kontrolli i lartË i shtetit kryetari - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje...

17
1 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI Nr.284/2 Prot. Tiranë, më 30/06/2017 V E N D I M Nr.74, Datë 30/06/2017 PËR EVADIMIN E MATERIALEVE TË AUDITIMIT TË USHTRUAR NË ZYRËN VENDORE REGJISTRIMIT PASURIVE PALUAJTSHME KOLONJË “PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS LIGJORE PRANIMIN DHE ADMINISTRIMIN E DOKUMENTACIONIT TEKNIKO-LIGJOR PËR REGJISTRIMIN FILLESTAR TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, EVIDENTIMIN DHE TRAJTIMIN LIGJOR TË MBIVENDOSJEVE”. Pasi u njoha me Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Projekt Vendimin e paraqitur nga Grupi i Auditimit, të Departamentit të Auditimit të Aseteve dhe të Mjedisit, shpjegimet e dhëna nga subjekti i audituar, mendimin për cilësinë e auditimit nga Drejtori i Derpartamentit Juridik, Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës, mendimin e Drejtorit të Përgjithshëm, vlerësimin mbi objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të mësipërm, në mbështetje të neneve 30 dhe 32 të ligjit nr. 154, datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, V E N D O S A: I. Të miratoj Raportin Përfundimtar të Auditimit “Për zbatimin e procedurës ligjore në pranimin dhe administrimin e dokumentacionit tekniko ligjor për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme, evidentimin dhe trajtimin ligjor të mbivendosjeve” , të ushtruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë, për periudhën 01.01.2014 deri më 31.12.2016. II. Të miratoj rekomandimet e përcaktuara dhe të kërkoj marrjen e masave, për sa vijon: A. MASA ORGANIZATIVE 1. Gjetje: ZVRPP Kolonjë në një rast, sipas dokumentacionit që ndodhet në praktikë, ka kryer regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në ZK nr. 1594, të fituar me kontratë shitblerje të pronës

Upload: others

Post on 13-Oct-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

1

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

KRYETARI Nr.284/2 Prot. Tiranë, më 30/06/2017

V E N D I M

Nr.74, Datë 30/06/2017

PËR

EVADIMIN E MATERIALEVE TË AUDITIMIT TË USHTRUAR NË

ZYRËN VENDORE TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË

PALUAJTSHME KOLONJË “PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS

LIGJORE NË PRANIMIN DHE ADMINISTRIMIN E

DOKUMENTACIONIT TEKNIKO-LIGJOR PËR REGJISTRIMIN

FILLESTAR TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, EVIDENTIMIN DHE

TRAJTIMIN LIGJOR TË MBIVENDOSJEVE”.

Pasi u njoha me Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Projekt Vendimin e paraqitur nga Grupi

i Auditimit, të Departamentit të Auditimit të Aseteve dhe të Mjedisit, shpjegimet e dhëna nga

subjekti i audituar, mendimin për cilësinë e auditimit nga Drejtori i Derpartamentit Juridik,

Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës, mendimin e Drejtorit të Përgjithshëm,

vlerësimin mbi objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të

mësipërm, në mbështetje të neneve 30 dhe 32 të ligjit nr. 154, datë 27.11.2014 “Për Organizimin

dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,

V E N D O S A:

I. Të miratoj Raportin Përfundimtar të Auditimit “Për zbatimin e procedurës ligjore në pranimin

dhe administrimin e dokumentacionit tekniko ligjor për regjistrimin fillestar të pasurive të

paluajtshme, evidentimin dhe trajtimin ligjor të mbivendosjeve” , të ushtruar në Zyrën Vendore

të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë, për periudhën 01.01.2014 deri më

31.12.2016.

II. Të miratoj rekomandimet e përcaktuara dhe të kërkoj marrjen e masave, për sa vijon:

A. MASA ORGANIZATIVE

1. Gjetje: ZVRPP Kolonjë në një rast, sipas dokumentacionit që ndodhet në praktikë, ka kryer

regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në ZK nr. 1594, të fituar me kontratë shitblerje të pronës

Page 2: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

2

nga Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, duke bërë

kalimin në pronësi private të objektit bashkë me truallin “ ½ e Librarisë Qendrore”, me

vendodhje në Ersekë, në administrim të Tregtimit të Librit Artistik dhe Shkencor, sha, me

sipërfaqe totale 77 m2. Së pari: Sipas formularit për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore, pjesa e pronës

nr. 58, pasuria nr. 8/27, ndërtesa, ambjenti në katin përdhe i ish-shtëpisë së pionerit, Bulevardi

“Dëshmorët”, sipërfaqja e pronës është 92 m2, nga kjo ndërtesë 83 m2, ish-Biblioteka në katin

përdhe, në emër të Ministrisë së Kulturës, Bashkia Ersekë (ambjenti është në katin përdhe të

godinës dy katshe në bashkëpronësi), pra ka mos përputhje të sipërfaqes me atë të privatizuar

prej 77 m2;

Së dyti: Emërtimi i objektit të privatizuar është “½ e Librarisë Qendrore Ersekë”, ndërsa në

VKM emërtimi ish-biblioteka, pra ka mospërputhje të emërtimeve, gjë e cila duhej sqaruar para

regjistrimit në ZVRPP Kolonjë;

Së treti:Nuk ndodhet në referenca, dokumenti i miratimit nga Bashkia Ersekë për ndryshimin e

VKM, pra për heqjen nga lista e inventarit të miratuar të këtij objekti;

Së katërti: VKM nr. 675, datë 07.08.2013, është marrë pas 5 muajsh nga privatizimi i objektit

nga Ministria e Financave, Drejtoria e e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike;

Përsa më lart nga ish-regjistruesi i ZVRPP Kolonjë nuk duhej të ishte kryer regjistrimi pa

plotësuar shtojcat 1, 2 dhe 3, lidhur me verifikimin elementëve të formës dhe të përmbajtjes së

Aktit Administrativ, Kontratës Noterale apo Vendimit të Gjykatës, veprim në papajtushmëri me

pikën 5, të UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen

nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të

regjistruesit”.

1.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni 5,

pikës “1” neni 59 dhe neni 60, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi në ZK nr. 1594

për objektin “½ e Librarisë Qendrore Ersekë”, pasuria me nr. 8/27, sipërfaqe trualli 92 m2

dhe ndërtesë 83 m2, regjistruar në pronësi të qytetarit G.M, deri në plotësimin me

dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Korrik 2017

2. Gjetje: Në 10 raste, ZVRPP Kolonjë ka regjistruar në hipotekë pasuritë e paluajtshme të

fituara me aktet administrative, vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave të

ish-pronarëve të Zyrës Rajonale të Qarkut Korçë, sipas pasqyrës së mëposhtëme:

Vendimet e përfitimit të titullit të pronësisë për këto raste, janë regjistruar në hipotekë në

bashkëpronësi në % takuese për secilin trashëgimtar përfitues, pasi nga ana e KKKP ish-

pronarëve vendimet janë marrë në bazë fshati. Për të gjitha këto referenca dokumentare del se

Nr

VKKP Hipotekë Lloji i pasurisë në ha

Nr. datë Fshati ZK Nr. datë Pyll Kull Pa fr Arë

1 73 27.02.2001 Starje 3510 85 30.05.2001 154

2 1 27.07.2001 Piskal 2971 149 09.08.2001 100 226

3 934 22.04.2009 Orgockë 39 18.10.2010 95

4 40 22.02.2007 Gërmenj 42 27.06.2007 1324

5 66 30.11.2000 Starje 3510 112 01.06.2001 278 0.9

6 153 22.06.2000 Gërmenj 26 04.11.1999 94.8

7 351 15.12.2000 Gramoz 40 16.12.1999 464

8 146 21.07.2006 Qytezë 68 19.10.2006 4693.9 74 387 578.8

9 7 12.04.2002 Postenan 22 10.06.2005 277 636.5

10 97 26.04.2006 Toç 50 10.07.2006 16.5 39

Totali 5277,2 3195,5 38,9 578,8

Page 3: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

3

veprimet janë regjistruar në hipotekë dhe pse Zona Kadastrale ku është vendodhja e tyre, ka

kaluar në sistem regjistrimi, për rrjedhojë nuk mund të konstatohen pasuri si rrugë, liqene, etj., që

nuk janë objekt i kthimit të pronës, nuk janë të shoqëruara me plan rilevimi. Rregjistrimet janë

bërë në hipotekë dhe për këto vendime në asnjë rast, nuk është kërkuar ligjshmëria e tyre në

AKKP, si dhe të kërkohej nga Avokatura e Shtetit nëse këto vendime nuk ndodhen në proçese

gjyqësore.

Përsa më lart, konstatohet se, nuk janë kryer veprimet e duhura nga hartografi i ZVRPP Kolonjë

dhe nuk është përgatitur kopje e hartës treguese të regjistrimit (HTR), ku të përcaktonte me

vijëzim me ngjyre të kuqe pozicionin gjeografik të pasurisë. Këto veprime janë në

papajtushmëri me pikën 10.6, Kreu i II të Regullorës nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës

së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, ku përcaktohet: “Sipas kërkesës,

përgatit kopje të HTR (sipas modelit bashkëlidhur) ku përcakton dhe vijëzon me ngjyre te kuqe

pozicionin gjeografik te pasurisë”.

