konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në shqipëri

88
Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri ABSTRAKT “Norma larta interesi janë gjithmonë imorale. Është mirë mohosh kreditimin sesa të lësh të varfrit të nxjerrin vetvehten nga varfëria”. “Meqënëse bankat janë rojet e parave të njerëzve, ato nuk duhet kurrë të financojne njerëzit e varfër, pamvarësisht performancës së tyre”. “Organizatat jo-fitimprurëse nuk mund ta manaxhojnë me kujdes kapitalin e qëndrueshëm”. “Njerëzit e varfër nuk kanë burime të mjaftueshme për të mbijetuar, kështu që nuk duhet t’u besohet kredi. Megjithatë, gjatë njëzet viteve kaluara, disa praktikues ëndërrimtar financës bizneseve, bankës dhe lehtësimit varfërisë, kanë sfiduar këto thënie. Dhe në fakt idetë e avancuara të tyre shprehen përmes thënieve të mëposhtme: Bankat private kanë tendencë që të rrisin transaksionet me huamarrës të pasur dhe për këtë arsye ka shumë propabilitet që ato të mos i realizojnë shërbime financiare klientëve me të ardhura të ulëta. Përmes uljes së kostove të informacionit nëpërmjet specializimit dhe rinovimit, bankat mund të operojnë me përfitueshmëri në tregje me përmasa të vogla të transaksionit dhe me klientë më pak të pasur. Sipërmarrës të vegjël zotërojnë të njëjtat shkathtësi të mbijetesës si edhe operatorët e pasur të bizneseve. Ata kursejnë para, aplikojnë me kujdes energjinë e tyre sipërmarrëse, si dhe ata ripaguajnë borxhet sipas afatit për të ruajtur aksesin në hua të ardhshme.

Upload: bruna-goga

Post on 13-Sep-2014

162 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

ABSTRAKT

“Norma të larta interesi janë gjithmonë imorale. Është më mirë të mohosh kreditimin sesa të

lësh të varfrit të nxjerrin vetvehten nga varfëria”.

“Meqënëse bankat janë rojet e parave të njerëzve, ato nuk duhet kurrë të financojne njerëzit

e varfër, pamvarësisht performancës së tyre”.

“Organizatat jo-fitimprurëse nuk mund ta manaxhojnë me kujdes kapitalin e qëndrueshëm”.

“Njerëzit e varfër nuk kanë burime të mjaftueshme për të mbijetuar, kështu që nuk duhet t’u

besohet kredi.

Megjithatë, gjatë njëzet viteve të kaluara, disa praktikues ëndërrimtar të financës së bizneseve,

bankës dhe lehtësimit të varfërisë, kanë sfiduar këto thënie. Dhe në fakt idetë e avancuara të tyre

shprehen përmes thënieve të mëposhtme:

Bankat private kanë tendencë që të rrisin transaksionet me huamarrës të pasur dhe për këtë

arsye ka shumë propabilitet që ato të mos i realizojnë shërbime financiare klientëve me të

ardhura të ulëta.

Përmes uljes së kostove të informacionit nëpërmjet specializimit dhe rinovimit, bankat mund

të operojnë me përfitueshmëri në tregje me përmasa të vogla të transaksionit dhe me klientë

më pak të pasur.

Sipërmarrës të vegjël zotërojnë të njëjtat shkathtësi të mbijetesës si edhe operatorët e pasur

të bizneseve. Ata kursejnë para, aplikojnë me kujdes energjinë e tyre sipërmarrëse, si dhe

ata ripaguajnë borxhet sipas afatit për të ruajtur aksesin në hua të ardhshme.

Për shoqatat e bamirësisë është i nevojshëm një orientim investimesh. Huamarrësit

individual dhe manaxherët institucional kanë një performancë më të mirë kur ka risk të

përfshirë. Dihet mjaftueshëm për tregjet, nxitësit, për strukturat e disiplinuara, me qëllim që

të krijohen sisteme që maksimizojnë sjelljen e huamarrësve.

Talenti dhe energjia janë burime plot vlerë. Njerëzit që i posedojnë ato mund të jenë të

tërhequr pas sipërmarrjeve dhe të kenë sukses, por gjithmonë duke ju dhënë suporti dhe koha

e nevojshme për këtë.

Page 2: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

PARATHËNIE

Institucionet e mikrofinancës (MFI) janë bërë një pjesë e rëndësishme e sektorit financiar, si në

vendet në zhvillim ashtu edhe në ato në tranzicion. Në vendet në tranzicion, edhe pse nuk ka

shumë kohë që janë krijuar, MFI-të kanë arritur një nivel maturimi që ka çuar në krijimin e të

ashtuquajturave organizata të nivelit të dytë të tilla si rrjetet e mikrofinancës.

Rrjetet e mikrofinancës janë niveli më i lartë i organizimit të institucioneve të mikrofinancës.

Ato përbëhen nga anëtarë individual të cilët veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

Deri tani, egziston mendimi i përgjithshëm se rrjetet e mikrofinancës mund të kontribuojnë në

stabilizimin dhe në konsolidimin e sektorit mikrofinanciar.

Meqënëse në Shqipëri, institucionet e mikrofinancës janë në fazat e para të zhvillimit të tyre ka

një informacion të vogël rreth këtyre tipeve të institucioneve.

Megjithatë ky studim jep një informacion mbi konceptet kryesore të mikrofinancës, si dhe mbi

realitetin shqiptar në lidhje me mjedisin makro-ekonomik, sektorin financiar dhe sektorin e

mikrofinancës.

Për realizimin e temës së dipllomës, me ndihmën e profesor Halit Xhafës kemi kërkuar

vazhdimisht informacione nga Banka e Shqipërisë që është institucioni mbikqyrës i MFI-ve, nga

MFI të ndryshme, nga njerëz që punonin nëpër këto MFI, nga kontakte dhe takime me

presidentin e For the Future Foundation (MFI) zoti Genc Juka, nga Drejtori Egzekutiv i Institutit

të Studimeve dhe Asistencës Bankare profesor Robert Lukaj etj.

Page 3: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

I. Një vështrim i përgjithshëm mbi mikrofinancën.

1.1 Ç’është mikrofinanca

1.2 Kush janë produktet e mikrofinancës

1.3 Cilët janë klientët e mikrofinancës

1.4 Si i ndihmon mikrofinanca të varfrit

1.5 Kur mikrofinanca Nuk është një mjet i përshtatshëm

1.6 Pse MFI-të caktojnë norma kaq të larta interesi për të

varfërit

1.7 A janë të varfërit shumë të varfër për të kursyer

1.8 Çfarë është një Institucion Mikrofinance (MFI)

1.9 A mundet që mikrofinanca të jetë fitimprurëse

1.10 Cili është roli i qeverisë në mbështetjen e

mikrofinancës

1.11 Cili është roli i rregullatorit financiar në suportimin e

zhvillimit të mikrofinancës

1.12 A e mbështet Banka Qendrore mikrofinancën dhe

institucionet e saj dhe si

1.1 Ç’ është mikrofinanca .

Për shumë njerëz, mikrofinancë do të thotë ofrimi për familjet shumë të varfra i huave shumë të

vogla (mikrokredi) për t’i ndihmuar ata të angazhohen në aktivitete fitimprurëse ose në rritjen e

Page 4: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

bizneseve të tyre shumë të vogla. Me kalimin e kohës, mikrofinanca ka ardhur duke përfshirë një

gamë gjithnjë e më të gjerë shërbimesh financiare (kredi, kursime, sigurime, etj.), meqënëse

është kuptuar se të varfrit dhe shumë të varfrit që u mungon hyrja në institucionet financiare

formale tradicionale, kërkojnë një varietet të produkteve financiare.

Mikrokrediti u bë i dukshëm në 1980-ën, megjithëse eksperimente të hershme datojnë rreth 30

vjet më parë në Bangladesh, Brazil dhe në vende të tjera. Prerrogativa kryesore e mikrokredisë

ishte se ajo shmangu grackat e një brezi të hershëm pikërisht duke zhvilluar huadhënien e synuar

përmes insistimit në rikthimin e huasë, përmes caktimit të normave të interesit që do të mbulonin

kostot e shpërndarjes së kredisë, si dhe përmes fokusimit në ato grupe të klientëve për të cilët

burimi alternativ i kredisë ishte sektori informal. Theksi u zhvendos nga pagesat e shpejta të

huadhënieve të subvencionuara për të mbështetur sektorët e synuar, drejt ndërtimit të

institucioneve lokale të qëndrueshme që i shërbejnë të varfërve. Mikrokredia ka qenë kryesisht

një inisiativë sektoriale private që ka shmangur shndërrimin e saj në një grup politik dhe si

rrjedhojë ka kryer më së miri të gjitha format e tjera të zhvillimit të huadhënies.

1.2 Kush janë produktet e mikrofinancës.

Nga ‘era e kredisë bujqësore’ (1950-1970) drejt ‘erës së mikrosipërmarrjeve’, rregullimet

institucionale dhe dizenjot e produkteve që karakterizonin shërbimet financiare mbështeteshin

nga një imazh dominues i të varfërve. Së pari, imazhi i të varfërve si fermerë të vegjël dhe

marxhinal udhëhoqi pagesat e huave bujqësore nga institucionet speciale, shpesh qeveritare, që

përdornin grante të huaja dhe hua të buta (soft loan). Ndërkohë që pamjet vazhduese të të

varfërve si njerëz sipërmarrës (veçanërisht gratë), rezultuan në një shpërndarje shumë të madhe

të kapitalit qarkullues të shumë organizatave vullnetare, grave të varfra të organizuara në grupe

që siguronin kështu një detyrim të përbashkët.

Ajo çfarë ne mund të themi është e qartë. Fermerët e varfër janë kryesisht të interesuar për hua

drithi, ndërsa meshkujt dhe femrat sipërmarrëse kanë nevojë për hua të shpejtë për të mbështetur

rritjen e bizneseve të tyre.

Tradicionalisht, mikrofinanca u fokusua në ofrimin e një produkti kredie shumë të standartizuar. Të

varfrit, ashtu si të gjithë të tjerët, kanë nevojë për një gamë të ndryshme të instrumentave financiare me

qëllim që ata të jenë në gjendje që të ndërtojnë asete, të stabilizojnë konsumin si dhe të mbrojnë vehten e

Page 5: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

tyre nga risqet. Kështu që, shihet një zgjerim i konceptit të mikrofinancës --- sfida aktuale është gjetja e

rrugëve efiçente dhe të besueshme të ofrimit të një menuje më të pasur të produkteve të mikrofinancës.

Kompleksiteti dhe varieteti.

Meqënëse ne tashmë po lundrojmë në valët e ‘erës së shërbimeve të mikrofinancës’ dhe po

merremi me ‘ekonomitë shtëpiake vulnerabël me nevoja të ndryshme jetese dhe komplekse’,

natyrshëm na lind pyetja: a e kemi të qartë idenë rreth llojeve të produkteve financiare që do të

kërkohen apo të institucioneve që do t’i shpërndajnë ato? A e kemi ne të qartë se çfarë do të thotë

‘shërbime financiare për të varfërit’?

Kthimi i kursimeve në vlerë të vogël, në shuma të mëdha të përbashkëta është ajo çfarë bëjnë

institucionet që ofrojnë shërbime financiare.

Kërkesa e parë e një produkti të mirë të shërbimeve financiare është lehtësimi i depozitimit të

kursimeve. Sisteme të lehta depozitimi janë ato që janë të rregullta, të sigurta, të shpeshta, të

shpejta, fleksibile dhe të përshtatshme.

Kërkesa e dytë e një produkti të mirë të shërbimeve financiare është lehtësimi i nxjerrjes së

shumave të mbledhura (këtu mund të kujtojmë që këto shuma mund të marrin formën e

huadhënieve, ose të pagesës së sigurimeve, në varësi kjo, të strategjisë në të cilën është

angazhuar institucioni).

Kërkesa e tretë është pranimi i një game të gjerë të depozitave përsa i përket kjo vlerës së

tyre. Meqënëse njerëzit e varfër kanë shuma të luhatshme të parave të vlefshme për kursim,

është e llogjikshme që të pranohet, kudo ku është e mundur, çdo vlerë e depozitës (duke

përfshirë këtu edhe shuma të vogla). Megjithatë ka disa raste ku janë shumë të vlefshme vlera

fikse të depozitës, si për individin ashtu edhe për institucionin, dhe kjo, sepse ato promovojnë

disiplinë.

Kërkesa e katërt ka të bëjë me ofrimin e një game të gjerë produktesh financiare përsa i

përket kohës së përdorimit të shumave të vëna në dispozicion në formën e huave, për

tregtinë e individit, nga institucioni i mikrofinancës. Si çdo njeri tjetër, njerëzit e varfër kanë

nevojë të jenë në gjendje që të financojnë tregtitë e nesërme ashtu si edhe kanë nevojë të

paguajnë taksat e shkollës apo kostot e së nesërmes.

1.3 Cilët janë klientët e mikrofinancës .

Page 6: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Klientët tipikë të mikrofinancës janë persona me të ardhura të ulëta që nuk kanë akses në

institucionet formale financiare. Klientët e mikrofinancës janë kryesisht të vet-punësuar, shpesh

sipërmarrje të formës ‘ekonomi shtëpiake’.

Në zonat rurale, ata janë zakonisht fermerë të vegjël dhe të tjerë që janë të angazhuar në

aktivitete që sjellin të ardhura të vogla të tilla si përpunimi i ushqimit dhe tregtia e kafshëve të

buta.

Në zonat urbane, aktivitetet e mikrofinancës janë më të ndryshme dhe natyrshëm që përfshijnë

edhe një gamë më të gjerë klientësh si: dyqanxhinjtë, ofrues shërbimesh, artizanë, shitës

ambulantë etj. Klientët e mikrofinancës janë të varfër dhe më pak të varfër që kanë një burim

relativisht të sigurt të të ardhurave.

Hyrja në institucionet formale financiare, për shumë arsye, është e lidhur në mënyrë të drejtë me

të ardhurat: sa më i pasur të jesh, aq më i madh është aksesi në to dhe sa më i varfër (pra sa më

pak i pasur), aq më e vogël është mundësia që të kesh akses në këto institucione. Nga ana tjetër,

kemi që: sa më i varfër të jesh aq më i shtrenjtë është angazhimi në sektorin informal. Akoma më

tej, sektori informal mund të mos i plotësojë në mënyrë të përshtatshme disa nevoja për shërbime

financiare ose edhe mund të përjashtojë fare kategori të caktuara të të varfërve. Pikërisht

individët e përjashtuar nga institucionet formale financiare dhe nga sektori informal janë klientët

e mikrofinancës.

Meqënëse, ne e zgjeruam nocionin e tipeve të shërbimeve që rrethojnë mikrofinancën, gjithashtu

zgjerohet edhe tregu i klientëve potencial të mikrofinancës. Kështu për shembull, mikrokredia

mund të ketë një fushë tregu më të kufizuar sesa mikrofinanca që është një zonë më e

diversifikuar e produkteve financiare të cilat përfshijnë tipe të ndryshme të produkteve të

kursimit, shërbime pagesash dhe remitancash etj. Për shembull, shumë fermerë shumë të varfër

mund të mos dëshirojnë të marrin hua. Por do të pëlqenin një vend më të sigurt për të ruajtur

fitimet nga drithrat e tyre meqënëse këto konsumohen brenda disa muajve nga kërkesat e jetës së

përditshme.

1.4 Si i ndihmon mikrofinanca të varfrit.

Eksperienca tregon që mikrofinanca mund t’i ndihmojë të varfrit që të rrisin të ardhurat, të

ndërtojnë biznese të qëndrueshme, dhe të reduktojnë vulnerabilitetin e tyre ndaj goditjeve të

jashtme. Mikrofinanca mundet që të jetë gjithashtu një instrument i fuqishëm për vet-fuqizimin,

duke bërë të mundur që të varfrit, kryesisht gratë, të bëhen agjentë ekonomikë të ndryshimit.

Page 7: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Varfëria është shumë-dimensionale. Përmes sigurimit të aksesit në shërbimet financiare,

mikrofinanca luan një rol të rëndësishëm në luftimin e shumë aspekteve të varfërisë. Për

shembull, gjenerimi i të ardhurave nga një biznes ndihmon jo vetëm në zgjerimin e aktivitetit të

biznesit, por kontribuon gjithashtu në të ardhurën e ekonomive shtëpiake si dhe të përfitimeve që

e shoqërojnë atë në lidhje me sigurimin e ushqimit, edukimin e fëmijëve etj. Për më tepër, për

gra të cilat, në shumë aspekte, janë të veçuara nga hapësira publike, zhvillimi i transaksioneve

me institucione formale, mundet gjithashtu që të çojë në krijimin e konfidencës dhe të fuqizimit.

Kërkime të fundit kanë treguar shtrirjen në të cilën individët rreth vijës së varfërisë janë

vulnerabël rreth shokut dhe sëmundjes, së fitimit të një rroge, motit, vjedhjeve, ose ngjarjeve të

tjera të tilla. Këto goditje formulojnë një deklaratë të madhe mbi burimet financiare të kufizuara

të njësisë familjare dhe të faktit që mungesa e shërbimeve financiare mund ta çojnë familjen kaq

thellë në varfëri sa që mund ti duhen shumë e shumë vite për të dalë prej saj.

1.5 Kur mikrofinanca Nuk është një mjet i përshtatshëm?

Mikrofinanca i referohet një numri gjithnjë e më të madh shërbimesh financiare – kursime, hua,

sigurime, remitanca nga jashtë, si dhe produkteve të tjera. Është e vështirë që të imagjinosh që

mund të ketë ndonjë familje sot në botë për të cilën nuk janë ndërtuar dhe nuk janë bërë të

dobishme disa lloj të shërbimeve financiare formale. Por çështja qëndron në faktin që në mendjet

e shumë njerëzve, mikrofinanca akoma identifikohet me mikrokredinë.

Mikrokredia është e dobishme vetëm në situata të caktuara, dhe me disa tipe klientësh. Duket se

një numër i madh i të varfërve, sidomos shumë të varfërit, e përjashtojnë vehten nga mikrokredia

ashtu si ajo është dizenjuar aktualisht. Njerëzit jashtëzakonisht shumë të varfër që nuk kanë

ndonjë të ardhur stabël – të tillë si familjet shumë të këputura dhe të pastrehët – nuk duhet të jenë

klientët e mikrofinancës, meqënëse ata do të zhyten më tej në borxhe dhe varfëri nga huatë që ata

nuk mund të paguajnë. Siç është dizenjuar aktualisht, mikro-kreditimi kërkon pagesa të

qëndrueshme, të rregullta dhe shpesh domethënëse (të mëdha) për familjet e varfëra. Dhe që të

themi të vërtetën, shkaku i vërtetë i varfërisë është mungesa e të ardhurave domethënëse, të

qëndrueshme dhe të rregullta. Edhe pse një familje mund të ketë një të ardhur domethënëse për

shumë periudha, ajo gjithashtu mund të përballet me muaj në të cilat ajo nuk ka asnjë të ardhur,

duke reduktuar në këtë mënyrë aftësinë për të hyrë në tipet e angazhimeve të kërkuara sot nga

pjesa më e madhe e MFI-ve.

