: marrë informacione, sa më parë që është e mundshme, mbi standardet e ardhshme për aktivitetet e tyre të

zhvillimit; mbështet standardet që bazohen në teknologjinë e tyre; parandaluar standardizimin nëse në këtë mënyrë hapet tregjet e tyre.

Shfrytëzuesit e shërbimeve, marrin pjesë në standardizim për të: mbështet zhvillimin e shërbimeve të standardizuara ndërkombëtare; pas qasje tek prodhues alternativ të sistemeve (rrjete të më tepër prodhuesve, siç është Interneti); rrit kompatibilitetin e rrjeteve të tyre të ardhshme të sistemeve.

Page 2: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

6. Cilat zhvillime në bizneset telekomunikuese kanë kushtëzuar shkrirjen e prodhuesve të varur nga tregu i brendshëm i vendit dhe paraqitjen e prodhuesve të vegjël të paisjeve speciale?Procesi i derregullit të bizneseve telekomunikuese ka zvogëluar në masë të madhe tarifat për thirrje në largësi dhe për thirrje në lidhjet mobile.Zvogëlimi i tillë ka nxitur më tutje rritjen e kërkesave për shërbime, dhe kjo është reflektuar në zvogëlimin rapid të çmimeve të pajisjeve terminale, siç është rasti i telefonave celular. Zhvillimet e tilla nga njëra anë kanë kushtëzuar shkrirjen e prodhuesve të varur nga një treg i brendshëm i vendit dhe paraqitjen e prodhuesve të vegjël për prodhimin e pajisjeve speciale, për të cilat nuk janë të interesuar prodhuesit e mëdhenj.

7. Cili është qëllimi kryesor i rrjetit telekomunikues dhe qka quajmë abonentë?Qëllimi kryesor i rrjetit telekomunikues është transmetimi i informacionit në forma të ndryshme nga një shfrytëzues te shfrytëzuesi tjetër, të cilët në rastin e rrjetit të telefonisë publike quhen abonentë.

8. Cilat janë tri teknika të nevojshme për komunikim nëpërmjet të rrjeteve?9. Çka është transmetimi?

Transmetimi është proces i bartjes së informacionit ndërmjet pikave fundore të sistemit apo të rrjetit, duke shfrytëzuar katër mediume themelore: Kabllot metalik, Kabllot me fibra optikë, Radiovalët, Optika e hapësirës së lire.

10. Çka është komutimi?Komutimi zgjedh dhe drejton sinjalet komunikuese të një përdoruesi ose një grup përdoruesish.

11. Çka është sinjalizimi?Sinjalizimi është mekanizëm që u mundëson pajisjeve të rrjetit vendosjen, mbajtjen dhe ndërprerjen e komunikimeve në një rrjet.Sinjalizimi realizohet me anë të sinjaleve ose të mesazheve të veçanta që nga njëra anë i sinjalizojnë anës tjetër atë veprim që kërkohet nga lidhja e tillë.

12. Cilët janë shembuj të sinjalizimit në linjën e abonentit?Gjendje aktive (Off-hook condition): Centrali pranon mesazhin se abonenti ka ngritur receptorin dhe i dërgon abonentit tonin se mund të fillojë zgjedhjen.Zgjedhja e numrit (Dial): Abonenti zgjedh shifrat të cilat pranohen nga centrali. Gjendje pasive (On-hook condition): Centrali pranon mesazhin se ka përfunduar, ndërpritet lidhja dhe përfundon faturimi.

13. Funksionimi i telefonit konvencional?Telefoni i zakonshëm shtëpiak furnizohet me energji elektrike, të nevojshme për funksionimin e tij, nga centrali lokal nëpërmjet të dy përçuesve metalik që formojnë linjën e abonentit.Linja e tillë e abonentit, e cila gjithashtu bart sinjalin e të folurit, është çiftore e përdredhur (tëisted pair) dhe quhet lidhje locale shih fig.Mënyra e tillë e furnizimit nga centrali, e bënë shërbimin bazë telefonik të pavarur nga rrjeti lokal i furnizimit me energji.Centralet lokale kanë bateri me kapacitet të madh që, në rast të ndërprerjes së rrymës elektrike nga rrjeti, sigurojnë furnizim për disa orë të centralit dhe aparatit telefonik.

Page 3: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

14. Çka është mikrofoni?Me ngritjen e receptorit të telefonit, mbyllet ndërprerësi dhe fillon rrjedhja e rrymës në linjën e abonentit nëpër mikrofonin e lidhur në linjën e tillë, i cili bënë shndërrimin e energjisë akustike në atë elektrike.Fillimisht si mikrofona telefonik janë shfrytëzuar të ashtuquajturit mikrofona të karbonit, të cilët kanë membranë me kuti të vogël e cila mbanë kokrrat e karbonit dhe që funksionon si rezistor i ndryshueshëm i furnizuar nga bateria e tensionit të vendosur në central.Kur valët e zërit shtypin kokrrat e karbonit me presion të mjaftueshëm, rezistenca e qarkut zvogëlohet dhe rryma fillon të rritet.Presioni i ndryshueshëm i ajrit krijon rrymë të ndryshueshme alternative në linjën e abonentit dhe rryma e tillë është bartëse e informacionit të zërit.

15. Çka është kufja apo dëgjojësja?Rryma alternative e krijuar nga mikrofoni, në anën e kundërt të lidhjes, shndërrohet përsëri në zë.Kufja ka membranën me një copë të magnetit permanent brenda një bobine, e cila furnizohet me rrymë alternative të krijuar nga mikrofoni në anën tjetër të lidhjes.Rryma shkakton fushë të ndryshueshme magnetike që lëvizë membranën, e cila prodhon valë të zërit, afërsisht të njëjta me zërin origjinal në anën e transmetimit.

16. Përshkruani rrjedhjen e procesit të vendosjes së një lidhje në telefoninë fikse?Çdo aparat telefonik ka një ndërpres që tregon gjendjen pasive ose aktive, kështu që kur receptori ngrihet, ndërprerësi mbyllet, dhe fillon rrjedhja e rrymës (~ 50 mA), e cila detektohet nga releu (relay) që i jep informacionin njësisë për kontroll në central.Njësia për kontroll është një kompjuter efikas dhe me siguri të lartë të funksionimit e cila aktivizon qarqet për sinjalizim, për të pranuar shifrat e zgjedhura nga abonenti A, i cili inicion thirrjen drejtë abonentit B. Njësia për kontroll në centralin telefonik kontrollon tabelën e komutimit, që lidh qarkun e të folurit drejtë abonentit të zgjedhur B.Kur thirrja i drejtohet abonentit B, centrali telefonik furnizon qarkun e abonentit me tension të ziles (ringing voltage), në ç’rast aktivizohet zilja e abonentit të telefonit B.Tensioni i ziles ndërpritet me vendosjen e gjendjes aktive në qarkun e abonentit B, në ç'rast mbyllet qarku i të folurit midis dy pikave (A dhe B), dhe biseda mund të fillojë.

17. Sa është tensioni i ziles dhe frekuenca e telefonit?Tensioni alternativ i ziles është shpesh rreth 70 V, me frekuencë 25 Hz, që është i mjaftueshëm të aktivizojë zilen e çfarëdo telefoni.

Page 4: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

18. Tregoni figurativisht(përmes shigjetave) dhe përshkruani fazat e sinjalizimit në linjën e abonentit?Në fig. janë treguar fazat e sinjalizimit në linjën e abonentit. Kur centrali detekton gjendjen aktive të një linje të

abonentit, nëpërmjet të tonit të zgjedhjes (dial tone) që e dëgjojmë kur ngrisim receptorin, na informon se është i gatshëm të pranojë shifrat.

Pas zgjedhjes, centrali na informon nëse vendosja e lidhjes së qarkut është e suksesshme, duke na dërguar tonin e ziles (ringing tone), kur telefoni në anën tjetër bie.

Kur abonenti B përgjigjet, centrali shkyç sinjalin e ziles (ringing signal) dhe tonin e ziles, dhe mbyllë qarkun e bisedës (conversation).

Në fund të bisedës, detektohet gjendja pasive nga centrali, dhe qarku i të folurit hapet.

19. Çka quajmë zgjedhje rotative ose impulsive?Aparati telefonik ka një ndërprerës që është i hapur, në rastin e gjendjes pasive, dhe i mbyllur, në ate aktive. Në këtë mënyrë i sinjalizohet centralit telefonik se kur do të iniciohet një thirrje dhe kur duhet përgatitur për pranimin e shifrave të zgjedhura.Metoda e tillë e kyçjes dhe e shkyçjes së linjës lokale shfrytëzohet gjithashtu edhe për transmetimin e shifrave të zgjedhura (shih fig.), dhe principi i tillë quhet zgjedhje rotative ose impulsive.

20. Cilat janë të metat themelore të zgjedhjes rotative?Të metat themelore të kësaj metode janë se është e ngadalshme dhe e shtrenjtë dhe nuk mbështet shërbime shtesë siç është ai i përcjelljes së thirrjes (call forwarding).

21. Kur duhet të zgjidhet një shifër te zgjedhja rotative?Kur duhet të zgjidhet një shifër, disku zgjedhës (dialing plate), nëpërmjet të vrimave për gisht, sillet deri në fund në kahun e akrepave të orës, për t’u lëshuar pastaj të kthehet në pozitën fillestare.Gjatë kthimit në pozitën fillestare, çelësi ndërpret linjën periodikisht, dhe numri i periodave të këtilla paraqet shifrën e zgjedhur. Për shembull, shifra 1, ka një periodë, 2, ka dy perioda, dhe 0, ka 10 perioda ose cikla.Mekanika mundëson shpejtësi përafërsisht konstante të kthimit, dhe çdo periodë është afërsisht 100 ms e gjatë, me ndërprerje prej 60 ms (shih fig.).

22. Principi i sinjalizimit multifrekuent me ton dual(DTMF) dhe përparsit e tijë?Telefonat bashkëkohor zakonisht kanë 12 butona për shtypje që shërbejnë për zgjedhje, secili prej të cilëve gjeneron një ton me dy frekuenca (butonat A, B, C dhe D nga fig. nuk përfshihen në aparatin e rëndomtë telefonik). Njëra prej frekuencave është nga brezi i epërm i frekuencave, ndërsa tjetra nga brezi i poshtëm .Të gjitha frekuencat janë brenda brezit të frekuencave të zërit (300–3,400 Hz), kështu që mund të transmetohen nëpërmjet të rrjetit ndërmjet dy pikave fundore me rastin e vendosjes së lidhjes për komunikim.Principi i tillë i sinjalizimit njihet si sinjalizim multifrekuent me ton dual(DTMF).

Page 5: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

23. Cilat janë përparsit e zgjedhjes tonale?Përparësitë e zgjedhjes tonale: Është më e shpejtë dhe zgjedhja e të gjitha shifrave zgjat njësoj. Shkakton gabime më të vogla të zgjedhjes. Është i mundshëm i ashtuquajturi sinjalizim ndërmjet pikave fundore (end-to-end signaling) përkatësisht ndërmjet

centralit fillestar dhe atij përfundimtar të lidhjes. Janë në dispozicion butonat plotësues për aktivizimin e shërbimeve shtesë (*, #, A, B, C, D).

24. Çka është linja lokale dhe qarqet dytelëshe dhe katërtelëshe?Linja abonentit, e cila bart sinjalin e të folurit, është çiftore e përdredhur dhe quhet lidhje lokale.Çdo përdorim i kanaleve telefonike realizohet me dy shtigje njëdrejtimëshe, njëri për transmetim dhe tjetri për pranim.Linja lokale, e cila lidh aparatin telefonik me centralin lokal është një qark dytelësh, që bart sinjalet në të dy drejtimet .Lidhjet e hershme telefonike në rrjet kanë qenë qarqe dytelëshe. Pasi që lidhjet e gjata dobësojnë sinjalin e të folurit, në linjën e tillë janë të nevojshëm përforcues përkatësisht rigjenerues.Në qarqet dytelëshe, amplifikimi ose rigjenerimi i sinjalit mund të shkaktojë oscilime ose aktivizim të ziles, nëse sinjali në dalje të një amplifikatori ose rigjeneratori kthehet nëpërmjet të qarkut të mbyllur në qarkun hyrës të drejtimit tjetër të transmetimit.Principi i funksionimit të qarqeve elektronike në rrjet është njëdrejtimësh, dhe brenda rrjetit përdoren nga dy përcjellës për secilin drejtim ose lidhja katërtelëshe.Lidhja katërtelëshe është shumë më lehtë të mirëmbahet në krahasim me lidhjet dytelëshe, sepse drejtimet e transmetimit janë të pavarura nga njëri- tjetri, duke shmangur kështu oscilimin e mundshëm.Për të lidh një lidhje lokale 2W në rrjetin 4W, nevojitet një qark i ashtuquajtur hibrid 2W/4W.

25. Çfarë kanë qenë lidhjet e hershme telefonike në rrjet?Lidhjet e hershme telefonike në rrjet kanë qenë qarqe dytelëshe. Pasi që lidhjet e gjata dobësojnë sinjalin e të folurit, në linjën e tillë janë të nevojshëm përforcues përkatësisht rigjenerues.

26. Çfarë është principi i funksionimit të qarqeve elektronike në rrjet?Principi i funksionimit të qarqeve elektronike në rrjet është njëdrejtimësh, dhe brenda rrjetit përdoren nga dy përcjellës për secilin drejtim ose lidhja katërtelëshe.

