kur vlerat ndeshen - albislam.com | faqja e parë islame ... · pyetje është vet individi si...

60
1 ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429 EDITORIALI KUR VLERAT NDESHEN D ukurive negative që njollosin imazhin e myslimanëve duhemi tu kundërvihemi me qasje pro-aktive që nuk e pranon konceptin e obligimit kolektiv, shpeshherë gabimisht i kuptuar si: dikush tjetër duhet të reagoj. Nëse nisemi nga hadithi i cili bashkësinë myslimane e ngjason me një trup dhe në të cilin ndodhitë në një pjesë të trupit nuk ngelin pa reagimin e pjesëve tjera, atëherë nevoja për angazhim përmirësues të menjëhershëm shfaqet në formë akoma më të theksuar. Thënë ndryshe ka kohë që të gjithë jemi detyruar të marrim hisen e përgjegjësisë dhe hisen e angazhimit. Nevojat individuale me llojet e saja janë fakt i pamohueshëm në jetën e njeriut bashkëkohor. Plotësimi i tyre brenda kornizave të sheriatit është i lejuar, i preferuar dhe në disa raste edhe i detyruar. Njeriu ka nevojë për ushqim, për veshmbathje, për jetë intime, për kënaqjen e ëndjeve dhe pasioneve... ka nevoja që duhen plotësuar brenda asaj që sipas Islamit vlerësohet si e lejuar. Mohimi i këtyre nevojave është dalje nga konceptimi i fesë islame për njeriun si krijesë. Në këtë kohë, e cila tanimë ka arritur fazën e dinamikës skajshmërisht dezintegruese dhe të shpejtë, plotësimi i nevojave individuale në shumicën e rasteve kryhet pa përkufizimin fetar. Një dukuri shqetësuese është zbatimi ditor i standardeve të dyfishta. Ngjashëm me ndryshimet e motit ndryshojnë qëndrimet edhe vlerësimet për situata të ndryshme. Kriteret dhe njësitë e matjes rrënjësisht dallojnë kur në pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e lehtësimit, faljes, fshehjes, minimizimit, aktivizohen kur fillon vlerësimi i së bërës nga vetë individi. Kur bëhet fjalë për tjetrin, kriteret disi vështirësohen, precizohen në detajet më të imta dhe të duket sikur tani parimet e vlerësimit janë krejtësisht tjera. Harrohen fjalët e buta, stërhollimi dhe në disa raste edhe arroganca e urrejtësit shfaqet në skenë. Sikur nuk jemi Ummeti të cilit Allahu, subhanehu ue teala, i është drejtuar me urdhrin e prerë: “O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve...” (En Nisa, 135). Vlerat Islame në bazë të cilave ne e vlerësojmë vetën dhe të tjerët shpeshherë ndeshen me inkoherencën tonë. Me një jo përpikëri gjatë vlerësimit dhe gjatë analizës ne vetëm do e vërtetojmë akuzën e kamotshme për standardet e dyfishta me të cilët gjykojnë myslimanët. Duke apeluar tek besimtarët dhe në të njëjtën kohë duke i përkujtuar ata themi: “Përcaktimet tona për vlerat që i respektojmë dhe i zbatojmë në jetë janë të qarta dhe të prera. Ato hollësisht i spikat Sheriati, legjislacioni me të cilin Allahu e ka nderuar njerëzimin. Mbetet vetëm që, në si krijesa të dobëta, të njëjtat me angazhim të mundimshëm ditor, t’i shfaqim dhe t’i mishërojmë në aktualen tonë, plotë mangësi, duke e afruar atë dita ditës më afër ideales ashtu siç paraqitet në Kur’an dhe Sunnet. Kështu nuk do t’i bëjmë zullum as vetës, as tjerëve e as që do të bëhemi argument i përdorur nga qëllimkëqijtë. p.s. Ndryshimet si moti i kanë hije vetëm motit. në emër të redaksisë: Talha KURTISHI

Upload: others

Post on 05-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

1ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

EDITORIALI

KUR VLERAT NDESHENDukurive negative që njollosin imazhin e myslimanëve duhemi tu kundërvihemi me qasje

pro-aktive që nuk e pranon konceptin e obligimit kolektiv, shpeshherë gabimisht ikuptuar si: dikush tjetër duhet të reagoj. Nëse nisemi nga hadithi i cili bashkësinë

myslimane e ngjason me një trup dhe në të cilin ndodhitë në një pjesë të trupit nuk ngelinpa reagimin e pjesëve tjera, atëherë nevoja për angazhim përmirësues të menjëhershëmshfaqet në formë akoma më të theksuar.

Thënë ndryshe ka kohë që të gjithë jemi detyruar të marrim hisen e përgjegjësisë dhehisen e angazhimit.

Nevojat individuale me llojet e saja janë fakt i pamohueshëm në jetën e njeriutbashkëkohor. Plotësimi i tyre brenda kornizave të sheriatit është i lejuar, i preferuar dhe nëdisa raste edhe i detyruar. Njeriu ka nevojë për ushqim, për veshmbathje, për jetë intime,për kënaqjen e ëndjeve dhe pasioneve... ka nevoja që duhen plotësuar brenda asaj që sipasIslamit vlerësohet si e lejuar. Mohimi i këtyre nevojave është dalje nga konceptimi i fesëislame për njeriun si krijesë. Në këtë kohë, e cila tanimë ka arritur fazën e dinamikësskajshmërisht dezintegruese dhe të shpejtë, plotësimi i nevojave individuale në shumicën erasteve kryhet pa përkufizimin fetar. Një dukuri shqetësuese është zbatimi ditor istandardeve të dyfishta. Ngjashëm me ndryshimet e motit ndryshojnë qëndrimet edhevlerësimet për situata të ndryshme. Kriteret dhe njësitë e matjes rrënjësisht dallojnë kur nëpyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet elehtësimit, faljes, fshehjes, minimizimit, aktivizohen kur fillon vlerësimi i së bërës nga vetëindividi. Kur bëhet fjalë për tjetrin, kriteret disi vështirësohen, precizohen në detajet më tëimta dhe të duket sikur tani parimet e vlerësimit janë krejtësisht tjera. Harrohen fjalët ebuta, stërhollimi dhe në disa raste edhe arroganca e urrejtësit shfaqet në skenë. Sikur nukjemi Ummeti të cilit Allahu, subhanehu ue teala, i është drejtuar me urdhrin e prerë: “O juqë besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër(interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve...” (En Nisa, 135).

Vlerat Islame në bazë të cilave ne e vlerësojmë vetën dhe të tjerët shpeshherë ndeshenme inkoherencën tonë. Me një jo përpikëri gjatë vlerësimit dhe gjatë analizës ne vetëm do evërtetojmë akuzën e kamotshme për standardet e dyfishta me të cilët gjykojnë myslimanët.Duke apeluar tek besimtarët dhe në të njëjtën kohë duke i përkujtuar ata themi:

“Përcaktimet tona për vlerat që i respektojmë dhe i zbatojmë në jetë janë të qarta dhe tëprera. Ato hollësisht i spikat Sheriati, legjislacioni me të cilin Allahu e ka nderuarnjerëzimin. Mbetet vetëm që, në si krijesa të dobëta, të njëjtat me angazhim të mundimshëmditor, t’i shfaqim dhe t’i mishërojmë në aktualen tonë, plotë mangësi, duke e afruar atë ditaditës më afër ideales ashtu siç paraqitet në Kur’an dhe Sunnet. Kështu nuk do t’i bëjmëzullum as vetës, as tjerëve e as që do të bëhemi argument i përdorur nga qëllimkëqijtë.

p.s. Ndryshimet si moti i kanë hije vetëm motit.

në emër të redaksisë: Talha KURTISHI

Page 2: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

2

PËRMBAJTJA

REDAKSIAOmer BERISHA – kryeredaktor

Anëtarë të redaksisë:Ahmed KALAJA, Bekir HALIMI, Agim BEKIRI, Driton LEKAJ, Ali SHABANI, Ismail BARDHOSHI,

Talha KURTISHI, Bledar HAXHIU, Sedat SHABANI, Agron TERZIQI, Lulzim SUSURI, Genc PLUMBI, Zeki ÇERKEZI, Enver AZIZI, Bashkim BAJRAMI, Bilal TEQJA.

Bashkëpunëtorë: Ekrem AVDIU dhe ENIS RAMARoald HYSA – redaktor gjuhësor Halil BERISHA – redaktor teknik

Dorlir KRAJA (ENSARTDESIGN Studio) - ballina Sedat RAMADANI - shpërndarje dhe marketing

Adresa: rr: 110 nr: 5 | Çarshia e vjetër | Shkup 1000email: [email protected]

sms: +389 75 436 718 | fax&tel: +389 2 3230 827Revista është e regjistruar pranë Agjencisë për

Informata të Maqedonisë nr. 02-124/2ISSN: 1409-6250

Tirazhi: 1400ABONIMI NJË VJEÇAR

Për Maqedoni: 600 den, Jashtë vendit: 20 euro (në çmim janë të përfshira edhe harxhimet postare)

e-mail: [email protected]

NUN-R DOOELXhirollogaria: 300000001759616

Komercijalna Banka A.D. - Skopje (denar)Xhirollogaria: 0270100209184

Komercijalna Banka A.D. - Skopje (euro)rr. “Kej Dimitar Vlahov” 4

S.W.I.F.T. : KOBSMK2X

IBAN MK07300701002091869Numri tatimor: 4030003487017

AKTUALEFaktori kombëtar dhe shqiptarët në fund tëdekadës së parë të mijëvjeçarit të ri 3-4Kosova i qorton arabët 5-7Raportet iraniane-izraelite...Një orvatje për të kuptuar realitetin 8-10

AKIDEDallimet e besimit në mes sunive dhe shiitëve 11-15

KËNDI IMKrizë e mjeteve apo krizë e synimit 16-18Milingona 19-23Investimet për botën e ardhshme 24-26

FIKHShpëtimi nga pasuria haram, siç është kamata(vazhdon nga numri i kaluar) 27-30

AVANCIMI PERSONALAngazhimi 31-32

FAMILJAMirësjellja e besimtarëve me gratë e tyre 33-36Inkurajimi për sjellje të mirë 36-38Llukmani alejhi selam - shembull për udhëzimin e fëmijëve 39-40

TEFSIRHutimi pas dynjasë 41-44

HADITHDuaje të mirën edhe për të tjerët 45-48

LIBRISulltani i Fundit 48-51

BOTA ISLAMEAfganistani & Algjeria 52-54

FETVA DHE KONSULTIMEDisa pyetje 55-57

HISTORIhidri dhe gjurmët e tij mes realitetit dhe besëtytnive 58-60

Page 3: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

3ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

AKTUALE

FAKTORI KOMBËTAR DHESHQIPTARËT NË FUND TË DEKADËSSË PARË TË MIJËVJEÇARIT TË RI

SHKRUAN: ROALD A. HYSA

Ndarjet politike ndërkombëtare ndikuanndjeshëm tek shqiptarët në këtë gjysëmshekulli që kaloi. Ato e fraksionuan më

tepër identitetin e tyre kombëtar dhe ivendosën ata përpara zgjedhjeve tëdetyruara politike. Ishin pikërisht këtozgjedhje të detyruara nga ideologjitë politikedhe kufijtë politikë ato që sollën dëmtimin emëtejshëm të identitetit kombëtar. Nëmesin e shekullit të kaluar shqiptarët undanë në tre entitete të ndryshme politike,ku secili prej tyre paraqiste nga një problemmë vete. Shteti i ri shqiptar që po ngrihejbrenda kufijve londinezë i bazuar nëideologjinë bolshevike kishte problemet eveta të brendshme për legjitimimin epushtetit të ri që po ndërtohej. Atyre iu deshtë ballafaqoheshin shumë shpejt memasakrat në jug të trojeve etnike shqiptaredhe me shpërnguljet masive të popullsisëmyslimane çame, e cila tashmë u përzupërfundimisht nga shovinistët grekë ngatrojet e veta, ku kishte jetuar qysh ngalashtësia. Protestat e qeverisë së rekomuniste ishin krejtësisht formale dhe ajou kufizua duke i dhënë ndihmën e parëemigrantëve. Ndërkaq pjesa tjetër e trojeveshqiptare përfundoi në një entitet të ri që eemërtonte veten si Republika SocialisteFederative e Jugosllavisë, e cila në vetvete

ndahej në republika më të vogla të bazuaranë nacionalitetin, rregull ky që nuk vlejti përshqiptarët. Ata u ndanë në republikat eSerbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë dheishte pikërisht kjo ndarje që do të sillte aktetdramatike të gjysmë shekulli më vonë, që edetyruan Bashkësinë Ndërkombëtare me nëkrye SHBA-në dhe NATO-n të ndërhyninushtarakisht nga ajri dhe më pas nga toka.Gjatë këtyre ngjarjeve gati një e treta e

Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës mori fund një herë e mirë shpërbërja e ish-Jugosllavisë, duke ushndërruar kështu radikalisht harta e Ballkanit dhe duke dalë në dritë një realitet i ri politik

Page 4: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

4

AKTUALE

popullsisë së Kosovës martire u shpërngulme dhunë dhe me mijëra të pafajshëm uvranë dhe me mijëra të tjerëve edhe sot nukiu dihet fundi. Me shpalljen e pavarësisë sëKosovës mori fund një herë e mirëshpërbërja e ish-Jugosllavisë, duke ushndërruar kështu radikalisht harta eBallkanit dhe duke dalë në dritë një realitet iri politik. Deri dje me ndryshimet politiko-ideologjike pushteti i kufijve politikë kishteqenë tejet i ngurtë, qoftë në marrëdhëniet ebrendshme, qoftë edhe në marrëdhëniet ejashtme dhe veçanërisht në marrëdhëniet ejashtme duke mos lënë shteg për zgjidhje.Me gjithë ndryshimet e rëndësishme politikeqë ndodhën, politika e brendshme dhe ejashtme e shtetit grek pavarësisht ngaideologjitë që udhëhiqeshin partitë qëhipnin në pushtet njëra pas tjetrës, ishte dhembetet e njëjtë. Të majtë apo të djathtëshfaqeshin dhe shfaqen njësoj kur vjen fjalapër minoritetin shqiptar çam, që ushpërngul me forcë në vitin 1945. Atavazhdojnë të mos pranojnë të paguajnëdëmshpërblimet dhe tokat e kërkuara ngaçamët dhe në këtë linjë ata shfaqenjashtëzakonisht agresivë në politikën e tyretë jashtme. Ndërkaq brenda vendit për tëlarguar sadopak vëmendjen nga problemet ejashtme shqiptare, regjimi komunist i dhanjë shtysë përkeqësuese mentalitetit lokaliste rajonal, duke i vënë në pozita të këqijaçamët e shpërngulur dhe kosovarët dhe injëjti mentalitet u shfaq edhe me ardhjen ekosovarëve të parë në Shqipëri, në fillim tëviteve ’90 të shekullit të kaluar.

Pak a shumë e njëjta gjë po ndodh këtoditë edhe me serbët, pasi një pjesë e mirë efaktorit ndërkombëtar e ka njohurpavarësinë e Kosovës. Ata nuk e kanëlëshuar Kosovën dhe po përpiqenvazhdimisht të majtë e të djathtë njësoj.Tepër e nderë është gjendja e shqiptarëve nëLuginën e Preshevës. Megjithatë duhet të

themi se popullsia shqiptare e vendosur nërepublikat e Malit të Zi dhe të Maqedonisëtashmë gëzon të drejta më të mëdha dhe megjithë kufijtë politikë ekzistues, tashmëideologjitë e vjetra ranë në këto dy ish-republika jugosllave dhe shqiptarët kanë mëtepër mjete politike për të luftuar dhe për tëfituar të drejtat e tyre. Gjithashtu kufijtë etyre shtetërorë nuk janë më aq të ngurtë sanë të kaluarën dhe ato mund të përshkohenshumë lehtë tashmë, një favor i madh ky përthyerjen e mendësive dhe afrimin shpirtërortë shqiptarëve.

Ky fleksibilitet politik i krijuar ngarrethanat e reja diplomatike duhetshfrytëzuar tashmë për afrimin e mëtejshëmtë shqiptarëve për të zhdukur sadopakdiferencat e ndryshme të shkaktuara ngapushtetet politike të bazuara në ideologjitëpolitike shoviniste antishqiptare. Epoka eglobalizimit dhe e internetit është një ngamënyrat më të shpejta të ndërveprimitmbarëshqiptar dhe që i zhduk apo i bën tëpandjeshëm kufijtë politikë dhe fizikë. Neduhet ta shfrytëzojmë këtë çast domethënëspolitik ndërkombëtar për të zënë një vend tërëndësishëm në Ballkan dhe njëkohësishtpër të shkuar drejt bashkimit tëpashmangshëm të të gjithë elementitshqiptar. Por na duhet gjithashtu të luftojmëdhe të dalim mbi mentalitetet lokaliste dherajonale për të larguar përfundimishtkompleksin e inferioritetit, që na ka kapluarderi në këto çaste.

...Të majtë apo të djathtëshfaqeshin dhe shfaqen njësojkur vjen fjala për minoritetinshqiptar çam, që u shpërngulme forcë në vitin 1945...

“ “

Page 5: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

5ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

AKTUALE

SHKRUAN: BEKIR HALIMI

Pavarësia e Kosovës pa dyshim se për tëgjithë shqiptarët, ku në shumicëndërmuese janë muslimanët, paraqet

ndodhinë më të madhe të historisë sonëmoderne. Këtij akti i janë gëzuar të gjithëshqiptarët, po edhe muslimanët e botësmbarë, mirëpo ne si hoxhallarë shpesh jemiballafaquar me pyetje të shumta të xhematit:pse bota islame akoma nuk e ka pranuarpavarësinë e Kosovës?

Secili është munduar t’u japë përgjigje tëndryshme, mirëpo para se të dalim tepërgjigja e kësaj pyetje të shohim se çfarë ka

ndodhur në Kosovë dhe në botën islame e atëarabe gjatë këtij procesi.

Fillimisht vitin e kaluar para se të shpalletpavarësia e Kosovës, në kohën kur të gjithëshikonin të lobojnë për lehtësimin e procesittë pavarësisë, kishte mosmarrëveshje mesVeton Surroit dhe Fatmir Sejdiut, rrethpjesëmarrjes së përfaqësuesit të Kosovës nëKonferencën Islamike, që u mbajt asokohe nëPakistan. Pa dyshim që ky ishte një hap aspakpragmatik e aq më pak i drejtë.

Pastaj në çastin kur u shpall pavarësia eKosovës pati një deklaratë të përgjithshmenga Konferenca Islamike për praniminpavarësisë së Kosovës, mirëpo kjo nuk upasua me konkretizimin e saj nga shtetetanëtare në këtë konferencë... Për këtë shkak

KOSOVA I QORTON ARABËTKëtë gjë e kanë debatuar edhe disa gazeta në Kosovë dhe janë munduar të gjejnë fajtorin për këtë gjë,normalisht duke kërkuar që fajtorin ta gjejnë te feja, mirëpo nuk kanë arritur të japin ndonjë përgjigje konkrete

Page 6: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

6

AKTUALE

pati reagime konkrete nga shumë dijetarëmuslimanë, që kanë emisione të ndryshmenë kanale satelitore, për vonesën e shtetevearabe në pranimin e shtetit të Kosovës. Prejtyre ishte edhe shejh Selman Aude, i ciliështë një dijetar shumë i njohur në botënislame, mu ky në emisionin e tij “Jeta ështëfjalë” në kanalin shumë të njohur MBC folipër këtë gjë dhe kërkoi nga qeveritë arabenjohjen sa më të shpejtë të Kosovës.

Ai mes të tjerash tha:“Kërkoj nga Organizata e Konferencës

Islamike dhe Liga Arabe që të nxisin shtetetanëtare në këto organizata ta pranojnë këtështet, të krijojnë raporte politike,ekonomike, kulturore dhe shkencore.Muslimanët duhet ta përkrahin këtë shtet tëri”.

Shejh Selman Aude në këtë emisionparasheh një të ardhme të mirë për Kosovën,dhe se arabët e muslimanët duhet tapërkrahin politikisht dhe ekonomikisht, sidhe me shkëmbimin e dijes dhe të kulturës.

Këtë gjë e kanë debatuar edhe disa gazetanë Kosovë dhe janë munduar të gjejnëfajtorin për këtë gjë, normalisht dukekërkuar që fajtorin ta gjejnë te feja, mirëponuk kanë arritur të japin ndonjë përgjigjekonkrete, përpos faktit se disa shtete arabekanë lidhje të ngushta me Rusinë dhe se disashtete, sidomos pas 11 shtatorit ushqejnëarmiqësi ndaj Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, kurse pavarësia e Kosovës ështënjë arritje e tyre, prandaj edhe ata hezitojnëta pranojnë këtë pavarësi.

Një version tjetër është se disa shteteislame dhe jo-arabe kanë problem meprovinca të tyre, të cilat mund ta përdorinpavarësinë e Kosovës si precedent për t’ushkëputur edhe ata nga shteti i tyre amë.

Në kohën kur nga ana serbe marrin pjesëdelegacione të niveleve më të larta, madjeedhe kryetari i tyre në konferenca tëndryshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë,

niveli i delegacionit kosovar në KonferencënIslamike shkon deri në rrafshin e ministrit tëarsimit. Pa dyshim se edhe kjo tregonmungesën e pragmatizmit në diplomacinëkosovare, apo një lloj kompleksi inferioritetinga kontaktet dhe lidhjet me botën islame.

Përderisa delegacionet kosovare të nivelitmë të lartë gjejnë kohë të marrin pjesë nëseminare të organizuara nga fondacioneprivate dhe joqeveritare evropiane, ata nukgjejnë kohë të marrin pjesë në konferenca tënivelit rajonal, sikurse është KonferencaIslamike, apo Konferenca Afrikane.

Sa për njoftim në Konferencën Afrikanemori pjesë vetë kryetari i Serbisë për tëluftuar pranimin e pavarësisë së Kosovës,kurse në atë konferencë nuk kishte asnjëpërfaqësues nga qeveria kosovare.

Pranimi i pavarësisë së Kosovës do tëkishte ndikim në forcimin e raporteve mesmuslimanëve shqiptarë dhe muslimanëve tëtjerë, e kjo ndoshta dikujt edhe i pengon,prandaj edhe nuk lobon aq shumë sa për tëjetësuar raporte të këtilla, qoftë nga qarqetkosovare, apo nga ato ndërkombëtare.

Sipas disa qarqeve pranimi i pavarësisë sëKosovës nga bota islame do të kuptohej edhesi një argument shtesë për serbët, të cilëtkanë trumbetuar vazhdimisht për një pranitë fundamentalizmit islamik në Kosovë, gjëpër të cilën ata janë munduar të hulumtojnëe të gjejnë, madje edhe të sajojnë fakte tëtilla, prandaj sipas tyre edhe nuk duhetnxituar shumë në këtë drejtim nga palakosovare.1

Këtë dis-harmoni të qëndrimeve tështeteve islame dhe popujve të tyre, përveçqëndrimeve të dijetarëve islamë e ilustrojnëshumë mirë edhe shumë shkrime tëanalistëve dhe shkrimtarëve të ndryshëm, qëi bëjnë thirrje qeverive të tyre të nxitojnë tanjohin Kosovën si shtet i pavarur. Ata gjatëshkrimeve të tyre promovojnë qëndrimet edrejta rreth lirisë dhe të drejtës së popujve

Page 7: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

7ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

AKTUALE

për vetëvendosje, pragmatizëm diplomatikdhe ndërlidhjen civilizuese, gjëra të cilatsjellin një sërë të mirash civilizuese, politikedhe ekonomike.

Një shkrimtar dhe analist arab duke folurrreth këtij problemi mes të tjerash shkruan:

“Besoj se Kosova paraqet një përvojëcivilizuese, politike dhe zhvilluese, nga e ciladuhet të përfitojnë arabët dhe muslimanët,ose së paku ta njohin atë. Sipas të gjithagjasave arabët dhe muslimanët do tëpërfitojnë nga hapja politike dhe ekonomikeme Kosovën”.

Ata mes tjerash thonë:“Qëndrimi i shteteve arabe dhe islame

ndaj Kosovës pa dyshim është shumë ipakuptueshëm. Çështja e Kosovës nuk dallonaspak nga çështja e Bosnjës, e cila gëzoi njëpërkrahje, solidarizim zyrtar dhe popullorshumë më të madh, prandaj përse të sillenndaj Kosovës me këtë injorim dhe tëvonohen në pranimin e pavarësisë së saj?!...

Ata pasi flasin për disa shkaqe dhearsyetime të të dyja palëve për vonesën epranimit të pavarësisë, shtojnë e thonë:

“Kushdo të jenë shkaqet apo sqarimet përkëtë vonesë, qëndrimi arab dhe i popujvemusliman ndaj Kosovës nuk mund tëarsyetohet dhe të mbrohet, pasi detyrë earabëve dhe muslimanëve është ta përkrahinKosovën, duke pranuar pavarësinë e sajfillimisht, pastaj duke hapur ambasada dhepërfaqësi diplomatike në ato vende dhe mepjesëmarrje ekonomike e mediale, e cila dot’u sjellë dobi të gjitha palëve”.

Këta gazetarë dhe analistë duke e njohurdëshirën e popujve arabë për turizëm dheargëtim, sidomos ditëve të nxehta të verësmundohen që ta promovojnë Kosovën edhesi vend turistik. Ata e paraqesin Kosovën sivend të bukur dhe të përshtatshëm përturizëm veror dhe dimëror. Çmimet janë tëpranueshme ose më të lira se në vendet etjera turistike. Ka qetësi, siguri, pastërti,kurse shërbimet themelore që i interesojnënjë turisti vizitor i ofrohen në një nivel tëlartë cilësor dhe me çmime të logjikshme.Gjuha angleze flitet nga një pjesë e madhe epopullit, por ka edhe një numër të madh qëkanë studiuar apo punuar në botën arabe.

Këto shkrime gazetareske nga gazetarëdhe analistë arabë e paraqesin popullin eKosovës, si një popull të dashur, fisnik dhe qëi duan shumë mysafirët, mund tëbashkëpunosh me ta dhe t’u besosh atyre.

Pra, këto ishin disa zëra që burojnë ngabrendia e popullit arab dhe musliman, i cilikëmbëngul në solidarizimin maksimal mepopullin e Kosovës për dallim nga qëndrimizyrtar, i cili pa dyshim që është shumë ivonuar dhe aspak i logjikshëm apopragmatik.

