kreu i shtatë instrumentet pËr regjistrim dhe mbledhje...

32
1 Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE TË TË DHËNAVE Qëllimet Kuptimi i instrumenteve për regjistrim dhe mbedhje të të dhënave, Njohja e llojeve të instrumenteve sipas llojit të metodës së kërkimit, Kuptimi i instrumenteve për vrojtim, Llojet e instrumenteve për vrojtim, Kuptimi i pyetësorit anketues dhe problematika e përpilimit? Njohja me qëllimet që ka pyetësori, Njohja me tipet e pyetësorëve që përdoren, Kuptimi i pyetësorëve të strukturuar, Kuptimi i pyetësorëve të pastrukturuar, Kuptimi i pyetësorëve gjysëm të strukturuar, Njohja me veprimet për disenjim të pyetësorit, Njohja me parimet për disenjim të pyetësorit, Njohja me kriteret për disenjim të pyetësorit, Njohja me hapat për të ndërtuar pyetësorin anketues, Njohja me pyetësorin përkujtues dhe përdorimin e tij dhe Njohja me omnibus anketën.

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

1

Kreu i shtatë

INSTRUMENTET PËR

REGJISTRIM DHE

MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

Qëllimet

Kuptimi i instrumenteve për regjistrim dhe mbedhje të të dhënave,

Njohja e llojeve të instrumenteve sipas llojit të metodës së kërkimit,

Kuptimi i instrumenteve për vrojtim,

Llojet e instrumenteve për vrojtim,

Kuptimi i pyetësorit anketues dhe problematika e përpilimit?

Njohja me qëllimet që ka pyetësori,

Njohja me tipet e pyetësorëve që përdoren,

Kuptimi i pyetësorëve të strukturuar,

Kuptimi i pyetësorëve të pastrukturuar,

Kuptimi i pyetësorëve gjysëm të strukturuar,

Njohja me veprimet për disenjim të pyetësorit,

Njohja me parimet për disenjim të pyetësorit,

Njohja me kriteret për disenjim të pyetësorit,

Njohja me hapat për të ndërtuar pyetësorin anketues,

Njohja me pyetësorin përkujtues dhe përdorimin e tij dhe

Njohja me omnibus anketën.

Page 2: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

2

7. KUPTIMI DHE LLOJET E INSTRUMENTEVE PËR

REGJISTRIM DHE MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

Instrumente për regjistrim dhe mbledhje të të dhënave, kuptojmë të

gjitha mjetet për regjistrim të dhënave dhe të informacioneve të

cilat përdoren gjatë zbatimit të kërkimeve në terren. Instrumentet

janë të llojllojshme, pra, dallohen në mes veti si për nga përmbajtja ashtu

edhe për nga pamja varësisht prej destinimit, por përherë duhet të jenë në

funksion të metodës së zbatuar të kërkimeve. Prandaj, instrumentet sipas

llojit dhe metodës së kërkimit i klasifikojmë:

1.Instrumente për vrojtim-formulari për vrojtim dhe instrumentet e

ndryshme teknike për regjistrim, të cilat përdoren gjatë zbatimit të

metodës së vrojtimit,

2.Instrumentet për anketim-pyetësori anketues dhe pyetësori përkujtues,

të cilët përdoren në zbatimin e metodës së anketimit dhe anketa

omnibus.

Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë që sa më leht të dallojmë

qasjen specifike në krijimin e secilit instrument. Krijimi ose ndërtimi i

instrumenteve në shikim të parë duket punë e thjeshtë dhe e lehtë.

Mirëpo ai është një aktivitet me rëndësi shumë të madhe, shumë i

ndërlikuar dhe me përgjegjësi të madhe. Prandaj, përpiluesit e

instrumenteve duhet të kenë dituri të gjëra profesionale, ta njohin

metodologjinë e kërkimeve të marketingut, psikologjinë, sociologjinë,

statistikën, etj.

7.1.INSTRUMENTET PËR VROJTIM

Instrumentet për vrojtim janë mjetet të cilat i përdorim për

regjistrim dhe mbledhje të dhënave gjatë vrojtimit. Instrumentet për

vrojtim janë formulari dhe instrumentet e ndryshme teknike dhe audio-

vizuele. Formulari për vrojtim shërbenë për vrojtim personal, një mostër

të një formulari po e jap në vijim. Mirëpo vrojtimi bëhet edhe me anë të

instrumenteve teknike, të cilat kanë sistem të paraparë të shenimit dhe

evidencimit të ngjarjeve sipas mundësive teknike, P.sh. magnetofoni

Page 3: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

3

shërben për inçizimin e zërit, kamera inçizon fotografinë dhe zërin,

ndërsa audiometri lidhet me makinën llogaritëse.

Tabela 4. FORMULARI PËR VROJTIM Nëse dikush gjëndet në banesë ose shitore gjatë kohës së vrojtimit

Personi 1 Personi 2 Personi 3

1. Mosha përafërsisht 2. Lidhja me vrojtuesin 3. Sa gjatë vrojton 4. A e ka vrejt i vrojtuari vrojtuesin 5. Nëse e ka vrejtë vrojtuesin a e

ka ndryshuarar sjelljen i vrojtuari Po jo Po jo Po jo

6. A ka dhën ndonjë koment për vrojtuesin Po jo Po jo Po jo 7. Pamja e jashtme 7. Gjatësia e të vrojtuarit 9. Vlerësimi i inteligjencës

Vrojtimi mund të bëhet edhe me aparate teknike dhe audiovizuele, të

cilat janë të shumta, por më të përdorurat janë: radiomanjetofoni,

videokamera, numruesi i qarkullimit, lexuesi laserik, kamera për

inçizim të syrit, pupilometri, tahitoskopi dhe audiometri.

Radiomanjetofoni Me anë të këtij pajimi inçizojmë zërin dhe kështu fitojmë informacion

për sjelljen dhe reagimin e blerësve ose konsumatorëve, etj.

Videokamera

Me anë të këtij instrumenti përcillet lëvizja dhe sjellja e individit, më së

shpeshti në shitore ose hapësira të tjera në të cilat lëvizin blerësit

potencial. Inçizimi bëhet rëndom me kamerë, e cila vendoset pa u vrejtur

në një vend nga i cili bëhet inçizimi, kurse dukuria përcillet jashtë asaj

hapësire.

Numruesi i qarkullimit Evidencon numrin e automobilave ose numrin e njerëzve, të cilët kalojnë

rrugës në ndonjë periudhë kohore. Këto matje shpesh bëhen që të bëhet

rregullimi i qarkullimit ose me rastin e përcaktimit të lokacionit të

shitoreve, qendrave tregtare jashtë qytetit e të ngjashme.

Page 4: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

4

Lexuesi laserik/skanuesi elektronik

Shfrytëzohet në arkat e vetëshërbimeve dhe hipermarketve për leximin e

kodeve të produkteve kështu kan rritur produktivitetin e shitjes me

pakicë dhe janë bër mjet i vlershëm për kërkuesit dhe kanë ndikim të

veçantë në kërkimet e marketingut. Me këte instrument përshkruhet

produkti me të gjitha vetitë, çmimin dhe natyrisht dinamika e dukurisë,

poashtu sasia e ndonjë produkti, jo në muaj ose javë por në çdo minutë.

Ky mjet teknik mundëson racionalizimin e afarizmit në mbajtjen e

rezervave, furnizim të shitoreve dhe në përgjithësi në qeverisje më të

lehtë me afarizëm me shitore.

Shumë shitore të shitje me pakicë të dhënat nga skanimi elektronik

munden me ju shitur tëfirmave kërkimore. Mirëpo duhet patur parasysh

disa kufzime të dhënave të skanuara, sepse të gjitha të dhënat nga

skanerët nuk janë të sakta. Pë saktë të dhënave duhet të plotësohen tri

kushte: secili produkt duhet të shenohet sakt nga proshuesi, shifra

saktësisht duhet të regjistrohet nga sistemi i shitjes me pakicë dhe çdo

produkt duhet të skanohet në pikën e daljes.

Kamera për inçzim të syrit

Vet emri tregon se i përcjell lëvizjet horizontale dhe vertikale të syrit

gjatë kohës së shikimit ose leximit të materialit me të cilin shkaktojmë

reagim të anketuesve. Përdorimi i kamerës është shumë interesant dhe

me vlerë. Të anketuarit përmes të filmit i simulohet lëvizja nëpër

supermarket, në të cilat rafte gjenden produktet. Kamera do të inçizon

lëvizjen e syrit dhe mat kohën në pjesë të sekondës se sa është shikuar

ndonjë produkt. Në vendet e zhvilluara lufta për vend në rafte dhe lufta

për kujdes të anketuesit është shumë prezente dhe kërkimi me të cilin

mund të dijmë se anketuesi produktin tonë fare nuk e ka vërejtur në

supermarket ose shumë e ka tërheq vëmendjen, mund të ketë vlerë

praktike.

Pupilometri

Pupilometri mat ndryshimet në madhësinë e bebzës së syrit të personit

kur ato shohin një reklamë, paketim ose disenj të produktit. Ndryshimi i

bebëzës së syrit, rritja tregon për interesim më të madh për objektin ose

përmbajtjen, ndërsa zvoglimi tregon për mosinteresim ndaj objektit ose

përmbajtjes.

Page 5: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

5

Tregimi se rritet bebëza e syrit në raste të mira ndërsa zvoglohet në raste

jo të mira lidhet me tregtarët e vjetër kinezë. Prandaj, me vrojtim të

kujdesshëm të bebëzave të syve të blerësve mund të përfundojmë se

cilën pjesë të stolive ose objekteve ju ka pëlqyer dhe kështu mbetet

vetëm të sforcohet shitja në drejtim të duhur.

Tahitoskopi

Është pajisje me të cilën personit në interval të shkurtër kohe (pjesë

sekonde) i projektohet fotografia e produktit, ambalazha, lajmërimi ose

ndonjë nxitës/stimulues vizuel tjetër, ndërsa pas kësaj matet shkalla e të

mbajturit mend dhe e vëzhgimit.

