kËrkesË pËr ofertË · b3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që...

13
KËRKESË PËR OFERTË Instalim i Sistemit Fotovoltaik Rrjet-Lidhur në Rezidenca & Biznese të Vogla Ju falenderojmë për interesimin tuaj pranë Solaron shpk për instalimin e një sistemi fotovoltaik. Ju ftojmë dhe rekomandojmë të vizitoni faqen tonë në internet www.solaron.al për të kuptuar më shumë rreth sistemeve FV. Copyright © Solaron shpk, 2015, Shqipëri shndërroni fuqinë e diellit Solaron shpk Rruga Bilal Golemi Godina Nr. 12, Kati 0 (Pranë Kompleksit Dinamo) Tiranë, Shqipëri +355 66 33 SOLAR @ [email protected] www.solaron.al

Upload: others

Post on 16-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË

Instalim i Sistemit Fotovoltaik Rrjet-Lidhur në Rezidenca & Biznese të Vogla

Ju falenderojmë për interesimin tuaj pranë Solaron shpk për instalimin e një sistemi fotovoltaik. Ju ftojmë dhe rekomandojmë të vizitoni faqen tonë në

internet www.solaron.al për të kuptuar më shumë rreth sistemeve FV. Copyright © Solaron shpk, 2015, Shqipëri

shndërroni fuqinë e diellit

Solaron shpkRruga Bilal Golemi

Godina Nr. 12, Kati 0 (Pranë Kompleksit Dinamo)

Tiranë, Shqipëri

+355 66 33 SOLAR

@

[email protected]

www.solaron.al

Page 2: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

PLOTËSIMI Ky formular është i plotësueshëm në formatin e tij elektronik pdf. Për plotësimin e tij ju lutemi sigurohuni që të keni të shkarkuar Adobe®Reader® në kompjuterin tuaj. Për të marrë një ofertë financiare paraprake përmes email-it, ju lutemi shkarkoni këtë formular nëpërmjet faqes tonë të internetit, plotësoni çdo fushë të formularit duke zgjedhur të paktën njërin prej opsioneve dhe ruajeni atë në kompjuterin juaj. Formulari ju lejon që ta plotësoni atë ose të kryeni ndryshime në çdo pjesë të tij edhe në një moment të dytë. Ju lutemi sigurohuni që sa herë kryeni ndryshime në formular, ose e lini atë pezull për ta plotësuar në një moment të dytë, ta ruani dokumentin duke klikuar në File, Save. Në rast se nuk i njihni dimensionet e objektit tuaj, do t’ju duhet të kryeni vetë disa matje të thjeshta. Mos vini në asnjë moment në rrezik jetën ose mirëqenien tuaj për kryerjen e matjeve të kërkuara. Solaron shpk nuk mund të fajësohet për dëmet që mund t’ju shkaktohen ju ose pronës tuaj gjatë kryerjes së matjeve që lidhen me plotësimin e këtij formulari. Pasi të keni plotësuar formularin dhe të jeni të bindur se keni bërë më të mirën tuaj për ta plotësuar atë, ju lutemi dërgojeni atë me email në adresën [email protected], së bashku me listën e dokumentacionit të kërkuar të gjendur në Aneksin A të këtij formulari. Në rast se ju nuk preferoni, ose e keni të pamundur të plotësoni formularin nga kompjuteri, ju mund ta printoni atë, ta plotësoni atë me shkrim dore dhe të na e dërgoni përmes postës, ose ta dorëzoni atë pranë zyrave tona, ose ta skanoni formularin dhe ta dërgoni atë në adresën e emailit të sipërpërmendur. Për shkak të madhësisë elektronike të disa prej dokumenteve të kërkuar në Aneksin A, me shumë mundësi do t’ju duhet të na dërgoni më shumë se një email. Nëse preferoni, ju mund të shkarkoni të gjithë dokumentacionin në një CD, dhe ta dorëzoni atë personalisht pranë zyrave tona ose përmes postës. Një kopje e printuar e këtij formulari mund të tërhiqet nga kushdo pranë zyrave tona gjatë orarit zyrtar të punës.