1 Fatkeqësisht këtë dilemë e vërtetojë deklarata e fundit e kryeministrit të Kosovës pas vizitës që i bëri kryetarittë SHBA - ve, ku tha se i ka premtuar kryetarit Xhorxh Bush se do ta luftojë fundamentalizmin islamik nëKosovë. Parashtrohet një pyetje e thjeshtë logjike: ku ka vend për fundamentalizëm islamik në një vend kuakoma shumica dërmuese e popullit të atij vendi nuk kanë njohuri esenciale mbi fenë Islame dhe mjaftohemvetëm me përkatësinë deklarative kurse nuk kanë asnjë element fetarë në jetën e tyre të përditshme?!

...në Konferencën Afrikanemori pjesë vetë kryetari iSerbisë për të luftuar pran-imin e pavarësisë së Kosovës,kurse në atë konferencë nukkishte asnjë përfaqësues ngaqeveria kosovare...

Page 8: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

8

AKTUALE

HASEN RESHID

Në ditët që kaluan, saktësisht më 21qershor 2008, mediet përhapën lajmet, sezyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes

Amerikane vërtetuan saktësinë e raportitgazetaresk, i cili zbuloi se Izraeli ka bërëmanovra ushtarake ajrore të mëdha nëLindjen e Mesme, gjë që paraqet njëdemonstrim të madh të forcës dhe stërvitjespër sulmet ajrore mbi stacionet bërthamore tëIranit.

Si përgjigje të kësaj manovre komandanti igardës revolucionare iraniane, gjeneralMuhamed Ali Xhaferi i tërhoqi vërejtjenIzraelit, që të mos e sulmojë Iranin, sepseshteti hebraik gjendet në shënjestrën eraketave iraniane dhe aludoi për hapjen efrontit në jugun e Libanit.

Disa ditë më vonë, saktësisht më 30qershor, mediet përhapën lajmin, se qeveriaizraelite me shumicë absolute votash pranoishkëmbimin e robërve dhe kufomat meHizbullahin, shkëmbim i cili nënkuptonteshkëmbimin e dy ushtarëve izraelitë, të cilët i

NJË ORVATJE PËR TË KUPTUAR REALITETINCili është sekreti i kësaj kontradikte: kërcënim dhe përgatitje për sulm në njërën anë dhe në të njëjtën kohënegociata dhe shkëmbim robërish nga ana tjetër?Raportet iraniano-izraelite shkaktojnë shumë përshtypje dhe paradokse

RAPORTET IRANIANE-IZRAELITE...

Page 9: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

9ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

AKTUALE

kishte zënë robër partia shiite libaneze nëkorrik të vitit 2006, për të cilët besohej se janëvrarë, kundrejt lirimit të dy burgosurvelibanezë.

Marrëveshja ishte për kthimin e kufomavetë dy ushtarëve izraelitë, që u rrëmbyen afërkufirit libanez. Kjo marrëveshje u votua nga 22ministra prej 25, që ka qeveria izraelite.

Është e ditur dhe nuk ka nevojë tëqartësohet, se Hizbullahi është krahu i zgjaturi Iranit në rajon. Qoftë Irani apo Hizbullahi,nuk e mohojnë këtë të vërtetë, domethënëlidhjen ndërmjet tyre. Këtë gjë e theksoi sëfundmi edhe deklarata e Hasan Nasrallahit,sekretari i përgjithshëm i Hizbullahit, nëfjalimin e fundit ku tregoi besimin e partisë sëtij në institucionin iranian të Velajetul-Fekih.

Pra, realiteti i negociatave që çoi deri nëshkëmbimin e robërve, në realitet paraqesinnegociata të mirëfillta izraelito-iraniane.

Cili është sekreti i kësaj kontradikte:kërcënim dhe përgatitje për sulm në njërënanë dhe në të njëjtën kohë negociata dheshkëmbim robërish nga ana tjetër?

Raportet iraniano-izraelite shkaktojnëshumë përshtypje dhe paradokse. Në rrafshine deklaratave, që nga revolucioni i vitit 1979gjuha e zyrtarëve iranianë është e mbushurme termat: armiku izraelit, punë për tëshkatërruar Izraelin, çlirimi i Kudsit,Jerusalemit dhe manifestimet e mëdha qëbëjnë në këtë drejtim. Mirëpo të gjitha këtonuk e kalojnë kufirin e përkrahjes,solidarizimit deklarativ dhe fjalëve, kurserealiteti është krejt në kundërshtim me këtë.Për disa gjëra s’ka aspak dyshim dhe vend përkoment, sikurse është fakti se Izraeli i kashitur Iranit pjesë për armët e ushtrisëiraniane, që nga lufta irakiane-iraniane nëvitet tetëdhjetë e deri më sot!

Në kohën kur Amerika bën presion dhenxit koalicione për një bllokadë ekonomikendaj Iranit, përvidhen raporte gazetareske seIzraeli importon nga Irani sasi shumë të

mëdha fëstëku iranian, vlera e të cilave arrinnë njëzet milionë dollarë. Ky lajm vjen ngarevista “El-Vatan El-Arabi”.

Para disa javësh qeveria zvicerane zbuloiedhe një turp tjetër të ri, e ajo ishte importimii naftës iraniane nga ana e Izraelit.

Përveç bashkëpunimit ekonomik, Iranieksporton edhe hebrenjtë e vet për në Izraelpër ta ndihmuar shtetin hebre në konfliktin etij demografik, që ka me palestinezët. Meshtatë janar të këtij viti kanë zbritur nëaeroportin Ben Gurion, në Izrael dyzethebrenj me origjinë iraniane, si pjesë e njëfushate shumë sekrete, të cilën e realizon njëagjenci hebraike në bashkëpunim me njëorganizatë ndërkombëtare për miqësikrishtero-çifute, të cilën e drejton rabiniJeshail Aktashen.

Gazeta saudite “El-Vatan” duke umbështetur në burime zyrtare izraelite citon:“Dyqind çifutë iranianë janë shpërngulur këtëvit në Izrael, kurse në vitin 2006 gjashtëdhjetëe pesë, kurse numri i përgjithshëm i hebrenjveqë kanë emigruar nga Irani në Izrael, që ngaviti 1948 është 77,833 persona”.

Kështu këto informata jozyrtare kanëzbuluar sasinë e bashkëpunimit ekonomikmes këtyre dy shteteve “armike”, edhe pse kanjë bllokadë ekonomike ndaj Iranit, sasinë epërkrahjes së Izraelit duke lejuar emigrimin ehebrenjve nga Irani në Izrael, në kohën kurzyrtarët izraelitë japin deklarata përdomosdoshmërinë e mos-dhënies dritë jeshilepër programin bërthamor të Iranit dhedeklaratat e zyrtarëve iranianë, që flasin përdomosdoshmërinë e shkatërrimit të Izraelit, e

...Fundamentalizmi shiit ështëi ngjyrosur me ngjyra per-siane, i cili ngrihet mbi parim-in e urrejtjes së arabëve...

“ “

Page 10: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

10

AKTUALE

gjitha kjo i sjell në mëdyshje të madhe tëgjithë ata që nuk e kuptojnë politikën dhekulisat e saj.

Ata që habiten me qëndrimin iranian nuk edinë se fundamentalizmi shiit, ku mbështetetky qëndrim ndërtohet mbi disa parime bazë:

Fundamentalizmi shiit është i ngjyrosurme ngjyra persiane, i cili ngrihet mbi parimine urrejtjes së arabëve, për shkak se ata janëpërgjegjës për shembjen e perandorisëpersiane, prandaj duhet të bashkëpunojnë mearmiqtë e tyre për të shkatërruar shtetin etyre, për të dominuar me thesaret e tyre, dukei humbur forcën dhe rezistencën, që tëdobësohen nga ana strategjike, madje ata disaherë janë mburrur se po mos të ishte ndihmae tyre dhënë SHBA-së, nuk do të binte Bagdadidhe Kabuli. Sipas kësaj shihet qartë se Irani kaluajtur një rol të rëndësishëm në rënien e dyfuqive të rëndësishme dhe strategjike nërajonin arab dhe islam.

Parimi i dytë është parimi i tukjes, parim icili është bazë në besimin shiit. Sipas tij, shiitëtshfaqin të kundërtën e asaj që kanë brenda. Posipas këtij parimi është edhe shfaqja nëformën e atij që i mbron vendet e shenjta tëmuslimanëve dhe në rolin e mbrojtësit tëAksasë e Kudsit, jo vetëm që është demagogjipolitike, të cilën e bëjnë edhe kryetarët arabë,por edhe pjesë e ideologjisë shiite, e cilandërtohet mbi parimet e mashtrimit dhe tëgënjeshtrës.

Ai që ka ndonjë mëdyshje rreth qëndrimitizraelit ndaj Iranit duhet të kuptojë mirë, separimi bazë mbi të cilin mbështetet politikaizraelite, është ky që vijon:

Strategjia e shtrëngimit të palëve. Izraeli ekonsideron Iranin prej shteteve palë. Në njëstudim me titull “Shteti sionist dhe principi iprovokimit të palëve” studiuesi Dr. SemirHajri e përkufizon principin e shtrëngimit tëpalëve duke thënë:

“Është një forcë politike e caktuar, shtetose koalicion i disa shteteve, ose forcë

rajonale, që gjatë lëvizjeve karshi armikut,shfrytëzon disa pjesë përbërëse të këtijarmiku dhe e tejkalon përfytyrimintradicional të vlerësimit të forcës së tij. Kjo dotë thotë se këto pjesë përbërëse krijohen oseformohen nga pala që e shfrytëzon këtë parimpër të shtuar dobësimin e mundësive të palëstjetër në konflikt. Ky shfrytëzim konsiderohetnjë pjesë e parimit të lëvizjes gjithëpërfshirësenë ballafaqimin strategjik me armikun, sepsesot ai nuk përqendrohet në përbërësit ezakonshëm apo tradicionalë të ballafaqimit,sikurse janë forca ushtarake, mundësitëekonomike e përparimi teknologjik, por ekalojnë vlerësimin e të dhënave të tyre në njëspektër tjetër, nëpërmjet të cilit mund tëshkaktojë defekt apo dobësim të madh tëforcës së armikut. Manifestimet e këtijdrejtimi janë të shumta dhe të llojllojshme,mirëpo rezultati i përcaktuar dhe largbashkëveprimit me komponentët tradicionalenë forcën e armikut personifikohet nëpërfshirjen dhe lëvizjen e këtyrekomponentëve shtesë, të cilën e përfaqësondhe e shpreh në mënyrën më të mirë parimi ishtrëngimit të palëve”.

Ky parim shkakton angazhimin e palës sësynuar në procesin e konfliktit dytësor. Ai ithërrmon shoqëritë kombëtare dhe krijonantagonizma mes mundësive që ofron njëtërësi kombëtare, apo mundësive që ofronshteti dhe kështu me këto preokupime ilargon nga pala kryesore në konflikt, i cili e kapërdorur parimin e shtrëngimit të palëve përinteresin e tij.

Pikërisht këtë paraqet Irani për Izraelin. Aiështë një krah i trekëndëshit të palëve që errethojnë botën arabe, kurse dy krahët e tjerëjanë Etiopia dhe Turqia. Prandaj për sa kohëqë këto palë bashkëpunojnë me armiqtë eumetit, umeti do të jetojë në bllokadë, sikurseështë rasti edhe tani.

Përshtati: Bekir Halimi

Page 11: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

11ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

AKIDE

SHKRUAN: ISMAIL TOPULLI

Sektarizmi, armiku më i keq për muslimanët shqiptarë

Muslimanët shqiptarë tradicionalisht ipërkasin Islamit sunit, që nga ardhja e Islamitnë trojet shqiptare e deri më sot. Sunitëtpërbëjnë pjesën dërmuese të muslimanëve nëtë gjithë botën, mbi 80 % e tyre, dhe vetëm njëpakicë u përkasin sekteve dhe rrymave jashtësunizmit. Nga këto sekte në pakicë, sekti që kanumrin më të madh të pasuesve, që nuk ipërkasin sunizmit, është shiizmi. Ky sekt kanjë shtrirje të kufizuar gjeografike. Ai gjendetme shumicë në Iran, Irak dhe Liban, ndërsa me

pakicë në disa prej vendeve arabe si edhe nëPakistan e Indi. Në mesin e shqiptarëvetradicionalisht nuk ka ekzistuar ndonjëherëndonjë traditë e mirëfilltë shiite dhe përrrjedhim, nuk do t’ia vlente të trajtoheshintema për tolerancë ndërsektare, siç mund tëthuhej për shembull për ndonjë vend tjetër, siIraku a Libani. Sot në trojet shqiptare kainteresa të caktuara nga qarqe të ndryshme,që kërkojnë të ndryshojnë raportet shekulloretë Islamit shqiptar. Në mes tyre janë edheshiitët e ardhur nga Irani, të cilët nën emrin efondacioneve të tilla si “Saadi Shirazi” apo“Fondacioni i Kuranit” etj., kërkojnë tëshiitizojnë Islamin shqiptar dhe ta bëjnë atënjë kopje të variantit revolucionar iranian.

DALLIMET E BESIMIT NËMES SUNIVE DHE SHIITËVESot në trojet shqiptare ka interesa të caktuara nga qarqe të ndryshme, që kërkojnë të ndryshojnë raportetshekullore të Islamit shqiptar. Në mes tyre janë edhe shiitët e ardhur nga Irani,

Një nga manifestimete shiitëve pranë varrittë Ebu Lu'lu, vrasësi iOmerit, radijallahuanhu. Këta i lexojnëedhe mëshirë, siçmund të shihni edhenë foto

Page 12: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

12

AKIDE

Ata, duke mos gjetur një traditë shiite messhqiptarëve janë duke u munduar të përdorinsi platformë për propagandën e tyre edhetarikatet sufiste shqiptare. Veç kësaj, duhetthënë se ata janë duke përfituar edhe ngapapërgjegjshmëria e theksuar fetare qëshfaqin edhe drejtues të KomunitetitMusliman, të cilët s’e kanë për gjë t’i hapindyert e bashkëpunimit kësaj propagande tërrezikshme jo vetëm për mbarëvajtjen fetare,por edhe për interesat tona kombëtare.Përhapja e sektit shiit në mesin e sunijveshqiptarë do të rezultonte me pasoja tepër tëdëmshme në të ardhmen e afërt ose të largëtpër vetë Islamin shqiptar. Ne shqiptarët suniduhet të jemi të ndërgjegjshëm përaktualitetin tonë dhe nuk duhet të heshtimpara këtij realiteti të ri, që shfaqet në formëne botimit të librave, simpoziumeve, gazetavedhe revistave, që bëjnë propagandë të hapurapo të fshehtë shiite. Për më tepër shiitët poribotojnë librat e hoxhallarëve shqiptarë tëtraditës sunite për t’u popullarizuar efaktorizuar në mjedisin shqiptar, dukepërdorur si pasaportë lejen publike tëKomunitetit Musliman. Lejet publike për“përvetësimin” e trashëgimisë fetare sunite,ashtu si edhe lajmet se Komuniteti Muslimanu ka dorëzuar organizatave iranianeadministrimin e një shkolle fetare (medreseje)apo ndërtimin e disa xhamive, bien ndesh mepretendimet se Komuniteti Muslimaninteresohet për mbarëvajtjen dhe ruajtjen eIslamit tradicional dhe harmonisë fetare nëvend, kur në fakt po ndihmojnë rrënjosjen estrukturave të një sekti të huaj për traditëndhe të rrezikshëm për harmoninë fetare, sektqë instrumentalizohet nga një shtetrevolucionar dhe luftënxitës si Irani.Shpresojmë që drejtuesit e sotëm tëKomunitetit Musliman do ta kuptojnë nëkohën e duhur këtë rrezik dhe do të jenë nëlartësinë e detyrës që kanë marrë përsipër,për të ndërprerë sa më parë bashkëpunimin

me organizatat iraniane, bashkëpunim që ekemi trashëgim nga vitet e turbullta tëtranzicionit e për të cilin ata nuk janëpërgjegjës.

Meqë shiitët e Iranit sot janë faktor nëpolitikën botërore, interesi mbarëislam, sipasdisave, e do që të bashkëpunohet me ta,mirëpo kjo nuk do të thotë që edhe ne sishqiptarë t’u hapim atyre dyert, madje edheatë të mundësimit që suninjtë shqiptarë tëkonvertohen në shiitë! Ne shqiptarët duhet tëjemi më realistë për fatet e Islamit tonë lokal,dhe nuk duhet të na duket vetja se kemindonjë rol në arenën ndërkombëtare, e përrrjedhim u dashka të përfshihemi në atolëvizje dhe ide, që kërkojnë bashkime shiite-sunite! Të tillë ‘internacionalizma’ vetëm sedo të favorizonin kushtet për shtiminnumerik të shiitëve mes shqiptarëve dhe përrrjedhojë, mbas njëfarë kohe relativisht tëgjatë apo të shkurtër do të shikonim se si mesnesh do të rritej një minorancë ekonsiderueshme shiitësh, të cilët sadovëllazërorë që të jenë do të krijonin problemetë natyrës përçarëse mes muslimanëveshqiptarë, përçarje, e cila do të na sillte të tillaprobleme, të cilat askush nga ne nuk idëshiron. A nuk na mjaftojnë problemet eshumta që ne kemi, por duhet t’u hapim derënedhe halleve të tjera në të ardhmen?! Armiqtëe Islamit të trojeve shqiptare janë të shumtëdhe nuk do të lënë rast që t’u ikë nga dora, meqëllim që të na dëmtojnë në çdo kohë, e tëgjithë e dimë sesa lehtë shfrytëzohet arma esektarizmit dhe për këtë kemi shembull tëgjallë Irakun.

Bashkësitë Islame Shqiptare ashtu si edhemjaft individë me zë në mes suninjveshqiptarë janë të vetëdijshëm për dallimetserioze mes suninjve dhe shiitëve, por e keqjaështë se ata mendojnë që edhe muslimanët ethjeshtë janë të imunizuar dhe tëndërgjegjshëm për këto ndasi dhe ndoshtamendojnë, se ata nuk do të bien pre’ e

Page 13: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

propagandës shiite! Gabimi i tyre është idyfishtë: nga njëri krah ata nuk luajnë një rolaktiv në mbrojtjen e doktrinës sunite,kundrejt asaj shiite, dhe në krahun tjetër meheshtjen e tyre, ndonjëherë edhe medeklarimet dhe qëndrimet e tyre luajnë rolin epro-shiizmit pasiv. Kjo duket qartë nëbashkëpunimin që Bashkësia Islame Shqiptarekryen p.sh. me “Fondacionin e Kuranit”, njëfondacion shiit ky i financuar nga Irani, njështet i cili, jo vetëm në aspektin fetar vazhdontraditën e tij të hershme të asimilimit tësuninjve, por edhe në aspektin politik ështëkundërshtar indirekt i interesave kombëtareshqiptare.

Historia e afërt e vendeve të tilla si Irakuapo Libani, na tregon mjaft qartë se si po ishkatërron këto vende ndasia sektare messunive dhe shiitëve. Ndaj, ne duhet të jemi mëtë vetëdijshëm për rreziqet që na kanosen simuslimanë shqiptarë, jo vetëm në të ardhmene afërt, por edhe në atë të largët. Ruajtja eunitetit doktrinar për ne muslimanëtshqiptarë është jetike.

Çfarë besojnë shiitët ndryshe nga suninjtë?Shiitët janë një sekt që pretendojnë se Aliu,

Allahu qoftë i kënaqur me të, kushëriri iProfetit, paqja e Allahut qoftë mbi të, dhëndrii tij, një nga muslimanët e parë dhe një ngamiqtë e tij më të afërt është i vetmi që gëzontetë drejtën për të trashëguar udhëheqjenpolitike dhe fetare të muslimanëve, ose siçnjihet ndryshe, Kalifatin. Për këtë arsye, përshiitët, Ebu Bekri, Omeri dhe Osmani, Allahuqoftë i kënaqur me ta, janë grabitës dhe

uzurpatorë të kësaj pozite!1 Madje shumë prejtyre kanë shkuar deri atje sa t’i konsiderojnëata dhe të gjithë muslimanët, që ua njohinkëtë pozitë historike dhe fetare, sijomuslimanë!2 Shiitët e kanë shndërruarKalifatin fetar apo ndryshe Imametin(prijësinë fetare), si një nga çështjet themeloretë besimit të tyre. Sipas tyre, Profeti, paqja eAllahut qoftë mbi të, ka caktuar me urdhër tëAllahut, që Aliu dhe dymbëdhjetë pasardhëstë tij do të jenë Imamë për muslimanët për t’iudhëzuar ata në rrugë të drejtë.3 Çuditërishtpërveç Aliut dhe djalit të tij Hasanit, asnjë ngapasardhësit e tjerë, të cilët ata i konsiderojnësi imamë, nuk kanë pasur postin e Kalifit! Përkëtë edhe shiitët janë detyruar të pohojnë seata ngelen prijës pavarësisht se nuk morënpushtet politik, ndonëse sipas tyre vetëmatyre u takonte! Ata besojnë se i dymbëdhjetiprej këtyre imamëve, i cili sipas disa burimeveshiite, as që ka lindur fare është futur në njëqilar në Samara (në Irak), që në moshë tëvogël dhe prej aty është zhdukur dhe jetonedhe sot e kësaj dite, mbas qindra vjetësh, ifshehur për të dalë një ditë dhe për të marrëfrenat e Kalifatit në dorë!4 Shiitët, ndryshe ngasuninjtë besojnë se këta imamë janë tëpagabueshëm, si Profeti, paqja qoftë mbi të,dhe si engjëjt.5 Shiitët besojnë se imamët etyre kanë grada më të larta se engjëjt dheProfetët.6 Ata shkojnë deri atje sa t’u lutenkëtyre njerëzve dhe të besojnë se ata janëndërmjetës në mes njerëzve dhe Allahut.7 Kyështë shirk (t’i bësh Zotit ortak në adhurim)dhe Allahu e ka ndaluar rreptësisht këtë gjë, Aithotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet

13ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

AKIDE

1 “Bihar el-Enuar” te komenti i ajetit 25, Sure El-Enfal, po ashtu v.101 fq. 107. etj. (arab). Për shiitët është i njohurmallkimi dhe sharja që ata i bëjnë në veçanti Ebu Bekrit dhe Omerit, si për shembull në atë që quhet “Duaja ndajdy idhujve të kurejshëve” ku nënkuptojnë këta dy sahabe! (shih “Nefehat el-lahut” e Kerekit, “Fi miraatul ukul”4/356 e Mexhlisit...etj). Gjithashtu edhe libri “Shtegu i elokuencës”, që padrejtësisht i atribuohet Aliut, përmbanakuza të pavërteta ndaj shokëve të tjerë të Profetit!2 “Tefsir el-kumij” te komenti i ajetit 40, Sure El-Araf, Hashijetu el-amili ala bejdaui, te komenti i ajetit 74 SureEt-teube, Elenuar en-numanije vol. 2, fq. 278 etj. 3 Shih “Ç’është Islamizmi” i Ajetullah Imam Es-sejid Muhamed El-Shirazi fq. 35. Libër shiit i përkthyer ngaVullnet Merja, drejtues i “Fondacioni i Kuranit”.

