lartesia trupore; karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

10

Upload: jaranijuel

Post on 05-Nov-2020

21 views

Category:

Science


0 download

DESCRIPTION

Ne kete botim mund te gjeni krahasime mbi lartesine trupore tek femijet 6-15 vjec sipas shteteve (Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Veriut dhe Mal te Zi). Gjithashtu dhe krahasime me moshataret Europiane.

TRANSCRIPT

Page 1: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet
Page 2: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

3

PËRMBAJTJA

HYRJE 7

Referenca 8

Kapitulli 1

PJESMARRËSIT DHE METODAT 9

1.1 Detajet e numrit të fëmijëve dhe shkollave pjesmarrës në studim 9

1.2 Përzgjedhja e shkollave dhe pjesëmarrësve për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi 9

1.3 Fazat e përzgjedhjes së pjesmarrësve 10

1.4 Detaje për numrin e fëmijëve dhe shkollave që morën pjesë në projekt (të dhëna të papërpunuara) 11

1.5 Pjesmarrësit dhe metodat 14

1.6 Mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave 14

1.7 Analiza statistikore 15

Referenca 17

Kapitulli 2 KARAKTERISTIKAT E LARTËSISË TRUPORE TEK FËMIJËT SHQIPTARË QË JETOJNË NË BALLKAN 19

2.1 Karakteristikat e lartësisë trupore tek djemtë 20

2.2 Karakteristikat e lartësisë trupore tek vajzat 34

2.3 Karakteristikat e lartësisë trupore tek djemtë dhe vajzat 48

Kapitulli 3 TENDENCAT E RRITJES SË LARTËSISË TRUPORE TE FËMIJËVE NË SHQIPËRI 71

3.1 Të dhëna për ndryshimet e mundshme në lartësinë trupore midis matjeve për periudhën 2013-2015 dhe 1996- 2000 tek fëmijët në Shqipëri 71

3.2 Konkluzione 77

Referenca 77

Page 3: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

4

Kapitulli 4 TË DHËNA MBI LARTËSINË TRUPORE PËR FËMIJËT SHQIPTARË DHE EUROPIANË 78

4.1 Tabela e referencës për artikujt e përdorur në këtë studim 78

4.2 Të dhënat përshkruese të lartësisë trupore për djemtë sipas shteteve (6.5 - 11 vjeç) 80

4.3 Të dhënat përshkruese të lartësisë trupore për djemtë sipas shteteve (11.5- 15.5 vjeç) 82

4.4 Të dhënat përshkruese të lartësisë trupore për vajzat sipas shteteve (6.5 - 11 vjeç) 83

4.5 Të dhënat përshkruese të lartësisë trupore për vajzat sipas shteteve (11.5- 15.5 vjeç) 85

4.6 Rritja e lartësisë trupore në vit (cm) për djem në shtete të ndryshme (7-15 vjeç) 87

4.7 Rritja e lartësisë trupore në vit (cm) për vajza në shtete të ndryshme (7-15 vjeç) 88

4.8 Rritja mesatare e lartësisë trupore (cm) / vit (7- 15 vjeç) sipas gjinisë 89

4.9 Rritja mesatare e lartësisë trupore (cm) / vit (7- 11 vjeç) sipas gjinisë 90

4.10 Rritja mesatare e lartësisë trupore (cm) / vit (12 - 15 vjeç) sipas gjinisë 91

4.11 Konkluzione 92

Referenca 94

Kapitulli 5

TË DHËNA PËR LARTËSINË TRUPORE TEK FËMIJËT SHQIPTARË DHE EUROPIANË 6-9 VJEÇ 95

“TË DHENAT - COSI (EUROPIANË) 2009/2010 DHE BASIC (SHQIPËRI) 2013-2015”

5.1 Të dhëna mbi lartësinë trupore tek fëmijët 6 vjeçarë- COSI (Europianë) 2009/2010 dhe BASIC (Shqipëri) 2013-2015 95

5.2 Të dhëna mbi lartësinë trupore tek fëmijët 7 vjeçarë- COSI (Europianë) 2009/2010 dhe BASIC (Shqipëri) 2013-2015 96

5.3 Të dhëna mbi lartësinë trupore tek fëmijët 8 vjeçarë- COSI (Europianë) 2009/2010 dhe BASIC (Shqipëri) 2013-2015 98

5.4 Të dhëna mbi lartësinë trupore tek fëmijët 9 vjeçarë- COSI (Europianë) 2009/2010 dhe BASIC (Shqipëri) 2013-2015 99

5.5 Konkluzione 100

Referenca 101

Page 4: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

5

Kapitulli 6 KARAKTERISTIKAT E LARTËSISË TRUPORE TEK FËMIJËT SHQIPTARË QË JETOJNË NË BALLKAN 102DISKUTIME

6.1 Karakteristikat e lartësisë trupore sipas shteteve dhe vendodhjes 102

6.2 Karakteristikat e lartësise trupore sipas gjinisë 103

6.3 Krahasim për lartësinë trupore në kurbën e rritjes sipas moshës tek fëmijët 103

6.4 Krahasim në vite të lartësisë trupore tek fëmijët që jetojnë në Shqipëri. 105

6.5 Rritja vjetore e lartësisë trupore të fëmijëve në Shqipëri dhe shteteve në Europë 108

Referenca 109

APENDIKS 1 111Normativat e Lartësisë Trupore për Fëmijët Shqiptarë të Moshës 6.5-15.5 vjeç