2.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni 5,

pikës “1” neni 59 dhe neni 60, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi për vendimet e

KKP të regjistruara në hipotekë dhe për kalimin e tyre në sistem të kërkohet plotësimi me

dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Korrik 2017

3. Gjetje: Në 9 raste, ZVRPP Kolonjë ka regjistruar në hipotekë kontrata koncensionare të

lidhura nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës dhe shoqërive “R..E” shpk dhe “MP

Energy”, nga bashkimi i dy firmave “A..C...” shpk dhe “N....j” shpk, për periudhën Janar 2014

deri Dhjetor 2016. konkretisht:

a. Koncesionari “Rajan Energy” shpk, për 6 kontrata koncensionare me nr. 1257 rep dhe nr.

320/2 kol, datë 26.06.2009 për ndërtim. Kontratë shtesë koncensionari “Për disa ndryshime në

kontrattën e formës Boot me nr. 9 rep dhe nr. 5 kol, datë 11.01.2013 dhe kontratën shtesë

koncensionari për disa ndryshime në kontratën e koncensionit nr. 38 rep dhe nr. 91 kol, të formës

Boot, sipas Hipotekë nr. 248, datë 03.04.2014, për HEC Rajan 2; nr. nr. 249, datë 03.04.2014,

për-HEC Shëndëlli; nr. 250, datë 03.04.2014 për - HEC Arrëz; nr. 251, datë 03.04.2014 për-HEC

Sotir; nr. 252, datë 03.04.2014, për-HEC Podë dhe nr. 253, datë 03.04.2014, për-HEC Radan 2;

b. Koncesionari “M.. E...” nga bashkimi i dy firmave “A..C....” shpk dhe “N.....” shpk për 3

kontrata koncensionari me nr. 468 rep dhe nr. 238 kol, datë 06.11.2012, sipas hipotekë nr. 288,

datë 24.09.2014, për objekt “L.... 1”, nr. 289, datë 24.09.2014, për objekt “L.... 2” dhe nr. 289,

datë 24.09.2014, për objekt “L..... 3”.

Përsa trajtuar konstatohet se: nuk përcaktohet zona kadastrale, numrat e pasurive që ky investim

do të ndërtohet, sipërfaqen që do të zërë, statusin juridik të pronës mbi të cilën shtrihet investimi,

mënyrën e marrëdhënieve që do të krijohen me pronarët e pronave që prekin këto objekte, si dhe

nuk kanë marrë leje ndërtimi nga organet kompetente përmbi 6 vjet, veprime në papajtueshmëri

me nenin 17, paragrafi 2 dhe 5 neni 21 të ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e

pasurive të paluajtshme” i ndryshuar me kreun III pikat 4 dhe 4.1.1. të Rregullores për punën e

Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme miratuar me Ligjin Nr. 184, datë 08. 04.1999.

3.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës 1 neni 5,

pikës a neni 25 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi për pasuritë e

regjistruara në regjistrat hipotekor nr. 248, nr. 249, nr. 250, nr. 251, nr. 252 dhe nr. 253,

datë 19.12.2013; b) në hipotekë nr. 288, nr. 289 dhe nr. 289, datë 24.09.2014, deri në

plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Shtator 2017

Page 4: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

4

4. Gjetje: Rregjistrimi i pronave të transferuara me VKM nr. 1108, datë 30.12.2015 “Për

transferimin, nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te

Bashkitë, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të

paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”, për Bashkinë Ersekë janë kaluar 51 burime ujore

si rezervuar kanale ujitëse dhe stacione pompimi.

Nga këto, janë marrë në dorëzim dhe regjistruar vetëm 4 rezervuarë dhe nuk është kryer asnjë

veprim për regjistrimin e 41 rezervarëve të tjerë, si dhe kanalet dhe stacionet e pompimit,

veprime këto në kundërshtim me pikat 2, 3 dhe 4 të VKM nr. 1108, datë 30.12.2015.

Në lidhje me evidentimin, regjistrimin e rezervuarëve dhe problematikat e dala, konstatohet:

- Rezervuari Barmash në ZK nr. 1119, nga Njësia e Menaxhimit të Projektit është hapur KPP në

volum 4, faqe 233, me sipërfaqe 22026 m2 nga 14000 m2 që është bërë miratimi dhe tranferimi

sipas VKM, pra me një diferencë më tepër se VKM prej 8026 m2.

- Rezervuari Ersekë që ndodhet në ZK nr. 1594 është hapur KPP në volum 16, faqe 209, me

sipërfaqe 108493 m2 nga 90000 m2 që është bërë miratimi dhe tranferimi sipas VKM, pra me

një diferencë më tepër se VKM prej 18493 m2.

- Rezervuari Helmes që ndodhet në ZK nr. 1948 është hapur KPP në volum 3, faqe 224, me

sipërfaqe 253580 m2 nga 14000 m2 që është bërë miratimi dhe tranferimi sipas VKM, pra me

një diferencë më tepër se VKM prej 28580 m2.

- Rezervuari Leshnje (Gjanc) që ndodhet në ZK nr. 1787 është hapur KPP në volum 42, faqe

155, me sipërfaqe 109937 m2 nga 20000 m2 që është bërë miratimi dhe tranferimi sipas VKM,

pra me një diferencë më tepër se VKM prej 89937 m2.

- për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura

nga Njësia e Menxhimit të Projektit për çdo vendndodhje të tyre, mosveprime në kundërshtim

me ligjin nr. 33, datë 21.3.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” dhe VKM nr. 1108,

datë 30.12.2015.

4.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë në bashkëpunim me Bashkinë Ersekë, të

marrin masa për marrjen në dorëzim të pronave të transferuara me VKM nr. 1108, datë

30.12.2015 “Për transferimin, nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të

Ujërave të Bashkitë, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të

luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”, si dhe regjistrimin në favor të tyre

sipas dispozitave ligjore.

Brenda muajit Tetor 2017

5. Gjetje: ZVRPP Ersekë në 131 raste, për sipërfaqen 201711 m2 e cila rezulton se ështё

okupuar nga qytetaret të ndryshëm. Nga auditimi i KPP për ZK nr. 1227, fshati Blush për 29

raste me sipёrfaqjё 25101 m2; në ZK nr. 3164, fshati Rehovë evidentohen 16 raste, pasuri me

një sipёrfaqjё 8199 m2; në ZK nr. 1255, fshati Bloshanj për 19 raste me një sipёrfaqe 53901

m2; në ZK nr. 2498, fshati Luaras pёr 67 raste me një sipёrfaqe 114510 m2. Sipas pasqyrave

bashkëngjitur Projekt Raportit. Në të gjitha KPP në seksionin “E”, ndodhet shënimi e okupuar

nga ...... Nga verifkimi rezulton se këto persona kanë përfituar në bazë të ligjit nr. 7501, datё

19.08.1991 “Për tokën bujqësore”. Me këta qytetarë nuk ka asnjë veprim komunikues nga

institucionet pёrkatёse poseduese tё pronave, pasi pasuri e Bashkisë Ersekë(ose ish komunave).

Nga sa me sipër, rezulton se mos dhënia me qira ka efekte financiare që duhen llogaritur qerasë

së papaguar nga subjektet vetëm për periudhën 3 vjeçare nën auditim 01.01.2014 deri më

31.12.2016, (pra 36 muaj), sipas nenit 14 të ligjit nr. 8318/1998, i ndryshuar, ----Objekt i

qiradhënies, sipas këtij vendimi, janë sipërfaqet e tokës bujqësore, në pronësi të shtetit, me

origjinë nga ish Ndërmarrjet Bujqësore. Sipas përcaktimit të nenit 14 të ligjit nr. 8318/1998 “Për

dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri

shtetërore”, janë objekt i këtij vendimi për qiradhënie edhe sipërfaqet e tokës bujqësore të

përfshira brenda zonave turistike, të përcaktuara me vendimin nr. 88, datë 1.3.1993 të Këshillit të

Ministrave “Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit”, të ndryshuar, si dhe

Page 5: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

5

tokat bujqësore brenda kufizimeve të parqeve kombëtare dhe zonave rreptësisht të mbrojtura, por

miratimi përfundimtar i qiradhënies së tyre, bëhet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të

Republikës së Shqipërisë. Nuk janë objekt qiradhënieje, sipas këtij vendimi, sipërfaqet e tokës

bujqësore, të cilat kanë origjinë nga ish- kooperativat bujqësore dhe kanë mbetur pa u ndarë në

pronësi të familjeve bujqësore, sipas dispozitave të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të

ndryshuar.

5.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP në bashkëpunim me Bashkinë Ersekë të marrë masa,

bazuar në shkeljet e konstatuara të gjejnë zgjidhjet ligjore për të nënshkruar kontrata qiraje me

përdoruesit, në të gjitha Zonat kadastrale nën juridiksionin e saj, masë kjo që do tërisë të ardhurat

e Bashkisë dhe administrimin e pronës publike.Për periudhën që përsonat e kanë shfrytëzuar të

llogariten detyrimet dhe të kërkohet arkëtimi i tyre.

