konkurs skulpture - sigal.com.alsigal.com.al/wp-content/uploads/2018/09/konkurs-i-skulptures... ·...
TRANSCRIPT
TEMA “ZHVILLIM/RRITJE DHE VIJIMESI”UNIQA Insurance Group është një ndër kompanitë lider në Europën Qendrore dhe Juglindore. Simboli i logos së UNIQA-s shpreh vijimësi. SIGAL, si pjesë e UNIQA-s, në punën e përditshme kërkon të frymëzojë; të jetë vazhdimisht në zhvillim; të servirë vlera dhe jo vetëm produkte dhe të jetë e ndershme dhe e drejtpërdrejtë. Këto janë njëkohësisht vlerat kryesore të UNIQA-s, me të cilat SIGAL njehsohet.
SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e shtrirë në Kosovë dhe Maqedoni. Simboli unik i identitetit tonë kërkon të jetë pasqyrë e vlerave dhe parimeve të kompanisë sonë. SIGAL do të thotë “Siguracioni Shqiptar”, që shpreh vizionin e kompanisë që prej fillimit për t’u shtrirë në tregje të reja dhe për të vijuar rritjen.
Në paraqitjen e saj elegante logo e SIGAL është e përbërë nga shkronja “S” e vendosur në dy gjysmë rrathë te përsosur. Ky symbol, i cili përfaqëson kompaninë tonë prej 20 vitesh, është identiteti i SIGAL-it në të gjithë rajonin.
Bashkia Tiranë në bashkëpunim me SIGAL UNIQA Group Austria fton të gjithë skulptorët të prezantojnë konceptet e tyre në formë boceti apo vizatimi, foto-montazhi dhe një përshkrim të shkurtër të veprës, duke pasur parasysh këto specifika:
VENDISkulptura duhet të projektohet për t’u vendosur në një prej ambjeteve publike, përgjatë zgjatimit të Bulevardit të Tiranës.
DIMESIONETObjekti propozohet t’i brendashkruhet dimensioneve të një kubi me brinjë 3m (metra), i konceptuar për të shërbyer si një skulpture urbane, një objekt që plotëson hapësirën urbane të Bulevardit të Tiranës.
MATERIALIGur, beton, metal.
KOHEZGJATJA E KONKURSIT10 shtator - 10 tetor 2018
SHPALLJA E FITUESIT31 tetor 2018
PERIUDHA E REALIZIMITNëntor 2018 - Janar 2019
INAUGURIMI I VEPRESShkurt 2019
KONKURS SKULPTURE
Për më shumë informacion:[email protected] [email protected]