27. A kanë vonesë lidhjet satelitore si dhe rrjetet digjitale në ato fikse?Lidhjet satelitore kanë vonesë të gjatë të përhapjes për shkak të distancave të mëdha të përhapjes.Gjithashtu të folurit nga rrjetet digjitale celulare në rrjetet fikse telefonike i nënshtrohet vonesës së gjatë për shkak të kodimit të të folurit (A/D dhe D/A shndërrimi).Vonesat nga shtigjet e tilla qarkore të lidhjeve të këtilla janë më të gjata se 50 deri 100 ms, duke shkaktuar kështu dukurinë e jehonës ndërhyrëse.

28. Cilat funksione i realizon hibridi 2W/4W? Ndan sinjalet e transmetimit dhe ato të pranimit. Ia përshtat impedancën e lidhjes lokale 2W qarkut të rrjetit. Siguron dobësim për sinjalet që arrijnë nga shtegu për pranim, duke i parandaluar që të hyjnë në shtegun e

transmetimit, në ç’rast do të shkaktonin dukurinë e jehonës. 29. Kush përdoret në interfejsin e ISDN-së?

Në interfejsin e ISDN-së me shpejtësi themelore (basic rate access - BRA) përdoret transmetim dydrejtimësh i të dhënave prej 160-Kbps në qarkun 2W.

Page 6: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

30. Të tregohet figurativisht me një shembull formati dhe struktura e hirearkisë së numrave telefonik dhe të emërtohen fushta përkatëse të numrave të këtillë?

31. Ku përdoret prefiksi ndërkombtar?Prefiksi ndërkombëtar ose numri për akses ndërkombëtar përdoret për thirrje ndërkombëtare me të cilin i bëhet me dije rrjetit që lidhja do të rrugëzohet nëpërmjet të një centrali telefonik të një shteti tjetër.Prefiksi ndërkombëtar mund të dallohen prej shteti në shtet, edhe pse ai gradualisht po harmonizohet, dhe me përjashtime të vogla. p.sh. për të gjitha vendet e Evropës shfrytëzohet prefiksi 00.

32. Çka është prefiksi shtetror?Kodi i shtetit ka një deri në katër numra që përcaktojnë kodin e abonentit B, dhe nuk është i nevojshëm për thirrje brenda shtetit, sepse qëllimi i tij është që të bëjë identifikimin e abonentit unik në botë. Një numër telefonik që përfshin kodin e shtetit quhet numër ndërkombëtar, dhe ai ka gjatësinë maksimale prej 12 shifrash.

33. Çka përcakton kodi rajonal?Kodi rajonal (trunk code) përcakton zonën se ku do të drejtohet thirrja brenda shtetit.Shifra e parë është identifikimi për thirrje në largësi, ndërsa shifrat tjera identifikojnë rajonin.Shifra e parë nuk është e nevojshme në rastin e thirrjes ndërkombëtare, sepse thirrja e tillë drejtohet gjithmonë nga niveli i rrjetit të destinuar për thirrje në largësi .

34. Çka formojnë kodi rajonal dhe numri i abonentit?Kodi rajonal dhe numri i abonentit së bashku formojnë një identifikim unik për abonentin në nivel shtetëror, i cili paraqet numrin shtetëror me gjatësi maksimale prej 10 shifrash.

35. Çka është numri i abonentit?Numri i abonentit në një rrjet fiks telefonik është identifikim unik i abonentit brenda një rajoni gjeografik, kështu që për t’u lidhur me një abonent, zgjidhet i njëjti numër prej cilës do pike të rajonit.Për shkak të hierarkisë së numeracionit, pjesa apo nënfusha e numrit telefonik të një abonenti mund të jetë e njëjtë me numrin e një abonenti nga një rajon tjetër.

36. Numri i operatorit dhe problemet me rastin e vendosjes në konkurencën reale në ofrimin e shërbimeve fikse telekomunikuese? Me liberalizimin e shërbimeve telekomunikuese, ka filluar hyrja e operatorëve të rinj në treg, kështu që në këtë rast përveç numrit, abonenti duhet të zgjedhë shifra shtesë për zgjedhjen e operatorit përkatës të rrjetit.Autoritetet shtetërore telekomunikuese përcaktojnë numrat në shfrytëzim të operatorëve dhe tarifat e thirrjeve që zgjidhen pa një numër të operatorit. Vendosja e konkurrencës reale në ofrimin e shërbimeve fikse telekomunikuese ka qenë e suksesshme në shumë vende të botës. Por, në këtë situatë paraqitet si problem nevoja për të zgjedhë prefiksin e operatorit në të gjitha nivelet.Si problem tjetër janë tarifat e ulëta për shërbime fikse telefonike, të cilat i bëjnë abonentët të pa interesuar që të harxhojnë kohë për të zgjedhur operatorin. Për shfrytëzuesit biznesor, për të cilët kontrollimi i kostos së telekomunikimeve është i rëndësishëm, konkurrenca sigurisht do të zvogëlojë kostot e këtilla.

Page 7: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

37. Çka siguron rrjeti për akses lokal?Rrjeti për akses lokal siguron lidhjen ndërmjet telefonit të abonentit dhe të centralit lokal.Abonentët e telefonit të zakonshëm dhe të rrjetit ISDN, si linjë të abonentit shfrytëzojnë çiftoren, ndërsa për shfrytëzuesit biznesor mund të kërkohen kapacitet më i madh, i realizuar me fibër optik ose me lidhje mikrovalore.

38. Çka quajmë koncentratorë njësi të larguara të abonentit ose multiplekser të abonentit?Për shfrytëzim sa më efektiv të kabllove ekzistues, kur nevojitet të rritet kapaciteti i rrjetit kabllor për lidhjen e abonentëve, më ekonomike mund të jetë instalimi i të ashtuquajturve koncentratorë, njësi të larguara të abonentit ose multiplekserë të abonentit.

39. Çka mund të lidhin multiplekserët e abonentit?Multiplekserët e abonentit mund të lidhin çdo abonent vetëm në një pjesë të brezit frekuencor , ose në një interval kohor, përkatësisht në një kanal brenda kuadrit PCM.

40. Çka lidhin centralet rajonale?Centralet rajonale i lidhin shtigjet transmetuese me kapacitetit të madh, zakonisht sisteme linjore optike me kapacitet deri në 10 Gbps.Lidhjet ndërmjet centraleve lokale dhe atyre rajonale zakonisht nuk janë të mbrojtura nga defektet, sepse defekti i tillë ka pasoja për një numër të vogël të abonentëve.

41. Çka është rrjeti ndërkombtar?Çdo shtet ka së paku një qendër komutuese ndërkombëtare, te e cila janë të lidhura centralet rajonale.Nëpërmjet të këtij niveli më të lartë hierarkik të komutimit, thirrjet ndërkombëtare janë të lidhur nga një shtet në shtetin tjetër, dhe çdo abonent ka mundësi aksesi te secili abonent gjithandej nëpër botë.Sistemet optike me kapacitet të madh lidhin centralet ndërkombëtare ose qendrat komutuese të rrjeteve nacionale.Kabllot detare, radiosistemet mikrovalore dhe satelitore lidhin rrjetet kontinentale për të formuar rrjetin telekomunikues mbarëbotëror.

42. Çka janë sistemet detare?Sistemet detare janë shtigjet kryesore për thirrjet telefonike ndërkontinentale dhe të komunikimit me Internet, ndërsa sistemet satelitore janë nga ndonjë herë sisteme rezervë në rast të kongjestionit (congestion) të trafikut.

43. Në sa mënyra mund t’i kategorizojmë rrjetet telekomunikuese?Nëse kemi parasysh shfrytëzuesit e rrjetit dhe disponueshmërinë e shërbimeve, ekzistojnë dy kategori të gjera: rrjetet publike dhe rrjetet private ose të dedikuara.

44. Çka janë rrjetet publike?Rrjetet publike janë në pronësi të operatorëve të rrjetit telekomunikues dhe menaxhohen prej tyre.Për të siguruar shërbime telekomunikuese, operatorët e këtillë kanë licencë, dhe kjo zakonisht është veprimtari themelore e tyre.Çdo shfrytëzues mund të lidhet në rrjetin publik telekomunikues nëse ka pajisjen përkatëse të standardizuar dhe marrëveshjen me operatorin e rrjetit.

45. Çka është rrjeti telefonik?Rrjeti telefonik publik me komutim kanalesh (public switched telephone network - PSTN) është rrjeti kryesor në shfrytëzim publik.Kur dëshirojmë të bëjmë dallimin e shërbimit të zakonshëm të telefonisë fikse nga shërbimet tjera që aktualisht sigurohen nga rrjetet telekomunikuese, shërbimit të këtillë ngandonjëherë i referohemi si shërbim konvencional i telefonisë fikse (Plain old telephone service - POTS).

46. Çka sigurojnë sisemet e telefonisë mobile?Sistemet e telefonisë mobile ose celulare sigurojnë radiokomunikime nëpërmjet të pjesës së rrjetit për akses lokal.Ato janë rrjete për akses rajonal ose shtetëror, dhe për lidhje në largësi ose lidhje ndërmjet qytetesh si dhe për lidhje ndërkombëtare, lidhen në rrjetin PSTN ose në ndonjë central tjetër të kompanisë së telefonisë celulare.

Page 8: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

47. Çka mundson rrjeti telegrafik?Ky rrjet mundëson lidhjen e teleprinterëve me anë të centraleve të dedikimit të veçantë.Shpejtësia e transmetimit në rrjetin e këtillë është shumë e vogël (50 ose 75 bps), që e bënë atë mjaftë fleksibil.

48. Çka janë rrjetet për dërgimin e mesazheve njëdrejtimshe?Rrjetet për mesazhe njëdrejtimëshe janë rrjete njëdrejtimëshe, ndërsa marrësit e mesazheve njëdrejtimëshe ose pejxherët janë sisteme të komunikimit pa tel me kosto të ulët dhe me peshë të vogël, që shërbejnë për kontaktimin e shfrytëzuesëve pa përdorimin e zërit.Ato thjeshtë vetëm sinjalizojnë me sinjalin për prani “bip”.

49. Çka nënkuptoni me sistemin e pejxhingut?Rrjetet për mesazhe njëdrejtimëshe janë rrjete njëdrejtimëshe, ndërsa marrësit e mesazheve njëdrejtimëshe ose pejxherët janë sisteme të komunikimit pa tel me kosto të ulët dhe me peshë të vogël, që shërbejnë për kontaktimin e shfrytëzuesëve pa përdorimin e zërit.Ato thjeshtë vetëm sinjalizojnë me sinjalin për prani “bip. Pejxherët e sofistikuar mund të pranojnë sasi të madhe të tekstit dhe të shfaqin mesazhe të emailit në ekran.

50. Çka sigurojnë rrjetet publike të të dhënave?Rrjetet publike të të dhënave sigurojnë lidhje të huazuara nga pika në pikë me lidhje me komutim qarqesh ose me komutim paketash.Rrjetet e tilla janë ndërtuar për të siguruar shërbimin e transmetimit të të dhënave komerciale, dhe sigurojnë sistemin e pagesës ashtu që fatura e shfrytëzuesit mund të bazohet në sasinë e të dhënave të transferuara.

51. Çka është interneti?Interneti është rrjet botëror me komutim paketash i zhvilluar nga rrjeti ARPANET (Advanced Research Projects Agency Network), i cili është realizuar nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së në vitin 1969.Interneti nuk e siguron funksionin e tarifimit, dhe faturimi për shfrytëzues zakonisht bazohet në shpejtësinë e siguruar për akses dhe në taksën mujore fikse.

52. Përkufizoni ISDN-në?Rrjeti aktual telefonik gradualisht është zhvilluar në rrjet ISDN, ku të gjitha informacionet (zëri, video dhe të dhënat) ndërmjet dy pikave të fundit, transmetohen në formë digjitale nëpërmjet të një linje, që quhet linjë digjitale.Me disa ndërhyrje harduerike dhe softuerike, centralet telefonike bashkëkohore kanë mundësi të sigurojnë shërbime për ISDN-në.ISDN-ja siguron një lidhje të sigurt 64/128-Kbps midis dy pikave, e cila ka kapacitet më të madh se sa lidhja e abonentëve me modem të brezit të zërit nëpër një linjë telefonike të zakonshme analoge. Shfrytëzuesit mund të lidhin deri në tetë pajisje terminale në terminalin e rrjetit, dy prej të cilave mund të shfrytëzohen në të njëjtën kohë.Përparësia e ISDN-së ndaj shërbimit analog telefonik është shpejtësia më e madhe e të dhënave dhe mundësia e dy lidhjeve në të njëjtën kohë.Teknologjia ISDN ka qenë në dispozicion për një kohë, por përdorimi i saj ka qenë i vogël për shkak të kostos së lartë në të kaluarën.

53. Çka janë rrjetet e radios dhe të televizionit?Rrjetet e radios dhe të televizionit janë zakonisht rrjete njëdrejtimëshe për komunikime masovike dhe operatorët e këtyre rrjeteve tradicionalisht nuk kanë ofruar shërbime telekomunikuese dydrejtimëshe të komutuara.Për të siguruar shërbime interaktive, rrjetet televizive kabllore duhet të modernizohen me teknologji që u mundëson abonentëve jo vetëm të pranojnë sinjale televizive dhe të radios, por edhe të transmetojnë të dhëna nëpër rrjet.

Page 9: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

54. Çka janë rrjetet private ose të dedikuara?Rrjetet private janë planifikuar dhe ndërtuar për nevojat e organizatave të caktuara, që zakonisht janë pronarë dhe i mirëmbajnë rrjetet e tilla.Shërbimet e siguruara janë një kombinim mirë i dizajnuar i zërit, të dhënave dhe p.sh. të informacioneve të kontrollit të veçantë.

