koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfkoncept britanik, art japonez,...

12
Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË një vepër arti monumentale dhe hapësirën më të re kulturore në Tiranë. NË LULISHTEN E GALERISË KOMBËTARE NË TIRANË PROJEKTUAR NGA ARKITEKTI SOU FUJIMOTO

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

32 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË një vepër arti monumentale dhe hapësirën më të re kulturore në Tiranë.

NË LULISHTEN E GALERISË KOMBËTARE NË TIRANËPROJEKTUAR NGA ARKITEKTI SOU FUJIMOTO

Page 2: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

1. Njoftimi për media 4

2. Përshëndetje nga Erion Veliaj, kryetar i bashkisë Tiranë, Maja Hoffmann, presidente e fondacionit LUMA, dhe Julia Payton-Jones e Hans Ulrich Obrist, drejtorë në galerinë “Serpentine” në Londër 6

3. Informacion i zgjeruar 8

4. Shënim nga drejtorët 9

5. “REJA” – Programi i aktiviteteve 10

6. “REJA” – Miqtë 12

7. Mbështetje për “RENË” 12

8. Pasqyrë e fakteve 13

9. Ekipi dhe këshilltarët e projektit 14

10. Rreth Galerisë Kombëtare në Tiranë 16

11. Rreth Sou Fujimoto 16

12. Projekte nga Sou Fujimoto 17

13. Rreth fondacionit LUMA 18

14. Rreth galerisë “Serpentine” 19

15. Pavionet e galerisë “Serpentine” 2000 – 2016 20

16. Sponsorët dhe mbështetësit 22

• B A S H K I A T I R A N Ë 2 0 1 5

A G

J E

N C

I A

E P

A R Q E V E D H E R E K R E A C I O

N I T

Nën kujdesine veçantë të:

Me:

REJ

A, k

riju

ar n

ga S

ou F

ujim

oto,

Fot

ogra

fia ©

201

3 Ji

m S

teph

enso

n

PAVIONI “REJA” NË LULISHTEN E GALERISË KOMBËTARE NË TIRANËPROJEKTUAR NGA ARKITEKTI SOU FUJIMOTO MAJ 2016 – PRILL 2019

Përmbajtja

Page 3: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

Gja

të p

unim

eve.

Pav

ioni

“Re

ja”

në T

iranë

, mar

s 20

16 ©

APR

NJOFTIMIPËR MEdIA

1

www.reja.al BASHKIA TIRANË DHE FONDACIONI “LUMA” SJELLIN PËR PUBLIKUN SHQIPTAR, NË LULISHTEN E GALERISË SË ARTEVE NË TIRANË, PAVIONIN E EKSPOZUAR NË VITIN 2013 NË GALERINË “SERPENTINE” NË LONDËR.

TIRANË , MAJ 2016 – PRILL 2019

Erion Veliaj aspiron ta kthejë Tiranën në një qytet të njohur kulturor. Vizioni i tij, i bashkuar me misionin dhe mbështetjen e kahershme nga Maja Hoffmann, presidente e Fondacionit “LUMA”, të nismave të artit inovator, është që t’u ofrojë qytetarëve të Tiranës pavionin “Reja” duke e pasuruar kështu qytetin me nje vepër të madhe arti, si dhe me një hapësirë unike ku mund të zhvillohen programe kulturore dhe artistike.

Me një sipërfaqe prej 350 metrash katrorë dhe hapësirë të brendshme prej 142 metrash katrorë, struktura dhe cilësia delikate e pavionit, shumëfishuar nga gjysmë-transparenca, krijojnë një formë gjeometrike të ngjashme me një re.

I konceptuar fillimisht si një projekt artistik i përkohshëm për pavionin e vitit 2013 në galerinë “Serpentine” në Londër, pavioni i Fujimotos do të hapet për publikun shqiptar në maj 2016 dhe do të qëndrojë në Tiranë për tre vjet. “Reja” do të shërbejë si një hapësirë me një program të pasur kulturor, duke përfshirë muzikën, artet pamore, kinemanë, kërcimin, bisedat dhe aktivitete të tjera kulturore, të organizuara në partneritet me organi-zata kulturore e arkitekturore lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe me individë.

E projektuar si një hapësirë shoqërore fleksibël e që mund të shërbejë për qëllime të ndryshme, “Reja” i fton vizitorët që të hyjnë dhe të ndërveprojnë me të në mënyra të ndryshme

“Reja” do të jetë një tjetër aset i rëndësishëm kulturor në Tiranë, nën mbikqyrjen dhe administrimin e bashkisë së Tiranës.

