kurora bjelluh - maja leqinat 02.10.2011

3
DITARI NGA – KURORA BJELLUH – MAJA LEQINAT - 2011 Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 02.10.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.15 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 17 veta. Udhëtuam me një minibus, nëpër Pejë – Grykë të Rugoves gjer tek Restoranti “ Guri i Kuq “, që gjithsej nga Gjakova përbën largësi prej 65 km ( 5 kilometrat e fundit janë rrugë malore e paasfaltuar ). Me të mbërritur në ora 8.45 minuta, tek vila afër restorantit jemi takuar me Benin, Xhemin, si dhe dy kolegët bjeshkatarë nga Kroacia, Dražen Lovreček ( Kryetar i Shërbimit të Udhëheqësve Malor të Kroacisë ) dhe Davor Banič ( Kryetar i Shërbimit të Udhëheqësve Malor të Zagrebit ), sepse i treti Alan Čaplar ( Trajner Profesionist dhe Veprimtar i Bjeshkatarisë ) ishte në trajnim praktik, në teren me kolegët tonë bjeshkatar. Ishte kjo dita përmbyllëse e Trajnimit për Udhëheqës malor që kishte filluar katër ditë më parë, gjegjësisht nga data 28.09.2011, ku pjesëmarrës ishin 23 bjeshkatar nga Kosova të cilët sot do ti merrnin edhe diplomat përkatëse. Nga SHBA “ Pashtriku “ po trajnoheshin Fisniku, Arbeni dhe Leka. Trajnimi në fjalë ishte i rganizuar sipas koordinimit të Nexhatit me Alan Čaplar ( i cili poashtu është edhe autor i shumë librave dhe doracakut Bazat e Bjeshkatarisë, të cilin e përktheu dhe botoi këto ditë Nexhati ). Nga aty, gjegjësisht restoranti në fjalë i cili ka lmd prej 1400 metrash, filluam rrugëtimin për tek Kurora Bjelluh. Shtegtuam përmes pyllit, herë herë nëpër shtigje të pa definuara, ndërsa në pjesën e epërme jemi ndarë në dy grupe. Unë, Islami, Enveri dhe Ruzhdiu kemi marshuar majtas kah Maja Leqinat, ndërsa të tjerët marshuan sipas planit. Ne të katërtit bëmë një shtegtim më të vështirë por me shumë vlerë sepse kemi soditur natyrë të mrekullueshme. Nga lartë arritëm të shohim Liqenin e Kuqishtes, e në ato çaste edhe kolegët tonë bjeshkatar me ata kroat duke u stërvitur buzë liqenit. Tashmë gjendeshim në zonën kufitare diskutabile në mes të Malit Zi dhe Kosoves, prej nga shiheshin për mrekulli të dy anët e bjeshkëve.

Upload: shba-pashtriku

Post on 09-Mar-2016

229 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Ditari nga Marshimi në Bjeshkët e Pashtrikut, konkretisht në Kurora Bjelluh - Maja Leqinat më daten 02.10.2011

TRANSCRIPT

Page 1: Kurora Bjelluh - Maja Leqinat  02.10.2011

DITARI NGA – KURORA BJELLUH – MAJA LEQINAT - 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 02.10.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.15 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 17 veta. Udhëtuam me një minibus, nëpër Pejë – Grykë të Rugoves gjer tek Restoranti “ Guri

i Kuq “, që gjithsej nga Gjakova përbën largësi prej 65 km ( 5 kilometrat e fundit janë rrugë malore e paasfaltuar ).

Me të mbërritur në ora 8.45 minuta, tek vila afër restorantit jemi takuar me Benin, Xhemin, si dhe dy kolegët bjeshkatarë nga Kroacia, Dražen Lovreček ( Kryetar i Shërbimit të Udhëheqësve Malor të Kroacisë ) dhe Davor Banič ( Kryetar i Shërbimit të Udhëheqësve Malor të Zagrebit ), sepse i treti Alan Čaplar ( Trajner Profesionist dhe Veprimtar i Bjeshkatarisë ) ishte në trajnim praktik, në teren me kolegët tonë bjeshkatar. Ishte kjo dita përmbyllëse e Trajnimit për Udhëheqës malor që kishte filluar katër ditë më parë, gjegjësisht nga data 28.09.2011, ku pjesëmarrës ishin 23 bjeshkatar nga Kosova të cilët sot do ti merrnin edhe diplomat përkatëse. Nga SHBA “ Pashtriku “ po trajnoheshin Fisniku, Arbeni dhe Leka. Trajnimi në fjalë ishte i rganizuar sipas koordinimit të Nexhatit me Alan Čaplar ( i cili poashtu është edhe autor i shumë librave dhe doracakut Bazat e Bjeshkatarisë, të cilin e përktheu dhe botoi këto ditë Nexhati ).