55. Çka janë rrjetet komunikuese të të dhënave?Rrjetet komunikuese të të dhënave janë rrjete të dedikuara, të cilat janë posaçërisht të planifikuara për transmetimin e të dhënave ndërmjet shërbimeve të një organizate ose kompanie.Rrjetet e tilla përfshinë rrjetet LAN me kompjuterë qendrorë që furnizojnë me informacione zyrat e degëve të një organizate.Bankat, zinxhirët e hoteleve të një pronari dhe agjencitë e udhëtarëve kanë rrjete të veçanta të të dhënave për përditësimin dhe shpërndarjen e informacioneve mbi kreditë dhe rezervimet.

56. Çka siguron rrjeti privat virtual(VPN)?Rrjeti i tillë privat virtual (virtual private network - VPN) siguron shërbim të ngjashëm me atë të rrjetit privat të zakonshëm, por sistemet në rrjet janë në pronësi të operatorit të rrjetit publik. VPN siguron një rrjet të dedikuar për shfrytëzuesit nëpërmjet të pajisjeve të rrjetit publik.

57. Si mund të realizohet Intraneti?Intraneti fizikisht mund të realizohet me më shumë LAN-e në vende të ndryshme, dhe për lidhjen e këtyre LAN-eve vendoset një rrjet privat virtual për të siguruar transmetimin e të dhënave ndërmjet vendeve me anë të Internetit si rrjet publik.

58. Çka shfrytëzon Ekstraneti?Një rrjet tjetër, që ndërlidhet me një intranet, është ekstraneti si lidhje ndërmjet shfrytëzuesve të zgjedhur të Internetit dhe një intraneti.Shfrytëzues të këtillë të jashtëm të një intraneti privat mund të jenë, p.sh. furnizuesit me material ose konsumatorët.Sikurse intraneti, ekstraneti shfrytëzon teknologjinë e Internetit, dhe për shkaqe sigurie përdoren barriera ose ndërhyrje tjera me porta sigurie për identifikim të shfrytëzuesit dhe të shifrimit të të dhënave.

59. Ndërlidhja e numrit fizikë dhe numrit të shërbimit të rrjetit intelegjent(IN)?Te rrjetet IN numri fizik dhe numri i shërbimit mund të ndryshojë, pra nuk kanë lidhje të përhershme, sepse p.sh., shërbimi i emergjencës mund të jetë në dispozicion gjatë ditës në më tepër vende, ndërsa gjatë natës vetëm në një lokacion të rajonit të caktuar.

60. Çka është rrjeti intelegjent(IN)?Rrjeti inteligjent (IN) është një rrjet telefonik i zakonshëm digjital me disa mundësi shtesë, si p.sh. rrugëzime fleksibile të thirrjeve dhe njoftime me zë.

61. Të krahasohet ADSL dhe shërbimet me komutim qarqesh në pikëpamje të kostos dhe të performancave?Shërbimet me komutim qarqesh janë të shtrenjta sepse kostoja bazohet në kohëzgjatjen e thirrjes, kështu që këto shërbime nuk sigurojnë performanca aq të larta.ADSL siguron shpejtësi deri në disa Mbps, me taksë mujore fikse, duke lidhur kanale të shumëfishta DSL në rrjetin kryesor të Internetit.

62. Çka përfshijnë funksionet e eksploatimit?Funksionet e eksploatimit përfshijnë funksionet e menaxhimit të abonentit, dhe i mundësojnë operatorit të rrjetit që, p.sh. të mbledh të dhënat për pagesën si dhe të shtyjë dhe të ndërpresë abonimet. Eksploatimi gjithashtu përfshin monitorimin e trafikut dhe kontrollin e rrjetit në mënyrë që rreziku i mbingarkimit të minimizohet.

Page 10: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

63. Çka përfshin mirëmbajtja në kuadër të menaxhimit të rrjetit?Mirëmbajtja përfshin monitorimin e rrjetit dhe ndërmarrjen e masave për evitimin e defektit me rastin e paraqitjes së tij.Kur është paraqitur një defekt, stafi i operatorit ka filluar me kërkimin e defektit me qëllim të lokalizimit të tij. Kjo ka qenë detyrë mjaftë e vështirë pasi që është bërë manualisht ndërsa atë defekt mund ta lajmërojnë më tepër sisteme, edhe pse defekti i vërtetë mund të jetë në vetëm njërin prej tyre ose krejtësisht diku tjetër.Mirëmbajtja, ngjashëm me funksionet tjera të menaxhimit, gjithnjë e më tepër është kompjuterizuar, duke lehtësuar dhe shpejtuar gjetjen e defektit me anë të sistemit të centralizuar të menaxhimit, i cili siguron informacione grafike mbi gjendjen e rrjetit.

64. Në sa pjesë kryesore mund të ndahen rrjetet e ndërmarjes?Rrjetet e kompanive janë rrjete private që përfshinë LAN-et e lidhura me linja që sigurohen nga operatori publik i rrjeteve telekomunikuese.Rrjetet e tilla të ndërmarrjes në pikëpamje të përgjegjësisë së menaxhimit të rrjetit mund të ndahen në dy pjesë kryesore: rrjetet lokale në lokacionet e ndërmarrjeve, ndërsa pjesa tjetër përfshin ndërlidhjen ndërmjet lokacioneve dhe është implementuar në një rrjet publik që siguron ndërlidhjet me sistemin e menaxhimit të rrjetit.

65. Cilat janë detyrat kryesore të menaxherit të rrjetit të një kompanie?Detyrat kryesore të menaxherit të rrjetit të kompanisë janë: Menaxhimi i ndryshimeve të rrjetit (azhurnimet harduerike); Lokalizimi dhe riparimi i keqfunksionimit; Azhurnimi ose aktualizimi softuerik dhe menaxhimi me versione të programit (version control); Aspektet e sigurisë së rrjetit.

66. Çka është SNMP?Shumica e elementeve të rrjetit LAN sigurojnë funksione të menaxhimit të rrjetit nëpërmjet të një interfejsi të standardizuar për menaxhim. Ky standard i hapur ose publik (open standard) njihet si protokoll i thjeshtë i menaxhimit të rrjetit (Simple Network Management Protocol - SNMP).

67. Pse është i rëndësishëm optimizimi i rrjetit?Operatori i rrjetit publik menaxhon rrjetin publik për të qenë në gjendje të sigurojë shërbime të sigurta për abonentin. Për të shmangur investimet e tepërta si dhe për të bërë riparime të shpejta në rast të defektit, është i rëndësishëm optimizimi i rrjetit.

68. Çka është TMN-ja?TMN-ja është rrjet që ndërlidhet në disa pika me rrjetin telekomunikues, me qëllim të marrjes së informacioneve nga rrjeti dhe të dërgimit të informacioneve drejt rrjetit, për të kontrolluar operacionet në rrjet.

69. Çka quajmë rrjet për transmetimin e të dhënave(DCN)?Rrjeti i transferimit të të dhënave të menaxhimit quhet rrjet për transmetim të të dhënave (DCN).

70. Çka përfshin standardizimi i tërsishëm i TMN-së? Arkitekturën fizike të TMN-së Protokollet e Funksionet e menaxhimit Modelin e informacionit

Page 11: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

71. Tregoni në një fig. elementet që i përfshin arkitektura fizike e TMN-së dhe rolin e tyre?Arkitektura fizike e TMN-së sipas fig. përfshin këto elemente:Sistemin operativ (OS) për menaxhimin e centralizuar të rrjetit,Rrjetin për transmetimin e të dhënave (DCN) për menaxhimin e transferimit të të dhënave,Pajisjet ndërmjetësuese (MD) për përshtatje sipas standardit përkatës të ndërlidhjeve të menaxhimit (që janë në pronësi të biznesit ose të individit) me interfejsat Q3. Q3 ndërlidh drejtpërdrejt OS-n dhe elementet e rrjetit (NE), ndërsa interfejsi Qx bart informacione ndërmjet MD-së dhe NE-së që ai (pra Qx) mbështet,Funksionet e menaxhimit që janë të integruara në NE-të e rrjetit telekomunikues.

72. Cilat janë fushat e menaxhimit për të cilat kujdeset TMN-ka dhe si quhen?Fushat e menaxhimit për të cilat kujdeset TMN-ja quhen funksione FCAPS (Fault, Configuration, Accounting, Performance, Security), dhe janë dhënë në vazhdim. Menaxhimi i defekteve Menaxhimi i konfiguracionit Menaxhimi kontabël Menaxhimi i performancave Menaxhimi i sigurisë .

73. Specifikimi i modelit të informacionit me anë të pemës informative të menaxhimit (MIT) dhe rëndësia e tijë?Modeli i informacionit specifikohet me anë të pemës informative të menaxhimit (MIT) ose bazës së të dhënave të menaxhimit (MIB) që përkufizon të gjitha objektet që menaxhohen në një sistem, e që paraqet të gjitha resurset ku sistemi i menaxhimit mund të ketë qasje.Çdo objekt që menaxhohet ka një identifikim unik që konsiston me një sekuencë emrash (ose numrash të plotë), duke filluar nga rrënja (root) dhe duke vazhduar me më shumë opsione në çdo nivel (level) tjetër, shih fig.

74. Cili është problemi i operatorëve të TMN-së?Problemi i operatorëve është si të zvogëlojnë faturën e investimeve, duke qenë të sigurt që shfrytëzuesit e tyre vazhdojnë të mbeten edhe më tutje të kënaqur.

75. Çfarë mund të jenë informacionet që transmetohen nëpërmjet rrjeteve?

Page 12: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Informacionet që transmetohen nëpërmjet të rrjeteve mund të jenë:Të folurit, Figurë e lëvizshme, Faqe e shkruar ose figurë fikse, Teksti, Muzika,Të gjitha llojet e informacioneve kompjuterike siç janë skedarët e programeve.

76. Çfarë drejtime kanë marrë teknologjit e rrjetave?Teknologjitë e rrjeteve kanë marrë dy drejtime kryesore të zhvillimit: njëri për shërbimet e të folurit dhe tjetri për shërbimet e të dhënave.

77. Pse janë ndërtuar rrjetet telefonike dhe rrjetet ISDN?Rrjetet telefonike dhe rrjetet ISDN janë ndërtuar për komunikime zanore me shpejtësi konstante të transmetimit, që janë të përshtatshme për transmetimin e të folurit.

78. Pse janë ndërtuar rrjetet e të dhënave?Rrjetet e të dhënave, siç janë LAN-i dhe Interneti, janë ndërtuar për transmetimin e të dhënave në vrulle.

79. Pse sistemet e dizajnuara për transmetimin e zërit ose të videos nuk e shfrytzojnë teknikën e ritransmetimit?Zhurma dhe pengesat tjera në rrjet mund të shkaktojnë gabime në transmetimin e të dhënave. Nëse paraqiten gabime të tilla një sasi e të dhënave mund të humbet.Sistemet e dizajnuar për transmetimin e zërit ose të videos nuk i shfrytëzojnë teknikat e ritransmetimin, sepse vonesa kohore për shkak të ritransmetimit shkakton madje më tepër pengesa për njeriun si shfrytëzues i fundit në krahasim me humbjen e disa të dhënave.

80. Si janë transmetuar informacionet e zërit dhe të videos?Informacionet e zërit dhe të videos tradicionalisht janë transmetuar si mostra në intervale të rregullta kohore. Rikonstruktimi i figurës dhe i zërit kërkon që të gjitha vlerat e mostrave të pranohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të kenë vonesë të njëjtë.

81. Cilat janë elementet e një sistemi transmetues komunikues?Elementet kryesore të një sistemi komunikues janë treguar në fig. Shndërruesit, si mikrofoni ose kamera TV, që shërbejnë për shndërrimin e sinjalit origjinal në sinjal elektrik, nuk janë paraqitur në fig. Me vija të ndërprera janë treguar gjithashtu edhe pengesat e padëshirueshme, si shtrembërimet, interferenca elektromagnetike dhe zhurmat.Duket theksuar se komunikimi dydrejtimësh kërkon edhe një sistem tjetër për transmetim të njëkohshëm në drejtimin e kundërt.

82. Çka është transmetuesi?Transmetuesi e përpunon sinjalin në hyrje, ashtu që sinjali në dalje t’u përshtatet karakteristikave të kanalit transmetues. Përpunimi i sinjalit për transmetim shpesh përfshin kodimin dhe modulimin.

83. Çka kryhet në transmetues në rastin e transmetimit optik?Në rastin e transmetimit optik, në transmetues kryhet konversioni nga një format i sinjalit elektrik në sinjal optik.

84. Çka ështe kanali transmetues?

Page 13: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Kanali transmetues është një medium elektrik ndërmjet burimit dhe destinacionit i realizuar në formë të kabllos simetrike, kabllos koaksiale, trasesë së radiovalës ose të fibrës optike.Kanali i transmetimit shpesh përfshin më tepër kanale të multipleksuara telefonike ose të të dhënave në të njëjtën çiftore kabllore ose në të njëjtën fibër.

85. Çfarë funksioni ka marrësi dhe cilat janë funksionet e marrësit?Marrësi ka funksionin e përgatitjes së sinjalit në dalje të kanalit për t’ia dorëzuar atë shndërruesit në destinacion.Funksionet e marrësit përfshinë: Filtrimin, për të hequr zhurmat jashtë brezit lëshues; Amplifikimin, për të kompensuar dobësimin gjatë transmetimit; Barazimin për të kompensuar shtrembërimet për shkak të dobësimit të ndryshëm për komponentet me frekuenca të

ndryshme dhe Demodulimin e dekodimin, si operacione inverse të përpunimit të sinjalit kundruall përpunimit të realizuar në

transmetues. 86. Cilët faktorë ndikojnë në transmetimin e sinjalit?