“Reja” do të hapet për publikun në maj, një moment që do të festohet me disa aktivitete të vogla.

Ceremonia zyrtare e inaugurimit të “Resë” do të zhvillohet 27 maj 2016 tek “Reja”, e cila është vendosur në lulishten e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ceremonia do të pasohet me një bashkëbisedim me SOU FUJIMOTO, arkitekt, dhe Hans Ulrich Obrist, Drejtor Artistik në galerinë “Serpentine”, Londër.

Vendi: “REJA”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 1000, Tiranë, Shqipëri

Orari Zyrtar: 9 am -10 pm, çdo ditë

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.reja.al

Persona kontakti për median: Erka Mato, [email protected], +355 66 40 60 500Renato Kalemi, renato.kalemi @tirana.gov.al, +355 69 65 98296

54 www.reja.al

Page 4: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

Z. Veliaj duke vizituar “Renë” në terren, mars 2016

REJ

A, k

riju

ar n

ga S

ou F

ujim

oto,

© 2

013

Ser

pent

ine

Gal

lery

PËRshËNdETjE2

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Jam shumë i lumtur të mirëpres “Renë” në qiellin e gjerë të arteve dhe hapësirave publike në Tiranë. Kjo vepër e mrekullueshme arti do t’u ofrojë qytetarëve të Tiranës një hapësirë të re dhe unike për t’u takuar, dis-kutuar, medituar, pushuar, si edhe për të shijuar “Renë” dhe aktivitetet artistike që do të organizohen brenda kësaj vepre arti dhe rreth e rrotull saj.

Jemi krenarë që Tirana është qyteti i dytë - pas Lon-drës – ku është instaluar kjo vepër arti e veçantë. Jemi, po ashtu, të nderuar që po bashkëpunojmë ngushtë me Maja Hoffmann, mbështetëse e njohur e artit dhe e nismave për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të njeriut. Dhe jemi të gëzuar që po dëshmojmë vlerësimin tonë për artet, si dhe përkushtimin tonë për t’i forcuar kredencialet e Tiranës si një qytet dashamirës dhe mik-pritës ndaj artit dhe artistëve.

Dëshiroj të falënderoj nga zemra Sou Fujimoto, një nga arkitektët më të shquar të kohës sonë, Maja Hoffmann, Hans Ulrich Obrist, i vlerësuar në të gjithë botën për projektet e tij si kurator, dhe artistin e njohur shqip-tar, Anri Sala, të cilët mundësuan ardhjen e “Resë” në Tiranë. Dëshiroj, gjithashtu, të falënderoj kompanitë Kassel, SigalUniqa Group Austria, Raiffeisen Bank, si edhe stafin e përkushtuar të bashkisë së Tiranës, falë të cilëve “Reja” ndodhet sot në Tiranë.

Urojmë që “Reja” të ketë jetë të lumtur dhe interesante mes qytetarëve të Tiranës!

Maja Hoffmann, Presidente e Fondacionit “LUMA”:Fondacioni “Luma” ka kënaqësinë t’u ofrojë “Renë” qytetit dhe banorëve të Tiranës me qëllim promovimin e artit në Shqipëri. Gjatë periudhës 3-vjeçare të qëndrimit në Tiranë, pavioni “Reja” do të ofrojë një program të pasur artistiko-kulturor për publikun e gjerë. Shpresojmë që me anë të këtij kontributi të rritet profili dhe ndikimi i aktiveteteve kulturore në qytet.

Julia Peyton-Jones, drejtore për Programet Verore, dhe Hans Ulrich Obrist, drejtor Artistik, galeria “Serpentine”, Londër:Sou Fujimoto është një yll i shndritshëm në brezin e arkitektëve që po e ri-krijojnë raportin tonë me mjedise ku është ndërtuar tashmë. Dizajni i tij i jashtëzakonshëm për pavionin e vitit 2013 të galerisë “Serpentine” gjallon në një hapësirë mes natyrës dhe artificialitetit. Struktura e pavionit shkrihet si një re me mjedisin natyral rrethues, ndërsa matriksi kompleks i rrjetave që lidhen me njëra-tjetrën, të sjell ndërmend një estetikë dixhi-tale që rezonon me epokën tonë. Jemi shumë të gëzuar që kjo strukturë, e cila e magjepsi këdo që e vizitoi gjatë kohës kur pavioni ishte i instaluar në kopshtet Kensington në Londër, do të jetë tani i hapur për qytetarët e Tiranës. Dëshirojmë të falenderojmë në mënyrë të veçantë fondacionin LUMA për përkrahjen e tyre të vazhdueshme e të vyer, përkrahje që bëri të mundur që ky pavion i rëndësishëm të ketë një jetë të re në Shqipëri.