QËLLIMI Ky formular shërben për marrjen e një oferte financiare paraprake nga Solaron shpk për furnizimin dhe instalimin e një sistemi FV nga ana e investitorit. Në mënyrë që ne të përgatisim ofertën financiare paraprake, është jashtëzakonisht e nevojshme të vlerësojmë paraprakisht përshtatshmërinë e objektit tuaj për prodhimin e energjisë elektrike nga fotovoltaikët. Për këtë arsye, është tepër e rëndësishme që ju ta plotësoni këtë formular plotësisht, në mënyrë të sinqertë e të vërtetë dhe të dorëzoni çdo dokumentacion tjetër të kërkuar. Mos-plotësimi i formularit në tërësinë e tij ose mos-dorëzimi i dokumentacionit shtesë të kërkuar do të sjellë vonesa në përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës financiare paraprake. Mos-plotësimi i formularit në mënyrë të sinqertë dhe të vërtetë mund të sjellë ndryshim të vlerës së ofertës paraprake dhe/ose refuzimin e Solaron shpk për ofertim.

PËRDORIMI Ky formular mund të gjendet në çdo moment në faqen zyrtare të Solaron shpk, në www.solaron.al. Formulari mund të shkarkohet nga çdokush përkundrejt asnjë detyrimi për regjistrim ose pagesë. Nëse kërkoni ofertë financiare paraprake për instalimin e një sistemi FV për më shumë se një objekt nën pronësinë/administrimin tuaj, ju lutemi plotësoni nga një formular për secilin prej objekteve.

PRONËSIA E KËTIJ FORMULARI © Solaron shpk. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Ky formular përbën një krijimtari origjinale e të përveçme, është pronësi intelektuale e Solaron shpk dhe mbrohet nga Ligji për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me të dhe Ligji për Pronësinë Industriale dhe çdo legjislacion tjetër kombëtar e ndërkombëtar që e mbron atë. Solaron shpk është pronar i vetëm i këtij formulari dhe zotëron të drejtën e vetme dhe ekskluzive për përdorimin dhe publikimin e tij për qëllime biznesi. Riprodhimi, ruajtja në çdo sistem të rikthyeshëm, transmetimi, kopjimi, fotokopjimi, fotografimi, modifikimi, përkthimi, ekspozimi

ose shpërndarja e pjesshme ose e plotë e këtij formulari në mënyrë elektronike ose mekanike, qoftë ai i plotësuar plotësisht, pjesërisht ose i pa-plotësuar, nga persona fizikë ose juridikë, për qëllime shfrytëzimi, përfitimi ose keq-dashjeje është rreptësisht i ndaluar dhe penalisht i ndëshkueshëm me ligj. Vetëm Solaron shpk zotëron të drejtën për prodhimin, riprodhimin, ruajtjen, transmetimin, kopjimin, fotokopjimin, fotografimin, modifikimin, përkthimin, ekspozimin, shpërndarjen e këtij formulari në çfarëdolloj mënyre dhe forme dhe/ose transferimin e këtyre të drejtave. Abuzimi me këto të drejta do të përfundojë në zgjidhjen e konfliktit në rrugë gjyqësore.

TË DHËNAT TUAJA PERSONALE Solaron shpk është angazhuar të mbledhë dhe të ruajë informacionin tuaj personal në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe sipas parimeve të etikës në biznes. Çdo informacion i dhënë nga ju ose persona të autorizuar nga ju në mënyrë vullnetare përmes plotësimit të këtij formulari dhe dorëzimit nga ana juaj të dokumentacionit shtesë të domosdoshëm ose të sugjeruar, qoftë ky informacion në formatin elektronik ose kopje të printuar, do të mbetet konfidencial. Informacioni i dhënë nga ju ose personi i autorizuar nga ju, do të shërbejë vetëm për përgatitjen e një oferte financiare paraprake, për komunikimin me ju në shërbim të qëllimit tuaj dhe në rastet e zgjedhura nga ju, edhe për t’ju informuar për promocione të Solaron shpk. Informacion i dhënë nga ju, përfshirë edhe adresën tuaj të emailit nuk do të ndahet me asnjë palë tjetër përveç Solaron shpk dhe nën-kontraktorëve të Solaron shpk dhe do të përdoret vetëm për qëllime që lidhen me hartimin e kësaj oferte. Nëse do të jetë e domosdoshme ndarja e informacionit tuaj me palët e tjera, Solaron shpk do të kërkojë paraprakisht aprovimin juaj me shkrim. Vërtetësia dhe origjinaliteti i informacionit të dhënë nga ju është tërësisht përgjegjegjësia juaj dhe Solaron shpk rezervon të drejtën e refuzimit të përgatitjes dhe/ose dorëzimit të ofertës paraprake ose heqjen dorë prej saj në çdo moment që konstatohen pasaktësi ose gabime në mbushjen e formularit qofshin ato të qëllimshme ose jo.