Page 14: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

14

AKIDE

dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet etjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo qëi bën shok Allahut (në adhurim etj), ka bërëgjynah të tmerrshëm.”8

Ky sekt, një pjesë të madhe të veprimtarisëfetare të tij ia kushton lavdërimit të këtyrenjerëzve, varreve të tyre, që i konsideron sivende të shenjta, vajtimit për vdekjet e tyredhe mallkimit të atyre, që ata i konsiderojnë sikundërshtarë fetarë të këtyre imamëve.9 Porekstremizmi i ithtarëve të këtij sekti nukndalet me kaq. Ata për çdo vit në Ditën eAshures përkujtojnë vrasjen e nipit të Profetit,Hysenit, me rituale gjakatare, duke masakruarveten e tyre, madje edhe fëmijët e vegjël, mezinxhirë e kama, si shfaqje e hidhërimit përvdekjen e tij! Dhe skena të tilla makabre

shfaqen çdo vit nëpër televizionet e botës, saherë që vjen dita e Ashures! Një ritual i tillë jovetëm që nuk gjen aspak mbështetje në fenëtonë, por një mynxyrë e tillë ështëkategorikisht e ndaluar dhe tërësisht edënueshme.10

Një tjetër dallim shumë i rëndësishëm nëmes të shumicës së muslimanëve dhe shiitëveështë edhe besimi në ruajtjen e Kuranit. Nëlibrat bazë të besimit shiitë, si dhe në disadhjetëra thënie të dijetarëve të tyre tëhershëm, konstatohet se shiitët nuk besojnëse Kurani është ruajtur ashtu siç na e ka lënëProfeti, salallahu alejhi ue selem, por ai ështëndryshuar nga shokët e Profetit, salallahualejhi ue selem, dhe nga të tjerët më pas! Përkëtë ata japin edhe shembuj të shumtë!11 Këtë

4 “Ç’është Islamizmi” fq. 38. Kjo doktrinë është kaq e përhapur në mes shiitëve, saqë janë shkruar shumë libraqë flasin për këtë imam të humbur, si “El-gijbetu” (mungesa) e En-Numanit, “El-gijbetu” e Et-Tusit etj.5 “Ç’është Islamizmi” fq. 27, fq. 36.6 ‘El-hukumetu El-islamijetu’ i Homejnit fq. 93, botimi i dytë. 7 ‘Misbahul hidaje ilet hilafeti uel uilaje’ në fq. 1458 Sure En-Nisa: 48.9 “Ç’është Islamizmi” fq. 93-97, 109, “Masakra e Kerbelasë” fq. 59-63, etj. 10 Shih sure El-Bekare: 195, El-Maide: 6, El-Haxh: 78., hadithin 32 tek “Dyzet hadithet e Neveviut”.11 Ja disa referenca shiite për këtë: El-kulejni në librin ‘Usul min El-kafi’ v. i parë fq: 412-414, 416, 417, 418, 421-424, 429, 432-434 botimi i katërt v. 1392 h/1972 e.s), Elmufid në ‘Euail el-mekalat’ (fq. 13, 54 botimi i dytë1379h/1959e.s.) si dhe në librin ‘El-ihtisas’ (fq. 123 botim Mektebetu besireti Kum pa datë botimi), El-Kumi nëkomentin e tij të Kuranit në hyrje (fq. 10) dhe vende të tjera (shih volumi i parë faqe: 29, 48, 58, 79, 100, 109, 110,136, 141, 142, 196, etj. volumi i dytë faqe: 35, 111, 125. botim i dytë Kum 1968 e.s), El-Kashani në komentin e tijtë Kuranit ‘Es-safi’ në hyrjen e gjashtë (fq. 24-37), si dhe shumë ajete të ndryshuara sipas tij (shih volumi i parëfaqe: 96, 114, 118, 182, 183, 202, 257, etj. botim Kitabfrushi islamijetu, Iran, pa datë botimi), El-Bahrani autori ikomentit ‘El-burhan’ (shih volumi i parë faqe: 50, 102, 104, 125, 129, 130, 140, 170, 208, 231, etj. botimi i dytë,Iran), Et-Tabersi në librin ‘El-Ihtixhaxh’ (volumi i parë fq. 223-228, botim Fondacioni En-Nu’man, Bejrut, pa datëbotimi), El-Xhezairi në librin ‘El-enuar en-numa’nije’ (vol i parë fq. 97, dhe i dytë fq. 357, botim 1378 h./1958e.s. Tibriz), El-Mexhlisi në librin ‘Tedhkiretu el-eimetu’ (fq. 9), në librin ‘Hajat el-kulub’ (vol. 2 fq.681) dhe nëlibrin ‘Mir’atu el-ukul’ (vol. 12 fq. 525 botim 1400h./1980 e.s. Iran) në këtë libër ai madje është i mendimit setransmetimet që flasin për deformimin e Kuranit janë kaq të shumta, dhe se mohimi i tyre do të thotë tëmohosh edhe transmetimet e imametit, e që për shiitët është thelbi i Islamit! Mirza Husejn En-nuri Et-Tabersinë librin e tij të famëkeq ‘Fasl el-khitab fi ithbat tahrif kitab rabi el-erbab’ Libër në të cilin autori i tij kambledhur me qindra thënie nga dijetarët shiitë dhe muxhtehidët e tyre nëpër shekuj, se Kurani ështëndryshuar!!! Libër që u botua në Iran në vitin 1298 h./1881 e.s., i cili duke qenë se është pak a shumë ivonshëm, vetëm një shekull e ca më parë, kohë kur shiitët ishin të mendimit se një gjë e tillë duhet mohuarpër ta, ashtu siç bëjnë edhe sot shkaktoi një zhurmë të madhe në mes vetë shiitëve, disa prej të cilëve ekundërshtuan. Por autori në fjalë jo vetëm që nuk hoqi dorë, por vetëm dy vjet para se të vdiste nxori një libërtjetër me titullin ‘Redu badu eh-shubuhat an ‘Fasl el-khitab fi ithbat tahrif kitab rabi el-erbab’, ku mbronqëndrimin e tij në librin e parë. Madje edhe ky, si El-Mexhlisi është i mendimit se transmetimet që flasin përdeformimin e Kuranit janë të shumta dhe se mohimi i tyre do të thotë të mohosh edhe transmetimet eimametit, gjë që shiitët nuk mund ta bëjnë!

Page 15: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

15ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

AKIDE

doktrinë ata e kanë ruajtur për shekuj meradhë, siç dëshmojnë edhe vetë librat eshiitëve, por sot ata e mohojnë që një gjë etillë të ketë qenë besimi i tyre! Por kjo ështëvetëm një përpjekje për të fshehur tëvërtetën, karshi muslimanëve të tjerë, pse joedhe ndaj ndjekësve të thjeshtë të shiizmit.Ndaj edhe deklarimet, edhe aktivitetet etyre, që pasqyrojnë të kundërtën e këtijbesimi që kanë trashëguar janë një maskë,për vetë faktin se një nga pikat e besimit tëtyre është edhe fshehja e doktrinës shiite,apo e pjesëve të saj karshi atyre që nuk janëshiitë, kjo jo vetëm kur rrezikohen, por edhepër qëllime propagandistike.12

Veç këtyre dallimeve doktrinale, shiitëtdallojnë me shumicën e muslimanëve edhenë një pjesë të praktikave fetare, si nëthirrjen e ezanit, marrjen e abdesit, faljen e

namazit etj.13 Po ashtu edhe në disa çështjesociale, siç është lejimi që ata i bëjnëmartesës së përkohshme, gjë që kashkaktuar probleme sociale me fëmijët qëlindin nga këto “martesa”, në vendet shiiteku është e përhapur më së shumti kjopraktikë.14

Këto janë disa prej dallimeve kryesore nëmes shumicës së muslimanëve dhe shiitëve,ku për çdonjërën prej tyre kemi përmendurburime nga literatura e tyre, disa prej tyreedhe në shqip.15

Duhet të theksojmë se vërtetësia edoktrinës sunite mbështetet tërësisht nëLibrin e Zotit, Kuranin, si dhe në traditënautentike, që muslimanët kanë trashëguarnga Profeti i Zotit, traditë kjo e ruajtur mefanatizëm në mënyrë të pandërprerë përkatërmbëdhjetë shekuj me radhë. Ështëpikërisht kjo traditë që shprehet në mënyrëtë qartë, se e vërteta e Islamit do të mbetetgjithmonë brenda grupimit të shumicës sëmuslimanëve.16 Kjo shumicë, përherë dhekahmoti u përket muslimanëve suninj! Elusim Zotin t’i udhëzojë të gjithëmuslimanët!

12 El-Kulejni në “El-Kafi”, një kapitull i tërë për fshehjen e besimit (tekijes) “Kapitulli i Tekijes”, Khomeini në“Keshf El-Esrar” fq. 129... etj.13 Në ezan ata shtojnë shprehjen se “Aliu është miku i Allahut” dhe “ejani në punë të mira” një risi (bidat), qënuk i përket traditës profetike. Gjatë abdesit nuk i lajnë këmbët (edhe nëse janë të zbathura), por vetëm i prekinme dorë të lagur, si kokën, ndërsa mes’hin mbi meste ose çorape nuk e lejojnë. Në namaz ata preferojnë të bienmbi sexhde mbi një copë baltë të pjekur nga dheu i Qerbelasë, nuk japin selam, por rrahin me duar kofshët... sidhe shumë bidate të tjera. 14 Nuk ka ndonjë kohëzgjatje të caktuar të kësaj “martese” te shiitët, ajo mund të jetë edhe një ditë apo një orë!Në këtë “martesë” detyrimi financiar karshi “bashkëshortes” është i reduktuar. Shih. El-Furu të Kulejnit, si dheçdo libër tjetër, ku trajtohen çështjet e fikhut. 15 Për informacione më të hollësishme mund të vizitoni forumin http://groups.yahoo.com/group/alb-muslim-students. 16 Shih “Sunen Ibn Maxhe” nr. 3992, “Sunen Ebu Daud” nr. 4596, “Xhamiu Tirmidhi” nr. 2640, “Sunen Nesai” etj.Po ashtu për thënie të tjera të Profetit, që mbështesin këtë doktrinë “Sahih Buhari” nr. 6881, “Sahih Muslim”nr. 1921 etj.

...Shiitët, ndryshe nga sunin-jtë besojnë se këta imamëjanë të pagabueshëm, siProfeti, paqja qoftë mbi të,dhe si engjëjt...

“ “

Page 16: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

16

KËNDI IM

ABDULKERIM BEKKAR

Sa herë që takohet një grup njerëzish qëjanë të preokupuar me çështjen e davetitdhe udhëzimit të tjerëve në rrugën e

drejtë, nuk ndodh e të mos sillet në mesin etyre biseda, diskutimi dhe ankesa rrethpamundësisë së thirrësve për të zotëruarinstrumentet e davetit, ku përmes të cilavedo ta realizonin përhapjen e kauzës së tyredhe do t’i bënin të njohura për të tjerëtfjalët, parimet dhe kriteret e tyre.

Ne nuk dëshpërohemi kur krahasojmë

prapambetjen e instrumenteve tona dheinstrumenteve të avancuara që zotërojnë tëtjerët, të cilët janë rivalët dhekundërshtarët tanë. Dhe për këtë nëshumicën e rasteve nuk gabojmë dhe nuk eteprojmë. Padyshim çështja e davetit vuanqartë nga mosekzistimi i mjeteve, që do tëkishim mundësi t’i përdornim në kumtimindhe përhapjen e shpalljes hyjnore, Islamit.Ne nuk kemi kanal satelitor islam, që tëshquhet me një tërheqje dhe atraksion tëmadh. E njëjta gjë vlen edhe për radiot dhemediat e shkruara, ku revistat dhe gazetatislame kanë tirazh të ulët, ndërsa niveli

KRIZË E MJETEVEAPO KRIZË E SYNIMIT

Ne nuk kemi kanal satelitor islam, që të shquhet me një tërheqje dhe atraksion të madh. E njëjta gjë vlenedhe për radiot dhe mediat e shkruara, ku revistat dhe gazetat islame kanë tirazh të ulët, ndërsa niveliprofesional i shumicës së tyre sillet nga ai mesatar në atë të dobët.

Page 17: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

17ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

KËNDI IM

profesional i shumicës së tyre sillet nga aimesatar në atë të dobët. Kjo çështje nëshkallë të lartë nuk ndryshon as tek hutbejae xhumasë. Ligjëruesit, të cilët kanë aftësipër t’i përcaktuar diagnozat reale tëgjendjes së muslimanëve dhe më pas për tëpërshkruar ilaçet për këtë gjendje janë tëpakët. Përkundër kësaj gjendje është shumëe rëndësishme t’i kuptojmë shkaqetthelbësore të atyre fenomeneve dheproblemeve që i shohim dhe të atyre qëshfaqim pakënaqësi, sikurse janë krizat dhetë pakëndshmet. Prapambetja emuslimanëve dhe neglizhenca easociacioneve të tyre të ndryshmepadyshim që do të reflektohen në të gjithamjetet, instrumentet dhe mekanizmat, qëkanë ata para duarve të tyre në të gjithaporet e jetës. Kjo nuk është arsyeja kryesore,e cila ka ndikuar në ngecjen e mekanizmavetë davetit, por shkaku themelor qëndron nëatë se shumica e thirrësve nuk zotërojnësynime të qarta gjatë ushtrimit tëveprimtarisë së tyre sistematike. Synimi ilartë, i qartë dhe i studiuar mirë e krijonvetvetiu mjetin që i stimulon pastaj ata që ekanë kristalizuar atë në zbulimin einstrumenteve dhe mekanizmave të tjerë,që do t’i çojnë drejt realizmit të këtij synimi.Shumica e synimeve në davet nuk erealizojnë një gjë të tillë, për arsye se nuk ipërmbushin tiparet e synimit të lartë.Thirrësi këtë e percepton në mënyrë tëzbehtë, që rezulton më pas me humbjen ecilësisë së inkurajimit, të cilin e sqaruam mëlart.

Atëherë mund të konkludojmë lirisht, sekriza jonë kryesore qëndron nëmosekzistimin e objektivit të lartë e jo nëmoszotërimin e instrumenteve dhe mjetevetë suksesshme. Kriza e objektivit të lartëështë rezultat i plogështisë individuale tëçdonjërit nga ne, prej së cilës daveti vuanpër një kohe të gjatë. Kjo amulli shfaqet në

mediokritetin për të kuptuar veprimtarinë eduhur, për t’i udhëzuar dhe për t’ipërmirësuar njerëzit, si dhe për tëpërcaktuar mënyrën dhe llojin e mesazhitqë duhet formuluar në tërë këtë proces dhepër t’iu drejtuar atyre. Prej kësaj rezultonmosekzistimi i forcës për t’i përcaktuarobjektivat, ku të gjitha mundësitë dhekapacitetet tona duhen drejtuar nga ato. Kjopastaj i shtyn njerëzit të veprojnë në tëgjitha drejtimet, të merren dhe tëpreokupohen me çdo gjë në të gjithadrejtimet, mirëpo pa arritur ndonjë suksesnë asnjë aspekt.

Në çastin kur zotërojmë një synim tëlartë do të kemi mundësinë të zotërojmëmjetet e duhura, mirëpo në çastin kur nuk ekemi këtë synim, kurrë nuk do të kemimundësinë t’i njohim mekanizmat epërshtatshëm dhe nuk do t’i zotërojmë ato.

Nëse meditojmë rreth kursit tëreformatorëve të mëdhenj, që ndryshuanrrjedhën e historisë islame do të vërejmë seshumica prej tyre, apo më mirë të themi, qëtë gjithë në fillim të fushatës nuk zotëroninasnjë mekanizëm të sofistikuar dhe asnjëinstrument efektiv për t’i përhapur idetë etyre dhe për të përmirësuar realitetin.Mirëpo ajo që vërejmë është se ata e dininshumë qartë se çfarë dëshironin, çështjetpër të cilat ata punonin për t’i arritur iushfaqeshin kthjellët në horizont. Nukndryshon pozita e reformatorëve tanë meata të popujve të huaj. Çifutët vuanin nënjëfarë mënyre nga bojkoti botëror i

...Disa aktivistë që veprojnënë thirrjen në rrugë të Allahutjanë me të vërtetë mediokër.Ata nuk shikojnë larg...

“ “

Page 18: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

18

KËNDI IM

shoqëruar në njëfarë mase nga disa shteteedhe me persekutim. Në fund të shekullit të19 mblidhen në Zvicër “elita” e tyre dhemerren vesh për një synim madhor, që pas50 viteve në tokë të huaj, Palestinë tëformojnë shtetin e tyre. Ai që i shikontemundësitë e tyre të pakta që ata zotëroninnë atë kohë dhe vështirësitë e mëdha për tërealizuar atë synim madhor në kohën ePerandorisë Osmane, çuditet nga kjoaspiratë e pazakontë. Mirëpo puna serioze,zelli i madh dhe ngulmi i tyre për të arriturkëtë objektiv të qartë dhe konkret, që përnga natyra e tij vetvetiu krijoi shumërrethana të volitshme, bëri që ajo me tëvërtetë edhe ndodhi.

Disa aktivistë që veprojnë në thirrjen nërrugë të Allahut janë me të vërtetëmediokër. Ata nuk shikojnë larg dhe nukjanë në gjendje të reflektojnë rrethrezultateve të shumë çështjeve madhore.Kjo i privon ata nga perceptimi për tëvërejtur se cilat janë mundësitë, favoret dhekufizimet. Për këtë arsye ata gjithmonëpreokupohen me gjëra të konsumuara dhetë thjeshta, duke menduar se këto janë tëqëndrueshme dhe të përhershme.Përparimi shkencor dhe teknik, i cili pondodh kohët e fundit e ka shndërruarnormën kryesore të jetës në lëvizje dhendryshim e jo në palëvizshmëri dheqëndrueshmëri.

Ka njerëz që merren me kauzën edavetit, dhe shquhen me aktivitete tëshumta, ndërsa çështjen e organizimit,planifikimit, vendosjes së strategjive dhekristalizimin e objektivave e konsiderojnë sihumbje kohe, dhe se kjo nuk ka arsye tëekzistojë. Kjo sipas këndvështrimit të tyreështë formë e ikjes nga puna dhe ezhvendosjes së përgjegjësive të mëdha. Kylloj njerëzish është një kategori shumë egjerë, deri në atë masë saqë nuk mund tabesosh.

Është për të ardhur keq nga ata qëkritikojnë planifikimin dhe organizimin.Mirëpo në të njëjtën kohë ata nuk veprojnëasgjë dhe nuk japin kurrfarë rezultati, eshikuar kjo realisht ata vuajnë ngamosefikasiteti, mosveprimi dhe plogështia eplotë. Nëse i pyet se çfarë keni ofruar përkëtë umet gjatë javës dhe muajit të kaluar,nuk kanë çfarë të përmendin. Ata qëveprojnë pa vizion, pa objektiva konkretedhe pa prioritete janë në një gjendje shumëmë të keqe sesa mosvepruesit, për arsye selëvizjet dhe aktivitetet e tilla të pamenduararezultojnë në shpërthimin e katastrofave.

Për t’u realizuar synimi i mirë jemi tëdetyruar fillimisht të bëjmë plane, këtoplane duhet doemos të përfshijnë;mundësitë, kohën e duhur, duke mosharruar edhe pengesat që mund të hasen.Vetëm në këtë mënyrë do ta gjejmë veten tëdetyruar në zbulimin dhe krijimin e mjetevetë efektshme dhe të përshtatshme.

Unë nuk bëj pjesë në grupin e atyre qëthërrasin në realizimin e gjërave ideale dhetë pamundura, për shkak se problemikryesor nuk fshihet në gjërat e pamunduraqë shpresojmë, por në ato që janë tëmundura, ndërsa ne i kemi humbur!

O ju, që ua ka zënë frymën realiteti meprurjet e tij të rënda, dhe ju ka privuar ngashikimi i gjerë i horizontit që po ju pret. Oju, që jeni bërë kronikë me ankesat përmospasjen e forcës dhe moszotërimin emjeteve... dhurojini vetes kohën emjaftueshme për t’i eksploruar dhe për t’igjetur synimet më të larta të mundura qëkeni pasion t’i realizoni, dhe do të bindeni sekjo do t’ua shndërrojë mjetet tuaja në mëfrytdhënëse dhe më reale. Kjo më pas dot’ua lehtësojë administrimin më të mirë tëmundësive të kufizuara që keni para duarvetuaja.

Përktheu: Agron TERZIQI

Page 19: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

19ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

KËNDI IM

PROF. DR. NASIR EL-OMER

Ndoshta kush e ka parë dhe e kalexuar titullin e kësaj teme ështëhabitur, shumë vetë ndoshta me

vete mund të kenë thënë: Përse njëtitull i tillë! Çfarë do të na flasë hoxhapër milingonën!

Ndërsa unë do të mundohem tashuaj këtë habi dhe kureshtje, por mëparë u drejtohem atyre që janë habitur:A nuk lexoni ju librin e Allahut? A nuke shikoni sesi Allahu në të ka vendosurnjë sure, të cilën e ka emërtuar me këtëemër?!

“Kur arritën në Luginën eMilingonave, një milingonë tha: “Omilingona, hyni në banesat tuaja, që tëmos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria etij, duke mos ju parë”! Neml, 18.

Padyshim se emërtimi i një sureje tëtillë me këtë emër ka një domethëniedhe urtësi të madhe.

I nderuar lexues! Unë mendoj se kjotemë ka një rëndësi të veçantë dhe këtëe them pa e tepruar. Ai që e shikonjetën e këtij insekti; ai që lexon seç’kanë thënë komentuesit për ajetin emilingonës, madje ai që njihet edhe meatë që kanë thënë zoologët për këtëinsekt, nuk i mbaron habia asnjëherërreth këtij insekti. Kështu që tema jonë,nuk do të jetë e përqendruar vetëm në

MILINGONANdoshta kush e ka parë dhe e ka lexuar titullin e kësaj teme është habitur, shumë vetë ndoshta me vete mund

të kenë thënë: Përse një titull i tillë! Çfarë do të na flasë hoxha për milingonën!

Page 20: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

20

KËNDI IM

atë se çfarë është thënë për suren Nemël;por unë do ta filloj me të dhe padyshim qëkjo është një temë shumë e gjatë.

Përse duhet të flasim pikërisht për Milingonën?!

Po, me të vërtetë ajo është një krijesë evogël, porse: “Zoti ynë është Ai që çdogjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e kaudhëzuar”. Taha, 50.

Milingona, nuk mund të them se ka njëhistori, por ajo ka shumë histori dheAllahu në fillim ose në fund të këtyrehistorive ka thënë: “Në tregimet e atyre kakëshilla për ata që janë me mend. Ky(Kuran) nuk është tregim i trilluar.” Jusuf,111.

Përse e kam zgjedhur këtë temë? E kamzgjedhur këtë temë sepse kam arritur nënjë përfundim dhe rezultat, të cilindëshiroj ta arrijnë shumë prejmuslimanëve.

Lexues i nderuar! Kur të lexosh nëlidhje me hapin e parë të kësaj teme, duaprej teje një gjë të vetme. Krahasoje vetendhe vëllezërit e tu me bashkësinë emilingonës! Nëse vërtet je realist,sigurisht që do të shohësh se ne vërtetjemi shumë larg nga kjo milingonë evogël! Do të gjesh se milingona ka bërë aqshumë hapa përpara, saqë shumë prejnesh do të dëshironin që ta arrinin atë.Por le të fillojmë me atë që gjendet nëKuranin Famëlartë: “Kur arritën nëLuginën e Milingonave, një milingonë tha:“O milingona, hyni në banesat tuaja, që tëmos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij,duke mos ju parë”! Nemël, 18.

Do të japim në lidhje me këtë ajet disashkëndija dhe të mençurve i mjaftojnëdisa shkëndija për të kuptuar urtësinë qëpërmban ajo.

“Kur arritën në Luginën e Milingonave”.

Përse u quajt ajo lugina e milingonave?U quajt kështu, sepse shumica e banorëvetë saj ishin milingona. Kur Sulejmanialejhi selam, shkon me ushtrinë e tij nëkëtë luginë, shfaqet çështja. “O milingona,hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelëSulejmani dhe ushtria e tij, duke mos juparë”!

Allahu Ekber! Në çastin që ajo ndjeurrezikun e madh për kombin e saj thirrime të madhe: Po vjen rreziku. Shpëtoniveten tuaj që të mos ju shkelë Sulejmanidhe ushtria e tij, duke mos ju parë”

Sa madhështore kjo milingonë, ajombarti mbi shpinë merakun për kombin esaj, në çastin e rrezikut, ajo kuptoipërgjegjësinë e saj ndaj dhe thirri me tëmadhe: Po vjen rreziku. Shpëtoni vetentuaj.

Shikoje me vëmendje këtë milingonë,lexues i nderuar! A mos vallë ajo u larguaduke vrapuar, që të shpëtonte veten? Mosvallë tha: Çfarë të bëj? Unë jam njëmilingonë e dobët, ç’të bëj përballë kësajushtrie gjigante?

Atëherë pyetja na drejtohet neve:Rreziku që i kanoset umetit tonë: a nukështë më i madh, sesa rreziku që i kanosejkëtyre milingonave? Sa nga ne e ndiejnëatë që ndien kjo milingonë dhe përpiqetqë ta shpëtojë umetin? Kush nga ne fledhe zgjohet e mbart shqetësimin e

...pyesim njëri-tjetrin: Çfarëbëri filan hoxha? Po filan dije-tari çfarë bëri? Ndërsa unë tëdrejtohem ty, i nderuar vëllamusliman! Pasha Zotin mëthuaj: ti çfarë ke bërë?...

Page 21: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

21ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

KËNDI IM

rrezikut, që i kanoset umetit majtas edjathtas? Vallë shqetësimi i umetit ështënë krye të listës së gjërave tek ne, apoështë shqetësimi i pasurisë, shtëpisë eshqetësimi i umetit renditet andej ngafundi. Në realitet për të qenë të sinqertëme vetveten, të pakët janë ata që e vënënë krye të çdo shqetësimi, shqetësiminpër umetin dhe rreziqet që i kanosen atij.

Të nderuar lexues! Ejani me mua tëshohim përsëri në këtë ajet kuranor: “njëmilingonë tha”, Allahu këtu na e sjellmilingonën në trajtë të pashquar, pra, ajoishte një milingonë e zakonshme në atëluginë të gjerë, megjithatë ajo nuk enënvleftësoi veten e saj, porse bëri atë qëkërkohej prej saj; ndërsa ne shpeshherëpyesim njëri-tjetrin: Çfarë bëri filanhoxha? Po filan dijetari çfarë bëri? Ndërsaunë të drejtohem ty, i nderuar vëllamusliman! Pasha Zotin më thuaj: ti çfarëke bërë? Ajo ishte një milingonë e vetmedhe shpëtoi një popull, ajo ishte vetëm njëmilingonë e përsëri ajo jetoi meshqetësimin e popullit të saj.

Vëllai im! Motra ime! Është shumë elehtë t’ia ngarkosh përgjegjësinë e umetittë tjerëve, por le të jemi realistë dhe tëguximshëm përpara të vërtetës: Ne çfarëkemi bërë?

Ajo ishte thjesht një milingonë dheveproi gjithë këtë mirësi, ndërsa ti nuk pomundesh të kryesh atë që bëri kjomilingonë me popullin e saj?

Por le të qëndrojmë në pikën e funditnë lidhje me këtë ajet: “O milingona, hyninë banesat tuaja, që të mos ju shkelëSulejmani dhe ushtria e tij, duke mos juparë”!

Mos vallë ajo u ul dhe po komentonteqëllimet dhe brendësitë? Mos vallë tha:Sulejmani po ju shpërfill, sepse ju jeni njëushtri e dobët? Jo, ajo e shfajësoi atë e tha:“duke mos ju parë” Edhe pse ajo u frikësua

se mos i shtypnin dhe i shfarosnin, përsërii justifikoi: “duke mos ju parë”. Por eja e tëshohim në realitetin tonë! Në mesin tonëgjen që i akuzojnë thirrësit dhe i vendosinepitete të ndryshme, disa i akuzojnë seduan pozitë; disa se duan dynjanë apokarrierën, ndërsa Profeti, salallahu alejhiue selem, i thotë mikut të tij –Zejdit-: “Amos ia çave gjë gjoksin?” Muslimi.

Ne sot po përpiqemi t’i çajmë zemratnjëri-tjetrit, ndërsa milingona ishte më ekujdesshme se ne në këtë aspekt. Ajo nuk ila shkak popullit të saj, që të fliste apomendonte diçka për Sulejmanin.

Milingona i thotë këto fjalë, edhe pseata mund t’i dëmtonin, po si i vete halli qëne i hapim zemrat e vëllezërve, ndërkohëqë ata përpiqen për të mirën tonë. A mosvallë iu drejtuan milingonat shoqes sëtyre duke i thënë, ti kërkon pozitë, apopushtet? Jo nuk iu përgjigjën kështu, pormenjëherë e dëgjuan thirrjen e saj dhehynë në strofkat e tyre.

Nga cilësitë e milingonës, është durimi dhe këmbëngulja.

Milingona është e habitshme nëdurimin dhe vendosmërinë e saj, ah, sikurndonjëri prej nesh ta kishte durimin dhevendosmërinë e milingonës, qoftë për tëmësuar fenë e Allahut, qoftë në thirrjen enjerëzve në këtë fe.