76 www.reja.al

Page 5: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

INfoRmacIoN I zgjERuaR shËNIm Nga dREjToRja E PRojEKTIT 3 4

“Reja”, pavioni i galerisë “Serpentine” për vitin 2013 është projektuar nga arkitekti japonez dhe fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto. Ai është arkitekti i trembëdhjetë dhe – duke qenë se është 41 vjeç -, arkitekti më i ri, i cili pranoi ftesën për të projektuar një strukturë të përkohshme për galerinë “Serpen-tine”.

Si programi më ambicioz arkitekturor i llojit të vet në mbarë botën, ngritja e pavionit të përvitshëm të galerisë “Serpentine” është një nga ngjarjet më të shumëpritura të kalendarit kulturor në botë. Pavionet e mëparshme kanë përfshirë projekte nga Herzog & de Meuron dhe Ai Weiwei (2012), Frenk Gehry (2008), Oscar Niemeyer (2003) dhe Zaha Hadid, e cila projektoi strukturën e parë të këtij pavioni në vitin 2000.

Arkitekti Danez Bjarke Ingles do të projektojë pavionin e këtij viti (2016), i cili do të hapet për publikun në 10 qershor 2016.

I frymëzuar nga struktura organike, siç janë pyjet, ndërtesat më të njohura të projektuara nga Fujimoto enden mes natyrës dhe artificiales. Shumica e ndërtimeve që ka projektuar Fujimoto janë në Japoni. Ato përfshijnë objekte private, si ‘Final Wooden House’, ‘T House’ ose ‘House N’, si dhe objekte institucionale, si Muzeumi i Artit “Musashino” dhe Biblioteka pranë Universitetit të Arteve “Musashino”. Fujimoto është arkitekti i tretë japonez, i cili pranoi ftesën të krijojë pavionin e radhës në galerinë “Serpetine”, në vijim të fituesve të çmimit Pritzker, Toyo Ito, në vitin 2002, dhe Kazuyo Sejima e Ryue Nishiza të SANAA, në vitin 2009.

Duke përshkruar konceptin e tij për këtë projekt, Sou Fujimoto ka thënë:

“Për pavionin e vitit 2013, unë propozoj një peisazh arkitekturor, një terren të tejdukshëm që i nxit njerëzit të ndërveprojnë me të dhe ta eksplorojnë këtë vend në mënyra të ndryshme. Brenda kontekstit mjedisor të kopshteve Kensington (Kensington Gardens), unë nxjerr në pah gjelbërimin që rrethon vendin, ndërthurur në strukturë me një gjeometri të ndërtuar. Kriojhet kështu një formë e re mjedisi ku natyralja dhe ajo që është e ndërtuar nga njeriu, ndërthuren dhe shkrihen; një ndërthurje unike e të dyjave, arkitekturës dhe natyrës.

Pavioni është një strukturë delikate tri-dimensionale. Secila njësi përbëhet nga shufra të holla çeliku, në drejt-këndësha me përmasa 800 mm dhe 400 mm. Struktura formon një thurje të çrregullt e gjysmë të tejdukshme, e cila, në të njëjtën kohë, i mbron vizitorët nga elementët, por edhe i lejon ata të mbeten pjesë e peisazhit. Gjur-ma e ndërtesës është 350 metra katrore dhe pavijoni do të ketë dy hyrje. Një seri tarracash të shkallëzuara do të krijojnë mundësinë për t’u ulur brenda “Resë”, çka do ta lejojë pavionin që të përdoret si hapësirë shoqërore fleksibël e shumë-funksionale.

“Reja” do të jetë një hapësirë publike gjatë ditës dhe një forum për aktivitete live, të organizuara në bashkëpunim me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë seritë “Netë në Re”, “Kino në Re”,“EDU në Re”, dhe “Familja në Re”.

Pavioni “Reja” vjen në Tiranë falë mbështetjes së pakursyer të kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj. Dëshiroj po ashtu t’u shpreh mirënjohjen e sinqertë znj. Maja Hoffman dhe Fondacionit LUMA për bujarinë dhe përkushtimin e tyre të pamatë, si dhe të gjithë njerëzve, kompanive dhe fondacioneve që kanë premtuar ta mbështesin “Renë” apo kanë ofruar ndihmë për realizimin e këtij projekti.

Siguria dhe menaxhimi i “Resë” bëhet me fonde të bashkisë së Tiranës. Ne ftojmë institucione private dhe jofitimprurëse, vendase dhe të huaja, si dhe institucione ndër-kombëtare dhe individë që të përkrahin programet e “Resë” përmes sponsorizimit apo financimit të programeve.