Page 8: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Disa njerëz janë thjesht shumë të varfër, ose kanë të ardhura që janë shumë të pavarura për të

hyrë në produktet e sotme të huasë. Këta njerëz jashtëzakonisht shumë të vafër, të përfshirë në

përqindjet e fundit të atyre që jetojnë nën vijën e varfërisë, kanë nevojë për programe të sigurisë

që të mund ti ndihmojnë ata për të plotësuar nevojat bazë – disa prej këtyre programeve janë

duke punuar në mënyrë të pandarë me disa plane për ndihmesën e kësaj kategorie personash në

integrimin gradual në programet e mikrofinancës. Shpeshherë qeveritë dhe agjencitë e ndihmave

duan që të përdorin mikrofinancën si një mjet për të kompensuar disa probleme të tjera sociale të

tilla si përmbytje, përjashtimin e refugjatëve nga konflikte civile, diplomime të fundit nga

trajnime profesionale, dhe punëtorët e tepërt që janë pushuar. Meqënëse mikrofinanca është

“shitur” si një mjet për reduktimin e varfërisë, shpesh pritet që ajo ti përgjigjet këtyre situatave

ku të gjitha klasat e individëve janë bërë ‘të varfër’.

Programet e mikrokredisë që i drejtohen këtyre lloj situatave, rrallë funksionojnë.

Kreditimi kërkon një kthim 98% të gjithë portofolit me qëllim që të jetë i suksesshëm. Kjo do të

thotë që 98% e të dipllomuarve më të fundit profesional ose refugjatët në kthim do t’ju duhet të

jenë të suksesshëm në krijimin e një mikrosipërmarrje për të paguar normat einteresit që duhet të

jenë të larta në mënyrë të mjaftueshme për të mundësuar në këtë mënyrë qëndrueshmërinë e

përgjithshme të programit. Kjo është thjesht jo-realiste. Të zbatosh një program me norma të

larta moskthyeshmërie do të thotë të shkatërrosh kuptimin e vërtetë të kredisë dhe të shkatërrosh

disiplinën e kreditimit në rradhët e atyre që kanë aftësi paguese, por që u duket vehtja si

budallenj të japin atë që shumë nuk e bëjnë.

Mikrokrediti i shërben më mirë atyre që kanë identifikuar një oportunitet ekonomik dhe që janë

në një pozicion që të kapitalizojnë mbi atë oportunitet në qoftë se ata mbështeten me një shumë

të vogël në cash. Kështu që, ata të varfër të cilët punojnë në ekonomi të qëndrueshme ose në

rritje, që kanë demonstruar një aftësi që të ndërmarrin aktivitetet e propozuara në një mënyrë

sipërmarrëse, si dhe ata që kanë demonstruar angazhim në pagimin e borxheve të tyre (në vend

që të ndiejnë që krediti përfaqëson ndonjë prej formave sociale të ri-mbrojtjes) janë klientët më

të mirë të mikrokredisë. Megjithatë universi i klientëve potencialë zgjerohet menjëherë sapo ne

marrim në konsideratë konceptin e gjerë ‘mikrofinancë’.

Është gjithashtu e rëndësishme që të dizenjohet një sfond ndërhyrjesh që ndërton tregun për

klientët e mikrofinancës. Disa ndërhyrje shkojnë nga ndërtimi i infrastrukturës për hapjen e

tregjeve të reja për prodhimet e të varfërve e deri në sigurimin e shërbimeve për zhvillimin e

bizneseve. Shpesh këto ndërhyrje do të krijojnë kushte dhe oportunitete për mikrofinancën. Ajo

Page 9: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

çfarë nevojitetet që të shmanget është përdorimi i mikrofinancës për të zgjidhur sfidat e

zhvillimit në situata ku bazat e jetesës së individëve janë shkatërruar.

1.6 Pse MFI-të caktojnë norma kaq të larta interesi për të varfërit.

T’u ofrosh shërbime financiare të varfërve është me të vërtetë e shtrenjtë, sidomos në lidhje me

madhësinë e transaksionit të përfshirë. Kjo është një prej arsyeve të më të rëndësishme sepse

bankat nuk japin hua të vogla. Nje hua prej 100$, për shembull, kërkon të njëjtin personel dhe

burime si një hua prej 2,000$, duke rritur në këtë mënyrë kostot për njësi të transaksionit.

Oficerët e kreditit duhet të vizitojnë shtëpinë e klientit ose vendin e punës, të vlerësojnë

vlefshmërinë e kredisë mbi bazën e intervistave me familjen e klientit dhe përmes referencave,

dhe në shumë raste, ta ndjekin atë përmes vizitave për të forcuar kulturën e rikthimit të huasë.

Mund të kushtojë 25$ thjesht dhënia e një mikro-huaje. Ndërkojë që kjo shumë duket e

arsyeshme në terma absolut, shuma prej 25$ në një hua prej 100$ përfaqëson 25% të shumës së

huasë, dhe detyron institucionin që të caktojë një normë ‘të lartë’ interesi për të mbuluar koston e

administrimit të huasë. Institucionet e mikrofinancës duhet ta subvencionojnë huanë që ta bëjnë

kreditimin “ më të përshtatshëm” për të varfrit. Shumë institucione e bëjnë. Megjithatë, pastaj

institucioni do të varet mbi subvencione të vazhdueshme. Programet që varen nga

subvencionet janë gjithmonë duke luftuar që të mbajnë nivelin e tyre të aktivitetit

përkundrejt shkurtimeve të buxhetit dhe rrallësisë së subvencioneve (dukuri kjo gjithmonë

e më shumë në rritje). Këto institucione thjesht nuk janë të qëndrueshme, veçanërisht nëse

operacione të tjera mikrokredie kanë treguar që ato mund të ofrojnë kredi dhe të rriten mbi baza

të normave ‘të larta’ të interesit – dhe përgjatë rrugës t’i shërbejnë një numri më të madh

klientësh.

Evidencat tregojnë që klientët janë të gatshëm të paguajnë norma më të larta të interesit e

nevojshme për të siguruar akses afatgjatë në kredi. Ata pranojnë që alternativat e tyre – ose

norma më të larta të interesit në sektorin financiar informal (huadhënësit, etj.) ose thjesht

pamundësi aksesi në kredi – janë shumë më pak tërheqëse për ta. Normat e interesit në sektorin

informal mund të jenë edhe 20% në ditë ndërmjet disa shitësve në tregun urban. Shumë prej

aktiviteteve ekonomike në të cilat angazhohen të varfrit janë relativisht me kthim të ulët nga

puna dhe mundësia e sigurimit të likuiditetit dhe kapitalit mund t’i bëjë ata të aftë që të sigurojnë

kthime më të larta, ose që të përfitojnë avantazhe nga oprtunitetet ekonomike. Kthimi i përfituar

nga investime të tilla mund të jetë shumë herë më i lartë se sa norma e interesit që përfituesit të

Page 10: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

mikrokredisë i duhet të paguajë. Për më tepër, norma e interesit është është vetëm një pjesë e

vogël nga kosto e tyre e përgjithshme e transaksionit të kreditit, dhe në qoftë se institucionet e

mikrofinancës ofrojnë kredi mbi një bazë më të pranueshme, kosto të rëndësishme në terma të

kohës, udhëtimit, letrave të punës mund të reduktohen, duke qenë të varfrit ata që përfitojnë.

Megjithatë, ndërsa rritja e aksesit të të varfërve për përfitimin e kredive me afat të gjatë dhe me

baza të qëndrueshme mund të sjellë fitime domethënëse, MFI-të duhet të vazhdojnë punën për

përmirësimin e niveleve të efiçencës. Kjo do të çojë në uljen e kostos së ofrimit të huasë, si dhe

në rritjen e përfitimeve të të varfërve në lidhje më përmirësimin e produkteve të huasë, aksese

më të mira në hua etj.

1.7 A janë të varfërit shumë të varfër për të kursyer?

Të varfrit kursejnë në mënyra që ne mund të mos i konsiderojmë si kursime “normale” – për

shembull, investime në asete, që mund të kthehen lehtë në para në të ardhmen (bizhuteri ari,

kafshë të buta, materiale ndërtimi, etj.). Mbi të gjitha, ata përballen më të njëjtën seri të

kërkesave të papritura për cash si të gjithë ne: sëmundje, taksa shkolle, nevoja për të zgjeruar

vendbanimin, si dhe shpenzimet e varrimit.

Sigurisht që ka probleme me disa prej këtyre mënyrave informale përmes të cilave njerëzit

kursejnë. Është e vështirë që të presësh një këmbë të një dhie, që po supozojmë se përfaqëson një

mekanizëm kursimi të këtyre familjeve, kur shfaqet një nevojë e papritur për para. Ose, në qoftë

se gruaja e varfër ia ka dhënë hua kursimet e saj një anëtari të familjes me qëllim që ti mbajë të

sigurta nga vjedhja (meqënëse alternativa tjetër është mbajtja e këtyre fondeve nën dyshek), këto

fonde mund të mos jenë menjëherë të gatshme atëherë kur gruaja mund të ketë nevojë për to. Të

varfrit kanë nevojë për kursime që janë edhe të sigurta edhe likuide.

Atyre u intereson më pak norma e interesit që ata mund të fitojnë nga kursimet, meqënëse ata

nuk janë mësuar me kursimin në instrumenta financiar, kështu që për ta është më e rëndësishme

që ti kenë kursimet të gatshme në çdo moment për të përballuar nevojat emergjente dhe për të

akumuluar asete.

Këto shërbime kursimi duhet të përshtaten me qëllim që të ndeshin kërkesën e veçantë të të

varfërve si dhe ciklin e tyre të cash floë. Kështu që, për të maksimizuar prirjen kursyese të

varfërve, institucionet duhet të ofrojnë oportunitete fleksibile --- si në terma të shumave të

depozituara, ashtu edhe në frekuencën e pagimit të hyrjeve dhe daljeve. Kjo përfaqëson një sfidë

Page 11: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

të rëndësishme për industrinë e mikrofinancës që akoma nuk i është mbushur mendja që mund të

angazhohet me përfitim në depozita shumë të vogla.

1.8 Çfarë është një Institucion Mikrofinance (MFI)

Për t’u shprehur sa më thjesht, një institucion mikrofinance është një organizatë që i ofron

shërbime financiare shumë të varfërve.

Shumë MFI janë Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) të angazhuara në asistimin e disa sektorëve të

popullsisë me të ardhura të ulëta. Pothuajse që të gjitha këto lloj organizatash ofrojnë mikrokredi

dhe vetëm marrin shuma të vogla të kursimeve nga huadhënësit e tyre dhe jo nga publiku në

përgjithësi. Brenda industrisë së mikrofinancës termi ‘institucion mikrofinance’ ka ardhur duke

përfshirë një gamë gjithnjë e më të gjerë organizatash që i përkushtohen ofrimit të këtyre

shërbimeve; p.sh, OJQ, unione krediti, kooperativa, banka private dhe tregtare, institucione

financiare jo banka (disa që janë transformuar nga OJQ në institucione të rregulluara), si dhe

pjesë të bankave me pronësi shtetërore.

Imazhi që shumë prej nesh kanë kur i referohemi MFI-ve është ai i OJQ-së financiare, një OJQ

që i është dedikuar ekskluzivisht dhe plotësisht ofrimit të shërbimeve financiare; në pjesën më të

madhe të rasteve OJQ-të e mikrokredisë nuk janë të lejuara që të pranojnë depozita kursimi nga

publiku në përgjithësi. Ky grup i disa qindra OJQ-ve ka udhëhequr mikrokredinë dhe si rrjedhojë

edhe mikrofinancën (shprehem në këtë mënyrë duke qenë se mikrokredia konsiderohet si pjesa

më e rëndësishme e mikrofinancës). Shumë prej tyre përbëjnë një grup që zakonisht njihet si

organizatat “Best Practice”, të cilat aplikojnë teknikat më të reja të huadhënies për të gjeneruar

arritjen e efçencës që i lejon ato që të arrijnë deri te sektorët më të varfër të ekonomisë mbi baza

të qëndrueshme.

Megjithatë ka edhe institucione të tjera që e konsiderojnë vehten se janë në biznesin e

mikrofinancës dhe që sigurisht do të luajnë një rol në zgjerimin dhe thellimin e sektorit financiar.

Këto janë ndërmjetësit financiar me bazë komunitetin. Disa janë me bazë anëtarësie si unionet e

kreditit dhe shoqëritë kooperative të strehimit. Disa të tjera janë në pronësi dhe manaxhohen nga

sipërmarrës lokalë dhe bashki. Këto institucione tentojnë të kenë një bazë më të gjerë klientësh

se sa OJQ-të financiare dhe tashmë e konsiderojnë vehten si pjesë e sektorit financiar formal.

Varion nga shteti në shtet, po shumë njerëz të varfër kanë pak akses në këto tipe institucionesh,

megjithëse ato tentojnë që të mos arrijnë tregun aq larg sa OJQ-të finaciare.

Page 12: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

1.9 A mundet që mikrofinanca të jetë fitimprurëse?

Po, ajo mundet. Të dhëna nga Buletini Mikrobankar raportojnë që 63 prej MFI-ve më të

famshme të botës kanë një normë mesatare të kthimit, pasi janë zhveshur nga programet e

subvencionuara në të cilat mund të jenë angazhuar dhe pas rregullimit me inflacionin, prej 2.5%

të aktiveve totale. Kjo konsiderohet si e favorshme në krahasim me kthimet në sektorin bankar

tregtar dhe jep kredenciale, për shpresat e shumë njerëzve, që mikrofinanca mund të jetë një

aktivitet i kënaqshëm për t’u angazhuar në sektorin me pakicë të bankingut. Shumë ndiejnë që

njëherë pasi mikrofinanca të bëhet një rrjedhë kryesore, atëherë mund të arrihet një rritje masive

në numrin e klientëve.

Të tjerë kanë frikë se një shqetësim i tepruar për realizim fitimi në mikrofinancë, do të bëjë që

MFI-të t’i shërbejnë më mirë klientëve të cilët mund të thithin shuma më të mëdha të huave. Ky

është efekti croëding-out (lënie jashtë e personave që mund të mos paraqiten fitim prurës për

këto institucione). Kjo mund të ndodhë; në fund të fundit, ka një numër të madh të njerëzve

shumë të varfër, të varfër dhe më pak të varfër, të cilët nuk janë arritur akoma nga sektori bankar.

Megjithatë, gjithnjë e më shumë manaxherë MFI-sh kanë kuptuar që qëndrueshmëria është një

pararendës për arritjen e një numri më të madh klientësh. Kështu që, manaxherët që udhëheqin

MFI-të janë gjithnjë e më shumë në kërkim të gjetjes së mënyrave për rritjen e efiçencës

operacionale.

Pra si përfundim mund të pohojmë që mikrofinanca mund të jetë fitimprurëse. Ne kemi shumë

arsye që të presim që programet për arritjen e klientëve shumë të varfër mund të bëhen të

qëndrueshme pasi ato të jenë maturuar si dhe kuptohet, pasi të jenë angazhuar në atë rrugë.

Evidencat e mbështesin një pozicion të tillë.

1.10 Cili është roli i qeverisë në mbështetjen e mikrofinancës.

Qeveritë kanë një rol të komplikuar kur bëhet fjalë për mikrofinancën. Deri së fundmi, qeveritë

në përgjithësi ndjenin se ishte përgjegjësia e tyre që të gjeneronin një ‘zhvillim finance’ duke

përfshirë programe kredie për ata që janë në disavantazh. 20 vjet kritika të vazhdueshme për

programet e kredisë rurale, zbuluan se qeveritë bëjnë një punë shumë të keqe në sigurimin e

huadhënieve për të varfërit. Fitimi politik afat shkurtër është shumë tundues për organizatat e

huadhënies të kontrolluara politikisht ato shpenzojnë shumë shpejtë (dhe në mënyrë të

Page 13: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

shkujdesur), si dhe ata mbledhin huanë në mënyrë shumë sporadike (të pagatshëm për të qenë të

ashpër me të vonuarit në pagesa). Në zonat urbane, qeveritë asnjëherë nuk angazhohen me të

vërtetë, dhe subvencionimi me kredi i mikrosipërmarrjeve është akoma relativisht i rrallë kur

krahasohet me kundërpartinë e tij rurale.

Tani që mikrofinanca është bërë pothuajse popullore, qeveritë janë të tunduara të përdorin bankat

e kursimeve, bankat postare të kursimeve, dhe bankat bujqësore, për të lëvizur mikrokredinë. Kjo

në përgjithësi nuk është një ide e mirë, përveç rastit kur qeveria ka argumente të qarta për të

vepruar kështu. Mjetet për të arritur majën janë thuajse të komplikuar dhe ka pak shembuj të

sukseshëm në mikrofinancë. Organizata të sukseshme në mikrofinancë tentojnë që të ndërtohen

në kurriz të MFI-ve të sukseshme. Më së fundmi, qeveritë mund të përfshihen gjithashtu në

mikrofinancë nëpërmjet ndërtimit të kornizës rregullatore që ndikon mbi aftësinë e një zone të

gjerë të aktorëve financiarë për ofrimin e shëbimeve financiare shumë të varfërve.

Ky problem trajtohet edhe më poshtë.

1.11 Cili është roli i rregullatorit financiar në suportimin e zhvillimit të mikrofinancës?

Shumë persona besojnë që roli më i rëndësishëm i një rregullatori financiar në zhvillimin e

mikrofinancës është krijimi i një tip institucioni alternativ që lejon OJQ financiare të pastra,

unione krediti, si dhe ndërmjetës të tjerë me bazë komunitetin që të sigurojnë një liçencë për të

ofruar shërbime depozite publikut në përgjithësi dhe të sigurojnë fonde pëmes organizatave që

ndodhen në majë. Në pak vende, kjo mund të jetë një strategji e përshtatshme. Megjithatë në

pjesën më të madhe të vendeve, niveli i përgjithshëm i zhvillimit të industrisë së mikrofinancës,

akoma nuk justifikon liçencimin e një klase të ndarë të institucioneve financiare që t’i shërbejnë

të varfërve. Dhe në pjesën më të madhe të vendeve, kufizimet buxhetore me të cilat përballen

rregullatorët e bankave e bëjnë pak të mundur faktin që ata të jenë në gjendje të mbikqyrin një

numër të madh të institucioneve të vogla; aktivet totale të këtyre institucioneve mund të përbëjnë

një përqindje shumë të vogël të sistemit financiar në total, por kosto e një mbikqyrjeje të

përshtatshme mund të përbëjë 25-50% të buxhetit total të agjensisë.

Për më tepër, rregullatorët mund të punojnë me industritë e sapo lindura të mikrofinancës të

shumë vendeve mbi probleme të tilla si modifikimi i limitit të kredisë siç është vendosur në

kodin tregtar për të lejuar nivele të përshtashme të interesit, duke gjeneruar informacione kredie

Page 14: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

mbi vonesat e huadhënësve, për të kufizuar aftësinë e tyre për të shkuar nga një MFI në tjetrën,

përmes bashkëpunimit me autoritetet civile për të siguruar që kontrata private huaje të mund të

njihen nga gjykatat sidomos në ato ekonomi në tranzicion në të cilat mungon deri edhe

infrastruktura bazë legjislative si dhe raportimi i nevojave që do t’i përgatisin MFI –të që të

bëhen të rregulluara.

Rregullatorët, gjithashtu mund të egzaminojnë ligjet, dekretet egzekutive, dhe rregullimet e

brendshme që kufizojnë aftësinë e institucioneve tradicionale bankare të bëjnë mikrofinancë.

Këto rregullime përfshijnë kufizime mbi përqindjen e një portofoli huaje që mund të jepet hua

mbi baza të pasiguruara, kufizime në mekanizmat e garancive të grupit, kërkesat raportuese,

kufizime mbi operacionet e zyrave nëpër degë (skedulimi dhe siguria), dhe kërkesa për

përmbajtjet e dosjeve të huasë. Dhe jo më pak, por rregullatorët bankarë mund të kenë nevojë që

të shohin mënyrën në të cilën ata do të vlerësojnë portofolet e mikro-huasë brenda bankave të

mëdhaja.