Referenca 112

APENDIKS 2 115Informacion Rreth Projektit Basic

Page 5: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

19

Ky kapitull paraqet të dhëna mbi peshën lartësinë të fëmijëve Shqiptarë që jetojnë në Ballkan. Gjithashtu me anë të tabelave dhe grafikëve jepen të dhëna përshkuese dhe krahasuese sipas gjinisë, vendodhjes, dhe shteteve. Në këtë analizë pasqyrohen të dhëna mbi krahasimet statistikore ndërmjet djemve dhe vajzave (lartësinë trupore) sipas vendodhjes dhe shteteve ku janë kryer matjet si dhe ndryshimet në lartësinë trupore sipas grumposhave (6.5- 15.5 vjeç).Ky kapitull është i ndarë në tre seksione. Seksionet japin të dhëna mbi karakteristikat e lartësisë trupore për djemtë, vajzat, si dhe krahasimi ndërmjet gjinisë.

Çdo seksion me anë të dhënave të tabelave apo grafikëve paraqet:

• Lartësia trupore (cm) në Ballkan (fëmijët Shqiptarë)

• Lartësia trupore (cm) sipas vendndodhjes në Ballkan (fëmijët Shqiptarë)

• Lartësia trupore (cm) sipas shtetit në Ballkan (fëmijët Shqiptarë)

• Lartësia trupore (cm) sipas shtetit për zonën rurale në Ballkan (fëmijët Shqiptarë)

• Lartësia trupore (cm) sipas shtetit për zonën urbane në Ballkan (fëmijët Shqiptarë)

• Lartësia trupore (cm) rritja me 0.5 vjet dhe 1 vit në Ballkan (fëmijët Shqiptarë)

• Lartësia trupore (cm) - krahasim i fëmijëve që jetojnë në zona urbane me ato rurale në Ballkan (fëmijë shqiptarë)

• Lartësia trupore (cm) të fëmijëve në zona rurale - rritja me 0.5 vjet dhe 1 vit në Ballkan (fëmijët Shqiptarë)

• Lartësia trupore (cm) të fëmijëve në zona urbane- rritja me 0.5 vjet dhe 1 vit në Ballkan (fëmijët shqiptarë)

Kapitulli 2

KARAKTERISTIKAT E LARTËSISË TRUPORE TEK

FËMIJËT SHQIPTARË QË JETOJNË NË BALLKAN

Page 6: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

Karakteristikat e Rritjes dhe Zhvillimit tek Fëmijët - Lartësia Trupore

42

Paraqitja grafike 2.4 e mëposhtme tregon rritjen e mesatares së lartësisë trupore nga mosha 6.5 vjeç në 11 vjeç për një periudhë 6 mujore të vajzave. Mosha ku rritja e mesatares së lartësisë trupore dominon me vlerën 3.3 cm është 8- 8.5 vjeç duke u pasuar nga mosha 10- 10.5 cm me rezultatin e dytë më të lartë 3.2 cm. Vlera më e ulët e rritjes së mesatares së lartësisë trupore është 1.6 cm nga mosha 6.5 në 7 vjeç. Mosha më e madhe e paraqitur në grafik është 10.5- 11 vjeç e cila ka rritjen e mesatares së lartësisë trupore me vlerë 2.6 cm. Ndërsa për moshën 9.5- 10 vjeç kjo rritje e mesatares së lartësisë trupore është 2.8 cm. Vlera 2.6 cm është rritja e mesatares së lartësisë trupore për moshën 8.5- 9 vjeç.

Fakte:1. Vlera më e ulët e rritjes së mesatares së lartësisë trupore është 1.6 cm nga mosha 6.5 vjeç në 7 vjeç.2. Vlera më e lartë e rritjes së mesatares së lartësisë trupore është 3.3 cm nga mosha nga mosha 8 në 8.5 vjeç3. Për moshën 9.5- 10 vjeç rritja e mesatares së lartësisë trupore është 2.8 cm.

Page 7: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

71

Ky kapitull jep të dhëna për ndryshimet në lartësinë trupore tek fëmijët Shqiptarë (Shqipëri) midis periudhës së studimeve 2013-2015 (BASIC; Tarp, Jarani et al., 2018) dhe 1996 - 2000 (Markola L, 2005).