Brenda muajit Tetor 2017

6. Gjetje: ZVRPP Ersekë në 1 rast, sipas dokumentacionit që ndodhet në referencat nr. 05016 të

ZK nr. 1594, në emër të qytetarit Rolan Niko Petro Ersekë ka kryer regjistrimin e ri të pasurisë

së paluajtshme të objektit është regjistruar pasuria nr. 1/52 me sipërfaqe 1400 m2 truall, dhe

ndёrtesё 8,75 m2 me pronar R.N. P.Sipas lejes së ndërtimit nr. 31 datë 05.11.1993, pёr “Pikë

shitje Karburanti” firmosur nga Kryetari i Këshillit të Rrethit Kolonjë. Bashkëlidhur praktikës

mungojnë dokumentet që duhen paraqitur: Kërkesa e pronarit, nr. e protokollit të dhënies se

lejes, afatin kohor tё përfundimit, preventiv dhe situacion pёrfundimtar të objektit.

6.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni 5,

pikës “1” neni 49 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi në ZK nr. 1594

për pasurinë e paluajtshme regjistruar në volum 8, fleta 94, nr. 1/52 me sipërfaqe 1400 m2 truall,

dhe ndёrtesё 8,75 m2 me pronar R.N. P, deri në plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Tetor 2017

7. Gjetje: ZVRPP Ersekë në 1 rast, sipas dokumentacionit që ndodhet në referencat nr. me

referencё 2084 , datë 16.12.1992 (regjistrim i ri ), ёshtё regjistruar nё pronësi të qytetarit

S.M.R pasuria me nr.8/85, vol 8 faqe74 me sipërfaqe 500 m2, me emërtim truall, dhe 293 m2

ndёrtesё. Ky veprim ёshtё kryer bazuar nё kontratën e shitjes datё 16.12.1992, pёr blerjen e

truallit nga pronësia shtet bashkëlidhur praktikës, veprimet mbështeten nё lejen e sheshit tё

ndërtimit nr. 17. datë 27.09.2000, mbi kёtё truall ёshtё ndërtuar njё objekt me sipërfaqe 293 m2

dhe lejen e ndërtimit të lëshuar nga KKRT e rrethit nr. 18, datë 27.03.2001. Subjekti sipërmarrës

nuk ka paraqitur preventivin dhe situacionin përfundimtar. Nё dosje nuk gjendet dokumentacioni

pёr pagesën e taksës së infrastrukturës dhe të ndërtimit. Këto parregullsi janë veprime nё

papajtueshmëri me ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” i ndryshuar.

7.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni 5,

pikës “1” neni 49 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi në ZK nr. 1594,

për pasurinë e paluajtshme regjistruar në pronësi të qytetarit S.M.R me nr.8/85, volum 8,

faqe 74 me sipërfaqe 500 m2, me emërtim truall dhe 293 m2 ndёrtesё deri në plotësimin me

dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Shtator 2017

8. Gjetje: ZVRPP Ersekë në 88 raste, sipas dokumentacionit të administruar me referencё

paraqitur sipa tabelës në Raportin Përfundimtar të Auditimit, (regjistrim i ri), janë regjistruar

pasuri të llojit “Tokë Bujqësore” me pronar “Shtet për sipërfaqen 220187 m2 , e cila rezulton

se” ështё okupuar nga qytetaret e lartpërmendur. Gjithashtu, konstatohet se në 11 raste se

personat “ pronarë” okupues, janë trajtuar edhe sipas ligjit nr. 7501, datё 19.08.1991 “Për tokën

Page 6: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

6

bujqësore”. Me këta qytetare nuk ka asnjë veprim komunikues nga institucionet pёrkёtёse

poseduese tё pronave, ku sipas rastit individual këto janë pasuri të Bashkisë Ersekë.

Sa me sipër rezulton se mos dhënia me qira ka patur efekte financiare, pasi duhej llogaritur

qerase së papaguar nga subjektet vetëm për periudhën 3 vjeçare nën auditim 01.01.2014 deri

më 31.12.2016, (pra 36 muaj), sipas nenit 14 të ligjit nr. 8318/1998, i ndryshuar, ----Objekt i

qiradhënies, sipas këtij vendimi, janë sipërfaqet e tokës bujqësore, në pronësi të shtetit, me

origjinë nga ish Ndërmarrjet Bujqësore. Sipas përcaktimit të nenit 14 të ligjit nr. 8318/1998 “Për

dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri

shtetërore”, janë objekt i këtij vendimi për qiradhënie edhe sipërfaqet e tokës bujqësore të

përfshira brenda zonave turistike, të përcaktuara me vendimin nr. 88, datë 1.3.1993 të Këshillit të

Ministrave “Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit”, të ndryshuar, si dhe

tokat bujqësore brenda kufizimeve të parqeve kombëtare dhe zonave rreptësisht të mbrojtura, por

miratimi përfundimtar i qiradhënies së tyre bëhet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të

Republikës së Shqipërisë. Nuk janë objekt qiradhënieje, sipas këtij vendimi, sipërfaqet e tokës

bujqësore, të cilat kanë origjinë nga ish- kooperativat bujqësore dhe kanë mbetur pa u ndarë në

pronësi të familjeve bujqësore, sipas dispozitave të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të

ndryshuar.

8.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, në bazë të ligjit nr. 33, datë

29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të

kërkojë zyrtarisht pranë Institucioneve të lartpërmendura gjetjen e rrugeve të ligjore të lirimit

ose të dhënies me qira të pronave të okupuara për të gjithë ZK nën juridiksionin e saj.

Brenda muajit Shtator 2017

9. Gjetje: ZVRPP Ersekë në 1 rast, sipas dokumentacionit që ndodhet në ZK nr. 1594,

referencat nr. 1252 datë 21.08.2014, ka kryer regjistrimin e pasurisë të llojit arë me sipërfaqe

1519 m2, nr. 259/27, vol 9 faqe 63 dhe volum 9, faqe 64 për pasurinë 259/104 me sipërfaqe

1496 m2 nё bazuar kontratёn e dhurimit nr. 568 REP dhe 471 Kol, datё 22.10 2015. Bashkëlidhur

praktikës nuk gjendet certifikata familjare e dhuruesit para datë 19.08.1991, nuk ka plan rilevimi

dhe hartën treguese të shënuar me vijë të kuqe për përcaktimin e kufijve dhe vendodhjen e

pronës.

9.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni 5,

pikës “1” neni 49 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi në ZK nr. 1594

për pasurinë e paluajtshme regjistruar në pronësi të qytetarit K.S e H.S në vol 9 faqe 63

pasuria 259/27 për sipërfaqen 1519 m2 dhe volum 9, faqe 64 për pasurinë 259/104 me

sipërfaqe 1496 m2 , deri në plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Shtator 2017

10. Gjetje: ZVRPP Ersekë në 1 rast, qytetari H.K.SH ka pajisur me certificate pronёsie nr.

017581, datё 19. 06.2014 për pasurinё nr. 230/71, volum 7, faqe 74. Origjina e kёsaj pasurie

vjen nga ZK nr. 3510, AMTP nr. 641, 642, datё 17.08.2000, volum 2, faqe 126, pasuria 230/43,

sipёrfaqe 750 m2 nga e cila 600 m2 truall dhe 185.4 m2 ndёrtesё, regjistruar nё

bashkёpronёsi tё H. K.SH dhe M.K.SH, tё cilёt janё pajisur me certificate pronёsie datё

29.08.2007 tё firmosur nga ish regjistruesi Th.GJ. Nga auditimi rezulton se kjo pasuri ёshtё

regjistruar nё kundёrshtimn me ligjin 33/2012, datё 29.04.2012, “Pёr regjistrimin e pasurive tё

palujtshme pasi sipёrfaqjё 600 m2 ёshtё ndarё bazuar nё kontratёn e pjestimit nr. 474 Rep dhe

nr. 235 Kol, datë 29.08.2007 me jo bashkёpronarët H.K.SH duke regjistruar pasurinë nr. 230/71

nё volum 7, faqe 74 me sipërfaqe 300 m2 truall dhe 92.7 m2 ndёrtesё dhe J.K.SH, duke

regjistruar pasurinё 230/72 volum 7, faqe 75 me sipёrfaqe truall 300 m2 dhe ndёrtesё 92.7 m2.

Ky i fundit rezulton se nuk ka pasuri tё regjistruar nё bashkёpronёsi, praktika nuk ka

bashkёlidhur certifikatё tё gjendjes familjare si dhe nuk ka dokument mbi ndryshimin emrit nga

Page 7: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

7

M.SH nё J.SH. Sa mё sipёr rregjistrimi i sipёrfaqes nё favor tё qytetarit K.SH, është veprim e jo

nё pёrputhje me dhe nё kundёrshtim me Vendim Nr. 432, datë 14.8.1995 Për procedurat e

regjistrimit të pasurive të paluajtshme në zonën urbane të fshatit dhe dekretit nr. 5747, datë

29.06.1978 “Për Hartimin, Miratimin dhe Zbatimin e Planeve Rregulluese të Qyteteve dhe të

Fshatrave”, Neni 10. Për ndërtimin e banesave vetjake në fshatrat fushore e në përdorim një

ngastër deri në 200 m2 në fshatrat kodrinore e malore deri në 300 m2 dhe në qytete, sipas rastit

140 deri 170 m2 .