1.12 A e mbështet Banka Qendrore mikrofinancën dhe institucionet e saj dhe si?

Aktiviteti zhvillues dhe promocional (nxitës).

Shumë komente egzistojnë sot në botë për poltika aktive mbështetëse të shërbimeve financiare

për të varfrit. Historikisht mikrofinanca është mbështetur fuqimisht nga qeveritë, agjencitë

donatore dhe shumë pak nga bankat qendrore. Përfshirja e bankave qëndrore në mikrofinancë

varet në faktin se si vetë banka qëndrore interpreton statusin e institucioneve respektive të

mikrofinancës. Në disa vende, bankierët qëndrorë pranojnë që ata kanë një rol të dukshëm në

mbështetjen dhe zhvillimin e një mikrofinance të qëndrueshme financiarisht, por në disa vende të

tjera jo. Një element shumë i rëndësishëm i aktivitetit zhvillues të Bankës Qëndrore është

kërkesa direkte për kreditimin, në bazë të së cilës bankat janë të detyruara të akordojnë një pjesë

të caktuar të kredisë së tyre për sektorë të veçantë. Këto skema presupozohet të favorizojnë grupe

të popullsisë me të ardhura të ulëta ose ato që nuk kanë avantazhe në kreditimin nga bankat

tregtare, duke dhënë kështu një impakt të fuqishëm në programet e mikrofinancës. Por janë të

njohura vështirësitë në eksperienca të tilla, pasi një numër qeverish vazhdojnë të diktojnë të tilla

kërkesa dhe të përfshijnë Bankën Qendrore në administrimin e programve të tilla, por rezultatet

nuk kanë qenë efektive. Kështu, do të qe më e përshtatshme që këto kërkesa të zëvendësoheshin

me politika efektive për mbështetjen e mikrofinancës.

Në shumë vende bankat qendrore kanë gjithashtu një rol aktiv në mbështetjen e mikrofinancës.

Shpesh kjo është konkretizuar në kanalizimin e fondeve nëpërmjet bankave të liçensuara për

Page 15: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

aktivitete të mikrofinancës. Gjithashtu bankat qendrore kanë siguruar një mbështetje për

institucione të veçanta të mikrofinancës dhe në disa vende ato kanë marrë pjesë edhe në disa

aktivitete të mikrofinancës. Por në përgjithësi këto aktivitete nuk kanë qenë të suksesshme.

Rastet kur këto të fundit kanë qenë të suksesshme janë ato të mbështetjes direkte të

institucioneve të mikrofinancës me produktet dhe shërbimet e duhura për të favorizuar shtresat e

popullsisë me të ardhura të ulëta ose biznesin e vogël, si dhe rastet kur bankat qendrore nuk kanë

diktuar kontroll të normave të interesit.

Në përgjithësi nuk egzistojnë raste kur bankat qendrore të përdorin burimet e tyre për kreditimin

ose rifinancimin e institucioneve të mikrofinancës ose të bankave të liçensuara për aktivitete të

mikrofinancës. Në shumë raste bankat qendrore nuk kanë avantazhe krahasuese në të tilla

aktivitete dhe për më tepër që financime të tilla kanë ndikim negativ në bilancin e bankës

qendrore dhe zbehin aftësitë e saj për përmbushjen e objektivave kryesore. Kështu që do të ishte

më e përshtatshme që kjo mbështetje financiare për mikrofinancën të sigurohej nëpërmjet

kanaleve të tjera, si psh nga agjenci të tjera qeveritare ose agjencitë donatore.

Në disa raste të kufizuara, kur banka qendrore ka avantazhe të qarta krahasuese në lidhje me këtë

sektor, atëherë mund të ndihet roli i saj në manaxhimin e fondeve të qeverisë ose agjencive

donatore dhe me të cilat këto të fundit kreditojnë institucionet e mikrofinancës ose bankat e

liçensuara. Kjo ndodh më shumë në vendet e vogla ku është e vështirë që të ngrihen institucione

të veçanta për manaxhimin e fondeve për mikrofinancën. Kur banka qendrore merr përsipër një

rol të tillë duhet të ketë një marrëveshje kontraktuale të qartë dhe ajo si bankë duhet të marrë një

komision të mjaftueshëm për të mbuluar koston që rrjedh nga manaxhimi i programit.

Aktivitet promocionale (nxitëse) në mbështetje të mikrofinancës të ndërmarra nga bankat

qëndrore në shumë vende, përfshijnë në përgjithësi projektet pilot, kërkimet, publikimin dhe

grumbullimin e të dhënave, kualifikimet, etj. Shumë nga këto inicativa kanë dhënë një kontribut

të dukshëm pozitiv në sektorin e mikrofinancës.

Rregullimi i institucioneve të mikrofinancës.

Qëllimi i krijimit të institucioneve të vogla financiare përbën një faktor të rëndësishëm që i bën

institucionet financiare të liçensuara të përfshihen në mikrofinancë. Institucionet e vogla priren

më shumë se bankat më të mëdha të futen në tregun e mikrofinancës. P.sh, në vendosjen e

kërkesave për kapitalin minimal duhet të bëhet më parë një bilanc midis aftësisë së institucioneve

financiare të vogla që janë të prirura të përfshihen në mikrofinancë dhe institucioneve shumë të

vogla që nuk mund të mbikqyren në mënyrën e duhur. Qëllimi i krijimit të bankave të vogla në

Page 16: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

vende të ndryshme është i ndryshëm. Kështu për shembull në Indonezi dhe në Filipine, bankat e

vogla të liçensuara janë bërë një element i rëndësishëm në tregjet e tyre financiare. Në këto

vende fillimisht kërkesat për liçensimin e bankave rurale ishin të ulëta dhe vetëm së fundi ato

kanë rritur kërkesat për kapitalin minimal. Kështu duke njohur rëndësinë e bankave të vogla edhe

kërkesat për kapitalin minimal mbeten brenda kuadrit të insitucioneve që përmbushin kërkesat e

liçencimit për bankë. Ndërsa në disa vende të tjera mbetet akoma i vështirë krijimi i bankave të

vogla. Në këto vende do të ishte më e përshtatshme që banka qendrore të krijonte një rilaksim të

rregulloreve për t’i dhënë shtysë krijimit të bankave të vogla. Megjithatë duhet theksuar në të

njëjtën kohë që rritja qoftë edhe modeste e numrit të bankave të liçensuara do të kërkonte

kapacitete të reja shtesë mbikqyrëse nga banka qëndrore.

Një pikë kritike që pengon bankat e liçensuara të kreditojnë direkt nivelet e varfra të popullsisë

janë normat e interesit. Në disa vende bankat qendrore nuk vendosin kufij në normat e interesit të

kredidhënies për bankat e liçensuara (rasti shqiptar), por akoma në disa vende diktohen kufij të

tillë kontrolli (Vietnami), të cilët nuk favorizojnë mikrofinancën si aktivitet. Madje edhe kur janë

hequr këto kufij në normat e interesit, përsëri egziston presioni mbi bankat për t’i mbajtur normat

e interesit të ulëta. Kështu banka qendrore mund të luante një rol të rëndësishëm në drejtimin,

edukimin e manaxherëve të bankave përsa i përket lidhjes midis normave të interesit dhe

qëndrueshmërisë së mikrofinancës, duke lehtësuar kështu bankat nga kufizimet që e pengojnë atë

të vendos norma të përshtatshme për kreditë.

Lidhur me mjaftueshmërinë e kapitalit, shumë komente sot sugjerojnë që raporti i

mjaftueshmërisë së kapitalit duhet të jetë më i madh për bankat e vogla dhe sidomos ato të

specializuara në mikrofinancë sesa ato më të mëdha (risku më i madh). Po kështu klasifikimi i

kredisë dhe provigjoneve është një tjetër problem i cili u dikton bankave të specializuara në

mikrofinancë të provigjonojnë më shumë kreditë të cilave u ka kaluar afati se sa ato

provigjonohen nga bankat etjera. Në të njëjtën kohë, rregulloret që kërkojnë provigjonim më të

lartë të kredive të pasiguruara, madje edhe kur këtyre të fundit nuk u ka kaluar afati, janë të

papërshtatshme për bankat e mikrofinancës. Në praktikë, bankat qendrore shpesh nuk i adresojnë

këto probleme në mënyrën e duhur.

Në këtë kontekst, bankat qendrore duhet të alternojnë gjithashtu kërkesat rregullatore duke ja

referuar këto të fundit specifikave që kanë bankat e vogla dhe bankat e specializuara në

mikrofinancë. Shembuj të tillë të rregulloreve të papërshtatshme për mikrofinancën mund të jenë

rregulloret që kufizojnë përqindjen e portofolit të pasiguruar, kërkesat shumë të detajuara që

Page 17: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

lidhen me dokumentacionin e kredisë dhe format e raportimit, apo kufizimet në degët e bankave

dhe shtrirjen e tyre.

Në përgjithësi, institucionet e mikrofinancës (MFI) nuk janë subjekt i rregulloreve të bankës

qendrore. Në disa vende ku sektori i mikrofinancës zë një peshë të vogël dhe ofron produkte të

limituara që fokusojnë kryesisht kredinë, banka qendrore mund të injorojë çështjen e rregullimit

të këtyre institucioneve nëpërmjet rregulloreve të saj. por kur ky sektor merr përmasa në

zhvillimin e tij, është i paevitueshëm fakti i të qenurit subjekt i rregulloreve.

Do të ishte e pamundur dhe e papërshtatshme që të gjitha MFI-të të jenë subjekt i mbikqyrjes dhe

i rregulloreve prudenciale. Ato në përgjithësi nuk janë subjekt i rregulloreve vetëm në rastet kur

nuk pranojnë depozita kursimi. Kështu, rregullimi dhe mbikqyrja e të gjitha MFI-ve do të ishte

një ngarkesë e madhe për bankën qendrore ose agjensitë mbikqyrëse, duke marrë në konsideratë

në të njëjtën kohë burimet e kufizuara administrative dhe njerëzore për përmbushjen e kësaj të

fundit.

Një MFI do të ishte subjekt i mbikqyrjeve nga banka qendrore atëhere kur:

- MFI (credit-only) dhe MFI që ju kërkojnë klientëve të vendosin depozita me qëllim që të

marrin kredi nga këto institucione, nuk duhet të jenë dhe nuk janë subjekt i mbikqyrjeve dhe i

rregullimeve.

- MFI që mobilizojnë kursimet vullnetare nga anëtarët, ku përfshihen SHKK-të dhe unionet e

tyre, bankat kooperative, grupet e vet-ndihmës (self-help), etj, duhet të jenë subjekt i

rregullimeve dhe mbikqyrjes vetëm atëherë kur ato tejkalojnë një kufi të caktuar të ketyre

kursimeve ose duhet t’u kërkohet që të depozitojnë kursimet vullnetare në një institucion

financiar të liçencuar (kjo është e vlefshme në rastin kur MFI-të nuk janë të liçensuara, pasi

kur këto janë të liçensuara i nënshtrohen të gjitha rregulloreve përkatëse dhe mbikqyrjes nga

banka qendrore);

- MFI që mobilizojnë depozita nga publiku duhet të jenë subjekt i rregullimeve dhe mbikqyrjes

nga banka qendrore. Institucionet që nuk janë subjekt i rregullimeve dhe i mbikqyrjes nuk

duhet të lejohen të mobilizojnë depozita nga publiku.

Në përmbledhje të asaj që u trajtua në këtë çështje në lidhje me rolin e bankës në mikrofinancë,

themi që:

Page 18: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

1. Funksion kryesor i bankës qendrore në shumë vende është rregullimi dhe mbikqyrja e

bankave të liçensuara;

2. Banka qendrore duhet të ndërmarrë aktivitetin e saj zhvillues e promocional (nxitës) në

mbështetje të mikrofinancës, në forma të tilla siç janë projektet pilot, kërkimet publikimi dhe

grumbullimi i të dhënave, kualifikim, etj

3. Banka qendrore duhet të rregullojë institucionet e mikrofinancës jo-banka që pranojnë

depozita nga anëtarët, kur vëllimi i këtyre të fundit tejkalon një kufi të caktuar.

II. DISA NGA EKSPERIENCAT MË TË

KËNAQSHME TË MIKROFINANCËS.

2.1 Bank Rakyat Indonesia (BRI 1984)

2.2 BancoSol në Bolivi (shkurt 1992)

2.3 Grameen Bank në Bangladesh (1977)

Në tërë botën, njihen tre shembuj tipik të institucioneve të suksesshme të mikrofinancës: Bank

Rakyat Indonesia (BRI), BancoSol në Bolivi dhe Grameen Bank në Bangladesh.

2.1 Bank Rakyat Indonesia (BRI 1984)

Page 19: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Bank Rakyat Indonesia është shembulli i një institucioni financiar i cili në mënyrë të suksesshme

arriti sipërmarrjet e të varfërve. Suksesi i tij mund t’i atribuohet faktit që sistemi BRI u lejua që

të kishte kohën e mjaftueshme që t’i bënte të operueshme dhe financiarisht të qëndrueshme të

gjithë elementët e bankingut dhe të financës.

Faktorët më kryesorë që çuan në këtë sukses ishin:

1. Një politikë jo kufizuese e normave të interesit. Pa lirinë e vendosjes së normave të interesit

mbi kursimet dhe huatë, sistemi BRI nuk do të ishte i vet-qëndrueshëm dhe i përfitueshëm.

2. Zhvillimi institucional dhe impakti i këtij zhvillimi nuk mund të ndahen. Nuk do të kishte

impakt pa një institucion të qëndrueshëm; nuk do të kishte asnjë institucion pa vlera të

perceptuara.

3. Gjetja e nxitësve të duhur për huamarrësit, kursimtarët, të punësuarit, dhe për manaxherët

ka qenë një prej çelësave kyç. Norma konkurruese interesi dhe një likuiditet i arsyeshëm

nxisin kursimet; stimuluesit e pagesave dhe shanset për më shumë kredi nxisin ripagimin;

paga të kënaqshme, përfitime, dhe stimuluesit e performancës, nxisin stafin për të vepruar me

efiçencë.

4. Sigurimi i shërbimeve financiare klientëve target, ofron shanse më të mëdha për të zhvilluar

një bazë të gjerë klientësh, një bazë kapitali të vet financuar, si edhe vet-qëndrueshmërinë

institucionale.

5. Për shumë fshatarë është më e rëndësishme kërkesa për likuiditet sesa kërkesa për kredi.

Mobilizimi i kursimeve është po kaq i rëndësishëm sa kreditimi për të mbështetur nevojat

financiare të popullsisë fshatare.

6. Fshatarët me të ardhura të ulëta perbëjnë klientë të mirë dhe të përfitueshëm.

2.2 BancoSol në Bolivi.(shkurt 1992)

BANCO SOLIDARIO, ose BancoSol, e filloi aktivitetin e saj si banka e parë private tregtare në

botë që mbulonte specifikisht nevojat e mikro-sipërmarrjeve. Kur BancoSol filloi aktivitetin e

saj, ajo i ofronte klientëve të saj vetëm dy shërbime: huadhënie mbi bazën e solidaritetit të grupit

dhe kursime të detyrueshme.

KURSIMET. Përveç programit të kursimeve të detyrueshme, që ishte transferuar nga PRODEM1,

BancoSol filloi të ofronte kursime vullnetare. Si çdo bankë tjetër tregtare, çdo klient që zotëron

një llogari kursimesh, merr një librezë në të cilën vendosen të gjitha transaksionet, por në

Page 20: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

ndryshim nga bankat e tjera, norma e interesit që paguante BancoSol mbi kursimet nuk luhatej.

BancoSol është në një proçes të zhvillimit të strategjive për mobilizimin e kursimeve jo vetëm

nga baza aktuale e klientëve, por edhe nga sektori informal në përgjithësi.

KREDIA. Programi i kredive i BancoSol është shumë i ndryshëm nga ai i bankave të tjera

tregtare private. Për të kuptuar këto ndryshime është e nevojshme të theksojmë që jo bankat e

tjera tregtare, por NGO-të janë konkurrentët e BancoSol.

SFIDAT PËR BANCOSOL.

Inisiativa fillestare e BancoSol në krijimin e një banke tregtare private jashtë një NGO-je ishte e

suksesshme.

Një prej arsyeve kryesore për suksesin e saj ishte aftësia e saj për të kombinuar dy modele

potencialisht në konflikt që operonin deri në atë moment: NGO dhe një aktivitet fitim-prurës.

Ashtu siç thoshte edhe shefi i oficerëve të financës në BancoSol: “ndonjëherë është si të përziesh

vajin me ujin”. Në fakt konflikti duket si një betejë e BancoSol për të përcaktuar kulturën e saj

organizative. Nga njëra anë është kultura e PRODEM, e cila mund të karakterizohet si informale,

lehtësuese dhe e ndërsjelltë. Shumë prej kësaj kulture ka mbetur. Nga ana tjetër është formaliteti

________________________

1. PRODEM u krijua në 1986 si një joint venture midis anëtarëve më të rëndësishëm të komunitetit të biznesit

Bolivian, që ofruan kapitalin bazë si dhe do të angazhoheshin në udhëheqje, dhe ACCION International, që ofronte

teknologji dhe metodologji për programin. Përmes ofrimit të aksesit në kredi dhe trajnim, PRODEM synonte të

zgjeronte oportunitetet e punëzënies, të inkurajonte investimet në mikro-biznese, si dhe të rriste nivelin e të

ardhurave të gjeneruara nga sektori.

dhe atmosfera shumë tradicionale e shoqëruar me sektorin financiar, i cili dalëngadalë është duke

u infiltruar në kulturën organizacionale të BancoSol. Zhvendosja nëkulturë është influencuar nga

orientimi fitimprurës i BancoSol, nga angazhimi formal i tij, si edhe nga fakti që nëpunësit vijnë

nga sektori financiar formal.

2.3 Grameen Bank në Bangladesh (1977).

Grameen filloi në 1977 si një projekt për të gjetur një model për kreditimin rural në Bangladesh.

Grameen dha hua pa ju kërkuar huamarrësve që të ofronin kolateral për huanë e përfituar. Ajo

ishte pioniere e asaj që u njoh me emrin huadhënie mbi bazë grupin.

Çfarë përfshin “ Modeli Grameen”? Për këtë nuk ka ndonjë interpretim të vetëm autoritar, por

egziston një konsensus në lidhje me tre elementë kryesorë:

Page 21: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Kolaterali social: është një nocion që lidhet me faktin që huamarrës individual paguajnë për

shkak të përgjegjësisë së fortë shoqërore në nivele të grupeve të vogla, prej rreth pesë

personave, të cilit i përket çdo huadhënës. Grupi: (a) vetëm aprovon dhe merr përsipër

përgjegjësi për hua dhënë anëtarëve individualë të cilët janë përgjegjës për ripagimin; (b) në

rast të mospagesave individuale, është bashkësia ajo që merr detyrimet e ripagesës.

Mekanizmi i grupit është parë si një zgjidhje e problemit të kostove të larta të transaksionit,

si përsa i përket vlerësimit të besueshmërisë së huamarrësit ashtu edhe përsa i përket

sigurimit të pagesave (probleme këto që shqetësojnë më shumë programet e mikrokredisë).

Pjesmarrja e huamarrësve: është një ide që ka të bëjë me faktin që ka elementë të fortë

pjesmarrës për manaxhimin e mikrokredisë përmes përfshirjes së huamarrësve si në vendimet

operacionale ashtu edhe në ato të hartimit të politikave. Për këtë arsye, politikat

organizacionale janë përgjejgëse për nevojat dhe rrethanat e huamarrësve, dhe huamarrësit

kolektivisht kanë një sens më të fortë të identifikimit dhe të angazhimit ndaj organizatës.