Audiometri

Instituti kërkimor më i madh në botë A.C. Nielsen nga Çikago, në

panelin e tij të TV shikuesve me vite shfrytëzon mjetin elektronik, i cili

quhet audiometër. Ky aparat kyqet në TV që ta rexhistron kohën dhe

programin të cilin familja e përcjell.

7.2. INSTRUMENTET PËR ANKETIM

Instrumentet më të përdorura për anketim janë pyetësori anketues,

pyetësori përkujtues dhe omnibus anketa.

7.2.1. KUPTIMI DHE RËNDËSIA E PYETËSORIT ANKETUES

Pyetësori anketues është instrument kërkimor i disenjuar për mbledhjen

e informacioneve të nevojshme për kompletimin e qëllimeve kërkimore

të projektit. Pyetësori anketues përbëhet prej një vargu të pyetjeve të

formuluara dhe të renditura, të cilat i parashtrohen të anketuarit

dhe prej hapësirës për përgjigje, të cilat i regjistron anketuesi në

anketimin personal dhe te anketimi me telefon kurse te anketimi me

postë dhe me kompjuter përgjigjet i rexhistron vetë i anketuari.

Pyetësori anketues është instrument themelor dhe kryesor i anketimit, i

cili përdoret për regjistrim dhe mbledhje të të dhënave primare.

Përpilimi i pyetësorit anketues është faza me rëndësi e procesit kërkimor,

sepse kërkimi është aq i mirë, sa janë mirë të formuluara pyetjet.

Page 6: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

6

Prandaj, përpilimi i pyetësorit anketues s’guxon të merret si i leht edhe

pse njerëzve u duket se mund të përpilojnë “anketë”, ajo është punë që

kërkon dituri dhe përvojë.

Mendimi se pyetësori leht mund të përgatitet, mund të dëgjohet vetëm

prej atyre, të cilët kurr nuk kanë tentuar të formulojnë pyetësor anketues.

Fakti është se përpilimi i pyetësorit anketues është punë e rëndë dhe me

përgjegjësi, për të cilën kërkuesi ka më së paku dituri teorike si

udhërrëfyes. Përpilimi i pyetësorit edhe më tej është më tepër shkathtësi

se sa shkencë dhe në këtë rast vije deri te shprehja e plotë e përvojës

kërkimore dhe kreativitetit.

Supozimi se njerëzit do t’i kuptojnë të gjitha ç’ështjet, për të cilat i

pyesim është i pa drejtë dhe i gabuar, sepse shpesh ndodhë e kundërta,

që njerëzit të mos e kuptojnë fare për ate që i pyesim, mund ta

zëvendësojnë një ç’ështje me tjetrën, mund të ndodhë që fare mos të

kuptojnë se çka dëshirojnë prej tyre. Ndodh shpesh të refuzojnë të

përgjigjen në pyetjet personale. Është me rëndësi se si pyetjet janë

formuluar, në cilën formë dhe me cilat fjalë.

Sipas S.Stonffera, gabimet më të shumta bëhen në fazën e përpilimit të

pyetjeve krahasuar me të gjitha fazat tjera, mirëpo edhe fazat tjera të

veprimit, si renditja e pyetjeve, hapësira për përgjigje, etj., kështu dr. H.

Honde e ka pyetur një mostër të kërkuesve, sipas mendimit të tyre, çka

është shkak i gabimeve në kërkimet e marketingut?

Shkaktarët e gabimeve janë:1

1. hartimi jo adekuat i pyetësorit 74%;

2. interpretimi i keq 57%;

3. mostra joadekuate 52%;

4. metodat joadekuate statistikore 44%;

5. prezantimi i rezultateve që nuk bazohen në fakte 41%.

Për t’i shmangur gabimet me rastin e përpilimit të pyetësorit anketues,

ose për t’i ulur në minimum, kërkuesi duhet t’i respekton disa parime,

por për çdo rast duhet të jetë në gjendje të bëj zgjidhje. Gjatë procesit të

përpilimit të pyetësorit anketues, gabimet mund të ndodhin në fillim, në

mes dhe në fund. Prandaj, duhet parë se disa gabime janë të rrezikshme,

p.sh. me rastin e përpilimit të pyetësorit për komunikim me postë se sa

1 Dr. Boris Tihi, Istrzhivanje marketinga. Sarajevo 1995,fq. 160.

Page 7: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

7

me komunikim personal dhe anasjelltas. Në qoftë se pyetësorin e

përpilon personi, i cili është aftësuar për punë të tilla, shumë probleme

eliminohen gjatë procesit. Për kërkuesit themelore është t’i njohin

parimet themelore për përpilimin e pyetësorëve, edhe atëherë kur ai se

përpilon vetë, por përpilimin e bënë ekipi profesional i ndonjë

ndërmarrje kërkimore.

Në shfrytëzimin e rezultateve të fituara me anketim, secili shfrytëzues

duhet të interesohet për metodologjinë e mbledhjes së të dhënave, por

edhe për pyetësorin anketues si formë direkte e komunikimit ndërmjet të

anketuarëve dhe anketuesve. Prej kësaj shohim se përpilimi i pyetësorit

anketues si për nga përmbajtja dhe problemi kërkimor kërkon qasje të

veçantë. Nuk ka procedurë të përgjithshme të përpunuar për përpilim të

pyetësorit anketues, e cila do të mund të zbatohej në çdo situatë.

Shumica e parimeve, të cilat janë të njohura janë rezultat i praktikës prej

të cilës ende në mënyrë të sistematizuar si ka definuar teoria.

7.2.2. QËLLIMET E PËRDORIMIT TË PYETËSORIT

ANKETUES

Qëllimi i përdorimit të pyetësori anketues është që të siguron

komunikim në mes të kërkuesit dhe repodentit. Pra, pyetsori duhet të

siguron komunikimin me:

a. respodentin, çka kërkuesi është duke pyetur dhe

b. kërkuesin, çka respodenti ka për të thënë.2

Disenjimi i pyetësorit provon të zvoglon vështirësitë në këte rrugë

dykahëshe të komunikimit, në mënyrë që secila palë saktë të kuptohej se

çka ka thënë tjetra. Pyetjet të cilat janë të vështira për interpretim ose

përgjigje dhe që janë madje jo të plota ose të paqarta, janë shembull i

shtrembërimit dhe i pengimit të komunikimit të pastër. Krjimi i

pyetësorit që siguron mjet të komunikimit të mirë është punë e vështirë,

sepse kërkon trajtim të strukturuar dhe sistematik.

Pyetësori kur përdoret i ka katër qëllime.3

2 Alan Wilson, Marketing Research an Integrated approach. 2E, Financial times Prentice Hall, 2006,fq.162.

3 Paul Hague, Market Research. 3E, Kogan page, 2002, fq. 106.

Page 8: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

8

Qëllimi i parë, dhe kryesor është të siguron informacione të sakta nga

respodentët.

Qëllimi i dytë, siguron përbërje të pranueshme të pyetësorit. Në anketë

është me rëndësi se të gjithë respodentët të pyetën në mënyrë të njejtë

dhe me të njejtat pyetje. Pa këte përmbajtje do të ishte e pamundur të

ndërtohet fotoja e tërësishme.

Qëllimi i tretë, i pyetësorit është të siguron formë standarde në të cilën

faktet, komentet dhe qëndrimet munden me u paraqitur. Shenimi i një

interviste është me rëndësi ashtu si pa te çështja do të harrohet ose

dëmtohet dhe

Qëllimi i katërt, pyetësori e ndihmon procesimin e të dhënave. Përgjigjet

shenohen në vendin adekuat në secilin pyetësor ashtu që thjesht mundet

me u ditur se sa shumë njerëz çka kanë thënë. Pa pyetësor, pra me

vrojtim të 500 njerëzve do të kishim nja 500 shënime të shkurtra të

renditura lirshëm nga anketuesi që do të ishte e pamundur të procesohen.

7.2.3. TIPET E PYETËSORËVE ANKETUES

Në kërkimet e marketingut janë të njohura tri tipe/lloje të pyetësorëve, të

cilat janë: 1. Pyetësori i pastrukturuar, 2. Pyetësori i strukturuar dhe 3.

Pyetësori i gjysëm i strukturuar4, të cilat tipe përcaktohen varësisht nga

lloji i pyetjeve, ndërsa llojet e pyetjeve janë të hapura, të mbyllura dhe

pyetje të përziera, etj.

Pyetësori i strukturuar, secili repodentë pyetet me pyetje të njejta dhe

në mënyrë të njejtë. Të gjitha opsionet janë parapërcaktuar nga kërkuesi

dhe respodenti thjesht duhet të shenon ose rrethon përgjigjen e

rëndësishme, e cila më së miri reflekton në përgjigje. Pyetjet e

strukturuara priren të jenë më të lehta për analizë. E meta më e madhe në

kërkimet e strukturuara është se rezultatet varen nga përgjigja e

parapërcaktuar, e cila ngusht reflekton ndjenjën e vërtetë të respodentit.

Kjo nuk ndodh përherë, kjo veçanërisht zbatohet kur kërkuesi ka dituri të

kufizuara nga mostra dhe përmbajtja e kërimit që bëhet. Përgjigja e

kufizuar e ndryshoreve mund të bën që respodenti të mos njoh dhe të

mos përgjigjet në mënyrë të përafërt për situatën, qëndrimet dhe

mendimet e veta.

4 Po aty, fq.107.

Page 9: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

9

Pyetësori i pastrukturuar, respodentët pyeten me pyetje të hapura, ku

përgjigjet nuk janë të kufizuara ose të parapërcaktuara. Anketuesi është i

lirë të ndryshon renditjen në të cilën pyetjet janë bër dhe mund të

ndryshojë rëndësinë e intervistës/anketimit varësisht nga dituria e

respodentit ose interesit. Pyetësori i pastrukturuar shpesh është përdorur

në intervistat e thella ose gjatë diskutimeve në fokus grupe. Ky lloj i

kërkimeve veçanërisht është i pranueshëm për kërkime në panelet e

ekspertëve dhe nuk përdoret në përgjithësi në kërkimet sasiore.