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 1 / 12

Page 3: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

TË DHËNAT E POSEDUESIT TË OBJEKTIT

Emërtimi i Objektit, Biznesit ose Poseduesi: __________________________________________________ Adresa e objektit: ________________________________________________________________________ Personi i kontaktit: ______________________________________________________________________ Mënyra e preferuar e komunikimit: ☐ telefon ☐ email ☐ nuk ka rëndësi Orari i preferuar i komunikimit: ☐ gjatë orarit zyrtar të punës ☐ pasdite ☐ nuk ka rëndësi Nr. Telefoni: + ( ) ________________________ Adresë email: _____________________________ Gjuha e preferuar e komunikimit: ☐ Shqip ☐ Anglisht ☐ Shqip ose Anglisht Gjuha e preferuar e ofertës: ☐ Shqip ☐ Anglish ☐ Shqip dhe Anglisht Dorëzimi i Ofertës Paraprake: ☐ postë ☐ email ☐ tërheqje nga zyrat e Solaron

PJESA I: TË DHËNAT KRYESORE TË OBJEKTIT

1.1 Cili është funksioni kryesor i objektit/sipërfaqes?

☐ Vetëm banim ☐ Vetëm hoteleri ☐ Vetëm ambjente shërbimi/tregtare ☐ Kombinim: banim dhe ambjente shërbimi/tregtare ☐ Tjetër, specifiko: __________________________________________________________________

1.2 Cili është statusi aktual i objektit/sipërfaqes?

☐ Në përdorim që prej vitit _ _ _ _ ☐ Në fazën e projektimit ☐ Në fazën e ndërtimit ☐ Në restaurim e sipër ☐ Planifikoj ta restauroj në të ardhmen ☐ Tjetër, specifiko: __________________________________________________________________

1.3 Si e përdorni objektin/sipërfaqen ose planifikoni ta përdorni atë?

☐ I gjithë objekti përdoret nëçdo ditë të vitit ☐ I gjithë objekti përdoret gjatë orarit zyrtar të punës në çdo ditë të vitit ☐ I gjithë objekti përdoret vetëm për qëllime turizmi gjatë:

○ sezonit veror ○ sezonit dimëror ○ gjithë sezoneve në mënyrë të barabartë☐Një pjesë e objektit i banueshëm gjatë gjithë vitit dhe pjesa tjetër e përdorur për qëllime turizmi

gjatë: ○ sezonit veror ○ sezonit dimëror ○ gjithë sezoneve në mënyrë të barabartë

RFQ R:

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 2 / 12

Page 4: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

1.4 Cila është arsyeja/arsyet që kërkoni të instaloni një sistem fotovoltaik në objektin/sipërfaqen tuaj?

☐ Kërkoj të zvogëloj faturën mujore të energjisë elektrike dhe nëse është e mundur të përfitoj nga shitja/shkëmbimi i energjisë elektrike me operatorin. ☐ Kërkoj të ul varësinë nga rrjeti. Kam ndërprerje të papërballueshme të energjisë elektrike ose furnizohem me energji elektrike të një cilësie tepër të dobët. ☐ Kërkoj të instaloj një sistem të tillë që më lejon të kem energji elektrike edhe kur ajo shkëputet nga operatori. (Plotësoni edhe Aneksin C) ☐ Nuk kam asnjë burim tjetër të furnizimit me energji elektrike. (Plotësoni edhe Aneksin C) ☐ Kërkoj të ul shpenzimet nga përdorimi i vazhdueshëm i gjeneratorit. ☐ Kërkoj të rris performancën energjetike të ndërtesës dhe të përfitoj çertifikimin përkatës. ☐ Kërkoj të banoj në një shtëpi sa më ekologjike dhe ambjent sa më të pastër. ☐ Kam siguruar një grant që më kushtëzon me instalimin e një sistemi të energjisë së rinovueshme ose FV. ☐ Kërkoj të rris vlerën e pronës time përpara se ta shes/lëshoj me qera. ☐ Tjetër, specifiko: __________________________________________________________________