Mungesa e subvencioneve: besimi që normat e interesit të paguara nga huadhënësit nuk janë

të subvencionuara. Vendosja e një norme të lartë interesi që mbulon koston e plotë të

programit dhe të cilën të varfërit janë të gatshëm ta paguajnë, duket se është një propozim

Fitim-Fitim. Kjo strategji është në përputhje me mësimet e mësuara nga eksperienca e

kooperativave të hershme dhe programeve të tjera të ndihmës qeveritare për të varfrit, për

falimentimin e të cilave iu vu faji politikave të normave të subvencionuara të interesit.

Mungesa e subvencionimit pritet që: (a) të sigurojë një disiplinë që do t’u japë huamarrësve

një nxitje që ata të kërkojnë të përfitojnë jo më shumë kredi nga ç’mund të përballojnë për të

ripaguar; (b) të disinkurajojë relavisht të pasurit nga bindja e monopolizimit të shërbimit; (c)

të disinkurajojë manaxhimin nga përpjekja për të stabilizuar ose për të zgjeruar programet

kryesisht me synimin për të përfituar akses nga subvencionet dhe përkrahjet, ose nga

përfitime të tjera që këto mund të gjenerojnë.

Në vitin 2001, programet e mikrofinancës në vendet në zhvillim, filluan të humbnin shumë prej

famës që ishte krijuar rreth tyre në dekadat e mëparshme. Dy prej këtyre institucioneve që ishin

konsideruar si yje të performanës, BancoSol dhe Grameen Bank, u ndeshën me probleme

serioze. Programi i BancoSol për huadhëniet dhe rikthimin e tyre u ngatërrua në probleme të

gjera të paqëndrueshmërisë politike dhe tregtare në Bolivi. Huamarrësit mësynë zyrat e

Mbikqyrjes së Bankave duke kërkuar faljen e borxheve.

Page 22: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Nga ana tjetër në Nëntor 2001 u zbulua se Grameen Bank në Bangladesh, shembulli global i

mikrokredisë për të varfërit, nuk po arrinte normat e rikthimit që pretendonte deri në atë moment.

Me këto ngjarje u duk se ju dha të drejtë paralajmërimit se:

…forma më e rrezikshme e “kopjimit” është ajo e nxitur nga konsultuesit apo donatorët

që rekomandojnë sisteme që ata i njohin vetëm pjesërisht, në një mjedisht që ata vetëm

pjesërisht e marrin vesh.

III. Mikrofinanca në Shqipëri: lindja e saj, zhvillimi, problemet që e

kanë shoqëruar deri tani dhe synime për të ardhmen.

3.1 Një vështrim i shkurtër historik mbi mjedisin ekonomik dhe

financiar në Shqipëri.

1. Kushtet makro-ekonomike

2. Sektori financiar

3. Prezenca e sektorit te mikrofinancës në Shqipëri

3.2 Fondi i Financimit Rural dhe Unioni Jehona si Rrjete Mikrofinance

1. Historia e Fondit të Financimit Rural dhe Unioni Jehona

2. Vizioni dhe Misioni

3. Organizimi, stafi dhe MIS

4. Anëtarë të rrjeteve

5. Partnerë të rrjeteve

6. Shërbime që i ofrohen SHKK-ve të anëtarësuara

7. Informacion financiar

3.3 Krijimi i një Rrjeti Kombëtar Mikrofinance në Shqipëri – E

Ardhmja.

1. Potenciali

Page 23: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

2. Detyrime dhe kufizime

3. Rekomandime – E ardhmja

3.1 Një vështrim i shkurtër historik mbi mjedisin ekonomik dhe financiar në Shqipëri.

1. Kushtet makroekonomike.

Në kontrast me shumë ekonomi të tjera në tranzicion, stabiliteti makroekonomik në Shqipëri u

shoqërua pothuajse menjëherë nga një rritje e shpejtë ekonomike joinflacioniste. Në 1997,

Shqipëria ra në një anarshi që ndoqi kolapsin e falimentimit të skemave piramidale të kursimit.

Pasivet totale të këtyre skemave u vlerësuan në pothuajse 50% të GDP-së së 1996-ës. Ndikimi

ekonomik i krizave ishte i rëndë: monedha shqiptare, leku, humbi gjysmën e vlerës së tij, humbja

e pasurisë në falimentimin e skemave piramidale futi në depresion kërkesën vendase, remitancat

nga jashtë ranë së tepërmi (minus 47%) dhe ky kaos ndikoi edhe në reduktimin e investimeve në

ndërtim dhe në industri.

Që prej 1998-ës vendi i është kthyer rritjes së zakonshme të tij me një normë rritjeje të GDP-së

prej 8% në vit. Prodhimi bujqësor mbetet kontribuesi kryesor në GDP, por edhe ky me tendenca

në rënie. Strategjia e Shqipërisë për zhvillimin ekonomik ka për qëllim një vazhdimësi të kësaj

norme rritjeje. Leku shqiptar është stabilizuar përsëri dhe inflacioni vjetor është ulur. Përsa i

përket anës fiskale, janë bërë përmirësime në efiçencën e administratës tatimore si dhe në

legjislacion, përmirësime këto që kanë çuar në rritjen e të ardhurave të mbledhura nga taksat,

duke rezultuar në këtë mënyrë në një defiçit buxhetor të reduktuar. Norma më të ulëta të interesit

kanë ndihmuar në zvogëlimin e barrës së shpenzimeve të interesit, duke krijuar hapësira të

nevojshme për investimet publike në infrastrukturë. Të gjitha këto sa përmendëm kanë patur një

impakt pozitiv në normën e papunësisë, e cila ra nga 18% në 1988 në rreth 15% në qershor 2001.

Treguesit kryesor makroekonomik mund t’i shohim në tabelën e mëposhtme:

Tabela1: Treguesit makroekonomik

1997 1998 1999 2000 2001

Norma reale e rritjes së GDP-së -7.0 80 7.3 7.8 6.5

GDP-ja për frymë në $ 684 907 1,081 1,094 1,333

Indeksi i çmimit të konsumatorit 42.1 8.7 -1.0 4.2 3.5

Defiçiti buxhetor (në % ndaj GDP) 12.9 10.4 11.5 9.3 8.5

Page 24: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Kursi I këmbimit (lek për $) 148.9 150.6 137.7 143.7 143.5

Burimi: Banka e Shqipërisë

Sektori shqiptar i sipërmarrjeve konsiston pothuajse ekskluzivisht në sipërmarrje mikro dhe të

vogla2 (MSE). Në dallim nga ekonomitë e tjera në tranzicion, sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha

ashtu si edhe sipërmarrjet ish-shtetërore tashmë të privatizuara luajnë një rol të parëndësishëm.

Struktura e biznesit është e dominuar nga kompani shumë të vogla (sipërmarrje mikro me jo më

shumë se 10 punonjës), që përbëjnë 97% të numrit total dhe biznese të vogla (deri në 50

punonjës) që përbëjnë 2% të numrit total.

Pjesa e sektorit privat, në jetën ekonomike të vendit është rritur dhe llogarit aktualisht rreth 75%

të GDP-së. Numri i sipërmarrjeve private ka qenë pothuajse stabël që prej 1995-ës, duke luhatur

ndërmjet 56,000 dhe 63,000. Sektorët ekonomik në të cilët bizneset private janë më aktivë janë:

shërbimet tregtare, ndërtimi dhe transporti.

Deri para pak vitesh ka qenë e dukshme migracioni nga zonat rurale drejt atyre urbane. Në fund

të 1994-ës, 20.6 % e sipërmarrjeve të regjistruara në Shqipëri e kishin bazën në Tiranë, por nga

fundi i 1999-ës shifra është rritur në 39.5%. Shqipëria është një prej vendeve në tranzicion me

një sektor të madh informal, meqënëse një numër i madh i sipërmarrjeve aktive nuk janë të

regjistruara. Zhvillimi dinamik i sipërmarrjeve është i habitshëm kur konsiderohet mjedisi aspak

ndihmës në të cilin ato operojnë: korrupsion i madh, një valë konstante e ligjeve të reja,

infrastrukturë e varfër përsa i përket rrugëve, elektricitetit, ujit, telekomunikacionit dhe së

fundmi mungesë e financimeve të jashtme efektive.

Në Shqipëri, sipërmarrjet financojnë vetvehten pothuajse ekskluzivisht me fitimet e tyre ose me

fonde të siguruara nga burime të tjera, të tilla si prej miqve dhe shokëve, ose hua nga sektori

informal.

Në një përpjekje për të gjetur përgjigje ndaj shkurtimeve dhe kufizimeve të ekonomisë shqiptare,

qeveria përgatiti Strategjinë e Rritjes dhe të Reduktimit të Varfërisë (2002-2004). Kjo strategji

ngre probleme akute të ndeshura në rrugën e zhvillimit, me një fokus të veçantë në reduktimin e

________________________

2. Në Shqipëri egziston një tjetër kategorizim i ndërmarrjeve krahasuar kjo me Komunitetin Europian. Në Shqipëri

të vetpunësuarit trajtohen si ndërmarrje të vogla (ndërkohë që Komuniteti Europian i quan mikro) dhe

ndërmarrjet e mesme duhet të kenë deri në 10 punonjës (ndërkohë që në Komunitetin Europian këto

konsiderohen ndërmarrje të vogla).

Page 25: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

varfërisë përmes një rritjeje të qëndrueshme ekonomike. Stabiliteti makroekonomik është parë si

një kusht për zbatimin e strategjisë ku si fusha kryesore të veprimeve publike janë shëndetësia,

edukimi dhe infrastruktura. Me qëllim që të drejtojë mirë problemin e varfërisë, vëmendja e

qeverisë është fokusuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, i perceptuar mbi të gjitha, si

stabilitet i çmimeve, i cili kontribuon direkt në mbrojtjen e nivelit të jetesës si dhe në

promovimin e rritjes ekonomike. Sipas strategjisë këto synime do të arrihen përmes promovimit

të zhvillimit të sektorit privat. Ky zhvillim do të bazohet në thellimin e proçesit të privatizimit të

sipërmarrjeve shtetërore, promovimit të skemave të mikrokredisë dhe marrjes së masave

institucionale për zhvillimin e MSE-ve, sidomos mikro-bizneseve.

E ardhmja makroekonomike e Shqipërisë është pozitive. Parashikimet presin një rritje të

vazhdueshme në GDP. Megjithatë, vendi ynë mbetet vendi më i varfër në Europë. Varfëria

mbetet e lartë dhe është më e dukshme në zonat rurale. 46.6 % e shqiptarëve jetojnë poshtë vijës

së varfërisë me 2$ për frymë në ditë, ndërsa 17.4% janë edhe më të varfër me 1$ për frymë në

ditë. Përveç kësaj vendi akoma vuan nga nivele të larta dhe kronike të papunësisë, i cili nuk

ështëgjë tjetër përveçse një burim i varfërisë.

2. SEKTORI FINANCIAR

Sektori financiar në Shqipëri vazhdon të identifikohet kryesisht me sektorin bankar për shkak të

mungesës së aktorëve të tjerë të ndërmjetësimit financiar. Kompania e madhe e Sigurimeve

Shoqërore në Shqipëri INSIG është akoma shtetërore dhe është në hapat e privatizimit. Bursa, e

krijuar në 1996, nuk është operacionale. Fondet e investimeve ose të pensioneve akoma nuk janë

zhvilluar.

Struktura e sektorit bankar është si në vijim3:

(1) Bankat tregtare janë institucione formale financiare, të liçensuara, të mbikqyrura dhe të

rregulluara nga Banka e Shqipërisë bazuar mbi ligjin e bankave. Aktualisht operojnë 14

banka në Shqipëri.

Page 26: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

(2) 116 Shoqëri të Kursim Kreditit4 dhe dy Unione Krediti si një nivel i dytë oganizacional i të

parave. Korniza ligjore është Ligji mbi Shoqëritë e Kursimit dhe Kreditimit i 2001-it. Këto

institucione financiare formojnë gjithashtu sistemin formal bankar.

(3) Institucione të tjera financiare janë si NBFI-të ashtu edhe OJQ-të ose Fondacionet. Ato janë

të lejuara që të bëjnë biznes bankar përveç se të pranojnë depozita. NBFI-të liçensohen dhe

duhet t’i raportojnë çdo tremujor Bankës së Shqipërisë. OJQ-të, fondacionet janë të

regjistruara sipas Ligjit mbi OJQ-të të 2001. Ato gjithashtu duhet të raportojnë çdo tremujor

te Banka e Shqipërisë, por nuk kanë nevojë për liçensë. Këto institucione formojnë tregun

financiar gjysëm informal në Shqipëri.

(4) Tregu informal financiar perfshin kryesisht huadhënësit e parave dhe anëtarë familjesh që

japin para. Ata nuk janë të mbikqyrur nga Banka e Shqipërisë dhe ligjet tregtare nuk janë të

aplikueshëm për ta.

Gjatë 10 viteve të fundit tranzicion, sistemi bankar i Shqipërisë mbeti në kushte të brishta dhe

inefektive. Bankat shtetërore, të cilat dominonin sistemin bankar të vendit përsa i përket

aktiveve, depozitave dhe infrastrukturës së rrjetit, vuanin nga një nivel i ulët i kapitalizimit dhe

nga portofole të ngarkuara me kredi të këqia5. Sektori bankar asnjëherë nuk funksionoi

3. institucione formale janë përcaktuar si ato që janë jo vetëm subjekt i ligjeve të përgjithshme, por gjithashtu i

rregullimeve dhe mbikqyrjeve specifike bankare. Institucione gjysëm informale janë ato që janë formale në

sensin që janë të regjistruara si subjekte në të gjitha ligjet e përgjithshme, por informale për faktin që ato, me

disa përjashtime, nuk janë nën mbikqyrjen dhe rregullimin bankar. Furnizuesit informal (zakonisht jo të njohur

si institucione) janë ato ndaj të cilave nuk aplikohet asnjë ligj i veçantë banke apo ligj i përgjithshëm bankar.

4. 41 prej tyre i përkasin Unionit Jehona dhe 75 prej tyre Unionit Shqiptar të Kursim Kreditit.

5. Emrat e tyre ishin: Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka e Kursimeve (BK), si dhe Banka Tregtare Agrare

(BTA). Në 1997 ato llogaritnin rreth 90% të aktiveve dhe depozitave të sistemit bankar. Sot, vetëm njëra prej

tyre, Banka e Kursimeve, është akoma shtetërore, por tashmë drejt proçesit të privatizimit. BKT u privatizua,

kurse BTA u likujdua nga fundi i 1997.

efektivisht në terma të ndërmjetësimit financiar siç mund të shihet nga raporti i ulët i Totalit të

huave ndaj Totalit të aktiveve.

Page 27: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Është pikërisht kjo gjë që evidentohet edhe nga tabela e mëposhtme e cila tregon treguesit

financiar për vitet 1997-2001

Tabela 2: Treguesit e Sektorit Financiar

1997 1998 1999 2000 2001

Numri total i bankave tregtare 9 10 13 13 13

Norma vjetore e huadhënies 43.0 25.0 25.8 24.0 11.9

Norma e depozitës në % 27.8 16.5 9.1 8.0 7.8

Totali i huave/totalin e

aktiveve

10.3 11.5 10.7 5.9 8.6

Burimi: Banka e Shqipërisë (sipas llogaritjeve të saj).

Mungesa e e funksionimit të një sistemi financiar formal e kombinuar me mungesën e një

kornize të përshtatshme rregulluese dhe mbikqyrëse, kontribuoi në rritjen e skemave financiare

jo formale, që përfshinte skemat piramidale si dhe kolapsin që shpërtheu në fillim të 1997-ës.

Që atëherë problemi kryesor për qeverinë shqiptare ka qenë zhvillimi i një sistemi bankar privat

të shëndetshëm. Ky program u zbatua përmes implementimit të një programi për privatizimin e

bankave shtetërore dhe dhe forcimin e mjedisit ligjor dhe rregullues. Megjithatë, një element i

veçantë i zhvillimit të sistemit financiar është që, në kontrast me ekonomitë e tjera në tranzicion,

nuk pati një periudhë të mosndërhyrjes në politikat e sektorit financiar që lejoi stabilizimin e

bankave private lokale të paqëndrueshme. Ajo që vlen më shumë të theksohet është fakti që

ndërsa në ekonomitë e tjera në tranzicion, krizat financiare në përgjithësi janë shkaktuar nga

falimentimi i bankave shtetërore, faktori destabilizues në Shqipëri doli që ishte tregu jo-bankar i

kapitalit, ku autoritetet ishin të pafuqishme ose nuk dëshironin të ndalonin përhapjen e skemave

piramidale. Masat reformuese ripërcaktuan edhe njëherë rolin e shtetit në tregun financiar,

ndihmuan në fitimin e besimit të publikut, por nuk mundën të zgjidhnin problemet strukturore.

Sot, karakteristikat kryesore të sistemit bankar shqiptar janë:

Niveli i monetizimit të ekonomisë është i lartë, që do të thotë që ekonomia shqiptare është e

dominuar nga Cash.

Page 28: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Numri relativisht i lartë i institucioneve financiare nuk korrespondon me një nivel të ulët të

ndërmjetësimit financiar.

Diferenca midis normës së huadhënies dhe normës së depozitës është akoma i lartë.

Roli i bankës së fundit shtetërore, Bankës së Kursimeve, është akoma dominues përsa i

përket mobilizimit të depozitave dhe transaksioneve në bonot e thesarit6. Banka e kursimeve

nuk është e angazhuar në huadhënie.

Shumë banka tregtare kanë një prezencë vetëm në Tiranë. Vetëm Banka e Kursimeve ofron

shërbime bankare – me përjashtim të huadhënies – në mbarë vendin.

Zona e shërbimeve financiare të ofruara është gjithandej shumë e kufizuar.

Zhvillimi i sistemit financiar në Shqipëri mund të karakterizohet si një lëvizje drejt principit të

ngushtë bankar. Aktivet e bankës janë janë pjesa më e madhe aktive tepër likuide, të tilla si

bono të thesarit dhe depozita që mbahen në bankat e huaja, kurse huadhënia në sektorin privat ka

vetëm një domethënie marzhinale. Klienti tipik i bankave të Shqipërisë është në përgjithësi një

sipërmarrje private e paqëndrueshme mikro dhe e vogël. Pjesa më e madhe e bankave në

Shqipëri fokusohen në zona që gjenerojnë tarifa fikse dhe komisione psh, transaksionet e

pagesave, kreditime afatshkurtra, ndërkohë që ato shmangin bankingun me pakicë. Arsyet janë:

një sistem ligjor i dobët me mekanizma shtrëngues akoma më të dobët, fakti që shumë

sipërmarrës privatë nuk mund të plotësojnë kërkesat për kolateral, etj. Këto risqe karakteristike

janë reflektuar në norma të larta interesi. Megjithatë, stabiliteti makroekonomik krijoi mundësinë

për Bankën e Shqipërisë që të zbuste politikën monetare dhe të reduktonte në mënyrë të

vazhdueshme normën e interesit.

6. Pjesa e BK në tregun e depozitave ra nga 75% në1999 në 66% në qershor 2001, kurse ajo në bonot e thesarit ra

nga 92% ne 81% gjatë të njëjtës periudhë.

Bankat tregtare nuk operojnë në zonën rurale të Shqipërisë, duke shkaktuar një mungesë të

tmerrshme të financimit për investimet në sektorin rural. Arsyet kryesore për këtë janë kostot e

larta të transaksionit7 dhe risk i lartë për financimin rural, po aq sa edhe edhe informacioni jo i

plotë mbi klientët potencial dhe oportunitetet e huadhënies në zonat rurale. Këto kufizime kanë

mbajtur bankat tregtare në qendrat urbane duke u fokusuar në finacimin e tyre, gjë që ka

ngadalësuar zhvillimin e shërbimeve dhe ndërmjetësisë financiare rurale .