10.1 Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni 5,

pikës “1” neni 49 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi në ZK nr. 1594

për pasurinë e paluajtshme regjistruar në pronësi të qytetarit H.K.SH me nr. 230/71 nё

volum 7, faqe 74 me sipërfaqe 300 m2 truall dhe 92.7 m2 ndёrtesё dhe J.K.SH, duke

regjistruar pasurinё 230/72 volum 7, faqe 75 me sipёrfaqe truall 300 m2 dhe ndёrtesё 92.7

m2 deri në plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Shtator 2017

11. Gjetje: ZVRPP Ersekë në 1 rast me aplikim nr. s`ka, datë 19.06.14, qytetarja M.DH ka

kërkuar, regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të fituar nga EKB Ersekё, me Kontratë Shitje e

menjëhershme nr. 253, Rep. nr. 216/1, Kol. datë 13.06.2014, ndërmjet Drejtorisë Rajonale të

Entit Kombëtar të Banesave Ersekё dhe M.DH, për apartamentin me sipërfaqe 76.79 m2.

Kontrata e shitblerjes nr. 253, Rep. nr. 216/1, Kol. datë 13.06.2014, ndërmjet Drejtorisë Rajonale

të Entit Kombëtarë të Banesave Ersekё dhe M.DH, etj. për apartamentin me sipërfaqe 76.79 m2,

nuk ka ardhur me shkresë përcjellëse nga Drejtoria Rajonale e Entit Kombëtar të Banesave

Ersekё, veprim në papajtueshmëri me pikën 1, të VKM nr. 556, datë 23.10.2000 “Për dorëzimin e

dokumentacionit në ZVRPP” Nga auditimi rezulton se në dosje nuk ndodhet çertifikata e gjendjes

familjare me 01 Dhjetor 1992 për të përcaktuar bashkëpronarët me moshë mbi 18 vjeç në këtë

datë, kur ata nuk janë pasqyruar në Kontratë, veprim në papajtueshmëri me pikën 8.4, të kreut të

IV, të Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të

paluajtshme”, të ndryshuar. Nga ZVRPP Ersekё, nuk është bërë verifikimi i elementëve të

formës dhe të përmbajtjes të aktit noterial dhe nuk është plotësuar shtojca 2. Këto veprime janë

në papajtueshmëri me pikën 4, të UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të

akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për

nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit” .

11.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni

5, pikës “1” neni 49 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi në ZK nr. 1594

për pasurinë e paluajtshme regjistruar në pronësi të qytetares M.DH në KPP volum 5, faqe

232, është regjistruar pasuria nr. 7/116+2-3, apartament me sipërfaqe 76.79 m2 deri në

plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Tetor 2017

12. Gjetje: ZVRPP Ersekë në 1 rast zona Kadastrale nr. 2430 referencё 00905, është bërë

pranimi i dokumentacionit, për regjistrimin e pasurisё sё paluajtshme me nr. 4003, e llojit truall

me sipërfaqe 14000 m2 dhe sipёrfaqe ndёrtese 996 m2 e ndodhur nё Kolonjё Leskovik, nё

pronёsi tё subjektit “C... shpk” nё volum 2, faqe 199. Sipas konstatimeve tё gjetura ne dosjen e

dokumentacionit tё paraqitur pёr regjistrim pёr këtë pasuri ёshtё nxjerrë Urdhër Kufizimi nr.

146/prot, data 8.07.2014, firmosur nga regjistruesi A.D me përmbajtjen e shkresës: “ “Mungon

dosja e plotё dhe e konfirmuar nga AKP, për regjistrimin e spitalit termal “S......” sha, gent

plani dhe planimetria. Mungon dokumentacioni ligjor për kalimin nё pronёsi tё “C... “ shpk.

Page 8: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

8

Ky urdhër ёshtё regjistruar ne kartelën e pasurisë sё paluajtshme me datë 3.03.2014, nё vol 2

faqe 199, seksioni D , me përshkrimin “Ndalohen veprimet mbi pasurinё”.

12.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Ersekë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni

5, pikës “1” neni 49 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi në ZK nr. 1594

për zbatimin e Urdher kufizimit nr146/prot, data 8.07.2014 për pasurinë e paluajtshme nr.

4003, e llojit truall me sipërfaqe 14000 m2 dhe sipёrfaqe ndёrtese 996 m2,e ndodhur nё

Kolonjё Leskovik, nё pronёsi tё subjektit “C...shpk” nё vol 2, faqe 199, deri në plotësimin e

dosjes së privatizimit dhe të konfirmuar nga AKP , për regjistrimin e spitalit termal “

Srandapor” Sha, gent plani dhe planimetria.

Brenda muajit Shtator 2017

13. Gjetje: ZVRPP Kolonjë në një rast ka regjistruar në regjistrin hipotekor nr. 240 pasurinë e

paluajtshme përfituar sipas lejes zhvillimore komplekse dhe kontratës koncesionare në kushtet

kur: Në dosje mungon "Leja e përdorimit" akti i lejimit të përdorimit dhe/ose zënies së tokës apo

strukturës së zhvilluar, për të cilin është kryer punimi, “aktet e kontrollit” të cilat vërtetojnë

realizimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes, sipas fazave të përcaktuara në rregulloret

e kontrollit të zhvillimit si, por jo vetëm, për themelin, karabinanë, punimet mekanike, hidraulike,

të izolimit, rifiniturave dhe të sistemimeve të jashtme, “Oponenca teknike” për projektet e

ndërtimit të objekteve do të bëhet për të gjitha llojet e ndërtimeve, me vlerë të preventuar së paku

100 milionë lekë, nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që

mbulon veprimtarinë e ndërtimeve. projektin dhe kushtet urbanistike të miratuara, etj. Veprime

këto në papajtueshmëri me pikën 1 neni 48, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e

pasurive të paluajtshme”, nenin 6 dhe 13, të ligjit nr 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe

disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me nenin 79 të ligjit nr. 10 119, datë

23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", i ndryshuar, pikën 2 paragrafi 2, të UKM nr. 2, datë

12.09.2012.

13.1 Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës 1 neni 5,

pikës a neni 25 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi për pasuritë e

regjistruara në regjistrin hipotekor nr. 240, datë 19.12.2013, ZK 1948 Helmës, ZK 3083

Qafzezë, deri në plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Tetor 2017

14. Gjetje: ZVRPP Kolonjë në një rast për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme përveç tarifës

së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, nuk ka aplikuar kamatëvonesë,

në shumën 300,000 lekë e cila përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik për

buxhetin e shtetit. Veprime këto në papajtueshmëri me neni 39 të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012

“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Gjithashtu ZVRPP Kolonjë në një rast, ka kryer

regjistrimin e pasurisë së paluajtshme nr. 745, rezervuar me sipërfaqe 253.580 m2 volum 3, faqe

224, përfituar sipas VKM nr. 1157, datë 25.11.2009, me një sipërfaqe totale prej 253.580 m2

rezervuar, në kushtet kur akti i fitimit të pronësisë në këtë rast VKM nr. 1157 datë 25.11.2009

nuk është origjinale, nuk përmban vulën lidhëse në çdo faqe të institucionit që e ka dërguar,

gjithashtu shkresa që e përcjell është kopje e pa njëjësuar me origjinalin. Veprime këto në

papajtueshmëri me pikën a neni 25, nenin 39 të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e

pasurive të paluajtshme” me kreun IV pika 21, 22, kreun VI pikat 3 dhe 3.1 të Rregullores për

punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme miratuar me Ligjin Nr. 184, datë 08.

04.1999, ndryshuar nr. 7, datë 7.01.2000.

14.1 Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës 1 neni 5,

pikës a neni 25 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi për pasurinë nr.

Page 9: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

9

745, volum 3, faqe 224, 1948 Helmës, deri në plotësimin me dokumentacionin tekniko

ligjor.

Brenda muajit Shtator 2017

15. Gjetje: ZVRPP Kolonjë në një rast, për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme përveç tarifës

së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, nuk ka aplikuar kamatëvonesë,

në shumën 300,000 lekë e cila përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik për

buxhetin e shtetit. Veprim në papajtueshmëri me nenin 39, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për

regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar. Gjithashtu ZVRPP Kolonjë në një rast ka

kryer regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në regjistrin hipotekor nr. 131, përfituar sipas VKM

nr. 668, datë 21.05.2010, me një sipërfaqe totale prej 244.28 ha, në kushtet kur akti i fitimit të

pronësisë në këtë rast VKM nr. 668 datë 21.05.2008 nuk është origjinale, mungon shkresa që

përcjell dokumentin për regjistrim. Veprime këto në papajtueshmëri me pikën a neni 25, të ligjit

nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” me kreun IV pika 21, 22,

kreun VI pikat 3 dhe 3.1 të Rregullores për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme miratuar me Ligjin Nr. 184, datë 08. 04.1999, ndryshuar nr. 7, datë 7.01.2000.

15.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës 1 neni 5,

pikës a neni 25 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi për pasuritë nr.