Meditoni për jetën që bën milingona;imagjinoni përpjekjet që bën ajo për tëhipur në ndonjë mur. Mundet që ky mur tëjetë i lëmuar, kështu që ajo ngjitet e bie,përpiqet andej e këndej, e ndodh që njëgjë e tillë të përsëritet më shumë se dhjetëherë.

Ndodh që ndonjëri prej nesh ndërmerrndonjë projekt, apo ndonjë punë, një herë,dy apo tri herë, më pas zmbrapset. Më imiri ndër ne është ai që arrin objektivin e

Page 22: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

22

KËNDI IM

tij në përpjekjen e tretë, ndërsamilingona, nuk resht së përpjekuri.

E shikon lexues i nderuar! Nësedobësohesh, kujto milingonën dhepërpjekjet e saj. Kujto milingonën dheseriozitetin që ajo ka në punë! A nuk ekeni parë milingonën kur mban farat? Ajomban mbi vete shumë herë më tepër sepesha e saj dhe përshkruan me të distancatë mëdha dhe në vende të vështira. Vërtetne kemi shumë nevojë për një seriozitetdhe këmbëngulje të tillë, sidomos nëçështjen e kërkimit të dijes. Ka prejdijetarëve muslimanë, të cilët janë endegjallë që e fillojnë kërkimin e dijes qëmbas namazit të sabahut e deri nënamazin e jacisë pa ndërprerje, ndërsa nelodhemi kur dëgjojmë një mësim apoligjëratë nga akshami e deri në jaci.

Nga cilësitë e milingonës është besnikëria.

Në bashkësinë e milingonës gënjeshtranuk ka vend, si mendoni ju për një gjë tëtillë? Në mesin e tyre nuk njihetgënjeshtër e pastër apo e papastër. ImamIbën Kajim el-Xheuzije tregon një histori,e cila e vërteton një gjë të tillë: Një burrë

duke ndenjur vendos një thërrimeëmbëlsire në tokë, e gjen atë njëmilingonë dhe i dërgon sinjal shoqeve tësaj, kur vinë ato afër vendit ky burrë engre këtë thërrmijë ëmbëlsire, atokërkojnë andej këndej, e pasi nuk e gjejnëlargohen. Kjo ndodhi tre herë, herën etretë ato e venë këtë milingonë në mesdhe e shqyejnë copa-copa me akuzën sigënjeshtare.

Si mendoni nëse këtë e aplikojmë meveten tonë? Vallë, a i kalon ndonjërit prejnesh java e ai të mos gënjejë? Nëse jevërtet i tillë atëherë e meriton që tëpërgëzohesh, por ne e kemi liruar perin nëkëtë pikë dhe jemi shumë të shkujdesurndaj saj, ndërsa bashkësia e milingonësnuk e njeh gënjeshtrën.

Nga cilësitë e milingonës është bashkëpunimi, ato nuk janë egoiste.

Nëse shikon një grumbull milingonash,a sheh se ato ecin gjithsecila në qejf tëvet? Është e pamundur. Ato ecin në njëvijë edhe nëse rruga nuk është epërshtatshme. Po ashtu është pohuar ngazoologët se nëse një milingonë sëmuret,atëherë milingonat e tjera nuk e lënë atë,porse ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrënpër ta transportuar në fole që më pas takurojnë.

Bashkëpunimi i milingonave është ihabitshëm, kur ato gjenden përpara njëvije me ujë; a e dini sesi ia bëjnë për takaluar atë? Vjen një grup milingonash,hyjnë në ujë dhe me shpejtësi e çajnë atëdhe ndërtojnë një urë mbi të cilën kalojnëmilingonat e tjera. Edhe pse shumë prejmilingonave, të cilat hyjnë në ujë mbyten,përsëri ato sakrifikojnë për të shpëtuarmilingonat e tjera. A nuk është kjo me tëvërtetë e habitshme? A nuk e shikoni se sashumë kemi nevojë ne për shembuj të tillë

...“Një milingonë e pickoi njëprofet dhe ai e dogji të gjithëfolenë e tyre, ndërsa Allahu ishpalli. A e dogje një popullqë lartësonte dhe i bëntetesbih Allahut, a nuk tëmjaftoi të digjje vetëm atë qëtë pickoi”...

Page 23: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

23ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

KËNDI IM

sakrifice, të cilat sot po na i mësonmilingona?!

Shoqëria e milingonave nuk njeh rrëmujë.

Kjo krijesë kaq e vogël, që ne nuk na embush mendjen, ka një rregull dhe sistemdrejtues të habitshëm në vetveten e saj.Tek ato nuk ka rrëmujë. Çdonjëra prej tyree di funksionin dhe detyrën e saj. Foleja emilingonave ka mbretëreshën që merretme vezët dhe mbretërinë, ushtarët qëruajnë folenë nga armiqtë, punëtorët qëhapin tunele dhe transportojnë ushqimin,grupi i zbulimit që merret me gjetjen eushqimit dhe informacionin e tij. Ështëme të vërtet një shoqëri shembullore menjë rregull preciz. Të gjithë atje punojnëtë barabartë, nuk gjen të privilegjuar e asmilingona që mbahen me hatër. Po ne nëpunët që bëjmë a mbajmë me hatër dhe akemi të privilegjuar?!

Milingonat janë bashkësi e pastër.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se disamilingona në disa raste e pastrojnë vetenmë tepër se njëzet herë në ditë. Ndërsa nethemi: Ai që e pastron veten çdo të xhumaAllahu e shpërbleftë, sepse ka njerëz qërrinë dy apo tre javë pa u larë, mund tëhyjë në xhami e njerëzit nuk munden t’irrinë dot afër. Ndaj nëse bëhesh dembeldhe përton të pastrohesh, menjëherëkujto milingonën.

Milingona është bashkësi që e lartëson dhe i bën tesbih Allahut.

Një gjë e tillë është pohuar në hadithinqë e përcjell Ebu Hurejre, se Profetisalallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njëmilingonë e pickoi një profet dhe ai e dogji

të gjithë folenë e tyre, ndërsa Allahu ishpalli. A e dogje një popull që lartësontedhe i bënte tesbih Allahut, a nuk të mjaftoitë digjje vetëm atë që të pickoi”. Buhariudhe Muslimi.

Çdo gjë e lartëson Allahun ndërsakrijesat që e lartësojnë më pak Atë, jemine njerëzit, janë dhe xhindet.

Le të shohim në vetet tona: Sa epërmendim ne Allahun? Më i miri ndër neështë ai që e plotëson tesbihun mbas çdonamazi.

Por në përfundim po e mbyll me njëlloj tjetër të milingonave, një lloj qëndryshon nga ai që kemi folur deri tani.Ajo është milingona e bardhë. Ky insektpërfaqëson një pjesë të mirë të shoqërisësonë në të cilën ne jetojmë. Shembulli i sajështë si shembulli i munafikëve, të cilëtshfaqin besimin dhe fshehin mohimin.Dhe milingona për të cilën ne po flasim,punon gjithmonë në fshehtësi. Milingonae bardhë gërmon thellë në tokë, ajo mundta ndërtojë folenë e saj në një thellësi prej45 m, ndërsa milingona për të cilën folëmlart hyn në tokë vetëm disa centimetra.Shikoni sa dallim kanë ato nga njëra-tjetra.

Shoqëria Islame është shoqëri e pastër,e shëndoshë dhe e drejtë, ajo veprongjithmonë punë të qarta, nuk ka tëfshehta, ndërsa milingona e bardhë shihnisa thellë hyn, sepse kështu ajo mund t’irealizojë planet dhe qëllimet. Kështu janëdhe hipokritët, Allahu tregon përmunafikët kur thotë: “Kur i shihni ata,pamja e tyre e bukur ju mahnit, e nëseflasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. Emegjithatë ata janë si trungje tërrëzuara”. Munafikunë, 3.

Zgjodhi e përktheu: Bledar Haxhiu

Page 24: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

24

KËNDI IM

SHKRUAN: MR. FEHIM DRAGUSHA

Falënderimet më të sinqerta dhelavdërimet i takojnë vetëm Krijuesit,Sunduesit të kësaj gjithësie. Atë e

falënderojmë që na dalloi nga të gjithakrijesat e tjera duke na dhuruar mendjen,arsyen, intelektin e mbi të gjitha na krijoi nëformën më të përsosur. Paqja e shpëtimi iTij qofshin për vulën e pejgamberëve,Muhamedin alejhi salatu ue selam, përfamiljen e tij të ndershme, për shokët e tij tëdashur dhe për mbarë bamirësit besimtarë.

Lexues të nderuar, duke vepruar punë tëmira, në çdo vend dhe në çdo kohë do tëjemi në gjendje ta ngremë besimin tonë. Tëpërkujtojmë, se kjo botë ka edhe fundin evet, prandaj askush nuk do të jetojë në tëpërgjithmonë. Ne jemi kalimtarë të rastitdhe duhet të punojmë që të përgatitemi përdestinacionin tonë të fundit, që është bota eamshueshme. Një ditë do të kthehemi teKrijuesi dhe këtë botë do ta braktisimnjëherë e përgjithmonë. Pas do të lëmëfamiljet, shokët, pasurinë si dhe çdo gjëtjetër që kemi fituar gjatë qëndrimit tonë nëkëtë botë. Allahu i Plotfuqishëm u drejtohetkrijesave të Tij duke iu thënë:

“O populli im, kjo jetë e kësaj bote nukështë tjetër vetëm se një përjetim i

përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo epërhershmja.”

Përse të mos e shfrytëzojmë këtë botë sipërgatitje për botën tjetër, botë e cila ështëe përjetshme dhe në të cilën nuk ka mëvdekje? Të tregojmë kujdes, pasi për çdo gjëqë veprojmë në këtë botë do të ketëshpërblim apo ndëshkim për të, varësishtnga punët që kemi bërë. Në lidhje më këtëAllahu i Madhërishëm thotë:

“Kush bën ndonjë vepër të keqe,ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, ekush bën ndonjë vepër të mirë, qoftëmashkull a femër, por duke qenë besimtar,të tillët hyjnë në xhenet dhe atyshpërblehen pa masë.”

Prej nesh kërkohet që të jemi sa më tëkujdesshëm kur është fjala për shfrytëzimine jetës në këtë botë; të veprojmë sa mëshumë vepra të mira që është e mundur. Poqe se tregohemi aktivë në punë të mira, padyshim se ato do të jenë kursimet tona nëDitën e Gjykimit; pra, veprat në këtë botë dotë jenë pasaporta për të hyrë në xhenetet eAllahut, të cilat janë të stërmbushura meshumë madhështi dhe bukuri të ndryshme,të cilat as që mund t’i imagjinojmë. Për tëarritur sukses në shtimin e kursimeve përbotën e ardhshme ekzistojnë vetëm dymënyra:

E para, duke kryer detyrimet e Allahut

INVESTIMET PËR BOTËN E ARDHSHMEPo qe se tregohemi aktivë në punë të mira, pa dyshim se ato do të jenë kursimet tona në Ditën e Gjykimit; pra,veprat në këtë botë do të jenë pasaporta për të hyrë në xhenetet e Allahut

Page 25: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

25ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

KËNDI IM

me plot sinqeritet, si për shembull falja epesë kohëve të namazit dhe xhumaja,dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit,shkuarja në haxhillëk etj. Shpërblimi përveprat në fjalë do të regjistrohet në çastin ekryerjes së ibadetit.

Mënyra e dytë dallon krejtësisht nga epara për shkak se besimtari apo besimtarjanë këtë rast nuk do të shpërblehet vetëmatëherë kur e kryen punën e mirë, mirëposhpërblimi për veprën që ka bërë do tëvazhdojë edhe më tutje, deri në Ditën eGjykimit. Këto lloj veprash të mirallogariten si kursime për ahiretin (botën eamshueshme). Prandaj edhe themi se ngalëmoshat më të mira llogaritet sadakaja evazhdueshme. Lëmoshë e vazhdueshme dotë thotë nëse njerëzit në vazhdimësipërfitojnë nga projekte të ndryshme, fjalavjen ndërtimi i ndonjë xhamie, apo i ndonjëspitali, furnizimi me ushqim apo ujë tëpijshëm, mbështetja mujore e një apo mëshumë jetimëve gjithashtu hyn nën këtëombrellë. Prandaj ne duhet të jemi bujarë,t’u japim sadaka atyre që janë në krizë, tëkontribuojmë për ndërtimin e xhamive,rrugëve, spitaleve, shkollave, jetimoreve etj.Atyre që me të vërtetë ndihmojnë në këtëdrejtim, pa dyshim se shpërblimi do t’ushkojë edhe në varr, qoftë edhe nëse kanëmbjellë vetëm një pemë në këtë botë dheprej asaj peme hanë të tjerët.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kathënë: “Nëse njeriu vdes, ndalen veprimet etij, përveç tre gjërave: një lëmoshë evazhdueshme, një dije e dobishme dhefëmija i mirë, që lutet për të.”

Këto janë tri veprat, shpërblimet e tëcilave i shkojnë besimtarit edhe pas vdekjessë tij. Po ashtu nga ne kërkohet që diturinëe fituar ta shfrytëzojmë për të mirë, duke imësuar të tjerët; duke e përhapur atë, apoduke e ndihmuar njerëzimin me dituri tëdobishme. Çështja e tretë që është

përmendur në hadithin e sipërshënuar nabën me dije vlerën që ka edukimi i fëmijëve,si dhe devotshmëria e tyre, të cilët do tëluten për ne edhe atëherë kur ne do të kemindërruar jetë.

Për t’u begatuar me fëmijë të mirë dhe tëdevotshëm kërkohet punë dhe mund.Fëmijët nuk mund të edukohen brenda njënate, siç mendojnë një grup njerëzish,mirëpo duhen sakrifikuar vite të gjata, nëmënyrë që fëmijët të arrijnë deri në atëshkallë devotshmërie. Lëmosha (sadakaja)renditet ndër investimet më të lehta që

Page 26: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

26

KËNDI IM

mund të realizohet. Çdo person zotëronlloje të ndryshme pasurie, përmes së cilësmund të ndihmojë nevojtarët. Ndihma apokontributi nuk mund të bazohet vetëm në tëholla. Nuk është fare me rëndësi se sa ështëshuma që kemi dhuruar apo lloji i pasurisë,me rëndësi është që besimtari apobesimtarja kur të japë diçka nga pasuria evet, atë ta japë me sinqeritet.

Allahu subhanehu ue teala, thotë: “Eshembulli i atyre që pasurinë e vet e japinnga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinëe Allahut, i përngjan një kopshti në njërrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep frutatë dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi imadh, i bie një rigë (që i mjafton). Allahusheh atë që veproni.”

Ky ajet na tregon shumë mirë, se Allahusubhanehu ue teala, e pranon ndihmën dhelëmoshën që realizohet me sinqeritet për tëarritur kënaqësinë e Tij, të AllahutFuqiplotë. Gjithashtu hapja e kësaj rruge,gjegjësisht dhënia e sadakasë (lëmoshës)bën që besimtari të fitojë shpërblim tëdyfishtë, edhe në qoftë se lëmosha është njëshumë fare e vogël.

Sadakaja e vazhdueshme nukpërkufizohet vetëm në para, pa marrëparasysh çfarë zotërojmë, por nëse me tëvërtetë e kemi dhënë me sinqeritet, padyshim se për këtë do ta gjejmë shpërblimintek Allahu i Madhëruar. Feja Islame namëson që neve si umet që jemi, tandihmojmë njerëzimin në përgjithësi.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem,thotë: “Më i miri prej njerëzve është ai që usjell dobi të tjerëve.”

“Allahu do të jetë gjithmonë në ndihmëne robit të Tij përderisa robi i Tij është nëndihmë të vëllait të vet.”

Sadakaja apo dhënia lëmoshë fillimishtpastron pasurinë, siç thotë i Dërguari iAllahut, salallahu alejhi ue selem: “O ju tëpasur, me të vërtetë në këtë shitblerje janë

të pranishëm përbetuesi dhe rrenacaku,pra, pastrojeni atë me lëmoshë”.

Sadakaja gjithashtu e pastron trupin enjeriut nga mëkatet, siç thotë Allahusubhane ue teala: “Merr prej pasurisë setyre lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’ushtosh (të mirat)...”.

Në fund mund të themi, se sadakajalargon fatkeqësitë dhe sëmundjet nga robi iAllahut. I Dërguari i Allahut në një hadith tëtij na thotë: “Shëroni të sëmurët melëmoshë”.

Po ashtu ajo fut hare dhe kënaqësi nëgjoksin e të varfrit. Na përcillet ngaMuhamedi salallahu alejhi ue selem, se kathënë: “Vepra me e dashur tek Allahu ështëtë fusësh kënaqësi në gjoksin e besimtarit”.

Të gjitha këto që përmendëm janë dobitëdhe të mirat që sjell lëmosha në dynja,ndërsa për sa u përket dobive që sjell nëbotën e amshueshme mund të veçojmë:lëmosha do të jetë mburojë nga nxehtësia emadhe e asaj dite për atë që ka dhënësadaka; besimtarit ia lehtëson llogarinëDitën e Gjykimit; peshoren ia rëndon mevepra të mira; gjithashtu e ndihmon që takalojë Urën e Siratit me lehtësi, si dhebesimtarin apo besimtaren e ngre nëshkallët më të larta të xhenetit.

Lusim Allahun Fuqiplotë që të na e marrëshpirtin si muslimanë dhe të na bëjë tëmundur, që të investojmë sa më shumë përbotën e amshueshme, për ditën kur nuk dotë na bëjnë dobi, as fëmijët, as pasuria.

...“Allahu do të jetë gjithmonënë ndihmën e robit të Tijpërderisa robi i Tij është nëndihmë të vëllait të vet.”...

“ “

Page 27: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

27ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

FIKH

HALID EL MUHENNA

Dega e dytë: Ku mund të harxhohen tëhollat e kamatës

Rreth asaj se ku lejohet të harxhohen këtolloj pasurish fukahatë kanë disa mendime.

Mendimi i parë: Në dobitë e përgjithshmetë muslimanëve.

Kur themi dobitë e muslimanëve kemi siqëllim ato gjëra prej të cilave përfitojnëmuslimanët në përgjithësi dhe jo ndonjëindivid, sikurse ndërtimi i hekurudhave,digave, rrugëve etj.

Ky është mendimi i Shejhul Islam IbënTejmijes.1

Mendimi i dytë: Në çdo gjë ku jepet edhesadakaja vullnetare në përgjithësi.

Kjo është më përfshirëse sesa fjala “dobitëe muslimanëve”, sepse këtu përfshihendobitë, ndërtimi i xhamive dhe ndihma efukarenjve, sepse në të gjitha këto derdhetsadakaja. Ky është mendimi i hanefive2,malikive3, i imam Ahmedit4, i hanbelive5 dhe iGazaliut prej shafive6.

Mendimi i tretë: Në dobitë e muslimanëvedhe në ndihmë të fukarenjve, por jo edhe përxhami.

SHPËTIMI NGA PASURIAHARAM, SIÇ ËSHTËKAMATAPra, ai që dëshiron të shpëtojë nga pasuria haram dhe të bëjë teube, ndërsanuk ka mundësi që të njëjtën pasuri t’ua kthejë pronarëve, atëherë në emërtë atyre pronarëve le t’i shpenzojë në rrugë të Allahut

(vazhdon nga numri i kaluar)

1 Mexhmuul Fetava (29/264), Bedaiu Sanaië (7/154-155)2 Hashijetu Ibën Abidin (3/223)3 Elxhamië li ahkamil Kur’an, Kurtubi (3/266)4 El Furuë, Ibën Muflih (4/513)5 Mexhmuul Fetava (29/264), El Fetava elKubra (4/210-213), El Furuë (2/667)6 El Mexhmuë (9/428)

Page 28: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

28

FIKH

Ky është mendimi i Komisionit tëpërhershëm për Fetva në Arabinë Saudite7

dhe mendimi i Këshilltarit Fetar për Shtëpinëe Financave në Kuvajt.8

Mendimi i katërt: Lejohet t’i harxhojë nërrugë të Allahut.

Qëllimi është: në ndihmë të xhihadit, i cilibëhet për hir të Allahut, subhanehu ue teala.

Ky është mendimi i Shejhul Islam IbënTejmijes, i cili ka thënë9: “Madje edhe ai, qëme dorën e tij ka fituar një pasuri haram dhenuk ka mundësi t’ia kthejë pronarëve, sepsenuk i njeh, apo për ndonjë shkak tjetër; ose kanë mbikëqyrje depozitime, pengje apo tëngjashme dhe më pas i pamundësohet t’i gjejëpronarët, atëherë le t’i shpenzojë në rrugë tëAllahut, sepse kështu lejohet të harxhohen. Aiqë ka shumë gjynahe, ilaçi më i mirë ështëxhihadi, sepse ashtu Allahu ia falë gjynahet,siç na ka treguar në Librin e Tij: “...ua falë juvegjynahet...”. Pra, ai që dëshiron të shpëtojënga pasuria haram dhe të bëjë teube, ndërsanuk ka mundësi që të njëjtën pasuri t’uakthejë pronarëve, atëherë në emër të atyrepronarëve le t’i shpenzojë në rrugë të Allahut.Kjo është një metodë e mirë për të shpëtuarnga harami dhe kështu arrihet një sevap imadh nga xhihadi...”.

Argumentet e këtyre mendimeve:Argumentet e mendimit të parë dhe të

dytë:Argumentet e këtyre dy mendimeve janë

shumë të përafërta. Dallimi është aty se këtatë mendimit të parë, nga sadakaja nëpërgjithësi e kanë përcaktuar që dobia të jetëe përgjithshme, por – sipas asaj me sa kamlexuar – unë nuk kam hasur në ndonjëargument për këtë përcaktim.

Ndërsa, argumentet e veçanta të

mendimit të dytë janë:Ata thonë: Çdo pasuri që nuk ka pronar

mund të shpenzohet aty ku shpenzohetsadakaja10. Në këtë aludon ngjarja me kaullin,që Ebu Bekri, radijallahu anhu, e bëri parahixhretit me rastin e zbritjes së ajetit: “Elif,lam, mim, u mundën bizantinët, në afërsi tëtokës (arabe), por pas thyerjes së tyre, mesiguri do të fitojnë...” dhe atëherëjobesimtarët e Mekës thanë: “A me të vërtetëmendoni se bizantinët do të fitojnë prapë?”,Po – u përgjigj Ebu Bekri. A lidhemi pra, nëkaull – thanë ata. Po – u përgjigj Ebu Bekri dhepastaj shkoi e i tregoi Resulullahut, salallahualejhi ue selem, se ka lidhur kaull mejobesimtarët, ndërsa ai i tha: “Shko tek atadhe rrite çmimin e kaullit”. Ashtu edhe bëri.Ashtu ndodhi, bizantinët fituan mbipersianët, ndërsa Ebu Bekri, Allahu qoftë ikënaqur me të, mori fitimin nga kaulli dhekëtë ia lejoi i Dërguari, salallahu alejhi ueselem, dhe në fund i tha: “Shpërndaje sisadaka”. (sahih)

Gjithashtu argument është ajo që përcjellAsim b. Kulejbi nga i ati, e ai nga njëri prejensarëve, i cili rrëfen: “Dolëm së bashku me tëDërguarin, salallahu alejhi ue selem, në njëxhenaze dhe e shihja Pejgamberin, salallahualejhi ue selem, ndërsa qëndronte pranëvarrit, i sugjeronte hapësit të varrit: “Zgjerojinga ana e këmbëve, zgjeroji nga ana e kokës”,kur u kthye, dikush e ftoi në emër të njëgruaje dhe ai pranoi. E sollën ushqimin dhe aizgjati dorën për të marrë e po ashtu edheshokët e tij, të cilët edhe hëngrën, ndërsa iDërguari, salallahu alejhi ue selem, mbetiduket përtypur kafshatën në gojë dhe tha:“Mua më duket se kjo dele është marrë palejen e pronarëve të tij”. Atëherë gruajadërgoi arsyetimin e saj: O i Dërguar, unë

7 Mexhmuu Fetava Lexhneti Daime (13/354)8 Fetvaja nr: 429 Mexhmuu Fetava (28/401)10 Bedaiu Sanaië (7/154-155), ElFetava elKubra (4/210-213), El Furuë (4/513), El Insaf (6/212-213)

Page 29: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

29ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

FIKH

porosita që të më blihet një dele nga tregu iBekias, por nuk kishte, atëherë çova fjalë tekomshiu, i cili kishte blerë një dele, të mashesë atë me të njëjtin çmim, por ai nuk upajtua, atëherë i çova fjalë shoqes së tij, e ajoma dha delen. Në këtë rast, i Dërguari,salallahu alejhi ue selem, tha: Le të hanërobërit nga ky ushqim”. (Sahih Ebu Davud nr.3332)

Po ashtu ka edhe fjalë nga gjeneratat epara (selef), se këto lloj pasurish duhet tëshpenzohen në sadaka:

Malik b. Dinari tregon se një njeri e kishtepyetur Atain: Kur isha më i ri kam fituarpasuri me metoda që nuk i pëlqej më dhe tanidua të pendohem. - Ktheja pronarëve të vet –e porositi Atai. Nuk i njoh – u përgjigj njeriu.Atëherë jepi sadaka. Ty nuk të takon sevappër atë sadaka, ndërsa nuk e di, a je liruar ngamëkati ose jo – e këshilloi Atai. Malik b. Dinarishton: Për këtë gjë kam pyetur edheMuxhahidin dhe të njëjtën përgjigje më kathënë11.

Argumentet e mendimit të tretë:Edhe këta janë argumentuar me

argumentet e mendimit paraprak, ndërsakanë përjashtuar ndërtimin e xhamive, sepseato duhet ndërtuar vetëm me pasuri tëpastër.

Argumentet e mendimit të katërt:Xhihadi është shkak për faljen e

gjynaheve, gjë për të cilën ka nevojë ai qëpunon me kamatë. Gjithashtu ta ndihmoshxhihadin llogaritet xhihad.

Shqyrtimi i argumenteve:Kur meditojmë rreth mendimit të parë

dhe të dytë, vërejmë se ato janë një, sepse prejdobive të përgjithshme të muslimanëve ështëdhe kujdesi e ndihma për fukarenjtë.Sidomos, nëse prej shkaqeve të fukarallëkutështë kamata, atëherë mund të themi se atopara janë të tyre.