PJESA II: TË DHËNAT FIZIKE TË OBJEKTIT

Për objektet në fazën e projektimit ose të ndërtimit ne jemi të gatshëm të kontakojmë direkt me studion e projektimit, arkitektin, inxhinierin, supervizorin ose kompaninë që është duke kryer punimet për të lehtësuar mbushjen e këtij formulari për ju. Duke plotësuar të dhënat e mëposhtme, ju autorizoni Solaron shpk të kontaktojë me personin e shënuar dhe të marrë prej tij/saj, informacionin e nevojshëm për përgatitjen e kësaj oferte financiare paraprake. Njëkohësisht ju rekomandojmë të autorizoni dhe të njoftoni personin e shënuar se do të kontaktohet nga stafi i Solaron shpk. Në këtë rast, plotësimi i Pjesës II të këtij formulari, nuk është i domosdoshëm. Ju lutemi, vijoni me plotësimin e Pjesës III.

Emri i Studios së Projektimit/Kompanisë së Ndërtimit: _________________________________________ Personi i kontaktit: ______________________________ ___ Titulli :_____________________________ Nr. Telefoni: + ( ) _______________________ Adresë email: _______________________________

2.1 Cilat janë koordinatat gjeografike të objektit? Si të përcaktoj koordinatat gjeografike të objektit?

_ _° _ _′ _ _″ N dhe _ _° _ _′ _ _″ E ose _ _●_ _ _ _ N dhe _ _●_ _ _ _ E

2.2 A ndodhet objekti në një kodër ose pranë një kodre?

☐ Po ☐ Jo ☐ Nuk e di

2.3 Ku dëshironi t’i instaloni modulet fotovoltaike?

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 3 / 12

Page 5: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

☐ Në tarracë ☐ Në çati ☐ Në fasadë ☐ Në shtyllë ☐ Përdhé, në një sipërfaqe ____ m² ☐ Dëshiroj të instaloj një strehë fotovoltaike në objekt me sipërfaqe ____ m² ☐ Dëshiroj të instaloj një tendë fotovoltaike të veçuar nga objekti me sipërfaqe ____ m² ☐ Dëshiroj të instaloj ndiçimin e jashtëm me fotovoltaikë ☐ Dëshiroj të përdor tjegulla fotovoltaike me sipërfaqe të përgjithshme ____ m² ☐ Nuk e di: Mbetet në vlerësimin teknik profesional të projektuesit ☐ Tjetër, specifiko: __________________________________________________________________

2.4 Në njërën prej skicave të mëposhtme, zgjidhni atë që ngjan më shumë me objektin tuaj. Plotësoni në të dimensionet e kërkuara.

A. Nëse nuk i njihni dimensionet e objektit tuaj, ruajeni ketë formular, kryeni matjet dhe mbani shënime. Më pas, plotësoni dimensionet e kërkuara.

B. Nëse asnjëra nga skicat e mëposhtme nuk përputhet me pamjen e objektit tuaj, ju mund: ☐ B1 – të bëni një fotografi të objektit, të vendosni mbi të dimensionet tuaja, ta skanoni dhe të na e dërgoni atë me email; Ose, ☐ B2 – të printoni Aneksin B të këtij formulari, të skiconi objektin tuaj, ta skanoni dhe të na e dërgoni atë me email; Ose, ☐ B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni

2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

☐ Tarracë, soletë monolite ☐ Tarracë, soletë monolite e izoluar me letër-katrama ☐ Tarracë, soletë me çakull të hedhur