Edit Pula Këshilltarja e Kulturës, Bashkia Tiranë& Drejtore e Projektit dhe Programacionit

REJA, designed by Sou Fujimoto,© 2013 Serpentine Gallery

Do t’ju ishim shumë mirënjohës nëse do të shënoni gjithnjë në print apo në version elektron-ik mbështetësit kryesorë të pavionit që janë si vijon:

Sponsorizuar nga: LUMA FOUNDATION

Me: KASSEL SHPK

RAIFFEISEN INVEST

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Këshilltarë: LUMA FOUNDATION

Supervizorë: STAGE ONE

Falënderim special: ALDA ZHOLI-NDIHMëSE PëR PROjEKTIN

AGjENcIA PëR PARQET DHE REKREAcIONIN (APR)

98 www.reja.al

Page 6: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

“REja” – PRogRamI I aKTIvITETEvE5

“Familja në Re” është një program i fokusuar tek familja (prindër, gjyshër, fëmijë). Ky program ofron mundësi për ndërveprim të përbashkët kulturor në një hapësirë alternative. Ai krijon, po ashtu, mundësi për t’i njohur familjet, veçanërisht anëtarët më të vegjël të tyre, me procesin krijues që qendron pas çdo krijimi artistik. Programi do të përfshijë biseda, lexime, prezantime nga krijues letrarë për fëmijë, si edhe me punëtori ose kurse specifike nën drejtimin e mësuesve të artit, koreografisë, teatrit, etj.

“Reja” është një hapësirë publike gjatë ditës dhe një forum për aktivitete live të organizuara

në bashkëpunim me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë seritë “Netë në Re”, “Kino në Re”, “EDU në Re”, “Familja në Re”, si dhe aktivitete të tjera speciale.

Netë në Re” është një seri aktivitetesh speciale muzikore, performancash, poezi, filozofi dhe fjalë e lirë, fokusuar gjerësisht tek e reja, inovativja, provokuesja, eksperimentalja. “Netë në Re” do të kapërcejë konformizmin dhe përshtatjen ndaj të njohurës, duke sjellë diversitet, frymëzim dhe rritje.

“EDU në Re” është një program edukativ me fokus të veçantë për artistë dhe krijues të rinj dhe me eksperiencë, të cilët do ta përdorin auditorin e “Resë” si hapësirë alternative për të shpalosur ide, prezantuar krijime, nxitur debat, si edhe për bashkëpunim ndërdisiplinor.

“Kino në Re”, ky është një program kinemaje verore në natyrë. Çdo muaj, në “Re” do të shfaqen filma shqiptarë dhe të huaj. Sipas mundësisë, filmat do të shfaqen në prani të autorit, drejtorit, producentit, kompozitorit apo aktorëve të filmit përkatës dhe do të pasohen me një diskutim për filmin.

Ju lutemi ta ndiqni programin e aktiviteteve të “Resë” në adresën www.reja.al 1110 www.reja.al

Page 7: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

mIqTË E “REsË”

mbËshTETjE PËR “RENË”

“REja” - PasqyRË E faKTEvE 6

7

8

Miqtë e “Resë” mund të kontribuojnë: » Duke promovuar programet e “Resë” dhe duke shpërndarë informacion rreth këtyre programeve në

mjediset ku ata punojnë, si dhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;» Duke inkurajuar të tjerët që të kontribuojnë si vullnetarë në programet e “Resë”;» Duke shërbyer si si urë mes interesave të komunitetit dhe artistëve apo aktorëve të tjerë në fushën

e kulturës e të artit; » Duke stimuluar interesin e publikut e veçanerisht të të rinjve që ta vizitojnë “Renë” dhe të marrin

pjesë në aktivitetet që do të organizohen aty; » Miqtë e “Resë” do të ndërlidhin artin bashkëkohorë me trashëgiminë kulturore të vendit duke e bërë

akoma më kuptimplotë qëllimin e “Resë”» Të ngrejë fonde dhe të sigurojë konteibute në natyrë për programet e “Resë”.