Problemet strukturore të sektorit bankar të përshkruara më lartë kërkojnë një vazhdimësi të

reformave të suportuara nga Banka Botërore. Dhe në fakt qeveria shqiptare kërkon të stimulojë

Page 29: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

krijimin e një tregu financiar funksional dhe konkurrues. Tregu duhet të jetë në gjendje që t’u

përgjigjet nevojave të ekonomisë në përgjithësi, si dhe zhvillimit të sektorit privat në veçanti.

Mjetet publike kryesore do të jenë:

Privatizimi i bankës së fundit shtetërore, të quajtur Banka e Kursimeve, që inkurajon

konkurrencën bankare;

Reduktimi i kostove të ndërmjetësimit bankar;

Përforcim i mëtejshëm i sistemit mbikqyrës dhe rregullues;

Permirësim i shërbimeve bankare, të tilla si sisteme të pagesave ndërbankare, stabilizimi i një

zyre të informacionit për kreditimin

Këto mjete priten të kenë efekte pozitive në forcimin e lidhjeve të sektorit privat me bankat.

Përmes instrumentave të politikës së saj monetare Banka e Shqiperisë do të punojë për të

reduktuar diferencën mes normave të larta të interesit për kreditë dhe interesit mbi depozitat, e

cila do të ndihmojë në uljen e kostos së kredisë dhe stimulimit, në një shtrirje të caktuar, të

kërkesës për rritjen e kredisë dhe investimeve. Megjithatë, gadishmëria e bankave tregtare për t’u

angazhuar në mikro-kredi ka të ngjarë të mbetet i kufizuar.

__________________

7. kostot e larta të transaksionit shkaktohen nga një densitet i ulët i popullsisë, kushte të vështira rruge, dhe

telekomunikacion i varfër. Risku i lartë i financimit rural shkaktohet nga nivele të larta të çmimeve dhe të riskut të

prodhimit dhe nga mungesa e instrumenteve sigurues që mbulojnë këto risqe. Nivele të ulëta të edukimit në zonat

rurale zakonisht intensifikojnë informacionin jo perfekt të klientit.

Një element tjetër i strategjisë së qeverisë është: stimulimi i zgjerimit të skemave të kursim

kreditit veçanërisht në mbulimin e zonave rurale. Mikro-kreditimi është provuar të jetë një mjet

i mirë në reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e sektorit të vogël privat. Në vitet e fundit qeveria

është duke mbështetur zhvillimin e Shoqërive te Kursim Kreditit (SHKK), të cilat mund të

formojnë bazat për një sistem rural të qëndrueshëm.

3. PREZENCA E SEKTORIT TE MIKROFINANCËS 8 NË SHQIPËRI.

Në Shqipëri, mikrofinanca prezanton aktualisht një segment modest në tërë segmentin e tregut

financiar shqiptar. Shpeshherë ajo shfaqet si burim i vetëm dhe i vlefshëm kreditimi në disa zona

të vendit, pasi siç u shpjegua edhe më lart, bankat tregtare që operojnë në vend e kanë të

Page 30: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

përqëndruar aktivitetin e tyre kryesisht në Tiranë dhe në disa qytete kryesore të vendit duke mos

përmbushur kështu nevojat e popullsisë sidomos në zonat rurale. Banka e Kursimeve, banka e

vetme shtetërore në vend, ndonëse ka rrjetin e saj të degëve dhe agjensive të shpërndarë pothuaj

në të gjithë vendin e ka të pezulluar aktivitetin kredidhënës. Kështu, roli i mikrofinancës në

rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit ka rëndësi të veçantë sidomos në kushtet e Shqipërisë –

një vend në zhvillim dhe me banka të përqëndruara në disa zona të caktuara të vendit.

Pak histori.

Në 1993 qeveria shqiptare lançoi një program të zhdukjes së varfërisë me asistencë financiare

nga Banka Botërore, i cili fokusohej në krijimin e një ekonomie tregu rurale përmes sigurimit të

kredive të vogla nëpërmjet Fondeve të Kredisë Fshatare (VCF) dhe në mbështetjen e punëzënies

dhe përmirësimin e infrastrukturës nëpërmjet programeve me bazë komunitetin.

________________________

8. Termi mikrofinancë këtu nënkuptohet si një nënsektor i sektorit financiar, duke përfshirë institucione të ndryshme

financiare ose individë që përdorin një metodë të veçantë financiare në arritjen e klientëve të varfër. Sipas këtij

përcaktimi sektori i mikrofinancës në Shqipëri përfshin tipe të ndryshme institucionesh: (a) institucionet financiare

formale të tilla si SHKK-të; (b) institucionet gjysëm – formale të tilla si NBFI ose fondacione; (c) institucionet

informale që prezantohen kryesisht nga huadhënës.

Fondi i Zhvillimit Rural u caktua për të zbatuar këtë program. VCF9-të patën sukses të madh,

sukses ky i atribuar pjesmarrjes së vet fshatarëve. Ata zgjodhën një komitet fshati kredie që do të

merrte vendime dhe do të siguronte rikthimin e huasë. Për shkak të suksesit të këtij programi në

zonat rurale, qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore e transformoi atë në Fondin e

Zhvillimit Shqiptar (FZHSH), dhe zgjeroi punën e këtij programi të mikrokredisë dhe

infrastrukturës edhe në zonat e zgjedhura urbane.

Kuriozitet.

Fillimisht programet e mikrokredisë – si një prej produkteve kryesore të mikrofinancës – u

përqëndruan në fshat dhe kryesisht me orientim nga blegtoria.

Varianti i propozuar fillimisht nga Banka Botërore në lidhje me kredinë rurale u quajt “Banka e

Kafshëve”. Ideja ishte që: fshatarit i jepej një mikrokredi për të blerë një viç. Ai e rriste viçin deri

sa ky viç të bëhej lopë dhe në momentin që lopa do të bënte një viç, kredia quhej e likujduar

duke ja dhënë viçin një fshatari tjetër. Ideja në pamje të parë dukej interesante, por kishte

probleme, sepse në kuadrin e mungesës së një trajtimi të mirë të viçit të përfituar, viçi mund të

ngordhte dhe fshatari mbrohej me justifikimin se viçin nuk e kishte marrë të mirë nga fshatari

Page 31: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

tjetër dhe në këtë mënyrë hallkat e zinxhirit shkëputeshin. Për të mënjanuar këtë problem u hodh

edhe ideja e futjes së veterinarisë që do të kujdesej për kafshët e përfituara nga kuadri i kësaj

skeme të mikrokredisë, por kjo skemë nuk u vu asnjëherë në zbatim.

Aktualisht, dy janë programet kryesore të aplikuara në Shqipëri për mikrofinancën – programi i

kredisë urbane dhe programi i kredisë rurale, të financuara këto nga Banka Botërore dhe që

akordojnë kredi respektivisht për popullsinë e zonave urbane dhe rurale të vendit.

Programi i kredisë urbane përdor metodologjitë tradicionale individuale të kredidhënies, ndërsa

programi i kredisë rurale përdor metodologjitë e kredidhënies në grup, duke u akoruar kredi

fshatarëve nëpërmjet VCF-ve të krijuara si shoqëri sipas Kodit Civil. Në maj të vitit 1999-të,

aktivet dhe pasivet e programit të kredisë urbane ju kaluan Fondacionit Besa, një institucion ky

mikrofinance (credit-only MFI) i krijuar sipas Kodit Civil nga Instituti i Shoqërisë së Hapur për

_____________________

9. VCF-të nuk kishin status ligjor dhe grupet ishin informale.kursimet e anëtarëve të VCF-ve nuk lejoheshin. VCF-

të siguronin vetëm shërbime financiare.

Shqipërinë; ndërsa aktivet dhe pasivet e programit të kredisë rurale ju kaluan Fondit të

Financimit Rural.

Aktitviteti i mikrofinancës ka qenë relativisht i suksesshëm, bile edhe gjatë periudhës së krizës së

skemave piramidale, MFI-të vazhduan të evidentojnë nivele të larta të shlyejes së kredive të

akorduara prej tyre.

E tashmja.

Mikrofinanca në Shqipëri sigurohet përmes bankave tregtare (p.sh FEFAD Bank), Shoqërive të

Kursim Kreditit / Unione (p.sh, Fondi i Financimit Rural dhe Unioni Jehona që përfshijnë

shoqëritë përkatëse të anëtarësuara), Institucioneve Financiare Jo-Banka / OJQ (p.sh, Partneri

Shqiptar për Mikrokredinë PSHM, Fondacioni Besa), dhe huadhënësit informal. Mikrofinanca

sigurohet në zonat urbane dhe rurale.

Në Shqipëri nuk egziston një ligj eksplicit mikrofinance. Ligji Bankar udhëheq bankat tregtare

dhe institucionet financiare jo-banka, ndërsa ligji i ri mbi SHKK rregullon këto të fundit dhe

Unionet e tyre. Sipas këtij ligji, SHKK –institucione fshatare të krijuara mbi baza vullnetare – do

të jenë institucione financiare formale, duke i lejuar ato që të rregullohen dhe të mbikqyren në

Page 32: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

një mënyrë që jep siguri, duke marrë në konsideratë edhe karakteristikat e veçanta të SHKK-ve.

Në fakt, Banka e Shqipërisë është agjencia rregulluese e SHKK-ve dhe Unioneve të tyre, por

Unioneve do t’ju duhet te mbikqyrin dhe të auditojnë aktivitetet e anëtarëve të tyre sipas

rregulloreve të nxjerra nga Banka e Shqipërisë. Ligjet tregtare janë gjithashtu të aplikueshme për

to.

Në Shqipëri nuk egziston një strategji e mirfilltë mikrofinance. Forca udhëheqëse pas zhvillimit

të sektorit të mikrofinancës është Banka Botërore me Projektin e saj të Mikrofinancës (1999-

2004). Roli i qeverisë shqiptare është reduktuar në një lehtësues të këtij proçesi kryesisht përmes

adaptimit të ligjeve dhe përgatitjes së normativave rregulluese dhe mbikqyrëse. Politikat e

ndryshme të qeverisë shqiptare dhe të Bankës Botërore bëjnë të qartë që reduktimi i varfërisë

është synimi i vetëm i rëndësishëm i të gjithave përpjekjeve qeveritare. Masat reformuese të

sektorit financiar në përgjithësi dhe krijimi i një sektori mikrofinanciar në veçanti mund të shihen

kundrejt këtij sfondi. Meqënëse varfëria është në veçanti një problem rural, theks i veçantë i

është dhënë zhvillimit të tregut të zonës rurale përmes zhvillimit të SHKK-ve.

Siguruesit kryesor të shërbimeve të mikrofinancës mund të grupohen duke u bazuar mbi kriterin

e zonave të synuara (p.sh, urbane, rurale) dhe sipas tipit të institucionit. Përveç institucioneve të

treguara në tabelë, egzistojnë edhe shumë OJQ dhe fondacione që zhvillojnë aktivitete të

mikrokredisë.

Tabela 3: Institucione të Mikrofinancës në Shqipëri (Tipi dhe Zona e Aktivitetit)

Tipi i institucionit / Zona e

Synuar

Urbane Rurale

Banka Tregtare FEFAD

Shoqëri të Kursim Kreditit /

Unione

Fondi i Financimit Rural /

Banka Botërore

Unioni Jehona / Irish

League of Credit Unions

Institucione Financiare Jo- Fondacioni Besa / Banka Fondacioni Drejt së

Page 33: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Banka dhe OJQ / Fondacione Botërore

Partneri Shqiptar për

Mikrokredinë / USAID

Ardhmes / NOVIB

Patneri Shqiptar për

Mikrokredinë / USAID

Fondi i Financimit të

Zonave Malore / IFAD

FEFAD Bank është banka e vetme tregtare që është e angazhuar aktivisht ne shërbimin e

bizneseve mikro dhe të vogla në zonat urbane. Më vonë, banka të tjera tregtare duke monitoruar

me kujdes tregun mund të angazhohen në segmentin e bizneseve të mesme. Megjithatë, FEFAD

Bank, për ca kohë do të jetë banka e vetme që do t’i shërbejë segmentit të sipërmarrjeve të vogla

dhe mikro. Fondacioni Besa dhe Patneri Shqiptar për Mikrokredinë jane dy institucione

financiare jo-banka (NBFI) / OJQ që i shërbejnë gjithashtu tregut urban të mikrokredisë. PSHM-

ja është i vetmi që operon si në tregun urban ashtu edhe në atë rural.

Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe disa NBFI / OJQ i shërbejnë kryesisht tregut rural. Zhvillimi i

SHKK-ve dhe NBFI-ve mbështeten nga inisiativa të ndryshme të financuara nga Banka

Botërore, IFAD, USAID, organizata të tjera jo-qeveritare dhe nga Qeveria Shqiptare, që ka

shtrirë bazat e sistemit financiar rural. Këto iniciativa përfshijnë formimin e Fondeve të

Kreditimit Fshatar (VCF), Shoqërive të Kursim Kreditit (SHKK), dhe Unioneve të Kreditit, si

dhe shërbimet financiare jo-bankare të siguruara përmes Fondacionit Besa ose Partnerit Shqiptar

për Mikrokredinë. Këto tendenca janë inkurajuese edhe pse progresi në zhvillimin veçanërisht të

shërbimeve financiare rurale ka qenë i ngadaltë.

Komponenti i tretë i projektit të mbështetur nga Banka Botërore (pasi dy komponentët e tjerë, siç

u shpjegua edhe, më lart kishin të bënin me programin e kredisë urbane dhe rurale), është

përgatitja e mjedisit ligjor dhe rregullues. Ky i fundit i referohet ligjit të ri mbi Shoqëritë e

Kursim Kreditit. Fondet e para të Kredisë Fshatare (VCF), ose u transformuan në SHKK, ose u

transferuan te Fondacioni i Financimit të Zonave Malore (MAFF), ose u likujduan. MAFF që në

fillim të krijimit të tij u suportua nga IFAD. Niveli i kooperimit dhe koordinimit mes Bankës

Botërore, IFAD, dhe USAID duket i kënaqshëm, por mund të përmirësohet drejt donatorëve të

tjerë si Irish League of Credit Unions ose NOVIB. Një koordinim ose kooperim formal mes

donatorëve ose institucioneve të mikrofinancës nuk egziston.

Page 34: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Dhe në fakt, për të shmangur këtë mosegzistencë, apo nivel të ulët dhe kryesisht informal të

kooperimit midis institucioneve të mikrofinancës, në 17 maj 2003 të gjitha institucionet më

kryesore të mikrofinancës u mblodhën për të diskutuar idenë e krijimit të një agjensie kontrolli

për të ndihmuar MFI-të në kontrollin dhe në sigurimin më të shpejtë të informacionit për klientët

që kërkojnë të përfitojnë mikrokredi prej tyre.

Ideja ishte e thjeshtë:

- Agjensia duhet të ofronte një shërbim informacioni konfidencial për klientët e MFI-ve.

- Agjensia duhet të ishte e pavarur, domethënë të mos i përkiste asnjë institucioni

mikrofinance.

- Agjensia mund të ofronte gjithashtu edhe informacion të kufizuar (me kërkesë) që mund t’i

jepej me kërkesë shoqërive të ndryshme të interesuara, për të identifikuar në këtë mënyrë

klientët më të rrezikshëm apo ata që mund të jenë më të besueshëm.

Skema e funksionimit do të ishte si më poshtë:

Data-base

MFI Informacion me kërkesë

Frymëzimi për këtë ide u muar nga funksionimi i një skeme të tillë në Kosovë ku agjensia quhet

Kosovo Credit Information Service (KCIS). Në Kosovë, kjo agjensi u krijua në vitin 2000, duke

nisur fillimisht me pesë MFI-të kryesore që egzistonin në Kosovë në atë kohë. Aty u ra dakort që

të dërgohej informacioni i huave te një byro qëndrore, sipas kushtit që ky informacion nuk duhej

të shihej nga ndonjë njeri tjetër përveç operatorit të data-base të KCIS-së. U përpunua me kujdes

një kontratë që u nënshkrua nga të gjithë të pranishmit. U krijua kështu një program data-base

vetëm me fushat më kryesore – me informacione të tilla si: emri i klientit, identiteti i tij,

ditëlindja e klientit, adresa, fshati / qyteti, data e pagesës së huasë, data e kthimit total, borxhet e

prapambetura etj. Secili prej anëtarëve duhet të paraqesë këtë informacion mbi huanë pranë

KCIS-së çdo javë dhe KCIS do të informojë më pas anëtarët me informacione plotësuese.

Page 35: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Deri tani ky është vetëm një projekt për Shqipërinë i cili u mirëprit nga institucionet e pranishme

të mikrofinancës, të cilat ranë dakort që të kërkohej asistencë teknike dhe financiare nga jashtë

duke plotësuar dhe vetë një pjesë (kuptohet modeste) të kostos së këtij projekti.

Por cilat janë disa nga karakteristikat e mikrofinancës shqiptare?

Produktet e ofruara përmes institucioneve financiare klientëve më të varfër konsistojnë kryesisht

në kredi individuale (PSHM ofron gjithashtu hua grupi). Minimumi i një huaje varion nga 100$

në 3,000$ dhe shuma maksimale mund të jetë deri në 7,900$. Cilësia e produktit të shpërndarë

është e kënaqshme, dizenjo e tyre është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga klientët.

Megjithatë, SME-të ndonjëherë kërkojnë shuma më të mëdha të huave.

FEFAD ofron gjithashtu llogari kursimi dhe korente.

Për SHKK-të e Unionit Jehona kursimet janë bërë të detyrueshme për të përfituar një hua.

NBFI/OJQ nuk janë të lejuara të pranojnë kursime.

Akoma siguruesi më i madh i shërbimeve të kursimit është Banka shtetërore e Kursimeve që

mbulon të gjithë Shqipërinë. Por e ardhmja e Bankës së Kursimeve është e pasigurtë. Ajo nuk

lejohet të japë hua dhe pritet të privatizohet nga viti në vit. Gjatë 1997 shumë shqiptarë humbën

shuma të konsiderueshme në skemat piramidale. Si rezultat ata humbën besimin në institucionet

e kursimeve. Kjo dhe mungesa e ofertës së përshtatshme, i bëri shumë shqiptarë të kursenin në

cash apo në gjë të gjallë.

Tabela 4. Institucionet Mikrofinanciare në Shqipëri.

Institucione / Treguesit Numri i

SHKK,

VCF,

degëve

Anëtarët

total /

Klientë

Kursimet

Totale në

$

Portofoli i

Huave të

papaguara

në $

Huatë

aktive të

papaguara

SHKK Jehona10 35 2,912 211,171 163,000 152

FFR11 59+11412 2,15913 8,571 3,685,186 5,277

MAFF 96 0 2,287,666 3,143

Page 36: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

FEFAD 6 8,500 18,135,000 4,200

Fondacioni Besa 14 3,550 0 7,200,000 3,550

PSHM 8 1,800 0 2,400,000 1,700

Burimi: Banka Botërore, institucionet respektive

__________________________

10. Shifrat për SHKK-Jehona janë të fundit të Marsit të vitit 2002.

11. Shifrat janë të fundit të Dhjetorit të vitit 2001

12. 59 SHKK dhe 114 VCF.

13. Shifra paraqet vetëm anëtarët e 59 SHKK-ve. 114 VCF-të janë në stadin e transformimit në SHKK.

Industria e mikrofinancës në Shqipëri është akoma e re. Organizatat e nivelit të dytë që

përfaqësojnë të tërë sektorin nuk janë përfshirë akoma. Megjithatë, me FFR dhe Unionin Jehona

bëhen dy rrjete që funksionojnë në Shqipëri.