Sa i përket mendimit të katërt: Kurmeditojmë mbi fjalën e Ibën Tejmies, nukvërejmë se e kufizon harxhimin vetëm përxhihad, por ai tregon se ajo është më e mira.Madje, edhe sadakaja është prej shkaqeve që ishlyen gjynahet.

Na mbetet mendimi i tretë: Ky mendim kanjë epërsi, sidomos kur nuk jemi të sigurt seshpenzuesi i kësaj pasurie ka dhënë tërëmundin që t’i gjejë pronarët e asaj pasurie.Shtoja kësaj edhe çështjen e dyshimit, e pastajedhe degëzimin e kësaj në meselenë: A është isaktë namazi në një vend të vjedhur? Pra, përadhurimin në përgjithësi, e sidomos përnamazin duhet të jemi sa më larg gjërave tëdyshimta.

Dega e tretë: Kush duhet të marri përsipërndarjen e të hollave të kamatës

Fukahatë, në këtë çështje kanë përmendurdy mendime:

Mendimi i parë: Udhëheqësi i vendit,sepse ai ka më shumë njohuri për dobitë epërgjithshme dhe ka mundësi ta kryejë më sëmiri këtë.

Mendimi i dytë: Ai që i ka në dorë ato tëholla. Ky është mendimi i Imam Ahmedit dhenjë gjë e tillë kuptohet edhe nga fjalët eShejhul Islam Ibën Tejmies12.

Këtë e kanë kuptuar nga fakti se kësisojkanë folur dhe vepruar gjeneratat e para,

11 Musannef, Ibën Ebi Shejbe 5/380-38112 Mexhmuu Fetava (28/401), (29/264)

...nuk lejohet t’u kthehet kjopasuri, por duhet të shpenzo-het duke e shpërndarë sisadaka, duke treguar kujdesndaj fukarenjve, sepse kamataështë shkaku i fukarallëkut...

Page 30: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

30

FIKH

sikurse na përcjell Ibën Ebi Shejbe në“Musannef” nga Malik b. Dinari, se dikush ekishte pyetur Ata b. Ebi Rebahun: Një njeri, kafituar pasuri haram. “Le t’ia kthejë pronarëvetë vet, e nëse nuk i njeh, atëherë le t’i japësadaka. Por, nuk e di, a është liruar ngamëkati” – u përgjigj ai.

Argument për këta mund të jetë edhekrahasimi me zekatin, sepse zekatdhënësi katë drejtë që personalisht vetë t’u shpërndajëfukarenjve.

Ajo që duket, – Allahu e di më së miri –nëse themi se ajo pasuri duhet harxhuar nëdobi të përgjithshme, atëherë këtë mund takryejë më mirë udhëheqësi i vendit. Por, nësethemi se ajo duhet të jepet sadaka, duke ipërfshirë këtu edhe fukarenjtë, atëherë këtëmë mirë mund ta kryejë vetë ai që i ka në dorëato pasuri. E ndoshta i ndal edhe për vete,nëse është fukara, siç ka aluduar Ibën Tejmie.

Por, për sa i përket udhëheqësit të vendit,ne duhet të kemi parasysh, se bëhet fjalë përnjë udhëheqës të drejtë, besnik dhe fetar.

Dega e katërt: Nëse dihet sekamatëdhënësi merret vazhdimisht mekamatë dhe po qe se ia kthejmë të hollat ngakamata, kjo nuk do të ndryshojë asgjë, si iabëjmë në atë rast?

Në librin “el-Mexhmu”13 të Neveviut kemi:“Gazaliu ka thënë: Nëse të bie në dorë njëpasuri haram, e cila është pronë eudhëheqësit, disa kanë thënë: Duhet t’iakthejë udhëheqësit e jo ta japi sadaka, sepse aie di më së miri se ç’duhet të bëjë me pasurinëe tij. Harith el-Muhasibi ka zgjedhur këtëmendim.

Ndërsa të tjerë kanë thënë: Duhet ta japisadaka, nëse e di se udhëheqësi nuk ia kthenatë pasuri pronarit të vërtetë, sepse po t’iakthente atij vetëm do të shtonte padrejtësinë.

Mendimi i vërtetë është: Nëse e di seudhëheqësi nuk ia kthen prapë këtë pasuri

pronarit që i takon, atëherë duhet që kjo

pasuri të jepet sadaka në emër të pronarit tëvërtetë. Pra, nëse e di se udhëheqësi do tashpenzojë këtë pasuri në gjëra të kota, apokështu na thotë supozimi i qartë, atëherëduhet të shpenzohet në gjërat e dobishme përmuslimanët, sikurse hekurudhat dhe tëngjashmet. Nëse s’ka mundësi ta bëjë këtë gjë,për shkak të ndonjë frike apo diçkaje tjetër,atëherë duhet t’i jepet sadaka atij që ka mëshumë nevojë. Më të nevojshmit për këtë janëushtritë muslimane. Por, nëse mendon seudhëheqësi nuk do ta shpenzojë atë pasuri nëgjëra të kota, atëherë duhet t’ia kthejë atij osezëvendësit të tij. Sepse udhëheqësi i njeh mëmirë nevojat e përgjithshme dhe ka mëshumë mundësi ta bëjë atë, e nëse ka frikë sepo t’ia kthejë atij do të ndodhë ndonjëdëmtim, atëherë ky vetë duhet ta shpenzojëaty ku thamë se mundet ta shpenzojë, nëraste kur frikësohet se udhëheqësi do tashpenzojë në gjëra të kota”.

Nëse ndalemi për t’i shikuar dhe medituarrregullat e përgjithshme të Sheriatit, mund tëthemi: Kthimi i të hollave të kamatës,sidomos në gjendjen aktuale të bankave, tëcilat e promovojnë publikisht kamatën dhedo t’i shfrytëzojnë këto të holla për të shtuarbuxhetin e tyre së paku, atëherë themi se nuklejohet t’u kthehet kjo pasuri, por duhet tëshpenzohet duke e shpërndarë si sadaka,duke treguar kujdes ndaj fukarenjve, sepsekamata është shkaku i fukarallëkut. Allahu edi më së miri.

Ky është hulumtimi, që m’u mundësuarreth kësaj çështje. E lus Allahun që mua dhetë gjithë muslimanët t’i shpëtojë nga kamata,nga haramet dhe mëkatet shkatërruese.Vërtet Ai dëgjon dhe përgjigjet dhe Ai e di mësë miri.

Paqja, lavdërimi dhe shpëtimi qofshin mbipejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjene tij dhe shokët e tij. Amin!

Përktheu: Omer B.13 (9/429)

Page 31: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

31ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

AVANCIMI PERSONAL

SHKRUAN: AGRON TERZIQI

Njerëzit në shumicën e rasteve dështojnëjo për shkak të mungesës së aftësivedhe kapaciteteve të tyre, por për shkak

të mungesës së angazhimit. Ndërsameditojmë për njerëzit e suksesshëm, nemund të vërejmë se besimi i fuqishëm,pasioni i fortë dhe angazhimi i tyre ka qenëmë i madh, se sa sfidat dhe pengesat që tëtjerët ua kanë vënë.

Ndodh që të kesh shkallë të lartë të

entuziazmit, aftësi të mëdha, njohuri tëgjera, synime të qarta dhe konkrete për tëcilat ëndërron ditë e natë që t’i realizosh,duke shpresuar gjëra pozitive nga ato,mirëpo nëse të mungon angazhimi për t’uballafaquar me mangësitë dhe pengesat nërrugën e realizimit të këtyre synimeve,gjithsesi do të dështosh. Shumica ekompanive falimentojnë, shumë lidhjebashkëshortore dështojnë për të vetminshkak, atë të mungesës së angazhimit.

Një mendimtar thotë: “Këmbëngulgjithmonë, sepse në këtë botë nuk ekziston

Shumica e kompanive falimentojnë, shumë lidhje bashkëshortore dështojnë për të vetmin shkak, atë tëmungesës së angazhimit.

ANGAZHIMI

Page 32: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

32

AVANCIMI PERSONAL

asgjë që mund t’i zërë vendin asaj. Vetëmtalenti nuk mjafton, ka shumë njerëz tëtalentuar që janë dështakë, ndërsa zgjuarsiavetvetiu nuk është garanci për sukses.Shumë njerëz të zgjuar nuk kanë përfituarasgjë nga zgjuarsia e tyre. Nuk është imjaftueshëm vetëm shkollimi, pasi botaështë e mbushur plot me njerëz të shkolluartë cilët janë joproduktivë. Ato qëgarantojnë suksesin janë këmbëngulja dhevendosmëria, me lejen e Zotit.” Prandajorvatu dhe lufto deri në frymën tënde tëfundit.

Angazhimi është forcë, e cila na shtyn tëvazhdojmë edhe përkundër kushteve tëvështira, ajo është fuqi shtytëse që naudhëheq në realizimin e veprave të mëdha.Angazhimi i ndryshon gjërat e zakonshme,duke i transformuar në gjëra madhështore.Ajo është diçka, që të bën të përshkoshlargësi të gjata edhe nën rrebeshin e madhtë shiut. Angazhimi nxjerr nga brendia jotetë gjitha kapacitetet dhe aftësitë emundshme dhe i vë në dispozicionin tënd.Me forcën e angazhimit nuk do të ngecësh,si dhe sa herë që ballafaqohesh me ndonjëpërvojë të re, mundësitë do të hapen shumëe më shumë përderisa të korrësh suksesin.

Një herë një dijetar qe pyetur se kurkonsiderohet dikush i dështuar? Ai upërgjigj: “Kur dikush ka një ëndërr tëmadhe, ka nxënë dije të mëdha, kashpenzuar shumë pasuri dhe kohë që tëpërparojë në aftësitë e tij, që të gjitha këtopër ta realizuar ëndrrën e tij, mirëpo nëçastin e përballjes me sprova dhe pengesagjatë realizimit të ëndrrës së tij ka hequrdorë nga angazhimi dhe përpjekjet”.

Ekziston një fjalë e vjetër e urtë: Tësuksesshmit nuk zmbrapsen, ndërsa tëzmbrapsurit nuk korrin sukses. Me lejen eZotit nuk do të dështosh ndonjëherë, porvetëm atëherë kur do të ndalosh ngaangazhimi dhe orvatja. Çelësi i suksesit i

thënë shkurtimisht është “mos udëshpëro”.

Më lejoni të bëj një pyetje. Sa herë kenipasur ëndrra dhe i keni braktisur ato përshkak të rrethanave dhe faktorëve tëndryshëm? A nuk ka ardhur koha që t’inxirrni forcat tuaja të ngujuara nëbrendësinë tuaj? A nuk ka ardhur koha t’ijetësoni ëndrrat tuaja?

Detyrojeni veten që t’i realizoni ëndrrattuaja, duke sakrifikuar çdo gjë që zotëroni,pa marrë parasysh se çfarë thonë ata që jurrethojnë. Drejtojini kapacitet tuaja ngarealizimi i synimeve tuaja. Në rrugën tuajdrejt suksesit do të hasni në shumë sfidadhe mos i injoroni ato, por përballuni me tëgjitha duke i mposhtur ato një nga një.Vazhdoni dhe kini parasysh gjithmonë seinsistimi dhe këmbëngulja i largojnë tëgjitha pengesat.

Këto janë disa këshilla se si të arrinishkallën e duhur të angazhimit:a) detyrojeni veten të jeni besimtarë të

devotshëm;b) angazhohuni të jeni personat më të mirë

brenda familjeve tuaja;c) detyrohuni që t’i realizoni synimet tuaja;d) vërini kusht vetes të jeni më të mirët në

punët që bëni; dhee) përpiquni të jeni bashkëshorti, prindi

dhe shoku më i mirë në vendin tuaj.

...Detyrojeni veten që t’i realizoni ëndrrat tuaja, dukesakrifikuar çdo gjë qëzotëroni, pa marrë parasyshse çfarë thonë ata që jurrethojnë...

Page 33: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

33ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

FAMILJA

SHKRUAN: ZEKI ÇERKEZI

Vetëm Allahun e falënderojmë dhe e lavdërojmë,paqja dhe shpëtimi qoftë mbi atë njeri pas të cilitnuk ka më pejgamber.Allahu i Lartmadhëruar kur i krijoi njerëzit u ka

dhënë atyre shumë dhunti, bile të panumërta. Allahu nëKuran thotë: “Dhe Ai ju dha gjithçka që ju kërkuat dhepo të numëroni Dhuntitë (të Mirat) e Allahut, ju kurrënuk do të ishit në gjendje t’i numëroni ato.” (14: 34) , sidhe në ajetin tjetër: “Dhe sikur të mundoheshit t’inumëroni Mirësitë e Allahut, kurrë nuk do të ishit nëgjendje t’i radhitni ato.” (16:18). Pra, shihet qartë, seAllahu i ka dhënë njeriut të gjithë atë që i nevojitet. Bile,një numër të konsiderueshëm të këtyre dhuntive (mepërjashtim të dhuntisë më të madhe – Islamit) i gëzojnëedhe jobesimtarët! Merreni me mend se sa iMëshirshëm është Allahu.

Por krahas shfrytëzimit të këtyre dhuntive, Allahuna ka ngarkuar edhe me disa detyrime. Qëllimi final ikëtyre detyrimeve është arritja e harmonisë dhe ekënaqësisë shpirtërore e fizike. Në mënyrë tëpërgjithshme këto detyrime mund t’i ndajmë në trikategori:

Kategoria e parë: Janë detyrimet e krijesës karshiKrijuesit. Me një rast i Dërguari i Allahut salallahu alejhiue selem, e pyeti Muadhin: “O Muadh! Kush është hakui Allahut tek robërit e Vet dhe kush është haku i robërvetek Allahu? Muadhi u përgjigj: Allahu dhe i Dërguari i Tije dinë më së miri. I Dërguari salallahu alejhi ue selem,tha: “Haku i Allahut tek robërit e Vet është që taadhurojnë vetëm Atë, duke mos i bërë shirk asgjë.

MIRËSJELLJA E BESIMTARËVEME GRATË E TYREPra, burrat këshillohen që të kalojnë jetë të mirë me gratë etyre, me plot mirëkuptim dhe durim, sepse femrat në natyrën etyre janë krijesa të dobëta, të ndjeshme, çka do të thotë sekanë nevojë për butësi, mirëkuptim dhe mbrojtje

Page 34: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

34

FAMILJA

Ndërsa haku i robërve tek Allahu është qëkur ata nuk i bëjnë shirk, mos t’i dënojë,gjegjësisht t’i fusë në Xhenet”. (Buhariu dheMuslimi). Duhet të përmendet se haku injerëzve, të cilët nuk bëjnë shirk, që mos tëdënohen, kurrsesi nuk bën të kuptohet sidetyrim i Allahut. Askush nuk mund tadetyrojë Allahun për asgjë. Por ky ështëpremtimi i Allahut, që atij që nuk bën shirk,mos ta dënojë, e Allahu i plotëson premtimete veta me përpikëri. Ndërsa njerëzit e kanëdetyrim të prerë, që vetëm Allahun taadhurojnë dhe njëkohësisht e kanërreptësisht të ndaluar shirkun.

Kategoria e dytë: Janë detyrimet e njeriutndaj vetvetes. Njeriu është i detyruar që tëkujdeset për shëndetin e tij, për organet e tij.Nuk i lejohet që t’i shkatërrojë me substancatë dëmshme, sepse ato organe i ka amanetnga Allahu, për të cilat ai do të japë llogari.Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Me të vërtetëqë të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, për tëgjitha këto ka përgjegjësi.” (17: 36).

Kategoria e tretë: Janë detyrimet ndaj tëafërmit. Në këtë kategori përfshihen të gjithakrijesat (me të cilat kemi kontakt) nëpërgjithësi, e njerëzit në veçanti. Kuptohet,që sa më afër t’i kemi njerëzit, detyrimet janëmë të mëdha.

Këto tri kategori detyrimesh, në një faremënyre përmenden në hadithin emirënjohur, ku i Dërguari salallahu alejhi ueselem, ka këshilluar veç e veç Ebu Dherin dheMuadh b. Xhebelin, radijAllahu anhuma,duke iu thënë: “Ki frikë Allahun kudo që tëjesh (detyrimet karshi Allahut), pasojemëkatin me një vepër të mirë për taeliminuar mëkatin (detyrimet karshivetvetes), dhe sillu me njerëzit me sjelljeshembullore (detyrimet karshi njerëzve)”.(Tirmidhiu, Albani e vërteton këtë hadith)

Ne në këtë numër dhe inshaAllah në disanumra në vijim do të shtjellojmë tematikanga kategoria e tretë, përkatësisht do të

shkruajmë për detyrimet tona me njerëzit etjerë, duke filluar prej më të afërmve. Kur t’ishikojmë ajetet dhe hadithet, të cilat flasinpër këtë tematikë, me të vërtetë do të shohimmadhështinë e Islamit dhe më konkretisht dotë kuptojmë domethënien e ajetit: “Këtë ditëUnë e përsosa fenë tuaj për ju,...” (5: 3).

S’ka dyshim se faktor i rëndësishëm përharmoninë dhe mirëqenien familjare ështëraporti bashkëshortor, bile-bile ky raportështë edhe katalizator i mirëqeniesshoqërore, sepse kusht i patjetërsueshëm përharmoninë shoqërore është harmoniafamiljare.

Allahu, azze ue xhel, iu drejtohet burraveme këtë këshillë: “Çoni jetë të mirë me to.” (4:19). Pra, burrat këshillohen që të kalojnë jetëtë mirë me gratë e tyre, me plot mirëkuptimdhe durim, sepse femrat në natyrën e tyrejanë krijesa të dobëta, të ndjeshme, çka do tëthotë se kanë nevojë për butësi, mirëkuptimdhe mbrojtje. Përndryshe çdo njeri nëpërgjithësi ka të meta, gabime, e femrat nëveçanti. Për këtë shkak Allahu na mëson qëta kalojmë jetën duke bërë durim me to përdisa veti të këqija, se ndodh që ato të kenëdisa veti të tjera të mira dhe kështu do tëkemi mirësi të mëdha. Allahu iLartmadhëruar thotë: “Nëse i urreni ato, bënidurim, pse ndodh që Allahu të japë shumë tëmira në një send që ju e urreni.” (4: 19) .Ndërsa në një hadith të saktë, të cilinMuslimi e përcjell në Sahihun e vet, iDërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem,

...nëse burri mundohet tëarrijë me vrazhdësi për-mirësimin e atyre të metave,atëherë ajo familje do tëshkojë buzë shkatërrimit....

“ “

Page 35: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

35ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

FAMILJA

ka thënë: “Mos ta urrejë besimtaribesimtaren, e as mos ta armiqësojë, nësendodh që mos të pëlqejë një veti të saj,atëherë ka ndonjë veti tjetër, me të cilën dotë jetë i kënaqur”. Nga ky ajet dhe nga kyhadith shihet qartë, se nuk bën që burri taurrejë bashkëshorten, nëse nuk i pëlqendiçka nga edukata e saj, apo nga sjellja e saj,sepse njeriu duhet të jetë i drejtë dhe tëpunojë me drejtësi. Nëse dikush mendon sedrejtësi është që sapo dikush të bëjë ndonjëgabim të dënohet, atëherë ai gabon shumë.Zaten besimtari duhet të udhëhiqet ngaparimet e edukatës së lartë islame, si mebashkëshorten e tij, ashtu edhe me njerëzit etjerë. Besimtari me virtyte të larta, kurdikush gabon ndaj tij ose e dëmton, duhet tëmundohet që t’ia arsyetojë atë vepër. Mirëpone për fat të keq për veprat tona tëshëmtuara mund të gjejmë shumë lehtëarsyetim, ndërsa për të tjerët nukmundohemi fare të gjejmë rrethanalehtësuese, ose me shumë vështirësi iarsyetojmë. Ndërsa motoja e artë ebesimtarit duhet të jetë: Gabimin tënd ndaj tëtjerëve mos e harro – të mirën tënde harroje;gabimin e bërë ndaj teje harroje – të mirën qëta kanë bërë mos e harro. Kështu, kur ështëpyetur Llukmani i urtë, si e ka arritur atëshkallë të lartë edukate të mirë, ai ështëpërgjigjur: Ju më keni mësuar! Ata të habiture kanë pyetur: Si mund të thuash ashtu, kurti dallohesh prej nesh me moral shembullor?Ai ka thënë: Nëse ndonjë sjellje e juaj ndajmeje nuk më ka pëlqyer, unë kam mësuar senuk duhet të sillem ashtu me ju, dhe ekundërta, nëse më ka pëlqyer, unë atë sjelljee kam preferuar me ju.

Pra, drejtësi është që të peshohen veprate mira dhe të këqija, dhe të shikohet se kushpeshon më tepër, cilat vepra janë mëvendimtare, më të rënda, më me ndikim, mëdobiprurëse, dhe pastaj vendos çfarëqëndrimi të marrësh. Allahu në Kuran thotë:

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht tëvendosur për hir të Allahut, duke dëshmuartë drejtën, dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndajnjë populli e t’i shmangeni drejtësisë.” (5: 8),pra, mos t’ju shtyjë urrejtja nga drejtësia,bëhuni të drejtë. Nëse ajo bën ndonjë gabim,burri mos t’ia kthejë me të keq, të paktën jonë atë çast. Ai duhet të gjykojë drejtë e megjakftohtësi, le t’i analizojë veprat dhe sjelljete saj në të kaluarën, le ta mendojë edhe tëardhmen. Në këtë mënyrë inshaAllah, merrnjë vendim të drejtë. Aq më tepër kur dimë,se femrat janë krijesa të dobëta dhe kanënevojë për mbështetje, përkrahje dhembrojtje, siç thotë edhe Allahu në Kuran:“Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit egrave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palëprej tyre të shquhet mbi tjetrën dhe sepse atashpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet etyre të jetesës. Kështu, gratë e drejta janë tëbindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe ndajburrave të tyre) dhe ruajnë në mungesë tëbashkëshortëve të tyre, çfarë Allahu i kaurdhëruar ato të ruajnë (dëlirësinë,ndershmërinë e tyre, pasurinë ebashkëshortëve të tyre e të tjera).” (4: 34).Përndryshe, nëse burri kërkon realizimin enjëqind për qind të të drejtave të tij, kurrës’do ta arrijë këtë, sepse të gjithë njerëzit janëkrijesa me të meta, e në veçanti femrat,mangësitë e të cilave kurrë nuk mund tëshmangen plotësisht. E nëse burri mundohettë arrijë me vrazhdësi përmirësimin e atyretë metave, atëherë ajo familje do të shkojëbuzë shkatërrimit. Kështu na mëson ai qënuk flet nga mendja dhe epshi i tij salallahualejhi ue selem, që me një rast ka thënë:“Pranoni porosinë time që me gratë të sillenime dashamirësi, me mirësi. Vërtet gruajaështë krijuar nga brinja dhe me të vërtetmaja e brinjës është më e shtrembër. Nësemundohesh ta drejtosh, do ta thyesh, nëse elë ashtu siç është, do të mbetet e shtrembër.Pra, pranoni porosinë time për gratë”.

Page 36: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

36

FAMILJA

(Buhariu dhe Muslimi )Në një transmetim tjetër gjithashtu

nga Buhariu dhe Muslimi, i Dërguari iAllahut salallahu alejhi ue selem, kathënë: “Femra është krijuar nga brinja,nëse dëshiron ta drejtosh, do ta thyesh.Nëse kënaqesh ashtu si është duhet tëkënaqesh me shtrembërimin e saj”.Pra, burri duhet të mundohet që tëkënaqet me atë çfarë është ajo, dukebërë sabër. Për më tepër kur dihet seme këtë burrat fitojnë privilegje dhengrihen në grada të larta. Muhamedisalallahu alejhi ue selem, ka thënë:“Besimtari me iman më të plotë ështëai me moral më të mirë, ndërsa më imiri prej jush është ai që sillet më mirëme gruan e vet.” (Tirmidhiu dhe EbuDavudi). Me të vërtetë, që të vërtetën eka thënë i Dërguari salallahu alejhi ueselem, sepse nuk është burrëri sjellja ekeqe me gruan, por burrëri është kurburri është i sjellshëm me gruan e tij, ibutë e i këndshëm. Vetëm kështundriçon shtëpia e çiftit në Islam, epërfshin harmonia dhe depërton NuriIslam në atë shtëpi. Sepse “kjo dunjaështë furnizim e pasuri, ndërsa pasuriamë e madhe është gruaja e mirë dhe edevotshme (saliha)”. (Muslimi). Si mostë jetë kështu, kur ajo kujdeset mepërkushtimin më të madh përshtëpinë, i edukon fëmijët në Islam,përgatit ushqim për të gjithë familjen,e pastron shtëpinë dhe tërë familjen,dhe ajo që është shumë me rëndësi,shikimi i saj plot dashuri e mebuzëqeshje të bën të lumtur e plotgëzim, ta freskon zemrën. E lusimAllahun e Lartmadhëruar, që gratëtona t’i bëjë kënaqësi për sytë tanë dhefreskim për zemrat tona, ashtu si tëjetë Ai i kënaqur.

RAISING CHILDREN NETWORK

1. Fëmijët veprojnë ashtu siç veproni ju.Fëmija ju shikon si një model për të arriturçelësin se si të sillet me botën që e rrethon,përdoreni sjelljen tuaj për ta udhëzuar atë. Seçfarë bëni është shumë më e rëndësishme, se saajo që thoni. Nëse dëshironi që fëmija të thotë‘ju lutem’, atëherë duhet të thoni vetë ashtu.Nëse nuk dëshironi që fëmija të ngrejë zërin,mbajeni zërin tuaj gjithashtu në nivel të ulët.

2. Tregojini se si ndjeheni. Nëse arrini që t’itregoni sinqerisht fëmijës, se si ndikon sjellja etij tek ju, ai do të njohë ndjenjat e veta në tëtuajat, si në një pasqyrë dhe do të jetë nëgjendje t’ju kuptojë. Rreth moshës tre vjeçare,fëmijët mund të shfaqin dhembshuri tëvërtetë. Prandaj nëse ti shprehesh: “Unë pozhgënjehem, sepse ka aq shumë zhurmë saqënuk po mundem të flas në telefon.’ Kur e fillonfjalinë me ‘Unë’, i jep kështu fëmijës rastin që

INKURAJIMIPËRSJELLJE TËMIRË15 metoda të ndryshme. Provoji këto metoda për të

inkurajuar tek fëmija sjelljet që ju dëshironi.