Për mundësinë e regjistrimit si vullnetar tek REJA, ju lutem kontaktoni: [email protected]

REJA është një nismë e mbështetur nga Bashkia e Tiranës. Aktiviteti i saj do të zhvillohet dhe pasurohet falë mbështetjes afatshkurtër ose afatgjatë të sponsorëve, me synim zhvillimin e një skene arti të pa-varur në Tiranë. Duke sponsorizuar programet e RESË, ju, jo vetëm do të mbështesni zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë, por do të asocioheni me një nga institucionet më të njohura dhe unike, si Galeritë Serpentine në Londër, të njohura botërisht për reputacionin e tyre artistik, koleksionet dhe programet. Për më tepër, sponsorizimi i programeve të RESË dhe eventeve që do të organizohen në të, përbën një mënyrë efektive për krijimin e marrëdhënieve më të ngushta me klientët apo punonjësit tuaj si dhe për të rritur vizibilitetin mes një publiku të kultivuar të rinjsh, artistësh etj. Donatorët mund të zgjedhin të sponsorizojnë programe apo evente të vecanta që do të organizohen tek REJA.

Për më shumë informacion mbi mundësitë e organizimit të eventeve si dhe donacioneve, ju lutemi kontaktoni: [email protected]

Misioni i Miqve të “Resë” është përkrahja dhe kontributi për zhvillimin e programeve të “Resë”, si dhe për forcimin e ndikimit dhe të vlerës së tyre publike. Miqtë e “Resë” veprojnë si vullnetarë dhe pa shpërblim mon-etar. Ata mund t’i përkrahin financiarisht programet e “Resë” ose të kontirbuojnë me punë apo ekspertizë.

Kontributi zemërgjerë i kompanive private, organizatave jofitimprurëse apo atyre ndërkombëtare do të ndikojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në qëndrueshmërinë e programit kulturor ambicioz të RESË.

13

Datat e hapjes për publikun Maj 2016 – prill 2019

Hapësirë publike gjatë ditës (9.00 am - 10.00 pm) dhe hapësirë për evente mbrëmjesh (6.30 pm - 11.00 pm). Pavijoni do jetë i hapur dhe i lirë për publikun deri në kohën e mbylljes.

Sipërfaqja e përgjithshme e hapësirës » 541 metra katrorë

Sipërfaqja bruto e hapësirës së brendshme » 142 metra katrorë

Përmasat e pavionit» 24 m në pikën më të gjerë të ndërtesës » 7.05 m në pikën më të lartë të ndërtesës nga toka » 142 metra katrorë zonë e brendshme » 357 metra katrorë gjurmë të ndërtesës » 4.4 m lartësi maksimale e tavanit në brendësi » 2.4 m lartësi minimale e tavanit në brendësi

Struktura dhe materialet përbërëse» Strukturë kryesore - kornizë strukturore çeliku me njësi rrjeti 800 mm dhe 400 mm » Çati - disqe polikarbonat (1.20 m dhe 0.6 m diametër) » Dysheme në nivele hapash - xham anti-rrëshqitje (8+8+6 mm) që mbulon 82 metra katrorë » Dysheme në nivelin e tokës - beton, ngjyrë natyrale, që mbulon 275 metra katrorë » Dysheme në nivelin e tokës nën structure - zall që mbulon 206 metra katrorë» Barriera - shufër e bardhë çeliku (8mm) » Parmak - tub i bardhë çeliku (diametër 40mm) » Mbrojtje vertikale për hapësirën për tu ulur - rripa polikarbonati, lartësi 200mm

12 www.reja.al

Page 8: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

EKIPI I PRojEKTIT dhE KËshIllTaRËT 9

Arkitekt: Sou Fujimoto

Inxhinieria dhe Ndërtimi:Alda Zholi, Bashkia TiranëAldi Rusi, KasselIdeal Gjonaj, KasselTed Featonby, Stage OneAlan Doyle, Stage One

Administrimi Logjistik, Territori dhe SiguriaAgjensia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia e TiranësBlendi Gonxhja Miriam KoliqiErinda FinoErinda Doga Andi Papastefani

Drejtuese Projekti: Edit Pula

Asistente Projekti: Alda Zholi

Këshilltarë të projektit: Maja Hoffmann, Presidente e Fondacionit “LUMA” Friedrich von Bruehl, Fondacioni “LUMA”Anna von Bruehl, Fondacioni “LUMA”Sandra Roemermann, Fondacioni “LUMA”Anri Sala, Artist

Mbështetës të projektit: Bashkia TiranëAgjensia e Parqeve dhe RekreacionitPolicia BashkiakeTirana Parking Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Galeria e Arteve, Tiranë Instituti i Monumeteve të Kulturës, Ministria e KulturësKëshilli Kombëtar i Restaurimit, Ministria e KulturësMinistria e Kulturës

Falenderime të veçanta: Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së TiranësMaja Hoffmann, Presidente e fondacionit “LUMA”Sou FujimotoJulia Payton-JonesHans Ulrich Obrist Anri SalaFriedrich von Bruehl, fondacioni “LUMA”Kastriot Ponari, President, Kassel Sh.p.k.Sara GoxhajDelina Fico