Numri i shqiptarëve që kanë akses në shërbime financiare është akoma shumë i ulët. Kjo

sidomos përsa i përket segmenteve më të varfra urbane dhe në veçanti popullsisë rurale.

Përkundrejt këtij sfondi, shërbimet e ofruara nga institucione të ndryshme janë të kufizuara.

Institucionet financiare që ofrojnë mikro-hua sigurojnë një produkt shumë të nevojshëm. Por

sigurimi i shërbimeve shtesë të tilla si mikro-kursimet mungojnë dhe numri i klientëve të arritur

mbetet jo-domethënës. Gjatë tre viteve të ardhshëm, mbulimi i popullsisë rurale me shërbime të

tilla do të zgjerohet, por numri i ekonomive shtëpiake fshatare me aksese në kursime dhe kredi

ka të ngjarë të mbetet më pak se 10% i totalit.

3.2 Fondi i Financimit Rural dhe Unioni Jehona si Rrjete Mikrofinance

1. Historia e Fondit të Financimit Rural dhe Unioni Jehona

FFR

Programi rural dhe urban i mikrokredisë i FZHSH-së kishte staf të ndarë dhe përdorte metoda të

ndryshme të shpërndarjes së kredisë sipas klientëve respektivë14. Pamvarësisht performancës së

mirë të ripagimit (portofol me risk dite 1% për programin rural dhe 2.8% për programin urban),

të dyja programet kërkonin subvencione për të mbuluar kostot operacionale. Kjo mungesë e

vetqëndrueshmërisë kufizoi rritjen dhe ndikimin e ardhshëm të programit. Në 1999, filloi

Page 37: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

tranzicioni nga një program kredie për zhdukjen e varfërisë drejt institucioneve financiare të

qëndrueshme.

14. Në zonat rurale metodologjia e VCF-ve u zhvillua për të shtrirë përdorimin e kredisë duke përdorur solidaritetin

e fshatit.VCF-jaishte një llogari qarkulluese e vlefshme për një popullsi të fshatit për hua të vogla për aktivitetet që

gjenerojnë të ardhura. Në zonat urbane, përdorj një metodologji e huadhëniesindividuale për të siguruar hua të vogla

të vetpunësuarve dhe mikro-sipërmarrjeve.

U muar vendimi për të krijuar dy institucione financiare: një rrjet rural shoqërish kursim-krediti

dhe një institucion mikrokredie urbane, një proçes ky që u suportua nga Banka Botërore përmes

Projektit të saj të Mikrokredisë. Institucioni i mikrokredisë urbane u krijua nga departamenti

egzistues i kredisë urbane i FZHSH. Stafi, aktivitetet, aktivet / pasivet u transferuan tek

Fondacioni Besa, një fondacion shqiptar që u themelua nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të

Shqipërisë me asistencë të Fondacionit Soros.

FFR u krijua në 1999 si një fondacion pothuajse qeveritar, dhe stafi, aktivitetet, aktivet / pasivet

e Departamentit të Kredisë rurale të FZHSH-së iu transferuan atij. Këshilli Mbikqyrësi Bankës së

Shqipërisë vendosi që FFR-ja të jetë e përjashtuar nga liçensimi për shkak të natyrës dhe

origjinës së fondit. Megjithatë, FFR-ja ka për detyrim t’i raportojë informacion në lidhje me

aktivitetin e saj Bankës së Shqipërisë. Në 1999, portofolet e 64 VCF-ve të lokalizuara në zonat

malore iu transferuan Fondit të Financimit të Zonave Malore (MAFF), me qëllim që të

mundësohej një tranzicion më i ngadaltë drejt sistemeve të qëndrueshme të kreditit në rajonet

malore.

Detyra kryesore e FFR-së është transformimi i VCF-ve të zonave jo-malore në Shoqëri Kursim

Krediti (SHKK). Në zonat rurale projekti ka për qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e një rrjeti

privat SHKK duke përdorur si bazë sistemin aktual të VCF-ve dhe zhvillimin progresiv të

Unionit të SHKK-ve.Gjatë një periudhe të tranzicionit, zhvillimi, trajnimi, dhe financimi i

SHKK-ve dhe zhvillimi i Unionit të tyre është përgjegjësi e Fondit të Financimit Rural dhe e një

Njësie të Zhvillimit dhe Trajnimit të SHKK-ve (DTU), në aspektin e asistencës teknike.

Rrjedhimisht, egzistenca e FFR-së është e përkohshme, ajo do të pushojë së egzistuari me

mbarimin e Projektit të Mikrokredisë në 2004.Prej nga ai moment, Unioni i ri i krijuar do të

realizojë të gjitha funksionet që aktualisht kryhen nga FFR-ja.

Page 38: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Unioni Jehona

Në 1995 filluan inisiativat e para nga OJQ lokale për të lehtësuar nevojat për kredi të disa

prodhuesve lokalë. U kontaktua me Irish League of Credit Unions e cila ka siguruar asistencë

teknike që prej 1996-ës. Prej 1998-ës, u ndërtuan 6 SHKK dhe nisën edhe diskutimet e para sesi

mund të krijohej një rrjet SHKK. Ky proçes, u suportua përkrah të tjerëve nga LAND o’ Lakes,

një OJQ vendosur në Shqipëri në 1993 për të siguruar asistencë teknike dhe biznesi në sektorin e

bulmeteve. Si rezultat, në 1999-ën u krijua Lëvizja e Zhvillimit të Shoqërive të Kursim Kreditit

(DSCAMF) me qëllim që të jepej ndihmë në ngritjen e një lëvizje të SHKK-ve në Shqipëri.

DSCAMF është duke siguruar mbështetje financiare dhe teknike nga Irish League of Credit

Unions. Duhet të theksohet që SHKK-të janë institucionet aktuale të mikro-huadhënies, kurse

DSCAMF është vetëm institucioni që i siguron asistencë teknike SHKK-ve. DSCAMF është

financuar deri në fund të 2004. Së fundmi, në shtator 2000, 14 SHKK krijuan Jehonën si unionin

e tyre. Arsyeja kryesore e krijimit të një unioni ishte nevoja për më shumë koordinim midis

SHKK-ve.

Shumë SHKK të FFR-së dhe të Unionit Jehona po ashtu si edhe vetë Jehona është formuar nën

ligjin e vjetër mbi Shoqëritë e Kursim Kreditit. Siç u përmend më parë, në 2001, një ligji ri mbi

Shoqëritë e Kursim Kreditit zëvendësoi ligjin e vjetër. Arsyeja e parë për ligjin e ri ishte fuqizimi

i Bankës së Shqipërisë si një agjenci mbikqyrëse dhe rregulluese për SHKK dhe Unionet e tyre.

Ligji i 1996-ës nuk përcaktonte një strukturë të tillë për SHKK duke i lënë ato të pambikqyrura

dhe të paliçensuara. Ky ndryshim në legjislacion mund t’i atribuohet rënies së skemave

piramidale, të cilat demonstruan një mungesë të mbikqyrjes dhe rregullimit brenda tregut

financiar.

FFR dhe Unioni Jehona promovuan krijimin e financimit rural përmes krijimit të Shoqërive të

Kursim Kreditit. Që të dyja janë shumë të ngjashme dhe e mbështësin egzistencën e tyre mbi të

njëjtën kornizë ligjore.

Megjithatë vihen re disa diferenca midis tyre:

FFR është një inisiativë e udhëhequr nga Qeveria dhe Banka Botërore, që synon arritjen e

treguesve të zgjerimit dhe të performancës që masin suksesin e projektit.

Ndryshimi i dytë është i lidhur me mobilizimin e kursimeve të anëtarëve. FFR filloi vonë të

grumbullonte kursime. Burimi kryesor i financimit të huave të anëtarëvë është linja

rifinancuese e kreditit e FFR-së, bazuar mbi aplikimet e çdo SHKK-je dhe të aprovuara apo

Page 39: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

të refuzuara nga Komiteti Egzekutiv i SHKK-së. SHKK-të e Unionit Jehona janë të detyruara

që më parë të gjenerojnë kursimet e anëtarëve dhe pastaj të nisin aktivitetin huadhënës.

Mobilizimi i kursimeve përdoret si një mjet edukimi për anëtarët, të cilët idealisht do të çojnë

në një shkallë më të lartë pronësie të SHKK-së dhe detyrimi për të paguar huanë. Ky

përafrim duket se është veçanërisht i rëndësishëm për mendësinë shqiptare në lidhje me

historinë e varfër të rikthimit të huasë dhe mos-ekspozimit ndaj institucioneve financiare.

Midis rrjeteve të SHKK-ve egzistojnë gjithashtu edhe të përbashkëta. Në të dyja rastet tona të

marra në konsideratë, krijimi dhe zgjerimi i rrjetit udhëhiqet nga njësi të asistencës teknike si

DTU (në rastin e FFR) dhe DSCAMF (Unioni Jehona). Të dyja rrjetet krijuan unionet e tyre, por

ato nuk janë akoma operuese dhe aktivitetet performohen përmes FFR/DTU dhe DSCAMF. Kjo

situatë do të ndryshojë gradualisht pasi unionet të liçensohen. Asnjë prej SHKK-ve dhe unioneve

nuk e ka marrë akoma liçensën. SHKK-të të cilat u krijuan nën ligjin e vjetër të 1996 janë të

lejuara të vazhdojnë aktivitetin e tyre, ndërsa SHKK-të e krijuara së fundmi duhet të presin deri

sa t’i jepet liçenca nga Banka e Shqipërisë para se të fillojnë nga huadhënia dhe pranimi i

depozitave.

Në dritën e kufizimeve të financimit rural në Shqipëri, të dyja inisiativat janë të nevojshme. Deri

tani bankingu me bazë komunitetin duket se është mënyra më e suksesshme për të sjellë

shërbimet bankare në zonat rurale.

3. Vizioni dhe Misioni

FFR

Unioni u krijua në 25 Janar 2002 gjatë një Asambleje të Përgjithshme Krijimi me pjesmarrjen e

59 SHKK-ve përmes perfaqësuesve të tyre. U hartua një statut, por s’u dha asnjë informacion

rreth një vizioni ose misioni. Megjithatë, drejtimi i ardhshëm i unionit mund të derivojë nga

objektivat e projekteve korente rurale të mikrofinancës të Bankës Botërore. Objektivi i projektit

aktual është rritja e mundësive për financime investimesh të ekonomive shtëpiake fshatare

përmes krijimit të SHKK-ve dhe Unionit të tyre dhe ndërmarrja e hapave për t’u bërë gradualisht

të vetqëndrueshëm. Sipas këtyre objektivave, VCF-të egzistuese do të transformohen duke u

bazuar në ligjin e ri (2001) dhe do të krijohen më shumë SHKK. FFR aktualisht mbulon 8 rajone

në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërisë, me plane për t’u zgjeruar gjithashtu në

rajonet veri-perëndimore.

Page 40: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Unioni Jehona

Unioni nuk është akoma operacional, rrjedhimisht nuk egzison asnjë përkufizimi i ndonjë vizioni

apo misioni. Në këtë shkallë ai ka funksione të pastra përfaqësuese. Të gjitha aktivitetet korente

mbështeten nga DSCAMF. Megjithatë, objektivat e ardhshme të unionit janë: përfaqësimi i

SHKK-ve, koordinimi i aktiviteteve, dhe sigurimi i shërbimeve të nevojshme të tilla si sigurimi i

jetës për huadhënësit e SHKK-ve. Strukturat e unionit tashmë janë zgjedhur. Sot unioni ofron një

forum për SHKK-të dhe grupe të reja për t’u takuar dhe për të mësuar nga njëri - tjetri.

Jehona, deri në fund të 2004 ka për qëllim të zotëroj 60 SHKK me 10,000 anëtarë. Tani për tani

nuk mud të jepet asnjë përgjigje konkrete përsa i përket zonave që do të mbulojë. Aktualisht ato

operojnë në jug-perëndim, jug-lindje dhe Tiranë.

3. Organizimi, stafi dhe MIS

I njëjti ligj udhëheq unionet. Kjo rezulton sigurisht në të njëjtat krijesa organizacionale: SHKK-

të anëtare si njësi mikrofinance që kanë statusin e tyre ligjor, që dërgojnë përfaqësuesit e tyre

Asamblesë Gjenerale, e cila mbahet një herë në vit dhe përbën organin më të lartë vendimmarrës,

në të cilin çdo anëtar ka një votë. Asambleja e Përgjithshme si përfaqësuese e pronarëve të

vërtetë do të zgjedhë Bordin e Drejtorëve (minimumi tre anëtarë) dhe Komitetin Mbikqyrës (3

anëtarë). Bordi i Drejtorëve do të menaxhojë unionin kurse Komiteti Mbikqyrës do të mbikqyrë

aktivitetin e Bordit Drejtues. Ky është një prej principeve të përgjithshme nën të cilin mund të

krijohet çdo SHKK dhe çdo union i tyre. Prej vitit 2004 që të dy unionet priten të jenë të plot

funksionueshëm, pa mbështetje të mëtejshme nga donatorë.

Aktualisht asnjë prej unioneve nuk ka të punësuar stafin e tij, megjithatë, Bordi i Drejtorëve dhe

Komiteti Mbikqyrës tashmë janë zgjedhur. Aktivitetet zhvillohen prej FFR/DTU dhe DSCAMF.

DSCAMF aktualisht ka 10 të punësuar: një drejtor, një këshilltar teknik, 3 trajner/oficer fushe, 2

koordinatorë rajonal dhe 3 anëtarë mbështetës.

FFR/DTU ka 47 të punësuar, duke përfshirë 20 oficerë kredie që kryesisht punojnë në terren me SHKK-

të.

Page 41: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

4. Anëtarë të rrjeteve.

Ligji mbi shoqëritë e kursim kreditit (2001), në artikullin 43, përcakton kriterin e pjesmarrjes në

union;Vetëm SHKK-të mund të marrin pjesë dhe të jenë anëtare të Unionit. Pjesmarrja ne Union

është mbi baza vullnetare, dhe SHKK-ja nuk e ka të detyrueshme të jetë një anëtare e Unionit.

FFR

Meqënëse në fund të 2001 egzistonin vetëm 59 SHKK, të gjitha ato u bënë anëtare të Unionit në

Janar 2002. 114 VCF-të e mbetura nuk janë anëtare të unionit, meqënëse ato konsistojnë në

grupe informale pa personalitet ligjor. Pas transformimit të tyre ato lejohen që të aplikojnë për

anëtarësim në union.

Shumë SHKK janë krijuar kryesisht në fshatra jo të izoluar, me një numër të lartë të banorëvë

dhe me një potencial ekonomik, më të lartë se sa ato me të cilat FFR-ja ka punuar deri tani. Gjatë

vitit 2000 dhe tremujorit të parë të 2001, SHKK-të janë krijuar edhe në fshatra të vegjël. Sot,

FFR/DTU planifikojnë të shkrijnë disa prej SHKK-ve më të vogla në një SHKK që mbulon më

shumë se një fshat.

Përpara se të krijohet një SHKK duhen ndjekur disa hapa:

Një studim i mundësive përcakton natyrën e lidhjeve mes fshatarëve dhe shkallës së

gatishmërisë për të bashkëpunuar. Fshati duhet të ketë një strukturë sociale kohezive.

Një fushatë sensibilizuese prej dy javësh, nëpërmjet të cilës të deklarohen edhe kushtet për

kooperim mes FFR-së dhe fshatit.Formimi i një grupi prej individësh të interesuar për tu bërë

anëtarë të SHKK-së së re.

Përgatitja e dokumenteve të tilla si statuti, forma e regjistrimit, etj. Të gjitha hapat suportohen

me trajnim të udhëhequr nga DTU ose nga trajnues të trajnuar nga DTU.

Jehona.

Page 42: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Ndarja e një interesi të përbashkët është një faktor kyç për ngritjen e një SHKK-je edhe për

unionin Jehona. Anëtarët e grupit duhet të ndajnë një karakteristikë të përbashkët, i cili

përcaktohet si një detyrimi përbashkët. Ky mund të jetë vendi i njëjtë i punës (p.sh, spitali i

Vlorës), një shoqëri (p.sh, Shoqëria e Bletërritësve të Korçës) ose një zonë banimi (p.sh, fshati

Bulgaec).

Në qoftë se grupi i përgjigjet pozitivisht prezantimit të principeve dhe strukturës së SHKK-së,

atëherë do të formohet një grup studimi. Ky grup trajnohet në module esenciale të krijimit dhe të

programimit të një SHKK-je. Pas një periudhe nga 3 deri në 6 muaj grupi do të ketë takimin e tij

organizacional në të cilin zgjidhen anëtarët e komitetit. Pastaj nis aplikimi për liçencë dhe

regjistrimi në gjygj, që i hap rrugë mbledhjes së kursimeve të anëtarëve.

SHKK-ja përgatit një aplikim për anëtarësim në union, i cili ka nevojë që të pranohet nga

Asambleja e Përgjithshme e Unionit. Tarifa e anëtarësimit është 500 lek dhe SHKK-së i kërkohet

që të pranojë statutin e Unionit Jehona.

Siç mund të shihet, të dyja institucionet ndjekin një proçes strikt të formimit të grupit dhe

krijimit të një SHKK-je. Pranimi dhe ndjekja e këtij proçesi përbën kriterin më të rëndësishëm të

përshtatshëm për grupet që janë të gatshme të krijojnë një SHKK. Kjo, nga ana tjetër, çon në

suport masiv prej unioneve me qëllim trajnimin dhe lehtësimin e proçesit. Dhe përfitimi i hyrjes

në shërbimet financiare aq shumë të nevojshme është forca udhëheqëse pas këtij proçesi.

5. Patnerë të rrjeteve

FFR

FFR suportohet përmes projektit të mikrokredisë të Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare dhe

Zvicerane. Patnerë teknikë janë FIDES dhe Credit Mutuel.

Krijimi i rrjetit të shoqërive të kursim kreditit suportohet me 13.5 milion $ të financuara nga

Banka Botërore. Kjo përfshin një linjë kredie për SHKK dhe një grant për të mbuluar kostot

modeste të ndërtimit të institucioneve. Zhvillimi dhe trajnimi i SHKK-ve financohet nga një

grant nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Jehona

Siguruesi i asistencës themeluese dhe teknike është Irish League of Credit Unions. Ky union

siguron gjithashtu disa financime nga AAATA (Association of Albanian Agricultural Trade

Page 43: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Associations) për asistencë teknike ndaj atyre SHKK-ve të anëtarësuara në AAATA. Kosto

vjetore që mbulohet nga Irish League është afërsisht nga 150,000$ në 200,000$ në vit.

6. Shërbime që i ofrohen SHKK-ve të anëtarësuara.

FFR

Aktualisht shërbimet sigurohen përmes FFR/DTU. Fillimisht, me fillimin në 2002, Unioni

funksionon vetëm me përfaqësimin e anëtarëve të SHKK-ve. Meqënëse numri i SHKK-ve është

rritur dhe unioni i SHKK-ve është forcuar, ai në mënyrë progresive do të marrë përsipër më

shumë përgjegjësi.

FFR/DTU siguron dy linja shërbimi për SHKK-të e anëtarësuara: rifinancimin dhe zhvillimin.

Rifinancimi i huave sigurohet prej Njësisë së Administrimit Financiar bazuar mbi kapitalin e

trashëguar nga ADF dhe një linje të re krediti nga Banka Botërore. FFR dhe SHKK-të

huamarrëse përgatisin një kontratë për çdo aktivitet rifinancimi. SHKK-ja pritet që të paguajë

huanë ndaj FFR-së në këste fikse plus një interes prej 11%.