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 4 / 12

Page 6: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

☐ Çati, soletë në kënd e izoluar me letër katrama ☐ Çati, kapriatë druri, mbulesë druri, katrama ☐ Çati, kapriatë druri, mbulesë tjegulla ☐ Çati, kapriatë druri, mbulesë rrasa guri ☐ Çati, kapriatë metalike, mbulesë llamarine ☐ Çati, kapriatë metalike, mbulesë panel sandwich ☐ Nuk e di ☐ Pyetje e pa-aplikueshme ☐ Tjetër, specifiko: __________________________________________________________________

2.6 Sa prej sipërfaqes së tarracës/çatisë/fasadës tuaj jeni të gatshëm ta shfrytëzoni për instalimin e sistemit fotovoltaik (i njohur si koefiçenti i shfrytëzimit)?

☐ ____% ☐ Nuk e di ☐ Nuk e di, por lini hapësirë për instalimin e një sistemi diellor për ngrohjen e ujit në të ardhmen ☐ Nuk e di, por lini një hapësirë me sipërfaqe prej ____ m² për qëllimet e mia në të ardhmen

2.7 A përmban çatia/tarraca juaj njërën ose disa prej strukturave/pajisjeve/objekteve të mëposhtëm?

☐ Oxhak(ë) zjarri ☐ Oxhak(ë) ajrimi/ventilim ☐ Dritare papafingoje ☐ Kafaz shkallësh ☐ Pajisje HVAC ☐Bimësi dekorative ☐ Shtyllë ndriçimi ☐ Shtyllë tensioni ☐ Strukturë reklamimi ☐ Antenë parabolike ☐ Zonë magazinimi ☐ Sipërfaqe tjetër e zënë ☐ Ambjent tjetër i shfrytëzueshëm për aktivitete ☐ Antena të operatoreve celulare në shtyllësë bashku me pajisjet përkatëse

☐___ Depozitë uji ○ metalike ○ plastike ○ 500ℓ ○ 1000ℓ ○ 1500ℓ ○ 2000ℓ

○ e vendosur në tarracë ○ e montuar në strukturë mbajtëse në tarracë/çati

☐ ___ Çift panelesh për ngrohjen e ujit bashkë me depozitë ○ 120ℓ ○ 150ℓ ○ 200ℓ ○ 300ℓ

○ e vendosur në tarracë/çati ○ e montuar në strukturë mbajtëse në tarracë

2.8 A është i rrethuar objekti juaj nga ndonjëri prej objekteve të mëposhtëm, të cilët e tejkalojnë lartësinë e objektit tuaj?

☐ Objekti im është më i larti në këtë zonë ☐ Objekti im është rrethuar nga një ose disa objekte të tjera më të larta:

○ ndërtesë ○ shtyllë ○ oxhak ○ reklamë ○ pemë

○ Depozitë uji së bashku me konstruksionin mbajtës2.9 A jeni në dijeni të problemeve me lagështinë ose hidroizolimin e tarracës/çatisë tuaj?

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 5 / 12

Page 7: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

☐ Po ☐ Nuk e di ☐ Pyetje e pa-aplikueshme

2.10 A ka objekti/sipërfaqja një status të veçantë?

☐ Jo ☐ Objekt i Trashëgimnisë Kulturore ☐ Ndodhet në Zonë të Mbrojtur

PJESA III: FURNIZIMI ME ENERGJI DHE KONSUMI

3.1 Cila është madhësia e sistemit fotovoltaik që kërkoni të instaloni?

☐ Kapaciteti i Instaluar (Fuqia Nominale) prej _____ kWp ☐ Sistemi FV të prodhojë në vit _____ kWh ☐ Aq sa të përgjysmojë shpenzimet vjetore të energjisë elektrike ☐ Aq sa ma lejon buxheti prej _______ € ☐ Aq sa është e mundur të instaloj vetëm në tarracë/çati ☐ Maksimumin e mundur që lejon operatori për prodhuesit rezidencialë ☐ Aq sa është e mundur të instaloj kudo brenda kufirit të pronës ☐ Nuk e di: Mbetet në vlerësimin teknik profesional të projektuesit