7, 10 a, 10 b, të regjistrit hipotekor nr. 131, datë 18.02.2013, ZK 1251 Borovë, ZK 2273

Kreshovë, deri në plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Tetor 2017

16. Gjetje: ZVRPP Kolonjë në 185 raste, ka regjistruar pasuritë në seksionin (C) të kartelës

pronar i pa vërtetuar dhe seksionin (D) të kartelës në posedim me emrat respektivë posedues,

sipas pasqyrave nr. 1, 2, 3, 4, 5 bashkëlidhur projektraportit të auditimit, me sipërfaqe totale

99.665 m2, në mungesë të dokumentacionit teknikoligjor si: Aktet “qira, në përdorim, marrëveshje

kufizuese, servitute dhe interesa të tjera (ku përfshihen: uzufrukt, enfiteoze, dorëzani, administrim,

nënqira, qira financiare etj”, me argumentin se janë evidentuar gjatë fazës së kontrollit dhe

përpunimit të terrenit, por për të cilët nuk posedohet dokumentacion në kuptim të nenit 193 te

Kodit. Pra, nuk është kryer një për një kontrolli tekniko-ligjor i të gjitha regjistrimeve të

kryera në kartelat e pasurive të paluajtshme të reja të hapura nga kompania kontraktore.

Veprime këto në papajtueshmëri me germën “a” e nenit 25, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për

regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me paragrafi e parë të pikës 5.2, të kreut të VI, të

Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të

paluajtshme”, në kundërshtim me pikën II.i. pikën II.iii. të shkresë nr. 1969 prot, datë 23.03.2012

të ZQRPP “Rregullorja mbi monitorimin e regjistrimit fillestar”. Bazuar ne Ligjin nr. 7843, date

13/07/1994 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, i ndryshuar, ne Kontratën LAMP-A2.2/

TS/ FR/ ICB- 01/ 02, ne dokumentin nr. 892 prot. datë 07.02.2008 “Procedurat e Kontrollit të

Regjistrimit Fillestar”, shkresën e Kryeregjistruesit nr. 5348 prot., date 18/10/2011 “Skema e

rishikuar për kontrollin dhe monitorimin e regjistrimit fillestar”, dhe shkresën e Kryeregjistruesit

nr. 5985 prot, date 16/11/2009 .

16.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës 1 neni 5,

pikës a neni 25 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi për pasuritë e

pasqyruara në nr. 1, 2, 3, 4, 5 bashkëlidhur Raportit Përfundimtar të Auditimit, 2430

Leskovik, deri në plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Tetor 2017

17. Gjetje: Në një rast, specialisti hartograf ka kryer hedhjen e objektit në hartën e punës

(planshetë) në kushtet kur; dy pjesë nga sipërfaqja, dalin jashtë kufirit të pronës dhe bien mbi

Page 10: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

10

trotuar pasuri e cila mban numrin 1/81 duke krijuar mbivendosje. Veprime këto një

papajtueshmëri me pikën 2 të nenit 29 të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e

pasurive të paluajtshme”, me pikën 10, 10.3, 10.5, të kreut të IV, të Rregullores nr. 184, datë

08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar .

17.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës 1 neni 5,

pikës 1 neni 49 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi për pasuritë: nr.

1/134-N1 volum 28 faqe 236, nr. 1/134+1-1 volum 28 faqe 237, nr. 1/134+1-2 volum 28 faqe

238, nr. 1/134+ 1- 3 volum 28 faqe 239, ZK 2430 Leskovik, deri në plotësimin me

dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Tetor 2017

18. Gjetje: ZVRPP Kolonjë në një rast, ka kryer veprime në (KPP) për pasuritë: nr. 461/4

volum 4 faqe 106, nr. 461/5 volum 24 faqe 219, nr. 536 volum 24 faqe 234, nr. 534 volum 25

faqe 52, nr. 461/2 volum 25, faqe 100 të objektit “Hidrocentrali i Leskovikut Nr. 1” me sipërfaqe

totale 4886.17 m2 nga këto 1741.17 m2 objekt, për të cilin me urdhrin e regjistruesit nr. 58 prot

datë 08.07.2014 është vendosur kufizimi i veprimeve në kartelat, duke lëshuar certifikata

pronësie datë 31.03.2015, pa urdhër zhbllokimi të Regjistruesit, ku të argumentoheshin

rrethana e krijuara dhe ngjarjet e reja të ndodhur, duke bashkëlidhur dokumentet justifikuese

që kanë sjellë zhbllokimin e këtyre pasurive. Veprime këto në papajtueshmëri me neni 59, të

ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” me paragrafi i katërt i

pikës 5.2.2, të kreut të VI, të Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së

regjistrimit të pasurive të paluajtshme” .

18.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës 1 neni 5,

pikës dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”,

pikës 5.2.2, të kreut të VI, të Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së

regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër

kufizimi për pasuritë nr. 461/4 volum 4 faqe 106, nr. 461/5 volum 24 faqe 219, nr. 536

volum 24 faqe 234, nr. 534 volum 25 faqe 52, nr. 461/2 volum 25, faqe 100, ZK 2430, deri në

plotësimin me dokumentacionin tekniko ligjor.

Brenda muajit Shtator 2017

19. Gjetje: ZVRPP Kolonjë në tre raste, pas periudhës së afishimit publik të ZK 1334 Butkë,

3826 Vrepckë, 3144 Radovë, për kartelat e pasurive të paluajtshme për të cilat nuk ka pasur asnjë

konflikt apo pakënaqësi, nuk është plotësuar data në fushën "Përfundimtare", nuk janë

vulosur KPP-të me vulën e ZRPP, nuk janë firmosur nga Regjistruesi si dokumentacion

ligjshëm i pronësisë dhe i të drejtave të tjera për pasurinë. Veprime këto në papajtueshmëri me

pikën 23-3 të kreut të IV, të Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së

regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar .

19.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës 1 neni 5,

pikës neni 24 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi/ përmirësimi për

pasuritë e pasqyruara në volumet për: ZK 1334, 3826, 3144, deri në nënshkrimin dhe

vulosjen e plotë të (KPP)-ve për këto zona kadastrale.

Brenda muajit Tetor 2017

B. MASË PËR SHPËRBLIM DËMI

1. Gjetje nga auditimi: ZVRPP Kolonjë në dy raste, për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme

përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, nuk ka aplikuar

kamatëvonesë, në shumën 600,000 lekë, të cilat përbëjnë shkelje të disiplinës financiare me

Page 11: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

11

dëm ekonomik për buxhetin e shtetit. Këto veprime janë në papajtueshmëri me nenin 39, të ligjit

nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar dhe Udhëzim

nr. 5341/5, datë 07.09.2012 “Për miratimin e tarifës së shërbimit në zyrat e pasurive të

paluajtshme” .

1.1. Rekomandim: Regjistruesi i ZVRPP Kolonjë të marrë masa, që në bazë të pikës “1” neni 5,

neni 39 dhe neni 59, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të

Paluajtshme”, bazuar në shkeljet e konstatuara të nxjerrë urdhër kufizimi dhe të kërkohet

në rrugë ligjore arkëtimin e shumës totale 600,000 lekë përkatësisht për: Bordin e Kullimit

Korçë 300.000 lekë dhe Njësia Administrative ish-Komuna Qendër 300.000 lekë.

Brenda muajit Shtator 2017

C. MASA DISIPLINORE

I - Mbështetur në Kreu IV, germa “c” dhe “ç” dhe neni 37, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995

“Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin nr. 8085, datë 13.03.1996 dhe

Ligjin nr. 9125, datë 29.07.2003, dhe në Ligjin nr. 33/2012, datë 29.4.2012 “Për Regjistrimin e

Pasurive të Paluajtshme”, si dhe në kontratën individuale të punës, t’i kërkojmë

Kryeregjistruesit ZQRPP Tiranë, vlerësimin e shkallës së përgjegjësisë për çdo punonjës të

cituar më poshtë dhe marrjen e masave disiplinore:

C.1.“Ulje në detyrë” deri në “Largim nga puna”, për punonjësit:

1. A. D, me detyrë Regjistrues;

2. A. M, me detyrë hartograf;

-Për të metat e mangësi të konstatuara, në zbatimin e procedurave ligjore e nënligjore në

pranimin dhe administrimin e dokumentacionit tekniko ligjor në regjistrimin fillestar dhe

veprimeve të tjera të pasurive të paluajtshme, që bien ndesh me nenin 25, nenin 45, të ligjit nr.

33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006

“Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave të ndërtimeve informale”, të ndryshuar,

VKM nr. 608, datë 05.09.2012 “Për Përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive

të paluajtëshme, të ndërtuara deri 10.08.1991, e truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen

akte pronësie, si dhe për regjistrimin e tyre”, të ndryshuar, UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për

përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të

paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit”, UKM nr. 2, datë

08.04.2009 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike për pasuritë e

paluajtshme, të fituara me aktin e marrjes së tokës në pronësi (AMTP)”, të ndryshuar,

Rregulloren nr. 184, datë 04.08.1999 ”Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të

paluajtshme”, të ndryshuar, Udhëzimin nr. 2532, datë 21.04.2009 të Kryeregjistruesit “Për

regjistrimin e pasurive të paluajtshme të fituar me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për

legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave të ndërtimeve informale” dhe mos zbatimin e

Urdhrit të Kryeregjistruesit nr. 3842, datë 08.04.2014 “Për dërgim buletini” (Trajtuar në faqet

10-53, të Raportit Përfundimtar të Auditimit).