Pyetësori gjysëm i strukturuar, përbëhet nga të dy llojet e pyetjeve, të

hapura dhe të mbyllura. Kjo e ndihmon anketuesin të sforcon anketimin

dhe të nxit intersimin e respodentit për pjesëmarrje në anketim.

7.2.4. POCESI I HARTIMIT TË PYETËSORIT ANKETUES

Në bazë të përvojave ekzistuese dhe kritereve mund të definohen

drejtimet dhe të theksohen elementet pozitive dhe negative në përpilimin

e pyetësorit anketues. Pocesi i hartimit ihet të përfshinë disa veprime, të

cilat renditen në nëntë hapa vijues:5

Hapi 1. Përcaktimi i informacionit të kërkuar

Veprimi i parë dhe themelor në përpilimin e pyetësorit anketues është

përcaktimi i informacionit që dëshirojmë ta fitojmë me kërkim. Pra,

duhet të vendosim se “Çka kemi me pyetur”.

Kërkimet bëhen që të vijmë te informacionet, të cilat në fillim kemi

konstatuar se mungojnë dhe duhet t’i fitojmë me kërkime. Me që procesi

i kërkimeve të marketingut fillon nga përkufizimi i problemit, prej nga

kan dalur hipotezat kërkimore, ndërsa hipotezat e përkufizuara, qëllimet

e kërkimeve i shëndrrojnë në pyetje kërkimore, të cilat do të jenë të

pranuara dhe të kuptuara për të anketuarit. Përgjigjja në pyetje është e

dhënë vetëm atëherë kur fitojmë numër të madh të dhënave dhe me

përpunim i kthejmë në informacione, të cilat na ndihmojnë në zgjidhjen

e problemit me të cilin kemi filluar kërkimin.

55

Kryesisht është bazuar në këto dy burime: Gilbert A. Churchill, Jr., Basic Marketing Research,

4E.South-Western Thomson- Learning2001, fq, 315-341. Naresh K. Malohrta, Marketing Research an

applied orientation. 4E, Pearson pce Hall, 2004, fq. 280-300.

Page 10: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

10

Përcaktimi i informacioneve është hapi më i rëndësishëm në përgatitjen

e çdo instrumenti të kërkimeve, sepse ekziston rrezik që kërkuesi të

mbledh informacione të cilat nuk i duhen, dhe në pyetësor shtron pyetje,

të cilat i konsideron interesante dhe të vlershme ose përmbajtja e tyre

lidhet me pyetjet ekzistuese.

Hapi 2. Përcaktimi i llojit të pyetësorit dhe formës së komunikimit

me të anketuarin

Pas përkufizimit të informacionit të cilin dëshirojmë ta fitojmë, hapi

vijues është vendimi për llojin e pyetësorit dhe mënyrës së komunikimit

me të anketuarin. Ky veprim është shumë me rëndësi për arsye se format

e ndryshme të komunikimit kërkojnë pyetësor të ndryshmë.

Kur kërkuesi vendos të përdor pyetësor të pastrukturuar për qëllime të

mbuluara të kërkimit, anketimi personal është e vetmja formë që mund

të ketë sukses, sepse anketimi me postë nuk është i preferuar për

pyetësor anketues me qëllime të mbuluara, ku nga anketuesi priten

përgjigje më të gjata dhe më të gjëra. Në anketimin me telefon,

respodenti komunikon me aketuesin pa e parë pyetësorin, por pyëtjet që

do të pyeten duhet të jenë të shkurtra dhe të thjeshta. Pyetësori me postë

vetëadministrohet, por pyetjet duhet të jenë të thjeshta dhe të sigurohen

udhëzimet detale.

Hapi 3. Përcaktimi i përmbajtjes së secilës pyetje

Përmbajtja e secilës pyetje duhet të harmonizohet me secilin informacion

që dëshirojmë ta fitojmë, llojin e pyetësorit dhe mënyrën e komunikimit

me anketuesin.

Ndodh që në pyetësor jepen edhe pyetje plotësuese, të cilat nuk japin

përgjigje të drejtpërdrejt lidhur me informacionet që dëshirojmë t’i

fitojmë. Shpesh është e nevojshme që kërkuesi të formulon pyetje, e cila

do ta fut anketuesin në procesin kërkimor ose do ta motivojë për

pjesëmarrje ose mund ta mbulon interesin tonë për ndonjë markë të

produktit e të ngjashme.

Përcaktimi i përmbajtjes së pyetjes është punë delikate dhe për tu

formuluar mirë pyetja, ajo duhet testuar me anë të disa pyetjeve vijuese:

Page 11: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

11

1. Sa është e nevojshme pyetja?

Pyetja është e nevojshme, nëse me anë të saj e lehtësojmë procesin e

kërkimeve ose i mbledhim të dhënat e nevojshme për fitim të

informacioneve, të cilat me anketim përpiqemi t’i fitojmë. Mënyra më e

mirë për t’i shmangur pyetjet e panevojshme dhe të mos i kalojmë

pyetjet e nevojshme, bëhet me skicim të tabelës përfundimtare, e cila na

shërben si bazë për përmbushjen e rezultateve.

Le të shërbehemi me shembullin vijues: Kërkojmë tregun e ushqimit të

fëmijëve. Konsumatorë potencial janë familjet me fëmijë më të ri se tri

vite. Prandaj, është e panevojshme që me pyetësor anketues, të pyetën

për moshën e çdo fëmije, sepse fëmijët tjerë nuk ndikojnë në konsumin e

produktit të vrojtuar. Pra, mundemi të pajtohemi se veçoritë që kanë të

bëjnë me madhësinë e familjes duhet të na japin të dhëna vijuese:

- A ka familja fëmijë deri në moshën tri vjeçare (numri),

- Familja s’ka fëmijë deri në moshën tri vjeçare

Kjo na orijenton në pyetjen e pyetësorit anketues kur nuk ka nevojë të

parashtrohen pyetje për numrin e anëtarëve të familjes dhe për moshën e

fëmijëve të tjerë në familje nëse nuk është objekt i kërkimeve që

dëshirojmë t’i fitojmë. Në këtë fazë mund të skicohen tabelat, ku

theksojmë vetëm kohën pa të dhëna.

Tabelat janë të nevojshme edhe për studiuesin që ai të fitojë një pasqyrë

mbi atë se si do të duken rezultatet e kërkimeve. Skicimi i tabelave

ndihmon në konceptimin e pyetjeve dhe marrjen e vendimit për ate se

pyetja a është e nevojshme apo jo.

Shembull: Mosha e nënës

së fëmijës

Harxhon ushqim

të gatshëm për fëmijë

Nuk harxhon ushqim

të gatshëm për fëmijë

Deri 25 vjeç

26 deri 35 vjeç

36 vjeç e mbi

2. A është e mundur në vend të një pyetje të bëhen më shumë

pyetje? Në përpjekje që të përfshihet esenca e problemit dhe rezultatet të

jenë të mira, mund të ndodh që pyetjet të përmbajnë disa elemente dhe

Page 12: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

12

është e nevojshme që ajo të zbërthehet në nënpyetje. Shembull: Pse në

familjen tuaj konsumohet marka “X”? Të anketuarit munden në forma të

ndryshme ta kuptojnë këtë pyetje dhe përgjigjet do të jenë të ndryshme:

“Përherë e kemi harxhuar” ose “E kam par te miku dhe më ka pëlqyer”

ose “Kualiteti është më i mirë se i produkteve të tjera”. Pra, kur

dëshirojmë të dijmë, se sa gjatë një familje konsumon produktin, kjo

është një pyetje. Nëse dëshirojmë të dijmë, se si kanë filluar ta

konsumojnë, kjo është pyetje tjetër, nëse dëshirojmë t’i dijmë, motivet

kjo pyetje dallohet prej dy të parave.

Qartas po shohim se pyetja është parashtruar së tepërmi në formë të

papërcaktuar dhe në rastin konkret është e nevojshme të vendoset cila

nga versionet e mundshme e pyetjeve të përgjithshme është e nevojshme

për kërkime.

3. A do të mundet të përgjigjet i anketuari në pyetjet e

parashtruara? Problemi paraqitet atëherë kur:

a) i anketuari nuk ka kurrfarë përvoje lidhur me objektin që

hulumtohet;

b) të anketuarit si kujtohen detajet për të cilat e pyesim;

c) dhënia e përgjigjes kërkon nga i anketuari përpjekje plotësuese,

punë dhe kohë për mbledhjen e të dhënave.

a) Kur i anketuari duhet të përgjigjet në pyetjet nga lëmia që s’ka

përvojë ose dituri

Natyrisht se ndjehet keq dhe është një situatë e pakandshme. Mund të

ndodh dhe në shumë eksperimente është dëshmuar se i anketuari në kësi

situate jep çfardo përgjigje, të cilat nuk janë të sakta, sepse më së lehti

është të jepet çfardo përgjigje se sa të tregohet padituria ose

mosinformimi. Në këtë rast këto përgjigje nuk kanë kurrfarë vlere si

rezultate kërkimore por mund të na shpiejnë në drejtim të gabuar.

Përvojat kanë treguar se njerëzit japin mendime për dukuritë të cilat kurr

nuk kanë ndodhur, madje edhe për ligjet të cilat kurr nuk janë nxjerr.

Thjesht supozojnë se në pyetjet e parashtruara duhet dhënë përgjigje.

Prandaj, është shumë me rëndësi që në kërkime t’i shmangemi pyetjeve

për të cilat s’jemi të sigurt se të anketuarit i kuptojnë. Këto munden të

duken pyetje shumë të rëndomta, por prap se prap mund të ndodh që

njerëzit të mos e dijnë përgjigjen, nëse nuk merren me atë lëmi.