Me anë të tabelave pasqyrohen:

1. mesataret e lartësisë trupore të djemve dhe vajzave në Shqipëri nga mosha 7 deri në 14 vjeç për vitet 1996-2000 të ndara në tre nivele e ulët, mesatare dhe e lartë (Markola L, 2005).

2. krahasimi i mesatareve të lartësisë trupore të djemve dhe vajzave në Shqipëri ndërmjet dy periudhave kohore të ndryshme (2013-2015) dhe (1996-2000) për moshën nga 7 vjeç në 14 vjeç.

3. diferenca e mesatareve të lartësisë trupore të viteve 2013-2015 krahasuar me vitet 1996-2000 për djemtë dhe vajzat nga mosha 7 vjeç në 14 vjeç.

Kapitulli 3

TENDENCAT E RRITJES SË LARTËSISË TRUPORE

TË FËMIJËVE NË SHQIPËRI

Page 8: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

Karakteristikat e Rritjes dhe Zhvillimit tek Fëmijët - Lartësia Trupore

104

Tek fëmijët Qipriotë matjet në lartësinë trupore tregojnë një rritje graduale tek djemtë dhe vajzat 6- 17 vjeç (Savva et al., 2001). Ka një ngadalësim të këtij trendi për djemtë e moshës 15 vjeç dhe tek vajzat 13 vjeç. Tek vajzat (Tambalis et al., 2015), matjet e pikut të lartësisë trupore duket se kanë tendencë të arrijnë kulmin në moshën 17 vjeç, megjithëse rreth kësaj moshe ka një ulje të lartësisë trupore. Rritja mesatare e lartësisë trupore për djemtë Kroatë është 2.7 cm deri 6.5 cm dhe 2.5 deri 5.0 cm për vajzat (Jureša et al., 2012). Fillimi i ritmit më të shpejtë të rritjes të lartësisë trupore tek djemtë Ukrainas fillon në moshën 10 vjeç e 3 muaj dhe për vajza në moshën 8 vjeç e 3 muaj (Nyankovskyy et al., 2018). Ka një rritje të lartësisë trupore tek fëmijët Ukrahinas të moshës 7 deri 18 vjeç (Nyankovskyy et al., 2018). Rritja më e madhe trupore tek djemtë është në moshës 12 vjeç dhe 7 muaj deri 13 vjeç e 8 muaj me 7.22 cm ndërsa për vajza rritja më e madhe e lartësisë trupore ështe me 6.44 cm në moshën 11 vjrç e 7 muaj deri në 12 vjeç e 6 muaj paraqitja grafike 6.2).

Page 9: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet

Karakteristikat e Rritjes dhe Zhvillimit tek Fëmijët - Lartësia Trupore

116

Kontributorët në realizimin e projektit BASIC “Balkan Survey of Inactivity in Children “

Juel Jarani, Andi Spahi, Florian Muca, Keida Ushtelenca, Dean Qefalia, Jakob Tarp, Anders Groentved, Agron Kasa, Leornard Shaka, Anisa Nurja, Adri Kasmi, Abeliana Bregu, Albian Blloku, Aljona Kristuli, Andi Kullolli, Andi Lalaj, Arber Asllani, Aurel Gjana, Bora Sulka, Bush Tota, Daniel Tomorri, Dea Rusi, Ditmar Jubica, Dorjan Isufaj, Erald Malushi, Erind Tosku, Eris Hysenaj, Erlin Samimi, Ermal Duraj, Eridiola Buzi, Ervin Zorba, Ervis Gjoni, Fifler Doka, Filip Mucaj, Flavio Ibrahimi, Gentian Tota, Gentiana Nicaj, Genti Husha, Geraldina Pambuku, Gerti Murataj, Grios Pirra, Irezuela Gjini, Izmir Dibra, Jerina Hoxha, Jorges Xhoxhi, Jurgen Hoxha, Julian Mema, Jurgen Sejdini, Kelvin Pepa, Klaudio Sejati, Klejda Lala, Klen Fagu, Laert Troja, Leonard Sota, Lisander Dumani, Lul Copa, Marina Tasho, Marjo Shabanaj, Mirjet Vllacaj, Morena Hyselenka, Oltion Lalaj, Orsiola Isufi, Paola Tasho, Rei Nanaj, Remi Cenolli.

Rektorati i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Stafi i Universitetit të Sporteve të Tiranës, MASR dhe Drejtoritë Rajonale, Drejtorët dhe mësuesit e shkollave që kanë marrë pjesë në këtë studim

Risi rreth projektit

Për të realizuar projektin, gjithsej është udhëtuar rreth 8498 km në të katër shtetet për të kryer matjet në 47 ditë dhe 390 orë matje nëpër shkolla.

Për të vlerësuar nivelin e aktivitetit fizik janë përdorur 18500 pyetsorë duke përfshirë 74 000 fletë (A4).

Për të hedhur pyetsorët në database elektronik janë harxhuar 55 500 minuta e llogaritur në 925 orë.

Page 10: Lartesia Trupore;  Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek femijet