kuptimi i sipërmarrjes

16
KUPTIMI I SIPËRMARRJES

Upload: besjona-jusufi

Post on 14-Jan-2017

96 views

Category:

Business


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kuptimi i sipërmarrjes

KUPTIMI I SIPËRMARRJ

ES

Page 2: Kuptimi i sipërmarrjes

- Bill Gates

“E rëndësishme është të mos kesh frikë të kapësh shansën (mundësinë) . Të pranosh nuk është dështimi më i madh. Sapo gjen diçka të cilën dëshiron ta bësh, guxo, bëje dhe bëje mirë”

Page 3: Kuptimi i sipërmarrjes

SipërmarrjaOSipërmarrja është një nga opcionet për karrierën tuaj. Në rastin kur ju do të krijoni

dhe çoni përpara një sipërmarrje, do të quheni

sipërmarrës.

Page 4: Kuptimi i sipërmarrjes

Por, çfarë do të kuptojmë me “sipërmarrës” dhe “sipërmarrje” ?

Page 5: Kuptimi i sipërmarrjes

O Një sipërmarrës është personi i cili fillon një sipërmarrje. Ka disa përkufizime për sipërmarrësin, mirëpo më e njohur është se sipërmarrësit nuk janë gjë tjetër veçse shpikësit që dalin me ide të reja për produktet tregjet ose teknikat.

O Kompjuterët, telefonat celular, makinat larëse, kartat e kreditit dhe shërbimet “Fast food” janë të gjitha shembuj të ideve sipërmarrëse, të cilat u konvertuan në produkte ose shërbime.

Page 6: Kuptimi i sipërmarrjes
Page 7: Kuptimi i sipërmarrjes

Origjina e fjalës sipërmarrje rrjedh nga frengjishtja

“entreprendre” që ka kuptimin e dikujt që ndërmerr diçka.

Page 8: Kuptimi i sipërmarrjes

Funksionet e sipërmarrjes

1. Identifikimi i mundësive sipërmarrëse;2. Kthimi i ideve në vepra;3. Studimi për të vërtetuar nëse idetë që ju

keni për një biznes apo projekt mund të realizohen në praktikë dhe nëse po a do të jetë ky biznes fitim prurës;

4. Sigurimi i burimeve;5. Ngritja e sipërmarrjes;6. Menaxhimi i ndërmarrjes;7. Rritja dhe zhvillimi.

Page 9: Kuptimi i sipërmarrjes

1. Identifikimi i mundësive sipërmarrëse

O Ka shumë mundësi në botën e biznesit. Këto janë të bazuara në nevojat themelore të njeriut, si: ushqimi, veshja, arsimimi etj.,të cilat janë vazhdimisht në ndryshim. Këto mundësi nuk realizohen nga njeriu i zakonshëm, por nga sipërmarrës shqisat e të cilëve janë më të zhvilluara se të tjerët.

O Pra, një sipërmarrës duhet t’i mbajë sytë dhe veshët hapur dhe të jetë vazhdimisht në kërkim, të jetë krijues, me imagjinatë dhe novator.

Page 10: Kuptimi i sipërmarrjes

2. Kthimi i ideve në vepra

O Sipërmarrësi duhet të jetë në gjendje për të kthyer idetë e tij në realitet. Ai mbledh informacion në lidhje me idetë, produktet, praktikat që i përshtaten kërkesës në treg. Hapa të mëtejshëm janë marrë për të arritur qëllimet në dritën e të dhënave të mbledhura

Page 11: Kuptimi i sipërmarrjes

3. Studimi për të vërtetuar nëse idetë që ju keni për një biznes apo projekt mund të realizohen në praktikë

dhe nëse po a do të jetë ky biznes fitim prurës

O Është një studim paraprak që ndërmerret për të kuptuar dhe për të vërtetuar nëse idetë që ju keni për një biznes apo projekt mund të realizohen në praktikë dhe, nëse po, a do të jetë ky biznes fitimprurës.Pra, studimi i fizibilitetit shërben për të gjykuar mbi mundësitë e ngritjes së një biznesi,si dhe leverdishmërinë e tij.

O Nëpërmjet tij i jepet përgjigje pyetjes: “Ia vlen apo jo të investohet për biznesin në fjalë?” Aty bëhet një analizë e të gjitha aspekteve të biznesit, faktorëve të jashtëm që ndikojnë mbi të, si edhe faktorëve të brendshëm. Nëse rezultati i studimit të fizibilitetit është i favorshëm, atëherë kompanisë ia vlen që të vazhdojë me investimin për këtë biznes. Nëse jo, atëherë nuk duhet harxhuar kohë dhe nuk duhet rrezikuar për të investuar në një biznes që ka më tepër mundësi të përftojë humbje sesa fitim.

Page 12: Kuptimi i sipërmarrjes

4. Sigurimi i burimeveO Sipërmarrësi ka nevojë

për burime të ndryshme: para, materiale dhe njerëz, për drejtimin e ndërmarrjes me sukses. Funksioni thelbësor i një sipërmarrësi është që të sigurojë gatishmërinë dhe ekzistencën e të gjitha këtyre burimeve.

Page 13: Kuptimi i sipërmarrjes

5. Ngritja e sipërmarrjesO Për ngritjen e një

sipërmarrjeje, sipërmarrësi ka nevojë të përmbushë disa formalitete ligjore. Gjithashtu ai përpiqet për të gjetur një vend të përshtatshëm, për të dizajnuar lokalet, për të instaluar makineri dhe bën shumë gjëra të tjera...

Page 14: Kuptimi i sipërmarrjes

6. Menaxhimi i ndërmarrjes

O Sipërmarrësi ka një funksion të rëndësishëm: të drejtojë ndërmarrjen. Ai menaxhon njerëzit, materialet, financat dhe organizon prodhimin e mallrave dhe shërbimeve. Vetëm një organizatë që menaxhohet si duhet jep rezultatet e dëshiruara

Page 15: Kuptimi i sipërmarrjes

7. Rritja dhe zhvillimiO Pasi ndërmarrja arrin

rezultatet e dëshiruara, sipërmarrësi ka për të shqyrtuar një gol tjetër më të lartë për rritjen e saj të duhur dhe të zhvillimit. Sipërmarrësi nuk është i kënaqur vetëm me arritjen e një qëllimi të caktuar, por ai vazhdimisht përpiqet të arrijë përsosmërinë.

Page 16: Kuptimi i sipërmarrjes

Punoi: Besjona Jusufi IX-5