11% mbulon koston e interesit për huanë që FFR i detyrohet Bankës Botërore plus koston e

transaksionit dhe riskun. SHKK-të i japin hua këto para anëtarëve te tyre me një interes prej

15%. Normat e tregut janë ndërmjet 15% dhe 24%. Marzhi prej 4% në huadhënien që bën SHKK

shërben për të mbuluar kostot e transaksionit dhe për rritjen e kapitalit të tyre. Linja fillestare

rifinancuese për SHKK-të e reja është 1,000,000 lek.

Ky sistem do të ndryshojë në të ardhmen për të sigururar lehtësira individuale ndaj çdo SHKK-

je. Në këtë sistem FFR nuk do të menaxhonte rifinancimin, por nivelet e borxhit të anëtarëve të

SHKK-së. Niveli maksimal i lejuar i borxhit do të llogaritet mbi bazat e një shume mesatare

huaje. Pritet që pasivet korente të bazuara mbi një marrëveshje huaje me Bankën Botërore, do ti

dhurohet FFR-së në qoftë se arrihen treguesit e vendosur të performancës15.

Linja e shërbimit të zhvillimit sigurohet përmes DTU. DTU (Development and Training Unit)

asiston anëtarët e VCF-ve, SHKK-të e përshtatshme dhe stafin e FFR-së gjatë proçesit të

transformimit. DTU krijon SHKK të reja dhe transformon VCF-të në SHKK, siguron trajnim dhe

Page 44: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

suport bordit dhe anëtarëve të tyre, duke përfshirë këtu edhe zhvillimin e sistemit financiar të

SHKK-ve, si dhe asistojnë SHKK-të në krijimin dhe zhvillimin e unionit të tyre. Stafi i DTU-së

punon ngushtë me oficerët e kredisë të FFR-së. DTU u siguron atyre trajnim dhe asistencë

teknike ashtu si edhe kurse trajnimi teknik udhëheqësve dhe anëtarëve të SHKK-ve. SHKK-të

nuk paguajnë për shërbimet e siguruara, megjithatë planet janë në rrugën e përcaktimit të

çmimeve të brendshme për sherbimet e kërkuara. Përveç shërbimeve të përshkruara më sipër dhe

të marra përsipër nga FFR/DTU, unioni gjithashtu do të zhvillojë mundësinë për të rregulluar

SHKK-të anëtare sipas standarteve dhe kritereve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, duke

performuar manxhimin e likuiditetit dhe funksionet e R&D16.

Prej 2004 Unioni i SHKK-ve pritet të funksionojë plotësisht përsa i përket lehtësive të

rifinancimit dhe ngritjes së një qëndre për mbështetjen e SHKK-ve. Pasi Unioni të jetë regjistruar

legalisht dhe liçensuar, DTU-ja do të bëhet një ndarje e asistencës teknike e Unionit

15. Këto janë arritja e klientëve, riskut të portofolit, kosto operative, kapital/borxh, indeksi i pavarësisë

subvencionuese, shkalla e vetqëndrueshmërisë financiare.

16. Termi R&D ka të bëjëme kërkimin dhe zhvillimin. Gjatë hedhjes së ideve u përmend gjithashtu që Unioni duhet

të drejtojë vlerësimet e ndikimit dhe dizenjon e produkteve/shërbimeve të reja

Unioni Jehona

DSCAMF u siguron anëtarëve SHKK të Unionit Jehona si dhe vetë Unionit shërbime të

ngjashme si DTU. Këto përfshijnë në veçanti trajnimin, ndërtim institucionesh dhe shërbimesh

financiare të tilla si sigurimi i jetës për huamarrësit. Shpenzimet e SHKK-ve anëtare do të

financohen deri në dy vjet. Rifinancimi nuk ofrohet aktualisht dhe nuk do të ofrohet as në të

ardhmen. SHKK-të priten që të gjenerojnë kursime në sasi të mjaftueshme për të kënaqur

kërkesën për kredi. Megjithatë, në të ardhmen Unioni Jehona do të ofrojë manaxhim likuiditeti

dhe të sufiçiteve dhe defiçiteve të SHKK-ve.

Duket se Jehona e sheh vehten e saj vetëm si një ofruese e shërbimeve dhe që asiston SHKK-të

anëtare në çfarëdo që ato kanë nevojë. Ofrimi i shërbimeve shtesë varet nga kërkesa e SHKK-ve.

Aktivitete të ardhshme do të fokusohen në përhapjen e informacionit midis SHKK-ve anëtare

dhe në rregullimin e tyre. Konsolidimi i SHKK-ve egzistuese, përmirësimi i mobilizimit të

Page 45: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

kursimeve dhe rritja e aksesit në huadhënie, duket se është më e rëndesishme se krijimi i SHKK-

ve të reja.

Nga ana tjetër, FFR-ja thekson zhvillimin e këtij projekti mikrofinance. Kjo kërkon rritjen e

kapacitetit manaxhues në nivelet e FFR/DTU, si dhe mbajtjen e nje niveli të lartë operacional të

SHKK-ve egzistuese.

Që të dyja rrjetet i ofrojnë ekskluzivisht shërbime anëtarëve të tyre. Në këtë shkallë ato

fokusohen në ndëtimin institucional kryesisht përmes trajnimit dhe asistencës teknike. FFR

siguron gjithashtu edhe rifinancim.

Prej 2004-ës që të dyja rrjetet priten që të jenë plotësisht funksionale duke siguruar një gamë edhe më të

gjerë shërbimesh që përfshijnë rregullimin dhe ndërtimin e grupeve me influencë politike, apo çdo gjë

tjetër që mund të nevojitet apo të kërkohet nga SHKK-të anëtare. Sipas karakterit të unionit si një

institucion bazuar mbi anëtarësinë, nuk mund të pritet që shpërndarja e informacionit dhe kapaciteti

ndërtues të ofrohen jashtë unionit. Qëllimi i unionit është zhvillimi i SHKK-ve dhe përmirësimi i

operacioneve të tyre të brendshme dhe jo promovimi i tërë industrisë të mikrofinancës.

7. Informacion Financiar

Portofoli i huave të FFR-së konsiston në linjat rifinancuese ndaj SHKK-ve anëtare. (p.sh, 66% e

aktiveve totale). Kapitali është kryesisht ai i zotëruar prej FZHSH-së (p.sh, 73% e kapitalit total).

Bilanci i Unionit Jehona është jo-domethënës, meqënëse Unioni nuk i ka nisur operacionet e tij dhe kostot

operacionale të DSCAMF mbulohen nga Irish League of Credit Unions. Për më tepër Jehona nuk është

duke i siguruar ndonjë rifinancim SHKK-ve të saj të anëtarësuara.Tabela 5: Bilanci i FFR dhe Jehonës.

Bilanci në $

Fundi i vitit 2001

FFR Jehona

Portofoli i totalit të huave 3,597,265 0

Aktive të Tjera 1,839,658 124

Aktivet Totale 5,436,923 124

Huatë e Marra (linja krediti) 1,258,764 0

Pasive të tjera 386,412 0

Kapitali 3,791,747 124

Kapitali dhe Detyrimet 5,436,923 124

Page 46: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

FFR varet nga fondet e donatorëve. Fondet e donatorëve përfaqësojnë 40% të të ardhurave totale.

Norma e vet-krijimit të FFR është vetëm 68%17.

Ky tregues është autorizim për qëndrueshmërinë operacionale të institucionit. FFR nuk mund të

mbështeten më në fondet e donatorëve për operacionet pas 2004, kështu që është e nevojshme

gjenerimi i të ardhurave shtesë. Reduktimii kostove në këtë shkallë nuk është e mundshme sipas

planeve për krijimin e përshpejtuar të SHKK-ve.

Tabela 6: Gjendja e të ardhurave dhe shpenzimeve për FFR dhe Jehona.

Gjendja e të ardhurave dhe

shpenzimeve në $

Fundi i vitit 2001

FFR Jehona

Të ardhurat nga interesi i huave 436,199 0

Të ardhura të tjera 61,475 2

Shpenzime financiare 91,505 435

Marzhi financiar neto 406,169 -433

Shpenzimet operative 734,804 0

Rezultati operativ neto -328,636 -433

Rezultati nga shërbimet jo financiare -4,952 0

Donacione, grante, subvencione 333,587 477

Rezultati neto 0 44

Në këtë shkallë kuotat e anëtarësimit nuk konsiderohen si një burim rilevant i të ardhurave.

Vetëm Jehona kërkon kuota minimale. Shërbimet që u ofrohen SHKK-ve nuk paguhen.

Me qëllim që të bëhen të qëndrueshme operacionalisht dhe financiarisht që prej 2004, të dyja

rrjetet kanë nevojë që të sigurojnë të ardhura shtesë përmes shërbimeve të ofruara.

Page 47: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

FFR tashmë e ka marrë në konsideratë pagesën e SHKK-ve për drejtimin e trajnimit prej saj. Nga

ana tjetër, rrjetet duhet të ofrojnë shërbimet e kërkuara me qëllim që të paguhen. Megjithatë,

shanset e FFR-së për arritjen e vetqëndrueshmërisë janë pak a shumë më të mëdhaja se sa për

Jehonën. FFR-ja është duke u rritur fuqishëm, ka jë bazë të madhe kapitali, dhe është gati të

sigurojë të ardhura nga shërbimet e ofruara. Përveç kësaj, FFR siguron edhe të ardhura nga

interesi për linjat e rifinancimit të SHKK-ve. Rrjeti i Jehonës është dhe do të mbetet i vogël. Ajo

do të sigurojë të ardhura vetëm nga shërbimet e ofruara dhe mundësisht huadhëniet kundrejt

SHKK-ve. Kjo është vlerësuar të mbetet e vogël meqënëse SHKK-të do të mbështeten në

kursimet e anëtarëve dhe rezervat e tyre për huadhënie.

Performanca e portofolit të huasë tregohet më poshtë. Theksojmë që këto shifra janë të lidhura

me portofolet e huave të SHKK-ve të anëtarësuara.

Tabela 7: Treguesit e cilësisë së portofolit të huasë për FFR dhe Jehona.

FFR Jehona

Portofoli me risk (30 ditë) 2.41% 2%

Norma e humbjes së huasë 1.16% 0%

FFR dhe Jehona janë rrjetet e vetme të mikrofinancës në Shqipëri. Ato operojnë mbi bazat e

ligjit të ri mbi Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe së fundmi do të bëhen unione të SHKK-ve të tyre

të anëtarësuara duke synuar zhvillimin e SHKK-ve dhe përmirësimin e operacioneve. Unionet do

t’i shërbejnë vetëm SHKK-ve të anëtarësuara jo tërë industrisë. Industria e mikrofinancës në

Shqipëri është e vogël, por e diversifikuar dhe përmbush një funksion vital të ekonomive të vogla

shtëpiake shqiptare. Kush është duke e promovuar këtë industri? Duhet që ky promovim të bëhet

përmes një rrjeti? Cilat duhet të jenë kushtet dhe çfarë duhet të pritet prej një rrjeti të tillë?

Seksioni në vazhdim do të diskutojë krijimin e një rrjeti kombëtar mikrofinance që i shërben një

industrie të tërë dhe synon në kthimin e përgjigjeve të mësipërme.

3.3 Krijimi i një Rrjeti Kombëtar Mikrofinance në Shqipëri – E Ardhmja.

1. Potenciali

Page 48: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Mikrofinanca në Shqipëri është një industri e re dhe e vogël. Koncepti i shërbimit të ekonomive

të vogla mbi baza komercialiste është akoma e re për klientët shqiptarë, ofruesit e shërbimeve

dhe stafin e tyre, qeverinë, Bankën e Shqipërisë dhe gjykatat. Inisiativa e parë, e quajtur Fondi i

Zhvillimit Shqiptar, filloi në 1992, por proçesi i ndërtimit të institucioneve dhe e shfaqjes së

alternativave ka kohë të gjatë që është konsumuar e megjithatë arritja e segmenteve të varfër

është akoma e kufizuar. Sot, e tërë industria performon një portofol aktiv huaje prej 34milion $

me më pak se 20,000 llogari aktive huash. Pamvarësisht kësaj, industria është në rrugën e të

bërurit gjithnjë e më shumë profesional. Banka e Shqipërisë kuptoi rëndësinë e mikrofinancës

dhe ngriti njësi mbikqyrëse ekskluzivisht përgjegjëse për institucionet e mikrofinancës.

Aktualisht egzistojnë dy stafe që realizojnë këtë detyrë. Komuniteti ndërkombëtar i donatorëve

është duke mbështetur vazhdimisht ofruesit e shërbimeve të mikrofinancës me financim, trajnim

dhe kapacitete ndërtuese. Këto përpjekje kanë nevojë për kohë që të tregojnë një impakt mbi

institucionet individuale.

Gjatë dy viteve të fundit janë shfaqur inisiativat e para të kooperimit midis ofruesve të

shërbimeve mikrofinanciare të cilat kanë të bëjnë me shkëmbimin e informacionit mbi klientët

që nuk paguajnë me qëllim që të parandalojnë humbjet e huave (çështje kjo që u trjatua edhe më

lart).

Bazuar në këto shembuj të mirë, Fondacioni Besa organizoi një diskutim: Institucionet e

Mikrokreditit në Shqipëri dhe Prespektiva e Tyre18. Punimet filluan në Janar 2001 ku u synua

drejt një mirëkuptimi të dyanshëm të institucioneve që operojnë në këtë sektor dhe u përpunua

ideja e një rrjeti mikrofinance. Të gjithë pjesmarrësit ranë dakort me idenë dhe u formulua një

deklaratë takimi. Objektivat kryesore të rrjetit të planifikuar do të kishin qenë bashkëpunimi në

fusha të tilla si trajnimi, shkëmbimi i informacionit (p.sh, zyra e informacionit të kredisë), dhe

zgjerimi i shërbimeve.

Përveç kësaj, përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Banka Botërore

kanë qenë gjithashtu pozitiv. Sipas tyre objektiv i nënkuptuar i një rrjeti është ndërmarrja e

hapave drejt një rritjeje të ofrimit të shërbimeve për bizneset e vogla dhe për ekonomitë

shtëpiake rurale me potencial ekonomik. Ndërtimi i një strategjie mikrofinance duhet patjetër gjë

ta realizojë këtë. Strategji të tilla sigurojnë një pamje të sektorit të mikrofinancës, kërkesës dhe

ofertës së saj, përcaktojnë kufizimet dhe i japin përgjigje këtyre kufizimeve. Strategjia duhet që

të harmonizohet edhe me strategjitë e tjera si GPRS. Me këto përafrime duhet të krijohet edhe

një mjedis drejtues, i dobishëm për industrinë e mikrofinancës.

Page 49: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Një rrjet kombëtar mikrofinance çon në një nivel më të lartë koordinimi midis institucioneve

patnere. Në kthim, kjo i bën institucionet individuale më të forta nga çdo të kishin qenë të vetme.

________________________

18. Takimi u zhvillua në 15 qershor të vitit 2001. Takimi pati një mbulim të mirë nga media dhe u prit nga

Kryeministri i atëhershëm Ilir Meta, nga Zëvendës Ministri i Financës, Arjana Berberi, si dhe nga Zëvendës

Guvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë, Fatos Ibrahimi. Pjesmarrësit nga industria e mikrofinancës ishin:

Fondacioni Besa, FFR, DSCAMF, Partneri Shqiptar për Mikrokredinë, MAFF dhe For the Future Foundation.

Shpresohet që përmirësimi i koordinimit të lojtarëve të industrisë së mikrofinancës të rezultojë

në një rrjet që lidhet në të njëjtin nivel me Bankën e Shqipërisë. Rrjedhimisht, rrjeti duhet të luaj

një rol të madh në lobet politike, duke ngritur probleme të tilla si përmirësimi i kornizës ligjore,

rregullim i kujdesshëm dhe forcim kolaterali.

Këto ide tregojnë që palët pjesmarrëse, duke përfshirë përfaqësues nga qeveria, e kanë tashmë të

qartë që nevojitet një nivel më i lartë bashkëpunimi për të zhvilluar më tej industrinë e

mikrofinancës. Megjithëse të gjithë pjesmarrësit ishin shumë pozitiv rreth idesë, nuk është

ndërmarrë asnjë takim vijues pas atij të qershorit për të bërë formalizimin e rrjetit.

Një rrjet mikrofinance duhet të mbështesë dhe të përshpejtojë zhvillimin e një institucioni

trajnimi. Instituti egzistues, ISAB, ka një operim të kufizuar dhe e ardhmja e tij është e pasigurt.

Deri në maj 2002 CDG dhe Bankakademie International suportonte ISAB, por pjesa më e madhe

e trajnimit drejtohej përmes trajnuesve të jashtëm dhe nuk ishte ndërtuar asnjë ekspertizë

vendase. Një qendër trajnimi është vitale për industrinë bankare në Shqipëri për të standartizuar

kurset e trajnimit dhe kontrollin cilësor. Aktualisht shumë banka dhe MFI e udhëheqin vetë

trajnimin e tyre. Krijimi i një rrjeti kombëtar do të lehtësonte hyrjen e institucioneve të reja të

mikrofinancës. Rrjeti do të shpërndante informacionin mbi bazën e teknologjive të praktikave më

të mira dhe do të asistonte efektivisht OJQ-të vendase në adaptimin e këtyre teknologjive.

Potenciali dhe rilevanca e një rrjeti shqiptar mikrofinance mund të konsiderohet i lartë.

Të gjithë përbërësit për suksesin dhe impaktin e tij janë:

(1) Një qëndrim pozitiv nga qeveria, Banka e Shqipërisë dhe donatorët kryesor

(2) Gadishmëria e institucioneve të mikrofinancës për të bashkëpunuar, për të ndarë

informacionin për një zhvillim të mëtejshëm të tregut

(3) Nivele më të larta pronësie

(4) Niveli ulët konkurrence për të ardhmen e parashikuar.

Page 50: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

FEFAD Bank, banka e vetme tregtare që i shërben aktivisht mikro klientëve, është e interesuar

gjithashtu për një rrjet mikrofinance. Kjo do të çoj në një levë pozitive për patnershipin

institucional

2. Detyrime dhe kufizime

Ngushtica kryesore për sigurimin e shërbimeve financiare nuk është mungesa e fondeve të

mjaftueshme për huadhënie, por një mungesë e kapacitetit transmetues.

Për shembull: mungesa e një instituti të mirë-dizenjuar dhe të qëndrueshëm, me staf kompetent, i

cili mund të implemntojë një teknologji mikrofinance me kosto efektive. Për këtë arsye është

kritik ndërtimi i institucioneve për zhvillimin e tregut. Ndërtimi institucional mbështetet më

shumë në asistencën teknike, trajnimin e stafit, transferimin e teknologjisë etj.

Pyetja ngrihet se deri në çfarë shtrirje një rrjet kombëtar posedon avantazhe konkurruese

për shpërndarjen e shërbimeve të ndërtimit institucional? A është ky rrjet një siguruesi

mirë i këtyre shërbimeve?

Informacionet empirike sugjerojnë që shpërndarja e këtyre shërbimeve nga një rrjet kombëtar

duket që s’është një kusht i nevojshëm, as i mjaftueshëm për suksesin e zhvillimit të sektorit të

mikrofinancës:

MFI-të më të suksesshme kanë qenë zhvilluar pa asistencën nga rrjetet vendase, dhe

Në shumë vende ku janë krijuar rrjete kombëtare të mikrofinancës, aftësia e tyre për të

zhvilluar tregun e mikrofinancës ka qenë e kufizuar.