3.2 Cili është konsumi juaj i energjisë elektrike?

☐ Disponoj faturate energjisë elektrike të vitit të fundit dhe i kam bashkëngjitur ato ☐ Afërsisht ____ kWh në vit ☐ Afërsisht ____ Lekë me TVSH në vit ☐ Ende nuk është në përdorim, por është projektuar me fuqi prej ____ kW

3.3 Cili është çmimi (pa TVSH) me të cilin e blini energjinë elektrike?

☐ 7.1 Lekë/kWh ☐ 7.6 Lekë/kWh ☐ 9.5 Lekë/kWh ☐ 11 Lekë/kWh ☐ 14 Lekë/kWh ☐ Nuk e di

3.4 Në cilin sezon konsumi juaj i energjisë elektrike është më i lartë (fatura më e madhe) ose pritet të jetë më i lartë pas hyrjes në përdorim ?

☐ Në stinën e verës ☐ Në stinën e dimrit ☐ Thuajse nuk ka ndryshim midis stinëve

3.5 Si furnizohet aktualisht objekti?

☐ Linjë 1-fazore ☐ Linjë 3-fazore ☐ Nuk ekziston linja ☐ Nuk e di

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 6 / 12

Page 8: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

3.6 Ku është vendosur aktualisht matësi i energjisë elektrike?

☐ Në brendësi ☐ Në fasadë ☐ Nuk ekziston matësi ☐ Nuk e di

3.7 Sa të shpeshta janë ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike në objekt?

☐ Tepër të rralla ☐ Të rralla ☐ Të shpeshta ☐ Tepër të shpeshta

3.8 A keni të instaluar një gjenerator?

☐ Jo ☐ Po, me fuqi ____ kVA dhe hyn në punë mesatarisht ___ orë në javë ☐ Po, por kërkoj të eleminoj përdorimin e tij

PJESA IV: KARAKTERISTIKA TË SISTEMIT FV

4.1 A dëshironi të instaloni një sistem FV të mbështetur në një sistem baterishë?

☐ Jo

☐ Po, ___ Ah, ○ 12V ○ 24V ○ 48V☐ Po, që të përballojë ngarkesat e listuara nëAneksin C dhe autonomi ___ ditë ☐ Nuk e di

4.2 A keni preferencë lidhur me tipin e modulit FV?

☐ Silic Monokristalor ☐ Silic Polikristalor ☐ Silic Amorf ☐ Nuk ka rëndësi: Dua variantin më të mirë rendimend-çmim ☐ Kërkesa të veçanta për karakteristikat/markën e modulit: ______________________________

4.3 Cilën mënyrë të montimit të moduleve FV preferoni?

☐ Statik ☐ Axhustim manual stinor ☐ Tracking (Ndjekës) ☐ Nuk e di

4.4 A kërkoni karakteristka të veçanta të inverterit?

☐ MPPT ☐ Monitorim në distancë ☐ Regjistrim të dhënash ☐ Nuk e di

4.5 A keni preferenca lidhur me dukshmërinë e sistemit FV, veçanërisht të moduleve FV?

☐ Jo ☐ Të mos duken lirisht

PJESA V: FINANCIMI

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 7 / 12

Page 9: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

5.1 Cili është buxheti që planifikoni të shpenzoni për sistemin fotovoltaik?

☐ Konfidenciale ☐ Deri në € ______ ☐ Nuk e di

5.2 Si planifikoni të paguani për sistemin fotovoltaik?

☐ Kursime personale ☐ Kredi me interes ___% ☐ Grant/Donacion

5.3 Sa shpejt jeni të interesuar ta instaloni sistemin fotovoltaik?

☐ Sa më shpejt të jetë e mundur ☐ Në varësi të ecurisë së punimeve në objekt ☐ Varet nga palët e treta ☐ Brenda një muaji ☐ Brenda tre muajsh ☐ Brenda vitit ☐ Po e konsideroj, por ende nuk jam i/e sigurtë ☐ Thjeshtë dua të informohem rreth çmimeve

5.4 A është objekti i lidhur me një aktivitet tatim-pagues?

☐ Po, disponoj çertifikatën e lëshuar nga QKR me NUIS ☐ Jo

5.5 A është objekti i lidhur me një aktivitetqë përjashtohet nga detyrimet doganore ose TVSH?

☐ Jo ☐ Po, përjashtohet nga detyrimet doganore ☐ Po, përjashtohet nga TVSH ☐ Nuk e di

5.6 Çfarë tjetër dëshironi të sillni në vëmendjen e projektuesit?