Page 13: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

13

b) Mbajtja mend e dukurive

Mjaft është problem në dhënien e përgjigjeve në pyetje, sepse të gjithë i

mbajnë mend ngjarjet kur kemi udhëtuar jashtë vendit, mbaruar shkollën

e mesme, etj. Mirëpo disa ngjarje si: lloji i pastës që përdor për rroje, për

dhëmbë, programin e shikuar të TV-së, vështirë se kujtohen. Prandaj,

anketuesi për të ndihmuar të anketuarin mund të përdor regjistër të

emisioneve të TV-së ose radios, të cilat kanë qenë në program gjatë

ditëve të kaluara, që t’i përkujton më leht dhe ky veprim mundet shumë

t’i ndihmon të anketuarit në përgjigje. Por mund të ndodh që i anketuari

të mos tregoi realitetin dhe “të zgjedh” përgjigjet e ofruara, të cilat nuk

përkojnë me sjelljen reale.

c) Përpjekjet plotësuese të anketuarit?

Ka raste kur i anketuari duhet të kalojë kohë dhe punë për mbledhjen e

përgjigjeve lidhur me pyetjet në pyetësorin anketues dhe parashtrohet

pyetja e saktësisë së atyre përgjigjeve. Në raste të tilla i anketuari jep një

lloj vlerësimi të vetë, i cili mund të jetë i saktë por mund edhe të mos

jetë. Ky problem paraqitet më së shpeshti te tregu afarist, ku kërkohen të

dhënat si:

- qarkullimi vjetor ose mujor i produkteve;

- të ardhurat mesatare të punëtorëve;

- struktura kualifikuese e personelit udhëheqës, etj.

Menaxheri i cili i ka ato të dhëna duhet t’i llogarisë dhe t’i rregullojë ato,

mirëpo që ato të dhëna të jenë sa më të sakta dhe punuara me saktësi dhe

kujdes organizatori i kërkimit duhet në raste të tilla të parasheh dhe

zbatojë masa stimulative ose llogarisë honorare si formë kompensimi për

angazhim.

4. A dëshiron i anketuari të përgjigjet?

Ka raste kur i anketuri nuk dëshiron të përgjigjet, sidomos kur lidhet me

pyetjet që kanë të bëjnë me jetën personale të të anketuarit, si janë të

dhënat për të ardhurat dhe mënyrën e shpenzimit, arsimimin, moshën,

situatën bashkëshortore, etj. Pra, të gjitha pyetjeve të cilat sjellin

shqetësim dhe ulje të disponimit për të marrur pjesë në anketim duhet të

shmangen çdo herë që është e mundur. Në rast se duhet parashtruar

pyetje lidhur me të ardhurat atëherë duhet të parashtrohen në mënyra të

ndryshme, si pyetje neutrale por jo posaqërisht të grupuara në klasa duke

filluar prej të ardhurave të ulta nga më të lartat.

Page 14: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

14

Te të hyrat është mirë t’i paraqesim të kategorizuara në klasa me të

ardhurat më të larta dhe më të ulta, për personat të cilët dëshirojnë të

renditen në persona mesatar dhe edhe më tej brenda dy ekstremeve ka

mjaft vend për përgjigje për të hyrat personale. Në rastet kur pyetjet janë

të ndjeshme dhe krijohet situatë e padëshiruar, përdorim këto teknika për

parashtrimin e pyetjeve:

1. Mbulohet pyetja në grupin e pyetjeve më pak të ndjeshme;

2. Parashtrohet pyetja hyrëse, e cila i zbutë frustrimet eventuale

që mund t’i përjetoi i anketuari. Shembull: kërkimet tregojnë se

çdo e katërta familje ka probleme me pagesën e detyrimeve”.

Me këtë të anketuarit ia kemi lehtësuar që eventualisht të

pranoi se si edhe familja e tij ka probleme të ngjashme.

3. Formulimi i pyetjes në mënyrë projektive, pra si diç që njerëzit

tjerë e bëjnë: “Çka mendoni a ka shumë njerëz me televizor të

paparaqitur”? Pse ndodhë kjo? Në të gjitha teknikat

projektuese edhe këtu supozohet se i anketuari në këtë mënyrë

do të zbulojë ndoshta edhe sjelljet e veta, të cilën gjë nuk do ta

kishte bërë në pyetjen e shtruar në mënyrë të drejtpërdrejt.

4. Të shtrohen pyetje të shifruara (koduara), të cilat ja japim të

anketuarit, kështu në vend se ta pyesim sa vjet i ka e shkruajmë

në kartelë:

A: 20 deri 29, Ç: 50 deri 59 dhe

B: 30 deri 39, D: mbi 60.

C: 40 deri 49,

Në këtë rast i anketuari më leht përgjigjet përmes të shkronjave se sa t’i

përmend vjetët, pra, përgjigja është “C” e jo “40 deri në 49”. Në këtë

formë mund të pyesim edhe për të ardhurat të anketuarin.

Hapi 4. Përcaktimi i formës së pyetjes dhe përgjigjes

Pas përcaktimit të përmbajtjes, kërkuesi duhet të vendos për mënyrën në

të cilën i anketuari do të përgjigjet. Ekzistojnë rrugë të ndryshme për të

pyetur pytjen e jejtë, mirëpo kjo varet prej formës së pyetjeve, gjerësisë

së informacionit dhe se si përpjken ti analizojnë të dhënat. Pyetjet mund

të janë: të hapura dhe të mbyllura, dihotome dhe multihotome, dhe

pyetje me zgjidhje të shumta me shkallë ose pyetje që paraqesin shkallë

qëndrimi.

Page 15: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

15

Pyetjet e hapura, janë pyetje që nuk kanë përgjigje të parapërcaktuar,

respodentët në pyetjen e parashtruar përgjigjen në mënyrën se si ai din

dhe dëshiron, pra, respondentët janë të lirë në përgjigje dhe mund të

përgjigjen me një fjalë, si në shembull: “Pse ju konsumoni produktin Y”

përgjigja në këte pyetje mundet me përfshirë numër të madh të

mundshëm të përgjigjeve nga respodenti, por anketuesi nuk i përcakton

këto përgjigje të mundshme. Përgjigje e mundshme mund të jenë: “Sepse

më pëlqen produkti”; “Është markë e njohur dhe cilësore”; “Ka konsum

shumë të gjerë në vend”, etj.

Pyetjet e hapura përdoren në përgjithësi kur kërkuesi nuk është i sigurt

për përgjigjen e mundshme në pyetjet të cilat dëshiron përgjigje dhe

vështirë e ka të parsheh përgjigjet. Përparësi e pyetjeve të hapura është

se i anketuari me që ka mundësi të shprehet me fjalë të veta, ai mundet

gjithçka që di të paraqet lidhur me problemin pra sasia e të dhënave

është e madhe. Idetë e reja dhe njohuritë të cilat nuk i kemi pritur se do

t’i fitojmë përherë paraqiten në këto përgjigje. Kjo formë e pyetjeve ka

më së paku rrezik që të gabojmë në formulim, të jemi të paqartë, etj.

Këto përparësi bëjnë që të vendoset të përdoren këto lloj pyetje.

Pyetjet e hapura kanë edhe të metat, sepse respodentët dallohen për nga

pikëpamja e aftësive për kërkime të mendimeve dhe ky fakt mundet me

paraqitur problem të madh në analizën e marrjes së përgjigjeve. Kështu

çdo përgjigje në pyetjet e hapura, sidomos kur nuk janë të orijentuara

leht, paraqet aq material të veçantë që në analizën e mëvonshme është

shumë vështirë të përgjithësohen dhe kategorizohen e sidomos

statistikisht të përpunohen. Kur kemi të bëjmë me komunikim personal

ose me postë madhësia e hapësirës së lën për përgjigje në pyetësor

parandalon përgjigjet e stërzgjatura, por kemi edhe situatën e kundërt kur

në mungesë hapësirës shpjegimet të jenë të dobëta dhe kështu mundësitë

janë më të vogla që prej tyre të nxjerrim së paku disa karakteristika të

përgjithshme.

Pyetje të mbyllura, te ky lloj i pyetjeve respodentit përgjigja në pyetjen

e parashtruar i kufizohet brenda përgjigjeve të paracaktuar, pra,

respodenti përgjigjet në njërën nga përgjigjet e mundshme në pyetje.

Shembull: Sa herë në muaj dilni për darkë në restorant?

Një deri në 5 herë 6 deri 10

11 deri 15 mbi 15

Page 16: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

16

Ky lloj i pyetjeve përdoret kur kërkuesi është mirë i informuar për

përgjigjet e mundshme në pyetje. Zakonisht 5 deri në 7 kategori

sigurojnë përgjigje optimale. Pyetjet e mbyllura janë më të lehta për t’i

analizuar dhe parakodue.

Ky model i pyetjeve shpesh përdoret për të filluar pyetësorin, sepse

respondentët në pyetjet e përgjithme do të ndihen më mirë dhe do të

mundet të vazhdohet procedura drejt pyetjeve të veçanta. Pyetjet e

mbyllura na mundësojnë fitimin e një numri të madh të dhënave primare

që do të mund të mbledhen duke filluar nga karakteristikat demografike,

qëndrimet dhe qëllimet në sjellje. Vërtetë ky lloj i pyetjeve paraqet një

aparat gjithëpërfshirës të të dhënave.

Pyetje të përziera, në praktikë shumica e pyetësorëve përbëhen nga

pyetje të përziera, pra prej pyetjeve të hapura dhe të mbyllura. Zakonisht

preferohet që pyetjet e mbyllura të jenë në fillim dhe pyetjet e hapura

drejt përfundimit të pyetësorit. Vendosja e pyetjeve të hapura në fund të

pyetësorit siguron që respodentët nuk demotivohen të ndalin përgjigjet

në pyetje, sepse ato janë “mbyllur” me pyetje paraprijëse të

përgjithshme.