Në transmetimin e sinjalit ndikojnë disa faktorë të padëshirueshëm.Dobësimi është i padëshirueshëm sepse zvogëlon fuqinë e sinjalit në marrës, dhe për kompensimin e tij në marrës, si u tha, përdoren amplifikatorët.Problem edhe më serioz janë shtrembërimet, interferenca dhe zhurmat, prej të cilëve zhurmat manifestohet me ndryshime të formës së sinjalit.

87. Çka është mediumi transmetues?Mediumi transmetues është lidhja fizike ndërmjet paisjeve të një sistemi telekomunikues nëpërmjet të cilit transmetohen sinjalet.

88. Sa llojet të mediumeve transmetuese dallojmë? Dallojmë dy lloje të mediumeve transmetuese: Mediume drejtuese Mediume jodrejtuese Te mediumet drejtuese valët elektromagnetike transmetohet nëpër medium transmetues nga materiali i fortë si: çiftorja e bakrit, kablloja koaksiale, fibra optike. Te mediumet jodrejtuese valët elektromagnetike përhapen nëpër ajër, vakum dhe ujë.

89. Krahasoni mediumet drejtuese(të trasuara) me ato jo drejtuese(të patrasuara) në pikëpamje të dobësimit?Te mediumet drejtuese dobësimi i sinjalit ndryshon sipas njw funksioni logaritmik dhe shprehet me numër konstant të dB në njësi të gjatësis.Te mediumet jo drejtuese dobësimi është funksion kompleks sepse përveq nga distance dhe frekuenca varet edhe nga kushtet atmosferike.

90. Në bazë të kujt bëhet zgjedhja e mediumit transmetues?Zgjedhja e mediumit transmetues bëhet në bazë të: kostos, shpejtësisë së transmetimit dhe asaj të përhapjes, interferencës, ndikimit të mjedisit, qëndrueshmërisë mekanike, llojit të lidhjës (pikë-pikë ose pikë-shumë pika, kushteve hapësinore për transmetim të fuqisë, sigurisë, distancës dhe mundësisë së zgjerimit si dhe tipit të transmetimit. Shpesh hapi i parë është zgjedhja ndërmjet mediumeve drejtuese dhe atyre jodrejtuese.

91. Për qka shfrytëzohen kabllot koaksiale?

Page 14: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Shfrytëzohet me qëllim të përmirësimit të performansave në frekuenca më të larta në krahasim me kabllot simetrike ose çiftoret.

92. Cilat janë përparsit e fibrave optike?Përparësitë e fibrave optik janë: Kapacitet i madh i transmetimit Kosto e ulët Imuniteti ndaj pengesave të jashtme Madhësi dhe peshë e vogël Rezerva të pakufizuara të materialit Dobësim i vogël

93. Cilat janë të metat e fibrave optike?Të metat e fibrave optikë janë: Instalimi dhe mirëmbajtja Rrezatimi i dritës nga një fibër i prishur mund të dëmtojë syrin Standardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, si dhe kanë

saktësuar nëse pajisja duhet të ketë mundësinë e shkyçjes së pajisjes për transmetim në rast të defektit në kabllo.94. Përshkruani strukturën konstruktive të fibrës optike, mënyrën e thyerjes së rrezës optike nëpër të?

Fibra optike është mediumi më bashkëkohor transmetues, i cili shfrytëzohet për transmetim në largësi .Një fibër optike ka pjesën qendrore, me diametër rreth 8 ose 60 μm, nga qelqi shumë i pastër, me indeks të thyerjes pak më ta madh se shtresa e jashtme e qelqit me të cilën është e veshur, e cila ka diametër prej 125 μm.Rrezja e dritës thyhet nga sipërfaqet ndërmjet këtyre materialeve duke u përhapur nëpër bërthamën e fibrës optike prej një pike në pikën tjetër fundore.

95. Në çka dallohen fibrat multimode dhe momomodë?Fibrat multimode kanë diametër mbështjellës/bërthamë prej 125/62.5 μm, fig. b, përdoren si mediume transmetimi në distanca të shkurtra, siç është rasti i LAN-it. Përdorin emetues me kosto të ulët të realizuar me diodë dritemetuese(LED) që punon në gjatësi valore prej 0.85 µm, dhe dobësimi i fibrës është i rendit 2 dB/km. Nëpër fibra multimode përhapen disa tipe të rrezeve. Dispsersioni modal është më i vogël te fibrat multimod.Ekzistojnë dy tipa të fibrave multimode: fibrat me indeks diskret dhe fibrat me indeks gradual.Fibrat monomode me diametër prej rreth 125/9.5 μm, përdoren në rrjete magjistrale dhe me shpejtësi të madhe të transmetimit. Te fibrat monomode përhapet vetëm një tip i rrezes dhenë krahasim me dy tipat e përmendur të fibrave multimode, dispersioni modal dukshëm është zvogëluar.

96. Pse fibrat monomode shfrytëzohen në rastin e komunikimeve në distance të mëdha në krahasim me fibrat multimode?

Page 15: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Për shkak se te fibrat monomode përdoren gjatësitë valore prej 1.3µm ose 1.55µm dhe dobësimi është i rendit 0.5dB/km ose madje edhe më i vogël.

97. Çka nënkuptoni me fibër me indeks shkallë dhe me indeks gradual?Te fibrat me indeks diskret(shkallë), impulsi në dalje është plotësisht i shtrembëruar, prandaj këto fibra përdoren shumë rrallë, dhe vetëm për distanca shumë të shkurtra sepse kanë dobësim të madh (mbi 3 dB/km).Te fibrat me indeks gradual dispsersioni modal është diçka më i vogël te fibrat me indeks gradual, dhe kjo i bënë të përshtatshëm për transmetimin e të dhënave me shpejtësi relativisht të vogël. Dobësimi relativisht i madh i tyre (rreth 2 dB/km) imponon përdorimin e tyre vetëm te sistemet për transmetim në distanca të shkurtra.

98. Cilat janë përparësit e fibrës optike monomode me indeks shkallë ndaj asaj multimode me indeks shkallë?Përparësia a fibrës optike monomode ndaj asaj multimode me indeks shkallë është se fibrat monomode ka dobësim më të vogël se sa ajo multimode e cila e shtrembëron plotësisht sinjalin në dalje dhe nuk është e përshtatshme për distance të mëdha.

99. Te cilat fibra përdoren gjatësit valore prej 1.3 ose 1.55 µm?Gjatësitë valore prej 1.3 ose 1.55 μm përdoren te fibrat monomode, kështu që dobësimi është i rendit prej 0.5 dB/km ose madje edhe më i vogël.

100. Ku përdoret drita infrakuqe?Drita infrakuqe përdoret për transmetimin e informacionin në hapësirë të lirë.Për shkak të gjatësive valore prej 0.7 – 30 µm, nuk i depërton muret dhe reflektohet nga sipërfaqet.

101. Çka ëshë teknologjia Bluethoot?Teknologjia Blututh është një standard për transmetim (pikë-pikë ose pikë-shumë pikë) të zërit dhe të dhënave në distancë të shkurtër. Bluetooth mund të përhapet nëpër objekte të ngurta, por jometalike.

102. Ku përdoret drita laserike? Drita laserike përdoret për vendosjen e lidhjeve njëdrejtimëshe laserike (free-space optics - FSO), ngjashëm sikurse lidhjet mikrovalore. Shumica e pajisjeve të lidhjeve FSO punojnë në 780nm − 900nm dhe 1500−1600nm, të rendit THz.

103. Cili është problemi i radiosistemeve që kufizon përdorimin e radiokomunikimeve dhe si tejkalohet ai?Radiosistemet kanë një problem që kufizon përdorimin e radiokomunikimeve, i cili ndërlidhet me pamjaftueshmërinë e brezave frekuencor.Brezat frekuencor që janë më të përshtatshëm për përdorim janë të stërmbushur kështu që për të tejkaluar këtë problem nevojiten zgjidhje të reja teknike.Ndër ta janë, p. sh. sistemet mobile celulare dhe rrjetet WLAN me zona të vogla të celulave që u mundësojnë sistemeve të tilla ripërdorimin e frekuencave në celulat tjera të të njëjtit rrjet, sistemet radiorele me tufë të ngushtë, teknika të sofistikuara të modulimit për lidhje radiorele dhe sistemet digjitale radiotransmetuese.

104. Në cilin brez shtrihet spektri i radiosinjalit AM dhe ai i valës së drejtëpërdrejt (LOS)?Spektri i radiosinjalit AM shtrihet në breznin prej 30kHz – 3MHz.Spektri i valës së drejtpërdrejtë shtrihet në breznin rreth 30MHz.

105. Çka paraqet gjatësia valore?Gjatësia valore tregon distancën e përhapjes gjatë një cikli ose periode të radiovalës. Ajo është e ndërlidhur me frekuencën dhe me shpejtësinë e dritës ose të valës elektromagnetike me shprehjen λ = c/f. Me λ është shënuar gjatësia valore në metra; me c shpejtësia e përhapjes së dritës ose radiovalës (përafërsisht 300,000 km/sek); dhe me f frekuenca në Hz = 1/sek.

Page 16: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

106. Të përkufizohen modet e përhapjes së radiovalëve dhe të tregohet cila është arsyeja e mos shfrytëzimit të frekuencave më të larta se frekuencat ekstra të larta – EHF?Radiovalët në breza të ndryshëm frekuencor përhapen në formë të: Valës tokësore: Radiovala përcjellë lakimin natyror të sipërfaqes së

tokës. Valës jonosferike: Radiovala e transmetuar reflektohet nga jonosfera

përsëri në sipërfaqen e tokës. Valës së drejtpërdrejtë: Radiovala përhapet përgjatë vijës së drejtë

nga transmetuesi në marrës.

Me rritjen e kërkesave për radiokomunikime janë shfrytëzuar frekuenca gjithnjë e më të larta. Por dobësimi i radiovalës rritet me rritjen e frekuencës, dhe në frekuenca skajshmërisht të larta, mbi 10 – 100 GHz, madje edhe kushtet atmosferike ndikojnë në dobësim. Kjo është arsyeja pse nuk shfrytëzohen frekuencat më të larta se ato të brezit të frekuencave ekstra të larta.

107. Çka quajmë përhapje në domenin e dukshmërisë optike?Shumica e radiosistemeve në shfrytëzim funksionojnë me sukses në frekuencat mbi 100 MHz, ku radiovalët përshkojnë një rrugë të drejtpërdrejtë nga antena transmetuese në atë marrëse, dhe forma e tillë e përhapjes quhet përhapje në domenin e dukshmërisë optike.

108. Cilët janë tre shkaktarët e dëmtimeve? Tre shkaktarët e dëmtimeve janë: dobësimi, shtrembërimet dhe zhurma.

109. Çka janë shtrembërimet?Shtrembërimet janë tipike për mediumet drejtuese dhe shkaktojnë ndryshimin e formës së sinjalit. Paraqiten te sinjalet e përbëra për shkak se çdo komponentë frekuencore ka shpejtësi të ndryshme të përhapjes nëpër medium.Ky problem është edhe më i theksuar te transmetimi digjital i sinjaleve, sepse disa komponente të sinjalit të njërit bit zgjerohen në pozitën e bitit tjetër fqinjë, duke shkaktuar në këtë mënyrë interferencë ndërmjet simboleve. Kjo dukuri mund të zvogëlohet duke përdorur teknikën e korrigjimit me anë të korrektorëve ose të barazuesve.

110. Çka janë zhurmat dhe sa lloje të zhurmave egzistojnë?Zhurmat janë sinjale të padëshiruara të rastit, të cilat gjatë transmetimit, u bashkëngjiten sinjaleve reale. Ekzistojnë katër lloje të zhurmave: zhurmat termike, diafonia, zhurmat jolineare dhe zhurmat impulsive.

111. Çka është zhurma termike?Zhurma termike është funksion i temperaturës dhe gjenerohet nga lëvizja e lirë e elektroneve në komponentet dhe pajisjet elektronike, kështu që nuk mund të eliminohet dhe si e tillë vendos kufirin e sipërm në performancat e sistemit.Njihet edhe si zhurmë e bardhë, sepse fuqia e zhurmës është e shpërndarë njëtrajtësisht përgjatë tërë spektrit frekuencor.

112. Çka është diafonia dhe cilat janë dy format e sajë?Ndërmjet rrugëve ose shtigjeve të sinjalit ekzistojnë çiftime të padëshirueshme kapacitive ose induktive, kështu që paraqitet diafonia për shkak të: çiftimeve elektrike ndërmjet çiftoreve të gërshetuara që ndodhen pranë, sinjaleve te kabllot paralele koaksiale, dhe të radiosinjaleve me frekuenca të zënë ose të mbledhur nga antena mikrovalore. Diafonia paraqitet në dy forma: diafonia në skajin e afërm dhe diafonia në skajin e larguar.Diafonia në skajin e afërm paraqitet në stacionet transmetuese kur sinjalet e fuqishme nëpërmjet të çiftimeve ndërhynë nga çiftoret e transmetimit në sinjalet e dobësuara që përhapen në kahun e kundërt në çiftoret e vendosura pranë. Diafonia në skajin e larguar paraqitet në hyrje të marrësit të larguar, si rezultat i sinjaleve që përhapen në kahun e njëjtë në çiftoret e vendosura pranë.