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 8 / 12

Page 10: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

A dëshironi të njoftoheni me email nga Solaron shpk për promocione, produkte të reja dhe informacione rreth energjisë së gjelbër dhe fotovoltaikëve?

☐ Po, në adresën e emailit: ___________________________________ ☐ Jo

Si dëgjuat për Solaron shpk dhe shërbimeve të ofruara?

☐ Rekomanduar nga: 𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃 𝐼𝐼𝑃𝑃𝑃𝑃𝐼𝐼𝑃𝑃𝐼𝐼𝐼𝐼𝐼𝐼𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃𝑃 𝐾𝐾𝑃𝑃𝐾𝐾𝐾𝐾𝐾𝐾𝑃𝑃𝑃𝑃𝐾𝐾 𝑃𝑃𝐼𝐼𝑒𝑒 .

☐ Nga kërkimi në internet ☐ Nëpërmjet websitit www.solaron.al ☐ Nëpërmjet Facebook/LinkedIn ☐ Tjetër: Ju lutem specifikoni: _____________________________________________

Ju falenderojmë për interesimin tuaj. Ju lutem respektoni dhe mendoni për mjedisin përpara se të printoni këtë dokument.

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 9 / 12

Page 11: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Në mënyrë që të përgatisim një Ofertë Financiare Paraprake për instalimin e një sistemi FV në objektin tuaj, është tepër e rëndësishme që ju të na vini në dispozicion dokumentacionin e mëposhtëm. Të shënuar me * janë dokumentacionet e domosdoshme, pa të cilat zgjidhja teknike dhe oferta paraprake nuk mund të përgatiten.

☐ * Fotografi ballore e objektit/sipërfaqes ☐ * Fotografi e objektit/sipërfaqes në perspektivë ☐ * Fotografi e objektit/ sipërfaqes me orientim jugun ☐ * Fotografi panoramike e objektit dhe sipërfaqes rrethuese ☐ Fotografi të sipërfaqeve ku ju preferoni të instaloni modulet FV ☐ Projekti Arkitektonik ☐ Projekti Konstruktiv ☐ Projekti Elektrik / Skema Elektrike ☐ Vizatime Topografike ☐ Skema e lidhjes së gjeneratorit ☐ Specifikime teknike të gjeneratorit ☐ Specifikime teknike të ngarkesave që duhen furnizuar (nëse është plotësuar Aneksi C) ☐ * Faturat e energjisë elektrike të vitit të fundit

Aneksi A

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 10 / 12

Page 12: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

Skiconi Objektin ose Sipërfaqen ku Dëshironi të Instaloni Module Fotovoltaike

Aneksi B

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 11 / 12

Page 13: KËRKESË PËR OFERTË · B3 – të na dërgoni çdo vizatim teknik të objektit/sipërfaqes që zotëroni . 2.5 Cili është tipi i mbulesës së objektit tuaj?

KËRKESË PËR OFERTË: SISTEM FV RRJET-LIDHUR NË REZIDENCA & BIZNESE TË VOGLA______ www.solaron.al

Lista e Ngarkesave që Kërkoni të Furnizoni me Bateri

Shënim: Nëse nuk e keni plotësuar pyetjen 4.1 mësipër, llogaritjet do të bëhen me autonomi 3 ditë sipas rekomandimeve ndërkombëtare.

Tipi Ngarkesës [AC/DC]

Përshkrimi i Ngarkesës Sasia Fuqia

Nominale [W]

Orë përdorimi në ditë

Pranverë & Verë

Orë përdorimi në ditë

Vjeshtë & Dimër

Aneksi C

COPYRIGHT © SOLARON SHPK, 2015, SHQIPËRI 12 / 12