Pyetjet dihotome (me dy përgjigje), janë pyetje të mbyllura dhe i kanë

vetëm dy përgjigje të mundshme, kështu anketuesi i ka dy mundësi të

përgjigjes, pra e ka të fiksuar alternativën e përgjigjes.

Shembull: Çfarë mendoni për çmimin e benzinës deri në fund të vitit?

1. do të të rritet,

2. do të ulet.

I anketuari e shenon përgjigjen në pyetje, me rrumbullaksim në këtë rast.

Pyetje tjetër dihotome është edhe kjo: A keni makinë për larje të enëve?

Po

Jo

Kështu rrethimi i njërës nga përgjigjet e mundshme, anketuesi na ka

ofruar informacionin e dëshiruar në formën më të thjesht. Përdorimi i

pyetjeve dihotome në vend të duhur, thjeshtësia, lehtësia për përpunim

dhe analizë të mëtejme ekonomike të pranueshme për anketuesit pa

mundësi ndikimi nga anketuesi në dhënje të përgjigjeve. Në situata të

cilat janë “bardh e zi“ janë pyetje me përparësi.

Page 17: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

17

Pyetjet multihotome (me shumë përgjigje), shumë leht mund të

fitohen nga pyetjet dihotome, me mundësi të shumta të përgjigjeve dhe

kanë shkallë më të lartë strukturimi, sepse ofrojnë më shumë përgjigje.

Shembull: Çfarë mendoni për çmimin e benzinës deri në fund të vitit?

1. do të rritet,

2. do të zvoglohet ,

3. do të mbetet i pandryshuar,

4. s’dij çka të them.

Nëse në pyetje kemi kërkimin e qëndrimeve, në këtë rast pyetësori do të

paraqet shkallën gjegjëse të matjes së qëndrimeve.

Pyetjet me shkallë qëndrimi. Është një formë e fiksimit të alternativës

së pyetjes dhe përdoret që të fitoj përgjigje. Për shembull kur pyetet

lidhur me përdorimin e mjetetve të transportit për udhëtim.

Sa shpesh shfrytëzoni autobusin/trenin për udhëtim?

a. As një herë,

b. Herë pas herë,

c. Dikur,

d. Shpesh.

Në këtë formë pyetja është multihotome, por përgjigja paraqet shkallën e

qëndrimit. Shkalla e përgjigjes do të ishte më e dukshme po të përdorej

forma vijuese që siguron përgjigje. Janë të njohura shkallë të ndryshme

por më të dalluarat janë: Shkalla e Likertit, semantika diferencuese, etj.

Hapi 5. Formulimi i pyetjeve

Formulimi i pyetjeve paraqet tekstin e plotë të pyetjes, të cilin anketuesi

duhet t’ia lexoi te anketimi personal dhe me telefon ose i anketuari e

lexon vet te anketimi me postë dhe elektronik. Prej kësaj forme të

komunikimit në mes të ndërmarrjes kërkimore dhe të anketuarit, varet se

ate që e thotë i anketuari a do të jetë përgjigje për ndërmarrjen. Prandaj,

formulimi i keq i pyetjeve për ndërmarrjen mund të shkaktoi rezistencë

te i anketuari dhe të ndikoi që ai fare të mos përgjigjet në pyetje ose të

përgjigjet gabimisht, për shkak se e ka kuptuar gabimisht pyetjen ose për

shkak se nuk dëshiron të përgjigjet.

Shkurtimi i përgjigjeve në pyetje, poashtu është problem si edhe

shkurtimi përgjigjeve në pyetësorin anketues në përgjithësi, sepse

besueshmëria e përgjigjes në pyetje në të cilën disa të anketuar s’janë

përgjigjur bëhet problem, kurse për përgjigjet e gabuara s’kemi çka të

flasim, sepse përgjigjet e gabuara sjellin rezultate të gabuara.

Page 18: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

18

Në formulimin e pyetjeve, kërkuesit mund t’i ndihmoi kontrollimi se

pyetja a i përmban elementet: kush, kur, si, ku, çka dhe pse. Natyrisht se

të gjitha pyetjet nuk do t’i përmbajnë të gjitha këto elemente, madje edhe

nuk është e nevojshme të përfshihen dhe është e pamundur të përfshihen

në çdo pyetje. Pasi të kemi formuluar pyetjen mund të vërtetojmë se

pyetja a duhet t’i përmbajë ato elemente dhe a mungon ndonjëri prej

tyre. Shembull: Pyetja: A keni automobil? Mund të jetë e qartë për

kërkuesin por jo edhe për të anketuarin. Pra, në këtë pyetje duhet

përkufizuar “Ç’farë automobili (personal, taxi, për nevoja transporti); e

pastaj “kush”: (individi me familje), çka (si të definohet pushimi: sipas

gjatësisë së qëndrimit, sipas llojit të pushimit? Kur (këtë vit, në muajt e

kaluar?), ku (hapësira turistike nuk tregon asgjë dhe s’flet për

lokacionin).

Mund t’i dallojmë disa parime për fromulim të pyetjeve, të cilat mund të

ndihmojnë në përpilimin e pyetësorit anketues ose në vendosjen se a të

pranohet ndonjë pyetësor anketues.

Pyetjet duhet të fomulohen me fjalë të thjeshta, të kuptueshme. Problemi

i fjalorit paraqitet në përgjithësi kur njerëzit e arsimuar shkruajnë tekstin.

Në rastet kur një tekst i destinohet njerëzve të arsimuar dhe të lëmisë së

njejtë fjalori i përdorur nuk është problem. Mirëpo kur pyetësori

anketues i destinohet konsumatorëve mesatar, pra një pjese të njerëzve të

pa arsimuar, të cilët as për afër nuk kanë fjalor me të cilin kërkuesi

shërbehet madje edhe në bisedat e përditshme. Për një pjesë të

anketuarëve është problem plotësimi i çfardo formulari, dhënja e

përgjigjes në mënyrë sistematike, shpejtësia me të cilën të dhënat

rexhistrohen, etj. Prandaj, kur kërkuesi ka në zgjedhje dy fjalë prej të

cilave njëra është e thjeshtë dhe e përditshme e tjetra letrare patjetër

duhet ta zgjedh më të thjeshtën. Madje fjalët e thjeshta munden të sjellin

hutim edhe kur përdoren në atë pjesë të vendit të cilat nuk përdoren.

Mirëpo problemi i vërtetë fillon atëherë kur fillojmë të kërkojmë

përmbajtjen siç janë: pijet e gazuara, xhami zjarrqëndrues, fijet sintetike,

etj.

Shmangia e fjalëve shumë kuptimore siç janë: shpesh, rregullisht, rrallë,

kohë pas kohe, shumë, pak, etj. Këto dhe fjalë të ngjashme nuk kanë të

njejtën rëndësi për të gjithë kërkuesit. Kur të kërkohet pjesëmarrja e

ndonjë sjellje, është e saktë se të anketuarëve ju shtrohen pyetje

konkrete:

Page 19: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

19

“A keni qen gjat muajit të kaluar në sheti jashtë qytetit”?

1. po, 4 herë ose më shpesh,

2. po, 2-3 herë,

3. po, 1 herë,

4. jo, s’kamë qenë në këtë muaj.

Pas kësaj do të llogarisim se çfarë është sjellja e të gjithë të anketuarëve

dhe përgjigjet e tyre renditen: kohë pas kohe, rrallë, asnjëherë, por edhe

me vërejtje çka do të thotë: shpesh (4 herë ose më shpesh në muaj), kohë

pas kohe (2 deri 3 herë në muaj) e kështu me radhë. Kështu të dhënat

standardizohen për të gjithë të anketuarit dhe kanë rëndësi për çdo

njërin.

Në përgjithësi është rregull që të anketuarit të pyetën, veçanërisht te

pjesëmarrja e dukurisë për sjelljen e tyre në ditën e kaluar, javën, muajin.

Pyetja më e mirë është “A jeni rruajtur gjatë 24 orëve“? Ose pyetja “A

rruheni rregullisht”? Në këtë rast kur kërkojmë sjelljen gjatë 24 orëve,

ndodh të hasim të anketuar, të cilët nuk rruhen çdo ditë por në atë kohë

që ka ndodhur anketimi janë rruajtur. Por edhe anasjelltas do të ketë

anketues të cilët rruhen çdo ditë por në 24 orët e fundit nuk janë rruajtur.

Çdo kërkues e din se rastet e tilla ndodhin. Nëse mostra është mjaft e

madhe, sipas ligjit të numrave të mëdhenj, dallimet do të neutralizohen

dhe rezultatet do të janë shumë të besueshme.

Shmangija prej pyetjeve sugjestive, si: “Mendoni se pirja e duhanit vlen

të ndalohet në vendet publike”? ose “E adhuroni kafenë Franck”?. Nga

vetë formulimi i pyetjeve i anketuari ndjehet se në atë mënyrë orientohet

në një drejtim. Mirëpo qëllimi i kërkimeve është fitimi i përgjigjeve

objektive e jo përgjigje çfarë ne dëshirojmë ose përgjigje që do të ishin

të volitshme për ndonjë porositës të kërkimeve. Pra, për kërkimin që

bëhet i anketuari s’bën të ndjen se ekziston ndonjë drejtim, i cili neve na

është më pak apo më shumë i preferuar. Kërkuesi nuk duhet të ketë

kurrëfarë preference përveç të vërtetës nëse dëshiron t’i ketë

informacionet e vërteta. Dozë rreziku bartë nëse i anketuari mëson ose

ndien nga pyetësori për kë bëhen kërkimet, për këtë pyetësori as një herë

nuk duhet të ketë shenja të ndërmarrjes as të institutit kërkimor, bile as

në pyetje nuk duhet të vendoset ndonjë markë ose produkt i njohur i

ndonjë prodhuesi.