Nga aty, gjegjësisht restoranti në fjalë i cili ka lmd prej 1400 metrash, filluam rrugëtimin për tek Kurora Bjelluh. Shtegtuam përmes pyllit, herë herë nëpër shtigje të pa definuara, ndërsa në pjesën e epërme jemi ndarë në dy grupe. Unë, Islami, Enveri dhe Ruzhdiu kemi marshuar majtas kah Maja Leqinat, ndërsa të tjerët marshuan sipas planit. Ne të katërtit bëmë një shtegtim më të vështirë por me shumë vlerë sepse kemi soditur natyrë të mrekullueshme. Nga lartë arritëm të shohim Liqenin e Kuqishtes, e në ato çaste edhe kolegët tonë bjeshkatar me ata kroat duke u stërvitur buzë liqenit. Tashmë gjendeshim në zonën kufitare diskutabile në mes të Malit Zi dhe Kosoves, prej nga shiheshin për mrekulli të dy anët e bjeshkëve.

Pa vonuar shumë kemi vazhduar kthimin për t’ju bashkangjitur shokëve. Për një kohë, gjegjësisht në ora 12.15 minuta, së bashku me shokët tjerë kemi mbërritur në Kuroren Bjelluh, e cila i përket Malit Zi. Nga ajo lartësi prej 1962 metrash shifej qartë Maja e Qakorrit si dhe Gryka e Rugoves me Bjeshkët e Nemuna. Pasi që aty bëmë ca foto dhe soditëm atë natyrë të bukur, kemi filluar kthimin prapa, por tashmë nga ana tjetër e asaj bjeshke. Pakë më poshtë tek një stan kemi ndaluar dhe jemi akomoduar për të pushuar dhe ngrënë. Aty qëndruam dhe pushuam gjer në ora 14.00 dhe pastaj përsëri vazhduam për tek vendi i nisjes, gjegjësisht restoranti. Gjatë kësaj pjese të shtegtimit, gjersa disa nga ne po shtjellonim biseda rreth religjionit, për shkak të mospajtimeve ideologjike që kisha me Ademin, më është dashur që me te, nën prezencen e dëshmitarëve Enverit dhe Adrianit të lidhem me kusht siç vijon: sipas Ilirit ( meje ) nuk gjendet njeri i cili e din gjithë Kur’anin përmendësh, ndërsa sipas Ademit e kundërta, don të thotë se sipas tijë ka njerëz të tillë dhe atë në Gjakovë. Sipas marrëveshjes Ademi kishte për oblim që brënda 30 ditësh ta gjejë atë individ.

Ishte ora 15.30 minuta kur zbritëm poshtë tek restoranti. Aty jemi takuar me kolegët tonë bjeshkatar nga Gjakova si dhe kolegët nga Kroacia. Në terasën e restorantit prej nga shihej një panoramë e mrekullueshme e atyre bjeshkëve jemi akomoduar nëpër tavolina duke shuar etjen me pije të ftohta dhe duke zhvilluar biseda të ngrohta kolegiale me mysafirët nga Kroacia. Më kanë pëlqyer dhe do t’i ruaj në kujtesë fjalët e Alan Čaplar-it i

Page 2: Kurora Bjelluh - Maja Leqinat  02.10.2011

cili gjatë bisedës na njoftoi se kolegu i tijë paraprak, ish redaktor për bjeshkatari, që tashmë ishte pensionist, kishte thënë se ai kishte shetitur shumë bjeshë nëpër botë, por Bjeshkët e Nemuna janë bjeshkët më të bukura në botë, prandaj na këshilloi që ne të krenohemi me to.

Pas gjithë atyre bisedave të afërta më në fund në ora 16.30 minuta jemi ndarë nga ta me përshëndetje të ngrohta dhe me shpresën që do të shihemi përsëri. Plotë disponim kemi vazhduar udhëtimin për në Gjakovë. Gjatë udhëtimit kemi pasur dy ndalje për shkak se Enveri siç duket pakës ishte helmuar nga birrat. Në Gjakovë mbërritëm në ora 18.15 minuta.

Natyra e bukur dhe koha me diell bënë që kjo shetitje të ishte përplotë kënaqësi dhe relaksim. Shoqëria e mire bëri poashtu që kjo ditë të mbetet përherë në kujtesën tonë. Kësaj radhe shetitjen e kishte begatuar edhe takimi me kolegët nga Kroacia. Ishte kjo shetitje e cila edhe më shumë na shtoi bindjen se Bjeshkët e Nemura janë perlë e natyrës kosovare.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me minibus: 3.30 minutaorë ( 1.45 + 1.45 )Ecje këmbë: 5.00 orë ( 3.30 + 1.30 ).Ecje gjatësi rrugore: 12 km ( 7 + 5 )Ecje këmbë m/lmd: 562 m/lmd ( 1400 - 1962 ), ndërsa ne të cilët vazhduam për në Majen Leqinat, i kemi ecur edhe 200 m/lmd, të cilat i kemi kaluar gadi për të njëjten kohë.

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 02.10.2011