Page 17: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

113. Pse paraqitet dukuria e diafonisë te linjat optike?Diafonia në linjat optike është pasojë e diafonisë lineare ndërmjet kanaleve fqinje te sistemet e multipleksit valor, hapësirës së pamjaftueshme ndërmjet kanaleve, diafonisë jolineare që paraqitet për shkak të ndërveprimit valor si pasojë e jolineariteteve në fibër, dhe diafonisë intrakanalore të shkaktuar nga zgjerimi i impulseve.

114. Çka ështe zhurma jolineare?Zhurma jolineare është rezultat i sinjaleve të frekuencave të ndryshme që shfrytëzojnë të njëjtin medium transmetues, siç është rasti i multipleksimit.Zhurma jolineare mund të konsiderohet si lloj i veçantë i diafonisë, sepse sinjalet e dy sistemeve intermodulohen duke formuar një sinjal të ri, i cili shtrihet në brez frekuencor që ndryshon nga brezi i të dy sinjalet burimore, e që është i rezervuar për ndonjë sinjal tjetër. Prandaj, si e tillë, haset edhe me emërin zhurmë intermoduluese.

115. Çka quajmë produkte intermoduluese?Sinjalet e dy sistemeve intermodulohen duke formuar një sinjal të ri, i cili shtrihet në brez frekuencor që ndryshon nga brezi i të dy sinjalet burimore, e që është i rezervuar për ndonjë sinjal tjetër.Për shembull, sinjalet në frekuencat f1 dhe f2, mund të përzihen dhe të gjenerojnë sinjale të reja në frekuencat (f1 + f2), (f1 - f2), 2(f1 + f2) …etj. quhen produkte intermoduluese.

116. Pse zhurma impulsive ka më tepër efekt në sinjalin digjital se sa në atë analog. Jepni një shembull për këtë?Zhurma impulsive është zhurmë jokontinuale në formë të impulseve me fuqi relativisht të lartë, me kohëzgjatje të shkurtër dhe në intervale të parregullta kohore.Zhurma e tillë, si e paparashikueshme që është, mund të shkaktohen nga: defekte apo të meta në sistemin transmetues, komutatorë në centralet komutuese, linjat energjetike, vetëtima dhe shkarkimet statike, etj. Këto zhurma nuk paraqesin problem të madh te sinjalet analoge, por mund të jetë shkatërruese për sinjale digjitale (p.sh. kërcimi impulsiv prej 0.01 s, është gati i pahetueshëm në sinjalin e të folurit, por do të dëmtojë 560 bitë që transmetohen me shpejtësi 56 Kbps). Ndikimi i zhurmës impulsive varet nga fuqia dhe kohëzgjatja.

117. Dallimi ndërmjet shtrembërimeve të dobësimit dhe të atyre të vonimit. Si mund të minimizohen shtrembërimet e vonimit?Dobësimi i sinjalit shkakton zvogëlim të amplitudes me shtrembërime të vogëla ose edhe pa to, kurse shtrembërimet e vonimit paraqiten te sinjalet e përbëra për shkak se çdo komponent frekuencore ka shpejtësi të ndryshme të përhapjes nëpër medium, prandaj këto komponente arrijnë me vonesa të ndryshme në marrrës d.m.th kanë faza të ndryshme në krahasim me ato në dërgim.

118. Pse nevojitet të bëhet kodimi linjor para transmetimit të të dhënave nëpër një medium transmetues?Kodimi linjor ndryshon simbolet e burimit në një formë tjetër që është e përshtatshme për transmetim. Pra, operacioni i kodimit linjor shndërron mesazhin digjital në një sekuencë të re të simboleve.Qëllimi i përdorimit të kodimit linjor është që të bëjë formën e spektrit të sinjalit digjital të përshtatshëm për transmetim nëpër një medium të caktuar komunikues.

119. Çka quajmë sisteme të transmetimit në brezin themelor?Sistemet që përdorin vetëm kodet linjore, por jo edhe modulimin, quhen sisteme të transmetimit në brezin themelor, dhe spektri i sinjalit linjor në këtë rast është akoma në pjesën e “brezit themelor” të frekuencave të mesazhit burimor, për dallim nga radiosistemet ku përdoret kodimi dhe modulimi.

120. Ku mund të përdoret kodimi linjor?Kodimi linjor mund të përdoret për të rritur shpejtësinë e transmetimit, ku çdo sekuencë e dy bitëve të të dhënave kodohet me impuls katër-nivelesh për transmetim.

Page 18: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

121. Të sqarohet si përmisohen performancat e sistemit nga pikëvështrimi i gabimeve te transmetimi me përdorimin e kodit të Greit gjatë kodimit linjor?Në fig. shihet se është shfrytëzuar kodi i Greit ku simbolet fqinje dallohen vetëm për një bit, që për rastin dy bitësh, katër kombinimet e mundshme janë: 00, 01, 11, 10. Supozojmë se në pranim do të konsiderohen vetëm gabimet e simboleve fqinje, numri i bitëve të gabuar zvogëlohet në vetëm një bit, aq sa është edhe dallimi ndërmjet simboleve fqinje. Simbolet me vetëm një një bit të gabuar korrigjohen me kode më të avancuar për korrigjim të gabimeve. Me anë të kësaj metode të thjeshtë, përmirësohen performancat e sistemit nga pikëvështrimi i gabimeve të transmetimit.

122. Çka është kodi i mos kthimit në zero(NRZ) ?Kodi i moskthimit në zero (NRZ) është forma më e zakonshme e sinjalit në kuadër të sistemeve digjitale, ku çdo simbol ka një vlerë konstante, e cila u përgjigjet vlerave binare të simbolit 1 dhe 0.Spektri ka një komponentë të madhe njëkahore dhe nuk ka komponente spektrale diskrete në frekuencat harmonike të shpejtësisë së të dhënave

123. Çka është kodi i kthimit në zero(RZ)?Te kodi i kthimit në zero (RZ), çdo simbol ndahet në dy pjesë, dhe gjysma e parë e simbolit paraqet vlerën binare, ndërsa pjesa tjetër e simbolit gjithmonë bëhet zero. Pasi që impulset janë më të ngushtë në krahasim me ato të kodit NRZ, spektri është më i gjerë, ka komponente të fuqishme diskrete në frekuencat harmonike të shpejtësisë së të dhënave. Me ndihmën e këtyre komponenteve, nga spektri i sinjalit mund të nxirret informacioni i sinkronizimit, kështu që nuk është i domosdoshëm sinkronizimi i jashtëm.Megjithatë, pasi që kodi RZ ka një përmbajtje të lartë të frekuencave të ulëta dhe spektër të gjerë ai kurrë nuk përdoret në transmetimin në largësi të mëdha. Një problem tjetër është humbja e sinkronizimit, nëse përmbajtja e pranuar për një periudhë të gjatë kohore është një varg i gjatë i zerove të njëpasnjëshme.

Page 19: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

124. Si fitohet kodi AMI dhe ku përdoret?Nëse transmetohet çdo e dyta shenjë ose “1” e simboleve të NRZ-së ose RZ-së si polaritet i kundërt i tensionit, fitohet kodi AMI (Alternative Mark Inversion).Kodi i këtillë përdoret në rrjetet telekomunikuese, te sistemet transmetuese amerikane me shpejtësi primare prej 1.5 Mbps.

125. Çka është kodi bipolar me denësi të lartë i rendit 3 (HDB-3)?Kodi HDB-3 (High-Density Bipolar 3) është ndërtuar nga kodi AMI, dhe është standardizuar për sistemet evropiane me shpejtësi primare prej 2 Mbps. Me kodin e këtillë tejkalohet problemi i kodit burimor AMI, i cili paraqitet gjatë sinkronizimit kur mesazhi i të dhënave ka vargje të zerove të njëpasnjëshme në intervale të gjata kohore.Në teknikën e këtillë të kodimit shtohet impulsi me polaritet të njëjtë si ai paraprak në mënyrë që të mos lejohet paraqitja e më tepër se tri zero të njëpasnjëshme. Pra, bashkësia e katër ose më tepër zerove zëvendësohet me një (V) ose dy impulse (B+V). Në dekoder impulset e tilla hiqen në pajtim me rregullën e kodit AMI, të cilën kodi HDB-3 nuk e respekton.

126. Ku shfrytëzohet kodi i Mançesterit?Kodi i Mançesterit shfrytëzohet te rrjetet LAN, ku në një formë të tij, shifra binare “1” kodohet si kalim nga “+ në –”, ndërsa “0” si kalim nga “– në +”.

127. Cila është përparësia e kodit të Mançesterit?Përparësia kryesore e kodit të Mançesterit është se çdo simbol përmban informacionin e sinkronizimit, kështu që marrësi duhet vetëm të detektojë kalimin ndërmjet çdo simboli të pranuar për të nxjerrë sinjalin e sinkronizimit ose taktin.

128. Cila ështe e metë e kodit të Mançesterit?E metë kryesore e tij është spektri i gjerë i tij për shkak të impulseve të ngushta. Kjo është edhe arsyeja pse është i përshtatshëm për rrjetet LAN, por jo edhe për transmetim në largësi të mëdha.

129. Çka bëhet gjatë transmetimit të të dhënave?Gjatë transmetimit të të dhënave bëhet: Kodimi linjor, me ç’rast bitët paraqiten me energji, e cila mund të jetë: rrymë elektrike, radiovalë, dritë infrakuqe,

dritë e dukshme. Transmetimi i energjisë nëpër medium, Dekodimi, me ç’rast energjia shndërrohet në bitë. Dhënësi dhe marrësi duhet të punojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe sipas skemës së njëjtë të kodimit dhe të

dekodimit. Shembull: Për të dhënat me shpejtësi të transmetimit prej 1 Mbps, një bit do të transmetohet çdo 1 μs. Me 1%

rrëshqitje në pranim (më shpejtë ose më ngadalë se dhënësi), detektimi i gabuar do të paraqitet pas 50 bitëve (50 x 0.01μs = 0.5 μs).

130. Skema e kodimit cilat pytje i lë të hapura?Skema e kodimit i lë të hapura pyetjet: Sa do të zgjasë tensioni për bit? Kur do të fillojë dërgimi i bitit të ardhshëm? Si do të bëhet sinkronizimi i dhënësit dhe marrësit?

Page 20: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

131. Cilat janë oranizatat që i përcaktojnë standardet?Organizatat që i përcaktojnë standardet e këtilla janë: Unioni ndërkombëtarë për telekomunikacione (ITU). Asociacioni i Industrive Elektronike (EIA). Instituti i inxhinierëve të elektroteknikës dhe elektronikës (IEEE).

132. Transmetimi paralel dhe serik i të dhënave dhe krahasimi i tyre?Të dhënat mund të transmetohen në formë paralele dhe serike.Te transmetimi paralel, shfrytëzohen më tepër përçues, dhe nëpër çdo përçues transmetohet një bit i të dhënave njëkohësisht. Për shkak të dobësimit në largësi të mëdha, përdoret vetëm për largësi deri në 6 m. Te transmetimi serik, bitët dërgohen nëpër një përçues njëri pas tjetrit. Është më i ngadalshëm se transmetimi paralel, por është më i përshtatshëm për largësi të mëdha, ndërsa renditja e bitëve përcaktohet nga dhënësi. Ekzistojnë tri forma të transmetimit serik: josinkron, sinkron dhe izokron.

133. Çka ndodh te transmetimi josinkron?Te transmetimi josinkron dhënësi nuk duhet të sinkronizohet me marrësin në çdo moment të kohës gjatë transmetimit, dhe nuk ka varësi kohore ndërmjet bitëve të njëpasnjëshëm. Dhënësi mund të pres kohë arbitrarisht të gjatë ndërmjet dërgimit të dy karaktereve. Kjo kohë është periudhë jovepruese.Kjo mënyrë e transmetimit është e përshtatshme te komunikimi njeri kompjuter nëpërmjet të tastierës, sepse në këtë rast nuk dihet kur do të jetë i gatshëm shfrytëzuesi të dërgojë karakterin pasues.

134. Të tregohet figurativisht si bëhet sinkronizimi i dhënsit dhe marrësit te trasnsmetimi start-stop me rastin e dërgimit të simbolit “e” në ASCII(1010011+0) dhe për cilat shpejtësi përdoret transmetimi i tillë?Simboli i cili në kodin ASCII ka 7 bitë, gjatë dërgimit paraqitet me serinë e së paku 9 bitëve (7+start+stop =9). Kjo mënyrë e transmetimit është e përshtatshme për shpejtësi të vogla.

135. Për tejkalimin e kufizimit te transmetimi asinkron të të dhënave përdoret teknika e transmetimit sinkron , cili është kufizimi i tillë dhe me çka karakterizohet transmetimi sinkron dhe cili është roli i njësive memoruese këtu?Kur është e nevojshme transmetimi i karaktereve me shpejtësi të madhe, transmetimi asinkron nuk është adekuat, sepse kërkon kohë shtesë për bitët për “start” dhe për “stop”.Për tejkalimin e kufizimit të këtillë të transmetimit asinkron, shfrytëzohet teknika e transmetimit sinkron karakterizohet me transmetimin e të dhënave në blloqe ose paketa që përmbajnë numër fiks të bajtëve.Bajtët që formojnë bllokun e tillë dekompozohen në seri të bitëve dhe transmetohen, njëri pas tjetrit, me shpejtësi fikse dhe pa bitët për start/stop.Blloqet gjithashtu transmetohen njëri pas tjetrit, por ndërmjet dy blloqeve dërgohet bajti special i sinkronizimit (SYNC)i cili nuk është pjesë e bllokut dhe nuk përmban informacione të dobishme, por ka për qëllim sigurimin e transmetimit sinkron të blloqeve ndërmjet dhënësit dhe marrësit.Pasi që te transmetimi sinkron të dhënat grupohen në blloqe, është evidente që pajisjet terminale të cilat marrin pjesë në dërgim dhe pranim të të dhënave duhet të kenë njësi memoruese (bafera) ku vendosen blloqet.