Page 20: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

20

Hapi 6. Përcaktimi i renditjes së pyetjeve.

Pyetjet e formuluara duhet të renditen në pyetësor në mënyrë logjike,

sepse trajtimi i problemit në këte formë e ndihmon suksesin. Nuk është

krejt njësoj se me çfar renditje pyetjet do të shtrohen, sepse kjo ndikon

në sukses të anketimit. Nuk ekziston ndonjë parim i fortë i renditjes por

përvoja mund t’i ndihmojnë kërkuesit të përpilojë pyetësor anketues sa

më cilësor.

Prandaj, preferohet të fillohet me pyetjet interesante dhe të thjeshta.

Pyetja e parë është me rëndësi të madhe, sepse nëse të anketuarit i vije

vështirë të përgjigjet ose pyetja shkakton dyshim, procesi i anketimit do

të jetë i vështirë deri në fund. Pra, nuk duhet filluar me pyetjet për të

ardhurat, përkatësinë politike, e të ngjashme, sepse mund ta iritojmë

sikurse t’i shtrohej hetimit apo kontrollës. Pyetjet për mendime janë më

të përshtatshme për thyerje të akullit apo për një fillim të suksesshëm të

anketimit. Shumica e njerëzve dëshirojnë t’i shprehin mendimet dhe

përgjigja nuk do të analizohet por do ta nxisin të anketuarin të përgjigjet.

Për një renditje më të mirë të pyetjeve në pyetësorin anketues mund të

shërbehemi me teknikën e hinkës.

Përmbajtja e pyetësorit anketues zakonisht zbërthehet në grupe të

pyetjeve dhe në nëngrupe të pyetjeve, të cilat kanë renditje logjike.

Këshillohet të fillohet me përmbajtje të zgjeruar dhe pastaj të orijentohet

në fusha të ngushta dhe pyetje detale. Ky parim i shtrimit të pyetjeve

është i njohur me emrin teknika e hinkës, pra si hinka e cila ka grykë të

gjërë dhe dalje të ngusht.

Këtë mund ta ilustrojmë me shembullin vijues: Me kërkim dëshirojmë të

dijmë për familjet të cilat më së shpeshti përdorin supa të gatshme.

Duhet pasur parasysh se ekzistojnë dallime në prirje të anëtarëve të

familjes, pra edhe mendimet dhe qëndrimet e tyre dallohen. Në këtë rast

nuk fillojmë me pyetjen “Çfar lloj të supave të gatshme keni harxhuar në

fillim të javës, por do të kemi disa pyetje hyrëse, të cilat do të na sjellin

deri te pyetjet detale. Së pari do të vendosim pyetje “filter”, se familja a

përdor supa të gatshme dhe pas përgjigjes së marrur të anketuarit i

ndajmë në konsumator dhe jokonsumator, kurse më pas njërin dhe

grupin tjetër të anketuarëve i shpiejm në pyetje përherë e më detale dhe

thelbore.

Page 21: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

21

Poashtu është mirë të ekzistojë një renditje e pyetjeve, sepse kalimi nga

një përmbajtje në një tjetër në mënyrë të befasishme, mund t’i nxjerr të

anketuarit nga konteksti i pyetjeve të deritanishme. Prandaj, renditja me

kujdes dhe degëzimi i pyetjeve është shumë i preferuar të bëhet. Pas

ndarjes së konsumatorëve nga jokonsumatorët, secilit grupi i drejtohen

pyetjet përkatëse. Kërkuesi duhet ta zgjedh ate problem në mënyrë të

qartë, duke ja dhënë anketuesit në mënyrë të qartë udhëzimet për ate se

cilat pyetje duhet t’i shtrohen njërit dhe tjetrit grup të anketuarëve. Disa

pyetje s’është e thënë t’i parashtrohen ndonjë grupi të anketuarve dhe

anketuesi duhet t’i kaloi. Te pyetësori anketues me postë duhet

shmangur situatat e tilla, sepse i anketuari do të lodhet me numër të

madh të udhëzimeve, p.sh: “Nëse në pyetjen 2, përgjigja “jo”, atëherë

kaloni te pytja 6, pra duhet të kalohen tri pyetje. Te forma e komunikimit

me pyetësor anketues personal dhe me telefon këto situata anketuesi i

zgjedh pa ndonjë vështirësi dhe pa pas dyshime me kontakt me to. Prej

kësaj del se detyrë shumë me rëndësi e kërkuesit është që shumë preciz

të përpunon degëzimin e pyetjeve. Në këtë procedurë këshillohet të

zbatohen këto përvoja:

1. Përpunoni diagramin e mundësive logjike dhe përgatitini

pyetjet për të gjitha mundësitë dhe udhëzimet si përcillet

diagrami;

2. Pyetja e parë vendoset sa më afër pyetjes që ka shkaktuar

degëzimin.

Kështu pyetja e parë do të ishte: Në familjen tuaj gjat muajit të kaluar a

është harxhuar supa e gatshme industriale

1. po 2. jo

Kjo pyetje ka sjell ndarjen e të anketuarëve në konsumatorë dhe

jokonsumatorë. Pyetja e parë për konsumatorët mund të jetë: “Në cilën

formë ka qenë supa, katrore ose qese?

1. katrore 2. qese

Pas kësaj pason pyetja për llojin e supës (gjedhit, pulës, etj.), mënyrën si

është konsumuar dhe të ngjashme. Për jokonsumatorët po ashtu ka pyetje

për konsumin eventual të mëhershëm, arsyet e ndërprerjes, qëllimeve për

të ardhmen.

Degëzimi i pyetjeve është me rëndësi të bëhet ashtu që i anketuari të mos

dij që më përpara çka pason pas përgjigjeve të tij. Me fjalë tjera nëse

shihet se përgjigja pozitive do të sjell edhe 10 pyetje plotësuese, ndërsa

ajo negative edhe dy, mund të vij në situatë të jep përgjigje negative dhe

të shkurton procesin e anketimit.

Page 22: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

22

Praktikohet që pyetësorët anketues t’i pëmbajnë dy grupe të pyetjeve:

a) Pyetjet të cilat kanë të bëjnë me përmbajtjen e kërkimeve;

b) Pyetjet të cilat i njohin vetitë e të anketuarit.

Grupin e dytë të pyetjeve e quajmë edhe pyetje për klasifikim dhe

identifikim të anketuarëve dhe është e këshillueshme që të lehen për

pjesën e dytë të pyetësorit.Vetitë e të anketuarit duhet të vendosen në

fund të pyetsorit sidomos kur ka pyetje shumë të vështira, të cilat do të

bënin që të hamendej i anketuari ose s’do të dëshironte të përgjigjej.

Hapi 7. Përcaktimi i pamjes së jashtme të pyetësorit

Pamja e jashtme e pyetësorit ka rëndësi për suksesin e tij. Si çdo produkt

me ambalazh të mirë që përjetohet më mirë se ai në amballazh të keq,

ashtu anketuesit ngjashëm e përjetojnë dhe e vlerësojnë rëndësinë e

pyetësorit anketues. Prandaj, pyetësori duhet të duket në rregull.

Pyetësori jo në rregull ndikon negativisht në të anketuarit, duke

konsideruar se kërkimi s’është i rëndësishëm derisa pyetësori ka pamje

jo të mirë. Pyetësorët tani me zhvillimin e teknikës së shtypjes ka

mundësi të përgatiten mirë dhe të paraqitet tërësi integrale dhe i lidhur

mirë.

Pytësorët e formatit të vogël më mirë pranohen se ato të mëdhenjët,

sepse më leht përdoren në terren. Hapësirat për dhënjen e përgjigjeve

duhet të jenë të mëdha që mos të ketë problem me mungesë të saj.

Faqja e parë duhet të përmbajë:

a) Emrin, telefonin e ndërmarrjes e cila i kryen kërkimet. Në parim

duhet të jetë kërkues neutral, institucion arsimor dhe shkencor, e kurrsesi

sponzori i vërtetë, i cili do t’i shfrytëzon rezultatet. Në rastin kur

ndërmarrjes ja kryen instituti i vet kërkimet, ai institut bart emër tjetër,

në mënyrë që të anketuarit mos të sjellin në lidhje me ndërmarrjen, e cila

qëndron pas tij. Arsyet janë: sponzori as se si nuk duhet të ndikoj në

përgjigjet e të anketuarëve, sepse do të dëmtohej vlershmëria.

b) Titullin “ Pyetësori anketues për ....” zakonisht i shkruar me shkronja

të mëdha, si titull kryesor në mënyrë që i anketuari të shoh se për çka

është fjala.

c) Përmbajtja dhe qëllimi, shkurt të paraqiten,

Page 23: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

23

ç) Shenja dalluese, e cila i shërben për identifikim të pyetësorit: numri

rendor, vendi ku kërkimi kryhet, eventualisht adresa dhe emri i

anketuesit.

Pas kësaj pasojnë pyetjet, të cilat i paraqesim me numra me qëllim

orientimi dhe përpunimi të pyetjeve. Udhëzimet të cilat ja japim

anketuesit me rastin e kapërcimit të pyetjeve teknikisht mund të kemi

zgjidhje të ndryshme, prej atyre klasike “Nëse përgjigja në pyetjen 1,

është “jo”, kalo në pyetjen 5, përmes të shigjetave ose ngjyrave të

ndryshme ku janë pyetjet gjegjëse. Në këtë rast anketuesin e qojmë

vetëm për hapësirën e kaltërt ose të gjelbërt e të ngjashëm, në këtë rast

kosto është më e lartë por pyetësori bëhet më interesant.

Hapi 8. Shqyrtimi dhe përmirësimi i pyetësorit.

Kur pyetjet e shenuara renditen dhe për të cilën renditje mendojmë se

është më e mira, pason faza e leximit shumë të durueshëm të çdo pyetje

dhe kontrolla që të vërtetohen se çdo pyetje a është e qartë dhe a nuk ka

përmbajtje që do ta shqetëson të anketuarin ose anketuesin dhe kështu të

dëmtohet procesi i kërkimeve.