Fondacioni “LUMA”: Maja Hoffmann, Presidente e fondacionit “LUMA” Anna von BruehlFriedrich von BruehlSandra Roemermann

Kassel SHPK:Kastriot PonariIdeal GjonajAldi Rusi

Stage One: Ted Featonby Alan Doyle Mike Harrison

Policia Bashkiake, Tiranë:Ermal Kapllani

Sigal Uniqa Group Austria:Avni PonariAlma TotokociOgert ShkrepaIrma Qehajaj

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave:Mirela MekoSaimir Sinani

Galeria “Serpentine”: Rose Dempsey

Galeria Kombëtare e Arteve: Artan Shabani

Instituti i Monumenteve:Arta Dollani

Ministrja e Kulturës:Mirela Kumbaro

Tirana Parking:Egla Zere

Bashkia e TiranësDrejtoria Juridike:Itena NdroqiAnisa SeferajIliada Kuqi

Drejtoria e Punëve Publike:Taulant TushaRedi MollaFestim Shtylla

Drejtoria e Komunikimit:Erka MatoRenato KalemiAndi BegejaElian HoxhaArbër Rrapi

Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit dhe Plani-fikimit të Territorit:Joni Baboci Nevin Bilali Luan Dema

Drejtoria e Buxhetit:Jonida HaliliMirgen Dobruna

Kabineti i Kryetarit të Bashkisë: Anuela RistaniEnio Minxhozi Marklen Misha

Raiffeissen Bank:Vjola Smaja Elona KociVilma Baçe

Hotel Tirana:Rozana Rina

1514 www.reja.al

Page 9: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

Sou Fujimoto, Apartament në Tokio, 2010 © Iwan Baan

RRETh galERIsËKombËTaRE TË aRTEvE

RRETh sou fujImoTo

PasT PRojEcTs by sou fujImoTo10 12

11

Galeria Kombëtare e Arteve është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Kulturës. Ajo funk-sionon në mbështetje të ligjit “Për muzetë” dhe ligjit “Për trashëgiminë kulturore kombëtare” të Repub-likës së Shqipërisë”.

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1946 nga një grup artistësh shqiptarë dhe një Komitetit i Arteve. Ky institucion i parë i arteve figurative në Shqipëri quhej Pinakoteka. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta, në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë.

Në vitin 1956, si rrjedhojë e pasurimit të fondit të veprave të artit prej lulëzimit të krijimtarisë dhe blerjeve së veprave të kohës, Galeria u zhvendos në rrugën “Fortuzi”, në një godinë më të përshtatshme, me tre kate, dhe me hapësira ekspozuese të shumta, brenda dhe jashtë.

Galeria funksionoi në dy drejtime kryesore: si hapësirë për ekspozita të përhershme dhe organizimin e ekspozitave të përkohshme të artistëve shqiptarë e të huaj. Vizionet e reja rreth zhvillimit dhe ekspozimit të arteve figurative, si dhe blerjet e veprave të reja rritën numrin e veprave të artit dhe sollën kërkesën për një ndërtesë më funksionale, e cila u inagurua më 29 nëntor 1974 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ndodhet edhe sot.

Lindur në Hokkaido, Japoni, në vitin 1971, Sou Fujimoto është i njohur si një nga arkitektët më të rëndë-sishëm të brezit të tij. Pasi kreu studimet për arkitekturë në Departmentin e Arkitekturës në Fakultetin e Inxhinierisë së Universitetit të Tokios, ai filloi veprimtarinë në vitin 2000. Sou Fujimoto ka marrë shumë çmime, përfshirë çmimin nga revista ‘Architectural Review’ (Revista Arkitekturore), të cilin e ka fituar tre vite rresht që nga viti 2005, si edhe Çmimin e Madh të kësaj reviste në vitin 2006. Në vitin 2008, ai fitoi çmimin e madh të JIA (Japan Institute of Architects – Instituti Japonez i Arkitektëve), çmimin e madh për Qendrën Rehabilituese Psikiatrike për Fëmijët, si edhe çmimin më të madh në Festivalin Botëror të Arkitekturës për kategorinë e Shtëpive Private. Fujimoto u përzgjodh, gjithashtu, edhe si “Design Vanguard” (“Pararojë e Projektimit”) në revistën e Rekordeve të Arkitekturës. Në vitin 2009, Fujimoto fitoi Çmimin e Projektimit (Skicimit) të Faqes së Parë të revistës dhe, në vitin 2010, ai mori çmimin më të lartë: Çmimin e Aleancës së Projektuesve Rice. Në vitin 2012, Fujimoto mori çmimin “Luani i Artë” për pjesëmarrjen në Bienalen e Arkitekturës në Venecia me porositës Toyo Ito, bashkë me Kumiko Inui, Akihisa Hirata dhe Naoya Hatakeyama.