Page 37: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

37ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

FAMILJA

t’i shikojë gjërat nga perspektiva juaj.3. Zëreni fëmijën tuaj, kur është duke

bërë mirë. Kjo nënkupton që kur fëmija silletnë atë mënyrë që ju dëshironi, ti mund t’ijapësh një reagim pozitiv, për shembull, “Osa mirë po luan. Vërtetë më pëlqen se si po imban të gjitha blloqet sipër tavolinës’. Kjofunksionon më mirë sesa të presësh qëblloqet ose lodrat të bien në dysheme para seta vëresh dhe të bërtasësh: ‘Ej, mos ashtu’.Ky reagim pozitiv, nganjëherë quhet‘lëvdatë përshkruese’. Mundohu të japëshgjashtë komente pozitive (lëvdata dheinkurajime) për çdo koment negativ (kritikëdhe qortim). Raporti 6/1 i mban gjërat nëbalancë. Gjithashtu më rëndësi është tëmbahet parasysh, se nëse mbetet zgjidhjandërmjet të mos-kushtuarit vëmendje, osevëmendjes negative, fëmijët do të përpiqenpër vëmendjen tuaj negative.

4. Zbrit në nivelin e tij. Duke u ulur nëgjunjë ose duke ndenjur galiç pranë fëmijësështë një metodë mjaft e fuqishme për tëkomunikuar pozitivisht me të. Afërsia jumundëson të kuptoni se si ai mund tëndjehet, apo se çfarë po mendon. Gjithashtundihmon që fëmija të fokusohet se çfarë po ithoni atij, apo çfarë po kërkoni nga ai. Nësejeni afër tij dhe e keni vëmendjen tëpërqendruar tek ai, nuk ka nevojë të kërkoniqë ai t’ju shikojë.

5. ‘Po të dëgjoj.’ Dëgjimi aktiv është njëmetodë tjetër për t’i ndihmuar fëmijët që tëpërballen me emocionet e tyre. Ata priren tëjenë mjaft të frustruar, veçanërisht nëse nukmund të shprehen aq sa ju mjafton përmestë folurit, prandaj nëse ia përsërisni me fjalëatë që ndoshta mendoni se ai ndjen, endihmon që të nxjerrë jashtë atë që ai ndjendhe e bën fëmijën të ndjehet i respektuardhe i rehatuar. Kjo mund të largojë mjaftzemërimin e mundshëm.

6. Mbaji premtimet. Qëndro besnik në

marrëveshje. Kur i përmbahesh premtimevetë tua, të mira apo jo të mira, fëmija mësontë ketë besim dhe respekt ndaj jush. Prandajnëse i premtoni fëmijës që pasi t’i mbledhëlodrat do të shkoni për një shëtitje,sigurohuni që t’i keni të gatshme këpucëtpër shëtitje. Nëse ti i thua atij, që nëse nuk endalon vrapimin sa andej-këndej do tëlargohem menjëherë nga biblioteka dhefëmija vazhdon të vrapojë, atëherëpërgatituni që të largoheni menjëherë. Nukka nevojë të bëni rrëmujë - sa më praktik tëjeni, aq më mirë është. Kjo bën që fëmija tëndjehet më i sigurt, pasi kështu krijon njëambient të qëndrueshëm dhe tëparashikueshëm.

7. Zvogëlo cytjet. Syzet tuaja mund tëjenë mjaft tërheqëse për të luajtur- njëfëmijë me vështirësi e sjell ndërmend seduhet ta ndalojë vetveten nga gjësende tëtilla. Zvogëlo shanset për fëmijët epafajshëm detyrimi për të cilin ështëpërkujdesja, që të gjitha këto gjësende tëmbahen larg shikimit të tij.

8. Zgjidhi betejat e tua. Para së tëndërhyni në çfarëdo gjë që fëmija është dukebërë, pyete veten, nëse ia vlen të ndërhyshapo jo! Duke iu përmbajtur udhëzimeve,kërkesave dhe reagimeve negative deri nëminimum, ju do të krijoni kështu më pakmundësi për një konflikt, ose ndjenja jo tëkëndshme. Rregullat janë të rëndësishme,por ruaji ato për çështje më të rëndësishme.

9. Të qarit: bëhu e fortë. Fëmijët nukdëshirojnë të jenë të bezdisshëm. Nëselëshojmë pe’ nga të qarit e tij këmbëngulës,atëherë pa dashje jemi duke e mësuarfëmijën që të veprojë gjithnjë në atë mënyrë.‘Jo’ do të thotë ‘jo’, e nuk do të thotë‘ndoshta’, prandaj mos thuaj ‘jo’ përderisanuk nënkupton ‘jo’. Nëse thua jo, pastajdorëzohesh, atëherë fëmijët herët e tjera meshpresën se do të fitojnë prapë, do të jenë

Page 38: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

38

FAMILJA

edhe më këmbëngulës në të qarit e tyre.10. Rri e qetë dhe pozitive. Nëse jep

udhëzime të qarta me fjalë të thjeshta,fëmija do të kuptojë se çfarë pritet nga ai.(‘Të lutem ma jep dorën derisa të kalojmërrugën në anën tjetër.’) Trajtimi i çështjevenë mënyrë pozitive bën që fëmijët tëkuptojnë mirë: ‘Të lutem mbylle portën’,është një shprehje më e mirë sesa ‘Mos e lërportën hapur’.

11. Përgjegjësitë dhe pasojat. Ndërsafëmija rritet më tepër, mundet që gjithnjë emë shumë t’i jepni përgjegjësi për sjelljen etyre dhe rastin për të përjetuar pasojatnatyrale të sjelljeve të tyre. Nuk është enevojshme që gjithnjë të jeni person ipakëndshëm. Për shembull, nëse fëmija kaharruar ta fusë drekën në çantën e tij,atëherë ai do të ketë uri në kohën e drekës.Është uria e tij që ndikon me pasojat e saj nësjelljen e tij, dhe nuk do ta dëmtonte tëqëndrojë i uritur vetëm një herë. Nganjëherëduke pasur synime të mira bëjmë aq shumëpër fëmijët tanë, saqë nuk u japim rastin tëmësohen vetë. Në rastet e tjera duhet tëparandaloni sjelljet me pasoja të paprituradhe të rrezikshme. Për këso raste është mirëqë të siguroheni se i keni sqaruar mirëpasojat dhe se fëmija i ka pranuar ato që mëparë.

12. Thuaj një herë dhe lëre. Është ehabitshme se si fëmija dëgjon, edhe pse nukështë i pjekur për ta shprehur. Tëkërcënuarit dhe të kritikuarit evazhdueshëm ndaj tij është i mërzitshëm përju, por edhe nuk funksionon. Fëmija vetëmdo të përfundojë në mosdëgjimin ndaj jushdhe habitet pse jeni edhe më të zhgënjyer.Nëse dëshiron që t’i japësh edhe një rast përtë bashkëpunuar, tregoji atij për pasojat dhenumëro deri në tre.

13. Bëje që të ndjehet i rëndësishëm.Fëmijëve u pëlqen kur kontribuojnë nëfamilje. Fillo duke e angazhuar me disa punë

të thjeshta shtëpie, ose me diçka që ai mundtë bëjë për të luajtur rolin e tij tërëndësishëm në të ndihmuarit në shtëpi. Kjodo ta bëjë të ndjehet i rëndësishëm dhe tëkrenohet për ndihmën e ofruar. Nëse i jepnirastin fëmijës, që të bëjë sa më shumëpraktikë në punët e shtëpisë, ai do të mësojëmë shumë rreth tyre dhe do të provojë edhemë shumë përkushtim. Punët jo të dëmshmepër fëmijën e ndihmojnë të ndjehetpërgjegjës, të formojë vetërespekt dhe jundihmon juve gjithashtu.

14. Përgatite për situata sfiduese. Ka çastekur kujdesi për fëmijën tuaj dhe bërja epunëve që ju keni nevojë t’i bëni ju sjell nënjë situatë të ndërlikuar. Nëse mendoni përkëto situata sfiduese më para, atëherë mundtë planifikoni rreth nevojave të fëmijës tuajdhe ta paralajmëroni për ndryshimin eorarit, duke i treguar atij se për çfarë arsye unevojitet bashkëpunimi me të. Atëherëfëmija do të jetë i përgatitur se çfarë poprisni nga ai.

15. Shfrytëzo ndjenjën e humorit. Njëmënyrë tjetër për largimin e zemërimit, osetë një konflikti të mundshëm ështëpërdorimi i humorit. Bëni sikur jeni njëvigan i trembur dhe i kilikosur, ose imitozëra kafshësh. Sidoqoftë humori në kurriz tëtij, nuk ndihmon; fëmijët e vegjël lëndohenmjaft lehtë nga ‘ngacmimet’ prindërore.Humori më i mirë është ai që u bën të qeshnitë dyve.

Përktheu: Pakize Krasniqi

...'Jo' do të thotë 'jo', e nukdo të thotë 'ndoshta', prandajmos thuaj 'jo' përderisa nuknënkupton 'jo'...

“ “

Page 39: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

39ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

FAMILJA

AUTORI: MUHAMED XHEMIL ZEJNO

Secili prind apo edukator mundohet që tëjetë sa më i suksesshëm në edukimin efëmijëve të tij. Mirëpo për të qenë i

suksesshëm duhet që të ketë referenca tëmira, të cilat do ta ndihmojnë në punën e tij.Por referencë më të mirë se ajo hyjnore nukka. Për këtë temë mund të flasin pedagogët,sociologët e të tjerë. Në këtë artikull do tëmundohem që t’u ofroj atyre prindërve, tëcilët dëshirojnë që fëmijëve të tyre t’u japinedukatë të shëndoshë një pasqyrë se si Islamie ka projektuar këtë çështje.

1- Allahu subhanehu ue teala në KuraninFamëlartë thotë: “(përkujtoje popullin tënd)Kur Llukmani duke e këshilluar birin e vet itha: “O djali im, mos i përshkruaj Allahutshok, sepse idhujtaria është padrejtësia më emadhe!” Llukman 13. Me këtë këshillëLlukmani alejhis selam i bëri me dije djalit tëtij, se shirku është prej mëkateve më tëmëdha dhe se ai duhet të ruhet nga ky mëkat,që mos të bjeri në te. Kur u shpall ajetikuranor: “Ata që besuan dhe besimin e tyrenuk e ngatërruan me besim të kotë”. El-En’am 82, e pyetën Muhamedin, salallahualejhi ue selem: E kush nga ne nuk i bënpadrejtësi vetvetes?! Muhamedi, salallahualejhi ve selem, tha: Jo, por qëllimi ështëshirku. A nuk i keni dëgjuar fjalët e Llukmanitalejhi selam, kur i tha birit të vet: “O djali im,mos i përshkruaj Allahut shok, sepseidhujtaria është padrejtësia më e madhe!”

Llukman 13.2- “Ne njeriun e kemi urdhëruar për

(sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nënae vet e barti atë me mund pas mundi dhe pasdy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jeshmirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërvetë tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.”Llukman 14.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë thotë:Pasi e këshilloi birin e tij për rrezikun eshirkut, ai i dha këshillën e dytë e ajo është

LLUKMANI ALEJHI SELAM -SHEMBULL PËR UDHËZIMIN E FËMIJËVENë këtë artikull do të mundohem që t’u ofroj atyre prindërve, të cilët dëshirojnë që fëmijëve të tyre t’u japinedukatë të shëndoshë një pasqyrë se si Islami e ka projektuar këtë çështje.

Page 40: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

40

FAMILJA

respektimi i prindërve nga pesha që ka, sepsenëna e ka mbajtur me mundime të mëdha,kurse babai është kujdesur për furnizimin etij. Në këtë rast ia ka bërë me dije, se nëse nuki respekton prindërit bën mëkat të madh.

3- “E nëse ata të dy përpiqen që ti të mëpërshkruash Mua shok, për çfarë ti nuk kekurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, ponë çështjet e jetës së kësaj bote të keshmirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atijqë është i kthyer nga Unë, mandej kthimi juajështë tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë qëkeni punuar”. Llukman 15. Nëse ata përpiqenqë ti të ndjekësh fenë e tyre (nëse ata nuk janëmuslimanë), atëherë nuk duhet t’irespektosh. Ndërsa për punë të tjera mundett’i ndihmosh atyre dhe të sillesh mirë me ta.Këtë e vërteton edhe Muhamedi, alejhi salatuue selem, kur thotë: “Nuk duhet respektuarkrijesa, për t’i bërë mëkat Krijuesit”.(Muttefekun alejhi).

4- “O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo(vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë efshehur nën rrasën e gurit, ose në qiej, apo nëtokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është ibutë dhe hollësisht i informuar”. Llukman 16.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, kur ekomenton këtë ajet thotë: Nëse vepra që bënti, qoftë e madhe apo e vogël, Allahusubhanehu ve teala, kur t’i vendosë veprat nëpeshore, do t’i sjellë të gjitha qoftë e vogël apoe madhe. Nëse është e mirë do tëshpërblehesh e nëse është e keqe do tëdënohesh.

5- “O djali im, fale namazin…” Llukman 17.d.m.th. fale atë me të gjitha pjesët përbërësedhe me frikë.

6- “Urdhëro për punë të mira, e ndalo ngatë këqijat…”. Llukman 17. Duke qenë ikujdesshëm dhe me mençuri.

7- “...përballo me durim çdo gjë që tëgodet…” Llukman 17. Ia bëri me dije, sepse tëurdhërosh për të mira dhe të ndalosh nga ekeqja përballohesh me vështirësi e ato duhet

t’i kalosh me mençuri. Muhamedi, salallahualejhi ue selem, thotë: “Besimtari qëshoqërohet me njerëz dhe i duronkeqtrajtimet e tyre është më i mirë sebesimtari që nuk përzihet me njerëz dhe nuki duron keqtrajtimet e tyre.”

Vazhdon ajeti: “këto janë nga çështjet mëtë preferuara”. Llukman 17. d.m.th., Nëse tipërzihesh me ta dhe je durimtar është prejpunëve më të preferuara.

8- “Dhe mos shtrembëro fytyrën tëndeprej njerëzve...”. Llukman 18. Ibën KethiriAllahu e mëshiroftë thotë: Kur të flasësh menjerëz mos e shtrembëro fytyrën ngamendjemadhësia apo nga mburrja, por të jeshi buzëqeshur me ta. Muhamedi, salallahualejhi ue selem, thotë: “T’i buzëqeshëshvëllait tënd është lëmoshë.” E përcjellTirmidhiu.

9- “Mos ec nëpër tokë kryelartë…”,d.m.th., mos ec me kokën lart ngamendjemadhësia dhe mburrja, sepse këtë vesnuk e do Allahu e as që e dëshirojnë njerëzit:“se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e qëshumë lavdërohet.”

10- “Të jesh i matur në ecjen tënde…” Mosec ngadalë nga përtacia e as shpejt, por gjejmesataren ndërmjet ecjes shpejtë dhengadalë.

11- “…ule zërin tënd…” mos e ngre zërinpa nevojë dhe mos u bëj që të dëgjohet vetëmzëri yt e të dominojë mbi të tjerët “se zëri mëi egër është zëri i gomarit…”. Llukman 19.

Muxhahidi thotë: Zëri më i lartë dhe më ipadëshiruar është zëri i gomarit. Këtë zë eurren Allahu, subhanehu ue teala, si dhenjerëzit. Muhamedi, salallahu alejhi ue selem,thotë: “Kur ta dëgjoni zërin e gjelit luteniAllahun, që t’u japë nga të mirat e tij, sepse aika parë melekun. Ndërsa kur të dëgjoni zërine gomarit kërkoni mbrojtje nga Allahu, sepseai ka parë djallin”. (Mutefekun alejhi).

Përshtati nga arabishtja: Enver Azizi

Page 41: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

41ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

TEFSIR

Në emër të Allahut, Gjithëmë shir -shmit, Mëshirëplotit

“Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar,derisa të vizitoni varret. Gjithsesi do tamerrni vesh! Madje, së shpejti do ta

merrni vesh! Kujdes! Ah, sikur ta dinit tëvërtetën me siguri! Sigurisht që do tashihni Zjarrin flakërues! Pastaj me tëvërtetë, do ta shihni atë me syrin esigurisë. Pastaj atë Ditë do të pyeteni për

HUTIMI PAS DYNJASËKoment i sures Tekathur

Bismilahi Rrahmani Rrahim“Elhakumut tekathur. Hatta zurtumul mekabir. Kel-la seufe ta’lemun. Thumme kel-la seufe ta’lemun. Kel-la leuta’lemune ilmel jekin. Leteraunnel xhehim. Thumme leteraunneha ajnel jekin. Thumme letus’elunne jeume idhinanin neim”.

Page 42: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

42

TEFSIR

kënaqësitë (e kësaj bote)!”Muhamed b. Uthejmin “Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar,

derisa të vizitoni varret”, kjo është njëfjali dëftore nëpërmjet së cilës, Allahu uabën me dije njerëzve se janë preokupuarme gjëra të ndryshme, saqë janë hutuarnga ato më të rëndësishmet, siç janëpërmendja e Allahut dhe respekti ndaj Tij.Kjo vërejtje vlen për të gjithë njerëzit,përveç atyre që janë preokupuar merespektin ndaj Allahut, saqë kanë harruarpunët e kësaj dynjaje, por këta janë shumëpak. Themi se janë pak, sepse në të DySahihët vërtetohet se Allahu në Ditën eKiametit do të thotë: “O Adem!... - Tëpërgjigjem Ty me plot gëzim, e gjithëmirësia është te Ti – do të thotë Ademi,alejhi selam. Merr një grup ngapasardhësit e tu për t’i çuar në xhehenem– do ta porositi Allahu. Por, sa janë ata? –do të pyesë Ademi, alejhi selam. Nga çdonjë mijë, janë nëntëqind e nëntëdhjetë enëntë – do të thotë Allahu.1” Vetëm një nëxhenet, e të tjerët në Zjarr, ky është njënumër marramendës! Meqë prej njëmijëve shpëton vetëm një, do të thotë sekjo vërejtje u drejtohet të gjithëve, sepsetërë ata njerëz do ta shohin Zjarrin.

“rivaliteti për të shtuar” nënkuptonrivalitetin në shtimin e pasurisë, tëfamiljes, të famës, të dijes dhe tëgjithçkaje me të cilat mund të mburretdikush. Njëri kërkon rivalitetin dukeshtuar pasurinë, që të ketë më shumë paradhe biznes më të madh se tjetri, tjetrikërkon rivalitetin duke shtuar fisin e tijpër të thënë: Ne jemi në numër më tëmadh se ju! I treti, mundohet të përfitojëmë shumë dije se tjetri e kështu me radhë.Nëse bëhet fjalë për shtimin e dijes fetare,

kjo është hair, por sa i përket dijeve tëtjera, ky lloj shtimi mund të jetë i lejuar,por edhe i ndaluar. Këto janë gjërat, kunjerëzit më së shumti futen në rivalitet.

“derisa të vizitoni varret”, d.m.th.,derisa të vdisni, sepse njeriu mundohet t’ishtojë këto gjëra derisa të vdesë, madje samë në moshë shtyhet, aq më shumëdëshira ka, i moçëm në vjet, por i ri nëshpresa, prandaj mund të takosh një plaknëntëdhjetë vjeçar me dëshira dheshpresa që zakonisht mund t’i gjesh te njëi ri pesëmbëdhjetë vjeçar. Pra, kuptimi iajetit është: “Ju jeni hutuar pas rivalitetitpër të shtuar saqë ju arriti vdekja”.

Kjo pjesë e ajetit gjithashtu ështëargument se ringjallja është realitet, sepsekur njeriu viziton diçka, d.m.th. shkon tekajo dhe pastaj kthehet. E kur njeriu vizitonvarret, d.m.th. do të kthehet, por ku? Dotë kthehet tek Allahu pasi të ringjallet.Nga kjo gjë kuptojmë gabimin që edëgjojmë nëpër media të ndryshme, kurlajmërojnë vdekjen e dikujt: “U vendos nëbanesën e tij të fundit”. Kjo shprehje ështëe kotë dhe rrenë, sepse varret nuk janëbanesa e fundit. Ai njeri që beson ndryshe,ai veçse e ka mohuar ringjalljen dhe nukështë musliman. Mirëpo njerëzit marrin tëshkruajnë dhe nuk dinë se çfarë kanëshkruar dhe kanë thënë, ata thjeshtëndikohen nga jobesimtarët, që nukbesojnë në ringjalljen. Prandaj ështëdetyrë t’i largohemi kësaj shprehje, sepsevarri nuk është banesa e fundit, porbanesa e fundit është xheneti osexhehenemi.

“Gjithsesi do ta merrni vesh! Madje, sëshpejti do ta merrni vesh!”, pra, do tamerrni vesh fundin e çështjes suaj, kur dotë ktheheni në ahiret dhe do të bindeni se

1 Buhariu (6530), Muslimi (222)2 Muslimi (2958)

Page 43: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

43ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

TEFSIR

ky rivalitet nuk do t’ju bëjë dobi. Kjo nabëhet e qartë edhe nga hadithi, ku iDërguari, salallahu alejhi ue selem, thotë:“Biri i Ademit thotë: – duke u krenuar –malli im, pasuria ime. Mirëpo – dije – sepasuria jote nuk është ndryshe përveçushqim që harxhohet, ose veshmbathje qëshqyhet, ose sadaka që mbetetgjithmonë”.2 Ndërsa tjetra i mbetet dikujttjetër dhe kjo është realitet, sepsepasurinë tonë ose e hamë dhe s’mbetet gjëprej saj, ose e përdorim për veshmbathjedhe asgjësohet më vonë, ose e japimsadaka dhe kështu e bëjmë të përhershme,duke e gjetur atë në Ditën e Kiametit. Oseua lëmë të tjerëve. “Madje, së shpejti do tamerrni vesh!” edhe një herë thekson se tëgjithë do ta merrni vesh fundin e çështjessuaj.

“Kujdes! Ah, sikur ta dinit të vërtetënme siguri!”, d.m.th., me të vërtet sikur tadinit këtë gjë me bindje, ju do ta shihnit sejeni në të pavërtetën, mirëpo ju nuk e dinikëtë gjë me bindje, sepse ju jeni tëpërgjumur dhe të hutuar pas dynjasë,përndryshe do të bindeshit se jeni nëgabim të madh.

“Sigurisht që do ta shihni Zjarrinflakërues! Pastaj me të vërtetë, do tashihni atë me syrin e sigurisë”. Kjo fjaliështë e re dhe nuk është si përgjigje përajetin paraprak. Prandaj kur ta lexosh:“Kel-la leu ta’lemune ilmel jekin - Kujdes!Ah, sikur ta dinit të vërtetën me siguri!”,aty duhet të ndalesh e pastaj të vazhdosh:“Leteraunnel xhehim - Sigurisht që do tashihni Zjarrin flakërues!...”. Ndërsa sot, i

dëgjojmë shumë prej lexuesve që ibashkëngjisin këto dy ajete dhe e lexojnë:“Kel-la leu ta’lemune ilmel jekin.Leteraunnel xhehim...”, por këtë e bëjnë,ose nga padija, ose nga harresa, ose nukkanë menduar më thellë rreth këtij ajeti,sepse sikur të meditonin më shumë do tamësonin se kjo bashkëngjitje ia prishkuptimin, sepse kur të thuash: “Kujdes!Ah, sikur ta dinit të vërtetën me siguri!Sigurisht që do ta shihni Zjarrinflakërues”, me këtë nënkupton se shikimii Zjarrit është i kushtëzuar me dijen e tëvërtetës, gjë e cila nuk është e vërtetë.Pra, kujdes me këtë gjë dhe t’ua tërheqimvërejtjen të tjerëve. Kur të dëgjosh dikëduke lexuar: “Kel-la leu ta’lemune ilmeljekin. Leteraunnel xhehim... (bashkë)”,tërhiqja vërejtjen duke i thënë: O vëlla, kjongjitje e ajeteve mund t’ia prishëkuptimin e vërtetë ajeteve, mos i ngjit pra,sepse fillimisht janë ajete të ndara, dhe mëmirë është që çdo ajet të lexohet veçmas,dhe së dyti: Kjo ngjitje e prish kuptimin eajeteve.

Xhehimi apo Zjarri flakërues, siç ekemi përkthyer është një prej emrave tëxhehenemit.

“Pastaj me të vërtetë, do ta shihni atëme syrin e sigurisë”, këtu përforcohetpohimi, se xhehenemi do të shihet, porkur do të shihet? Do të shihet në Ditën eKiametit, kur do të sillet duke u tërhequrzvarrë me 70,000 mijë kapistra, çdokapistër tërhiqet nga 70,000 melekë. Çfarëmund të thuash pra, për këtë zjarr –Allahu na ruajtë – aq të madh, i cilitërhiqet me 70,000 kapistra, e në çdokapistër nga 70,000 melekë, ndërsa e dimëse melekët janë krijesa të mëdha e tëfuqishme. Ky zjarr pra, është shumë imadh, o Zot na ruaj prej tij.

“Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni përkënaqësitë (e kësaj bote)!” d.m.th. në atë

...edhe kafiri, edhe myslimani,të gjithë do të pyeten përkënaqësitë...“ “

Page 44: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

kohë, në atë situatë të vështirë do tëpyeteni për të mirat. Kush do të pyetet,kafiri; apo edhe kafiri, edhe myslimani?Për këtë dijetarët kanë mendime tëndryshme.