Kërkuesi duhet të gjej kohë dhe të shqyrton çdo fjalë në çdo pyetje.

Është shumë vështirë të paramendohet se si pyetjet e thjeshta mund ta

hutojnë anketuesin ose të anketuarit mund t’i kuptojnë krejtësisht

ndryshe se si kemi supozuar me rastin e formulimit të pyetjeve.

Hapi 9. Testimi pilot (para-testi).

Testin e përgatitur e provojmë në një njësi të vogël të atyre anketuesve,

të cilët kemi menduar t’i anketojmë. Qëllimi i paratestit është vërtetimi i

kuptueshmërisë, përshtatshmërisë dhe përdorimit të pyetësorëve për

kërkimin, i cili është i destinuar. Pra, në këtë fazë qëllimi është të

provohet instrumenti i kërkimeve. Për të qenë prova më bindëse duhet

mostra të shpreh masën statistikore.

Paratesti bëhet me anketim të drejtpërdrejt pa marrë parasysh formën e

komunikimit, e cila do të zbatohet në anketimin e vërtetë. Në këtë

mënyrë vërehen më së miri pyetjet e pakuptuara, moskuptimi i cili haset

në terren dhe probleme të tjera. Anketuesit e paratestit s’janë anketues

mesatar por bashkëpunëtor të institutit kërkimor ose kontrollor të

terrenit, pra janë personat më të mirë me përvojë të anketimit.

Page 24: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

24

Kërkimi në mostër as një herë nuk duhet të bëhet pa testim të pyetësorit.

Rezultatet e paratestit mund të sjellin ndryshime në mënyrën e shtrimit të

pyetjeve ose në renditje, ndryshimin e ndonjë fjale, etj. Pas kësaj

pyetësori ndryshon dhe përmirësohet nëse është i nevojshëm e pastaj

mund të bëhet edhe një anketim pilot, me anë të asaj metode të

komunikimit, e cila është paraparë në mostër: postale, telefonike,

personale, etj. Tek atëherë pyetësori është i gatshëm që me anë të

mbledhjes së të dhënave të cilat edhe më tej do të shfrytëzohen në

procesin e përpunimit dhe analizës së të dhënave.

7.2.5. ANKETIMI I GRUPIT - Përkujtuesi anketues

Anketimi i grupit është formë e mbledhjes së informacionit ku anketuesi

pyet ndërsa të anketuarit gjegjësisht grupi përgjigjet në pyetjet e

parashtruara. Përkujtuesi anketues është instrument për mbledhjen e të

dhënave me metodën e anketimit të grupit, pra në këte rast bëhet

anketimi i grupit të respodentëve dhe jo i vetëm një individi. Në

kërkimet e marketingut anketimi grupor shfrytëzohet më shumë se sa

intervista me individ.

Anketimi i grupit njihet edhe si diskutimi në grup ose grupi fokus.

Dallimi themelor prej anketimi individual është se përfshinë numër më

të madh të respodentëve, të cilët përfshihen në ndërveprim në mes tyre.

Pikëpamjet ose kontributi i njërit mundet të bëhet nxitës për

pjesëmarrësin tjetër ose mundet të nxit diskutimin duke sjell argumente

me rëndësi. Bashkëveprimi në mes të anëtarëve të grupit, zakonisht

njihet si grupi dinamik, sepse grupi bën vlerësim kritik të suksesit të tyre

në punë dhe është mjet kapital i tyre. Kjo formë është përdorur në

psikiatri, të cilët kan gjetur se pacientët janë më të vullnetshëm të flasin

lidhur me temat nëse ato dijnë se edhe njerëzit e tjerë kan patur përvoja

të ngjashme dhe qëndrime si ato vetë. Ato poashtu do të flasin lidhur me

temën në detale nëse ato diskutojnë në grup me anëtarët e grupit se sa

nëse ato kanë të përgjigjen në një anketim të drejtpërdrejt. Diskutimi në

grup mundet me u përdorur në kërkimet e marketingut kur kërkimi ka të

bëj me imixhin e markës, paketimin e ri dhe porosinë reklamuese.6

6 Alan Wilson, Marketing Research an integrated approach, 2E. Prentice Hall Financial Times , 2006, fq.

111.

Page 25: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

25

Diskutimi në grup mundet kërkuesin ta furinzon me dituri shumë të larta

dhe detale lidhur me subjektin. Ato poashtu munden ta theksojnë

dinamikën e qëndrimeve, duke treguar se si pjesëmarrësit i ndryshojnë

pikëpamjet e tyre në përgjigje të informacionit ose duke u nxitur nga të

tjerët.

Diskutimi në grup është përdorur, së pari në kërkimet e marketingut në

mes të viteve 1950 me rastin e kërkimit lidhur me shprehjen motivim.

Që prej atëherë përdorimi është rritur jo vetëm në kërkimet komerciale

për produkt por edhe për qeverinë dhe partitë politike. Diskutimi për

tema të veçanta bëhet ne grupin që përbëhet nga 8-12 pjesëmarrës dhe

udhëhiqet nga moderatori.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve, përfshinë sigurimin se respodentët janë të

njohur, të thirrur për pjesëmarrje dhe së fundi të përgatiur për të marrur

pjesë në diskutim. Përzgjedhja e pjesëmarrësve është element i

rëndësishëm për diskutimin në grup dhe kohë të gjatë është çështje

kontrolli në industrinë e kërkimeve të marketingut. Diskutimi në grup

vështirë arrin qëllimin në kërkime nëse pjesëmarrësit e zgjedhur janë të

gabuar, nëse të gjithë pjesëmarrësit nuk flasin ose flasin me paragjykime

të gabuara ose të pritshme.

Rregullat e përgjithshme për kryerjen e anketimit të grupit, të cilën

anketuesi/moderatori e udhëheq me ndihmë të përkujtuesit anketues

mund të përmbledhet në disa pika.7

1. Mbledhja e grupit mund të inçizohet me audio-videokamerë ose me

manjetofon, e cila punë i mundëson anketuesit të koncentrohet në

përcjelljen e bisedave duke mos u angazhuar në shenimin e përgjigjeve.

Zakonisht në fillim anketuesi duhet të shpjegoi se materiali i inçizuar

nuk do të shfrytëzohet për qëllime të tjera përveq për projektin kërkimor,

në të cilin nuk do të përmendet as një emër, kështu do t’i lus

pjesëmarrësit të bisedojnë hapur dhe shlirë.

2. Anketuesi duhet të shpjegoi rolin e tij, i cili është orientimi i bisedës

dhe përpjekja që grupi mos të largohet nga tema. Në këtë rast është me

rëndësi të thekson se nuk ekzistojnë përgjigje të drejta dhe të

gabueshme, të mira dhe të këqija, në mënyrë që pjesëmarrësit të ndjehen

7 M. Marushiq & T. Vranesheviq, Istrazhivanje trzhishta. Botimi I pestë, ADECO , Zagreb 2001, fq. 231.

Page 26: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

26

të lirë në paraqitjen e qëndrimeve qofshin ato pozitive ose negative një

lloj.

3. Me rëndësi është që pjesëmarrësit të jenë të sinqertë në përgjigjet e

tyre, sepse vetëm me përgjigje të sinqerta mund të ndikojmë në arritjen e

qëllimeve kërkimore.

4. Para se të fillohet me punë, anketuesi rëndom do t’i lus pjesëmarrësit

që të prezentohen shkurt në mënyrë që të njihen me njëri tjetrin: emri,

profesioni, mundet edhe arsyeja që i ka shtyrë të marrin pjesë në anketën

grupore.

5. Pyetja e parë te përkujtuesi, ngjashëm sikurse te pyetësori anketues,

shërben poashtu për krijimin e atmosferës në të cilën të gjithë

pjesëmarrësit do të ndihen sa më mirë. Kështu pas atmosferës pozitive

me anë të teknikës së hinkës futemi në problematikë.

Për diskutim të marrim, shembullin e kërkimit për konsumin e supave të

gatshme. Anketimi mund të fillohet me pyetjet:

Kush prej anëtarëve të familjes përgatitë ushqimin?

Cilët janë anëtarët e familjes të punësuar?

Se si zgjidhet problemi i mungesës së kohës?

Me anë të teknikës së hinkës në këtë rast arrijmë deri te përgatitja e

supave dhe kalojmë në pyetje konkrete.

7.2.6. OMNIBUS ANKETA

Kuptimi i fjalës omnibus në gjuhën latine është “Të gjithëve, për të

gjithë”. Omnibusi është lloj i veçantë i pyetësorit, sepse përmes tij

mbledhen të dhëna dhe informacione për dy ose më shumë

produkte/shërbime dhe përbëhet nga shumë përmbajtje të ndryshme, për

shembull: supat e gatshme, gullashi i gatshëm, gjellërat e gatshme, etj.,

dhe përdoret në kërkime kur marrin pjesë shumë pjesëmarrës.

Omnibusi si pyetësor i veçantë e ka kuptimin e një mjeti të transportit i

ngjashëm me autobusin në të cilin çdo udhëtar e ka vendin e vet. Pra,

çdo ndërmarrje, e cila merr pjesë në omnibus anketë i ka pyetjet e veta

Page 27: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

27

(ulësen e vet), kurse të gjithë së bashku i shfrytëzojnë ato pyetje, të cilat

kanë të bëjnë me karakteristika të përgjithshme për indentifikim si për

tabela të kontigjencës dhe për forma të tjera të analizës së rezultateve.

Pjesëmarrja në omnibus anketën bëhet për tarifën/çmimin që e

paguajnë për hapësirën që zën në pyetësor ose rregullisht për çdo herë që

marrin pjesë. Në omnibus anketën në fillim të anketuarit duhet të

informohen se anketa përbëhet nga disa përmbajtje dhe preferohet që

para çdo kalimi nga një përmbajtje në tjetrën tu tërhiqet vëmendja se tani

do të bisedojmë për temë të re.