Page 21: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

136. Çka kombinon metoda e transmetimit izokron? Metoda e transmetimit izokron kombinon qasjet e transmetimit josinkron dhe sinkron, sepse sikurse te metoda josinkrone, çdo karakter ka bitin e startit dhe të stopit, ndërsa perioda jovepruese (idle period) ndërmjet dy karaktereve kur nuk ka transmetim nuk është arbitrare ose e ndryshueshme, si në rastin e transmetimit josinkron, por është shumëfish i intervalit kohor të një karakteri.

137. Cilat janë avantazhet e transmetimit izokron?Avantazhet e transmetimit izokron: Garanton shpejtësi të transmetimit, dhe ajo është gati e përcaktuar ose deterministike. Ka numër të vogël të bitëve në ballinë (overhead). Ka shpejtësi të lartë

138. Cilat janë disavantazhet e transmetimit izokron?Disavantazhet e transmetimit izokron. Në transmetimin izokron është e nevojshme të sigurohet që pajisja për sinkronizim të jetë tolerante në gabime, pra të

vazhdojë punën edhe pas gabimeve ose defekteve.139. Sa mënyra të punës ekzistojnë?

Ekzistojnë tri mënyra të punës: simpleks, gjysmëdupleks, dhe dupleks i plotë. Simpleks – transmetim njëdrejtimësh Gjysmëdupleks – dërgim dhe pranim alternativ i të dhënave Dupleks i plotë – dërgim dhe pranim i njëkohshëm i të dhënave nga të dy anët, prandaj duhen dy kanale: kanali i

dërgimit dhe ai i pranimit. 140. Cilat janë njësit për matjen e shpejtsisë së transmetimit?

Baud - njësia që tregon numrin e ndryshimeve të sinjalit në njësi të kohës. Pra, më tepër se një bit transmetohen njëkohsisht.bps – njësia që tregon numrin e bitëve të transmetuar në njësi të kohës.

141. Çka quajmë shenjë e ndërprerjes?Disa pajisje standarde mundësojnë dërgimin e qëllimshëm të gabimit të sinkronizimit si sinjal për ndërprerje ose rivendosje të punës, që quhet shenjë e ndërprerjes.

142. Ku mund të përdoret telefonia digjitale?Telefonia digjitale mund të përdoret për transmetim sinkron të të dhënave, por problemi që paraqitet në këtë rast është se standardet që përdoren në rrjetet kompjuterike dallohen nga standardet e telefonisë digjitale. Zgjidhja e këtij problemi arrihet duke bërë konvertimin e kuadrave dhe përshtatjen e tyre.

143. Në mënyrë që telefonia digjitale të mund të përdoret për transmetimin e të dhënave çfarë veprime duhet ndërmarrë?Në mënyrë që telefonia digjitale të mund të përdoret për transmetimin e të dhënave duhet ndërmarrë këto veprime: Nga kompania telefonike duhet huazuar lidhjen digjitale ndërmjet dy pikave Në çdo skaj të lidhjes duhet bërë konvertimi i domosdoshëm Në çdo skaj të lidhjes duhet vendosur njësia për servisim të të dhënave përkatësisht të kanalit (data service

unit/channel service unit - DSU/CSU), në ç’rast DSU konverton të dhënave digjitale në kuadra, ndërsa CSU kryen kodimin e sinjalit nga linja.

144. Çka janë multiplekserët dhe koncentratorët?Multiplekserët dhe koncentratorët janë pajisje harduerike të cilat mundësojnë lidhjen e grupit të pajisjeve periferike në central ose në sistemin kompjuterik, ashtu që, në rastin e transmetimit të të dhënave, të ekzistojë vetëm një linjë e transmetimit të të dhënave ndërmjet multiplekserit ose koncentratorit dhe centralit ose sistemit kompjuterik.Ekzistojnë edhe dy tipa të multiplekserëve me të cilët realizohet multipleksimi i sinjaleve: a) Multiplekseri me ndarje frekuencore të kanaleve, b) Multiplekseri me ndarje kohore të kanaleve.

Page 22: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

145. Çka është multiplekseri me ndarje frekuencore të kanaleve?Në rastin e multipleksit me ndarje frekuencore të kanaleve, linja e brezit të gjerë të frekuencave me n kanale e cila si e tillë mundëson shpejtësi të mëdha të transmetimit, ndahet në një varg prej n lidhjesh ose kanalesh me gjerësi shumë më të ngushtë të brezit, në të cilët transmetimi është i ngadalësuar.

146. Çka është multiplekseri me ndarje kohote të kanaleve?Në rastin e multipleksit me ndarje kohore të N kanaleve, çdo shfrytëzuesi i ndahet një interval kohor fiks të dhënat nga intervalet e veçanta kohore në këtë rast mblidhen në një varg kontinual, në mënyrë që të transmetohen nëpër të njëjtën linjë deri në marrës.

147. Cila është e metë e multiplekserve TDM dhe FDM dhe si bëhet eliminimi i saj në koncentrator?E metë e multiplekserëve me ndarje frekuencore dhe me ndarje kohore të kanaleve është fakti se shfrytëzuesve ua dedikojnë kanalet pa marrë parasysh a janë në gjendje vepruese apo jovepruese .Kurse koncentratori në mënyrë dinamike ua dedikon linjën kanaleve ndaj të cilëve ekziston kërkesa me prioritet më të lartë, kështu që sasia e tërësishme e të dhënave që arrin nga njëra prej hyrjeve, në një interval të caktuar kohor, mund të tejkalojë kapacitetin e linjës, mirëpo këtë problem e tejkalon duke i sortuar të dhënat në hyrje të tijë.

148. Çka është koncentratori?Koncentratori është një pajisje harduerike që mundëson lidhjen e grupit të pajisjeve periferike në sistemin kompjuterik, në mënyrë që të ekzistojë vetëm një linjë e të dhënave ndërmjet koncentratorit dhe sistemit kompjuterik.

149. Cilat veprime kryhen në koncentrator në mënyrë që të bëhet mesatarizimi dhe dedikimi në mënyrë dinamike i kanaleve? Pasi që detyra e koncentratorit është mesatarizimi i shpejtësisë së të dhënave, të dhënat që arrijnë në hyrjet e tij i sorton, duke formuar në këtë mënyrë rendin e pritjes, ose vargun e gjatë të të dhënave që pastaj transmetohen nëpër linjë.Për të kryer këto detyra koncentratori duhet të ketë aftësi memorizimi të përkohshëm të të dhënave, dhe kjo mundëson dërgimin e një sasie konstante të të dhënave në linjë, pa marrë parasysh se në hyrje të koncentratorit, në një moment, arrijnë më tepër të dhëna se sa që mund të dërgohen në dalje të tij.Shihet se funksioni i koncentratorit është më kompleks në krahasim me funksionin e multiplekserit, prandaj koncentratori, përveç aftësisë së memorizimit, duhet të ketë edhe mundësinë e përpunimit të të dhënave.

150. Cili është dallimi themelor i koncentratorit nga multiplekseri?Dallimi themelor i koncentratorit nga multiplekseri është se koncentratori në mënyrë dinamike ua dedikon linjën kanaleve ndaj të cilëve ekziston kërkesa me prioritet më të lartë, kështu që sasia e tërësishme e të dhënave që arrin nga njëra prej hyrjeve, në një interval të caktuar kohor, mund të tejkalojë kapacitetin e linjës.

151. Vizatoni bllok diagramin e një sistemi të përgjithshëm optik komunikues dhe sqaroni funksionin e secilit bllok në të?

Nga burimi sinjali elektrik arrinë në dhënësin elektrik që është qark komandues elektronik për funksionimin e burimit optik i cili modulon bartësin optik. Burimi optik, i cili bënë konvertimin e sinjalit elektrik në atë optik, mund të jetë diodë laser ose diodë dritë emetuese.

Page 23: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Mediumi transmetues është një kabllo fibër optike, ndërsa marrësi përbëhet nga një detektor optik, i cili komandon shkallën e ardhshme të marrësit elektrik duke kryer kështu demodulimin e bartësit optik. Fotodiodat p–n, p–i–n ose me ortek dhe, në disa raste, fototranzistorët dhe fotorezistorët, përdoren për detektimin e sinjalit optik, dhe konvertimin e tij në sinjal elektrik. Duke pas parasysh mënyrën e funksionimit, sistemet e tilla njihen me emrin sisteme me modulim intensiteti me detektim të drejtpërdrejtë

152. Çka ndodh me përdorimin e multipleksimit DWDM dhe dy amplifikatorve optik (OA)?Me përdorimin e multipleksimit DWDM dhe dy amplifikatorëve optikë (OA) eliminohet numri i madh i rigjeneratorëve të shtrenjtë (RPTR në fig.), sepse në këtë rast që të katër sinjalet transmetohen nëpër një fibër të vetëm, kundrejt katër fibrave, në rastin e sistemit konvencional TDM.

153. Sa teknika të multipleksimit ekzistojnë?Ekzistojnë këto teknika të multipleksimit:• multipleksimi optik me ndarje kohore (OTDM)• multipleksimi me nënbartëse (SCM)• multipleksimi me ndarje sipas gjatësisë valore (WDM)

154. Ku konsiston parimi i teknikës së multipleksimit optik me ndarje kohore(OTDM)?Parimi i teknikës së multipleksimit optik me ndarje kohore (OTDM) konsiston në zgjerimin e këtij multipleksimi në mënyrë optike, duke bashkuar një numër kanalesh digjitale në brezin themelor dhe me shpejtësi më të vogël. Në këtë rast, sinjalet e tipit të njëjtë të multipleksimit në domenin elektrik konvertohet në sinjal optik në një gjatësi të caktuar valore, dhe pastaj transmetohen nëpër fibër.

155. Çka janë sistemet DWDM?Sistemet DWDM janë sisteme me kapacitete transmetuese shumë më të mëdha se sistemet TDM dhe janë më favorshme për përdorim edhe për faktin se në shpejtësi të larta, sistemet TDM janë më të shtrenjtë.

156. Çka është multipleksimi me nënbartëse?Të dhënat ose sinjalet që duhet transmetuar i nënshtrohen multipleksimit të mëtutjeshëm, duke shfrytëzuar frekuencat mikrovalore (RF), shih fig. para se të transmetohen nëpër fibër në një gjatësi të vetme valore.

157. Çka është multipleksimi valor?Multipleksimi valor është formë e transmetimit të sinjaleve optike në gjatësi të ndryshme valore nëpër një fibër optike. Kanali WDM është sinjal optik, i cili transmetohet në një gjatësi të caktuar valore, dhe në pikëpamje të shpejtësisë së bitëve dhe të protokolleve me të cilat ai transmetohet është plotësisht i pavarur nga kanalet tjera.

158. Sipas sa teknologjive është zhvilluar multipleksi shumë kanalësh WDM?Multipleksi shumëkanalësh WDM është zhvilluar sipas dy teknologjive: • të rralluar (Coarse WDM – CWDM)• të dendësuar (Dense WDM - DWDM)

159. Të spjegohet dukuria e interferencës konstruktive dhe destruktive?

Dy valë përhapen në rrugë të ndryshme, pas kombinimit të tyre në shumatorin ∑, për shkak të ndryshimit të rrugës për λ, ato janë në fazë, kështu që paraqitet përforcim i plotë në dalje, që njihet me emrin interferencë konstruktive.

Page 24: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Nëse ndryshimi i rrugës së dy valëve është 0.5 λ pas kombinimit në shumatorin S, pasi që valët janë në kundërfazë, ato plotësisht anulohen, dhe kjo dukuri njihet me emrin interferencë destruktive.

160. Çka janë multiplekserët/demultiplekserët dy kanalësh WDM?Multiplekserët/Demultiplekserët dykanalësh WDM janë pajisje të cilat ikombinojnë gjatësitë valore 1310 nm dhe 1550 nm nga dy porta të veçanta,në një tufë të përbashkët, në rastin e multipleksimit, ose dy valët e tilla tëkombinuara i ndanë në dy porta të veçanta, në rastin e demultipleksimit, shihfig. a. Pajisjet e tilla sigurojnë izolim dhe direktivitet të lartë, dhe mundësojnëveprim dykahor ose dual njëkahor, madje edhe për distanca të mëdha.

161. Çka shfrytëzohet te teknologjia CWDM?Te teknologjia CWDM shfrytëzohet laseri i pastabilizuar, dhe në kombinim me filtrin brezlëshues krijohet hapësirë ndërmjet kanaleve me gjerësi prej 20 nm, fig. a. Dhënësi CWDM ka shpenzim relativisht të vogël, kështu që nuk nevojitet të bëhet kontrollimi i temperaturës së diodave laserike.

162. Çka është teknologjia DWDM?Duke pas parasysh rritjen rapide të numrit të shfrytëzuesve të shërbimeve shtohen edhe kërkesat për rritjen e numrit të kanaleve nëpër një fibër optike, me të cilët do të barten lloje të ndryshme të sinjaleve.Kërkesat e tilla janë përmbushur me zhvillimin e teknologjisë së transmetimit shumëkanalësh DWDM, në fillim për transmetim 32-kanalësh, pastaj 40-kanalësh, 128 kanale.Teknologjia DWDM shfrytëzon breza shumë të ngushtë ndërmjet kanaleve, duke filluar nga super-DWDM me distancë prej 12.5 GHZ (0.1 nm), 50 GHZ (0.4 nm), dhe ato që përdorin laserët DFB, me distanca prej 200 GHz (1.6 nm), dhe 100 GHz (0.8 nm).