E sakta: Do të pyetet, edhe kafiri, edhemyslimani, të gjithë do të pyeten përkënaqësitë, me përjashtim të asaj që kafirido të pyetet për t’u qortuar dhenënçmuar, ndërsa besimtari do të pyetetpër t’u rikujtuar. Argumenti se do tëpyeten që të gjithë është ngjarja eResulullahut, salallahu alejhi ue selem, meEbu Bekrin dhe Omerin, radijallahuanhuma. Ebu Hurejra, radijallahu anhu,rrëfen se një ditë apo një natë kishte dalëi Dërguari, salallahu alejhi ue selem, dhe itakoi Ebu Bekrin dhe Omerin, radijallahuanhuma, dhe i pyeti: “Ç’është ajo që junxori nga shtëpia në këtë kohë?” Uria, oResulullah – u përgjigjën ata. “Gjithashtuedhe mua, pasha atë në dorë të Kujt ështëshpirti im, edhe mua më nxori ajo që unxori juve, ejani”. Ata shkuan me të dhe sëbashku u drejtuan te njëri prej ensarëve,por ai nuk ishte në shtëpi, kur i pa eshoqja, iu tha: Mirë se vini, urdhëroni! IDërguari, salallahu alejhi ue selem, epyeti: Ku është ai? Shkoi që të sjellë ujë tëpijshëm – u përgjigj ajo. Pas pak erdhiensari dhe e pa të Dërguarin, salallahualejhi ue selem, së bashku me dy shokët etij dhe tha: I lavdëruar është Allahu,askush nuk ka sot mysafirë më tëndershëm sesa unë. Ai shkoi menjëherëdhe solli një enë me hurma të thata,gjysmë të thata dhe të njoma dhe u tha:Hani këtu! Pastaj mori thikën, ndërsaResulullahu, salallahu alejhi ue selem, itha: “Kujdes, mos ther ndonjë mequmësht”, dhe ai theri një dele. Hëngrënqë të gjithë nga ai mish dhe ato hurma,

pastaj pinë. Pasi u ngopën mirë dhe shuanetjen, i Dërguari, salallahu alejhi ue selem,iu drejtua Ebu Bekrit dhe Omerit,radijallahu anhuma: “Pasha Atë në dorë tëKujt është shpirti im, për këto kënaqësi dotë pyeteni Ditën e Kiametit. Nga shtëpia junxori uria dhe tani po ktheheni pasipërjetuat këtë kënaqësi”.3

Ky hadith është argument, se do tëpyetet edhe kafiri edhe besimtari, mirëpodallon mënyra e të pyeturit. Besimtaripyetet për t’i rikujtuar begatitë e Allahut,që të gëzohet dhe t’i bëhet me dije se Ai qëi dha të mira në dynja do t’i jep të miraedhe në ahiret. Pra, nëse nderohet me njëtë mirë në dynja, me atë të mirë do tënderohet edhe në ahiret. Ndërsa kafiri, aido të pyetet për t’u qortuar dhenënçmuar. E lusim Allahun të nafrymëzojë në respekt ndaj Tij dhe të miratqë na ka dhënë të jenë ndihmë në respektndaj Tij. Ai ka mundësi të bëjë çdo gjë.

Përshtati: Omer Berisha

44

TEFSIR

3 Muslimi 2038

...Tek republikanët nuk kanjeri që të shprehi ndonjëinteresim për amerikanëtmyslimanë, ndërsa tedemokratët është e qartë seHilari Klinton nuk gëzon aspakautoritet te myslimanët,sepse shumica e tyre nuk ibesojnë asaj...

Page 45: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

45ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

HADITH

SHKRUAN: LULZIM SUSURI

Këtë hadith e shënon imam Buhariu nëSahihun e tij me nr. 13, imam Muslimi, nr. 45,si dhe imam Ahmedi dhe Ibën Hibani. Tëgjitha këto transmetime janë të përafërta nëfjalë, por të gjitha kanë këtë kuptim, ndërsahadithi i lartshënuar ka fjalët e transmetimittë Buhariut.

Rëndësia e hadithit:Ky hadith me të vërtetë ka kuptim

madhështor dhe ai në vetvete mbartedukatën profetike, të cilën i Dërguari,

salallahu alejhi ue selem, ia mësoi umetit tëvet. Ai tregon se sa e rëndësishme është t’iaduash të mirën vëllezërve të tu nga feja, dhese ajo krahasohet me besimin, sa më e lartë tëjetë ajo, po aq e lartë është edhe shkalla ebesimit, dhe e kundërta aq sa njeriu e shikoninteresin e tij personal, duke mos i kushtuarrëndësi interesit të vëllezërve nga feja,atëherë po aq është e ulët edhe shkalla ebesimit. Feja jonë hyrjen në xhenet ekushtëzon me plotësimin e këtij kushti. IDërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha njëditë shokut të tij Jezid b. Esed el-Kasiut: “A edo xhenetin?” Ai ia ktheu: Po. Atëherë Profeti,salallahu alejhi ue selem, i tha: “Atëherë

DUAJE TË MIRËN EDHE PËR TË TJERËTEnes ibën Maliku përcjell se i Dërguari Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk beson askush nga juderisa nuk dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete”.

Page 46: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

46

HADITH

dëshiro për vëllanë tënd atë që do për veten”.(Imam Ahmedi, 4/70.) Profeti, salallahu alejhiue selem, me këtë fjalë dhe me udhëzimin e tiji tregon çdo njeriu që shqipton shehadetin,kushdo, dhe nga çfarëdo vendi qoftë ai, sevëllezërve të tij duhet t’ua dojë të mirën,ashtu si vetes së vet. Kjo për arsyen që secilinga besimtarët të gjejë qetësi tek vëllai i tijnga feja, ta ketë shpinën dhe familjen e sigurtnga ai. Me këtë hadith, ai i tregoi çdo besimidhe ideologjie, se e vetmja fe në të cilënnjerëzit arrijnë të bashkohen dhe ta duannjëri-tjetrin është Islami, prandaj pranojeniatë, se do të keni siguri maksimale, nga Zoti,nga shteti islam, në këtë botë nga telashet dhenë botën tjetër nga zjarri, gjithashtu edhe ngamuslimanët, pra, të jeni të sigurt në çdo kohëdhe në çdo vend dhe nga çdokush. Ai me këtëudhëzim i tregoi botës se Islami e trajtonvëllanë në fe shumë më mirë se çdo ideologji.Atë dashuri dhe respekt që arrin ta mbjellëfeja jonë mes muslimanit nga lindja e botës etjetrit nga perëndimi i saj, nuk mund tambjellë askush mes dy personave të dalë ngabarku i një nëne.

Komentimi i hadithit:Fjala e të Dërguarit, salallahu alejhi ue

selem: “Nuk ka besuar”Në shikim të parë njeriu mendon se me

mohimin e besimit nga njeriu që nuk silletmirë me vëllezërit e tij besimtarë është siqëllim dalja e tij nga feja. Mirëpo ky mendimnuk qëndron, sepse vetë i Dërguari, salallahualejhi ue selem, një gjë të tillë nuk e ka pasursi qëllim. Ai në transmetimin e imamAhmedit tregon qëllimin e tij me këtë fjalë,kur thotë: “Njeriu nuk arrin shkallën e plotëtë besimit derisa nuk ia do vëllait të tij atë tëmirë që ia do vetes së vet”, pra, me fjalën e tij“nuk ka besuar” nuk është si qëllim mohimi ishkallës së plotë të besimit dhe nuknënkupton se mos-sjellja e mirë me të tjerëtdo të thotë mosbesim total. Shprehje të

ngjashme nga i Dërguari, salallahu alejhi ueselem, janë përmendur shpesh nëpër disahadithe të tij, në të cilët ai kritikon mëkatarëtdhe ua tërheq vërejtjen besimtarëve ngamëkatet e mundshme. Ndër ato hadithe ështëedhe fjala e tij: “Njeriu kur bën amoralitet,nuk mund të jetë besimtar në çastin e aktit tëamoralitetit, vjedhësi nuk mund të jetëbesimtar në çastin e vjedhjes dhe alkool-pirësi nuk mund të jetë besimtar në çastin epirjes së alkoolit.” (Shënon Buhariu, nr. 2475dhe Muslimi, nr.57.)

Si shkak i kësaj fjale dijetarët më vonë janëndarë në dy mendime, se mëkatari, i cili bënmëkate të mëdha: a e meriton cilësimin“mumin – besimtar”, apo vetëm atë “muslim– mysliman”, duke e ditur se gradët ebesimtarëve janë tri: e para “muhsin -bamirës”, e cila është më e vlefshmja, e dyta“mumin”, e cila është më e ulët se e para dhemë e ulëta e tyre ajo e treta “muslim”. Disanga ata e lejuan t’i thuhet mëkatarit, i cili karënë në mëkate të mëdha dhe akoma nukështë penduar “mumin me iman të dobët”.Kurse grupi tjetër i tyre këtë lloj njeriu equajtën me epitetin më të ulët, pra, atë tëtretin “muslim”. Të dy grupet e dijetarëvejanë nga dijetarët e Ehli Sunetit dhe secili kaargumentet dhe arsyetimet e veta, mirëponëse ndalemi dhe i analizojmë të dymendimet e tyre shohim se janë të përafërtadhe nuk kanë ndonjë dallim ekstrem, sepseedhe ata që e lejuan të quhet ky njeri meemrin “mumin” e kushtëzuan atë mesqarimin e mëpasshëm, i cili thotë: “muminme iman të dobët”.

Sa i përket besimtarit, i cili bën mëkate tëvogla dhe largohet nga ato të mëdhatë, nukka dyshim se nuk largohet nga epiteti“mumin”.

Pra, besimi i ngjan një petku, të cilin kur evesh njeriu sa më tepër t’i shtojë stof, aq mëtepër do t’i mbulohet trupi, ndërsa aq sa tamungojë atë, aq më tepër i zbulohet trupi.

Page 47: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

47ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

HADITH

Kështu edhe imani sado t’i shtosh adhurimet,imani do të shtohet e sado që njeriu futet nëmëkate, aq edhe zhvishet nga besimi.

“Askush nga ju”Me këtë fjalë të Resulit salallahu alejhi ue

selem, së pari përfshihen sahabët e pas tyre tëgjithë besimtarët kudo ku janë në botë. Pra,me të janë si qëllim vetëm muslimanët e jokafirët, kjo për dy shkaqe, e para për faktin sei Dërguari, salallahu alejhi ue selem, me këtëfjalë iu drejtua besimtarëve dhe e dyta kafirëte patën këtë veti apo jo, ata në të dyja rastetjanë jobesimtarë. Gjithashtu hyrja e tyre nëxhenet së pari kushtëzohet me besim e pastajvijnë punët tjera, siç janë respektimi i tëtjerëve, mirësjellja ndaj tyre etj., dhe se nukdo të thotë që ata nëse ua duan të mirën tëtjerëve, kjo nënkupton edhe futjen e tyre nëxhenet duke mos qenë muslimanë. Kjo assesinuk do të ndodhë me asnjë jobesimtar, pamarrë parasysh sa është i sjellshëm dhehuman me të tjerët. Hyrja në xhenet është ekushtëzuar me hyrjen në Islam dhepraktikimin e tij, sepse feja e vetme e pranuartek Zoti është Islami. Sa i përket vetive dhepunëve të tyre të mira, pa dyshim se ato asjomuslimanëve nuk do t’u shkojnë huq, ata dotë shpërblehen për ato punë, mirëpo kyshpërblim do të jetë në këtë botë, siç ështëarritja e autoritetit, pozitës, pasurisë,mirënjohjes nga të tjerët etj. E nuk do t’umbetet asnjë e mirë për në botën tjetër. Këtë

rregull që përmendëm është një fakt i gjallë,të cilin e vërejmë tek shumë njerëz të kohësapo shekullit tonë, të cilët me të vërtetë kanëqenë të mirësjellshëm, humanë dhe tëinteresuar për të tjerët, mirëpo e kanë marrëshpërblimin e tyre në këtë botë duke i quajturme emrat e tyre shkollat, rrugët dheinstitucione të tjera, apo duke u ndërtuarpërmendore dhe të ngjashme me to, nëkujtim të tyre. Ai ka qenë shpërblimi i Zotitpër ta dhe nuk u ka mbetur asgjë për botëntjetër.

“Derisa nuk dëshiron për vëllanë e tij”Me fjalën “vëlla” është si qëllim vëllai nga

feja, pra, besimtari. I Dërguari fjalën “vëlla” epërmend në mënyrë të përgjithshme, që të najapë me këtë fjalë të kuptojmë se besimtarin eke vëlla, pa marrë parasysh kush është ai, aponga është dhe cila ka qenë historia jote mëherët me të. Ky njëherazi është edhe udhëzimi Allahut të Lartësuar, që i quan besimtarëtndërmjet tyre vëllezër. Ai thotë: “S’ka dyshimse besimtarët janë vëllezër.” Huxhurat, 10.

Edhe pse tek ne apo edhe në vende të tjeratë botës fjala vëlla nënkupton vëllanë ngababai e nëna, apo nga njëri prej tyre, në Islamprioritet më të madh i kushtohet atij nga fejae sidomos nëse ai nga prindërit nuk ështëmusliman. Mirëpo nëse vëllai nga prindëritështë besimtar, atëherë ai ka dy të drejta tekvëllai i vet, atë të gjakut dhe atë të fesë.

“Atë që dëshiron për vete”Me këtë fjalë është si qëllim t’ia duash të

mirën vëllezërve, siç ia do vetes tënde, e jo tëmos duash për ta çdo gjë që do për vete. Këtoqë po i themi i sqaron hadithi i të Dërguarit,salallahu alejhi ue selem, në të cilin thotë:“Njeriu nuk arrin shkallën e plotë të besimitderisa nuk ia do vëllait të tij atë të mirë që iado vetes së vet”. (Ahmedi.)

Të duash për të tjerët atë të mirë që do përveten, me të vërtetë që është shkallë e lartë ebesimit, e cila nuk mund të arrihet lehtë. Ajovërehet vetëm tek besimtarët e sinqertë, të

...Sa i përket vetive dhepunëve të tyre të mira, padyshim se ato as jomusli-manëve nuk do t’u shkojnëhuq, ata do të shpërblehenpër ato punë...

Page 48: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

48

HADITH

cilët e kanë edukuar veten e tyre meshumë ngulm dhe kanë arritur tëzotërojnë epshet e veta, të cilatgjenden në zemrën e çdo njeriu. Kjo kaqenë cilësi e besimtarëve të hershëm,të cilët para se ta bënin një punëndaleshin së pari dhe e mendonin: a dotë ishte mirë sikur të njëjtën gjë t’uabënte tjetërkush atyre. Nëse u pëlqentee vepronin, kurse në të kundërtën jo.Aq shumë kishin kujdes t’ua donin tëmirën vëllezërve të tyre, sa edhe kurshisnin ndonjë kafshë, e cila nuk ibënte rehat, atij që donte ta blinte iatregonin çdo dobësi dhe i thoshin: “unëpo e shes, sepse nuk jam i kënaqur vetëme të e ti nëse dëshiron merre e nësenuk dëshiron atëherë lëre”.

Është kusht që vëllezërve t’uadëshirosh të mirat e kësaj bote, si dheato të botës tjetër. Nuk duhet pasuraspak zili mes vete, përkundrazi nësevëllai besimtar ngec ai duhetndihmuar, që të arrijë nga mirësitë e tëdy botëve, aq sa ke arritur ti e edhe mëshumë. Kjo, nëse ata janë mbrapa tejenë këto gjëra, e nëse ndodh të jenë parateje, atëherë besimtari në çështjet efesë duhet të mundohet t’i arrijë ata,bile të bëhet më i mirë sesa ata, sepsegara në fe për vepra të mira është prejmësimeve islame dhe punëve tëndershme. Sa i përket çështjeve tëkësaj bote besimtari duhet të kënaqetme atë që i ka caktuar Allahu, mirëpoedhe nëse angazhohet për t’i arriturato, atëherë kjo do të ishte e lejuar,nëse një angazhim i tillë do tandihmonte për ngritjen edevotshmërisë dhe nuk do ta pengontenë kryerjen e detyrimeve fetare. Zotina bëftë të gjithëve prej atyre që iaduam të mirën të tjerëve siç ia duamvetes sonë! Amin!

SULLTANI I FUNDIT

PREZANTIM I LIBRIT:

SEDAT SHABANI

Romani në fjalë ka në qendër të vëmendjesperiudhën e fundit të Perandorisë Osmane,ku autori në formën e kujtimeve të sulltanit

të madh Abdyl Hamid II, i emërtuar me disaepitete si: “Sulltani i Kuq”, “Sulltani i Mallkuar”,“Abdyli i mallkuar”, “Zotëri i madh” e deri te“Kalifi i drejtë” nga ana e muslimanëve,përshkruan në mënyrë të shkëlqyer ngjarjet eperandorisë, brenda oborrit perandorak,traditat e tyre, lidhjet familjare, mënyrën esundimit perandorak, perandori e cila u emëruanga të huajt “I Sëmuri i Bosforit”, flet përpërpjekjet e shumë faqebardhëve të shpëtojnëatë që më përpara e kishte shkatërruartjetërkush.

Ky libër me stilin e tij tërheqës të fut dhe tëkthen në atë kohë, ku të duket vetja se je njëringa aktorët e ngjarjeve që përshkruhen, tëjetosh në Orient dhe të dëgjosh nga afërmënyrën e të bërit politikë brenda pallatit të“Dollmabahçes”, si dhe bisedat e takimet meambasadorë të shteteve vendimmarrëse Anglisë,

Page 49: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

Rusisë etj.Në këtë roman lexon për atentatin e

dështuar mbi sulltan Abdylhamidin tëorganizuar nga armenët nëpërmjet njështetasit belg, konfliktin e sulltanit mearmenët, gjë për të cilën në ditët tona kashkruar edhe nobelisti turk OrhanPamuk...

Ajo që zgjon kureshtjen e lexuesitshqiptar, edhe ma merr mendja se ështëqëllimi i përkthimit të librit në gjuhënshqipe; është roli i Ismail bej Qemalit, siburrë i mirë, i cili së bashku me sulltaninpërpiqet të shpëtojë anijen, e cila kishtefilluar të fundosej.

Para pak ditësh lexova në revistënKlan një shkrim të Zafina Hasanit nëlidhje me këtë libër, andaj po e citoj mëposhtë:

“Sulltani i fundit”, përmes kujtimevetë Abdyl Hamidit II, të mbledhura në këtëlibër historik nga Mishel De Gres, na sjellditët e fundit të Perandorisë Osmane. Atonisin me ardhjen në pushtet të atij që dotë njihej jo vetëm prej emrit të tij, por dhesi “Sulltani i kuq”, “Abdyli i Mallkuar”,“Zotëri i madh”.

Shëndeti i rënduar i sulltan Muratit dotë ngjiste në fron këtë vëlla të vogël tëtijin. Ai vetë ka rrëfyer në libër: “Dukemos qenë në gjendje Murati të drejtontepunët, të gjithë nisën të mendonin se nuk

mund tëvazhdohej kështu. Kur punët shkuan derinë këtë pikë, ambasadori i Anglisë, sërHenri Eliot, thirri në vilën e tijbashkëpunëtorin më besnik të Mit’hatPashës, Ismail bej Qemalin, për t’ishpjeguar domosdoshmërinë për të gjeturnjë zgjidhje urgjente ligjore të situatësshumë të ndërlikuar të krijuar ngasëmundja e sulltanit”, kujton vetë AbdylHamidi. Pasi ambasadori anglez u kishtedhënë këtë këshillë (që në të vërtetë ishtenjë paralajmërim), përmes Ismail Qemalitqeverisë për pamundësinë e vazhdimit tëfunksionimit, ministrat vendosën tëthërrisnin për konsultë një nga psikiatrëtmë të mëdhenj të kohës. Pasi, një prejmjekëve më të njohur të kohës, vizitoiMuratin, Ismail Qemali përhapi versionine qeverisë. Domethënë atë të Mit’hatPashës: truri i Muratit ujësohej

49ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

LIBRI

Roman historikAutor: Mishel De Gres

Përktheu: Miço GuberaBoton: Plejad 2005

Page 50: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

50

LIBRI

gradualisht dhe megjithë mundësitë përpërmirësime të lehta e të përkohshme,ishte e qartë se sulltani nuk shërohej.Ndaj në ditët e fundit të majit 1876, fronine zuri Abdyl Hamidi II, të cilin arriti tambajë deri në fillimin e vjeshtës së 1912.Pastaj u largua në Çiringam, atje ku kishtelindur e ku kishte jetuar vëllai i tij,Murati. Jetoi atje deri në shkurtin e 1918-ës, kur vdiq nga një krizë në zemër.

Që Ismail bej Qemali ka pasurfunksione të rëndësishme administrativenë Perandorinë Osmane, që ai u shquashumë shpejt si një prej personalitetevemë të rëndësishme të saj, që postet e tij tëlarta ka ditur t’i përdorë me dinakëri përtë ndihmuar lëvizjen çlirimtare tëbashkatdhetarëve të tij, që në kohët kur uduk qartë se një nga rrugët më tëmundshme që Shqipëria të krijontekushte të favorshme në luftën përautonominë e saj dhe për të larguarrrezikun e copëtimit të vendit ishtepërmbysja e regjimit autokrat të sulltanittë fundit Abdyl Hamidit II, Ismail Qemalihyri në bashkëpunim me lëvizjennacionale-borgjeze të turqve të rinj, qëdrejtohej kundër absolutizmit tësulltanit... të gjitha këto historianët tanëkanë kohë që na e kanë rrëfyer.

Ashtu siç e kanë rrëfyer qartë dhekohët e syrgjynosjes së tij nga Porta eLartë, shtatë vitet e internimit nëpërvende të ndryshme të Evropës, ku dhe dotë krijonte lidhjet me shoqatat endryshme të lëvizjes shqiptare.

Ndërsa fundi i viteve ‘80 e rikthensërish Ismail bej Qemalin pranë Portës sëLartë. Ai që e kishte syrgjynosur e thirrisërish, në kohët kur i duhej më shumë.Këtë nuk na e tregon më historia endërtuar nga studiuesit tanë, por nga vetësulltani i fundit, Abdyl-Hamidi II, sipasrrëfimit të të cilit skicohet një portret i ri

i Ismail Qemalit, disi ndryshe nga ai iformatizuar me konture të sakta ngahistoria jonë. Sulltani i fundit, ndërsatregon jetën e tij, që nga ditët e para kure sollën në pushtet e deri në ditët e fundittë perandorisë së tij, na zbulon mesinqeritetin e tij një fakt që nuk rrjedhaspak i forcuar, përkundrazi, vjen krejt inatyrshëm: ka qenë një moment kur aidhe Ismail Qemali nuk janë parë si rivalëtë njëri-tjetrit, por si dy aleatë tëshqetësuar për të mbrojtur ligjin dhe përtë shpëtuar Perandorinë. Një moment itillë e shumë të tjerë si ai, që zbulojnë anëtë panjohura të Ismail Qemalit, deri nëditën kur mbërriti në Shqipëri për tëngritur flamurin në Vlorë, zbulohen nëlibrin “Sulltani i fundit” të Mishel deGres, që është sjellë në shqip nga “Plejad”.E sipas kësaj historie, plaku i Vlorës kaditur të luajë me dinakëri, jo vetëm përShqipërinë. Karriera e mbarë politike, aqsa arrin të bëhet dhe president iparlamentit turk, në kohën më të keqe tësulltanit të fundit, është një tregues iqartë i kësaj loje.

Rishfaqja e Ismail Qemalit pranëPortës së Lartë ndodhi në kohët kursulltan Abdyl Hamidi II po ndjente fundine perandorisë së tij dhe kur i duhej tëbënte përçapjet e fundit për të mbijetuar.Ishte koha kur Anglia dhe Rusia, që kishinqenë në një garë të egër dhjetëvjeçarexhelozish, urrejtjesh, luftërash të hapuradhe konfliktesh të padukshme, u afruanme njëra-tjetrën. Një afrim ky, që habitigjithë botën e që e pikëlloi shumësulltanin, sepse ky bashkim i rivalëve tëvjetër do të thoshte për të, fundi ipolitikës së përçarjes, të cilën e kishtepërdorur me sukses gjatë shumë viteve tëkrizës. Në një moment të tillë sulltanitregon në libër se kishte arritur të pyestepa-pushim veten: “A kishim arritur ne,

Page 51: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

51ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

LIBRI

kombi dhe unë në fundin fatal, të cilin ekisha parashikuar prej shumë kohësh e qëisha përpjekur të shtyja deri tani?” E si tëmos mjaftonte ai bashkim rivalësh, krizëne sulltanit do ta shtonte dhe komiteti“Bashkim e Përparim”, që në të njëjtënkohë kishte evoluar në lëvizjet e tij. AbdylHamidi II rrëfen në këtë libër, se “ishainformuar dhe kisha rënë në gjurmët enjë komiteti, që mund t’i kishte rrënjët nëgjithë Maqedoninë e Shqipërinë, madjedhe në disa qytete të Turqisë aziatike,ndaj ngrita një komision special, kinsepër ta inspektuar këtë grupim”. Porobjektivi i komisionit ishte që t’i jeptefund veprimtarisë së komitetit tëshoqërisë “Bashkim e Përparim”. Ndaj më16 korrik shpalla një amnisti për të gjithëanëtarët e komitetit “Bashkim ePërparim”. Por kjo nuk do të zgjidhteasgjë. Ndaj sulltan Abdyl Hamidi II udorëzua përpara kërkesës sëvazhdueshme të këtij komiteti përrivendosjen e menjëhershme tëkushtetutës së vitit 1876. “Më 17 dhjetor1908 u zhvillua ceremonia e hapjes sëparlamentit. Në orën 11 në Parlamentfilluan të vijnë deputetët dhepersonalitetet e larta. Në orën një fiks,

deputetë e zyrtarë të tjerë, u çuan nëkëmbë, me një heshtje varri. Midisdeputetëve të Shqipërisë dallova Ismailbej Qemalin, që ishte kthyer nga mërgimi.Kur sekretari lëshoi, gati si një sfidë,frazën e fjalimit tim “Në kundërshtim metë gjithë ata që kishin mendim tjetër, neshpallëm vënien në fuqi të Kushtetutësdhe urdhëruam zgjedhje të reja”,deputetët e prishën heshtjen duketreguar një miratim solemn”.

Por nuk qe’ e thënë që të përfundonteme kaq. Parlamenti i sapoçelur u përça,sepse përkrahës të shumtë të rivendosjessë ligjit të shenjtë të Sheriatit u ngritënkundër laicitetit të Kushtetutës. Ata ishintë shumtë: oficerë, funksionarë, fshatarë,punëtorë, tregtarë...” Në agimin e 13prillit të vitit 1909”, shkruan AbdylHamidi II “u zgjova nga të shtënapushkësh. Qarkullonin fjalë shumëalarmante: regjimentet do të hidheshinnjëri pas tjetrit në kryengritje”, kujtonsulltan Abdyl Hamidi II. Në një moment tëtillë, sipas rrëfimit të sulltanit duketqartë që Ismail Qemali ka dhënëkontributin e tij, që brenda parlamentit.Një kontribut që në pamje të parë nukduket se ka të bëjë shumë me Shqipërinë.“Ismail bej Qemalit i ishte dashur tëpushtonte centralin telefonik tëParlamentit, sepse ndërtesa ndodhej nëduart e ushtrisë. Jashtë ndërtesësndodheshin rreth njëzet e pesë mijëushtarë, kurse holli dhe galeritë e dhomëssë deputetëve ishin plot me njerëz tëarmatosur e ku nuk bëhej asnjë oficer igjallë”.