Omnibus anketa bën që shpenzimet e mëdha të mostrës së vogël, të cilat

janë shumë të larta zvoglohen. Pra, me zbatimin e kësaj ankete

shpenzimet proporcionalisht ndahen sipas produkteve dhe kështu

zvoglohen për pjesëmarrës se sa po të përdorej anketa për secilin produkt

veç e veç. Kërkimi me zbatim të omnibus anketës mund të realizohet në

të gjitha format e komunikimit në mes të anketuesit dhe të anketuarëve.

Page 28: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

28

USHTRIME

Pyetje për diskutim 1. Kuptimi I instrumenteve për rexhistrim dhe mbledhje të të dhënave?

2. Kuptimi I instrumenteve për vrojtim?

3. Numro disa instrumente për vrojtim?

4. Videokamera pse shërben në metodën e vrojtimit?

5. Lexuesi laserik pse shërben në metodën e vrojtimit?

6. Pupilometri pse shërben në metodën e vrojtimit?

7. Kuptimi I pyetësorit anketues?

8. Teknika e cila përdoret për renditjen e pyetjeve në pyetësori anketues dhe

kuptimi i saj?

9. Llojet e pyetjeve në pyetësorin anketues?

10. Cilat janë parimet për fomulimin e pyetjeve në pyetësorin anketues?

11. Roli I pamjes së jashtme e pyetësori anketues?

12. Pse bëhet shqyrtimi I pyetësorit anketues?

13. Kur dhe pse bëhet testi pilot?

14. Kuptimi I anketimit të grupit?

15. Kuptimi I omnibus anketës?

Pyetje me shumë përgjiegje 1. Hapi I parë dhe themelor në përpilimin e pyetësorit anketues është:

a. përcaktimi I informacionit të kërkuar,

b. përcaktimi I llojit të pyetësorit,

c. përcaktimi I përmbajtjes së pyetjes,

d. Përcaktimi I formës së prgjigjes.

2. Hapi I dytë në përpilimin e pyetësorit anketues është:

a. përcaktimi I informacionit të kërkuar,

b. përcaktimi I llojit të pyetësorit dhe formës s ë komunikimit,

c. përcaktimi I përmbajtjes së pyetjes,

d. Përcaktimi I formës së prgjigjes.

3. Hapi I tretë në përpilimin e pyetësorit anketues është:

a. përcaktimi I informacionit të kërkuar,

b. përcaktimi I llojit të pyetësorit,

c. përcaktimi I përmbajtjes së pyetjes,

d. Përcaktimi I formës së prgjigjes.

4. Hapi I katërt në përpilimin e pyetësorit anketues është:

a. përcaktimi I informacionit të kërkuar,

b. përcaktimi I llojit të pyetësorit,

c. përcaktimi I përmbajtjes së pyetjes,

d. Përcaktimi I formës së përgjigjes.

Page 29: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

29

5. Teksti I plotë i pyetjes së formuluar, të cilin anketusi duhet t’ia lexoi te

anketimi personal dhe mes telelfon ose I anketuari e lexon te anktimi me postë

dhe me kompjuter, paraqet hapin e pestë.

a. E sakt, b. E pa sakt, c. Pjesërisht e sakt.

6. Pyetjet e formuluara duhet të renditen në pyetësor në mënyrë ___________,

sepse trajtimi i problemit në formë adekuate ndihmon suksesin.

7. Përmbajtja e pyetësorit anketues këshillohet të fillohet me përmbajtje të zgjeruar

dhe pastaj të orijentohet në fusha të ngushta dhe pyetje detale. Ky parim i shtrimit të

pyetjeve është i njohur me emrin:

a. teknika e hinkës, b. teknika e llupës,

c. teknika e sitës, d. të gjitha.

8. Testin e përgatitur që e provojmë në një njësi të vogël të anketuesve, të cilët

kemi menduar t’i anketojmë, veprimin e quajmë:

a. parta-test, b. pas-test,

c. super-test, d. as njëra.

9. Anketimi i grupit njihet edhe si diskutimi në grup ose grupi fokus dhe

bashkëveprimi në mes të anëtarëve të grupit, zakonisht njihet si:

a. grupi dinamik, b. grupi statik,

c. grupi I njejtë, d. as njëra.

Page 30: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

30

SHTOJCA

1. PYETËSORI ANKETUES

PUSHIMI VJETOR 2008

1. Ju personalisht në këtë vit a keni qenë në pushim vjetor

jashtë vendbanimit? Po ............. 11/1

Jo............... 11/2

1a. Pse s’keni qen në pushim jashtë vendbanimit?

- Për shkak të kryerjes së punëve në bujqësi/biznis ........ 12/1

- Për shkak të ndërtimi/adaptimi të shtëpisë ................... 13/1

- Për shkak të angazhimit tjetër ............................................. 14/1

- Për shkak të s’mundjes ........................................................ 15/1

- Për mungesë të mjeteve financiare ...................................... 16/1

- S’ka nevojë për pushim të veçantë jashtë vendbanimit........ 17/1

- Tjetër .................................................................................... 17/1.

(Nëse përgjigja është jo, kalo në pyetjen 6)

2. Ku personalisht ju keni kaluar pushimin vjetor jashtë vendbanimit

- Në qytet ................................................................................ 19/1

- Në det ................................................................................... 20/1

- Në male ................................................................................ 21/1

- Në banjë ............................................................................... 22/1

- Në botën e jashtme .............................................................. 23/1.

3. Sa ditë keni kalur në pushim vjetor jashtë vendbanimit

(shkruani vetëm për pushimin më të gjatë)

- deri në 7 ditë .................................................................... 24/1

- 7-10 ditë .......................................................................... 24/2

- 11-15 ditë ........................................................................ 24/3

- 16-21 ditë.......................................................................... 24/4

- mbi 21 ditë ....................................................................... 24/5.

4. Çfar lloj akomodimi keni shfrytëzuar në pushimin jashtë vendbanimit

- Akomodim privat ............................................................. 25/1

- Kampin ............................................................................ 26/1

- Pushimore .................................................................... 27/1

- Hotel ............................................................................. 27/1

- Vikend shtëpizë ............................................................. 29/1

- Tjetër ............................................................................... 30/1.

5.Në cilin aranzhman keni kalur pushimin jashtë vendbanimit

në vitin 2002 ?

- Ndërmarrja ku punon...................................................... 31/1

- Ndërmarrjes së vet ......................................................... 32/1

- Përmes të agjensionit turistik ......................................... 33/1

Page 31: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

31

- Tjetër .............................................................................. 34/1.

6.Sa anëtarë ka pas familja juaj në pushim jashtë vendbanimit

në vitin 2002 ?

- Gjithsej anëtar të familjes............................................. 35/1

- Numri i anëtarëve në pushim vjetor ........................... 36/1.

6a. Anketuesi a ka qen kush prej anëtarëve të familjes në

pushim jashtë vendit?

- Po ........................................................................... 37/1

- Jo ........................................................................... 37/2.

7. A keni ndërtuar/adaptuar objektin banues ose ndonjë objekt tjetër?

-Po, kemi ndërtuar.................................................... 37/1

-Po, kemi adaptuar................................................... 39/1

-Jo, s’kemi ndërtuar as adaptuar.............................. 40/1.

7a. Gjatë këtij viti keni me adaptuar/ndërtuar objekt banues ose tjetër

-Po, gjithsesi ...................................................................... 41/1

-Nuk dij sakt ...................................................................... 41/2

-Jo sigurisht ........................................................................ 41/3.

7b. Përpunimi:pyetja e nxjerrur nga përgjigja 7 dhe 7a

- Ndërtojmë/adaptojmë ose do të ndërtojmë/adaptojmë

(gjithsesi ose mundet) .............................................. 42/1

- Asgjë nga e regjistruara ........................................ 42/2.

Page 32: Kreu i shtatë INSTRUMENTET PËR REGJISTRIM DHE MBLEDHJE …kerkimmarketingu.weebly.com/uploads/3/8/8/5/3885920/kreu_7_mkt_415.pdf · Klasifikimi i dhënë është praktik, në mënyrë

32

2. ANKETIMI I GRUPIT

PËRDORIMI I SUPAVE TË GATSHME NGA FAMILJET

I.Supat në përgjithësi

a) Më thoni diç për konsumin e supave në familjen tuaj

1. Kush i dëshiron?

2. Kush i konsumon?

3. Çfarë lloj supash, prej mishi, prej perimeve?

4. Çfarë iu shtohet në përbërje?

5. A është shujtë vetvetiu (sa shpesh)?

6. Kush vendos për llojin e supës, çfarë lloje hargjohen

kur janë anëtarët e familjes vetë, ndërsa çfarë kur vijnë musafirë?

b) Se si në shtëpinë tuaj shfrytëzohen supat e gatshme industrialisht të

përgatitura në katror dhe qese?

7. Para sa kohe keni filluar të konsumoni supa të gatshme?

8. Se si ka ndodhur konsumi i parë, se si janë paraqitur në familjen tuaj?

9. Kush i dëshiron (adhuron)?

10. Cili lloj ju është më i dëshirueshëm njerëzve të shtëpisë?

11. Përdorni katror supe edhe për ndonji qëllim, cilat janë ato?

12. Sa shpesh i konsumoni?

13. Ku i bleni ose ku furnizoheni?

c) Në disa vite të kaluara a ka pas ndryshime në qëndrimet e familjes suaj në

raport me konsumin e supave të gatshme?

-Çfarë ndryshime?

-Si ka ardhur deri te ndryshimet?

II. Markat dhe prodhuesit e supave të gatshme

a) Gjatë disa viteve të kaluara si janë ndryshuar blerjet tuaja, për secilin

lloj të supave të gatshme?