Për personat e larguar.

Për z. Th. GJ, me detyrë ish-Regjistrues, larguar nga detyra më datë 26.12.2013, do të

rekomandonim masë disiplinore“Largim nga puna”, por për shkak se ka ndërprerë

marrëdhëniet e punës me Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë,

kjo masë konsiderohet e ezauruar .

Page 12: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

12

D. KALLZIM PENAL

Mbështetur në shkeljet ligjore dhe parregullsitë e konstatuara është vlerësuar nga Drejtoria

Juridike dhe Zbatimit të Standardeve dhe përcjellë në Prokurorinë e Rrethit Korçë, si indicie për

hetime të mëtejshme për konsumimin e veprës penale”Shpërdorim detyre”me pasoja në pasurinë

publike, për arsye se:

- Në 131 raste, për sipërfaqen 201.711 m2 , rezulton se ështё okupuar nga qytetaret të

ndryshëm. Nga auditimi i KPP për ZK nr. 1227, fshati Blush për 29 raste me sipёrfaqjё 25101

m2; në ZK nr. 3164, fshati Rehovë evidentohen 16 raste pasuri me një sipёrfaqjё 8199 m2; në ZK

nr. 1255, fshati Bloshanj për 19 raste me një sipёrfaqe 53901 m2; në ZK nr. 2498, fshati Luaras

pёr 67 raste me një sipёrfaqe prej 114510 m2. Sipas pasqyrave bashkangjitur Projekt Raportit. Në

të gjitha KPP në seksionin “E” ndodhet shënimi: “e okupuar nga.....” Nga verifikimi rezultoj se

këto persona, njëkohësisht kanë përfituar dhe në zbatim të ligjit nr. 7501, datё 19.08.1991 “Për

tokën bujqësore”. Me këta qytetarë nuk ka asnjë veprim komunikues nga institucionet

pёrkёtёse poseduese tё pronave ku sipas rastit është pasuri e Bashkisë ose Njësisë

administrative.

Nga sa me sipër rezulton se mos dhënia me qira ka efekte financiare që duhen llogaritur qira të

papaguara nga subjektet vetëm për periudhën 3 vjeçare nën auditim 01.01.2014 deri më

31.12.2016, (pra 36 muaj), sipas nenit 14 të ligjit nr. 8318/1998, i ndryshuar, ----Objekt i

qiradhënies, sipas këtij vendimi, janë sipërfaqet e tokës bujqësore, në pronësi të shtetit, me

origjinë nga ish NB-të. Sipas përcaktimit të nenit 14 të ligjit nr. 8318/1998 “Për dhënien me qira

të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, janë objekt i

këtij vendimi për qiradhënie edhe sipërfaqet e tokës bujqësore të përfshira brenda zonave

turistike, të përcaktuara me vendimin nr. 88, datë 1.3.1993 të Këshillit të Ministrave “Për

miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit”, të ndryshuar, si dhe tokat bujqësore

brenda kufizimeve të parqeve kombëtare dhe zonave rreptësisht të mbrojtura, por miratimi

përfundimtar i qiradhënies së tyre bëhet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së

Shqipërisë. Nuk janë objekt qiradhënieje, sipas këtij vendimi, sipërfaqet e tokës bujqësore, të

cilat kanë origjinë nga ish- kooperativat bujqësore dhe kanë mbetur pa u ndarë në pronësi të

familjeve bujqësore, sipas dispozitave të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të ndryshuar.

- Në 9 raste ZVRPP Kolonjë ka regjistruar në hipotekë kontrata koncensionare të lidhura nga

Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës dhe shoqërive “R...E” shpk dhe “M... E...” nga bashkimi

i dy firmave “A...” shpk dhe “N...” shpk, për periudhën janar 2014 deri dhjetor 2016 dhe

konkretisht:

a. Koncesionari “R...E” shpk për 6 kontrata koncensionare me nr. 1257 rep dhe nr. 320/2 kol,

datë 26.06.2009 për ndërtim. Kontratë shtesë koncensionari “Për disa ndryshime në kontrattën e

formës Boot me nr. 9 rep dhe nr. 5 kol, datë 11.01.2013 dhe kontratën shtesë koncensionari për

disa ndryshime në kontratën e koncensionit nr. 38 rep dhe nr. 91 kol, të formës Boot, sipas

Hipotekë nr. 248, datë 03.04.2014, për HEC Rajan 2; nr. nr. 249, datë 03.04.2014, për-HEC

Shëndëlli; nr. 250, datë 03.04.2014 për - HEC Arrëz; nr. 251, datë 03.04.2014 për-HEC Sotir; nr.

252, datë 03.04.2014, për-HEC Podë dhe nr. 253, datë 03.04.2014, për-HEC Radan 2;

b. Koncesionari “MP Energy” nga bashkimi i dy firmave “A...” shpk dhe “N...” shpk për 3

kontrata koncensionari me nr. 468 rep dhe nr. 238 kol, datë 06.11.2012, sipas hipotekë nr. 288,

datë 24.09.2014, për objekt “L... 1”, nr. 289, datë 24.09.2014, për objekt “L...... 2” dhe nr. 289,

datë 24.09.2014, për objekt “L... 3”.

Përsa trajtuar konstatohet se nuk përcaktohet: zona kadastrale, numrat e pasurive që ky

investim do të ndërtohet, sipërfaqen që do të zërë, statusin juridik të pronës mbi të cilën

Page 13: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

13

shtrihet investimi, mënyrën e mardhënieve që do të krijohen me pronarët e pronave që prekin

këto objekte si dhe nuk kanë marrë leje ndërtimi nga organet kompetente përmbi 6 vjet,

veprime në papajtueshmëri me nenin 17, paragrafi 2 dhe 5 neni 21 të ligjit nr. 7843, datë

13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar me kreun III pikat 4 dhe

4.1.1. të Rregullores për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme miratuar me

Ligjin Nr. 184, datë 08. 04.1999, ndryshuar me nr. 7, datë 7.01.2000.

- Nga auditimi në lidhje me regjistrimin e pronave të transferuara sipas VKM nr. 1108, datë

30.12.2015 “Për transferimin, nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të

Ujërave te Bashkitë, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të

luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”, doli se, sipas këtij Vendimi, për

Bashkinë Ersekë kanë kaluar 51 burime ujore si rezervuar kanale ujitëse dhe stacione pompimi.

Përsa më lart del se, janë marrë në dorëzim dhe regjistruar vetëm 4 rezervuar, dhe nuk është

kryer asnjë veprim për regjistrimin e 41 rezervarëve të tjerë si dhe kanalet dhe stacionet e

pompimit, veprime këto në kundërshtim me pikat 2, 3 dhe 4 të VKM nr. 1108, datë 30.12.2015.

Në lidhje me evidentimin, regjistrimin e rezervuarëve dhe problematikat e dala konstatohen se:

- Rezervuari Barmash në ZK nr. 1119, nga Njësia e Menaxhimit të Projektit është hapur KPP në

volum 4, faqe 233, me sipërfaqe 22.026 m2 nga 14.000 m2 që është bërë miratimi dhe tranferimi

sipas VKM, pra me një diferencë më tepër se VKM prej 8026 m2.

- Rezervuari Ersekë që ndodhet në ZK nr. 1594 është hapur KPP në volum 16, faqe 209, me

sipërfaqe 108.493 m2 nga 90.000 m2 që është bërë miratimi dhe tranferimi sipas VKM, pra me

një diferencë më tepër se VKM prej 18493 m2.

- Rezervuari Helmes që ndodhet në ZK nr. 1948 është hapur KPP në volum 3, faqe 224, me

sipërfaqe 253.58026 m2 nga 14.000 m2 që është bërë miratimi dhe tranferimi sipas VKM, pra

me një diferencë më tepër se VKM prej 28580 m2.

- Rezervuari Leshnje (Gjanc) që ndodhet në ZK nr. 1787 është hapur KPP në volum 42, faqe

155, me sipërfaqe 109.937 m2 nga 20.000 m2 që është bërë miratimi dhe tranferimi sipas VKM,

pra me një diferencë më tepër se VKM prej 89937 m2.

- për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura

nga Njësia e Menxhimit të Projektit për çdo vendndodhje të tyre, mosveprime në kundërshtim

me ligjin nr. 33, datë 21.3.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” dhe VKM nr. 1108,

datë 30.12.2015.

- Në një rast, nga auditimi i lejes së ndërtimit nr. 31 datë 05.11.1993, pёr “Pikë shitje

Karburanti” firmosur nga Kryetari i Këshillit të Rrethit Kolonjë z. P.P rezulton se praktikës së

aplikimit i mungojnë dokumentet që duhen paraqitur: Si kërkesa e pronarit, nr. e protokollit të

dhënies se lejes, afatin kohor tё përfundimit, preventiv dhe situacion pёr Pasurinë e regjistruar

nё pronësi të qytetarit Sali Muharrem Radoni me nr.8/85, vol 8 faqe74 me sipërfaqe 500 m2, me

emërtim truall dhe 293 m2 ndёrtesё ёshtё bazuar nё kontratën e shitjes datё 16.12.1992 për

blerjen e truallit nga pronësia shtet. Bashkëlidhur praktikës. veprimet mbështeten nё lejen e

sheshit të ndërtimit nr. 17. datë 27.09.2000, mbi kёtё truall ku ёshtё ndërtuar një objekt me

sipërfaqe 293 m2. Nga auditimi i dokumentacionit rezulton se subjekti sipërmarrës nuk ka

paraqitur preventivin dhe situacionin përfundimtar. Nё dosje nuk ka dokumentacion për pagesën

e taksës së infrastrukturës dhe të ndërtimit. Këto parregullsi janë veprime nё papajtueshmëri

me ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” i ndryshuar.