Si dhe shumë gjëra tjera interesantedhe me rëndësi. Sugjeroj që kohën e lirëta mbushni duke e lexuar këtë libërmbresëlënës.

...ka qenë një moment kur ai dhe Ismail Qemali nuk janë parë si rivalë tënjëri-tjetrit, por si dy aleatëtë shqetësuar për të mbrojturligjin dhe për të shpëtuarPerandorinëj...

Page 52: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

52

BOTA ISLAME

AFGANISTANISHKRUAN: DRITON LEKAJ

Historia e tij: Atë e çliroi Ahnef b. Kajsinë vitin 22 sipas hixhretit apo 642 sipaskalendarit diellor dhe kjo ka ndodhur nëkohën e sundimit të Halifit të dytë Omer b.

Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të. ShtetiGaznevid konsiderohet shteti më irëndësishëm musliman që u ngrit mbi tokate Afganistanit. Që nga viti 1933 vendi ishte

Të dhëna të përgjithshme:Emri i plotë: Republika Islamike e Afganistanit.Kryeqyteti: KabulSipërfaqja: 647,500 km2.Banorët1 deri më 2007 : 31,889,923 Përqindja vjetore e rritjes së banorëve (2000 - 2005): 3.7 % Përqindja e myslimanëve: 99 %.Gjuha : Pashtunijje, Dari (Persishte) dhe disa dialekte të gjuhës turke.Monedha : Rijali Afgan.Pavarësia: 19 Gusht 1919 (nga Britanikët)Anëtar i Kombeve të Bashkuara: 19 Nëntor 1946Anëtar i Konferencës Islamike: 1969

1 Shifrat janë të përafërta për shkak të mungesës së statistikave të sakta.

Page 53: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

53ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

BOTA ISLAME

ALGJERIA

monarki e pastaj që nga data: 17/7/1973Afganistani u kthye në republikë. Në vitin27/12/1979 fillon pushtimi sovjetik. Forcatsovjetike u tërhoqën më 15/2/19892, por mëpas filloi lufta civile, e cila zgjati deri nëvitin 1995, kur Talebanët shtrinë sundimin etyre në 80% të sipërfaqes së vendit e më pasderi më 2000 e shtrinë sundimin e tyre në95% të sipërfaqes së Afganistanit.

Pas ngjarjeve te 11 Shtatorit 2001 forcatamerikane e pushtuan Afganistanin dheduke filluar nga 7/11/2001 bombarduanobjektiva strategjike mbi kryeqytetin evendit, Kabul. Bombardimi zgjati me ditë tëtëra me argumentin e shkatërrimit të

Talebanëve.Vlen të përmendet se Afganistani ishte

ndër shtetet e para që njohën zyrtarishtpavarësinë e Republikës së Kosovës.

Afganistani prodhon: Grurë, hashash dhevlen të përmendet se vendi vuan ende ngatregtia e drogës3. Rritja e gjedhëve përbënelementin themelor të ekonomisë.Gjithashtu Afganistani është i pari në botëpër sa i përket nxjerrjes së gurit të çmuarme ngjyrë të kaltër - Lazard. Po ashtu në tëka: naftë, gaz natyror, qymyr, ar, argjend,hekur, plumb. Gjithashtu ka të zhvilluaredhe industrinë e tekstilit, sixhadeve dheçimentos.4

2 1.5 milion afganë vdiqën në luftë kundër sovjetikëve, si dhe në luftën civile.3 Mbjellja e opiumit edhe pas rrëzimit të regjimit të Talebanëve vazhdon ende dhe është produkti më ieksportuar i Afganistanit në botën perëndimore. (http://sq.wikipedia.org/wiki/Afganistani) 4 Të dhënat kryesisht bazohen në librin: Atlasi i shteteve Islame i Dr. Shevki Ebu Halil, si dhe në enciklopedinëbotërore wikipedia.org

Page 54: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

54

BOTA ISLAME

1 (Më 26/12/1990 Parlamenti vendosi që të bëhej Gjuha Arabe gjuhë zyrtare e përgjithshme dhe kohët e funditedhe berberishtja është pranuar si gjuhë nacionale). 2 Por kjo luftë e përgjakshme për lirinë e vendit pati një kosto të lartë ku mbi 500.000 civilë humbën jetën sipashttp://encarta.msn.com/encyclopedia7615541288/Algeria.html . E disa burime tjera flasin për më shumë se1.000.000 viktima.

Historia e tij: Algjeria është çliruar gjatëkalifatit të Osmanit, Allahu qoftë i kënaqurme të, në vitin 21 sipas hixhretit apo 464sipas kalendarit diellor. Pastaj vazhduançlirimet gjatë dinastisë emevite e më pasedhe gjatë Shtetit Abasit, e pastaj u ngritShteti i Beni Zirëve. Pas tyre erdhënFatimitët, Murabitët, Muvehidunët gjersatriumfoi mbi ta Benu Zejjan në vitin 669 h./1270 g. Këta të fundit u vendosën nëqytetin Tlemsen dhe e shpallën atëkryeqytetin e tyre. Pas rënies së Andalusit(Spanjës) më 1492 g. luftërat detare dhe atotokësore me spanjollët nuk u ndalën. Nëvitin 918 h./1517 g. Hajredin Barbarosa eçliroi Algjerinë prej Spanjollëve e që më pasdo të hynte nën sundimin osman në vitin1517 dhe udhëheqësit e tyre njiheshin siDajat. Kështu vazhdoi derisa e kolonizuanFrancezët në vitin 1830.

Revolucioni kundër francezëve uzhvillua që nga viti 1954 e deri më 1962.Marrëveshjet në Evian më 18/3/1962 e çuanvendin drejt pavarësisë më 15/6/1962.2

Pas zgjedhjeve të lira të vitit 2001 dhefitores së thellë të islamistëve nga partia FIS(Fronti Islamik i Shpëtimit) u krye njëgrusht-shteti ushtarak i udhëhequr ngagjeneralët e armatës algjeriane dhe si pasojëkjo shkaktoi luftën civile, e cila mori jetën emë se 120.000 njerëzve deri më tani. Algjeriaështë në rrugën drejt pajtimitmbarëkombëtar dhe konflikti është zbuturndjeshëm.

Algjeria prodhon: Drithëra, rrush, ullinj,gjithashtu është e pasur me naftë dhe gaznatyror (ajo është prodhuesi i dytë botëror igazit dhe kjo përbën 95 % të eksportit të saj).Po ashtu është e pasur me plumb, lëndë tëparë hekuri dhe zink.

Të dhëna të përgjithshme:Emri i plotë: Republika Demokratike Popullore e AlgjerisëKryeqyteti: AlgjerSipërfaqja: 2,381,741 km2.Banorët deri më vitin 2007 : 33,330,216 Përqindja vjetore e rritjes së banorëve (2000 - 2005): 1.8 % Përqindja e muslimanëve: 99 %.Gjuha : Arabishtja1, Berberishtja dhe Frëngjishtja. Monedha: Dinari Algjerian.Pavarësia: 5 Korrik 1962 (nga Franca).Anëtar në OKB: 8 Tetor 1962.Anëtar në Konferencën Islamike: 1969.Anëtar i Ligës së Shteteve Arabe: 16 Tetor 1962

Page 55: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

55ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

FETVA DHE KONSULTIME

ME PËRGJIGJE NGA: ALI SHABANI

Pyetja e parë: Esselamu alejkum. A ështëe lejuar që të agjërohet pas Ramazanit ditëte betimit (kefareti për betimin) dhe çdo ditëtjetër, që kompensimi i tyre është farz dhe alejohet që ditët e betimit (3) të agjërohenveçan? Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Bismilahir rahmanir rahim. Tëgjitha llojet e agjërimit mund të kryhen pasagjërimit të Ramazanit, që është detyrimdhe prioritar, por dua të jap një sqarim përagjërimin që është kefaret (shpagim) përbetimin që nuk e realizon, pasi ështëpërhapur në mesin e njerëzve, se po ubetove dhe nuk e përmbush betimin, duhetagjëruar tre ditë. Megjithatë nuk ështëashtu, sepse agjërimi si kefaret i betimit tëparealizuar është nëse nuk ke mundësi tërealizosh njërin nga tre kefaretet, që janëpërmendur në ajetin e mëposhtëm. Allahu iMadhëruar thotë: “Allahu nuk ju merr nëpërgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta(për betim), por ju merr për ato që jenizotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimittë bërë) është të ushqesh dhjetë të varfër meushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj,ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose dukeliruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjëkëto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagimpër betimet tuaja kur i thyeni ato. Ruanibetimet tuaja. Kështu Allahu ju sqarondispozitat e veta, ashtu që të jenimirënjohës”. Maide 89.

Nëse me të vërtetë nuk ke mundësi tërealizosh njërin nga tre kefaretet e para,atëherë kalohet te agjërimi i tre ditëve. Nëse

DISA PYETJE

Page 56: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

56

FETVA DHE KONSULTIME

ky agjërim të ka mbetur pa u kryer dhe keagjërim nga Ramazani, atëherë agjëron ditëtqë të kanë mbetur nga Ramazani e pastaj tëkefaretit. Mirëpo duhet pasur kujdes që mostë të kapi Ramazani i ardhshëm pa urealizuar këto kompensime. Shumë dijetarëjanë të mendimit se nëse e vonon pa arsyederisa të vijë muaji i Ramazanit, bie nëmëkat për të cilin ke përgjegjësi në Ditën eGjykimit. Allahu e di më mirë.

Pyetja e dytë: I nderuar hoxhë, prej cilësmoshë duhet të agjërojmë dhe kush?

Përgjigje: Në emër të Allahut që s’kahyjni të vërtetë, përpos Tij. Agjërimi ështëdetyrim për çdo musliman që e ka mendjentë shëndoshë, me moshë pas pubertetit e mëi madh, i shëndoshë e vendas. Për sa i përketgruas, ajo duhet të jetë e pastër ngamenstruacionet dhe nga lehonia. Detyrimnuk e kanë: i çmenduri e fëmija (parapubertetit), sipas thënies së Pejgamberit,paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, që epërcjell Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu nëhadithin sahih: “Është ngritur lapsi nga trevetë: Nga i çmenduri derisa t’i rikthehetmendja, nga ai që është në gjumë derisa tëzgjohet dhe nga fëmija derisa të arrijëpubertetin.”

E sa i përket të sëmurit dhe udhëtarit,Allahu i Madhëruar ka thënë në SurenBekare në ajetin 184: “(Jeni të detyruar për)Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prejjush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi),atëherë ai le të agjërojë më vonë aq ditë.”,nga argumentet themi, se për moshën nukështë e caktuar saktësisht, se prej cilësmoshë duhet filluar agjërimi, por ajo varetse kur hyn personi në pubertet, pasi kjo gjëështë relative dhe dallon në mes mashkullitdhe femrës, në vendet e nxehta dhe tëftohta. Për të sëmurin vendos vetë individi,sipas mundësisë së tij, se a mundet tëagjërojë apo jo! Nëse i sëmuri nuk shpreson

se në të ardhmen nuk do të shërohet përshkak edhe të moshës, atëherë pasRamazanit nuk agjëron, por paguan fidjen.Allahu i Madhëruar ka thënë në SurenBekare në ajetin 184: “...E ata që i rëndon ai(nuk mund të agjërojnë), janë të detyruarpër kompensim, ushqim (ditor), i një tëvarfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajoështë më e mirë për te. Mirëpo, po qe se edini, agjërimi është më i mirë për ju”.

Pra, duhet që për çdo ditë që nuk eagjëron nga ditët e muajit të Ramazanit tëushqesh nga një të varfër, gjegjësisht nganjë racion.

Pyetja e tretë: Nëna ime po mundohet tëmësojë të falet, por nuk po i mban mendduatë (lutjet), a mundet të falet dukeshikuar në letër, ku janë të shkruara duatëderi sa të mësohet?

Përgjigje: Falënderimi i qoftë Allahut,lejohet të veprohet ashtu, pra, të shikohetnë letër apo edhe me metoda të tjera në këtëkontekst, deri sa të mësojë mirë e të jetë epavarur prej atyre fletëve dhe inshaAllah kashpërblim për mundin që bën. Pejgamberipaqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të kathënë: “Kush merr një rrugë me të cilënkërkon dituri, Allahu do t’ia lehtësojërrugën për në Xhenet”.

Pyetja e katërt: Jam pak e moshuar, i falitë pesë vaktet e namazit dhe i kryej edhedetyrimet e tjera të Fesë Islame, por nuk jame mbuluar. A duhet patjetër të mbulohem?Mbulesa a është detyrim patjetër apo jo? Jufaleminderit.

Përgjigje: Falënderimi qoftë për Allahundhe salavatet për të Dërguarin e Allahut,mbulesa është detyrim i prerë farz për gratëe umetit të Muhamedit, paqja dhe bekimi iAllahut qoftë mbi të. Ato janë të detyruaratë mbulojnë tërë trupin në përgjithësi dhekur falin namaz në veçanti. Në periudhën

Page 57: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

57ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

FETVA DHE KONSULTIME

Në këtë rubrikë mirëpresim të gjitha pyetjet e juaja, ndërsa ato më interesante do të botohen. Pyetjet mund t'i dërgoni në [email protected]

pejgamberike gratë e atëhershme e kanëmbuluar trupin dhe kokat, por nuk ka qenëmbulesë e kompletuar dhe është dashur tëplotësohet, siç e shohim në ajetin, ku flitetpër detyrimin e mbulesës (hixhabit). Allahui Madhëruar ka thënë në suren Nur në ajetin31: “Thuaju edhe besimtareve të ndalinshikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshmetë trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë etyre, përveç atyre që janë të dukshme, le tëvenë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe tëmos ua tregojnë bukuritë e tyre askujtpërveç burrave të vet, babait të vet osebaballarëve të burrave të vet, djemve të vetose djemve të burrave të vet, vëllezërve tëvet ose djemve të vëllezërve të vet, apodjemve të motrave të veta, ose grave të tyre(që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat ikanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëvenga meshkujt, të cilët nuk ndiejnë nevojëpër femrat, ose fëmijët që nuk e kanë arriturpjekurinë për gra. Le të mos kërcasin mekëmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë estolive të tyre. Pendohuni të gjithë tekAllahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjenishpëtim”.

Edhe reagimi i Pejgamberit përputhetme ajetin, siç e vërejmë në hadithin, qëpërcjell Ebu Davudi nga Aishja, Allahu qoftëi kënaqur me te, kur Esmaja, bija e EbuBekrit ka shkuar te Pejgamberi, paqja dhebekimi i Allahut qoftë mbi të, e ajo kishterroba të tejdukshme. Pejgamberi kthehet nëanën tjetër dhe i thotë: Oj Esma, gruaja kurtë arrijë pjekurinë, nuk i lejohet t’i shihen(nga trupi saj), përpos këto.- dhe ka bërë meshenjë nga fytyra dhe duart.

Pyetja e pestë: Selamu alejkum! Unë jamnjë vajzë e re dhe besimtare dhe ka kohë që

po kaloj me një djalë dhe meqë nuk dua tëbëj haram, a bën të vendoset kurora, nëseprindërit s’pajtohen?... Allahu ju shpërbleftëpër përgjigjen.

Pyetja e gjashtë: Es-selamu alejkum. Jamnje vajzë e re dhe besimtare, por një gjë mëmundon shumë kohët e fundit. Jam edashuruar, por familja ende nuk e di, ngasekam frikë nga reagimi i tyre, dhe për këtë jupyes se: a mundet që nëse prindërit nukpajtohen, unë të vendos kurorë pa lejen etyre. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje e pyetjes së pestë dhe tëgjashtë:

Në emër të Allahut MëshiruesitMëshirëplotit. Allahu i Madhëruar i kakrijuar njerëzit meshkuj dhe femra, dhe kazbritur rregulla e dispozita për bashkimin etyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ngafaktet (e madhështisë së) e Tij është që përtë mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juajpalën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tekato dhe në mes jush krijoi dashuri dhemëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzitqë mendojnë”. Rum 21

Ndërsa i Dërguari i Allahut, salallahualejhi ue selem, ka thënë: “Ajo grua që emarton veten e vet pa lejen e veliut(përgjegjësit) të saj, atë martesë e ka batil(të pavlefshme).” Velij i gruas në radhë tëparë është babai i saj, nëse nuk ka baba,atëherë vëllai më i madh (me moshëmadhore). Nëse nuk ka vëlla njëri ngagjyshërit, nëse nuk i ka këta, atëherë mixha,ose daja, nëse nuk i ka këta atëherë veliu isaj bëhet hoxha me autoritet në vend.Përndryshe asnjë vajze nuk i lejohet tëmartohet pa lejen e prindërit, gjegjësisht tëbabait.

Page 58: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

58

HISTORI

PËRGATITI: BEDRI LIKA

Falënderimi i takon Allahut subhanehu ueteala, lavdërimet dhe përshëndetjet iadërgojmë të dërguarit tonë Muhamedit

alejhi selam, familjes së tij të nderuar

shokëve të tij besnikë dhe atyre që ndjekinrrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është më se e nevojshme të përhapim tëkuptuarit e gjeneratave të para (selefit) nëtë gjitha çështjet fetare e në veçanti gjëratqë kanë ndodhur në të kaluarën, si duhet t’ikuptojmë ato dhe si duhet t’i dimë ne.

HIDRI DHE GJURMËT E TIJMES REALITETIT DHE BESËTYTNIVEËshtë më se e nevojshme të përhapim të kuptuarit e gjeneratave të para (selefit) në të gjitha çështjet fetare enë veçanti gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën, si duhet t’i kuptojmë ato dhe si duhet t’i dimë ne.

Page 59: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

59ALBISLAM | 1 gusht 2008 | 29 Rexheb 1429

HISTORI

Kur Musai alejhi selam u kthye në Egjipt,u mbajti një ligjëratë Beni Israilëve derisa ulotuan sytë dhe iu zbutën zemrat atyre.Njëri prej tyre e pyeti Musain alejhi selam: Oi Dërguari i Allahut, a ekziston dikush nësipërfaqen e tokës që është më i ditur se ti?Ai tha: Jo, - duke u nisur nga ajo që ishte nëdijen e tij dhe si stimulim për ta pranuar atëqë po thotë ai.

Allahu subhanehu ue teala e qortoiMusain alejhi selam për ato që tha dhe einformoi se ekziston një njeri, i cili zotëronatë dije, të cilën Musai alejhi selam nuk ezotëron. Gjithashtu Allahu subhanehu ueteala e njoftoi se ai zotëron inspirime tëjashtëzakonshme, derisa Musai alejhi selamu përmallua që të takohet me te dhe tëshikojë se çfarë zotëron ai nga dija dhe ikërkoi Allahut që të takohet me te.

Allahu subhanehu ue teala, e lajmëroiMusain alejhi selam për vendin ku gjendetai, ashtu siç na tregohet në KuraninFamëlartë:

“Dhe, kur arritën në vendin, kubashkoheshin dy detet, ata e harruanpeshkun e tyre dhe ai rrëshqiti në det, dukee hapur atë si tunel. Kur kaluan më tej,Musai i tha shoqëruesit të vet: “Na jepdrekën tonë, sepse jemi të lodhur ngaudhëtimi ynë”. Ai u përgjigj: “Shiko! Kurndaluam tek ai shkëmbi, unë e harrovapeshkun. Vetëm djalli më bëri ta harroj enuk ta thashë se peshku mori rrugën nëpërdet në mënyrë të habitshme! (Musai) tha:“Kjo është ajo që po kërkojmë”. Prandaj ukthyen nëpër gjurmët e veta, dhe gjetën njëprej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruarmëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar ngaana Jonë dije. Musai i tha atij: “A mund të tëndjek ty, që të më mësosh edhe mua diçkaprej diturisë së drejtë që të është dhënëty?”. Ai u përgjigj: “Ti nuk mund të duroshdot me mua! E si mund të durosh pa pyeturpara diçkaje për të cilën nuk di asgjë?

(Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm,në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtojpër asgjë”. (Hidri) i tha: “Nëse vjen pas meje,mos më pyet për asgjë, derisa të ta shpjegojunë!”. Dhe kështu u nisën. Kur hipën në njëanije, ai (Hidri) hapi një vrimë poshtë.(Musai) tha: Mos vallë, e hape vrimën për t’imbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, kebërë punë shumë të keqe”. (Hidri) i tha: “Anuk të thashë se ti nuk mund të durosh memua?”. Ai iu përgjigj: “Mos më qorto për atëqë harrova dhe mos më ngarko mevështirësi në punët e mia!”. Dhe që të dyvazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh,të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përsevrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarëaskënd?! Vërtet që ke bërë një punë tëtmerrshme!” Ai u përgjigj: A nuk të thashëse ti nuk mund të durosh me mua?” (Musai)tha: “Nëse pas kësaj do të të pyes sërish përçfarëdo gjëje, atëherë mos më mbaj më nëshoqërinë tënde! Tashmë ke arsye tëmjaftueshme nga ana ime (për t’u ndarë prejmeje)!” Dhe që të dy vazhduan të ecin,derisa arritën në një fshat dhe u kërkuanbanorëve të tij, që t’u jepnin për të ngrënë,por ata nuk i pranuan mysafirë. Atyndeshën një mur që ishte duke u rrëzuardhe ai (Hidri) e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur tëkishe dashur ti mund të kërkoje shpërblimpër këtë”. Ai tha: “Kjo është ndarja ndërmjetmeje dhe teje. Unë do t’i shpjegoj ty atogjëra për të cilat nuk munde të durosh. Sa ipërket anijes, ajo ishte pronë e disa tëvarfërve, që punonin në det. Unë desha tadëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret,i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë. Sapër djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë.Ne e dinim se dashuria për të do t’i çonte atanë rrugë të keqe dhe mohim, dhe dëshiruamqë Zoti i tyre, në vend të atij t’u jepte një mëtë mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm.E, sa i përket murit, ai u takonte dydjelmoshave jetimë në qytet dhe nën të

Page 60: KUR VLERAT NDESHEN - albislam.com | Faqja e parë Islame ... · pyetje është vet individi si veprues dhe kur në pyetje është dikush tjetër. Parimet e ... tepër mjete politike

60

HISTORI

gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishteqenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi qëata të arrinin moshën e pjekurisë e tanxirrnin thesarin e tyre vetë, si mëshirë ngaZoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipasgjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, përtë cilën ti s’munde të duroje!” (Kehf 61-82)

Nga e gjithë kjo histori që na tregonKurani Famëlartë mbi ndodhinë e Hidrit dhetë Musait alejhima selam mund të vijmë nëpërfundimin, se Allahu kishte si qëllim që tavetëdijesojë Musain alejhi selam, se më idituri është Allahu subhanehu ve teala, epastaj i tregoi për njeriun, i cili zotëron njëdije, të cilën nuk e kishte Musai alejhi selam.

A ËSHTË HIDRI PEJGAMBER ?Dijetarët muslimanë nuk janë të një

mendimi për këtë çështje, disa prej tyrethonë se ai është pejgamber e disa të tjerëthonë se ai është evlija.

Argumentet e atyre që thonë se Hidri nuk është pejgamber:

Allahu subhanehu ue teala na tregon, seai ka qenë një njeri i mirë, i dijshëm, iinspiruar, mirëpo krahas gjithë këtyrecilësive të mira Allahu nuk na tregon se kaqenë pejgamber.

Ebu el-Kasim el-Kushejri thotë: Hidri nukka qenë pejgamber, por ka qenë velij.

Argumentet e atyre që thonë, se Hidri ka qenë pejgamber:

Ibën Kethiri thotë: Nga konteksti iajeteve kuranore në disa aspektenënkuptojmë, se Hidri ka qenë pejgamber:

E para: Ajeti kuranor: Dhe e gjetën njëprej robërve Tanë, të cilit i kemi dhuruarmëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar menjë dituri të posaçme nga Ne.

E dyta: Kur Musai alejhi selam i thaHidrit: A pranon të vij me ty që të më

mësosh nga ajo që je i mësuar ti, dituri tëdrejtë e të vërtetë?

Ai Hidri tha: Sigurisht ti nuk do të mundtë kesh durim me mua! Si do të durosh përatë që nuk je i njoftuar?

Musai tha: Nëse do Allahu, do të jem idurueshëm dhe nuk do të kundërshtoj typër asgjë.

Hidri tha: Nëse më shoqëron, mos mëpyet për asgjë deri sa të tregoj unë për të.

Sikur të mos ishte Hidri pejgamber, nukdo t’i drejtohej Musait alejhi selam në këtëmënyrë, po ashtu Musai alejhi selam nuk ekundërshtoi Hidrin për këtë, por kërkoi ngaai që të shoqërohej me të dhe të përfitojënga dija e tij.

E treta: Hidri e mbyti atë djalosh e kjomund të ndodhë vetëm me shpallje ngaAllahu subhanehu ue teala dhe kjo është njëargument i veçantë, që tregon se Hidri kaqenë pejgamber. Sikur të kishte qenë evlija,nuk do të ishte e lejuar për te, që ta mbysëdjaloshin.

Sa i përket jetës dhe vdekjes së Hidritekziston një mospajtim tek dijetarët, mirëpoargumentet tregojnë se ai ka vdekur, të këtijmendimi janë shumica e muhadithëve, përarsye se nuk ekziston ndonjë argument iqartë që ai jeton. Sikur të kishte qenë gjallëHidri alejhi selam do të kishte qenë edetyruar që të takohet me Muhamedinalejhi selam dhe ta ndjekë atë, ashtu sikurseIsai alejhi selam, kur do të zbresë para Ditëssë Kiametit do të gjykojë me sheriatin eMuhamedit alejhi selam.

Po ashtu nuk është vërtetuar me asnjëhadith sahih apo hasen, se Hidri ështëtakuar me Muhamedin alejhi selam, e as qëka marrë pjesë në ndonjë prej betejave, qëjanë zhvilluar në kohën e Muhamedit alejhiselam.