Sou Fujimoto, House NA (shtëpi), 2011, Tokio, Japoni © Iwan Baan

Sou Fujimoto, Shtëpia N, 2008 Oita, Japoni © Iwan Baan

Projektuar nga Zyra e Arkitektëve Sou Fujimoto

Sou Fujimoto, Shtëpi druri në formë përfundimtare, Kumamoto, Japoni, 2010 © Iwan Baan Sou Fujimoto, Biblioteka Universitare e Artit ‘Musashino’, 2010 Tokio, Japoni © Daici Ano

Sou Fujimoto, Qendra Rehabilituese Psikiatrike për Fëmijë, Hokkaido, Japoni 2006 © Daici Ano

1716 www.reja.al

Page 10: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

Galeria “Serpentine” është një nga galeritë më të pëlqyera të artit bashkëkohorë në Britaninë e Madhe.Ajo është e vetmja galeri arti bashkëkohor e krijuar me fonde publike, ku hyrja vazhdon të jetë falas.

Që në vitin 1970, “Serpentine” është shquar në arenën ndërkombëtare për ekselencën, në paraqitjen e ekspozitave pionere të 1600 artistëve, arkitektëve dhe dizenjatorëve në 46 vjet histori. Galeria, dikur një pavion çaji si ndërtesë e mbrojtjur e kategorisë II, iu nënshtrua një projekti të madh rinovimi nën kuj-desin e Dianës, Princeshës së Uellsit.

Që nga viti 2013, “Serpentine” ka hapur hapësirën e saj të re, Serpentine Sackler Gallery. Ky ambjent kushtuar arteve inovative të shekullit XXI, ndodhet në një depo artilerie të kategorisë II, dikur e njohur si Magazina, e rinovuar dhe zgjeruar nga arkitektja Zaha Hadid, fituese e çmimit Pritzker. Galeria ndod-het vetëm 5 minuta larg (në këmbë) nga galeria “Serpentine”, e cila ndodhet në kopshtet Kensington në Londër.

RRETh foNdacIoNIT “luma” 13

Fondacioni “LUMA” u themelua në vitin 2004 në Zvicër nga Maja Hoffmann për të mbështetur aktivitetet e artistëve dhe pionierëve të pavarur, si dhe institucionet në fushën e artit, fotografisë, botimeve, doku-mentarëve dhe multimedias. Fondacioni prodhon dhe sponsorizon gjerësisht projekte artistike sfiduese që kombinojnë interesin e veçantë për mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut, edukimin dhe kulturën.

Maja Hoffmann është një koleksioniste arti, e angazhuar prej rreth dy dekadash në konceptimin dhe zhvil-limin e institucioneve, programeve dhe iniciativave me fokus në prodhimin dhe përjetimin e artit bashkëko-hor, filmit dokumentar, çështjeve ambientaliste, si edhe atyre që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ajo themeloi fondacionin “LUMA” në vitin 2004, si një mjet të eksperimentimit artistik, për të vazhduar më tej me fondacionin “LUMA ARLES”, i cili u prezantua zyrtarisht në vitin 2013. Ajo udhëheq programin e këtij fondacioni së bashku me një ekip këshilltarësh arti.

Znj. Hoffmann ka iniciuar projekte në bashkëpunim me institucione të rëndësishme, përfshirë Kunsthalle Zürich (pjesë e kompleksit të arteve Löwenbräukunst në Zyrih) dhe Qendrës për Studime Kuratoriale në Universitetin Bard, në Nju Jork. Ajo është anëtare bordi dhe kryetare e Këshillit Ndërkombëtar të galerisë “Tate” në Londër, si dhe ka ndihmuar në krijimin e Tate Modern 2 dhe New Museum në Nju Jork. Ajo është Presidente e Fondacionit “Emanuel Hoffmann” të Baselit, koleksioni i të cilit është krijuar fillimisht prej gjyshërve të saj dhe është sot pjesë e Muzeut Bashkëkohor të Artit në Basel. Znj. Hoffmann i është përkus-htuar, po ashtu, ruajtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore, nëpërmjet punës së saj me fondacionin “MAVA” dhe fondacionin “Tour du Valat”, si dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kryesisht nëpërmjet Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut.