Tregu kombëtar nuk mund të konkurrojë me rrjete ndërkombëtare ose firma konsultuese me

eksperiencën e tyre në praktikë. Pjesa më e madhe e njohurive dhe eksperiencës së tyre është

informacion privat, dhe nuk mund të transmetohet lehtë. Ajo çfarë mbetet është një numër i

rëndësishëm i principeve mjaft të përgjithshme dhe jo të mjaftueshme për adaptimin e këshillave

praktike më të mira. Në këtë mënyrë, rrjeti shqiptar duhet të përqëndrohet në funksionet

bërthamë të mirë përcaktuara siç u diskutua më sipër dhe të kooperojë ne rrjete ndërkombëtarë

në qoftë se anëtarët kërkojnë kapacitet ndërtues dhe ekspozim të praktikave më të mira. Për më

Page 51: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

tepër donatorët aktual ofrojnë direkt kapacitete ndërutese në përputhje me nevojat e institucionit

që ata financojnë.

Edhe pse e dëshirueshme, krijimi i një rrjeti kombëtar mikrofinance nuk është duke u ndjekur

energjikisht. Kjo është shkaktuar nga shumë probleme të tjera operacionale të pjesmarrësve.

Të gjitha institucionet janë të reja dhe janë duke u fokusuar në performancën e tyre individuale

duke synuar qëndrueshmërinë. Niveli korent i bashkëpunimit është mbi baza të dobëta dhe vetëm

midis disa institucioneve, dhe jo për gjithë industrinë. Duke parë FFR, unioni i ri i krijuar nuk

është akoma operacional, lidhje midis SHKK-ve të anëtarësuara nuk egzistojnë akoma, dhe DTU

duhet të sigurojë trajnim masiv për unionin dhe për SHKK-të për të ndërtuar një rrjet të SHKK-

ve. Institucionalizimi është vetëm në nisjen e tij dhe do më shumë kohë që të maturohet. Kjo

përcakton një detyrim në vendosjen e një trupi kombëtar, në qoftë se rrjeti më i madh nuk

funksionon siç duhet.

Pothuajse të gjitha institucionet e mikrofinancës kanë mungesa të një Sistemi të

Manaxhimit të Informacionit të përshtatshëm. Kjo çon në vështirësi për prodhimin e

informacionit për klientët e kredituar dhe në sigurimin e raportimeve rreth performancës së

huasë. Këto informacione janë rëndësishme për të gjithë pjesmarrësit, me qëllim që të mbrohet

dhe të forcohet performanca e industrisë. Shpërndarja e informacionit shihet gjithashtu si një

mjet për ndërtimin e konfidencës.

Është e mundur që niveli i gadishmërisë së kooperimit të vërtetë përkrah pjesmarrësve të

mundshëm mund të jetë i ulët, edhe pse niveli i kompeticionit është akoma i ulët.

Një problem tjetër janë edhe kufizimet e një personeli të përshtatshëm të vlefshëm. Drejtori

Egzekutiv i një rrjeti të tillë duhet të jetë një person dinamik, i mirë edukuar, që e njeh sektorin

dhe problemet e tij dhe të jetë një patner i pranueshëm për qeverinë dhe për Bankën e Shqipërisë.

Personi do të jetë shumë i zënë në ngritjen e rrjetit dhe të lidhjeve të kërkuara për të forcuar

industrinë. Në këtë shkallë është e pasigurtë se kush mund ta kryejë këtë funksion.

Vonesa e formalizimit të një rrjeti kombëtar mund të jetë shkaktuar nga mungesa e

fondeve apo e aftësive. Pjesmarrësit potencial e kuptojnë që ata duhet të mbajnë kostot për një

rrjet të tillë, por asnjë prej tyre duket se është në një pozicion të tillë për të kontribuar

financiarisht. E ardhura e gjeneruar është shumë e vogël për të mbuluar madje edhe shpenzimet

operacionale dhe shumë prej institucioneve varen akoma nga fondet e donatorëve. Edhe një rrjet

i vogël kërkon dy deri në tre stafe, hapësira zyre dhe transport. Është e përfytyrueshme se kostot

që lindin nga një rrjet do të duhet që të mbulohen nga një ose më shumë donatorë. Megjithaë, për

Page 52: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

të rritur pronësinë e një rrjeti të tillë çdo institucion pjesmarrës duhet të kontribuojë në mbulimn

e kostos.

Konkluzione dhe Rekomandime

Duke krahasuar potencialin dhe kufizimet e një rrjeti kombëtar mikrofinance aspektet pozitive i

tejkalojnë ato negative. Me qëllim që të mënjanohen grackat gjatë proçesit të ngritjes së një rrjeti

të tillë ne mund të arrijmë në disa rekomandime:

MFI-të duhet të arrijnë vetqëndrueshmërinë19.

Vetqëndrueshmëri dote thotë që në harkun e operacioneve të realizuara nga MFI-të, kosto të

mbulohet 100% dhe në qoftë se je shumë i fortë të arrish të mbledhësh kapitale shtesë për t’u

forcuar akoma më tej. Ato duhet të mbështeten sa më pak që të jetë e mundur në fondet e

donatorëve duke arritur një vetfinancim të aktivitetit të tyre. Synimi është që MFI-të të

vetfinancohen përmes fitimeve që ato nxjerrin nga norma e interesit e mikrokredisë.

Rrjeti nuk duhet të jetë i vetqëndrueshëm20. Me qëllim që të sigurohen fonde nga donatorët,

është i nevojshëm formalizimi. MFI-të janë gjithashtu duke synuar për një rrjet formal.

Pasi MFA të jetë formalizuar, si çdo kompani tjetër do të ketë nevojë për një vizion, mision,

objektiva dhe një strategji. Organizata duhet të përcaktojë qartë se në ç’lloj biznesi dëshiron

të jetë dhe se si do të arrijë objektivat e këtij biznesi. Një repart planifikues duhet të

moderohet dhe të drejtohet nga një ekspert i huaj. Kjo do të ndihmojë gjithashtu në

përshpejtimin e proçesit formues.

_______________________

19. Arritja e vetqëndrueshmërisë është bërë në fakt si një postulat i komunizmit për MFI-të. Mbahen shumë samite,

organizohen konferenca, ofrohet suport teknik, e megjithatë kudo nëpër botë vetëm 0.00001%e tyre mund të jenë të

vetqëndrueshme. Të gjitha janë të mbështetura nga donatorët.

20. Termi qëndueshmëri duhet që për MFA të përdoret ndryshe nga ç’përdoret për MFI. Kjo sepse shumë shërbime

të ofruara prej rrjetit janë të mira publike të tilla si sigurimi i informacionit dhe pjesmarrjes në dialogjet politik.

Kërcënimet e ‘udhëheqjes së lirë’ disinkurajon inisiativat private në ofrimin e këtyre të mirave. Si rrjedhojë,

institucionet që përfitojnë nga këto të mira nuk janë të gatshme të paguajnë për to. Në këtë mënyrë, Banka Botërore

Page 53: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

e përcakton qëndrueshmërinë e rrjetit si “ sigurimi i shërbimeve anëtarëve dhe industrisë Rurale dhe Mikro

Financiare që kanë një kërkesë të mjaftueshme që të gjenerojnë të ardhura lokale që mbulojnë një pjesë substanciale

dhe tërheqin bashkëfinancime të jashtme mbi baza të qëndrueshme”.

Me qëllim forcimin e rrjetit dhe zhvillimin e një mirëkuptimi reciprok për të punuar së

bashku në zonat e përcaktuara, duhet të vendosen rregulla të kooperimit (p.sh, kodi i etikës).

Rrjeti duhet t’i ofrojë shërbime konkrete anetarëve të tij. Ai duhet të jetë instrument i një

interesi vetjak, duke përmirësuar performancën e anëtarëve dhe duke zhvilluar një industri të

qartë mikrofinance. Rradhitja e funksioneve të mundshme të një rrjeti është i gjerë:

shpërndarje informacioni, kapacitet ndërtues përmes trajnimit dhe ekspozimit ndaj praktikave

më të mira, grup me influencë politike, rregullim dhe rifinancim. Fillimisht, vetëm duhet të

ofrohen vetëm ndikimi politik, shpëndarja e informacionit dhe rritja e dijeve të publikut mbi

mikrofinancën. Kjo do të ndihmojë në mbajtjen e kostove të ulëta në fillim të këtij proçesi.

Por cila është masa optimale e dëshirueshme e MFA? A është e përshtatshme të kesh

prezantim të gjerë në rrjet apo është me më shumë avantazh që të ngresh një klub

ekskluziv?

Nga njëra anë ka një nevojë për një bazë anëtarësimi më të gjerë në termat e ligjshmërisë

financiare të rrjetit që të jesh i pranuar në të. Nga ana tjetër, një numër në rritje i anëtarëve me

karakteristika dhe interesa të ndryshme kërkon një shtim të kapacitetit të rrjetit. Një strukturë e

tillë mund të kufizojë përcaktimin dhe zbatimin e një vizioni të përbashkët. Dhe së fundmi kjo do

të çojë në shfrytëzim, veçanërisht nëse antëtarët nuk përfitojnë nga shërbimet e rrjetit. Duket e

justifikueshme që të paraqesim kriterin e përshtatshmërisë me qëllim që të kufizojmë aksesin në

MFA.

Vetëm ato MFI që mund të kontribuojnë drejt përmbushjes së vizionit dhe misionit të MFA do të

pranohen për anëtarësim. Kuptohet që MFI-të e mëdha janë në gjendje që të luajnë një rol të tillë.

Kështu që arritja e një klientele të madhe mund të bëhet një kriter i pranimit. Nga ana tjetër, rrjeti

duhet të jetë i hapur ndaj institucioneve duke krijuar dizenjo të ndryshme institucionale,

metodologji huadhënëse ose duke i shërbyer zonave të ndryshme të synuara. Meqënëse

mikrofinanca është akoma e re në Shqipëri, e tërë industria mund të përfitojë nga përafrime të

ndryshme si: grupe huash me baza individuale, ndryshime midis huave urbane dhe rurale ose

ndryshime të tjera institucionale.

Page 54: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

IV. Informacion Plotësues mbi Institucionet më Kryesore të

Mikrofinancës në Shqipëri.

4.1 FEFAD

4.2 Fondacioni Besa

4.3 Fondi i Financimit tç=ë Zonave Malore

4.4 Partneri Shqiptar për Mikrokredinë

4.5 For the Future Foundation

4.1 F E F A D

Page 55: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Në 1995 Kreditanstalt fur Wiederaufbau (KfW) krijoi Fondacionin për Financimin e

Sipërmarrjeve dhe Zhvillimit (FEFAD). Qqëllimi ishte të krijohej një institucion financiar në

Shqipëri duke u bazuar në parimet e orientimit dhe qëndrueshmërisë së target grupit. Plani i KfW

ishte që të ndërtonte nje bankë që do të ishte në gjendje që t’i përgjigjej kërkesës në rritje për

shërbime financiare jo-kreditimi të tilla si kursime, pagesa dhe llogari korente. FEFAD filloi me

dhënien e kredive të vogla. KfW siguroi kapital dhe një linjë krediti. GTZ furnizonte me

asistencë teknike. Në 1998-ën, Banka e Shqipërisë e liçensoi përkohësisht FEFAD-in, duke e

lejuar atë që të hapte degën e saj, Bankën e FEFAD-it.

Në 15 mars 1999, FEFAD Bank hapi dyert e saj. FEFAD Bank u angazhua në huadhënien e

bizneseve dhe menjëherë ofroi shërbime llogarish.

Biznesi i huave konsiston në dy produkte: mikro-hua dhe hua për SME-të. Mikro-huatë janë hua

afatshkurtra, që përdoren më tepër në formën e kapitalit qarkullues prej bizneseve jo-formale, që

janë të shprehura në Lek me një ekuivalencë prej 3,000 – 5,000 Euro. Huatë e SME-ve u jepen

bineseve të formalizuara që kanë nevojë për shuma më të mëdha se sa 5,000 Euro dhe me afat të

gjatë, që janë në gjendje që të sigurojnë kolateral të përshtatshëm si hipoteka apo pengje.

Sot FEFAD ka 8,500 klientë dhe 4,200 hua aktive që përfaqësojnë gjithsej rreth 19.5 milion euro

që do të thotë në një madhësi mesatare e huasë prej 4,650 euro duke dhënë një tregues që target

grupi është arritur.

3.3 Fondacioni Besa

Fondacioni Besa është formuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë me asistencë

të Fondacionit Sorros, me qëllimin për të siguruar një institucion të përshtatshëm për Programin

e Kredisë Urbane. Stafi, aktivitetet dhe aktivet / pasivet e këtij programi iu transferuan

Fondacionit Besa. Nën Projektin e Mikrokredisë së Bankës Botërore, Fondacioni Besa përfitoi

një linjë krediti për huadhënie në normat e interesit të tregut mikrosipërmarrjeve egzistuese dhe

të vet-punësuarve. Sipas planit të biznesit Fondacioni Besa do të arrijë vetqëndrueshmërinë e

plotë financiare në 2004.

Fondacioni Besa punon vetëm në zonat urbane dhe ka në zotërim 14 degë ose zyra rajonale. Besa

ofron mikro-hua të shpehura në lek për një shumë maksimale prej 1,400,000 lek me një

kohëzgjatje prej tre vjet. Kontributi i vetë huamarrësit në projekt duhet të jetë minimumi 30%.

Pjesa më e madhe e huave janë dhënë në sektorin e tregtisë dhe në atë të shërbimeve. Kolaterali i

Page 56: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

kërkuar duhet të mbulojë 150% të shumës së huasë dhe pranohen të gjitha llojet e sigurimeve,

kryesisht hipoteka. Nuk jepen hua për fillestarë. Fondacioni Besa aktualisht ka të punësuar 39

oficerë kredie (90 hua për oficer kredie).

Fondacioni Besa u siguron hua më shumë se 10,000 klientëve. Portofoli me risk (30 ditë) është

3%.

4.3 Fondi i Financimit të Zonave Malore

Fondi i Financimit të Zonave Malore u krijua nga IFAD në 1999. Programi i kredisë filloi në

2000-in dhe mbështetet nga disa donatorë, të tillë si Zvicra dhe Danimarka. Objektivi i tij

kryesor është të mbështesë zonat me nivel më të lartë varfërie përmes mjeteve të kredisë tregtare,

si dhe të sigurojë hua për aktivitete të formës ‘ekonomi shtëiake’ që sigurojnë të ardhura.

Aktivitetet e MAFF-it janë të kufizuara në zonat malore të Shqipërisë. Parashikohet që

mbështetja për këtë program do të mbarojë në 2005-ën. MAFF është regjistruar si një institucion

financiar jo-bankar. Ai operon në dy nivele: së pari, me VCF-të të marra përsipër nga FFR-ja dhe

direkt me klientë individual. MAFF siguron kredi individuale përmes VCF-ve. Vendimi për

dhënien e një huaje merret nga komiteti lokal i kredisë, mbështetur nga oficeri i kredisë për

rajonin. Huaja sigurohet duke u bazuar në solidaritetin e grupit.

Tavani i huasë për huatë mikro është 150,000 lek, me një normë vjetore interesi prej 15%. Afati

luhatet midis 6 dhe 36 muajve, ku pjesa më e madhe e huave janë afatshkurtra. Huatë për SME-

të kanë gjithashtu një normë interesi prej 15% me një kohëzgjatje deri në 7 vjet. Huamarrësi

duhet të kontribuojë në projektin e tij deri në 30% të kostos së këtij projekti. Atij i kërkohet që të

paraqesë një plan biznesi dhe kolateral.

Pjesë e programit është edhe Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore (MADA), funksionet e të

cilave janë ofrimi i shërbimeve të ngjashme si DTU, kryesisht në transformimin e VCF-ve në

SHKK si dhe në krijimin e SHKK-ve të reja. Më vonë MAFF ka në program të ofrojë shërbime

shtesë financiare si shërbime depozitash ose transferime fondesh.

4.4 Partneri Shqiptar në Mikrokredi (PSHM)

Page 57: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Patneri Shqiptar në Mikrokredi është një anëtar i Opportunity International Network dhe është

krijuar në 1998. Ai filloi operacionet e tij të huadhënies në 1999 përmes një granti nga USAID.

Synimi i PSHM-së është që të sigurojë kredi dhe konsulta biznesi atyre sipërmarrjeve që nuk

mund të sigurojnë kredi nga burimet tradicionale të huave. Tani PSHM ofron hua mikro dhe hua

për SME-të duke synuar të njëjtin treg si FEFAD. Si një institucion financiar jo- bankar, PSHM-

ja mbikqyret nga Banka e Shqipërisë. Bordi i drejtorëve përbëhet nga 2 shqiptarë dhe 4 të huaj.

Portofoli me risk (30 ditë) është më pak se 4%. PSHM-ja u ofron kredi rreth 1,800 klientëve dhe

madhësia mesatare e huasë është 1,400 $. Huatë mikro luhaten nga 1,000 lek në 1,000,000 lek.

Normat e tyre të interesit luhaten nga 21% në 24% në vit me një kohëzgjatje nga 3 në 18 muaj.

Tavani i huasë për një hua që përfitohet për herë të parë është 500,000 lek. Shuma e huave për

SME-të mund të shkojë deri 3,725,000 me norma interesi 18% - 21% dhe kohëzgjatje 6 – 24

muaj. Mbas rikthimit të huasë së parë, klienti mund të kërkojë një hua tjetër me një shumë më të

madhe huaje. Huamarrësit i kërkohet që të kontribuojë 30% deri në 40% të kostos së projektit të

tij. Pranohet kolateral që përfshin garantues personal, garanci grupi, pengje të aktiveve të

lëvizshme, si dhe hipoteka.

Aktualisht PSHM-ja është e angazhuar në Projektin e Kredisë dhe asistencës për biznesin e vogël

nw bashkwpunim me USAID dhe Bankën Kombëtare Tregtare.

4.5 For the Future Foundation.

Ky institucion mikrokredie u krijua nga NOVIB në 1998. Filloi huadhënien në 1999. Aktivitetet

e tij të huadhënies janë të kufizuara në sigurimin e huave fermerëve të rrushit dhe prodhuesve të

verës. Financimi prej NOVIB është parashikuar deri në 2004, që përfaqëson edhe vitin në të cilin

programi duhet të arrijë vet-qëndrueshmërinë. Aktualisht programi është duke operuar në zonat

rurale të pesë rajoneve të zonave malore perëndimore.

Tavani i huasë është 1,000,000 me një normë interesi prej 19% në vit. Kohëzgjatja e huave është

deri në 5 vjet. Kontributi i vet huamarrësit në projektin e financuar duhet të jetë 10% - 30%. FFF

pranon hipoteka, solidaritet grupi përmes Shoqatës së Prodhuesve të Rrushit, si dhe garantues.

Kolaterali duhet të mbulojë 150% të shumës së huave.

Page 58: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Bibliografia

Banka e Shqipërisë: Kërkesat për liçensimin e bankave dhe jo-bankave.

Banka e Shqipërisë: Raporti Vjetor 2000.

Banka e Shqipërisë: Raporti Vjetor i Mbikqyrjes Bankare.

Banka e Shqipërisë: Rregullat për liçensimin e Shoqërive të Kursim

Kreditit dhe Unioneve të tyre, 2002.

GTZ: Microfinance netëorks and Associations in Albania.

The New World of Microenterprise Finance (siguruar nga Genc Juka)

ISAB, Robert Lukaj: Seminar njohës mbi Mikrofinancën.

Page 59: Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Konsolidimi i institucioneve të mikrofinancës në Shqipëri

Pankaj Jain: What makes microcredit programmes effective.

International Monetary Fund: Stabilisatrion Policies and Structural Reforms

in Albania since 1997.

Joanna Ledgerwood: Albania Development Fund.

Joanna Ledgerwood: Microfinance Handbook.

Materiale të ndryshme të nxjerra nga Web Site.