163. Cilat janë funksionet kryesore të sistemit CWDM?Funksionet kryesore të sistemit DWDM janë treguar në fig, e cila paraqet strukturën e një sistem katërkanalësh.Gjenerimi i sinjaleve: Si dhënës apo si burime të dritës përdoren diodat laser (LD) dhe diodat dritemetuese (LED), të cilat duhet të sigurojnë energji drite brenda një brezi të ngushtë valor.Multipleksimi i sinjaleve: Sistemet DWDM shfrytëzojnë multiplekser për multipleksimin e sinjaleve.

164. Struktura e sistemeve DWDM dhe funksionet e tyre? Transmetimi: Gjatë transmetimit të sinjalit me fibër optik duhet të kemi parasysh diafoninë, dobësimin dhe

degradimet tjera të sinjalit. Demultipleksimi i sinjaleve të pranuara: Sinjalet e multipleksuara duhet të ndahen në pranim. Pranimi i sinjaleve: Sinjalet e demultipleksuara optike detektohet me anë të fotodetektorëve.

165. Roli i multiplekserit me shtim dhe heqje (OADM)?Në pjesën ndërmjet multipleksimit dhe demultipleksimit të sistemeve DWDM ekzistojnë më tepër gjatësi valore, dhe shpesh ka nevojë që një ose më tepër gjatësi valore në ndonjë pikë përgjatë lidhjës të mund të hiqen ose të shtohen. Këtë funksion e kryen multiplekseri optik Add/Drop (OADM).

Page 25: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Në vend se të hiqen të gjitha gjatësitë valore me multiplekserin OADM mund të hiqem vetëm disa prej tyre.

166. Të ilustrohet përdorimi praktik i multiplekserit me shtim dhe heqje (OADM) në rrjetet optike për disa dhënës të larguar ndërmjet veti?

Një rast i përdorimit praktik të OADM-ve në rrjetet optike është treguar në fig. sipas së cilës katër gjatësi të ndryshme, nga katër dhënës të larguar në mes veti, mund të multipleksohen në pika të ndryshme me përdorimin e multiplekserëve Add/Drop, të shënuar me WDM-D.

167. Si mund të realizohet multiplekseri optik add/drop (OADM)?Multiplekseri optik add/drop mund të realizohet me çiftin e multiplekserëve dhe demultiplekserëve, si dhe me një numër të caktuar të komutatorëve optik, të cilët kanë për detyrë që kanale të caktuara, pas demultipleksimit, t’i heqin nga sinjali i multipleksuar optik, dhe në vend të tyre të fusin kanale të reja.

168. Ku shfrytëzohet teknologjia e interpozicionimit?Teknologjia e interpozicionimit shfrytëzohet më tepër në praktikë, sepse mundëson paketim shumë të dendur të kanaleve DWDM. Kjo teknologji konsiston në dy multiplekser/demultiplekser të ndarë DWDM (shih fig.), që kanë distancë dyfish më të madhe ndërmjet kanaleve.Njëri multiplekser/demultiplekser është për kanalet teke, ndërsa tjetri për ato çifte.

169. Cilat janë paramerat kryesor të amplifikatorve EDFA?Parametrat kryesor të performansave të amplifikatorëve EDFA janë: amplifikimi rreth 30 dB, karakteristika e rrafshët e amplifikimit, SNR mbi 17 dB.

170. Cila është e metë e amplifikatorve EDFA? E metë themelore e amplifikatorëve EDFA është jolinearitet i madh i karakteristikës frekuencore të amplifikimit të tyre.

171. Cili është roli i izolatorve dhe i filtrit për amplifikim të njëtrajtshëm(GFF) te amplifikatori EDFA?Dy izolatorët optik (ISO) (nga një për dy skajet e EDFA-së) sigurojnë transmetim të njëkahshëm të sinjalit optik në zonën e amplifikimit, ndërsa filtri për amplifikim të njëtrajtshëm (Gain Flatting Filter – GFF) mundëson që fuqia në dalje të jetë njëtrajtësisht e shpërndarë në të gjitha gjatësitë valore.Fuqia optike në dalje paraqet shumën e fuqive të sinjaleve optike të të gjitha gjatësive valore, kështu që fuqia për një kanal varet nga numri i kanaleve të cilët transmetohen nëpër fibër optike.

172. Cilat janë dy mënyrat e zgjerimit të brezit të EDFA-së për të evituar përzirjen e kanaleve fqinje?Zona e amplifikimit te pasurimi me erbium ndodhet në një pjesë mjaft të ngushtë të brezit C dhe L (ndërmjet 1530 – 1560 nm), kështu që edhe gjatësitë valore vendosen në mënyrë të ngjeshur në këtë zonë, në mënyrë që të transmetohen dhe të amplifikohen sa më tepër kanale. Kjo shkakton përzierje të kanaleve fqinje, prandaj nevojitet të konstruktohen amplifikatorë me brez më të gjerë, në mënyrë që kanalet të jenë sa më të larguar ndërmjet veti. Së këndejmi, është imponuar nevoja e përftimit të fibrave të pasuruar me erbium, me brez të dyfishtë: njëri i njëjtë me EDFA-n (1530 - 1560 nm), ndërsa i dyti është EBFA me brez ndërmjet 1570 -1610 nm.

173. Cila është karakteristika kryesore e amplifikatorit të Rrahmanit?

Page 26: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Karakteristikë kryesore e këtij amplifikatori është fakti se shfrytëzon efektin e Ramanit, i cili ndodh gjatë interakcionit të dritës dhe materialit (siç është fibra), me ç’rast shkaktohet zhvendosja e disa fotoneve në një gjatësi tjetër valore, rëndom më të madhe.

174. Çka është hierarkia digjitale sinkrone?Hierarkia digjitale sinkrone (Synchronous Digital Hierachy - SDH) është teknika më e përhapur në rrjetet telekomunikuese sinkrone me shpejtësi të lartë, ku si medium transmetues përdoret fibra optike, edhe pse mund të përdoren edhe kablloja koaksiale ose lidhjet radiorele.

175. SDH çfarë pëparësi ofron për abonentët dhe menaxhuesit?SDH është një mënyrë krejtësisht e re e organizimit që për abonentët dhe menaxhuesit e rrjetit ofron këto përparësi: Kompleksitet me të vogël të qarqeve, së këndejmi edhe kosto më të ulët të pajisjeve Mundësi më të mëdha të shtimit/heqjes së sinjaleve tributare (pjesëmarrëse) të shpejtësive të caktuara, pa

përdorimin e multipleksimit/demultipleksimit të tërë sinjalit të përbërë brezgjerë, i cili bart sinjalet e tilla Aftësi për të kryer në mënyrë më të efektshme funksionet e multipleksimit dhe të komutimit Mundësi për kompatibilitet të lartë Funksione të avancuara të kontrollit dhe të diagnostifikimit Lehtësi për arritje të shpejtësive më të larta të transmetimit.

176. Cilat janë objektivat që nxitën studimin dhe realizimin e teknologjisë SDH konsistojnë në?Objektivat që nxitën studimin dhe realizimin e teknologjisë SDH konsistojnë në: Pajisjen e operatorëve dhe menaxhuesve të rrjetit të telekomunikacionit me sisteme fleksibile dhe ekonomike të

transmetimit. Realizimin e një standardi ndërkombëtar që është kompatibil me standardin SONET të SHBA-së, Kanadasë dhe

Japonisë. Këtë e mundëson teknika SDH, si standard i rrjeteve ndërkombëtare, sepse lejon bartjen e sinjaleve tributare brezgjera, pavarësisht nga standardi që i referohen.

Sigurimin e menaxhimit dhe të kontrollit të rrjetit të telekomunikacionit gjatë transmetimit pa shkëputje nga rrjeti .177. Cilat janë karakteristikat kryesore dhe avantazhet që i ofron teknika SDH?

Karakteristikat kryesore dhe avantazhet që i ofron teknika SDH, janë: Teknika SDH është metodë multipleksimi që bazohet në sinjale tributare sinkrone të strukturuar në bajtë dhe

përmban strukturën 64 Kbps, e cila është bazë për teknikën e multipleksimit PDH Teknika SDH mund të trajtojë disa mijëra kanale me shpejtësi prej 64 Kbps, si një kanal të vetëm brezgjerë Në teknikën SDH mund të multipleksohen kanalet brezgjera me kapacitete të ndryshme Informacionet për menaxhim dhe për kontroll të rrjetit janë të lidhura drejtpërdrejt me sinjalet e transmetuara; Teknika SDH garanton shtrirje të shërbimeve me shpejtësi të lartë transmetimi Kjo teknikë siguron një standard unik për nivelet hierarkike dhe për eliminimin e problemeve të ndërlidhjes ndërmjet

rrjeteve evropiane, amerikane dhe japoneze Teknika SDH siguron ndërlidhje të standardizuar optike, duke lejuar kështu kompatibilitet ndërmjet terminaleve të

ndryshëm dhe elementeve të tjera të rrjetit Kjo teknikë lejon integrimin e më shumë në një element të vetëm të rrjetit, siç është p.sh. multiplekseri ADM.

178. Çka quajmë shteg dhe sa lloje të shtegëve dallojmë?Shteg quhet lidhja ndërmjet nyjës së rrjetit SDH në të cilën montohet kontejneri virtual dhe nyjës së rrjetit SDH në të cilën ky kontejner çmontohet. Kontejneri virtual është një strukturë informacioni që bartet nëpër rrjet, i cili montohet dhe çmontohet në ose afër pikave përfundimtare të shërbimit. Dallojmë shtegun e rendit të ulët (LO), i cili i dedikohet transmetimit të kontejnerëve virtualë të nivelit të ulët dhe shtegun e rendit të lartë (HO), i cili i dedikohet transmetimit të kontejnerëve virtualë të nivelit të lartë.

179. Çka quajmë seksion?Seksion quhet lidhja për transmetim që përcaktohet nga dy pajisje fundore të linjës ose nga dy stacione radiorele.

Page 27: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Dallojmë seksionin e multipleksimit (Multiplex Section - MS) dhe seksionin e rigjenerimit (RS).

180. Çka realizon seksioni i multipleksimit MS?Seksioni i multipleksimit MS realizon lidhjen transmetuese të përcaktuar nga dy multiplekser, dhe përfshin mediumin transmetues (fibrën optike), pajisjet fundore që e përcaktojnë seksionin dhe rigjeneratorët e mundshëm, që janë të pranishëm përgjatë linjës.

181. Çka realizon seksioni i rigjenerimit RS?Seksioni i rigjenerimit RS realizon lidhjen për transmetim të përcaktuar nga një multiplekser dhe një rigjenerator ose nga dy rigjeneratorë, dhe përfshin mediumin transmetues (fibrën optike) dhe pajisjet që e përcaktojnë atë seksion.

182. Duke u nisur nga struktura e kuadrit themelor STM-1, të njësohet shpejtsia themelore e tijë. Me cfarë shpejtësie është ekuivalente çdo bajtë brenda kuadrit themelor dhe pse?Kuadri themelor në SDH është kuadri STM-1, i cili ka gjatësi prej 2430 bajtëve, dhe është i ndarë në 9 segmente të njëjta, që kur rreshtohen njëri nën tjetrin japin një formë karakteristike me të cilën paraqitet struktura e të gjitha sinjaleve SDH.Kështu kuadri STM-1 ka 9 rreshta me 270 bajtë, dhe transmetohet rresht pas rreshti . Ashtu sikurse të gjithë kuadrat e niveleve N (STM-N), edhe kuadri themelor STM-1, zgjat 125 μs, që i përgjigjet frekuencës prej 8 kHz, ndërsa shpejtësia e STM-1, e cila është shpejtësi themelore e standardit SDH, është: 2430×8×8000 = 155520 Kbps.Prandaj, çdo bajt brenda kuadrit është ekuivalent me shpejtësinë prej 64 Kbps (sepse 155520 : 2430 = 64).

183. Të tregohet figurativisht dhe të sqarohet mënyra e formimit të rangut të katërt të multipleksimit(STM-4) duke shfrytëzuar katër kuadra themelore(STM-1) të SDH. Si veprohet për rangje më të larta hierarkike dhe sa është kohëzgjatja e niveleve më të larta?

Në fig. është treguar mënyra e formimit të STM-4 (622.08 Mbps = 4 x 155.52) nga katër STM-1 (155.52 Mbps). Njësoj veprohet edhe për rangje më të larta hierarkike (STM-16, STM-64, STM-256, STM-1024). Shihet se edhe kuadrat e niveleve më të larta zgjasin aq sa zgjat kuadri i nivelit themelor - STM-1, pra 125 µs.

184. Cila është përparësia e sistemeve radiotransmetuese?Përparësia më e rëndësishme e radiotransmetimit ndaj transmetimit kabllor është fakti se radiotransmetimet nuk kërkojnë medium fizik prej materiali të fortë. Gjithashtu, radiosistemet instalohen shpejt, dhe kostoja e investimeve zvogëlohet për shkak se nuk ka nevojë për mihje dhe shtrirje të kabllos në tokë.

185. Çka janë sistemet mikrovalore radiorele?Sistemet mikrovalore radiorele janë radiosisteme që mund të shfrytëzohen për transmetim ndërmjet dy pikave, dhe shpesh janë zgjidhje alternative e sistemeve me kabllo metalike ose optike.Sistemet e këtilla shndërrojnë sinjalet që bartin informacionet në radiovalë dhe kryejnë edhe funksionin e kontrollit dhe të monitorimit të defekteve nga distanca nëpërmjet të një qendre të menaxhimit të rrjetit.