Page 14: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

14

- Në 52 raste rezulton se sipërfaqja 220187 m2 pronë “shtet” ështё okupuar nga qytetaret të

ndryshëm nga të cilët nё 11 raste konstatohet se janë trajtuar edhe sipas ligjit nr. 7501, datё

19.08.1991 “Për tokën bujqësore” . Me këta qytetare nuk ka asnjë veprim komunikues nga

institucionet pёrkёtёse zaptues tё pronave.

Nga sa me sipër rezulton se mos dhënia me qira ka efekte financiare që duhen llogaritur, si qera e

papaguar nga subjektet vetëm për periudhën 3 vjeçare nën auditim 01.01.2014 deri më

31.12.2016, (pra 36 muaj), sipas nenit 14 të ligjit nr. 8318/1998 , I ndryshuar,

Në të gjitha rastet e audituara praktikat nuk janë arkivuar për mungese personeli prandaj nuk

janë firmosur nga punonjësi i arkivës dhe hartografi, nё zbatim tё pikës 7.1. Arshivën

dokumentet e përshkruara ne piken 4: (4/2, 4/3, 4/4, 4/6, 4/7, 4/9, 4/11).

Qytetari H.K.SH ёshtё pajisur me ҫertifikate pronёsie nr 017581, datё 19. 06.2014 firmosur nga

regjistruesi A.D, ndёrsa kartela ёshtё firmosur nga specialisti A.M pёr pasurinë nr. 230/71, vol 7

faqe 74. Kjo pasuri ёshtё regjistruar nё kundёrshtimn me ligjin 33 datё 29.04.2012, “Pёr

regjistrimin e pasurive tё palujtshme, pasi sipёrfaqja 600 m2 ёshtё ndarё bazuar nё kontratёn e

pjestimit nr. 474 Rep dhe nr. 235 Kol , data 29.08.2007 me jo bashkёpronaret H.K.SH dhe

J.K.SH.

- Në një rast nga qytetarja M. DH ka kërkuar regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të fituar nga

EKB Ersekё , me Kontratë Shitje e menjëhershme nr. 253, Rep. nr. 216/1, Kol. datë 13.06.2014,

ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtarë të Banesave Ersekё dhe M.DH, etj. për

apartamentin me sipërfaqe 76.79 m2.

Kontrata e shitblerjes nr. 253, Rep. nr. 216/1, Kol. datë 13.06.2014, ndërmjet Drejtorisë Rajonale

të Entit Kombëtarë të Banesave Ersekё dhe M.DH, veprim në papajtueshmëri me pikën 1, të

VKM nr. 556, datë 23.10.2000 “Për dorëzimin e dokumentacionit në ZVRPP”

Në dosje nuk ndodhet certifikata e gjendjes familjare me 01 Dhjetor 1992 për të përcaktuar

bashkëpronarët me moshë mbi 18 vjeç në këtë datë, kur ata nuk janë pasqyruar në Kontratë,

- Nga auditimi mbi pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme të

përfituara nga privatizimi rezulton se në dy raste është vepruar pa heqjen e kufizimeve të

vendosura nga Projekti i regjistrimit të pasurive.

Konkretisht regjistrimi pasurisë sё paluajtshme me nr. 4003, e llojit truall me sipёrfaqe

14000 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 996 m2,e ndodhur nё Kolonjë Leskovik, nё pronёsi tё

subjektit “Cenaj shpk” nё vol 2, faqe 199, është vënë kufizim pasi në dosjen e dokumentacionit

tё paraqitur pёr regjistrim “Mungon dosja e plotё dhe e konfirmuar nga AKP , pёr regjistrimin

e spitalit termal “S.......r”. sha , gent plani dhe planimetria. Mungon dokumentacioni ligjor pёr

kalimin nё pronёsi tё “C... “ shpk

Regjistrimi i pasurisё sё paluajtshme me nr. 461/4, e llojit truall me sipёrfaqe 111 m2 e

ndodhur nё Kolonjё Leskovik,nё pronёsi tё qytearit M.F ёshtё venë kufizim pasi “Kontrata

shkëmbimit nё emёr tё znj F. B e lidhur midis bashkёpronarёve R., nuk ёshtё firmosur nga

bashkёpronarja ZH.R.

- Në një rast është kryer regjistrimi i pasurisë së paluajtshme në ZK nr. 1594, qyteti Ersekë të

fituar me kontratë shitblerje të pronës nga Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe

Shitjes së Pronave Publike, të objektit dhe kalimi në pronësi private, bashkë me truallin “ ½ e

Librarisë Qendrore”, me vendodhje në Ersekë, në administrim të Tregtimit të Librit Artistik dhe

Shkencor, sha, me sipërfaqe totale 77 m2.

Së pari: sipas formularit për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore, pjesa e pronës

nr. 58, pasuria nr. 8/27, ndërtesa, ambjenti në katin përdhe i ish-shtëpisë së pionerit, Bulevardi

“Dëshmorët”, sipërfaqja e pronës 92 m2, nga kjo ndërtesë 83 m2, ish-Biblioteka në katin

përdhe, në emër të Ministrisë së Kulturës, Bashkia Ersekë (ambjenti është në katin përdhe të

Page 15: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

15

godinës dy katshe në bashkëpronësi), pra ka mos përputhje të sipërfaqes me atë të privatizuar

prej 77 m2;

Së dyti: emërtimi i objektit të privatizuar është “½ e Librarisë Qendrore Ersekë”, ndërsa në VKM

emërtimi ish-biblioteka, pra ka mospërputhje të emërtimeve ;

Së treti: nuk ndodhet miratimi i Bashkisë Ersekë për ndryshimin e VKM, pra për heqjen nga lista

e inventarit të miratuar të këtij objekti;

Së fundmi: VKM nr. 675, datë 07.08.2013 është marrë pas 5 muajsh nga privatizimi i objektit

nga Ministria e Financave, Drejtoria e e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike;

Përsa më lart nga ish-regjistruesi i ZVRPP Kolonjë, nuk duhej të ishte kryer regjistrimi pa

plotësuar shtojcat 1, 2 dhe 3, lidhur me verifikimin elementëve të formës dhe të përmbajtjes së

Aktit Administrativ, Kontratës Noterale apo Vendimit të Gjykatës, veprim në papajtushmëri me

pikën 5, të UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen

nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të

regjistruesit”.

- Nga auditimi me zgjedhje mbi pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive publike

të fituara me aktet administrative, vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave

të ish-pronarëve të Zyrës Rajonale të Qarkut Korçë, rezultoi se në 10 raste janë regjistruar në

hipotekë vendimet sipas pasqyrës së mëposhtëme:

Të gjitha praktikat e trajtuara rezulton se vendimet e përfitimit të titullit të pronësisë janë

regjistruar në hipotekë në bashkëpronësi në % takuese për secilin trashëgimtar përfitues, pasi nga

ana e KKKP ish-pronarëve vendimet janë marrë në bazë fshati. Për të gjitha këto referenca

dokumentare, del se veprimet janë regjistruar në hipotekë dhe pse ZK ku është vendodhja e tyre

ka kaluar në sistem regjistrimi, për rrjedhojë nuk mund të konstatohet pasuri si rrugë,

liqene, etj që nuk janë objekt i kthimit të pronës, nuk janë të shoqëruara me plan rilevimi,

pasi regjistrimet janë bërë në hipotekë, në asnjë rast për këto vendime nuk është kërkuar

ligjëshmëria e tyre në AKKP, si dhe të kërkojë nga Avokatura e Shtetit, nëse këto vendimi

nuk ndodhen në procese gjyqësore.

Përsa më lart del se veprimet nga hartografi i ZVRPP Kolonjë, nuk janë kryer dhe nuk është

përgatitur kopje e hartës treguese të regjistrimit (HTR) ku të përcaktoj me vijëzim me ngjyre të

kuqe pozicionin gjeografik të pasurisë, veprim në papajtushmëri me pikën 10.6, Kreu i II, të

Regullorës nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të

paluajtshme”, të ndryshuar, ku përcaktohet: “Sipas kërkesës, përgatit kopje të HTR (sipas

modelit bashkëlidhur) ku përcakton dhe vijëzon me ngjyre te kuqe pozicionin gjeografik te

pasurisë”.