RRETh galERIsË“sERPENTINE”

14

1918 www.reja.al

Page 11: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2001Konceptuar nga Daniel Libeskind me Arup

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2010Konceptuar nga Jean Nouvel

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2016Konceptuar nga Bjarke Ingels Group (BIG)

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2011Konceptuar nga Peter Zumthor

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2014Konceptuar nga Smiljan Radic

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2012Konceptuar nga Herzog & de Meuron dhe Ai Weiwei

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2015Konceptuar nga Selgascano

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2003Konceptuar nga Oscar Niemeyer

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2008 Konceptuar nga Frank Gehry

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2000 Konceptuar nga Zaha Hadid

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2005Konceptuar nga Álvaro Siza dhe Eduardo Souto de Moura me Cecil Balmond – Arup

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2009Konceptuar nga Kazuyo Sejima dhe Ryue Nishizawa of Sanaa

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2002Konceptuar nga Toyo Ito me Arup

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2007Konceptuar nga Olafur Eliasson dhe Kjetil Thorsen

Pavioni i galerisë “Serpentine” 2006Konceptuar nga Rem Koolhaas me Cecil Balmond – Arup

» Këto pavione janë struktura të përkohshme nga arkitektë të njohur në nivel botëror, të cilët nuk kanë realizuar ende asnjë vepër në Britaninë e Madhe.

» Ngritja e këtyre pavioneve është një seri veprash që ndërtohen çdo vit, një program ky i krijuar nga Drejtuesja e galerisë “Serpentine”, Julia Peyton – Jones, në vitin 2000.

» Me më shumë se 300 000 vizitorë në vit, pavijoni figuron si një nga 10 ekspozitat më të vizituara në botë kushtuar arkitekturës dhe dizajnit.

» Çdo projekti të pavionit i duhen 6 muaj që nga komisioni tek realizimi.

» Nuk ka buxhet të paracaktuar e të siguruar për ndërtimin e pavioneve të galerisë “Serpentine”.

» Ai paguhet nga sponsorizime, filantropi, truste, fondacione, si edhe shitja e strukturave të përfunduara.

fakte kryesore për pavionin e galerisë “serpentine” 2000 – 2016

15

2120 www.reja.al

Page 12: Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane ...«.pdfKoncept britanik, art japonez, iniciativë zviceriane, angazhim shqiptar – të gjitha këto së bashku e bëjnë RENË

“KASSEL SHPK” është një kompani ndërtimi në Shqipëri, e cila siguron punë ndërtuese profesionale të cilësisë më të lartë. Kompania ka sponsorizuar ndërtimin e “RESË”. www.kasselshpk.com

Raiffeisen Bank sh.a. është e para dhe e vetmja Shoqëri Administruese e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për administrimin e Fondeve të Investimeve. Kompania siguron mbështetjen për pavionin si dhe për programin e eventeve publike.

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është shoqëria më e madhe e sigurimit në Shqipëri dhe do të jetë një nga sponsorët gjeneralë, që do të kujdeset për sigurimin e pavionit dhe programin e aktiviteteve publike. http://www.sigal.com.al

Me mbështetjen e:Pavioni i Galerisë Serpentine është si artistikisht ashtu edhe financiarisht një sipërmarrje ambicioze. Ndërtimi dhe realizimi i Pavionit mbështetet tërësisht nga një grup i spikatur kompanish dhe individësh; www.serpentinegallery.org/architecture

“STAGE ONE” është një firmë globale projektimi dhe inxhinierie që është specializuar në realizimin e krijimtarisë artistike e arkitektonike, si dhe zgjerimit dhe mbështetjes së mjediseve natyrale sociale në botë. “Stage One” janë projektues të shumë pavioneve të galerisë “Serpentine” dhe realizuesit origjinalë të “Resë” në Londër. “Stage One” kanë siguruar monitorimin e shërbimeve të ndërtimit dhe projektimit teknik të “Resë” në Tiranë ekzaktësisht sipas versionit të saj origjinal. http://www.stageone.co.uk

Fondacioni KKP është një Fondacion kulturor i cili do mbështesë disa nga eventet më të spikatura.

Me:

Me:

Nën kujdes të veçantë dhe administrim të:

• B A S H K I A T I R A N Ë 2 0 1 5

A G

J E

N C

I A

E P

A R Q E V E D H E R E K R E A C I O

N I T

Bashkisë së Tiranështtp://www.tirana.gov.al

APR - Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionithttp://www.aprtirana.al

sPoNsoRËT dhE mbËshTETËsIT E “REsË” NË TIRaNË16

Fondacioni LUMA i ofron publikut të Tiranës pavionin REJA me qëllim promovimin e artit në Shqipëri. www.westbau.com; www.luma-arles.org