Page 28: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

186. Pse përdoren dy frekuenca të ndryshme në telekomunikimet satelitore për drejtimin lartë-poshtë dhe poshtë-lartë?Në komunikimet satelitore përsëritësi mikrovalor është vendosur në satelit, shih fig. Stacioni tokësor transmeton në drejtim të satelitit, në një frekuencë (p.sh 6 GHz), ndërsa sateliti rigjeneron dhe transmeton sinjalin në drejtim të tokës, në një frekuencë tjetër (p.sh. 4 GHz). Frekuencat e rezervuara për komunikime satelitore janë ndërmjet 1GHz dhe 30GHz.

Vonesa e përhapjes nga stacioni tokësor i transmetimit deri në stacionin tokësor të pranimit është rreth 250 ms. Prandaj, vonesa e tillë çrregullon komunikimin, sepse folësi duhet të presë rreth 0.5 sekonda përgjigjen e bashkëbiseduesit.

187. Tregoni rangun e frekuencave të mikrovalëve?Sistemet mikrovalore radiorele zakonisht punojnë në radiofrekuencat nga 1 GHz deri në 40 GHz, dhe frekuencat e tilla fokusohen me antena mikrovalore parabolike. Distancat që realizohen për komunikime, të cilat varen nga frekuencat në përdorim dhe nga karakteristikat e sistemit, janë nga disa km, deri në rreth 50 km.

188. Kur është zhvilluar principi i ripërdorimit të frekuencës te rrjetet celulare?Principi i këtillë i ripërdorimit të frekuencës (frequency reuse) me anë të strukturës së rrjetit celular është zbuluar gjatë viteve të 60-ta në Laboratorët e Bell-it. Zhvillimi teknik në fund të viteve të ‘70-ta për: kontrollin e radiofrekuencave, mikroprocesorët dhe për teknologjitë softuerike, i kanë bërë rrjetet celulare të realizueshme.

189. Cilat janë karakteristikat e përgjithshme më të rëndsishme të sistemeve celulare?Karakteristikat e përgjithshme, më të rëndësishme, të sistemeve celulare janë: Ripërdorimi i frekuencës Kalimi automatik ndërcelular ose handoveri Monitorimi kontinual i komunikimit ndërmjet stacionit mobil (MS) dhe BS-së Përcaktimi automatik i vendndodhjes së stacioneve mobile brenda rrjetit Përcjellje e vazhdueshme e kanalit të përbashkët nga stacionet mobile të rrjetit.

190. Të tregohen figurativisht elementet themelore të një rrjeti të thjeshtuar celular?

Page 29: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

191. Në cilin rast janë të përshtatshme lidhjet radio-rele për lidhjen e BS dhe MSC-së dhe pse?Lidhjet radiorele janë të përshtatshme sidomos në rajonet rurale, sepse për BS-të zakonisht kabllot nuk janë në dispozicion, por janë edhe shumë të shtrenjtë për t’u instaluar. Lidhjet mikrovalore radiorele kanë nevojë për antenë, por ky problem zgjidhet lehtë, duke shfrytëzuar shtyllën ekzistuese të antenave të BS-ve.

192. Nga çka varet shpeshtia e përdorimit të frekuencës dhe si mund të rritet parimisht kapaciteti i rrjeteve celulare?BS-të dhe MS-të kontrollohen për të mbajtur fuqinë e tyre transmetuese sa të jetë e mundur më të vogël, sepse si e tillë nuk i pengon shfrytëzuesit tjerë që shfrytëzojnë të njëjtën frekuencë e që ndodhen në celulën jofqinje, pra disa celula larg nga kjo celulë. Në këtë mënyrë, çdo frekuencë e kanalit mund të ripërsëritet, kështu që në parim, me zvogëlimin e madhësisë së celulave, operatori i rrjetit mund të rrisë kapacitetet pa kufizim.Faktori i ripërdorimit të frekuencës tregon se sa shpesh përdoret çdo frekuencë bartëse dhe varet nga sistemi.

193. Të sqarohet teknika CDMA që përdoret te sistemet celulare?CDMA është teknikë sipas të cilës të gjithë shfrytëzuesit shfrytëzojnë njëkohësisht të njëjtën frekuencë, kështu që është evidente ndërthurja e sinjaleve. Pasi që ndarja e një shfrytëzuesi nga një brez i ngushtë është e vështirë, sinjali i çdo shfrytëzuesi kodohet me një sekuencë të veçantë për çdo shfrytëzues. Përveç kësaj sinjali modulohet, në mënyrë që të fitohet një sinjal me shpejtësi shumë më të madhe se shpejtësia e të dhënave që transmetohen. Nga sinjali i tillë me spektër të zgjeruar, lehtë mund të ndahet një shfrytëzues nga grupi i shfrytëzuesve të tjerë në pranim, pasi që tash dihet sekuenca e kodit me të cilin është koduar.

194. Pse nevojitet intelegjencë shtesë në rrjetin cellular në krahasim me atë fiks dhe si realizohet?Për dallim nga rrjeti konvencional fiks, ku thirrjet gjithmonë drejtohen në një prizë fikse të telefonit, në rrjetin celular abonenti në një moment ndodhet në një celulë, ndërsa më vonë mund të kalojë në një celulë tjetër. Për këtë arsye në rrjet duhet inteligjencë shtesë që siguron vendosjen e lidhjes me celulën ku ndodhet abonenti i thirrur në atë moment.Për të realizuar këtë, rrjetet celulare kanë dy baza (regjistra) të të dhënave, të cilat mundësojnë menaxhimin e mobilitetit të abonentëve: regjistrin e abonentëve amë (HLR) dhe regjistrin e abonentëve vizitues (VLR).

195. Çka është regjistri HLR te rrjetet celulare?HLR-ja është bazë amë e të dhënave të abonentëve ose shfrytëzuesve të regjistruar. Regjistri HLR memorizon informacionet e përditësuara të abonentëve: vendin ku ndodhen në atë çast (në zonën e cilit regjistr VLR), cilat shërbime kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë, numrin ku duhet transferuar thirrjet. Regjistri HLR është pikë qendrore globale ku janë në dispozicion informacionet e abonentëve, pavarësisht se ku ndodhen ata.

196. Çka është regjistri VLR te rrjetet celulare?

Page 30: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Regjistri VLR memorizon informacionet për çdo abonent në zonën e tij, dhe informon HLR-në kur abonenti i ri arrin në atë zonë. Pra VLR-ja është bazë e të dhënave të shfrytëzuesve momental në zonën e mbulimit. Kur shfrytëzuesit e tillë largohet nga ajo zonë, të dhënat e memorizuara fshihen nga ai regjistër. Regjistri VLR përmban gjithashtu informacione më të sakta se në cilën celulë ose grupim të celulave duhet drejtuar thirrjet hyrëse të cilat i dedikohen një abonenti të caktuar.

197. Çka nënkuptoni me kanalin e drejtëpërdrejtë ose atë të kundërt dhe cilat informacione dërgohen nëpër kanalet e tilla?Në lidhjen nga rrjeti kah stacionet mobile (teposhtë) ose në drejtimin direkt në kanalin e përbashkët të kontrollit të çdo celule dërgohen informacionet për: identifikimin e rrjetit, identifikimin e vendndodhjes, nivelin e fuqisë së projektuar, mesazhet njëdrejtimëshe (paging messages) për thirrjet hyrëse në MS. Në lidhjen nga stacionet mobile në rrjet (përpjetë) ose në drejtimin e kundërt të kanalit të përbashkët të kontrollit MS-të dërgojnë mesazhet për vendosjen e lidhjes në rastin e thirrjeve dalëse, dhe mesazhet e përditësuara të lokacionit kur MS-të kalojnë në një zonë të re të vendndodhjes.

198. Kanali i dedikuar dhe mënyrat e lidhjes së BS-së me qendren e komutimit mobil MSC-në?Për çdo thirrje rezervohet një kanal i dedikuar për komunikim, kështu që thuhet se MS-ja është në gjendje të dedikuar për aq kohë sa zgjatë thirrja përkatësisht biseda. Në çdo kanal të dedikuar, përveç transmetimit të bisedës, transmetohen edhe informacionet e kontrollit të fuqisë transmetuese të stacioneve mobile dhe të monitorimit të performansave nga MS-të drejt rrjetit. Kur thirrja përfundon, kanali i dedikuar lirohet dhe është në dispozicion për shfrytëzuesit tjerë.BS-të janë të lidhur me qendrën e komutimit mobil me anë të lidhjes radiorele ose me linjë kabllore.

199. Cilat veprime ndërmirren në MS, BS dhe MSC me rastin e inicimit të thirrjes në telefonin celular?Stacioni mobil është paraprakisht i programuar të dijë frekuencat e kanaleve të kontrollit kështu që me rastin e kyçjes ai skanon frekuencat e tilla, për të zgjedhur BS-në me kanal më të fuqishëm të përbashkët ndërmjet MS-së dhe BS-së. Pastaj me qëllim që të informojë VLR-në, nëpërmjet të kanalit për kontroll, MS-ja transmeton kodin identifikues unik, i cili mund të jetë numri i tij telefonik.Regjistri VLR, duke shfrytëzuar identifikimin e MS-së, përcakton adresën e shtetit amë të abonentit dhe rrjetin amë. Pastaj MSC-ja/VLR-ja transmeton mesazhin e sinjalizimit në drejtim të rrjetit amë. Mesazhi i tillë i sinjalizimit drejtohet në HLR, për të informuar atë (pra HLR-në) se abonenti i specifikuar në atë moment ndodhet në zonën e një VLR-je të caktuar. HLR-ja memorizon këtë informacion, kështu që tash, pasi që dihet vendndodhja e shfrytëzuesit, ka mundësi që të drejtojë thirrjen në MSC/VLR-në e duhur, e cila e drejton pastaj atë drejt abonentit mobil.

200. Pse është i domosdoshëm vëzhgimi i vazhdueshëm i kanalit të përbashkët të kontrollit nga stacioni mobil (MS-ja)?Stacioni mobil e përcjellë kontinualisht kanalin e përbashkët të kontrollit për të kaluar në kanalin e kontrollit të një celule tjetër nëse është e nevojshme. Pra, punën e merr përsipër BS-ja e një celule fqinje.

201. Thirrjet dalëse?Shfrytëzuesi regjistron në memorien e telefonit mobil numrin që dëshiron të thirri, nëpërmjet të tastierës së telefonit. Kur shfrytëzuesi shtyp butonin “Call”, telefoni mobil i dërgon BS-së një grup të mesazheve të sinjalizimit nëpërmjet të kanalit të përbashkët të kontrollit. Këto mesazhe përmbajnë shifrat e zgjedhura që BS-ja ia përcjellë MSC-së për rrugëzim.MSC-ja analizon numrin e thirrur, ia përcjellë shifrat rrjetit publik telefonik për thirrjet që vendosen nëpërmjet të PSTN-ës, dhe kërkon një BS, për t’i rezervuar një kanal të dedikuar të bisedës për telefonin mobil që thërret. Kur pala e thirrur përgjigjet, në kanalin e rezervuar paraprakisht, kyçen MS-ja dhe BS-ja dhe biseda mund të fillojë.

202. Thirrjet hyrëse?

Page 31: Web viewStandardet për siguri, të caktuara nga IEC kanë kufizuar fuqinë maksimale të lejuar që mund të përdoret, ... (Alternative Mark Inversion)

Kur duhet të realizohet një thirrje me një MS të caktuar, HLR-ja cakton se në cilën adresë të VLR-së duhet drejtuar thirrja. Kjo adresë, në pajtim me skemën e numeracionit ndërkombëtar telefonik, është globale, sepse përmban kodin e shtetit dhe atë të rrjetit. Thirrja pastaj drejtohet në MSC/VLR-në, e cila ka informacion më të saktë për zonën e vendndodhjes së këtij abonenti të specifikuar brenda zonës së tij.Mesazhi njëdrejtimësh (paging message) së bashku me identifikimin e MS-së, nëpërmjet të kanalit të përbashkët të kontrollit për të gjitha BS-të, dërgohet në zonën ku ndodhet abonenti në atë moment.Stacioni mobil marrës në kontinualitet përcjellë kanalin e këtillë, kështu që kur pranon mesazhin që përmban identifikimin e tij, kërkon një kanal për bisedë që rezervohet për këtë thirrje. Në kanalin e rezervuar kyçen BS-ja dhe MS-ja, bie zilja e telefonit, dhe, në momentin kur abonenti shtyp butonin përkatës, vendoset lidhja dhe biseda mund të fillojë.

203. Çka është handoveri dhe cili është roli i MSC-së?Kalimi automatik ndërcelular ose handoveri siguron kontinuitet të komunikimit kur paraqitet nevoja e ndryshimit të stacioneve bazë.Stacionet bazë janë të lidhur në qendrën e komutimit mobil (MSC) me lidhje digjitale me shpejtësi primare (2 Mbps ose 1.5 Mbps), e cila funksionon sikurse një central lokal në rrjetin fiks. Përveç komutimit dhe funksioneve tjera të një centrali të zakonshëm telefonik, MSC-ja përcjellë lëvizjen e abonentit me ndihmën e regjistrave të vendndodhjes.

204. Fuqia transmetuese e MS-së?

Gjatë fazës së planifikimit të rrjetit celularë, për çdo celulë përcaktohet fuqia maksimale transmetuese, e cila varet nga madhësia e dëshiruar e celulës dhe nga kushtet gjeografike. Fuqia transmetuese e kanalit të përbashkët të kontrollit të BS-së rregullohet ashtu që të jetë e mjaftueshme të mbulojë zonën e celulës, por të mos jetë më e madhe se ajo që është e nevojshme.