- Në një rast ZVRPP Kolonjë ka regjistruar në regjistrin hipotekor nr. 240 pasurinë e

paluajtshme përfituar sipas lejes zhvillimore komplekse dhe kontratës koncesionare në kushtet

Nr

VKKP Hipotekë Lloji i pasurisë në ha

Nr. datë Fshati ZK Nr. datë Pyll Kull Pa fr Arë

1 73 27.02.2001 Starje 3510 85 30.05.2001 154

2 1 27.07.2001 Piskal 2971 149 09.08.2001 100 226

3 934 22.04.2009 Orgockë 39 18.10.2010 95

4 40 22.02.2007 Gërmenj 42 27.06.2007 1324

5 66 30.11.2000 Starje 3510 112 01.06.2001 278 0.9

6 153 22.06.2000 Gërmenj 26 04.11.1999 94.8

7 351 15.12.2000 Gramoz 40 16.12.1999 464

8 146 21.07.2006 Qytezë 68 19.10.2006 4693.9 74 387 578.8

9 7 12.04.2002 Postenan 22 10.06.2005 277 636.5

10 97 26.04.2006 Toç 50 10.07.2006 16.5 39

Page 16: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

16

kur: Në dosje mungon "Leja e përdorimit" akti i lejimit të përdorimit dhe/ose zënies së tokës apo

strukturës së zhvilluar, për të cilin është kryer punimi, “aktet e kontrollit” të cilat vërtetojnë

realizimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes, sipas fazave të përcaktuara në rregulloret

e kontrollit të zhvillimit si, por jo vetëm, për themelin, karabinanë, punimet mekanike, hidraulike,

të izolimit, rifiniturave dhe të sistemimeve të jashtme, “Oponenca teknike” për projektet e

ndërtimit të objekteve do të bëhet për të gjitha llojet e ndërtimeve, me vlerë të preventuar së paku

100 milionë lekë, nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që

mbulon veprimtarinë e ndërtimeve. projektin dhe kushtet urbanistike të miratuara, etj. Veprime

këto në papajtueshmëri me pikën 1, neni 48, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e

pasurive të paluajtshme”, nenin 6 dhe 13, të ligjit nr 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe

disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me nenin 79 të ligjit nr. 10 119, datë

23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", i ndryshuar, pikën 2 paragrafi 2, të UKM nr. 2, datë

12.09.2012.

- Në një rast ZVRPP Kolonjë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme përveç tarifës së

regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, nuk ka aplikuar kamatëvonesë, në

shumën 300,000 lekë e cila përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik për

buxhetin e shtetit. Veprime këto në papajtueshmëri me neni 39 të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012

“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

- Në një rast ZVRPP Kolonjë ka kryer regjistrimin e pasurisë së paluajtshme nr. 745, rezervuar

me sipërfaqe 253.580 m2 volum 3, faqe 224, përfituar sipas VKM nr. 1157, datë 25.11.2009, me

një sipërfaqe totale prej 253.580 m2 rezervuar, në kushtet kur akti i fitimit të pronësisë në këtë

rast VKM nr. 1157 datë 25.11.2009 nuk është origjinale, nuk përmban vulën lidhëse në çdo

faqe të institucionit që e ka dërguar, gjithashtu shkresa që e përcjell, është kopje e pa njëjësuar

me origjinalin. Veprime këto në papajtueshmëri me pikën a neni 25, nenin 39 të ligjit nr. 33,

datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” me kreun IV pika 21, 22, kreun VI

pikat 3 dhe 3.1 të Rregullores për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

miratuar me Ligjin Nr. 184, datë 08. 04.1999, ndryshuar nr. 7, datë 7.01.2000.

- Në një rast ZVRPP Kolonjë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, përveç tarifës së

regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, nuk ka aplikuar kamatëvonesë, në

shumën 300,000 lekë e cila përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik për

buxhetin e shtetit. Veprim në papajtueshmëri me nenin 39, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për

regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.

- Në një rast ZVRPP Kolonjë ka kryer regjistrimin e pasurisë së paluajtshme në regjistrin

hipotekor nr. 131, përfituar sipas VKM nr. 668, datë 21.05.2010, me një sipërfaqe totale prej

244.28 ha, në kushtet kur akti i fitimit të pronësisë në këtë rast VKM nr. 668 datë 21.05.2008

nuk është origjinale, mungon shkresa që përcjell dokumentin për regjistrim. Veprime këto në

papajtueshmëri me pikën a neni 25, të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive

të paluajtshme” me kreun IV pika 21, 22, kreun VI pikat 3 dhe 3.1 të Rregullores për punën e

Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme miratuar me Ligjin Nr. 184, datë 08. 04.1999,

ndryshuar nr. 7, datë 7.01.2000.

- Në 185 raste ZVRPP Kolonjë ka regjistruar pasuritë në seksionin (C) të kartelës pronar i pa

vërtetuar dhe seksionin (D) të kartelës në posedim me emrat respektivë posedues, sipas

pasqyrave nr. 1, 2, 3, 4, 5 bashkëlidhur projektraportit të auditimit, me sipërfaqe totale 99.665

m2, në mungesë të dokumentacionit teknikoligjor si: Aktet “qira, në përdorim, marrëveshje

kufizuese, servitute dhe interesa të tjera (ku përfshihen: uzufrukt, enfiteoze, dorezani,

administrim, nënqira, qira financiare, etj”, me argumentin se janë evidentuar gjatë fazës së

Page 17: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI - klsh.org.al · - për të gjitha veprat ka mospërputhje të sipërfaqeve, krahasuar me VKM dhe sipërfaqet e çelura nga Njësia e Menxhimit

17

kontrollit dhe përpunimit të terrenit, por për të cilët nuk posedohet dokumentacion në kuptim të

nenit 193 te Kodit. Pra nuk është kryer një për një kontrollin tekniko-ligjor i të gjitha

regjistrimeve të kryera në kartelat e pasurive të paluajtshme të reja të hapura nga kompania

kontraktore. Veprime këto në papajtueshmëri me germën “a” e nenit 25, të ligjit nr. 33, datë

29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me paragrafi e parë të pikës 5.2, të kreut

të VI, të Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të

paluajtshme”, në kundërshtim me pikën II.i. pikën II.iii. të shkresë nr. 1969 prot, datë 23.03.2012

të ZQRPP “Rregullorja mbi monitorimin e regjistrimit fillestar”. Bazuar ne Ligjin nr. 7843, date

13/07/1994 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, I ndryshuar, ne Kontratën LAMP-

A2.2/TS/FR/ICB-01/02, në dokumentin nr. 892 prot. datë 07.02.2008 “Procedurat e Kontrollit të

Regjistrimit Fillestar”, shkresën e Kryeregjistruesit nr. 5348 prot., date 18/10/2011 “Skema e

rishikuar për kontrollin dhe monitorimin e regjistrimit fillestar”, dhe shkresën e Kryeregjistruesit

nr. 5985 prot, date 16/11/2009.

- Në një rast ZVRPP Kolonjë specialistit hartograf, ka kryer hedhjen e objektit në hartën e

punës (planshetë) në kushtet kur; dy pjesë nga sipërfaqja dalin jashtë kufirit të pronës dhe bien

mbi trotuar pasuri e cila mban numrin 1/81 duke krijuar mbivendosje. Veprime këto një

papajtueshmëri me pikën 2 të nenit 29 të ligjit nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e

pasurive të paluajtshme”, me pikën 10, 10.3, 10.5, të kreut të IV, të Rregullores nr. 184, datë

08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.

- Në një rast ZVRPP Kolonjë ka kryer veprime në (KPP) për pasuritë: nr. 461/4 volum 4 faqe

106, nr. 461/5 volum 24 faqe 219, nr. 536 volum 24 faqe 234, nr. 534 volum 25 faqe 52, nr.

461/2 volum 25, faqe 100 të objektit “Hidrocentrali i Leskovikut Nr. 1” me sipërfaqe totale

4886.17 m2 nga këto 1741.17 m2 objekt, për të cilin me urdhrin e regjistruesit nr. 58 prot datë

08.07.2014 është vendosur kufizimi i veprimeve në kartelat, duke lëshuar certifikata pronësie

datë 31.03.2015, pa urdhër zhbllokimi të Regjistruesit ku të argumentoheshin rrethana e

krijuara dhe ngjarjet e reja të ndodhur duke bashkëlidhur dokumentet justifikuese që kanë

sjellë zhbllokimin e këtyre pasurive. Veprime këto në papajtueshmëri me neni 59, të ligjit nr. 33,

datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” me paragrafi i katërt i pikës 5.2.2, të

kreut të VI, të Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive

të paluajtshme”.

- Në tre raste ZVRPP Kolonjë, pas periudhës së afishimit publik të ZK 1334 Butkë, 3826

Vrepckë, 3144 Radovë, për kartelat e pasurive të paluajtshme për të cilat nuk ka pasur asnjë

konflikt apo pakënaqësi, nuk është plotësuar data në fushën "Përfundimtare", nuk janë

vulosur KPP-të me vulën e ZRPP, nuk janë firmosur nga Regjistruesi si dokumentacion

ligjshëm i pronësisë dhe i te drejtave te tjera për pasurinë. Veprime këto në papajtueshmëri me

pikën 23-3 të kreut të IV, të Rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 “Për punën e zyrës së

regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.

Me ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të detyrave dhe masave të përcaktuara në këtë vendim

ngarkohet Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe të Mjedisit dhe Drejtori i Derpartamentit

Juridik, Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës.

Bujar LESKAJ

K R Y E T A R